"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#31

Post by Mallakastrioti »

The Turks in Europe, a sketch-study; (1919)


Author: Allen, William Edward David, 1901-

Image
Image
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#32

Post by Arta »

William Martin Leake mision sekret te Ali Pasha

Dr. Irakli Koçollari

Në Maj të vitit 1803 ishte rikthyer për fundimisht armiqësia tradicionale mes dy fuqive me të mëdha europiane, Francës dhe Britanisë së Madhe. Konflitet e pritshme, të egra dhe të përgjakshme mes tyre dukej qartë se tanimë ishin "në prag të derës". Marveshja e njohur e Paqes e Amiensis (1802) mes këtyre dy vendeve, e cila i kishte lënë më shumë të pakënaqur të dy palët, ishte flakur në koshin e plehrave, duke shuar "de fakto" juridikisht dhe politikisht efektet e saj. Në situatat e një kërcënimi serioz ushtarak, Britanikët kishin krijuar një Koalicion të ri për të ndaluar me forcën e armëve revanshin dhe pushtimet e Bonoparitit. Por, gjenerali i ri dhe kurajoz francez, pa pyetur për asnjë pengesë marshonte nën ritmet e trumpetave të tij të luftës për të realizuar planet e tij kontinentale. Dhe pa kaluar asnjë vit, në Maj 1804, ai shpalli Francën Perandori dhe veten Perandor. Pikërisht, në këtë kohë, Napoloni fokusoi ëndrrat dhe planet e pushtimeve të tij mbi teritoret Europjane, përfshi ato Ballkanike dhe bashkë me to teritoret joshëse të Pashallëkut të Janinës.

"UDHËTARËT E PARË" RANCEZË NË PASHALLËKUN E JANINËS

Duke pasur në planet e tij të afërta, veç pushtimeve të territoreve evropiane edhe ato Ballkanase, shtabet franceze të luftës e dinin fare mirë se në brigjet perëndimore të Gadishullit ballkanik ishte konsoliduar tanimë një fuqi e konsiderueshme politike në rritje, nën hegjemoninë e Pashait tepelenas, Ali Pashës. Por, për të njohur nga afër realitetet ballkanase, specialistët ushtarakë, që njihnin fare mirë parimet dhe kërkesat e artit të luftimeve, përgatitën dhe dërguan me mision të fshehtë në ato anë njerëzit e tyre të kualifikuar të luftës. Qenë dy njerëz, të cilët do të vinin dhe qarkullonin si "vizitorë", të "interesuar për tregti", xhaxha e nip - Dhimo dhe Nikolla Stefanopullos. Dy shtetas francezë me origjinë greke, të cilët njihnin fare mirë gjuhën vendase, zakonet, moralin dhe traditat e tyre. Të dy misionarët francezë mbritën në teritoret e pashallëkut dhe qëndruan për rreth nëntë muaj, për të zgjidhur një numër detyrash të ngarkuara nga shtabet ushtarake franceze. Ata takuan shumë njerëz, të të gjitha shtresave, përkatësive fetare, politike etj, folën gjatë e për shumë çështje me ta; vizituan dhe shkelën në mjaft teritore malore, fushore, bregdetare, rrugë kryesore të rëndësishme strategjike, apo aksesore dhe pa qarkullim. Në përfundim, xhaxha e nip Stefanopulos, i ofruan shtabeve të interesuara të luftës një informacion të bollshëm dhe të detajuar për gjendjen dhe realitetet e pashallëkut të Janinës. Më pas, këtë material interesat të grumbulluar, të dy misionarët e fshehtë ushtarakë e botuan në përmbledhjen me kujtime udhëtime nën titullin "Kujtime udhëtime të Dimo e Nikolla Stefanopullos Epir dhe More......" Por, synimet franceze për Ballkanin, përgatitjet e tyre ushtarake në bazat e Pargës, Prevezës dhe Butrintit, që ua kishin marrë venecjanëve, dërgimi i misionarëve të fshehtë që qarkullonin në këto territore, afrimet e luftanijeve franceze në këto brigje, etj, padyshim nuk kishin kaluar pa tërhequr vëmëndjen e fuqisë tjetër rivale, Britanisë së Madhe, e cila nuk mund të toleronte ndërmarrje ushtarake "aty ku prekeshin interesat e saj strategjike...!!!"

REAGIMI BRITANIK NDAJ SYNIMEVE FRANCEZE PËR INVAZION

Pikërisht, për këto rrethana tepër interesante, gjejmë në Arkivat Britanike materialet e para të shkruara të Shtabit të Luftës të Qeverisë Britanike, i cili pasi ka ndjekur me kujdes tërë zhvillimet, lëvizjet dhe përgatitjet franceze për një zbarkim dhe invazion të mundshëm në brigjet perëndimore të Ballaknit dhe konkretisht në territoret e Pashallëkut të Janinës, ka reaguar duke marrë kundërmasat emergjente. Në Arkivin Hardfordshire-Britaninë e Madhe, ruhet një fond i tërë i veçantë për veprimet e ndërmara asokohe nga Qeveria Britanike, Shtabet Ushtarake dhe misionarët ushtarakë të saj, nëpër teritoret e Pashallëkut të Janinës dhe personalisht me Ali Pashën. Përmes tyre duket qartë se hap i parë i Qeverisë Britanike ishte dërgimi i njerëzve të saj, në teritoret që synoheshin për t'u pushtuar nga ushtritë franceze, për të zgjidhur një sërë detyrash delikate dhe reaguar ushtarakisht në rastin e një agresioni të tillë në aleancë me Pashain vendas. Dokumenti i fillimit të këtij fondi, është një "Vendim" me detyra konkrete, që Qeveria Britanike ka hartuar për misionin që duhet të zgjidhnin ushtarakët e saj ato kohë delikate dhe të rrezikshme. Pikërisht, këtë dokument dhe vendim interesant të Qeverisë Britanike, që ruhet në këtë Arkiv (Hardfordshire) po e paraqesim të përkthyer më poshtë.

Qeveria Britanike,
Doëning Street 28 gusht 1804 Zotëri,

Qeveria Britanike, duke e konsideruar si objekt të një rëndësie të veçantë mbrojtjen e kufirit grek (në varësi të Perandorisë Osmane) ndaj kërcënimit të sulmeve franceze, ka gjykuar si të arsyeshëm dërgimin me mision ushtarak në ato anë të një oficeri nga radhët e Artillerisë Mbreterore. Meqë, Madheria e tij pati kënaqësinë t'ju përzgjithte ju, (Është fjala për Kapitenin e Artilerise Mbretërore, Ë. M. Leak - shënimi ynë I. Koçollari) mendoj se është e nevojshme t'ju japë udhëzimet e mëposhtme, me qëllim që të mund të organizoni punët dhe detyrat tuaja.

Së pari, duhet të njiheni me brigjet perëndimore të Shqipërisë dhe Moresë dhe në mënyrë të veçantë me ato pika, të cilat për nga afërsia me brigjet italiane jo vetëm që janë të ekspozuara në mënyrë të drejtperdrejt ndaj sulmeve te armikut, por gjithashtu paraqesin më tepër lehtësi nga pikëpamja e zbarkimit.

Së dyti, nëse mendoni që komandantët turq të atyre anëve i përmbushin kushtet si dhe kanë mundësitë dhe mjetet të zbatojnë dhe përmbushin urdhrat, do t'i sugjeroni atyre ndonjë masë përmirësimi për mbrojtjen e atyre vëndeve.

Së treti, do të shoqëroheni dhe do të mbështeteni në ndihmën që do t'ju ofrojnë topografët dhe skicografët e Ushtrisë Mbretërore. Në rast se kjo nuk do të mund të realizohet, jeni i autorizuar të punësoni persona të tjerë. Ju do të ndërmerni inspektime dhe do të përpiloni skica, duke u munduar që një veprim i tillë të mos ngjallë xhelozi dhe pakënaqesi tek banorët e vendit. Për t'ju lehtësuar punën, Ministri i Madhërisë së tij pranë Portës së Lartë do t'ju ndihmojë të pajiseni me fermanët e nevojshëm.

Së katërti, do të vizitoni të gjitha fortifikimet përgjatë bregdetit me qëllim që të shikoni gjendjen e tyre si dhe të verifikoni nëse i plotësojnë kushtet për të shfaqur rezistencë. Nëse kërkesat e tyre mund të plotësohet lehtësisht, së bashku me Z. Morier, ju mund të përpiqeni të nxisni Guvernatorët e Turqisë, që për sa është në fuqinë e tyre, të marrin masat e nevojshme teknike për t'i zëvendësuar ato në pikat më të rëndësishme. Këtë informacion do t'ia përcillni Ministrit të Madhërisë së tij pranë Portës së Lartë, dhe nëse ai e shikon të arsyeshme, mund t'ju mbështesë në këtë ndërmarrje.

Së pesti, pasi të keni siguruar informacionin e nevojshëm për vijën bregdetare, ju do të vazhdoni për më në brendësi të vendit, me qëllim që të përfitoni një panoramë të përgjithshme të vendit. Kjo mund të jetë e domosdoshme për suksesin e veprimeve ushtarake, në rast se armiku ndërmerr një zbarkim nga bregdeti. Për ti kthyer këto vëzhgime në një pasuri të përhershme (duke u këshilluar në menyrë të veçantë më topografët që do të shoqerojnë) duhet të mbash shënim rrugët dhe kalimet tokësore që në njërën anë të çojnë në Kostandinopojë dhe në anën tjetër drejt Moresë. Të observosh pengesat që mund të ndeshë një pushtues drejt avancimit për në vendet e tjera dhe mënyrat e efektshme per t'i kapërcyer këto pengesa.

Së gjashti, do të kontaktoni me Ali Pashën, apo Bejlerbeun e Rumelisë, dhe do t'i ofroni atij këshillat dhe opinionet tuaja në lidhje me një plan të përgjithshëm që ka të bëjë me mbrojtjen e territoreve të tyre, me shpërndarjen e trupave dhe mënyrën më të mirë për ti rritur me një nivel të konsiderueshëm të ardhurat nga limanet e portet. Do të mbështesni dhe do të plotësoni kërkesat e tyre, brenda mundësive tuaja, përsa i përket organizimit paraprak dhe përmirësimit të artilerisë. Në përgjithësi, do të këshilloheni me ta për të gjitha ato çështje ushtarake që kanë të bëjnë me sigurinë e tyre ndaj synimeve armiqësore të francezëve.

Së shtati, pasi keni përmbushur misionin tuaj në Greqinë Veriore, do të vazhdoni drejt Korinthit, për t'u njohur me mungesat e atij porti të rëndësishëm dhe tepër të vështirë, me qëllim që t'i plotësojnë sa më shpejt që të jetë e mundur ato. Do të bindni komandantët turq që të vendosin një garnizon të aftë në këtë fortesë për të siguruar kalimet e vështira që të çojnë tek ajo, nga drejtimi i Veriut, dhe se fundi për të ngritur një kamp të rrethuar me llogore, në Isthmos.

Së teti, do të vizitoni të gjitha pikat e tjera strategjike, në afërsi të Moresë dhe në veçanti ndërtimet fortifikuese të venecianëve, për të njëjtat qëllime, si ato të specifikuara në pikat paraardhëse, përsa i përket Korinthit dhe vendeve përgjatë bregdetit.

Së nënti, gjatë udhëtimit ju do të vëzhgoni dhe do të raportoni prirjet politike dhe ushtarake të banorëve.

Së dhjeti, në ndjekje të të njëjtit synim do t'i kushtoheni vëmendje të veçantë gjeografisë së përgjithshme të Greqisë, me qëllim që të siguroni për Qeverinë dhe kombin Anglez të dhëna më të sakta sesa ato që kemi në dispozicion deri më tani për këtë vend interesant, por ky duhet të jetë dytësor në lidhje me qëllimin kryesor të misionit tuaj, të cilit duhet t'i kushtohet vëmendje parësore.

Së njëmbëdhjeti, në rast se armiku, aktualisht, realizon një zbarkim në Greqi e nëse trupat ruse në Korfuz ndërmarrin veprime më aktive për të arritur synimet e tyre ndaj Turqise Euriopiane, ju do t'i ofroni gjeneralëve ruse mbështetjen dhe ndihmën tuaj, përsa i përket njohurive që keni në lidhje me vendin, gjithashtu do të përpiqeni të ruani një influence personale me Kryekomandantin e forcave turke, veçanërisht do ta përdorni këtë influencë për t'i bindur ata që të tregojnë kujdes në ruajtjen e furnizimeve dhe pasurive të çdo lloji. Së dymbëdhjeti, ju do të korrespondoni me Z. Arthur..., Z.Morier dhe Z. Foresti në lidhje me ato çështje që mund të jenë të rëndësishme për informacionet e tyre; në mundësinë më të parë do t'i raportoni përfundimet e vëzhgimeve tuaja tek Z. Aleksander Bull, Lord Nelson si dhe tek ajo zyrë.

Kapitenit Leak, Artileria Mbreterore
(1) (Hardfordshire - London, GB - F.O. 85492 , f. 18..)

Pa dashur të bëjmë komente të gjata për përmbajtjen e këtij dokumenti, i cili është i qartë dhe i kuptueshëm në mesazhin e tij, do të nënvizonim vetëm faktin se përmes tij shihet qartë shqetësimi i Qeverisë Britanike për rrezikun eminent që paraqisnin trupat franceze për zbarkim dhe invazionin e mundshëm mbi territoret e Pashallëkut të Jainës e më gjërë, zona të cilat ajo i konsideron me interes strategjik të veçantë për vetë Britaninë;

Ndërsa në pikën gjashtë të kësaj korrespondence ne gjejmë detyrat konkrete që duhet të zgjidhnin misionarët britanikë dhe përmes Ali Pashës. Në të flitet hapur dhe qartë se anglezët duhet ti tregojnë Aliut për rrezikun e një zbarkimi dhe pushtimi ushtarak të territoreve të tij nga ushtritë franceze. Dhe siç do të shohim në vazhdim këtë gjë anglezët e kanë bërë. Ata jo vetëm i kanë treguar atij qëllimet ogurzeza të francezëve, por në kuadrin e prevenimit të një pushtimi të mundshëm ata i kanë dhënë këshilla dhe orientime me karkter ushtarak, i kanë dhënë armatim, artileri dhe gjer anije lufte; - inventarin dhe listën e të cilave i kemi gjetur bashkë me dokumentet tjera në këtë arkiv dhe do t'i trajtojmë në shkrimet e ardhshme.
Dhe çuditërisht për kryerjen e këtij misioni të vështirë dhe realizimin e tërë këtyre detyrave që parashtrohen në vendimin e Qeverisë Britanike, aso kohe ishte ngarkuar një djalosh i ri, që nuk i kishte mbushur të njëzet e shtatatat dhe mbi supe mbante gradën e Kapitenit të Artilerisë Mbretërore Britanike. Ai quhej Ëilliam Martin Lik.

KUSH ISHTE KAPITENI I RI 27 VJEÇAR...

Duket e çuditshme, gati paradoksale, por është e vërtetë, që Ë.M.Lik, një studjues i talentuar, një historjan i mirfilltë, që njihet në rrethet shkencore dhe albanologjike, për gati 200 vjet me radhë, si një kontribues i parë, nismëtar i Albanilogjisë dhe studimeve të mirëfillta shkencore, në thelb ka mbërritur në teritoret shqiptare dhe ka filluar punën e tij si një ushtarak zbulimi, i ngarkuar me misione të rëndësishme politiko-ushtarake nga qeveria e tij. Është për tu habitu, që ky djalosh merrte këtë rrugëtim të vështirë për në drejtim të territoreve shqiptare atëhere kur të dhënat dhe informacionet për këto vende dhe popullsi ishin pothuaj inekzistente. Por, kapiteni i ri duket qartë që kishte një kulturë të gjërë jo vetëm profesionale ushtarake dhe politike por edhe një pasion të veçantë për historinë. Përpara marrjes së detyrës dhe zbritjes në brigjet ballkanike, ai kishte lexuar me një pasion dhe përqëndrim të veçantë historinë e lashtë të këtyre anëve dhe popujve të Ballkanit, kishte shfletuar dhe njihte përmëndësh autorët antikë grekë dhe romakë, përplasjet ushtarake, aleancat, qytetet antikë, rrugëkalimet e vjetra, vendvendosjet e ushtrive kundërshtare, etj. Ai do të vinte, në këto brigje në fund të vitit 1804 dhe do të qëndronte fillimisht, me misionin e ngarkuar nga Qeveria e tij për gati dy vjet, gjer më 1806. Por, puna dhe misoni i tij do të linte gjurmë të thella sa në pikëpamje politike, ushtarake aq edhe shkencore historike. Studimet, kërkimet dhe botimet e tij për historinë e popullit shqiptar, të gjuhës shqipe (ende nga ne të panjohura), të etnografisë, të numizmatikes ilire (ende të panjohura dhe të papërkthyera në shqip), letërkëmbimet me personalitete të shkencës së kohës ku trajtoin çështjet shqiptare (edhe këto të panjohura - një pjesë e gjetur nga ana jonë I.K.), përbëjnë një fond me vlera të papërsëritshme për historinë dhe kulturën shqiptare që ka ofruar ky njeri.

ADMIRALI NELSON REKOMANDON NDIHMË PËR KAPITENIT LIK

Dhe me të marrë detyrën e ngarkuar nga Qeveria Britanike, një ditë Tetori, djaloshi i ri 27 vjeçar, Ë.M Lik, do të nisej nga limani i Portsmuthit për në drejtim të brigjeve të Shqipërisë. Në radhën e dokumenteve të Arkivit të Hardfordit gjendet edhe urdhri i Admiralit të njohur të Flotës Mbretërore Britanike, Nelson, i cili urdhëron sa më poshtë:

Të gjithë Kapitenëve dhe Komandantëve
Të çdo anijeje lufte apo tregtare
të Mbretërisë Britanike
Të angazhuar në Adriatik
Në luftanijen "Victory", më 4 Tetor 1804
Zotëri!

Meqë Kapiteni i Artilerisë Mbretërore, Lik, është komanduar nga Qeveria Britanike të udhëtojë drejt Korfuzit, dhe mandej në bazë të instruksioneve, i lipset të gjejë mënyrën për të riudhëtuar në drejtim të Moresë ose Shqipërisë;
Nisur nga sa sipër lëshoj për ju këtë urdhër të posaçëm që -
Të gjitha Anijet e Madhërisë së tij apo transportjerët, që janë nën komandën tuaj dhe ndodhen në afërsi apo kanë për destinacion vendet e lartpërmëndura - nëse nga ana e Kapitenit Lik parashtrohet Kërkesa e nevojshme për të udhëtuar me anijet tuaja, Ju, me tu njohur me Kërkesën duhet të viheni menjëherë në dispozicion të realizimit të shërbimit të tij tepër të rëndësishëm dhe ai vetë të pajtohet më mënyrën tuaj të të vepruarit.

Unë jamSër
Shërbëtori Juaj i Përulur dhe i Bindur
Nelson Bonte

(2)(Hardforshire-London, GB, FO 85 494, f 13..)
Le të ndjekim në shkrimet e ardhshme mënyrën se si Kapiteni i ri britanik zbriti në brigjet shqiptare, si mori kontaktet e fshehta me Ali Pashën, çfarë informacioni i ofroi për veprimtarinë e francezëve kundër tij dhe çfarë informacione periodik i dërgoi ai Qeverisë Britanike për zhvillimet dhe situatën në teritoret dhe popullsinë shqiptare.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#33

Post by elikranon »

PETER OLUF BRONDSTED: "Me Ali pashen ne Janine vjeshten e 1812".

(Eshte nje shkrim rreth 40 faqesh.Titulli ndoshta eshte pershtatje. Po sjell kete pjese qe tregon me shume qartesi se cfare e coi ne katastrofe Ali pashen)

"Se cfare jane ne gjendje te bejne (Shqiptaret), sidomos ne kohe lufte, eshte provuar ne ditet tona ne menyren me tmerruese nga Ali pasha, tipin me te kompletuar te Shqiptarit qe ka ekzistuar ndonjehere, dhe nqs do mund te perdorja kete shprehje, lulen e Shqiptarizmes.
Kohet e fundit pame te bie kjo koke, e njollosur me vite aktiviteti kriminal dhe e shenuar nga mallkimet e mijera viktimave te tij midis popullsise greke te territorit te tij. Nuk ishin ama krimet e Ali pashes qe e cuan ne kete perfundim fatal – gje qe vertet do te mund te perbente ngushellim per njerezimin, per fat te keq behet fjale per krejt te kunderten. Sistemi i mireorganizuar i padrejtesive te tij dhe i zbatuar me korrektesi, ishte qe e ngriti gradualisht ne nivelin e fuqishem te nje dinasti tmerrues lindor. Por shkaterrimi i tij erdhi nga nje e mete e vetme, “filargyria”- pangopesia e tij, sepse kjo ishte arsyeja e vertet e katastrofes se Ali pashes. Kjo pangopesi e kishte verbuar ne nje shkalle te tille, qe nderkohe qe ishte i mbyllur ne keshtjellen e Janines me nje grusht njerezish besnik, vazhdonte te ushqente shpresen paraloge se mund te shpetonte, pa hapur thesaret e tij tek Greket dhe Shqiptaret, qe ishin po ashtu te afte ti shpetonin jeten ose ta shisnin per ar.
Kushtet qe pergatiten perfundimin fatal te tiranit te Epirit, me sjellin ndermend pikerisht ato qe i paraprine rrenies se tiranit te fundit te pavlere te Maqedonise se Lashte, Perseut, ne pangopesine e te cilit, sipas Plutarkut, Emilio Pavllo dhe Romaket kane borxh fatin e tyre te mire.. Keshtu, pikerisht ne kete ngulmim te verber te Ali pashes gjendet dhe fati i Hurshit pashes dhe Turqve te tij, qe ishin mjaft te dobet per te lidhur ne zinxhire tigrin mbreteror te moshuar te Shqiptareve, nqs kjo e mete konkrete, demoni i tij personal, Κακοδαιμονια e tij nuk kishte rendur ti ndihmonte”.
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#34

Post by faon perrovarri »

Asnje lloj ''holokausti''nuk mund te kaprceje permasat e holokausti endogjen shqiptar.Dhe ali tepelena eshte simbolizimi me flagrante ne historine e shqiptarevet te tiranise endogjene .Dh e verteta eshte se duhet te qahen me shume shqiptari se sa greku per ''gjenialitetin''e satrapit.
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#35

Post by erix77 »

Por ne te vertete greket nuk kane fare pse te qahen prej Aliut se pervec ndonje hajduti ai nuk ka vrare greke perkundrazi ata gezonin nje mbeshtetje te madhe prej pashait dhe arriten qe te zhvillonin levizjet e tyre revolucionare nen ombrellen e pashait.Ata qe e pesuan nga tirania e Aliut ishin shqiptare dhe ato fshatra te djegur e shkretuar si puna e Sulit qe keta neo-helenet duan te na i nxjerrin si greke nuk ishin gje tjeter vecse fshatra shqiptaresh.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#36

Post by Arbëri »

Arta wrote:Ali Pashe Tepelena,thyhet heshtja e gjatë e një thesari mister, Hapet ne Greqi arkivi sekret

Dr. Irakli Koçollari

Ka mbi dy muaj, që shtypi grek është duke shkruar për një eveniment të rëndësishëm, intrigues, me interes të veçantë historik dhe shkencor.... Nxirren dhe shfletohen papritur nga Arkivat Greke, zënë të belbëzojë, si e dalë nga një përgjumje e gjatë, kujtesa e një shekulli të shkuar, e pse jo një epokë e tërë historike, e dy popujve; shqiptar dhe grek. Dokumentet e panjohura rikthejnë për t’u diskutuar, debatuar, rishqyrtuar dhe rivlerësuar një kohë jo fort e largët, ngjarje të panjohura, të pandriçuara plotësisht, një personalitet të veçantë..... Për herë të parë, mbas 200 vjetësh; dalin nga një errësirë e gjatë e kyçjes arkivore .... për herë të parë fillojnë rrëfimin pas një heshtje të urdhëruar .... për herë të parë thyejnë shurdhërinë e dhimbshme dhe sjellin përmes memories së kartës së shkruar njoftime të mahnitshme, thesare dhe relike me vlera më të mëdha se çdo lloj relike tjetër historike. Janë katër vëllime, ku janë sistemuar materialet e arkivit të Ali Pashës. Një punë e vëmendëshme e punonjësve të arkivave greke. Rreth 2 000 dokumente të Shtetit të Ali Pashës, që bëjnë fjalë për pashallëkun dhe vetë tepelenasin. Brenda tyre gëlojnë ngjarje, biseda, ndeshje, përgjakje, flasin zëra të njohur e të panjohur, shqiptarë dhe të huaj, duke na rrëfyer shumë të panjohura ne, banorëve të sotëm por edhe atyre që do të vijnë nesër. Në radhën e dokumenteve të zverdhura nga dekadat e shekujt shpalosen dëshmi befasuese, personazhe emblematikë, të njohur por edhe të panjohur, ngjarje rrënqethëse, kurthe dhe prapaskena, konspiracione dhe komplote të kurdisura me dinakëri, dëshmi të të penduarve, pohime, njerëz që kërkojnë mëshirë, amanete, konfirmime, mosbindje dhe kundërshti.

Dokumente ku dëgjohen zërat e shqiptarëve të kohës

Të gjithë ata që shkruan për Ali Pashën qenë kryesisht të huaj. Profesionistë dhe amatorë, udhëtarë e aventurierë, spiunë e diplomatë, ushtarakë e tregëtarë, mjekë dhe misionarë. Ai ishte bërë një figurë intriguese, e çuditshme, për rrjedhim atraktive për Europën dhe europianët e kohës. Ishin pikërisht këta që shkruan e lanë gjurmë pa fund për tepelenasin sepse në radhët e dy popujve: shqiptar e atij grek ende nuk ishin mëkëmbur intelektualët dhe shkrimtarët e parë. Liku, Hollandi, Manzur Efendiu, Hobhausi, Bajroni, Pukëvili shkruan dhe përcollën impresionet e tyre përzier me interesa të caktuara të vendeve prej nga vinin, parë nën moralin, zakonet, traditat dhe ndjesitë e popujve nga vinin. Këtë bënë më pas edhe Boppi, Aravantinoi, Zotou, Baggally, Plomar, Fleming, Bartoldi, të cilët u mbështetën tek të parët.
E thënë më thjesht, gjer dekadat e fundit, për këtë figurë kemi dëgjuar të huaj, zërat e tyre, gjykimet e tyre, mbështetur mbi ndjeshmëritë dhe interesat e tyre.

Por, cilat kanë qënë mendimet, sentimentet dhe opinionet e vetë shqiptarëve të kohës për njeriun e racës së tyre, Ali Pashën? Çfarë mendonin, çfarë bisedonin, si reagonin, sa e donin, sa e urrenin dhe si e vlerësonin ata njeriun që i sundonte, që i drejtonte, që i urdhëronte, komandonte, që i ndëshkonte dhe që i udhëhiqte ata?

Pikërisht, ky fond i pafund i mendimit shqiptar me vlera të pazëvendësueshme, që ka munguar pothuaj tërësisht, na vjen nga këto dokumente të rralla për herë të parë. E tërë kjo pasuri e zërave dhe mendimit shqiptar na ofron një pamje të panjohur më parë, një profil krejt të veçantë për Ali Pashën. Dhe pa asnjë mëdyshje, vlerësimi për tepelesin do të mbetej i mangët, i varfër, i paplotë dhe i pasaktë nëse do të mungonin këto zëra të gjakut dhe të racës së tij…...

Rreth 2000 dokumente...qindra emra të njohur e të panjohur

Nga ky fond vijnë zëra të pafund shqiptarësh që komunikojnë me zotin e tyre, Ali Pashën, që këmbejnë mendime me njëri tjetrin për Aliun. Ata janë të njohur e të panjohur; komandantë të ashpër ushtarakë -Ago Vasjari, Mantho Ikonomi, Zylyftar Poda, Meço Bono, Hasan Çapari, Elmaz Meçe, Isuf Arapi, Marko Boçari; njerëz të policisë dhe gardës së tij - Thanas Vaja, Tahir Abazi; kundërshtarë të tij – Kokat, Kiço dhe Foto Xhavella, Demir Dosti, Ibrahim Pasha, Mustafa Pasha, Pashobeu, plaku Pronio; intelektualë, poetë, arkitektë, mjekë dhe mentorë të tillë si, Petro Korçari, Haxhi Shehreti, Joani Koleti, Vaja e qindra të tjerë, njerëz të thjeshtë ,miq familjarë si Demajt, Sejkot, S. Lazarati, S. Kon

ica, Kashishti, Tusha Zerva, Dyrmyshi, Pallaska, Kollovo, Pronio, e qindra të tjerë banorë anonimë që kërkojnë ndihmën dhe mbështetjen e tij për hallet ekonomike, që i qajnë hallet kurbetlliut, të tjerë që kërkojnë falje për të dënuarit, aleatë që shprehin adhurimin, gatishmërinë për t’i shërbyer, hanëme të haremit të tij, etj

Njeriu që krijoi arkivin e shtetit të tij

Për të treguar hapur se ai po shkëputej edhe intelektualisht dhe formalisht prej administratës osmane, Pashai urdhëroi dhe futi në përdorim për kancelarinë e tij, si gjuhë të shkruar zyrtare - greqishten, duke hequr osmanishten si gjuhë e detyrueshme për tërë administratën e Perandorisë Osmane, pjesë e të cilës ishte Janina. (Shqipja më 1787 ende nuk shkruhej-I.K.) Përpos këtij akti, është meritë e padiskutueshme e këtij njeriu urdhri për të mbledhur dhe ruajtur tërë këto karta të shkruara, duke formuar kështu një fond ta paçmuar vlerash dokumentare, historike e shtetërore. Bashkë me kujdesin për ruajtjen dhe administrimin e tyre, Aliu bëhet kështu shqiptari i parë që krijoi një kancelari dhe fond dokumentar shtetëror, të parin në historinë e dokumentacionit shqiptar. Natyrisht, ai nuk ruhet i gjithi. Vrasja e Pashait dhe barbaria e lukunisë osmane u derdhën mbi të dhe vlerat që ai kish krijuar duke shkatërruar, djegur dhe dëmtuar akte dhe dokumente të tjera pa mëshirë. Megjithatë, nëse deri tani, në studimet për Pashain dhe historinë e viseve tona, për këtë hark kohor, studiuesit janë mbështetur dhe u janë referuar arkivave të huaja, tani e tutje të gjithë do të duhet t’i referohen Arkivit të Shtetit të Ali Pashës, si një burim krejt i veçantë dhe i pazëvendësueshëm me askënd tjetër. Por, bashkë me krijimin e ketij fondi dokumentesh dhe të kancelarisë për administrimin dhe ruajtjen e tyre, Ali Pasha na zbulon në mënyrë të pakundërshtueshme edhe një element tjetër domethënës të synimeve dhe prirjeve që ai kish, tendencat e tij shtet-formuese.

Letra, qarkore, informacione, ankesa nga populli, raporte spiunësh...

Po çfarë ka brenda këtij fondi kaq të madh arkivor?


Një numër i pafund aktesh zyrtare, - “Urdhëra” për vartës dhe komandantë garnizonesh në reparte të afërt e të largët; - “Qarkore” drejtuar pashallarëve, çuhedarëve, spahinjve, taksambedhësve, kapoçuhedarëve; - “Raportime” të vartësve që njoftojnë për gjendjen ushtarake, kërcënime të mundshme, situatën e luftimeve përballë francezve, suliotëve, pashallarëve fqinjë; - “Korrespondencë diplomatike” sekrete dhe e hapur me fuqitë perëndimore, me anglezët, francezët, Austro-Hungarinë, me rusët, etj;

“Marrëveshje Paqeje dhe Bashkëpunimi” mes Ali Pashës dhe përfaqësuesve, krerëve dhe tribunëve të njohur të krahinave të ndryshme të pashallëkut; “Ankesa” nga populli, nga gra, nga fëmijë të mbetur jetimë që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtjen e Pashait; - “Ankesa” të njerëzve të keqtrajtuar nga shpërdorimi i pushtetit të nëpunësve të administratës dhe pushtetarëve të pashallëkut; - “Inventare” të shpenzimeve ekonomike vjetore, të banketeve të shtruara për miq dhe të huaj; - “Garderobë” me veshje grash, të porositura në perëndim për ceremoni dhe promovime të ndryshme; - “Lista me emra” tradhëtarësh që janë vënë në shërbim të të huajve, që bashkëpunojnë me ta me synim përmbysjen e Pashait; - “Plane konspirativë” dhe korrespondencë për komunikime mes antarëve të komploteve të rëna në duart e Pashait; - “Informacione periodike mujore dhe javore” nga misionarë dhe të dërguar permanentë të Pashait në Stamboll, Vjenë, Venecia, Tilsit, e gjetkë; - “Informacione nga agjentë anonimë”, të cilët nuk duan të identifikohen, por që janë të njohur për Pashain; - “Letra të koduara” - kriptografi për informacione të rëndësishëm dhe konfidenciale për Aliun; - “Kode shifrorë” për të maskuar korrespondencën edhe në rast se ajo do të binte në duart e kundërshtarëve; - “Kopjura gazetash” nga shtypi i huaj italian, britanik, francez, turk përmes të cilave mësohet se cili është reagimi i europianëve për Pashain dhe Pashallëkun; - “Letra të ndaluara” nga policia dhe të censuruara; - “Letra intime, konfidenciale” të diplomatëve të huaj që i rrëfejnë Pashait për kundërshtarët e tyre europianë, intrigat dhe synimet e tyre; - “Letra falenderimi” nga vizitorë të huaj në pashallëk; - “Procesverbale” të mbledhjes së taksave dhe detyrimeve të tjera fiskale; - “Raportime” për veprimtarinë e të huajve në territoret e pashallëkut; “Ftesa” dhe përgatitje për dasma familjare të nipërve dhe miqve; “Lajme” të hidhura për vrasjen e bashkëluftëtarëve të tij të vjetër, për revanshin e Perandorisë Osmane kundër tij, etj.


“Gjeografia” e dokumentacionit

Nga e gjithë kjo mori e pafund dokumentacioni bëhet e qartë se Pashai tepelenas ishte njeri që kapërceu, së pari me mendjen, vullnetin, dinakërinë, aftësitë dhe guximin e tij, kufijtë e provincializmit dhe mandej të vetë provinces gjeografike ku ai jetonte. Me kurajën e një misionari të vërtetë zgjeroi dimensionet e shtetit të tij, marrëdhëniet diplomatike, kontaktet politike, zhvilloi dhe ndërtoi raporte me aleatë europianë, pashallarë fqinjë, të afërt dhe të largët, duke i dhënë atij dimensionet e shtetit më të madh e të fuqishëm në hapësirat ballkanike. Ai krijoi miqësi me dibranë dhe matjanë, lebër e skraparllinj, mirditorë, kolonjarë e korçarë, thesalë e nisiotë, akarnanë e artiotë, prevezianë e çamë, delvinjotë, e vlonjatë. Në radhët e dokumenteve gjenden letra që i shkruajnë banorë nga tërë trevat shqiptare, qytetarë e fshatarë, të pasur e të varfër, nga Shishtaveci i Kukësit e gjer nga Manastiri apo Vithkuqi, nga Plasa, Devolli dhe gjer nga Elbasani, Berati, Lushnja, Peqini, Kavaja, Patra, Nafplio, Korfuzi, etj.

Vendi i Aliut në arkiv

Një pjesë të mirë të dokumentacionit të këtij Arkivi, e zënë letrat që i dërgohen Vezirit. Përmes tyre, ndjehet kudo autoriteti, autoritarizmi, popullariteti, adhurimi, por dallohen edhe tiparet e pushtetit monarkik mesjetar. Gjatë tetëdhjetë viteve të jetës së tij, ai krijoi shumë njohje personale, miqësi, aleatë dhe bashkë me ta, natyrisht edhe kundërshtarë dhe armiq. Ai krijoi një rreth të madh mbështetësish, admiruesish, adhuruesish. Nga viti në vit ai ngriti emrin e tij, besimin, bindjen, frikën dhe së fundi mitin e tij, deri tek fshatari i humbur anonim rrëzë Pindeve, Gramozit apo në Tomorrin dhe Vërçën e largët.Me një besim hipnotik, njerëzit shikonin tek ai monarkun dhe magjistarin, despotin dhe ëngjëllorin, përkëdheljen dhe kërcënimin, besimin e palëkundur se vetëm ai mund të kthente parajsën tek ata dhe ferrin tek të pabindurit apo ata që thurnin kurthe pas shpinës së tij.Pa mëdyshje, Aliu zë vendin qëndror në radhën e tërë dokumenteve! Atij i drejtohen, atij i ankohen, atij i kërkojnë ndihmë, atij i luten, atij i betohen, atij i fallen, gati, gati si përpara një vendi të shenjtë apo një ikone të çmuar.

Personazhet e korrespodencës arkivore

Duke e filluar jetën dhe karrierën nga katakombet e errëta të sakrificës, nga sfidat dhe kërcënimet e inekzistencës dhe gjer në apoteozat e hegjemonit, ai mundi të njohë një numër të pafund krijesash të shoqërisë së kohës. Hajdutë dhe banditë, xhelatë dhe jeniçerë, satrapë e hallexhinj, të gjithë ata i shkruajnë dhe komunikojnë përmes rreshtave të këtij arkivi. Me një memorie brilante, Ali Pasha mbante mend emrat e tyre, të prindërve, u kujton ngjarje të së kaluarës dhe u servir oferta apo kërcënime. Komunikon me komandantë të njohur dhe me emër, luftëtarë të vjetër, mbushur plagë e mbetur sakatë, hallexhinj e qyqarë.
Mes dokumenteve gjenden faksimile të komunikimeve me të huaj: fisnikë, ushtarakë dhe diplomatë rusë; tregëtarë, diplomatë, poetë, mjekë dhe instrumentistë anglezë; marinarë, udhëtarë, konsuj, aventurierë francezë; suedezë, danezë, milanezë, napolitanë, bavarezë, lombardë, maltezë, etj.
Megjithatë, po të vështrohet me kujdes moria e pafund e informacionit ndjehet tendenca e tij e fortë dhe do të thoshim pa mëdyshje, e pamposhtur, e lakmueshme , për të krijuar një shtet.

Të panjohurat tronditëse për fundin e jetës së Ali Pashës

Me shumë interes janë dokumentet e ditëve të fundit të jetës së Ali Pashës. Në radhët e tyre gjenden urdhëra për mobilizime, porosi me karakter ushtarak, informacione për lëvizje trupash dhe kontrolle pikash të rëndësishme me karakter strategjik.
Mes tyre gjenden informacione që bëjnë fjalë për afrimin e trupave të dërguara nga Porta e Lartë, kunder Aliut, “…flotilje osmane në brigjet e Semanit dhe të Nafplios…”, “…formacione dhe reparte të paidentifikuar që aviten nga lindja e Pashallëkut…. “, “….provokatorë që po shpërndajnë panik ...”,
“.... tension dhe gjendje pasigurie në Berat, në Elbasan, në Trikalla e gjetkë….”. “….Në Vlorë kundërshtarët mobilizohen dhe marrin qytetin,…”, “….. tension në burgje dhe rebelim të burgosurish….”, “….kundërshtim nga fshatarë dhe provinca për t’u mobilizuar dhe shkuar në fronte luftrash…..”
Në rreshtat e këtyre dokumenteve ndihet klima që sa vjen e rëndohet, tensioni, pasiguria, frika, pesimizmi dhe një atmosferë e mbushur me emocione ku parandjehet një tragjedi e pritshme…..
Por, aty lexohet gjithashtu qëndresa e njerëzve të tij besnikë, që nuk u tërhoqën për asnjë çast gjer në orët e fundit të Pashait… Thanas Vaja, Tahir Abazi, Meço Bono, Zylyftar Poda, Ago Vasjari, etj.

* * *
Këto e shumë të tjera ngjarje të panjohura do t’i prezantojmë në shkrimet e ardhshme, ku do të flasim për evenimente të pazbuluara më parë, diplomaci sekrete e mbajtur në fshehtësi për arsye që do të bëhen tashmë të njohura, kurthe dhe komplote të padeklaruara, që i ka ditur vetëm Pashai dhe njerëzit e tij besnikë, marrëdhëniet brenda gjirit të familjes së monarkut, grindjet, konfliktet dhe mosmarrëveshjet, personazhe kalimtarë, por edhe të tjerë që janë të pranishëm nga fillimi dhe gjer në fund të jetës së Tepelenasit.
Le t’i hapim fletët e këtij dokumentacioni brilant ngadalë dhe të bëjmë të njohura opinionit shqiptar shumë të panjohura në shkrimet e ardhshme....
Image
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”