"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pse nuk u vendos per alfabetin i Stambollit?

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Pse nuk u vendos per alfabetin i Stambollit?

#1

Post by Orakulli »

Alfabeti i Stambollit.
by Atmir Ilias on Saturday, June 4, 2011 at 8:56am
Siç dihet, Kongresi i Manastirit ishte në mëdyshje reth vendosjes së alfabetit të Shqipes, midis alfabetit Latin dhe alfabetit të Stambollit. Alfabeti i Stambollit e kishte bazën ne alfabetin Latin, por kishte edhe disa shkronja prej alfabetit grek dhe cirilik.
Pse nuk u vendos për alfabetin e Stambollit?
Autorja angleze Miranda Vickers, në librin e saj “The Albanians” shkruan: ”Si një kërkesë për zhvillimin kombëtar shqiptar dhe rritjen e autonomisë, përdorimi i alfabetit latin u pa si një rrugë e bashkimit të Kristianëve dhe Muslimaneve, Geg dhe Tosk, dhe për ti bërë ata më të ndërgjegjshëm për trashëgimnisë e përbashkët”.
Ndërsa prej Edwin E. Jacques në librin e tij “Shqiptarët, nji histori etnike prej kohërave parahistorike deri në ditët e sotme” lexojmë reth urdhërit të sulltanit dhënë zyrave të postës dhe doganave që të mos kalonte as edhe nje libër ne gjuhën Shqipe, edhe pse më parë i kishte thënë nji ushtari me origjinë shqiptare që i tregoi nje libër Shqip të shkruajtur me alfabetin e stambollit: “Le të shikojmë pas nji jave se kush do ti lexojë më mirë, ju apo unë”. Po në këtë libër të Edëin E. Jacques gjithashtu lexojmë reth mallkimit i patriarkut të kishës ortodokse kundër literaturës Shqipe dhe ç'kishërimin e ç’do besimtari që do t’lexonte ato.
Është pak disi e habitshme shprehja e sulltanit për alfabetin e Stambollit, ajo nënkupton sikur ai ka pasur njohje reth alfabetit të Stambollit
Duke pasur parasysh gjithashtu faktin tjetër, qëndrimin e përhershëm antishqiptar i sllaveve, i cili vazhdon edhe sot pa ndonji ndryshim, i bazuar në gënjeshtrën e madhe të nisur nga konsulli rus i asaj kohe, që fatekeqësisht vazhdon edhe sot edhe ne disa qarqe intelektuale shqiptare, të quajtjes së tokave shqiptare si Serbi e vjetër, dhe duke pas parasysh edhe listat e shqiptarëve të vrarë dhe shpërngulur me forcë nga pronat e tyre gjatë atyre viteve nga nga qarqet nën mbështetjet shteterore serbe, kuptohet që alfabeti i Satmbollit duke patur shkronja të alfabetit sllav u trajtua nga patriotët shqiptarë si i papërshtatshëm.
Mund të themi që alfabeti i Stambollit nuk u vendos si alfabetit i gjuhës Shqipe për të vetmen arsye te pasjes se shkronjave te alfabeteve te dëmtuesve më të medhenj historik te pronave dhe indetitetit shqiptar, të cilët kanë marrë tokat e shqiptare në menyrë të vazhdueshme nën përkrahjen dhe financimin e të mëdhenjve të Europës Anglisë, Francës dhe Rusisë. Ka pas edhe nji faktor tjetër te panjohur nga ne deri me sot në ketë mes që ka ndihmuar fshehtësisht ringritjen e shqiptareve.
Shqiptarët, si përfundim pranuan nji alfabet që nuk kishte të bente formalisht me Grekët, Sllavët dhe Turqit, faktikisht dëmtuesit e fatit t’tyre në të pakten n’tre shekujt e fundit. Çdokush mund të ngrejë hipoteza dhe të bejë analiza, por fakti ashtë që në alfabetin e sotëm te Shqipes nuk ka asnji shkronjë te alfabetit grek, cirilik dhe Turk, e cila përbën nji padiskutim nji sukses te patrioteve shqiptare te asaj kohe. Edhe pa i pasur ato , injorante te ndryshëm te indorktinuar me teoritë sllave e greke botojne ende libra mbi gjuhën Shqipe që ashtë nji perzierje e tre gjuheve te sipërmëndura, nje nga supozimet me të çmendura gjuhësore-historike që ka përfunduar me vjedhje Shqipërie ne fund, qëllimi i vërtete përse ato janë hedhur gjithmonë në tregun pseudoshkencor gjuhësoro-historik, te justifikojnë veprimet e tyre zhvatëse jo vetëm në të shkuarën por edhe mundësisht në të ardhmen.
Image
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”