Pangallos
Ne nje moment oportuniteti ne marredheniet me shqiptaret, kryetari i qeverise greke, gjeneral Pangallos, shkruante ' Teza qe eshte mbajtur deri me sot se ortodokset shqiptare jane greke, eshte nje mendim krejt i gabuar.... Une mora masat e duhura dhe shperndava te gjithe shoqerite e Epirit te Veriut.... Te gjithe e dijne per shperblimet qe i kane bere Epirotet e veriut kriptotezes greke ...'.
Autori Viktor Bernard
Në librin e tij "La Turqie et Hellenisme contemporain" francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij për racën shqiptare, shkruan "Ndonjëherë raca shqiptare është ngritur, është personifikuar, në një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që të ketë qënë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skëndërbeu e Pirro, çoi peshë mbarë një botë dhe gdhendi mbi popuj që drejtuan, shenjat e gjenisë së saj. Jeta e shqiptarëve në këtë shekull të mbramë, vepra e tyre në Egjypt ku qenë mbretër, në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft periudha të historisë së herëshme, dhe kur shqiptarët rivendikojnë Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket të jetë veçse një formë, sepse paradoksi mban në vetvehte një të vërtetë"
Autori Cevasi:
Në "Historia e Tebës II" Cevasi vëren:"Është e ditur se gjatë luftës kombëtare dhe pas asaj kohe deri në vitin 1850, në të gjithë Atikën, dhe në vetë Athinën, flitej gjuha shqipe, dhe shumë pak vetë dinin të flisnin greqisht". Këtë ai e shënon edhe për rajonet e Tebës, me pak përjashtime në qytet.
Autori J. Maruga
Studiuesi J. Maruga në "Kontributi i arvanitëve...."në lidhje me revolucionin që solli krijimin e shtetit grek, që në fillim shtron pyetjen: "Çfarë i detyrohet Greqia arvanitëve? Ju detyrohet -guxoj të them- Lirinë e saj! ".Ndërsa V. Rafailidhi në "Ethnos" vëren se " Fallmerajeri i cili i simpatizonte shumë arvanitët, shkruante se: revoluciuoni grek është në të vërtetë vepër e arvanitëve. Madje në shtetin që u krijua menjëherë mbas 1821 të Kapodistrias dhe Otonit, pothuajse shumica e banorëve flisnin shqip.
V. Rafailidhi
Në një artikull të gazetës "Ethnos" V.Rafailidhi shkruan: "Një pjesë e neohelenizmit që ka si gjuhë të përditëshme atë arvanitase, luajti rolin kryesor në krijimin e këtij shteti ku jetojmë sot, sa nga pikëpamja ushtarake aq edhe ekonomike. Atëhere pse evidentohen në plane të para pjesë të tjera të popullsisë?..."
Elefterudhaqi
Në enciklopedinë e Elefterudhaqit, për Familjen e Ralëve (me shumë kryeministra dhe ministra në shtetin grek) shënohet se "ajo ka prejardhje shqiptare ose normane".Po ashtu, për përkatësinë shqiptare flitet edhe për Familjen e Rendëve nga Korinti. I njohur nga kjo familje është kapedan Dhimitër Rendi.
Vadington
Për rolin mbizotërues të shqiptarëve në revolucionin që çoi në krijimin e shtetit grek, flet edhe Vadington: "gjysma e ushtrisë së Odisesë (Andrucit) janë kryesisht shqiptarë, nën komandën e Gurrës dhe shënon se Odiseja vetë ishte rritur dhe edukuar në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Ndërsa konsulli anglez në More, Green e cilëson Odisenë si kapedan të përgjithshëm të Greqisë Lindore, një prej krerëve më të njohur shqiptarë.
Odise Elitis
Në përgjigjet e tij gazetarëve për përkatësinë, nobelisti Odise Elitis, i cili mbahet si poeti më i shquar në Greqi, deklaron: "Po. Jam shumë këmbëngulës. këtë kokëfortësi të tmerrëshme e kam trashëgim nga nëna ime arvanitase.
Anonime
Shqiptarët kanë ndikuar me zakonet, traditat, kulturën e tyre mbi popujt fqinjë, apo më mirë popujt fqinjë morën nga shqiptarët ato vlera në të cilat ishin të mangët, ose të mbetur mbrapa. Kështu, grekët kanë marrë, ndër të tjerë, prej shqiptarëve tre valle tepër të njohura, alvanikos - shqiptarçe, Forapmas - çamçe, dhe himarioten. Ndërsa ligjet shqiptare të pritjes së mikut kanë ndikuar zakonet e pritjes ndër arumunët dhe ndër grekët e veriut.
Teli Siavalas
Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, në një intervistë në televizionin grek në vitin 1974, tregoi origjinën e tij shqiptare, nga familja Kavala të katundit arvanit Gjeraka të Lakonisë. Ai e dinte ende gjuhën shqipe.
Vinçens Dorsa
Vinçens Dorsa në veprën e tij shkruan:"Në kohën e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut, shqiptarët janë shquar për trimëri, po kështu vepruan ata edhe në Kalabri. Në luftën e Greqisë për pavarësi, shqiptarë si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Boçari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina të tilla si Elena-bashkëshortja e Konstantin Boçarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellës, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta në histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizëm për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë".
"Helenizmi"
Në vitin 1899, revista greke "Helenizmi"boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej"Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve... Skemi per te thene ndonje genjeshter ,vellezer,nese pohojme se shqiptaret e cliruan greqine".
Kumundero
Në një dokument të ministrit të jashtëm të Greqisë, Kumundero, të vitit 1881, dërguar Mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera, thuhet se:"edhe pas pesëdhjetë vitesh të shtetit të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në More, që është shumë e njësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qënësisë së saj shqiptare,ja pse shqiptaret luftohen etnikisht,". Më tej ai vëren se"edhe në vetë Athinën, ashtu si në More (Peloponez), mbi 70 mijë vetë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë greqisht".duke pohuar më tej se "është fjala për një etnicitet homogjen që i tillë njihet sëpaku për dhjetë shekuj në këtë hapësirë të lartpërmendur."
M.Lik
Konsulli anglez ne Greqi, M. Lik shkruan ' Shqiptaret e Greqise e ruajne veshjen e tyre kombetare. Fshataret shqiptare qe popullojne Atiken kane nje kostum ndryshe prej grekeve. Kjo gje konstatohet qartas edhe ne krahinen e Beotise dhe krahina te tjera ku shqiptaret kane vendbanimet e tyre '.
Pangallos
Ne nje moment oportuniteti ne marredheniet me shqiptaret, kryetari i qeverise greke, gjeneral Pangallos, shkruante ' Teza qe eshte mbajtur deri me sot se ortodokset shqiptare jane greke, eshte nje mendim krejt i gabuar.... Une mora masat e duhura dhe shperndava te gjithe shoqerite e Epirit te Veriut.... Te gjithe e dijne per shperblimet qe i kane bere Epirotet e veriut kriptotezes greke ...'.
Lambrinidhi
Qe shqiptaret arvanite ishin mbizoterues ne popullsine e Peloponezit ne shekujt 14 dhe 15-te, flasin dhe kryengritjet e tyre kunder pushtetit te despoteve bizantine. Keshtu, autore si Lambrinidhi apo K. Biri, njoftojne per keto lloj kryengritjesh. Ne vitin 1448, shqiptaret e Mistres e Patres ngrihen per te krijuar nje principate autonome me ne krye Zotin e tyre arvanitas, Teodor Bohalin. Ne Halandria e ne rrethina ngrihen shqiptaret nen komanden e arvanitit Centurion Zaharia dhe krijojne Principaten e Ahaise dhe te Ilise. Po ashtu, perkunder Despotit Thoma Paleologu, Zoti i Manit, Manuil Kantakuzino, afron shqiptaret e zones se Manit, Lakonise dhe Arkadise. Duhet shenuar se kryengritjet e arvaniteve, despotet Paleologe kerkonin ti shtypnin duke thirrur ne ndihme si aleate turqit selxhuke, te cilet me pas u shtrine per vehte ketyre aneve.
G. Vrabie
Perkunder tezes se nje nga shtyllat e eposit shqiptar, ajo e ' Konstantini e Garentina ', perkon me kengen greke me te njejtin subjekt (teze qe niset nga emrat ne dukje greke, por qe s'jane te ketille kurrsesi), edhe rumuni G. Vrabie ne 'ËÅBalada populara Romana ' konstaton se ' praktika greke deshmon per nje tradite mjaft pak te konsoliduar '.
Furriqi
Duke pasur parasysh pranine e madhe aktive te shqiptareve ne territoret e Greqise se sotme, dhe protagonizmin e tyre ne historine e atyre viseve, historiani Furriqi detyrohet te shprehet '... asnje perfundim nuk mund te arrihet per helenizmin mesjetar neqoftese nuk studiohet me vemendje dhe me hollesi ajo qe ka te beje me popujt fqinje, dhe vecanerisht popullin shqiptar, me te cilin populli grek jetoi prane shekuj te tere, luftoi bashke me te ...'.
Turneferd
Autori Turneferd ne ' Relation ...', shkruan ' Deri aty rreth viteve 1700, banoret e Arnas dhe te Amolokos, dhe te ishujve perreth, mbanin dhe perdornin akoma veshjet e tyre tradicionale shqiptare dhe jetonin ne menyren e tyre te jeteses, pa iu nenshtruar pushtetit te pushtuesve turq, dhe pa qendruar besnike te fese '. Duke mbeshtetur keshtu te dhenat e shumta te deshmive, dokumentave, burimeve te tjera, per pranine e shqiptareve me shumice ne ishujt joniane, te Egjeut, apo te Mesdheut.
'Toska'
Ne Greqine e 1900-es, numri i shqiptareve ishte teper i madh, sipas dokumentave e shkrimeve te kohes. Keshtu, shkepusim nga ' Toska ' qe botohej ne Egjypt, nga numri i prillit 1902, se '... Gazetat greqishte te fundit na thone se mbreti Gjeorgji paskerka thene qe te vere mesimin e gjuhes shqipe nder tri qytete ku ndodhen me teper shqiptare.... Si deri dje na e fshihnin te verteten, dhe sot vijne te na thone se mbreti Gjeorgji u mendua qe te vere nden hijen e tij gjuhen shqipe te cilen e flasin Nenteqint mije (900 000) nenhijes (neneshtetas) te tij..... Pse gjer me sot nuk na rrefenin numrin e vertete? Qe te besoje Europa se nuk eshte komb shqiptar? ... Se jane 900 mije e me teper e besojme kete pune, e per te cilen e dinim fort mire qe eshte ashtu, se duhet te hapin shkolla shqipe jo vetem nde tre qytete, por neper tere viset e Greqise se sic e shikojme gjysme e avromit (popullit) jane shqiptare ...'.