Romë 10. VI. 1948
I dashtuni Mustafë,
Ke shum të drejtë me u idhnue, por arsyeja qi nuk të kam shkrue, ka rrjedhë pse dojshem të thojshem ndonji send konkret mbi punët e ktushme, e qe se po t'i përmbledh të gjitha me nji fjalë: kurrgjâ!
Mbasi ministri grek na pat ftue dhe na komunikoi dishirin e Qeveris së tij për nji bashkim dhe formimin e nji Komiteti Qendruer, i cili do të hynte në bisedim me grekët, na u mblodhëm e mbasi e shqyrtuem çështjen, vendosëm me u marrë vesht me Ballin. Ngarkuem për kët detyrë Ismail Vërlacin, edhe si Kryetar të Blokut, me bisedue me Midhatin, Kryetar të Ballit. Mbas nji jave mundimi, dikur mrrijti me e gjetë Midhatin; bisedoi më tê për mâ se nji orë dhe Midhati i premtoi se mbasi të kthente prej udhtimit qi do të bânte nëpër kampe, ku do t'u kshillonte me shokët (!) do të vinte në Romë dhe do t'i binte përgjegjen.
Ai u nis e nuk u pa me Ismail Vërlacin; na vepruem simbas ndërgjegjes e detyrës s'onë e ai i mungoi edukatës! Atëherë na ngarkuem Ekrem Libohovën me shkue n'emën të Blokut te ministri grek e me i thânë qi të tâna tentativat na shkuen huq, e ashtu u bâ. Midhati erdhi në Romë dhe mblodhi ballistat. Mbas disa ditësh bisedimi ndër veti formuen Kryesin e Ballit me nji Kshill prej 7-9 vetësh e me Midhatin Kryetar. Nuredin Vlora, qi ne na kishte thânë se nuk âsht mâ në Ballë, muer pjesë, tue kujtue se ai do të mbrrijte me bâ kët formim.
Kryetar nderi Midhati, Nënkryetar me të tâna të drejtat e Kryetarit Nuredini dhe disa Kshilltarë t'anës së tij; por nuk ja duelë pse Nuredinin e zgjodhen vetëm si Kshilltar; atëherë ky i idhnuem muer valixhet e iku për Capri! Sa për Aliun e Koçon kanë thânë qi ata nuk janë t'autorizuem me folë çâshtje politike n'emën të Ballit, ata janë vetëm për çâshtjen e emigracionit. Kan bâ ashtu si kishim bâ na me Ernestin. Dje Midhati âsht nisë për Greqi. Nuk besoj se Aliu e Koçoja të munden me u da prej Ballit, ose mâ mirë me thânë prej Midhatit; prandej të mos gënjehen t'atyshmit mbi Aliun se, mbas mendimit t'êm ata kanë me qenë dakort me të vetët, e se të tâna bisedimet qi i bâjnë nuk janë gjâ tjetër veçse manovra.
Po niset Ernesti për Egjypt e ky ka me ju diftue gjanë e gjatë. Kemi folë me tê dhe i kemi skjarue idét mbi bisedimet qi do të ketë me ty e Bazin. Unë besoj se do t'ishte mirë të bâhet kështu: të formohet partija Monarkiste (të shlyhet emni Zogist e Legalitet) e të himë në marrveshtje si partina na Bloku me partin Monarkiste, për me balancue Ballin si parti, pse me Bazin si person nuk më duket marrveshtja aq e gjânë, mbasi ai figuron mâ tepër si person se si parti. Me këtë mënyrë e me Kosovarët qi janë grup në veti na mundemi me u bashkue e me punue mâ së miri.
Këto janë idét e mija, e mos kujto se unë due, me ndoj mënyrë a ndoj tjetër me luftue Bazin, përkundrazi dishroj qi ai të forcohet sa mâ tepër, pse âsht n'interesin t'onë të përgjithshëm. Jam gati i sigurtë qi shum Zogista, si Hiqmet Delvina me shokë (jugorët) nuk kanë me e pranue Bazin si Kryetar, pse për ta âsht malok siç jemi të gjithë na, e kështu ndoshta kanë me u da; prandej mâ mirë me e dijtë kët gjâ herët se vonë (Toskë e Gegë!). Ti e din se na jemi nji parti politike e nuk mundemi me e zhgatrrue për me u marrë vesht me njanin ose tjetrin, pse nuk më duket as e mundshme qi të hjekim dorë aq shpejt prej principeve t'ona si parti, pse edhe po të bâhet kështu nuk del gjâ mâ e mirë veç ndoshta mâ e keqe, pse kishim me u komprometue para opinionit publik si shqiptar ashtu të huej, sepse tashma jemi të njoftun si nji parti politike. Për të gjitha këto ke me folë gjanë e gjatë me Ernestin.
Italjanët e kanë pasë lanë krejt mbas dore çâshtjen shqiptare; mbas insistimeve t'ona e bisedime qi kemi pasë me ta, tashti kan fillue me e marrë para sysh çâshtjen shqiptare; të shohim se çka me dalë.
Besoj qi të kam shkrue mjaft gjatë. Tahiri âsht nisë për Turqi pse nuk kje e mundun me e mbajtë. Shkumja e tij na ka vrâ shum, por çka t'i bâjmë fatit.
Na jemi mirë, ashtu shpresoj qi edhe ti ke me kenë mirë me shndet. Kam ndigjue se ke fillue me përpilue nji fjaluer Shqip-Arabisht. Urime!
Me kaq të përqafoj për së largu me mallë gjithmonë i yti
Ndue Gjomarkaj
Prej babës shum shndet.
Bazit, Agos, Qorralliut shum të fala.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Kundër komunizmit në mërgim
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Kundër komunizmit në mërgim
Për herë të parë / Letra të Mustafa Krujës drejtuar Gjon Marka Gjoninit ku komentohet krijimi i një komiteti me të katër grupet politike jashtë Shqipërisë në bashkëpunim me të huajt. Qëllimi: Shpëtimi i vendit nga komunizmi. Qëndrimi i Mbretit Zog dhe shpresa për t'u kthyer në fron.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Kundër komunizmit në mërgim
Aleksandri, 30.VI. 1948
Fort i dashuni Kapidan,
Po u përgjigjem njiherit të dy letravet qi kam marrë prej teje e prej Ndoit. Ju falemnderës të dyve për to, se kam pasë çka me lexue. Më dukej se po kuvês me jue gojë me gojë tue qitë mallin qi më ka marrë.
Këto dit ka qênë këtu edhe Ernesti e kemi bisedue gjân e gjatë. Kur kaloi këndej për Kajro qênka ndalë vetëm nji natë e s'e ka qitë rasa me u pjekë me kurrkênd veç Ali Klisurës e, më duket, Koço Mukës qi e paskan marrë vesht gând e paskan shkue e u pjekë me tê. Tash erdh nga Kajro e u pá me të gjithë. Lajmet e atyshme i mora vesht fill e për pê prej tij. Vûna oroe se mendimet e tija përputhen me sa më shkruente Ndoi në letrën e mbrame. Nuk janë mendime të këqija. Vetëm se mue më duket qi lypin kohë për me u vû në zbatim. Mirpo ndodhit e botës me të cilat âsht lidhun fat'i ynë s'i kemi na n'dorë qi t'i ndalim për me na pritë deri qi t'mërrijë breshka e jonë atje ku duhet. Kam thânë gjithmonë qi duhet sa mâ parë nji bashkim për me u gjindun gati për çdo gjâ qi mund të gjajë e papritun. Se për ne çdo gjâ qi mund të gjajë, e papritun ka me qênë, mbasi s'jemi na qi i kemi n'dorë çelsat e ndodhive të botës. Qe, p.sh., kush e kishte mendue se Tito do t'i binte ndesh Stalinit e do të krijonte bash te portat e vêndit t'onë nji situatë qi sod âsht ende tepër heret për me parapá me saktësi se si ka me u zhvillue? Ka rasa në të cilat njeriu duhet të mendojë gjatë, por ka edhe asosh kur duhet të presë shkurt e të veprojë para se t'i dalë zogu doret.
Shpesh herë ndodh qi nji tregtar lakmues e ruen nji mall për me e shitun kur t'i ketë hypë çëmimi në qiell e kështu me fitue njimijë për qind. Nga nji herë bâhet si ka mendue ai, por shpesh ndodh edhe qi malli të kalbet në magaze ase t'i bjerë çëmimi aqë poshtë sa mos me mujtë me xjerrë as gjysën e kapitalit. Un tregti s'kam bâ kurrë. Por mbaj mênd nji fakt politik në jetën t'eme qi ka nji farë përgjasimi me punët e soçme. Në 1921 ishin dý parti në parlamentin t'onë: Popullorja edhe Përparimtarja.
Ndërmjet këtyne ishte dhe grupi i deputetënve të Shkodrës me të cilin ishem i bashkuem edhe un. Na porsa hŷmë në parlament u mblodhëm ndër veti edhe venduem kështu: "Të dý partit, thamë, janë baras me fuqi e asnjâna s'mundet me formue nji qeveri vetëm e të dyja bashkë s'piqen kurrë. Kanë me pasë pra nevojë të domosdoshme për ne si njâna ashtu tjetra për me bâ shumicë. Prandej po rrijmë e presim mbë veti pa u bashkue as me njânën anë deri qi të na vijë uji në mullî t'onë qi t'a shesim vetin shtrênjt."
E besa boll na lutën në fillim edhe Popullorja e Përparimtarja, por për me u bashkue me to në nji parti e jo për me formue qeverin nji herë. Mirpo na jo, e kishim dá me ndêjë mbë veti, se kështu do të na bite mâ mirë! E shka ndodhi mbandej? Ndodhi nji fakt i papritun në parlament qi na shtŷni ne padeshtas me u hjedhë në gjî të Përparimtares pa na e dijtun kurrkush për nderë. Na qi dojshim t'a shesim vetin shtrêjt e shitëm për pesë pare! E ku? Ke Përparimtarja qi s'dojshim me e pá me sŷ.
Un qi i kam jetue vetë këto fakte i mendoj shpesh edhe thom se kot bân politikë kush nuk din me marrë mësime prej historis. Me gjithë këtê ky âsht nji mendim personal, si edhe ai tjetri qi shfaqa mâ para për ndodhit e botës. E ndoshta un jam i gabuem. Ju aty jeni bab'e bir e keni edhe shokë tjerë për me u kshillue me ta. Tash vjen edhe Ernesti. Do mendime qi ju kam shfaqun mâ parë sa ishem n'Itali më duket qi s'kanë dalë të gabueme.
Ju kam thânë se me Grekë na s'und merrena vesht e për Llullat e pashë menjiherë se ishin tuj u tallë me né. Faktet kujtoj se më kanë dhânë të drejtë deri sod, edhe mbas sodi veç me dashun me pá ândrra çuet për me shpresue. Tash po bâj edhe nji profeti tjetër: deri sa mos të jemi shfaqun në skenën politike të bashkuem, kurrkush s'ka për të na e varë torbën serjozisht. E po e nënvizoj se për ne qoftë qi nga të gjithë Shqiptarët e mërgimit ka kush shans me i trokllue kush në derë personalisht kur të vijë dita e preme, ai ka për të qênë vetëm Zogu. Por s'ka dyshim qi bashkimi i gjithë fuqive të shëndosha qi gjinden jashtë i shton shanset t'ona mâ tepër. Mos t'ishte kështu s'kishim as nevojë me çá fort kryet për bashkim.
Sa për krizën jugoslave, me gjithë qi âsht tepër heret me dhânë nji gjykim, mue m'a merr mêndja se kurrsesi Stalini s'ka si me e lânë vetin të mujtun prej Titos. Në pastë mërrî në këtë gradë vaj halli i tij e lum na! Por edhe me likujdimin e Titos, Stalini prap se prap do të ketë hângër nji grusht moral të fortë prej të cilit s'ka për të dalë pa dobi bota e Perëndimit.
Gajret pra, po të thom prap, o i dashun Kapidan, e mos të lëshojë zêmra, beso se Zoti s'na ka lëshue krejt doret! Tito s'paku na dha njekët provë: qi ka shumë gjâna me rândsi qi vlojnë nën dhé e qi na s'i shohim. U a kam thânë shëndetet tua gjith'atyne qi u a ke çue e të gjithë më kanë thânë me të përshëndetë prej anës së tyne. Edhe ti mos m'a harro Feridin qi ke për ditë aty ke Ercoli e gjithashtu Z. Vërlacin e kush të pyes për mue. Ty e Nduen ju marr ngrykë me mallë.
Mustafa
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Kundër komunizmit në mërgim
Romë, 13. VI. 1949
I dashtuni Mustafë,
Së pari lus Zotin qi të jeni shndosh e mirë të dy, edhe na mirë jemi. Jam koritë qi nuk ju kam shkrue, e sidomos me Gjelen; sa për ty, kam pritë me pasë ndonji lajm me rândësi.
Letrën e fundit t'anden e kemi marrë e lexue me vemendje. Ti e kishe shprazë thesin, unë po t'i shti diçka e site mirë. Po bâhen tri javë e mâ qi ka ardhë Bazi, e posë vizitave qi kemi ndrrue me tê, nuk e kemi pa mâ e prandej as bisedue. Më datën 5 të k.m. Ismaili ofroi nji darkë për nder të Bazit, e aty kje edhe Koço Muka e Xhaferr Deva. Politikë nuk u bisedue. Në nesre vjen Bazi i shoqnuem prej Selim Damanit, n'orën 4 të mbas dites, me egjele, e mbasi na çoi prej gjumi e u takue me babën i thotë: Komiteti u formue dhe Kryetar i këtij Komiteti për deri në librimin e Shqypnis Midhat Frashëri.
Na u çuditëm dhe i thamë qi nuk dijshim gjâ. Ai pvetë babën: a e pranon Midhatin Kryetar a jo? Baba i përgjegjet: un kam edhe shokë të tjerë, bâj pjesë në nji Grup Politik ku kam nji Kryetar e s'mundem me dhanë mendime të preme, prandej nuk e njof Midhatin Kryetar e njof vetëm atê qi kan me e zgiedhë ata persona qi kan me u delegue prej grupeve të ndryshme si përfaqsuesa në Komitet. Bazi thotë qi tash tri javë mundohem për ty Kapidan dhe kam mbrrijtë me bâ qi miqtë të pranojnë Nduen si antár në Komitet, mbasi i u kam thânë qi Kapidani âsht i vetmi njeri qi përfaqson katoliçizmin e klerin katolik. Në kët Komitet jam edhe un (Bazi) si antár. Baba refuzoi.
Në kët mes ndërhyj un e i them Bazit: na kemi kujtue se ju do të na lajmoni disa ditë përpara, kështu qi të kishim kohë me bisedue na nër veti dhe me zgiedhë personat qi do të merrshin pjesë në mbledhje ku do t'u bisedote mënyra e formimit dhe formulimi i nji Statuti, qi ata njerz të gjêjshin nji "modus vivendi", mbasi kollaj fort mund të delshin vështirsina. Bazi s'desht me ndigjue për këto fjalët e mija e ashtu siç ishim duelëm e shkuem te Ismaili. Mbasi e çuem edhe atê prej gjumi Bazi e pveti: a e pranon Midhatin Kryetar Komiteti? Ismaili përgjigjet qi nuk mujte n'asnji mënyrë, mbasi un kam nji kshillë e personalitete të tjera qi janë në Blok e qi do të më apin mendimin e tyne. Nuk mundem un, si Kryetar i Blokut me vendosë si të due e të m'a ketë qejfi mue. Bazi i thotë Ismailit: un kam folë te miqtë vetëm për Kapidanin tue u thanë qi Kapidani âsht Kryetari i katoliçizmës dhe i vetmi qi përfaqson klerin e se Kapidani ka influencë në Veri; për ty nuk kam folë, as për Blokun.
Ismaili qeshi dhe i përgjigjet: Kapidani âsht mâ i madhi eksponent i Blokut, por as un si Kryetar, as Kapidani nuk mundemi me marrë ksi vendimesh pa pëlqimin e shokve dhe pa hye përpara ndër bisedime për me dijtë se si do të formohet ky komitet. Un i bâj nji pvetje: ç'mendon z. Baz për Grupin e kosovarve? Më tha qi për Grupin e kosovarve mendojnë mâ vonë miqtë e përtejshëm. I tham se pa Grupin e kosovarve nuk bâjmë Bashkim e se na në asnji mënyrë nuk pranojmë qi mos me e quejtë Kosovën shqyptare. Fuqija e të fortit nuk ndalet, por na Amen nuk i thomi kurrë. Ismaili i thotë: edhe na mundemi me pasë ndoj amerikan qi na kshillon me e bâ bashkimin edhe pa Midhatin. Aty për aty ndrroi (Bazi) tue thanë qi në qoftë se mundesh un e la Midhatin e vij me ty!!!
Ky âsht muhabeti me Bazin. Për ne kjo sjellje e Bazit ka qênë nji çudi e madhe fort. Nuk e kishim pritë kurrë nji sjellje të tillë. Athue ndoshta Bazi me Midhatin kanë dashtë me formue nji Komitet personash? Por ata e dijnë se na kemi miq e shokë, se jemi në nji Grup politik e se nuk i tradhtojmë. Në qoftë se ata mendojnë me na lanë kopilin te dera, na kemi gazetën dhe në tê publikojmë të gjitha dokumentat e të shofi bota se kush ka faj. Ai miku qi na shkruejshe ti, nuk e dijmë a ka ardhë a jo, na pa nuk e kemi...
Me Herbert jemi takue, ka ardhë vetë me na bâ vizitë e na ka ftue edhe për mjesditë. Folëm gjanë e gjatë. Shef nevojën e madhe për nji bashkim të shqyptarve e sa mâ parë. Tha qi Shqypnija âsht në rrezik me u dá dyshë, prej Jugosllave e prej Grekve. Shkuem prap për së dyti me Ernestin e kemi ndejë mâ tepër se nji orë e gjysë. Ballistat janë bâ me dalë mêndësh pse nuk e kishin besue qi Herberti t'u shifte me né (!) e bilé të na thirrte për bukë. Këto fjalë sigurisht i a u ka thanë edhe ballistave; por ballistat... Edhe protokollin e Alexandris Bazi nuk e njef!!
Me kaq ndalohem e për së largu ju përqafoj me mallë të dyve.
I jueji
Ndue Gjomarkaj
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Kundër komunizmit në mërgim
Aleksandri, 28 korrik 1949
I dashtuni Ndue,
Mbasi këto dit niset Fortuzi për aty e ka për të ju a prû këtë letër me dorë, po kam rasë me ju shkrue do gjâna qi ndryshe s'kishim mujtë veçse nj'ashtu si kam bâ deri tash, dmth. larg e larg. Letrën t'ande e kam marrë e qe se si ka rrjedhë puna këtu fillim e mbarim rreth çâshtjes qi gjindet sod në rend të ditës.
Gjithsa herë kam folë me Mbretin për sa i përket nji bashkpunimi të Shqiptarvet në mërgim qyshse gjindem këtu n'Egjypt, për shumë kohë e shifshem si të ftohtë, si të pitë, më dukej sikur diç donte me thânë e s'i dilte prej gojet. Tekembramja nji ditë prej ditsh - ka qênë nj'aty kah fundi i tetorit të kaluem - po më thotë: "Mustafë", - ishte kjo nji nga të rrallat herë qi po m'a drejtonte fjalën kështu, se zakonisht më thërret "Zoti Ministër" - "Atdheu i ynë ka aqë shumë anmiq qi âsht për njimênd vështirë me i a vu gishtin kuj për mik; të tânë kishin me qênë gati me na sakrifikue për interesat e veta. Duhet pra mênde e prehtë e karakter i fortë pej anës s'onë për mos me rá në ndonji kllapë të rrezikshme për vêndin t'onë. Sikur t'ishte punë e mundun me zgjedhë lirisht ndër sa refugjatë qi gjinden sod të shpërdamë andej e këndej prej nesh, nuk do t'ishte aqë pun'e vështirë me bâ bashkë nji tubë njerzish qi kush mâ shumë e kush mâ pak t'i përmblidhshin ato dy cilsi të nevojshme. Por mjerisht janë shumë gjâna qi na pengojnë për nji zgjedhje personash të denja për nji barrë aqë të rândë. Në Shqipni kishim fenat e krahinat; këtu tash kemi edhe partina e grupe qi duhet me kënaqë e jo veç këto, por edhe persona. E si mundemi me i plotsue të gjitha këto nevoja tue i pajtue edhe me atê t'interesës s'Atdheut qi na duhet të kemi parasŷsh në çdo hapë qi të bâjmë? Në Shqipni, me qeveri, me parlament, me administratë e me kshille gjithfarësh gjindet vênd për të tânë e shum'a pak simbas meritës së secilit, por këtu përjashta s'ka vênd veçse për 4-5 vetë, qi duhet të jenë mâ të zott e mâ të fortët për karakter. Edhe mos me qênë të gjithë majza e mêndes e e dijes, mjafton të jenë veç të tânë me karakter, të jenë patriotë e burra; tre burra të mêndshëm në komitet kishin me mjaftue. A t'a merr tý mêndja qi mund të formohet nji komitet ksi doret i pranuem e i pëlqyem edhe prej grupevet qi janë sod përjashta?"
I u përgjegja se as un nuk besojshem qi nga marrveshtja e grupevet mund të dilte nji komitet ideal, por mâ mirë t'u bânte diçka se kurrgjâ. Por ai tha qi ishte i mendimi të kundërt, dmth. mâ mirë kurrgjâ se nji komitet i keq. Mâ në funt i a lidhi kryet kështu: "Ti, në t'u mbushtë mêndja nisu e shko vetë n'Itali, bisedo me Kapidanin e me kê të duesh tjetër. Ty mêndja as dija as eksperjenca s'të mungojnë. Për burrni e atdhetari Shqipnija s'ka asnji përmbi ju të dy. Besimin t'em e keni të plotë. Po ju a preu mêndja se mund të bâhet gjâ e mirë, ashtu si e lyp interesa e Atdheut, bânje se keni me pasë gjithë përkrahjen t'eme." Kështu pat ndodhun qi un lypa atëherë me ardhun aty. Duhet të shtoj se kjo bisedë me Mbretin pat pasun si piknisje nji letër qi i kishte pasë çue Xhaferi Agos, në të cilën shfaqte mendimin që e ardhmja e ime në Romë mund të dilte e dobishme. Këtë letër Agoja i a kishte diftue Mbretit. Por un atëherë s'mujta me ardhun, sikurse e dijni. Qe nji fatkeqsi e s'ke ç'i bân.
Ka nja tre muej, kujtoj, vjen te Mbreti shefi i sekcjonit balkanik në Ministri të jashtme amerikane Z. Beri (nuk dij si shkruhet, por kështu u thirrte) e i thotë: (po diftoj pikat kryesore) "Departament'i Shtetit deshiron qi Madhnij'e Juej të bâjë nji deklaratë ku të thoni se pëlqeni dhe përkrahni Midhat Frashërin si përfaqsues t'emigracjonit shqiptar në Frontin e Përbashkët Antikomunist të kombevet balkano-danubjane qi âsht tue u krijue në Shtetet e Bashkueme e se për t'a lehtue mâ mirë misjonin e tij pezulloni deri në lirimin e Shqipnis prerogativat mbretnore qi Ju njeh statuti themeltar i Shqipnis edhe qi pranoni nji plebishit të lirë të popullit shqiptar për sa i përket regjimit t'ardhshëm."
Mbreti i përgjigjet: "Për mue të gjithë Shqiptarët nacjonalista janë baras e duhet të jemë i paanshëm me të tânë. Kujtoj qi burra t'aftë e patriota si Midhatin Shqipnija ka edhe tjerë, si mbrênda ashtu përjashta. Ju me fjalët qi më thatë po më kërkoni qi un, për sa më përket, t'a lëshoj fatin e Shqipnis për një kohë të gjatë e në rrethana me rândsi decizive në duert e nji njeriu të vetëm, gjâ qi s'më duket e arsyeshme. Me gjithë këtê po qe se nji misjon si ky qi më lypni me pëlqye për Zin Frashëri e pëlqejnë të tânë refugjatët shqiptarë do t'a pëlqej dhe un si mbret. Pra Midhati le t'a kërkojë këtë misjon pikë së pari prej refugjatvet gjithmbarë qi gjinden n'Itali, në Greqi, në Syri, n'Egjypt e në Tyrki e n'i a njofshin ata as un s'do të kemë ndonji kundrështim edhe bâj deklaratën t'eme në favor të tij.
Nji rrugë tjetër mâ e shkurtë për tê âsht me mbledhun krenët e personalitetet e grupeve politike të ndryshme t'emigracjonit shqiptar, të merret vesht me ta, të formojnë së bashku nji komitet edhe kështu Z. Frashëri mund të zgjidhet kryetar i këtij komiteti. Edhe un vetë kishem me i kshillue me gzim krenët e grupevet qi të zgjedhin atê për kryetar të komitetit. Kujtoj se si mënyra e parë ashtu edhe kjo e dyta janë konforme me rregullat demokratike, për të cilat Shtetet e Bashkueme kanë luftue e po përpiqen edhe sod. Prerogativat mbretnore qi më njeh statuti themeltar i Atdheut t'em un s'e shoh veten t'auktorizuem me i pezullue, mbasi statuti vetë nuk m'a ka dhânë atë të drejtë. Por po të formohet nji komitet me pëlqimin e të katër grupevet shqiptare, ky komitet mundet me qênë i sigurtë se prej anës s'eme s'ka për të pasun asnji pengim në veprimet e tija për shpëtimin e Shqipnis, për kundrasi kam me i dhânë gjithë ndihmën qi të më vijë prej doret. E për këtê kam me e sigurue edhe botnisht në deklaratën t'eme qi do të bâj në qoftë se komiteti ka me qênë me të vërtetë si thashë. Sa për plebishitin qi më thoni për regjimin e ardhshëm të Shqipnis, Departamenti i Shtetit amerikan do t'a ketë sigurisht n'arkivën e vet notën qi i kam dhânë qyshë në 1940 pa m'a lypun kurrkush, ku un, i pari monark në mërgim, kam deklarue nevojën e nji plebishiti të lirë për kthimin në thronin t'em. E po të m'a kërkojë komiteti i përbashkët i katër grupevet edhe këtë angazhim jam gati t'a përmênd në deklaratën t'eme."
Përfaqsuesi amerikan merr shënim edhe niset. N'e nesre heret Mbreti më thërret mue e më spjegon gjithë çâshtjen. Me gjithë qi mundohej me u dukun i qetë e gjakftohët si gjithmonë, mue m'u bâ se përshtypja mbi tê kishte qênë mjaft e madhe e e keqe. E pyeta nëse Amerikani i kishte shfaqun ndonji mendim të vetin përmbi objekcjonet e bâme prej anës së tij. Asnji, veçse i kishte thânë qi do t'i a referonte Departamentit të Shtetit qi e kishte dërgue. Më porositi mos me i a diftue kurrkuj, se kështu e paska lypun Beri e se mund të bânte mbi refugjatët nji përshtypje të keqe ndoshta të parakohshme.
Nuk dij sa kohë mbas këtij bisedimi, Beri kthehet prap te Mbreti edhe tash, si përpara, vet i dyti me nji Amerikan tjetër. I thotë Mbretit se pikpamja e tij ishte pranue si e arsyeshme prej Departamentit të Shtetit për formimin e nji komiteti nën kryesin e Midhat Frashërit edhe e pyet se cilët ishin ata katër grupet politike shqiptare e kush ishin njerzit mâ me rândsi qi i përfaqsojshin. Mbreti i a spjegon e i përmênd vetëm personalitetet qi u gjindshin në Romë, mbasi ai i kishte thânë se do t'u niste mejherë për atje për me i a nisun punës së komitetit: Gjon Marka - Gjoni, Ismail Vërlaci, Ernest Koliqi (për Blokun), Xhafer Deva (për grupin kosovar), Abaz Kupi (për Legalitetin), Koço Muka (për Ballin).
Edhe i paska shtue: "Për Zotin Frashëri s'keni nevojë qi t'Ju udhzoj un." Amerikani paska bâ buzën në gaz. Janë bâ mjaft fjalë ndërmjet tyne për "kolaboracjonistat". Për Vërlacin Mbreti i paska thânë se kur i ati ishte kolaborator ai vetë ka qênë student n'universitetet, pra pa asnji ofiq zyrtar; se Gjon Marka - Gjoni s'ka marrë pjesë n'asnji qeveri kolaboracjoniste e i biri qi ka marrë pjesë ka sakrifikue jetën në luftë kundra komunizmës para se të na bjerë ndër mênd ne tjervet për tê e nëse Gjon Marka - Gjoni ka pasun të birin kolaboracjonist Midhat Frashëri ka pasun shokë të vett ministra si me Italjanët ashtu edhe me Gjermanët zyrtarisht si përfaqsues te Ballit n'ato qeverina. Fundi edhe Amerikani ka mbetun dakord me Mbretin qi kjo pikë, nemose për Shqiptarët, nuk duhet trazue. Davaja mâ e madhja qênka bâ për Xhaferin. "Ka qênë tepër i egër në veprimet e tija" i paska thânë Amerikani Mbretit. E ky: "Ka qênë i egër vetëm kundra komunistavet e këtê sod ka ardhun koha me e konsiderue si meritë e jo si faj." Mâ në fund Mbreti paska shtue se grup'i Kosovarvet ka edhe njerëz tjerë qi mund t'a përfaqsojnë e i paska përmêndun Prof. Miftar Spahin, tue mos i ramë ndër mênd tjetër emën.
Bash atë ditë qi ishin bâmë këto bisedime më thirri Mbreti mue e m'i diftoi njikanji bashkë me nji shkurtim procesverbali qi kishin pasë siglue të dy si edhe pikat kryesore të deklaratës qi do të bânte Mbreti porsa t'u kishte formue komiteti. Un ju shkrova juve atëherë letrën e gjatë drejtue babës. Gjithashtu Aliu Koços.
Kur qe se, sikurse thonë në Krú, "prit për mâna e dalin thâna!" Nja dý javë a s'dij tash sa u bânë, nji ditë i paraqiten Mbretit tre oficera ingliz qi kanë pasë qênë me Bazin në Shqipni edhe, bashkë me ta, nji oficer amerikan. Të katër kolonela. I apin në dorë dy fletë kartë të daktilografueme. Ishin në to emnat e pesë antarvet të "Komitetit ekzekutiv" (Midhati kryetar, Abaz Kupi, Seid Kryeziu, Zef Pali e Nuçi Kota) edhe 12 të "Komitetit të përgjithshëm" pa asnji kompetencë efektive, ndër këta të fundit edhe i yti e i prof. Atanas Gegajit. Edhe i thonë: "Madhni, komiteti i refugjatvet shqiptarë u formue në Romë qe kështu si po e shifni edhe statuti i tij âsht qe - ky, qeverit inglize e amerikane e kanë pëlqye. Ju lutemi mos me e kundrështue as Ju e me nji shpallje të posaçme me i premtue gjithë përkrahjen t'Uej. Kjo âsht nji punë e kryeme e na s'kemi asnji auktorizim me bisedue mbi tê."
Mbreti mbasi ka bâ kritikën e vet nga çdo pikpamje u ka thânë oficeravet anglo-amerikanë se nuk mund t'a epte përgjegjen e vet definitive veçse mbas disa ditsh me anën e Ambasatës amerikane. N'anë tjetër më thirri mue e disa tjerë njikanji për me na vû në rrjedhë të punës e me na pyetun mendimin. Na këtu u mblodhëm mandej edhe më veti në shtëpi të Dr. Kemal Jusufatit e biseduem edhe ndër veti. Të tânë ramë në nji mendim qi Mbreti nuk duhet të bâjë asnji deklaratë në favor të nji komiteti qi e dán emigracjonin përgjysë e nuk përbân nji garanti të mjaftueshme për interesat e Kombit. Këtë vendim i a paraqitëm Mbretit me shkrim. Edhe ky e dha përgjegjen e tij me anë t'Ambashatës amerikane tue thânë shkurt se qëndronte gjithnji në fjalët qi kishte bâ me Zin Beri.
Këto janë faktet, qi kanë rrjedhun këtu. Un do të shkojshem tepër gjatë në komentimet e mija. Por këto i bâni mâ mirë ju vetë edhe në dritë të fakteve tjera qi kanë ndodhun aty. Ndoshta ndonji send edhe mund t'a kemë harrue. Por s'besoj të kemë lânë gjâ me rândsi. Oficerat qi qenë te Mbreti i kishin thânë këtij qi porsa të merrej përgjegja e tij, e sidoqi t'ishte kjo, komiteti do të shpallej! Fjalë të forta e arrogante. Përgjegja u bâ disa dit qi âsht dhânë e âsht negative. Shpallje komiteti ende s'kemi ndie. (omisis)
Me kaqë i u kam përgjegjun edhe letrës s'ate. Tash po presim a po shpallet a jo komiteti i famshëm. Mbandej bisedojmë prap. Ndoshta organet e përgjegjëshme anglo-amerikane s'kanë me qenë aqë të papërkulshme sa janë tregue këtu oficerat e tyne. Në mendofshin edhe ato se Midhati e Bazi mjaftojnë për t'a zgidhun çâshtjen shqiptare, se Mbreti Zog e Gjon Marka - Gjoni me shokët e tij s'meritojnë me u vu baras me ta, atëherë mirë, po thomi le të shkojë edhe kjo me tjerat e uzdaja në Zotin! Në qoftë se s'peshojmë gjâ në kandarin anglo-amerikan tash po shohim se si mund t'a ndreqim kandarin t'onë. Nji gjâ na ka gzue tepër fort, e kjo gjâ âsht deklarata qi paske bâ ti Bazit për Kosovë. Të lumtë, Ndue e ju lumtë të gjithëve.
Me përqafime
Mustafa
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
Aleksandër
- Regular Member

- Posts: 62
- Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
- Gender: Male
- Location: Tiranë
Re: Kundër komunizmit në mërgim
Shkrimi është mjaft interesant.
Komunizma, një kolerë që shkatërron shpirtin
Nga: Mid’hat FRASHERI
Të dashur miq,
Kemi dy vjet që u detyruam të largohemi nga Shqipëria dhe të bëhemi refugjatë. Sot, në tokën e mërimit të anës perëndimore të Adriatikut, jemi afër 750 shqiptarë, në mes të të cilëve edhe gra, kalamanj e pleq. Në Greqi janë 800 refugjatë të tjerë, të larguar nga atdheu, mezi të shpëtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri që ka mbuluar Shqipërinë. Këta 1500 refugjatë janë nga të gjithë anët e Shqipërisë: Konispoli, Shqipëria e mesme dhe e veriut edhe një numër i madh nga Kosova.
Që dy vjet, kujdesi ynë i parë ka qenë të hyjmë në korespondencë me miqtë dhe farefisin që kemi në vendet e largët: Australi, Turqi, Egjypt, Shtetet e Bashkuara t’Amerikës, por veçanërisht me këtë të fundit, ku ndodhet kolonija jonë më e madhe. Shqipërinë e lam në tym e në flakë. Komunizma përgatitej të festonte triumfin e saj në mënyrë komuniste, do me thënë, duke therur, pushkatuar, mbytur, vrarë e torturuar, gra, burra, djem, çupa, të mëdhenj e të vegjël dhe sidomos të pafajshëm.
Deshmë të tërheqim vërejtjen e vëllezërve tanë që ndodhen larg Atdheut dhe që s’kishin pasur mundësi të informohen dhe të kuptojnë të vërtetën. Kjo nuk na dukej një çudi as edhe një gjë e mosbesuar, se, të paktën tri radio të mëdha në gjuhën shqipe ishin në favor të komunistëvet dhe bënin propagandën e tyre. Por, ne na duhej të shpejtonim që të shpëtojmë opinionin e shqiptarëvet që ishin larg Atdheut: Kishim për detyrë të ndritonim mendjen e tyre dhe t’u viheshim në shërbim për çdo informatë që ata mund të kishin nevojë. Ata që kishin mbetur në Shqipëri, mund t’i quanim që të gjithë si të mjerë të burgosur, me zinxhirë në këmbë dhe me litar në grykë. Kishim nevojë, një orë e më parë, të shpëtonim nga robëria, në mos materiale por morale, kolonitë tona. Bëmë thirrje në ndjenjat patriotike dhe njerëzore të miave tanë të largët. Gjithë shpresën e mëkëmbjes së madhe e kishim te kolonija juaj, se ju rroni në një vend të lirë, nën një qeverisje liberale. Ju ishit larg tiranisë, larg despotizmës dhe larg diktaturës kuqalashe. Nuk kishit në Shtetet e Bashkuara, asnjë Mehmet Shehu, asnjë Enver Hoxha, asnjë Tito. Pastaj, kujtonim edhe patriotizmën tuaj të viteve 1919 dhe 1920. Kujtonim se qysh, të gjithë së bashku, si një njeri i vetëm, jini ngritur atëhere në këmbë dhe kini luftuar për indipendencën e asaj Shqipërie, për kufijtë e asaj Shqipërije dhe për nderin e asaj Shqipërije. Më të shumtët prej jush i njoh dhe më njihni personalisht. Kishim, pra, jo vetëm detyrën që të hynim në korespondencë me ju, por edhe të drejtën.
Me qindra letra ju janë dërguar, jo vetëm miqvet tuaj si unë, por edhe prej vëllezërvet, kushërinjvet, nipërvet dhe ungjërvet tuaj. Disave nuk u është kthyer përgjigje. Me çdo kusht ishte nevojë që të ndriçohej opinioni i tyre që të vononin akoma të mësojnë edhe të kuptojnë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë çdo ditë u bë më tepër tragjike. Krimet e komunistëvet gjatë luftës, i vazhduan krime të tjerë, ekzekutimet pa gjyq ose me gjyq rrugësh, me ligje edhe pa ligje, vajtën duke u shumëzuar. Perëndija vetëm e di numurin e atyre që janë mbytur. Më të shumtët as ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin në burgje, por vriteshin e çpoheshin me thikë në udhë e sipër. Sot vallë janë të burgosur, 16.000 apo 26.000? Sa prej tyre gjenden të sëmurë dhe gati për vdekje? Sa familje gjenden të internuar në Krujë, Berat e gjetkë?…
***
Doni të pyesni për reforma? Jua them unë. Reforma më e bukur, në krijimin e së cilës komunistët e Shqipërisë kanë rrëfyer një zotësi dhe një inteligjencë të vërtetë, është frika: nëna dhe baba të kenë frikë nga çupa dhe nga djali i tyre. Shqiptari të dridhet nga fisi më i afërt i tij se mos veje e ta kallëzoje te policija, simbas sistemit rus, G.P.U dhe N.K.V.D.
Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës u ka dhënë nga një pëllëmbë dhe. Por gjithë produkti i djersës së tyre vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar ose proletar, duhet që të vejë çdo javë në zyrë të marrë te nëpunësi komunist kafshatën e gojës.
Qysh në fillim të regjimit të komunistëvet, gjith mallrat, ilaçet, veglat e mjekësisë dhe të kirurgjisë, çdo gjë që u gjend në drogeritë dhe depozitat e Shqipërisë, u dërgua te xhaxha Tito, dhe kjo për shpërblim të shërbimit që bëri Titoja duke vrarë afro 50.000 shqiptarë të Kosovës. Vajtën leshtë, lëkurët, benzina dhe nafta edhe ato në Jugosllavi. Shumë nga sendet që jep organizata U.N.R.R.A shkojnë në Jugosllavi ose u dorëzohen vetë besnikëvet të regjimit komunist. Fakir fukaraja, në mundshin dhe në gjeçin, le të hanë hithra. Mish nuk tregëtohet më në Tiranë, të shitet e të blihet. Për rroba, mveshje e mbajtje, pëlhurë, stofra e të tjera, mos bëni fjalë, se dyqanet që kishin qenë plot me plaçka, sot janë zbrazur. Edhe në ka eje të shitet ndonjë gjë, i jipet vetëm atyre që kanë marrë bileta nga qeveria…
Kjo është situata e Shqipërisë. Kjo është gjendja e të gjorëvet shqiptarë që kanë lumturinë të rrojnë nën hijen e “demokracisë së Tiranës”.
***
Për fat të keq, dëmet nuk janë vetëm materiale. Për Shqipërinë e gjorë, me jo më tepër se një milion njerëz, sikur nuk ishte mjaft kjo luftë e përbotshme dhe pushtimi i huaj, sikur nuk ishte mjaft lufta italo-greke që u zhvillua në tokën arbërore dhe shkaktoi një shumicë rrënimesh, njerëzish dhe banesash, por ja se ku vjen edhe kolera e kuqe e komunizmës, që me dorën e shqiptarit të therrë shqiptarin, të sjellë një mizerje dhe një vuajtje që nuk e ka pësuar kurrë gjer më sot vendi ynë. Me mijëra njerëz që u çduknë nga dora trathëtare e komunistëvet, ashtu edhe me qindra milionë që franga ari u shkrinë në zjarr për qejfin e të kuqvet. Nuk e di cili do të ketë mbetur i padëmtuar materialisht dhe moralisht nga miqt që kemi lënë në Shqipëri? Cili nga anëtarët e fisit dhe nga të afërmit do t’i ketë shpëtuar dorës gjaksore?
Të mos kishte ardhur komunizma, sot Shqipërija mund të ishte vendi më i qetë dhe më pak i dëmtuar i Evropës. Mbi gjithë këto vuajtje materiale, shtoi edhe pësimet shpirtërore të një populli të tërë që i shembet vatra, që i shuhet zjarri, që i thyhet gjithë e arthmja dhe i hapet një humnerë në jetën e tij, mosbesim nga çupa, djali, motra, nëna, baba, i dashuri, fisi, fqinji menjëfjalë, përmbysja e ekulibrit moral dhe shoqëror. Si do ta mbledhë i gjori njeri veten e tij mbas kësaj katastrofe dhe qysh do të bëhet i zoti të fillojë jetën normale?!
Mos më flisni për shërbimet politike që mund të kenë bërë komunistët duke luftuar okupatorin. Trimërija e tyre ka qenë e kufizuar me të djegure më të vrarë shqiptarë, me të çkatërruar dhjetra qytete dhe disa qindra fshatra, që do të ishin si rojtarë të atdheut. Shtoni mbi këto edhe rrënimet e Tiranës që u shkaktuan prej komunistëvet bash në orën tek po iknin Gjermanët. doni të bëjmë fjalë për efektin politik që pati instalimi i regjimit moskovit në Shqipëri?
Pema imediate e politikës së çetës komuniste në Tiranë ka qenë prishja e marrëdhënieve me dy Fuqitë Aleate, Angli dhe Amerikë. Të dy Fuqitë liberale të botës janë armiqësuar me klanin “demokrat” të Tiranës nga shkaku:
1. Se agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij përgatisnin plane në ç’mënyrë ta bëjnë Shqipërinë një provincë serbe, edhe mbasandja kanë guximin të thonë se kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë!
2. Se sejmenët e Rusisë, afro 6000 njerëz (oficerë, nëpunës, profesorë, industrialë, organizatorë, ushtarakë, por kryesisht spiunë dhe policë të G.P.U-s) sot janë sundonjësit e vërtetë të tokës shqiptare.
3. Se sjellja e autoritetevet të Tiranës ka qenë armiqësore dhe pa edukatë, ky brutalitet me qëllim fyes, kishte filluar kundrejt Aleatëve që në fund të vjetit 1945. Por dy veprime më me rëndësi akoma u bënë shkak që bota e tërë, ajo botë që dëshiron paqe dhe drejtësi, të ndjejë një zemërim dhe një urrejtje kundrejt qeverisë së Tiranës dhe këto janë:
a. Të prurët e Rusisë gjer në Sazan dhe në Sarandë, do me thënë në detit Jonian dhe afër Mesdheut Lindor.
b. Të qëlluarit me top të vaporrëve anglezë të luftës nga bregu i detit shqiptar.
Nga kjo keqsjellje e qeverisë kuislinge të Tiarnës (themi “kuislinge” se nuk mund të quhet shqiptare një çetë që merr urdhër së jashtmi, deh aq më tepër prej një shteti si Serbija që gjithnjë ka rrëfyer armiqësi kundër Shqipërisë), qeverija greke ka gjetur një shkak, një pretekst, për të formuluar pretendime absurde kundër vendit tonë dhe kërkesat e saj kanë zgjuar një jehonë të favorshme pranë njërit prej shtetevet të mëdhenj, të cilëvet u cënohen interesat jetike të tyre, kur Shqipërija sjell Rusinë në Mesdhe.
***
Tani, miqt e mij, nuk dua t’ju them fjalë të tjera. Po u drejtohem ndërgjegjes dhe ndjenjave tuaja. Nuk kini nevojë as për këshilla, as për lutjet e mia. Kolonitë tona, patriotizmën dhe shërbimin për Atdhe e kanë në traditë. Detyrën tuaj jua rrëfen ndjenja juaj njerëzore dhe inteligjenca juaj. Këtë letër po u a dretonj atyreve që e dinë ç’do me thënë dashuri e prindërvet, që e ndjejnë mallin e Atdheut dhe që mbajnë gjithnjë gjallë nostalgjinë e vatrës së largët të tyre. Gjaku ujë s’bëhet. As edhe njeriu nuk mund të bëhet bishë. Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt që asnjerit prej jush nuk i pëlqejnë këto sëmundje. Prandaj edhe juve ju bije një detyrë, edhe më urdhëronjëse akoma: të hyni edhe ju në udhën antikomuniste që ka filluar jo vetëm në Shqipërim por edhe n’Amerikë.
Mos harroni se Shqipëria gjindet në një moment delikat. Kujtoni përgjegjësinë tuaj përpara historisë. Kolonitë tona nuk mundin të rrinë indiferente, janë në vende të lirë, janë larg territorit, larg kanosjevet gjaksore të Koçi Xoxëvet dhe çdo indiferencë të tyre, kur atdheu heq çaste agonije, merr formën e një krimi të urrejtshëm.
Kemi sigurinë se do të mbushni detyrën tuaj. Do t’i bëni një mur komunizmës me vullnetin tuaj, me zemrën tuaj dhe me patrotizmën tuaj. Me këtë bindje, ju uronj shëndet edhe punë të mbarë.
Në mërgim më 1 dhjetor 1946

Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Kundër komunizmit në mërgim
Mid’hat FRASHERI, mbetet nacionalisti shqiptar me i sulmuar prej propagandes greko-sllave, dhe natyrisht prej lakejve te tyre komunistave shqiptare, te vjeter dhe te rinj.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing