"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
O Stilian, a ka pasur burra te tjere kjo Shqiperia apo vetem Enverin, gjithmone nese do e klasifikojme ate burrec per nje burre?
Historia jone ka shume me teper vend per figura e ngjarje te tjera, se sa nje diktator i peshtire e i shitur.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Përplasjet e Enverit me kryeministrin e Greqisë, Grekët në Konferencë: Omer Nishani ka qenë fashist.
Në regjistrimin e vitit 1945 rezultoi se në Himarë nuk jetonte asnjë minoritar grek. Bashkë me faktin e panjohur, zbardhur nga rrëfimi i Myftar Tares, ish-funksionar i lartë i Sigurimit të Shtetit, në numrin e kaluar publikuam faksimilet autentike me statistikat e regjistrimit të popullsisë në vitin 1921, 1930 dhe 1945. Për herë të parë, sipas zëvendësit të Koci Xoxes, dosja me të dhënat e tyre u bë prezent në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1946. Ideja për t’i paraqitur aty, lidhej me kundërargumentet e përfaqësuesve shqiptarë ndaj pretendimeve të palës greke për Shqipërinë e Jugut, shtjellon Tare duke kujtuar mënyrën si u procedua për censusin e 1945-s dhe produktin e përftuar prej tij lidhur me shifrat e popullsisë dhe minoritarëve që jetonin në atë kohë në Shqipëri. Në vijim, rrëfimi i njeriut që ka shoqëruar Enver Hoxhën në Konferencën e Paqes në Paris, sjell dëshmi të tjera nga ditë-netët e tensionuara te delegacionit shqiptar në tryezën në zemër të botës në Paris, ku ndaheshin fatet e shumë vendeve e njëherazi edhe të Shqipërisë të sulmuar aty egërsisht nga Greqia dhe ende të pa rreshtuar me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore…
"NOTE DERGUAR J. E. XHEJKOBS, KRYETAR IMISIONIT TE SHBA NE SHQIPERI, NË LIDHJE 1VIE
QËNDRIMIN ARMIQËSOR TE SENATIT AMERIKAN NDAJ SHQIPERISE"
12 prill 1946
I ndershmi zotri,
Duke qenë kurdoherë dëshira jonë që të zhduket çdo keqkuptim që mund të errësojë marrëdhënjet miqësore që ekzistojnë në mes vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Arnerikës, lutem të keni mirësinë të na sqaroni se deri ku janë të vërteta lajmet e poshtme të përhapura nga radio Londra, agjencia Rojter dhe shtypi amerikan. Radio Londra në emisionin e saj në gjuhën italisht në ora 11 të mbrëmjes datë 27 mars 1946 ka thënë tekstualisht kështu:
«Senatori amerikan Vandenberg komunikoi se Komisioni i punëve të jashtme të Senatit Amerikan aprovoi një mocion ku thuhet se Dodekanezi dhe «Epiri i Veriut» t'i jepen Greqisë». Nga ana tjetër agjencia Rojter me datën 30 mars duke bërë fjalë për udhëtimin e agjentit grek Pandeleimon Kotokos në Uashington në mes të tjerave transmetoi: «Komisioni i Senatit Amerikan për punët e jashtme shprehu simpati për kauzën greke në lidhje me «Vorio Epirin»». Përveç kësaj një numër i madh gazetash të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera e vënë në dukje këtë gjë. Kemi kurdoherë dyshim në vërtetësinë e lajmeve që përhapin agjenci të tilla në lidhje me Shqipërinë dhe
që synojnë të dobësojnë miqësinë që ekziston në mes të dy vendeve tona, prandaj do t'Ju lutemi të na sqaroni:
A janë të vërteta këto vendime të Komisionit të Senatit Amerikan për punët e jashtme të pretenduara nga radio Londra, agjencia Rojter dhe shtypi amerikan?
Duke shpresuar se do të kemi një sqarim sa më të shpejtë, lutemi, i ndershmi zotri, pranoni nderimet e
mia më të shquara.
Nigjo Stilian, un nuk du me mohu disa karakteristika positive t'njeriut Enver Hoxha, si p.sh. trimnia o aftesia per me udhhek venin, por keto karakteristika positive nase kan le prej marrzis ato nuk kan vler. Ideologjia komuniste asht anti-komtare, shkatrruse, degjenerative dhe sjell regres sepse ajo mohon cilsin e individit, lirine intelektuale qi e ban individin me shku sa me n'alt, dhe e transformon ate ne nji dele pa tru qi jeton veç per instinktet e tij kafshnore. Enver Hoxha i vuni kazmen, materialisht dhe moralisht, asaj pak Shqipnie perendimore qi bani Ahmet Zogu pas 400 vjetsh "komunizem turk". Ti mun me adhuru individin Enver Hoxha dhe cilsit e tij personale, por jo ideologjin marksiste se nryshe ti je tu ba propagand politike dhe per ket nuk je i lire me shkrujt ne ket forum (ne menimin tem). Besoj kjo asht cfare dote me than administratori.
Enver Hoxha ka kërkuar shtypeshin para në Amerikë. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në tetor 1944, teksa lufta ende nuk kishte mbaruar. Fakt tejet sensacional, deri tani të panjohur jo vetëm për masën e gjerë të lexuesve, por edhe për historianët shqiptarë. E reja tjetër është se kemi të bëjmë dhe me programin valutor të hartuar nga një qeveri e përkohshme partizanësh. Kështu diktatori i ardhshëm komunist tentoi pa sukses lidhjen me Uashingtonin
Nga Thanas Mustaqi
Në foto: (Nga e majta në të djathtë) Enver Hoxha, Omer Nishani, Ramadan Çitaku, shefi i misionit të OSS-së, Tom Stefan. Hoxha dhe Çitaku kërkojnë që SHBA-ja të pranojë dy përfaqësues, një ushtarak dhe një për financat. Ky i fundit do të punonte për shtypjen e monedhave për llogari të Qeverisë shqipare të Beratit si dhe për të realizuar “programin valutor të Frontit Nacionalçlirimtar” në Uashington.
Fronti Nacional-Çlirimtar ka kërkuar, qysh në tetor të vitit 1944, të dërgojë në SHBA një përfaqësues për problemet financiare “për të diskutuar rreth mundësive për të shtypur kartëmonedha shqiptare (to discuss possibilities of having money printed)”. Një telegram befasues, që gjendet në dokumentet diplomatike amerikane, i cili për herë të parë bëhet publik nga “Investigim-i”, zbulon një nga sekretet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ky fakt dëshmon dhe për qëndrimin e dyzuar të Enver Hoxhës në marrëdhëniet me amerikanët.
DY KËRKESAT
Në mesnatën e më 20 dhjetorit 1944, në një telegram të Aleksandër K. Kërk-ut, këshilltar politik amerikan pranë Shtabit të Forcave Aleate, drejtuar Sekretarit të Shtetit bëhet e ditur se afër dy muaj më parë, në tetor, Uashingtoni është informuar nga oficerët e shërbimit sekret amerikan (OSS) për dy kërkesa nga Shqipëria. Kërk-u specifikon se Fronti Nacional-Çlirimtar ka kërkuar leje për të dërguar në SHBA një përfaqësues ushtarak. Po ashtu nënkolonel Ramadan Çitaku, Ministri i Financave në qeverinë e 22 tetorit të krijuar në Berat “ka kërkuar leje për dërgimin e një përfaqësuesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar rreth mundësive për të shtypur kartëmonedha”. Kërk-u vë në dukje se, ndonëse kanë kaluar rreth dy muaj, “Hoxhës nuk i është dhënë përgjigje”. Këshilltari politik pranë Shtabit të Mesdheut jep indikacionin se “FNÇ-ja po këmbëngul pranë përfaqësuesit të OSS-së për të marrë përgjigje”. Ndërkaq diplomati me përvojë dhe me origjinë nga qarqet më mondane të Amerikës, nuk “përton” t’i japë mend dhe t’i shkruajë pa teklif kreut nr. 2 të Uashingtonit se “Departamenti i Shtetit do të duhej të sugjeronte natyrën e përgjigjes që OSS-ja duhet t’i japë Hoxhës”!
“POUR RAISON D’ETAT”
Gjithsesi, ende nuk është gjetur dokumenti që “iu përcoll Uashingtonit nga OSS-ja për veprim” në muajin tetor, sikurse thuhet në telegram. Nëse do të disponohej, nga raporti sekret i OSS-së mund të nxirrej një ide më e plotë për formulimin e kërkesave. Pranimi nga Uashingtoni i një përfaqësuesi ushtarak do të thoshte njohje de-fakto e qeverisë së Hoxhës. Por në dokumentin e zbuluesve të OSS-së mund të ketë ndonjë informacion tejet të fshehtë, lidhur me garancitë “kompensuese” që mund të jepte lideri 36-vjeçar i komunistëve shqiptarë. A mund të ishte gati kreu i FNÇ-së të bënte ndonjë “sakrilegj” ideologjik? Natyrisht, Enver Hoxha e shihte se vetëm amerikanët e mbështesnin në luftë, për shkak të politikës së “Dajë Samit” që vinte në plan të parë konsideratat ushtarake. S’kishin rëndësi bindjet para luftës konkrete kundër nazistëve. Të paktën, në atë kohë, një muaj para çlirimit të vendit. Pa hyrë në teori konspirative, fakti që gazetari veteran Peter Lucas, i cili ka punuar dhe në arkivat e OSS-së dhe nuk ka gjetur në vitin 2007 dokumentin që “iu përcoll Uashingtonit nga OSS-ja për veprim” në tetor 1944, le shteg për të hamendësuar censurimin “pour raison d’Etat” afagjatë, ndoshta njëqindvjeçare. Deri tani kanë kaluar 64 vjet!
DOLLAR SHQIPTAR?
Po më shumë intrigon kërkesa për të shtypur paratë e shqiptarëve në Amerikë. Në telegramin e 20 dhjetorit 1944, Kërk-u përdor fjalën “money” me kuptimet: “para, monedhë, kartëmonedhë, të holla, financë, begati, pasuri”, por edhe “valutë, fonde, sisteme monetare, likuiditet”. Kurse më 15 janar 1945, Xhozef Grju (Joseph Grew,1880-1965) i ngarkuar me detyrën e sekretarit të Shtetit, përdor termin “currency program” me kuptim më konkret: “program valutor”. Del se Departamenti i Shtetit ka pasur në dorë një platformë financiare të formuluar nga FNÇ-ja dhe nënkolonel Çitaku. Madje flitet për projekt. Nuk dihet ende nëse Qeveria e Beratit ka dashur thjesht të shtypë lekë, të bëjë reformë monetare. Apo thjesht Enver Hoxha synonte të joshte amerikanët me përdorimin e dollarit amerikan si monedhë për shqiptarët. Është interesante se kërkesën e ka nënshkruar nënkolonel, ministër i Financave Ranadan Çitaku (1914-1990). Ky i fundit kishte studiuar në shkollën e mesme teknike amerikane, ku drejtor ishte Herri Fulc (Harry Fultz, 1893-1967), një nga drejtuesit e OSS-së e më vonë, pas luftës, punoi në misionin amerikan në Tiranë. Por Departamenti i Shtetit nuk nxitonte t’i përgjigjej ofertës shqiptare dhe as të udhëzonte agjentët e OSS-së pranë Enver Hoxhës. Ndërkaq, në një dokument të 15 janarit 1945 Uashingtoni zbardh mistere, por nga ana tjetër krijon edhe terr.
“HOXHA MBETI DYERVE TË MISIONIT TË OSS-SË”
Më 30 dhjetor 1944, Edjuard Stettinius (1900-1949) bëhet sekretari i shtetit i fundit i administratës së Presidentit Frenklin Ruzvelt (1882-1945), duke zëvendësuar Kordell Hall-in (1871-1955). Pikërisht, atë ditë, në orën 14:25, në zyrën e sekretarit të ri të shtetit mbërrin një telegram nga Kazerta. Dërgohej përsëri në mesnatë nga i përkori Aleksandër Kërk. Këshilltari politik amerikan pranë Shtabit të Mesdheut e konsideron tejet të rëndësishme t’i shkruajë Uashingtonit, në zhargon, se “Hoxha mbeti dyerve të misionit të OSS-së (Hoxha is still stalling on OSS mission), me sa duket, në pritje të përgjigjes për kërkesën që kishte bërë për të dërguar në Uashington përfaqësues ushtarak dhe financiar”. Siç duket, Kërk-u është nën ndikimin, por edhe nën trysninë e “007-ve”. Fundi fundit, ai ishte një diplomat mes ushtarakësh. Nuk mund të dinte më tepër për gjeo-strategjinë brenda një pallati madhështor në Kazertën e Apenineve. Atë mund ta ketë tunduar ideja e “rekrutimit” të Hoxhës dhe përfshirjes së Shqipërisë në zonën e ndikimit amerikan. Por nuk ka pasur informacion se ç’gatuhej në kancelaritë e Londrës, Moskës, Uashingtonit dhe për Shqipërinë. Për më tepër që për bijtë e “Albionit” në Itali dhe Shqipëri kishte njëfarë pakënaqësie për shkak të rivalitetit dhe strategjisë së mbështetjes së grupimeve në vendin e shqiponjave. Kërku-u e dinte gjendjen e vështirë të “organizatës qeverisëse” të Hoxhës, që synonte të dilte nga dara angleze-greke-jugosllave. Madje kreu i partisë dhe i FNÇ-së ishte gati të braktiste dhe komunizmin. Kjo dhe për shkak se misioni ushtarak i shtetit euro-aziatik nuk jepte ndihma, por bënte punë agjenturore dhe gjykonte me syzet e Beogradit gjendjen në Shqipëri. Këtë Enver Hoxha e ka pohuar shumë vonë, në vitet 1980, në muzgun e jetës së tij, kur ka përdorur një gjuhë tejet të ashpër ndaj shefit të misionit ushtarak sovjetik, majorit Kostantin Ivanov.
“GREEK BUSINESS” I BRITANIKËVE
Në të njëjtin telegram Kërk-u informon sekretarin e shtetit dhe për sherret shqiptare-britanike. Ai njofton se, “sipas OSS-së Hoxha nuk ka pranuar në mënyrë të prerë se në Çamëri apo në ndonjë vend përtej kufirit jugor ndodhen trupa të tij dhe tha se nuk do të fuste hundët në punët e Greqisë ([Hoxha] said he would not get mixed up in Greek business)”. Diplomati amerikan në Shtabin Aleat të Mesdheut nuk le rastin t’i shpëtojë për të thumbuar, në mënyrë më elegante se vetë anglezët, duke folur për “biznesin grek” të britanikëve. “Business” në anglisht ka shumë kuptime, me konotacione interesante: “biznes, tregti, punë, sipërmarrje, ndërmarrje, kompani, zanat, detyrë, e drejtë, lojë, gjeste, mimikë, veprim, veprimtari komerciale, çështje, problem, kompetencë”. Në këtë rast kemi një stilemë nga gjuha e përditshme, kurse në gjuhën e ngritur librore, brenda stilit zyrtar, terminologjisë juridike-administrative-politologjike, pa ngjyresa, mund të përdorte fjalë më asnjanëse si: “problem, matter, question, issue, concern, subject” etj. me kuptimin “çështje, problem”,
TË MËDHENJTË E SHBA
Në një telegram të të ngarkuarit me detyrën e Sekretarit të Shtetit, Xhozef Grju, drejtuar Aleksandër K. Kërku-t më 15 janar 1945, në përgjigje të telegramit të këtij të fundit të 20 dhjetorit 1944, zbulohetse “zyrtarë të OSS-së kanë diskutuar me Departamentin e Shtetit rreth dëshirës së FNÇ-së për të dërguar përfaqësues ushtarak dhe financash “. Telegrami shpalos faktin që shefat e shërbimit sekret “paraqitën prova se operacionet e OSS-së në Shqipëri do të realizoheshin më lehtë nëse FNÇ-së i jepej përgjigje, qoftë dhe jo e favorshme, ndaj kërkesës për të dërguar përfaqësues të tillë në SHBA”. Por kaq. Nuk është botuar apo desekretuar ndonjë procesverbal për diskutimet mes krerëve më të lartë të diplomacisë dhe spiunazhit, për më tepër që një përgjigje që s’po jepej, po torturonte Enver Hoxhën që mbeti dyerve të misionit amerikan. Madje, lideri shqiptar do t’i lehtësonte operacionet e OSS-së dhe po t’i jepej një përgjigje negative. Është e papërfytyrueshme që një vend i vogël si Shqipëria, në kushtet e betejave globale, mblidhte në Uashington deri dhe sekretarin e shtetit dhe drejtorin e OSS-së të emëruar me një urdhër ushtarak të Presidentit Ruzvelt. Ç’kishte në këto garanci që jepte Enver Hoxha që të përligjte një takim ndërdikasterial, kjo mbetet e errët. Por diplomacia nuk dëgjonte “nga ai vesh”, për më tepër se shërbimi sekret ishte në varësi të ushtrisë. Në rastin shqiptar, në varësi dhe të shtabit aleat të Mesdheut. Meqë OSS-ja këmbëngulte për të pranuar kërkesat e Hoxhës ose të jepte përgjigje, Grju i shkruante vartësit të tij në Kazerta të Italisë se “Departamenti i Shtetit po informon OSS-në për pozicioni i tij në këtë çështje”. Dhe si për t’i vënë kapakun, Sekretari Grju “tërbon” Kërk-un, OSS-në, Enver Hoxhën me shënimin në fund të telegramit: “”Ndonëse për sa më sipër nuk ka për qëllim që ju ose anëtarët e personelit tuaj në Bari duhet të përpiqeni zyrtarisht t’ua përcillni përfaqësuesve shqiptarë, transmetohet sa për informim dhe për ta përdorur ku ta shihni të arsyeshme. Pozicioni i Departamentit të Shtetit ka tri shtylla.
NUK KISHTE MË GJERMANË
Në janar 1945, në Shqipëri nuk kishte më këmbë gjermani, prandaj, sipas Grju-së, arsyet mbi të cilat mbështetej dëshira e FNC-së për të dërguar një përfaqësues ushtarak, tani nuk ekzistonin më. Me sa duket, diplomatët nuk kishin ndonjë konsideratë për ata djem amerikanë që luftonin në terren në Shqipëri, thjesht për faktin se ishin thjesht ushtarë me detyra spiunazhi. Prandaj sekretari i shtetit i shkruante Kërk-ut se nuk do të ndërmerrej asnjë veprim për të pranuar përfaqësues ushtarak shqiptar në SHBA “nëse problemi nuk ngrihet nga autoritetet tona ushtarake”.
TANI KONSIDERATA POLITIKE
Meqë nuk kishte asnjë gjerman në Shqipëri, tashmë Uashingtoni nxirrte në plan të parë konsideratat politike: “po kështu lidhur me dërgimin e një përfaqësuesi për financa, i përmbahemi pikëpamjes për të mos pranuar kërkesën e shqiptarëve në momentin aktual. Edhe po të bindemi për realizueshmërinë ekonomike të programit valutor të FNÇ-së, konsideratat politike nuk do të na lejonin të merreshim më tej me një projekt të tillë pa u sqaruar statusi i autoritetit qeveritar në Shqipëri”. Me sa duket, në Departamentin e Shtetit ishte analizuar programi valutor i shqiptarëve (currency program). Mënyra kushtore se “edhe po të bindemi për realizueshmërinë ekonomike të programit valutor”, SHBA-ja nuk do të merrej më tej me një projekt të tillë. Tani Uashingtoni kërkon të sqarojë statusin e autoritetit qeverisës (governmental authority) në Shqipëri. Këtu nuk përdoret termi qeveri (government).
JALTA
Konferenca e Jaltës, e koduar “Argonaut”, që i zhvilloi punimet më 4-11 shkurt 1945, ishte takimi i kohës së luftës i krerëve të qeverive amerikane, britanike dhe sovjetike, të përfaqësuara përkatësisht, nga Presidenti Franklin D. Ruzvelt (Roosevelt), kryeministri Uinston Çurçill (Winston Churchill) dhe kryeministri Josif Stalin. Konferenca u mblodh në pallatin “Livadia” pranë Jaltës, në Krime. Takimi synonte kryesisht të diskutonte rimëkëmbjen e shteteve evropiane të shkatërruara nga lufta. Brenda pak vitesh, me ndarjen e kontinentit në Luftën e Ftohtë, Jalta u bë objekt polemikash të forta. Në një farë mase, ajo ka mbetur e diskutueshme. Departamenti amerikan i Shtetit kishte planifikuar qëndrimin e vetë ndaj regjimit të ri në Shqipëri pas kësaj konference (marrëveshje midis fuqive të mëdha aleate lidhur me procedurat që duhen respektuar dhe që kanë të bëjnë me çështjet shqiptare). Këtu i kishte varur shpresat dhe Enver Hoxha, me sa duket i informuar nga agjentët e OSS-së. Por aty nuk u përmend Shqipëria. Ndoshta, diçka ishte vendosur 5 muaj më parë, tetor 1944, në Moskë, në takimin Çurçill-Stalin me ujdinë e Përqindjes, ndoshta duke e futur nën ombrellën ose greke ose jugosllave. Deri tani nuk ka ndonjë dokument tjetër.
Dokument 1
Për përfaqësues financash në Uashington
Telegram i z. Aleksandër K. Kërk, këshilltar politik pranë Shtabit të Forcave Aleate, drejtuar Sekretarit të Shtetit
Kazerta, më 20 dhjetor 1944, mesnatë.
[Marrë më 20 dhjetor, ora 21:37]
Tetorin e kaluar, nëpërmjet përfaqësuesit të Zyrës amerikane së Shërbimeve Strategjike (OSS), Fronti Nacional-Çlirimtar (FNÇ) ka kërkuar leje për të dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një përfaqësues të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare. Kjo kërkesë iu përcoll Uashingtonit nga OSS-ja për veprim, por Hoxhës nuk i është dhënë përgjigje. Ministri i Financave [1] në qeverinë e re ka kërkuar gjithashtu leje për dërgimin e një përfaqësuesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar rreth mundësive për të shtypur atje kartëmonedha. Meqenëse FNÇ-ja po këmbëngul pranë përfaqësuesit të OSS-së për të marrë përgjigje, Departamenti i Shtetit do të duhej të sugjeronte natyrën e përgjigjes që OSS-ja duhet t’i japë Hoxhës për sa më sipër.
KËRK [KIRK]
Shënim i origjinalit anglisht:
[1] Nënkolonel Ramadan Çitaku
Dokument 2
Anglezët: Për një qeveri me bazë të gjerë
Telegram i z. Aleksandër K. Kërk, këshilltar politik pranë Shtabit të Forcave Aleate, drejtuar Sekretarit të Shtetit
Kazerta, më 24 dhjetor 1944, ora 19:00
[Marrë ora 19:08]
Nënkolonelit Palmer, [1] i cili u kthye në Shqipëri para disa ditësh, iu dha nga komandanti i forcës 399 [2] direktiva e mëposhtme, teksti i së cilës sipas mesazhit të Forcës Ajrore për Ballkanin (BAF) dërguar këtij shtabi, ishte miratuar nga përfaqësuesi i i ministrit britanik rezident këtu. Palmeri u urdhërua të kthehej në shtabin e Hoxhës dhe në bisedë me këtë të fundit t’i tregonte jozyrtarisht se çështja e akordimit të njohjes së administratës së Hoxhës do të varej kryesisht nga aftësia e tij për dëshmuar se kontrollonte efektivisht vendin dhe se synonte të qeveriste vendin drejt dhe ndershmërisht. Më tej Hoxhës t’i thuhej se do t’i jepej rëndësi dhe do t’i kërkohej atij plus që t’i bënte të qartë opinionit botëror se Hoxha në fakt kishte mbështetjen e të gjithë popullit shqiptar. Palmerit iu tha të theksonte se ngjarje të tilla si trajtimi i pakënaqshëm i oficerëve aleatë të ndërlidhjes, mungesa e bashkëpunimit në disa operacione ushtarake dhe keqtrajtimet e të burgosurve gjermanë do të kiheshin parasysh nga britanikët kur të shqyrtohej akordimi i njohjes. Gjithashtu Palmeri u udhëzua të thoshte se zgjerimi i bazës politike të FNÇ-së, si përfaqësuese e të gjithë vendit, do të shihej me sy të mirë dhe iu tha të tregonte se përfshirja e një njeriu të tillë si Gani Kryeziu dhe e të tjerëve që kanë ndërmarrë hapa aktivë për të dëbuar gjermanët do të ishte mënyra e duhur për bindur aleatët se FNÇ-ja është me të vërtetë përfaqësuese e popullit shqiptar. Palmeri ndodhej aty për të informuar Hoxhën se me meqë Shqipëria u çlirua, britanikëve do t’u duhej të ndalonin dërgimin e furnizimeve ushtarake më 31 dhjetor dhe ishte ngarkuar të bënte të qartë se me t’u larguar gjermanët nga vendi, do të tërhiqeshin edhe misionet e ndryshme operacionale britanike. Në rast se Hoxha kërkonte mbështetje për formacionet e FNÇ-së në Jugosllavi që mbështesnin partizanët kundër gjermanëve atje, Palmeri ishte porositur të informonte se kjo ishte një çështje, cila duhej të zgjidhej mes Titos dhe atij vetë dhe se ai, Palmeri, nuk ishte i autorizuar të siguronte ndihma jashtë kufijve shqiptarë të vitit 1939.
I njëjti mesazh nga BAF-i citonte direktivën drejtuar Palmerit mbi ndihmat për Shqipërinë, ku thuhej se ai autorizohej të informonte Hoxhën se ndihmat do të futeshin në Shqipëri nga ana e shtabit të ML Albania-s [3], por që duhej arritur marrëveshje me Hoxhën për futjen e furnizimeve, në mënyrë që ai të mund të udhëzonte përfaqësuesin i tij përkatës në Durrës. Ndonëse Palmeri nuk ndodhej këtu për të negociuar për këtë çështje, ai vinte të fliste me Hoxhën për këtë propozim dhe t’i kërkonte të udhëzonte autoritetet lokale për të bërë rregullimet e nevojshme dhe të hartohej ndonjë marrëveshje që mund të ishte e nevojshme. Megjithatë, Palmeri autorizohej të shpjegonte vëllimin e ndihmave të propozuara dhe bashkëngjitur me to kushtet themelore, ndërkaq duke shmangur premtime të përcaktuara. Menjëherë me të marrë njoftim për sa më sipër më 16 dhjetor e shtruam këtë gjë me zëvendës-shefin e Shtabit [4] dhe zyrën e ministrit britanik rezident duke theksuar se nuk mendojmë që është e dëshirueshme të lidhen negociatat politike dhe ato të ndihmave së bashku dhe se do të ishte pa vend që Palmerit do t’i duhet të bëjë diskutime të tilla njëkohësisht. Pas diskutimeve të zgjatura për lëndën në fjalë, zëvendës-shefi i shtabit urdhëroi t’i dërgohej telegram urgjent Palmerit, duke i thënë se në asnjë rrethanë të mos diskutonte njëkohësisht me Hoxhën mbi çështje politike dhe ato të ndihmave dhe iu dërgua mesazh tjetër Forcës Ajrore për Ballkanin, ku thuhej se nuk duhej të përfshihej kurrsesi në negociatat e ndihmave në Shqipëri.
Jemi njoftuar tani se më 20 dhjetor Palmeri foli me Hoxhën dhe përvijoi planin e ndihmave duke theksuar se ML-ja nuk mund ta trajtojë si qeveri (governing organization) për gjithë Shqipërinë dhe mund ta marrë në konsideratë vetëm atëherë kur të sigurohet se [qeveria] ka marrë nën kontroll vendbanime të ndryshme. Hoxha ishte i rezervuar gjatë gjithë kohës së përfaqësimit të Palmerit duke mbajtur shënime të shumta. Më pas Hoxha vuri në dukje se do të ishte shumë më e pranueshme të merrej vesh me atë drejtpërdrejtë sesa të nënshkruante marrëveshje me vartës të tij që i drejtoheshin vetëm për ta këshilluar. Ai ishte plotësisht dakord me parimin e shpërndarjes së paanshme dhe të barabartë, por mendonte se ai dhe qeveria (në origjinal: “organization”) e tij mund të gjykonin më mirë se cilat zona kishin më shumë nevojë për ndihma si dhe për përparësi të njëjtë. Ai nuk mund ta konsideronte të nevojshme praninë e vëzhguesve dhe mendonte se disa njerëz pranë shtabit tij do të arrinin të njëjtin pikësynim. Ai hodh te deklarata se ML Albania po bënte çmos të ndihmonte shqiptarët që të ndihmonin veten e tyre dhe deklaroi se nëse ML-ja dislokon furnizime në Durrës ai dhe qeveria (organization) e tij ishin plotësisht në gjendje t’i përpunonin që nga atje mallrat vetëm me pak njerëz nga ML-ja pranë këtij shtabi. Ai theksoi se kjo gjë do të lironte rreth 1200 veta që do të luftonin ende diku tjetër. Ai nuk kundërshton kushtet financiare të marrëveshjes dhe dukej i impresionuar me sasinë e propozuar prej 8-10 mijë tonë furnizime në muaj.
Palmeri vë në dukje se Hoxha ka frikë nga një tjetër [“apparent garble”, këtu: “tekst i palexueshëm”, sqarim në tekstin origjinal] dhe se zbarkimi i forcave të mëdha siç parashikohet në planin e ML-së do të ishte katastrofike dhe ftesë për sulm. Ai mendon se nëse ai do të mund tërhiqej duke bërë disa koncesione në formën e shkurtimit të numrit të trupave, të paktën në fazën fillestare, do të ishte në gjendje të bindte Hoxhën të pranonte. Ai mendon se është e nevojshme të ketë furnizime me ndihma në anijen e parë për të bindur Hoxha në sinqeritetin tonë. Palmeri beson se Hoxha do të kontrollojë të gjithë vendin me ashpërsi.
Nga Brodi (Broad) dëgjojmë se Palmeri raporton që Hoxha dukej shumë i interesuar në sigurimin e njohjes shpejt.
KËRK (KIRK)
Shënime të origjinalit:
[1] Nënkolonel C. A. Palmer, oficer britanik i ndërlidhjes në Shqipëri dhe shefi i Misionit Ushtarak Britanik pranë Ushtrisë Nacional Çlirimtare.
[2] Njësia e mbështetjes e stafi i planifikimit për misione të ndryshme ushtarake britanike në Ballkan. Me seli në Bari, Itali, ka vepruar si organ ndërlidhjeje në prapavijë midis këtyre njësive dhe Forcës Ajrore të Ballkanit, që përgjegjës për të gjitha operacionet britanike në Ballkan
[3] Military Liaison (Albania), organizatë ushtarake britanike e ndihmave humanitare për Shqipërinë.
[4] Gjeneral Major Lowell W. Rooks, Ushtria Amerikane.
Dokument 3
Në pritje të përgjigjes
Telegram i z. Aleksandër K. Kërk, këshilltar politik pranë Shtabit të Forcave Aleate, drejtuar Sekretarit të Shtetit
KAZERTA, më 29 dhjetor 1944, mesnatë.
[Marrë më 30 dhjetor, ora 14:25]
Jemi informuar nga burime të besueshme se nënkoloneli Palmer është udhëzuar kohët e fundit të deklarojë se Britania e Madhe do ta konsideronte veprim armiqësor dërgimin e forcave shqiptare në Greqi dhe se kjo gjë do të shuante çdo mundësi për njohjen nga qeveria e Madhërisë së Tij. Sipas OSS-së Hoxha nuk ka pranuar në mënyrë të prerë se në Çamëri apo në ndonjë vend përtej kufirit jugor ndodhen trupa të tij dhe tha se nuk do të fuste hundët në punët e Greqisë. Numri i 26 dhjetorit i gazetës “Bashkimi”, organ i FNÇ-së, ka përgënjeshtruar në faqen e parë raportimet e BBC-së për lëvizje të tilla. Përgënjeshtrimi mban nënshkrimin e gjeneral-majorit Shehu [1]. Hoxha nuk kundërshtoi dhe aq shumë lidhur me planet për një mision ushtarak britanik që ka nevojë për një gjeneral brigade, kolonelin Palmer si shef politik për herë të dytë, këshilltar plotik shtesë, këshilltar për financat, dy oficerë të shërbimit sekret dhe tre oficerë të terrenit. Miratimi nga Forin Ofisi është ende pezull. Hoxha mbeti dyerve të misionit të OSS-së, me sa duket, në pritje të përgjigjes për kërkesën që kishte bërë për të dërguar në Uashington përfaqësues ushtarak dhe financiar. OSS-ja e Barit rekomandon që gjithsesi misioni të vazhdojë deri më 5 janar.
KIRK
Shënim i origjinalit:
[1] Gjeneral major Mehmet Shehu, shefi i shtabit i ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare.
Dokument 4
DASH: Konsideratat politike
Telegram i të ngarkuarit me detyrën e Sekretarit të Shtetit drejtuar z. Aleksandër K. Kërk, këshilltar politik pranë shtabit të Forcave Aleate në Kazerta
Uashington, më 15 janar 1945
Gjegje telit tuaj të datës 20 dhjetor. Zyrtarë të OSS-së kanë diskutuar me Departamentin e Shtetit rreth dëshirës së FNÇ-së për të dërguar përfaqësues ushtarak dhe financash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata paraqitën prova se operacionet e OSS-së në Shqipëri do të realizoheshin më lehtë nëse FNÇ-së i jepej përgjigje, qoftë dhe jo e favorshme, ndaj kërkesës për të dërguar përfaqësues të tillë në SHBA. Departamenti i Shtetit po informon OSS-në se pozicioni i tij në këtë çështje është si vijon:
Ndonëse kemi mbajtur vazhdimisht qëndrim miqësor ndaj Shqipërisë, të cilën e kemi parë si viktimë agresioni, pavarësia e së cilës duhet rivendosur, mungesa e marrëdhënieve zyrtare me atë vend e bën të vështirë për ne të pranojmë ose ta konsiderojmë të favorshme një kërkesë për dërgimin e përfaqësuesve shqiptarë ushtarak dhe financash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk e shohim të nevojshme të vijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një përfaqësues ushtarak shqiptar. Vetëkuptohet se, gjithsesi, arsyet mbi të cilat mbështetet dëshira e FNC-së për të dërguar një përfaqësues të tillë, tani nuk ekzistojnë më pas asgjësimit të forcave gjermane në Shqipëri. Prandaj nuk do të ndërmarrim asnjë veprim në këtë drejtim nëse problemi nuk ngrihet nga autoritetet tona ushtarake. Po kështu lidhur me dërgimin e një përfaqësuesi për financa, i përmbahemi pikëpamjes për të mos pranuar kërkesën e shqiptarëve në momentin aktual. Edhe po të bindemi për realizueshmërinë ekonomike të programit valutor të FNÇ-së (the FNC currency program), konsideratat politike nuk do të na lejonin të merreshim më tej me një projekt të tillë pa u sqaruar statusi i autoritetit qeverisës në Shqipëri dhe pa u arritur marrëveshje midis fuqive të mëdha aleate lidhur me procedurat që duhen respektuar dhe që kanë të bëjnë me çështjet shqiptare.
Ndonëse për sa më sipër nuk ka për qëllim që ju ose anëtarët e personelit tuaj në Bari duhet të përpiqeni zyrtarisht t’ua përcillni përfaqësuesve shqiptarë, transmetohet sa për informim dhe për ta përdorur ku ta shihni të arsyeshme.
GRJU (GREW)
Shënim:
Përkthimi dhe titujt e dokumenteve janë të “Investigim-it”.
Ramadan Çitaku (1914-1990)
Ramadan Çitaku (1914-1990), politikan shqiptar i periudhës komuniste. U lind në qytetin e Mitrovicës (Kosovë). Ka mbaruar shkollën e mesme teknike të Tiranës. Në fund të viteve 1930 u përfshi në lëvizjen komuniste, në “Grupin e të Rinjve”. Është anëtar themelues i partisë komuniste shqiptare, anëtar i komitetit qendror të përkohshëm të saj. Një nga udhëheqësit më autoritarë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës në periudhën e luftës dhe pas saj, njihej me pseudonimin “Baca”. Pjesëmarrës në Konferencën e 16 shtatorit 1943 në Pezë. Anëtar i KQ dhe byrosë politike të PKSH më 1943, 1944. Anëtar i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë partizane qysh në krijim. Një nga 118 anëtarët e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe i Kryesisë së tij, që u zgjodh nga Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944. Mbante gradën e nënkolonelit. Në vitin 1945-1950 anëtar i Asamblesë Kushtetuese dhe deputet i sesionit të parë të Kuvendit Popullor. Ministër i Financave i Shqipërisë në periudhën 22 tetor 1944- 6 shkurt 1948, si dhe ambasador në Jugosllavi në vitet 1947-1948. Më vonë ka kryer disa detyra të tjera diplomatike. Për një kohë anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Drejtor i Përgjithshëm i Arkave të Kursimit.
OSS, agjencia e “007-ve” të Luftës II Botërore
Zyra e Shërbimeve Strategjike (OSS – Office of Strategic Services) ishte agjenci e qeverisë amerikane e zbulimit e formuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte agjencia spiunazhi e kohës së luftës, dhe paraardhëse e Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA – Central Intelligence Agency). OSS-ja koordinonte aktivitetet e spiunazhit prapa linjave të armikut në dobi të llojeve të armëve të ushtrisë amerikane. Zyra e Shërbimeve Strategjike u themelua me urdhër luftarak të Presidentit Ruzvelt (Roosevelt) më 13 qershor, 1942. Ajo kishte si detyrë mbledhjen dhe analizën e informacioneve strategjike dhe kryerjen e operacioneve speciale. Gjatë Luftës II Botërore, OSS-ja ka furnizuar hartuesit e politikave me fakte dhe vlerësime, por OSS-ja nuk kishte juridiksion mbi të gjitha aktivitetet e zbulimit të jashtëm. FBI-ja ishte përgjegjëse për punën e shërbimit të fshehtë në Amerikën Latine dhe Ushtria dhe Marina ruajtur fushat e tyre të përgjegjësisë. Akti për Sigurinë Kombëtare i vitit 1947 krijoi agjencinë e parë të shërbimeve sekrete të përhershme të kohës paqes, CIA-n, e cila më pas mori funksionet e OSS-së. Emrat e të gjithë personelit të OSS dhe dokumentet e shërbimit në OSS, më parë të klasifikuara si tejet sekrete, hapën nga Arkivat Kombëtare të SHBA më 14 gusht, 2008.
Operacioni “Tolstoj”, ose Konferenca IV e Moskës
Konferenca e Katërt e Moskës, e koduar “Konferenca Tolstoj” midis aleatëve të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore u zhvillua më 9 tetor – 19 tetor 1944. Përfaqësues kryesorë të Bashkimit Sovjetik ishin lideri Josif Stalin dhe ministri i jashtëm Vjaçesllav Molotov. Përfaqësuesit kryesorë të Britanisë së Madhe ishin kryeministri Uinston Çurçill (Winston Churchill) dhe sekretari i Jashtëm Entoni Iden (Anthony Eden). Kurse ambasadori amerikan në Moskë Averell Harriman, ishte vëzhgues. Gjithashtu në konferencë ishin të pranishme dy delegacione polake, njëra e qeverisë në mërgim me seli në Londër dhe tjera e qeverisë së përkohshme komuniste me seli në Lublin. Çështjet e diskutuara në këtë konferencë ishin hyrja e Bashkimit Sovjetik në luftë kundër Japonisë, e ardhmja e Polonisë, ndarja e Ballkanit pas luftës në formën e një ujdie të supozuar që njihet si Marrëveshja e Përqindjeve.
“Ujdia e Përqindjeve”
Marrëveshja e Përqindjeve ishte një ujdi e supozuar mes Stalinit dhe Çurçilli se si duhej ndarë Evropa Juglindore në sfera të influencës. Kjo ka ndodhur gjatë Konferencës së Katërt Moskë, në vitin 1944. Më 9 tetor 1944, Çurçilli sugjeroi se Bashkimi Sovjetik duhet të kishte 90 për qind ndikim në Rumani dhe 75 për qind në Bullgari; Britania e Madhe duhet të kishte 90 për qind në Greqi, ndërsa në Hungari dhe Jugosllavi, Çurçilli sugjeroi që duhet të kishin nga 50 për qind secila. Çurçilli e shkroi në një copë letër, të cilën e shtyu në drejtim të Stalinit, i cili i vuri një shenjë pohimi dhe ia ktheu sërish.
-A nuk do të konsiderohej si shumë cinike, që ne aq lehtë i zgjidhëm problemet që prekin miliona njerëz? Më mirë le ta djegim këtë letër …
- Jo, mbajeni me vete – tha Stalini.
Çurçilli e palosi letrën më dysh dhe e vuri në xhep.
"ENVER HOXHA"
Kohët e fundit ka pasur një rritje të interesimit e të diskutimit mbi figurat historike, të cilët janë shoqëruar dhe me shkrime e botime të ndryshme mbi jetën dhe veprimtarinë e tyre. Kjo është padyshim një gjë e mirë dhe e dobishme. Historia është një fushë e hapur për opinione të të gjithë krahëve dhe ato, sido që të jenë, shërbejnë si nxitje për rishikimin e sipas rastit dhe për rivlerësimin e figurave historike dhe të historisë, përgjithësisht e cila gjithnjë do të ketë nevojë për dokumentacion të ri e për mendim të ri. Por, ky është një proces i pafund që realizohet me punë këmbëngulëse e të vazhdueshme, e jo me fushata e me aksione, me kërkime e me qëmtime serioze mbi dokumente, për të njohur çdo detaj me rëndësi në jetën e tyre, e jo për të shuar kureshtjen me to apo akoma me keq për të “gërmuar” në biografi e pastaj për të ndërtuar fushata denigrimi ndaj tyre siç është vepruar dhe në rastin e përgatitjes së librit “Enver Hoxha” të autorit Blendi Fevziu.
Çdo periudhë historike ka protagonistët e vet, ka figurat e saj, të cilët duhen trajtuar me kujdes, me objektivitet në lidhje me kohën, me kushtet e me rrethanat në të cilat ata kanë vepruar. Për punimet historike, përfshi dhe biografitë mbi figurat historike, janë të huaja qëndrimet e njëanshme, tendencioze, përzgjedhja dhe manipulimi me “fakte”, me citate të shkëputura nga konteksti apo dhe me thashetheme. Punimet që hartohen në këtë mënyrë, me këtë metodë zakonisht nuk mirëpriten e nuk lënë shije të mirë. Punimi nuk bëhet për t`iu përgjigjur një momenti të caktuar politik dhe për të kënaqur një rreth të caktuar njerëzish, qofshin këta dhe politikanë, por për t’ju përgjigjur interesimit të gjerë të opinionit publik, për të plotësuar një nevojë të lexuesit të gjerë, pra dhe të historiografisë shqiptare, pavarësisht se ai nuk është një punim i mirëfilltë shkencor.
Njëri nga autorët e shumtë që kanë shkruar mbi librin shtronte pyetjen: Kush është ky njeri që hedh baltë në këtë mënyrë mbi një personalitet e një periudhë të tërë historike? Kjo, në fakt nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka ajo çfarë është shkruar e jo kush je ti e kush jam unë, me kë rri ti e me kë rri unë. Në këtë rast nuk ka vlerë shprehja “më thuaj me kë rri, të të them kush je”. Synimi dhe preokupimi i librit dhe i autorit është i qartë, denigrimi i Enver Hoxhës dhe mohimi i periudhës së tij me qëllim që nga historia bashkëkohore të mbeten dy periudha të “arta”, mbretëria zogiste dhe qeverisja e sotme, të tjerat të denigrohen e të mohohen.
Mirëpo, kjo nuk është e lehtë të bëhet as me Enver Hoxhën dhe as me periudhën historike përkatëse, një periudhë shumë e rëndësishme dhe shumë e ndjeshme për opinionin publik, siç nuk është e lehtë dhe të shkruash për ta, aq më tepër në një ambient te politizuar, siç është ky i yni, i ndarë në vlerësimin e tij e përgjithësisht të kaluarës me një numër jo të pakët nostalgjikësh, që nuk të lejojnë t‘i bësh as kritikën më të vogël Enver Hoxhës e politikave të tij dhe me një numër kundërshtarësh, po kaq të nxehtë, në krahun tjetër, që kërkojnë të mohohet totalisht; me një klasë politike që s‘mund ta them se është injorante,por të paktën jo realiste, jo e mençur, që kthen kokën prapa e nuk shikon përpara. Që merret me historinë e u nuk merret me ekonominë, me pushtetarë që nga mënyra se si këmbëngulin të trajtohet, më mirë të them të denigrohet kjo figurë, e përgjithësisht e kaluara. Të krijohet përshtypja se vuajnë ende nga komplekset e së kaluarës, për arsyet që i dinë ata. Kartës së anti-komunizmit të tundur prej më shumë se dy dekadash, i ka dalë tashmë boja. Ajo nuk mund të përdoret më, as për hedhur baltë mbi të shkuarën, e cila sido që të ketë qenë është e shkuara dhe as për të justifikuar e për të mbuluar problemet e sotme.
A i ishte Fevziu, personi i duhur për të hartuar një biografi mbi Enver Hoxhën, madje të parën biografi për të, siç na thotë vetë autori. Në disa aspekte po, në disa të tjera jo. Ai nuk është pa kulturë e sidomos pa iniciativë. Nuk është dhe pa njohje të problemeve, por kjo njohje është sipërfaqësore, aq sa e kërkon emisioni “Opinion” që ai drejton, por e pamjaftueshme për më tej, për punë të tilla serioze, siç është dhe hartimi i një biografie për një figurë të këtyre përmasave. Ai nuk është gjithashtu i paanshëm. Rreshtimi hapur me pushtetin e me të djathtën ekstreme e ka paragjykuar librin ende pa dalë, ka ulur besueshmërinë e tij. Intelektuali i vërtetë,- shkruan prof. Rexhep Qosja,- nuk rreshtohet kurrë me pushtetin, nuk bëhet kurrë palë me të, por qëndron në opozitë dhe lufton gjithmonë që ai të bëhet i arsyeshëm e i dobishëm, jo vetëm për zyrtarët por dhe për qytetarët. Së fundi, ai nuk është historian, nuk njeh, siç do të duhej në një rast të tillë historinë,periudhën përkatëse dhe dokumentacionin e saj. Kërkesë kjo e domosdoshme për të pasur akses e sukses në një punë të tillë, që s`është e lehtë të realizohet.
Është e vërtetë që jashtëzakonisht biografitë mbi udhëheqësit e mbi politikanët e njohur nuk shkruhen nga historianë, por nga publicistë e gazetarë. Por, ata janë njerëz me kulturë e me përvojë të madhe dhe bëjnë gjithashtu një punë të madhe përgatitore, që zgjat me vite para se të ulen të shkruajnë. Nga ana tjetër, ata nuk jetojnë në ambientin tonë shoqëror të politizuar, të ndarë sipas klaneve, sipas partive, sipas interesave, sipas krahinave e pse jo dhe sipas feve, pavarësisht se asnjëra nga këto nuk pranohen, prandaj dhe në disa drejtime ato thellohen. Janë këto disa nga arsyet përse tek ne ende nuk është lehtë të shkruash sepse menjëherë ndesh në reagime, kryesisht të njerëzve fanatikë që duan të shfrytëzojnë rastin për të treguar besnikërinë ndaj pushtetit apo pushteteve. Këto janë disa nga problemet apo shkaqet përse vendi, edhe pas më shumë se dy dekadave, vazhdon të jetë në tranzicion, jo vetëm ekonomik, por dhe politik i ndarë në kampe kundërshtare, të vendosur në llogore të palëvizshëm e të mbërthyer në polemika pa fund, që shprehin më së shumti ambicien për pushtet, se sa preokupim për njerëzit e për jetën e tyre.
Për librin e Fevziut mund të thuhen shumë gjëra e mund të shkruhet gjatë, por kësaj here dua të nënvizoj vetëm dy-tri gjëra që mua më duken me rëndësi, pa pasur fare merak se ndonjëri do të thotë se po mbron Enver Hoxhën. Unë jam historian pikërisht i kësaj periudhe. Si pedagog shumëvjeçar në Universitet dhe punonjës shkencor në Akademinë e Shkencave kam qenë gjithnjë i bindur se me historinë e me figurat historike, sidomos në një vend të vogël e me një popull si ky i yni, që e çmon historinë, që jeton me të, duhet bërë shumë kujdes që ata të trajtohen me objektivitet, pa paragjykime, pa denigrime. Asnjë personalitet, pavarësisht përmasave e krahut, nuk mund të jetë i përsosur, i pagabueshëm. Historiografia shqiptare me të drejtë po përpiqet t‘i çmitizojë figurat historike, për t‘i parë ata realisht si njerëz realë.
Por, nga ana tjetër duke theksuar se aftësitë, përkushtimi dhe kontributi i një figure historike shfaqen sidomos në periudha kthese, në momente vendimtare të historisë, atëherë kur ajo shtron detyra që kanë të bëjnë me ardhmërinë e një vendi e një kombi dhe një moment i tillë ishte padyshim Lufta Nacionalçlirimtare, pa të cilën nuk mund të kuptohet vendi dhe roli i figurës që trajtohet në libër. Pikërisht ,disa gjëra kryesisht nga kjo periudhë do të përpiqem të sjell në vëmendje, sigurisht duke iu referuar librit që po diskutojmë.
Çështja e parë ka të bëjë me përpjekjen e autorit për ta paraqitur Enver Hoxhën si një njeri pa shkollë,pa kulturë, injorant, mediokër, të paaftë, të pazotin, pa kurrfarë aktiviteti e bek graundi, që rastësisht hyri në politikë dhe krejt rastësisht erdhi në krye të PKSH e më pas dhe të vendit. Do të mjaftojnë dy tri gjëra, dy tri momente, të mbështetur në dokumente, për të kuptuar se në këtë rast autori gabon, se realiteti nuk është kështu.
Hyrja e Enver Hoxhës në politikë u bë shpejt, në moshë fare të re, por dhe në mënyrë krejt të natyrshme, normale. Askush nuk lind politikan apo udhëheqës, por mund të bëhet i tillë kur i përkushtohet tërësisht kauzës që përqafon, kur di të shfrytëzojë rrethana që krijohen dhe momentin historik të përshtatshëm. Ai u bë shpejt i njohur në rrethet intelektuale e më pas dhe politike, për shkak të shkollimit jashtë, aq sa ishte, por që në atë kohë nuk ishte pak, të disa dhuntive personale, të prejardhjes nga një familje e vjetër, e njohur, qytetare, me tradita kulturore e patriotike, me njohje e lidhje të shumta etj, por dhe të hyzmetit që nisi t’i bëjë vetes, të ardhmes së vet, që më pas do të lidhej dhe me të ardhmen e vendit. Ai nuk u caktua rastësisht,- siç thotë Fevziu,- të flasë në Shkodër, në rastin e marrjes së eshtrave të Çerçiz Topullit e të Muço Qullit, fjalë e cila, duhet thënë se bëri përshtypje jo të vogël. Aty, ai u zotua në emër të djalërisë shqiptare se do të ndjekë rrugën e tyre dhe do të luftojë për të përmirësuar e ndryshuar gjendjen e vendit. Këtë s‘mund ta bënte pa qenë dikushi. Pretendimi se u caktua pasi u sëmur me grip Dosti, nuk qëndron. Por edhe sikur të ishte kështu, edhe kjo nuk është pak. Fevziu nuk bën mirë që çdo gjë të mirë që lidhet me të, e konsideron të rastësishme. Në Shkodër delegacioni shkoi i organizuar, me gjëra të kopsitura mirë, të diskutuara e të vendosura deri në detaje, pasi ishte një aktivitet i rëndësishëm politik e patriotik.
Ecim më tej: Abaz Ermenji shkruan se kur erdhi në Korçë, si profesor gjimnazi,ku isha edhe unë, Enveri nisi aktivitetin, nisi propagandën për komunizmin. Në këtë kuadër, takonte njerëz e u fliste për komunizmin e për nevojën e organizimit. Një ditë, këtë e bëri edhe me mua. Në një shëtitje së bashku jashtë qytetit, ai nisi të më flasë për komunizmin dhe donte të më mbushte mendjen mua se vetëm komunizmi do ta shpëtojë këtë vend. Nga këto pohime të Ermenjit, një figurë e besueshme dhe e respektueshme, del se ai nuk ishte kurrkush, se kurrkushi nuk mund ta bëjë këtë punë. Kjo punë dhe ky aktivitet do ta shqetësonin Ministrinë e Brendshme, e cila do të urdhërojë organet vartëse në Korçë, që ai të ndiqej,të survejohej, puna e tij të mbikëqyrej; madje kjo u bë dhe shkak që të pushohej nga puna.
Ecim më tej: Në demonstratën e organizuar në Tiranë, në prag të themelimit të PKSH-së, më 28 tetor 1941, në përvjetorin e marshimit fashist në Romë, më e madhja demonstratë në të gjithë vitet e pushtimit, Enver Hoxha është në ballë të demonstruesve, ndër organizatorët e saj, që përleshet me forcat e karabinierisë. Fotot e shpërndara të nesërmen bashkë me urdhrin e arrestit, flasin për një njeri të evidentuar e të skeduar më parë prej organeve përkatëse, për shkak të veprimtarie së zhvilluar, e cila konsiderohej e rrezikshme për regjimin e pushtimit. Është pranuar se kjo demonstratë që vuri në alarm regjimin, që tronditi themelet e tij; përshpejtoi dhe procesin e nisur për afrimin e grupeve dhe krijimin e PKSH.
Të tre këto momente që trajtova shkurtimisht më lart nuk shkojnë në favor të pohimit që bëhet në libër, se ai ishte një njeri pa kurrfarë njohjeje e aktiviteti para se Koço Tashko “ta merrte për dore”, në mbledhjen themeluese të PKSH, për të plotësuar numrin e delegatëve të grupit të Krocës,- një absurditet me të cilin nuk ia vlen të merresh e të komentohet. Koço Tashko në kujtimet e para, të shkruara menjëherë pas çlirimit, ka shkruar se Enver Hoxha luajti një rol të madh, bile ai thotë vendimtar, në afrimin e grupeve dhe në themelimin e PKSH, si dhe në organizimin e Luftës Nacionalçlirimtare,.Pa angazhimin dhe rolin e tij, këto dy ngjarje të mëdha, -thekson Tashko, - do të ishte e vështire, në mos e pamundur, që të kurorëzoheshin me sukses, siç u kurorëzuan.
Për sa i përket zgjedhjes në udhëheqje të PKSH, kjo çështje është shpjeguar shumë qartë, bile në studion e “TV Klan”, në emisionin “Opinion”, nga profesor Kristo Frashëri. Sipas tij, dy ishin arsyet e zgjedhjes në Komitetin Qendror; së pari në mbledhje, gjatë diskutimeve dhe debateve ai u dallua si intelektual, si njeri me kulturë dhe kjo bëri përshtypje në pjesëmarrësit; së dyti ai nuk ishte implikuar më parë në tarafet, në sherret, në grindjet e në mosmarrëveshjet në mes grupeve. Të dyja këto përbenin një avantazh, një arsye që ai të evidentohej e të përzgjidhej ndër kandidaturat për Komitetin Qendror të PKSH. Më pas, zgjidhet sekretar politik i qarkorit të Tiranës dhe nga kjo pozitë luan rolin e koordinatorit të Partisë, në fakt të udhëheqësit të saj. Kësaj periudhe i takojnë një numër komunikimesh, njoftimesh e udhëzimesh të lëshuara prej tij për qarkoret e partisë, të cilat ndodhen në arkiva, si dhe veprimtari të tjera të rëndësishme të organizuara në Tiranë e në qytete të tjera. Në të gjitha këto ai paraqitet si numri një i partisë, deri sa në Konferencën e Parë të Vendit të PKSH, në mars 1943, zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm.
Në libër kjo ngjitje e shpejtë shpjegohet me mbështetjen e dhënë nga Miladin Popovici. Asnjeri nga bashkëpunëtoret e tij, udhëheqës të PKSH, pjesëmarrës në Mbledhjen Themeluese dhe në Konferencën e Parë të Vendit të PKSH nuk e ka pohuar këtë, madje as kur janë dënuar nga Enver Hoxha. Megjithatë, edhe sikur të jetë kështu, nuk ka asgjë të keqe; ai erdhi këtu i dërguar nga PKJ-ja, por si përfaqësues i Kominternit, për të ndihmuar në krijimin e në organizimin e një partie të re, pa përvojë dhe pa hyrë në hollësira, me duhet të pohoj, se n disa aspekte e probleme të rëndësishme, përfshi dhe atë të Kosovës, qëndrimet e tij dalloheshin nga përfaqësuesit e tjerë jugosllavë. Pikërisht ato u bënë dhe shkak që udhëheqja jugosllave ta largojë nga Shqipëria, pa mbaruar ende lufta.
Në libër i kushtohet vëmendje Plenumit të Dytë të KQ të PKSH, një moment ky, sigurisht me rëndësi për të gjykuar mbi Partinë e mbi Enver Hoxhën. Por duke u përqendruar tek autokritika e Enver Hoxhës dhe kritikat e bëra në adresë të tij, duke sjellë çfarë tha ai e çfarë tha ky, të krijohet përshtypja se autori ndjek një tendencë të qartë, për të grumbulluar material komprometues, për paaftësinë, për gabimet, për përgjegjësit e tij. Me këto që i ka servirur lexuesit, ai ka menduar se e rëndon, kurse në të vërtetë ndodh e kundërta. Gjithsesi do të ishte në të mirë të punimit e të vetë autorit, që të mos merrej me thashethemet e mbledhjes, por të jepej informacioni i duhur e pa dyshim dhe gjykimi i duhur mbi thelbin e problemit, mbi atë që ndodhi në plenum, mbi prapaskenën që organizuan jugosllavët, me mbështetjen dhe të disa anëtarëve me peshë të plenumit e të Byrosë Politike, pasi organizimi i saj nuk ishte i rastit. Kishte arsye të forta që i detyruan jugosllavët të veprojnë me kaq nxitim, pikërisht në ato momente kur lufta po shkonte drejt fundit dhe çlirimi i plotë i vendit ishte punë ditësh. Nga kontaktet, bisedimet, debatet për probleme të ndryshme, të rëndësishme, përfshi dhe çështjen e Kosovës, të ardhmes së saj, ata kishin krijuar bindjen se me Enver Hoxhën, këtë njeri “të pa zotin”, “të paaftë”, ishte e vështirë,- siç thoshte Tempo, të komunikohej, të bisedohej e aq më pak të mirëkuptohej, për rrjedhoje me të nuk kishte asnjë siguri, as realizimi i planeve për aneksimin e Shqipërisë, përmes “bashkimit vullnetar” në Federatën Jugosllave dhe as sundimi, i qetë e pa probleme i Kosovës, prandaj duhej vepruar sa nuk ishte vonë, për të ndryshuar situatën, për të ndryshuar kreun e Partisë.
Pikërisht për këtë qëllim u shfrytëzua mbledhja e plenumit, e cila do të devijohej nga problemet për të cilat qe thirrur, për t‘i lënë vendin diskutimit mbi shtrembërimet, devijimet e gabimet që, sipas jugosllavëve qenë vërtetuar në jetën dhe veprimtarinë e partisë. Në plenum situata në parti u nxi totalisht; vija e ndjekur u konsiderua e u vlerësua, siç dëshironin jugosllavët, e gabuar, me lëkundje e devijime serioze, herë majtas dhe herë djathtas, me qëndrime herë oportuniste e herë sektare, të cilat i paskëshin sjellë dëm partisë dhe vendit, paçka se realiteti ishte krejt ndryshe. Vendi po shkonte drejt çlirimit të plotë dhe kjo ishte prova më e mirë e drejtësisë së vijës dhe rrugës së ndjekur. Përgjegjës për këtë situatë e për këto gabime bëhej Enver Hoxha, prandaj ndaj tij u drejtua e u përqendrua i gjithë zjarri, e gjithë goditja. Synimi ishte i qartë: heqja e tij dhe zëvendësimi me një tjetër udhëheqës, që jepte më shumë shpresa për mirëkuptim e për bashkëpunim me jugosllavët.
Plenumi është një ngjarje e rendë, që duhet analizuar me kujdes, pa paragjykime e pa spekulime. Në materialet voluminoze të plenumit ka dhe kritika të drejta, për punën e partisë dhe për vetë Enver Hoxhën, por me to nuk duhet abuzuar e spekuluar. Ato tregonin demokracinë e kësaj partie, që në atë kohë nuk e kishte asnjë forcë tjetër politike. Por, në diskutimet e pjesëmarrësve nuk mund të mos shikosh dhe prirjen për të nxirë, pa të drejtë, situatën në parti, pikërisht në një kohë që, siç thashë vendi po shkonte drejt çlirimit dhe kjo përbënte një meritë të pamohueshme për partinë e për udhëheqjen e saj.
Në situatën e rëndë të krijuar në mbledhje, për shkak të ndërhyrjes së përfaqësuesve jugosllavë, për Enver Hoxhën kishte dy rrugë: Së pari, të hapej loja, t‘u kundërvihej sulmeve që tani po vinin jo vetëm nga jugosllavët, por dhe nga bashkëpunëtoret e tij të ngushtë, që për momentin po e linin në baltë; një rrugë kjo që nuk dihej si mund të përfundonte e se ku do të çonte, por gjasa kishte që të çonte në dorëheqje ose në shkarkimin e tij, të cilën e dëshironin dhe e kërkonin jugosllavët, por tani dhe disa prestare të udhëheqjes së partisë, të bashkuar me ta, që synonin t‘i zinin vendin. Dorëheqja do të ishte një akt shumë i rëndë, që mund të sillte ndërlikime të mëdha. Ajo do të ashpërsonte luftën për pushtet, rivalitetin në mes të kandidateve, që synonin të zinin vendin e tij, të cilën e nxisnin dhe jugosllavët, AKA do të thellonte përçarjen në udhëheqjen e Partie. Nga ana tjetër, zëvendësimi i tij do të krijonte probleme në parti, në pushtet e në ushtri, të shoqëruara me pasiguri, me reagime, me kundërshtime e mosaprovim të një akti të tillë, poshtë, në bazën e partisë, në organizatat e partisë por dhe në radhët e ushtrisë, ku ai gëzonte një simpati e autoritet të padiskutueshëm.
Të gjithë këtë situatë konfuze, të paqartë, të pasigurtë, do ta shfrytëzonin me siguri jugosllavët për të imponuar zgjidhet e propozimet e tyre, çka do të ishte me pasoja të rënda, të rrezikshme për pavarësinë e atdheut. Me këtë mund të shpjegohet përse ai zgjodhi autokritikën në vend të dorëheqjes, duke i dhënë kështu fund dilemave për zëvendësim dhe duke “djegur” planet jugosllave për eliminimin e tij. Qëndrimi autokritik, pranimi i gabimeve dhe i përgjegjësive, jepte mundësi që problemet e ngritura në plenum të sqaroheshin, e mbi të gjitha të mos qëndrohej vetëm këtu, të gozhduar pas ngërçit të krijuar nga jugosllavët, por të kapërcehej ai dhe vëmendja të përqendrohej në atë që ishte e rëndësishme, madje vendimtare për momentin, në përpunimin e në miratimin e masave për të çuar deri në fund programin e Partisë, për të përfunduar çlirimin e vendit dhe për t`u përgatitur për qeverisjen e tij pas lufte.
Një qëndrim i tillë pati efekte pozitive të menjëhershme në mbledhje. Anëtarët e plenumit, pas lëkundjeve të para, të pjesshme, duke çmuar pikërisht këtë qëndrim, por dhe meritat në drejtimin e partisë e të luftës, mbështetën Enver Hoxhën dhe nuk lanë hapësire për të shtruar e aq më pak për të pranuar zëvendësimin e tij nga postet që mbante në parti e në pushtet. Kështu u kapërcye një moment delikat, një situatë shumë e rëndë, e provokuar dhe e organizuar nga jugosllavët, e cila do kishte pasur reperkusione të rënda, jo vetëm për PKSH, por dhe për vendin, për pavarësinë e tij.
Mirëpo, për fat të keq, mesa duket, Enver Hoxha nuk do ta harrojë kurrë këtë plenum dhe as ata që e lanë në baltë, në një moment delikat, duke u bashkuar me akuzat jugosllave. Inati për jugosllavët, por dhe për ta, do të zgjasë gjatë. Duke dyshuar vazhdimisht për ta, për veprimtarinë e fshehtë që mund të organizohej kundër tij, ai do të mbikëqyrë rreptësisht punën e tyre dhe në momente të caktuara, kur dyshimet shtoheshin edhe për shkak të informatave që merreshin nga burime të ndryshme, brenda e jashtë vendit, dhe situatat në parti e në vend rëndoheshin, dhe për shkak të presionit të jashtëm, një pjesë e mirë e tyre, që nga Koçi Xoxe e deri tek Mehmet Shehu, do të eliminoheshin si armiq, pavarësisht faktit se ata kishin qenë ndër bashkëpunëtoret e tij të ngushtë dhe së bashku kishin udhëhequr luftën. Ngjarjet që lidhen me këto zhvillime, të cilat pikënisjen e kanë që këtu, në këtë plenum famëkeq, në ndërhyrjet, intrigat dhe synimet jugosllave, por jo vetëm të tyre, do të përbëjnë faqen më tronditëse në të gjithë veprimtarinë e historinë e PPSH-së e të Enver Hoxhës.
Pjesa e dyte
Historiani Xhelal Gjeçovi, analizon në mënyrë të hollësishëm, librin biografik të Blendi Fevziut për Enver Hoxhën. Sipas tij, ekziston për personazhet e njohur, arkivi personal, i cili edhe pse ndodhet në arkiv, mund të shihet vetëm me leje të familjes. Historiani përveç se thotë që arkivi personal i Enverit ka qenë e pamundur të shihej, ngre pikëpyetjet e tij për faktet që sjell autori. Në këtë pjesë të dytë të analizës, ne do të gjejmë pikërisht këtë logjikë argumentimi.
Siç u tha dhe në pjesën e parë të shkrimit,Enver Hoxha është një figurë e madhe, komplekse, që ka drejtuar për gjysëm shekulli këtë vend dhe trajtimi i një figure të tillë nuk është aq e lehtë, pasi në raste të tilla, në botime të tilla, siç shkruan Prof.Rexhep Qosja lexuesi, sidomos brezat e rinjë që nuk e kanë jetuar këtë periudhë,duan të shikojnë të pasqyruar besnikërisht jetën dhe veprimtarinë e figurës historike të marrë në studim, por dhe jetën e vendit në periudhën që ai ka drejtuar shtetin shqiptar, ashtu siç kanë qenë ata, me të mirat e më të këqiat, me anët pozitive dhe ato negative. Kjo ka shumë rëndësi pasi është historia e jonë, është puna dhe lufta e një populli të tërë,jo për disa muaj apo disa vite, por për gjysëm shekulli. Por kjo nuk arrihet lehtë, as me tre-katër muaj dhe as me tre-katër vite. Ajo kërkon një jetë të tërë, një përkushtim e angazhim serioz, një punë të jashtëzakonshme, me dokumentacionin e me bibliografinë, me arkivat e me bibliotekat, të vendit dhe të huaja, ndryshe nuk mund të pasqyrohen as veprimtaria e një figure të tillë,e këtyre përmasave dhe as historia e vendit në periudhën përkatëse.
Ndryshe nga politika, puna në shkencë nuk bëhet me urraa e me aksione,dhe as për t‘i shërbyer, siç e kam theksuar dhe në pjesën e parë njëmomenti tëcaktuar politik, që mund të të japi ca para e ca përgëzime nga politikanët e interesuar që të nxihet çdo gjë nga e kaluara, por humbet gjëra më të rëndësishme, siç janë personaliteti dhe dinjiteti, si njeri e si krijues.
Për fat të keq, nga disa ende mendohet se gjeja me e lehtë, të cilën mund ta bëjë kushdo, biles pa ndonjë vështirësi, pa ndonjë preokupim e angazhim të veçantë është historia, të shkruarit e historisë. Por, një mentalitet i tillë është i gabuar. Historia është shkencë, është profesion, që nuk zotërohet lehtë, me leximin në këmbë, për kuriozitet apo për qëllime spekulative të disa dokumenteve apo librave historie.
Natyrisht, në hapësirat e pafund të historisë ka vend për të gjithë, por në çdo rast ajo kërkon përkushtim e angazhim serioz, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje e figura të periudhave të reja, siç janë dhe Lufta e paslufta, dy periudha të ndërlikuara e të debatuara gjerësisht, ku protogonistët apo njerëzit e tyre janë ende gjallë e aktivë në jetën shoqërore dhe opinioni publik tepër i ndjeshëm ndaj trajtimit që u bëhet atyre.
Së dyti, akoma tek ne nuk po kuptohet që jeta në demokraci është garë e jo luftë, është konkurrencë vlerash e jo mohim e denigrim i tyre. Luftë konsiderohet nga ideologjia komuniste e jo nga ideologjitë liberale. Në këtë vështrim, konkurrenca, gara e jo lufta, me të shkuarën, në mes sistemeve e në kuadër të tyre dhe në mes qeverisjeve, përballohet e fitohet jo me sharje e me sulme, me denigrim e me mohim të gjthçkaje, por me punë e me ndryshime që vijnë përmes punës, në ekonomi, në prodhim, në mirëqenie, në kulturë, në demokraci të cilat duhet të jenë të prekshme, jo vetëm për një pjesë, për pushtetin e për zyrtarët, por dhe për qytetarët. Në këtë terren fitohet gara, afirmohen vlerat dhe epersitë e një sistemi apo një qeverisjeje dhe kapërcehen nostalgjitë.
Autori thotë që në titull se libri është bazuar në arkivin personal të Enver Hoxhës, por në fakt nuk është kështu. Çdo njeri, aq më shumë personalitetet politike kanë jetën e tyre personale, private dhe atë shoqërore, të pasqyruara në dokumente, të cilat përbëjnë të ashtuquajturin arkiv personal, i cili ruhet në arkivin e shtetit dhe nuk i jepet askujt për shfrytëzim pa lejen e familjes, pasi jeta private e secilit mbrohet me ligj, sa je gjallë, por dhe pas vdekjes. Atëherë ku e gjeti Fevziu këtë arkiv, kush ja dha mundësinë dhe të drejtën që të hyjë në jetën personale, private të tjetrit. Për efekte studimi, unë kam parë në arkiv shumë gjëra nga jeta e disa figurave që kanë vepruar gjatë luftës dhe në periudhën menjëherë pas saj, deri në vitin 1948 dhe në përfundim kërkova që disa prej tyre, që në fakt nuk kishin të bënin me jetën e tyre private, se ajo nuk më interesonte, por me aktivitetin shoqëror e politik, të fotokopjoheshin e të më jepeshin, por ato nuk m‘u dhanë, me arsyetimin se është pjesë e arkivit të tyre personal, i cili mund të jepej vetëm me lejen e familjeve të tyre. Pavarësisht pakënaqësisë që pata për momentin, më pas gjykova se një rregull i tillë është i drejtë dhe duhet respektuar, pasi i mbron figurat historike,jetën e tyre private nga spekulantet politike.
Po arkivin personal të Enver Hoxhës, qe autori pretendon se e ka shfrytëzua në këtë rast, s‘i ka mundur ta shtjerë në dorë?! Në fakt, me këtë që thotë ai ka dashur të tërheqë vëmendjen e njerëzve, të shtojë interesimin për librin, të nxitë shitjen e tij sepse siç thekson njëri prej autorëve të shumtë që kanë shkruar mbi librin, ai është hartuar pa pasur asnjë dokument me firmën e arkivit të shtetit. Hartimi i librit, siç shihet qarte, është bërë bazuar kryesisht në thashethemet e mbledhura anë e kënd, përfshi dhe dëshmitë e njerëzve të pakënaqur nga regjimi, me ose pa të drejtë apo dhe kundërshtarë të PPSH e të Enver Hoxhës. Sigurisht, në këtë rast është parë në këmbë, përciptazi, vetëm për të gjetur “fakte” komprometuese dhe pxhes,nga njedrez te deshtuar ne jete jo per fain e tij,porbotimi me dokumente, i përgatitur nga Plasari dhe Malltezi.
Megjithëse i përgatitur në mënyrë selektive, si në kohën e komunizmit, gjithësesi ai përmban dokumente të rëndësishme, nga leximi korrekt i të cilave, për ata që dinë dhe duan t‘i lexojnë siç janë shkruar, del e qartë se Enver Hoxha dhe politikat e tij nuk kanë qenë anti-kombëtare, siç cilësoheshin, që në titull, në botimin e parë,e siç përpiqet të provojë dhe Fevziu në libër, por “kombëtare, nacionaliste, në interes e në dobi të vendit”, siç shkruan Rexhinald Hibbert, oficer me rëndësi i misionit anglez, në librin mbi Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri. Por, me mënyrën dhe metodën që përdor Fevziu,duke shkëputur citate nga konteksti dhe duke i interpretuar, siç i do qejfi, në funksion të qëllimit që i ka vënë vetes, sigurisht që përmbajtja dhe e vërteta, që përbajnë dokumentet e këtij botimi shtrembërohen e deformohen. Në këtë vështrim mund të thuhet se kemi të bëjmë jo me një veprimtari, qoftë dhe publicistike, objektive, të ndershme, për të nxjerrë në shesh e për të pasqyruar të vërtetën ashtu siç ka qenë ajo me të mirat e me të këqijat e saj, por një veprimtari manipulative, për ta fshehur atë, për të shtrembëruar historinë e një personaliteti të tillë , siç është Enver Hoxha, që në fakt është e pandarë nga historia e vendit për gjysëm shekulli. Këtu qëndron manipulimi, shtrembërimi e spekulimi me historinë e vendit.
Siç thash, autori e ka mbështetur punimin e vet kryesisht në pohimet e në kujtimet e kundërshtarëve politike, çka flet për tendenciozitetin e për synimet e tij. Nga padija apo qëllimisht apo dhe për kohën e shkurtër në dispozicion, janë lënë jashtë vëmendjes, pa u shfrytëzuar mjaft dokumente të rëndësishme të kohës, të domosdoshëm për një punim me pretendime si ky. Shkrime, kujtime, dëshmi të njerëzve të thjeshtë dhe të personaliteteve të kohës, të politikës, të kulturës, të artit etj. Në arkiv ka gjithashtu plot dokumente që pasqyrojnë takimet, bisedimet, debatet me përfaqesues të shteteve aleate, me misionarët anglezë e amerikanë, të atashuar pranë Shtabit të Përgjithshëm, si dhe me përfaqësuesit jugosllav, me Tempon, me Stoinicin etj. Të gjithë këta, pas lufte kanë shkruar, kanë dhënë opinionet, përshtypjet e tyre nga këto takime. Kështu, njërit prej tyre, shefi i misionit ushtarak anglez Palmer, duke folur për kulturën e këtij njeriu të “pakulturuar”, siç përpiqet ta paraqesë Fevziu, ndër të tjera shkruan. ‘Enver Hoxha ishte një figurë interesante, një personalitet që të imponohesh me intransigjencën, por dhe me inteligjencën e me kulturën, njihte shumë mirë gjuhën, kulturën dhe historinë e Francës, një njohje që do ta dëshironte e do ta kishte zili edhe francezi më i kulturuar. Ai ishte padyshim ndër udhëheqësi më të aftë e më të ditur, por fatkeqësisht ishte komunist dhe ideologjia nga e cila udhëhiqet, nuk kish të ardhme”.
Fevziu bën sikur është i preokupuar për zbardhjen e krimeve të Enver Hoxhës, e se ky na paskësh qenë dhe motivi që e shtyti t‘i futet hartimit të librit. Unë do të bashkohesha në këtë rast me të, do ta mirëkuptoja e përshëndesja nëse do të ishte e vërtetë kjo; unë e kam të vështirë ta besojë, për derisa nuk e kam dëgjuar qoftë dhe një herë të vetme që të shprehet, që të dënojë dhe krimet e krahut tjetër, para Enver Hoxhës dhe pas tij; nga Zogu, biles ndaj figurave të spikatura të kohës, ndaj patriotëve të mëdhenj të këtij vendi, siç ishte Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Avni Rustemi etj; nga ballistët gjatë luftës, së bashku me gjermanët. Vetëm në masakrën e 4 Shkurtit 1944, janë vrarë brenda një nate 86 qytetarë të pafajshëm e Fevziu nuk ka shkruar për ta as 86 gjysma fjalësh. A thua ata nuk ishin njerëz, nuk ishin shqiptarë, nuk e meritojnë të shkruhet për ta, të nderohet kujtimi i tyre? Po kështu nuk e kam parë apo dëgjuar të shkruaj apo të flasë për të vrarët e kohës së demokracisë, duke filluar nga katër dëshmorët e demokracisë në Shkodër, një vit pas përmbysjes së regjimit komunist, për të ardhur te katër demonstruesit paqësor të vrarë para një viti, para kryeministrisë. Do të thuash ti se numri i tyre është i pakrahasueshëm me të vrarët e regjimit komunist. Këtë krahasim nuk e bëj dot, pasi edhe të vrarët në demokraci nuk janë pak; po të kihet parasysh 97-ta, Gërdeci etj, nuk e di sa shkon numri i tyre. Por, pavarësisht kësaj, ato gjithsesi duhen gjykuar e dënuar njëlloj, në çdo kohë e në çdo regjim, qoftë ai komunist, monarkist apo demokratik sepse është e njëjta logjike, është logjika që ka shpjeguar prof. Frashëri para Fevziut, në studion e tij, në emisionin “Opinion”, është logjika e pushtetit, e qëndrimit gjatë në pushtet, që i shpërfytyron njerëzit.
Në libër u jepet një vend i konsiderueshëm akteve që ai i quan terroriste gjate luftës dhe ndoshta mire ka bërë; por edhe në këtë rast nuk tregohet realist, çka të krijon përshtypjen se kjo bëhet me qëllim që të nxihet e të çvlerësohet lufta. Do të ishte mirë që, para se të trajtojë këtë temë, të paktën për këtë periudhë të konsultohej me dokumentet apo dhe me shkrimet e pjesëmarrësve në luftë. Njëri ndër ta, një figurë e respektuar e luftës dhe e periudhës pas saj, Gjeneral Rrahman Përllaku, që sigurisht nuk është enverist, por realist, pasi e ka pësuar edhe vete nga regjimi i Enver Hoxhës, në një intervistë të dhënë para pak kohe, në një të përditshme, ndër të tjera shkruan se gjatë luftës “askush nuk dënohej pa vendim dhe pa u bindur se ishte kundër luftës dhe në shërbim të okupatorit”. Lufta vazhdon me tej ai “nuk ishte terror të vrasim këtë e të vrasim atë”. Dhe unë jam i prirur ta besoj atë, të paktën si dëshmitar okular i asaj kohe, aq më tepër kur kam parasysh pergjegjësitë që ka pasur në drejtimin e njësive partizane, e sidomos karakterin e tij.
Kurse, për të dënuarit pas lufte, Fevziu besoj e di se shumica e tyre u dënuan për bashkëpunim me pushtuesit. Që ka pasur teprime, dënime të ashpra, në ndonjë rast dhe të pa justifikuara, kjo mund të pranohet, por ato duhen parë e gjykuar konkretisht, një për një, e padyshim dhe me logjikën e kohës. Në atë kohë, qëndrime të tilla të ashpra ndaj kësaj kategorie, u mbajtën kudo, në të gjitha vendet demokratike. Franca nuk ia fali bashkëpunimin me gjermanët as mareshalit të famshëm Peten, që udhëhoqi betejën e Vaterlos në Luftën e Parë Botërore, që e shpëtoi Francën nga pushtimi. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në moshën nëntëdhjetë vjeçare u dënua me vdekje për bashkëpunim me gjermanët, për pjesëmarrjen në qeverinë e Vishisë, të ngritur prej tyre, por për shkak të moshës dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm ku dhe vdiq në burg.
Periudha pas lufte, që në libër trajtohet me një tendencë të theksuar, me një synim të qartë, që të nxihet e të mohohet gjithçka, ka sigurisht problemet e veta. Ajo është një periudhë e gjatë dhe e ndërlikuar, me arritje të pamohueshme në disa fusha të rëndësishme e jetike, por dhe me gabime e dështime në disa të tjera. Në një qeverisje të gjatë, gati gjysëm shekullore ato janë të kuptueshme, sidomos për kushtet e vendit tonë, një vend i vogël, thellësisht i prapambetur, i rrethuar nga shtete që janë përpjekur jo ta ndihmojnë por ta pengojnë. Por, gjithsesi periudha pas lufte nuk është ajo që paraqitet nga Fevziu dhe nga autorë të tjerë tendenciozë, si diktatura më e egër në të gjithë lindjen komuniste, një slogan që përdoret vazhdimisht për efekte e qëllime propagandistike. Është e vërtetë që shteti që ndërtoi Enver Hoxha ishte diktaturë, por nuk ishin më liberale e më demokratike regjimet në vendet e tjera të lindjes, si në Rumani, në Hungrari, në Poloni etj., apo dhe në Jugosllavinë e Titos, që për vite të tëra gjakosi e shtypi egërsisht shqiptarët e Kosovës.
Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet fakti që edhe në kuadër të kësaj diktature, vendi njohu përparime e ndryshime jo të vogla, madje në disa aspekte e fusha, të mëdha e shumë të mëdha. Nuk e teproj të them së në këto vite, në disa drejtime të rëndësishme të jetës shoqërore u kapërcyen shekujt; u realizua një emancipim i madh shoqëror e kulturor i vendit e i popullit.
Kurse Kosova, çështja e Kosovës me të cilën është spekuluar vazhdimisht e këtë përpiqet ta bëjë dhe Fevziu, është mbrojtur me të gjithë mundësitë e fuqitë që ka pasur shteti shqiptar. Në dokumentet e bëra publike kohët e fundit, përfshi dhe ato që pasqyrojnë takimet e bisedimet me Stalinin e me Titon pas lufte, pavarësisht se autori nuk u referohet qoftë edhe një herë të vetme, del e qartë se Kosova ka qenë ndër preokupimet e mëdha e të vazhdueshme të shtetit shqiptar e të Enver Hoxhës, një prioritet e qëndrim konstant i politikës së tyre. Bërja publike e dokumenteve të mësipërme u ka hequr mundësinë spekulanteve politike, këtu e në Kosovë, që nuk kanë pushuar së propaganduari se Kosova është shitur, është tradhtuar nga Shqipëria, nga shteti shqiptar e nga Enver Hoxha, duke u përpjekur kështu të bëjnë diversion me këtë çështje, të krijojnë lëkundje e pakënaqësi në opinionin kosovar mbi qëndrimet e Shqipërisë në të kaluarën. Në dokumente konfirmohen pohimet e akademikut Rexhep Qosja, se gjatë tërë viteve të rënda të pushtimit serb, kur mbi Kosovën dhe kosovarët ushtrohej dhunë e genocid shfarosës i pandërprerë dhe Evropa heshtte, e vetmja mbrojtja na vinte vetëm nga Tirana zyrtare, nga shteti shqiptar e nga Enver Hoxha.
Gjithsesi, problemet e kësaj periudhe, periudhës gati gjysëm shekullore të drejtimit të vendit nga Enver Hoxha, nuk janë të pakta, sidomos me fushën e demokracisë e të drejtave të njeriut; mllefet, meritë ndaj bashkëpunëtoreve të fashizmit e ndaj klasave që kishin qeverisur në të kaluarën vendin, vazhduan gjatë, shumë gjatë dhe lufta e klasave, me goditjet që e shoqëronin, u shtri dhe në rrethin e tyre familjar e shoqëror, duke renduar jetën e shtresave të tëra shoqërore, të atyre që sot quhen “të persekutuarit politike të regjimit komunist”, të cilët megjithatë janë shumë më fisnikë, më të arsyeshëm e më me pak mllefe se ata që nuk kanë vuajtur, por përkundrazi kanë qenë pjesë e sistemit, të përkëdhelurit e tij.
Autori në fakt nuk është përballur tamam me këtë periudhë, me problemet e saj, në libër ato janë anashkaluar, për t‘u lënë vendin e për t‘u marrë me cikërrima, me banalitete, me thashetheme, me jetën private, të deformuar sigurisht, që gjithsesi nuk i vlen askujt.
Për opinionin tashme është e qartë, se qëllimi i librit ka qenë që të hidhet baltë ndaj figurës që trajtohet, e sigurisht dhe ndaj periudhës historike, në të cilën ai ka drejtuar vendin, një orvatje kjo e paracaktuar të mos ketë sukses, të paktën për dy arsye logjike; me këtë periudhë nuk na ndajnë shekujt, që të jetë mbuluar nga pluhuri i harresës e që të mund të spekulohet në këtë mënyrë dhe së dyti, njerëzit nuk janë aq naive sa të mos kuptojnë përse orkestrohen fushata të tilla denigruese ndaj historisë dhe figurave të saj; nuk janë aq naive, sa t‘u besojnë të pavërtetave që përhapen në kuadër të tyre, veç të tjerave dhe përmes botimeve të tilla.
Fund
Ja çfarë thotë pos tjerash për Enver Hoxhën,
K. Danaj në librin e tij "50 vjet-histori e pahumbur"
...
Duan apo nuk duan sot një pjesë e shqiptarëve dhe e politikanëve të tyre, në të ardhmen kjo do të quhet një ndër periudhat më të lavdishme e barabartë me atë të Skenderbeut, në mos më shumë. Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t'i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i'u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t'ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u'a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i'u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto "krime" të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t'i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t'i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga zjarri i Luftës Nacional-Çlirimtare, që deshën t'i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i'a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
Sot është koha e krimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!
Stilian wrote:Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!
Ja çfarë thotë pos tjerash për Enver Hoxhën,
K. Danaj në librin e tij "50 vjet-histori e pahumbur"
...
Duan apo nuk duan sot një pjesë e shqiptarëve dhe e politikanëve të tyre, në të ardhmen kjo do të quhet një ndër periudhat më të lavdishme e barabartë me atë të Skenderbeut, në mos më shumë. Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t'i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i'u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t'ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Sot është koha e krimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!
Admirimi yt per diktatorin eshte i peshtire. Enver Hoxha nuk i dha asnje lavdi Shqiperise, pervec asaj qe ne jemi nje nga kombet me te perbuzura ne Evrope. Shqiptaret jane simbol i mafies e prostitucionit, si rezultat i njeriut te ri qe krijoi diktatori. Ndryshe nga Napoleoni, Enver Hoxha bente lufte me armiq imagjinare, kurse armiq te vertete kishte shqiptaret e ditur dhe patriote, qe aspironin per nje Shqiperi demokratike. Ceshte e verteta kete lufte ai e fitoi, duke sanksionuar injorancen dhe ulesine ne krye te shqiptareve.
Cmimi qe sot paguajne shqiptaret qe kishin ne krye Enver Hoxhen eshte i tmerrshem, por une mendoj qe te diskutosh per Enverin, eshte humbje kohe dhe ti ndoshta kete synon, te shperqendrosh vemendjen tone nga temat e rendesishme. Sa here qe ne sjellim ndonje material interesant, shfaqesh ti me keto tema. Te siguroj qe dikush do kujdeset qe kjo mos te ndodhe me.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Stilian wrote:Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!
Ja çfarë thotë pos tjerash për Enver Hoxhën,
K. Danaj në librin e tij "50 vjet-histori e pahumbur"
...
Duan apo nuk duan sot një pjesë e shqiptarëve dhe e politikanëve të tyre, në të ardhmen kjo do të quhet një ndër periudhat më të lavdishme e barabartë me atë të Skenderbeut, në mos më shumë. Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t'i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i'u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t'ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Sot është koha e krimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!
Admirimi yt per diktatorin eshte i peshtire. Enver Hoxha nuk i dha asnje lavdi Shqiperise, pervec asaj qe ne jemi nje nga kombet me te perbuzura ne Evrope. Shqiptaret jane simbol i mafies e prostitucionit, si rezultat i njeriut te ri qe krijoi diktatori. Ndryshe nga Napoleoni, Enver Hoxha bente lufte me armiq imagjinare, kurse armiq te vertete kishte shqiptaret e ditur dhe patriote, qe aspironin per nje Shqiperi demokratike. Ceshte e verteta kete lufte ai e fitoi, duke sanksionuar injorancen dhe ulesine ne krye te shqiptareve.
Cmimi qe sot paguajne shqiptaret qe kishin ne krye Enver Hoxhen eshte i tmerrshem, por une mendoj qe te diskutosh per Enverin, eshte humbje kohe dhe ti ndoshta kete synon, te shperqendrosh vemendjen tone nga temat e rendesishme. Sa here qe ne sjellim ndonje material interesant, shfaqesh ti me keto tema. Te siguroj qe dikush do kujdeset qe kjo mos te ndodhe me.
ahahahahah, nuk te detyron njeri qe te lexoshe ate qe publikoje une!!
Stilian wrote:
ahahahahah, nuk te detyron njeri qe te lexoshe ate qe publikoje une!!
Mire stilian, qe te qeshim te tere, sa e do ndeshkimin per mosrespektin tend karshi ketij forumit, anetareve sikurse moderatoreve dhe mbi te gjitha viktimave te xhaxhit tend?
Dy jave, nje muaj apo pergjithmone!?
Zgjidh ti per momentin. Mendoj se jam me demokrat se idhulli yt e po ta le ty ne dore kete gje! Kthe pergjigje brenda dites se sotshme ndryshe une do behem si Enver Hoxha karshi teje, pra do te denoj me heqje te fjales se lire qe ketu.
Si ia morën gjakun 100 foshnjave për t’ia dhënë Enver Hoxhës?
Kurban 100 foshnje për t’i bërë transfuzion gjaku Enver Hoxhës pasi i bënte mirë për shëndetin.....
Visar Zhiti është një nga të dënuarit politik të sistemit diktatorial të Shqipërisë. Gjithashtu, është një nga anëtarët e revoltës së burgut të Qafës së Barit. Revoltë e cila pasoi atë të burgut famë keq të Spaçit. Për të kuptuar më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje ai do t’u përgjigjet disa pyetjeve që gazetari Nebil Çika ka përgatitur për të.
Z.Zhiti revolta e kryer në burgun Qafës së Barit ka një përputhje me datën që ka ndodhur edhe një revoltë tjetër në një burg tjetër komunist, atë të Spaçit. Në një dokument që unë kam gjetur të Ministrinë së Brendshme hidhet dyshimi që ju nëpërmjet revoltës suaj po përkujtonit revoltën e Spaçit. A ka patur një përgatitje që revolta që ju kryet në Qafë Bar të kishte lidhje date me atë të Spaçit?
Kjo është një enigmë. Po aq sa duket si rastësi, aq edhe nuk është edhe rastësi. Edhe policët që na hidheshin për të na goditur na thonë që ne donim të përsërisnim revoltën e kryer në Spaç.
Kishte të burgosur që kanë qenë të burgosur edhe në Spaç gjatë revoltës suaj ?
Po kishte edhe të burgosur që kishin qenë në Spaç gjatë kohës së revoltës. Kishte të burgosur në që kanë marrë pjesë në të dy revoltat. Ata ndjenin një ndjenjë të dyzuar. Kishin edhe frikë pasi kishin përjetuar mjaft tortura, por kishin edhe guxim për të treguar forcën. I burgosuri nuk ka as një gjë dhe u ngrit kundër shtetit komunist që i kishte të gjitha.
Si nisi revolta? Si ishte atmosfera ?
Revolta nisi nga të gjitha rrethanat. Së pari puna që bënim ne ishte tepër e rëndë. Ne punonim në minierë me tre turne. Herë uji hynte në rroba, pikonte edhe nga tavanet e minierës. Uji ishte me acid që të diqte lëkurën. Herë binin edhe shkëmbinjtë nga sipër. Ajo ishte një minierë që nuk mund të punohej nga forca e njeriut. Në burg ishin edhe njerëz që kishin qenë inxhinierë me sovjetikët dhe ata na kanë thënë që Qafa e Barit nuk mund të punohej nga forca e njeriut. Pasi në të kishte temperatura të ulëta, ujë të acidituar. Pra ajo minierë nuk duhej shfrytëzuar me njerëz, por me makineri. Edhe shteti komunist i kohës nuk po e shfrytëzonte me njerëz, por me të burgosur pasi sipas tyre ne nuk ishim njerëz. Kjo gjë ishte reciproke sepse as ne nuk i quanim njerëz ata. Përpara se të na fusnin nëpër galeri, oficerët e burgut na bënin kontrolle. Por jo kontrolle siç bëhen në aeroporte. Në mes të dëborës ata na zhvishnin për të na bërë kontroll. Na hiqnin opingat, pasi këpucët ishin shenjë qytetarie dhe nuk duhet të kishim as një lidhje me qytetarinë. Njerëzve i binin të fikët nga të ftohtit. Në një rast njërit i ranë të fikët dhe policët mendonin se mos ishte një mashtrim dhe e dogjën me cigare për ta vërtetuar. Një pjesë tjetër e torturës ishte edhe leximi i librave të Enver Hoxhës. Pra çdo ditë ishte një torturë për ne dhe ne ishim të gatshëm për të shpërthyer. 22 maji nuk kishte ndonjë gjë e veçantë nga të tjerat. Komunistët kishin një parim makabër. Ata donin që të plotësohej norma e punës ose në të kundërt të nxirrnin shpirtin. Kishte raste që norma e punës nuk plotësohej nga shembjet e shkëmbinjve dhe për pasojë shumë të burgosur nuk mund të plotësonin normën e punës. Ata na rikthenin përsëri në minierë për të plotësonim normën. Më 22 maj komandanti i rojës pyeti se kush nuk e kishte plotësuar normën dhe roja u përgjigj që Ndue Pisha me Ndue Prognin nuk e kishin plotësuar normën. Në atë moment komandanti dha urdhrin që ata të ktheheshin përsëri në minierë. Një nga të burgosurit, Sokol Sokoli, i tha komandanti se ata nuk kishin arsye se përse të ktheheshin në galeri, pasi nuk ishte faji i tyre që ata nuk e kishin plotësuar normën. Edhe dy të burgosurit që nuk kishin plotësuar normën të njëjtën gjë kërkuan. Komandanti iu përgjigj duke i thënë se duhet të shkonin ose në të kundërt do të fillonte dhuna. Dhe me të vërtetë në atë moment filloi dhuna. Të burgosurit nisën duke u përleshur me policët. U ngrit Sokol Sokoli, një djalë shumë i vuajtur, dhe i kërkoi që mos t’i preknin me dorë. Policët dhanë urdhër që të mblidheshim të gjithë duke na thënë se donim të bënim një revoltë. Shumë herë ia kam bërë vetes këtë pyetje se mos vallë edhe regjimi e donte vetë një revoltë të burgosurish.
Ju mendoni se regjimi komunist donte një revoltë ?
Unë ju thash që ne ishim një barut gati për të shpërthyer. Dëshirë nuk kishim që ta humbnim jetën kot. Shumë shpesh ne flisnim me ushtarakë të burgosur dhe ata na jepnin mendime se si mund të mposhtej regjimi. Për Sandër Sokolin që ishte një ushtarak i specializuar në Kinë dhe komunistët e kishin futur në burg, flitej që kishte dëshirë për të formuar një parti. Dua të them se dëshirat dhe ëndrrat për përmbysje ishin. Donin të tjerë që ta konkretizonin këtë gjë. Mua më dukej e pamundur, se kjo mund të konkretizohej, por në biseda disa persona mendonin se mund të bëhej. Kur ishte periudha që do të bëhej revolta në burg, flitej nëse Enver Hoxha ishte gjallë apo jo. Ne i dinim shumë mirë kinezeritë që kryheshin në atë kohë, pasi në burg kishte nga të gjitha llojet e njerëzve dhe hamendësimet ishin nga më të çuditshme. Shumë veta mendonin që Enveri kishte vdekur dhe ne udhëhiqeshim nga një kufomë. Në atë kohë po përgatitej ardhja e Ramiz Alisë. Për atë thuhej se mos Ramizi ishte shumë liberal, por që nuk ishte e vërtetë. Ai ishte po aq gjakatar sa Enveri dhe më shumë dinak se ai. Kjo gjë i bënte përshtypje njerëzve pasi në të gjithë Europën Komuniste as një Ministër Arsimi, siç ka qenë Ramiz Alia, nuk e ka marrë pushtetin pas vdekjes së një diktatori. Të gjithë i trembeshim liberalizimit. Dhe duke parë këtë gjendje që ishim ne “Barut i Thatë” ata vepruan për t’i bërë më dije Ramiz Alisë që sistemi kishte mjaft kundërshtarë. Prandaj mendoj që edhe vetë ata e donin një revoltë. Madje pati edhe thirrje politike në të.
Sa zgjati revolta juaj ? A mund të na e tregoni në mënyrë më të detajuar se si ndodhi shtypja e revoltës ?
Te burgosurit i mbyllën në mensë. Policët thanë që të ktheheshin të burgosurit që nuk kishin plotësuar normën pasi duhet që ta bënin punën me doemos. Po të njëjtët persona që u ngritën në fillim, u kthyen kundër policëve duke i kërkuar atyre që t’i linin të qetë. Policët thirrën emrat e personave që nuk kishin plotësuar normën dhe i morën dhe i futën në birucë. Për ata që nuk e dinë, burgu brenda vetes ka edhe një burg tjetër që është biruca.
Çfarë kushtesh kishte biruca ?
Dihet që kushtet janë më të rënda. Pakësohej ushqimi, hiqeshin veshjet që i burgosuri të kishte ftohtë. Dyshemeja ishte e akullt dhe aty i linin të burgosurit 20 ditë, aty policët i rrihnin të burgosurit. Prej këtyre gjërave të burgosurit kërkuan që policët mos t’i preknin me dorë personat që nuk kishin plotësuar normën. Ata i morën të burgosurit dhe i futën në birucë, ndërsa ne të tjerëve na nxorën në oborr. Kur ishim në oborr filluam të dëgjonim britmat e të burgosurve që ishin brenda në birucë. Kishte filluar rrahja e tyre nga ana e policëve. Në këtë moment të burgosurit shpërthyen derën dhe hynë brenda në mencë përsëri. Gjendja u qetësua përsëri nga policët. Ata filluan të thonin se ne ishim armiq, që duheshim që të riedukoheshim dhe se nuk na lejohej të bënim revolta. Kur u dëgjua një thirrje nga brendia e të burgosurve. “Kriminela” i tha një nga të burgosurit policëve dhe i hodhën një stol të mencës sipër policëve. Aty filloi edhe përleshja me policët. Që të gjithë ne i gjuanim me stola rojet. Policët që deri në atë ditë shiheshin si të pamposhtur e panë veten që edhe ata ishin të thyeshëm. Nuk ishin të fortë sa armët e tyre, pasi policëve nuk u lejohej që të futeshin brenda në burg me armë. Ëndrra e çdo të burgosuri ishte që policët të hynin me armë dhe t’ia rrëmbenim. Dolën jashtë të burgosurit dhe policët. Të burgosurit intensifikuan goditjet dhe i nxorrën jashtë kampit policët. Në përleshje ishte edhe një komisar nga fshatrat e Korçës. Njëri nga të burgosurit rrëmbeu kapelen e tij dhe iku. Në atë moment ai nuk dinte se çfarë të bënte dhe iku me vrap. Ai dha dhe shembullin tek policët e tjerë të cilët ia mbathën së bashku me të. Në atë moment u pa që kampi ishte pa policë. U krijua një gjendje shumë e çuditshme. Për atë moment unë ndjeva lirinë. Ne nuk dinim se çfarë të bënim. Në të tilla çaste dilnin njerëzit e mençur. Mbaj mend një nga të burgosurit Skënder Tufo i cili ishte vetëm një fëmijë që nuk kishte mbushur as 18 vjeç tha që të mbushnim ujë pasi mund të na linin pa ujë siç ndodhi edhe në Spaç. Filluan duke u marrë masa për të përballuar rrethimin. Tentuan të vinin policë dhe të burgosurit i sprapsën përsëri, madje i ndoqën deri tek dera e kampit. Ata u afruan aq shumë sa u dha urdhri që policët të gjuanin me armë mbi të burgosurit. Kosta Gjerdeni u godit nga plumb në shpatull. Një mjek që ishte brenda e mjekoi atë.
Si u shtyp revolta ?
U shumëfishua rrethimi. Ndërmjet kullave të rrethimit ishin vendosur ushtarë. Në vendin ku kishte një roje, u vendosën gjashtë roje. Ata kërkuan që ne të dorëzoheshim dhe të dorëzonim organizatorët. Dhanë edhe një ultimatum për t’u dorëzuar ose në të kundërt do të qëllonin mbi të gjithë. Kishte nga ata të burgosur që thonin se ishin shkelur vetë ligjet e komunizmit. Ne nuk ishim dënuar me punë të detyruar por me heqje lirije. Madje ishte shkelur edhe një nga virtytet e socializmit pasi ne punonim dhe nuk paguheshim. Ishim vetëm skllevër në atë kamp përqendrimi. Komunistët nuk e pranonin dialogun. Ndryshe nga revolta e Spaçit ku komunistët pranuan të bisedonin me të burgosurit, këtu ata nuk pranuan. Në Qaf Bar erdhi helikopteri me zv.Ministrin, Zylyftar Ramizi, i cili bërtiste me megafon që ne të dorëzoheshim dhe hynë me qindra forca policie të armatosur brenda në kamp. Stampistët na ulën në mes të oborrit të burgut dhe midis nesh ecnin polic të cilët na shkelnin me këmbë. Ata lexonin emrat e personave që ishin filmuar nga jashtë. Emrat e personave që thirreshin i riarrestonin dhe gjëja më e keqe ishte se personat që merreshin, nuk dihej se ku përfundonin. Që në fillim stampistët fillonin t’i rrihnin të burgosurit me mënyrat më makabre. Këta njerëz që ecnin midis dy gardheve të policëve shpesh herë nuk i preknin këmbët në tokë. Nga të rrahurat të burgosurit vdisnin pa u dënuar me gjyq. Kur ishim në përkujtimoren e revoltës një bashkëvuajtësi im më tha një gjë rrëqethëse për torturat që i kishin bërë Sokol Sokolit. Siç ishte i lidhur me zinxhir, polici i vinte këmbën në fyt dhe e thoshte Sokolit “thuaj rroftë Enver Hoxha”. Ai nuk e pranonte dhe i kthehej duke i thënë “poshtë Enver Hoxha” në këtë moment ai e shtypte më shumë këmbën drejt fytit të tij. Ky u dënua me pushkatim. Ishin dy të dënuar me pushkatim, Sokol Sokloi dhe Tom Ndoja.Burgu i Qaf Barit kishte policë që nuk kish ishin shumë të stërvitur për tortura. Pas revoltës ata u specializuan më shumë se sa policët e Spaçit. Shumë nga të burgosurit u torturuan. Një ish- oficer i burgosur u fut në arkivol i gjallë dhe i thanë që të firmoste se ishte organizuar një revoltë dhe ishin disa persona që e kishin udhëhequr atë, duke i ofruar faljen nga dënimi. Të gjithë këtë presion ai bënin kur ai ishte brenda në arkivol. Shqipëria në atë kohë kishte kontraktuar disa persona që të mësonin metodat e torturave ku kishin mësuar edhe metodën e “arkivolit”. Në të cilën brenda në arkivol linin një pemë bambuje e cila u rriste pesë centimetra në ditë duke e ç’puar së gjalli të torturuarin. Mbaj mend që më ka thënë Sandër Sokoli i cili kishte shkuar në Kinë për specializim dhe më pas u burgos. Kur ai kishte qenë në Kinë, specialistët atje ishin habitur nga shqiptarët duke i thënë se nuk kishin nevojë për specializim pasi ishin mjaft të përgatitur. Ata i kishin thënë se shqiptarët ishin më mizorë në tortura. Personi i futur brenda në arkivol nuk pranoi që të firmoste. U dënuan rreth 20 persona me rreth 200 vjet burg, ndërsa dy të tjerë me pushkatim i cili u bë më 9 qershor në orën 12 të natës.
Si e morët vesh për ekzekutimin e shokëve ?
Mbas revoltës së Spaçit burgu ishte shumë makabër. Herë pas here kur zbulohej një grup dhe pushkatohej, neve na thërrisnin dhe na tregonin se kë kishin pushkatuar. Në rastin tonë na mblodhi komisari i burgut dhe na tha që ishte pushkatuar Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Në pushkatimin e tyre nuk ka patur fare skuadër pushkatimi. Ata janë pushkatuar nga dy persona në një fushë afër Shkodrës. Sokol Sokolit i raportuan që Gjykata nuk i kishte falur dhe se do të pushkatoheshin. Sokoli i kishte kërkuar që të mos ta pushkatonin prapa krahëve dhe se do ta hapte vetë gropën e tij të varrit. Tom Ndojës i kanë shtuar 30 rreshta në akuzën e tij në mënyrën më cinike dhe ai përpara pushkatimit ka thënë “Rroftë Drejtësia”. Edhe pse ai e dinte që drejtësi nuk kishte, ai mendonte për drejtësinë e të ardhmes. Dua të theksoj se Tom Ndoja edhe Sokol Sokoli janë martirë të demokracisë, ndërsa me ligjin e sotëm trajtohen si terrorist dhe nuk marrin dëmshpërblimin e merituar. Duke hedhur poshtë të gjithë guximin e tyre për t’i dalë kundër komunizmit. As zoti nuk e dëmshpërblen atë që i ka ndodhur të burgosurve, askush nuk ia kthen jetën. Nëse ligji i konsideron si terrorist do të thotë se shoqëria jonë është ende e lirë.
Z.Zhiti që të dy martirët që ju përmendët kanë gradën ‘Nderi i Kombit” që është edhe grada me e lartë që mund t’i jepet një personi. Ju mendoni se nuk e marrin dëmshpërblimin familjarët e tyre për shkak të nenit të terrorizmit ?
Po ngaqë është neni i terrorizmit në ligj. Këtë argument më kanë thënë edhe të tjerë. Por ajo që nuk kuptoj është se ligjet i bëjnë njerëzit dhe vet këta njerëz nuk e heqin dot këtë nen nga ligji për të përndjekurit politik? Jam i interesuar dhe mendoj se nuk ka as një pengesë.
Në një dokument që unë kamë parë thuhet se që të dy të burgosurve u janë hequr sytë.
Është një ngjarje shumë makabre. Ju si i pranishëm në revoltë a e dini se në çfarë mënyrë i janë hequr sytë, kur ishin të gjallë apo të vdekur?
Gjatë ekzekutimit të tyre është dhënë një urdhër ku thuhet që t’u hiqen sytë të dy pjesëmarrësve të revoltës dhe t’i çohen Ministrisë së Shëndetësisë. Ky është urdhri më idiot që mund të ketë dhënë qeveria komuniste. Ky ishte vendimi më idiot në Europën Komuniste që mund të jap të tilla urdhra pasi nuk kishte as shkencëtar dhe as mjekësi të përparuar që t’u duheshin sytë e dy martirëve. Apo ju deshën për të marrë ndonjë lëndë për të kuruar sytë e Enverit që ishin duke u verbuar. Këtë nuk e di por mund të jetë një mundësi.
Është diskutuar mundësia e trafikimit të organeve të njerëzve në atë kohë.
Nuk besoj se ishim aq të aftë sa të mund të kryenim trafik organesh. S’di ç’të them. Unë mendoj se është një makabritet dhe se mund të ketë shërbyer në shërimin e syve të diktatorit. Unë di një fakt që ma treguar Lins Ngjela, ish i burgosur politik. Ai më ka thënë se në maternitetin e Tiranës janë bërë kurban 100 foshnje për t’i bërë transfuzion gjaku Enver Hoxhës pasi i bënte mirë për shëndetin. Ai më ka thënë se në një libër të tij ai ka shkruar një telegram ngushëllimi drejtorisë së maternitetit për vdekjen e bebeve në këtë maternitet dhe se ishte shumë i dëshpëruar nga lajmi. Unë e kam kontrolluar dhe me të vërtetë ekziston një telegram i tillë. Pra kjo diktaturë e çmendur mund të kishte edhe delire të tilla ku mund të bëhej shkencë. Këto gjëra duhet ti vërtetoj një mjek, një jurist pasi nuk janë deklarata të kota.
Visar në një dëshmi Bedri Blloshmit, vëllai i Vilson Blloshmit, thotë se drejtori i burgut bashkoi dy stola gjatë revoltës dhe ka thyer në mes Sandër Sokolin, një prej bashkëvuajtësve të tu dhe se sot drejtori është me strehim politik në Gjermani. Pyetja ime është nëse jeni përballur ndonjëherë me persekutorët gjatë këtyre viteve demokraci ?
Është e vërtetë ajo që thotë Bedriu. Edmon Caja ishte komandanti i policisë. Për meritën e zhbërjes së revoltës së Qaf Barit u bë komandanti i kampit dhe më pas erdhi duke punuar në Ministrin e Brendshme në Tiranë. Pas viteve 1990 ai vërtet ka ikur në Gjermani dhe merret me tregti. Vjen herë pas herë këtu.
Këtu është kapur një njeri dhe është thyer në mes. Ky është një krim kundër njerëzimit pasi as robërve të luftës nuk mund tu bëhet kjo gjë dhe jo më kundërshtarit politik. A është trajtuar ndonjëherë ky rast si krim kundër njerëzimit pasi është një nga rastet e rralla të cilat kanë edhe autorin edhe viktimën?
Ju e dini shumë mirë se për të persekutuarit bëhet diçka dhe kujtohen. Herë pas here bëhet edhe më shumë se diçka, ndërsa për persekutorët nuk bëhet as një gjë.
A jeni përballur ndonjëherë rastësisht me persekutorët tuaj, në punën tuaj ose në aktivitetin e përditshëm ?
Unë di edhe pseudonimet e disa personave që më kanë akuzuar mua. Janë me pseudonime pasi në dosjen time hetuese nuk janë me emra. Ata punojnë si mësues tani. Unë i di se cilët janë këta persona. Këta të dy nuk i kam kërkuar, por më kanë ardhur lajmet për ata. Kamë parë gjykatësin tim, madje tani ende mund të jetë gjykatës. Edhe operativi që më ka arrestuar është ende sot oficer policie, mbase me gradë më të lartë. Mësuesët që më kanë denoncuar janë ende të tillë. Unë kam pasur raste që të përballem me ta. Ata nuk kanë shenja pendimi. I tremben mendimit të ballafaqimit, por përsëri nuk japin shpjegime përse e kanë bërë atë gjë ndaj meje. Unë jam dënuar për poezi dhe jo për trakte dhe gjëra të tjera. Konfliki nuk është aq fizik me mua, por është ideologjik.
Ju mendoni se nuk ka ndonjë pendesë nga persekutorët ?
Jo nuk kanë ndonjë pendesë. Nuk kamë parë ndonjë persekutorë që të dali në shtyp dhe të tregojë pendesë për veprimet e kryera. Mbase ka dalë ndonjë që ka pranuar se ka qenë bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit, por jo që të ketë kërkuar falje. Edhe persekutorët e mi duke filluar që nga mësuesit që më akuzuan dhe deri tek hetuesit nuk kanë kërkuar ndonjëherë falje për veprimet që kanë kryer karshi meje.
Visar në Shqipëri janë gjetur me mijëra eshtra të ushtarëve që kanë pushtuar vendin, si grekët, gjermanë, italianë, të shqiptarëve të rënë gjatë kësaj periudhe. Është një ngërç me eshtrat e 5 mijë personave të pushtakuar me gjyq dhe pa gjyq gjatë diktaturash. Si e shikoni këtë problem?
Është diçka tepër e dhimbshme. Ata mund të gjenden. Janë dosjet që kanë të faktuar dokumentat se ku janë eshtrat. Edhe në qoftë se nuk janë dosjet të shkruara janë ato të gjalla. Ka shumë dëshmimtarë që kanë parë ose kryer ekzekutimet. Ata duhet të ndërgjegjësohen dhe të ndihmojnë komunitetin për të gjetur eshtrat e atyre martirëve të rënë gjatë diktaturës. Unë kam në familje persona të tillë. Xhaxhai im është pushkatuar në hetuesi dhe nuk është gjetur ende. Duhet bërë shumë në këtë drejtim. Së pari shteti shqiptar do të mbetet me një mëkat. Një shprehje thotë se që të gjitha fabrikat tona ranë pasi ato janë ngritur mbi kufomat e shqiptarëve. Jo vetëm fabrikat, por të gjitha veprat e komunizmit janë ngritur mbi kufomat e martirëve të Shqipërisë. Edhe aeroporti jonë që mban emrin e një personaliteti të shquar shqiptar “Nënë Terza” është ngritur nga puna e të burgosurve. Pse nuk është vendosur një pllakë ku të thuhet se kjo vepër është ngritur nga puna e të burgosurve politik të komunizmit. Këto duhen evidentuar. Në qoftë se ne nuk do të nderojmë vuajtjen njerëzore, sakrificat e tyre, punën e tyre, do të mbetemi me mëkate dhe do të shtiremi sikur jemi në demokraci.
intervista nga gazetari Nebil Çika
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)