ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
It is currently Thu Nov 27, 2014 12:52 pm

All times are UTC


Image
Welcome to Arberiaonline, home of the Arberors online. If this is your first visit, be sure to check out the FAQ by clicking the link above. We invite you to look around the site and read members commentary. You may have to register before you can post: click the register link above to proceed. To start viewing messages, select the forum that you want to visit from the selection below.Mirëserdhët në Arbëriaonline, vendin online të arbërorëve. Nëse kjo është vizita juaj e pare, mundësisht kontrolloni lidhjen FAQ më sipër, duke klikuar mbi të. Ne ju ftojmë të lexoni komentet tona, por ju duhet të regjistroheni para se të filloni postimet, për këtë klikoni në lidhjen register më sipër. Për të pare komentet, zgjidhni forumin e dëshiruar nga zgjedhjet e mëposhtme


Post new topic  Reply to topic  [ 170 posts ]  Go to page Previous 16 7 8 9 1012 Next
Author Message
PostPosted: Wed Feb 15, 2012 6:58 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Spanjë, arrestohet krimineli serb, në ’99-n vrau mbi 95 shqiptarë

Image
Në mesin e tre kriminelëve të mëdhenj serbë të arrestuar të enjtën e kaluar në Spanjë – Lluka Bojoviq, Vladimir Milisavleviq dhe Sinisha Petriq– ky i fundit akuzohet për krime të luftës në Kosovë në vitin 1999.
Në kërkesën që Serbia i ka dërguar Spanjës për ekstradimin e tyre gjendet edhe dokumentacioni dhe provat të cilat Petriqin e ngarkojnë edhe për krime të luftës. Në mesin e provave të dokumentacionit do të jenë edhe materialet në bazë të të cilave zhvillohet procedura parapenale kundër Petriçit, për shkak të dyshimit se ka udhëhequr togën e cila në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s ka ekzekutuar mbi 95 shqiptarë të burgosur në burgun Dubravës afër Istogut.
Sipas shtypit të sotën serb, Petriqit i kishte humbur çdo gjurmë në vitin 2003, ndërsa procedurën penale për këtë krim e kishte nisur Prokuroria për krime të luftës në bazë të kallëzimit penal të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd. Në këtë procedurë është përfshirë edhe ministri i atëhershëm serb i Drejtësisë, Dragolub Jankoviq. Fletarresti i Interpolit sreb sipas të cilit është arrestuar Petriq në Spanjë është publikuar për shkak të vuajtjes së dënimit prej 15 vjetësh burg, pasi vuajti më pak se pesë vjet.
Petriq ishte dënuar me vedekje në Serbi si pjesëtar i grupit kriminal të Marinko Magdës, për shkak të vrasjes së familjes treanëtarëshe në vitin 1994. Dënimi i është shndërruar në 15 vjet burg, dhe më pas ishte dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pozharevcit, Zabela.
Nga atje, bashkë me 11 të dënuar të tjerë për veprat më të rënda penale në vitin 1999 është transferuar në burgun Dubrava afër Istogut, në Kosovë. Siç thuhet, në burgun e Dubravës kishin arritur edhe armët. Prokuroria po heton dyshimet se vrasjen e të burgosurve shqiptarëve e kishin bërë pasi si kompensim u ishte premtuar liria.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Tue Feb 21, 2012 10:30 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
U shënua përvjetori i Masakrës së Izbicës

Me një tubim popullor në afërsi të vendit të krimit dhe varrezave të viktimave, është shënuar 12 vjetori i Masakrës së Izbicës, që njihet si masakra me më se shumti viktima, 147 civilë të moshës 1-104 vjeç, nga të cilët 39 trupa ende nuk janë gjetur. Komuna e Skenderajt nga lufta ka dalë me 1311 të rënë, duke e bërë komunën me më se shumti të rënë gjatë luftës së UÇK-së.
Sipas dëshmitarëve, forcat serbe kishin rrethuar natën mes 27-28 marsit, rreth 10 mijë banorë të disa komunave të kësaj ane, që ishin strehuar në atë fshat. Pasi ishin plaçkitur, kishin ndarë meshkujt dhe kishin kërkuar nga 1000 DM për secilin, që të mos i ekzekutojnë, por edhe pse kishin marrë para nga disa prej tyre, megjithatë i kishin ekzekutuar. Gratë e fëmijët i kishin nisur për Shqipëri, kurse 130 civilë të moshave të ndryshme prej 1-104 vjeç, i kishin ndarë në grupe të vogla dhe i kishin ekzekutuar.
Image
Image
Image

TRUPAT MUND TE JENE DJEGUR NE NJE KONVEJER FABRIKE





Nje hetim i kryer nga Kandiq ka arritur ne perfundimin se ndermjet 24 Mars dhe 12 Qershor, 1999, trupat e te pakten 800 Shqiptareve te vrare, perfshire pleq, gra dhe femije, jane transportuar nga vendet ku ishin varrosur fillimisht per ne disa vende sekrete ne Kosove dhe Serbi. Kufomat me pas jane djegur ose rivarrosur.

Naten e 17 Maj, 1999, trupat e 87 Shqiptareve te Kosoves jane zhvarrosur nga nje varr masiv ne Gjakove. Per me teper, Kandiq ka thene se trupat e rreth 130 burrave te ekzekutuar ne Izbice jane transportuar nga varri i tyre masiv ne nje vend te panjohur.

Deklarime te ngjashme jane permendur ne nje dokumentar te transmetuar ne stacionin e radios publike Amerikane, ARW me 25 Janar, 2001. Sipas ketij dokumentari, forcat speciale Serbe, duke vepruar me urdher te "nje bashkepunetori te afert te Millosheviqit", kane djegur trupat e rreth 1,500 civileve Shqiptare te Kosoves ne furrat e kompleksit te minierave te Trepces ne pranveren e vitit 1999. "Qellimi ka qene shkaterrimi i kufomave te njerezve te vrare," ka thene nje ish anetar i forcave speciale Serbe, i cili eshte prezantuar vetem me emrin Dusko, gjate ketij emisioni. "Fshatra te tera jane shkaterruar dhe banoret e tyre jane vrare".

Sipas deshmise se nje shoferi te nje prej kamioneve te cilet kane transportuar trupat per ne Trepce, i quajtur Branko, rreth 120 trupa te grave dhe femijeve kane ardhur nga Izbica. Ai ka thene se trupat, fillimisht jane derguar ne mullinjte te cilet perdoreshin per te therrmuar mineralin dhe pastaj jane ngarkuar ne konvejeret te cilet furnizojne furrat. "Ishte nje skene e tmerrshme," ka thene Branko. "Konvejeri ishte si ne te gjitha fabrikat e tjera, por me ndryshimin se ai transportonte pjese trupash njerezore".

Dy te intervistuarit nuk jane te pergatitur te deshmojne ne gjykaten e Hages. Nje zyrtar Perendimor, i cili kerkon te mbetet anonim, ka thene per IWPR se gjykata kishte prova qe Serbet kane larguar te gjitha provat e djegieve masive nga miniera e Prepces, por ka shtuar se "Ata te cilet kane dijeni per kete ngjarje nuk deshirojne te deshmojne".


Punë e mbulimit dhe zhdukjes se krimit ishin te angazhuar edhe anetar te policisë sekrete si Branko. "Unë mendoj se populli ynë e kuptoi se herët a vonë disa prej këtyre organizatave perëndimore si Tribunali i Hagës mund të vijnë në Kosovë," tha ai. "Ishte e nevojshme qe ne një mënyrë ose tjetren ti shkaterrojme provat ne teresi."

Një veteran trupmadh i luftës së Bosnjes me flokë të shkurtër-qethur shkurt, Branko kishte shërbyer në një njësi elite te shërbimit të sigurimit shtetëror serb dhe gjithashtu ishte nder njerezit kryesor qe kishte koordinuar heqjen dhe shkatërrimin e kufomave shqiptare në Kosovë. Kjo ishte një punë qe u quajt "asgjësimi i mbeturinave." "Nuk ishte puna qe keto kufoma te fshihen neper varre masive diku, por për të shkatërruar totalisht ato. Kjo do të ishte sikur këta njerëz nuk ka ekzistuar," tha Branko.
Image




vazhdon..

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Tue Feb 21, 2012 10:33 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Rivarrosen pesë mbetje mortore në Izbicë

Image

Në varrezat e martirëve në Izbicë, në prani të familjarve e qytetarve të shumtë, sot u bë rivarrimi i mbetjeve mortore të 5 të ekzekutuarve në masakren famëkeqe serbe në këtë fshatë, gjatë luftës së vitit 1999.

Në këtë masakër, forcat serbe ekzekutuan 147 veta, kufomat e të cilëve, nga ushtria serbe janë zhvarrosur e dërguar në drejtime të panjohura për t'i humbur gjurmët e krimit.

Sipas Feriz Rexhepit, Kryetar i Komisionit Komunal për persona të pagjetur, deri tash nga kjo masakër janë identifikuar 85 të ekzekutuar, kurse të paidentifikur dhe të pagjetur kanë mbetur edhe 62 të tjerë.
Familjarët shpresojnë në rikthimin sa më të shpejtë të tyre, për t’i rivarrosur me nderimet që u takojnë. /RTK/

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Tue Feb 28, 2012 8:04 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2800
Gender: Female
Location: Tirana
Domosdoshmëria për të qenë i fortë


Ishte dy marsi i vitit 1951. E kujtonte me një qartësi të jashtëzakonshme. Kur i thanë se e kërkonin për takim te hekurat, u habit. Në datën 16 shkurt kishte patur takimin me nënën dhe babanë. Duhej të kalonin edhe pesëmbëdhjetë ditë që të vinte takimi i radhës. Nëse kjo ishte një shaka e shokëve të kaushit, padyshim ishte një shaka e hidhur. Për të burgosurit, takimi me të vetët ishte ngjarja më e rëndësishme e muajit. Por nuk kishte qenë një shaka.
U nis nëpër korridorin e gjatë dhe të errët, në dy anët e të cilit ndodheshin kaushët e të burgosurve dhe kur mbërriti para dy ndërlikeve prej hekurash që ndanin burgun nga pjesa e ndërtesës ku gjendeshin zyrat e komandës, nuk pa asnjë njeri: as vizitorë, as gardianë.Ishte aty ku zhvilloheshin takimet. Përkëndej të burgosurit dhe mbrapa ndërlikes së dytë, dy metra larg nga ajo e brendshmja, rreshtoheshin vizitorët. Rojet ishin në të dyja anët dhe një polic tjetër në mes dy ndërlikeve. Çdo takim nuk mund të zgjaste më shumë se tre minuta. Tre minuta çdo muaj.U afrua i pavendosur dhe ndërdyshas, por vetëm kur u afrua, në gjysmë errësirën e ambientit, pa që roja i brendshëm ishte në vendin e vet dhe po e priste.Bëri përpara i turbulluar.
- Më kanë thënë…
- Si të quajnë? – e ndërpreu ashpër dhe prerë roja.
- Miki.
- Po. Saktë. Prit. Do të bësh një takim special.
Kështu quheshin takimet që mund t’i lejoheshin një të burgosuri në rastet që gjykoheshin “speciale” nga komanda e burgut dhe që zhvillohej jashtë hekurave, shpesh në ndonjë zyrë.U ndie edhe më i hutuar se më parë. Ç’të ishte ky takim special, vetëm pak ditë mbas atij të radhës? Me një kuitje acaruese që të ngrinte qimet përpjetë, u hapën hekurat e parë.
- Dil!
Ai u fut në hapësirën mes dy ndërlikeve. Polici që kishte çelësat, mbylli portën e brendshme dhe hapi portën e jashtme, e shtyu të burgosurin të dilte (atëherë ai vuri re se në korridorin e zyrave ishte një polic i armatosur), roja doli mbas tij, mbasi e mbylli portën mbas vetes. I vunë prangat.
- Ec, – i tha polici që kishte çelësat, i mërzitur që kishte qenë i detyruar të bënte gjithë ato veprime të pazakonshme për faj të atij të burgosuri. – Poshtë. Zbrit shkallët!
Ishte hera e parë që zbriste mbas vitesh nga krahu i burgut. Drita e fortë e korridorit dhe e shkallëve e detyroi të mbyllte sytë. Tashmë ishte mësuar me pak dritë.Në katin e poshtëm, hapën një derë dhe i thanë të futej brenda. Kur hyri, aty pa vetëm policë me uniformë blu të errët. Nuk pa gjë tjetër. Bëri i ndruajtur një hap përpara dhe tha:
- Jam…
- E dimë kush je! – iu preu shkurt dhe me bezdi njëri prej tyre, ndërsa po i hiqte prangat. – Kjo vajzë që ka ardhur për ty. Tre minuta! – dhe bëri shenjë me dorë mbas tij.
Atëherë, kur ktheu kokën, ai pa që mbas krahëve të tij ishte Senka, kushërira e tij. Ishin pothuaj bashkëmoshatarë. Ai ishte djalë i vetëm dhe ata, fëmijët e hallës, tri motra dhe dy vëllezër, ishin sikur të qenë motra e vëllezër të tij. Senka, ishte ajo që donte më shumë, mes atyre të pestëve.Para se ai ta mblidhte veten, ajo iu hodh në krahë, e përqafoi fort dhe shpërtheu në një të qarë të qetë, të gjatë dhe çliruese. Ai nuk kuptonte çfarë po ndodhte. Pse kishte ardhur? Pse qante? Pse kishte ardhur vetëm?
- Çfarë ke Senka, pse qan?… Ka … ka ndodhur ndonjë gjë?
Ajo kishte veshur një pardesy të bardhë dhe jakën e mbante të ngritur. Por kur u shkëput nga përqafimi i saj, vuri re se nën pardesynë ishte veshur me të zeza. Ai ndjeu një therje në zemër. E kapi nga shpatullat, e shtyu për ta vështruar më mirë, por nuk pati kohë për pyetje të tjera.
- Miki, – filloi ajo me një fije zëri. – Tashti je një burrë. Nuk ka kuptim të të fshihet e vërteta.
- Çfarë burri?… Ç’e vërtetë? … Për çfarë po flet? … Pse je me të zeza? … Kush … kush ka vdekur?
- Ka vdekur babai!
- Xha Mersini?
- Mersini ishte babai i Senkës.
- Jo Miki, daja, babai yt.
- Kush?! Babai? – ja bëri ai, pothuaj duke pëshpëritur, sikur të lutej.
- Po, Miki: babai.
Por ai erdhi në takim… Si … pse ka vdekur? Kur? Si është e mundur?
Pyetjet vërshuan natyrshëm. Ishte një lloj reaksioni, por fjalët nuk mund ta zbutnin atë lajm. Senka pati një çast ngurrimi.
- Ashtu, papritur. Qe një gjë e menjëhershme. Katër ditë mbasi qenë takuar. Në datën njëzet erdhi autoambulanca dhe e morën. Dje na thanë se mori fund … si … si doktor Zazani.
Ai e kuptoi. Apo të paktën besoi se e kishte marrë vesh atë që fshihej mbas atyre fjalëve. Doktor Zazani, fis dhe mik i babait të tij, ishte pushkatuar tre vjet më parë. Trupi nuk i ishte kthyer familjes, gruas së tij, Leone dhe vajzës së tij të vetme, Denise që tashti gjendeshin në Francë.
- Po nëna?
- Është mirë, – u përgjigj kushërira me nxitim. – Është mirë.
Nuk kishte ç’të thuhej tjetër. Dhe as mundësi. Pezmi çnjerëzor i atij lajmi rëndonte mbi të dy si një peshë që donte t’i shtypte.
Aty, në atë vend, në prani të njerëzve të ftohtë, indiferentë, të pamëshirshëm, nuk kishte kuptim të shfaqje dhimbjen. E qepën gojën. Për disa çaste asnjë prej atyre të dyve nuk tha asnjë fjalë. Dhe as që mundnin.
- Mbaruat? – pyeti njëri nga policët, kur vuri re se ata të dy nuk po flisnin më.
- P… po, – u përgjigj ai. – Besoj se po.
- Miki, bëhu i fortë! – e luti kushërira, ndërsa ai, i shoqëruar nga rojet, po dilte nga zyra.
- Patjetër, – ja ktheu ai, i ngrysur në fytyrë, por akull i ftohtë, sa të shtinte frikën. – Do të jem i fortë, mos dysho. Përqafoma nënën! Përqafomi të gjithë për mua. – Dhe iu kthye policëve: – Shkojmë?
Ato dhjetëra metra të korridorit dhe ato pak shkallë që ngjiteshin në katin e sipërm iu dukën sikur qenë një udhëtim çnjerëzisht i gjatë.Ndërsa zhurmonin llozet dhe drynat për të hapur dyert prej hekuri, ai ndiente një ushtimë në vesh. Dhe copëtuar nga zhurma e vazhdueshme e kangjellave që hapeshin dhe mbylleshin (o Zot, po sa ishin?), i vinte zëri i Senkës: “Miki, bëhu i fortë … Nuk ka kuptim të të fshihet e vërteta … bëhu i fortë … Dje na e thanë … Bëhu i fortë … i fortë … bëhu …”.Kur u ndie sërish vetëm, mbasi qe mbyllur kangjella e brendshme mbas krahëve të tij, pati një çast dobësie: ndjeu nevojën të bërtiste. Donte ta nxirrte dhimbjen duke ulëritur. Por nuk e bëri. Ndoshta nuk pati fuqi.Sapo hyri në kaush, shkoi drejt vendit të tij dhe u shemb mbi dyshek. Mbylli fort sytë. Nuk qante dot. Duart i qenë bërë akull dhe i qenë mbushur gjithë bulëza djerse. Kishte ftohtë. Dridhej. U kthye anash, me gjunjë mbështjellë deri në gjoks, shtrëngoi grushtet duke u dridhur dhe ndjeu se lotët filluan të vërshonin nga sytë e mbyllur që i përvëlonin. I la të rridhnin.Dikush nga shokët e kaushit u kujtua. U bëri shenjë të tjerëve. E rrethuan të heshtur, të trishtuar, të shqetësuar: dhimbja e tij po bëhej edhe dhimbja e tyre.Pastaj (sa kohë kishte kaluar?) njëri prej tyre iu afrua, u ul në gjunjë përpara tij, e kapi lehtë nga shpatullat dhe e pyeti:
- Çfarë ke, vëlla? Çfarë ka ndodhur?
Ai zë e solli në vete. Fshiu lotët me kurrizin e dorës, u ngrit ndenjur dhe duke vështruar rrotull ato fytyra serioze dhe të vrenjtura të shokëve të tij të burgut, tha thjesht:
- Ka vdekur babai … e kanë… e kanë pushkatuar…
***
Më vonë e mori vesh: një mbrëmje të atij shkurti dikush kishte hedhur një bombë në oborrin e ambasadës sovjetike, që nuk bëri ndonjë dëm të madh: vetëm sa u thye ndonjë xham apo u dëmtua ndonjë trëndafil. Po atë natë në Tiranë, u bë një arrestim masiv i padëgjuar: u arrestuan qindra qytetarë. Thuhej më shumë se tetëqind vetë. Dhe vetëm mbas gjashtë ditësh, pa asnjë gjykim, pushkatuan njëzet e dy prej tyre, të gjithë intelektualë, mes të cilëve edhe një profesoreshë. Tirana u terrorizua.Dyzet vjet mbas vdekjes, babai dhe të pushkatuarit e tjerë nuk kishin ende një varr. Askush nuk e dinte ku i kishin varrosur. Askush nuk mund t’u thoshte gjë për ditët e tyre të fundit. Askush nuk kishte folur 1).Sa e gjatë kishte qenë agonia e popullit të tij. Sa shtrenjtë e kishin paguar dëshirën për liri ata njerëz që lirinë e vërtetë e kishin njohur vetëm për pjesë të shkurtra kohe të historisë së tij.
Dyzet vjet më vonë mbas masakrës së shkurtit ’51, në korrik të vitit ’90, u vranë dhjetëra (flitet edhe për qindra) qytetarë që donin të arratiseshin nga një ferr: edhe ata s’e patën një varr.Historia, vazhdimisht, në formën më djallëzore, kishte dashur të përsëriste akte dhune të asaj pjese të shoqërisë së vendit të tij, që si filozofi jete kishte zgjedhur mentalitetin antinjerëzor dhe shkatërrimtar të luftës së klasave.Një miku i tij, njohës i mirë i letërsisë franceze, Vasil Gjymshana, po përkthente Volterin. Por shtëpia botuese (natyrisht shtetërore dhe e kontrolluar nga partia) këmbëngulte për të hequr nga teksti, frazën e famshme të gjeniut francez:
“Jam kundër gjithçkaje që thua, por jam gati të jap jetën që të mbroj të drejtën tënde për ta thënë”. Sikur të ishte në Shqipëri, në atë shkurt të 1951, do të ishte vrarë barbarisht edhe Volteri.


Nga : Amik KASARUHO

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
   
PostPosted: Thu Apr 26, 2012 1:00 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2800
Gender: Female
Location: Tirana
Sot rastesisht me terhoqi vemendjen ne facebook nje postim nga nje mik e faqes Adriana Informacion, gjithashtu nje anetare i rregullt qe lexon dhe komenton cdo postim nga forumi yne arberiaonline. Me lejen e Tij mendova ta postoj ketu, nje kujtim i hidhur per Maksim, por qe ne na ndihmon te dime vuajtjet qe ka kaluar populli yne.

"Maksim Rakipaj" wrote:
Sot me 26 shkurt vura kete foto ne profilin tim per te risjelle ndermend Maksin si ishte ne ato kohe,kur si sot 35 vjet me pare ja keputen ne mes rinine,endrrat dhe e derguan ne kampet e perqendrimit...Ballsh,Spaç dhe Qaf-Bar,e fillova jeten e rende te burgut itmerruar nga forca e llahtarshme e diktatures,e cila ta merrte jeten kur te donte-pa i dhene llogari kujt.U burrerova ne burg,ishte e veshtire,shume e vveshtire miqte e mij.Ju jam mirenjohes per kete miqve dhe shokeve qe njoha aty per kete,Zydi Moraves,Nikoll Dakes,Ahmet Kolgjinit,Islam Spahiut,Visar Zhitit,Zef Sokolit,baba Mehmet Zykos,dom Zef Pllumit....o Zot...jeni shume miqte e mij dhe ju falenderoj te gjitheve edhe sot qe me miqesine tuaj ma lehtesoni jeten,A.Kapo,Mark Shkreli,Pellumb Lamaj,Agim Hamitaj.Por vendin e pare,meritat kryesore i ka nena dhe e paharruara gjyshja ie,babai dhe sidomos i shtrenjti vellai i Dashamir - ju dua shume te gjitheve,ju jam mirenjohes qe nuk me braktiset dhe vuajtet me mua per mua.




Ne foto: Maksim Rakipaj ish-oficeri III ne anijen "DURRESI" 1976, 25 vjeç


Falenderoj Maksim Rakipaj qe pranoj te ndante me ne kete kujtim....

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
   
PostPosted: Sat May 19, 2012 8:07 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2800
Gender: Female
Location: Tirana
Plot 13 vjet me parë, më 19, 21 dhe 22 maj 1999, në masakrën në burgun e Dubravës, kriminelët ordinerë serbëkanë vrarë e masakruar 184 të burgosur shqiptarë dhe plagosur 140 të tjerë...

Tmerri në burgun e Dubravës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani para deputetëve të Kosovës tregoi për krimin që është bërë në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, nga 19 deri më 22 maj të viti 1999. Ata që dyshohet se kanë masakruar 130 shqiptarë dhe plagosur 300 të tjerë, sot mbajnë pozita të ndryshme në Serbi.
Deputeti Hasani tha para përfaqësuesve të zgjedhur se për masakrën në burgun e Dubravës është bërë edhe një kallëzim penal, por askush nuk ka dalë para drejtësisë.

Ai tha se qëllimi i masakrës ka qenë i planifikuar mirë dhe vrasjet kanë ndodhur me paramendim. “Ajo që ka ndodhur në burg nuk ka mundësi të imagjinohej as në skenarët e filmave hororr”, tha Hasani, duke përshkruar tmerrin në këtë burg ndaj të burgosurve shqiptarë.

Duke dhënë detaje të masakrës, Hasani tha se shteti serb duhet të përgjigjet për krimin e bërë. Ai tha se dihen mirë përgjegjësit për këtë krim, ndërsa u shpreh se këta kriminel shëtitin të lirë në Serbi dhe kanë marrë pozita dhe shpërblime në Serbi.

Deputeti Hasani i cili i ka mbijetuar masakrës, tha se deri më sot askush nuk ka qarë kokën për këtë tmerr që ka ndodhur. Ai me këtë rast kritikoi qeveritarët e Kosovës të cilët e kanë heshtur këtë çështje.

Për masakrën në burgun e Dubravës nuk e ka qarë kokën as Prokuroria në Pejë, ndërsa në këtë çështje shtroi dyshimet e tij për arsyet e mosngritjes së akuzës kundër këtyre kriminelëve.

“Të nderuar deputetë këtë debat e kemi kërkuar që qytetarët, ndërkombëtarët të njihen me këtë tmerr.... Të bëhet me dije se çfarë masakre ka bërë Serbia në Kosovë...”, tha deputeti Hasani, duke kërkuar dënimin e kriminelëve serb.

Ai tha se Prokuroria ka heshtur deri tash me sugjerimin e ndërkombëtarëve për t’u pajtuar me serbët, por sipas tij, pajtimi nuk mund të bëhet kurrë pa u dënuar kriminelët e luftës

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar debatin për masakrën në Burgun e Dubravës, ndërsa në fund të debatit pritet të dilet me rekomandim për institucionet lidhur me veprimet që duhet ndërmarrë për këtë të vënë para drejtësisë kryerësit e këtij krimi. /Telegrafi/

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
   
PostPosted: Sun Sep 23, 2012 3:28 pm 
Offline
Galactic Member
Galactic Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 2023
Gender: Female
S’ka komb tjetër të jetë nëpërkëmbur kaq pamëshirshëm!

nga: Eroll VELIJA


Gjenocidin , masakra , shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullësisë shqiptare nga ana e fqinjëve tanë sllavo-greko-ortodoksë . Fqinjët grabitqarë lakmonin të copëtonin gjithë Shqipërinë. ’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’ New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, publikon , Vrasjet si sport ditor.
Reportazhi i publikuar në gazetën New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, tregon se si mijëra shqiptarë, mes tyre gra e fëmijë, u masakruan prej ushtrisë serbe.

Ushtria serbe 1912!

Londër, e martë, 31 dhjetor 1912

I dërguari i ‘Daily Telegraph’ në Budapest tregon detale në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të mbledhura për autoritetet e Austro-Hungarisë. Korrespondenti thotë: Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë, të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve musliman por nuk u kursyen as katolikët shqiptar. Kjo thënie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim.Në mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në vdekje.Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të pajustifikueshme.Për t’i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën metoda të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj. Burrat u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me bajoneta.Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiatch thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve.Rruga për në Gjakovë ishte si “rrugë e varjeve”. Por tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bëra në Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi në Austri, si i ri, tregon: “Kushdo që e denonconte një shqiptar te serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej. Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim absurd të lirë”.

Në Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari vritej pa mëshirë.Në Verisoviç komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t’i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë.Në tërë Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur.Në Pana, serbët vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.Vetë oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq, ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për shkak të mosbindjes.Një doktor i Kryqit të Kuq thotë: “Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë.As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë.” Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin me mitraloz.Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.
Publikuar më 31 dhjetor 1912 – The New York Times

Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën gazetari i gazetës “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor-nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tani, pas 100 vitesh, janë lejuar për botim. “Express” sjell disa nga rrëfimet e gazetarit Magnussen.Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor-nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit një pjesë rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari Palle Rossen Brenderup.


Masakrat në Shkup e Mërkurë

Lufta serbe ne Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe më pas iu vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë, njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje, 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje, një oficer serb me tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë, ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë nëntë arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçantë nga Yskyb në Semlin, për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vonë që të dërgoj korrespondencën.
*Yskyb është Shkupi.


Masakrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë


“Në Prishtine dhe në rrethinat e Kumanovës është bërë ç’është e mundur për të shfarosur popullsinë shqiptare. Sipas atyre që thonë oficerët dhe ushtarët, janë 3.000 arnautë të varrosur në fshatrat e shkatërruara dhe që del akoma tym midis Kumanovës dhe Yskyb-it. Akoma më tepër janë qëlluar për vdekje në zonën e Prishtinës. Në rrethinat e Yskyb çdo ditë qahet nga një fshat. Fshatrave u vihet zjarri dhe njerëzit dalin nga shtëpitë e tyre për t’iu shmangur tymit të dendur dhe kur dalin qëllohen për vdekje si kafshë të egra”, shkruan gazetari. Fritz Magnussen flet edhe për një pemë të madhe, ku ishin varur shumica e arnautëve shqiptarë. Edhe në kohë të Turqisë kishin ndodhur varje në këtë pemë. “Shumë gjak ka rrjedhur nën këtë pemë në kohët e tmerrshme të sundimit turk”, shkruan gazetari, shkrim të cilin e kishte censuruar gazeta dhe nuk e kishte botuar.Ai tregon edhe për masakrat që i kishte parë nga udhëtimi i tij prej Shkupit në Prizren. “Demat tërheqin ngadalë qerret e tyre të mëdha të mbingarkuara me familje arnautë të shpërngulur. Gratë, që janë të mbuluara në fytyre, janë ulur midis lloj-lloj sendesh kuzhine, me fëmijët e tyre qe thanin se ftohti dhe të mbështjellë rreth gjoksit me copa te ndryshme. Kasollet vazhdojnë të digjen dhe t’u dalë tym”, shkruan ai.

“Një familje e vogël kërkon një strehë për të kaluar natën nën qerre. Një burrë i vjetër shtrihet i vdekur për toke, gishtat e tij janë ngulur thellë në baltën e rrugës. Gruaja e familjes është ulur e kërrusur dhe dy fëmijët e vegjël me fytyrat e tmerruara shikojnë nga shalli që i mbështillte. Burri i familjes, një arnaut i ri, punon në mënyrë të dëshpëruar për të rregulluar rrotën e shkatërruar”.

Ai tregon se si kishte parë në sheshin e burgut të Prizrenit dy trupa shqiptarësh të vdekur nga sulmet e natës. “Pothuajse e gjithë popullsia e frikuar muhamedane ka ikur nga qyteti. Ku janë arratisur? Pyes një komitac i cili pasi ngre shpatullat – drejton me gisht drejt maleve, ku është rruga për në Gjakovë.“Në malet e larta ndodhet Gjakova, gjë që sinjalizohet nga disa pika të kuqe mbi male. Dëshmitarë të ndryshëm na thonë shqiptarët e shkretë janë në gatishmëri tërë kohës”, shkruan Magnussen në shkrim e tij të ndaluar.


Kryeshtabi në Vranjë – Të burgosurit e parë arnautë
Nga korrespondenti ynë i dërguar në Vranjë, 24 tetor 1912


“Kur u zgjova në Vranjë, gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmëaziatik në mes të maleve të larta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel “Vranja” është selia e shtabit gjeneral. Këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. “Karakteristike, – thotë princi, – është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, ku normalisht në mënyrë jovullnetare kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistë qytetin. Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur.Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu. Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Ndërkohë, këta persona janë refuzuar si shkak i numrit të madh të ushtarëve serbë. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit te njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty, më në fund, pas shumë përpjekjesh, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve vullnetarëve. Nga ana tjetër, studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllavë dhe në veçanti rusë, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek, Klofatsch, që po ashtu është entuziast për luftën, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatë, asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak të kemi dëgjuar diçka nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e di a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Edhe pse jo komforte për të qëndruar, Vranja do të ishte në kushte të tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta.Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri. Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje, si shkak i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin trengjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’iu dorëzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak në Kumanovë, pasi nga këtu shihen trenat që bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë, marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta! Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, të cilët akoma nuk kanë arritur te pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg. Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonët që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën”.



Masakrat serbe në Vushtrri


Shqiptarët nga 1919 deri më 1956 në një libër
Ka dalë në librari libri “Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956” i autorëve Fahri S.Buçinca dhe Ferid B.Dibrani. Ky është një libër voluminoz me 397 faqe dhe pos prezencës dhe presioneve të përhershme ndaj shqiptarëve vendorë dhe të pafajshëm, autorët kanë veçuar tri periudha më të vështira të mizorive serbe 1918-1941 pastaj 1944-1966 dhe 1981-1999.Sipas këtij libri vetëm gjatë periudhës janar-shkurt 1919 në Kosovë janë vrarë 12.373 shqiptarë dhe mbi 8.000 shqiptarë të shpërngulur në Turqi janë asimiluar.Gjatë tërë kohës së shtypjes dhe represalieve, patriotët shqiptarë kanë rezistuar në organizata të ndryshme politike e programe ndaj këtyre mizorive .Autorët më angazhim permanent dhe një kohë të gjatë përmes hulumtimeve të literaturës,bisedave e deklaratave të personaliteteve të shumta, kanë arritur me sukses t’i ofrojnë lexuesit shumë të dhëna për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve në Vushtrri dhe rrethinë.

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
   
PostPosted: Sun Sep 30, 2012 8:20 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Krimet serbo-sllave

Serb police line the bodies of victims 29 January in a farmyard in the western Kosovo village of Rogovo. Twenty-four ethnic Albanians, all male most of them armed, were killed by the Serb police in western Kosovo as the international community set up to 21 days to restore peace in the violence-torn province. Five of the men were in uniforms of the Kosovo Liberation Army (KLA), nine were shot in the head.

Image




Members of the Kosovo Liberation Army (KLA) carry the body of one of their comrades wrapped in an Albanian flag 28 October who was killed after stepping on a mine yesterday in Malisevo. Thousands of ethnic Albanian refugees are returning to their homes following the withdrawal of Serb security forces in response to Western pressure.

Image



Kosovo Liberation Army (KAL) combatants arrive in northeastern Albania after crossing the border from Kosovo in the high mountains of Ujeza a few kilometers from Padesh 20 June. More than 300 Kosovars have been slain in ethnic cleansing in Kosovo since February by Serbian forces, and more than 70,000 refugees have been displaced.

Image



The family of a Kosovo Liberation Army (KLA) fighter walk to his grave 28 October in Maslisevo as KLA members form an honor guard. The man was killed after stepping on a mine yesterday. Thousands of ethnic Albanian refugees are returning to their homes following the withdrawal of Serb security forces in response to Western pressure

Image



Relatives of ethnic Albanians killed in a January 15 massacre, cry over the coffins of their deads, 10 February in Racak mosque, southern Kosovo. The 40 coffins were taken today to the southern Kosovo town for burial, from Pristina aboard four trucks under diplomatic escort provided by the Kosovo Verification Mission (KVM).

Image

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Fri Oct 05, 2012 6:14 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Tragjedia çame. Si u kthyen në thertore qytete të tëra


Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... iCS1N5AZFI


1. Dëshmi të listave të dhimbjes

Në vitin 2007, kur merresha me projektin dhe realizimin e veprimtarive kushtuar historisë dhe kulturës së Çamërisë, z. Hilmi Saqe, më solli për të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, ca fletë të zverdhura nga koha. Ato ishin të fotokopjuara. Me duart që më dridheshin dhe me shikim të turbulluar (pse ta fsheh nga lotët), i shfletova disa herë dhe i lexova me dhimbje ato fletë. Ato nuk janë as kujtime, as kronika të tragjedisë çame, as të dhëna për masakrat e viteve 1944-1945. Ato janë më shumë se kujtime, më shumë se kronika individësh, më shumë se raporte të shtabeve të Luftës së Dytë Botërore në Çamëri. Ato janë lista me emrat e të masakruarve. Nuk janë të plota. Janë një pjesë (vetëm 13 faqe). Duhet të kenë qenë qindra faqe, sepse diku, në fund të tyre, dallohen numrat 105, 106, të faqeve. Krahas tyre, z. Hilmi Saqe, më dha edhe një listë tjetër ku janë shënuar emrat e atyre që kanë deponuar për masakrat në Paramithi, Pargë, Filat, Spatar, Vola, Vërselë, Smarte. Ndoshta këta apo edhe të tjerë kanë dhënë edhe emrat e të masakruarve çamë nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës. Çfarë përmbajnë këto lista:

Fëmijë të masakruar nga forcat zerviste gjatë 1944-1945.
Emrat e pleqve e grave të masakruara e të humbura gjatë 1944-1945.
Emrat e të marrëve e sakatëve të masakruar gjatë 1944-1945.
Familje të zhdukura dhe të masakruara gjatë 1944-1945.

Dhimbja dhe kuja është në çdo emër të këtyre listave, por më ulëritëse ato janë në listën e parë, ku përfshihen 64 emra fëmijësh të moshave nga 1 deri në 12-14 vjeç. Mes tyre është edhe fëmija me numrin 42, i quajtur Nail Gjinika nga Margëllëçi, vjeç 13. Përbri këtij emri është edhe ky shënim i veçantë: pjekur në furrë. Vetëm kaq që menjëherë të të mbahet goja, vështrimi të turbullohet dhe të ringjallet kujtesa tragjike e mijëra çamëve, për të trokitur në ndërgjegjen e trazuar të fqinjit tonë të jugut. Vetëm kaq për të sjellë ndër mend edhe gjykimet objektive të ndonjë historiani grek, siç është Niko Zhangu, i cili për tragjedinë e popullsisë çame dhe masakrat e bandave kriminale të Napoleon Zervës shkruan: “Duhet të shikojmë fytyrën tonë në pasqyrën e historisë dhe të na vijë turp për ato që u bënë, sepse nuk janë në karakterin e popullit tonë”. Duke botuar këto lista, në kuadrin e përkujtimit të 27 qershorit, shpallur më 30.06.1994 si “Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”, ne rikthejmë në këtë 65-vjetor të masakrës së Paramithisë, një pjesë të kujtesës tragjike të popullsisë çame. Duke u larguar me dhunë nga trojet stërgjyshore, çamët e të gjitha moshave, fiksuan në kujtesën e tyre imazhet e tmerrshme të tragjedisë, pamjet makabre të krimeve të banditëve zervistë, të cilat janë transmetuar nga brezi në brez me një vërtetësi të habitshme. Pamjet e qiellit, retë, shirat, erërat, ngricat e dëbora apo ditët e nxehta, imazhet e shtëpive të djegura, brigjet e detit, ujërat e turbullta të lumenjve Kalama dhe Aheron, shtigjet dhe monopatet nga kanë kaluar, zërat e viktimave të pafajshëm, kokat e prera, kalldrëmet e përgjakura, gjymtyrë të flakura nëpër kanale, gra shtatzëna me barqe të çara etj., etj., përbëjnë kujtesën e dhimbjes çame. Asnjë ligj i botës, ka shkruar shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, asnjë formim kulturor nuk mund t’i bëjë njerëzit të mos kenë kujtesë e aq më pak, të mos kenë nostalgji. Është një dhembje që nuk ikën ngaqë dikush e shpall të paligjshme. As duke bërë sikur nuk e di, aq më pak, kur sillesh pa nderim ndaj SAJ.

Image ImageImageImageImage

2. Dëshmi e dhimbjes në vargje
Këto ditë, duke kërkuar në dosjet e arkivit tim modest për Çamërinë, gjeta të fotokopjuar vjershën “Sanije Bollati”, shkruar nga Gjergj Komnino dhe botuar në gazetën “Zëri i Çamërisë”. Gazeta në fjalë ishte organ i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamëri, në Shqipëri dhe u botua vetëm në disa muaj duke nisur nga gjysma e dytë e vitit 1945. Në faqet e kësaj gazete, Gjergj Komnino ka publikuar disa nga krijimet poetike më të dhimbshme kushtuar tragjedisë çame si “Paramithi, Paramithi”, “Rruga e kthimit”, “Sanije Bollati”. Do të duhej një studim i veçantë kushtuar jetës dhe veprës së Gjergj Komninos, që siç shkruan shkrimtari durrsak, Shpend Topallaj, ishte “diplomuar jashtë shtetit, ku kishte mbrojtur shkëlqyeshëm diplomën me një studim për Luixhi Pirandelon”. Këtë intelektual, në damarët e të cilit “rridhte gjak princash e deri perandorësh”, këtë antifashist të orëve të para, regjimi komunist do ta burgoste. Agim Musta, në librin “Mandelët e Shqipërisë”, mes të tjerash kujton edhe fjalët e Komninos: “Më dënuan me vdekje më 1956–n. Gjashtë muaj duke ngrënë si qeni, në koritë, gjashtë muaj me duar e këmbë të lidhura me hekura, gjashtë muaj duke urinuar në tesha, gjashtë muaj ….”.

Le të rikthehemi te poezitë e Gjergj Komninos kushtuar tragjedisë çame. E përbashkëta e tyre është dhimbja e skajshme dhe tragjizmi deri në ulërimë. Poeti duket se është njohur nga afër me plagën çame dhe trupin e sfilitur të Çamërisë. Ai është bërë pjesë e kësaj tragjedie dhe duket sikur edhe trupi i tij është me plagë që ende rrjedhin gjak. Mendoj se poezia “Sanije Bollati” është më tragjikja. Atmosfera është danteske. Duket se ajo flet në boshllëk diku mes tokës e qiellit. Ka 37 vargje dhe në fund një sqarim për lexuesin: “Sanije Bollati është një viktimë e monarko-fashistëve grekë, të cilët e dogjën pak nga pak dhe e masakruan tmerrisht”.

Kush është Sanije Bollati? Ka lindur në qytetin e Paramithisë, bijë e një prej fiseve të hershme të këtij qyteti (ku ndodhjet ende në këmbë kulla e Bollatatëve) dhe martuar po në këtë qytet në familjen Nuri. Është me interes për lexuesin t’i bëj të njohur deklaratën noteriale të Fadil Nurit, që mban datën 26 janar 2005, lindur në Paramithi në vitin 1935 dhe është biri i Sanije Bollatit. Po citoj një pjesë të dëshmisë së tij, marrë nga Z. Ilmi Saqe dhe vërtetuar nga noterja Ruko Soko: “Nëna kishte në djep motrën 6-muajshe, Dilenë, dhe shkon në banjë për të marrë ndërresat e motrës, por kriminelët e djegin. Nëna del nga banja duke u djegur gjithë flakë. Unë fillova të qaja me të madhe, duke parë nënën që i digjej gjithë trupi flakë. Një zervist më qëllon dhe më shtyn nga kati i dytë dhe më rrëzon nëpër shkallë, duke u vrarë dhe coptuar. U mbusha tërë gjak nga plagët që mora. Kjo shenjë që kam në ballë është nga këta kriminelë. Nëna vazhdonte të digjej, deri sa humbi ndjenjat. Ajo është përcëlluar komplet, mishrat e trupit ishin nxirë dhe vende-vende kullonin gjak. … Buzët ishin djegur dhëmbët ishin përjashta. Nga djegia trupi ishte rrudhosur dhe tkurrur. Ishte një pamje lemeritëse. Ajo pamje më ka shoqëruar dhe do të më shoqërojë derisa të rroj…. Kriminelët vranë në djep edhe motrën, Dilenë 6-muajshe…..”

Dëshmia e lartpërmendur, e pashembullt në kanibalizmin e bandave zerviste ndaj popullsisë të pafajshme çame, më sjell ndërmend, mes të tjerave, thënien e historianit objektiv grek: Niko Zhangu “Duhet të shikojmë fytyrën tonë në pasqyrën e historisë dhe të na vijë turp për ato që u bënë, (në Thesproti), sepse nuk janë në karakterin e popullit tonë”. Të njëjtën mendim ka edhe historiani bashkëkohor grek, Jorgos Margaritis, i cili në librin “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, shkruan për Paramithinë që më 27 qershor 1944 qyteti u kthye në thertore…. Rreth pesëqind persona u vranë me mënyrat më çnjerëzore. Keqtrajtimi i përgjithshëm i grave dhe rrëmbimi i pasurisë, e plotësonin këtë kuadër”. Poezia e Gjergj Komninos ribotohet në faqet e shtypit shqiptar pas 67 vjetësh, në kuadrin e 27 qershorit, Ditës së Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë. Me këtë rast i bëjmë një thirrje opinionit të shëndoshë grek: Etërit tuaj të mëdhenj të lashtësisë, ata që i dhanë një dimension tjetër më pas kulturës botërore, në tragjeditë e jashtëzakonshme që shkruan trokitën fort në ndërgjegjen e bashkëkohësve dhe brezave, duke bërë katarsis. Hiri i trupit të vdekur të Sanije Bollatit në Paramithinë martire është akoma jashtë, pakallur në dhe. Të pakallur në dhe janë edhe eshtrat e pleqve, burrave e grave apo fëmijëve masakruar barbarisht nga bandat famëkeqe të Napoleon Zervës. Në emër të tyre, shpirtërave që nuk gjejnë qetësi, të paktën lejonani t’u vëmë nga një trëndafil atje ku janë, në viset tragjike të Çamërisë tonë. Kjo poezi u flet! Zëri që del nga shkrumbi i trupit të zhuritur të Sanije Bollatit, ju flet. Dëgjojeni këtë zë dhe atë të poetit Gjergj Komnino.



3. Dëshmi të një historiani grek
Më 26 qershor, sektorë të Divizionit X të Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke, duke shfrytëzuar tërheqjen e grupeve ushtarake gjermane nga zona, sulmuan Paramithinë dhe e pushtuan atë, pas një rezistence shumë të shkurtër të milicisë çame. Me gjithë premtimet, brenda pak ditëve, më 27 qershor, ditën e parë të “çlirimit”, qyteti u kthye në thertore. Të gjitha dëshmitë, nga çfarëdo palë që të vijnë, bien dakord në shtrirjen dhe dhunën e vrasjeve e të keqtrajtimeve në kurriz të banorëve myslimanë. Me qindra e qindra vetë – numri është i panjohur, por ndoshta afrohet rreth pesëqind personave – u vranë me mënyrat më çnjerëzore, brenda dhe përreth qytetit. Keqtrajtimi i përgjithshëm i grave dhe rrëmbimi i pasurive, e plotësonin këtë kuadër. Pasditen e së njëjtës ditë, mbërriti në qytet major Kranias, komandant i Regjimentit të 16- të të Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke. Ai mori vendimin për dënimin e shkaktarëve kryesorë, domethënë ekzekutimin e 34 çamëve, të cilët i kishin shpëtuar masakrës. Ky vendim gjeti zbatim të menjëhershëm.

(Jorgos Margaritis: “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, fq. 141.)




4. Dëshmi të shtypit amerikan

Gjendja pikëlluese në të cilën gjenden çamët që banojnë në Shqipëri, është e përshkruar në një listë të zonjushës Lovely, anëtare e familjes të Manchester dhe që shërben si sekretare pranë misionit të UNRRA në Shqipëri. Zonjusha Lovely shpjegon gjendjen e çamëve. Sipas saj kjo gjendje do të shkaktojë një farë jehone në mes të çamëve të Hartfordit që është konsideruar si qendra e çamëve në Shtetet e Bashkuara. Tani Shqipëria strehon më shumë se 25000 çamër, pjesa më e madhe e së cilës përbëhet nga gratë dhe fëmijët të instaluar nëpër kanune të ndryshme (bashkësi) gjatë luftës në Greqi, fshatrat e tyre u shkatërruan dhe ata shpëtuan duke u strehuar në Shqipëri.

Muajin e kaluar, UNRRA në marrëveshje me qeverinë shqiptare, u dha si ndihmë këtyre të fundit dhe në hapësirën e 5 ditëve, 329 tonë artikuj të ndryshëm. Në dy kampet që kam vizituar në Elbasan, shkruan zonjusha Lovely, çamët jetonin në një mjerim të vërtetë. Çdo dhomë ishte e ndarë më dysh dhe strehoheshin dy familje, numri i të cilave ndryshonte nga 11 deri 12 vetë, fut këtu edhe pleqtë dhe të sëmurët. Mobiliet e vetme ishin hasrat e shtrira në tokë duke lënë në mes të dhomës vijën ndarëse ndërmjet dy familjeve. Kishte gjithashtu edhe orenditë e nevojshme për të përgatitur ushqimin e tyre. Ushqimi për shumë javë përbëhej nga një bukë e thatë për kokë dhe kjo qe e një cilësie të keqe. Një grup tjetër që kishte më shumë shans kishte vënë një tenxhere për të zier supën. Kjo supë përbëhej nga mielli dhe disa perime me qëllim që të jepnin pak aromë. Një fëmijë 5 muajsh qe ushqyer me një lloj mielli të përzier me ujë. Në fund të dhomës gjendeshin dy burra dhe dy djem të rinj. Pleqtë me tu afruar ne, donin të ngriheshin, por nuk mundën ta bënin këtë, për shkak të gjendjes së dobët ku ata ndodheshin. Pas këtyre fakteve dhe këtyre dëshmive, çfarë konkluzioni mund të nxjerrim nga deklarata e famshme e M. Pangalos e bërë më 1926 në kohën kur ai ishte ministër i Parë i Greqisë? Në Epir ne kemi disa mijëra çamë të njohur nga ne dhe që formojnë në shtetin tonë pakicën shqiptare. Në qoftë se në të kaluarën ka pasur disa veprime të pahijshme nga ana e organeve të pushtetit në dëm të çamëve, kjo nuk përbën në asnjë mënyrë një trajtim kundrejt tyre. Në të kundërt, qeveria është e frymëzuar nga dëshirat më të mira dhe është e vendosur, të dënojë pa mëshirë çdo veprim të keq kundër pakicave, që rrjedh nga ana e disa personave të papërgjegjshëm dhe të rrëmbyer, dhe të zbatojë plotësisht zotimet të cilat rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare ndaj pakicave në Maqedoni dhe në Epir. Përfundimi që rezulton, është një akuzë e pamëshirshme kundër qeverisë greke. Në fakt, tragjedia e pakicës shqiptare çame në Greqi nuk është vetëm një krim i shëmtuar në vetvete që revolton çdo njeri të ndershëm, por ajo tregon për një etje të pashuar ndaj krimit të personave që qeverisin sot Greqinë. Mund të krahasosh vetëm me ushtarët hitlerianë, me Gestapon dhe me S.S gjermane, sepse, si ata dhe këta dogjën, përdhunuan dhe vranë një popullsi të tërë. Por Napolon Zerva që udhëhoqi masakrat në masë, sot është ministër i Sigurimit Publik në Greqi, dhe shokët e tij qeverisin Greqinë dhe bëjnë ligjin në këtë vend. Gjithë varret, gërmadhat e Çamërisë, gratë dhe vajzat e përdhunuara, vuajtjet e refugjatëve në Shqipëri, si dhe deklaratat e personaliteteve të huaja janë aktakuza kundër qeverisë monarko-fashiste greke. Ato janë provat e politikës gjakësore dhe agresive të qeverisë greke ndaj popullit shqiptar, ato janë provat e një krimi ndaj ndjenjave njerëzore.


Marrë nga gazeta “The Hartford Times”, Connecticut, Etats –Units, e datës 9 nëntor 1945.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Mon Oct 08, 2012 9:14 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Gazeta e vitit 1988 "Kumanove "
Image

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Sun Oct 14, 2012 9:23 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Ne varrimin e 37 Martirve ne 2.08.1999
Ne Hoqe te vogel-Rahovec


Image

Image

Image

Image

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Sun Nov 04, 2012 10:41 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Dëbimi i shqiptarëve nga Greqia për në Turqi

Image

Turqia dhe Greqia nënshkruan marrëveshje të shumta për shkëmbime të popullsisë.
Bashkësitë krishtere dhe grupet në Turqi për këmbim me komunitetet muslimane në shtetin e Greqisë. Kjo çoi në dëbimin masiv autoktonet shqiptarë..
'' Për të qenë ortodokse, do të thotë të jesh grek'' ata (greket) kanë përdorur ketë thënje.

Citim :
Quote:
Population exchange between Greece and Turkey
The 1923 population exchange between Greece and Turkey is the first large-scale population exchange, or agreed mutual expulsion in the 20th century. It involved some two million people, most of them forcibly made refugees and "de jure" denaturalized from homelands of centuries or millennia, in a treaty promoted and overseen by the international community as part of the Treaty of Lausanne Fact|date=October 2008. The document about the population exchange was signed at Lausanne, Switzerland in 1923, between the governments of Greece and Turkey. The exchange took place between Turkish citizens of the Greek Orthodox religion established in Turkish territory, and of Greek citizens of the Muslim religion established in Greek territory.
http://en.academic.ru/dic.nsf/enwiki/1881938

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Sat Dec 08, 2012 6:18 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Image

Pjesë nga libri " Barbaritë greke në Shqipëri" i cili rrëfen genocidin grek kundër shqiptarëve në vitin 1913-1914. Botuar në SHBA më 1917 nga një dëshmitar i atyre ngjarjeve, Kosta Papa.
__________________________________________________
Masakra kundër hormovitëve

…Hormovitët i çuan në kodër. Si qëndruan trupat e Gjirokastrës në Salari, koloneli Zira u kthye në kodër, ku kishte lënë hormovitët d
he vendosi t’u japë fund jetës së tyre. I ndau hormovitët me tri grupe nga 60 shpirt të lidhur krah më krah dhe i vuri në tri vende. Pastaj zgjodhi nga trupa e tij 36 veta nga më të zotët në bajonetë dhe i urdhëroi t’u vinin bajonetat dyfekëve. Si i vunë bajonetat, u tha që të ndaheshin më tri grupe nga 12 shpirt dhe të vinin në vendin ku qenë hormovitët dhe t’i shponin me bajoneta…
Andartët bënë pas urdhrit që u dha komandanti. Vanë ku qenë hormovitët dhe zunë me radhë t’i shponin me bajoneta.
Të mjerët hormovitë; të lidhur këmb’e duar po shpoheshin pa mëshirë prej katilëve. Kjo skenë tragjike u bë mu në kishë të fshatit. Si i mbaruan të gjithë së shpuari, i hodhën në një përrua të fshatit. Ky qe fundi tragjik i hormovitëve.

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Sat Jan 05, 2013 8:42 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Posts: 3734
Gender: Male
Location: Shkup
Përndjekje e popullsisë shqiptare në Greqi.

Gazeta hollandeze
De Telegraaf 09-12-1922
Vervolging van de Albaneesche bevolking in Griekenland.

Sipas njoftimeve nga Shqipëria, Greqia ka filluar një përndjekje sistematike të popullsisë shqiptare, veçanërisht në Selanik. Pronat e shqiptarëve janë shpallur të konfiskuara dhe më pas ata ata janë dëbuar nga vendi.

Per me shume : http://kranten.kb.nl/view/article/id/dd ... p002:a0048



by:Dydrinas

_________________
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman


Top
   
PostPosted: Sat Jan 05, 2013 8:59 pm 
Offline
Universe Member
Universe Member
User avatar

Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Posts: 3560
Gender: Male
Location: CANADA
Falemnderit Arberi. Dokumentimi i pranise domethenese shqiptare ne Selanik:

Image

dhe sidomos i shpernguljes me dhune te tyre, eshte i rendesishem per tu provuar, sepse tek shumica e shqiptareve, eshte krijuar pershtypja se trojet e te pareve tane, jane vetem ato qe jemi reduktuar sot dhe jo vende si krahina e Maqedonise(Veriu i Greqise), ne te cilen Selaniku eshte zemra, duke ju dhene mundesine per pretendime per perkatesine e saj dy kombeve te rinj qe s'kane lidhje fare me banoret e saj te vjeter, perkatesisht sllavo-maqedonasit dhe greket.

_________________
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing


Top
   
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic  Reply to topic  [ 170 posts ]  Go to page Previous 16 7 8 9 1012 Next

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: Bing [Bot] and 2 guests


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB® Forum Software © phpBB Limited