http://oshtima.org/postimi/99Përshkrimi i popullsisë së vilajetit të Kosovës dhe të kazasë së Shkupit, si kryeqendër e tij, në fillim të shek.XX paraqet vështirësi jo vetëm për shkak se regjistrimet osmane të popullsisë nuk qenë të plota, por edhe për shkak të deformimeve që i bënë në këto vite gjendjes së tyre demografike shtetet ballkanike në aktet zyrtare e më shumë në propagandën e botimet e kësaj kohe. Ashpërsimi në këtë periudhë i "çështjes maqedone” u shoqërua me ndërhyrjet e shteteve të Ballkanit dhe të Fuqive të Mëdha në zotërimet evropiane të Perandorisë Osmane. Qarqet drejtuese politike të Sofjes, të Beogradit e të Athinës, duke përdorur "argumente historike” dhe të dhëna etnike të falsifikuara, u përpoqën t’i jepnin Maqedonisë një shtrirje sa më të gjerë, të përfshinin në përbërjen e saj edhe territoret me popullsi shqiptare të vilajeteve të Kosovës e të Manastirit. [...]
Sipas statistikave të nxjerra nga burimet e ndryshme arkivore kazaja e Shkupit kishte në vitet 1902-1904 një popullsi shqiptare prej 49 112 frymësh nga të cilët 45 907 ishin myslimanë dhe 3 205 katolikë që përbënte shumicën 56.37 për qind të popullsisë së kazasë. Regjistrimet e mëvonshme osmane kanë dhënë në fundin e dhjetëvjeçarit të parë të shek.XX (më 1910) një numër më të madh të popullsisë shqiptare në kazanë e Shkupit.
Gjithsesi, duke marrë parasysh se regjistrimet osmane nuk e përfshinin gjithë popullsinë myslimane shqiptare e në mënyrë të veçantë gratë, numri që statistikat osmane japin për popullsinë shqiptare të kazasë së Shkupit nuk mund të konsiderohet i plotë. [...]
Si G.Dypon (G.Dupon) [...], ashtu edhe A. Stranieri kanë mbrojtur në studimet e tyre tezën e argumentuar shkencërisht, që e njeh popullsinë shqiptare të kazasë së Shkupit dhe të vilajetit të Kosovës si popullsi autoktone, pasardhëse të ilirëve, që zinin pjesën perëndimore të Gadishullit ballkanik; shqiptarët, theksojnë ata, janë një popull origjinal nga gjuha e zakonet, që ruajtën identitetin e tyre e nuk u romanizuan gjatë pushtimit romak. [...]
Prania e pandërprerë e shqiptarëve si popullsi autoktone në kazanë e Shkupit dhe vazhdimësia në këto treva e kulturës materiale e shpirtërore shqiptare nga lashtësia e deri në kohën e re, krahas përbërjes etnike shqiptare të popullsisë së kësaj kazaje, e kanë çuar Ramiz Abdylin, ashtu si mjaft studiues të tjerë në përfundimin se Shkupi “si kaza dhe si qytet kishte mbetur brenda kufijve etnikë shqiptarë”. [...]
Me gjithë praninë e elementëve të tjerë etnikë, të cilët gjithsesi ishin të pakët në numër, qyteti i Shkupit, duke patur një shumicë të popullsisë shqiptare kishte një fizionomi të qartë kombëtare shqiptare. [për vitin 1906]
https://www.facebook.com/oshtima
