"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2927
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#436

Post by Mallakastrioti » Fri Jan 20, 2017 10:01 pm

Gjek(Gjec) ose Gjergj Kastrioti, sipas F.Bardhit:

" Culscedra e Arbenit, id est Epiri
Draco, etc. Croia, Cruuia Vendi qu kaa leem
edale aio Culscedra e botesse Arbenit Giec,
oò Gierg Castrioti ξane, e ξirre Sscanderbegh
nsequui εani vece driξti e scuguloi scumiza, e
Pustetia, e scume Regnigne, e Perandoreue
tue icune nssi possicuur ncrismet, oò nrefeeiet
prei Kielscit, labdi, endeeria e giξξe doresse
Arbenesce."

Image
Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3177
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#437

Post by Adriana » Tue Jan 31, 2017 6:01 pm

Sikur te na kishin postuar dhe nje foto ku mund te shikonim me mire bustin mire do benin, eshte postuar ne shume media ky inagurim, po vetem me nje foto, shfletova ne google per ndonje foto tjeter po nuk gjeta:

Image

Dje më 30 janar 2017 u bë inagurimi bustit të Skënderbeut në Bruksel Morën pjesë: kryetari i Skarbegut dhe deputeti Bernard Clerfayt, ministrja e Cecile Jodogne deputeti Fabian Maingain, Drejtorët e Drejtorive të komunës Skarbeg: Fréderic Nimal, Bernard Guillaume, Michel De Herde, Etienne Noël.

Historiku i bustit të Skënderbeut në Bruksel daton nga viti 1968 kur mërgata shqiptare në botë në bashkëpunim me autoritetet belge e bënë vendosjen e bustit te Skënderbeut në janar 1968 në komunën Skaderbeg të Brukselit ku edhe ka pasur dhe ka më shumë shqiptarë në Belgjikë. Pas 48 viteve Busti i Skënderbeut u dëmtua nga shiu e bora dhe u mor iniciativa me bërë restaurimin e bustit dhe me ia kthyer dinjitetin heroit tone Skenderbeut,siç pat thënê Bernard Clerfayt, kryetar i Skaderbegut. Restaurimi i bustit u bë me iniciativën e mërgatës shqiptare SHBA, Belgjika, Gjermania , Italia, Franca, Spanja, Suedia, Anglia, Norvegjia, Turqia, dhe Austria.

Në mbishkrimin në tri gjuhë, frëngjisht, holandisht dhe shqip shkruan:

Skënderbeut heroit kombëtar të shqiptarëve mbrojtësit të atdheut dhe civilizimit europian 17 janar 1968.



Me këtë rast nga një fjalë rasti mbajtën kryetari i Skarbegut Bernard Clerfayt i cili tha se po e bëjmë inagurimin e bustit të heroit kombëtar të Shqiptarêve dhe luftëtarit për krijimin e shtetit shqiptar. Ai tha: "se pa ndihmen materiale të mërgatës shqiptare nuk do te kryhej ky projekt." Ne fund Clerfayt tha:

" se përderisa Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, Skarbegu është kryeqytet i shqiptarëve në Belgjikë."





BotaSot
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 215
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#438

Post by TeuAL » Wed Feb 01, 2017 9:05 am

Foto ngjitur e monumentit te Gjergjit ne Bruksel eshte nga gazeta e Presheves:
http://www.preshevajone.com/albanian-me ... lles-rome/
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
IllyrianLegend
Regular Member
Regular Member
Posts: 63
Joined: Wed Nov 02, 2016 12:55 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#439

Post by IllyrianLegend » Tue Apr 25, 2017 10:23 am

Nje poème kushtuar Skenderbeut nga poeti francez Ronsard, qe konsiderohet si Babai i poezise franceze :

L'Epire seulement n'est en chevaux fertille
Bons à ravir le prix au cours Olympien,
Mais en hommes guerriers, dont le sang ancien
Se vante d'estre yssu du valereux Achille.
Pyrrhe m'en est tesmoin, qui, razant mainte ville
Eut en fin pour tombeau le vieil mur Argien,
Et Scanderbeg, haineux du peuple Scythien
Qui de toute l'Asie a chassé l'évangile.
Ô très-grand Epirote! Ô vaillant Albanois!
Dont la main a desfait les Turcs vingt et deux fois,
La terreur de leur camp, l'effroy de leurs murailles.
Tu fusses mort pourtant, englouty du Destin,
Si le docte labeur du sçavant Lavardin
N'eust, en forçant ta mort, regaigné tes batailles.

Ronsard, 1576, sonnet à J. Delavardin

Përkthim jo letrar:

Epiri nuk është pjellor vetëm në kuaj
Të mirë për të fituar çmimin në oboret e Olimpit,
Por edhe në burra luftëtarë, gjaku vjetër i të cilëve
Mburret që rrjedh prej trimit Akil*.
Piron* kam dëshmitar, që, pasi rrëzoi aq shumë qytete
Më në fund pati për varr murin e vjetër Argjian,
Dhe Skënderbeun, zëmëruar me popullin Skyth*
Që nga e gjithë Azia largoi ungjillin.
O i madhi Epirot! O trim Shqipëtar!
Dora tënde i theu turqit njëzet e dy herë,
Tmerri i kampeve të tyre, frika mureve të tyre.
I përpirë prej Fatit, i harruar megjithatë do të kishe qënë,
Sikur puna mjeshtërore e të diturit Lavardin
Nuk do të kish, duke të ringjall, rifituar betejat e tua.

Interesant është fakti që jo vetëm Skënderbeu njihet si shqiptar por edhe i famshi Akil, heroi homerian i Iliadës.
shënim : studiuesit apo kurreshtarët duke klikuar tek lidhjet që përmban teksti, mund të gjejnë informacion të gjërë, sidomos veprën e Delavardin mbi Skënderbeun, me sa duket, e plotë tek Google.
* Sonnet = Poemë në katërmbëdhjetë vargje
* Akili = Hero grek i luftës së Trojes
* Piro = Fjala këtu, mesa duket, nuk është për Pyrrhus Ier por per Pyrrhus ose siç quhej ndryshe Neopltoleme , djalin e Akilit.
* Skythet = Scythes, popull i vjetër në Azi, nga ku disa mendojnë se e kanë origjinën Turqit por edhe Hunët. Sidoqoftë këtu bëhet fjalë për Turq

Burimi: http://warburg.sas.ac.uk/pdf/ebh590b2455282E.pdf ,Faqja 358

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 215
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#440

Post by TeuAL » Tue Apr 25, 2017 8:21 pm

Pasardhesit e Gjergj Kastriotit ndihmojne pasardhesit e Kelteve ne shek. XVI - XVII. Me vone, Papa Albani, vendosi qe te nderohej Karli i Madh me nje statuje ne Shen Pjeter, Vatikan. Statuja u realizua nga skulptori Agostino Cornacchini ne vitet 1720-1725.
vijon . . .
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 215
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#441

Post by TeuAL » Tue Apr 25, 2017 8:23 pm

. . . vijon
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2927
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#442

Post by Mallakastrioti » Wed Apr 26, 2017 12:46 pm

"1464. Ballaban pashe Badera kishte hyr ne Epir me pesembedhjete mije kuaj (kalores, shenimi im), menjehere sapo kishte marr lajmin e vdekjes se Pio II (Papa Pio II, Enea Silvio Piccolomini, Corsignano, 18 tetor1405 – Ancona, 14 gusht 1464, shenimi im). Ky, i lindur prej prinderish arberor dhe vasal i Gjergj Kastriotit, por i rritur ne fene myslymane, e nderonte se tepermi heroin e vendit te tij dhe donte ta tregonte kete gje qe ne fillim te luftes duke i derguar disa dhurata.[...] Ne te kundert, Skenderbeu i dergoi ne kembim nje shat, nje parmende dhe nje draper, duke i bere thirrje qe te rimerrte zanatin e te atit dhe ta linte komanden e ushtrive burrave te lindur per te komanduar dhe qe arti i madh i luftes nuk mund te ishte per bujq siç ishte ai..." (M. Barleti)


Image
Image

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 215
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#443

Post by TeuAL » Thu Apr 27, 2017 1:52 am

Pasardhesit e Gjergj Kastriotit ne ndihme te kultures Europiane

Sir Matthew De Rentsi(1577-1634), pasardhes i Gjergj Kastrioti Skenderbeg, ishte gjuhetar dhe dha ndihmese ne hartimin e nje gramatike, nje fjalori dhe kronike ne gjuhen Irlandeze. Monumenti i tij ndodhet ne Athlone(ngjitjet).
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4121
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#444

Post by Zeus10 » Fri Apr 28, 2017 2:20 pm

Kam vene re, nje tendence te militanteve partiake, qe liderat e partive qe ata adhurojne, i therrasin Skenderbe. Pa dashur te fyej ata ose kontributin, qe ata mund te kene dhene, ne favor te kombit te tyre, apo te demokracise, dua te shpreh opinionin tim, qe asnje lider i vjeter apo i ri shqiptar, por ndoshta dhe boteror, nuk e ka staturen e Gjergj Kastriot Skenderbeut, per tu krahasuar me te as perseafermi. Cilesite e tij luftarake, diplomatike, politike, intelektuale dhe njerezore, nese na jane transmetuar te verteta, tejkalojne ato te cdo lideri tjeter te gjalle apo jo. Ju lutem te mos i perdorni ato per ti krahasuar me ndonje politikan modern, sepse Skenderbeu eshte nje ikone e pakrahasueshme me askend, eshte guri i themelit qe bashkon identitetin tone nder mijevjecare.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4121
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#445

Post by Zeus10 » Sun May 07, 2017 12:29 am

612 vjete me pare, u lind Gjergj Kastrioti, farketuesi i identitetit tone kombetar, luftetari me i madh i historise se verifikueshme, jo vetem shqiptare, por per mendimin tim europiane.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2927
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#446

Post by Mallakastrioti » Tue May 09, 2017 8:12 am

Gjon Kastrioti dhe Kulla arberore (Arbanaški pirg, tr. Arnvud birgzi) ne Hilandar.
Gjendet ne anen jug-perendimore dhe prane portit te manastirit te Hilandarit ne malin Athos. Manastiri i dedikohet Shen Gjergjit. Ne ekzanorteksin e kishes se Hilandarit, ne murin verior gjendet mbishkrimi ne gjuhen serbe: « Престави се раб божии Репош, дукс илирскии, 6939=Ketu prehet sherbetori i Zotit Reposhi, duka i Ilirise, 1431".
Ajo e cila njihet si "Kulla arberore" ka rrenjet qe ne vitin 1426-1428 kur Gjon Kastrioti bleu nje pjese te truallit per 80 fjorine dhe ne te benin pjese kater "adhelfata" (te drejten per te qendruar ne manastir). Kontrata e blerjes u be nepermjet Gjon Kastriotit dhe hieromoinit (figura me e larte monakiste) Athanas. Blerja eshte bere per kater djemte e Kastriotit (Gjonit) pra per: Stanishen, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin.
Nje konfirmim i metejshem i ketij akti bleres prej Gjon Kastriotit gjendet edhe ne nje manuskript (qe ka lidhje perhere me Hilandarin) i cili, ky dokument, gjendet sot ne Muzeun Rumjanovski ne Moske ku nder te tjerat shkruhet: «Сего 2 маја престави се Кастриот, мнишки же Иоаким монах".

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2927
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#447

Post by Mallakastrioti » Sun May 14, 2017 1:03 pm

Kur venedikasit kerkonin qe Skenderbeu te zhdukej nga faqja e dheut.
Marredheniet e Skenderbeut me venedikasit kane qene perhere te veshtira pikerisht sepse atij disa here do i duhej ti bente leshime nje superfuqie te kohes sikurse ishte Venediku, por ne karahun tjeter shume here ai iu kundervu Republikes.
Sjellim sot nje relacion shume interesant ku vet Senati miraton nje vendim ne te cilin kerkohet qe Skenderbeu ose tu leshoje Danjen ose perndryshe te eliminohet fizikisht.
Lexojme si me poshte pjese prej relacionit i cili mban datn 26/07/1448:
"Senati urdheron Andrea Venierin qe te shkoje ne Arberi (Albania) dhe te bjere dakort me guvernatorin venedikas te Shkodres Paolo Loredano per menyren qe duhet te ndermarrin qe te ndalet Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Udhezohet qe: mund te marret parasysh zbritja e Teukreve (prej venedikasve Turqit thirreshin ndryshe edhe si "Teucri"=Trojan, shenimi im) dhe te kryejne sulme ne dem te Skenderbeut qe eshte cilesuar si i pabese dhe te debohet jo vetem nga Arberia, por prej botes (non modo de Albania, sed de mundo eijciatur); dhe ne se Teukret (Turqit) nuk do te zbresin, te shkoj personalisht Venier tek ai dhe ti flasi per miqesine e hershme dhe dhe te madhe qe senati mbante me te atin Gjonin dhe qe vazhdon te mbaj me te madherishmin Gjergj (Skenderbe) dhe vellezerit e tij dhe qe e admiron ne perpkjekjet e tij duke e konsideruar si birin e vet; dhe ti tregoje ne menyre te bute (te qete) dhimbjen qe provon Serenisima e Tij (Venediku, shenimi im) per demet qe ai i ka sjell te drejtave te Republikes; dhe ta ftoj te rri menjane perkunder demostrimit te nje trajtimi vjetor ne para per te dhe per trashegimtaret e tij, te cilat nuk do tejkalojne shumen prej 1500 dukate, ku ai do heqi dore prej Danjes (pjesa e fortifikuar, keshtjella) dhe ndryshe prej 500 dukat.
Por ne se Skenderbeu nuk bie dakort me propozimet, apo te bieri ne pakt pajtese me vetpermbajtjen e Republikes; tu hidhet fjala Pal dhe Nikoll Dukagjinit dhe tu jepen para qe te shkepusin popullsine pa te cilen ai nuk mund te bej asgje.
[...]"
a) Pra, siç del prej ketij relacioni, Venediku fillimisht kerkon nje traktat me Turqit ne dem te Skenderbeut. Nepermjet te derguarit A. Venier ne bashkepunim me guvernatorin e Shkodres P. Loredano te bejne kete mareveshje me Turqit qe ata te zbresin dhe ta sulmojne.
b) Taktika e dyte ka ishte qe: Ne se nuk do benin nje marreveshje me Turqit ne dem te Skenderbeut, te shkojne dhe ti flasin me te bute ketij te fundit duke i kujtuar lidhjet e vjetra dhe te medha qe kishin patur ne te shkuaren me familjen e Kastrioteve (me Gjonin) sikurse; duke i ofruar shuma te hollash (para) qe ky te hiqte dore nga keshtjella e Danjes (Danja).
c) Ne se edhe keto dy opcione nuk do ishin te mundura atehere duhet te benin nje marreveshje me Pal dhe Nikoll Dukagjini (duke iu ofruar edhe ketyre para) ku keta te shkepusnin popullsine (arberore) prej Skenderbeut.

Image
Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest