"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dokument serioz për shqiptarët !

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 222
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#196

Post by TeuAL » Tue Jun 21, 2016 2:02 pm

TeuAL wrote:
Ngjitja ne postimin qe citova me lart lidhet me kroniken e George Sphrantzes Protovestiaris (1401 – c. 1478) dhe ka spjegime rreth "Librit #1, Kreut_#4" te kesaj kronike te Sphrantzes.
vijon . . .
Gabim shtypi : emri i autorit te kronikes eshte George Phrantzes Protovestiaris

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#197

Post by ALBPelasgian » Wed Sep 21, 2016 9:03 pm

Duket se une jam fatlumi qe kreditohem si zbuluesi i pare nder shqiptarë i nji dokumenti venician te vitit 1204 mbi ndamjen e zoterimeve te ish-Perandorise Bizantine ne Ballkanin Perendimor. Ajo cka nguc vemendjen asht se Arbani quhet vetem prapatoka ngjitun me Durresin kurse per rajonet e tjera arberisht-folese perdoren emra lokal si Glauiniza, Bagenetia, Drinopoli e keshtu me radhe. Kjo, sic e kemi zene n'gojesh gjetke, duhet te lidhet me faktin qe koncepti 'Arbani' duhet te jete ngushtu ne hinterlandin e Durresit, pikerisht ne principaten autonome te Progonit qe kishte sfiduar edhe Bizantin sa e kishte detyruar te njihte nje shkalle mevetesie por edhe kontraktualiteti (mbante titullin ''archon'' kurse birit, Dhimitrit i rezervoi titullin panhypersebastos).

Shpjegim per burimin venecian te 1204-es

Image

Dokumenti

Image

Nje shpjegim i vyeshem i editoreve gjermanë per termin Arberi/Albani:

Image

Nje shpjegim tjeter per termin Vageneti (Çameri):

Image

Marre nga: Urkunden zur älteren Handels- und Staatsgeschichte der Republik Venedig, 1856
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#198

Post by Mallakastrioti » Mon Apr 24, 2017 12:30 pm

Ne nje dokument i cili gjendet ne Biblioteken e Vatikanit, datuar si i vitit 1250, permendet "Arbania" (Arberia) si dhe "Albanenses populi" (populli Arberor), ku, keta te fundit, ne anen e besimit, paraqiten si "Grek Shizmatik" te cilet vareshin prej Kryepeshkopates se Tivarit se bashku me "Unaviam=Hungaria". Metropolitet e tyre gjendeshin si ne gjithe Epirin ashtu edhe ne nje pjese te gjere ne Maqedonine Perendimore ku benin pjese keto qendra: Metropolia e Albanopolis, Aulon (Vlora), Butrotum (Butrinti), Croja (Kruja), Dyrrachium (Durresi), Larta (Arta), Lissus (Lezha), Ochrida (Ohri), Scodra (Shkodra). Sipas Baudrandius i cili citon Leunclavio: Albania si krahine apo province ndahej ne dy pjese; ajo e Siperme dhe ajo e Poshtme ku, ne te paren hynte nje pjese e madhe e Maqedonise apo me sakte gjithe pjesa perendimore e Maqedonise dhe perfundonte ne veri ne kufijte e Mbreterise se Serbise dhe Dalmacise, sikurse kishte dalje ne detet Adriatik dhe Jon. Ne jug shtrihej deri ne Livadhja.
"Albania Inferior" (Arberia e Poshtme) apo "Australis" kishte keto qendra kryesore: Kanina, Himara dhe Arta, ndersa "Albania Superiore" (Arberia e Siperme) apo "Borealis" kishte Shkodren ku ne te benin pjese; Dukagjini, Dibra, Kelmendi, "Ibalia", "Benda", "Canovia", "Spatania", "Mussia", "Mons Niger=Mali i Zi", "Pulatensis=Pulati", Zadrima. Zenta, Shasi," Zappa". Qytetet kryesore ishin: Ohri, Albanopoli, Ambrakia, Tivari, Aulona (Vlora), Butrinti, Kerkyra, Ulqini, Durresi. Lezha dhe Shkodra.

"Dat. Lugduni Vi. Idus Augusti, Anno VIII. & Epistola 61. ejusdem libri VIII.idem Innocentius Papa ad summum Praedicatorum in Ungaria Magistrum scribit, Episcopos, Sacerdotes, & Clericos in Provinciis Philot, Arbania, & Unavia..."

Pra qe ne shekullin XIII, Papa Innocenzo IV (Manarola, 1195 circa – Napoli, 7 dhjetor 1254)kishte shkruar nje leter priftit, predikatorit si dhe klerit dhe kryepeshkopit me emrin"Philot" te Hungarise, ku perdor emrin "Arbania". Ky term (Arbania), sipas ketij dokumenti qe gjendet ne vatikan, nuk lind apo gjendet ne shek. XV-XVI, perkundrazi, ka rrenjet qe ne shek. XIII.


Image
Image

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 222
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#199

Post by TeuAL » Tue Apr 25, 2017 3:07 am

Zeus10 wrote:
Wed Oct 19, 2016 10:11 pm
Keto emrat e qyteteve, ne librat e gjeografise, duan nje studim te vecante. Ne librin e sjelle prej jush, une gjeta nje qytet qe therritej Arberie, ne zonen e Dalmacise:

http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 790#p43790
Risjell postin nga:
---------------------------------------------------
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
#110 Post by Zeus10 » Wed Oct 19, 2016 4:11 pm
Keto emrat e qyteteve, ne librat e gjeografise, . . .
-------------------------------------------------

Ky qytet Arberie(ne bregdetin Dalmat) permendet ne shek.VII pas Krishtit ne harten nga Ravena.

User avatar
TeuAL
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 222
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#200

Post by TeuAL » Wed May 31, 2017 12:31 am

Johannes Laurentius Lydus(490-ca.- 565) dhe Ammianus

Johannes Laurentius Lydus(490-ca.- 565), historiani i periudhes se Perandoreve Ilire Anastas - Justinian, shkruan per lidhjet e tij familjare me Ammianus-in qe ishte nje burre shteti i fuqishem ne Constantinopojen e kohes se tij. Lydus shkruan per ndihmen qe Ammianus i dha per tu ngjitur ne karieren e tij ne administraten shteterore. Lydus vinte nga nje familje e nje punonjesi te administrates shteterore ne provincen Romake te Lydias ne Azine e vogel. Keto lexohen ne < Liber_1 >. Duke kerkuar per Ammianus Marcellinus Illyricianus (kronikani i Perandorit Justinian dhe kusheri i tij) dhe konkretisht per lidhje te tij me Lydus-in, gjeta referenca per <Liber_2: Fonti per la storia d'Albania> te cilin nuk munda ta gjej. Desha te di nese ka ndonje info per kete burim.

Vijojne skedat per librat qe permenda:

========== Liber_1 =========
Title: On powers, or, The magistracies of the Roman state
Volume 149 of Memoirs of the American Philosophical Society, American Philosophical Society
Volume 149 of Memoirs Series
On powers, or, The magistracies of the Roman state

Authors: Johannes Laurentius Lydus, Anastasius C. Bandy

Editor: Anastasius C. Bandy
Translated by Anastasius C. Bandy

Publisher: American Philosophical Society, 1983
ISBN 0871691493, 9780871691491
Length 446 pages
Subjects History › Ancient › Rome

Byzantine Empire
History / Ancient / Rome
Magistrates, Roman
Philosophy / General

========== Liber_2 =========
Fonti per la storia d'Albania.
Corporate Author: Accademia nazionale dei Lincei.
Language(s): Italian
Published: Rome, 1942-
Subjects: Albania > History > Sourc es.
Physical Description: v.
------------------------------------------------

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#201

Post by Mallakastrioti » Sun Jul 09, 2017 12:19 pm

Pak numra dhe statistika lidhur Shqiperise se Eperme dhe Shqiperise se Poshtme te fundshekullit te Nentembedhjete.
Ne shekullin e Nentembedhjete Shqiperia ndahej ne ate te Siperme (Eperme) dhe ate te Poshtme dhe disa here eshte paraqitur vetem ne tre Vilajete dhe respektivisht: Vilajeti i Kosoves, Vilajeti i Shkodres dhe Vilajeti i Janines.
Ne vitin 1885 F. Bianconi publikon nje veper te rendesishme ku sjell te dhena jo vetem ne aspektin tregetar dhe te prodhimeve te kohes (te cilat teregetoheshin) sikurse porteve dhe tregjeve ne Shqiperi dhe Epir, por me teper, na sjell edhe nje statistike te rendesishme lidhur popullsise qe banonte ne keto treva.
Ne Vilajetin e Kosoves, sipas autorit, popullsia ishte 580.000 banore ku perbehej prej 110.000 shqiptar geg te besimit myslyman, 220.000 shqiptar me origjine serbe,140.000 serb dhe serbo-boshnjak, 40.000 shqiptar te besimit katolik dhe 70.000 prej pakicash te tjera etnike .
Kjo e dhene eshte me te vertet interesante pasi 220.000 individe te cilet banonin ne keto treva autori i quan shqiptar por me origjine serbe. Do lindte pyetja perse diçka e tille? Eshte shume e thjeshte pergjigja pasi kemi te bejme me popullsite shqiptare te Sanxhakut te Novi-Pazarit sikurse me shqiptar te cilet ishin debuar prej Nishit dhe Serbise disa vite me pare (Spastrimet shqiptare sipas Naçertanije te Garashanin & Obrenoviç e vitit 1844). Ne se keta shqiptar do kishin qene serb te asimiluar atehere autori nuk kishte arsye ti quante "Arnaoutes=Shqiptar" dhe nuk do i veçonte prej serbeve dhe serbo-boshnjakeve te krishter te cilet ne gjithe territoret e Kosoves, Lumes dhe Sanxhakut te Novi Pazarit kapnin nje numer prej vetem 140.000 individe.
Siç shohim qarte ne gjithe kete territor shqiptaret perbenin shumicen e popullsise duke patur 370.000 individe perkunder 140.000 serbeve dhe 70.000 pakicave te tjera (Novi-Pazar, Luma, Metohija dhe Fushe Kosova).
Vazhdojme me tej.
Ne jug, ajo qe njihej si Shqiperia e Poshtme si kryeqender kishte Janinen, pra, Vilajeti i Janines apo Epiri.
Sipas statistikave mbledhur prej studiuesit, Vilajeti i Janines (Shqiperia e Poshtme) niste prej Myzeqese dhe perfundonte ne Gjirin e Artes dhe benin pjese: Cameria, Himara, Pogoni, Zagoria, Kolonja, Annaselitza (Selenica?), Mallakastra, Parakalamos (Kallamata?), Skrapari, Myzeqeja dhe Fanari.
Ne gjithe kete territor te madh, popullsia e pergjitheshme ishte 698.000 individe, ku edhe ne kete rast ajo shqiptare eshte perhere me e madhja, pikerisht perbere prej me teper se 300.000 individe ndjekur prej asaj vllahe qe perbehej prej 180.000 individesh.
Por kjo qe bie ne sy eshte pikerisht popullsia greke, pikerisht sepse ishte vetem prej 110.000 individesh ne gjithe kete territor te madh. Jo vetem kaq, por autori shkruan qarte qe ishin te pakte greket qe posedonin prona toke pasi gati te gjithe merreshin me tregeti apo me lundrim dhe shumica derrmuese e pronareve ishin pikerisht bejleret shqiptar.
Vepra te tilla sot mund te gjenden pikerisht neper arkiva greke dhe ne kete rast ne arkivat e Universitetit "Aristotel" te Selanikut (Αριστοτέλειο Πανεπιστήμιο Θεσσαλονίκης, ΑΠΘ).
Vepra: Carte commerciale des provinces d'Albanie & d'Épire (Turquie d'Europe) : comprenant le vilayet de Scutari, le vilayet de Janina et la majeure partie du vilayet de Kossovo. 1885, F. Bianconi


Image

Image

Image

Image
Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”