"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

arberiaonline kunderpergjigjet!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3809
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: arberiaonline kunderpergjigjet!

#61

Post by Arbëri » Wed Mar 06, 2013 10:13 pm

Ndre Bogdani (1600-1683 ca.) ishte kryepeshkop i Shkupit dhe autor i një gramatike latinisht-shqiptare..
(xhaxhai i Pjeter Bogdanit)

Image
Andrea Bogdani (ca. 1600-1683) also known as Ndre Bogdani was an Albanian scholar and prelate of the Roman Catholic Church.
Andrea Bogdani was born in the beginning of the 17th century near Prizren, Ottoman Empire. From 1656 to 1677, when he resigned he served as Archbishop of Skopje, while from 1675 to 1677 he also served as apostolic administrator of Ohrid. His nephew Pjetër Bogdani, one of the best-known writers of early Albanian literature succeeded him as Archbishop of Skopje in 1677. Andrea Bogdani has become known for writing the first Latin-Albanian grammar book.
Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve (Propaganda Fide) e emëron Andre Bogdanin argjipeshkv në Ohër, mirëpo së shpejti do ta marrë selinë argjipeshkvore të Shkupit, ndërsa Franjo Sojmiroviqi vendoset në selinë e Ohrit. Juridiksioni i Andre Bogdanit në atë periudhë shtrihej në territorin e Tivarit dhe në të gjitha rajonet e Serbisë. Në këtë kohë selia e Ipeshkvisë së Prizrenit shuhet, ashtu që nuk kemi titullarë të saj, por me emërimin e Pjetër Bogdanit si argjipeshkv të Shkupit është bërë një bashkim i dy ipeshkvive me një territor kishtar.
http://www.albanianliterature.net/autho ... gdani.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3809
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: arberiaonline kunderpergjigjet!

#62

Post by Arbëri » Tue Aug 06, 2019 11:42 am

KUSH E NGRITI I PARI FLAMURIN SHQIPTAR NË SHKUP MË 1912 ?
Vjen pampori zingerli!
Gjysa n’ ta, gjysa për mi!
Dogri Shkupin e paskan msy.
U hap fjala n’ shtatë krajli
Krejt Shqipnija n’ Shkup ka hi!

“Janë më shumë se 30.000, nga të cilët 15.000 janë të armatosur me turli pushkësh si maliherë, mauzerë, dugra, martina ose me ndonjë sopatë ose vetëm me kobure. Kryengritësit morën dhe 30 topa që ishin në qytet. I thyen depot e armëve dhe u armatosën edhe më shumë. Brenda në Shkup janë që të gjithë krerët e kryengritjes, të cilët e drejtojnë kryengritjen. Shqiptarët liruan 960 të burgosur ..."

Sipas deklaratës së Sadik Tafarshikut: Hasan H. Budakova, Zefi i Vogël, Bajram Daklani e Mehmet Shpendi, më 12 gusht 1912, në Sheshin e Vogël të Shkupit e kanë ngritur flamurin kombëtar. Ishin çliruar të gjitha viset e Kosovës. Tani kishte mbetur pa u çliruar vetëm kryevendi i Vilajetit të Kosovës, Shkupi. Kaluan dy ditë dhe përgjigjja nuk erdhi nga Stambolli. Atëherë 35.000 kryengritës shqiptarë, nga të gjitha viset e Kosovës, të udhëhequr nga burrat e kësaj toke, si Hasan Prishtina, ideologu e shpirti i Lëvizjes, Bajram Curri, plaku i maleve, Isa Boletini, fatosi i maleve tona, Hasan Hysen Budakova, trimi i Carralevës, Idriz Seferi, heroi i Kaçanikut, Bajram Daklani, Mehmet Shpendi e Zefi i Vogël, hynë triumfalisht në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës më 12 gusht 1912. Këtë atmosferë të marshimit të tyre e ka dhënë mjaft me vërtetësi edhe këngëtari popullor:
Vjen pampori zingerli!
Gjysa n’ ta, gjysa për mi!
Dogri Shkupin e paskan msy.
U hap fjala n’ shtatë krajli
Krejt Shqipnija n’ Shkup ka hi!
Ushtria turke që gjendej në qytet, ashtu siç ndodhi edhe në Prishtinë, ishte shumë e frikësuar dhe e shqetësuar e nuk dinte se ç’po ndodhte. Ajo nuk bëri kurrfarë rezistence. Me të hyrë të kryengritësve në Shkup, ata ia mësynë burgut dhe liruan afro 1.000 të burgosur politikë shqiptarë e kryengritës të tjerë.
Këtë marshim të shqiptarëve drejt Shkupit e mbanin mend fort mirë pleqtë e kësaj ane. Ata thoshin se s’e harrojmë kurrë atë atmosferë, kur erdhi Bajram Curri me forcat e veta, me flamuj kuqezi, me muzikë, tupana e surle, që na i çuan peshë zemrat tona. Sidomos, thoshin ata, nuk mund të përshkruhet me fjalë momenti, kur u liruan rreth 1.000 burra, që dergjeshin në burgjet e Shkupit. Ishte i papërshkrueshëm gëzimi i të burgosurve, kur u ballafaquan me kryengritësit e armatosur dhe kur panë flamurin kuqezi. Askush s’mund t’i mbante lotët nga gëzimi. Në popull flitet se Hasan Hyseni, së bashku me Bajram Daklanin, Mehmet Shpendin e Zefin e Vogël, të parët e kanë ngritur flamurin shqiptar në Shkup, më 12 gusht 1912. Ja se ç’thotë lidhur me këtë Sadik Tafarshiku:9 “Eh, thotë ai, sikur të kisha mbajtur ditar, siç mbanin anglezët, sepse ne s’guxonim të mbanim kurrfarë ditari, s’kishe pasur nevojë ti të konsultosh kurrfarë burimi për Hasan Hysen Budakovën, do të kishin mjaftuar ato që i kam dëgjuar në popull për të. A e di ti se Hasan Budakova së bashku me Zef Bardhajn (Zefin e Vogël - Sh. K.) e Mehmet Shpendin të parët e kanë ngritur flamurin shqiptar më 1912, në She¬shin e Vogël të Shkupit. Këtë ma kanë thënë shumë pleq të kësaj ane, po edhe të tjerë përtej ku¬firit.” ( Sadik Tafarshiku , 84-vjeçar, luftëtar disident, orator e atdhetar, është një enciklopedi e gjallë. Për shkak të aktivitetit patriotik, burgoset nga OZN-a jugosllave dhe dënohet me 12 vjet të rëndë, të cilat i vuan gati në të gjitha kazamatet e ish-Jugosllavisë. “ Po të mbaja ditar, thotë ai, do të isha bërë Çerçil shqiptar!” Kujtime të marra më 22 prill 1995).
Për pjesëmarrjen e Hasan Hysen Budakovës në çlirimin e Shkupit, po japim një fragment të shkurtër nga një dokument autentik : “Rreth datave 27-29 korrik 1912 Idriz Seferi, Isa Boletini, Zefi i Vogël, Hasan Budakova etj., në krye të mijëra kryengritësve udhëtuan në Veriu të Kosovës për në qytetin e Shkupit. Mbas tri ditësh e tri netësh marshimesh ata arritën të bashkohen me forcat e Islam Pirës me ç’rast edhe u organizuan duke e futur Shkupin në një dorë të fortë rrethimi …“ (Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë. Fondi 270, dosja 55, fleta 21). Flaka e luftës kishte përf¬shirë tërë Shqipërinë. Duke parë një rrezik të tillë nga shqiptarët, Stambolli vendosi të bënte marrëveshje me shqiptarët. Në një mbledhje që mbajti me krerët shqiptarë në Shkup, më 18 gusht 1912, një komision qeveritar deklaroi se “qeveria turke i pranonte kërkesat e kryengritësve shqiptarë (fjala është për 14 pikat e H. Prishtinës), me përjashtim të pikës, ku kërkoheshin kthimi i armëve dhe nxjerrja para gjyqit e Haki dhe Said Pashës. Kjo mbledhje e Shkupit me krerët shqiptarë pat bërë jehonë të madhe në popull dhe në qarqet e qeverive ballkanike. Pas kësaj mbledhje, atëbotë qenë përhapur ndër shqiptarët lajmet se ”krerët na e shitën vatanin“, se “secili nga krerët ka marrë nga një qyp lira” e thashetheme të tjera. Kësaj “tradhtie” të parisë shqiptare këngëtari popullor ia kushtoi vargjet:
— Hajmedet, po ban Shqipnija,
boll shum’ paret po i qet krajlia!
Hajmedet, po i han parsia!
Qysh at’ dit’ maroi Shqipnija!10
Nga këto koncesione që iu bënë kryengritësve shqiptarë nga ana e Stambollit, qarqet ballkanike shihnin rrezikimin e interesave të veta në Ballkan. Aspiratat e tyre për ta copëtuar Shqipërinë shiheshin tanimë qartë., të cilat shpresonin se me ikjen e Turqisë secila sosh do të merrte nga një copë të tokave shqiptare. Qarqet shoviniste fqinje thoshin se shqiptarët nuk do të dinin kurrë të organizonin shtetin e vet dhe të hynin në botën e qytetërimit evropian. U alarmuan Ballkani, Evropa, Stambolli. Shtetet fqinje, Serbia, Mali i Zi, Greqia, në vend se ta shihnin me admirim këtë lëvizje të shqiptarëve, u tërbuan nga kjo fitore e tyre. Devizë e tyre ishte: Delenda est Albania (Shqipëria duhet rrënuar ). Duke parë një rrezik të tillë, më 14 tetor 1912, u formua në Shkup komiteti Shpëtimi, të cilin e përbënin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani, etj.. Ky komitet vendosi t’u bënte me dije Fuqive të Mëdha se “populli shqiptar i kapi armët, jo për të mbrojtur ekzistimin e Perandorisë Osmane në Ballkan, por për t’u dalë zot tokave të veta.”11 Kjo fitore e shqiptarëve shënoi rënien e kabinetit të Turqve të Rinj.
Edhe qarqet diplomatike evropiane i dhanë publicitet marshimit të shqiptarëve në Shkup. Kështu, në një raport të konsullit austro-hungarez nga Shkupi thuhej se “për shkak se rruga është zënë nga kryengritësit pranë Cernalevës, posta për në Vjenë dhe në Stamboll nuk është nisur.”12 Nga raportet e shumta që u dërgonin konsujt qeverive të veta për ngjarjet në Shqipëri në prag të shpalljes së pavarësisë, mësojmë edhe për qëndrimet që mbanin këto qeveri ndaj çështjes shqiptare. Në një raport të konsullit austro-hungarez - Shkup, dërguar MPJ-së dhe Ambasadës në Stamboll të datës 8 tetor 1912, thuhet se “udhëheqësit e nderuar të arnautëve Hasan Beu dhe Nexhip Draga thanë hapur se shqiptarët kanë marrë armë nga serbët dhe në rast nevoje do t’i luftojnë po me të njëjtat armë serbët”.13 Ndërsa në një telegram të MJ-së —Vjenë dërguar konsullit të PJ-së në Paris, më 3 nëntor 1912, thuhet: “Që të mbahet status quoja në Ballkan, duhet që shtetet fqinje të mbajnë marrëdhënie të mira me MJ-në. Kështu kërkesat e Serbisë për t’u shtrirë gjer në Adriatik duhen refuzuar që në fillim, për shkak se një kërkesë e tillë do ta dërrmonte integritetin e Shqipësirë”.14 Kurse nga një telegram i MJ-së së Vjenës dërguar konsullatave në Petërburg e Budapest thuhet se “nga një marrëveshje që ka bërë Serbia del se asaj i bie gjithë Shqipëria”.15 Nga një relacion i konsullit të Punëve të Brendshme - Athinë, dërguar Ministrisë së Jashtme -Vjenë, mësojmë edhe për qëndrimin e skiles greke ndaj çështjes shiptare dhe për miratimin nga ana e saj të planeve pu¬shtuese të Serbisë. Në atë relacion thuhet: “Serbia e Vjetër përfshin, përveç Kosovës e Novi-Pazarit, edhe rërën e Adriatikut ndën Durrës gjer në Shëngjin, prandaj lufta do të vazhdojë derisa t’i shkelë ajo këto vende. Në rast se Serbia nuk do të lihet të dalë në det, atëherë nuk është zgjidhur përfundimisht problemi i Ballkanit dhe do të dalin gjithmonë ngatërresa të reja”.16 Nga një telegram i konsullit Ugron - Beograd, dërguar MJ-së së Vjenës, më 11 nëntor 1912, mësojmë për qëndrimin e Anglisë ndaj çështjes shqiptare. Aty thuhet: “Zotit Ralph, i cili është mik i turqve dhe ushqen simpati për shqiptarët, nuk i pëlqeu aspak që të sakrifikohen shqiptarët në favor të serbëve”.17
Në një raport të konsullit Rudnay dërguar Ministrisë së Jashtme të Vjenës thuhet: “Shqiptarët me anën e telegrameve që u dërgojnë qyteteve të ndryshme të Evropës thonë se Komiteti Shqiptar ju bën të ditur se të gjithë shqiptarët do të kundërshtojnë me të gjitha mjetet në qoftë se do të hyjnë nën Malin e Zi, Serbinë dhe Greqinë qoftë dhe një pëllëmbë tokë shqiptare. Prandaj Evropa të sigurojë paqen, se në rast të kundërt shqiptarët do të luftojnë edhe më ashpër se kundër Turqisë”.18 Ndërsa dhelpra plakë e Shumadisë, Nikollë Pashiqi, deklaronte: “Shumë ligsht mendojnë ata diplomatë që duan t’i jepet autonomia Shqipërisë. Shqipëria duhet të copëtohet që të qetësohet çështja e Ballkanit. As që duhet të mendohet bota për çështjen shqiptare dhe Shqipërinë: shqiptarët janë një komb pa histori dhe pa dituri”.19 Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Milovanoviq, propagandonte jashtë e brenda Serbisë për “paaftësinë shtetformuese” të popullit shqiptar. Ndër të tjera, ai thoshte: “Shqiptarët që rrojnë ndër ato vise janë një komb i ndarë në disa filira (fise - Sh. K.), të cilat kanë një armiqësi të përjetshme. Prandaj ndër ta fjala liri është fare e huaj, se ata nuk kanë pasur asnjëherë ndjenja për t’u liruar dhe për të përparuar, edhe as që është shpresa që të bëhen ndonjëherë njerëz të ditur e të qytetëruar”.20 Çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë i dha një publicitet të madh edhe shtypi i kohës. Kështu, p. sh., gazeta Liri e Shqipërisë, ndër të tjera, shkruante:
“Janë më shumë se 30.000, nga të cilët 15.000 janë të armatosur me turli pushkësh si maliherë, mauzerë, dugra, martina ose me ndonjë sopatë ose vetëm me kobure. Kryengritësit morën dhe 30 topa që ishin në qytet. I thyen depot e armëve dhe u armatosën edhe më shumë. Brenda në Shkup janë që të gjithë krerët e kryengritjes, të cilët e drejtojnë kryengritjen. Shqiptarët liruan 960 të burgosur ... Tani u mbetet barra shqiptarëve të Jugës (të Toskërisë) që ta bajnë edhe ata si shqiptarët e Veriut ... Hyrja e shqiptarëve në Shkup do të mbetet në historinë e kombit tonë si një faqe nga më të bukurat”.21 Mikja e shqiptarëve dhe bashkëkohëse e këtyre ngjarjeve, miss Edith Durham, shkruante: “Shqiptarët e Kosovës ngritën krye për¬sëri, si gjithmonë nën udhëheqjen e Isa Boletinit. Isai i shpuri kudo në fitore. Këtë herë hynë në Shkup ... Nga ky triumf i shqiptarëve shtetet e tjera ballkanike e ndiejnë veten si të elektrizuara, sepse secili sosh në mendjen e vet e kishte prerë me thikë një ngastër të Shqipërisë për vete”.22
Pas çlirimit të Shkupit, krerët shqiptarë bënë përpjekje të organizonin pushtetin e vet në ato vende që i kishin çliruar, por këto përpjekje të tyre ua prishi Lufta Ballkanike, e cila plasi më 9 tetor 1912. Më 1912 shqiptarët çliruan tërë Kosovën, Shkupin dhe Maqedoninë Perëndimore nga robëria pesëshekullore dhe kështu bashkuan përfundimisht të gjitha tokat shqiptare. Mirëpo, Serbia dhe Mali i Zi nuk u pajtuan me këtë fakt, prandaj, në bashkëpunim me Bullgarinë dhe Greqinë, po në tetor e filluan Luftën e Parë Ballkanike kinse kundër Turqisë, por me qëllim që të pengohej rikrijimi i shtetit shqiptar dhe që të rrëmbeheshin tokat shqiptare. Serbia me forca të mëdha ushtarake dhe me armatim modern e pushtoi Kosovën dhe Maqedoninë. Ky ripushtim i tokave shqiptare ngjalli zemërim në mbarë botën shqiptare. Gazeta Liri e Shqipërisë me një titull Serbët në Kosovë, duke i qortuar shqiptarët se nuk kishin ditur si të bënin me rastin e çlirimit të Shkupit, ndër të tjera, shkruante: “Duhej të mbaheshin ata kryengritës me bukë e me të gjitha të mirat e jo t’i liheshin stihisë, pra të sigurohej e të forcohej një ushtri e fortë ... Ushtria serbe mori Kaçanikun, u drejtua për në Shkup, pasi mori edhe Mitrovicën. Shqiptarët e Ferizoviqit ja dhanë armët ushtrisë serbe. Kryetarët e Gjilanit e pritnë mirë ushtrinë serbe, e cila ju tha se vjen jo të robëronë njerëzinë po të vërë rregull edhe paqe. Kryetarët i dërguan edhe një tejshkrim (telegram - Sh. K.) kralit të Serbisë, ku e uronin për fitimet. Më 13 gusht tra¬shëgimtari i fronit të Serbisë, princ Aleksandri, hyri në Shkup në ballë të ushtrisë së vet, pa gjetur fare kundërshtim nga ushtarët turq”.23 Po kjo gazetë, në numrin e vet 58, shkruante: “Ushtria e Serbisë po përparon të hynë në vendet e Kosovës ... Flitet se Isa Boletini me 10 mijë shqiptarë i ndihmon ushtrisë serbe”. Pra, tokat shqiptare u pushtuan përsëri nga armiq të rinj. Serbët, malazeztë, grekët, filluan të bënin terror të paparë mbi popullin shqiptar në viset e pushtuara. Në tërë këtë ngjarje kishte dorë Rusia. Këtë na e dëshmon më së miri një telegram i ministrit serb në Petërburg, në të cilin thuhej: “Ministri i Punëve të Jashtme (i Rusisë - Sh. K.) më tha se Serbia ishte i vetmi shtet, në të cilin kishte besim Rusia dhe që kjo do të bënte çdo gjë për Serbinë”. Pas tri ditë qëndrimi në Shkup, atëherë, kur kryengritësit u shpërndanë dhe shkuan nëpër shtëpitë e veta, Hasan Hysen Budakova merr rrugën për në Dibër, ku takohet me Mehmet Pashë Derallën e me patriotë të tjerë shqiptarë. — Takimi i Hasanit me Mehmet Derallën nuk më hiqet nga mendja kurrë — thoshte Alia, djalë i tij. Kur e pa babanë, Mehmeti u ngazëllye shumë. E shtrëngoi me të dyja duart dhe s’i shqitej dot nga përqafimi. Ai e pat njoftuar babanë me anë të një njeriu të besueshëm për vendimin që kishte marrë Këshilli i Vilajetit të Shkupit për likuidimin e 42 krerëve shqiptarë. Këngëtari popullor e ka përjetësuar edhe me këto vargje këtë figurë kombëtare: Ish kanë burrë s’ish kânë me lara. Kush si ai Mehmet Deralla. Nga Dibra Hasani kaloi në Mat, te babai i Ahmet Zogut. Aty ka ndenjur nja 3-4 muaj. Në atë kohë Ahmet Zogu gjendej në studime në Francë dhe Hasani me të dëgjuar se po kthehej Zogu nga Franca, një ditë para se të mbërrinte Zogu në Shqipëri, e lë Matin dhe shkon në Malësinë e Mbishkodrës. Atje, në Malësinë e Mbishkodrës, Hasani zhvillon një aktivitet të madh patriotik, por, fatkeqësisht, ne s’kemi të dhëna për këtë aktivitet të tij atje, me përjashtim të atyre që thuhen në Fletoren. Aty thuhet se “kemi mbajt shumë mbledhje me Bajram Currin e me burra tjerë të njohur, e pas disa javësh ja mbajtëm për Vlonë, thojshin se atje ka me u qitë bajraku (flamuri -Sh. K.). Atdheu gjendej para një rreziku të madh. Serbia ishte vërsulur në mënyrë të rrufeshme mbi tokat shqiptare duke i pushtuar ato e duke vrarë e prerë gra, fëmijë e pleq. Ajo thurte plane djallëzore që Shqipëria të mos e fitonte pavarësinë. Të njëjtën gjë kishin filluar ta bënin edhe malazeztë e grekët. Në fund të tetorit të vitit 1912 Shqipëria ishte e sulmuar nga të gjitha anët: nga shovinistët serbë, malazez, grekë e bullgarë. Ishte një situatë vërtet tragjikomike - shqiptarët i çlironin tokat e veta me gjak e sakrifica të mëdha nga robëria pesëshekullore, kurse serbët vinin e i pushtonin ato toka! Shqiptarët, duke i konsideruar serbët si aleatë në luftën kundër turqve, ata në fillim i pritën si miq, madje edhe u dhanë armë ushtrisë serbe, si në rastin e Ferizajt më 1912, e krutanët i kishin shtruar edhe bukë ushtrisë serbe duke pandehur se ajo vinte si aleate e shqiptarëve. Por, të gjitha këto serbët ua kthyen shqiptarëve duke vrarë, duke djegur e duke shkatërruar fshatra të tëra. Këtë gjen të serbëve e kishte zbuluar qëmoti edhe Faik Konica, i cili shkruante: “Hapja serbit derën e shtëpisë, ai të nesërmen kërkon gjysmën e shtëpisë dhe thotë se është e tij: mbasnesërmen përpiqet të të hedhë nga dritarja jashtë”.Ata kishin ndërmarrë një propagandë të fuqishme për t’i bindur shqiptarët kinse po vinin si aleatë të tyre. Një proklamatë e ushtrisë serbe, që ishte shpërndarë nëpër sheshin e Podujevës, zbulon ujkun me lëkurë qengji:“Po vim n’ lle t’ juj e tonin qi na kan zapue Osmanllit, qe pesçin e pëmbi vjet, ama s’po vim zullum me ju bo, por po vim zullumin me ju hjek. Mos u boni shybe, or vllazni, se çe besa e zotit s’po vim me sherr."
(Proklamatë e shpallur prej komandantit të ushtrisë që shkeli Shqipërinë, nënshkruar nga komandanti i ushtrisë serbe, Bozhidar Janku, Teshrini evel 1328 Podujevë.) Serbët e malazeztë u vërsulën mbi tokat shqiptare duke bërë krime të papara mbi popullsinë e pafajshme. Dëshmitare e këtyre krimeve ishte edhe mikja e shqiptarëve Miss Edit Durham. Nga tërë ajo që kishte parë kjo grua angleze, ne po veçojmë vetëm këtë: “Në Tiranë e Elbasan gjeta me mijëra njerëz të shkretuar, me këmbë të copëtuara dhe të këputur nga rruga. Rrëfimet që dëgjova prej tyre mbi poshtërsitë serbe në fshatra shqiptare, u vërtetuan më vonë nga letra e një serbi në gazetën Radniçke novine, më 22 tetor 1913: ”Shoku im i dashur,shkruan ushtari serb, këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme. Unë po tmerrohem përpara tyre dhe pyes gjithnjë se si njerëzit mund të jenë kaq barbarë për të kryer të tilla mizori. Nuk dua të flas më gjatë, por Luma (një fis i tërë shqiptar) u shua krejt. Në këto anë nuk shikohet gjë tjetër, përveç kufomave dhe hirit. Një françeskan që kishte kaluar andej më ka përshkruar trupa të vegjlish të shpuar me bajoneta. Ka fshatra me 100, 150 ose 200 shtëpi, ku tani nuk gjendet asnjë frymë. I mbledhin njerëzit në togje nga dyzet ose pesëdhjetë veta dhe i shkojnë në bajoneta gjer te i fundit“. Gazeta e sipërpërmendur përfundon duke thënë se nuk mund të botojë hollësitë e letrës për shkak se lëndojnë tepër zemrën e njeriut ...”24 Edhe shtypi i huaj shkruante për këto mizori të serbo-mala¬zezve mbi shqiptarët e Kosovës. Kështu, p. sh., Leo Freunchlich, korrespondent austriak në Kosovë, shkruan: “Mijëra e mijëra burra, gra, pleq e fëmijë të vrarë e të mbytur me të therura, fshatra të djegura dhe shtëpi të plaçkitura, gra dhe vajza të çnjerëzuara, një vend i shkretëruar, i plaçkitur i larë me gjak e i turpëruar, dëshmon se serbët në Shqipëri nuk hynë si çlirimtarë, por si vrasës të shqiptarëve”. Në mbledhjen e përfaqësuesve diplomatikë në Londër (19¬13) është propozuar që kufijtë e Shqipërisë të caktohen në bazë të statistikës kombëtare dhe fetare dhe që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit të shkojë prej vendi në vend për të vendosur kufijtë. Por, serbët shpejtojnë që ta ndryshojnë këtë statistikë me mitraloza, me pushkë dhe me bajoneta. Ata bëjnë krime që nuk mund të për¬shkruhen ...” Më poshtë ky korrespondent shtron pyetjen: “Si është e mundur që veprimet e tilla të tmerrshme të ndodhin në Evropë, në afërsi të qendrave të mëdha kulturore, në shekullin XX. Turpi bëhet më i madh për shkak se asgjë nuk është ndërmarrë për t’u dhënë fund këtyre krimeve, edhe pse korrespondentët e të gjitha kombeve njoftojnë për to. Për ato krime Pierre Loti ka bërë akuza të ashpra në tërë botën. Një popull trim, popull me karakter, po gozhdohet para gjithë botës dhe Evropa e krishterë, Evropa e qytetëruar,po hesht për këtë kasaphanë. Dhjetëra mijëra njerëz të pambrojtur masakrohen, femrat çnjerëzohen, pleqtë dhe fëmijët mbyten, qindra fshatra digjen, pri¬ftërinjtë theren. Dhe Evropa hesht!” Se çfarë porosish kishin marrë ushtarët serbë nga eprorët e vet për shfarosjen e shqiptarëve dëshmon edhe kjo deklaratë e gjeneralit serb Zhivkoviq: “10 shqiptarë të pafajshëm nga Luma zihen rob prej ushtarëve serbë dhe i sjellin në Prizren te gjenerali Zhivkoviq. Ky, sapo i pa, i tha oficerit: ”Të kam thënë kaq herë se mua nuk më duhen robër shqiptarë, po më duhen varret e tyre“. 25 Një gazetë socialdemokrate serbe shkruante: “Nuk ka veçse kufoma, pluhur e hi! Nuk përshkruhen mizoritë e forcave serbe në Shqipëri”.26 Më 1912-1913 u shuan rreth 120.000 shqiptarë, qindra fshatra u bombarduan dhe një shumicë e madhe u dogjën fare.27 Për këto krime të ushtrisë serbe mbi popullatën shqiptare konsulli austro-hungarez në Shkup e njoftonte Vjenën: “Ka raste, kur nënoficerë kundërshtonin urdhrin e oficerëve për vrasjen e femrave dhe të fëmijëve nga ana e serbëve”.28 Kurse konsulli austro-hungarez në Prizren e njoftonte një ditë më vonë edhe ky Vjenën: “Dëshmitarët tregojnë se gra dhe vajza, për të mos rënë në duart e serbëve, hidheshin në puse ... Pas zbrazjes së Lumës, trupat serbe e shndërruan këtë krahinë në një shkretëtirë fare pa popullatë”.
Mr. Sheremet Krasniqi.
28577732_1560484397398742_6805313991896727552_n.jpg
28276590_1560481844065664_687330767499427840_n.jpg
28378024_1560479647399217_7986016749428408320_n.jpg
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
IllyrianLegend
Regular Member
Regular Member
Posts: 91
Joined: Wed Nov 02, 2016 12:55 pm
Gender: Male

Re: arberiaonline kunderpergjigjet!

#63

Post by IllyrianLegend » Sat Nov 23, 2019 10:29 pm

Zeus10 wrote:
Tue Sep 22, 2009 9:46 pm
In the Balkan ‘party’ of the political struggle for creating ethnic identity we find a new actor, the Macedonians. They are erecting to the best of their ability, a duplicate of the pathetic Serbian & Greek propaganda, always at the expense of the only language and culture unaltered nation: The Albanians.
After much preparation and a hard political battle with the Greeks over the identity of the Ancient Macedonians and their symbol Alexander, the shameless Science Academy of Macedonia, came up with the so called Encyclopedia of the Macedonian History, claiming Alexander the Great and Ancient Macedonians their ancestor, while the Albanians as Mountains People, who usurped their beloved Macedonia about the 17-th Century. These theses look identical to their Slavic brothers, Serbs, whose pretenses upon Albanian’s territories are supported to similar concepts of Albanians mass migrations towards Serbian’s land. Macedonians engaged in a desperate battle to their twins in propaganda, the Greeks, they found the way to get rid to their Albanian neighbors, claiming them in a desperate political movement under the cover of scientific “facts”, as not participants of the ancient history. Although the ancient Balkan territories were not part of anything resembling integrated national entities, the modern Macedonian and Greek scholars are fighting upon a name Alexander the Great. The Macedonians until now have not shown any particular connection to the ancient ones whatsoever, despite the enormous propaganda. So does the Greeks, except the language which telling the truth has many lexical similarities. But we already know that their language is an adoption of Church Byzantine Empire language. Since their state creation a modern ethnic Greek doesn’t bear the same significance as the ancient one. Since its creation, the state of the so called Greeks doesn’t includes the territories lived completely or partially by the ethnic Greeks but those lands inhabited by various ethnic groups who: "took and will take the weapons" against the Ottoman dynasty.

Image

Which in English means: Territories (lands) of Greece are these which "took and will take the weapons" against the Ottoman dynasty.

But let’s return back to the name of the Alexander or Ἀλέξανδρος. According to the Greek propaganda :

Image

This explanation bears empiric features and is linguistically incomplete. The verb alexein(αλέξείν) is phantomatic in the so called Ancient Greek language, because it doesn’t appear to be very popular in use in ancient text. It is probably an inflections of the real verb guard, defend; watch for; (mid.) be on one’s guard

Image

So let’s focus our attention in a very popular word of all the variants of the language which bear the name “Greek”, the word andros which is the second part of the name Alexandros. Any person who speaks Greek uses this word to denote a man. The exact word is andras, and during its declension it appears like this:

Image

But no Greek knows the real meaning of the word. This word was one of the many which came deformed to the actual status during the countless adoptions and interventions in the language of the Ancient “Greeks”. The original word is:

Image

It worth a try pronouncing this word which appear to be somehow different graphically from the modern word. We already know that ν(n) has a different pronunciation before the vowels, it becomes like new(nju-english), bagno(Italian) or njoh(Albanian)


Image

Image

Also ή in ancient Greek has similar phonetic value to date(dejt) in English and the same phonetic value to ë (Albanian), which is otherwise pronounced similar to i in Modern Greek.
So the entire word is not pronounced aner like the philologists claim, but anjër almost identical to the Albanian njëri whose meaning is man:

Image

Even ‘a’ at the beginning of the word is the result of the adjacent nouns:

Image

and it is the Albanian verb asht(is) in its primitive even now ongoing status:

Image

So the noun ‘anjër’ before becoming adjacent was a njër=is a man. It makes perfect sense in Albanian because një is the numeral one, and njëri is either used to denote a person(man) or as the definite of the numeral një--> njëri.
Thus the noun anjëri is not Greek at all, it is being used from Albanians even today, ex:

A njëri qe po te kerkon--> it is somebody/someone looking for you

We know that during the declension the “”Greek”” noun(we already know it is not Greek) shows like this:

Image

The switch from ν--> νδ during the declension is an Albanian phenomenon also. The switching to binary letters occurs because of the following consonant r. For example standard Albanian the indefinite nominal of the dream is ender, but when it goes to definite we have:
andër-->andra, which in some archaic dialects still preserves the non digraph consonant ex: anër-->andra . When it comes switching from one dialect to another the phenomenon is random:

ni(geg)-->ndiej(tosk)--feel
nigjoj* ndigjoj(geg)--> degjoj(tosk)--listen
niq(geg)--> ndiq(tosk)---follow, pursue
nodh--> ndodh—happens

etc.

Sometime modern Albanian preserves some archaic forms of the Ancient Greek (which is an old written Albanian dialect). For example:


Ancient Greek: αν(δ)ήρ~ander____________man
Albanian dhandër(geg) dhëndër(tosk)___________man, husband, groom

Where “dh” is also part of partition to the adjacent nouns and it means dha(give) merging its “a” with the following initial a of the word ander.

The word “aner” is not the only word where we find astonishing similarity with Albanian, and we have the transition ν--> νδ or δ--> νδ, we have many:

Image

Image

Or

Image

Were

Image

And is represented in Albanian words like:

Image

Now you should know what I meant, Macedonian and Greeks are engaged in a big quarrel fighting upon something that is not neither Greek nor Macedonian but clearly related to the Albanians, and theirs are just efforts to create identities stealing wherever they can find one even though showing themselves shameless.
Me vjen keq qe gjysa e argumentit eshte humbur...

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4205
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: arberiaonline kunderpergjigjet!

#64

Post by Zeus10 » Wed Nov 27, 2019 12:01 am

Jo nuk ka humbur. Download attachment
aleksander1.doc
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”