"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#16

Post by zippo » Tue Dec 01, 2009 2:30 am

Artikulli eshte shpifes dhe qellimisht i tille. Kete nuk e diskutoj aspak.
Nese une do postoja tani nje artikuj me disa te dhena historike ku ti as ja ke idene se ku jane te shkruara dhe qe keto te dhena flasin shume keq per Sali Berishen apo per Fatos Nanon, apo per Enver Hoxhen, ti Patush do me besoje mua?! Une e postoj ne nje gazete ashtu sic eshte dhe artikulli pa autor dhe me ca citime qe askush nuk mund ti gjeje. Nuk e kuptoj perse i bie kaq larg... une po te them qe mund ta gjesh kete "mister" fare lehte ne librat e historise te asaj kohe, mund ta gjesh ne biblioteke, sepse une ashtu si edhe babai yt, nuk i kam ruajtur librat e shkolles te asnje lende, POR nuk mund te lejoj te me genjejne per dicka qe e kam PARE ME SYTE E MI. Kjo cfaredo qe te quhet, per mua eshte mashtrim.
PS: Urrejtja nuk te ben mire sepse je vetem 20 vjec. I ka ikur koha kanunit te Lek Dukagjinit. Sot mbare bota ecen ne baze ligjesh te nje shoqerie civile te kulturuar dhe pa vrasje e gjakmarrje. Gjakmarrjes i ka ikur koha sepse eshte shume makabre, pavaresisht se ne Shqiperi u ri-instalua perseri per qellime qe tashme njihen boterisht. Gjakun ja kemi serbit, jo shqiptarit.
Zippo

Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#17

Post by Aleksandër » Tue Dec 01, 2009 11:52 pm

Komunistët asgjësuan çështjen çame
Beqir Meta: Si e dëmtoi Enver Hoxha çështjen çame

Fatmira Nikolli

Cështja çame, ajo e një pjese të popullsisë shqiptare të mbetur jashtë kufijve të shtetit tonë, deri më sot është përmendur pak në historinë shqiptare. E megjithatë, në Çamëri historia është "shkruar" me gjak. Politika greke ka pasur një rol të madh mbi spastrimin etnik atje, por jo vetëm ajo. Ndikim tepër të madh dhe negativ e në dëm të asaj popullsie ka pasur pikërisht qeveria e shtetit mëmë.

Për herë të parë, historiani Beqir Meta, pas një studimi rreth 15-vjeçar për këtë trevë me popullsi shqiptare, rrëfen historinë e Çamërisë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Si filloi presioni grek ndaj popullsisë së Çamërisë, si u zhvilluan ngjarjet gjatë pushtimit italian, cili qe pozicioni i popullsisë çame ndaj këtyre pushtuesve dhe ndaj grekëve në këto momente? Edhe pse është folur shumë për momentin e fillimit të masakrave dhe politikën e Zervës, Meta tregon motivet e saj, që sipas tij ishin motivet e luftës kundër gjermanëve dhe Zerva ka qenë një aleat i fshehtë i gjermanëve në këtë kohë.

Në librin që sapo është botuar, "Historia IV", Meta shkruan dimensionin e dramës, katastrofës dhe qëndrimin e forcave politike shqiptare të asaj kohe ndaj çështjes çame. Sipas dokumenteve, shkatërrimi përfundimtar i kësaj çështjeje u bë pikërisht nga politika e qeverisë shqiptare në vitet 1948-1949, e cila vuri në themel interesat e veta personale, siç ishte mbajtja e pushtetit dhe marrëdhënia me Moskën, duke sakrifikuar një çështje të madhe të interesit kombëtar siç ishte ajo çame. Në këtë intervistë, Meta rrëfen të rejat që sjell kjo histori mbi popullin çam.


Sapo ka dalë teksti i ri i "Historia IV", ku ju jeni marrë me pjesën e Çamërisë. Ju si autor, çfarë të rejash keni sjellë në këtë libër?

Unë nuk kam trajtuar vetëm çështjen e Çamërisë, por edhe çështjen e emigracionit shqiptar të diasporave. Këto kanë qenë dy nga çështjet kryesore me të cilat jam marrë. Të flasësh për çështjen e Çamërisë, do të theksoja se është gjithçka e re, sepse në tekstet e mëparshme nuk ka pasur asnjë paragraf të shkruar.

Pjesa që është shkruar për Çamërinë, është një sintezë e një studimi që unë kam bërë për 15 vite për çështjen çame dhe çështjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Kuptohet që ky studim është i bazuar dhe i mbështetur në studime e kërkime të reja autentike, që janë kryer në arkiva të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit shqiptar, ku unë mund të përmend: Arkivi i Komitetit Qendror të ish-Partisë së Punës së Shqipërisë, Arkivi i Ministrisë së Brendshme, Arkivi i Ministrisë së Jashtme dhe një sërë fondesh të tjera që janë parë.

Por ka pasur edhe arkiva jashtë vendit, të cilat i kam studiuar unë personalisht në mënyrë autentike, ku mbi të gjitha vlerësoj Arkivin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është parë dhe është hedhur në qarkullimin shkencor për herë të parë nga një studiues shqiptar. Është parë gjithashtu edhe Arkivi i Ministrisë së Jashtme britanike, që është shumë i rëndësishëm për trajtimin e kësaj çështjeje; kemi arkiva italiane, dy arkiva të rëndësishme, ai i shtabit të ushtrisë italiane dhe Arkivi i Ministrisë së Jashtme italiane dhe më pas kemi zhvilluar kërkime në një sërë bibliotekash, siç është ajo e Selanikut, Athinës, Uashingtonit, në Bibliotekën e Kongresit, Biblioteka e Oksfordit, Arkivi i Kombeve të Bashkuara në New York dhe në Sofje.

Kemi bërë një gamë të gjerë kërkimesh dhe do të thosha se është një nga të paktat kërkime shqiptare që bazohet mbi një intensitet kaq të gjerë. Arsyeja ishte se kjo çështje është krejtësisht e patrajtuar dhe e panjohur dhe duhej shkruar në mënyrë sa më serioze nga pikëpamja shkencore. Tezat e tjera janë brenda librit dhe është e vështirë t'i përmbledh në pak fjalë, por nga reagimet e deritanishme të studimeve të mia janë vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga studiues shqiptarë dhe të huaj, sepse unë shkëmbej letra dhe e-maile me studiues të ndryshëm në botë dhe besoj se teksti do t'i përgjigjet këtij niveli të studimeve që kam kryer më parë.

Ju u shprehët se keni parë shumë arkiva për sa i përket çështjes çame. Çfarë ka dalë në dritë nga këto studime?

Nëse do t'i hyjmë çështjes së subjektit, do të thosha se janë trajtuar pika të rëndësishme, ku është parë në vijë lineare politika greke mbi spastrimin etnik në Çamëri, që është një tezë e re dhe e rëndësishme.

Spastrimi etnik i Çamërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore nuk ishte rastësor ose një rast i shkëputur, por ishte një politikë e përpunuar qartë që në momentin e aneksimit të Çamërisë nga Greqia në vitin 1913. Aty është dhënë gjithë evolucioni i kësaj politike të spastrimit etnik.

E dyta, është sqaruar mirë e gjithë situata e Luftës së Dytë Botërore, pasi pjesa e tekstit merret pikërisht me këtë periudhë; si filloi presioni grek ndaj popullsisë së Çamërisë, si u zhvilluan ngjarjet gjatë pushtimit italian, cili qe pozicioni i popullsisë çame ndaj këtyre pushtuesve dhe ndaj grekëve në këto momente, dhe është vërtetuar me dokumente që shumica e popullsisë qëndroi neutrale për arsye se italianëve nuk iu besonin dhe sepse grekët nuk e donin bashkëpunimin me shqiptarët në luftë me italianët. Përkundrazi, ata i paragjykuan që në fillim dhe para agresionit italian i internuan shumë prej burrave të Çamërisë, rreth 5 mijë veta në ishujt e Egjeut.

Në këtë libër është shpjeguar politika italiane dhe gjermane në Çamëri, përpjekjet për ta tërhequr popullsinë në anën e tyre dhe dështimi i këtyre përpjekjeve. Rezultatet minimale të tyre janë dhënë me shifra se sa ishte mbështetja për gjermanët dhe ka qenë jo më shumë se sa një gjysmë batalioni, rreth 300 veta dhe këto forca u dislokuan jashtë kufijve të Çamërisë, kufijtë politik të Shqipërisë së sotme. Kjo ndodhi sepse qeveria kuislinge greke protestoi tek gjermanët dhe këta të fundit kishin interesat e veta që të kishin marrëdhënie të mira me atë qeveri.

Është folur shumë për momentin e fillimit të masakrave dhe politikën e Zervës, cilat ishin motivet e saj?

Absolutisht ishin motivet e luftës kundër gjermanëve dhe Zerva ka qenë një aleat i fshehtë i gjermanëve në këtë kohë. Qëllimi ishte që të përfitonte nga situata e krijuar për të realizuar spastrimin etnik, dhe ai përfitoi. Është shkruar në libër pozicioni i misioneve britanike në drejtim të popullit të Çamërisë.

Leja që i dhanë britanikët vetes për të larguar shqiptarët nga shtëpitë e veta; sipas mendimit të tyre, ky largim mund të bëhej pa dhunë, por Zerva siç edhe vetë ata e analizojnë, e realizoi në mënyrë të përgjakshme.

Në libër është dhënë dimensioni i dramës, katastrofës, qëndrimi i forcave politike shqiptare të asaj kohe ndaj çështjes çame. Më pas është trajtuar popullsia çame në Shqipëri si refugjate, qëndrimi i qeverisë shqiptare, qëndrimi i misioneve të huaja dhe më tej është pasqyruar edhe historia diplomatike e çështjes çame në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, momentet kur çështja ishte duke u zgjidhur, si ndërhyri politika e Kremlinit, si u përkul qeveria shqiptare para interesave të Moskës për t'u tërhequr nga një zgjidhje e mundshme në vitin 1948 dhe në fillim të vitit 1949 dhe shkatërrimi përfundimtar i kësaj çështjeje pikërisht nga politika e qeverisë shqiptare, e cila vuri në themel interesat e veta personale, siç ishte mbajtja e pushtetit dhe marrëdhënia me Moskën, duke sakrifikuar një çështje të madhe të interesit kombëtar, siç ishte çështja çame.

Sigurisht, çdo gjë është e dokumentuar nga dokumente të gjetura në Arkivin e Kombeve të Bashkuara dhe dokumente të tjera të fuqive të mëdha.

Përveç këtij dëmi të qeverisë komuniste shqiptare, cilat janë politikat e tjera negative të saj ndaj popullsisë çame?

Në këtë botim është trajtuar edhe aventura e rrezikshme e qeverisë shqiptare për të angazhuar popullsinë çame në luftën civile në Greqi në krah të së majtës dhe kjo ka ndodhur në fillim të vitit 1949, kur qeveria shqiptare kishte një informacion shumë të saktë se e majta atje po shkonte drejt katastrofës, drejt dështimit. Pra ka qenë një përpjekje thuajse kriminale, ku me një gur do të vriteshin dy zogj; e para, t'i vihej në ndihmë së majtës e të zbatoheshin urdhrat e Moskës, por më së shumti ka qenë qëllimi për të larë duart me emigrantët çamë, sepse qeveria shqiptare i shikonte si pengesë të madhe dhe një rrezik serioz për konsolidimin e pushtetit të saj.

Kjo fushatë dështoi për arsye të rezistencës së madhe që bënë çamët, madje që të gjithë krahët e popullsisë, edhe ajo me bindje të djathta, edhe ajo me bindje të majta që ishte pro komuniste.

Ka pasur probleme edhe për sa i përket nënshtetësisë dhe shumë veprime janë bërë në mënyrë të fshehtë...

Është trajtuar edhe çështja e heqjes së nënshtetësisë në mënyrë kolektive, por në fshehtësi të plotë dhe në mënyrë krejtësisht të paligjshme, në kundërshtim me çdolloj legjislacioni ndërkombëtar, pasi këta ishin shtetas grekë dhe qeveria shqiptare nuk kishte asnjë të drejtë që t'u jepte një shtetësi tjetër pa hequr vetë Greqia shtetësinë e çamëve dhe pa e kërkuar ata vetë këtë.

Ky ishte guri i varrit, që qeveria komuniste i vuri çështjes çame në procesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë që vazhdoi nga viti 1953 deri në vitin 1971, ku përfundoi çështja çame nuk u trajtua asnjëherë
.

Greqia ishte në presione të vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare që ajo të bënte lëshime, por nga ana tjetër, edhe që të mos hapte një çështje të tillë dhe qeveria shqiptare nuk e hapi asnjëherë këtë çështje.

Është trajtuar fakti që nga fuqitë e mëdha, vetëm një fuqi e ngriti çështjen dhe ky ka qenë shteti italian. Shtabi i ushtrisë italiane, në kuadrin e një dokumenti strategjik që paraqiti në NATO, akuzoi Greqinë se kishte spastruar etnikisht Çamërinë dhe i kërkoi NATO-s se çështja duhej rishqyrtuar.

Ky është pak a shumë i gjithë subjekti por, sigurisht shumë më i gjerë dhe më i shqyrtuar brenda tekstit.

Përveç kësaj ju keni shkruar edhe mbi emigracionin shqiptar në diasporë. Si është trajtuar ai?

Emigracioni shqiptar është ndarë në dy krahë; i pari është diaspora shqiptare, që janë diasporat e vjetra, të krijuara në vende të ndryshme të botës në periudha të ndryshme historike që nga koha e mërgimit arbëresh deri tek Lufta e Dytë Botërore. Kategoria e dytë është emigracioni politik antikomunist, ai emigracion i cili ishte produkt i zhvillimit të luftës civile në Shqipëri dhe i zhvillimit të luftës së klasave pas fitores së regjimit komunist në Shqipëri.

Janë ndarë në dy pjesë të veçanta, për arsye se problematikat dhe organizimi i këtyre grupeve të emigracionit ka qenë krejt i ndryshëm. Nëse tek grupet e para dominonte organizimi social e kulturor e më pak politik, në grupin e emigracionit politik kemi pasur organizim shumë të prerë politik.

Janë trajtuar organizata të ndryshme të emigracionit të vjetër dhe ekonomik, ku janë trajtuar federatat e vjetra si edhe roli i tyre në mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe mbrojtjen e interesave shqiptare, si edhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë komuniste. Këto marrëdhënie janë parë në evolucion, pra që nga fillimi i vendosjes së regjimit dhe deri në fund, i cili ka qenë sigurisht një zhvillim me zigzage.

E gjithë ecuria është trajtuar në bazë të dokumenteve që gjenden në Ministrinë e Jashtme dhe në Ministrinë e Brendshme, në Arkivin e Komitetit Qendror por edhe në dokumentet që dispononin këto organizata, të cilat një pjesë të mirë i kam marrë dhe i kam shfrytëzuar në arkivat e tyre.

Gjithashtu është parë emigracioni politik, organizatat e tij, natyra e profili i tyre, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet mes tyre, është analizuar qartë bashkimi i tyre në Komitetin "Shqipëria e lirë", natyra e këtij komiteti, e cila ishte si të thuash një qeveri alternative e shqiptarëve antikomunistë në rastin e përmbysjes së regjimit komunist. Mbështetja që i dhanë amerikanët dhe britanikët e po ashtu edhe perëndimi këtij komiteti, u bë për ta pasur si një mjet presioni dhe lufte kundër komunizmit dhe një alternativë zëvendësimi.

Natyra e përpjekjeve dhe shkaqet e dështimit të përpjekjeve për përmbysjen e regjimit nga emigracioni politik shqiptar. Por, janë parë edhe divergjencat brenda tyre, natyra e grupeve të ndryshme politike, deri në përfundim të regjimit komunist. Sigurisht, veprimtaria e emigracionit politik erdhi duke u zbehur me konsolidimin e sistemit dhe me zgjatjen përtej parashikimeve të këtij emigracioni.

Është dhënë një tablo shumë e rëndësishme e anës tjetër të Shqipërisë dhe të shqiptarëve që ishin jashtë atdheut. Përveç kësaj, është dhënë edhe politika e qeverisë komuniste ndaj emigracionit politik dhe emigracionit në përgjithësi e veçanërisht dëshira për ta kontrolluar. Kjo edhe në emigracionin politik shqiptar dhe përçarjet që komunizmi diti t'i bëjë këtij të fundit për të futur nën kontroll organizatat e ndryshme.

Në botim është pasqyruar tensioni që u krijua në këto raste, dëmet që iu shkaktuan çështjes kombëtare shqiptare në lidhje me këtë, izolimin e emigracionit nga atdheu, arsyet pse, dhe qëndrimet e qeverisë komuniste.

Është trajtuar edhe çështja e institucioneve të ndryshme, siç është çështja e Kishës Ortodokse Shqiptare në diasporë, një institucion i cili kishte një karakter shumë të spikatur kombëtar që e trashëgonte nga periudha e mëparshme kur u themelua Kisha Kombëtare në Amerikë nën drejtimin e Nolit, si ai e ruajti karakterin kombëtar dhe zbehja graduale e rolit të saj pas vdekjes së Nolit; përpjekja greke për ta marrë atë nën kontroll dhe ngatërresat e mëdha pas përplasjes së grekëve, ndërhyrjes komuniste dhe interesat e vetë shqiptarëve të diasporës në lidhje me kontrollin e kishës.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=50871
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#18

Post by Arta » Wed Dec 02, 2009 1:19 am

Aleksandër wrote:Komunistët asgjësuan çështjen çame
Beqir Meta: Si e dëmtoi Enver Hoxha çështjen çame
Kjo mund te jete e vertet, por sa lexova emrin e personit te ashtequajtur historjan, nuk vajta me tutje! Personi ne emer shiti integritetin e profesjonit te tij shume te larmishem, per dicka shume me cmim te ulet. Nuk mund te lexoj dot nje person i cili shkraun libra ku trillon jo vetem nje histori per vitet qe nuk jane aq shume te vjetra mbasi deshmimtaret e saj jane gjalle, por e shtremeberon ate qe nga lashtesia, kur edhe shkrimtar te huaj apo Enciklopedia Maqedonase nuk ishte ne ate nivel!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

zippo
Regular Member
Regular Member
Posts: 64
Joined: Thu Nov 12, 2009 3:50 am
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#19

Post by zippo » Wed Dec 02, 2009 2:21 am

Arta wrote:
Kjo mund te jete e vertet, por sa lexova emrin e personit te ashtequajtur historjan, nuk vajta me tutje! Personi ne emer shiti integritetin e profesjonit te tij shume te larmishem, per dicka shume me cmim te ulet. Nuk mund te lexoj dot nje person i cili shkraun libra ku trillon jo vetem nje histori per vitet qe nuk jane aq shume te vjetra mbasi deshmimtaret e saj jane gjalle, por e shtremeberon ate qe nga lashtesia, kur edhe shkrimtar te huaj apo Enciklopedia Maqedonase nuk ishte ne ate nivel!
Ja vlen valle te lodhesh gishtat dhe te pergjigjesh per njerez te ketij kallepi qe thurin lavde per neo-komunistet e sotem?! Keta nuk jane historijane, por thjeshte sharlatane. Lum kush i beson brockullat e tyre.
Zippo

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#20

Post by Patush » Sun Dec 06, 2009 4:44 pm

KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR
PËRBALLË GENOCIDIT KOMUNIST NGA VITI 1944 – 1990:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me
cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu, erdhën në fuqi komunistët, ... janë vetëm 30 vjet mundësi me formue një Kler Shqiptar e, për 30 vjet me nxjerrë aq Heronjë sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë”.
“At Pjetër Mëshkalla S.J.” (fq.23)

Kleri Katolik Shqiptar kishte para vitit 1944 mbrenda kufinjve shtetnor:
228 Meshtarë, shumë murgesha, disa fratela dhe qindra objekte kulti.
Mbas vitit 1944, janë shugurue edhe 25 Meshtar në Shqipni, ndërsa
Jashta kufinjve shtetnor janë shugurue edhe 20 Meshtarë të tjerë.
Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik në
Trojet tona Shqiptare:

TË PUSHKATUEM: (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)

1. Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948)
Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni.
2. Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948)
Ipeshkëv i Sapës.
3. Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
4. Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)

5. At MATI PRENNUSHI OFM. (1881 – 1948)
Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.
6. At ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948)
Guardian i Françeskanve të Shkodres.

7. At LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
8. At LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
9. Don LAZËR SHANTOJA (1891 – 1945)
10. Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
11. Don MARK GJANI (1909 – 1945)
12. At PAPA PANDI (1909 – 1945)
13. At ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
14. At GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
15. At DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
16. At GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
17. Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
18. Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
19. Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)
20. Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
21. At BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
22. Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
23. Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
24. Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
25. Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
26. Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)
27. Don ZEF BICI (1919 – 1968)
28. Don MARK DUSHI (1920 – 1968)
29. Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
30. Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
31. Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
32. Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)

TË VDEKUN NË TORTURA:

33. At LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
34. At BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
35. At SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
36. Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
37. Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
38. Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
39. Don DEDË PLANI (1889 – 1949)
40. Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
41. Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
42. Fratel GJON PANTALIA ( vdekë 1947)

TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:

43. Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
43. Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
44. Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
45. At FLORIAN BERISHA SJ. (1897 – 1970)
46. Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)
47. Fra NDUE VILA OFM. (1879 – 1956)

TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:

48. Imzot VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
49. Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
50. Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
51. Don MARK BICAJ (1911 – 1946)
52. Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
53. Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)
54. Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
55. At GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
56. At PAL DODAJ 880 – 1951)
57. At KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
58. At KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
59. At RROK GURASHI OFM. (1894 – 1956)
60. Don RROK FRISKU (1892 – 1956)
61. Don PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
62. Don ANTON DOÇI (1920 – 1973)
63. Don MARK HASI (1920 – 1981)
64. Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
65. Don NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
66. Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)

VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:

67. Don ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
68. Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
69. Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
70. Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
71. At BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
72. At PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
73. At PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
74. Don NIKOLL KIMZA (1878 – arratiset, vdes në Romë 1960)
75. Don NDOC SUMA (1887 – 1962)
76. Don TOMË LACAJ (1898 – 1962)
77. At MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
78. Don VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
79. At LEONARD SHAJAKU OFM. (1887 – 1964)
80. Don MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
81. At ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
82. Don LAZËR DEDI (1919 – 1967)
83. Don PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
84. Don NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)
85. Don NDRE LUFI (1878 – 1969)
86. At MARK HARAPI SJ. (1890 – 1974)
87. At MARJAN PRELA OFM. (1885 – 1974)
88. At GJON KARMA SJ. (1896 – 1975)
89. Don PAL GJINI (1905 – 1975)
90. At ALFONS ÇUNI OFM. (1900 – 1976)
91. Don NDUE SOKU (1922 – 1976)
92. Don LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
93. At MËHILL MIRAJ OFM. (1909 – 1978)
94. Don INJAC GJOKA (1916 – 1979)
95. At GEGË LUMAJ OFM. (1904 – 1980)
96. At DONAT KURTI OFM. (1903 – 1983)
97. At MËHILL TROSHANI SJ. (1904 – 1983)
98. At SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
99. At FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
100.At FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
101.At FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
102.Don MARIAN ARTA (1905 – 1986)
103.At AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
104.At PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
105.Don KOLEC TONI (1932 – 1992)
106.Don NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
107.At PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
108.Fra GASPËR JUBANI (1920? – 1992)

VUEJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993:

25 Prill 1993 Erdhi për vizitë në Shqipni PAPA GJON PALI II.

“....Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e lartë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit...”
Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)
Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, viti 1993. San Francisco USA.

109. Imzot FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
110. Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 -
111. Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)

112. Imzot MIKEL KOLIQI KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)

113. At ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
114. At ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
115. At JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
116. Don ZEF GILA (1916 – 2000)
117. At KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
118. Don SIMON JUBANI (1928 –
119. At LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
120. Don LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
121. Don NDRE KRROQI (1922 – 1996)
122. At ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
123. At DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
124. Don NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
125. Don PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
126. Don NDOC NDOJA (1914 – 1996)
127. Don LORO NODAJ (1918 – 1996)
128. Don NDOC NOGAJ (1926 –
129. Don GJERGJ SIMONI (1935 –
130. Don ERRNEST TROSHANI (1928 –
131. Don MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
132. At GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
133. At VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
134. Don JAK ZEKAJ (1906 – 1995)

MOTRA QË VUEJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE:

135. Moter GJEORGJINA BULGARECI (1928 –
136. Moter LILJANA RADOVANI (1925 –



KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST:

137. Don MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
138. Don PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
139. Don LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)

Shenim:Pranë emnit shenohët OFM për Urdhnin Françeskan, dhe SJ. Për Urdhnin Jezuit.
Mbas vitit 1993, rreshtimi asht ba simbas rendit alfabetik.
Këtu përfshihen vetem Ata Klerikë që kanë vuejtë në hetuesi, burgje, kampe shfarosje ose vra nga Sigurimi i Shtetit komunist nga viti 1943 – 1990.

• Çdo ndryshim luteni me e ba me leje të autorit Fritz Radovani, Melbourne Australi.

Melbourne, Mars 2009.


Leteratura ndihmëse:

1. “MARTIRIZIMI I KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE 1944 – 1990)” Shkoder 1993.
2. At KONRRAD GJOLAJ OFM. “ÇINARËT”, Shkoder, 1966.
3. FRITZ RADOVANI de Angeliis “NJË MONUMENT NËN DHE”, Zagreb 2004.
4. FRITZ RADOVANI de Angeliis “AT PJETËR MËSHKALLA SJ:” Bot.II, Zagreb 2007.
5. “BULETINI KATOLIK SHQIPTAR” Nr. XIV, XV, Viti 1993, 1994, San Francisco USA.
6. Dr. PJETËR PEPA “TRAGJEDIA DHE LAVDIA E KLERIT KATOLIK NË SHQIPNI”
Vol. I dhe II, Tiranë, 2007.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#21

Post by Patush » Sun Dec 06, 2009 4:53 pm

Krimet Komuniste ndaj Artit dhe muzikes.


Ne tirane ne 22-25 dhejtor 1972 u zhvillua festivali i 11te i kenges qe shenoi nisjen e nje fushate te eger te partise se Punes ndaj kultures dhe njerezve te artit deri ne denigrimin e tyre moral e fizik si perkrahes e perhapes te ideologjise se huaj ne kundershtim me normat e Partise e moralin komunist.
Enver Hoxha personifikimi i figurse me te keqe te popullit Shqiptar gjate tere historise se tij goditi per vdekje jo nje hero per nje ferishte te brishte nje shfaqje artistike asgje me shume sepse sipas tij ajo shenonte nje njolle te zeze ne artin tone te mbrujtur ne mesimet e Partise, jo vetem kaq ai pastaj goditi dhe vete artin letersine artise e shkrimtare e me pas mllefi i tij u sul edhe ne fushen e ekonomise dhe ushtrise.
Enver Hoxha dhe partia qe ai udhehiqte kishte nderhyre brutalisht duke vene veton per probleme te letersise dhe arteve qe me 1946 kur kishte sulmuar Sejfulla Maleshoven ish-kryetar i lidhjes se shkrimtareve ate kohe per pikepamjet e tij artistike qe gjoja shtremberonin idealet e partise, me 1961 ne debatin e flakte midis poeteve te rinj dhe te vjeter ku duke mbrojtur veteranet e penes u kishte dhene lejekalimin edhe te rinjve te tille si Kadare Agolli Arapi qe te shfrytezonin talentin e tyre per ambiciet e tij tiranike, me 1965 kur kishte denuar romanin Tuneli te Dhimiter Xhuvanit si veper antisocialiste dhe nje vit me pas kur kishte pare ne Korce dramen Rrethimi i bardhe kishte dhene urdher te mos shfaqej me kjo drame e shkruar nga Naum Prifti.
Pas festivalit te 11te qellimet e tij, Enver Hoxha e nisi me nje diskutim te mbajtur ne Kuvendin Popullor me 9 janar te vitit 1973 ku kritikoi ashper TVSHne per shfaqje te huaja, vazhdoi me pas me porosine e dhene qe gazetat Zeri i popullit dhe Drita te sulmonin festivalin e 11te te kenges ne RTVSH e thelloi ate edhe me shume ne mbleshjen e sekretariatit te KQ mars 1973 kur Hoxha i beri pyetje Fadil Pacramit ne ju bejme pyetjen a jeni me tezat e partise apo me ato te armikut dhe arriti kulmin me sulmin ndaj Todi Lubonjes dhe letersise duke i kecenuar haptazi.
Festivali i 11 ishte nje nga festivalet me te pelqyer nga publiku Shqiptar deri atehere dhe ndoshta edhe ne ditet tona
por ngeli edhe ne mendjet tona si festivali i zi ku u burgosen dhe vrane shume artiste
neper qytete sigurisht festivali u pelqye me shume pasi ishte pak me modern dhe rinia atje e kuptonte me shume
dhe deshironin ndryshin sic edhe ndodhte ne tere Europen dhe ne USA ne ate kohe me muziken
por Shqiperia ishte ndryshe nga e gjithe bota dhe nuk mund te lejohej nje muzike e tille nga partia.
Diktatura e hekurt e Hoxhes nuk mund te lejonte nje festival te tille pa ndeshkuar pasi festivali sic e thashe me lart u pelqye shume nga rinia e kohes dhe kenget e tij nuk flisnin per socializmin apo partine por per lirine dashurine etj etj.

Interpretuesit dhe kompozitoret qe u denuan apo kritikuan ashper ishin
Francesk Radi me kengen Sonte u takoj te gjitheve,
Justina Aliaj me kengen ne ekranin e televizorit,
Sherif Merdani me kengen Vajza e qete,
Tonin Tershana - erdhi pranvera
Vace zela - naten vone
Liliana kondakci - mozaik tingujsh
Dorian Nini - erdh nje djale ne fshatin tim
Lindita sota - udhet jane te bukura
Bashkim Alibali - nata e fundit e studenteve
Iliriana Carcani - syte e nje vajze
Valentina gjoni - stina me e bukur
Petrit dobjani - kenge per anijen Tirana
Suzana qatipi - vajza dhe kompozitori
Shkelqim pashollari - dhoma 23.

Keto ishin kenget me te kritikuara te festivalit te 11 dhe sigurisht me te pelqyerat e publikut.

Shume anetare te byrose politike dhe te komitetit qendror drejtore midis tyre edhe artistet Francesk Radi Sherif Merdani dhe Todi Lubonja Fadil Pacrami etj etj nje sere internimesh te tjera ne fushen e letersise apo edhe komuniste te thjeshte duke mjelle tmerr dhe terror kudo u denuan me burgosje dhe internime pa meshire dhe e gjithe zanafilla ishte tek festivali i 11.
Ne teater shfaqet e reja si Rrethimi bardhe, dhe Njollat e murrme, u ndaluan menjehere te shfaqen serish pasi Enver Hoxha mbasi i pa ato dha urdher qe te mos shfaqen me dhe keshilloi edhe kritiket e artit qe te mbanin qendrim te rende ndaj shfaqesh te tilla dhe te mos perseriteshin me.
Me 25 dhjetor te vitit 1975 ne kanalin e pare te Rai-t qe lihej i lire vetem per lajmet e mbremjes ne ekran shfaqet Papa gjon pali duke pershendetur per krishtlindjet, Enver Hoxha i ngulitur para TV se perse nuk po nderpritet transmetimi i ketij mesazhi kaluan rreth 5 min dhe tv vazhdonte atehere ai ngre receptorin dhe telefonon ne Rtvsh por askush nuk pergjigjej vetem mbas disa minutash u arrit te kapte nje numer zyre ne TVSH ku po beheshin gati per lajmet kryesore te dites.
Jam Enver Hoxha ishin fjalet e para me nje ze shume te ashper si guxoni te lini Papen te jape mesazhe te tilla ne tv ka 20 min qe vazhdon e flet per krishtlindjet e ben propagande fetare! ku jane drejtoret tuaj ? cili jeni ju ? te mbyllet ne moment ky transmetim degjuat apo jo ? dhe telefoni u mbyll ne anen tjeter me nje perplasje qe nenkuptonte vetem nje fjale burg dhe tortura pa meshire...
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#22

Post by Patush » Sun Dec 06, 2009 4:54 pm

Pushkatimi pa gjyq i intelektualëve nga komunistët në nëntorin e 1944
Pushkatimet pa gjyq të pedagogëve, 28 viktimat dhe 65 të arrestuarit

Shkatërrimi i elitës nis nëntorin e vitit 1944. Vetëm në ditët e çlirimit të Tiranës u pushkatuan 37 intelektualë.

Rezarta Delisula

Sipas të dhënave të mbledhura nga Tomor Aliko, janë 28 pedagogë të pushkatuar gjatë viteve të para të çlirimit. Numri i kë tyre intelektualëve që janë burgosur është 65, ndërsa 7 prej tyre kanë vdekur në burg. Ky nuk është numri real i pedagogëve të vrarë e burgosur, pasi ky është vetëm vëllimi i parë i librit të shkruar nga Aliko “Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar”. Mes të burgosurve për motive politike përmendim shkrimtarë të njohur si Mustafa Greblleshi, gazetari dhe shkrimtari Nebil Çika, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Astrit Delvina, Petro Marko, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti....


Monumenti

Në selinë e të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit është ngritur një monument që i kushtohet terrorit komunist të Tiranës, terror i cili filloi me dëshmorët e parë të 30 tetorit deri më 16 nëntorit 1944. Nebil Çika, një nga gazetarët më të spikatur në vitet ’20-’30, i cili shkruante në të përjavshmen “Arbënia” (1929) e në revistën “Minerva” është një prej 37 personave që u ekzekutuan në prag të çlirimit të kryeqytetit. Njëkohësisht dy djemtë e familjes së njohur gjirokastrite Kokalari, Muntazi dhe Vesimi, vëllezërit e Musine Kokalarit u pushkatuan pa gjyq. Bashkë me ta ishte dhe Syrja Kokalari, kushëriri i parë i tyre. Bodrumet e hotel “Bristolit” u kthyen në varrin masiv ku dergjeshin ata që quhen dëshmorët e parë në luftën kundër komunizmit. U pushkatuan pa kurrfarë gjyqi dhe pa ditur pse po ekzekutoheshin. Po ato ditë janë pushkatuar dhe intelektualët Ali Panariti, Anton Fekeçi, Jakup Deliallisi, Akil Sakiqi, Lluka Xhumari e ushtarakët Boris Beleski, Nazmi Uruçi, Hamit Greblleshi, Abdulla Saraçi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip Kalenja etj. Muntazi dhe Vesim Kokalari, dy njerëz të arsimuar dhe njohës të shumë gjuhëve të huaja themeluan shtypshkronjën “Mesagjerinë shqiptare”, ku u botuan kryeveprat botërore si dhe libri i parë i Musine Kokalarit, gruas që vuajti burgjeve e që vdiq në internim. Pika e përbashkët e këtyre intelektualëve të pushkatuar pa gjyq ishte vetëm një; ata ishin antikomunistë.

Femrat e pushkatuara.

Historitë e pedagogeve të pushkatuara janë të trishtuara. Sabiha Kasimati është njëra prej grave të pushkatuara në Institutin e Natyrës në Tiranë. Ky institucion kishte të mbledhur asokohe, elitën intelektuale, shkencore. Aty punonin gjuhëtarët Prof. Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, fizikanët e matematikanët si Prof. Selaudin Toto, që ishte njëkohësisht deputet i Kuvendit popullor dhe kryetar i Institutit, Kristaq Piliken, Qazim Turdiun, Sotir Kuneshken, botanistët: Kolë Papariston, Ilia Mitrushin; zoologët: Sabiha Kasimati, Islam Zeko... Dr. Sabiha Kasimati ishte emëruar shefe e sektorit të zoologjisë, por ajo vet u mor vetëm me ihtiologji. Atë fushë ajo e kishte hulumtuar që nga koha e studimeve universitare, ndaj kur ajo u bë shefe hulumtoi, gjurmoi, studioi gjithë faunën ihtiologjike detare dhe liqenore të ujërave territoriale shqiptare. Gjatë dhjetë viteve kërkimesh, ajo arriti të evidentonte të gjithë faunën ujore shqiptare, bëri klasifikimin në taksonominë ihtiologjike në klasa, gjini, lloje, e nënlloje peshqish, përcaktoi zonat e përhapjeve të llojeve më të rëndësishme të peshqve, ciklet biologjike të tyre, duke përgatitur monografinë voluminoze «Peshqit e Shqipërisë» të cilën s’mundi ta botojë. Dalja hapur para disa vitesh ku Sabihaja akuzoi Enver Hoxhën, diktator nuk ishte harruar lehtë. Ajo arrestohet më 22 shkurt 1951, midis 81 intelektualëve antikomuniste për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike dhe pa gjyq, katër ditë më vonë, pushkatohet. Ajo është e vetmja grua mes 22 të dënuarve me pushkatim për këtë akuzë.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#23

Post by Patush » Sun Dec 06, 2009 4:55 pm

Familja e madhe

Në mes të 65 pedagogëve të burgosur janë edhe 8 burra nga familja Ndreu. Familja Ndreu nga fshati Sllovë i Dibrës është një ndër ato familje që u persekutuan rrënjësisht në epokën komuniste. 8 nga burrat e kësaj familjeje u burgosën me akuzën si “antikomunistë”, ndërsa familjet e tyre u internuan. Shumica e tyre kishin mbaruar Normalen e Elbasanit, “Harry Fultz” dhe një pjesë vazhduan studimet jashtë shtetit, në Francë e Itali. Në mes të emrave të pedagogëve të vrarë është dhe Avzi Nela i cili ishte kundërshtar i hapur i regjimit dhe nuk rreshti së foluri kundra Hoxhës deri në vitin 1988 kur vdiq. Herën e parë ai arrestohet në vitin 1967 sepse kundërshtoi publikisht regjimin para publikut. Ai arrestohet përsëri dhe dënohet me varje më 10 gusht 1988. Poeti kuksian sot e kësaj dite kujtohet në vendin e tij, ndërsa të moshuarit drithërohen nga historia e dënimit të poetit. Para se të varej publikisht Havzi Nela për 5 ditë dhe 5 net nuk vuri as ujë as bukë në gojë, ndërsa terrori u shtua në qytet pas ekzekutimit publik. Secili prej tyre mban një histori, të cilat kur i lexon pas kaq vitesh duken si të pamundura, por vetëm vitet e para të çlirimit 65 pedagogë u burgosën dhe 28 të tjerë u dënuan me vdekje. Pas tyre janë po kaq familje të cilat kanë vuajtur në kurriz peshën e rëndë të internimit. Nga studimet në universitetet evropiane përfundonin në punimin e tokës dhe çarjes së maleve tejpërtej.


Syrja Kokalari
lindi në Gjirokastër më 1903, ndërsa studimet e larta i kreu në Itali. Më 12 nëntor 1944 u pushkatua pa gjyq.

Salim Kokalari
lindi më 1896 po në Gjirokastër. Emigron në SHBA më 1916 po më pas kthehet duke punuar si pedagog në Liceun e Gjirokastrës. Dënohet me pushkatim më 10 tetor 1947.

Selaudin Toto
lindi në Tiranë më 1919. Keu studimet e larta për matematikë-fizikë në Universitetin e Torinos, ndërsa themelon Institutin e Shkencave. Deputet i legjislacionit të parë të deputetëve, dënohet me pushkatim më 10 tetor 1947.

Namik Hadëri
lindur në Delvinë më 1912. Pasi kryen shkollën “Harry Fultz” në Tiranë punoi si arsimtar. Arrestohet më 22 korrik 1947 me akuzën “agjent amerikan” Më 27 korrik po të atij viti pushkatohet.

KOSTANDIN KOTE
Lindur në Përmet 1896. Kryen studimet e larta për shkenca politike-ekonomike e në Romë. Pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës më 1920. Në 1942 ka qenë gjashtë muaj ministër i Ekonomisë. Dënohet me pushkatim, 14 prill 1945.

JAVER HURSHITI
Lindur në Kaukaz më 1880. Kryen studimet e larta në shkenca politike-administrative në Stamboll. Kryetar i forcave të Gjirokastrës në luftën e Vlorës më 1920. Deputet i Gjirokastrës më 1925. Dënohet me vdekje, pushkatim, më 14 prill 1945.

SAMI SULSTAROVA
Lindur në Pogradec më 1906. . Në vitin 1929 ishte profesor i vizatimit teknik. Si zotërues i gjuhës angleze punon tek UNRRA. Arrestohet natën e Vitit të Ri 1946 nga Sigurimi i Shtetit dhe zhduket pa iu ditur as varri. Samiu kishte lidhje me grupin “Bashkimi Demokrat”.

NDREK KODHELI
Lindur më 1909 në Shkodër. Arrestohet në nëntor 1944 dhe dënohet me 7 vjet burg. Më 1946 pritej që një delegacion i Parlamentit anglez të vizitonte burgjet. Ndrekën e nisin për në burgun e Burrelit dhe e pushkatojnë gjatë rrugës.



LONI ADHAMI
Lindur më 1908 në Progër të Devollit. Që prej vitit 1929 deri më 1939 ka qenë sekretar në ambasadën amerikane në Tiranë. Si pasojë e trajtimit barbar në hetuesi jep shpirt në qershor 1947.

NIKO LEZO
Lindur në Delvinë 1891. Diplomohet në Universitetin e Tuluzës, Francë për shkencat e natyrës. Krijoi të parin laborator kimik në Shqipëri. Deputet i Delvinës 1923-1924. Pushkatohet më 1951, akuza “Bomba në ambasadën sovjetike”.


KAMBER KAZAZI
Lindur më 1912 në Elbasan. Kryen shkollën teknike amerikane “Harry Fultz”. Arrestohet në vitin 1947 si pjesëmarrës në grupin e deputetëve. Akuzohet si agjent amerikan dhe dënohet me vdekje, pushkatim.

KOSTAQ STEFA
Lindur në Berat 1904. Kryen studimet e larta në Institutin e Magjistraturës në Francë për shkenca shoqërore. Arrestohet më 8 shtator 1947. Akuza; “spiun i amerikanëve”. Më 3 mars 1947 pushkatohet.

BEQIR ÇELA
Lindur më Durrës 1918. Akuzohet si pjesëmarrës në grupin e deputetëve. Torturohet gjatë hetuesisë deri më humbje të ndjenjave. Me proces të montuar dënohet me vdekje, pushkatim 10 tetor 1947.

TEFIK DELIALLISI
Lindur në Shijak më 1917. Pjesëmarrës në grupin e deputetëve të vitit 1947. Arrestohet në vitin 1946 dhe pushkatohet më 10 tetor 1947.

EDIP TERSHANA
Lindur në Dibër të Madhe, 1907. U arrestua më 1947 me akuzën “armik i popullit”. U dënua me vdekje, pushkatim. Ai ishte kundër bashkëpunimit me Partinë Komuniste jugosllave.

LORENC RASHA
Lindur në Shkodër më 1900. Kreu shkollën françeskane në Shkodër, kurse studimet e larta në Austri. Më 12 nëntor 1944 me urdhër të Mehmet Shehut, pushkatohet.

BEGO GJONZENELI
Lindur në Vlorë më 1911. Diplomohet në Universitetin e Romës për histori e filozofi. Arrestohet më 1945 dhe dënohet me 25 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Në 1950 pushkatohet.


NAMIK LESKO
Lindur në Delvinë më 1918. Regjimi i egër komunist vrau dhe vëllain e mbetur Namikun, duke e pushkatuar në dhjetor 1945.


Të vdekur në burg


GJERGJ KOKOSHI
Lindur në Shkodër më 1904. Laureuar në letërsi në Universitetin e Parisit. Dënohet me 30 vjet burgim dhe vdes në burgun e Burrelit më 1960.

XHEVAT KORÇA
Lindur në Korçë 1892. Kryen dy fakultete, atë të jurisprudencës dhe pedagogjisë. Arrestohet në vitin 1945 si armik i popullit dhe dënohet me burg të përjetshëm. Si shenjë proteste për keqtrajtimin në burgun e Burrelit shpall grevën e urisë derisa i dha fund jetës mbas 12 vitesh burg.

MIRASH IVANAJ
Lindur në Shkodër 1886. Mbaruar në Itali për shkenca politike-ekonomike. Ministër i Arsimit. Me pushtimin e Italisë më 1939 emigron. Arrestohet 1947 dhe dënohet 7 vjet burg. Një javë para se të lirohej vdes në infermierinë e burgut të Tiranës.

SHASIVAR ISLAMI
Lindur në Libohovë më 1913. Kreu pedagogjiken dhe të lartën në Itali. Arrestohet në vitin 1945 si pjesëmarrës në organizatën e “Bashkimit Demokrat”. Dënohet me 15 vjet burg, vdes si pasojë e vuajtjeve.

HIQMET RROSHI
Lindur në Libohovë më 1980. Mbaroi studimet pedagogjike në Stamboll. Arrestohet në janar 1945 dhe lirohet për mungesë fajësie. Arrestohet përsëri në vitin 1948 dhe mbas 5 muajsh në hetuesi ndërroi jetë.

SULEJMAN LLESHI
Lindur në Tiranë 1914. Kryen studimet e larta për letërsi në Itali. Pjesëmarrës në mbledhjen e Mukjes. Arrestohet në vitin 1946. E dërgojnë në Pejë ku burgoset nga UDB Jugosllave. Në qershor 1946 futen Çetnikët në burgun e Pejës dhe masakrojnë, duke e therur me thikë së bashku me patriotin dhe nacionalistin, Klement Curri (nip i Bajram Currit).



Të burgosur

Mihal Zallari
Foto Bala
Musa Dizdari
Mustafa Grablleshi
Xhavit Mehilli
Sami Repishti
Tahir Hoxha
Arshi Pipa
Kasem Malaj
Beqir Haçi
Riza Shtylla
Hasan Rami
Petro Marko
Pjetër Arbnori
Fiqiri Llagami
Reshat Asllani
Gjergj Komnino
Shaqir Trimi
Halit Selfo
Akile Tasi
Pjetër Gjini
Agim Musta
Hekuran Zhiti
Visar Zhiti
Uran Kalakula
Mustafa Cara
Beqir Ajazi
Llazar Papapostoli
Osman Bishqemi
Tanush Kaso
Astrit Delvina
Xhemal Alimehmeti
Koço Llukani
Xhemal Belegu
Abdurahman Kreshpa

Argjend Goci
Haxhi Goci
Beqir Xhepa
Xhevat Bujari
Martin Camaj
Mitrush Kuteli
Maksen Bundo
Pirro Kuqi
Luan Myftiu
Gaqo Peçi
Sali Doko
Baftjar Ndreu
Xheladin Ndreu
Selman Ndreu
Lazem Ndreu
Rexhep Ndreu
Irfan Ndreu
Rizahi Ndreu
Halit Ndreu
Sherif Merdani
Leonard Prifti
Veniamin Dashi




Muntaz Kokalari
Lindi në Gjirokastër më 1896, ndërsa studimet pedagogjike i kreu në Turqi. Si pjesëmarrës në revolucionin e qershorit u burgos 4 vjet nga regjimi i asaj kohe. Themeluesi i “Mesagjerisë shqiptare”. Pushkatohet pa gjyq më
12 nëntor 1944.

Vesim Kokalari
Lindi në Gjirokastër më 1898. Në vitin 1932 ishte pjesëmarrës në lëvizjen e Vlorës, ku dënohet 10 vjet burg. Në vitin 1943 themeloi shtëpinë botuese ku botoi disa kryevepra botërore. Vesimi u pushkatua më 12 nëntor 1944 pa gjyq.

MUSINE KOKALARI
Lindur në Gjirokastër më 1917. Kryen studimet e larta për gjuhë letërsi në Romë. Arrestohet në nëntor 1944, por lirohet. Më 1945 arrestohet si kryetare e grupit Social Demokrat, Dënohet 20 vjet dhe vdes në internim

Sabiha Kasimati
Lindur në Ankara të Turqisë më 1912. Akuzoi Enver Hoxhën publikisht si diktator e më pas në 1951 me grupin e hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike, ajo u dënua me pushkatim si bashkëpunëtore.

Lef Nosi
Lindi në Elbasan më 1891. Pasi kryen studimet e larta në filozofi e letërsi ai bëhet botues dhe drejtor i revistës politiko-letrare “Tomorri”. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me pushkatim.


Kol Tomara
Lindur në Devoll më 1887. Më 1907 është sekretar i shoqërisë “Besa-Besa” në Boston dhe më 1915 sekretar i “Vatrës”. Më 1924 ai është anëtar i Asamblesë Kushtetuese. Më 14 prill 1945 dënohet me pushkatim.



Panorama
14 korrik 2007.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#24

Post by alfeko sukaraku » Sun Dec 06, 2009 7:35 pm

Patush wrote:KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR
PËRBALLË GENOCIDIT KOMUNIST NGA VITI 1944 – 1990:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me
cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu, erdhën në fuqi komunistët, ... janë vetëm 30 vjet mundësi me formue një Kler Shqiptar e, për 30 vjet me nxjerrë aq Heronjë sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë”.
“At Pjetër Mëshkalla S.J.” (fq.23)

Kleri Katolik Shqiptar kishte para vitit 1944 mbrenda kufinjve shtetnor:
228 Meshtarë, shumë murgesha, disa fratela dhe qindra objekte kulti.
Mbas vitit 1944, janë shugurue edhe 25 Meshtar në Shqipni, ndërsa
Jashta kufinjve shtetnor janë shugurue edhe 20 Meshtarë të tjerë.
Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik në
Trojet tona Shqiptare:

TË PUSHKATUEM: (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)

1. Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948)
Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni.
2. Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948)
Ipeshkëv i Sapës.
3. Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
4. Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)

5. At MATI PRENNUSHI OFM. (1881 – 1948)
Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.
6. At ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948)
Guardian i Françeskanve të Shkodres.

7. At LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
8. At LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
9. Don LAZËR SHANTOJA (1891 – 1945)
10. Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
11. Don MARK GJANI (1909 – 1945)
12. At PAPA PANDI (1909 – 1945)
13. At ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
14. At GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
15. At DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
16. At GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
17. Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
18. Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
19. Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)
20. Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
21. At BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
22. Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
23. Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
24. Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
25. Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
26. Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)
27. Don ZEF BICI (1919 – 1968)
28. Don MARK DUSHI (1920 – 1968)
29. Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
30. Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
31. Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
32. Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)

TË VDEKUN NË TORTURA:

33. At LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
34. At BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
35. At SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
36. Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
37. Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
38. Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
39. Don DEDË PLANI (1889 – 1949)
40. Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
41. Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
42. Fratel GJON PANTALIA ( vdekë 1947)

TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:

43. Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
43. Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
44. Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
45. At FLORIAN BERISHA SJ. (1897 – 1970)
46. Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)
47. Fra NDUE VILA OFM. (1879 – 1956)

TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:

48. Imzot VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
49. Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
50. Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
51. Don MARK BICAJ (1911 – 1946)
52. Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
53. Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)
54. Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
55. At GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
56. At PAL DODAJ 880 – 1951)
57. At KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
58. At KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
59. At RROK GURASHI OFM. (1894 – 1956)
60. Don RROK FRISKU (1892 – 1956)
61. Don PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
62. Don ANTON DOÇI (1920 – 1973)
63. Don MARK HASI (1920 – 1981)
64. Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
65. Don NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
66. Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)

VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:

67. Don ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
68. Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
69. Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
70. Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
71. At BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
72. At PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
73. At PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
74. Don NIKOLL KIMZA (1878 – arratiset, vdes në Romë 1960)
75. Don NDOC SUMA (1887 – 1962)
76. Don TOMË LACAJ (1898 – 1962)
77. At MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
78. Don VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
79. At LEONARD SHAJAKU OFM. (1887 – 1964)
80. Don MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
81. At ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
82. Don LAZËR DEDI (1919 – 1967)
83. Don PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
84. Don NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)
85. Don NDRE LUFI (1878 – 1969)
86. At MARK HARAPI SJ. (1890 – 1974)
87. At MARJAN PRELA OFM. (1885 – 1974)
88. At GJON KARMA SJ. (1896 – 1975)
89. Don PAL GJINI (1905 – 1975)
90. At ALFONS ÇUNI OFM. (1900 – 1976)
91. Don NDUE SOKU (1922 – 1976)
92. Don LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
93. At MËHILL MIRAJ OFM. (1909 – 1978)
94. Don INJAC GJOKA (1916 – 1979)
95. At GEGË LUMAJ OFM. (1904 – 1980)
96. At DONAT KURTI OFM. (1903 – 1983)
97. At MËHILL TROSHANI SJ. (1904 – 1983)
98. At SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
99. At FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
100.At FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
101.At FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
102.Don MARIAN ARTA (1905 – 1986)
103.At AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
104.At PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
105.Don KOLEC TONI (1932 – 1992)
106.Don NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
107.At PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
108.Fra GASPËR JUBANI (1920? – 1992)

VUEJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993:

25 Prill 1993 Erdhi për vizitë në Shqipni PAPA GJON PALI II.

“....Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e lartë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit...”
Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)
Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, viti 1993. San Francisco USA.

109. Imzot FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
110. Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 -
111. Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)

112. Imzot MIKEL KOLIQI KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)

113. At ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
114. At ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
115. At JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
116. Don ZEF GILA (1916 – 2000)
117. At KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
118. Don SIMON JUBANI (1928 –
119. At LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
120. Don LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
121. Don NDRE KRROQI (1922 – 1996)
122. At ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
123. At DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
124. Don NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
125. Don PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
126. Don NDOC NDOJA (1914 – 1996)
127. Don LORO NODAJ (1918 – 1996)
128. Don NDOC NOGAJ (1926 –
129. Don GJERGJ SIMONI (1935 –
130. Don ERRNEST TROSHANI (1928 –
131. Don MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
132. At GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
133. At VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
134. Don JAK ZEKAJ (1906 – 1995)

MOTRA QË VUEJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE:

135. Moter GJEORGJINA BULGARECI (1928 –
136. Moter LILJANA RADOVANI (1925 –



KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST:

137. Don MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
138. Don PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
139. Don LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)

Shenim:Pranë emnit shenohët OFM për Urdhnin Françeskan, dhe SJ. Për Urdhnin Jezuit.
Mbas vitit 1993, rreshtimi asht ba simbas rendit alfabetik.
Këtu përfshihen vetem Ata Klerikë që kanë vuejtë në hetuesi, burgje, kampe shfarosje ose vra nga Sigurimi i Shtetit komunist nga viti 1943 – 1990.

• Çdo ndryshim luteni me e ba me leje të autorit Fritz Radovani, Melbourne Australi.

Melbourne, Mars 2009.


Leteratura ndihmëse:

1. “MARTIRIZIMI I KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE 1944 – 1990)” Shkoder 1993.
2. At KONRRAD GJOLAJ OFM. “ÇINARËT”, Shkoder, 1966.
3. FRITZ RADOVANI de Angeliis “NJË MONUMENT NËN DHE”, Zagreb 2004.
4. FRITZ RADOVANI de Angeliis “AT PJETËR MËSHKALLA SJ:” Bot.II, Zagreb 2007.
5. “BULETINI KATOLIK SHQIPTAR” Nr. XIV, XV, Viti 1993, 1994, San Francisco USA.
6. Dr. PJETËR PEPA “TRAGJEDIA DHE LAVDIA E KLERIT KATOLIK NË SHQIPNI”
Vol. I dhe II, Tiranë, 2007.
lavdi te renve

keni pyetur per rrethanat qe u pushkatua gjithkush nga ata?U pushkatuan te gjithe per nje ceshtje?ne se po ,ateher dita duhet te shpallet si dite zije kombetare.

Ne se ka ne mes tyre ndonje qe merrte urdhera nga serbia e greqia-krishterimi-,ateher nuk kemi perse tja dime emrin.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#25

Post by alfeko sukaraku » Sun Dec 06, 2009 7:47 pm

alfeko sukaraku wrote:
Patush wrote:KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR
PËRBALLË GENOCIDIT KOMUNIST NGA VITI 1944 – 1990:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me
cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu, erdhën në fuqi komunistët, ... janë vetëm 30 vjet mundësi me formue një Kler Shqiptar e, për 30 vjet me nxjerrë aq Heronjë sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë”.
“At Pjetër Mëshkalla S.J.” (fq.23)



Cilat jane shkollat shqipe qe ata hapen gjate ketyre 2 mij vjetve?

ne c gjuhe shkruanin e kendonin?

A e keni iden se c do te thote Shqiperi???

Krishtrimi ne shqiperi erdhi si i huaj edhe mbrojti interesat e huaja deri ne kohen kur disa burra si Bajo e Cercis Topulli ju a kenduan me tyten e pushkes udhen e kendimit te shqipes,si myslimanve edhe te krishterve.

Konstandini i madhe ishte fanatiku me i madhe paganist-kosovare-.Ai ju tha mbeturinave fetare qe kishte lene roma e greqia ne qytetet ne shqiperi e kudo , se.."ne se me ndihmoni te fitoj luften ,do e bej fene tuaj fene e pare te botes" edhe keshtu ndodhi.Vecse kjo nuk u be me rreze lazer edhe menjeher,por nje pjese e shqiptarve as qe nuk u preke nga krishterimi ..fshatrat..deri sa erdhi zjarri pervelues mysliman edhe i kthehu ne te tille.Ndaj ngadal se mos thyen ndonje veze at pjetri me 2000 vjete krishterimin e tij.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#26

Post by Patush » Sun Dec 06, 2009 8:33 pm

Alfeko c'te lendon ty kujtimi i klerikeve katolik te vrare nga komunizmi me ne krye enverin?

Mesa di une komunizmi nuk vrau ndonje prift serbogrek apo te lidhur me to, nqoftese po te lutem knoju emnat?

I gjith rregjimi komunist eshte periudhe e zeze per Shqipetaret dhe jo vetem ditet kur u pushkatuan kto deshmore bashke me mijera te tjere.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#27

Post by alfeko sukaraku » Sun Dec 06, 2009 9:05 pm

Patush wrote:Alfeko c'te lendon ty kujtimi i klerikeve katolik te vrare nga komunizmi me ne krye enverin?

Mesa di une komunizmi nuk vrau ndonje prift serbogrek apo te lidhur me to, nqoftese po te lutem knoju emnat?

I gjith rregjimi komunist eshte periudhe e zeze per Shqipetaret dhe jo vetem ditet kur u pushkatuan kto deshmore bashke me mijera te tjere.
Nuk e njohe historin e tyre-turperisht per mua.

Ne se jane vrare per fjalen e lire,ateher une propozoj qe te kerkojme te shpallet nje dite zije kombetare per te vraret.

Une nuk po theme se rregjimi komunist nuk ishte periudhe e zeze per shqiptaret...po ,ishte periudhe e zeze per shqiptaret edhe shume e zeze ,sketerre fare,ndaj edhe i vume shkelmin.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#28

Post by Patush » Sun Dec 06, 2009 9:14 pm

alfeko sukaraku wrote:
Patush wrote:Alfeko c'te lendon ty kujtimi i klerikeve katolik te vrare nga komunizmi me ne krye enverin?

Mesa di une komunizmi nuk vrau ndonje prift serbogrek apo te lidhur me to, nqoftese po te lutem knoju emnat?

I gjith rregjimi komunist eshte periudhe e zeze per Shqipetaret dhe jo vetem ditet kur u pushkatuan kto deshmore bashke me mijera te tjere.
Nuk e njohe historin e tyre-turperisht per mua.

Ne se jane vrare per fjalen e lire,ateher une propozoj qe te kerkojme te shpallet nje dite zije kombetare per te vraret.

Une nuk po theme se rregjimi komunist nuk ishte periudhe e zeze per shqiptaret...po ,ishte periudhe e zeze per shqiptaret edhe shume e zeze ,sketerre fare,ndaj edhe i vume shkelmin.
Ne fakt ne kohen e komunizmint kishte vetem komunizem, t'gjithe ato qe nuk ju nenshtronin kesaj ideologjie u queshin trathetor dhe e paguanin me jeten e tyre. Lekuidimi i elites antikomuniste te gjdo populli qe komunisted hipnin ne fuqi ishte pjese e agjendese se tyre, mosqenja komuniste ishte akuze e mjaftueshme per te te agjesuar.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
TeuAL
Star Member
Star Member
Posts: 524
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Enver Hoxha i zhduku te gjithe ...

#29

Post by TeuAL » Mon Mar 29, 2021 7:40 am

Patush wrote:
Sun Dec 06, 2009 4:44 pm
KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR
PËRBALLË GENOCIDIT KOMUNIST NGA VITI 1944 – 1990:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me
cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu, erdhën në fuqi komunistët, ... janë vetëm 30 vjet mundësi me formue një Kler Shqiptar e, për 30 vjet me nxjerrë aq Heronjë sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë”.
“At Pjetër Mëshkalla S.J.” (fq.23)
E diel, Mars 28, Kujtesë për Martirin Shqiptar Bl. Dedë Maçaj
---------------------------------------------------------------
http://aleteia.org/daily-prayer/sunday-march-28
----------------------------------------------------------------
E diel, Mars 28
Shënjtori i Ditës: Bl. Dedë Maçaj
Prift dhe Martir(1920-1947)

Jeta
+ Deda lindi në Mali Jushit, Shqipëri.
+ Pas kryerjes së studimeve në Shkodër dhe Romë, në 1944 u emërua prift për arkdioqezën Shkodër-Pult.
+ Gjatë regjimit antifetar komunist në Shqipëri, ai u arrestua, torturua dhe ekzekutua si spiun i huaj, në 28 Mars 1947.
+ Martiri Dedë u lumturua me martirët e tjerë Shqiptarë në 2016
------------------------------------------------------
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”