"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Jo një herë, por ku ta dish për të satën herë është bërë kjo pyetje për numrin e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Këtë e bënë më tërheqëse të dhënat zyrtare për numrin e popullatës së Maqedonisë.
Në një anë akuzohen shqiptarët se kanë shtim të lartë natyror dhe se është më i larti në Maqedoni, kurse nga ana tjetër, numri i kësaj popullate nuk u rrit në proporcion me shtimin natyror. Ky paradoks ka detyruar një numër jo të vogël të autorëve të vendit dhe atyre të huajë, të merren me lëvizjen e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Demografët: Shqiptarët mbi 34 për qind në Maqedoni
Regjistrimet e ardhshme në vitin 2011 pritet të japin pasqyrën e qartë për përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni.
Studiuesit dhe demografët shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë për krijimin e opinionit manipulues dhe skenaret për uljen e përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni, para regjistrimit të ardhshëm zyrtar të popullësisë që do të bëhet në vitin 2011
Të dhënat e kësaj tabele janë zyrtare të cilat nuk kërkojnë më realitet. Të dhënat e strukturës kombëtare që paraqiten nga BBC-ja tjetërfare nga ato zyrtare ja se si duken këta të dhëna.
Nr. Përqindja
Maq 920.00 40.0
Shqip 880.00 38.3
Rom 220.00 9.6
Serb 160.00 7.0
Turq 60.00 2.6
Të tjerë 60.00 2.6
Tab nr. 2
Një nëpunëse në Entin Statistikor, përndryshe ligjëruese në fakultetin juridik, do të theksoj se në vitin 2000 numri i popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase kanë qenë të barabartë. Rastësisht më ra në dorë e përditshmja „Fakti“ ku theksohej : „Në vitin 2025, shqiptarët e Maqedonisë barazohen me Maqedonasit’’ (6 GUSHT 2007). Si që shihet, numri i popullsisë shqiptare ka qenë i barabartë qysh në vitin 2000. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat tjera që do t’i theksojë më poshtë:
- Ne enciklopedinë “Wikipedia” theksohet se në Maqedoni ka 750.000 shqipfolës (“Lajme” 30 gusht 2007).
- Autori i këtyre rreshtave do të theksoj : “Përndryshe, numri i kësaj popullate është më se 33 për qind” (R.Veliu: “shtrirja gjeografike dhe lëvizja e numrit të popullsisë Shqiptare në Maqedoni. “Tetovë, 2002 .f .40).
Ditë më parë CIA (Central Intelegence Agenci) Theksoi se në botë ka 15 milion shqiptarë, ku ndër të tjerat theksoi edhe shpërndarjen e kësaj popullatë në botë. Aty theksohet se “në Maqedoni jetojnë afër 1 milion Shqiptarë”. (G. LAJM)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Shqiptarët shtohen për 68 mijë banorë, maqedonët për 3 mijë
Tendencat për kontestimin e përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni vazhdojnë.
Demografi Asllan Selmani hedh poshtë pretendimet e demografëve maqedonas se përqindja e shqiptarëve në Maqedoni nuk e kalon 16 - 17 për qind. Ai thekson se numri i shqiptarëve sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika nuk është as 25 për qind, por duhet të jetë mbi 30 për qind.
“Vetë fakti që Enti Shtetëror Republikan ka botuar, dhe boton çdo vjet statistikën vitale për lindjet dhe vdekjet, shihet shumë qartë se shqiptarët marrin pjesë në shtimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë mbi 80 për qind. Kështu për shembull në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin 2002 numri i popullsisë shqiptare ka të shënuar shtim natyror prej 68 mijë banorëve, ndërsa numri i maqedonasve ka qenë diçka më pak se 3 mijë.’, tregon demografi Asllan Selmani.
Nga ana tjetër duke u bazuar edhe në faktin se numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore është mbi 34 për qind, ekspertët shqiptar mendojnë se ky numër duhet të jetë më i madh edhe se 25 për qind.
“Duke e ditur këtë kontingjent se numri i popullsisë së re, pra popullsisë së nxënësve tani ka kaluar në popullsinë e pjekur numri i shqiptarëve në Maqedoni duhet të jetë mbi 30 për qind. Dhe ky fakt argumentohet me shumë dokumente që vet shteti gjegjësisht Enti Statistikor Republikan i boton si raporte vjetore”, thekson Asllan Selmani.
Me kritikat ndaj Entin Shtetëror të Statistikës, pajtohet edhe zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdylaqim Ademi, i cili paralajmëroi edhe përgatitjet për regjistrimin e popullsisë, diku gjatë vitit 2011.
“Shikuar nga perspektiva e tanishme, por të preokupuar me sfidat e mundshme, qartësisht e theksojmë nevojën për qasjen serioze dhe me kohë ndaj përgatitjeve për organizimin e ndërmarrjes kapitale në vitin 2011: regjistrimin e popullsisë, amvisërisë dhe banesave. Institucioni që është përgjegjës për këtë projekt–Enti Shtetëror i Statistikës është identifikuar si shembull për moszbatim të duhur të përcaktimeve për përfaqësim adekuat”, thotë zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.
Sipas regjistrimeve të vitit 1994, 23 për qind e popullsisë ishte shqiptare, ndërkohë që nga regjistrimi i vitit 2002, numri i shqiptarëve u rrit edhe me 68 mijë, diku 25 për qind. Regjistrimet e ardhshme në vitin 2011 pritet të japin pasqyrën e qartë për përqindjen e shqiptarëve në vend.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Për dhjetë vite janë “importuar” 3.800 ''maqedonas'' nga Shqipëria
Maqedonia përmes importit të personave të përcaktuar si maqedonas përpiqet që të minimizojë numrin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rreth 100 mijë shqiptarë të lindur dhe të rritur në Maqedoni, nuk arrijnë dot që të marrin shtetësinë. Disa prej tyre pas shumë peripecive ia arrijnë t’ia dalin në krye, ndërkaq që disa të tjerë edhe kanë vdekur dhe nuk kanë arritur dot të bëhen shtetas të Maqedonisë. Ndërsa nga ana tjetër, janë disa mijëra raste të dhënies së shtetësisë maqedonase “pa një ferrë në këmbë”, sidomos për personat nga krahinat e Prespës së Vogël të Shqipërisë dhe Gora e Kosovës që kanë deklaruar kombësinë maqedonase.
Zyrtarisht në Ministrinë Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se numri i maqedonasve nga Shqipëria që kanë marrë shtetësi të Maqedonisë në dhjetëvjeçarin e fundit, arrin rreth tre mijë e 800. Të njëjta shifra kap edhe numri i atyre që kanë marrë shtetësi deri në vitin 1998. “Në pajtueshmëri me nenin 11 të Ligjit për shtetësi, në periudhën prej vitit 1998 deri në mars të vitit 2008, shtetësi të Maqedonisë kanë marrë rreth tre mijë e 800 persona, shtetas të Shqipërisë që janë përcaktuar si maqedonas”, tha për “Lajm”, ndihmësi i ministrit i MPB-së, Ivo Kotevski. Flitet se numri më i madh i shtetësive është ndarë në vitin 2001-2002, pak para zgjedhjeve të vitit 2002, kur në krye të MPB-së ishte Lube Boshkovski. Ish ministri Boshkovski, që tani gjendet në Hagë, në një periudhë tepër të shkurtër (as tre muaj ), ndau mbi dy mijë shtetësi, me shpresë që të fitonte në zgjedhjet parlamentare. Në kohën kur shtetasit e përcaktuar si maqedonas marrin shtetësi me një shpejtësi marramendëse, një numër i madh shqiptarësh, që kanë lindur e janë rritur në Maqedoni, edhe sot e kësaj dite përballen me peripecitë e ligjit për shtetësi, ku shumicës prej tyre, neni 7, paragrafi 1, pika 8 e ligjit, ia ndalon këtë të drejtë, pasi në bazë të këtij neni marrja e shtetësisë do të rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë. Me këtë vendim (se do ta rrezikojnë mbrojtjen e Maqedonisë) janë refuzuar dhjetëra gra e fëmijë që i kanë prindërit ose gjyshërit prej Kosove.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Vetëm me shifrar e nxënësve (303. 074 nën moshën 18 vjet) dhe të dhënave statistikore për fëmijët e grupmoshës (prej zero deri në gjashtë vjet) dalin rreth 120 mijë persona më shumë jo votues se ajo që deklarohet zyrtarisht. Këtij kontingjenti i shtohen edhe qindra mijëra të tjerë nga kontingjenti i “diasporës”, “të vdekurve” dhe “maqedonët e Lubes”
Dyshimet për numër fiktiv të votuesve, të cilat nuk kanë munguar asnjëherë në Maqedoni, tani kanë provokuar edhe durimin e të huajve. Përfaqësues të institucioneve relevante, kanë nisur të zbehin retorikën diplomatike për këtë çështje dhe pas zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe lokale që u zhvilluan në Maqedoni dy muaj më parë, kanë nisur ta thonë troç Në Maqedoni ka problem me votuesit fiktiv. Listat e votuesve duhet të azhurnohen. Vërejtje dhe shqetësime, kanë shfaqur jo vetëm institucionet ndërkombëtare relevante, OSBE ODHIRI, por edhe CIA, kurse institucionet vendore si Qeveria dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor, kanë pranuar insistimin e të parëve për azhurnimin e listave nga personat fiktiv, si një kushtëzim i heshtur i tyre për mbështetje në aspiratën e këtij shteti për anëtarësim në strukturat euroatlantike.Në bazën e një hulumtimi të thelluar që gazeta “Lajm” bëri në bashkëpunim me SKOOP, janë mbi 300 mijë votues fiktiv në Regjistrin Zgjedhor. Vetëm në bazë të të dhënave që jepen zyrtarisht nga ministritë resore si dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe në bazë të trupit jo votues që kumtohet zyrtarisht, ekziston një dallim prej 120 mijë persona po të krahasohet shifrat e para me të dytat. E nëse këtij numri i shtohen edhe 100 mijë persona, sa thuhet të jetë numri i atyre që kanë lindur në Maqedoni e që ligjërisht nuk kanë të drejt vote (pasi më shumë se sa një vit janë banorë të një shteti tjetër) dhe i mos largimit për disa vite të personave të vdekur (rreth 50-60 mijë), kontingjenti i votuesve fiktiv prekën shifrën e 300 mijë-shit. Në periudhën e viteve 2000 2001, kur ministër i Punëve të Brendshme ishte Lube Boshkovski, numër të madh personash nga Shqipëria dhe Kosova iu dha shtetësia maqedonase, për çka kjo kategori e personave, që kryesisht janë të zonave kufitare (Prespës e Gollobordës, në Shqipëri dhe Gorës, në Kosovë) mori epitetin “maqedonasit e Lubes). Në listat zgjedhore të 2009-ës ishin të regjistruar 1 milion e 782 mijë e 82 votues, ndërsa popullsia e përgjithshme e popullatës, sipas raportit më të fundit të CIA-s për Maqedoninë nuk duhet të ketë shkuar më tepër se 2 milion e 50 mijë banorë. (Me regjistrimin e fundit të popullsisë në Maqedoni, i realizuar në vitin 2002 në rrethana të elektrizuara politike të karakterit etnik, Enti Shtetëror Statistikor nxori 2 milion e 30 banorë). Pra në bazë të këtyre të dhënave, që nuk janë krejtësisht të besueshme por që kumtohen si shifra zyrtare, në Maqedoni nuk voton vetëm 12.6 për qind e popullatës. Është absurde të besohet, për shkak të moshës mesatare relativisht të re në këtë vend, vërejnë demografët. Nga KSHZ thonë se i kanë vërejtur anomalitë në Regjistrin zgjedhor, por nuk kanë mundësi të intervenojnë, kurse institucionet e angazhuara në hartimin e atij regjistrit: Ministria e Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Entit Shtetëror të Statistikave, ia hedhin fajin njëra - tjetrës. Në bazë të numrit të votuesve, që zyrtarisht u kumtuan nga Ministria e Drejtësisë (1. 782 082 votues) në Maqedoni i bie të ketë 357 mijë e 918 mijë popullsi jo votuese (prej moshës zero në 18 vjet). Kjo shifër bie ndesh me të dhënat statistikore mbi numrin e nxënësve të shkollave dhe atyre që zyrtarisht janë deklaruar jashtë procesit arsimor e që bashkërisht rezulton të përbëjnë 328 mijë e 877 persona të moshës prej gjashtë deri në 18 vjet. Nëse llogarisim këtu edhe 156 mijë fëmijët e moshës jo shkollore, prej zero deri në 6 vjet dhe nëse heqim 8 mijë e 300 maturantë (sa thuhet se mund të jetë maksimalisht numri i atyre nxënësve që kanë mbi 18 vjet kur e mbarojnë shkollimin e mesëm), pra vetëm nga kjo përllogaritje i bie që në Maqedoni të ketë 477 mijë e 577 persona pa të drejtë vote, apo 119 mijë e 659 me tepër se sa nxjerrin shifrat e numrit të përgjithshëm të popullatës dhe numri i pjesëmarrësve në regjistrin zgjedhor. Në Ministrinë e Drejtësisë (MD) nuk dëshirojnë të komentojnë disproporcionin e numrave që del nga statistikat e lartpërmendura me arsyetimin se Regjistrit zgjedhor përpilohet në bazë të listave me të dhënat përkatëse nga Enti i statistikave dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Në MASH, ku u drejtuam për të marrë numrin e nxënësve të shkollave, prej klasës së parë deri në vitin e katër të shkollës së mesme, tregojnë se në vitin shkollor 2008/2009 janë të kyçur 311 mijë e 377 mijë nxënës. Sasho Ordevski, nga kabineti i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, deklaron se në shkollimin fillor, që përfshijnë fëmijët e moshës prej gjashtë deri në 14 vjet, gjenden 217 mijë e 459 nxënës. Ndërkaq, në arsimin e mesëm, thotë se janë 93 mijë e 918 nxënës. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme për të na siguruar numrin e nxënësve që ndodhen në vitin e katër të shkollës së mesme dhe të atyre që janë nën dhe mbi moshën 18 vjeçare, Ordevski anashkaloi të na jep të dhëna zyrtare për këtë kategori nxënësish. Mirëpo, shifrat u siguruan në Sektorin për arsim të mesëm të MASH-it, nga thanë se në vitin shkollor 2008/2009, në të gjitha shkollat e mesme të Maqedonisë ka 20 mijë e 759 maturantë. “Nuk kemi të dhëna të sakta për moshën e nxënësve që janë në vitin e katër të shkollës së mesme”, thotë Naziktere Sulejmani, nga Sektori për shkollim të mesëm. Mirëpo në bazë të përvojës së saj të mëhershme në arsim dhe analizave të përgjithshme që bëhen në atë sektor ku Sulejmani punon rreth 10 vite, ajo thotë se kategoria e nxënësve që kanë mbushur 18 vjet zakonisht është më pak se gjysma e numrit të përgjithshëm të maturantëve. “Nuk ka gjasa që kjo kategori të jetë më tepër se 40 për qind”, pohon ajo. E llogaritur në shifra, kjo përqindje përbën 8 mijë e 304 nxënës. Të dhëna për moshën, deklaruan se nuk posedojnë as në Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe as në Qendrën për vlerësim të nxënësve. Ndërkaq, jashtë shkollës, gjenden mbi 18 mijë fëmijë të moshës shkollore, kurse mbi 156 mijë të tjerë janë fëmijë të moshës prej zero deri në gjashtë vjet.
Votojnë edhe të vdekurit
Në Maqedonia asnjëherë nuk janë pastruar listat prej personave të vdekur, prandaj edhe kemi një kontingjent votuesish fiktiv, i cili mund të shkojë deri në 300 mijë. Kështu e shpjegon demografi Asllan Selmani dilemën nëse në Maqedoni ka gjasa reale që 87 për qind e popullatës të jetë mbi moshën 18 vjeçare, gjykuar sipas numrit të votuesve në përpjesëtim me numrin e banorëve. “Në lista mund të figurojnë 1 milion e 780 mijë votues, por në praktikë mendoj se Maqedonia duhet të ketë rreth 1 milion e 500 mijë votues”, pohon Asllani, duke sqaruar se në asnjë mënyrë nuk ka gjasa që 87 për qind e popullatës të jetë mbi moshën 18 vjeçare. Nga 2 milion e 50 mijë sa mund të ketë shkuar numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni, në listat e zgjedhjeve të fundit janë evidentuar 1 milion e 782 082 votues, apo 87 për qind e popullsisë së përgjithshme. Sipas kësaj, pragun e votimit nuk e ka kaluar vetëm 13 për qind e banorëve të Maqedonisë. “Në asnjë rast, nuk mundet të jetë 13 për qind numri i popullatës, prej zero deri në 18 vjeç”, thotë Selmani, profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, të Shkupit. “Mosha e popullatës nën 18 vjet, sipas të gjitha parametrave, sillet prej 27 deri më 30 për qind, pasi mosha rinore (deri në 19 vjet) është 33 për qind”. Demografi Selmani, shpjegon se mbi bazën e dinamikës me të cilën lëvizën zhvillimi i popullatës në Maqedoni, fizikisht duhet të ketë një rritje të popullsisë votuese. Mirëpo, jo të asaj mase, deri ku ka mbërritur në listat e përpiluara enkas për zgjedhjet, sidomos atyre të vitit 2008 kur kishim një rritje enorme të votuesve: mbi 37 mijë e 600 votues më shumë se ato të 2006-ës. Problemi i votuesve fiktiv, sipas tij, qëndron në atë se asnjëherë nuk është bërë pastrimi i listave prej personave të vdekur si dhe personave që gjenden jashtë shtetit dhe që kanë humbur të drejtën e votës. “Pra, listave të pa pastruara të zgjedhjeve të kaluara, u janë shtuar edhe persona të tjerë votues fiktiv”, shpjegon ai. Kontingjenti prej rreth 340 mijë votuesve ka lënë gjurmë të dallueshme dhe të lexueshme lehtë nëpër krahasime shifrash dhe statistikash zyrtare. Kështu, në bazë të dhënave për numrin e banoreve dhe të votuesve nëpër komuna të caktuara dalin më shumë votues se banorë, që flet qarët për mos azhurnimin e listave nga personat e vdekur, atyre që vitet të tëra nuk jetojnë në Maqedoni dhe atyre që u është dhënë një adresë vetëm sa për tu dhënë një nënshtetësi maqedonase. “Ka dyshime për manipulime të këtilla, mirëpo Komisioni Shtetëror Zgjedhor, as nuk ka pasur mundësi dhe as kompetencë të ndikojë”, deklaron Saubi Jakupi, nënkryetar i këtij Komisioni. Regjistri Zgjedhor, që përgatitet nga Ministria e Drejtësisë, Enti Shtetëror Statistikor dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Jakupi, thotë se në KSHZ shkon vetëm një muaj para se të mbahen zgjedhjet, kështu që Komisioni gjendet para aktit të kryer. “E aprovojmë Regjistrin Zgjedhor ashtu sikurse na vjen, sepse nuk ka kohë për të intervenuar, pra për ta korrigjuar atë që është përgatitur nga institucionet e lartpërmendura, kurse KSHZ nuk ka as qasje në metodologjinë e hartimit të listave. “Nuk kemi as kohë dhe as mundësi për tu intervenuar, sepse KSHZ nuk ka qasje në atë se si është përgatitur”. Për të vërtetuar prezencën e votuesve fiktiv, sipas procedurave duhet të shkohet me raste konkrete, për persona konkret. Pra vetëm atëherë mund të kërkohet sqarime. Duke pasur parasysh rrethanat: kohën e shkurtër në dispozicion, hedhja e përgjegjësisë nga njëri institucion në tjetrin, në KSHZ askush nuk ndërmerr iniciativa të këtilla.”Është shumë vështirë, gati se e pamundur të vërtetohet se një njeri është regjistruar dy herë, në dy vendvotime, apo të kesh njohuri për 1 milion e 800 mijë persona se kush është gjallë e kush jo dhe kush jeton në Maqedoni apo në migracion, më tepër se një vit”, shpjegojnë në KSHZ. Kjo ka bërë të mundur që listat të mos pastrohen asnjëherë prej votuesve fiktiv. Ose, kur janë pastruar pjesërisht, për shembull nga “diaspora” nuk janë hequr të vdekurit dhe janë shtuar të rinj si “maqedonasit e Lubes”. Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ku jo zyrtarisht flitet për 10 mijë raste të këtilla, shpjegojnë se “manipulimi i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi në kompetencat e saja bie edhe regjistri me adresat e vendbanimeve”. Pra, kjo kategori e personave është regjistruar nëpër adresa fiktive dhe nuk ka mundësi të zbulohen, sepse edhe dhënia e shtetësisë edhe regjistri i adresave janë në dorën e kësaj ministrie. Ndërkaq, përgjegjësia për parregullsitë në regjistrin Zgjedhor shpërndahet në më tepër institucione. Në zgjedhjet e fundit, që u mbajtën në Maqedoni në muaji mars, ishte vështirësuar mundësia e përdorimit në masë të votuesve fiktiv. Kjo, shpjegohet me rënien e përqindjes së daljes në votime. Analistët thonë se nuk është zvogëluar jehona reale e njerëzve në votim,, është ngushtuar rrethi i manipulimeve me votat fiktive dhe kjo për shkak të insistimit të huajve që listat të azhurnohen dhe Regjistri Zgjedhor të pastrohet nga votuesit fiktivë.Që të jepe fund manipulimit përmes votave fiktive, Qeveria e Maqedonisë është detyruar që në bashkëpunim me Sekretariati për çështje të integrimeve euroatlantike, Ministrinë e Drejtësisë, Entin Shtetëror të Statistikave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor, është detyruar të ulet dhe të përgatitën Planin dhe Metodologjinë për Revizion të Regjistrit Zgjedhor (PRRZ dhe MRRZ). Ky plan a duhet ti dërgohet Qeverisë në formë propozimi, kurse pas kësaj duhet të formimi i një Trupi koordinues, i cili do të japë vlerësimet, vërejtjet dhe në fund do të miratojë PRRZ-në dhe MRRZ-në. Në atë trup koordinues, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike parlamentare. Kjo pritet ti jep fund edhe manipulimit, që deri tani ka shkuar në favor të partive që ishin në pushte momentin e mbajtjes së zgjedhjeve. 300 mijë vota fiktive, në garën për deputetë do të thonë 25 karrige të fituara gratis.
(Kjo storje u realizua me mbështetjen financiare të rrjetit të gazetarisë hulumtuese të Europës Jug-lindore - SCOOP dhe të Shoqatës Daneze për Gazetari
Hulumtuese)
Kështu vjedhin numrin e popullsisë !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Hiç më pak se 900,000 shqiptarë po i numëruam (edhe 150,000 të paregjistruarit). Bashkësia Islame e Maqedonisë numëron 1 milion e kusur besimtarë muslimanë resident në Maqedoni. Pjesa më e madhe e këtyre muslimanëve janë padayshim shqiptarë.
Për situatën numerike të shqiptarëve në Maqedoninë e Vardarit nuk jam në hall. Në hall jam për diskrepancën e tmerrshme midis numrit/shprëndarjes dhe madhësisë territoriale. Në këtë prizëm, shqiptarët janë duke humbur territorialisht tepër duke u stërngushtuar sall në Maqedoninë Veriperëndimore. Ndërkaq, areali etnografik shqiptar në Pellagoni dhe Maqedoni Qëndrore, ka pësuar thyerje, çkëputje, enklavizime, etj etj.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
ALBPelasgian wrote:Hiç më pak se 900,000 shqiptarë po i numëruam (edhe 150,000 të paregjistruarit). Bashkësia Islame e Maqedonisë numëron 1 milion e kusur besimtarë muslimanë resident në Maqedoni. Pjesa më e madhe e këtyre muslimanëve janë padayshim shqiptarë.
Për situatën numerike të shqiptarëve në Maqedoninë e Vardarit nuk jam në hall. Në hall jam për diskrepancën e tmerrshme midis numrit/shprëndarjes dhe madhësisë territoriale. Në këtë prizëm, shqiptarët janë duke humbur territorialisht tepër duke u stërngushtuar sall në Maqedoninë Veriperëndimore. Ndërkaq, areali etnografik shqiptar në Pellagoni dhe Maqedoni Qëndrore, ka pësuar thyerje, çkëputje, enklavizime, etj etj.
Një shembull me këtë komunën e Shkupit ( në foto ) Çair:
Numron 100.000 banorë , është një ndër komunat shqiptare në Shkup , pra 100.000 banorë vetëm një komunë kurse . së bashku dy qytete Sllave KOÇANI , STRUMICA nuk kanë aq banorë sa ka vetëm komuna e Çair
Ku e do e bëjnë vezën këta
Fillo që nga qyteti Kumonava e deri në poshtë Strugë e shef që 95 % të fshatrave janë Shqiptarë , kurse andej ka sllavët drejtim Bullgaris . nuk shef fshat mbi 10 shtëpi edhe atë fshatra te rralla..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
POR PRAP SIC NJE E MISION NE TOP CHANNEL TE RUDINA KISHTE PROBLEMINE E SHQIPETAREVE E MAQEDONISE TE CILET KAN NJE PROBLEM PAS KRIJIMIT TE SHTETIT TE KOSOVES E CILA ESHTE THJESHT KUSH JEMI NE KUSH NA BRON NE KETE SHTETE NE TE CILEN NUK JEMI TE HUAJ POR PRAP POLITIKANET TANE JAN TE KORUPTUAR NUK NDIHMOJNE PER POPULLINE E CILLA ME SHUME PO SBRAPSET NA SHTETI E TYRE SIKUR JANE TE HUAJ DHE DUAN ME TE KENI NJE FUQI SHTYTESE QE MOS TI BEJE KETA NJEREZ TE NDIHEN ME TE HUAJ POR PRAP SHQIPERIA E ME POLITIKANET TANE IDOTSIRAT E MALLKUAR PA ASNJE PLAN STRATEGJIK POLITIKE PER DIASPORANE E SAJ DHE EMIGRANDE SHQIPETARET BENIN NJE PYETJE TE THJESHT PAS KOSOVES NEVE KUSH JEMI CA BEJME NE KETE VENDE TONE DEM BABA DEM NE TE CILEN PO NA BEJME QE TE NDIHEMI TE HUAJ ME POLITIKANET TANE NE VENDE TE BASHKOHEN NDAHEN PER KARIKET E TYRE PER NJE COPE PUSHTETI A NA NJIE TI SHQIPERIA A NA DONI DO NA BRONI POR DO TA BEJME SI KOSOVA NJE SHTET MENJANE KETO POLITIKA QE PO NDJEK SHKUPI SHQIPETARE ME KUNDER SHQIPETAREVE DHE ME NJE TIRANE INDIFERENTE PO CON PRAP HISTORINE BRAPA SIC U BE NE KOSOVE.
Arbëri wrote:së bashku dy qytete Sllave KOÇANI , STRUMICA nuk kanë aq banorë sa ka vetëm komuna e Çair
Ku e do e bëjnë vezën këta
Fillo që nga qyteti Kumonava e deri në poshtë Strugë e shef që 95 % të fshatrave janë Shqiptarë , kurse andej ka sllavët drejtim Bullgaris . nuk shef fshat mbi 10 shtëpi edhe atë fshatra te rralla[/i] [/b]..
E vërtetë është kjo! Ama prapëseprapë Arbër unë druaj, sepse sllavo-bullgari udhëheq një politikë finoke të kolonizimit të planifikuar me milimetra. Gjasat që të ketë sukses janë fare të mëdha, sidomos kur përballë ka politikanë shqiptarë të cilët në vend që ta zgjojnë popullin shqiptar, ata e narkotizojnë me opium që të flejë.
Çka më shqetëson pa masë personalisht, është se siç thatë ju, Maqedonia lindore është fare pak e banuar ose banimi i saj po bie dita ditës. Kujtoj që këtë e bëjnë ata me qëllim, në mënyrë që të përqëndrohen më shumë në Maqedoninë Përëndimore. Nuk e di sa është e vërtetë, por dikush më pat thënë se 70% e sllavobullgarëve jetojnë në qendra urbane të Maqedonisë Perëndimore.
Arbër, a keni njohur qysh asht situata demografike në Veles? Po në Brod (Makoedonski Brod)?
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Arbëri wrote:së bashku dy qytete Sllave KOÇANI , STRUMICA nuk kanë aq banorë sa ka vetëm komuna e Çair
Ku e do e bëjnë vezën këta
Fillo që nga qyteti Kumonava e deri në poshtë Strugë e shef që 95 % të fshatrave janë Shqiptarë , kurse andej ka sllavët drejtim Bullgaris . nuk shef fshat mbi 10 shtëpi edhe atë fshatra te rralla[/i] [/b]..
E vërtetë është kjo! Ama prapëseprapë Arbër unë druaj, sepse sllavo-bullgari udhëheq një politikë finoke të kolonizimit të planifikuar me milimetra. Gjasat që të ketë sukses janë fare të mëdha, sidomos kur përballë ka politikanë shqiptarë të cilët në vend që ta zgjojnë popullin shqiptar, ata e narkotizojnë me opium që të flejë.
Çka më shqetëson pa masë personalisht, është se siç thatë ju, Maqedonia lindore është fare pak e banuar ose banimi i saj po bie dita ditës. Kujtoj që këtë e bëjnë ata me qëllim, në mënyrë që të përqëndrohen më shumë në Maqedoninë Përëndimore. Nuk e di sa është e vërtetë, por dikush më pat thënë se 70% e sllavobullgarëve jetojnë në qendra urbane të Maqedonisë Perëndimore.
Arbër, a keni njohur qysh asht situata demografike në Veles? Po në Brod (Makoedonski Brod)?
Në Veles jetojnë reth 5.000 shqiptarë , shkolla e parë shqipe u hap për së pari her u hap vitin e kaluar .. Shumica janë e këtij qyteti janë të shpërngulur në Turqi ( jo nga dëshira)..
Sa i përket partive politike , nuk ja vlen fare të përmenden këta maskarenj Alb , shimica e popullit mbështetet nëpër media Shqiptare . dhe nuk është e rastit që shqiptarin marin pjesë në votime vetëm 30% ..
Për 15 vite mendohet që të flitet gjuha shqipe në tërë Maqedoninë , sipas eksperteve , siq e dim 200.000 Maqedonas janë te deklaruar si Sllavo Bullgarë së bashku me ish kryeministrin Gergievski .
Po u ndam për një kohë të shkurtë nga kjo rracë do humbim shum toka , po duruam edhe disa vite , mendoj se do i kthejmë ato toka që na takojn .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Nga linku i Kolivilor
Vija e gjelbërt majtas janë vendbanimet shqiptare :
Shkupi është me shumicë Sllave , por jetojnë 300.000 mijë shqiptarë me rethinë .
Kurse Velesi që pyete është jashtë kësaj zone .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Pajtohem me hartën përgjithësisht. Mirëpo, në Maqedoninë Qendrore janë edhe disa territore shqiptare:
1. Dolneni
2. Çashka
Le të shikojmë shpejt demografinë e këtyre komunave:
Dolneni:
Ethnic groups in the municipality include:
Macedonians = 4,008 Albanians = 3,845
Turks = 2,597
Bosniaks = 2,380
others.
2. Çashka
Ethnic groups in the municipality (2002 census):
Macedonians = 4,395
Albanians = 2,703
Turks = 391
others.
Në Dolnen, shqiptarët janë gati për t'u bërë shumicë. Mirëpo, sipas ligjit (në tentim ) të Gruevskit për t'u ndarë subvencione nënave maqedonase për të lindur me zor fëmijë, përfshinte edhe Dolnenin, sepse e kanë parë që aty kanë rrezik të bëhen pakicë.
Nëse, shqiptarët i marrin këto komuna në duart e tyre, atëherë Brodi mbetet si enklavë bullgare dhe kësisoj shkëputet prej pjesës tjetër.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Dollneni edhe çashka nuk e kanë asni maqedon. Ata janë Torbesh, që dmth shqiptarë muslimanë të bullgarizum. Pra, po të mos ishte asimilimi i shqiptarëve në Torbeshë Turq e Boshnjakë, këto do të ishin komuna të pastra shqiptare.
Boshnjakët ose janë shqiptarë nga sanxhaku ose vendas të boshnjakizum.
Mirëpo e keqja ma e madhe osht në rast ndarjeje, nëse kufiri përputhet me vijën e gjalbërt në hartë, atëherë përsëri bullgarët janë shumicë. Merreni me mend.