"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#16

Post by Kolivilor »

Sa iu përket Kardhiqiotëve, ka vepru shumë mirë me ta. Shpirti i shqiptarit fal gjakun e vëllait, të babait ose të djalit, por nuk fal përdhunimin e nanës e motrës.

Kur jemi tek Suliotët, ata kanë pasur disa privilegje fisnore feudale, ndërsa Ali Pashë tepelena njësoj sikurse Napoleon Bonaparta, po luftonte për krijimin e sistemit të ri, ndonëse për shkak të rrethanave nuk arriti të krijojë një sistem kapitalist, por të paktën zëvendësoi përçarjen feudale duke krijuar një shtet të përbashkët. Kjo binte ndesh me autonominë e suliotëve. Krijimi i shteteve të reja kombëtare kërkon zhdukjen e autonomive dhe përçarjeve nëpër feude, krahina e çifllëçe. Suliotët e mbrojtën me forcë privilegjet e tyre feudale, ndërsa Aliu shkatërroi me forcë ato privilegje për t'i lëshuar vendin sistemit të ri, atij kombëtar kapitalist.

Megjithatë suliotët në fund u bënë me Aliun, madje shumë besnikë ndaj tij.

Ali Pashë Tepelena, e meriton një vend mjaft të nderuar në historinë tonë. Përfetarizimi i tij, është një imagjinatë. Të jetë njëkohësisht ithtar i Kuranit, bektashi dhe gruan ortodokse, është pak absurde, apo ndoshta është shumë absurde.

Nëse ka qenë hajdut, ka qenë sikurse gjithë tjerët në atë kohë.

Nëse akuzojmë për jo-nacionalist bëjmë gabim fatal. Nëse ka qenë dikush nacionalist në atë kohë, ishte pikërisht Ali Pashë tepelena. E kush tjetër??

Shteti i Ali pashë tepelenës ishte i banuar jo vetëm nga shqiptarët, por gjuhë zyrtare ishte shqipja, sundimtarët ishin shqiptar, dhe Aliu grekëve u dha vetëm një autonomi, por nuk është e vërtetë që siç thonë disa se ka dashur të krijojë një mbretëri greko-shqiptare.

Aliu ka qenë nacionalist, e sidomos kur e krahason me rrethanat e asaj kohe.

Nacionalizmi i tij vihet në pah edhe nga marrëdhënia vëllazërore që kishte me Bushatlinjtë.

Aliu ndërtoi kështjella, manastire, ura, kanalizime, puse për të nxjerrë ujët, i kishte 500.000 dhi dhe 600.000 dele, kishte ushtri prej 10.000 ushtarësh etj.

Megjithatë ai ka bërë gabime, të cilat i kanë kushtuar me humbjen e pushtetit. E humbja e pushtetit të tij neve shqiptarëve na ka kushtuar shtrenjtë. Sepse ngritja nacionale e shqiptarëve në atë rast u shty për një shekull.
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#17

Post by ALBPelasgian »

Kolivilor wrote:Sa iu përket Kardhiqiotëve, ka vepru shumë mirë me ta. Shpirti i shqiptarit fal gjakun e vëllait, të babait ose të djalit, por nuk fal përdhunimin e nanës e motrës.

Kur jemi tek Suliotët, ata kanë pasur disa privilegje fisnore feudale, ndërsa Ali Pashë tepelena njësoj sikurse Napoleon Bonaparta, po luftonte për krijimin e sistemit të ri, ndonëse për shkak të rrethanave nuk arriti të krijojë një sistem kapitalist, por të paktën zëvendësoi përçarjen feudale duke krijuar një shtet të përbashkët. Kjo binte ndesh me autonominë e suliotëve. Krijimi i shteteve të reja kombëtare kërkon zhdukjen e autonomive dhe përçarjeve nëpër feude, krahina e çifllëçe. Suliotët e mbrojtën me forcë privilegjet e tyre feudale, ndërsa Aliu shkatërroi me forcë ato privilegje për t'i lëshuar vendin sistemit të ri, atij kombëtar kapitalist.

Megjithatë suliotët në fund u bënë me Aliun, madje shumë besnikë ndaj tij.

Ali Pashë Tepelena, e meriton një vend mjaft të nderuar në historinë tonë. Përfetarizimi i tij, është një imagjinatë. Të jetë njëkohësisht ithtar i Kuranit, bektashi dhe gruan ortodokse, është pak absurde, apo ndoshta është shumë absurde.

Nëse ka qenë hajdut, ka qenë sikurse gjithë tjerët në atë kohë.

Nëse akuzojmë për jo-nacionalist bëjmë gabim fatal. Nëse ka qenë dikush nacionalist në atë kohë, ishte pikërisht Ali Pashë tepelena. E kush tjetër??

Shteti i Ali pashë tepelenës ishte i banuar jo vetëm nga shqiptarët, por gjuhë zyrtare ishte shqipja, sundimtarët ishin shqiptar, dhe Aliu grekëve u dha vetëm një autonomi, por nuk është e vërtetë që siç thonë disa se ka dashur të krijojë një mbretëri greko-shqiptare.

Aliu ka qenë nacionalist, e sidomos kur e krahason me rrethanat e asaj kohe.

Nacionalizmi i tij vihet në pah edhe nga marrëdhënia vëllazërore që kishte me Bushatlinjtë.

Aliu ndërtoi kështjella, manastire, ura, kanalizime, puse për të nxjerrë ujët, i kishte 500.000 dhi dhe 600.000 dele, kishte ushtri prej 10.000 ushtarësh etj.

Megjithatë ai ka bërë gabime, të cilat i kanë kushtuar me humbjen e pushtetit. E humbja e pushtetit të tij neve shqiptarëve na ka kushtuar shtrenjtë. Sepse ngritja nacionale e shqiptarëve në atë rast u shty për një shekull.
Kjo është analiza më e saktë, më e gjithëanshme dhe më e drejtë, sipas mendimit tim!

P.S: Me sa kam lexuar diku ushtria e Aliut (stacionuar në Janinë) numëronte hiç më pak se 30,000 vetë.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#18

Post by Mallakastrioti »

pjese e cituar nga libri:
Canti popolari albanesi: tradizionalei nel mezzogiorno d'Italia; riordinati ... (1889)-auotor Demetrio de Grazia

Image

Kur Ali Pashe Tepelena kerkon Mirditoreve te qellojne mbi Gardhiqotet e parmatosur.

Perkthim:

"Edhe Shqiptaret qe ishin ne sherbim te Turkut,nuk humben kurre ndergjegjen e dinjitetit te tyre.Kur Veziri(Aliu) urdheroi Mirditoreve te hapnin zjarr kunder Gardhiqioteve,i pari i tyre Andre Goxoluri tha:
"Te vrasim ne burra te pambrojtur?Mos ndoshta ja kemi mbathur para armikut?Mos ndoshta kemi bere ndonje turp qe te turperohemi me kete kerkese per te qene vrasesa?Pyet Gjoket(Geget?) e Shkodres,o Ali Viziri,dhe ata do te te deftejne ne se nje Mirditor i vetem u zmbraps para faqes se vdekjes.jepu Gardhiqioteve armet,qe atyre ju hoqen,te nxirren ne sheshe te mejdanit,ku mund te mbrohen,dhe ne se pranojne sfiden,urdhero dhe do shohesh si do te dime te te sherbejme."
Image
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#19

Post by alfeko sukaraku »

Mallakastrioti wrote:pjese e cituar nga libri:
Canti popolari albanesi: tradizionalei nel mezzogiorno d'Italia; riordinati ... (1889)-auotor Demetrio de Grazia

Image

Kur Ali Pashe Tepelena kerkon Mirditoreve te qellojne mbi Gardhiqotet e parmatosur.

Perkthim:

"Edhe Shqiptaret qe ishin ne sherbim te Turkut,nuk humben kurre ndergjegjen e dinjitetit te tyre.Kur Veziri(Aliu) urdheroi Mirditoreve te hapnin zjarr kunder Gardhiqioteve,i pari i tyre Andre Goxoluri tha:
"Te vrasim ne burra te pambrojtur?Mos ndoshta ja kemi mbathur para armikut?Mos ndoshta kemi bere ndonje turp qe te turperohemi me kete kerkese per te qene vrasesa?Pyet Gjoket(Geget?) e Shkodres,o Ali Viziri,dhe ata do te te deftejne ne se nje Mirditor i vetem u zmbraps para faqes se vdekjes.jepu Gardhiqioteve armet,qe atyre ju hoqen,te nxirren ne sheshe te mejdanit,ku mund te mbrohen,dhe ne se pranojne sfiden,urdhero dhe do shohesh si do te dime te te sherbejme."
ndonjeher krishti bene mbrekullira edhe ne histori plako,por e verteta eshte degjuar shume here andej nga fshati yne ,biles edhe e thene gojarisht brez pas brezi.

nuk i qelloj pabesisht edhe aq me shume qe Ali Pashen nuk kishte burre ta kundershtonte.Si i kapi te gjithe burrat e fshatit ai ju dha urdher ushtarve te mblidhnin driza edhe beri nje lem me driza edhe i futi te mundeshin me njeri tjetrin deri ne vdekje.u hakmorre per perdhunimin qe i ben se jemes se vete ne syte e tij.

ali pasha ka mekatet e veta ne dobesimin edhe shkaterrimin perfundimtar te camve ...per te tjerat ja arriti persembari
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#20

Post by Arta »

Ali Pashe Tepelena,thyhet heshtja e gjatë e një thesari mister, Hapet ne Greqi arkivi sekret

Dr. Irakli Koçollari

Ka mbi dy muaj, që shtypi grek është duke shkruar për një eveniment të rëndësishëm, intrigues, me interes të veçantë historik dhe shkencor.... Nxirren dhe shfletohen papritur nga Arkivat Greke, zënë të belbëzojë, si e dalë nga një përgjumje e gjatë, kujtesa e një shekulli të shkuar, e pse jo një epokë e tërë historike, e dy popujve; shqiptar dhe grek. Dokumentet e panjohura rikthejnë për t’u diskutuar, debatuar, rishqyrtuar dhe rivlerësuar një kohë jo fort e largët, ngjarje të panjohura, të pandriçuara plotësisht, një personalitet të veçantë..... Për herë të parë, mbas 200 vjetësh; dalin nga një errësirë e gjatë e kyçjes arkivore .... për herë të parë fillojnë rrëfimin pas një heshtje të urdhëruar .... për herë të parë thyejnë shurdhërinë e dhimbshme dhe sjellin përmes memories së kartës së shkruar njoftime të mahnitshme, thesare dhe relike me vlera më të mëdha se çdo lloj relike tjetër historike. Janë katër vëllime, ku janë sistemuar materialet e arkivit të Ali Pashës. Një punë e vëmendëshme e punonjësve të arkivave greke. Rreth 2 000 dokumente të Shtetit të Ali Pashës, që bëjnë fjalë për pashallëkun dhe vetë tepelenasin. Brenda tyre gëlojnë ngjarje, biseda, ndeshje, përgjakje, flasin zëra të njohur e të panjohur, shqiptarë dhe të huaj, duke na rrëfyer shumë të panjohura ne, banorëve të sotëm por edhe atyre që do të vijnë nesër. Në radhën e dokumenteve të zverdhura nga dekadat e shekujt shpalosen dëshmi befasuese, personazhe emblematikë, të njohur por edhe të panjohur, ngjarje rrënqethëse, kurthe dhe prapaskena, konspiracione dhe komplote të kurdisura me dinakëri, dëshmi të të penduarve, pohime, njerëz që kërkojnë mëshirë, amanete, konfirmime, mosbindje dhe kundërshti.

Dokumente ku dëgjohen zërat e shqiptarëve të kohës

Të gjithë ata që shkruan për Ali Pashën qenë kryesisht të huaj. Profesionistë dhe amatorë, udhëtarë e aventurierë, spiunë e diplomatë, ushtarakë e tregëtarë, mjekë dhe misionarë. Ai ishte bërë një figurë intriguese, e çuditshme, për rrjedhim atraktive për Europën dhe europianët e kohës. Ishin pikërisht këta që shkruan e lanë gjurmë pa fund për tepelenasin sepse në radhët e dy popujve: shqiptar e atij grek ende nuk ishin mëkëmbur intelektualët dhe shkrimtarët e parë. Liku, Hollandi, Manzur Efendiu, Hobhausi, Bajroni, Pukëvili shkruan dhe përcollën impresionet e tyre përzier me interesa të caktuara të vendeve prej nga vinin, parë nën moralin, zakonet, traditat dhe ndjesitë e popujve nga vinin. Këtë bënë më pas edhe Boppi, Aravantinoi, Zotou, Baggally, Plomar, Fleming, Bartoldi, të cilët u mbështetën tek të parët.
E thënë më thjesht, gjer dekadat e fundit, për këtë figurë kemi dëgjuar të huaj, zërat e tyre, gjykimet e tyre, mbështetur mbi ndjeshmëritë dhe interesat e tyre.

Por, cilat kanë qënë mendimet, sentimentet dhe opinionet e vetë shqiptarëve të kohës për njeriun e racës së tyre, Ali Pashën? Çfarë mendonin, çfarë bisedonin, si reagonin, sa e donin, sa e urrenin dhe si e vlerësonin ata njeriun që i sundonte, që i drejtonte, që i urdhëronte, komandonte, që i ndëshkonte dhe që i udhëhiqte ata?

Pikërisht, ky fond i pafund i mendimit shqiptar me vlera të pazëvendësueshme, që ka munguar pothuaj tërësisht, na vjen nga këto dokumente të rralla për herë të parë. E tërë kjo pasuri e zërave dhe mendimit shqiptar na ofron një pamje të panjohur më parë, një profil krejt të veçantë për Ali Pashën. Dhe pa asnjë mëdyshje, vlerësimi për tepelesin do të mbetej i mangët, i varfër, i paplotë dhe i pasaktë nëse do të mungonin këto zëra të gjakut dhe të racës së tij…...

Rreth 2000 dokumente...qindra emra të njohur e të panjohur

Nga ky fond vijnë zëra të pafund shqiptarësh që komunikojnë me zotin e tyre, Ali Pashën, që këmbejnë mendime me njëri tjetrin për Aliun. Ata janë të njohur e të panjohur; komandantë të ashpër ushtarakë -Ago Vasjari, Mantho Ikonomi, Zylyftar Poda, Meço Bono, Hasan Çapari, Elmaz Meçe, Isuf Arapi, Marko Boçari; njerëz të policisë dhe gardës së tij - Thanas Vaja, Tahir Abazi; kundërshtarë të tij – Kokat, Kiço dhe Foto Xhavella, Demir Dosti, Ibrahim Pasha, Mustafa Pasha, Pashobeu, plaku Pronio; intelektualë, poetë, arkitektë, mjekë dhe mentorë të tillë si, Petro Korçari, Haxhi Shehreti, Joani Koleti, Vaja e qindra të tjerë, njerëz të thjeshtë ,miq familjarë si Demajt, Sejkot, S. Lazarati, S. Kon

ica, Kashishti, Tusha Zerva, Dyrmyshi, Pallaska, Kollovo, Pronio, e qindra të tjerë banorë anonimë që kërkojnë ndihmën dhe mbështetjen e tij për hallet ekonomike, që i qajnë hallet kurbetlliut, të tjerë që kërkojnë falje për të dënuarit, aleatë që shprehin adhurimin, gatishmërinë për t’i shërbyer, hanëme të haremit të tij, etj

Njeriu që krijoi arkivin e shtetit të tij

Për të treguar hapur se ai po shkëputej edhe intelektualisht dhe formalisht prej administratës osmane, Pashai urdhëroi dhe futi në përdorim për kancelarinë e tij, si gjuhë të shkruar zyrtare - greqishten, duke hequr osmanishten si gjuhë e detyrueshme për tërë administratën e Perandorisë Osmane, pjesë e të cilës ishte Janina. (Shqipja më 1787 ende nuk shkruhej-I.K.) Përpos këtij akti, është meritë e padiskutueshme e këtij njeriu urdhri për të mbledhur dhe ruajtur tërë këto karta të shkruara, duke formuar kështu një fond ta paçmuar vlerash dokumentare, historike e shtetërore. Bashkë me kujdesin për ruajtjen dhe administrimin e tyre, Aliu bëhet kështu shqiptari i parë që krijoi një kancelari dhe fond dokumentar shtetëror, të parin në historinë e dokumentacionit shqiptar. Natyrisht, ai nuk ruhet i gjithi. Vrasja e Pashait dhe barbaria e lukunisë osmane u derdhën mbi të dhe vlerat që ai kish krijuar duke shkatërruar, djegur dhe dëmtuar akte dhe dokumente të tjera pa mëshirë. Megjithatë, nëse deri tani, në studimet për Pashain dhe historinë e viseve tona, për këtë hark kohor, studiuesit janë mbështetur dhe u janë referuar arkivave të huaja, tani e tutje të gjithë do të duhet t’i referohen Arkivit të Shtetit të Ali Pashës, si një burim krejt i veçantë dhe i pazëvendësueshëm me askënd tjetër. Por, bashkë me krijimin e ketij fondi dokumentesh dhe të kancelarisë për administrimin dhe ruajtjen e tyre, Ali Pasha na zbulon në mënyrë të pakundërshtueshme edhe një element tjetër domethënës të synimeve dhe prirjeve që ai kish, tendencat e tij shtet-formuese.

Letra, qarkore, informacione, ankesa nga populli, raporte spiunësh...

Po çfarë ka brenda këtij fondi kaq të madh arkivor?


Një numër i pafund aktesh zyrtare, - “Urdhëra” për vartës dhe komandantë garnizonesh në reparte të afërt e të largët; - “Qarkore” drejtuar pashallarëve, çuhedarëve, spahinjve, taksambedhësve, kapoçuhedarëve; - “Raportime” të vartësve që njoftojnë për gjendjen ushtarake, kërcënime të mundshme, situatën e luftimeve përballë francezve, suliotëve, pashallarëve fqinjë; - “Korrespondencë diplomatike” sekrete dhe e hapur me fuqitë perëndimore, me anglezët, francezët, Austro-Hungarinë, me rusët, etj;

“Marrëveshje Paqeje dhe Bashkëpunimi” mes Ali Pashës dhe përfaqësuesve, krerëve dhe tribunëve të njohur të krahinave të ndryshme të pashallëkut; “Ankesa” nga populli, nga gra, nga fëmijë të mbetur jetimë që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtjen e Pashait; - “Ankesa” të njerëzve të keqtrajtuar nga shpërdorimi i pushtetit të nëpunësve të administratës dhe pushtetarëve të pashallëkut; - “Inventare” të shpenzimeve ekonomike vjetore, të banketeve të shtruara për miq dhe të huaj; - “Garderobë” me veshje grash, të porositura në perëndim për ceremoni dhe promovime të ndryshme; - “Lista me emra” tradhëtarësh që janë vënë në shërbim të të huajve, që bashkëpunojnë me ta me synim përmbysjen e Pashait; - “Plane konspirativë” dhe korrespondencë për komunikime mes antarëve të komploteve të rëna në duart e Pashait; - “Informacione periodike mujore dhe javore” nga misionarë dhe të dërguar permanentë të Pashait në Stamboll, Vjenë, Venecia, Tilsit, e gjetkë; - “Informacione nga agjentë anonimë”, të cilët nuk duan të identifikohen, por që janë të njohur për Pashain; - “Letra të koduara” - kriptografi për informacione të rëndësishëm dhe konfidenciale për Aliun; - “Kode shifrorë” për të maskuar korrespondencën edhe në rast se ajo do të binte në duart e kundërshtarëve; - “Kopjura gazetash” nga shtypi i huaj italian, britanik, francez, turk përmes të cilave mësohet se cili është reagimi i europianëve për Pashain dhe Pashallëkun; - “Letra të ndaluara” nga policia dhe të censuruara; - “Letra intime, konfidenciale” të diplomatëve të huaj që i rrëfejnë Pashait për kundërshtarët e tyre europianë, intrigat dhe synimet e tyre; - “Letra falenderimi” nga vizitorë të huaj në pashallëk; - “Procesverbale” të mbledhjes së taksave dhe detyrimeve të tjera fiskale; - “Raportime” për veprimtarinë e të huajve në territoret e pashallëkut; “Ftesa” dhe përgatitje për dasma familjare të nipërve dhe miqve; “Lajme” të hidhura për vrasjen e bashkëluftëtarëve të tij të vjetër, për revanshin e Perandorisë Osmane kundër tij, etj.


“Gjeografia” e dokumentacionit

Nga e gjithë kjo mori e pafund dokumentacioni bëhet e qartë se Pashai tepelenas ishte njeri që kapërceu, së pari me mendjen, vullnetin, dinakërinë, aftësitë dhe guximin e tij, kufijtë e provincializmit dhe mandej të vetë provinces gjeografike ku ai jetonte. Me kurajën e një misionari të vërtetë zgjeroi dimensionet e shtetit të tij, marrëdhëniet diplomatike, kontaktet politike, zhvilloi dhe ndërtoi raporte me aleatë europianë, pashallarë fqinjë, të afërt dhe të largët, duke i dhënë atij dimensionet e shtetit më të madh e të fuqishëm në hapësirat ballkanike. Ai krijoi miqësi me dibranë dhe matjanë, lebër e skraparllinj, mirditorë, kolonjarë e korçarë, thesalë e nisiotë, akarnanë e artiotë, prevezianë e çamë, delvinjotë, e vlonjatë. Në radhët e dokumenteve gjenden letra që i shkruajnë banorë nga tërë trevat shqiptare, qytetarë e fshatarë, të pasur e të varfër, nga Shishtaveci i Kukësit e gjer nga Manastiri apo Vithkuqi, nga Plasa, Devolli dhe gjer nga Elbasani, Berati, Lushnja, Peqini, Kavaja, Patra, Nafplio, Korfuzi, etj.

Vendi i Aliut në arkiv

Një pjesë të mirë të dokumentacionit të këtij Arkivi, e zënë letrat që i dërgohen Vezirit. Përmes tyre, ndjehet kudo autoriteti, autoritarizmi, popullariteti, adhurimi, por dallohen edhe tiparet e pushtetit monarkik mesjetar. Gjatë tetëdhjetë viteve të jetës së tij, ai krijoi shumë njohje personale, miqësi, aleatë dhe bashkë me ta, natyrisht edhe kundërshtarë dhe armiq. Ai krijoi një rreth të madh mbështetësish, admiruesish, adhuruesish. Nga viti në vit ai ngriti emrin e tij, besimin, bindjen, frikën dhe së fundi mitin e tij, deri tek fshatari i humbur anonim rrëzë Pindeve, Gramozit apo në Tomorrin dhe Vërçën e largët.Me një besim hipnotik, njerëzit shikonin tek ai monarkun dhe magjistarin, despotin dhe ëngjëllorin, përkëdheljen dhe kërcënimin, besimin e palëkundur se vetëm ai mund të kthente parajsën tek ata dhe ferrin tek të pabindurit apo ata që thurnin kurthe pas shpinës së tij.Pa mëdyshje, Aliu zë vendin qëndror në radhën e tërë dokumenteve! Atij i drejtohen, atij i ankohen, atij i kërkojnë ndihmë, atij i luten, atij i betohen, atij i fallen, gati, gati si përpara një vendi të shenjtë apo një ikone të çmuar.

Personazhet e korrespodencës arkivore

Duke e filluar jetën dhe karrierën nga katakombet e errëta të sakrificës, nga sfidat dhe kërcënimet e inekzistencës dhe gjer në apoteozat e hegjemonit, ai mundi të njohë një numër të pafund krijesash të shoqërisë së kohës. Hajdutë dhe banditë, xhelatë dhe jeniçerë, satrapë e hallexhinj, të gjithë ata i shkruajnë dhe komunikojnë përmes rreshtave të këtij arkivi. Me një memorie brilante, Ali Pasha mbante mend emrat e tyre, të prindërve, u kujton ngjarje të së kaluarës dhe u servir oferta apo kërcënime. Komunikon me komandantë të njohur dhe me emër, luftëtarë të vjetër, mbushur plagë e mbetur sakatë, hallexhinj e qyqarë.
Mes dokumenteve gjenden faksimile të komunikimeve me të huaj: fisnikë, ushtarakë dhe diplomatë rusë; tregëtarë, diplomatë, poetë, mjekë dhe instrumentistë anglezë; marinarë, udhëtarë, konsuj, aventurierë francezë; suedezë, danezë, milanezë, napolitanë, bavarezë, lombardë, maltezë, etj.
Megjithatë, po të vështrohet me kujdes moria e pafund e informacionit ndjehet tendenca e tij e fortë dhe do të thoshim pa mëdyshje, e pamposhtur, e lakmueshme , për të krijuar një shtet.

Të panjohurat tronditëse për fundin e jetës së Ali Pashës

Me shumë interes janë dokumentet e ditëve të fundit të jetës së Ali Pashës. Në radhët e tyre gjenden urdhëra për mobilizime, porosi me karakter ushtarak, informacione për lëvizje trupash dhe kontrolle pikash të rëndësishme me karakter strategjik.
Mes tyre gjenden informacione që bëjnë fjalë për afrimin e trupave të dërguara nga Porta e Lartë, kunder Aliut, “…flotilje osmane në brigjet e Semanit dhe të Nafplios…”, “…formacione dhe reparte të paidentifikuar që aviten nga lindja e Pashallëkut…. “, “….provokatorë që po shpërndajnë panik ...”,
“.... tension dhe gjendje pasigurie në Berat, në Elbasan, në Trikalla e gjetkë….”. “….Në Vlorë kundërshtarët mobilizohen dhe marrin qytetin,…”, “….. tension në burgje dhe rebelim të burgosurish….”, “….kundërshtim nga fshatarë dhe provinca për t’u mobilizuar dhe shkuar në fronte luftrash…..”
Në rreshtat e këtyre dokumenteve ndihet klima që sa vjen e rëndohet, tensioni, pasiguria, frika, pesimizmi dhe një atmosferë e mbushur me emocione ku parandjehet një tragjedi e pritshme…..
Por, aty lexohet gjithashtu qëndresa e njerëzve të tij besnikë, që nuk u tërhoqën për asnjë çast gjer në orët e fundit të Pashait… Thanas Vaja, Tahir Abazi, Meço Bono, Zylyftar Poda, Ago Vasjari, etj.

* * *
Këto e shumë të tjera ngjarje të panjohura do t’i prezantojmë në shkrimet e ardhshme, ku do të flasim për evenimente të pazbuluara më parë, diplomaci sekrete e mbajtur në fshehtësi për arsye që do të bëhen tashmë të njohura, kurthe dhe komplote të padeklaruara, që i ka ditur vetëm Pashai dhe njerëzit e tij besnikë, marrëdhëniet brenda gjirit të familjes së monarkut, grindjet, konfliktet dhe mosmarrëveshjet, personazhe kalimtarë, por edhe të tjerë që janë të pranishëm nga fillimi dhe gjer në fund të jetës së Tepelenasit.
Le t’i hapim fletët e këtij dokumentacioni brilant ngadalë dhe të bëjmë të njohura opinionit shqiptar shumë të panjohura në shkrimet e ardhshme....
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#21

Post by Mallakastrioti »

Shume interesante kjo Arta.Te shpresojme qe te kete me teper info. ne te ardhmen rreth ketyre dokumentesh.
Flm.
Image
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#22

Post by alfeko sukaraku »

Arta wrote:
Rilindasit dhe Ali pasha
Ardian Klosi

Image



Bie në sy veçanërisht, qëndrimi i qartë e i prerë i Sami Frashërit në artikullin e tij për Aliun te Enciklopedia Turke (Botuar te libri: Sami Frashëri, Personalitete shqiptare në Kâmûs al-a'làm, Shkup 2002). Pasi përmend faktet kryesore të jetës së tij ashtu siç i gjejmë te Pukëvili, kryeideologu i Rilindjes sonë kombëtare vjen në këto përfundime: "Ali Pasha megjithëse ishte njeri analfabet dhe pa shkollë, ka qenë shumë i zgjuar dhe i zoti.

Në vendet që ka qeverisur, ai ka siguruar qetësinë, ka përmirësuar rrugët dhe ka ndërtuar shumë fortesa, ura dhe godina të mëdha e të forta. Por ka qenë deri në gradën e fundit keqbërës, i egër, gjakpirës dhe intrigant, në sytë e tij bëheshin tortura të tmerrshme e të shumëllojshme, nga të cilat kënaqej duke i parë.

Sa i rritej forca, pushteti dhe pasuria, aq i shtoheshin dredhitë dhe intrigat dhe shumë njerëz i fuste në dorë me mënyra djallëzore madje dhe i zhdukte. Shumë herë bënte që të vritej vëllai me vëllanë dhe pastaj atë që mbetej gjallë e dënonte me vdekje. E tillë ka qenë ngjarja e kardhiqiotëve.




Nga ana tjetër, nuk mund të mendohet kurrsesi se ka patur droje në të shkruar ky frashërlli që në veprën e tij "Shqipëria çka qenë ç'është e ç'do dë bënetë" e paraqiti Perandorinë osmane si një karabina të mbaruar e cila duhet të shpërbëhej një orë e më parë e shqiptarët të përfitonin prej kësaj.


Një tjetër frashërlli dhe përfaqësues i kombëtarizmës, Mehdi Frashëri vjen në këtë përfundim te "Një studim kritik për vrasjen e Ali Pashës": "...Një nga këto fuqi jashtëqëndrore ishte edhe ajo e Ali Pashës.













Mendoj se çelësi që shpjegon admirimin e Ali pashës nga Konica, ky europian kaq i kultivuar, vetë armik i dhunës e i gjakderdhjeve mes shqiptarëve, gjendet te prejardhja e tij: e ëma e Aliut, Hankoja, ka qenë nga dera e bejlerëve të Konicës.
.






Edhe pse ndër rilindasit admiruesit e pashait të Janinës, si njeri me aftësi të jashtëzakonshme që u përpoq për një shtet të mëvetshëm shqiptar, janë një pakicë, në tërësi mund të thuhet se deri në Luftën e dytë botërore, për këtë figurë mbijetuan dy lloj vlerësimesh herë-herë diametralisht të kundërta.

Sido të ishte, librat e Pukëvilit, biografit kryesor të tij, asnjëherë nuk u vunë në diskutim.
plehra e qelbur edhe ererendomet qe degjon ne emrin Adrian Kolosi nuk munde te kete kurre deshiren e mire te nje shqiptari per te shkruajtur historin e vete.Kjo pjehre e meriton ne lule te ballit plumbin edhe nje ore edhe me pare.

Nuk munde ti lejojm kurre nje pedofili si Adrian Klosi te ironizoj krenarin tone kombetare=familjen frashri..per kete duhej te kishte nderhyre kritika letraro historike shqiptare......eeeeeeeeeee tani ja futa pordhes kote.

ne radhe te pare Ali Pash Tepelena ka mekatet e veta, por keto mekate te para nen syrin e nje shqiptari jane ato qe degjojn ne shkaterrimin edhe ne percarjen e cameris , pasi aliu sulmoj edhe camet mysliman edhe camet ortodoks.ky eshte mekati numer nje i ali pashes.....biles nga ky mekat lindi edhe 25 marsi 1881 =dita e pamvarsis greke =dita kur ali pasha sulmoj Sulin edhe e shkaterroj...kete pedofili Ardian Klosi e anash kalon.

Eshte e vertet qe perandoria osmane ishte me nje kembe ne varre..aq sa arvanitet me el venizelion e pushtuan turqin apo jo?si te mos shpresonin shqiptaret per marrjen e kesaj perandorije??utopi.ok, ta quajm utopi, por kjo eshte historia e vertet edhe shume realisht e shpjegoj frashlliu.

eshte e vertet se vellaun me vellan e vuri te vritej ne Gardhiq..edhe ai qe shpetoj e vrau..por pedofili Adrian Klosi qe njohka Hankon edhe prejardhjen e saj , harroka te na thoj se Hankon e perdhunuan Gaqrdhiqotet perpara syve te te birit te mitur=Ali Pash Tepelenes....ndaj pedofili duhet ta rregulloj pak me drejt peshoren e vete te qelbur.
Last edited by alfeko sukaraku on Sun Jun 06, 2010 9:06 pm, edited 1 time in total.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#23

Post by alfeko sukaraku »

Patush wrote:Ne kete rast pajtohem me ato qa thote Klosaqi.


Per mendimin tim nuk duhet shikjuar Aliu apo Sulioted por veprat e tyre dhe qfare perfaqesojne ato, dhe te cilat vepra neve duhet te ndjekim.

Alia perfaqeson tiranin qakpires ku famen dhe fuqin e fitoi ne kurriz te popullit te tij, perqau, mashtroi dhe kur e mori fuqine masakroi ato qe i shihte si rrezik te fronit te tij. Arrogante, i pa ngopur per fuqi dhe pasuri, merita qe i hangren kryte.

Suliotet perfaqesojne herojte e lirise, gjithmone ne lufte per te drejtat e tyre, gjithmone te dashure nga shumica e popullates qe ishte gjithmone nen shollin e tiranave. Gjithmone te pa nenshtruar nga pushtuesi, te lire dhe me nder. Suliotet perfaqesojne shpirtin e paster te Shqiptareve.
ne cilen epoke jetoni ju zotri???

A e dini se lufta 25 marsi i 1881 eshte dita e pamvarsis greke?per lirin e grekve e keni fjalen ju?
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#24

Post by Arta »

Projekti sekret i Ali Pashës, për të krijuar Shqipërinë

Fakte të padëshmuara më parë për hapjen e shkollave shqipe dhe për të ndërtuar një mbretëri kushtetuese.

Thelbin e programit politik të ideologjisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si tek çdo lëvizje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar.

Në të vërtetë, përpjekjet e para serioze, pas atyre të Skënderbeut në shekullin XV, për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman, që shënuan kthesën politike më të rëndësishme gjatë shekullit XVIII, u kurorëzuan me formimin e dy shteteve faktikisht të pavarura në Shkodër dhe Janinë.

Image

Bashkimi i territoreve të mëdha në shtete feudale dhe lufta e tyre kundër anarshisë që mbizotëronte në Shqipëri, ishte rezultat i transformimeve ekonomike, sociale dhe politike që po shfaqeshin në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX dhe po zhvilloheshin në po ato drejtime si edhe tek vendet fqinje ballkanike. Në Shqipëri, si kudo në Ballkan, u dukën shkëndijat e para të ideologjisë për çlirim kombëtar, vërtet të zbehta dhe jo plotësisht të ndërgjegjshme, por gjithmonë të frymëzuara nga traditat e luftërave pa fund kundër pushtuesit.

Me këmbënguljen e tij të jashtëzakonshme, duke përfituar me zgjuarsi nga rrethanat politike të brendshme dhe të jashtme, Ali Pashë Tepelena i dha fund anarshisë feudale dhe e shtriu sundimin e tij në bregdetin shqiptar nga gryka e Shkumbinit deri në gjirin e Prevezës.

Kudo në pashallëkun e tij u vendos qetësia. Në Labovën e Madhe tregohet edhe sot historia e një fshatari të cilit, duke shkuar në Janinë, i vodhën kalin. Arriti të takohet me Aliun dhe i kërkoi t’i gjente kalin e tij. Aliu e pyeti se ç’bënte kur i vodhën kalin.

-Jam nisur që herët nga Labova, isha i lodhur dhe po flija, - u përgjigj fshatari.

-Ky fle dhe kërkon nga unë t’i gjej kalin, - iu drejtua i çuditur Pashai të tjerëve që gjendeshin në sallë.

-Unë fjeta Ali Pasha se je ti që rri zgjuar, - tha i vendosur laboviti. Në darkë fshatari arriti në shtëpinë e tij mbi një nga kuajt e Aliut. Kjo ishte situata në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX, ndërkohë që edhe në boshtin Tepelenë-Hormovë-Sulë, karvanët e ngarkuar transportonin të pashqetësuar njerëz dhe mallra.

Ali Pasha krijoi brenda perandorisë osmane një shtet pothuajse të pavarur me 1.500.000 banorë, ku shqiptarë, grekë, vlleh, turq dhe çifutë jetonin të integruar dhe në paqe.

Janina, që quhej nga udhëtarët e huaj të shekullit XVII “qytet i pasur tregtar”, në kohën e Aliut, duke u shndërruar në një qytet zejtar e sidomos tregtar të dorës së parë, si edhe një qendër administrative të një pashallëku të madh, u bë qendra e tregut ndërkrahinor të Shqipërisë jugore.

U rrit dhe u fuqizua borgjezia tregtare dhe shtresa e pronarëve të mëdhenj të tokave, pasurimi i të cilëve u duk sidomos në ndërtimet publike me karakter urban dhe ekonomik. Rrugët u mbushën me ura dhe hane, shprehnin gjallërinë e lidhjeve ekonomike. Gjatë kësaj periudhe Janina po lulëzonte jo vetëm si qendër e madhe ekonomike, por edhe si vatra kryesore kulturore e Ballkanit Jugperëndimor.

Janina vazhdoi të jetë famshme gjithashtu edhe për shkollat e bibliotekat e saj. Në 1814, për herë të parë në Perandorinë Osmane, Aliu lejoi shfaqjet teatrale, ndërkohë që inteligjenca e re diskutonte lirshëm nëpër sallat e sarajeve të tij për probleme politike, historike, artistike dhe shkencore të kohës. Janina u bë një qytet i gjallë që gumëzhinte nga veprimtaria ekonomike, tregtare dhe administrative e aparatit të sundimtarit të saj energjik, nën qeverisjen e të cilit arriti kulmin e zhvillimit edhe nga pikëpamja demografike.

Numri i banorëve të kryeqytetit të pashallëkut të Shqipërisë jugore arriti deri 50.000 frymë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte e kombësisë shqiptare. Fakti që elementi shqiptar mbante pozita drejtuese administrative dhe ushtarake dhe kishte epërsi si numër banorësh, i jepte Janinës më shumë pamjen e një qyteti shqiptar.

Konsolidimi i formimit të shqiptarëve si komb

Shqiptarët që jetonin në zotërimet e Ali Pashë Tepelenës, ruajtën dhe zhvilluan më tej virtytet kombëtare. Mbi të gjitha u ruajt e paprekur krenaria kombëtare. Të huajt që vizitonin asokohe pashallëkun e Janinës, s’e ndanin patriotizmin e shqiptarëve nga krenaria e tyre kombëtare, si një ndjenjë e fuqishme etnike, si tiparin më të theksuar të karakterit të tyre. Hobhauzi, shoqëruesi i Bajronit, pohonte se kur banorët e provincave të tjera të Turqisë evropiane pyeteshim se çfarë ishin, ata përgjigjeshin: “jemi muhamedanë” ose “jemi të krishterë”, ndërsa banorët e këtij vendi përgjigjeshin: “jemi shqiptarë”. Francezi Manzur për këtë tipar shkruante: “në të gjitha dialektet shqiptare gjuha e tyre quhet shqip, vendi i tyre Shqipëri dhe nacionaliteti shqiptar”.

“Kjo krenari shfaqej dhe në respektin e tyre për luftërat legjendare ndaj pushtuesit osman, figurës së heroit kombëtar – Skënderbeut dhe prijësit të tyre, Ali Pashë Tepelena, që synonte ta shkëpuste Shqipërinë Jugore nga varësia politike e Sulltanit”.

Megjithëse në Shqipërinë e Jugut ekzistonin dy popullsi me fe të ndryshme, kjo nuk krijoi bazë për krijimin e dy kulturave materiale dhe shpirtërore shqiptare të veçanta. Këto të fundit ruajtën veçoritë kombëtare, krahinore, por edhe nuancat lokale.

Patriotizmi i zjarrtë shfaqej hapur në atdhedashurinë që vihej re në gjithë popullin, në mënyrë të tillë që bënte të zhdukej në masë të madhe dallimi i dukshëm në pjesët e tjera të Perandorisë Osmane, midis ithtarëve të të dyja feve të ndryshme. “Për shqiptarët, si të besimit mysliman edhe kristian, ishte i përgjithshëm shpirti i pavarësisë dhe dashurisë për vendin e tyre” (Hobhauz).

Në lartësinë e burrave, për virtytet e patriotizmit ishin gratë. Ato qëndronin pranë burrave të tyre po aq krenare dhe të vendosura sa herë e lypte nevoja, në luftë për interesat e atdheut dhe të jetës së tyre. Të huajt vinin re kudo se çdo vashë mbante një kamë dhe jo rrallë një palë kobure, me të cilat ato ishin të gatshme të ndanin rreziqet e luftërave me burrat.

Nga shteti faktikisht i pavarur tek monarkia konstitucionale shqiptare

E gjithë veprimtaria e Ali Pashës, si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtmen, tregoi se ai u përpoq të jetë “sundimtar i pavarur”. Duke ngritur në gjithë hapësirën, nga Thesalia deri në Shkumbin, një aparat administrativ e ushtarak të posaçëm, që vepronte brenda Pashallëkut sipas vendimeve të tij, duke lidhur marrëveshje politike, ushtarake dhe ekonomike me shtete të huaja pa pëlqimin e dijeninë e Portës së Lartë dhe duke shtrirë pushtetin e vet në territore të qeverisura nga funksionarë të emëruar prej Sulltanit, Ali Pasha qeverisi dukshëm në mënyrë të pavarur.

Pas dështimit të përpjekjeve për formimin e një shteti të madh shqiptar, në përbërjen e të cilit do të ishte edhe Veriu i Shqipërisë, me qartësinë e një politikani të shquar të kohës, Ali Pasha u përpoq ta bashkërendiste kryengritjen kundër Stambollit me lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanikë, duke e parë këtë si të vetmen rrugë drejt lirisë. “Aliu kishte filluar një bashkëbisedim me agjentin rus, grekun Jan Paparigopullos, i cili shkoi në Petërsburg me mision për të përgatitur një plan, për një kryengritje të përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve (Gabriel Meksi, “Ali Pashë Tepelena”, A-III-169,1950), që do të udhëhiqej nga Ali Pasha. Në librin e Aravantinos “Historia e Ali Pashë Tepelenës”, fq.28, cituar nga Gabriel Meksi, shkruhet se “shumë prej udhëheqësve ushtarakë grekë (Aleksis Navos, Odhise Andocua etj.), i sugjeruan Aliut të marrë kryesinë e lëvizjes, që do të kishte për qëllim shkëputjen e Shqipërisë dhe të Greqisë nga Perandoria Osmane”. Në rast fitoreje, Aliu do të krijonte një shtet monarkik konstitucional shqiptar të përbërë nga zotërimet shqiptare dhe nga Thesalia, në krye të të cilit do të vihej vetë. Kurse Greqia Qendrore dhe Moreja, do të formonin një shtet autonom, i cili do të vihej nën protektoratin e tij. (Historia e popullit shqiptar, I, f. 665) Aliu dërgoi njerëzit e tij në Vjenë për të parë nga afër modelin austro-hungarez, i përshtatshëm për shtetin me dy kombe shqiptaro-grek, që synonte Aliu dhe ithtarët e tij.


Afirmimi i kombit shqiptar nëpërmjet përhapjes së kulturës dhe arsimit shqip

Transformimet ekonomike dhe sociale në territoret shqiptare filluan të reflektoheshin edhe në superstrukturën kulturore, fillimisht në Voskopojë, metropoli i kulturës shqiptare dhe ballkanike dhe më vonë në Janinë, ku u hodhën hapat e para serioze për lëvrimin e shqipes si gjuhë më vete dhe mësimin e shqipes në shkolla.

Ali Pasha, i bindur se nëpërmjet arsimimit do të ndërgjegjësonte popullin shqiptar, jo vetëm në realizimin e synimeve për shkëputjen e zotërimeve të tija nga Porta e Lartë, por edhe për formimin e një shteti të pavarur shqiptar, përkrahu shkollat ekzistuese dhe hapi mjaft shkolla të tjera. Lidhur më këtë Pukëvil (Puqueville) shkruante: “S’do të dija të shpjegoja nxitjen e Aliut për çeljen e shkollave fillore që përhapnin arsimimin midis fiseve shqiptare më të pamposhtura, kur sot quhet e turpshme të mos dish të shkruash dhe lexosh”. (Histoire de la Regeneration de la Grece, I, f. 329, 1820).

Në kohën e Aliut, për ata që dinin shkrim e këndim, tregohej një respekt i veçantë. “Një mashkull që di të shkruajë është për shqiptarët një qenie superiore, kurse ai i jep rëndësi vetes duke mbajtur një shishe boje dhe një pupël me bisht argjendi si shenjë e talentit të tij”, - shkruan Hjuz. Mbahen mend edhe sot e kësaj dite, nga të moshuarit me origjinë nga fshatrat e Rrëzës, porositë që Aliu u jepte arsimtarëve në mënyrën e vet: “Dhaskenj, të mësoni djemtë gram pa derman” (Vangjel Meksi, Ali Pasha dhe gjuha shqipe, Studime filologjike, nr.197, f.127, 1975).

Pashai përkujdesej personalisht për grumbullimin e fondeve dhe donacioneve për shkollat, përfshi edhe shkollat e famshme greke të Janinës. Enciklopedia greke shkruan: “Asnjë s’mund të mohojë se Ali Pasha ka ngritur shkolla, ka ndihmuar dhe çmuar dijetarët dhe mësuesit”.

Në ato kohë, në Shqipërinë e Jugut, shkollat ishin në gjuhën turke për shqiptarët e fesë myslimane, dhe në gjuhën greke për kristianët në përgjithësi, shqiptarë ose grekë të ishin.

Ka të dhëna të sigurta se në kohën e Aliut filloi të mësohej nëpër shkolla edhe gjuha shqipe. (Historia e Popullit Shqiptar. I, fq. 636)

“Shkolla të shumta u hapën në Gjirokastër, Berat, Korçë, Delvinë, Lunxhëri dhe Greqinë e veriut” (cituar nga Ilir Ushtelenca tek “Shteti dhe qeverisja e Ali pashë Tepelenës”). “Në to mësohej jo vetëm greqishtja dhe latinishtja, por edhe shqipja.

Mësimet që jepnin dhaskenjtë Psalidha, Bollano, Kavalioti, Evstrat Vithkuqari etj., mbi lavdinë e vjetër të kombeve pellazgjike, mbi zgjedhën turke dhe të ardhmen e popujve që vuanin nën këtë robëri, të cilat në fillim propagandoheshin me pëshpëritje nëpër skolitë me penxhere të mbyllura, në vitet e Ali pashë Tepelenës bëheshin hapur” (I.M. Qafëzezi, “Shkolla Kombëtare”, f.93-94, 1926).

Është shkruar shpesh nga të huajt (Hjuz etj.) se djalit të tij, Saliut, që donte ta bënte trashëgimtar dhe kujdesej veçanërisht për edukimin e tij, i mësonte në mënyrë sistematike me mësues edhe gjuhën shqipe, përveç greqishtes dhe turqishtes.

“Gjuha shqipe mësohej privatisht ose nëpër shkolla, me abetare që germat i kishin greke” (Revista Albania, London, 4, 1905, cituar nga I. Ushtelenca, po aty).

Ali Pasha dhe lëvrimi i Gjuhës Shqipe

Gjatë viteve të parë të shekullit XIX, në oborrin e Janinës po përshpejtoheshin përgatitjet për realizimin e projektit madhështor të Aliut që synonte krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, i cili do të përfshinte edhe sanxhakun e Shkodrës. Plani do të realizohej nëpërmjet lidhjes së krushqive midis dy familjeve më të fuqishme të parisë shqiptare. Martesa e Mustafa Pashë Bushatlliut me mbesën e Ali pashë Tepelenës do të kryente kthesën e madhe politike: bashkimin e dy familjeve të njohura shqiptare që do të mundësonte formimin e shtetin të madh shqiptar, që nën një udhëheqje të vetme, do t’i jepte fund pushtimit shumëshekullor turk.

Ky shtet do të kishte gjuhën e tij zyrtare, që sigurisht do të ishte gjuha shqipe. Ali Pashë Tepelena, si kryetar i këtij shteti në formim, që tashmë të huajt e quanin “Roi de l’Albanie” (mbreti i Shqipërisë – Courrier de l’Europe, Archive nationale de France, 1788) ose “Commandant absolu de toute l’Albanie” (cituar nga Ligor Mile në “Mbi karakterin e pushtetit të Ali Pashë Tepelenës”, Studia Albanica, f. 147, 1966), po punonte me ngulm që gjuha shqipe të zinte vendin që meritonte. Për këtë arsye Ali Pashë Tepelena i kushtoi vëmendje të veçantë promovimit të gjuhës shqipe, ndër të huajt e shumtë që frekuentonin oborrin e tij dhe nxitjes për lëvrimin e gjuhës tonë si gjuhë më vete.

Një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve perëndimorë që vizitonin oborrin e Vezirit ose ishin mysafirë të tij, pasi shuanin kureshtjen, duke njohur Aliun, sipas mundësive, plotësonin edhe kërkesën e vetme të mikpritësit të tyre që lidhej, sipas rastit, me studimin ose propagandimin e gjuhës shqipe, vërtet e panjohur për ta, por që e gjenin origjinale.

I pari, kronologjikisht dhe jo vetëm, që kaloi në Janinë gjatë vitit 1809, është Bajroni (Byron,1788-1824). Ai e mbushi me fjalë shqipe poemën e tij “Childe Harold” (Çald Haroldi) dhe formuloi një karakterizim për gjuhën tonë, që për atë kohë kishte rëndësi të veçantë.

Lord Bajroni shoqërohej nga Hobhauz (Hobhouse, 1786-1869), edhe ai lord, që botoi një shkurtore të gramatikës shqipe të Da Leçe (Da Leçe, 1716) e përfshirë në librin e tij “Udhëtim nëpër Shqipëri... në vitet 1809-1810”.

Liku (Leake, 1777-1860) qëndroi pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës si përfaqësues i qeverisë angleze, gjatë viteve 1809-1810. Aliu e njohu me Evstrat Vithkuqarin (1755-1820), personalitet i spikatur i kulturës dhe arsimit shqiptar, i cili i mësoi shqipen, dhe më pas së bashku, përpiluan “Skica gramatikore të gjuhës shqipe” (1814), që mbahet si gramatika e parë shqipe. Së bashku ata hartuan edhe fjalorin shqip-greqisht-anglisht. Liku gjithashtu ndërtoi për shqipen një alfabet me shkronja latine.

Marko Boçari (1790-1823) nga Suli, ishte një nga figurat më të shquara, më tërheqëse dhe më fisnike ndër udhëheqësit popullorë të kryengritjes greke. Qëndroi për shumë kohë në oborrin e Ali Pashë Tepelenës, ku duket se edhe ai u përfshi nga fryma që mbizotëronte aty. Edhe pse nuk kishte arsimin e duhur, ai përpiloi fjalorin e tij greqisht-shqip (1809) që konsiderohet “përmendore e gjallë e gjuhës shqipe” (J. Kastrati, Historia e Albanologjisë, I, f.456).

Nga oborri i Aliut kaluan edhe Dr. Holland dhe Hjuz, të cilët, të nxitur nga Pashai, paraqitën në librat e tyre të famshëm për kohën, konsiderata për shqipen dhe shqiptarët që shtuan edhe më tej interesimin e opinionit anglez dhe evropian për gjuhën tonë dhe popullin që e fliste atë gjuhë.

Dr. Jan Vellarai (1771-1823), grek nga Janina, mik i ngushtë i Aliut dhe mjeku i të birit (Veliut), përpiloi “Shënime gramatikore greqishte e re shqip”, si dhe një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe që ia dorëzoi Pukëvilit i cili e depozitoi, së bashku edhe me fjalorin e Marko Bocarit, në bibliotekën kombëtare të Parisit, ku ndodhen edhe sot.

Ndër të huajt që kanë njohur Ali Pashën, Janinën dhe Shqipërinë është edhe diplomati, mjeku dhe historiani frëng Pukëvil (1770-1838), që pati rastin të qëndrojë në vendin tonë: herën e parë si rob lufte i Aliut (1798-1801) dhe herën e dytë si konsull i Francës në Janinë (1805-1815). Në vitin 1820 boton “Voyage dans la Grece” (Udhëtim në Greqi), ku gjenden edhe alfabeti latin që përdori autori për gjuhën tonë, fjalori frëngjisht-shqip dhe vëzhgime gramatikore për gjuhën shqipe.

Shumë shqiptarë e grekë studionin në vende të ndryshme të Evropës në kujdesin dhe mbrojtjen e Ali Pashë Tepelenës. Ndër ta përmendim Kryeministrin e mëvonshëm të shtetit të lirë grek, Jani Koleti, mik i ngushtë dhe mjek i Aliut, Psalidhën, Billaranë, Bollanon dhe Vangjel Meksin, të cilët më pas, duke jetuar në oborrin e tij, me nxitjen dhe ndihmën direkte të Pashait, u morën edhe me studimin e gjuhës shqipe, prejardhjen e saj dhe të shqiptarëve.

Vangjel Meksi (1770-1823) nga Labova e Madhe, ishte oficer artilerie kur Veziri e lajmëroi se do të ndiqte Fakultetin e Mjekësisë në Napoli. Kaloi Adriatikun më 23 shkurt 1803 duke pasur me vete një letër për Ferdinandin I Burbon, firmosur nga Aliu, ku shkruhej tekstualisht: “Po ju dërgoj Vangjel Meksi Shqiptarin për të mësuar atje. I lutem Madhërisë Suaj të keni mirësinë që t’i jepni mbrojtjen tuaj mbretërore në mënyrë që të gëzojë ato kushte dhe lehtësi të cilat të çojnë në mësimin e këtyre shkencave”.

Pasi u diplomua, u kthye në Janinë dhe shërbeu si mjek në oborrin e Aliut. I përfshirë nga fryma që mbizotëronte në Janinë, dha një kontribut të shquar në lëvrimin e gjuhës shqipe. Gjatë kësaj periudhe duhet të ketë përpiluar gramatikën, alfabetin origjinal dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Më pas, tashmë studiues i vërtetë i gjuhës sonë, kaloi edhe një herë Adriatikun, këtë radhë për të shkuar në Venecie ku botoi në 1814 librat e shkrimtarit francez, Flëri (Fleuri, 1640-1723), të shqipëruara dhe përshtatura për nxënësit shqiptarë.

Në 1819, u angazhua nga Shoqata Biblike Britanike për të realizuar kryeveprën e tij, shqipërimin e plotë të “Dhiatës së Re”.

Robert Pinkertoni, përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike, që bashkë me Dr. Vangjel Meksin nënshkroi kontratën për shqipërimin e Dhiatës, siguron qendrën në Londër, në një letër që mban datën 25 tetor 1819 se “doktori ka filluar prej kohësh të studiojë gjuhën shqipe dhe për më tepër ai ka përpiluar gramatikën e gjuhës së vet amtare, të cilën ma tregoi”. Vazhdonte Pinkertoni: “Ai tashmë ka përkthyer kreun e 5-të të Mateut dhe kreun e parë të Ungjillit të Shën Johanit dhe më paraqiti një kopje të tyre si frytet e para të kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme”.

Ka të ngjarë që gramatika, alfabeti, si dhe drejtshkrimi i gjuhës shqipe, të përpiluara gjatë periudhës që Dr. Meksi shërbente pranë Aliut, të kenë bindur Vezirin se doktori ishte më i vlefshëm për shqipen, larg oborrit dhe larg mjekësisë. Një shtysë jo të vogël në këtë drejtim, duhet të kenë dhënë edhe disa klerikë patriotë shqiptarë që kërkonin “të fusnin në shërbesat kishtare edhe gjuhën shqipe”. (Historia e Popullit Shqiptar, I, fq.663)

Ali Pasha sfidon Pukevilin

Vangjel Meksi (1903-1983), vlerësues i hershëm i Ali Pashë Tepelenës dhe autori i një studimi mbi shtetin e tij, ka botuar në Studime Filologjike, 3, 1975, artikullin “Ali Pashë Tepelena dhe Gjuha Shqipe”, ku përshkruan edhe një ndodhi të treguar nga avokati Jorgji Cako që kishte jetuar për shumë kohë në Stamboll: “Dy djemtë e Tahir Abazit, kryetar i policisë në Pashallëkun e Ali Pashës, kishin dëgjuar nga i ati se ai ndodhej i pranishëm kur Ali Pasha bisedonte me Pukëvilin, i cili, ndër të tjera, vuri në dyshim nëse gjuha shqipe do të ishte e aftë të trajtonte çështje të rëndësishme si çdo gjuhë tjetër. Vuri sidomos në dyshim përkthimin në shqip të Dhiatës së Re, që sipas tij, përmbante ide dhe mendime të larta. Ali Pasha e kundërshtoi menjëherë konsullin francez dhe i kërkoi të caktonte një pjesë nga Dhiata e Re që dëshironte të përkthehej në shqip. Pukëvili caktoi pjesën “Parabola e djalit plangprishës” nga Ungjilli i Llukës dhe i la afat dy muaj. Aliu thirri menjëherë dy përkthyes dhe u kërkoi të kryenin porosinë për dy javë. Ata pranuan dhe e dorëzuan përkthimin brenda afatit”.

Image

Dhe në të vërtetë Pukëvili në veprën e tij “Udhëtim në Greqi” ( Voyage de la Grece, f.302-305,1820) botoi përkthimin shqip të parabolës së mësipërme në dy dialektet e gjuhës shqipe, toskërisht dhe gegërisht me shënimin: “Ky përkthim u krye me urdhrin e Ali Pashës, Vezir i Janinës sipas kërkesës së M. Pukëvilit, në 1813”.

Përkthimi toskërisht është me alfabet grek, ndërsa ai gegërisht me alfabet latin. Nga burimet e tjera del se përkthimi në gegërisht është bërë nga prifti katolik që shoqëronte trupën e mirditorëve prej 400 ushtarësh që shërbente pranë Ali Pashës.

Përkthyesi në toskërisht nuk njihet, por mund të ishte Dr. Vangjel Meksi, mjeku i Ali Pashës, lëvruesi i gjuhës shqipe dhe përkthyesi i famshëm i Dhiatës së Re.

Për të gjetur përkthyesin e vërtetë të “Parabolës…” në toskërisht, me ndihmën e gjuhëtarëve të Shoqërisë Biblike në Tiranë, u transkriptua dhe më pas u krahasua kapitulli i Parabolës që gjendet tek Dhiata e re, përkthyer nga Vangjel Meksi në 1821 dhe botuar në 1827, me parabolën toskërisht që Ali Pasha i dorëzoi Pukëvilit në 1813, i cili e botoi më 1820 tek libri “Udhëtim në Greqi”.

Diferenca në kohë e përkthimeve është 8 vjet kurse e botimeve 7 vjet, ndërsa ndryshimet gjuhësore janë të shumta. Përkthyesi pra nuk është Dr. Vangjel Meksi. Siç duket, në oborrin e Ali Pashës, ishin të shumtë ata që punonin në administratën e Aliut dhe përdornin shqipen me germa greke.

Aliu, me arsimin e duhur për kohën dhe eksperiencën e gjerë që kishte, filloi të stërviste punonjësit e administratës së tij që të përdornin gjuhën shqipe qoftë edhe me germa greke.

Në librin “Udhëtim në Greqinë e Veriut”, Liku shkruan se “edhe pse gjuha turke është zyrtare, mjaft akte ligjore, urdhra, apo mesazhe që donte të lexoheshin në publik, vetë Aliu i shkruante në shqip me germa greke”.

Ali Pasha kërkonte gjithashtu që shqipja, si gjuhë zyrtare e shtetit të ardhshëm shqiptar, të shkruhej me alfabet të veçantë për t’u veçuar plotësisht nga gjuhët e tjera dhe alfabetet e tyre. Përpjekjen e parë në këtë drejtim e kreu dr. Jan Vellarai, mik i ngushtë i Aliut, i cili shpiku një alfabet të veçantë të gjuhës shqipe me 30 shkronja, i ngjashëm me alfabetet e lashtësisë. Ky alfabet është i pesti me shkronja të posaçme që njohim gjer më sot për shqipen. Më pas dr. Vangjel Meksi, përdori një alfabet të përzier me germa greke dhe neolatine për të eliminuar në një farë mënyre ndryshimet fonologjike në mes të dy gjuhëve. Ky alfabet u përdor edhe për shqipërimin e Dhiatës së re.

Të dy këta intelektualë të rinj të sapokthyer nga Evropa, përveçse ushtronin profesionin e mjekut, sipas kërkesës së Aliut, përpilonin gramatika, fjalorë dhe alfabete.

Ilo Mitkë Qafëzezi dëshmon: “Ali Pashë Tepelena ka pasur ndjenjë shqiptari për liri dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. As që mund të shpjegohet ndryshe shkrimi i aq librave, fjalorëve dhe ungjijve që u botuan brenda periudhës 1770-1827, bile edhe 5 vjet pas vdekjes së tij”.

Në të vërtetë, vetëm gjatë një 5-vjeçari në fillim të shekullit të XIX janë përpiluar 4 alfabete, 5 gramatika dhe po aq fjalorë të gjuhës shqipe. Autorët e këtyre veprave gjuhësore ishin miq të afërt të Aliut (Jan Vellarai, Vangjel Meksi, Evstrat Vithkuqari, Marko Boçari) ose mysafirë të huaj që qëndruan për shumë kohë në Janinë (Lik, Hobhauz, Pukëvil).

Pas këtyre intelektualëve të ricikluar në gjuhëtarë, qëndron nxitja, këmbëngulja dhe energjia e Ali Pashës, i cili në rrafshin politik e trajtoi gjuhën shqipe si një element që do të ndihmonte në forcimin e unitetit të kombit shqiptar.

Pas konsolidimit ekonomik dhe politik të pothuajse shtetit të tij, Aliu po përpiqej të realizonte bashkimin e trojeve shqiptare dhe lëvrimin e gjuhës shqipe që do të ishte gjuha zyrtare e shtetit të pavarur shqiptar.

Janina e Ali Pashë Tepelenës ngjante me një “kopsht pjellor”, ku lulëzuan gramatika, fjalorë dhe alfabete të shqipes të cilat ishin të domosdoshme për t’u bërë ballë ndikimeve asimiluese të gjuhëve dhe kulturave të huaja që pengonin bashkimin e shqiptarëve.

Ali Pashë shqiptari, me zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme, e kuptonte se nga ruajtja dhe lëvrimi i gjuhës shqipe varej, jo vetëm bashkimi i shqiptarëve, por edhe jeta apo shuarja e kombit tonë.

Duket se Aliu përgjërohej për gjuhën shqipe, jo vetëm si gjuha amtare, por edhe për qëndrueshmërinë e saj, që ndryshe nga shumë gjuhë të tjera, “falë maleve dhe shpirtit të banoreve të tyre” (Lik), rezistoi gjatë shekujve duke ruajtur në këtë mënyrë individualitetin e kombit tonë.

Përveçse si themelues i një shteti shqiptar faktikisht autonom dhe kryengritës i përbetuar kundër pushtimit otoman, Ali Pashë Tepelena duhet të vlerësohet edhe për përkushtimin e tij ndaj gjuhës sonë amtare. Ali Pasha çmonte dhe ishte krenar për gjuhën shqipe, dhe për lëvrimin e saj ai dha të gjitha energjitë e tij të pashterueshme që edhe shqipja të qëndronte krahas gjuhëve të tjera të popujve fqinjë.

Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe të pathënat

Rilindja shqiptare, përpara se të përbënte një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politiko-kulturore, ekonomike dhe shoqërore, që më pas do të zgjidhte detyrat që i takonin çlirimit të vendit, bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe të pavarur, duke hapur në këtë mënyrë rrugën e zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë, duhej të fillonte sa më shpejt me lëvrimin e gjuhës shqipe.

Për intelektualët patriotë shqiptarë ishte i qartë se konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtronte si kërkesë të domosdoshme kapërcimin e prapambetjes në shkrimin e shqipes, e trashëguar nga sundimi i tejzgjatur otoman.

Prej disa shekujsh gjuha tonë amtare flitej vetëm në shtëpitë e shqiptarëve. Ajo nuk përdorej në administratën publike, institucionet fetare dhe as mësohej në shkolla.

Në kushtet ku ndodhej Shqipëria, gjuha shqipe në kisha, xhami dhe shkolla mund të vendosej vetëm pas perfeksionimit të alfabetit dhe përkthimit të literaturës fetare.

Dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XVIII njohën një gjallërim më të madh në drejtim të lëvrimit të gjuhës shqipe. Grigor Voskopojari solli në shqip copa të ungjillit, kurse Dhaskal Todri shqipëroi Dhjatën e Re dhe të Vjetër, ndonëse nuk arriti ta botonte. Këto përpjekje u shtuan në fillim të shekullit të XIX, sidomos në Janinë me nxitjen e Ali Pashë Tepelenës.

Kjo periudhë duhet të shënojë fillimin e Rilindjes Kombëtare. Nëpërmjet shqipërimeve të Vangjel Meksit shqiptarët filluan ta dëgjojnë Zotin e tyre në shqip, kurse fëmijët në shkollat greke, i lexonin librat në gjuhën amtare. Në këtë mënyrë u hodhën themelet e gjuhës letrare shqipe dhe të konsolidimit të shqiptareve si komb i bashkuar. Ndërkohë që, krahas përpjekjeve të Ali pashës për të nxitur lëvrimin e gjuhës shqipe, duhet vendosur edhe veprimtaria e tij për formimin e shtetit faktikisht të pavarur dhe shndërrimin e tij në një shtet të pavarur shqiptar.

Në librin voluminoz "Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare" (Tiranë,2009), Filip Liço me të drejtë shkruan": Nëse Ali Pasha do të kishte menduar për të krijuar një shtet të pavarur shqiptar, atëherë Aliu do të ishte rilindasi i parë i Shqipërisë dhe, për rrjedhojë, Rilindja shqiptare do të kishte filluar më herët, aty nga fundi i shekullit XVIII".

Përgjigjen e ka dhënë Faik Konica që në 1902 ("Albania" shih "Vepra", Tiranë, 1993). Ai shkruante: "Shqiptarët u ngjallën, u bashkuan, u ndjenë një komb nën sundimin e tij. Shihet sheshit se mendimi i tij qe çlirimi i Shqipërisë. Provat gjenden me qindra në jetën e Ali Pashës. Princi Meternik, kancelari i atëhershëm i Perandorisë Austriake, shkruan në kujtimet e tij: “Ali Pasha më dërgoi një njeri të besës me një letër, për të bërë një konstitucion për Shqipërinë". Letra e Aliut drejtuar Meternikut dëshmon katërcipërisht për ekzistencën e projektit lidhur me krijimin e shtetit konstitucional shqiptar. Në këtë mënyrë, duke zbritur në Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe duke dëshmuar për rolin e Ali pashë Tepelenës dhe Dr. Vangjel Meksit, shtyhet në disa dekada në histori më thellë caku i fillimeve të nacionalizmit shqiptar.

Jo pa trishtim më duhet ta përfundoj këtë shkrim duke përcjellë edhe një herë fjalët e Faik Konicës: "Është turp të ndodhen njerëz të lindur shqiptarë që përpiqen të pakësojnë fytyrat që i dhanë shkëlqim Shqipërisë. Por kur mendohemi se çfarë shqiptarë janë ata që duan të mbulojnë me këlbaza emrin e luanit që i vuri sëpatën Turqisë, shpejt ngushëllohemi".

Image

Dhoma ku u vra Ali Pashë Tepelena

G. Standart
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#25

Post by Arta »

Genc K. Hoti - Si e ndryshojnë historinë Ardian Klosi dhe të tjerët

Contributed by jozef martini
Tuesday, 19 January 2010
Si e ndryshojnë historinë Ardian Klosi dhe të tjerët

Genc K. Hoti

Si e ndryshojnë historinë, posaçërisht, Ardian Klosi dhe të tjerët

(vazhdim i asaj që shqiptarët e sotëm nuk e dinë nga manipulimet e historisë)

Genc K. Hoti

Pjesa e parë

Në artikullin mbi triumfin Arbëror të Kastriotit akuzova përkthyesin e librit të Oliver Jens Schmitt si autorin e vërtetë të veprës
mbi Gjergj Kastriotin dhe si shtytësin, së bashku me Fatos Lubonjën, e interpretimeve antishqiptare të asaj antivepre. Tani
kemi rastin t’i tregojmë lexuesit tonë të nderuar se si e fallsifikojnë historinë Ardian Klosi në përkthim dhe interpretim, të
paktën, në veprën e famshme të François Pouqueville: Histoire de la regeneration de la Grece (“Historia e ringjalljes të
Greqisë”) mbi figurën e Ali Pashës së Janinës të botuar më 1825; apo Shtëpia botuese Almera, me përkthim të Ilirjana
Angonit, në veprën “L’Albania” (“Shqipëria”) të Fulvio Kordinjanos, origjinalin e të cilit (vëll. I) botim i vitit 1933, fatmirësisht e
disponoj; apo historiani i artit Josif Papagjoni në historine e teatrit shqiptar e shumë e shumë të tjerë, të cilët ma sa kuptoj i
kanë shpallur luftë të vërtetës shqiptare me pretendimin sikur çdo gjë fillon me epokën e komunizmit dhe ata janë ata
kampionët e kësaj të vërtetë duke harruar se janë produkti më karakteristik i epokës komuniste me negativitetin dhe
pozitivitetin e vet. Natyrisht nuk është fort e lehtë të përcaktohet se kush ka qënë pjesa negative e epokës së komunizmit
enverist dhe kush pozitive. Por për një gjë duhet të jemi të gjithë shqiptarët të sigurtë: ka mundësi që kjo e fundit të mos
ekzistojë.

Une nuk e disponoj origjinalin e librit të Pouqueville sipas botimit të atëhershëm, por kam përpara pikërisht botimin e vitit
2009 i cili nuk përputhet me origjinalin qoftë në titull, qoftë në emërtimin e emrit të Ali Pashës së Janinës nga ana e autorit
dhe transformimin e tij në Ali Tepelena nga ana e përkthyesit, i cili i jep titullit të librit emrin e fëmijërisë (në qoftë se është e
saktë). Dhe këtë e bën kaq hapur dhe kaq i sigurtë sa harron qe edukata qytetare kërkon në këtë rast t’i kërkohej falje lexuesit
për këtë ndryshim manipulues. Kjo nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe nëqoftë se përkthyesi nuk do të kishte pasur
guximin t’i bashkangjiste një pasthënie të tij, përmbajtja e së cilës përbën tendencën e ndryshimit të historisë së atyre anëve
dhe të atyre kohërave. Çfarë kërkon të thotë me ketë përkthyesi i veprës, që tepelenasit e sotëm janë vazhduesit e
tepelenasve të kohës së Ali Pashës së Janinës dhe shqiptarët duhet të rrinë të durojnë kamzhikun e ishkomunizmit, njësoj si
paraardhësit e tepelenasve të sotëm duronin kamzhikun e tiranit të Janinës? E themi këtë pasi Tepelena e sotme është
veçanërisht produkti më karakteristik i komunizmit enverist me të mirat dhe të këqijat e veta; kështu që njerëzit duhet ta
pranojnë ashtu siç është dhe jo ashtu siç mundohet të na e imponojë autori i Enciklopedisë mbi Tepelenën, konkluzionet e të
cilit janë me të vërtetë skandaloze dhe ne rezonancë të plotë me përkthyesin e veprës së famshme të Pukëvilit. Problemi është
thelbësor dhe është i lidhur me problemin e mëvetësisë së shqiptarëve në shekullin e XX-të dhe në paaftësinë e tyre për të
realizuar këtë qëndrim politik, sidomos pjesa jugore e Shqipërisë së sotme, por që autorët shqiptarë postkomunistë shpikin
një ide për të përmbysur pasojën e ngjarjeve historike të atyre anëve dhe për t’ja injektuar Ali Pashës së Janinës dëshirën për të
formuar shtetin shqiptar (për këtë problem do të flasim në vazhdim). Fantazia e këtyre studiuesve është për tu admiruar, por
harrojnë se gjërat nuk është mirë të shpiken në kundërshtim me ligjet e natyrës njerëzore. Për këtë të fundit studiuesit shqiptarë
me sa kam kuptuar nuk janë kanë haberin në mënyrë absolute, rezultat i keqarsimimit të tyre universal, por dhe i
keqdashamirësisë që i karakterizon, karakteristikë e botës fshatare prej nga e kanë prejardhjen e afërt.

Së pari përkthyesi i ka ndryshuar emrin Ali Pashës së Janinës, duke e nënquajtur Ali Tepelena. Në origjinal është Ali Pasha i
Janinës dhe këtë përkthyesi e di shumë mirë. Dmth këtu kemi një tendencë me dashje dhe një qëllim të fshehtë. Përse duhet
ndryshuar origjinali dhe të sajohet një mosqënie për autorin? E thënë me fjalë të tjera përthyesi kërkon t’i krijojë histori zonës
së parë operative meqënëse kjo zonë nuk ka të tillë, pasi kjo e fundit fillon dhe mbaron me epokën e komunizmit. Gjërat
duhen thënë siç kanë ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhin, dhe kjo përbën sakrilegjin e parë të autorit. Tepelena e
sotme ka vetëm dy tërësi ngjarjesh për të cilat mund të krenohet, vetëm se njëra është e sajuar dhe nuk ka luajtur asnjë rol në
zhvillimin e krahinës, përveç faktit që mban emrin e një prej pashallarëve më me zë të Perandorisë Otomane; akoma më tej,
kjo e fundit, është përdorur si suport për të krijuar tërësinë e ngjarjeve dytësore (1939-1944) pas 1945-sës edhe pse une
pretendoj se tërësia e ngjarjeve të viteve të sipërme janë të gjitha të sajuara në letër dhe aspak një realitet historik.

Të flasësh për Tepelënën nuk është fort e vështirë. Në qoftë se qyteti i sotëm e ka zanafillën (njëra hipotezë) tek Ali Pasha i
Janinës, i quajtur fëmijë Ali Tepelena (unë akoma nuk kam e gjetur identitetin e tij sipas ketij emertimi, duke përfshirë edhe
Pukëvilin) deri në moshën 24 vjeçare ku u martua me të bijën e një pashai duke e transformuar në Ali Pasha i Tepelenës;
emri i fundit u transformua në Ali Pasha i Janinës më 1788 kur u bë sundimtar i Janinës mbi çbazë njihet në të gjithë botën
historike, por që titullin pasha e pati marrë që më 1784 kur u caktua me detyrë në Sofie (sipas Enciklopedise se Tepelenës
mbi Ali Pashën e Tepelenës).

Ndërsa krahina e Tepelenës e ka zanafillën në kohën e fillimit të komunizmit kur u bë qëndër e një rrethi me këtë emër, të
barabartë me Gjirokastrën. Po të bëjmë historikun politik të kësaj krahine komuniste do të kishim këtë panoramë:

Formohet nga Ali Pasha i Janinës, në kujtim të vëndlindjes së tij, në çerekun e fundit të shekullit të 18 dhe ka qënë gjithmonë
(pas 1920) nënprefekturë e prefekturës së Gjirokastrës (ky është versioni që jep “Shqipëria e Ilustruar 1927”, ndërsa
Enciklopedia e Tepelenës (2005), e krijuar nga pinjollët e komunizmit, jep versionin e prejardhjes së emrit të qytetit jashtë
figurës të Ali Pashës së Janinës sipas katër varianteve ku varianti i katërt konsiderohet si më i qëndrueshme dhe që do të
thotë “kodra e Helenës” sipas versionit të përkthyer nga turqishtja, por që nuk tregon në rrjedh emri i Ali Pashës nga
Tepelena, apo emri i qytetit nga pashai i Janinës. E bukura është se kjo enciklopedi nuk u krijua në kohën e diktaturës, por
në kohën e demokracisë. A nuk ka këtu një domethënie me pasoja?); ku kjo e fundit kishte këto dimensione sociale më
1927:

Gjinokastra (kështu e ka pasur emrin deri më 1945), prefektura, kishte 13 lagje, 1807 shtëpi dhe 9578 banorë. Ndërsa si
rreth i qëndrës kishte 43 katunde, 5017 shtëpi me 25468 banorë. Si prefekturë Gjinokastra kishte 349 katunde, 23333
shtëpi me 145192 banorë të shpërndarë në nënprefekturat si më poshtë:

Përmetit, nënprefekturë, kishte 4 lagje, 604 shtëpi me 2718 banorë. Ndërsa si rreth i qëndrës kishte 49 katunde, 2578 shtëpi
me 12574 banorë. Kjo nënprefekturë kishte në varësi dy krahina: atë të Këlcyrës me 31 katunde, 1335 shtëpi me 7257
banorë dhe krahinën e Frashërit me 25 katunde, 755 shtëpi me 3605 banorë. Totali i kësaj nënprefekture ishte: 105
katunde, 4668 shtëpi me 23436 banorë

Delvina, nënprefekturë, kishte 5 lagje, 356 shtëpi me 2526 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 48 katunde, 3436 shtëpi
me 16115 banorë. Në varësi në saj ishte dhe krahina e Sarandës me 18 katunde, 839 shtëpi me 4304 banorë. Totali i kësaj
nënprefekture ishte 66 katunde, 839 shtëpi me 20419 banorë.

Libohova, nënprefekturë, kishte 12 lagje, 786 shtëpi me 2545 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 28 katunde, 2477
shtëpi me 15824 banorë. Në varësi të saj ishte krahina e Poliçanit me 8 katunde, 1067 shtëpi me 3030 banorë.

Tepelena, nënprefekturë, kishte 2 lagje, 91 shtëpi dhe 275 banorë; ndërsa si rreth i qëndrës kishte 54 katunde, 3878 shtëpi
me 18 223 banorë.

Nënprefektura e Kurveleshit, si rreth i qëndrës, kishte 14 katunde, 2261 shtëpi me 10665 banorë.

Nënprefektura e Çamërisë, si rreth i qëndrës kishte 31 katunde, 1921 shtëpi me

10485 banorë.

Në vitin 1927 jepet veprimtaria ekonomike e kësaj nënprefekture ku Tepelena kishte 5303 franga ari të ardhura, duke
konsumuar 5233 të tilla. Nënprefektura e Tepelenës kishte një gjimnaz me 98 nxënësa meshkuj dhe 27 femra, 14 shkolla
fillore me 495 nxënësa meshkuj dhe 130 femra ku numuri i nxënsave të detyruar për të vazhduar shkollën fillore ishte 2280.
Në nënprefekturë kishte vetëm një mjek dhe asnjë dentist, mami apo farmaci. Kishte vetëm një zyre telegrafike, një postë, 5
makina, një telefon. Nënprefektura e Tepelenës kishte: 4000 hektar ara, 150 hektar vreshta dhe 350 hektar kopshte.
Kishte 8000 hektar tokë të papunuar dhe 5000 hektar kullota. Ajo prodhonte: 1800 kuintal grurë, 17900 kuintal misër, 102
kuintal elb, 280 kuintal tërshërë, 140 kuintal okër, 70 kuintal duhan, 500 kuintal rrush, 200 kuintal vaj ulliri 30 kuintal fasule,
30 kuintal verë, 60 kuintal arra, 20 kuintal mjaltë, 80 kuintal patate, 10 kuintal lajthi, 7 kuintal bajame, 2 kuintal fshesa, 12
kuintal peshk. Kjo nënprefekturë kishte: 38667 krerë dhen, 30640 krerë dhi, 18000 krerë shqerra, 12000 krerë kecër, 3000
lopë, 500 viça, 2200 krerë qe, 3500 sqep, 1700 kuaj, 400 mushka 900 gomerë, 1200 pela. Prej këtyre bagëtive është marrë
ky prodhim: 200 kuintal gjalp, 800 kuintal djath, 1386 kuintal lesh, 2500 uintal qumësht 40 kuintal kos, 500 kuintal mish
6000 kuintal lëkurë. Nënprefektura e Tepelenës kishte: 2600 rrënjë fiq, 860 rrënjë mollë, 2000 ullinj, 400 dardha, 300 ftonj,
1600 rrënjë shegë, 2000 mana, 6000 arra, 700 bajame, 100 lajthi, 6000 kumbulla. Kjo nënprefekturë kishte 49 mullinjsh
dhe 49 punëtorë, 4 destila me 6 punëtorë, 1 fabrike rrasash me 3 punëtorë, 12 furra gëlqeresh me 18 punëtorë, 5 këpucari
me 5 punëtorë, 3 rrobaqepësi me 3 punëtorë, 6 zdrukthtari me 6 punëtorë dhe 5 hekur punues me 5 punëtorë, 3 furra buke
me 6 punëtorë, 4 kafene me 8 punonjës, 2 berberane me 3 punëtorë, 2 dyqane kasapësh me dy punonjës, 3 opingar me 3
punonjës, 2 dyqane nallbanësh me dy punëtorë, 5 dyqane qymyri me 5 punëtorë, 1 pijetore me 3 punëtorë, 2 hotele me 4
punonjës, 3 hane me 8 punonjës, 2 samarxhi me 2 punonjës, 6 dyqane bakalli me 10 punonjës, 4 dyqane kallajxhi me 8
punëtorë. Nga përmbajtja religjione nënprefektura e Tepelenës kishte 31 xhami, 39 teqe, 7 baballarë, 10 shehlerë, 30
dervishë, 30 kisha ortodokse me 6 priftërinj dhe 3 manastire. Nënprefektura e Tepelenës kishte 33 nënpunës të ndarë si më
poshtë: 3 në administratë, 8 financë, 3 drejtësi, 15 arësim, 1 në zyrën botore dhe 3 në post-telegraf (të gjitha këto janë marrë).

Ndërsa kur doli Fjalori Enciklopedik shqiptar (1985) për Tepelenën thuhej se kishte 5092 banorë (sipas kësaj enciklopedie
në shekullin e XVII Tepelena kishte 250 shtëpi; kjo duhet të jetë një shpikje) dhe ky qytet kishte qenë qëndër e rëndësishme
e Luftës ANÇ. Sipas kësaj enciklopedia Tepelena deri më 1820 ishte rezidenca e dytë e Ali Pashës, pas Janinës (edhe kjo
duhet të jetë një shpikje e shkollës komuniste). Ndërsa rrethi i Tepelenës kishte 46 100 banorë të shpërndarë në dy qytete, 66
fshatra të grupuara në 13 fshatra të bashkuara, popullsia në qytet 24,3% dhe në fshat 75,7%. Para çlirimit në Rr. e T. Kishte
vetëm 13 shkolla fillore. Sot ka 11 shkolla të mesme, 74 shkolla 8-vjeçare, 59 kopshte. Ka 35 muze fshatrash, 4 shtëpi
muze dhe muzeun historik të rrethit, 118 biblioteka. Zhvillojnë veprimtari 16 shtëpi kulture, 46 vatra kulturore, 2 kinema, 1
kinoklub. Ka 22 grupe teatrale (14 në fshat), 48 grupe estradash, 14 ansamble artistike, 186 grupe folklorike. Më 1938
kishte një mjek dhe një farmaci. Sot ka 6 spitale, 40 shtëpi lindjeje, 76 ambulunca, 16 klinika dentare, 9 farmaci, 1
laborator bakteriologjik (të gjitha këto sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, bot. 1985).

Ndërsa në vitin 1995 qyteti i Tepelenës kishte 2259 familje me 8765 banorë, 14 ndërmarje shtetërore, 1 kopësht fëmijësh, 16
ndërmarje të privatizuara, 17 firma private ndërtimi, 7 firma prodhimi, 1 firmë bujqësore, 1 firmë grumbullimi, 11 firma
tragëtare, 352 aktivitete private ndër të cilat 100 në transport, 65 në shërbime, 48 të ushqimit social, 137 të tregëtisë dhe 2 në
grumbullim. Ka një shkollë të mesme, 2 shkolla tetëvjeçare, 1 spital, 1 qëndër shërbimi epidemiologjik, 1 shtëpi kulture, 1
qëndër kulturore të fëmijëve, 1 muze historik, 1 poliklinikë, 4 klinika stomatologjike private, 4 farmaci private. Rrethi i
Tepelenës më 1995 kishte 51 712 banorë, nga të cilët 17 599 në qytet dhe 34113 në fshat. Nga pikëpamja bujqësore rrethi i
Tepelenës shtrihet në një sipërfaqe prej 81 734 ha., nga të cilat 13 055 ha. tokë bujqësore, 17 280ha. Pyje, 30 014ha
kullota e livadhe dhe 21 417ha. sipërfaqe të tjera. Rrethi i Tepelenës në vitin 1998 kishte 11 879 ha. tokë bujqësore, 183
ha. pemëtore, 229ha. ullinj, 7ha. vreshta. Ndërsa nga pikëpamja blegtorale rrethi i Tepelenës më 1998 kishte: gjedhe
gjithsejt 12 449 krerë ku nga këto 7 492 lopë, të leshta gjithsejt 112 469 krerë ku nga këto 77 810 dele, të dhirta gjithsejt 73
505 krerë ku nga këto 52 420 dhi pella, kishte 91 448 shpendë dhe 2 600 bletë (të gjitha këto janë marrë nga Enciklopedia e
Tepelenës me autor Novruz Shehun, bot. i vitit 2005).

I tregova të gjitha këto për t’i krijuar lexuesit përmasën e zhvillimit shoqëroro- historik të kësaj krahine brënda 70 viteve, por
brënda dy politikave diamentralisht të kundërta në qëllimin kombëtar. Përfundimisht, sipas këtyre të dhënave, raportet
shoqërore të zhvillimit e nxjerrin epokën e komunizmit determinuese në planin sasior relativ dhe vetëm kaq. Ndërsa në
planin absolut sasior (sipas raportit me individin) me keqardhje kostatoj se ky zhvillim, përgjatë epokës komuniste, ishte
më i pakët se në kohën e Republikës Zogolliane edhe pse për bazë është marrë një etapë kohore prej katër vjetësh përtej
epokës komuniste, por që autori i Enciklopedisë së Tepelenës nuk ka se si ta kuptojë këtë kur nuk ka marrë parasysh të
dhënat e kaluara dhe nuk ka publikuar të dhënat e reja në raport me individin.

Rëndësia nuk qëndron këtu, por kryesisht në përparësinë që epoka e komunizmit i dha krahinës së Tepelenës duke e ngritur
atë në rangun e Gjirokastrës, por e gjitha kjo brënda propagandës politike, pasi në kuadrin e zhvillimit historik ndjehet
inferioriteti edhe pse autori i enciklopedisë ka tentuar t’i bashkangjisë Tepelenës produktin intelektual të Prefekturës së
Gjirokastrës, siç është rasti i familjes së nderuar Dilo me prejardhje nga Labova ku veçohet Avokat Dr. Vasil Kostandin Dilo
(1868-1959) veprimtaria e të cilit ishte e lidhur fillimisht me Çamërinë, Gjirokastrën dhe pastaj me Tiranën. Është kjo arësyeja
përse kërkohet t’i krijohet histori kësaj krahine me anë të figurës së Ali Pashës së Janinës; pasi të gjithë zërat individualë fillojnë
dhe mbarojnë pas Ali Pashës së Janinës.

Duke u rikthyer tek vepra e François Pouqueville “Historia e ringjalljes së Greqisë”, Tiranë 2009, marrim në analizë pasthënien
e përkthyesit Ardian Klosi mbi figurën e Ali Pashës së Janinës, por duke nxjerrë më përpara, nga libri i mësipërm, dinamikën
shoqërore të Ali Pashës së Janinës dhe paraardhësve të tij.

Shqiptarët e sotëm kujtojnë se duke mohuar një pohim mund të krijojnë një pohim të ri dhe të pranueshëm nga bota. Por
harrojnë që bota flet vetëm një herë dhe ajo e ka thënë fjalën e saj për figurën e Ali Pashës së Janinës. Për të ndryshuar këtë
imazh duhet ndryshuar bota dhe sidomos bota shqiptare të cilën produkti i komunizmit kërkon ta lërë në gjumë edhe për ca
kohë të tjera. Vini re këmbënguljen e këtij produkti dhe si kërkojnë ta trajtojnë figurën e Ali Pashës së Janinës duke i
ndryshuar historinë:

Sipas François Pouqueville shoqëria e atyre anëve në atë kohë ishte në një gjëndje barbarie ku mbretëronte njëfarë balance
politike e mbajtur nga lidhje që i kaliste rastësia, të rregulluara nga forca e zakonit dhe të drejtuara nga një politikë instikti
(f.19). Në këtë ambient lindi dhe u rrit heroi ynë, emri i të cilit ishte i lidhur me qytetin e Tepelenës (dmth Ali Pasha i Janinës
nuk i ka dhënë emrin qytetit) i cili shpesh herë ishte objekt i vjedhjeve dhe grabitjeve të të jatit dhe xhaxhallarëve të tij (f. 14-
15). Pas martesës së parë, filloi intrigat dhe vrasjet që i hapën rrugën drejt vendosjes së sundimit të vet në pjesën
jugperëndimore ballkanike të Perandorisë Otomane. Pas vrasjes së kunatit të vet, duke parë që Porta e Lartë nuk po jepte
ofiqet e tij, hyri në shërbim të Selim bej Kokës, pinjoll i njërit prej oxhaqeve më të larta të Japurisë. Edhe pse nuk i doli
hesapi, emri i Ali Bej Tepelenës mori përditë e më shumë famë. Atentati që kreu, jo vetëm që nuk e damkosi me turp, por i
dha popullaritet, në një vënd ku mbretëronte oklokracia (qeverimi i llumit) dhe ku krimet e bujshme i quajnë prova talenti;
dhe diti t’i futej kaq bukur në zemër pashait të ri, saqë hynte e dilte në sarajet e tij si të ishte i biri, çka i dha në dorë mjetet për
intrigat e reja (f. 28) duke u bërë bashkëpunëtor i pashait, i cili për dreq e për fat të keq në krah të vetin kishte njeriun me
emrin Ali Tepelene, tradhëtar që vetëm gropën i dëshironte (f.29). Kështu shkruan për Pashain e Janinës njohësi më i afërt i
tij.

Por çfarë ndodh? Mbas 170 vjetëve këto fjalë konsiderohen tendencioze dhe sipas autorit të Enciklopedisë së Tepelenës
kurrsesi nuk mund të qëndrojnë versionet e studuesve të huaj për prejardhjen jo shqiptare të Ali Pashës dhe se karrierën e
ka nisur si hajdut apo njeri i rëndomtë. Është një qëndrim qesharak, që mbahet zakonisht ndaj personaliteteve të mëdha të kombeve të vegjël (f. 657). Dmth sipas autorit tonë ne duhet të mos i besojmë njeriut që ka bashkëjetuar politikisht me Ali
Pashën e Janinës, por një produkti komunist me një intelekt të dyshimtë kulturor. Ky dyshim lind ngaqë autori i enciklopedisë
tepelenase i atribuan shqiptarëve një komb dhe e bën Ali Pashën e Janinës personalitet shqiptar kur ai jo vetëm që nuk i ka
bërë mirë Shqipërisë në asnjë hallkë të zhvillimit të saj, por, përkundrazi, i ka bërë kaq keq sa kur erdhi puna për ndarjen e
kufijve të Jugut të Shqipërisë për bazë u muar kufiri i nënndarjeve të vendosura nga Ali Pasha i Janinës (Protokolli i
Firences, 17 dhjetor 1913).

Interesant është fakti se autori shqiptar nuk pranon vetëm keqemërtimin e figurës së Ali Pashës, por pranon veprimtarinë
antishqiptare të këtij të fundit, të cilën me sa duket nuk e ka kuptuar dot. Sipas autorit francez pashai i Janinës sundoi për
një kohë të gjatë në Greqi dhe e mbushi skenën deri në atë shkallë, saqë Greqia u përgatit për fatin e vet të lartë nën hijen e
ambicjes së këtij tirani (f. 9), kur nga ana tjetër pranon që Greqia nuk u përzie asfare në shkundullimat që rrokën Turqinë e që
morën fund me Traktatin e Eks-la-Shapelës (f. 11). Autori i Enciklopedisë së Tepelenës, për këtë problem, pranon se nga viti
1820-1822 për rreth dy vjet kryhet përballja e madhe e Aliut me Perandorinë. Paralelisht ndihmon lëvizjet çlirimtare të
popujve të Ballkanit e veçanërisht kryengritjen e popullit grek (f. 658). Atëhere për çfarë personaliteti shqiptar bëni fjalë zoti
Novruz Shehu? Akoma më keq, për çfarë pasaporte identiteti bëni fjalë i nderuar zotëri (f. 12 e Enciklopedisë së Tepelenës)
kur bota e Tepelenës lidhet, nga ana Juaj, ose me botën e një krimineli shumëpërmasor, ose me krimin e një bote
thellësisht antishqiptare, siç ishte bota e komunizmit që shumë tepelenas i kanë shërbyer pa ndërgjegje vetëm për bukën e
gojës. Mos merrni përsipër justifikimin e krimit të një pakice tepelenase për t’i dhënë lavdi shumicës së paditur. Me sa kam
kuptuar ky ka qenë qëllimi i botimit të kësaj enciklopedia që ka vetëm vlera politike, por aspak kulkturore. Keni vazhduar
punën përçarëse të një grupi njerëzish që kanë punuar dikur në organet e krimit komunist dhe kjo nuk është gjë e mirë. Fakti që
ideje Juaj përputhet në thelbin e saj me idenë e përkthyesit Ardian Klosi duhet të merret me mënd se çfarë përfaqësoni Ju me
këtë veprimtari, të vetëquajtur Enciklopedi dhe kujt i shërbeni.

Pasthënia e përkthyesit është një mpleksje e pohimit me mohimin ku kjo e dyta jo vetëm që nuk del hapur asnjëherë, por
ngelet detyrë e lexuesit për të zgjedhur atë që kërkon të imponojë Ardian Klosi brënda karakterit hipotetik. Dinakëria e
përdorur nga përkthyesi ne këtë pasthënie ka vetëm një qëllim: të argumentojë personalitetin pozitiv të Ali Pashës së Janinës
në ndihmë të krahinës së sotme të Tepelenës sipas mentalitetit të shqiptarëve të sotëm. Nënkuptimet mbi figurën e pashait
otoman me origjinë shqiptare janë analoge me nënkuptimet e analizës së diktatorit shqiptar me origjinë otomane dhe në këtë
pikë ato përputhen në shkaqe dhe pasoja me të vetmin ndryshim se i pari ishte shërbëtor i perandorisë më të madhe feudale
në botë, kur i dyti shërbëtorë i perandorisë së parë kapitaliste në botë. Pikërisht këto të fundit përbëjnë thelbin e qënies së tyre të
përgjithshme dhe të veçantë, pikën ku fillojnë vuajtjet e popullit shqiptar.

Kur lexon veprën e Pukëvilit mbi ringjalljen e Greqisë e kupton se sa fallso është pasthënia studimore e përkthyesit, pasi
përmbajtja e gjithseicilës nuk përkojnë me idenë përse autori shqiptar merr përsipër të interpretojë një mospërputhje idesh,
veprash, përfitimesh dhe t’i paraqesë ato si të varura nga vepra e autorit francez. Ç’lidhje kanë të gjitha këto me popullin
shqiptar dhe përse duhet t’ja pasurojmë këndvështrimin mbi pashain që i bëri mirë të gjithë Ballkanit, përveç Shqipërisë dhe
shqiptarëve? Kur lexon pastaj pasaçërisht pasthënien e përkthyesit e kupton lojën që kërkon të luajë manipulatori i historisë
dhe përse ai ka shkruar një pasthënia pas perlës franceze. Nuk bëhet fjalë për një angazhim solidariteti të intelektit të autorit
me përkthyesin, por bëhet fjalë për lidhjen e pashait të Janinës me vëndlindjen e tij a thua se akti i lindjes përbën
kuintesencën e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë. Në qoftë se thelbi i kësaj të fundit është e lidhur me faktorin kohëlindje
përkthyesi shqiptar nuk di të përfitojë prej saj për shkak të formalizmit edukativ filozofik që mbart. Por kur pretendon se
vepra e Pukëvilit është mirëpritur kudo, përveç se në vëndin e lindjes së protagonistit ku na qënka ngritur një historiografi e
vetme mbi një diktaturë të vetme (f. 520) kuptohet që përkthyesi me dashje ka harruar se uniteti i kësaj historiografie me
diktaturën ka pasur si pasojë pikërisht kallëpin e intelektualit të tij. Është e pamundur që ndërgjegjja e këtij kallëpi të pranojë
përmbysjen e formuesit të kallëpit dhe këtu fillon loja e përkthyesit tonë. Ai kërkon të përmbysë një përfytyrim inekzistent dhe
të paraqesë përfytyrimin komunist si të ri dhe në përputhje me idetë e Pukëvilit, ku thelbi i veprës së francezit është fund e
krye një përputhje e politikave të Ali Pashës së Janinës me interesat e popullit grek.

Nga ana tjetër, tentativa e përkthyesit për të afruar produktin e pashait otoman me atë të diktatorit komunist duke e
paraqitur Enver Hoxhën si simpatizant të Ali Pashës së Janinës (f. 531-535) na duket një tentativë reale për të zbutur botën e
krimit komunist. Pasi lexon veprën e Pukëvilit bindesh që krimi komunist në Shqipëri është ngritur mbi bazën e skanimit
politik që Enver Hoxha i bëri veprës së gjaksorit tepelenas në një masë të tillë sa ato duhet të përputhen në një masë absolute.
Raportet politike dhe ekonomike që Pashai i Janinës kishte me Stambollin duhet të jenë krejt të barabarta me raportet
komplekse po të tilla që Enver Hoxha kishte me Londrën. Kështu që nuk ka mundësi që figura e Ali Pashës së Janinës të ketë
qënë e dyshimtë për diktatorin shqiptar, ajo ka qënë epiqëndra e tij politike në formë dhe përmbajtje, ne sasi dhe cilësi, në
çfaqje dhe thelb, kategori të cilat përrkthyesi Klosi mundohet t’i anashkalojë.

Dua t’i kujtoj përkthyesit që figura e Ali Pashës së Janinës nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë të Gjergj Kastriotit, të
Bushatllinjve të Shkodrës ku këta të fundit i bënë popullit shqiptar dy të mira që përcaktuan të ardhmen europiane të popullit
shqiptar: lejuan formimin e qëndrës institucionale katolike në qytetin e Shkodrës, duke e larguar nga trekëndëshi Mat –
Mirditë – Dibër dhe nuk lejuan transformimin e shqiptarëve në fenë e shkjaut. Ali Pasha i Janinës nuk mund të përputhet me
asnjë figurë kombëtare shqiptare, sepse nuk ka qënë i tillë as në shpirt dhe as në vepra. Nuk është e vërtetë që figura e tij u
nënkuptua si një figurë e shquar e kombit (f. 520); ky nënkuptim ka qënë i shkollës komuniste dhe perkthyesi pikerisht këtë
kërkon të vendose me këtë pasthënie. Analiza e figurës së Ali Pashës së Janinës nga ana e Pukëvilit është e mjaftueshme për
të vënë një vijë mospëputhëse midis karakterit të tij dhe popullit shqiptar. Ali Pasha i Janinës nuk ishte produkti i popullit
shqiptar, por i perandorisë Otomane dhe kjo përbën thelbin e ekzistencës së tij historike, duke përfshirë edhe diktaturën
komuniste me të cilën ajo përputhet.

E sa për mosbotimin e veprës së Pukëvilit pas 1991 nuk qëndron problemi në fortësinë e kafshatës, pasi thelbi i veprës së
Pukëvilit është ditur në të gjithë përmasën e vet, por ajo nuk i ka pëlqyer pinjollëve të komunizmit, çka tregon se tërësia e
botimeve shqiptare edhe sot është pronë e botës postkomuniste, e barabartë me paraardhësen e vet.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Konspiracioni francez kundër Ali Pashës

#26

Post by Phoenix »

Dr. Irakli Koçollari

[quoteem]Më 1807, ushtritë e Bonapartit marshonin triumfalisht nëpër territoret e Evropës lindore dhe perëndimore. Po
kaq glorioze zbrisnin ato edhe mbi jugun e kontinentit, në territoret e Italisë. Mandej ato kapërcenin Adriatikun dhe Jonin dhe vendoseshin në Shtatë Ishujt e Jonit; Lefkadhë, Zaqintho, Santa Maura, Korfuz, etj., duke u afruar buzë brigjeve të Ballkanit Perëndimor.
Afrimi i trupave franceze, për herë të dytë, pranë brigjeve të Pashallëkut të Janinës si dhe marrja prej tyre e bazës së rëndësishme ushtarake të Prevezës, brenda në territoret e Pashallëkut të Janinës, evidentoi qartë se kërcënimi i Bonapartit po trokiste tek porta. Ekspansioni francez, ashtu siç u shtri në brigjet veriore të Ballkanit, apo siç e thërriti Bonaparti “Dalmacinë Ilirike”, filloi të kërcënonte për të derdhur barut e zjarr edhe mbi vetë Janinën!!! Padyshim, shqetësimi dhe bashkë me to mobilizimi i Pashait të Janinës për të reaguar ndaj tërë shpurës së ushtarakëve, misionarëve dhe spiunëve të shumtë francezë që bridhnin në afërsi të brigjeve por edhe brenda territorit të pashallëkut, ishte rritur maksimalisht.
Pak vite më parë Aliu kishte goditur dy bazat e tyre ushtarake në Butrint e në Pargë dhe kishte përgjakur keq francezët, duke paralajmëruar kështu fort se synimet e tyre do të qenë me pasoja të tmerrshme në se do të tentonin territoret kontinentale të Pashallëkut të tij. E menjëhershme qe pakënaqësia dhe reagimi i Ali Pashës edhe ndaj këtij invazioni të dytë, që francezët ndërrmorën ndaj ishujve Jonianë dhe zbritjes së tyre në bazat e steresë së pashallëkut, për të parandaluar çdo intrigë dhe veprimtari që do të destabilizonte situatën dhe do t’u hapte portat francezëve për t’u derdhur në ato anë.

Konspiracioni i francezëve kundër
Ali Pashës
Ndërkohë, shtabet ushtarake franceze, me qendër në Korfuz, nën drejtimin e Guvernatorit të Përgjithshëm te Shtatë Ishujve, Besjerit dhe Gjeneralit Çezare Bartje, që dinin fare mirë qëndrimin kundërshtues të Ali Pashës, kishin filluar përgatitje konspirative, duke shfrytëzuar elementin e pakënaqur si dhe të gjithë pashallarët e tjerë fqinjë, kundërshtarë të vendosur dhe rivalë pushteti dhe territoresh të Tepelenasit. (Boppe, August; “Napoleoni dhe Ali Pasha”, Globus R,, Tiranë 1999 , f. 46...)
Dhe vërtet, nuk do të vononte koha, kur ushtarakët francezë do të fillonin veprime për të mobilizuar dhe organizuar në një “Aleancë” të gjithë Pashallarët dhe Agallarët, nëpër territoret rreth apo brenda pashallëkut për përmbysjen dhe vrasjen e Ali Pashës.
Mustafa Pasha i Delvinës dhe vëllai i tij Sadik beu, Bejlerët dhe Agallarët e njohur Pronio, Kokajt, Dostët, bashkë me ta dhe në krye të tyre Pashai i Beratit – Ibrahim Pasha e shikonin të favorshëm këtë rast, prandaj dhe ky i fundit dërgoi në Korfuz sekretarin e tij për t’u lidhur me francezët. Dhe padyshim francezët që kishin filluar përgatitjet me kohë, u dhanë Mustafa Pashës dhe Ibrahim Pashës, veç të tjerave, një mbështetje të madhe financiare për mobilizimin e njerëzve dhe organizimin e Aleancës. Shumat, që shtabi ushtarak francez ofroi për të dy qenë marramendëse; 14 000 dhe 25 000 franga. (Boppe, Auguste; “Napoloni dhe Ali Pasha”, Letër e Besjerit 14 Korrik 1808., f. 59)
Aleanca shumë shpejt shtrihej drejt një organizimi aktiv dhe për një ofensivë të gjerë kundër Aliut e nxitur dhe e mbështetur në mënyrë sekrete nga francezët. Ajo fillonte nga Himara, Kseromeri, Çamëria, Berati, Kardhiqi, etj.
“Është e domosdoshme që e gjithë kjo lëvizje të ruajë një karakter “thjesht vendas” – shkruhet me shumë rafinesë, në korrespondencën që Parisi u dërgonte ushtarakëve të saj në Korfuz, me qëllim që të fshinin gjurmët e veprimtarisë së tyre të pistë në punët e pashallëkut dhe të sovranitetit të tij. “Në fakt dy gjeneralët francezë Donzelo dhe Besjer duhet të jenë “shpirti dhe motori i padukshëm”, i vërtetë, i këtij aksioni,” - shkruajnë planet e kësaj veprimtarie konspirative që miratonte shtabi i luftës franceze. “Pushteti i tij (Ali Pashës) duhet të shembet si vetvetiu... të mbahen të grumbulluar dhe të organizuar të gjithë armiqtë e Aliut që të veprojnë kundër tij, kur të vijë çasti ...” (Letër e Besjerit – 14 Korrik 1808 – August Boppe “Napoleoni dhe Ali Pasha”, 59.)
Nisur nga fakti që barriera kryesore për avancimin e trupave franceze në këto anë të Ballkanit jugor ishte Ali Pasha, ai duhej të ishte edhe objekti kryesor i goditjes.
Pikërisht, për këtë arsye, së fundmi, urdhrat e ardhura nga shtabet e luftës së Parisit për ushtarakët francezë të Korfuzit, këto kohë konkludonin: “....Është koha për gjetur mjetet e efektshme, për të hequr qafe një fqinj kaq të mërzitshëm dhe kaq të rrezikshëm...” (A.E. Dosja “Janina”, Korrespondencë; Besjeri- Shamoanjit, 14 Maj 1808)
Shihet qartë që veprimtaria e fshehtë franceze synonte hapur eliminimin fizik të Ali Pashës, kësaj pengese serioze që frenonte realizimin dhe avancimin e synimeve të tyre ekspansioniste.
Po a dinte vallë Ali Pasha se ç’po gatuhej, çfarë përgatitej nën rrogoz nga francezët dhe kundërshtarët e tij të egër kundër tij?
Nga të gjithë autorët që kanë shkruar për Pashain, biografë apo studiues, nga të gjitha botimet e këtyre dyqind viteve askush nuk di dhe nuk na thotë gjë rreth këtij fakti!
Gjer para pak muajsh, kur dokumentet e Arkivit të Ali Pashës qëndronin të mbyllura, askush nuk mund të fliste me siguri nëse Pashai dinte gjë rreth planeve dhe veprimeve të fshehta të francezëve! Askush nuk mund të pohonte nëse kishte ai dijeni për planet, konspiratorët, ndërlidhësit, krerët kryesorë, ku do të fillonte goditja, nga vinin kërcënimit etj !!!??? Çuditërisht!, tani që kemi në dorë dorëshkrimet e këtij Arkivi, të publikuara pak më parë, mësojmë fakte tepër interesante! Nga këto dokumente del qartë se Ali Pasha ka pasur informacione pothuaj të plota, që e vinin atë në dijeni rreth përgatitjeve sekrete të kundërshtarve të tij, rreth organizimit të tyre nën drejtimin e francezëve dhe pleksjen e shtabeve bonaparteske për përmbysjen dhe vrasjen e mundshme të Ali Pashës.
Duke iu referuar dokumenteve të këtij arkivi, ndër të tjera gjejmë disa informacione të shkruara, të cilat e vënë në dijeni Ali Pashën për shumë lëvizje të dyshimta, kontakte, marrëveshje dhe mbledhje të Aleancës konspirative si dhe planet e tyre kundër tij.

Dokumenti i parë
Në vëllimin e dytë të dokumenteve të “Arkivit të Ali Pashës” gjendet një informacion që Mustafa Ibro, njeri i besuar, ushtarak në shërbim të Ali Pashës, i shkruan këtij të fundit duke e vënë në dijeni se së bashku me një tjetër ushtarak në shërbim të Aliut, Mustafa Xhekën kanë ndeshur në rrugën që lidh Çamërinë më Beratin një korrier të fshehtë. Pas bisedave me të, ata i kanë dhënë korrierit, Myftar Tukë – Nivicës treqind groshë flori. Në këmbim të floririt të dhënë, ky i fundit u ka dorëzuar ushtarakëve të Ali Pashës dokumente shumë të rëndësishme, që bëjnë fjalë për marrëveshje të fshehta dhe plane mes pashallarëve kundërshtarë për të goditur Ali Pashën. (“Arqeio Ali Pasa”, Instituto Neoelinikon Spudhon”, Athina 2007, Vol. II, f. 8)
Nga përmbajtja e letrës del qartë që korrieri, Myftar Tuka duhet të jetë kapur në rrugën Delvinë-Berat, por natyrisht jo në rrugën legale dhe të njohur të kalimeve urbane, pasi një korrier i fshehtë që mban mesazhe të tilla nuk mund ta bënte një gabim të tillë, pasi duhej të ruhej nga ekspozimet para kalimtarëve. Aq më tepër ai e dinte se në këtë rrugë banonin qytetarë të cilët ruanin simpati dhe marrëdhënie miqësore me Ali Pashën, zotin e tyre.
Letra mban vitin 1809, kohë në të cilën marrëdhëniet mes Aliut dhe Ibrahimit janë në pikën më të lartë të acarimit të tyre dhe intensiteti i veprimtarisë së francezëve dhe kundërshtarëve të tjerë të Aliut ka arritur kulmin e tyre. Letra që Mustafa Xheka i dërgon Aliut ndër të tjera thotë:
“I madhërishëm dhe i shumëndritshëm, Vezir Ali Pasha!
....përmes kësaj letre unë të bëj me dije se Myftar Tuka Nivicioti vinte me një letër nga Mustafa Pasha ( i Delvinës) nga Çamëria për të shkuar në Berat, tek Ibrahim Pasha. Ne vumë pas tij Myftar Xhekën dhe na e solli Myftar Tukën këtu me të gjitha letrat që ai kishte me vehte, të cilat i kishte shkruar Mustafa Pasha i Delvinës dhe Çamët. Për këto dokumente që ai na dha, ne i dhamë (“taksëm”) atij treqind groshë, një pisqollë dhe një kostum “skut”....” .(“Arqeio Ali Pasa”, Instituto Neoelinikon Spudhon”, Athina 2007, Vol. II, f. 7-8)
Megjithëse, në këtë dokument nuk jepet përmbajtja e letrave që janë kapur korrierit dhe çuar Ali Pashës, kuptohet qartë që në to shkruhet dhe komunikohet nga pjesëtarët e konspiracionit, apo siç i kanë emëruar francezët, pjesëtarët e “Aleancës”

Dokumenti i dytë
Një tjetër dokument i takon muajve të parë të vitit 1809. Ai është shkruar nga një agjent sekret i Aliut, i cili natyrisht nuk shënon poshtë emrin e tij, për të mos u identifikuar. Agjenti i Aliut duhet të jetë me shërbim dhe mision në kontrollin e rrugës Dhrimadhe (Dhërmi) - Berat, nga ku ai e dërgon edhe informacionin me shkrim për Pashain.
Përmes informacionit të tij, agjenti e vë në dijeni Ali Pashën se: Salibeu, mesazhmbajtës i grupit të kundërshtarve të Çamërisë, shkonte për në drejtim të Beratit, ku një tjetër Pasha vepron aktivisht kundër tepelenasit.
Për të kontrolluar edhe më tej dhe survejuar nga afër lëvizjet dhe destinacionion e këtij ndërlidhësi dhe mbajtësit të mesazhit, agjenti i Aliut ka dërguar pas mesazhierit, të nipin e tij, Kristo Karuzo.
Nga shkrimi dhe gjuha e përdorur në letër, studiuesit e saj, konkludojnë se autori i kësaj letre duhet të jetë nga fshatrat e Bregut të jugut të Shqipërisë. “Zoti të dhëntë ty jetë të gjatë.” Është shprehja që përdor letërshkruesi, çka nuk përdoret në idiomatikën greke. (“Arqeio Ali Pasa”, Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817 , Athina 2010, F. 12)
Aty, agjenti është informuar për marrëdhëniet e Ibrahim Pashës me Francezët. Pikërisht, për këtë ai sjell një informacion të çuditshëm. Ai flet për një ndihmë financiare që Ibrahim Pasha i dërgon Mustafa Pashës të Delvinës përmes Francezëve që këto kohë ndodhen në Korfuz.
“Zoti im! “
....Të bëj me dije se kaloi këtej Sali beu, nga Dhrima dhe shkonte për në Berat. Natyrisht, unë nuk mungova për të qënën në krye të punëve, në shërbimin tënd. Dërgova menjëhërë nga prapa tij nipin tim, Kristo Karuzon në Berat që ta mbikqyrë nga afër Saliun, ku qëndroi pesëmbëdhjetë ditë.... Pas kthimit, nipi më informoi se Ibrahim Pasha i Beratit do të bëjë Xhaferrin, (Pashën) krushkun e tij, pasha në Vlorë. Pasi rregulloi mirë punët me Francezët, Ibrahim Pasha dërgoi sekretarin e tij Anastasin, në Korfuz tek shtabi ushtarak francez me tetëdhjetë puja aspra si ndihmë për Mustafa pashën. Nga ana e tij shtabi francez do të dërgojë trupa në ndihmë të Mustafa pashës. Ky i fundit, Mustafai do të ketë në mbështetje edhe pak çamë.... Për shumë çështje të tjera po dërgoj aty të të informojë nipin tim Kristo Karuzo, ... (i cili është kthyer nga Berati)...” (“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F. 12)

Dokumenti i tretë
Ndërsa, në një tjetër letër, që një nga krerët e njohur të Çamërisë, Demir Dosti i dërgon Ali Pashës, e informon hapur për bashkëbisedimet e bëra nga agallarët e Margaritit të Çamërisë me Francezët dhe me Ibrahim Pashën e Beratit.... Ndër të tjera ai shkruan:
“... Erdhi sot këtu tek unë Memushi dhe me gojën e tij më tha se Margaritasit (qytezë shqiptare në Çamëri) kanë pranuar dhe rënë dakort në bisedime me Francezët dhe me Ibrahim Pashën dhe nëse do të mundnin do t’u bëjnë thirrje edhe të tjerve, më gjerë .... (kundër Ali Pashës). Në këto që të them nuk ka asnjë gënjeshtër.... Nëse do të duhet, këtu me vehte e kam Memushin dhe mund të ta dërgoj atje.. për hollësi të tjera” (“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F.69-71)

Dokumenti i katërt
Një dokument i gjendur në arkivin e Ali PAshës është një letër e dërguar nga Konispoli, më datë 10 Korrik 1809, nga Qazim Xhumani për Ali Pashën. Në të thuhet se:
“... Hisli Beroku dhe Musai, djali i Hasan Çaparit erdhën nga Vagalati dhe qëndruan këtu për katër ditë rresht. Ata bisedonin me Hoxhë Markatin, i cili kishte mbërritur dhe i priste më parë tek Dajlani. Bisedat u bënë të fshehta dhe mbyllur.... dëgjova që thoshin se do të mbledhin shumë njerëz dhe pasi të bëhen të gjithë tok në Filat do të godasin.... të gjitha këto bëhen për të të gremisur (rrëzuar) ty... “ (“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F.83-4)
Pra, nga dokumentet shihet qartë që Aliu ka marrë mjaft informacione për planet e kundërshtarëve të tij, lidhjet dhe veprimtarinë e tyre të përbashkët me Francezët; për ndihmat e mëdha në të holla që ata kanë marrë nga francezët; për vajtjen e sekretarit të Pashait të Beratit në Korfuz, pranë shtabit ushtarak francez dhe kontakteve me ta, etj.
Informacionet e arkivave franceze që bëjnë fjalë për planet e tyre kundër Aliut, duke i ballafaquar me dokumentet që ruhen në arkivin e Ali Pashës, vërtetojnë qartë se Aliu ka pasur dijeni të plotë për gjithçka përgatitej kundër tij.
Padyshim këto janë vetëm një pjesë e informacioneve që gjenden të ruajtura në Arkivin e Aliut mbi veprimtarinë konspirative të francezëve; me siguri ai ka pasur të tjera dokumente, të tjera informacione, gojore, konfidenciale; pohime nga të arrestuarit dhe informacione prej anglezëve gjithashtu. Sidoqoftë duket se Pashai ka pasur fare të qartë ç’gatuhej kundër tij.

Reagimi diplomatik dhe ushtarak i Aliut
Pikërisht, kur francezët intensifikonin përpjekjet e tyre për të realizuar një goditje të rëndë kundër Ali Pashës, ky i fundit kish filluar lëvizjet e tij me karakter politik, diplomatik dhe ushtarak. Mes hapave të ndërmarra ato kohë, kanë qenë; - afrimi i forcave dhe armatimit të tij ushtarak në afërsi të bazave franceze në Pargë dhe Prevezë; - kontaktet me përfaqësuesit ushtarakë anglezë, të cilët qenë kundërshtarë të vendosur të francezëve dhe - ndjekja e konspiratorëve në shërbim të francezëve, etj.
Francezët e frikësuar nga lëvizjet e Aliut duket se kanë marrë informacione nga agjentët e tyre dhe Pukëvili për mbështetjen ushtrake që britanikët i kanë dhenë atij. (“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F.25)
Të tronditur pa masë nga një kundërreagim i mundshëm i Aliut kundër tyre, Komisari Perandorak i Napoleonit të Madh për Shtatë Ishujt e Jonit, Julian Bessiere, me datë 27 Shkurt 1809, i dërgonte këtë letër Ali Pashës:
“.... Këtu mësojmë lajmin për Paqen mes Turqisë dhe Anglezëve dhe nisur nga kjo informohemi se Ju në marrëveshje dhe bashkëpunim me Anglezët po bëheni gati të na sulmoni në bazën tonë ushtarake ne Pargë!!!! .... jemi informuar për dhuratat që keni marrë nga anglezët, si topa, barut dhe materiale të tjera luftarake...
Këtyre lajmeve që na vijnë, natyrisht unë nuk u besoj, pasi e njoh urtësinë tuaj, miqësinë mes nesh, interesat tuaja për të mos shkaktuar probleme me ne dhe mos ndërmarrë as edhe një lëvizje qoftë edhe të vogël kundër nesh apo territoreve të Napoleonit të Madh – Perandorit tonë!...”
(“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F.25-27)
Por, pavarësisht nga dyfytyrësia franceze, Aliu me një durim të admirueshëm, ndiqte me vëmendje tërë lëvizjet dhe organizimet e “Aleancës së fshehtë”. Ai kishte fiksuar gjthë krerët dhe bazat e tyre, kishte nën kontroll tërë përpjekjet e Ibrahim Pashës së Beratit, të pashait të Delvinës së Kardhiqit, të Paramithisë, etj.

Hakmarrja mbi
“aleancën e fshehtë”
Dhe në momentin e përshtatshëm Ali Pasha do të hidhej mbi kundërshtarët e tij dhe tërë frontin e organizuar, që drejtohej nga francezët, me një hakmarrje të papërmbajtur.
Më 26 Shtator 1809 ai do të rrethonte dhe godiste Beratin duke kapur rob pashain e këtij qyteti dhe një nga krerët kryesorë të Aleancës, Ibrahim Pashën.
Pas rënies së Beratit dhe arrestimit të Ibrahimit Pashës, do t’u vinte radha qyteteve të tjera që kontrolloheshin nga pjestarët e tjerë të kësaj Aleance dhe që mbështeteshin nga francezët. Vlora dhe mandej Delvina, Kardhiqi, Elbasani, Konispoli, Filati, Paramithia, Lopsi, etj, që kishin shpallur armiqësinë e tyre ndaj Ali Pashës do të goditeshin në mënyrë të rrufeshme dhe do të ndëshkoheshin keq.
Agjentët dhe ndërlidhësit që përdoreshin nga francezët për kontaktet me krerët e Aleancës, si Stamati Bullagari, Liperaqi, Pano Margariti, Dhimitër Gjirokastriti dhe i mirënjohuri Andruci, të cilit francezët për merita të veçanta i kishin dhënë shtetësinë e tyre, qenë kapur nga policia e Ali Pashës dhe kishin marrë ndëshkime ekstreme.
Arrestimi i Andrucit nga rojet shqiptare ndërsa hynte dhe vepronte në mënyrë klandestine në territoret e pashallëkut ishte konsideruar nga autoritetet franceze si “një fyerje e rëndë ndaj flamurit perandorak francez dhe ka shkaktuar një reagim të thellë emocional nga Korfuzi në Paris.”- deklaronin autoritetet ushtarake franceze.
Me gjithë ofertat e Aleancës, që francezët të ndërhynin dhe të merrnin Vlorën dhe portin e saj në zotërim të tyre, Bonaparti do të refuzonte këtë kërkesë pasi sipas tij “marrja e këtyre territoreve do të thoshte shpallje lufte ndaj Portës së Lartë”. ( AMAE.AD.Ç. Vol I, 1800-1807, 23 Qershor 1810. Letër e Bonopartit Korfuzit, Min.Jashtme...)
Në këtë mënyrë francezët do të shikonin se pas goditjeve të rënda dhe fitoreve emocionale të Ali Pashës do të shkonin dëm rreth 450 000 franga ari që ata kishin vënë në dispozicion për organizimin e kësaj lëvizjeje që synonte përmbysjen e Ali Pashës. Aty nga fundi i vitit 1810 Ali kishte nënshtruar pothuajse të gjitha vatrat e veprimtarisë ushtarake kundër tij që drejtoheshin nga francezët dhe kishte në dorë të gjithë krerët e kësaj Aleance; Ibrahim Pashën e Beratit, Demir Again e Vlorës, Mustafa Beun, Myrteza Beun, Demir Dostin e Kardhiqit, Mustafa Pashën i Gjirokastrës, të cilët shumë shpejt do t’i priste ndëshkimi me vdekje, ndërsa drejtuesi kryesor dhe i fundmë i Aleancës, Selim Koka, që nuk kishte rënë në duart e Aliut, nga dëshpërimni kishte vrarë veten. (Boppe, Auguste; “Napoloni dhe Ali Pasha”, Globus R. Tiranë 1999, Letër Korfuzi-Min.Jashtme...)
Kështu do të mbyllte pashai i Janinës një nga periudhat më të trazuara dhe të rënda të karrierës dhe jetës politike të Pashallakut, duke u kthyer këto kohë një fuqi dhe forcë serioze, që do të lëvizte me kurajë drejt ëndrrave për një shtet të shkëputur nga Porta dhe sovran...

Tiranë, 19 Qershor 2010[/quoteem]

Burimi: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=80658
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#27

Post by Arta »

ALI PASHA



Ardian Klosi flet mbi perkthimin e librit te Pukëvilit per Ali Pashe Tepelenen.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#28

Post by Arta »

Ali Pashë Tepelena, një poemë e panjohur e 1820, rrëfen fundin tragjik

Dr. Irakli Koçollari

Në Shtator të vitit 1873, studjuesi dhe neohelenisti i njohur francez, Emil Legrand, i cili aso kohe ndodhej për punët e
tij kërkimore në Athinë, takoi krejt rastësisht, në një prej parqeve të njohur të Athinës, Zhapio, një plak analfabet, 77 vjeçar. Quhej Jani Paguni. Ai jetonte prej vitesh si emigrant në qytetin e Athinës, por në vitet e rinisë së tij kishte punuar si bukëpjekës në kryeqëndrën e pashallëkut, në qytetin e Janinës. Kujtojmë këtu lexuesin se, Paguni, kishte jetuar dhe punuar në atë qytet, kur Ali Pasha kalonte vitet më të zulmshme të jetës dhe prania e tij tek banorët e Janinës ishte sa fizike aq edhe psikologjike, morale dhe shpirtërore. Në bisedat që francezi bënte ato çaste me plakun “epirot” – Paguni, papritur kishte dëgjuar prej tij se ai dinte përmëndësh vargjet e një poeme të tërë, kushtuar Ali Pashës.

I befasuar nga ky fakt, Legrandi, ky studjues pasionant, i cili merrej dhe punonte me hulumtimet pikërisht në këtë fushë dhe që i ka lënë Greqisë një punë kërkimore të admirueshme, të përmbledhur në katër vëllime, filloi të dëgjonte një pasuri poetike, e cila qëndronte në gojën e një plaku pothuaj anonim.
Një laps dhe letër për të fiksuar gjurmët e një thesari poetik
... dhe plaku kishte filluar ti rrëfente vargjet e rapsodive për bëmat e fundit të Pashait tepelenas.... Francezi, ndërsa dëgjonte vargëzimet, ishte mahnitur nga niveli i lartë artistik i vargjeve, fuqia emocionale e krijimit por dhe dimensioni i kësaj poemë epiko-elegjike.

“Autori, me një fjalë, ka qenë në mënyrë të padiskutueshme i talentuar – shkruante në vlerësimin e poemës Legrandi, - dhe kjo marrëdhënie kaq e saktë e kaq e vërtetë, në këndvështrimin tonë, është mëse e denjë për t’u konsideruar symbol i veprave më të shënuara të letërsisë neohelenistike. Ajo duhet konsultuar si një dokument, si një burim i radhës së parë për këdo që do të shkruante një monografi serioze për Ali Pashën.”

.... I papërgatitur se mund të ndodhej ashtu papritur përpara një thesari poetik, francezi i është lutur plakut që të vinte edhe një herë të nesërmen për të shkruar me laps në letër gjithë ato çfarë ai rrëfente në vargje.
Paguni korrekt, të nesërmen kishte shkuar përsëri në vendin e takimit dhe sikurse një ditë më parë ka filluar të riprodhojë vargjet e poemës me saktësi. “Ai, - shkruan Legrandi në kujtimet e tij, - e dinte përmendësh “Vajtimin e Ali Pashës” që nga rinia e tij dhe e tha atë pa më të voglin hezitim. Unë e shkrova me laps poemën në dy séanca dhe, disa ditë më vonë, iu luta Jani Pagunit të ma recitonte edhe njëherë, ndërkohë që unë ndiqja kopjen time.”
Po kush ishte vallë autori i kësaj poeme?

Një poet anonim shqiptar për një hero shqiptar

“Autori me siguri ka qenë shqiptar myslyman, - shkruan në vëzhgimin e tij aso kohe studjuesi francez Emil Legrand. Ai shprehet me fjalë qortuese dhe ngarkesë kundër turqve, nga ana tjetër ai është i përmbajtur dhe i butë edhe në rastet kur pjesë të reparteve shqiptare braktisin prijsin e tyre.” Por, ajo ç’ka e bën më të lexueshme autorësinë shqiptare, të pa nominuar, të kësaj poeme, janë tërësia e vargjeve të cilat flasin vetëm për Pashain shqiptar, për shqiptarët, që luftojnë, qëndrojnë dhe sakrifikonë gjer në fund pranë Aliut, i cili në mënyrë të përsëritur u thërret, jep alarmin dhe ngacmon emocionalisht vetën krahinat shqiptare Dibrën, Beratin, Matin, Kolonjën, Labërinë, Konispolin, Shkodrën, Gegë e Toskë dhe Arbërinë, në tërësi që të bashkohet kundër të keqes së madhe që afrohet dhe kërcënon fatalisht.

Krijim me vlera poetike dhe rëndësi historiko-dokumentare

Por, jo vetëm kaq, “me një vështrim të shpejtë, kupton qartë se autori ka qënë një dëshmitar okular, ndoshta-ndoshta një nga aktorët e dramës mallëngjyese (prekëse) që u mbyll me vdekjen e Pashait të frikshëm- nënvizon Legrandi.
Për këto arsye dhe në këtë kuptim, veç vlerave të padiskutueshme në gjininë e saj, kjo pemë e ndërtuar në trajtën e rapsodive, ka edhe vlera të rëndësishme dokumentaro-historike. Ajo përshkruan ekzaktësisht kronologjinë e ngjarjeve që përfshinë pashallëkun dhe vetë Ali Pashën të paktën vitin e fundit të jetës së tij. Të gjithë personazhet dhe luftëtarët që përmënden në vargje, qenë aktorë të vërtetë në skenat historike të kohës. Nuk ka ngjarje apo emra personazhesh në këtë poemë të stisur. Nuk ka naracion poetik apo skena të përshkruara në vargje të pjella prej imagjinatës së autorit, përkundrazi ato të gjitha janë pasqyrim jashtzakonisht korrekt i atyre që kanë ndodhur vërtet atë mot; ndeshje, beteja, rreshtimet e ushtrive, goditjet e artilerisë, britmat, rënkimet, kurthet, gjer vrasja e Pashait dhe rënia përfundimtare e fortesës së Janinës.

Klima dhe begatia kulturore, roli dhe vendi i Ali Pashës

S’ka as më të voglin dyshim se poeti që shkroi vargjet e kësaj poeme, u rrit dhe u formua në territoret e Pashallëkut, nën pushtetin politik por edhe në një klimë të caktuar kulturore dhe intelektuale. Dhe klima kulturore nga shumë tregues duket që ka qënë e ngrohtë për të vegjetuar krijues dhe krijimtari!

Zhvillimet e vrullshme politike, kreshendo e ndjeshme ekonomike, tregëtare, sociale, mbështetja dhe stimuli që kish ofruar Ali Pasha për terrenet kulturore dhe artistike kishin krijuar një klimë të favorshme krijimtarie, për intelektualë, artistë e krijues në tërësi. Është meritë e padiskutueshme e këtij njeriu, i cili megjithë vështirësitë e brendëshme të organizimit shtetror osman... megjithë mjerimin kulturor dhe arsimor të trashëguar tek populli i tij, nga e kaluara dhe rrethanat historike, me kurajën e një misionari dhe furinë e një tribuni, nxiti dhe frymëzoi turma të tëra të braktisura në mjerim dhe injorancë drejt një jete të re, të gjallë, drejt transformimit të tyre moral, arsimor e kulturor. (1) Gatos, Georgios; “Istoria ton Ioaninon”, Athina, 1965, f. 10-13)
Nën kërkesat, shijet dhe prirjet e këtij hegjemoni, ato kohë, u ngritën në Janinë dy akademitë arsimore; “Zosimeja” dhe “Bolanu”, ku filluan të shkojnë dhe ndjekin studimet gjenerata të tëra të rinjsh shqiptarë dhe grekë. Për herë të parë, në fillimet e viteve 1800, nën nxitjen dhe mbështetjen direkte të Ali Pashës qenë dërguar një numër të rinjsh për të vazhduar studimet e tyre jashtë shtetit, në Universitetet europiane.

“Nën qeverisjen e tij, Janina u bë kryeqyteti letrar i kombit grek.... kolegjet, libraritë dhe shkollat lulëzuan dhe shijuan lirinë e talentit.- shkruan Konsulli Britanik në Janinë, Ë.M. Lik, në librin e kujtimeve të tij. (1) (Leak, Ëilliam. M; “Travels in Northern Grece and...” London 1835, f. 20)
“Ai i porosiste vazhdimisht mësuesit grekë të bënin shumë kujdes për moralin e nxënësve....- thotë Zotou. (1) ( Zotou, Dimi, A; “I dhiqeosini is tou krato tou Ali Pasha..” Athina 1965)

Krahas njerëzve, përfaqësues tipikë të një kohe të shkuar, në vitet e Aliut, në rrugët e Pashallëkut “shikoje elementë të një shoqërie të re, që do të kish mundur ti kishte bërë vend vehtes dhe të shfaqej me dinjitet edhe jashtë Shqipërisë, në ndonjë nga kryeqytetet në zë të Europës, - shton studjuesi francez A. Boppe. (1) (Boppe, A; “L’Albanie et Napoleon”, Paris 1914,, f.81.)
Ndërsa studjuesi J.L.S. Bartholdy na bën me dije se: “Të gjithë të huajt që vizituan Janinën vlerësuan progresin e shkëlqyer dhe befasues kulturor, shpirtëror dhe ekonomik të këtij qyteti. Nën Aliun, Janina u bë qëndra shpirtërore e helenizmit.” (1) (Bartholdy, J.L.S; “Voyage en Grece... “ Paris 1807, f.170)

Ndërsa historjani dhe studjuesi i njohur britanik, Finalay, duke iu referuar kontributeve dhe transformimeve të mahnitshme që realizoi tepelenasi në fushën e kulturës dhe arsimit, nënvizon: “Greqishtja u bë gjuha letrare e Shqipërisë së Jugut. Studjohej sa nga muslimanët aq edhe nga kristjanët, sepse gjuha e tyre (shqipja) nuk shkruhej. Poemat, këngët, letrat, llogaritë shkruheëshin nga muhamedanët shqiptarë në greqisht dhe shumë nga to qarkullonin edhe në dorëshkrime. Fatkeqsisht, asnjë përmbledhje e këngëve apo poemave të poetëve shqiptarë nuk ka qënë publikuar..” (1) (Finlay, George; “A history of Greece, I-VIII, vol. VII, Oxford, 1877, f.52)

Jo një por disa krijime poetike të panjohura e të pabotuara Dhe duket që G. Finlay ka pasur plotësisht të drejtë!
Fjalët e tij profetike, të thëna para njëqind vjetësh se; “.... Fatkeqësisht, asnjë përmbledhje e këngëve apo poemave të poetëve shqiptarë nuk ka qënë publikuar.!!!”, koha po e provon se kanë qënë të sakta. Gjetja e poemës së mirënjohur “Alipashaida” e poetit Haxhi Shehreti, nuk ka qënë krijim i vetëm dhe as fenomen i shkëputur shqiptar i epokës së Ali Pashës.
Pranë dhe bri saj duket se kenë qënë edhe të tjera krijime dhe krijues. Të paktën gjer tani, në qëmtimin e gjatë të dokumentacionit arkivor të kohës, kemi gjetur edhe dy të tilla. Njëra nga këto është poema, për të cilën flasim, “Vaje për Ali Tepelenën, Pasha i Janinës”, një krijim unik i ngritur mbi një cikël rapsodish epiko-elegjike, që i kushtohet tepelenasit të famshëm, dhe kryesisht ngjarjeve të ditëve të fundit të jetës së tij, të cilat nuk trajtohen kështu, me kaq detaje dhe hollësi, nga ndonjë dokument tjetar i veçantë..

Ndërsa, një e tretë, e gjetur muajt e fundit, është një fragment i shkëputur i një poezie, e cila gjendej në “Arkivin e Ali Pashës”, të publikuar pak muaj më parë. Autori i kësaj poezie fragmentare, është Zaho Kasneci, nga Vunoi. Për të nuk dimë se sa vargje ka pasur, pasi ajo është vetëm fragment i një krijimi ndoshta të gjatë. Vargjet i dedikohen aktit tragjik të ndëshkimit të Kardhiqit dhe kardhiqiotëve prej Ali Pashës, në vitin 1818, por për të do të flasim veçmas më vonë. (1). (Arxeio Ali Pasa: Tomos G. 1817-1822. Instituto Elenikon Erevnon, Athina 2010, faqe 685) Pra, duket qartë, dhe është bindës fakti se nuk jemi as para një krijimi të shkëputur dhe as para një poeti të vetëm. Në botën shqiptare të të asaj kohe, në terrenet e pashallakut dhe nën prirjet e shpallura apo të heshtura të atij monarku, Ali Pashës, ishin krijuar kushte të ngrohta për krijues dhe krijimtari.

Zbulohet poema e humbur për një shekull e gjysmë

Menjëherë pas publikimit, kjo poemë “u harrua”! E shkruar në greqisht, e shkruar në një kohë kur nuk kish asnjë vëmëndje institucionale për artin – bile kjo lloj krijimtarie që fliste për një njeri “të nëmur” nga turqit mund të ndëshkohej; kur nuk kishte asnjë vëmëndje intelektuale për artistët, sepse ata të paktët nuk dihej se ku kishin shkuar; e shkruar në një kohë kur nuk kishte një shtet shqiptar që të interesohej për grumbullimin e pasurive dhe trashëgimive kulturore...

Pas krijimit prej shqiptarit të panjohur, poema, si ajo fara e pakët ishte hedhur në vëmëndjen e njerëzve të kohës dhe kish mundur “të mbinte” në kujtesat e tyre në mënyrë të çuditshme. Ata e këndonin dhe e ripërsërisnin në emër të mallit dhe nostalgjisë për Pashain e famshëm dhe kohët e lavdishme të shkuara. Kur kishin kaluar disa dekada dhe kapërcente gjysmën e tij një shekull, ndoshta atëhere kur poema i kishte ralluar bartësit oralë të saj dhe rrezikohej të shuhej përfundimisht, Emil Legrandi, e hidhte atë me laps në letër.

Por, edhe pasi frëngu do të mahnitej dhe njoftonte për këtë perlë poetike, bota e letrave nëpër Europë do të dëgjonte pak, sepse atdheu amë i poetit, që kishte krijuar poemën, gjendej në një nokdaun të rëndë sundimi. ... Dhe për më shumë se një shekull e gjysëm poema do të harrohej, pothuaj humbiste!!!
Por, kishte mbetur letra e shkruar e cila do të riçfaqej tani në dekadën e parë të shekullit të XXI.
Ja disa pasazhe të saj:

Vaje për Ali Pashën

Kushdo që do të njohë bëmat e tij,
le të lexojë dhe mësojë tërë ç’pati bërë
dhe të përcjellë lutje për të.


Kush në botë mos gënjehet, mos mendoj se është i lumtur
Mbi këtë dhe përsa jeton, i zhgënjyer rron, i humbur
Se kjo botë si rrethi i rrotës shkon ngado tutje-tëhu
Kurrë në vend nuk rri ndaluar, i përmbys dhe shëmb tabu
O lavdia Ali Pashë, bir, heroi i gjithë Epirit
I llahtarshëm dhe i tmerrshëm, si të ish i Pirros, biri
Ç’qe për ty vallë kjo mandatë, çishte vallë kjo lemeri
Pleqërisë hidhëruar, shëmbur bashkë me Mbretëri
Jo, askush nuk e pandehu, rënë, përmbysur ... derexhe
Kokën prerë e mor’ Stambolli, trupi palsur tej, përdhe
Hakëryer dhe xhindosur tek shikon kush vjen kaluar
Ky Dovleti nis ushtritë turë a vrap për të ndëshkuar
Vrap gatitet nis habere, nis ushtarë urdhër ngado
Nëpër tërë Arbërinë të zënë grykat domosdo!
Dhe hajdutve të njohur, gjith të çartur, kapedanë
Grekët bashkë me Shqiptarë, tok të mblidhen nga çdo anë

......
......
......

Ali Pasha mbyllet në kështjellë.
Kurajon luftëtarët e tij,
djeg Janinën dhe fillon luftën.

I pafati Ali Pashë, ti dhe gjithë trimat e tu
Ngrehur gati nëpër mure, zjarre ndez tutje tëhu....
Tremijë janë gjithë bashkë, Toskë, Gegë dhe Dibranë
S’luan syri dhe qerpiku, lukuni turqit osmanë
“Hajde ti Toskë luani, bijtë e mij ju o Dibranë!
Lidhur bashkë të gjithë qëndroni, trima for a kapedanë!
Hajde Gegë, ju pantera, ju besnikë të mij Matjanë
Bini ju holldupit para, të mos njoh biri të ‘anë
Eni o luanë të Arbrit, ju sokola Tepelenë
Shpejt pranë meje që të gjithë ju Rëzjotë bashkë të vemë...
Mbahi fort përmbi kështjella, bini, bini sa të mundni
Mbi armikun e pa shpirt, mos u çani gjer së fundi
Zini shtigjet dhe trashetë, bini, shkrepni burërisht
Mos u trëmbni, mos u jepni, sup më sup e trimërisht
Mos tërhiqi, çap mos bëni, pas mos shtyjë osmanllija
Jo tumanja mos guxojë se u mbron dhe perëndija
Armë nëse nevojiten dhe këllëçë dhe jataganë
Shpata mprehur dhe dyfekë ... do të qajnë e shkreta nënë!
Kumbaratë e bukura, ti zjarrtar, o artiljer!
Drejt në ballë, mirë të shënoni Pashobeun me të tjerë
Topa!, grykë bukur ju, ju o nishanllinj të zotë!
Masni mirë dhe qëlloni, Dramalinë ... n’ atë botë!”
Kështu tha dhe urdhëroi tërë Janinës zjarr ti vënë
Flakë nëpër katër anë, dhe kusur mbi të mos lënë
O Janinë, Janinë e shkretë, ti, më ndih në ditë rreziku
Kishe shkruar pas të keqen, zjarri, flakët qenë armiku
Flakët marrin anë më anë, ah, e shkreta ti, Janinë!
Sa hap, mbyll njeriu sytë, hi e shkrub bien çatitë.
Kjo mëhalla mbi saraje, për Janinën hijeshia
Marusi, Mitropolia, Pazari ish’ bukuria
Qenë tre kisha dhe dy shkolla, plot shtëpi, saraje fina
Pranë Rapit fillon lagjia shkonte tej tek Aj’Marina
Gjithë bëhen shesh e rafsh, fushe e shkretë, zi nga zjarri
Vend të fshihesh s’ka kërkund, plumbi ballit të të mari
Ali Pash’ s’të qesh më buza, as hare, kohë të gëzuar
Ngrehur për stuhitë e luftës bijat i largon mërguar
Tërë bedenat armë rënduar, Litharica është gatitur
Përreth ishullit në Liqen, manastiri duke pritur
Po rënkojnë e dridhen malet, ndeshen keq me bubullimat
Musliman, kristjan’, çifutë po friksohen dhe më trimat
Gjylet bien porsi shiu, thua u përmbys vetë qielli
Bombat vijnë në breshëri vetë mandata do ti sjelli
Uturijnë nga lart dhe bien, plasin tokën thellë e çajnë
Fati i zi kë gjejnë përpara, qindra copëza e ndajnë
Ditë e natë e ndezur lufta, plasin topat, kumbaratë
Dhe rruketat e francezit, me trumpeta, dufek gjatë...
Përmbi kulla tym zë ngrihet i pllakos në mugëti
Burrat nxirë zjarr baruti nëpër ledh qëndrojnë përmbi..
....
.....
.....

Vjen Hrushid Pasha dhe vendos kushtet

Ishte Mars, pesëmbëdhjetë, më ‘tetqind njëzet e një
Hurshid Pasha zbet Janinës, vjen nga larg e sjell një zë
“Tmerri” njihet Hurshid Pasha, është ai që mor Halepin
Për Pashain e Janinës do të zgjidhë hesap sikletin
Ish ai nderi për Portën, ishte ylli, krenarija
Në fushata kudo shkoi lart u ngrit lavdi e tija
Mendjehollë dhe i matur, dreq, dinak nuk kish të dytë
Me të mbritur urdhër nxorri të shtrëngojnë çdo rrugë, çdo grykë
Hurshid Pashës fort i tuten tërë grekët, shqipëtarë
S’fal kërkënd për pak gabime, do, kërkon çdo gjë në radhë
Mos i rëntë fati keq që dikush ta spiunojë
Mish të gjallë mbi prush e vë nga kjo bot’ llahtarë të shkojë
Babapasha rahmetliu për të qe i shkruar fati
Vdekje e zezë në Janinë, Ja, atje mbaroi sahati...

.....
.....
.....
Hurshid Pasha bën yrysh mbi Litharicë

Porsa ra Ishulli i shkretë, menjëherë pas tij dhe Struni
Dramali dhe Ismail..., veç mbi ta do bjerë huni
Mbi Rumelin dhe Isufin shprazet keq Hurshid Pashaj
Llogarit’ u merr të tëra, tej i zbon, më mos i mbaj
E nderon Imer Pashanë, copë kaftan të artë i vesh
Me mision hajdutërinë ta godas ta bëjë përshesh
Topa dhe mortaja bien, nga të katër anë rethuar
Natë e ditë kumbaratë, shkoi vera e uruar
Fort godasin Litharicën, kjo kala e shkretë, e mjerë
Kullë e madhe dhe të voglat zënë coptohen fut e bjer
Bien muret dhe fërngjitë s’jepen trimat në rënoja
Çarë kullat dhe bedenat, dje fortesë - sot e pazonja
Po bombartat bien godasin, muret tunden në themele
Shëmben, tym e shkatërrim, prishur, rafsh e bërë fërtele
Hurshid Pasha lajm u çoi – Gegët të dorzojn’ fortesën!
Dhe me nder rrugën të marrin, s’do ti prek!, e kanë besën!
“Ju, o Gegë, ju o Toskë! Ikni! Dhe unë borxh mos mbetem
Në mos palla do t’u grijë – them, në qafë mos merni vehten!
Mirë ta dini po s’pranuat, në yrysh do të lëshohem
S’ka bir nëne që më mban, n’dasmën tuaj do harbohem...”
Dhe ata vrik ju përgjigjën: “S’na lot kush nga istikami!
Ne fortesën nuk e japim! Përmbi shpatë të na dalë xhani!
Fundit ne si druhemi, fundin ne se llogarisim
As delijtë, as dudumët nuk na trëmbin, s’na trondisin
Kurrë në gjunjë Gegë e Toskë, lufta, vdekja nuk i gjeti
K’tu i thonë Arbëri, mos ngatroni, s’është Haleti!”
I dëgjoi, britmat, thirrjet, Hurshid Pasha turpëruar
Gjith tërbim urdhër ngado, o të gjallë! o e rafshuar!
Urdhër merr Kallkandelia që ushtrinë në sulm të hedhë
Por, më parë nga tërë asqerët, trimat më të mirë të zgjedhë
“Hajd’ kuzum Kallkandelia! Mos vonomi ju dekikën
Litharicën me hyxhym do ta marrim, mprehni thikën!
“Hajde kuzum ajanite!” ju të zgjedhurit deli
T’a provojnë Arnautët, ç’do të thotë Osmanlli!”
Tërë natën u gatitën, në mëngjes prisnin sinjalin
Por, se dinin çfarë i priste, për shinjestër kishin ballin
Do humbisnin dritë kandili,... drejt një nate pambarim
Thellë në tmerin tokë të zezë,poshtë në Had, ku s’ka shpëtim
Shumë nëna do të qajnë, kur të zbardh’ a bjerë nata
Dritë e diellit terr do duket, kur në derë do vij mandata!

N’erësirë, mes të natës, vendin mbushën armatime
Fort në dhëmbë mbanin shpatën, dorë dyfeqet për luftime
Llamburisin gjithë nga flakët,male, gërxhe, shkëmb e brinjë
Nga ky tmerr edhe llahtara, osmanllinjt ndën tokë...të hyjnë
Britma, klithma, ulërima, vrap, rrëmujë e tym mbuluar
Para shtyjnë me kërcënim, pas komanda e tërbuar
Siç pret kosë e kosaxhiut, barin njomë në livadhe
Ja, ashtu burrat në luftë, bien, shkojn’ nga botë me halle
Gjashtë orë zjarr dhe barut dhe mandej në sulm me shpatë
O të zijnjt’ dudumë ku venë? Veç për ujkun një kafshatë
Shtatë herë muret i ngjitën, përmbi kulla dhe bedenat
Shtatë herë përmbysur rënë, natës shkojnë si hijenat
“Bjer ti kumbara, bëj fora, mistralia, bjer buri !
Vrap, rëmbim ti grijmë të gjithë, porsi pjepri në mulli!”
Ndërsa vjen agimi i bardhë, yjtë natës shkojnë, shuhen
Mbahen trimat nuk dorzohen dhe nga vdekja hiç nuk druhen
Shkon ngadalë hija e natës zbardhëllimi ndrin ngadalë
Dërmë, fillojnë badërditë, mure, kulla bien gërdallë
Shfaqet dielli ngjyrë artë edhe botën ndrin në flakë
Natën vrasëse tmerr i jep, shkon kërrusur si një plakë
Pikëlluar rinë halldupët, nuk vështrojnë, nuk ngrenë sytë
Se si ndrin djelli i praruar, shohin tokën varr i dytë
Qan Kallkan delia, qan, lot i zi rrëke mbi sy
Mbenë ushtrarët e coptuar, përmbi fushë lemëri.

....
....
....

Ali Pasha qëndron në Uçkale.
Vendos të digjet me të gjithë të tijët

O, fatkeqi Ali Pashë, mbetur i braktisur vetë
Ah, tashmë tërë pasuria nuk të vlen ta ndrosh me jetë
I hutuar shkon dhe ulet, mbyllur uçkalesë menduar
Shtatëdhjetë trima besnikë pas i rrinë pikëlluar
Ka vendosur shkrumb të bëhet gjithë ç’pati në kët’ jetë
Shenjë mos mbetet, rrafsh e hi, pluhur,hiç, asgjë mos mbetë
Krusp, mbështjellë, rri vetmuar, tetëqind fuçi baroti
Nëpër sy i tyrbulluar, llahtar’ ndihet dhe vetë zoti...
Brenda, të stivosur rrinë, pasuri një jetë të tërë
Qese me flori, stolira, aty mbledhur sërë, sërë
Zjarr dhe pasurisë të gjithë, zjarr gjithçkaje që ka mbetur
Natë e ditë vdekja afron, shtegun, qiejt për të gjetur
I reshton të gjith dyfeqet, gati çarkun për të shtënë
Plot pisqolla bukuroshe, shpata xhveshur ndrijnë në hënë
Kurrë, askush s’do ta besonte, kurrë, braktisur, katandi
Nga luan dhe zot i lirë, kafshë e mbyllur në kuvli
“Zjarr barutit le të digjem, i zhuritur bëhëm hi
Unë nga duart e armiqve mos përdhosem, lemeri
Vdekja nuk më dredh qerpikun, e përçmoj në istikam
Rojta boll gjersa u plaka, pas çfarë bëra s’jam pishman
Zjarr! Me të, të gjitha vafshin, shpirti, trupi ç’kam në jetë
As shkërmoqur të mos gjenden ç’pata mbledhur të mos mbetë
Zjarrin le ta ndez me duar, flakë të shkrihen gjith’ fuçitë
Nga kjo botë mos shkoj i vetëm, le të vijn dhe osmanllijtë
Shpirti im të shkojë përtej, mos vejë vetëm, me të tjerë
Te gjejë shpirtrat e larguar, miqtë e mij, miqtë e mjerë!”

.....
....
....

Ali Pasha ndryshon mëndje, mashtrohet,
del nga kështjella, shkon në Ishull
dhe përgatitet të niset drejt Stambollit.

I pafati Ali Pashë e kandisën me mashtrime
Drejt në lak të Hurshid Pashës si kafaz prej kanerine
Dhelpërisht e nxorrën jashtë, osmallijtë besëprerë
Pas lë depon e barutit, del të hyj’ në tjetër derë
Vetëm gjashtë emra qenë, që pas tij gati do t’rinë
Nga tefteri jetës, emrin, seç’ e fshinë për Alinë
Osmanllijtë plakun e mjerë dhe pse ishte i moshuar
Ngrehur kthetrat gati mbajnë poshtë ta vënë robëruar
Silihtari bashkë me të hip kaikes përmbi valë
Kuvenduar të dy bashkë tej në Ishull çon ngadalë
Fjalë të kota mollois, fjalë boshe, fjalë, fjalë...
Fjalë në erë pa kuptim për një plak, shkret, kurizdalë
Fati vallë ku po të shpie? Të tërheq, pas të të qasë?
Nga hareja drejt trishtimit një gaztor do të qirasë!!!
Ndoshta tej Pandelejmonit, Manastirit aty pranë
Orët ndalen dhe qëndrojnë, orët duket se hap s’kanë
Duket presin të ngarkojnë, udhë pastaj të marrë karvani
Drejt Stambollit që po pret ti bëjnë ndere tek mejdani
Që Sulltani t’a nderojë, çfar ti thotë një fjalë të mirë?!
Që një vend ti japë si plak, të jetojë i qetë i lirë?!
Po se di thinjosh i mjeri, presin që ti hanë kokallat
Ja, atje në Ishull tej, përgjithmonë do mbyllë qepallat.
Ja atje tek Manastiri, Hurshid Pasha çon vetmuar
Dhe peshqeshe nga Janina i dërgon për ta qetsuar
Qingja pirës i dërgon, i bën qefin, i bën nderin
Ëmbëlsira dhe kafe të mos ndjejë dreq, qederin
Gajdexhinjtë me violi që të dergjet i haruar
Edhe këngët me oi... të qetohet, rehatuar....

.....
.....
.....


Mehmet Pasha bëhet gati, Manastirit i vjen pranë
Portën hap ai ngadalë, në oborr dëgjon, vesh mban
Të pafatit Ali Pasha, shkojnë, i bzajnë ngadal në vesh
Mehmet Pashai paska mbritur për dy fjalë pret në shesh
Kurrë, vertet nuk e pandehëm, kurrë s’na shkoi nëpër mënd
Se do t’vinte ditë e zezë dhe për të s’do kishte vend


Tek divani lart në dhoma ngjiten që të përshëndeten
Dhe dy fjalë pranë ti thonë, larg mos flasin, larg mos mbeten
Mehmet Pasha i ngjit shkallët, drejt divanit ca nga ca
Kafas-basha i shkon pranë për shërbim, për temena
Fjalë e parë; “selam” i thonë ditën që po vjen e re
Hapin duart përqafohen, përshëndetje e ëmbël qe
Mehmet pasha, Hurshid Pasha, djem levenda, mjekërzi
Ali Pasha mjekërbardhë, plakur, thinjur, mjerë ai...!
Mehmet Pasha i pabesë, derdhet, bishë e tërbuar
Tërë zjarr’ që mban me vehte shpraz papritur me dy duar’
Zjarr të rëndë dhe Ali Pasha i përgjigjet vrik, rrufe
Por, pisqollat shpuar kanë shpirtin plakur,... rënë përdhe
Kafas-beu turret tutje të thithë gjakun vragë, rëke
Trupi i ngrohtë i Ali Pashës nën satër po pret atje...
Fehim Çami zjarr lëshon si rrufe e plas nxituar
Kafas-bashi rënë në brinjë hungërin si derr i shpuar
Siç përmbys metali i sharrës pemët radhë mbarë pyllin
Ja ashtu dhe Fehmi Çami, kafas bashit, shuan yllin
Rend nga trupi, vragë shpërndahet, gjak i zi, i ngrohti gjak
Toka merr vlagën e ngrohtë, zë e pi pak e nga pak
Është e rëndë kjo peshë e vdekjes fatin dot se ndryshon kush
Bashk’ me të bjen errësira që gjithë Kaosin mbush...
Ja! asqerë të Mehmet Pashës shprazin zjarr mbi Femi Çamin
Bataretë e pisqollës tej për tej i marrin xhanin.
Bukuri i prishet trimit, ah, kjo mortje e rëndë vrastare
Ah, kusare e pabesë, që merr trimat! Mëkatare!
Shuan dritat – Ndjesë pastë! S’do të ngrihet nga ky gjumë
Pranë të zotit Ali Pashë bashk’ do shkojnë ku ka shumë....
Beh Bajrami djalë besnik, duart mbushur me pisqolla
Edhe Mantho sekretari si shqiponja kthetraholla
E rrëmbejnë Ali Pashën dhe me trup në dhomë e mbrojnë
Shkarkojnë krisma batare, osmanllijtë nga jasht qëllojnë
Të rrethuar mbenë tetë, vetë shprazin zjarr, barut
Mehmet Pasha me asqerë bëjnë yxhym, sprapsen me ngut
Bashkë lidhur dorë për dorë mbahen Manthua dhe Bajrami
Ja atje në anë të djathtë, shpirt po jep dhe Fehmi Çami
Ali Pashën tek pulson.... e vështrojnë në pikë të lotit
“Unë, u thotë, bijtë e mij, shkoj drejt vdekjes, drejt të ftohtit!
Por, hallall i paçi asprat, hallall bukën dhe kafshatën!
Boll luftuat bijtë e mij, u kam lënë nga pas uratën.
Që i gjallë në turk mos bie veç nga arma plumb e zjarr
Botës tjetër ju më çoni, veç me nder, drejt e në varr
Prandaj bini pa u dridhur përsa shpirti s’më ka dalë
Që të huajt mos më prekin, copë ndamëni të gjallë...”
Dritë, si djell, që shkon në qiej, porsi mbret e zot mbi zota
Ashtu shkon dhe Ali Pasha, hegjemon ku mbaron bota.
Shuhet heshtur rahmetliu, nuk lëshon ah-e, rënkime
Gjumi i thellë e rëmben, larg e larg në shtegëtime
Rrugën marrin ashtu bashkë, krah me vdekjen lehtë, lehtë
Si një shi të ngrohtë lotët, nëpër syt’ e tij do ketë.


Ja, ashtu dy orë qëndruan, nga rrethimi pastaj shkuan
Brenda hynë me Mehmetin, osmanllijtë dhe qëndruan
Gjejnë trupin, ftohur shtati, si një hekur shtangur, ngrirë
Zënë kokën i këpusin, trupin lënë përdhe të shtrirë...
Vrap e vrap tek Hurshid Pasha, kokën prerë mbajnë në dorë
Veç flori do kenë shpërblim, të mbuluar, si flokë borë
Hurshid Pashai sheh përlotur dhe vështrim i tij hutohet
Në mëndime bjen hutuar fat’ ... si rrota rotullohet
Fati i njerëzve nepër kohë, porsi retë në qiejt lart
Pastaj lodhur i cfilitur, bie, rrëzohet, zbret në Had
E vështrojnë gjith’ Shqiptarët, sypërlotur, shpirt plaguar
Osmanllijtë tej qëndrojnë me sytë mprehur, zgurdulluar.

Eja, o i mjerë Ali, mbarë botës i dëgjuar
Ishe lart.. ku katandise?!, dert i hidhur, hidhëruar
Vjen nga larg një zog i shkruar, shkon mërguar në kurbete
Mbetet ishullit Aliu, rënë pa kokë, veç trupi mbetet
Tufa lulesh, karafila, tërë mbuluar borzilok
Bukuri e pikëlluar, mjekr’ e bardh si borë, flok’....

* * *
F U N D

Përktheu dhe shqipëroi
Dr. Irakli Koçollari
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#29

Post by Arta »

Konspiracioni francez kundër Ali Pashës

Dr. Irakli Koçollari

Më 1807, ushtritë e Bonapartit marshonin triumfalisht nëpër territoret e Evropës lindore dhe perëndimore. Po
kaq glorioze zbrisnin ato edhe mbi jugun e kontinentit, në territoret e Italisë. Mandej ato kapërcenin Adriatikun dhe Jonin dhe vendoseshin në Shtatë Ishujt e Jonit; Lefkadhë, Zaqintho, Santa Maura, Korfuz, etj., duke u afruar buzë brigjeve të Ballkanit Perëndimor.

Afrimi i trupave franceze, për herë të dytë, pranë brigjeve të Pashallëkut të Janinës si dhe marrja prej tyre e bazës së rëndësishme ushtarake të Prevezës, brenda në territoret e Pashallëkut të Janinës, evidentoi qartë se kërcënimi i Bonapartit po trokiste tek porta. Ekspansioni francez, ashtu siç u shtri në brigjet veriore të Ballkanit, apo siç e thërriti Bonaparti “Dalmacinë Ilirike”, filloi të kërcënonte për të derdhur barut e zjarr edhe mbi vetë Janinën!!! Padyshim, shqetësimi dhe bashkë me to mobilizimi i Pashait të Janinës për të reaguar ndaj tërë shpurës së ushtarakëve, misionarëve dhe spiunëve të shumtë francezë që bridhnin në afërsi të brigjeve por edhe brenda territorit të pashallëkut, ishte rritur maksimalisht.
Pak vite më parë Aliu kishte goditur dy bazat e tyre ushtarake në Butrint e në Pargë dhe kishte përgjakur keq francezët, duke paralajmëruar kështu fort se synimet e tyre do të qenë me pasoja të tmerrshme në se do të tentonin territoret kontinentale të Pashallëkut të tij. E menjëhershme qe pakënaqësia dhe reagimi i Ali Pashës edhe ndaj këtij invazioni të dytë, që francezët ndërrmorën ndaj ishujve Jonianë dhe zbritjes së tyre në bazat e steresë së pashallëkut, për të parandaluar çdo intrigë dhe veprimtari që do të destabilizonte situatën dhe do t’u hapte portat francezëve për t’u derdhur në ato anë.

Konspiracioni i francezëve kundër Ali Pashës

Ndërkohë, shtabet ushtarake franceze, me qendër në Korfuz, nën drejtimin e Guvernatorit të Përgjithshëm te Shtatë Ishujve, Besjerit dhe Gjeneralit Çezare Bartje, që dinin fare mirë qëndrimin kundërshtues të Ali Pashës, kishin filluar përgatitje konspirative, duke shfrytëzuar elementin e pakënaqur si dhe të gjithë pashallarët e tjerë fqinjë, kundërshtarë të vendosur dhe rivalë pushteti dhe territoresh të Tepelenasit. (Boppe, August; “Napoleoni dhe Ali Pasha”, Globus R,, Tiranë 1999 , f. 46...)
Dhe vërtet, nuk do të vononte koha, kur ushtarakët francezë do të fillonin veprime për të mobilizuar dhe organizuar në një “Aleancë” të gjithë Pashallarët dhe Agallarët, nëpër territoret rreth apo brenda pashallëkut për përmbysjen dhe vrasjen e Ali Pashës.
Mustafa Pasha i Delvinës dhe vëllai i tij Sadik beu, Bejlerët dhe Agallarët e njohur Pronio, Kokajt, Dostët, bashkë me ta dhe në krye të tyre Pashai i Beratit – Ibrahim Pasha e shikonin të favorshëm këtë rast, prandaj dhe ky i fundit dërgoi në Korfuz sekretarin e tij për t’u lidhur me francezët. Dhe padyshim francezët që kishin filluar përgatitjet me kohë, u dhanë Mustafa Pashës dhe Ibrahim Pashës, veç të tjerave, një mbështetje të madhe financiare për mobilizimin e njerëzve dhe organizimin e Aleancës. Shumat, që shtabi ushtarak francez ofroi për të dy qenë marramendëse; 14 000 dhe 25 000 franga. (Boppe, Auguste; “Napoloni dhe Ali Pasha”, Letër e Besjerit 14 Korrik 1808., f. 59)
Aleanca shumë shpejt shtrihej drejt një organizimi aktiv dhe për një ofensivë të gjerë kundër Aliut e nxitur dhe e mbështetur në mënyrë sekrete nga francezët. Ajo fillonte nga Himara, Kseromeri, Çamëria, Berati, Kardhiqi, etj.
“Është e domosdoshme që e gjithë kjo lëvizje të ruajë një karakter “thjesht vendas” – shkruhet me shumë rafinesë, në korrespondencën që Parisi u dërgonte ushtarakëve të saj në Korfuz, me qëllim që të fshinin gjurmët e veprimtarisë së tyre të pistë në punët e pashallëkut dhe të sovranitetit të tij. “Në fakt dy gjeneralët francezë Donzelo dhe Besjer duhet të jenë “shpirti dhe motori i padukshëm”, i vërtetë, i këtij aksioni,” - shkruajnë planet e kësaj veprimtarie konspirative që miratonte shtabi i luftës franceze. “Pushteti i tij (Ali Pashës) duhet të shembet si vetvetiu... të mbahen të grumbulluar dhe të organizuar të gjithë armiqtë e Aliut që të veprojnë kundër tij, kur të vijë çasti ...” (Letër e Besjerit – 14 Korrik 1808 – August Boppe “Napoleoni dhe Ali Pasha”, 59.)
Nisur nga fakti që barriera kryesore për avancimin e trupave franceze në këto anë të Ballkanit jugor ishte Ali Pasha, ai duhej të ishte edhe objekti kryesor i goditjes.
Pikërisht, për këtë arsye, së fundmi, urdhrat e ardhura nga shtabet e luftës së Parisit për ushtarakët francezë të Korfuzit, këto kohë konkludonin: “....Është koha për gjetur mjetet e efektshme, për të hequr qafe një fqinj kaq të mërzitshëm dhe kaq të rrezikshëm...” (A.E. Dosja “Janina”, Korrespondencë; Besjeri- Shamoanjit, 14 Maj 1808)
Shihet qartë që veprimtaria e fshehtë franceze synonte hapur eliminimin fizik të Ali Pashës, kësaj pengese serioze që frenonte realizimin dhe avancimin e synimeve të tyre ekspansioniste.
Po a dinte vallë Ali Pasha se ç’po gatuhej, çfarë përgatitej nën rrogoz nga francezët dhe kundërshtarët e tij të egër kundër tij?
Nga të gjithë autorët që kanë shkruar për Pashain, biografë apo studiues, nga të gjitha botimet e këtyre dyqind viteve askush nuk di dhe nuk na thotë gjë rreth këtij fakti!
Gjer para pak muajsh, kur dokumentet e Arkivit të Ali Pashës qëndronin të mbyllura, askush nuk mund të fliste me siguri nëse Pashai dinte gjë rreth planeve dhe veprimeve të fshehta të francezëve! Askush nuk mund të pohonte nëse kishte ai dijeni për planet, konspiratorët, ndërlidhësit, krerët kryesorë, ku do të fillonte goditja, nga vinin kërcënimit etj !!!??? Çuditërisht!, tani që kemi në dorë dorëshkrimet e këtij Arkivi, të publikuara pak më parë, mësojmë fakte tepër interesante! Nga këto dokumente del qartë se Ali Pasha ka pasur informacione pothuaj të plota, që e vinin atë në dijeni rreth përgatitjeve sekrete të kundërshtarve të tij, rreth organizimit të tyre nën drejtimin e francezëve dhe pleksjen e shtabeve bonaparteske për përmbysjen dhe vrasjen e mundshme të Ali Pashës.
Duke iu referuar dokumenteve të këtij arkivi, ndër të tjera gjejmë disa informacione të shkruara, të cilat e vënë në dijeni Ali Pashën për shumë lëvizje të dyshimta, kontakte, marrëveshje dhe mbledhje të Aleancës konspirative si dhe planet e tyre kundër tij.

Dokumenti i parë

Në vëllimin e dytë të dokumenteve të “Arkivit të Ali Pashës” gjendet një informacion që Mustafa Ibro, njeri i besuar, ushtarak në shërbim të Ali Pashës, i shkruan këtij të fundit duke e vënë në dijeni se së bashku me një tjetër ushtarak në shërbim të Aliut, Mustafa Xhekën kanë ndeshur në rrugën që lidh Çamërinë më Beratin një korrier të fshehtë. Pas bisedave me të, ata i kanë dhënë korrierit, Myftar Tukë – Nivicës treqind groshë flori. Në këmbim të floririt të dhënë, ky i fundit u ka dorëzuar ushtarakëve të Ali Pashës dokumente shumë të rëndësishme, që bëjnë fjalë për marrëveshje të fshehta dhe plane mes pashallarëve kundërshtarë për të goditur Ali Pashën. (“Arqeio Ali Pasa”, Instituto Neoelinikon Spudhon”, Athina 2007, Vol. II, f. 8)
Nga përmbajtja e letrës del qartë që korrieri, Myftar Tuka duhet të jetë kapur në rrugën Delvinë-Berat, por natyrisht jo në rrugën legale dhe të njohur të kalimeve urbane, pasi një korrier i fshehtë që mban mesazhe të tilla nuk mund ta bënte një gabim të tillë, pasi duhej të ruhej nga ekspozimet para kalimtarëve. Aq më tepër ai e dinte se në këtë rrugë banonin qytetarë të cilët ruanin simpati dhe marrëdhënie miqësore me Ali Pashën, zotin e tyre.
Letra mban vitin 1809, kohë në të cilën marrëdhëniet mes Aliut dhe Ibrahimit janë në pikën më të lartë të acarimit të tyre dhe intensiteti i veprimtarisë së francezëve dhe kundërshtarëve të tjerë të Aliut ka arritur kulmin e tyre. Letra që Mustafa Xheka i dërgon Aliut ndër të tjera thotë:
“I madhërishëm dhe i shumëndritshëm, Vezir Ali Pasha!
....përmes kësaj letre unë të bëj me dije se Myftar Tuka Nivicioti vinte me një letër nga Mustafa Pasha ( i Delvinës) nga Çamëria për të shkuar në Berat, tek Ibrahim Pasha. Ne vumë pas tij Myftar Xhekën dhe na e solli Myftar Tukën këtu me të gjitha letrat që ai kishte me vehte, të cilat i kishte shkruar Mustafa Pasha i Delvinës dhe Çamët. Për këto dokumente që ai na dha, ne i dhamë (“taksëm”) atij treqind groshë, një pisqollë dhe një kostum “skut”....” .(“Arqeio Ali Pasa”, Instituto Neoelinikon Spudhon”, Athina 2007, Vol. II, f. 7-8)
Megjithëse, në këtë dokument nuk jepet përmbajtja e letrave që janë kapur korrierit dhe çuar Ali Pashës, kuptohet qartë që në to shkruhet dhe komunikohet nga pjesëtarët e konspiracionit, apo siç i kanë emëruar francezët, pjesëtarët e “Aleancës”

Dokumenti i dytë

Një tjetër dokument i takon muajve të parë të vitit 1809. Ai është shkruar nga një agjent sekret i Aliut, i cili natyrisht nuk shënon poshtë emrin e tij, për të mos u identifikuar. Agjenti i Aliut duhet të jetë me shërbim dhe mision në kontrollin e rrugës Dhrimadhe (Dhërmi) - Berat, nga ku ai e dërgon edhe informacionin me shkrim për Pashain.
Përmes informacionit të tij, agjenti e vë në dijeni Ali Pashën se: Salibeu, mesazhmbajtës i grupit të kundërshtarve të Çamërisë, shkonte për në drejtim të Beratit, ku një tjetër Pasha vepron aktivisht kundër tepelenasit.
Për të kontrolluar edhe më tej dhe survejuar nga afër lëvizjet dhe destinacionion e këtij ndërlidhësi dhe mbajtësit të mesazhit, agjenti i Aliut ka dërguar pas mesazhierit, të nipin e tij, Kristo Karuzo.
Nga shkrimi dhe gjuha e përdorur në letër, studiuesit e saj, konkludojnë se autori i kësaj letre duhet të jetë nga fshatrat e Bregut të jugut të Shqipërisë. “Zoti të dhëntë ty jetë të gjatë.” Është shprehja që përdor letërshkruesi, çka nuk përdoret në idiomatikën greke. (“Arqeio Ali Pasa”, Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817 , Athina 2010, F. 12)
Aty, agjenti është informuar për marrëdhëniet e Ibrahim Pashës me Francezët. Pikërisht, për këtë ai sjell një informacion të çuditshëm. Ai flet për një ndihmë financiare që Ibrahim Pasha i dërgon Mustafa Pashës të Delvinës përmes Francezëve që këto kohë ndodhen në Korfuz.
“Zoti im! “
....Të bëj me dije se kaloi këtej Sali beu, nga Dhrima dhe shkonte për në Berat. Natyrisht, unë nuk mungova për të qënën në krye të punëve, në shërbimin tënd. Dërgova menjëhërë nga prapa tij nipin tim, Kristo Karuzon në Berat që ta mbikqyrë nga afër Saliun, ku qëndroi pesëmbëdhjetë ditë.... Pas kthimit, nipi më informoi se Ibrahim Pasha i Beratit do të bëjë Xhaferrin, (Pashën) krushkun e tij, pasha në Vlorë. Pasi rregulloi mirë punët me Francezët, Ibrahim Pasha dërgoi sekretarin e tij Anastasin, në Korfuz tek shtabi ushtarak francez me tetëdhjetë puja aspra si ndihmë për Mustafa pashën. Nga ana e tij shtabi francez do të dërgojë trupa në ndihmë të Mustafa pashës. Ky i fundit, Mustafai do të ketë në mbështetje edhe pak çamë.... Për shumë çështje të tjera po dërgoj aty të të informojë nipin tim Kristo Karuzo, ... (i cili është kthyer nga Berati)...” (“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F. 12)

Dokumenti i tretë

Ndërsa, në një tjetër letër, që një nga krerët e njohur të Çamërisë, Demir Dosti i dërgon Ali Pashës, e informon hapur për bashkëbisedimet e bëra nga agallarët e Margaritit të Çamërisë me Francezët dhe me Ibrahim Pashën e Beratit.... Ndër të tjera ai shkruan:
“... Erdhi sot këtu tek unë Memushi dhe me gojën e tij më tha se Margaritasit (qytezë shqiptare në Çamëri) kanë pranuar dhe rënë dakort në bisedime me Francezët dhe me Ibrahim Pashën dhe nëse do të mundnin do t’u bëjnë thirrje edhe të tjerve, më gjerë .... (kundër Ali Pashës). Në këto që të them nuk ka asnjë gënjeshtër.... Nëse do të duhet, këtu me vehte e kam Memushin dhe mund të ta dërgoj atje.. për hollësi të tjera” (“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F.69-71)

Dokumenti i katërt

Një dokument i gjendur në arkivin e Ali PAshës është një letër e dërguar nga Konispoli, më datë 10 Korrik 1809, nga Qazim Xhumani për Ali Pashën. Në të thuhet se:
“... Hisli Beroku dhe Musai, djali i Hasan Çaparit erdhën nga Vagalati dhe qëndruan këtu për katër ditë rresht. Ata bisedonin me Hoxhë Markatin, i cili kishte mbërritur dhe i priste më parë tek Dajlani. Bisedat u bënë të fshehta dhe mbyllur.... dëgjova që thoshin se do të mbledhin shumë njerëz dhe pasi të bëhen të gjithë tok në Filat do të godasin.... të gjitha këto bëhen për të të gremisur (rrëzuar) ty... “ (“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F.83-4)
Pra, nga dokumentet shihet qartë që Aliu ka marrë mjaft informacione për planet e kundërshtarëve të tij, lidhjet dhe veprimtarinë e tyre të përbashkët me Francezët; për ndihmat e mëdha në të holla që ata kanë marrë nga francezët; për vajtjen e sekretarit të Pashait të Beratit në Korfuz, pranë shtabit ushtarak francez dhe kontakteve me ta, etj.
Informacionet e arkivave franceze që bëjnë fjalë për planet e tyre kundër Aliut, duke i ballafaquar me dokumentet që ruhen në arkivin e Ali Pashës, vërtetojnë qartë se Aliu ka pasur dijeni të plotë për gjithçka përgatitej kundër tij.
Padyshim këto janë vetëm një pjesë e informacioneve që gjenden të ruajtura në Arkivin e Aliut mbi veprimtarinë konspirative të francezëve; me siguri ai ka pasur të tjera dokumente, të tjera informacione, gojore, konfidenciale; pohime nga të arrestuarit dhe informacione prej anglezëve gjithashtu. Sidoqoftë duket se Pashai ka pasur fare të qartë ç’gatuhej kundër tij.

Reagimi diplomatik dhe ushtarak i Aliut

Pikërisht, kur francezët intensifikonin përpjekjet e tyre për të realizuar një goditje të rëndë kundër Ali Pashës, ky i fundit kish filluar lëvizjet e tij me karakter politik, diplomatik dhe ushtarak. Mes hapave të ndërmarra ato kohë, kanë qenë; - afrimi i forcave dhe armatimit të tij ushtarak në afërsi të bazave franceze në Pargë dhe Prevezë; - kontaktet me përfaqësuesit ushtarakë anglezë, të cilët qenë kundërshtarë të vendosur të francezëve dhe - ndjekja e konspiratorëve në shërbim të francezëve, etj.
Francezët e frikësuar nga lëvizjet e Aliut duket se kanë marrë informacione nga agjentët e tyre dhe Pukëvili për mbështetjen ushtrake që britanikët i kanë dhenë atij. (“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F.25)
Të tronditur pa masë nga një kundërreagim i mundshëm i Aliut kundër tyre, Komisari Perandorak i Napoleonit të Madh për Shtatë Ishujt e Jonit, Julian Bessiere, me datë 27 Shkurt 1809, i dërgonte këtë letër Ali Pashës:
“.... Këtu mësojmë lajmin për Paqen mes Turqisë dhe Anglezëve dhe nisur nga kjo informohemi se Ju në marrëveshje dhe bashkëpunim me Anglezët po bëheni gati të na sulmoni në bazën tonë ushtarake ne Pargë!!!! .... jemi informuar për dhuratat që keni marrë nga anglezët, si topa, barut dhe materiale të tjera luftarake...
Këtyre lajmeve që na vijnë, natyrisht unë nuk u besoj, pasi e njoh urtësinë tuaj, miqësinë mes nesh, interesat tuaja për të mos shkaktuar probleme me ne dhe mos ndërmarrë as edhe një lëvizje qoftë edhe të vogël kundër nesh apo territoreve të Napoleonit të Madh – Perandorit tonë!...”
(“Arqeio Ali Pasa” Instituto Neoellenikon Erevnon, Tomos B, 1809-1817, Athina 2010, F.25-27)
Por, pavarësisht nga dyfytyrësia franceze, Aliu me një durim të admirueshëm, ndiqte me vëmendje tërë lëvizjet dhe organizimet e “Aleancës së fshehtë”. Ai kishte fiksuar gjthë krerët dhe bazat e tyre, kishte nën kontroll tërë përpjekjet e Ibrahim Pashës së Beratit, të pashait të Delvinës së Kardhiqit, të Paramithisë, etj.

Hakmarrja mbi “aleancën e fshehtë”

Dhe në momentin e përshtatshëm Ali Pasha do të hidhej mbi kundërshtarët e tij dhe tërë frontin e organizuar, që drejtohej nga francezët, me një hakmarrje të papërmbajtur.
Më 26 Shtator 1809 ai do të rrethonte dhe godiste Beratin duke kapur rob pashain e këtij qyteti dhe një nga krerët kryesorë të Aleancës, Ibrahim Pashën.
Pas rënies së Beratit dhe arrestimit të Ibrahimit Pashës, do t’u vinte radha qyteteve të tjera që kontrolloheshin nga pjestarët e tjerë të kësaj Aleance dhe që mbështeteshin nga francezët. Vlora dhe mandej Delvina, Kardhiqi, Elbasani, Konispoli, Filati, Paramithia, Lopsi, etj, që kishin shpallur armiqësinë e tyre ndaj Ali Pashës do të goditeshin në mënyrë të rrufeshme dhe do të ndëshkoheshin keq.
Agjentët dhe ndërlidhësit që përdoreshin nga francezët për kontaktet me krerët e Aleancës, si Stamati Bullagari, Liperaqi, Pano Margariti, Dhimitër Gjirokastriti dhe i mirënjohuri Andruci, të cilit francezët për merita të veçanta i kishin dhënë shtetësinë e tyre, qenë kapur nga policia e Ali Pashës dhe kishin marrë ndëshkime ekstreme.
Arrestimi i Andrucit nga rojet shqiptare ndërsa hynte dhe vepronte në mënyrë klandestine në territoret e pashallëkut ishte konsideruar nga autoritetet franceze si “një fyerje e rëndë ndaj flamurit perandorak francez dhe ka shkaktuar një reagim të thellë emocional nga Korfuzi në Paris.”- deklaronin autoritetet ushtarake franceze.
Me gjithë ofertat e Aleancës, që francezët të ndërhynin dhe të merrnin Vlorën dhe portin e saj në zotërim të tyre, Bonaparti do të refuzonte këtë kërkesë pasi sipas tij “marrja e këtyre territoreve do të thoshte shpallje lufte ndaj Portës së Lartë”. ( AMAE.AD.Ç. Vol I, 1800-1807, 23 Qershor 1810. Letër e Bonopartit Korfuzit, Min.Jashtme...)
Në këtë mënyrë francezët do të shikonin se pas goditjeve të rënda dhe fitoreve emocionale të Ali Pashës do të shkonin dëm rreth 450 000 franga ari që ata kishin vënë në dispozicion për organizimin e kësaj lëvizjeje që synonte përmbysjen e Ali Pashës. Aty nga fundi i vitit 1810 Ali kishte nënshtruar pothuajse të gjitha vatrat e veprimtarisë ushtarake kundër tij që drejtoheshin nga francezët dhe kishte në dorë të gjithë krerët e kësaj Aleance; Ibrahim Pashën e Beratit, Demir Again e Vlorës, Mustafa Beun, Myrteza Beun, Demir Dostin e Kardhiqit, Mustafa Pashën i Gjirokastrës, të cilët shumë shpejt do t’i priste ndëshkimi me vdekje, ndërsa drejtuesi kryesor dhe i fundmë i Aleancës, Selim Koka, që nuk kishte rënë në duart e Aliut, nga dëshpërimni kishte vrarë veten. (Boppe, Auguste; “Napoloni dhe Ali Pasha”, Globus R. Tiranë 1999, Letër Korfuzi-Min.Jashtme...)
Kështu do të mbyllte pashai i Janinës një nga periudhat më të trazuara dhe të rënda të karrierës dhe jetës politike të Pashallakut, duke u kthyer këto kohë një fuqi dhe forcë serioze, që do të lëvizte me kurajë drejt ëndrrave për një shtet të shkëputur nga Porta dhe sovran...

Tiranë, 19 Qershor 2010
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Analizime mbi figuren e Ali Pashe Tepelenes

#30

Post by Arta »

Historia memece e kalasë së Ali Pashës

Kalaja, Ali Pasha, Vasiliqia, haremi, dhoma e pritjes, burgu, komunizmi, ushtarët... janë mendime që përzihen natyrshëm para këtij monumenti kulture. Mungesa e ndriçimit e bën edhe më mistike, por shumë pak të ngjashme me një monument kulture. Nuk ka asnjë tabelë shpjeguese, as ndonjë histori përmbledhëse dhe nga brendësia nuk arrin të kuptosh asgjë pa ndonjë ciceron

Pas një rruge të gjatë nga Tirana, dembelizmi i shkaktuar nga udhëtimi nis të fashitet sapo zbret Llogoranë. Ka mjaft për të soditur. Hapësirë e tërë blu, vështirë i dallueshëm kufiri mes qiellit e detit, ndërsa pas krahëve një mal i lartë, me një mjegull që i rri si vello e hollë. Ngrys sytë që përpëliten nga dielli i fortë dhe rrekem të shikoj. Pak minuta përhumbje dhe destinacioni: kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo. Teksa i afrohemi Himarës, pjesën e mbetur të rrugës ma mbushin mendimet nga vizita e parë në këtë kala. Atëkohë ende studente, një grup i organizuar iu ngjitëm zhurmshëm të përpjetës mes shkurreve. Ajo që mundja të shihja atëherë, ishin vetëm muret e jashtme dhe pamja nga pjesa e bedenave. Gjithçka ishte errësirë dhe nuk kishte asgjëkund ciceron të na thoshte të paktën dy fjalë. Më kujtohet mirë pjesa e bedenave, jo vetëm për pamjen e magjishme që të ofron, por edhe se i shpëtova për fat një prej atyre të çarave në pjesën e sipërme që hidhte dritë në hyrjen e kalasë. Në këtë rikthim (dy herë të tjera kam ndaluar kalimthi) e gjeta të mbuluar me rrjetë. Ka vetëm shenja të tilla të vogla ndryshimi. Ndalojmë makinën buzë rrugës dhe zëmë të zbresim në një rrugicë të vogël, ku herë-herë këmba të rreshket mbi gurët e bardhë e të mprehtë. Kudo ndihet era sherbelë. Kundërmimi bëhet edhe më i fortë kur u afrohemi magazinave, pak metra para se të shkosh në kala. Brenda, fshatarët e kësaj zone kanë futur sherbelë të thatë. Tre veta që kanë ndaluar të bëjnë plazh, kthejnë kokën me qesëndi për të parë vizitorët. Muret e vjetra për karshi duket se pak i bëjnë konkurrencë për ta ujit të pastër ku kridhen. Rruga vazhdon mes shkurreve, ndalojmë tek-tuk për ndonjë shkrepje dhe vazhdojmë. Këto pak minuta të japin kënaqësinë e një aventure. Arrijmë te porta. Kalaja, Ali Pasha, Vasiliqia, haremi, dhoma e pritjes, burgu, komunizmi, ushtarët... janë mendime që përzihen natyrshëm para këtij monumenti kulture. Gojëdhënat të tërheqin në joshje e pastaj përnjëherë të çojnë në stepje për vërtetësinë e tyre. Grija e mureve që të përfshin në një ndjenjë harrese ta fanit pak atmosferën ekzotike, me të cilën përshkruhet kjo kala në kohën e Ali Pashës. Në ndjekje të emrit të tij, shumë turistë të huaj e zbresin atë rrugicë. Njëri, arbëresh apo italian që kishte mësuar të fliste shqip (nuk u kuptua shumë mirë origjina e tij), ishte i zellshëm që të na tregonte se e vizitonte shpesh këtë kala. Mërmërit, pohon apo mohon me kokë, gjë që i vë në pah se si i shkëlqejnë sytë. Te porta takojmë të vetmin ciceron të kësaj kalaje. E quajnë Klearko Koçi. Në fakt është jo vetëm ciceron: njëkohësisht rojë dhe kujdestari i këtij monumenti kulture. Thotë se e bën këtë punë prej vitesh. Për më tepër që e ka shtëpinë afër dhe mund të vijë edhe kur ka ndonjë kërkesë në orët e vona. Është rasti tipik që haset në disa prej monumenteve të kulturës në Shqipëri. Nuk ka ciceronë të vërtetë, por roja e kujdestarë që i kanë shtëpitë afër. Nis të tregojë historitë që pas kaq vitesh, me siguri i përsërit pas çdo dukje të ndonjë turisti shqiptar a të huaj. Kur e pyesim se cili është profesioni i tij, përgjigjet: “Kam lexuar shumë dhe kam shëtitur nëpër Europë. Babai im ka qenë...”. Këtë herë, korridoret me arkada që lidhin në mënyrë simetrike dhomat, por të vështira për syrin e një vizitori, ndriçohen me qirinj. Është e vetmja mënyrë për të parë sadopak. Në fillim, ndonjë pikë uji i ftohtë që të bie në shpatulla të bën të rrëqethesh, por pastaj mësohesh. Ka shumë lagështirë. Uji pikon në pjesë të ndryshme të kalasë, duke krijuar poshtë pellgje të vogla. Është një problem i pazgjidhur prej vitesh. Ndërkohë ciceroni fillon të kalojë vërtik nga njëra dhomë në tjetrën, ku mureve që duken njësoj në arkitekturë i shton pak histori. “Këtu ka qenë dhoma e ndenjjes, këtu ajo e pritjes, ku është pritur edhe Lord Bajroni më 1809-n, këtu ka qenë dhoma e haremit, ku dallohen shkallaret e pashait dhe përkundruall skena e kërcimtareve që mbaheshin në harem. Shikoni dhomën e Ali Pashës. E shihni, i ka dritaret e drejta, jo si dhomat e tjera që i kanë të pjerrëta. Ato të tjerat janë për luftim, kurse këto janë të mbrojtura nga kullat e rojës që janë ngritur përballë tyre në rast të ndonjë sulmi”. Ciceroni vazhdon tregimin e tij. Parapëlqen të shmangë data. Kalaja, për të cilën thuhet se Ali Pasha ka bërë kurbane shumë nga ata që iu kundërvunë, presupozon në fakt një shenjë të dashurisë për gruan e tij të bukur, Vasiliqinë. Po nga gojëdhënat flitet edhe për kishën e ndërtuar brenda 48 orëve, qëndrueshmërinë e së cilës Pashai e provoi duke e goditur me top, por edhe për plazhin e Nuses, ku mendohet të jetë larë Vasiliqia. Duke kaluar nëpër korridoret gjysmë të errëta, në këto mure lexon edhe historinë e diktaturës. Shënuar me të kuqe ‘vaj, graso’, tregon funksionin e ri të kalasë kur aty u vendosën ushtarët. Në mure ka kudo shkrime të tyre. Ndërkohë, ciceroni na udhëheq drejt dhomës “së fshehtë”. Ka vetëm dy të çara të vogla në pjesën e sipërme, ku për pak depërtojnë rrezet e diellit nga dritarja e mureve rrethues. Në kohën e Ali Pashës është përdorur për depo baruti, ndërsa më vonë si burg. Gjendet aty edhe një pus i vjetër, për të cilin tregojnë se ka një dalje sekrete në det. Mungesa e ndriçimit e bën edhe më mistike, por shumë pak të ngjashme me një monument kulture. Nuk ka asnjë tabelë shpjeguese, as ndonjë histori përmbledhëse dhe nga brendësia nuk arrin të kuptosh asgjë pa ndonjë ciceron. Sheh vetëm mure të ndërtuara njëlloj, një hapësirë si labirint. Ciceroni thotë se vitin që shkoi këtë kala e kanë vizituar 6000 turistë (me një biletë që kushton 100 lekë të reja). Sa prej tyre kanë marrë shijen e një monumenti kulture? Vështirë për ta thënë. Përveçse e parestauruar, kalaja e Ali Pashë Tepelenës është një histori memece. Kanë kaluar vite dhe nuk është investuar aspak për t’i dhënë një tjetër pamje. Flitet për projekte, edhe për propozime individuale, si ai për ta kthyer në një muze të arkeologjisë nënujore, por deri më tani asgjë. Ka tek-tuk ndonjë përpjekje sporadike për t’i kthyer jehonën me ndonjë aktivitet. Ndërkohë rruga që të çon atje, është një tjetër problem i ngritur për zgjidhje. Si gjithmonë, pa përgjigje. Kalaja do të vazhdojë të shënohet në destinacionet turistike, do ta ndiejë peshën e hapave të ca turistëve e do të vazhdojë, për aq kohë sa ne ta pranojmë të tillë, të jetojë në heshtjen e saj.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”