Mallakastrioti wrote:
"Liçence shkrimi"=ku autori mund te perdori edhe fjale qe mund te jene disi jashte etikes se perbashket shoqerore....quajtur ndryshe edhe "Liçence autori".
E di shume mire kuptimin, atehere kjo "Licensa e Shkrimit" nuk ka pse perdoret me dy standarte ne nje shoqeri te perbashket!
"Te flasesh mes rreshtave"=Kur autori kerkon te japi nje mesazh indirekt me nje shkrim te percaktuar,pra te kerkosh te thuash diçka duke perdorur figura letrare jashte prizmit te nje shkrimi.Ne gjuhen letrare quhet shume here provokim.
Faleminderit per shpjegimin, por e kam pasur letersine noten me te mire deri ne universitet, dhe i perdor shume mire figuracionet si edhe pershkrimet midis rreshtave, te cilat me japin mundesine te kap thelbin se c'fare do te transmetoje tjetri, ndryshe i beja pyetje qe te sqaronte veten me mire!
Dell budallalleku=Mallakastrioti qe kerkon te flasi mes rreshtash me njerez qe gedhihen me Sali Berishen e ngrysen me Edi Ramen e Enver Satrap Hoxhen!
Kjo eshte problemi yt, c'do njeri ka preferencat e tyre per c'fare do te diskutojne dhe do te flasin, per c'do lloj figure kontraversiale qe ben pjese ne historine dhe politiken e vendit tone!
"vorioepiroshqiptarogrekolabe"=Fan Noli
Edhe po pastaj, duhet ta perdoresh ti sepse te dukesh se po na thua fjale te paditura?!
"Anarkia sociale:
Ketu s’ka as klase (te larte) bejleresh, as klase bujqish, as klase burzhuazie. Ketu bujku eshte me bej se beu dhe beu me bujk se bujku. Kemi nje shembull te bukur per partine popullore e cila mbahet sot ne fuqi prej bejlereve nga oxhaket me te vjeter, kurse anetaret e saj levdohen se kane shpetuar prej bejlereve.
Mos me thuaj, ti e ndien veten "te larte" e te duket vetja si i ditur, e te tjeret "sipas" teje duhet te rrine te degjojne hyneret tuaja!
Anarkia morale:
Ketu qeni nuk e njeh te zone, ketu karakteret dobesohen, qullosen dhe nderrojne forme e ngjyre dita me dite si ne kaleidoskop. Ketu ambiciet jane pa fre e pa kufi, ketu i padituri i di te gjitha dhe i pazoti eshte i zoti per te
gjitha.
Dhe ketu ti do te na nxjerresh perseri se ti je i "zoti" e ne te tjeret qenkemi qente, dhe ti je i ""dituri"" e ne te paditurit?!
Anarkia patriotike:
Ketu brenda nje dite si me magji tradhetori behet patriot dhe patrioti tradhetor. Ketu shohim perpara syve tane te kaperdisen si patriote te medhej ata qe kane luftuar per harfet dhe per flamurin e babes, qe kane djegur Shqiperine e Mesme ose ata qe jane puthur me andartet e i kane ndihmuar shenjterojne ane e mbane Toskerine. Ketu si me thoshte nje
mik eshte me mire qe njeriu te jete tradhetor e te shikoje interesat e tij sepse keshtu do te jete i sigurt qe te nesermen do te prokllamohet patriot i madh.
Sa e cuditshme, ate po thoja sot kur ra rasti per Porfesor Qosen! Eshte nje nga intelektualet e vertete qe flet ne momentin kur ka probleme shoqeria, e nuk pret si "shiu mbas te vjelit" te bej trimin e pateriotin sic mund te bejne disa "intelektuale" apo "pseudointelektuale" te tjere qe fillojne u bertasin te tjereve tani qe lufta ka mbaruar per ate c'fare po bertasin!
Anarkia e idealeve:
Ketu idealet e shtrembera, te erreta e te mumifikuara te Fanarit e te Buhares perfyten e perleshen ne nje lufte per jete a vdekje me idealet me te gjalla me elegante e me te nderitshme te Perendimit...."
Vertet, sa me fat kam qene te studjoja politiken e Perendimit dhe te merrja idealet e tyre, kur disa nuk kishin dalur akoma nga idealet e shtremberuara qe u mesoheshin akoma neper shkollera! Megjithese edhe ketej mesohen ne shkollera mesimet e Marksit e te Englesit ne Shkencat e Politikes per hobie me teper e dituri!
E gjashta =Mallakastrioti.
Nje i moshuar idealist 70 apo 80 vjeçar sot,qe luftoi per endrra marksiste-leniniste nuk mund te me friksoje dhe as nuk me ben teper pershtypje si shihte ai te ardhmen nen liderin suprem shokun ,Zoti, Mbretin, qen bir qenin Enver Hoxha.
Problem do ishte brezi im ne se do kerkonte te brohoriste ende Parti-Enver....edhe pse keta ndahen ne dy kategori,ashtu si dhe ne te shkuaren.kemi enveristin qe beson vetem e vetem tek Enveri(pra ne Kryeplakun e fshatit,dhe ketij nuk ja ndryshon dot mendjen sepse Kryetari ka gjithmone te drejte,sipas tij)---si dhe kemi enveristin qe beson si te mbaje nen kontroll enveristin idiot(enveristin e pare me demek).
Mos rrihni kraheror ne jeni nga maje malesh...po i bini kokes me grusht,e mblidhni dhén e dhi se u kane ikur me kohe me duket.
Shume here gabohet ne jete...dhe kerkohet falje,por diferenca eshte e madhe cilit i kerkohet falje---nuk mendoj se nje njeri ,me dy pare mend mund ti kerkoje trushpelarit qe mendja i eshte bere vetem Parti-Enver!
Shpresoj mos ta krahasosh veten me Fan Nolin duke shtuar piken e 6'te ne vazhdimesi te tij!
Sa per brezin tend dhe timin, shikoj ke pasur me teper kontakt perderisa i njef tipat Enverist me nga afer tu besh kete analizim kaq efikas! Dicka qe nuk e njef ne detaj nuk mundet te kesh kaq konfidence ta pershkruash vetem nqs i ke lexuar veprat me detaje! Ne qe jetuam ne qytet sidomos te brezit tone nuk na ra ne pjese te venim shpesh ne mbledhje partish, mabse ndaj edhe ndryshimi erdhi me teper nga qytetet si gjithmone pa disktuim.
Tani sa per kraharorin do ta rrahim, se pa disktuim vijme nga vende me histori, te cilen ti duke munduar te ngresh "nivelin" tend mundohesh te ulesh te tjereve, pa kuptuar qe ne ate moment ke treguar kulturen tende! Sa per dhen e dhi, nuk kam, helbete vajze qyteti, por mesa shof ti po mundoesh te mbledhesh dhent e dhite e tua, e akoma nuk po gjen vathin ti fusesh dhe po u kerkon te tjereve ndihme indirekt te te drejtojne!
Pikerisht, ketu fillon edhe deliri i njerzve qe dolen nga ai sistem, sepse njerzit qe zakonisht kam konstatuar me teper qe kane brohoritur per Partine dhe Enverin! Sot keta jane bere ""Pishtar"" kundershtar te atij sistemi duke mos pasur edhe fare problem tu thone atyre qe hoqen nga ai sistem cdo lloj emertimi te dalin se sot jane ata qe gjoja nuk e donin apo shijuan sistemin e Enverit, dhe kjo eshte keqardhja me e madhe e kombit tone kur disa njerez besojne edhe ne delirin e tyre!
Po mos lini kënd tu shkel dinjitetin
se pastaj s'jeni njerëz
me llogjik veten ngrini
mbi dembelët e së vërtetës
Pa diskutim, kjo eshte ajo qe perfaqeson familjen dhe edukaten qe na kane mesuar qe ne vegjeli! I kam inat demeblet e se vertetes, ndaj dhe shpesh i shikoj e gjejne me te natyrshme te bertasin, para se c'do gje te kete fakte konkrete e maturi!
Dhe me ne fund po sjell nje shkrim te nje mikut tim, te cilin po te dine ta shtjellojne ne c'do aspekt te kesaj qe po ndodh, jo vetem ne politiken por edhe shoqerine tone qe ndodhet po ne te njejtin delir(lexo mes rreshtash, te premtoj do mesosh shume)!
Vazhdon i njejti mentalitet komunist edhe ne sistemin demokratk te drejtimit te vendit.
Kur filluan levizjet demokratike ne Shqiperi,me te vertete u gezuam shume u ndjeme te lumtur sepse menduam se erdhi me ne fund edhe ne vendin tone sistemi demokratik,ky sistem i vlerave te larta njerzore e shoqerore,u cliruam thame me vete nga njerezit medioker qe na udhehiqnin nga postet me te uleta e deri ne ato me te larta,jo se kishte njerez te ditur,me shkolle e shume te afte profesionalisht ne te gjitha fushat e jetes e bile shume te zote qe ndertuan rruge,hekurudha,uzina,fabrika,kombinate,hidrocentrale e vepra bujqesore nga me te mirat,por ne poste drejtuese duheshin njerez partiake,medioker qe vetem ngrinin doren lart e benin e zbatonin vetem urdherat e partise,sepse i tille ishte sistemi monist,por preference kishin edhe njerez gjoja me biografi te mire,familje deshmoresh e njerez qe kishin luftuar per clirimine atdheut,kurse klasat e permbysura e kulake shikoheshin si njerez te perbuzur e aspak te preferuarit e sistemit.Por edhe mbas vendosjes te sistemit demokratik,klasat politike qe morren pushtetin por sidomos ato forca gjoja djathta se te djathta ao nuk ishin pervese emrin qe kishin,ndoqen te njejten medote,stil e strategji ne emerimin punesimin e drejtimin e vendit nga njerez militante partie te pashkolluar gjoja te persekutuar sepse te persekutuarit e vertete asnje nuk kerkuan qe te hakmerreshin por donin vetem drejtesi e tu njiheshin vuajtjet persekutimet e tu jepeshin psurite qe u kishte marre rregjimi komunist e te shperbleheshin per vitete e burgut,kurse te tjere njerez gjoja te persekutuar ose ne emer te tyre perfituan poste grada shperblime prona e pasuri te pallogaritshme nga djersa e pasuria e popullit te grumbulluara per 50 vite te rregjimit komunist,Filloi edhe ne sistemin demokratik gjuetia e shtrigave lufta e klasave ndaj njereze te ndershem e patriote te njereve punetore qe nuk ishin me te njejta bindje si partia ne pushtet bile duke pushuar e flakur ne rruge me mijera njerez,pa asnje shkak por vetem ne emer gjoja te reformes.Ne sistemin e drejtesise te policise ne dogana e ne poste kyce filluan te vihen militante e njerez me te kaluar te dyshimte qe nuk kishin asnje te perbashket me sistemin demokratik por ishin vetem sherbetore tye bindur te partise ne pushtet.Dhe cfare eshte me e cuditshmaja se duke filluar nga Presidenti i Republikes,Kryeministri,Kryetarja e Kuvendit,ministra,deputetekryetare bashkie e komunash e deri tek posti me i ulet jane abuzuesit me te medhenj te shkeljes se ligjit,te korrupsionit,te shperdorimit te detyres dhe keto i bejne gjoja ne emer te ligjit dhe kolltukut shteteror,ne perfituesit me te medhenj te te mirave materiale,te pasurive pronave duke pasur gjithmone ne krah shtetin e duke perfituar ne emer te tij.Pra te dashur njerez tashti ne arat e popullit te njerezve te thjeshte gjithmone bie bresher bile shume i forte duke mos patur asnje shprese perv te ardhmen kurse ne arat e politikanve e qeveritarve bie gjthmone nje shi i bute plot bereqet e qe i mbush perhere hambaret plot me te mira materiale ketyre njerezve.