"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Duke e ditur se te prijësi ekziston fati dhe jo-fati kanë menduar që do ti humbim Dibranët
dhe për ate fat kanë marshuar drejt ushtrise Turke dibi ka pare Dibran Pashen me qellim te ja këpusin kokën : dhe qe tradita e fatit ..Turqit kur panë që prijësi ka vdekur , të frigura dhe të acraruar filluan te iknin prapa sepse i laqrguan Shqiptaret nga aty katër koka u pren ..
Letra nga recenii Pasha ne mejdan,
Djalosh do e humbasish Koken ,duke i u drejtuar Skenderbeut , me 5000 ushtaret e forte Shqiptare te Maqedonise ..
Është Serbo-kroatishtja e vjeter e shkurtimisht e perkthve , do mundohem me shume .

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Arbëri wrote:Duke e ditur se te prijësi ekziston fati dhe jo-fati kanë menduar që do ti humbim Dibranët
dhe për ate fat kanë marshuar drejt ushtrise Turke dibi ka pare Dibran Pashen me qellim te ja këpusin kokën : dhe qe tradita e fatit ..Turqit kur panë që prijësi ka vdekur , të frigura dhe të acraruar filluan te iknin prapa sepse i laqrguan Shqiptaret nga aty katër koka u pren ..
Letra nga recenii Pasha ne mejdan,
Djalosh do e humbasish Koken ,duke i u drejtuar Skenderbeut , me 5000 ushtaret e forte Shqiptare te Maqedonise ..
Është Serbo-kroatishtja e vjeter e shkurtimisht e perkthve , do mundohem me shume .

Flm.

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Do e lexoj , qenka gjuhë Dallmate /Sllave e vjetër .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Beji download librit njehere derman se nuk i dihet...sot eshte e neser nuk dihet se "ndodhin" çuditerisht ndonjehere keto gjera dhe mundohu te sjellesh gjerat me vlere,pasi kam pershtypjen qe ky liber flet per kenget epike te Arbanasi(arberesheve te Kroacise) dhe duhet te jene teper me vlere.Arbëri wrote:Do e lexoj , qenka gjuhë Dallmate /Sllave e vjetër .
Me vone kam edhe nja dy libra te tjere per ty ne serbo-kroatishte te vjeter disa leterkembime te Krajlit me Venedikun ku me thane qe tregohen disa gjera lidhur manastireve ne Kosove(kujt i perkisnin kishat para se te ktheheshin te ritit ortodoks-serb)...nejse cdo gje ne kohe te vet....merr gjithe kohen qe te duhet se kush di gjuhe te fqinjeve eshte teper i vyer ne kete forum

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
vazhdim më poshtë

Mbreti Memet mendon në gjdo mënyr ta likuidoj Skenderbeun ,
I pamundëshmi Memet mendon me forcë ta fitoje Skenderbeun , tentuan me gënjeshtra , tradhëtia .
Duke e ditur që Musa është luftëtari më i mirë i Skenderbeut.(me siguri mendohet për Musen ne shkollen turke që ishte edhe Skenderbeu )
Musës në fillim iu duk në fillim aj gjest i turpshem duke e bërë vehtën të madh ne atë mënyr tradhtie qe duhet
tua bën shqiptarëve , me ardhjen e Muses ne carigrad ishte nga Memeti shum i shpërblyer dhe duhet ta thirte Skenderbeun ne mejdan , kishte 25.000 ushtare , duke ja dhan beseën Mbretit qe do e thiri ne mejdan (ne front, mendon per skenderbeun ).
Pra erdhe Mussa në Shqipëri më 25 shkurt 1454 dhe u ndal me ushtrin e vet ne pregaditje .
Mirëpo edhe nuk ishte as Skenderbeu në gjum i mblodhi 12.000 shqiptare duke i thën Muses te del ne mejdan që ishte shum më i fort dhe më i menqur se Musa (mendohet per Skenderbeun )...vazhdon..
Në vazhdim të atij linku , Musa e ka humbur betejën nga shqiptaret edhe pse kishe dyfish ushtare me shume se shqiptare por , nuk e kishe merak pse e humbi betejen por brengosja e Muses ishte si do kthehet te mbreti me kokë ulur ..
Përmendet edhe një qytet me emrër Barleti .

Mbreti Memet mendon në gjdo mënyr ta likuidoj Skenderbeun ,
I pamundëshmi Memet mendon me forcë ta fitoje Skenderbeun , tentuan me gënjeshtra , tradhëtia .
Duke e ditur që Musa është luftëtari më i mirë i Skenderbeut.(me siguri mendohet për Musen ne shkollen turke që ishte edhe Skenderbeu )
Musës në fillim iu duk në fillim aj gjest i turpshem duke e bërë vehtën të madh ne atë mënyr tradhtie qe duhet
tua bën shqiptarëve , me ardhjen e Muses ne carigrad ishte nga Memeti shum i shpërblyer dhe duhet ta thirte Skenderbeun ne mejdan , kishte 25.000 ushtare , duke ja dhan beseën Mbretit qe do e thiri ne mejdan (ne front, mendon per skenderbeun ).
Pra erdhe Mussa në Shqipëri më 25 shkurt 1454 dhe u ndal me ushtrin e vet ne pregaditje .
Mirëpo edhe nuk ishte as Skenderbeu në gjum i mblodhi 12.000 shqiptare duke i thën Muses te del ne mejdan që ishte shum më i fort dhe më i menqur se Musa (mendohet per Skenderbeun )...vazhdon..
Në vazhdim të atij linku , Musa e ka humbur betejën nga shqiptaret edhe pse kishe dyfish ushtare me shume se shqiptare por , nuk e kishe merak pse e humbi betejen por brengosja e Muses ishte si do kthehet te mbreti me kokë ulur ..
Përmendet edhe një qytet me emrër Barleti .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Shume interesante kjo derman...Arbëri wrote:vazhdim më poshtë
Mbreti Memet mendon në gjdo mënyr ta likuidoj Skenderbeun ,
I pamundëshmi Memet mendon me forcë ta fitoje Skenderbeun , tentuan me gënjeshtra , tradhëtia .
Duke e ditur që Musa është luftëtari më i mirë i Skenderbeut.(me siguri mendohet për Musen ne shkollen turke që ishte edhe Skenderbeu )
Musës në fillim iu duk në fillim aj gjest i turpshem duke e bërë vehtën të madh ne atë mënyr tradhtie qe duhet
tua bën shqiptarëve , me ardhjen e Muses ne carigrad ishte nga Memeti shum i shpërblyer dhe duhet ta thirte Skenderbeun ne mejdan , kishte 25.000 ushtare , duke ja dhan beseën Mbretit qe do e thiri ne mejdan (ne front, mendon per skenderbeun ).
Pra erdhe Mussa në Shqipëri më 25 shkurt 1454 dhe u ndal me ushtrin e vet ne pregaditje .
Mirëpo edhe nuk ishte as Skenderbeu në gjum i mblodhi 12.000 shqiptare duke i thën Muses te del ne mejdan që ishte shum më i fort dhe më i menqur se Musa (mendohet per Skenderbeun )...vazhdon..
Personalisht do kisha deshire te fokusoheshe tek kenget epike ku permendet heroi yne,pra cfare na thone autoret,cilet jane keta qe i kendojne keto kenge dhe pak a shume cfare shkruhet ne to...dale nga dale-mundohu me mundesite qe ke te perkthesh keto pika kyçe me teper se komentet e autoreve,pasi aty (tek kenget) dhe cilet jane ata qe i kendojne ndoshta gjenden gjera interesante.
Flm.

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Ok. Derman do mundohem edhe këngët ti përtkthej ..
Shifet në këtë libër kush ishin shqiptarët dhe kush ishte Skenderbeu , bëhet pytje ku ishin fqinjët që në asnjë libër të huaj nuk përmenden këta derzi .
Shifet në këtë libër kush ishin shqiptarët dhe kush ishte Skenderbeu , bëhet pytje ku ishin fqinjët që në asnjë libër të huaj nuk përmenden këta derzi .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Mbreti Memet :është e pamundur si ta përfitojm Skenderberun 1459
Mbreti Memet duke mendura nga njëra anë për Skenderbeun , nga tjetra për Jigna Sibinjanin te cilin e theu dhe e shkatëroi
nën Beograd ate , ka mendura të bëjë një armëpushim me Skenderbeun dhe ushtrin shqiptare të tij që do jetë së paku armëpushim 10 vjeqar , nuk kemi tjeter zgjedhje thot mbreti Memet pervetem se , armupushim , armpushim,armpushim dhe të nënshkruhet marveshja që tia kthej edhe Beogradin shqiptar (ashtu shkruan LOL) dhe Svetigrad(qyteti i shenjte)..Priste përgjigje nga Skenderbu ..
P.S. Turqita nuk paskan patur problem të madh nga Evropa aq sa paskan pas frigë nga Shqiptarët

Last edited by Arbëri on Fri Mar 19, 2010 11:16 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Nga njëra anë franqezet , nga tjetra Shqiptaret e rinjë ,dhe nga tjetra Italijanët sulumuan nga të gjitha anët ,

Në këtë rastë shkrimtarët, Skenderbeu i jep ushtarë Ferdinandit (Franqez)e cila ushtri e tij ishte para thyerjes
dhe këtë e dëshmon Shqiptari Barleci (mendohet për Marlin Barletin ), mirëpo shkrimtarët italian shkruajnë ndryshe , ata
e ngrisin te vetin në këtë rastë Paizanom (pa të drejtë), besoni ju çfarë të doni thotë Barleci , une shkruaj të vërtetën .

Në këtë rastë shkrimtarët, Skenderbeu i jep ushtarë Ferdinandit (Franqez)e cila ushtri e tij ishte para thyerjes
dhe këtë e dëshmon Shqiptari Barleci (mendohet për Marlin Barletin ), mirëpo shkrimtarët italian shkruajnë ndryshe , ata
e ngrisin te vetin në këtë rastë Paizanom (pa të drejtë), besoni ju çfarë të doni thotë Barleci , une shkruaj të vërtetën .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Mbreti Memet shkruan Libër për Skenderbeun 1463
Duke e parë Memeti që nuk kapet Skenderbeu në asnjë mënyrë vendosi ta shkruaj një libër për
kundërshtarin e tij më të madh ,dhe e titulloi librin:
''Mehmet Begu ,Sultan Amir nga gjitha anët e botës që jugu e deri në veri ke përshëndetje ti prijës shqiptarë
dhe epirotas Skenderbeg ''
-E di që je i drejtë ti Mbreti Shqiptar dhe i Epirit sikurse ishin të parët e tu o Skenderbeg, do doja të përqafoj
, mirëpo i dashuri Skenderbeg unë dëshiroj që të pajtohemi dhe ti zgjasim doren njeri tjetrit dhe të vëllezerohemi , e treta ta lësh ushtrin time të sulmoj shtetin MLETAÇKA(?),përshëndetje në Carigrad 1463
Përgjigje e Skenderbeut
Ushtari Shqipëtar dhe mbreti i Epirit e përshëndet udheheqësin Turk Mehmet .
Është e pamundur që të shoqërohesh dhe te vëllezrohesh me nje armik o Memet ,nuk jam unë ai që i tradhetoi
vëllezrit e mi ajo që shkruan ti është vetëm një trik i Turqëve që skalon dot ke ne .
Nëse mendon që t'ia japim doren njeri tjetrit dhe te fali vendin tim , gabohesh , të përshendes metshi me shendet .
Vjershat derman është e pakuptim ti përkthej në shqip janë shum mbi 50, nuk përputhet fare ..
Në përgjithsi janë këngë Sllave që i kan kënduar shqiptaret me prijësin Skenderbeun duke i uruar , dhe duke i lavduar si ushtare superior që vetem shqiptaret në krye me Skenderbeun ishin pshtim për gjithe kombet tjera..
Autori i këtij libri është : Andrija Kačić Miošić (April 17, 1704 – December 14, 1760) was a Croatian poet and Franciscan monk. Born in Brist near Makarska..
Last edited by Arbëri on Sat Mar 20, 2010 3:51 pm, edited 6 times in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Senior Member
- Posts: 146
- Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
- Gender: Male
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Arberia, MLETACKA, e ka fjalen per Republiken e Venedikut.
Bravo per dokumentet, menjeher i ve ne blog.
Bravo per dokumentet, menjeher i ve ne blog.

-
- Senior Member
- Posts: 146
- Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
- Gender: Male
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Ups, ky qenka libri i Andrea Kacic Miocic. E kam ne verzion te perkthyer ne gjuhen e sotme Sllave-kroate dhe Srbe.
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.
Gjergj Kastriot Skënderbeu “Zbulime të reja për heroin kombëtar ”
Botimi gjerman “Chronicorvm Turcicorvm”, Francoforti 1578 nxjerr në dritë fakte të panjohura më parë
Zbulohet, në një grafikë, flamuri i kuq me shqiponjën dy krenare që u ngrit në nëntor 1443 në Krujë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo pamje e mrekullueshme nuk ka figuruar në të gjitha paraqitjet e teksteve të “Historia e Shqipërisë”! Gjithashtu edhe në disa grafika të tjera na del shqiponja e zezë dykrenore dhe shumë surpriza të tjera befasuese… Vetëm në pjesën, që i përket Barletit rezultojnë rreth 140 grafika të përmasave të mëdha, pa folur për minigrafikat.
Pas lajmërimit dhe publikimit të disa zbulimeve-surpriza, në librin origjinal të Marin Barletit, “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis”, botim i Romës, fillim i shek XVI, në gazetën “Shqip”, 13 prill 2009 (bot. disi i krasitur. Sa çudi Shqip-i dhe Top-Channel…?!) dhe botimit të plotë në gazetën “Sot”, 19-20 prill, bashkëautorët Agron Luka dhe Amir Ballaj, janë në procesin e studimit, krahasimit etj, pa e shkëputur këtë studim edhe nga kërkimet në serialet e tjera të botimeve që rrokin këtë temë historike.

Po e ripërsërisim, për të eleminuar të gjitha keqkuptimet, në lidhje me shenjat e ujit dhe të filigranit që i përmban karta/letra e shtypshkronjës mesjetare, ne jemi në proces studimi dhe kemi siguruar edhe katalogë të botuar për krahasimet e nevojshme. Magister Ballaj, ka në përpunim një studim të veçantë, mbasi ky është edhe specialiteti i tij. Na rezulton se një pjesë e mirë e shenjave janë të standardeve të njohura mesjetare, si p.sh spiranca, heraldika me kurorë etj, por me sa duket ka edhe një pjesë të panjohur, ose ndoshta edhe një pjesë që mund të konsiderohet edhe si një porosi extra e jashtë serisë.
Një vend e trajtim më vete do të zërë publikimi i këtyre shenjave të fshehura, të cilat garantonin autenticitetin e monopolin e shtëpisë botuese, por që sipas ndonjë literature qëllonte që përdoreshin në ndonjë rast edhe për mesazhe të fshehta. Bashkëautorët janë duke realizuar një botim pjesë-pjesë të disa studimeve të reja, duke bashkëlidhur edhe disa studime e diskutime të publikuara më përpara nga studiuesi A. Luka. Kështu do të arrihet gradualisht deri në kompletimin e një libri të sintetizuar. (Shih fig. 1, 2, 3; Shih edhe bot. në gaz. “Sot”, dt. 17,18,19 prill 2009, edhe në internet.) Bashkautorët, janë të hapur dhe mirëpresin diskutime, kritika e kontribute nga autorë të ndryshëm.
Në gjurmët e ribotimeve barletiane …
Siç dihet, pas botimit të Romës (“Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Peincipis), të fillimit të shek XVI, botim të cilit nuk i njihet mirë jehona dhe përhapja në Itali (?!), kjo vepër e Barletit njohu një eksplozion dhe një bum ribotimesh në Gjermaninë e Reformacionit. Përkthyesi dhe komentatori i parë, S. Prifti, në HS, bot. shqip 1964 e 1967, f 12, ka dhënë vitet e botimeve gjermane, bazuar te bibliografitë bazë të Petroviç dhe Pall, por ndërkaq nuk kishte dhënë asnjë lloj informacioni për njohjen dhe përdorimin e këtij edicioni të botimit të Frankfurtit të vitit 1578. Një kalim sipërfaqësor i ka bërë edhe prof. Dh. S. Shuteriqi. Në këtë artikull-relacion, studiuesi Agron Luka ka vendosur të publikojë një pjesë të re të zbulimeve të tija. Bëhet fjalë për botimin, sipas kopertinës origjinale: LONICERVUS, “CHRONICORVM TURCICORVM”, FRANCOFORTI, 1578, Vol. I-II dhe M. BARLETIUS, “CHRONICORVM TURCICORVM” – SCANDERBEGI, FRANCOFORTI, III. (fig 5.) Në realitet ky botim përfshin dy autorë të ndryshëm, në një vepër të titulluar “CHRONICORVM TURCICORVM”. Pra, dy veprat e njohura të M. Barletit, “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis” dhe “De Obsidione Scodrensi”, u përfshinë në këtë botim.
Në këtë ribotim të vitit 1578, në Frankfurt mbi Majn, rezulton edhe titulli “ DE SCODRENSI OBSIDIONE, ET EXPVGNATIONE”. Formati i letrës është 22×34 cm. Për momentin ne nuk dimë nëse mundet të jetë përfshirë edhe diçka nga një vepër tjetër që i atribuohet pjesërisht Barletit. (“Compendium vitarum summorum pontificum… et imperatorumque Romanorum”, Roma, 1555). Një nga arsyet, që këto dy autorë të ndryshëm ishin bashkëngjitur, sipas mendimit të shprehur herët nga Agron Luka, ndoshta lidhej me faktin se M. Barleti qysh në veprën e parë “Rrethimi i Shkodrës” e më pas edhe të “Historia e Skënderbeut”, ishte marrë me çështje të turkologjisë, prejardhjes, me përshkrimin e fesë islame, “sektit turk”, dallimit të teukrëve trojanë të lashtë, nga turqit selxhukë mongoloidë mesjetarë etj. Po kështu e kishte shprehur mendimin se, M. Barleti duket se ka qenë marrë edhe me diplomaci e me shërbime sekrete për llogari të Republikës së Venedikut. Biblioteka e Shtetit, M. Barleti në Shkodër ka një ekzemplar origjinal të lidhur të dy volumeve të botimit të 1578, të Frakfurtit mbi Majn. Ky libër është i dëmtuar në kapakët e kopertinës dhe në mjaft fletë. Siç shihet nga shënimet e ndryshme, ky libër, qysh nga fund shek XIX-fillim shek XX, ka kaluar së paku nëpër katër duar të ndryshme pronarësh, lexuesish edhe studiuesish, ku ndër ta, sipas një letre të shkruar me bojë kafe, figuron se ka qenë edhe i famshmi At Shtjefën Gjeçovi.
Me mirësinë dhe gatishmërinë e drejtorit të bibliotekës Gjovalin Çuni, ne u njohëm vetëm pjesërisht me këtë botim, mbasi qëllimi kryesor i hulumtimit tonë shkencor nuk ishin shtegtimet e kësaj kopje të librit, dorë më dorë, e as shënimet e pronësisë etj. Qëllimi kryesor i kërkimit të kësaj kopje, kishte lidhje me një verifikim, mbasi studiuesi A. Luka ka pasur një porosi trashëgim nga babai i tij, se një kopje e tillë nga botimi gjerman në Frankfurt 1578, që gjendej në Shkodër, ka qenë gjetur nga prof. Injac Zamputi. Ai e kishte konsultuar edhe me prof. Dh. S. Shuteriqin dhe të dy ia kishin dorëzuar për t’a konsultuar regjisorit sovjetik të filmit Skënderbeu, S. Jutkjeviç. Ky regjisor, pretendonte se te një grafikë, kishte gjetur një flamur me një shqiponjë të zezë dykrenare, të cilën e kishte ngjyrosur me laps të kuq. Jutkjeviç, kishte paraqitur aso kohe edhe një lloj hipoteze, mbi prejardhjen e Përkrenares nga Turqia (?) dhe prandaj ia vendosi në kokë Skënderbeut, qysh nga kronologjia e vitit 1444, megjithëse prof. A. Buda dhe Gj. Luka e kishin kundërshtuar … A. Luka, ia tregoi drejtorit Çuni, paradhënie këtë punën e grafikës së flamurit të ngjyrosur me laps të kuq, me shqiponjën dykrenore, të Kastriotëve. Ishte me të vërtetë një surprizë e jashtëzakonshme, kur ky fakt u konstatua realisht dhe që tregonte edhe se botimi ishte kthyer korrektësi, nga prof. Zamputi, atje ku ishte marrë.
Për të gjitha referimet dhe trajtimet tona të tjera, ne do të përdorim dy librat origjinalë dhe në gjendje mjaft të mirë, në kapakët dhe në letrën e origjinalit, që gjenden në Bibliotekën e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër. Këto janë trashëguar nga fondi i Bibliotekës së Institutit të Lartë Pedagogjik.
(shih Fig 4)
Cilat janë surprizat e zbulimet e reja që rezultojnë në këtë botim të Frankfurtit?
Për të qenë relativë, duke pasur parasysh edhe metodën e brendshme konspirative të studimit dhe publikimit, nga ish autoritetet dhe institucionet e shkencës së kohës së socializmit enverist si, “ruajtje e presë dhe e zonës së gjahut”, konsumimin me “përtypje e ripërtypje”, ruajtjen dhe depozitimin me kronologji retrospektive në arkiva etj, etj, ne të dy bashkëautorët e këtij shkrimi, nënvizojmë: 1. Botim i Frankfurtit, i vitit 1578, ka një sasi shumë të madhe pikturash grafike dhe minigrafikësh, nga të cilat na rezulton se, vetëm një pjesë e vogël janë përdorur në botimin e vitit 1537 dhe diçka fare minimale edhe në botimin e Romës. Nuk ka dyshim se kjo lëndë është njohur nga disa studiues dhe elementë të veçantë, por fakti është se për publikun e gjerë shqiptar, shkollat tona etj, ka pasur fare pak publikim, fare pak analiza dhe me sa duket një pjesë e mirë ndoshta janë të panjohura edhe sot.
Ekziston edhe ndonjë mundësi që ndonjë ose disa grafika të spikatura, të jenë të hallakatura nëpër morinë e pa fund të shtypit shqiptar të shek XX. (?!). Duhet të tërheqim vëmendjen, se, këto tablo grafikë, janë në një numër të konsiderueshëm dhe janë jashtëzakonisht interesante, si nga na artistike ashtu edhe në zbërthimet multidispilinore, që përfshijnë historinë, mitotologjinë, heraldikat, studimet armëve të zjarrit etj. Ne do paraqesim në këtë publikim vetëm një minimum të përzgjedhur të grafikëve të mëdha. Kemi mendimin se, gjithsesi, sjellim disa zbulime e trajtime për herë të parë. Në një prezantim televiziv, do të paraqesim një sasi më të madhe, shoqëruar edhe me nga një komentim të shpejtë.
Një publikim e komentim më i gjerë do bëhet në librin që ne besojmë se do t’a publikojmë pak më vonë. Duhet sqaruar më në fund, kjo çështje kaq madhore: kush ishte burimi kryesor i këtyre grafikeve?! Këto grafika kaq madhështore, ishin ideuar, ishin pikturuar në vendin tonë, nga mjeshtër vendas e të huaj, ishin financuar nga vetë oborri e kancelaria e Gj. Kastriotit? Kishin punuar aty edhe grafistë të specializuar të shërbimit ushtarak të Gj. K. Skënderbeut? Një pjesë, tjetër ishte financuar e stimuluar nga pasardhësit Kastriotë e dashamirësit albanë-shqiptar? Logjika detyrimisht të çon për të ngritur këto çështje-pyetje me këto përparësi. 2-Për sa i përket të quajturave si “shenja të ujit dhe të filigranit”, në letrën/kartën e shtypshkrimit, përfshirë edhe analizimin e krahasimin e pjesës së literaturës barletiane e skënderbegiane që ne përdorim, magister Ballaj, do paraqesë një studim të detajuar, ku do të raportohet edhe një inventarizim i plotë dhe për format e ndryshme të përdorura. Këtu ne sjellim vetëm një mini prezantim fotografik dixhital, për të shuar kureshtjen e lexuesve. Një fotografim sa më perfekt kërkon një teknikë më të sofistikuar, për të cilën ndoshta do të kemi një ndihmesë nga specialistë nga Austria.
Megjithëse kemi konstatuar ndryshime teksti në krahasim me botim-përkthimet barletiane të mëparshme, hë për hë, ne nuk do të ngutemi për ndonjë publikim dhe krahasim, mbasi kjo çështje duhet zgjidhur në bashkërendim me ekspertë përkthyes të latinishtes. Mbetemi me shpresë se media e shkruar dhe televizioni shqiptar do t’i bëjë jehonën e duhur, çështjeve që kemi ngritur dhe kontributit të ri që sjellim, në një emision të posaçëm.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... betar-quot

Një botim gjerman i 1493, ku flitet për Skënderbeun, Epirin dhe Ilirinë
Tërhequr më 02 Shkurt 2010
TIRANE-Një ndër veprat më të famshme në shekullin XV është e ashtu quajtura Schedelsche Weltchronik (Liber Chronica rum, opus de temporibus mundi), që është edhe vepra e parë historike e një intelektuali gjerman. Kjo kronikë shqyrton lindjen e qyteteve më të rëndësishme gjermane, botës perëndimore etj. Rëndësia e kësaj kronike për popullin shqiptar është se Hartmann Schedel në “Kronikën” e tij, jep disa të dhëna historiko-gjeografike për disa qytete shqiptare, pastaj informacione për Ilirinë, Epirin dhe Arbërinë, të mbështetura kryesisht te autorët antikë si dhe disa njoftime për prejardhjen e shqiptarëve etj. Në libër gjejmë po ashtu të dhëna edhe për Gjon Kastriotin, të atin e Skënderbeut, që Schedel e quan Kamusa, pastaj informacione për luftërat dhe fitoret e Gjergj Kastriot Skënderbeut kundër turqve; marrëdhëniet e tij me Vatikanin – papën Kalistin III, për të cilin autori shkruan se nuk e ka ndihmuar fare materialisht, si dhe disa shënime për tradhtinë e nipit të Skënderbeut, Hamza Kastriotit, të cilin ky e zë rob dhe e dërgoi në burg te mbreti i Napolit Alfonsi V, etj. është për t’u lakmuar se si Schedel ka arritur të shtjellojë një lëndë jashtëzakonisht voluminoze, duke na paraqitur gjithçka kishte mundur të mblidhte, sistemonte, përgatiste nga literatura e botuar, dorëshkrimet, dokumentet, kronikat e shumta dhe burimet e tjera që disponoheshin në atë kohë. Pavarësisht nga gjithë këto, si dhe nga njohuritë e jashtëzakonshme prej dijetari, kronika e Schedel-it është e tejkaluar në shumë pjesë, informacione dhe të dhëna, për shkak të zbulimeve të reja dhe arritjeve shkencore. Megjithatë është befasues fakti që ai dispononte gjithë ato të dhëna e informacione në atë kohë. Bie në sy skrupuloziteti dhe gjenialiteti i tij, te paraqitja e pemëve gjenealogjike të familjeve fisnike dhe listave të papëve, portretet e të cilëve janë të ilustruara me ngjyra, duke përdorur kronologjitë e njohura të kohës për vende të ndryshme, krahina e rajone të ndryshme si dhe renditjen e përshkrimin e figurave të rëndësishme historike jo vetëm gjermane, por edhe botërore, duke i shoqëruar me një regjistër alfabetik. Në kronikat e njohura botërore të gjermanëve të viteve të fundit të mesjetës, [kur jetoi dhe veproi Schedel-i] gjithashtu, ngjarjet historike janë të gërshetuara me digresione me temë nga katastrofat natyrore, luftërat, njoftimet për themelimet e qyteteve etj, duke mos përjashtuar edhe ngjarjet që kanë ndodhur në pjesët e tjera të botës, duke i paraqitur dhe shtjelluar ato në mënyrë paralele me rrëfimet biblike etj. Kronika e Schedel ndryshon nga shumë botime të tjera të ngjashme si dhe kopje dorëshkrimesh të kronikave në qarkullim, si për nga trajtimi i saj humanist, rrethi akademik që e përgatiti, trajtimi i veçantë i shkencave natyrore dhe filozofisë, dhe nga ana tjetër përmes marrëdhënies së re dhe të përshtatshme të tekstit dhe imazhit që i japin mundësi lexuesit jo vetëm të lexojë ngjarjet dhe ndodhitë historike, por edhe të shikojë në to përmes ilustrimeve dhe gravurave të shkëlqyera. Ilustrimet paraqesin vazhdimësinë e epokave në mënyrë të pandërprerë dhe të përshtatshme. Përgatitja intelektuale dhe diapazoni i gjerë i diturive shkencore dhe akademike për të cilin termi “enciklopedi” i sajuar në antikitetin klasik është adoptuar në punë madhështore, sepse përmban gjithçka që vihet në dukje nga shkenca natyrore, shoqërore, teologjike, filozofia dhe letërsia. Koncepti i kombinuar i diturisë i përhapur nga humanizmi, gjen një pasqyrim shprehës në këtë botim. *** Hartman Schedel lindi më 13 shkurt të vitit 1440 në Nuremberg dhe vdiq më 29 nëntor të vitit 1514, po në Nuremberg. Studioi në Laipzig në vitet 1456-1462, ku mori titullin Magister Artium në vitin 1459. Gjatë kohës së studimit ai njohu shumë humanistë të kohës, ndër të tjerë edhe Peter Luder (1410-1472), i cili ishte pedagog në Laipzig. Leksionet e Luder-it, që i kishte shkruar vetë Schedel-i, sot ruhet në Bayerische Staatbibliothek në Mynih (në sign. clm 261). Në vitin 1463, Schedel vazhdon studimet në Padova, duke studiuar mjekësinë dhe njëherësh edhe parimet bazë të greqishtes me profesor Demetrios Chalkondydes (1424-1511). Më 17 prill 1466, mbron doktoraturën në fushën e mjekësisë dhe kthehet në Nurembergut. Në vjeshtën e vitit 1470, Schedel punon si mjek në Nördlingen, ndërsa në vitin 1477 në Bamberg, dhe nga viti 1484 përfundimisht në Nuremberg. Duke filluar që nga viti 1456 Schedel, kopjon dorëshkrime dhe libra të botuar, por edhe blen libra të ndryshëm (sot të njohur si: inkunabula). Një moment i rëndësishëm në jetën e tij është viti 1485, kur trashëgon një bibliotekë shumë të pasur nga i xhaxhai, Hermann Schedel (1410-1485), i cili gjithashtu ishte mjek dhe humanist i njohur. Kjo bibliotekë do të bëhej bërthama e një biblioteke të madhe humaniste në Nuremberg. Biblioteka e Schedel-it është një pasqyrë e interesave të tij filozofike-shkencore dhe pjesa dërrmuese e saj me afro 370 dorëshkrime dhe 670 libra, kryesisht inkunabula (të botuara para vitit 1500) ruhen edhe sot e kësaj dite në fondet e Bayerische Staatsbibliothek në Mynih, të shoqëruara me një inventar origjinal, të përpiluar më 1498, i cili fillon me regjistrimin e veprave të gramatikës, logjikës, retorikës, astronomisë dhe astrologjisë, matematikës dhe filozofisë, të shoqëruara nga shumë libra që kanë të bëjnë me studia humanitatis të Schedel-it. Pastaj vijojnë shkrimet mbi mjekësinë dhe kirurgjinë, që kanë të bëjnë me profesionin e tij, por gjithashtu edhe mbi shkencën e historisë. Vetëm se në fund ai fut në listë librat e tij mbi fenë dhe teologjinë. Biblioteka e Schedel-it ka një vlerë të jashtëzakonshme, sepse duke analizuar përbërjen e saj ne njihemi me inetesin e tij shkencor prej dijetari, kryesisht në fushën e kozmografisë dhe gjeografisë, por gjithashtu me dashurinë e tij për librat, veçanërisht për ato me lidhje të kushtueshme prej pergameni, me ilustrime dhe dekorime të praruara në flori, dhe më kryesorja, aty gjendet edhe njëri prej koleksioneve grafike më të rëndësishme të kësaj periudhe, i cili në tërësi është origjinal. Mënyra se si i trajtoi Schedel-i librat e bibliotekës së tij private, tregon se sa intensivisht e studioi ai përmbajtjen e tyre, duke bërë shënime dhe komente të shumta në margina dhe brenda rreshtave të pothuajse gjithë faqeve të tyre. *** Kronika e botës në gjuhën latine është shtypur në 1.400 ekzemplarë dhe ka 656 fletë, ndërsa botimi në gjermanisht është shtypur në 700 ekzemplarë dhe ka 597 fletë. [Përafërsisht 400 ekzemplarë origjinalë të versionit latin dhe nja 300 ekzemplarë origjinalë të versionit gjerman kanë mbijetuar në tërë botën]. Libri në të dy gjuhët ka dimensione 32,5 x 47 cm. Përmban 1804 ilustrime dhe vinjeta, një pjesë e mirë e të cilave janë me ngjyra dhe 652 gravura. Ka shumë të ngjarë që iniciativa për kronikën e Schedel-it – sikurse për projektet e tjera të mëparshme historike dhe bibliografike – erdhi nga Schreyer, me ndihmën financiare të Kammermeister-it. Botimi në gjermanisht është bërë më 1493 nga botuesi Anton Koberger, në Nuremberg, ndërsa ai latinisht në vitin 1497. Anton Koberger (1440-1513) dispononte në atë kohë një dhomë me 18 presa shtypëse, dhe kishte të punësuar më shumë se 100 radhitës, shtypës dhe ndihmesa. A. Koberger kishte filluar botimin e librave në Nuremberg rreth vitit 1470 dhe brenda 30 viteve deri me vitin 1500 botoi rreth 250 tituj, duke përfshirë shumë vepra të ilustruara nga viti 1482 e tutje. Disa nga botimet e tij më të njohura janë Bibla në dy vëllime në gjuhën gjermane (e ashtuquajtura Bibla e “Nëntë Gjermane”) e vitit 1483, të cilën ai e ilustroi me 109 vinjeta, etj. Ilustrimet e kronikës që numërohen në 1809 të tilla, janë bërë me teknikën e Holzschnitte-ve, d.m.th, vendosjes në presë të copave të holla prej druri të pikturuara që gjatë presës stamponin letrën. Përgatitja e Holzschnitte-ve u ishin besuar: Michael Wohlgemut (1434-1519) dhe Wilhelm Pleydenëurff (1450-1494). Mendohet që popullaritetin e madh që gëzonte, kjo kronikë e fitoi për shkak të këtyre zbukurimeve të shkëlqyera të veprës. Ndërtimi i kronikës orientohet sipas skemës mesjetare të ndarjes së epokave të botës, të marrë nga antikiteti. Paraqitjet e ngjarjeve u mbeten besnike ndaj pikëpamjeve të kishës dhe nuk u përgjigjen shkrimeve kritike të një humanisti. Struktura e librit të Kronikën e Botës (Weltchronik-Liber chronicarum) është: - Epoka e parë, që nga krijimi deri te përmbytja e botës - Epoka e dytë që nga përmbytja e botës deri te lindja e Abrahamit - Epoka e tretë që nga lindja e Abrahamit deri te mbretëria e Davidit - Epoka e katërt që nga fillimi i mbretërisë së Davidit deri te robërimi i babilonasve - Epoka e pestë që nga robërimi i babilonasve deri te lindja e Krishtit - Epoka e gjashtë (dhe më e gjata) që nga lindja e Krishtit deri në ditët tona. [1493]. Për veprën e tij Schedel-i u mbështet në një numër të madh burimesh të ndryshme: dorëshkrimesh, kronikash të shkruara me dorë, pamfletesh, literaturë profesionale të mjekësisë, pastaj te puna e humanistëve bashkëkohorë të Rilindjes italiane dhe gjermane, nga Bokaçio dhe Petrarka, nga shkrime të shumta gjeografike dhe kozmografike të Ptolemeut, Strabonit dhe Pomponius Mela (shfrytëzoi koleksionin e dorëshkrimeve private), Stephan Fridolin’s Schatzbehalter të botuar nga Anton Koberger në Nuremberg më 1491, pastaj Peregrinatio in terram sanctam (Mainz, 1486), Bernhard von Breydenbach, kanuni i Mainz-it, me ilustrime nga Erhard Reuwich, Fasciculus temporum nga Werner Rolevinck botuar në Utrecht në vitin më 1480, dhe veçanërisht, për ilustrimet e tij gravura dhe të tjera nga Jacobus Philipus Supplementum chronicarum... botuar në Vendik më 1492. Vend të posaçëm zënë edhe Vulgata dhe shkrimet historike të Diodorus Siculus, të përkthyera në latinisht nga humanisti fiorentinas Poggio (Venedik, 1481). Për hartimin e historisë së papëve, Schedel-i iu referua Liber de Vita Christi et pontificum. Për mesjetën ai u mbështet te Flavio Biondo (1388-1463), Decades historiarum ab inclinatione Romani imperii, (1483); dhe te humanisti italian (më vonë edhe papa Piu II) Enea Silvio Piçolomini (1405-1464; Europae...; Asiae..., dhe bëri kopjen e vet me shkrim dore të Histori Bohemica (e cila sot ruhet në Bayerische Staatsbibliothek, Mynih, sign. clm 476) , si edhe Historia rerum ubisque gestarum in Europa sub Friderico tertio imperatore ( 1457; e cila sot ruhet në Bayerische Staatsbibliothek në Mynih, sign. clm 386). Qyteti i Nurembergut nuk ishte qendër universitare në shek. XV-XVI, por në fakt, ishte qendër e tregtisë dhe zejtarisë, dhe gjithashtu një ndër qendrat më të njohura të humanizmit në Gjermani. Kishte mendimtarë që Nurembergun e krahasuan për nga fama, roli dhe rëndësia në mesjetë me qytete të tilla si “Roma e Athina e lashtë.” Rol të veçantë për emrin e mirë të Nurembergut kishin edhe qytetarët dhe fisnikët e tij të nderuar si Hartmann Schedel (1440-1514), Johannes Löffelholz (1448-1509) dhe Willibald Prickheimer (1470-1530), të cilët ishin kthyer në qytetin e tyre të lindjes me ide humaniste pas studimeve të kryera në Itali për drejtësi dhe mjekësi. Të gjithë këta, kishin një mik të përbashkët, humanistin e madh Conrad Celtis (1459-1508) i cili, nga ana e perandorit Frederiku III, u nderua me titullin “Poet i oborrit perandorak” në Kështjellën e Nurembergut në vitin 1487, i cli vazhdimisht komunikonte me të gjithë në forma dhe mënyra të ndryshme, takime private, letërkëmbime, ftesa për pushime etj. Nga kjo kohë janë të shquar edhe humanistët tjerë të Nurembergut si: Johannes Müller (i njohur si Regiomontanus, (1436-1476, kishte një letërkëmbim me humanistin tonë të njohur, astronomin dhe matematikanin Gjon Gazuli, që jetonte në Dubrovnik), Martin Behaim (1459-1507) dhe Johannes Werner (1468-1522), të cilët me veprat e tyre u bënë të njohur në fushat e shkencave natyrore, astrologjisë dhe astronomisë. Në rastin e Kronikës së Schedel-it ne jemi në gjendje që të rikonstruktojmë jo vetëm historinë e krijimit e botimit të saj, bashkëpunimin midis autorëve dhe ilustruesve dhe përpjekjet e bashkuara të financuesve dhe botuesve të saj, por gjithashtu edhe kontekstin shpirtëror dhe intelektual të humanizmit në Nuremberg. Po ashtu, gjithnjë duke shfrytëzuar burimet arkivore origjinale dhe fondet e dorëshkrimeve të bibliotekave, mund të përcjellim shitjet dhe shpërndarjet edhe së fundi ribotimet e pa autorizuara nga botues të ndryshëm konkurrentë, si dhe ato të autorizuara. Kronika e Schedel e vitit 1493 si rrjedhim bartë dëshmi madhështore të artit të mëparshëm të shtypshkrimit, një zbulim i shkëlqyer nga Schedel-i, duke u mbajtur me idetë humaniste, për aftësitë e shpërndarjes së informatës. Jo vetëm arti i shtypjes, ilustrimet, gravurat por, edhe vetë përmbajtja në fund të fundit, e bëjnë këtë libër të çmuar, temë studimi dhe burim të pakrahasuar për kohën kur u shkrua, duke sfiduar jo vetëm vitet [kohën] por edhe ngjarjet së bashku me historinë e Evropës.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... he-Ilirine