Ludvig Holberg, historian i njohur danez, me origjinë norvegjeze.
Marrë nga Historitë e Heronjve I (1864) të baronit Ludvig Holberg
Ludvig Holberg (d. 1754) udgav i 1739 sin »Sammenlignede Historier«. Den fulde titel var noget længere - se billedet ovenfor: »Adskillige store Heltes og berømmelige Mænds, sær Orientaliske og Indianske sammenlignede Historier og Bedrifter efter Plutarchii Maade«.
Værket er genudgivet senere og indgår f.eks. i bind 11 i Carl S. Petersen's udgave af Holberg's »Samlede Skrifter« (1931). Der er dét særlige ved dén udgave at teksten er sat nogenlunde som på Holbergs tid, dvs. med gotiske bogstaver, men at sidestørrelsen er meget anderledes. Oplaget var ikke særlig stort - 430 eksemplarer, til gengæld er bogen trykt på 'fornemt papir'. Jeg har fundet bindet i magasinet på Gladsaxe Hovedbibliotek.
Nedenfor følger et fotografisk citat og derefter teksten 'transkriberet' til latinske bogstaver (i den originale tekst står visse vendinger - og fremmedord - i forvejen med latinske bogstaver, nemlig når de er hentet fra latin). På et senere tidspunkt vil jeg tilføje noter til teksten og skrive en kommentar om Skanderbeg og om Holbergs vurdering af ham.
Holbergs tekst er umiddelbart spændende at læse, men den fremstår meget kompakt - hvilket får særlig stor betydning når den skal kunne læses på 'nettet' - og derfor har jeg valgt at dele teksten op i underafsnit; Holbergs egne afsnitsopdelinger er bibeholdt og markeret med indrykning. (I tal-angivelser har jeg tilføjet et skilletegn).
Som man hurtigt vil opdage betød nogle af ordene ikke helt det samme som de gør nu, men teksten er dog ikke særlig svær at læse - for meningen giver sig ofte ud af sammenhængen. Der er nogle vanskeligheder, men de ligger på et helt andet plan: Hvad vidste man på Holbergs tid om Skanderbeg og hans modstandere? Hvad var Holbergs ærinde da han skrev teksten i 1700-tallet?, dvs. i en helt anden sammenhæng end dén Skanderbeg levede, men dog i en situation hvor det Osmanniske styre stadig eksisterede og kunne være en trussel; så sent som i slutningen af 1600-tallet angreb Osmannerne Wien - i øvrigt under ledelse af en overgeneral med
Albanske relationer.
At Skanderbeg må have haft stor militær og politisk betydning i samtiden fremgår tydeligt af Holbergs tekst (og af andre forfattere), men det ser også ud til at man ikke tænkte så meget i nationale baner som man har gjort senere. Man manøvrerede og skiftede side, hvis man havde fordel af det. Det samme gjaldt formentlig Skanderbeg selv - for han var trods alt i mange år en fremstående og dygtig officer hos Osmannerne, før han gik andre veje. Det samme gjaldt mange andre af Middelalderens og senere tiders Fyrster på Balkan.
Har du spørgsmål eller kommentarer, er du velkommen til at sende en mail (se øverst th på denne side).
http://www.bjoerna.dk/albansk-historie/Holberg.htm
============================================================================
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Nga Ludvig Holberg (1684-1754)
Dikur, para pushtimit të Konstandinopolit dhe rënies së principatave lindore, qeveriste në Epir një prijës me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katër djem. Më i riu i tyre quhej Gjergj, heroi, jetën e të cilit do të përshkruaj këtu. Për lindjen e tij thuhet se kanë ngjarë shumë gjëra të çuditshme, nga ku mund të profetizohet emri i madh, që ai me arritjet e tij do i jepte vetes; thuhet gjithashtu se ai lindi me një shenjë në krah që i ngjante shpatës. Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse të gjitha vendet rreth Greqisë, iu desh edhe Gjon Kastriotit të nënshtrohej dhe të japë peng birin e tij, Gjergjin, së bashku me vëllezërit e tij. Murati i bëri ata synet sipas mënyrës turke dhe Gjergjit i dha menjëherë një emër tjetër, pikërisht Skënderbeg, sipas Aleksandrit të Madh, ku tregohet, se çfarë përshtypjeje kishte krijuar Sulltani që në fillim për këtë epiriot të ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mësoi në fëmijërinë e tij me një shpejtësi të admirueshme shkenca dhe gjuhë të ndryshme, pikërisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak më shumë në moshë, la të kuptojë se kishte dëshirë të madhe për të mësuar edhe ushtrimet ushtarake, dhe kështu i dha Sulltanit sinjale të tilla, saqë ai e bëri menjëherë Sanxhak, titull ky që ka vlerë thuajse të barabartë me një Pasha. Në moshën 19-vjeçare ai ndoqi luftën në Azi, dhe pas një kohë të shkurtër, atij iu dha komanda e një ushtrie; nga ku ai provoi të tregonte një guxim e kurajo të tillë, saqë emri i tij u bë i njohur anë e mbanë.
Kur ai pas shumë fitoreve u kthye në Adrianopol, ku ishtë selia e Sulltanit turk, u organizua një betejë krenarie nga një shqiptar, që për t'i lënë njerëzit të shihnin fuqinë dhe burrërinë e tij, sfidoi në dyluftim një nga njerëzit e afërt të Sulltanit. Askush s'kishte dëshirë të kishte të bënte me këtë shqiptar të egër, përjashto Skënderbeun, i cili guxoi të shkonte, dhe me lehtësi fitoi në këtë beteje të madhe. Pas një kohe të shkurtër, ai ndërmori një fushatë të hapur kundër persianëve kokëfortë dhe në prezencë të Sulltanit i nënshtroi njërin pas tjetrit. Kjo formoi përshtypje të mirë tek Sulltani, saqë ai i besoi atij drejtimin e luftës kundër kristianëve në Hungari dhe Greqi. Në këtë luftë, Skënderbeu u soll në atë mënyrë, që t'i kursente sa të mundte kristianët, miku i të cilëve ishte me zemër, pothuajse shumicën me një përkujdesje të veçantë, saqë turqit nuk mundën të dyshonin.
Në këtë kohë vdiq babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, kështu që Murati mori nën zotërim të gjithë vendin e tij, së bashku me kryeqytetin Krujën, të cilën e rrethoi me roje të përforcuara. Ai arriti në përfundimin se bijtë e të vdekurit nuk mund ta shihnin pa keqardhje ndarjen e tyre nga vendi i trashëguar, prandaj i vrau fshehurazi vëllezërit e Skënderbeut. Vetëm Skënderbeun, pa shërbimin e të cilit nuk mund të bënte, e qetësoi me fjalë të buta, i premtoi vende në Azi me më tepër rëndësi se Epiri, dhe Skëndërbeu u duk se u kënaq, për të mos e pësuar si vëllezërit; por ai dyshim që i kish lindur një herë, nuk mund t'i shuhej Sulltanit përsëri, përkundrazi ai formohej nga dita në ditë, kështu që vendosi shkatërrimin e tij. Shërbimet e mëdha që kishte bërë dhe përshtypja që kishte krijuar tek luftëtarët, e penguan sulltanin që të vinte dorë publikisht mbi të, prandaj ai u mundua me të gjitha mënyrat, që ta përdorte atë në fushatat më të rrezikshme kundër kristianëve, me shpresë që së shpejti, kurajoja e tij s'do të guxonte të vazhdonte dhe ai do i përfundonte kështu ditët e tij. Ai u sigurua që më parë të bënte luftë kundër Jorgo Hospodarit të Serbisë. Në mes të kësaj lufte, Skënderbeu vëzhgonte mundësinë që të lirohej, dhe të merrte përsëri pronat e trashëguara të tij, të cilën ai më pas edhe e bëri këtë gjë.
Mbreti hungarez Vladislausi, u angazhua në të njëjtën kohë në luftën e rëndë të Hospodarit dhe me heroin e guximshëm Huniaden, arriti një fitore të përkryer kundër turqve. Thuhet se Skënderbeu kishte patur një marrëveshje të fshehtë për këtë gjë me Huniaden, që përpara betejës. Disa nga ndjekësit e tij thonë se një arsye e tillë nuk ishte e bazuar. Por Skënderbeu, pas kësaj disfate dhe hutie që u kishte sjellë turqve, vazhdoi misionin e tij të fshehtë, dhe e detyroi shkruesin e Pashait turk, që të hartojë në emër të Sulltanit një rekomandim për oficerët e lartë në Krujë, që ta linin qytetin e Krujës në dorën e tij, pra në duart e Skënderbeut, gjë që edhe ndodhi, dhe kështu që Skënderbeu me këtë marifet u bë shef i njërit prej vendeve më të rëndësishme në Epir. Sapo ai mori pushtetin atje, masakroi të gjithë pushtuesit turq, dhe pastaj, me një shpejtësi të madhe liroi qytetet tjera të Epirit, kështu që emri turk u shua në Epir. Skënderbeu duket se u tregua i shpejtë dhe vigjilent, dhe nuk fjeti asnjë natë më shumë se dy orë, ndërkohë që punonte për të sjellë epiriotët nën drejtimin e tij.
Kur Sulltani turk mori vesh për dështimin e ushtrise së tij, dezertimin e Skënderbeut dhe humbjen e Epirit, vendosi menjëherë të hakmerrej dhe nën drejtimin e Ali Pashës krijoi një ushtri të paparë për të dënuar të larguarit dhe detyruar vendin përsëri të bjerë nën sundimin e tij. Por Skënderbeu nuk u tremb. Me një ushtri të pallogaritshme epiriotësh i doli përballë ushtrisë turke dhe me një zotësi të rrallë arriti një fitore të përkryer. 22 000 turq u vranë dhe 2000 të tjerë u zunë robër. Epiriotët nga ana e tyre humbën vetëm 120 vetë. Kjo humbje e tërboi Sulltanin edhe më shumë; por meqë ai s'mund të hakmerrej menjëherë, u mor me përgatitjet e mëdha luftarake, që u bënë kundër tij në Hungari dhe Poloni, kështu që për një kohë u detyrua t'i lërë çështjet epiriotë mënjanë, në mënyrë që të vepronte me të gjithë fuqinë e tij kundër këtyre armiqve më të mëdhenj.
Hungarezët dhe polakët iu drejtuan për ndihmë Skënderbeut, i cili nuk e refuzoi atë, në mënyrë që të qëndronin së bashku kundër një armiku të përbashkët, dërgoi rreth 1000 epiriotë, dhe kështu edhe vetë u nis për rrugë për të ndihmuar fuqitë hungareze e polake. Por kur ai me trupat e tij u nis drejt Serbisë, Hospodar Georgiusi u mundua ta pengonte atë për të mos kaluar përmes vendit të tij dhe e mbajti aq gjatë, saqë ai nuk mund të arrinte në kohën e duhur dhe hungarezëve këtë herë iu desh të luftonin vetëm. U mbajt beteja e madhe e njohur afër Varnës, rezultati i së cilës ishte i dhimbshëm për kristianët; pasi ushtritë hungareze dhe polake, pas një angazhimi të madh e të përgjakshëm, u dërrmuan dhe u shpërndanë, dhe vetë mbreti i ri Vladislaus u vra në betejë. Skënderbeu u bë me dije për këtë fatkeqësi, ndërsa ai ishte akoma në kufi me Serbinë, ku dhe u inatos aq shumë me Hospodarin, saqë shkatërroi e dogji gjithçka rreth e rrotull në vendin e tij.
Megjithëse turqit patën një fitore të madhe në Varna, ajo kishte qenë megjithatë e përgjakshme, dhe kështu që ata s'e panë veten në gjendje që njëkohësisht të ndërmerrnin gjë tjetër. Murati e gjeti të arsyeshme të provonte me të mirë ta bindte Skënderbeun përsëri, dhe shumë shkurt pas Varnës i shkruajti një letër atij, ku ai numëronte të mirat që kishte bërë për të, e akuzonte për mungesë respekti dhe së fundi i dha atij premtime të mëdha, nëse ai do përulej përsëri. Këtë letër e pasoi, asgjë tjetër, veçse një përgjigje e pakëndshme, prej së cilës Sulltani vendosi të niste së pari një ushtri prej 9000 vetësh kundër Epirit, fuqia e së cilës nuk ishte edhe aq e konsiderueshme. Por përpjekjet e tij kishin qëllim ta befasonin Skënderbeun, në mënyrë që ai të kishte armiq rreth e rrotull, para se t'i shkonte lajmi për mbërritjen e tyre. Por Skënderbeu, që gjithmonë rrinte i
përgatitur, e sulmoi fuqinë turke papritur dhe arriti një fitore të përkryer.
Menjëherë pas kësaj u krijua një ushtri tjetër, e cila s'pati fat më të mirë, përkundrazi ajo u shkatërrua ndjeshëm, dhe mundi të shpëtojë me arrati. Ndër të arratisurit ishte edhe komandanti i saj, Mustafai, i cili i dha Sulltanit këshillën që, më mirë të përparonin me kujdes për një kohë dhe të mjaftoheshin me një fuqi modeste, e cila do pushtonte kufinjtë, derisa të vinte rasti për të ndërmarrë diçka të rëndësishme. Kjo gjë u pa e arsyeshme.
Ndërkohë u krijua një mosmarrëveshje në mes Skënderbeut dhe Venedikut, që shpërtheu me një luftë të hapur. Në këtë luftë, Skënderbeu pati të njëjtin fat; pasi ai shkatërroi një ushtri të paparë venecianësh. Por ai s'e përdori këtë fitore për ndonjë dobi, por bëri marrëveshje me republikën përsëri, që të përdornin forcat e tyre sa më mirë kundër turqve, dhe qeveria në Venedik ndjeu një dashuri kaq të madhe për sjelljen dhe marrëdhëniet me të, saqë i bëri atij dhurata të mëdha, dhe e lejoi atë të shkruhej ndërmjet fisnikëve venedikas, e cila mbahet edhe si provë e madhe nderi.