Shqiperiaimee wrote: O vella , nuk u zgjodh atehere lindja komuiste dhe as nuk e zgjodhem sot perendimin por na erdhen ne kuader te ndarjeve te zonave te influences ndermjet te medhenjeve,
Une, nuk e di, sa mund te influenconte zgjedhja jone, ne politiken globale per ndarjen e zonave te influences, posacerisht per Shqiperine, por une di me siguri, qe E. Hoxha, zgjodhi me vetedije marksizmin dhe Azine. Zgjodhi per tu mbeshtetur, pikerisht ne ato shtete, interesat e te cileve shohin gjithmone ne kah te kundert, me interesat e shqiptarve, dhe historikisht jane pozicionuar, kunder interesave jetike tonat. Emrat, ti i di: Rusia, Jugosllavia, Kina etj
analizo ne qetesi dhe e kupton se c`po them!
Jo vetem qe jam i qete, por te kuptoj shume mire dhe sikur te shkruaje me pak.
Une nuk e di, se cfare je dhe ke perfaqson, dhe as qe dua ta di, por cdokush qe te lexon, e kupton nostalgjine tende per kohen e marrezise dhe per te marrët, qe ti ke 'guximin' dhe i cileson heronj. Shpresoj, qe kete mos ta besh kete, me qellimin, qe te shfokusosh vemendjen tone nga misioni i forumit, duke u marre me gjera kaq te dukshme por te tejkaluara sac ish-diktatori shqiptar.Uniteti nuk behet me akuza i nderuar vella, mos i thuaj askujt komunist derisa ai nuk kerkon rikthimin e komunizmit ose derisa nuk te thot se eshte komuist!
Dhe se fundi, dua te te ve ne dukje, perdorimin e tepruar te shprehjes 'vella'. Une, nuk e di nese ti e perdor kete shprehje kaq dendur, nga deshperimi qe nuk biem dakord, apo si kurth ndaj nesh, per tu bere pjese e jona, me gjithe dallimet e medha 'politike', apo si alibi per te ardhmen, qe ca si ty jane te deshperuar per unitet kurse ne qenkemi percaresit. Sido qe te jete, nuk mund te jete vellai im ai qe ngre ne piedestal vrasesin e vellezerve te mi edhe sikur ky 'vella' te me drejtohet ne shqip.