Na ishte njehere...
...seç na ishte...
Ndjese paste gjyshja keshtu i fillonte perrallat apo tregimet e saja per ne femijet,niperit dhe mbesat:
"Syqeni qe çdo mengjez numeronte dhente e tije...ai jetonte ne nje shpelle te erret...
...Te bukuren e dheut e kish marre peng dhe mbante te lidhur nje perbindesh me shtate koka dhe shtate gjuhe qe nxirrte zjarr nga goja...nje qen me tre koka qe nxirrte shkum nga goja...
...Jelinet ishin aq te medhenj dhe te forte sa mund te rrezonin nje mal te terin..."
Keto me kane ngelur disi ne kujtese nga femijeria ime nga tregimet e gjyshes.
Ku i kish lexuar gjyshja ime keto gjera?...kur ajo as nuk dinte te shkruante apo te lexonte-jo vetem shqip,por as edhe ndonje gjuhe tjeter?
....
Po e nis kete hipoteze time me tregime te moçme,disa pjese ne kujtesen time prej femijerise,kur ulur ne gjithe femijet shume here te shtangur e me frike ne fytyre shume here entuziast e me emocione femijesh...ndiqnim me vemendje çdo gjest,mimiken apo te foluren here dramatike e here misterioze apo tetrale---te gjyshes sone.
Tashme i rritur gjithmone duke lexuar apo kerkuar per te shkuaren dhe lashtesine,kam bere pyetjen vetes duke kujtuar tregimet e gjyshes:
Po ajo nga i kish mesuar tregimet per Syqenin(Polifemin apo Cikllopin)...po per te Bukuren e Dheut?...po per qenin me tre koka?...po Kuçedra me shtate koka?
...
ELIMËT
Ne zonen e Laberise kemi dy vende ku emri ELIM perdoret si toponim.
"Qafa e Elimeve"
Qafa e Elimeve është afër Bramyshnjës në trekëndshin midis Tërbaçit Mesaplikut dhe Bratit.
"Varret e Elimeve"
Lukova,me nje histori mbi 2000 vjecare,ku banoret e pare qe i perkisnin fiseve te kaoneve,ndertuan qytetin e Dhoknes(Qafa e Pazarit)me keshtjella mbrojtese ne kalane e gjashnjarit,ku ndodhen edhe varret e jelimeve.
Lloj vigani ne bestytnite e Sasajt te Sarandes,gjithashtu.
Kuptim i mirefillt "HELEN"
Pra kemi te pakten dy emertime vendesh ku permenden Elimet apo Jelimet ne Laberi dhe ne gojedhenat apo bestytni edhe ne Sarande midis çameve te Sasaj.
Cilet ishin keta Elime?
Le te leme per nje çast menjane rrefenjat e gjyshes time apo rrefenjat e E.Cabej dhe M.Lambertz,dhe le te hedhim nje shikim ne histori apo cna thone historianet dhe gjeografet:
dhe mos ndoshta ndodheshin pikerisht ketu?
Ku fillon miti dhe ku e verteta?