"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#346

Post by Mallakastrioti »

"Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis ", Marinus Barletius

Image
Image
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#347

Post by Zeus10 »

Ne nje faqe te atij libri, epirotet shpallen te njejte me albanezet, qe nga ana tjeter e kane origjinen e tyre nga albanet e famshem italike, ose e thene ndryshe romaket. Kete teze une e kam mbeshtetur me vendosmeri, pavaresisht se shume mendojne qe eshte e gabuar:

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#348

Post by erix77 »

Mallakastrioti wrote:"Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis ", Marinus Barletius

Image
shume interesant fakti qe perdor fjalen perendite ne shumes.Megjithese i ka ndjekur te dy fete e medha monoteiste ai thote Perendite si nje pagan i vertete.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#349

Post by bardus »

Image
kreksi
Regular Member
Regular Member
Posts: 75
Joined: Thu Sep 03, 2009 9:15 pm
Gender: Male
Location: Francë

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#350

Post by kreksi »

arianmarku wrote:Studiuesja Eva Brinja A është origjinale përkrenarja e Skënderbeut http://webtv.albanianscreen.tv/pages/vi ... __26032012
Palla e Skenderbeut në Mauer, e vizituar në vitin 1778 !

"Le 16 , je vis Mauer, qui est à deux lieues de Vienne. Le College , le noviciat y ont leurs maisons de campagne : on y voit une allée d'amandiers. Ce lieu est très-agréable.

Le 17 , on me conduisit en bonne compagnie à l'arsenal impérial, qui est une merveille en ce genre. On dit que les autres nations n'ont rien qui y soit comparable. La salle où l'on voit les bustes en bronze de François Ier. , de Marie-Thérese , du Prince Lichtenstein , est sur-tout remarquable. Le dessin de l'édifice est des plus variés et des plus nobles ; c'est une de ces choses , dont on doit dire : Non est in intellectu , nisi priùs fuerit in sensu; on ne peut en avoir une idée sans l'avoir vue. Il s'y trouve des trophées sans fin. On y voit les armes Attila, de Scanderbeg (*) , de Charles - Quint,
"..i shohim armet e Atiles, të Skenderbeut e Karl-Kuintit etj."
*J'ai eu en main le fameux sabre de Scanderbeg. Mahomet II a eu raison de dire que ce sabre n'avoit rien de particulier, et que les siens etaient meilleurs. Le bras de Scanderbeg faisoit le mérite du sabre.
" E kam patur në dorë shpaten e Skenderbeut"*
*Misson parle d'un sabre de Scanderbeg gardé à Venise dans L'arsenal du palais ducal.Tom. I. O
"Misson fletë për pallen e Skenderbeut e ruajtur në arsenalin e Pallatit Dukal në Venedik"
Gjithësejt deri më sot janë te identifikuara tri shpata të Skenderbeut:
1. Historriani hammer e permend se, ka parë në Sarajet e sulltanve në (Stamboll apo Bursa) ? ..shpaten që Skenderbeu ia kishte kthyer sulltan Muratit II-të me një letër "ta ktheva shpaten por krahun do e ruaj se më duhet"
2.Shpata e dytë është kjo e permendur nga Mr. l'Abbé de Feller në vitin 1778 te cilën e ka vizituar në pallatin Muer, rreth dy kilometra prej Vjenës"
3. Shpata e treta e permendur nga Misson të cilën e ka vizituart në pallatin Dukal në Venedik.

Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#351

Post by Mallakastrioti »

"Gjergj Kastrioti, princ i Epirit apo Shqiperise, si dhe Maqedonise... "

Shkeputur prej vepres me titull "Promtuarii iconum insigniorum à seculo hominum, subiectis eorum ..."
autor Guillaume Rouillé - viti, 1581

Image
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#352

Post by Mallakastrioti »

Kryqezata nen udheheqjen e Skenderbeut kunder Turqve e cila nuk u realizua.
---
Sipas disa deshmive ne kronikat e eruditit italian Marco Guazzo te cilat gjenden ne vepren e tij "Cronica ... dal principio del mondo sino a questi nostri tempi", viti i publikimit 1553, hasim ne disa fakte interesante.
Autori i vepres konfirmon gati gjithçka çka sjell Barleti, pikerisht duke u nisur qe prej simbolit te flamurit te Kastrioteve, pra Shqiponja me dy koke ne nje fushe te kuqe, flamur te cilin Skenderbeu ngriti sapo mori Krujen. Por gjithashtu autori sjell fakte interesante edhe lidhur asaj qe kerkohet te deformohet qellimisht sot. Pra, e keshtuquajtura "masakra e Skenderbeut". Ne se do lexonim dhe perkthenim kete veper apo kronike, autori shkruan qe Skenderbeu vrau Turq dhe jo shqiptar mbasi mori Krujen (shih perkthimin me poshte).
Interesante ne kete kronike te Marco Guazzo, kronike e cila siç theksuam me siper daton vitin 1553, jane mbi te gjitha planet qe kishte Vatikani per te ndermarre nje Kryqezate kunder Turqve, ku figura e Skenderbeut do ishte Udheheqes i kesaj Kryqezate (apo Gjeneral-kapiten siç thekson autori). Gjithashtu eshte interesant si fakt se fill mbasi gati çdo gje ishte vendosur per kete Kryqezate, Skenderbeu emerohet prej vet Papes si "Mbret i Epirit", pra prej titullit Princ kalon ne nje titull me te ngritur siç eshte ai Mbret.
Vet Papa Pio i dyte shkon ne Ankona ku pret dhe kerkon te inkjurajoje trupat Perendimore te cilat do i bashkoheshin Skenderbeut per kete Kryqezate, por Papa Pio i dyte vdes pikerisht gjate kesaj nisme ne Ankone te Italise ku sipas fjaleve qe fliteshin kjo vdekje erdhi si pasoje i helmimit te tij.
Kjo kronike dhe dokument ka rendesi te veçante pasi mund te hedhi drite ne shume aspekte te tjera lidhur figures se Heroit tone Kombetar. Njera prej tyre eshte edhe enigma e Pallatit te Skenderbeut ne Rome (Palazzo Scanderbeg). Ne kete ndertese Skenderbeu ndejti gati dy muaj, prej Dhjetorit deri ne Shkurt. Mos valle ishin keto arsyet qe Skenderbeu thirret ne Rome, ndertoi apo i ndertuan nje pallat ne nder te tij, ndejti kaq gjate larg Arberise? Ishte vajtja ne Rome e Skenderbeut pasi po pregatitej Perendimi per nje Kryqezate te re?
Disa pjese te perkthyera prej Kronikes se Marco Guazzo si me poshte:
"SKENDERBEU PRINCI I EPIRIT

"Prej Gjon Kastriotit zoterues ne Shqiperi lindi Skenderbeu dhe keshtu ishte jeta e tij. Duke u frikesuar i keshtuquajturi Gjon prej te keshtuquajturit Murat zoteri i turqve, beri paqe me te dhe i dha femijet e tij si peng, te cilet ishin kater dhe njeri prej tyre ishte Gjergji. Duke pare Murati Gjergjin si nje person i afte dhe i mprehte e quajti Skenderbe dhe e sterviti sipas ligjeve Muhamedane , ne kaloresi, ne perdorimin e armeve, ne te jetuar, dhe ne veshje, duke e trajtuar si birin e tij...
...Skenderbeu duke njohur shpirtin e Turkut dhe duke qene ai nje i krishter i mire dhe i afte, me artin e bukur (dredhine, shenimi E. Canaj) hyri ne Kruje, si Turk, dhe mbasi ngriti shenjen e tij e cila ishte Shqiponja me dy koke ne nje fushe te kuqe, dhe duke vrare gjithe Turqit, te cilet ndodheshin ketu (ne keshtjellen e Krujes, shenimi E. Canaj) u be i njohur si pasardhes e te atit, dhe i Krishter, dhe jo Turk, dhe pas kater ditesh rimorri shtetin (tokat, shenimi E. Canaj) atenore, ...
...Murati per kete gje u betua qe do bente nje hakmarrje qe te mbahej mend, dhe sipas çka degjohej Skenderbeu konsiderohej me Zoterinjte me te fuqishem, dhe Princat e Shqiperise, te cilet ishin Aranit Komneni, Andrea Topia, Pal dhe Nikoll Dukagjini, Pjeter Spani dhe te tjere me Rektoret (Venecian, shenimi E. Canaj) qe ishin ne Lezhe, qytet i Shqiperise per Venecianet, theu tre here ushtrine e Turqve, vrau nje Pasha dhe nje tjeter e zuri rob, luftoi kunder Venedikasve dhe me mbas beri paqe. Me mbas, ne vitin njemije e katerqind e dyzet e nente Murati Turku i madh kaloi neper Shqiperi me njeqind e gjashtedhjet mije Turq, dhe me shume armatime dhe rrethoi Krujen, te cilen e mbajti te rrethuar kater muaj, pati shume deme prej Skenderbeut i cili njehere prej nje ane, nje here prej anes tjeter e sulmonte, gje per te cilen Murati u egersua aq teper qe vendosi te hiqte rrethimin dhe u largua per ne Adrianopoj, ku vdiq.
Nje vit me vone i cili ishte viti njemije e katerqind e pesedhjet e nje (1451) me numer me te madh Turqish qe kishte çuar Murati (me pare), erdhi ne Shqiperi Mehmeti i biri i tij dhe i turperuar se tepermi dhe i demtuar u nis (nga erdhi, shen. E. Canaj). Pati kaq Fitore Skenderbeu kunder Turqve, perhere duke patur shume me pak ushtare sesa ata (turqit, shen. E. Canaj), i cili iu pergjigj thirrjes se Papes per ne Pulje ne nder te Ferdinandit Mbretit te Napolit dhe beri te njohur virtytet e tij dhe per kete kur u kthye ne Shqiperi, duke u kthyer ne Shqiperi shume here ktheu mbrapsht Turqit me vdekjen e tyre dhe deme te medha, dhe per kete arsye Turku i madh i kerkoi paqen dhe e beri ne menyren e tij. Me vone u thye (paqja, shen. E. Canaj) per te bere nje Kryqezate kunder Turqve, dhe Papa Pio i dyte per kete arsye e beri Mbret te Epirit Skenderbeun dhe Gjeneral kapiten te Kryqezates. Shkoi ne Ankona Papa per te bere efektin e duhur, ne vitin nje mije e katerqind e gjashtedhjet e kater (1464) dhe aty vdiq dhe sipas te thenave te disave i helmuar. Mehmeti mbasi kishte derguar shume here nje numer te madh ushtaresh Turq nen udheheqjen e Pashallareve te ndryshem kunder Skenderbeut dhe perhere duke qene i thyer, ai personalisht me dyqindmije ushtare shkoi ne Kruje dhe beri rrethimin dhe po ashtu u largua i turperuar..."
---
Perktheu dhe mundesoi per publikun E Canaj

Image
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#353

Post by Mallakastrioti »

Vepra e Barletit perkthyer ne gjuhen Portugeze dhe Kastelano ne vitin 1588 prej Iuan Ochoa.
"Chronica del esforçado principe y capitan Iorge Castrioto, Rey de Epiro o Albania"
Image
Image
Mollos
Member
Member
Posts: 20
Joined: Thu Aug 22, 2013 12:57 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#354

Post by Mollos »

Image

Image
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#355

Post by CERMENIKASI »

Image
SKENDERBEU
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#356

Post by CERMENIKASI »

Image
SKENDERBEU
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#357

Post by Mallakastrioti »

Vepra e Barletit perkthyer ne gjermanisht ne vitin 1606 (Scanderbeg das ist Eigentliche und Warhafftige Erzelung deren Kriegßthaten ...)

Image
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#358

Post by Mallakastrioti »

Nje Epitaf per Skenderbeun prej Gabriele Faerno.
Gabriele Faerno (1510-1561) ishte nje studiues dhe poet Latin i njohur i mesjetes i cili njihet si mbledhesi i pare i Fabulave te Ezopit.
Pjeserisht perkthejme prej latinishtes kete Epitaf te panjohur per Skenderbeun shkruar prej Gabriele Faerno.
Edhe pse ka nje pasaktesi per vitin e vdekjes se Kastriotit, sjelle ne kete Epitaf (viti 1466), gjithsesi nuk i ulen vlerat fjaleve qe perdor autori per Heroin tone Kombetar.
----
Duke kerkuar te perkthej prej latinishtes Epitafin, me ben pershtypje menyra se si shkruan autori. Duket gati-gati sikur autori te kete vizituar varrin e Kastriotit , pasi e pershkruan si gjendet ne periudhen kur jeton autori dhe si ka qene me pare (per kete shih perkthimin e bashkangjitur).
Ne se kjo do vertetohej, atehere varri i Kastriotit (me çka mbetej prej eshtrave te tij) duhet te kete ekzistuar edhe ne mesin e shek.16, pra vitet 1550-1560.

Image
Image
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#359

Post by Arbëri »

1.Oruç Bin Adil. Është autor i njërës nga historitë më të vjetra të shtetit osman "Tevari el Osman", (Historitë Osmane). Të dy dorëshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin "Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch", Hanover 1925. Ai kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 potencon se sulltani shkoi të luftonte kundër Iskendert në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Maqedoni. Në faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqiptarëve (Arnavud vilajetine). "…..Ali Beu, thotë ai, mblodhi ushtrinë dhe akinxhinjtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve në Manastir…..". F.121 thotë se "….Sulltan Murati II dërgoi akinxhinjtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar, Iskenderi u arratis…". Në origjinal, "Arnavud begi Iskender" ku potencohet shumë qartë se Iskenderi ishte sundimtar shqiptar dhe jo serb, bullgar, grek, boshnjak, hungarez, ose si që thonë "Popovskat" se ishte me origjinë sllavo-maqedonase.

2. Kronikat Anonime Osmane. Është fjala për veprën me titull "Tevarih El Osmaan" e cila përmbledh një numër të shumtë kronikash anonime të shkruara në fund të sh.15 dhe fillimi i sh.16. Janë analizuar dhe botuar nga Franc Giese, "Die altosmanischen anonymen Chroniken", 1922, Bruksell. Faqe70: "….Sulltan Murat Hani kreu një fushatë kundër tokave të Juvanit (Gjon Kastriotit) dhe vilajeteve tjera të shqiptarëve. Ai pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Pushtoi pastaj edhe dy kështjella tjera. Sundimtari shqiptar - Iskenderi nuk u pa se ku ishte". Kronikat kur flasin për sulmet e viteve1450, 1466, 1467 dhe rrethimet e Krujës, janë shumë decide dhe të qarta se lufta është bërë kundër shqiptarëve të udhëhequr nga sundimtari i tyre shqiptar- Iskenderi.

3. Ashik Pasha Zade. Është një nga kronistët e hershëm osman, i cili jetoi gjatë shekullit 15. Veprën e tij e ka botuar Ali Beg , me titull "Ashik Pashazade tarihil Osman", Istambull 1332 hixhri. Për këtë kronist ka shkruar edhe Sami Frashëri në Kamusul al-lam, vl, IV. Në faqen 63 të veprës së tij, Pasha Zade thotë se njeriu që e vrau Sulltan Muratin - I - quhej Bilush Kuble, që ne mendojmë se është një emër shqiptar dhe jo Millosh Obiliq, si që e kanë emëruar serbët dhe e kanë shpallur si serb. F. 124: "....Një arnaut i pa fe me emrin Iskender që ishte "i biri i një sundimtari shqiptar", (Gjonit) dhe kishte qenë içogllan i sulltanit e që tash kishte ngritur krye kundër tij, dhe ua kishte bllokuar rrugët akinxhinjve". Pra, Zade jo që e dokumenton se Iskenderi ishte shqiptar, por ai informon se ai ishte i biri i një sundimtari të shqiptarëve. A ka argumente më të forta historike se sa këto të dhëna që na jep Pasha Zade e që Pavllovski e Popovski nuk i kanë lexuar ose nuk dëshirojnë t'i lexojnë dhe të binden se ai ishte shqiptarë dhe bir shqiptari. Argumentet janë edhe më të forta kur kihet parasysh se këto fjalë i thotë një autor osman dhe nuk i thotë nga dashuria që ka pasur ndaj Skënderbeut por nga urrejtja.

4. Mehmet Neshri. Vepra e tij, "Cihan Numaa", (Treguesi i Botës), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, " Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri", Lajpsig 1951. Në faqe 71 tregon për pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës: "Llazarit i shkuan në ndihmë hungarezët, vllahët, çekët, shqiptarët....". të cilën të dhënë e kanë fshehur serbët e maqedonasit. Faqe 79...ndër ta ishte një i pa fe me emrin Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili kishte 30 mijë ushtarë. Në kapitullin e veprës së Neshriut "Lufta me shqiptarët" (gazaul arnevud) faqe 201 thuhet se "... Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) e tradhtoi padishahun.....". Ai si hakmarrje, shkoi dhe grabiti shumë bagëti të osmanëve në malet e Tetovës (Kallkandelen) .

5. Dursun Beg. Vepra, "Tarihi ebul Feth" (Historia e Babait të pushtimeve) e botuar nga Mehmet Arif, Istambull, 1914. Në faqe 123: "... popullsia mosmirënjohëse shqiptare u hodh në kryengritje, e udhëhequr nga arnauti kryeneç Iskenderi. Faqe 132, "...Mbasi sulltani u hakmor kundër frengjëve dhe hungarezëve, u preokupua të zhdukte nga rrënjët shqiptarët mosmirënjohës të udhëhequr nga arnauti Iskender...". Nga që ishin tepër të këqij, ata rezistuan me kokëfortësi dhe me tërbim të madh..."Faqe 136, " ... Arnauti, Iskender tradhtari, i cili qysh si fëmijë ishte rritur në pallatin mbretëror, iku dhe pëlqeu rrugën e kryengritësit. Ai shkoi dhe u tha shqiptarëve, "unë jam djali i sundimtarit tuaj... (i Gjonit), ata e pranuan".

6. Idris Bitlisi. Vepra:"Hesht Bihisht" (Tetë parajsat) dhe është e shkruar në Persisht. Autori në mënyrë të drejtpërdrejtë thotë se: "Shqiptari Iskender, i cili qe ngarkuar me detyra nga sulltani, ishte një nga më të besuarit e më të shquarit, ndër personat e zgjedhur, që mbaheshin në shërbim të sulltanit. Do të thotë se ka qenë e njohur se Iskenderi ka qenë shqiptarë, edhe në kohën kur ai ishte në oborrin e sulltanit. "...ata shqiptarët si shpendët grabitës, domosdo janë nga natyra trima e guximtarë sa s'ka se ku të vejë më". Faqe 127. Një nga shërbëtorët e sulltanit arnauti Iskender, që kish qenë rritur që fëmijë me të mirat e Padishahut që kish gëzuar gjithmonë kujdesin, shpirtmadhësinë dhe ledhatimin e pakufizuar, i shtyrë nga lakmia që të bëhet mbret i Shqipërisë, bashkë më një grup intrigantësh u larguan nga selia e lumturisë.

7. Kemal Pasha Zade. Vepra-"Tevarih el Osman" (Historitë Osmane) F. 279, autori thotë se: "....Në vendin e shqiptarëve doli në skenë një njeri prej një fisi të vjetër mbretërorë, një ngatërrestarë dhe turbullues i njohur me emrin, i biri i Juvanit, (Gjonit) emri i të cilit ishte Iskender. F. 280, tradhtia e tij kriminale u bë e famshme kudo, dhe të gjithë në (Perandorinë Osmane) e thirrin me emrin tradhtari arnaut Iskenderi. Ai shkoi dhe me lehtësi hyri në vilajetin e të atit të tij, i cili në vendin e shqiptarëve njihet me emrin nahija e ashpër e tokave të Juvanit. Populli i atij vendi e pranoi dhe iu nënshtrua, duke thënë së ky është djali i sundimtarit tonë. Në këtë mënyrë pushtoi vendin e sipërpërmendur dhe u bë mbret i shqiptarëve.

Po të kishte qenë me origjinë sllave, ai do të shkonte në Sofje, në Beograd ose në Strumicë që të bëhej mbret i atyre popujve që jetonin atje dhe jo në Krujë.

8. Hoxha Sadedini. Është një nga historianët më të dëgjuar osmanë, i cili ka marrë pjesë edhe në punët shtetërore. Vepra e tij titullohet "Tacut-tevarih" (Kurora e historive) dhe më së shumti përmendet si Hoxha tevarihi. Ajo që neve na lë përshtypje është shkrimi i tij për Skënderbeun në faqe 351, ku thotë se: "...Sundimtari shqiptar (Gjoni) kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender, figura trupore e të cilit të frymëzonte dashurinë, ndërsa fytyra e tij tërheqëse ishte shprehëse e bukurisë dhe e hirësisë së tij. Ai e dërgoi djalin Iskender në kryeqytet për të konfirmuar nënshtrimin e tij ndaj sulltanit." Është shumë interesant dhe rast shumë i rrallë që dikush nga autorët osmanë ta përshkruaj në këtë mënyrë pamjen fizike dhe bukurinë e Skënderbeut. Jo se ky autorë ka pasur ndonjë simpati por ai e ka thënë të vërtetën, pra ashtu si që është dukur Skënderbeu.

9. Ali Mustafa bin Ahmed. Vepra e tij është: "Kunhul Ahbar" (Bërthama e lajmeve)Se Skënderbeu ishte me origjinë shqiptare, Ali e dokumenton në faqe 76 kur flet për Hamza Kastriotin dhe thotë se: "...Hamza beu ishte i nipi i Iskenderit të shqiptarëve, nga prijësit e vjetër kokëfortë e inatçi, me trupa divash, që ishin grumbulluar në disa kodra e vende të çuditshme, e të pa depërtueshme të Shqipërisë....." Në faqe 124 , Ali e përsërit edhe njëherë se Iskenderi ishte shqiptarë dhe thotë: "....Një njeri i pa vlerë nga fisi shqiptar (arnaut) i quajtur me emrin tradhtari Iskender, i cili pasi u rrit dhe edukua në oborrin e sulltanit, doli jashtë dh mori rrugë të shtrembët".

10. Solkzade. Është njëri nga historianët osmanë të sh.XVII. Vepra e tij titullohet "Fihrist Shahan" , por sot më së shumti njihet si "Tarihi Sollakzade" (Historia e Sollkazades)
Ai në faqe 43 përmend pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës, në faqe 168 e përshkruan pamjen fizike të Skenderbeut ku thotë se "....Pamja fizike e këtij njeriu të bukur të çlodhte sytë, kurse fytyra e tij tërheqëse të jepte një kënaqësi. Pastaj më poshtë vazhdon ndryshe. "...Ai arnaut sojëkeq dhe fatzi i harroi mirësitë e padishahut dhe i ktheu shpinën atij.

11. Mynexhimbash. Po ashtu është historian i sh.XVII. Vepra e tij titullohet "Sahaful ahbar", e botuar nga Nedim Ahmet, me titull "Mynexhimbashi Sahaful ahbar", Istambull 1285 h. Faqe 352 autori përsërit të dhënat që i përmendëm më lartë. Me siguri se ai gjatë shkrimit të historisë së ti është mbështet tek këto autorë. Ai përsërit se Iskenderi ishte i biri i Juvait, sundimtarit shqiptar dhe se ishte rritur në oborrin e sulltanit. Kishte qenë i emëruar nga sulltani si zëvendës i të atit në tokat shqiptare (subash i Krujës). Pastai e tradhtoi sulltanin dhe ngriti krye. Pra autorët serbë e sllavo-maqedonas që kanë shkruar, e disa të tjerë që edhe sot shkruajnë se Skenderbeu ishte me origjine sllave, duhet ta kuptojnë se ai i hoqi nga krahu të gjitha gradat osmane dhe iku e shkoi në Shqipëri, ose shkoi dhe u bë mbret i shqiptarëve. Pra është e natyrshme që secili kthehet në tokën që e ka lindur dhe as-sesi në tokë të huaj. Vetë autorët osmanë e vërtetojnë se ai ishte nga gjaku i shqiptarëve dhe ishte i gatshëm ta derdhte atë gjak për tokën shqiptare.

Autori është drejtor i Muzeut të Kërçovës
Mr.Sc.Ilmi VELIU
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#360

Post by Mallakastrioti »

Sot ne EKSKLUZIVE nje gravure te panjohur te Heroit tone Kombetar.
Gravure e cila i perket vitit 1598 ne te cilen Skenderbeu paraqitet me veshje perendimore te kohes, sikurse me flamurin dhe shqiponjen dykrereshe.

Image
Image
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”