Mos te harrojme se fjala 'DHIA' nuk eshte e ngjajshme vetem me 'DIAs' por edhe me fjalen 'DY' (DYbrireshi), qe ne disa treva shqiptare shqiptohet pikerisht si 'DI', psh ne Maqedoni.
Zoti Fenikas 'BAAL' me dy brinje.
Me ato qe une kam lexuar per gramatiken e kesaj gjuhe, zakonisht prapashtesen as e kane disa nga emrat e pervecem mashkullore ne njejes te pashquar.Mallakastrioti wrote:Zeus,nje ndihme te vogel te lutem me kete tekstin se nuk po e kuptoj shume mire.Me aq sa marr vesh flet per rrenjen e fjales "Das" ...(qe mund te kete te beje me fjalen shqipe "dash" ose "dhashe"????)
A thua ç'vend duhet te jete ky midis Ohrit dhe Selanikut? Mos eshte gje vendbanimi i maqedoneve te lashte?!Indeed, the center of the Albanians remained the river Mat, and in 1079 AD they
are recorded in the territory between Ohrid and Thessalonika as well as in Epirus.
http://www.101languages.net/albanian/history.html
ka te gjare, por emri maqedoni eshte i ri per tu quajtur i lashte .Imathia eshte quajtur ne kohet me te vjetra, ndersa gjurmet pellazge ne zone jane te shumedokumentuara.ALBPelasgian wrote:Ah sa u dhemb shumë disave![]()
![]()
:
A thua ç'vend duhet te jete ky midis Ohrit dhe Selanikut? Mos eshte gje vendbanimi i maqedoneve te lashte?!Indeed, the center of the Albanians remained the river Mat, and in 1079 AD they
are recorded in the territory between Ohrid and Thessalonika as well as in Epirus.
http://www.101languages.net/albanian/history.html
Reagime mbi librin e authores ''greke'' N. KarakasidouArbëri wrote:Anastasia N. KarakasidouTitulli: “Fushat e grurit, kodrat e Gjakut”
Autori: Anastasia N. Karakasidi
Botues: “Plejad”
“Fushat e Grurit, Kodrat e Gjakut”, një punim shkencor, të cilin autorja Anastasia N. Karakasidi e konsideron një punim shkencor, por që në thelb përbën më shumë se aq. Një peizazh nga formimi i kombit në Maqedoninë Greke, një libër mbushur plotë me fakte e detaje, që demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. Duke zhvilluar proceset komplekse sociale, politike dhe ekonomike, përmes të cilave ka kaluar kjo popullsi përgjatë helenizmit dhe amalgamimit kulturalisht brenda një identiteti nacional grek. Ky punim shkencor sjell kështu një korrigjim të rëndësishëm të vërtetësisë mbi identitetin e trevës së maqedonase dhe ofron një analizë mendjemprehtë mbi etnicitetet dhe nacionalizmit ballkanikë të shekullit XX-të. Gjatë viteve në kapërcyell të mijëvjeçarëve, Ballkani është thyer në një dualitet tendencash që në pamje të parë të krijojnë përshtypjen e një kundërshtie të papajtueshme mes tyre. Në këtë ajër dualiteti si pjesë organike dhe mekanizëm manipulator i shoqërive kanë marrë pjesë përveç politikanëve e grupeve të interesit edhe studiuesit historianë, etnografë gjuhëtarë etj.. Ky libër vjen në dritë pikërisht në kohën e debateve dhe aksioneve politike e diplomatike në lidhje me një entitet aq të diskutueshëm gjeografik, historik, etnografik dhe gjuhësor, siç është Maqedonia. Ndoshta një qëndrim dhe një natyrë e tillë mendjehapur, qenë arsyeja pse botimi i këtij libri kaloi përmes një kalvari të tërë problemesh, ose ndoshta ky ishte edhe motivacioni kryesor pse ekstremistët grek, të cilët e akuzuan atë për “tradhti kombëtare”. Madje që, në vitin 1993 kur ajo botoi disa pjesë të studimit të saj në periodiken “Studime moderne greke”, ajo mori një numër të madh kërcënimesh me vdekje nga ana e një organizate të krahut të djathtë. Në të njëjtën kohë gazeta greke, “Stohos”, e përshkroi si një “armike të popullit grek”, duke botuar edhe adresën e saj në Selanik si dhe numrin e targës të automjetit të saj.
[quoteem]Identiteti maqedon
Gjate analizes qe Karakasidi i ben kujteses historike popullore te banoreve te marre ne shqyrtim, ne lidhje me trashegimine maqedone te lashtesise dhe evokimin e simboleve e personazheve te shquar te saj, del e qarte se madheshtia e Maqedonise dhe Aleksandri i Madh jane nje lende teper e turbullt dhe pa shtrat ne vetedijen e tyre. Ata ngaterrojne kohet historike, perziejne elementin aziatik (turk, asiras, pers) me elementin ballkanik, nderfusin sentimentin nenvetedijesor ne lenden propagandistike qe i ka trysnuar, dhe krijojne nje mishmash kujtesor per trashegimine.
Pra, tek ata Aleksandri dhe Maqedonia e lashte nuk thone asgje. Ne te kundert me vetedijen popullore nder shqiptare, ku koncepti eshte mjaft i paster dhe shembelltyra e Lekes se Madh vjen ne nje vizion te qarte dhe te pandotur me elemente te tjere absurde. Ai vjen natyrshem si nje evokim i brendshem shpirteror e vetedijesor dhe pa asnje lloj ndikimi arsimor, edukativ apo propagandistik. Madje, duhet thene se keta elemente te fundit qe nderfuten prej institucioneve kane qene kryesisht perkunder kesaj vetedijeje trashegimore.
Aleksandri i Madh i Maqedonise tek shqiptaret eshte nje figure mjaft e qarte, ndersa tek banoret e sotem te viseve aleksandrine, te cilet jane dhe lende shqyrtimore e Karakasidit duket se eshte nje konvencion i mesuar permendsh dhe i diktuar keqas nga faktore te tjere jashte kujteses trashegimore.
Paradoksalisht, gje qe edhe Karakasidi pergjate punimit te saj e pasqyron, per nje trashegimi maqedone dhe aleksandrine grinden disa pale etnike dhe disa shtete qe s’kane te bejne aspak me to. Te flitet per nje trashegimi te Maqedonise se lashte nga sllavet apo sllavofolesit e atyre trevave perben nje absurd qe nuk kerkon argumenta te tjere, pasi mjafton vetem fakti i mirenjohur historik se dyndjet nistore sllave datojne rreth dhjete shekuj mbas Aleksandrit dhe Perandorise Maqedone te lashtesise.
Dhe nese realisht gjendet ndonje gjurme maqedone ne grupet etnike sllavofolese kjo i dedikohet ose elementit autokton te sllavizuar ne kohe te hershme apo te vone, ose ndikimit te institucioneve politike. E njejta gje mund te thuhet per bullgaret qe ne te vertete jane fise avare te sllavizuar qe jane perzier me mbetjet e popullsise autoktone dako trake. Ndersa per greket, pavaresisht manipulimit te madh qe eshte bere ne historiografi, argumentat mbeten perseri te vobekte.
Kjo qofte duke iu referuar autoreve te lashtesise, qofte dhe autoreve moderne, te cilet ne te gjitha format e shprehura te cojne ne te vetmin perfundim: Raca e vetme qe mund te pretendoje ne menyre te perligjur trashegimine maqedone dhe Aleksandrin e Madh jane vete pasardhesit e asaj popullsie qe mbizoteronte Gadishullin Ilirik, pra shqiptaret.
Ne kete hulli, pa dashur te dalim nga caqet e nje fjale hyrese per librin e Karakasidit, po sjellim vetem disa pasazhe ne funksion te ketij argumenti. Ne Gjeografine e tij, Straboni shkruan se “Popullsia e Epirit, Ilirise dhe Maqedonise flasin te njejten gjuhe, bile dhe floket i presin ne te njejten menyre. Kane te njejtat zakone, dhe qeverisen nga kuvendi i pleqve te cilin e quajne Plakonia. Te vjeterve u thone Plaixh kurse plakave Plaixhe”. Nga Justini mesojme se maqedonasit ishin nje race pellazgjike. Ndersa tek Kuin Kyrsi dhe Plutarku shohim se midis greqishtes dhe maqedonishtes ekziston nje ndryshim i tille saqe, duke kuptuar njeren prej dy gjuheve, nuk mund te kuptoje edhe gjuhen tjeter. Trog Pompei shprehet: “...albanet (arberit), nje pjese e te cileve sot ka zene vend ne Peloponez, nje pjese ne Maqedoni, Iliri dhe ne Epir...”.
Puarso dhe Kajks thone se “Mbreteria e Maqedonise ia detyron origjinen e saj nje kolonie pellazgesh te debuar nga Histiokotida prej kadmeneve rreth vitit 1302 p.e.s. Ata u vendosen ne Pind nen emrin maqedonas dhe u shtrine deri ne Ematia”. Po ashtu fon Hahni ne Albanesische Studien, nder te tjera, pohon se “Shqiptaret jane autoktone sepse zbresin drejtperdrejte nga Iliret, qe ashtu si dhe popullsite e Maqedonise dhe Epirit, rrjedhin te gjithe nga parahistoriket Pellazge”. E. Mashi ne Annales des Voyages shprehet se “eshte e drejte te besohet se gjuha moderne e Shqiptareve eshte ajo qe flisnin ne lashtesi Maqedonet, Iliret dhe Epirotet”.
Petrota shkruan “...te gjithe ata qe kane pranuar tezen e origjines pellazgjike te Shqiptareve te sotem, te pranojne dhe te quajne si nje te vertete historike te padiskutueshme njejtesimin me ata te Ilireve, Maqedoneve dhe Epiroteve, dhe te ketyre me Pellazget e lashte.” Biondeli pranon se origjina e shqiptareve eshte pellazgjike dhe se “pa dyshim jane te nje gjaku me Maqedonasit e lashte, Traket, Daket dhe Iliret”.
Ndersa per dallimin midis grekeve dhe maqedoneve te kohes se Aleksandrit, Vajgali veren “Per botekuptimin grek ishte dicka e vetekuptueshme qe nje njeri te ishte edhe perendi. Por per maqedonasit, me perjashtim te fisnikerise se helenizuar, ky mendim ishte po aq i huaj, sa c’eshte per ne sot”, duke dalluar nje ndryshim thelbesor ne sistemin konceptual te grekeve dhe popullsive te tjera rrenjese si maqedonasit, iliret e epirotet qe kishin te njejten rrenje pellazgjike.
Ne Quarante Secoli, E. Bidera shkruan: “...qyteterimi pellazg nuk u nal vecse ne Epir. As nuk humbi, sic besohet, eshte ky popull fisnik, qe per tu kujtuar qendroi ende me gjuhen e tij teper te lashte ne Shqiperi, Thesali, Maqedoni, ne pjesen me te madhe te Dalmacise, te Serbise, etj...”. Dhe prof. M. Markiano shprehet: “populli shqiptar eshte, nese jo pellazgjik, me origjine pellazgjike, ose nje familje e asaj race shume te lashte qe populloi brigjet e Azise se Vogel, Greqine, Trakine, Maqedonine, Epirin, Mizine dhe Dakine...”.[/quoteem]
http://books.google.com/books?id=H4WotF ... &q&f=false
http://www.press.uchicago.edu/presssite ... ey=3626606
Code: Select all
Cambridge University Press declined to publish this book, fearing attacks on their Greek staff if the crisis over the official name of the Former Yugoslav Republic of Macedonia were to escalate.
Code: Select all
Official Statement issued by Cambridge University Press:
The decision by Cambridge University Press not to offer Dr
Karakasidou a contract for her manuscript was a very complicated
and painful one. In particular, we deeply regret the difficult
position in which this has placed the author, who has written a
serious and valuable study. Following the decision, Michael
Herzfeld and Stephen Gudeman resigned from the editorial board of
our anthropology monograph series, on which both had been active
and much valued members. The Press acted correctly, though in a
situation where a good case could be made on both sides of the
argument. In the end, everyone has had to choose between powerful
but irreconcilable moral imperatives. No compromise was possible,
though we all did our best to find one.