RAMA: DEBATI PËR HIMARËN, BARCALETË. I DASHUR DULE TË TREGOJ CFARË KA THËNË EQREM CABEJ
Ora 17:10-Nje fjalim te gjate mbajti kryeministri Edi Rama per Reformen Territoriale.
“Debati lidhur me minoritetin si unë dhe si i dashuri im Vangjel Dule jemi të bindur se kemi respekt për Paskal Milon, por si unë dhe Dule jemi të bindur se Paskal Milo ka më shumë respekt për Eqrem Çabej se për veten e tij. Lidhur me Himarën, për mua e për ne Himara është si Shkodra, Kavaja, Dibra, e si gjithë bashkitë e tjera që u krijuan mbi kriteret funksionale. Asnjë specifikë tjetër nuk ka. Fakti se në Himarë jeton një pjesë e minoritetit grek nuk nënkupton detyrimin për të nënkuptuar liritë individuale, nuk nënkupton asgjë tjetër përveçëse detyrimit për të jetuar dhe kaq.
Po meqë ka pasur shumë barcaleta dhe ka pasur shumë folklor, po rikthehem tek Eqrem Cabej që punonte si inspektor i arsimit. Në atë kohë, Himara pati ca telashe që historia cuditërisht thoshte se nxitej nga një farë Bollano. Ministri dërgon shkencëtarin e madh inspektorin, gjuhetarin e madh Eqrem Cabej. Dhe pas inpektimit Eqrem Cabej harton një promemorie: Himara, në tanësinë e saj ka qenë dhe është një krahinë shqiptarë ku spikasin cilësitë shqiptare. Himarë, Dhërmi e Palasë flasin qartë zakonet e pastra shqiptare, labe, toponamistika, kangët e vajtimet e tyre, në martesa e në vdekje. Ata e dinë se janë në një fis me lebrit e Vlorës .....
Ky është Eqrem Cabej në vitin 1936. Por për ti dhënë fund barcaletave të javëve të fundit dua tju sjell një fakt tjetër, kryepleqtë e Himarës. Letrat origjinale janë në arkivin e Vatikanit, pasi dolën në dritë në vitin 1941. Kështu që çështja e Himarës nuk është çështje, përveçse përdoret siç është përdorur, ose keqpërdorur për vite të tëra. Është ora për ta mbyllur përfundimisht këtë kapitull. Dhe duke thënë se Himara është një nga 58 bashkitë e reja të ngritura mbi kriterin e zonave funksionale. Dhe garanton integrimin urban të gjithë komunitetit. Ndërsa nga ana tjetër, dua të kthehem tek shprehja e krenarisë se ndihet shtetas shqiptar për këtë reformë. Kjo sanksionon tre bashki të reja, të ngritura jashtë kritereve të përgjithshme të reformës, jashtë kritereve të zonës funksionale, dhe unë jam krenar që më takon të jem kryeministër i Shqipërisë, pasi kjo Shqipëri ajo në nga një anë i jep të drejtën vetës mos të ulet me frikë ndaj askujt dhe nuk mund të mos ulet me respekt para fqinjëve, duke dhënë një shembull të mirë për Greqinë motër dhe fqinjët e tjerë. Duke shkuar para me forcën e shembullit, dhe jo me shembullin forcës, tre bashkitë reja janë Dropulli, Finiqi, të cilat janë bashki të reja minoritare. Në 22 vitet e fundit, pas çdo reforme territoriale, ne s’do ndiheshim vetëm siç është ky akt, dashurie të re për fqinjët tanë.
Më tej Rama thesoi se: "Ne këtë Shqipëri sot e arkivojmë në letër dhe hapim një kapitull të ri për të ndërtuar një Shqipëri tjetër, duke u dhënë njerëzve të jenë të lirë dhe të shpëtojnë nga dhuna e bajraktarëve të vegjël të miqësive. Ne po ju japim shqiptarëve qytetin dhe jo një copë popull jeton në qytet e quhen qytetarë, ndërsa një tjetrit që s’jeton aty s’di ku jeton. Me këtë reformë nuk po bëjmë kozmetikë, por kromoterapi për të mundur kancerin që ka prekur Shqipërinë në gjithë territorin e vet. Sesa e mundshme do jetë kjo reformë, ajo do varet nga ne. Dhe do të varet nga vullneti me të cilin ne nuk do të lejojmë gjë dyshimet e të sotmes të bëhen pengesë për të nesërmen."
REPLIKAT DULE-RAMA
Dule: Parlamentarizmi dhe folklorizmi janë dy gjëra të ndryshme, por këtu jemi për politikë. Kur flasim për politikë në parlament ajo që mbizotëron është nocioni shtet, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe për mua edhe të drejtat e minoriteteve. Po marrë nga fjala e kryeministrit dhe dua ta falenderoj pohimin se në Himarë ekzistojnë minoritar të minoritetit etnik grek. Marrë edhe thënien se pikërisht për të kufizuar hapësirat ne bëjmë këtë bashkim. Duket qartë ajo që denoncova, tendencioziteti. Duket qartë ajo që theksova në fjalën time dhe është neni 16 i konventës kuadër i cili nga goja e kryeministrit prodhohet se shkelet në mënyrë të vullnetshme. Shtetet palë duhet të frenojnë vetën nga marrja e masave që synojnë tjetërsimin e raporteve të popullsisë në hapësira të raporteve ku jetojnë pjestarë të minoriteteve kombëtare dhe të cilat synojnë në kufizimin e të drejtave që rrjedhin nga konventa kuadër. Mund të lexojmë edhe deklaratën që Fan Noli si ambasador i Republikës së Shqipërisë parashtroi në Lidhjen e Kombeve në vitet 1920, por nuk është as koha as momenti. Dëshiroja të konkludoja duke thënë se krenar mund të jenë jo ata që miratojnë ligje dhe ratifikojnë konventat për demagogji, por ata që i bëjnë pjesë të përditshme të jetës politike dhe institucionale të një vendi.
Rama: Vangjel e kam çmuar gjithmonë inteligjencën tendë, por nuk pranoi të fyesh timen, madje duke më cituar çka unë nuk e thashë. Në Himarë nuk ka shtete palë, por ajo është si gjithë bashkitë e reja të Republikë së Shqipërisë. Këtë ne nuk e kemi njohur sot, por e kemi njohur e do ta respektojmë gjithmonë. Logjika thotë se atje ku ka minoritet që qyteti ose territori ku ai jeton mos të zgjerohet! Përpjekjet e vazhdueshme të shumëkujt që ka dashur ta shikojë Himarën ashtu siç ajo nuk është. Meqë përmende dhe origjinën time, jam krenar që jam një pjesë nga Himara, dhe nuk e quaj epërsi që jam shqiptar, por jam Shqiptar. Nuk më bën të ndjejë superioritet ndaj grekëve, por as të ndihem inferior. Shqipëria nuk ka lidhje me shkelje Konventash, por në emër të respektit të të drejtave, afirmon këtu brenda se si i respekton të drejtat e të tjerëve. Ne duke krijuar 3 bashkitë e reja të minoriteteve, tregojmë shumë. Ne, duhet të shohim mirëqenien e njerëzve dhe në emër të mirëqenieje të njerëzve, besoj se kjo reformë shkon në drejtimin e duhur. Dhe nuk kufizon minoritetin. Himara, apo se çdo bashki pirjet Tiranës nuk është një vend që duhet braktisur, por është një vend ku mund të ndërtohet dhe ëndërrohet një jetë më e mirë. Ndaj, është e qartë se në cilën anë është folklori dhe politika, për njerëzit dhe me njerëzit, shqiptar apo minoritar. Dhe pa dallim, do punojmë së bashku për të çuar përpara çështjet e mbartura, të cilat do i zgjidhim. Ndaj kërkoj me shumë mirësjellje, mos të kërkosh të ngresh çështje që nuk ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.