"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#1

Post by Aulona » Mon Dec 07, 2009 2:31 am

LANÇ, lufta që na nderon
Shkrimi “Lufta partizane, një vështrim nga sot”, të autorit Lekë Tasi, botuar dje në “Shekulli”, është një përpjekje e dëshpëruar e autorit për të hedhur baltë mbi luftën Nacional Çlirimtare, e cila ka hyrë tashmë në fondin e artë të traditës historike të shqiptarëve,

Prof.Dr.Xhelal Gjeçovi*

Shkrimi “Lufta partizane, një vështrim nga sot”, të autorit Lekë Tasi, botuar dje në “Shekulli”, është një përpjekje e dëshpëruar e autorit për të hedhur baltë mbi luftën Nacional Çlirimtare, e cila ka hyrë tashmë në fondin e artë të traditës historike të shqiptarëve, pasi ajo çoi në rivendosjen e pavarësisë kombëtare të shpallur në vitin 1912 e të mohuar e të shkelur më 7 prill 1939.

Problemet që ngre autori nuk ia vlen të diskutohen, pasi ato janë fantazira të tij, të ndërtuara jashtë kontekstit historik, jashtë realitetit, që përjetoi vendi në vitet e luftës së Dytë Botërore. Autori ka zgjedhur ditën e çlirimit për të bërë shou për të hedhur në treg pikëpamjet e tij konfuze e tendencioze.

Historiografia ka nevojë për një mendim të pjekur, objektiv, të mbështetur në dokumente e në logjikën historike dhe jo për mendime tendencioze dhe aq më pak me fantazira që nuk përkojnë me realitetin historik. Lufta ka gjetur, tashmë, vlerësimin e merituar në historiografinë shqiptare. Atë e kanë vlerësuar gjithë popujt e vende që i kontribuon fitores mbi fashizmin dhe në radhë të parë aleatët e mëdhenj, që e udhëhoqën këtë luftë.

Madje, edhe forcat që iu kundërvunë luftës Nacional Çlirimtare, që tashmë i kanë kapërcyer remineshencat, tezat dhe vlerësimet e vjetra mbi luftën dhe po kërkojnë të gjejnë veten, pikërisht, në këtë luftë, pasi ajo i bën edhe sot nder Shqipërisë dhe qëndrimi ndaj saj është një gur prove, edhe për demokracinë, në themelet e së cilës qëndrojnë idealet e luftës.

Në këtë vështrim autori është krejtësisht jashtë kohës. Nuk e di nga frymëzohet për të parashtruar teza të tilla tendencioze dhe nihiliste, por një gjë është e sigurt, atij mesa duket i ka mbetur ora në vitin 1944.

Pyetjes që shtron autori, se a duhej marrë pjesë në luftë, do t’i përgjigjesha në mënyrë të prerë se lufta dhe sakrificat e saj ishin të domosdoshme dhe asnjë sakrificë e asnjë çmim nuk është i tepërt për lirinë e pavarësinë e vendit. Do apo nuk do autori, lufta është faqe e ndritur e historisë kombëtare, që i bën nder edhe sot Shqipërisë. Luftën nuk e bënë vetëm komunistët, por gjithë populli, të gjithë patriotët e vërtetë, pavarësisht nga bindjet e tyre ideologjike.

Lufta, siç thamë, çoi në rivendosjen e pavarësisë kombëtare dhe kjo përbën një nga meritat e saj historike. Ajo, gjithashtu, na bashkoi me fitimtarët, me aleatët e koalicionit antifashist. Prandaj, ajo dhe protagonistët e saj përkujtohen dhe nderohen çdo vit nga mbarë populli shqiptar, nga gjithë forcat demokratike të vendit. Shkrime të tilla, si ai i zotit Tasi nuk mund të lëkundin bindjet dhe nderimin që ka populli për luftën dhe nuk mund të ndryshojë vlerësimet e merituara, që asaj i kanë bërë historiografia shqiptare dhe ajo botërore.

*Titulli i shkrimit është i redaksisë. Titulli në origjinal: “Përpjekje të dëshpëruara për të denigruar luftën Nacional Çlirimtare” / Replikë me shkrimin “Lufta partizane, një vështrim nga sot”, të autorit Lekë Tasi
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#2

Post by Aulona » Mon Dec 07, 2009 2:44 am

Ne perkujtim te nates se masakres se Tiranes nga nazistet gjermane dhe ballistet, me daten 4 shkurt 1944


Gjashtëdhjetë e pese vjet më parë, në Tiranë është ngrysur “Nata e Shën Bartolemeut” shqiptar. Një nga masakrat më të dhimbshme franceze, është zhvendosur në realitetin shqiptar, duke u gdhirë me 84 njerëz të vrarë nga pushtuesit gjermanë. Katër shkurti i vitit 1944, në librat e historisë së Shqipërisë është shënuar me emrin masakra e Tiranës. Për Kadri Dingun, historianin dhe njeriun që e ka përjetuar vetë atë masakër, ajo s’është gjë tjetër veçse një natë e Shën Bartolemeut shqiptar. Në rrëfimin e tij, Dingu kujton se si ndodhi masakra ku u vranë 84 njerëz dhe u prangosën 500 të tjerë. Ai tregon edhe se kush shërbeu si shkak për këtë masakër, si dhe lojën që përdorën gjermanët, duke e quajtur masakrën në dokumentet e tyre një “operacion të grupeve nacionaliste kundër forcave të tjera antifashiste”.

Masakra gjakatare e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ka mbetur në kujtesën e popullit si një nga ngjarjet më të egra çnjerëzore e pushtuesve nazistë dhe e shërbëtorëve të tyre kuisling, një krim monstruoz që i rëndoi popullit tepër. Atë natë dimri të ashpër, krisma të llahtarshme, të qara fëmijësh e britma nënash deri në agim. Duke tërhequr zvarrë nëpër rrugica e kanale u pushkatuan barbarisht 84 njerëz. U arrestuan dhe u internuan edhe mbi 500 të tjerë. Kudo pellgje gjaku, kufoma të rinjsh komunistë e patriotësh antifashistë e të tjerë njerëz të pafajshëm, punëtorë, druvarë deri edhe tre italianë ish-ushtarë të strehuar nga tiranasit pas kapitullimit dhe dy antifashistë malazezë të nxjerrë nga burgu. Të tilla akte terrorizmi masiv, në ato vite, i praktikonin shpesh nëpër qytetet e Evropës. Masakra e Tiranës, me aq pak banorë në atë kohë për makabritetin dhe numrin e të vrarëve dhe të arrestuarve nuk kishte precedentë. Nazistët, nuk e ndërmorën këtë siç e kishin zakon për reprezalje ndaj ndonjë aksioni gueriles, por papritmas nëpër të gjithë qytetin. Ai qe një terrorizëm masiv për qëllime politiko-ushtarake të pushtuesit dhe të tradhtarëve, të cilët në planin strategjik dhe po prisnin edhe ndonjë zbarkim të aleatëve në bregdetin Adriatik e kombinonin dhe këto vrasje masive me operacionin e madh të dimrit në shumë zona të Shqipërisë që kishte për qëllim të likuidonte forcat e UNÇ. Pra, me këtë po terrorizonin me djegie, vrasje e pushkatime edhe popullin për ta larguar nga lufta ANÇ.

Skenari i masakrës

Nga dokumentet arkivale, nga kujtimet e shumë veteranëve që përjetuan këto ngjarje, nga tregimet e disa pjesëtarëve të familjeve të kësaj masakre, si dhe deponimet e bëra nga disa ish-kryepleq të lagjeve të Tiranës që u morën me forcë rezulton: për këtë masakër çnjerëzore nazistët kuisling-ballistë që më parë kishin hartuar një skenar në një takim që ishte bërë më 16 janar 1944, në zyrën e ish-kryeministrit të qeverisë kuislinge, ku në të kishin marrë pjesë vetë kryeministri, Xhaferr Deva, ish-ministri i Brendshëm, Hysni Dema, komandant i përgjithshëm i Xhandarmërisë, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti ish-prefekt i Tiranës dhe një oficer i Gestapo-s gjermane. Objektivi kryesor që synonte të realizonte në këtë operacion terrorist ishte që t’i jepej një goditje e rëndë asgjësuese organizatës së Partisë Komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Kjo do të bëhej si kundërpërgjigje që pësuan forcat ushtarake gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë operacionit që bënë në muajin nëntor 1943 -janar 1944 kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Të arrestoheshin dhe të pushkatoheshin personat që përfshiheshin në listat e hartuara nga policia sekrete, në to në radhë të parë figuronin emrat e drejtuesve të qarkorit të Tiranës me në krye Gogo Nushin dhe të tjerë, aktivistë të rinisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar, të gruas antifashiste, nacionalistë, patriotë dhe pjesëtarë të njësiteve guerile. Operacioni do të mbahej shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944 dhe do të përfundonte në ora 5 të mëngjesit të datës 4 shkurt 1944. Ky operacion do të drejtohej nga Xhaferr Deva dhe Kadri Cakrani. Në këtë operacion terrorist, forcat e Gestapo-s gjermane nuk do të merrnin pjesë, pasi në një dokument të Komandës së Përgjithshme të Korparmatës së 21-të gjermane, thuhej: “Grupet nacionaliste sot natën do të ndërmarrin një kundër-reaksion. Të gjithë pjesëtarët e trupës gjermane në postat e shërbimit të qëndrojnë jashtë kësaj grindjeje. “Ky ishte një mashtrim, që synonte t’i paraqiste forcat gjermane të ardhura në Shqipëri jo si pushtuese, por si kalimtare, si nevojë e sigurimit të krahëve të forcave gjermane në jug të Ballkanit dhe të sigurimit të rrugëkalimit të këtyre forcave për në veri të Evropës. Por më vonë, në dokumentet gjermane të zbuluara, vërtetohen se në krye të këtij aksioni ka qenë oficeri i Gestapo-s gjermane Haufmanlangen, përfaqësues personal i Hitlerit në Shqipëri. Forcat që do të merrnin pjesë në këtë operacion përbëheshin nga xhandarmëria dhe policia sekrete kuislinge, që kishin ardhur në Shqipëri për ta shpëtuar atë nga regjimi komunist dhe nga forcat e armatosura të Ballit Kombëtar. Në krye të tyre ishin: Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi, Xhelal Staravecka, Seit Matja dhe drejtues kryesor të organizatës së Ballit Kombëtar të Tiranës, Halim Begeja, Halil Mëniku, Seit Dumneri, Arif Merepeza, Osman Kazazi, Ziçe Hatipi dhe të tjerë. Operacioni filloi në orët e para të 3 shkurtit, ku disa grupe terroriste kanë tentuar të bëjnë atentat kundër qeverisë, personaliteteve të larta shqiptare, kundër Xhaferr Devës, Kadri Cakranit dhe kanë sulmuar automobilat e tyre me bomba dhe revolverë. Duke marrë shkas nga këto atentate të inskenuara, Xhelal Staravecka dhe Kadri Cakrani me agjentët e tyre në Tiranën e Re, arrestuan qytetarë të pafajshëm, të cilët ishin duke shkuar nga puna në shtëpitë e tyre dhe i pushkatuan. Duke filluar nga ora 02.00 e natës dhe deri në mëngjesin e ditës së 4 shkurtit, bastisën qindra shtëpi, u arrestuan mbi 500 qytetarë, prej të cilëve 84 u pushkatuan. Shumica e të pushkatuarve ishin antifashistë, aktivistë të Frontit Nacionalçlirimtar, të rinj dhe punëtorë të thjeshtë. Nga të pushkatuarit pati dhe me kombësi italiane, si dhe 4 të burgosur politikë, që me gjakun e tyre lagën rrugët e Tiranës.

Rrëfimi i nënës së Fadil Radës

“Isha vetëm në shtëpi me djalin e vogël, Fadilin, se dy djemtë e tjerë, Ademi dhe Isufi, ishin partizanë. Në orën 02.00 të natës, xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin. U ngjita pas djalit tim, por katilët më shtynë dhe më shkëputën nga ai. “Lidheni qenin”, bërtisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi dhe mua më përplasën në fund të oborrit, ku dëgjova për herë të fundit zërin e Dilit tim të shtrenjtë, duke më thënë: “Nënë, shko në shtëpi”. Për dy ditë radhazi nëna me bukë në gji, kërkova nëpër Tiranë, që të gjeja djalin dhe t’i jepja për të ngrënë, por nuk e gjeta . Ah, unë e zeza! Pas dy ditësh shokët e tij ma sjellin trupin që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tiranës, në rrugën e Elbasanit, por nënëzeza nuk e njohu Dilin, se e kishin copëtuar xhelatët. Qava dhe lotët për të nuk më thanë kurrë”. Kjo nënë trime tiranase ka qenë e arrestuar nga kuestura në vitin 1943, kur u vra Xhorxhi Martini, të cilin e kishte strehuar të plagosur në shtëpinë e saj. Ndërsa trupat e dy vëllezërve, Maliq dhe Haki Huta, aktivistë të rinisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar, nuk janë gjetur. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet ku janë varrosur. Në një bisedë që kam bërë me vëllain e tyre për nënën, Mehmet Shkëmbi, kam mësuar se ai ka qenë së bashku me vëllezërit e tyre në shtëpi natën e 4 shkurtit 1944, kur ata u arrestuan. Ai tregon: “Ishte ora 03.00 pas mesnatës, kur dhjetë xhandarë me në krye Osman Kazazin dhe një farë kapter Selimi, goditën me qytat e pushkëve dhe me të thirrura kërkonin që ta hapnim derën. Në shtëpi ishin baba, nëna, dy motrat dhe tre vëllezërit. Shtëpia dhe rruga e Kazanëve ishte e rrethuar nga forcat e xhandarmërisë dhe ne nuk kishim mundësi të dilnim nga rrethimi. Në fillim hezituam ta hapnim portën, por pasi dëgjuam zërin e ish-kryeplakut të lagjes, Xhemal Zela, e hapëm. Me një egërsi shtazore ata hynë në shtëpi dhe na arrestuan të tre vëllezërve, na lidhën duart dhe i thanë babës se do të na çonin te Xhaferr Deva.

Prindërit dhe motrat kërkuan që të na lironin, qanin dhe na ngjiteshin pas trupit për të na mbrojtur, por xhelatët i shkëputën me forcë. Në të dalë të portës, Osman Kazazi më tërheq dhe më shkëput nga dy vëllezërit dhe me zë të lartë më thotë: “Ti Met shko te pleqtë, se nuk je djalë i Hutëve, ty të ka sjellë plaka me vete”. (Osman Kazazi e njihte familjen tonë, sepse xhaxhai ynë ishte martuar me tezen e tij). Atë natë, bashkë me të dy vëllezërit e mi, arrestuan edhe Fadil Radën dhe Islam Allën, që i kishim komshinj. Gjatë gjithë ditës së 4 shkurtit 1944 kërkonim se mos i gjenim vëllezërit të gjallë apo të vdekur, por më kot. Në mbrëmje, një miku ynë nga fshati Farkë na solli lajmin se sipas thënieve të një ushtari gjerman, që ishte nga Kaukazi, në pyllin e Saukut, në një gropë, kanë hedhur shumë trupa të pushkatuar. Këtë ia tha edhe Qazim Mulleti dhe Osman Kukaleshi babait tonë kur shkoi t’i takonte ata për lirimin e vëllezërve. Më 5 shkurt 1944, ne dhe disa familje të tjera shkuam dhe e gjetëm gropën, por trupat e të pushkatuarve i kishin hequr. Fundi i gropës ishte mbuluar me gjak dhe aty ishin hedhur shumë sende të të pushkatuarve, si këpucë, xhaketa dhe sende të tjera. Aty gjetëm xhaketat e dy vëllezërve dhe letërnjoftimet e tyre”.

Kjo familje i dha luftës tre djem dëshmorë: Ramiz Hutën që ra në fushën e betejës në çetën e Pezës dhe Haki e Maliq Hutën, të pushkatuar më 4 shkurt 1944. Po atë natë, kriminelët me Osman Kazazin arrestuan edhe dy intelektualët antifashistë, Ramiz Trenin dhe Sitki Çiçon, të cilët i pushkatojnë te mulliri i Fagëve në rrugën e Dibrës afër Medresesë. Të gjithë personat e tjerë të arrestuar, që nuk u pushkatuan, u burgosën në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë, midis të cilëve fare pak u liruan, pasi paguan qindra napolona flori, të tjerë u burgosën ose u dërguan në kampet naziste të vdekjes. Nga ky operacion terrorist, forcat mercenare të qeverisë kuislinge dhe të Ballit Kombëtar nuk mundën të zbulonin asnjë bazë ilegale të LANÇ-it dhe nuk mundën të arrestonin asnjë anëtar të Komitetit Qarkor të PKSH-së dhe të Këshillit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Në këtë situatë të rëndë, Partia Komuniste shpërndan në Tiranë traktin e saj, ku dënon terrorin e 4 shkurtit 1944. Në traktin e shpërndarë, midis të tjerave thuhej: Populli i Tiranës! Armiqtë duan të përkulin qëndresën tënde me terror, mblidh forcat tuaja dhe me vendosmëri vazhdo luftën tënde heroike. Gjatë ditëve të 5 shkurtit 1944 e më vonë u bënë varrimet e disa të pushkatuarve të identifikuar me banim në Tiranë. Në kushtet e një terrori shume të egër, në varrimet e tyre morën pjesë shumë qytetarë të Tiranës. Aty mbi varret e arkivolet e tyre, u fol nga aktivistë të Partisë Komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të mbuluar me flamuj kombëtar, të cilët u betuan se do të merrnin hakun dhe se do të luftonin deri në fund për çlirimin e atdheut, për të cilin këta martirë dhanë jetën. Të njëjtat manifestime politike u bënë edhe në rrethe të tjera të vendit. Në ditët që vijuan më pas për të përligjur këtë krim makabër, i tërë kori i reaksionit bërtiste sheshit se “Duam gjak”. Më 4 shkurt 1944 i damkosi përfundimisht me vulën e tradhtisë regjencën kuislinge me në krye Mehdi Frashërin, qeverinë kuislinge, Ballin Kombëtar e Legalitetin si terroristë dhe bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë. Dha këta bashkëpunëtorë të pushtuesve gjermanë, duke mos u ngopur me gjakun e martirëve të 4 shkurtit, në përpjekjet e tyre për të mposhtur popullin e Tiranës, më 23 shkurt 1944, në orën 11.00, arrestuan 4 antifashistë, luftëtarë trima. Pasi i torturuan, po atë pasdite, në orën 16.00 i pushkatuan afër ish-xhamisë së Zajmit, ku sot është ngritur lapidari i tyre. Ata ishin 4 ilegalë dhe kërkoheshin nga policia sekrete e qeverisë së asaj kohe dhe nga Gestapoja. Zbulohen dhe spiunohen nga Gëzim Latifi. Operacioni i arrestimit të tyre u drejtua nga Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi dhe Said Matja, të cilët i pushkatuan të 4 të rinjtë me duart e tyre në mes të rrugës. Pas 4 shkurtit 1944, populli i Tiranës, duke përballuar me dhimbje të thellë humbjen e bijve të tij, tregoi edhe një herë shpirtin luftarak të pamposhtur, duke forcuar edhe më tej unitetin rreth Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe rriti në një shkallë më të lartë pjesëmarrjen në luftë për çlirimin e vendit. Kështu, njësitet guerilje rritën aksionet ndaj forcave pushtuese gjermane dhe qeverisë kusilinge. Shumë të rinj u hodhën në radhët partizane. 4 shkurti 1944 është një ngjarje që tregon dhe do të tregojë fytyrën e vërtet të pushtuesve gjermanë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Kjo natë e zezë ka hyrë në historinë tonë si nata e Shën Bartolemeut shqiptar.


Nga Kadri Dingu, historian dhe veteran i Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#3

Post by Aulona » Mon Dec 07, 2009 2:50 am

Debati mbi luften: Luftë civile apo Nacional-Çlirimtare

Prof. Xhelal Gjeçovi

Kohët e fundit ka pasur një shtim të debateve mbi historinë dhe kjo sigurisht është një gjë pozitive dhe e dobishme. Historia është një fushë e hapur për shkrime e për opinione të të gjitha krahëve, aq më shumë që sot kushdo ka mundësi të shprehë lirisht mendimet për ngjarjet e për figurat historike. Debatet janë të nevojshme e të dobishme, pasi ne kemi trashëguar një histori të shkruar përgjithësisht gjatë periudhës së totalitarizmit ideologjik e partiak, e cila me gjithë ndryshimet që ka pësuar ende ka nevojë të rishikohet e të plotësohet. Madje do të thosha se jo vetëm historia e luftës dhe e periudhës komuniste, por edhe ato para tyre kanë nevojë të rishikohen e të rifreskohen me burime të reja e me metodika të reja të punës shkencore. Por për historinë e luftës dhe të regjimit komunist ajo është një nevojë më e madhe dhe më e ngutshme, por dhe më e vështirë, për shkak të problemeve të ndërlikuara, si dhe të ndjeshmërisë e të sensibiliteteve që ka në opinionin publik për këto dy periudha të historisë kombëtare.

* * *
Lufta Nacionalçlirimtare në qendër të debateve mbi historinë

Në debatet e zhvilluara në këto dy dekada të mendimit të lirë demokratik për çështjet e historisë, të bie në sy interesimi i veçantë jo vetëm i historianëve, por dhe i opinionit publik për Luftën Nacionalçlirimtare. Interesimi për luftën shpjegohet, para së gjithash, me problematikën interesante që ka kjo periudhë, me zhvillimet e me përfundimet që ajo pati e, sigurisht, dhe me vlerat që bart Lufta Nacionalçlirimtare, të cilat kanë përcaktuar dhe vendin e saj në historinë e popullit shqiptar. Në fakt, diskutimi mbi Luftën Nacionalçlirimtare, mbi rolin dhe rëndësinë e saj nuk është i ri. Ai nisi që në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë ishte e natyrshme që në opinionin publik, të brendshëm e ndërkombëtar, të mos kishte një mendim e një vlerësim unik për luftën e për qëndrimin ndaj saj. Bota ishte ndarë në dy kampe ndërluftuese; në njërën anë blloku fashist, i kryesuar nga Gjermania, Italia e Japonia dhe në anën tjetër, koalicioni antifashist, i kryesuar nga Britania e Madhe, BS dhe ShBA. E njëjta ndarje nisi të krijohej pak a shumë dhe në Shqipëri që më 7 prill 1939, ditën e agresionit të fashistëve italianë kundër Shqipërisë, pra pesë muaj para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Që atëherë opinionin publik shqiptar nuk do të ishte unik në vlerësimin e okupacionit, por do të ndahej në pro dhe kundër tij, në pro dhe kundër Luftës Antifashiste. Një ndarje e tillë pasqyronte diferencimin që sollën okupacioni dhe lufta në shoqërinë shqiptare, e cila tanimë do të paraqitej në dy pamje qartësisht të dallueshme, të cilat janë përshkruar me ngjyra të gjalla e realiste nga Mirash Ivanaj në ditarin e tij "24 orët e fundit të Mbretërisë së Zogut". Njërën pamje, pamjen më të keqe të mundshme, siç shkruan Ivanaj, na e jepte klasa e vjetër politike, e cila pësoi një falimentim total që në ditët e para të pushtimit. Lufta tregoi kalbëzimin dhe degradimin moral e politik të kësaj klase. Dhe nuk ka si të kualifikohet ndryshe, kur edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Mbretit Zog, njerëzit e tij më të besuar përfshi dhe funksionarët e lartë të regjimit, që nuk e ndoqën mbretin jashtë vendit, sapo ushtritë italiane zbarkuan në skela, braktisën detyrat dhe obligimet që kishin ndaj kushtetutës, ndaj vendit e ndaj mbretit të tyre, madje shpallën dhe distancën nga ky i fundit, i cili, sipas Xhafer Ypit, ish-ministër i oborrit mbretëror, e kishte çuar vendin në buzë të greminës. Kurse Fejzi Alizoti, ish-ministër i Zogut, në mesnatën e 6-7 prillit heq flamurin kombëtar nga ballkoni i shtëpisë dhe vendos flamurin italian, me qëllim që mëngjesi i 7 prillit, kur do të hynin trupat italiane ta gjente me këtë ndërrim flamujsh. Ndërkohë e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese, në të cilën bënin pjesë njerëz që kishin hyrë në lidhje të fshehta me legatën italiane para okupacionit, e mbledhur në ditët e para të prillit 1939, vendosi bashkimin e Shqipërisë me Italinë e, në këtë kuadër, dhe delegimin e kurorës së Shqipërisë, të cilën deri atëherë e kishte mbajtur Ahmet Zogu, Mbretit të Italisë Viktor Emanuelit III. Pas këtij vendimi, një dërgatë e caktuar nga Asamblea do të merrte vrapin drejt kështjellës kuirinale të Romës dhe me një përulësi e servilizëm që u shkonte për shtat njerëzve që bënin pjesë në të, do t'i dorëzonte Mbretit të Italisë Viktor Emanuelit III Kurorën e Shqipërisë. Thuajse të njëjtin qëndrim ndaj pushtimit fashist do të mbanin dhe disa figura të njohura, kundërshtarë të vendosur të ish-mbretit Zog, si M. Kruja, A. Këlcyra, S. Vllamasi, Q. Koculi etj. të cilët që në emigracion i kishin bërë thirje Musolinit që të ndërhynte për të rrëzuar mbretin Zog dhe për të vendosur në Shqipëri një regjim autoritar, që nënkuptonte një regjim fashist dhe, kur kjo u bë realitet, u kthyen në atdhe, përshëndetën e miratuan pa rezerva pushtimin e vendit të tyre dhe pranuan postet, ofiqet e privilegjet që u ofroi pushtuesi.

SITUATA NE POPULL

Por, për fatin e mirë të vendit, nuk ishte e nuk mund të ishte kjo pamja e vetme dhe as pamja kryesore që paraqiste realiteti shqiptar në ato ditë të vështira. Një pamje e një atmosferë krejt e kundërt sundonte në gjirin e masave popullore, të cilat e përjetuan me shqetësim e me indinjatë pushtimin e vendit, por dhe qëndrimin e klasës politike, të mbretit Zog që e la vendin në ditët më të vështira, të disa bashkëpunëtorëve të tij që u pajtuan me pushtimin dhe plotë kundërshtarëve që gjithashtu bënë të njëjtën gjë.

Në situatën e krijuar, në udhëkryqin që ndodhej vendi , patriotë e antifashistë pa dallim, të majtë e të djathtë, nga të gjitha krahinat, besimet e orientimet, nisën përpjekjet për organizimin e qëndresës antifashiste. Për këtë arsye, mjaft prej tyre u burgosën e u internuan në burgjet dhe në kampet e përqendrimit fashist, të ngritura në vend dhe në ishujt e Italisë. Qëndrimi i tyrre ngjalli simpati në opinionin publik, sidomos në brezin e ri. Por, gjithësesi, veprimet e tyre ishin individuale, të shkëputura, të pakordinuara, çka e zbehte forcën dhe vullnetin e tyre dhe e bënte më të lehtë goditjen nga okupatori. Në rrethana të tilla, u ndje më shumë se kurrë nevoja e një forcë të organizuar, që t'i bashkonte e t'i kanalizonte të gjithë këto vullnete të fuqishme në një drejtim, në një organizim e për një qëllim. Në këto kushte, në shtator 1942, u mblodh Konferenca e Parë Nacionalçlirimtare, në të cilën morën pjesë disa figura të njohura komuniste e nacionaliste. Konferenca vendosi themelimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, si një organizatë mbipartiake, që do të merrte përsipër organizimin dhe udhëheqjen e Luftës Nacionalçlirimtare. Në programin e Frontit Nacionalçlirimtar parashikoheshin dy detyra kryesore: bashkimi dhe mobilizimi i popullit në luftë për çlirimin e atdheut dhe rivendosjen e pavarësisë kombëtare si dhe ndërtimi pas lufte i një Shqipëri demokratike dhe një regjimi demokratik. Ky mbeti deri në fund orientimi bazë dhe qëllimi kryesor strategjik i Frontit, i luftës dhe i lëvizjes nacionalçlirimtare. Pas Konferencës së Pezës, skenës politike të vendit do t'i shtohej dhe një forcë tjetër antifashiste me emrin Balli Kombëtar, e cila deklaronte se do të luftonte për një Shqipëri të lirë, etnike e demokratike, por pa e bërë të qartë se si do ta arrinte këtë, pasi në Dekalogun, programin politik të kësaj organizate nuk flitej e nuk shtrohej si detyrë lufta e armatosur kundër pushtuesit fashist italian. Në të vërtetë Ballin, ata që e krijuan e konceptonin jo si një parti politike, por si një front i gjerë, në të cilin do të bënin pjesë figura që u përkisnin rrymave grupimeve të ndryshme politike. Për rrjedhojë, në organizatën e sapokrijuar do të kishte figura të njohura për veprimtari patriotike, si Mithat Frashëri, ose dhe më të rinjtë, si S. Butka, H. Lepenica, A. Ermenji etj., të cilët nuk e kishin pranuar pushtimin e vendit, madje disa prej tyre kishin krijuar dhe çetat e para balliste, që herë pas here kryenin edhe ndonjë aksion.

ORGANIZIMI I BALLIT

Por në organizatën e Ballit bënin pjesë dhe figura që ishin pajtuar me pushtimin dhe kishin pranuar postet e ofruara në administratën kuislinge, si H. Dosti, ish-ministër në Qeverinë e Mustafa Krujës, A. Këlcyra. K. Tromara etj. Një përbërje e tillë, sigurisht, nuk mund të mos ndikonte në orientimin e kësaj organizate, në hezitimin për të mbajtur qëndrimin e duhur ndaj pushtimit fashist. Madje kjo, siç shkruan F. Quku, në kujtimet e tij, do të bëhej shkak për ndezjen e debatit në mes dy rrymave të Ballit. Në njërën prej tyre, që kishte si figurë qendrore Mithat Frashërin, bënin pjesë pjesëtarët e gardës së vjetër të nacionalistëve antizogistë, si Ali Këlcyra, Bahri Omari, Qazim Koculi, Kolë Tromara etj., të cilët kishin shpalosur flamurin e pritmënisë, me arsyetimin se nuk kishte trokitur ende koha për luftë të armatosur kundër okupatorit. Sipas kreut të Ballit, qëllimet tona mund të arriheshin duke i kursyer vendit sakrificat që kërkon lufta, pasi fati i luftës vendosej në frontet e mëdha, ku zhvillojnë luftime aleatët e mëdhenj. Prandaj ne na duhet në radhë të parë diplomacia për të fituar mbështetjen e tyre e jo lufta, që kërkonte sakrifica e privacione të mëdha, e që një vend i vogël si Shqipëria e kishte të vështirë t'i përballonte. Mirëpo, kreu i Ballit nuk mbante parasysh se mbështetja e aleatëve nuk mund të fitohej në këtë mënyrë e në këtë rrugë, pasi ata e kishin bërë të qartë se do të mbështesnin ata vende e popuj dhe forca politike që do të angazhoheshin në luftën me armë kundër agresorëve nazifashistë e jo ata që i shmangen kësaj detyre historike. Kurse krahu tjetër, në të cilim bënin pjesë figura të njohura, si S. Butka, H. Lepenica, A. Ermenji e shikonte më realisht situatën. Ata ishin të shqetësuar që Fronti Nacionalçrimtar, rivali i tyre, në sajë të luftës së zhvilluar po fitonte terren e mbështetje brenda vendit, por dhe simpatinë e aleatëve. Prandaj ata kërkonin që Balli të heqë dorë nga politika e pritmënisë dhe të angazhohej në luftë. Drejtimi i Ballit ra qysh në fillim në duart e partizanëve të pritmënisë, me figurë qendrore Mithat Frashërin. Këto zhvillime, diferenca e dallime në qëndrimin ndaj okupacionit e ndaj luftës, do të ishin objekt i një debate të gjerë, brenda forcave politike dhe në opinionin publik. Mbi këtë shtrat do të përpunoheshin e do të propagandoheshin ide e pikëpamje që do përpiqeshin të justifikonin pozicionet e qëndrimet e ndryshme ndaj situatës së krijuar në vend. Madje, ato nuk do të fashiten e nuk do të marrin fund as me mbarimin e luftës, por do të vazhdonin edhe pas çlirimit të vendit, për të ardhur deri në ditët tona.

LUFTE CIVILE APO NACIONALÇLIRIMTARE

Problemi më i rëndësishëm i debatit për luftën është ai mbi karakterin e luftës së zhvilluar në Shqipëri, nëse ajo ishte luftë nacionale çlirimtare apo luftë civile. Lufta ka plotë probleme që kanë nevojë të diskutohen e të sqarohen, por asnjë nuk e ka rëndësinë e kësaj çështjeje, pasi ajo ka të bëjë me thelbin e luftës, me vlerësimin e saj. Nga sqarimi i kësaj çështjeje varet nëse lufta do të qëndrojë në panteonin e lirisë, siç e meriton, apo do të rrëzohet me arsyetimin se ishte luftë civile. Një numër autorësh pretendojnë se Lufta Nacionalçlirimtare, pas Mukjes, e sidomos me ardhjen e pushtuesve gjermanë, ndryshon rrjedhën dhe drejtimin e vet, largohet nga qëllimet e nga synimet e saj kombëtare dhe shndërrohet në luftë civile, në luftë për pushtet, pasi forcat politike lanë mënjanë okupatorin, luftën kundër tij dhe i drejtuan armët kundër njëra-tjetrës për të likuiduar njëra-tjetrën dhe për të marrë pushtetin. Është e çuditshme si mund të bëhet një pohim i tillë kur dihet që pikërisht në periudhën e pushtimit gjerman vendi njohu luftimet më të ashpra dhe humbjet më të rënda në njerëz e në vlera materiale e kulturore, pasi Vermahti hodhi në luftime forca të shumta, divizione të tëra, ndër to dhe reparte të zgjedhura që kishin marrë pjesë në luftimet në frontin e Lindjes, të cilët ndërmorën operacione të fuqishme, siç ishte operacioni i Dimrit 1943-1944 dhe i Qershorit 1944, me qëllim që të shuanin rezistencën shqiptare dhe ato i shoqëruan me krime të përgjakshme e me masakra çnjerëzore jo vetëm kundër forcave partizane, por dhe popullsisë civile. Si mund të injorohen gjithahtu luftimet për çlirimin e qyteteve, sidomos të Tiranës, që janë vlerësuar e renditur nga aleatët e nga ekspertët ushtarakë ndër betejat e mëdha të zhvilluara në Evropën Juglindore dhe heroizmi me të cilin ato u përballuan. Është fakt se, në periudhën e pushtimit gjerman, populli shqiptar përballoi provën më të rëndë në të gjithë vitet e Luftës së Dytë Botërore, që është vlerësuar si e tillë dhe nga misionet aleate. Në një raport që nënkoloneli Norman Uiler, oficer i lartë i misionit anglez, që ndoqi nga afër luftimet në operacionin e Dimrit në jug të vendit, u drejton eprorëve të vetë në Londër, ndër të tjera, theksohet: Një komb që ecën zbathur në dëborë, të cilit ia djegin dhe ia plaçkisin shtëpitë, që vdes urie nëpër male e megjithatë vazhdon të rezistojë, ai komb meriton të fitojë. E, sigurisht, këto sakrifica nuk mund të shlyhen kaq shpejt nga kujtesa historike, për t'u bërë qejfin atyre që, në ato kohë të vështira, në vend që të luftonin kundër nazistëve, bënin sehir ose flirtonin me ta. Teza mbi luftën civile nuk ?sht? e re dhe nuk hidhet në qarkullim sot për herë të parë. Ajo u përpunua që në vitet e Luftës së Dytë Botërore nga forcat që, duke parashikuar fundin e tyre, kërkonin të justifikonin kalimin në krahun tjetër, bashkëpunimin me okupatorët nazifashistë. Edhe diskutimi për këtë çështje nuk është i ri. Për të është debatuar edhe në vitet e regjimit komunist dhe opinionet e vlerësimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Kështu Prof. Ndreçi Plasari, duke trajtuar këtë çështje në Konferencën Kombëtare të Studimeve për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, nëntor 1974, e vetmja konferencë e zhvilluar për luftën deri më sot, ndër të tjera, shkruan: "Lufta kundër Ballit dhe Legalitetit që bashkëpunuan me okupatorët nuk ishte luftë civile, për arsye se nuk përbënte një luftë më vete, por ishte pjesë përbërëse e luftës kundër pushtuesit, ndonëse përmbante elementë të kësaj lufte, si në brendi ashtu dhe në formë". Për të qenë korrekt, duhet theksuar se pas ndryshimit të sistemit, Prof. Plasari ndryshon pikëpamjet e tij për këtë çështje. Tani ai do të përqafojë e do të mbrojë tezën e luftës civile. Një shpjegim interesant për këtë çështje jep prof. Luan Omari në librin "Revolucioni popullor dhe çështja e pushtetit". "Për të dhënë një mendim të saktë për këtë çështje, shkruan prof. Omari, do të duhen studime të mëtejshme të veçanta, por megjithatë mendoj se është vështirë të pranohet konkluzioni se Lufta Nacionalçlirimtare nuk u mpleks njëkohësisht me luftën civile. Përderisa pranohet se gjatë kësaj periudhe lufta e klasave u ashpërsua në kulm dhe forcat politike-shoqërore të vendit u ndanë në dy grupe armike për vdekje; përderisa kjo luftë klasore mori formën e një lufte të armatosur, del vetvetiu pyetja: Si mund të cilësohet ndryshe përveçse luftë civile një luftë me armë"? Por, në punimin e prof. Omarit theksohen gjithashtu dhe dy gjëra me rëndësi. Së pari, që fajtor për luftën civile të zhvilluar në vend nuk ishin PKSh dhe Fronti Nacionalçlirimtar, pasi ato bënë ç'është e mundur që ajo të shmangej. Së dyti, ai thekson se edhe pas mpleksjes me luftën civile, Lufta Nacionalçlirimtare vazhdoi të zhvillohej e të drejtohej në radhë të parë kundër forcave okupatore nazifashiste, me synimin që ato të dëboheshin nga vendi dhe Shqipëria të rifitonte pavarësinë. "Të pranosh se ka pasur luftë civile, shkruan prof. Omari, nuk do të thotë të mohosh se në plan të parë ishte kontradikta midis popullit shqiptar dhe pushtuesit, pra, Lufta Nacionalçlirimtare kundër këtij të fundit. Lufta kundër reaksionit edhe atëherë kur mori formën e luftës civile ishte pjesë e luftës kundër pushtuesit dhe e pandarë nga kjo, siç del edhe në dokumentet e kohës së luftës. PKSH dhe Fronti Nacionalçlirimtar kanë qënë vërtetë kundër shndërrimit të Luftës Nacionalçlirimtare në luftë civile, kanë theksuar gjithashtu se armiku kryesor ishte pushtuesi i huaj, se forcat që bashkëpunojnë me të, të luftohen si të tillë dhe jo si armiq të klasës".

Diskutimi për këtë çështje ka vazhduar edhe pas rënies së sistemit komunist dhe vendosjes së rendit demokratik. Prof. Kristo Frashëri është ndër të parët që ka trajtuar temën e luftës civile në disa punime të tij. Në punimin e kohëve të fundit "Historia e qytetërimit shqiptar", lidhur me këtë çështje, ndër të tjera, shkruan: "Pavarësisht se rolin kryesor në udhëheqjen e luftës e luajti PKSh, qoftë për nga detyrat, qoftë për nga pjesëmarrja, qoftë për nga karakteri, e më në fund dhe nga rezultati, ajo ishte një luftë çlirimtare, me karakter kombëtar, demokratik e popullor, e cila u zhvillua kundër dy armiqve më të rrezikshëm të qytetërimit evropian të shekullit XX, të Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste. Lufta, vazhdon më tej prof. Frashëri, ishte një revolucion çlirimtar, i cili u zhvillua jashtë ideologjisë komuniste, me shumicën dërrmuese të pjesëmarrësve jokomunistë, një luftë nacionalçlirimtare, e cila solli çlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj, ripohoi pavarësinë kombëtare të Shqipërisë dhe e radhiti atë në aleancën e madhe anglo-sovjeto-amerikane". Të njëjtin qëndrim mbajnë ndaj çështjes së luftës civile dhe historianë të tjerë të njohur si prof. Sh. Ballvora, prof. Xh. Frashëri etj., të cilët në punimet e tyre para dhe pas viteve 90 sjellin fakte e argumente, që provojnë se lufta e zhvilluar në Shqipëri ishte luftë nacionalçlirimtare e jo luftë civile.

Por, nga ana tjetër, ka dhe autorë të tjerë që kanë mendim tjetër, të kundërt, për këtë çështje. Kështu studiuesit M. Dezhgiu e U. Butka, në punimet e viteve të fundit përpiqen të provojnë se pas Mukjes dhe denoncimit që udhëheqja e PKSh i bëri marrëveshjes së arritur aty, Lufta Nacionalçlirimtare devijon nga rruga e nga qëllimet e saj dhe shndërrohet në luftë civile, në luftë për pushtet dhe fajtor për këtë bëjnë ata bëjnë PK dhe Frontin Nacionalçlirimtar. Në punimet e tyre nuk ka asnjë vërejtje, asnjë kritikë për Ballin Kombëtar. Ai del i larë e i justifikuar për çdo veprim e për çdo qëndrim të mbajtur në këto vite, ndërkohë që të gjitha bateritë, të gjitha rrufetë lëshohen kundër PK dhe Frontit Nacionalçlirimtar që bënë luftën e çliruan vendin.
(vijon në numrin e nesërm)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#4

Post by Aulona » Mon Dec 07, 2009 2:57 am

Pjesëmarrja në Luftën Nacionalçlirimtare


Periudha e Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë e lavdishme edhe për fshatin tim, Fterrën. Janë shkruar për të shumë kujtime e artikuj nga bashkëfshatarët, është bërë përpjekje që ngjarjet e Luftës të përfshihen edhe në historikun e fshatit.

Është kjo arsyeja që unë në këto kujtime nuk kam për qëllim të paraqes gjithë kontributin e madh të Fterrës e të fteriotëve në vitet e Luftës Nacionalçlirimtare. Ndaj do të shkruaj kryesisht për ato ngjarje në të cilat kam qenë pjesëmarrës direkt, i përfshirë tërësisht në këtë Lëvizje të madhe. Do të tregoj me pak fjalë e shumë dokumente origjinale të kohës, që i kam ruajtur autentike përmbi 40 vjet, disa të vërteta historike të pamohueshme për Fterrën dhe ata fterjotë, me të cilët kam bashkëpunuar më ngushtë gjatë luftës.

Fillimisht, do të sqaroj shkurt qëndrimin tim në këtë periudhë, pse u rreshtova me Frontin Nacionalçlirimtar, pse nuk u pajtova me organizatat nacionaliste që dërguan përfaqësuesit e tyre edhe në Fterrë, etj.

Sot, në fund të viteve ’80, edhe pse në moshë të thyer, mundet të gjykoj qartë e të reflektoj drejt për ato vite lufte që kanë qenë të mbarsura me shumë probleme e mëdyshje për qëndrimin e gjithsecilit në përkrahjen ose jo të Luftës Nacionalçlirimtare. Aq më shumë shtrohej ky problem për ne intelektualët e përgatitur në kohën e mbretërisë së Zogut.

Unë, me ndërgjegje të plotë e me mendje të kthjellët u rreshtova pa më të voglin dyshim në krahun e luftës së armatosur ndaj pushtuesve. Për këtë vendim të rëndësishëm pata disa arsye.

E kisha prejardhjen nga një shtresë e varfër, por patriote, që nuk mund ta pranonte kurrë robërinë e të huajve. E provova në praktikë pjesëmarrjen në luftë për liri e demokraci në fëmijërinë dhe rininë time, si në Luftën e Vlorës më 1920, ashtu dhe në Revolucionin e Qershorit më 1924.

Në Normalen e Elbasanit isha mbrujtur me një edukim të shëndoshë demokratik, që mbi çdo gjë të vija interesat e Atdheut, të lirisë e të pavarësisë. Ne qemë të bindur se duhej të sakrifikonim edhe jetën për bashkimin e trojeve shqiptare, të Kosovës e të Çamërisë me tokën mëmë. Ne qemë të vendosur që të mbronim me çdo kusht lirinë e vendit, nga çdo pushtues. Pra, brezi ynë qe përgatitur jo vetëm si mësimdhënës dhe edukator, por dhe si patriotë e nacionalistë të vërtetë.

Isha dëshmitar u pushtimit fashist të Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë, e prita atë me urrejtje, me hidhërim të thellë dhe u përfshiva që ditët e para në veprimtari të hapura antifashiste. Rrjedhojë e një qëndrimi të tillë qe pushimi nga puna në vitin 1940, e motivuar si “spastrim” nga arsimi.

Mjedisi që gjeta në fshatin tim Fterrë, ku unë jetova në vitet e Luftës pas pushimit nga puna si mësues, më nxiti edhe më shumë për t’u rreshtuar në Frontin Nacionalçlirimtar. Bashkëfshatarët e mi, me të cilët kam pasë afrim të veçantë në të gjitha kohrat, Hiqmet Dusha, Safet Memi, Mehmet Dusha, Tahsin Elezi, Xhevdet Kofina, Qemal Mehmeti, Resul Mita, Sherif Dusha, Neim Zani, Shaban Mita etj., si dhe më të rinjtë Ismet Elezi, Dilaver Shkurti, Rait Braho e të tjerë, dhe i gjithë fshati pa asnjë përjashtim, u rreshtuan në këtë front.Pra, ishin të gjitha këto premisat dhe arsyet pse unë përkraha pa hezitim platformën e shpallur qartë në Konferencën e Pezës në shtator të vitit 1942. Bashkimi i të gjithë popullit shqiptar, pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftë kundër fashizmit, i propaganduar në këtë konferencë, përkonte plotësisht edhe me mendimin e qëndrimin tim. Këto parime, pra, për mua, si për shumicën e intelektualëve, por edhe të bashkëfshatarëve të mi, ishin të shenjta, të patjetërsueshme.

Por më duhet të theksoj se ndikim të veçantë për këtë qëndrim patën edhe komunistët e parë në Fterrë, veçanërisht Hiqmet Dusha e Safet Memi, me të cilët kisha miqësi të ngushtë. Me ta bëja biseda, shkëmbeja mendime dhe i ndihmoja në rrugën që kishin nisur. Krijova bindje se ishin në rrugë të mbarë, se propaganda e puna e tyre për mobilizimin e popullit në luftë kundër fashizmit ishte një veprimtari demokratike e revolucionare, me vlera të mëdha për çlirimin e atdheut. Pikëpamjet tona për këtë çështje qenë të njëjta.

Kjo bindje për drejtësinë e vijës së luftës së armatosur dhe pa asnjë kompromis me pushtuesit, bëri që unë, si gjithë bashkëfshatarët e mi, të mos gënjeheshim nga propaganda e partive nacionaliste. Kur erdhën disa herë përfaqësuesit e tyre në Fterrë, ne nuk pranuam të bashkoheshim me ta, sepse kishim dëgjuar dhe kishim mësuar se formacionet e tyre gjoja luftarake nuk ia kishin bërë ende bam kundër armikut, ndërsa më vonë, siç dihet, një pjesë e tyre u bashkuan me të.

Dhe, më në fund, dua të theksoj se unë gjatë gjithë jetës e punës sime të mëvonshme, pavarësisht se nuk u bëra anëtar partie, e kam mbështetur politikën arsimore të kohës, ligjet e shtetit socialist, edhe pse për ndonjë çështje nuk kam qenë i të njëjtit mendim. Por të mos harrojmë se mendimi ndryshe në atë kohë ishte jo vetëm i palejueshëm, por edhe i dënueshëm.

Fterra ka qenë çerdhe e luftës kundër pushtuesve dhe strehë e partizanëve që nga fillimi e deri në çlirimin e vendit. Fterjotët e përkrahën pa mëdyshje programin e Frontit Nacionalçlirimtar për luftë të armatosur e pa kompromis.

Do të përqendrohem fillimisht në krijimin dhe veprimtarinë e këshillit nacionalçlirimtar të fshatit, ku unë kam qenë që nga fillimi e deri në fund pjesëmarrës aktiv në të.

Zanafilla e krijimit të frontit të bashkuar të fterjotëve në luftën për çlirimin e atdheut nga pushtuesit ka qenë mbledhja, apo kuvendi i organizuar te Kroi e Bedrinit, më 27 qershor të vitit 1942. Aty erdhën një pjesë e madhe e banorëve të fshatit, që nga bujqit e blegtorët e deri te studentët e intelektualët fterjotë. Rëndësia e këtij kuvendi del qartë dhe nga fakti se i deleguar ishte sekretari politik i Qarkorit të Partisë të Gjirokastrës, Bedri Spahiu. Kjo tregonte se sa rëndësi i kushtohej në atë kohë fshatit tonë, bashkimit të tij me lëvizjen çlirimtare, sepse , nga njëra anë kishim të bënim me një fshat që shërbente si pikë-lidhje midis Bregdetit e Labërisë, por edhe pse në Fterrë kishte shumë intelektualë dhe bashkimi i tyre me frontin çlirimtar do të ndikonte pozitivisht edhe në fshatrat e tjerë kufitarë e më gjerë. Le të kujtojmë se në Fterrë në këtë periudhë, por sidomos një vit më vonë, ishin kthyer shumica e nëpunësve dhe intelektualëve që punonin anekënd Shqipërisë, duke braktisur detyrën për të qenë të gatshëm për të marrë pjesë aktive në bashkimin e popullit në luftën çlirimtare.

Kuvendi, mbas diskutimeve të shumta, rrahjes së mendimeve dhe orientimeve të qarta të Bedri Spahiut, mori dy vendime shumë të rëndësishme dhe historike për kohën: Së pari, të krijohej këshilli nacionalçlirimtar i fshatit, që do të zëvendësonte kryepleqësinë dhe, së dyti, të krijohej çeta vullnetare e armatosur e fshatit në mbrojtje të territorit të tij dhe në ndihmë të forcave luftarake që po krijoheshin në gjithë zonën për të luftuar kundër pushtuesve italianë.

Këto vendime u morën njëzëri e kjo shënoi përfundimisht bashkimin e të gjithë fterjotëve në një mendje për luftë të armatosur dhe, çka qe shumë e rëndësishme, rreshtimin e të gjithë fshatit këtej e tutje vetëm me Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

Kryetar e këshillit prej pesë vetash u zgjodh Mehmet Çallua, komandant i çetës Iljaz Kofina, zëvendës Muhedin Haderi dhe drejtimi politik iu ngarkua Hiqmet Dushës. Fillimisht në çetën vullnetare u regjistruan 25 vetë, por ky numër erdhi vazhdimisht duke u shtuar.

Në këtë mënyrë, Fterra dha një shembull lavdërues, duke u bërë një ndër fshatrat e parë, në mos i pari, në gjithë Qarkun e Gjirokastrës që ngriti këshillin nacionalçlirimtar.

Edhe pse këshilli filloi të realizojë mirë detyrat e përcaktuara në shërbim të luftës dhe të interesave të popullit të Fterrës, vendimet e Konferencës së Pezës të 16 shtatorit 1942, që erdhën në fshat në muajin tetor, e bënë të nevojshme që këshilli nacionalçlirimtar i fshatit të riorganizohej, mbi bazën e këtyre vendimeve të reja të Konferencës së Pezës, që hodhi themelet e bashkimit të të gjithë popullit shqiptar në Frontin Nacionalçlirimtar.

Kështu, në riorganizimin e menjëhershëm të këshillit, në tetor të vitit 1942, u bënë edhe zgjedhjet e reja të anëtarëve e të kryetarit të këshillit. Kryetar u zgjodh përsëri Himet Çallua, ndërsa në anëtarët pati disa ndryshime. Me sa më kujtohet, i deleguar kësaj radhe ka qenë Jaho Gjoligu.

Me ide të reja, me një platformë më të qartë politike, të bazuara në vendimet e Konferencës së Pezës, këshilli i porsa zgjedhur e orientoi punën e tij të mëtejshme në kryerjen e këtyre detyrave:

1. Këshilli i ri nacionalçlirimtar të ishte i vetmi organ i zgjedhur si qeveri vendi në shërbim të bashkëfshatarëve dhe të luftës çlirimtare.

2. Të punohej me fshatin për bashkimin në një front të vetëm kundër fashistëve dhe tradhtarëve të vendit.

3. Të forcohej këshilli dhe të punohej më shumë për të shtuar radhët e partizanëve.

4. Të punohej me fshatarët që asnjë të mos shkonte me pushtuesit dhe tradhtarët për çdo arsye qoftë.

5. Partizanët në çdo kohë të priteshin e të përcilleshin si anëtarë të familjes.

6. Të çelet shkolla dhe të punojë rregullisht me tekste të spastruara nga temat fashiste.

7. Si pushtet i vendit, këshilli të zgjidhë dhe të administrojë problemet ekonomike, pasurore e shoqërore të fshatit, etj.

Vendimet e këshillit u lexuan para popullit të fshatit dhe u miratuan njëzëri. Për zbatimin e tyre, veç anëtarëve të këshilli, u ngarkuan edhe disa aktivistë, burra, gra e të rinj, që dhanë ndihmesë të vyer në zgjidhjen e problemeve të kohës.

Duke qenë vazhdimisht dhe pa ndërprerje anëtar i këtij këshilli që në fillimet e tij, herë me detyrën e sekretarit, herë të ekonomatit, do të tregoj disa nga çështjet praktike që ai zgjidhi në këtë periudhë të vështirë të Luftës, që nga viti 1942 deri në fund të vitit 1944.

Kryesore që dua të nënvizoj është fakti kuptimplotë që këshilli nacionalçlirimtar ka realizuar që në fillimet e tij detyrat si qeveri e vendit. Asgjë nuk kryhej pa rregull e pa vendime kolektive, qoftë dhe çështjet që duken më elementare. Ndikim të veçantë ka pasur puna e Hiqmet Dushës, Safet Memit, Shaban Mitës, Mehmet Dushës etj., që kanë qenë në kohë të ndryshme anëtarë të këshillit dhe sillnin orientimet e reja që vinin nga organet më të lata të Partisë e të Pushtetit në zonë e më gjerë. Kanë dhënë ndihmesë të vijueshme për mbarëvajtjen e punës së këshillit edhe shumë të deleguar që vinin nga krahina e Kurveleshit, apo dhe nga Qarku, si Jaho Gjoligu, Memo Meto, Mustafa Matohiti, Shahe e Mustafa Luçi, Selman Lame e shumë të tjerë.

Me që Fterra ka bërë pjesë në zonat e çliruara që nga viti 1942, jeta në të vazhdonte normalisht dhe këshilli luante rolin e organit të qeverisjes vendore.

Kështu, për shembull, në fshat vazhdonte të funksiononte detyra e rojës së katundit, ose bekshiut, siç i thoshim atëherë. Edhe për rrogën e tij vendoste e duhet të firmosnin gjithë anëtarët e këshillit. Ruaj shumë dëftesa të tilla, me shkrim dore e here-herë në copa letre. Po citoj ndonjërën prej tyre:

Dëftesë

Për franga shqiptare 100 (njëqind)

Dëftoj se mora nga arka e katundit Fterrë të sipërmet fr.shq. 100 (njëqind) rrogën time të muajit gusht 1943

Fterr më 27.8.43 Marrësi

Rojtësi i katundit

Meto Shkurti

(Firma)

Arkëtarit katundit

Këtu

T’i paguhet e drejta e rrogës fr. Shq. 100 ( njëqind ) për muajin gusht 1943.

Më poshtë janë vetëm firmat e tetë anëtarëve të këshillit, ku më të lexueshmet janë e Azis Mehmetit, Dervish Skurtit, Neim Zanit, Ago Dushës dhe firma ime.

Në një dëftesë tjetër me shkrim dore me bojë për muajin korrik të vitit 1943 është edhe ajo për rrogën e Mustehak Çallos si rojtar i katundit, në shumën po 100 fr.shq. Në emër të këshillit nacionalçlirimtar është firmosur po nga tetë persona. Ndërsa në një dëftesë të shkruar me laps kopjativ që mban datën 20 nëntor 1943 urdhërohet arkëtari i katundit Fterrë t’i paguaj zotit Shefqet Shkurti për udhëtimin që ka bërë në Vlorë në interes të bashkëkatundarëve shumën prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) fr. Shq. Dëftesa është firmosur nga njëmbëdhjetë veta, midis të cilëve dallohen firmat e Belul Brinjës, Qazim Gjonit, Mehmet Çallos, Bastri Dautit, Beqo Hizmos, firma ime etj.

Shkresa e dëftesa të tilla, që tregojnë veprimtarinë e këshillit janë të shumta dhe vijnë duke u shtuar gjatë vitit 1944.

Për këtë vit më duket me interes të përmendim Vendimin Nr. 59, të datës 14.6.1944:

“Këshilli N.çl. i katundit Fterrë në mbledhjen e tij të datës 14/6/944 mori në bisedim shpenzimet e shkresurisë si letër shkrimi, bojë, drita e të tjera, që harxhohen nga ana e këtij këshilli dhe ato të Roje Komandës Partizane të Vendit e të tjera shpenzime të ndryshme dhe vendosi që nga të ardhurat e arkës së përbashkët të katundit të tërheqë Franga Shqiptare dyqind (200) dhe të blihen sendet e nevojitur simbas faturave që do të paraqiten.

Ky vendim, mbasi u shkrua e u këndua, u pëlqye dhe nënshkruhet:

Poshtë janë firmat origjinale të pjesëmarrësve.

Një tjetër dëftesë e këtij viti është ajo për blerje drithi për nevojat e fshatit. Këshilli autorizon arkëtarin “ me i pague tregtarit Asllan Beqit për 413 ( katërqind e trembëdhjetë ) kg misër të marra për nevojat e këtij katundi shumën prej franga shqiptare 669,10 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nënte e 10%) së bashku me qiranë e transportit që përfshihet në këtë shumë fr. Shq. 41,10 (dyzetë e një e 10%).

Firma e përgjegjësit të këshillit.

Unë, si arkëtar i këshillit për disa vjet, jam munduar që çdo gjë ta evidentoj sa më saktë. Mbahej në rregull “Libri i arkës”, shënoheshin me saktësi të hyrat e të dalat në libër dhe në pasqyrat përmbledhëse, çdo pagesë apo e ardhur dokumentohej me dëftesë të posaçme dhe me vendim këshilli të firmosur nga anëtarët. Kjo dëshmohet edhe në dëftesat e mësipërme, por dhe nga pasqyrat origjinale që i ruaj edhe sot.

Këshilli administronte edhe territorin e vendit. Kështu, një pjesë e mirë e të ardhurave të këshillit sigurohej nga dhënia me qira e kullotave, apo taksat që paguheshin për to, si nga bashkëfshatarët dhe nga çobanë të fshatrave të tjera. Kështu, sipas pasqyrës së viteve 1943-44, figuron që Fejzo Zhupa të ketë paguar për kullotat në Martez e Komeme 740 fr. Shq., Vejsel Alikua për Hundën e Drerit 1040 fr. Shq., Bajram Bedua për Lugun 1000 fr. Shq. Taro Gjoni për Rrëmullën 300 fr. Shq. Po kështu detyrime kanë paguar barinjtë fterjotë për Rrëmullën e Galishtin, si Haxhi Shkurti, Vahit Malua, Dervish Mehmeti, Mersin Mehmeti etj.

Si dokument të dorëzimit të arkës të këshillit më 8 maj 1945, mbasi kisha filluar punë në Sarandë, ruaj edhe sot e kësaj dite dëftesën e mëposhtme:



Dëftesë për Fr. Shq 2287,20



Dëftojmë se muartim në dorëzim nga ish arkëtari i Ksh.N.Cl të këtij katundi shokut Lame Xhama llogarinë e arkës si dhe gjendjen e saj prej Fr. Shq. 2287,20 (dymijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë e 20%) të rrjedhura nga kullotjet e të ardhura të ndryshme të përfillura në faqet 26, 27, 28, 29 e 30 të librit të arkës.

Fterrë, më 8.V. 45 V.F.L.P

Sekretari N.Kryetari i Ksh.N.Cl.

Qazim Gjoni Axhem Shkurti

(Firma origjinale) ( Firma origjinale)

Disa herë kanë kaluar operacione armike në Fterrë, por falë një organizimi të mirë që kishte fshati, banorët lajmëroheshin me kohë dhe iknin në vende të fshehta, në pyje, male e shpella, duke marrë nga shtëpitë e tyre edhe ato pak plaçka që mundnin. Ishte kjo arsyeja që edhe dëmtimet kanë qenë relativisht më të pakta. Në operacionin e fundit armik, dëmtimet ishin më të rënda. U dogjën krejtësisht 25 shtëpi, 15 u dogjën pjesërisht dhe pjesa tjetër patën dëmtime më të lehta.

Këshilli nacionalçlirimtar i fshatit tregoi interesim të veçantë për të evidentuar shtëpitë e djegura plotësisht apo pjesërisht, duke hartuar listat përkatëse dhe dëmet që u ishin bërë fshatarëve. Për këtë u krijua një komision prej 12 vetësh, përfshirë dhe të deleguarin e Këshillit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Gjirokastrës, Niko Kekezin, që kishte ardhur me 600 napolona flori për të parë dëmet e për të ndihmuar me vlera monetare.

Lista e personave që u ishin djegur shtëpitë ruhet në origjinal. Ajo përmban 42 kryefamiljarë me shtëpi të djegura plotësisht apo pjesërisht dhe në fund ndodhen firmat e anëtarëve të komisionit, që ishin: Shefqet Shkurti, Lame Xhama, Mehmet Çallo, Hiqmet Shehu, Bastri Dauti, Iljaz Kofina, Beqo Hizmo, Qazim Gjoni, Belul Brinja, Shefki Mita dhe Mehmet Dusha.

Ky komision vendosi që nga kjo shumë 560 napolona flori të përdoreshin për shtëpitë e djegura dhe të dëmtuara, 10 për rregullimin e shkollës dhe 30 për nevoja të ndryshme për partizanët. Komisioni, mbasi shikoi në vend çdo dëmtim, hartoi listat me shumat përkatëse për çdo kryefamiljar, të cilat u shpërndanë menjëherë. Sipas listës, nga kjo ndihmë përfituan të 42 familjet fterjote dhe konkretisht: Lemo Çallo, Mustehak Çallo, Mehmet Çallo, Belul Brinja, Kamber Brinja, Asllan Brinja, Muslli Gjoni, Kadri Gjoni, Qazim Gjoni, Haxhi Shkurti, Aqif Shkurti, Dervish Shkurti, Hajro Mërkuri, Hysen Maçi, Idriz Maçi, Lele Gjonike, Mersin Mehmeti, Xhemil Mehmeti, Veli Mehmeti, Nijazi Zhupa, Fejzo Zhupa, Memo Zhupa, Bastri Dauti, Rrapo Zeneli, Adem Lona, Neshat Brinja, Xhafer Brinja, Safet Gjoni, Arif Kurupi, Mehmet Dusha, Vahit Malo, Murat Malo, Zilfo Malo, Neim Zani, Fetah Zani, Qemal Mehmeti, Salihe Mite, Muharrem Mërkuri, Sefer Çallo, Lame Xhama, Ago Dusha, Azis Mehmeti.

Të gjithë ata që morën ndihma kanë hedhur firmat në listën përkatëse për sasinë e parave që kanë marrë.

Fterjotët, të gëzuar nga kjo ndihmë që erdhi nga pushteti i luftës së Qarkut, filluan të ndërtojnë e të meremetojnë sa më shpejt shtëpitë e djegura.

Kapitull më vete përbën ndihmesa ime si ekonomat i reparteve partizane në Fterrë, apo në Sarandë, pa u shkëputur dhe nga detyrat e këshillit të fshatit dhe të çeljes së shkollave në vendet e çliruara nga pushtuesit.

Në maj 1943 nga Shtabi i Zonës së parë Operative Vlorë - Gjirokastër, jam caktuar ekonomat i reparteve partizane me qendër në Fterrë, për materialet që grumbulloheshin nga ndihmat, të kapura fashistëve, të sekuestruara, apo dhe të blera për nevojat e luftës. Materialet qëndronin në shtëpinë time dhe shpërndaheshin sipas urdhrave që jepnin komandat partizane. Urdhrat jepeshin kryesisht me shkrim, kurse dorëzimi i mallrave bëhej me dëftesa të rregullta me firmë, pjesën më të madhe të të cilave i kam edhe sot.

Po citoj disa nga këto dokumente, të cilat hedhin dritë mbi rregullin që ekzistonte edhe në atë kohë lufte për çdo mall që kalonte nga një dorë në tjetër. Kështu, në një dëftesë dore thuhet:



Resul Mita dorëzoi në këtë seksion të ekonomatës së shtabit miell kg. 120.

Kuç, 20.IX.1943 Ekonomati i shtabit

V.F.L.P Kroi (firma)

Mora nga shuku Resul Mita të dërguara nga ekonomati i shtabit në Kuç miell gruri kg. 120 për ta përdorë për nevojat e partizanëve. Mushka italiane që pruri miellin u kthye në shtab.

Fterrë, më 22.9.1943 Ekonomati

Lame Xhama



Ja një dëftesë tjetër që dërgon Jaho Gjoligu:

Shoku Lame,

Djalit që vjen me mushkë jepi dyer e kanata të penxhereve. Mba shënim për çdo send që dërgon në bazë, ose kudo, se do i raportohen shtabit.

Jaho Gjoligu

Shënim: Italiani mori 7 fletë penxhere e 2 karike

Rait Murati mori 4 fletë dere e dy dritare.

20.1.1944



Një tjetër dëftesë interesante që tregon se dhe një kokërr portokalle duhej inventarizuar e numëruar:



Dëftesë



V.F.L.P

Unë Eqerem Kofina mora nga Lame Xhama ekonomat një kafshë ardhur nga Lukova me portokalle për Brigadën e Parë. Në dy thasët u numëruan 350 kokrra portokalle, të cilat do të dorëzohen në bazë në Kuç.

Fterrë më 10.1.1944 Marrësi në dorëzim

Eqerem Kofina dhe firma



Po ashtu, nga Eqerem Kofina është dhe dëftesa për 42 okë lesh neto për ta shpërndarë në fshat “për çorape luftëtarëve të Brigadës së Parë” e datës 12 janar 44.

Materiale të ndryshme janë marrë nga “magazina ime” nga Ali Gjoligu, Xhezo Proda, Nasip Dervishi e të tjerë kuadro të forcave partizane, për të cilat kam dëftesat origjinale.

Ja dhe disa nga materialet e lëna më vonë, gjatë vitit 1944, në Fterrë dhe të dorëzuara tek unë si ekonomat i prapavijës partizane:

Në listën e sendeve dhe ushqimeve të prura nga Tatzati e të dorëzuara te unë më 3 janar 1944 nga Jani Naska, N/Komisar i Batalionit IV, të Brigadës I, shënohen:

Misër okë 432, grurë okë 118, një teneqe e vulosur, një talër i mbyllur, dy shala, dy karrige, një tigan, një ibrik, dy tenxhere cingo, një gavetë, tri cingo, dy pjesë këmbë makine, një pirusti, dy tepsi hekuri, dy frëthe.

Të shpërndara gjatë prehjes që bëri Brigada në Fterrë:

Dy teneqe me djathë, grurë okë 118, misër okë 186.

Një listë me 21 sende figurojnë të kem marrë në dorëzim më 7 janar 1944 nga Thoma Korroveshi, ku përfshihen që nga 310 okë grurë, 191 okë misër, 30 okë vaj, 126 okë lesh e deri te pjata, tiganë, tava, sahanë, lugë kazani etj.

Me një porosi me shkrim të Jaho Gjoligut, më 4 korrik të vitit 1944 materialet e lënura tek unë si ekonomat i prapavijës partizane, ia dorëzova kryetarit të këshillit të Fterrës Mehemet Çallos, me që unë isha emëruar edhe si ekonomat i materialeve të grumbulluara nga depot e ushtrisë italiane, që kapitulloi.

Lista e materialeve të dorëzuara Himet Çallos është deri në numrin rendor 26 dhe përbëhet kryesisht me orendi shtëpiake, mjete shtroje e mbuloje, sende kuzhine etj.

Megjithëse kohë lufte, sikurse vërtetohet dhe me dëftesat që cituam më lart, dokumentacioni ishte i përsosur, vërtet në copa letrash dosido, por ishin të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Kur në fshat vinin operacione armike, këto mallra i fusnim në banjën që ishte poshtë odës, mbyllnim me gurë portën dhe dritaren e banjës dhe pastaj e lyenim me gëlqere që të mos kuptohej. Sendet që ishin kaba si karrige, tavolina etj., i çonim tek shpella e Zgjebes e te përroi i Avrece. Për to dinin vetëm unë, vëllai im Uzeir Xhama dhe gruaja Lutfije Xhama. Kështu i shpëtuam dhe i shpërndamë këto mallra sipas urdhrave të reparteve partizane, pa pësuar asnjë dëmtim

Me kapitullimin e Italisë fashiste, shtabi i luftës së Zonës më ngarkoi edhe përgjegjësinë i depove të ushqimeve e të materialeve që iu zunë armikut në Sarandë. Në këto depo kishte mallra të shumta e të ndryshme, të cilat, fillimisht, u morën në dorëzim me një inventar nga një komision prej 12 vetash. Ky komision, mbasi bëri inventarizimin dhe listën e shpërndarjes, m’i dorëzoi mua që t’i shpërndaja brenda muajit shtator 1943. Nga inventari origjinal i datës 14 shtator 1943, që kam edhe sot, në këto depo kanë qenë këto artikuj kryesorë ushqimorë: miell kv 6500, oriz kv 1400, sheqer kv 1200, makarona arka 1200, kuti mishi arka 300, galeta arka 500, komposto arka 40, sapun arka 20, marmelatë kuti 30, vaj ulliri kv 150, kafe kv 10, gjalpë kv 10, tërshërë kv 60, elb kv 100, djathë kasher kv 100.

Shpërndarja filloi menjëherë sipas vendeve që caktoheshin në listën e shpërndarjes. Nga shënimet dhe dokumentet e asaj kohe, nga data 14 deri 28 shtator 1943, në Kuç janë dërguar: miell kv 1200, oriz kv 1100, sheqer kv 150, djathë kasher kv 20, makarona arka 60, etj. Po ashtu, sipas dokumenteve origjinale, janë dërguar ose janë shpërndarë mallra nga këto depo edhe në zona të tjera, si në Theollogo, Delvinë, Konispol, popullit të Sarandës, Brigadës së I-rë, të V-të e të VI-të, etj.

Disa mallra nuk arritën të shpërndahen dot, sepse në Sarandë erdhën në mënyrë të befasishme forca gjermane nga Greqia, të cilat megjithëse u pritën me luftë, mundën të hynin në qytet.


Po tregoj shkurt edhe disa çështje të tjera, që lidhen me periudhën e Luftës në fshat.

Mbështetje për luftën kundër fashizmit ka qenë edhe çeta e Fterrës, e cila, skurse thamë, u formua fillimisht me 25 veta në korrik 1942 me komisar Hiqmet Dushën dhe komandant Iljaz Kofinën. Më pas çetën e komandoi Shuquri Sadiku, i cili dha një ndihmesë të veçantë në drejtimin e aksioneve të saj. (Në fakt Fterra ka pasur gjithmonë çetë, që në luftën e Vlorës e bile edhe me parë që në kohën e andartëve grekë). Me dhënien e sinjalit se po afroheshin armiqtë, çeta ngrihej e gjitha në alarm, i cili zakonisht bëhej me tre pushkë e një bombë. Por duhet përmendur se në këto raste çeta dyfishohej edhe me fterjotë të tjerë që nuk ishin të regjistruar në çetë, por që ishin të armatosur e që në këto raste shkonin vullnetarisht përkrah bashkëfshatarëve të tjerë.

Çeta e Fterrës ka marrë pjesë në shumë aksione e veprime luftrake, ndër të cilat mbaj mënd mirë sulmin mbi postbllokun fashist të Borshit në janar 1943, ku mbeti i vrarë djaloshi trim Fuat Mato. Pas këtij aksioni çeta mori emrin e tij, emër që e mbajti lart e nuk e turpëroi asnjëherë. Aksione të tjera të çetës kanë qenë në Bërdë, në Rrëmullë, në Kala të Borshit, në Omlo, në Sugë etj. Por çeta ka qenë edhe në ndihmë të partizanëve në Vërmik, Gusmar, Progonat, Zhulat, Golëm e në fund për të shpartalluar një grup armik që ishte mbledhur në Vaun e Dafinës.

Gjatë luftës nacionalçlirimtare në Fterrë kanë ardhur shumë të deleguar, funksionarë të luftës, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me celulën e partisë e me këshillin nacionalçlirimtar dhe kanë bërë disa takime me njerëz të veçantë si dhe në mbledhje të fshatit për probleme të ndryshme të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Në kujtesën time midis tyre mund të përmend Bedri Spahiun, Mustafa Matohitin, Tuk Jakovën, Memo Meton, Jaho Gjoligun, Birçe Sinamatin e të tjerë. Unë kam marrë pjesë në shumë mbledhje e takime, edhe për shkak se kam qenë që nga fillimi e deri në fund anëtar i këshillit nacionalçlirimtar.

Nga shënimet që kam në një defter të vogël të asaj kohe, midis të tjerave, janë edhe këto data takimesh të veçanta me të deleguar, në të cilat, veç disa fterjotëve, kam marrë pjesë edhe unë: 1 tetor 1943, 5 tetor 1943, 10 tetor 1943, 13 tetor 1943, 14 janar 1944, 20 janar 1944, 25 janar 1944, 30 janar 1944, 7 shkurt 1944, 12 shkurt 1944, 15 shkurt 1944, 22 shkurt 1944, 27 dhe 28 shkurt 1944, 5 mars 1944. Pas kësaj date blloku është dëmtuar e nuk mund të lexohet. Sigurisht që janë bërë edhe shumë takime të tjera, por unë kam të regjistruara në bllokun tim në formë ditari, vetëm ato takime që kam marrë pjesë.

Më kujtohet se në vitin 1943 është krijuar në Fterrë edhe këshilli i gruas me 5 veta me përgjegjëse Hava Miten. Për zgjedhjen e këshillit të gruas e deleguar kishte ardhur Shaho Luçi dhe një tjetër, emri i së cilës nuk më kujtohet. Kur u formua ky këshill, në mbledhje ka qenë edhe Selman Lamja, Safet Memi dhe unë. Mbas zgjedhjes, këshilli u tërhoq mënjanë dhe mori vendime që të punohej më shumë për një mobilizim më të madh të grave në luftë, të tregohej kujdes i veçantë për pritjen e strehimin e partizanëve, sidomos atyre të sëmurë dhe të plagosur, të përgatiteshin bluza e çorape për partizanët, etj. Mbledhja për zgjedhjen e këshillit të gruas është bërë në shtëpinë e Halil Matos.

Lidhjet më të ngushta në Fterrë i kam pas me Hiqmet Dushën, veçanërisht nga viti 1940 kur unë u ktheva në fshat, mbasi isha spastruar nga arsimi si antifashist. Ai bisedonte me mua po thuaj për çdo gjë, kishte shumë besim dhe shkëmbenim mendime për luftën e për fshatin. Hiqmeti ishte modeli i njeriut të përsosur, jo vetëm se ishte kundër fashizmit, por me Hiqmetin mund të bisedoje për çdo problem dhe do të merrje mendime të pjekura. Hiqmeti ishte edhe i mençur, edhe i thjeshtë, edhe i dashur, edhe i vendosur, edhe i qetë, edhe i thellë në mendime, edhe i aksionit në veprime. Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë të keqe nga goja e tij për fterjotët. Edhe kur ka pas ndonjë keqkuptim apo ndonjë lëkundje nga njerëz të veçantë, Hiqmeti ishte ai që zbuste gjakrat dhe jepte rrugët paqësore të zgjidhjes. Nuk e ekzagjeroj po të them se pa Hiqmetin fterjotët nuk do të kishin qenë kaq të bashkuar në ato momente delikate.

Në mars 1942 në Fterrë erdhi Mustafa Matohiti, i cili takimin dhe bisedën e parë e bëri me Hiqmetin, pastaj erdhën tek unë. Të tre bashkë biseduam për gjendjen e fshatit. Ne e informuam hollësisht. Mustafai dëgjonte me vëmendje, herë-herë ndërhynte me takt për të ditur më shumë për ndonjë problem të veçantë. Në fund na dha porosi për punën që duhej bërë, sidomos për ta mbajtur të lidhur e të bashkuar popullin e fshatit me luftën. Biseduam deri natën vonë. Pastaj Hiqmeti iku dhe Mustafai fjeti në shtëpinë tonë. Të nesërmen e përcollëm me gjithë Hiqmetin deri në Pirg të tejm, na përqafoi e na tha: Do vij përsëri së shpejti e dua t’u gjej më të fortë e më të bashkuar. Iku për në Kuç me shoqëruesit e tij. Ky ishte takimi im i parë dhe i fundit me Mustafa Matohitin.

Me Jaho Gjoligun, që vinte shpesh në Fterrë, gjatë luftës kam pas disa takime e më shumë lidhje si gjatë kohës që isha në fshat, por edhe më vonë kur shkova në Sarandë si përgjegjës i depove të ushqimit mbas kapitullimit të Italisë.

Në Fterrë gjatë luftës, në kohë të ndryshme, kanë ardhur edhe krerë të Ballit Kombëtar e të Legalitetit, si Azis Çami, Zenel Gjoleka, Rasim Babameto, Idris Jazo, etj. Qëllimi i tyre ka qenë që fterjotët të kalonin me formacionet e tyre. Por kjo nuk u realizua, sepse ata nuk arritën të bindnin asnjë dhe asnjëherë nuk gjetën argumente për t’iu kundërvënë ideve të Luftës Nacionalçlirimtare, që mbroheshin me fanatizëm nga bijtë e fshatit tonë që kanë marrë pjesë në këto takime, si Hiqmet Dusha, Safet Memi, Shaban Mita, Iljaz Kofina, Shuquri Sadiku, Shefqet Shkurti, Halil Mato e të tjerë. Në disa nga këto takime kam marrë pjesë edhe unë.


Këto qenë shkurtimisht disa nga kujtimet e mia për pjesëmarrjen në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, kryesisht në Fterrë, por dhe në Sarandë mbas çlirimit të saj.

Për pjesëmarrjen në luftë që nga fillimi e deri në mbarim të saj, kam marrë tri medalje:

Medaljen e Kujtimit, Dekreti Nr. 1970, datë 23.11.1954, me këtë motivacion: “Qysh para datës 10 korrik 1943, që shënon formimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ka marrë pjesë pa ndërprerje deri në fund me armë në dorë ose me aktivitet politik të organizuar në luftën kundër okupatorëve e tradhtarëve për çlirimin e Atdheut dhe të popullit shqiptar”.

Medaljen e Trimërisë, me të njëjtin dekret e datë si më lart dhe me motivacion: “Luftëtar trim, ka qenë shembull qëndrese dhe vetëmohimi në luftë kundër okupatorëve e tradhtarëve për çlirimin e Atdheut dhe të popullit shqiptar”.

Medaljen e Çlirimit, me këtë motivacion: “ Ka marrë pjesë në rreshtat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe me armë në dorë ka luftuar kundër okupatorit e tradhtarëve deri në çlirimin e Atdheut e të popullit shqiptar”.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#5

Post by Aulona » Mon Dec 07, 2009 3:19 am

Vëllimi IV i “Historisë së popullit shqiptar”, Lufta Antifashist Nacionalçlirimtare dhe periudha pas saj (1939–1990)

PROF. XHELAL GJEÇOVI 10/01/2009 Vëllimi IV, që u vu në qarkullim këto ditë nga shtëpia botuese “Toena”, është pjesë e projektit “Historia e popullit shqiptar” në katër vëllime, i ndërmarrë para dhjetë vjetësh nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Historisë. Vëllimi I dhe vëllimi II i këtij projekti u botuan në vitin 2002, vëllimi III në vitin 2007, kurse tani u vu në qarkullim edhe vëllimi IV. Vëllimi IV përfshin dy periudha të historisë së shqiptarëve: Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, që nis me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 dhe përfundon me çlirimin e saj më 29 nëntor 1944; dhe periudhën pas lufte, që përfshin vitet 1945-1990. Për herë të parë në vëllim përfshihen ngjarjet që kanë përjetuar shqiptarët në këtë hark kohor, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, në Çamëri e në diasporë. Në vëllim nuk është përfshirë periudha që nis me përmbysjen e regjimit komunist (1990) dhe vendosjen e sistemit demokratik, pasi arkivat që përmbajnë dokumentet e kësaj periudhe, sipas legjislacionit në fuqi, janë ende të mbyllura. Trajtimi që u është bërë në vëllim ngjarjeve dhe figurave të kësaj periudhe nuk duhet kuptuar si qëndrim zyrtar i institucionit ku është përgatitur vëllimi, por si mendim e si shpjegim i autorëve për periudhat dhe për problemet që ata kanë shkruar. Në një shoqëri demokratike pluraliste dhe në institucionet e saj studimore nuk ka dhe nuk mund të ketë një qëndrim zyrtar dhe as një shpjegim përfundimtar. Me botimin e vëllimit IV bëhet një hap në trajtimin e kësaj periudhe të ndërlikuar, që sigurisht do të shoqërohet në të ardhmen dhe me hapa të tjerë, me studime e me botime të tjera historike. Për hartimin e vëllimit autorët janë mbështetur në arritjet më të mira të historiografisë shqiptare, si dhe në punimet e historianëve të huaj që janë marrë me këtë periudhë. Për këtë qëllim është konsultuar e shfrytëzuar një dokumentacion i pasur arkivor dhe bibliografik. Në periudhën e parë, që përfshin vitet 1939-1944, vendin kryesor e zënë përpjekjet për organizimin dhe zhvillimin e Luftës së armatosur Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve fashistë e nazistë, e në këtë kuadër edhe disa ngjarje që kanë pasur ndikim të veçantë në zhvillimet politike të kohës, siç janë themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Konferenca e Pezës, themelimi i organizatës “Ballit Kombëtar”, Mbledhja e Mukjes, krijimi i partisë “Lëvizja e Legalitetit”, Kongresi i Përmetit etj., dhe në Kosovë, Kuvendi Themelues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Konferenca Themeluese e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës etj. Këto ngjarje janë trajtuar gjerësisht, duke sjellë dhe pikëpamjet e vlerësimet e ndryshme që ka për to. Në vëllim është pasqyruar veprimtaria e të gjitha forcave politike që kanë vepruar në rrafsh kombëtar, pra në Shqipëri, në Kosovë, në Çamëri e në diasporë. Në këtë kuadër, janë dhënë pozicionet që ato zunë, qëndrimet e zgjidhjet që ofruan në këto vite prove për problemet që preokuponin vendin. Pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme, ato janë trajtuar me kujdes, pa paragjykime, si pjesë e historisë sonë, si pjesë e procesit historik të zhvilluar në këto vite, me ato karakteristika që kanë pasur e me atë veprimtari që kanë zhvilluar. Nga analiza e ngjarjeve të kësaj periudhe del e qartë se armiq për shqiptarët ishin fuqitë okupatore fashiste e naziste, që kishin shkelur pavarësinë e Shqipërisë. Në vëllim janë trajtuar edhe ato grupime politike që bashkëpunuan me pushtuesit, ato që njihen si forca kolaboracioniste. Në trajtimin e tyre janë mbajtur parasysh disa aspekte, që kanë rëndësi për kuptimin e kësaj çështjeje. Së pari, kolaboracionizmi nuk është dukuri vetëm shqiptare. Së dyti, ndryshe nga vendet e tjera, pesha e forcave kolaboracioniste në Shqipëri ka qenë fare e paktë në raport me forcat atdhetare që u përfshinë në luftë e që kontribuan për fitoren e saj. Dhe së fundi, në vëllim janë evidencuar faktorët që ndikuan në rreshtimin e gabuar të forcave që bashkëpunuan me okupatorët nazifashistë, duke përfshirë dhe iluzionet për Gjermaninë, premtimet e saj se do të ndërtonte një shtet shqiptar “të pavarur” e “asnjanës”, të bashkuar dhe me Kosovën e me viset e tjera e pa dyshim dhe shqetësimi për vendosjen e një regjimi komunist në Shqipëri, e pleksur kjo dhe me ambicien për pushtet, me dëshirën për të qenë pjesë e administratës shtetërore të vendit, pavarësisht se atë e kontrollonte pushtuesi. Në një këndvështrim të ri janë analizuar marrëdhëniet e Shqipërisë, të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, por edhe të forcave të tjera, me aleatët anglo-amerikanë e me lëvizjet çlirimtare të vendeve fqinje, Jugosllavisë dhe Greqisë. Në vëllim jepet një tablo më e qartë dhe më e plotë e raporteve me ta, e bashkëpunimit, por dhe e problemeve të shfaqura në këtë proces. Në këtë kuadër trajtohen edhe qëndrimet e forcave politike ndaj çështjes së Kosovës dhe Çamërisë si dhe ndikimi që ato kanë pasur në zhvillimet politike të kohës. Në vëllim është pasqyruar vlerësimi i autorëve për Luftën Nacionalçlirimtare të zhvilluar në Shqipëri, për vendin që ajo zë në historinë e Shqipërisë, për rezultatet dhe karakterin e saj, për raportet me luftën civile etj. Në vëllim është theksuar në mënyrë të veçantë rëndësia që ka pasur për Shqipërinë rreshtimi në koalicionin antifashist, të cilin e udhëhiqnin tri fuqitë e mëdha aleate: Britania e Madhe, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Periudha e dytë, 1945-1990, përfshin sistemin komunist në Shqipëri si dhe zhvillimet në Kosovë, në Çamëri e në diasporë pas Luftës së Dytë Botërore. Siç mund të kuptohet, trajtimi i kësaj periudhe nuk ka qenë e lehtë për një varg arsyesh. Së pari, nuk është e lehtë të shkruash historinë e njerëzve ose të forcave që janë ende gjallë e aktive në jetën shoqërore, që janë, sigurisht, të ndjeshme ndaj asaj se çfarë shkruhet e si vlerësohet veprimtaria e tyre në të kaluarën, aq më shumë që në radhët e tyre, të të gjithë krahëve, ka jo pak ekstremistë, që kërkojnë, madje bëjnë dhe presion, që historia të shkruhet sipas pikëpamjeve të tyre. Në këtë vështrim, kishte të drejtë Noli kur thoshte se një vepër historike mban dhe vulën e kohës në të cilën ajo shkruhet. Së dyti, vështirësitë shtohen dhe nga trashëgimia në fushën e studimeve për këtë periudhë. Deri në vitin 1990 punimet për të kanë qenë të njëanshme, të politizuara e skematike. Ato nuk mund të dilnin jashtë skemave dhe jashtë kërkesave politike të kohës. Për rrjedhojë, autorët përgjithësisht përpiqeshin t’i shmangeshin analizës së problemeve të mprehta të shoqërisë shqiptare. Edhe pas vitit 1990 një pjesë e autorëve kanë vazhduar të shkruajnë me të njëjtën metodë, prandaj dhe punimet e tyre janë të mbushura me sulme, me sharje, me politizime dhe me një prirje të theksuar për të mohuar çdo gjë të vlerësuar më parë nga histroriografia shqiptare. Mirëpo historia nuk mund të shkruhet me metodën e denigrimit, e aq më pak me sulme e me sharje. Autorët e vëllimit IV janë përpjekur të largohen nga trajtesa të tilla, që janë më afër politikës sesa shkencës, me qëllim që publikut t’i jepet një vepër shkencore, që t’i afrohet sa më shumë që të jetë e mundur realitetit. Sigurisht, nuk mund të pretendohet se kësaj i është arritur në shkallën më të mirë të mundshme e në të gjitha aspektet. Por gjithsesi me këtë vëllim mendojmë se bëhet një hap në drejtimin e duhur. Një vend të veçantë në vëllim e zënë trajtimi i shkaqeve të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, tiparet dhe veçoritë e tij, kushtet dhe rrethanat në të cilat u bë i mundur shndërrimi gradual i shtetit që doli nga lufta në diktaturë, politikat që u përpunuan e u zbatuan në vitet e regjimit komunist. Sigurisht, edhe në gjatë këtyre viteve ka pasur disa ndryshime të rëndësishme në infrastrukturën e vendit, sidomos në arsim, në kulturë, në shëndetësi e përgjithësisht në emancipimin shoqëror e kulturor të popullit. Ato u realizuan kryesisht në fazën e parë: në vitet 1945-1960, por dhe në dhjetëvjeçarin pasues, kur Shqipëria kishte dhe mbështetjen e vendeve socialiste. Pas prishjes së marrëdhënieve me to, që u shoqërua dhe me ndërprerjen graduale të ndihmave të jashtme, vendi nisi të përjetonte vështirësi serioze, derisa u zhyt në një krizë të thellë e të gjithanshme, e cila çoi në përmbysjen e sistemit. Në vëllim gjen pasqyrim ideja se vendin e çuan në këtë gjendje tri parimet mbi të cilat ishte ngritur sistemi komunist: ekonomia e centralizuar dhe likuidimi i plotë i pronës private dhe i iniciativës private; lufta e klasave, me nëpërkëmbjen e të drejtave të njeriut dhe me dënimin e persekutimin e kundërshtarëve politikë; izolimi i vendit nga bota. Koha tregoi se një politikë që mbështetej në këto parime nuk kishte të ardhme. Në vëllim janë trajtuar rrethanat që u krijuan me rënien e regjimit komunist në Bashkimin Sovjetik e në vendet e tjera të Evropës Lindore dhe ndikimi i tyre në Shqipëri. Një vend të veçantë në vepër e zë lëvizja studentore e dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e rendit komunist dhe vendosjen e sistemit demokratik. Nga analiza e ngjarjeve të zhvilluara në këtë kuadër bëhet e qartë se revolucioni demokratik, që përmbysi diktaturën, i dha fund krizës dhe çeli një perspektivë të re për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Për këtë arsye ai përfaqëson një ngjarje historike me rëndësi e me ndikim të fuqishëm për fatet e demokracisë dhe të ardhmen e vendit. Me fitoren e rendit demokratik Shqipëria dhe shqiptarët iu bashkuan familjes së popujve e të kombeve të qytetëruara të Evropës demokratike dhe nisën rrugën drejt integrimeve evropiane dheMetropol
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#6

Post by Aulona » Mon Dec 07, 2009 3:44 am

LUFTA NACIONALÇLIRIMTARE DHE VENDI I SAJ NË HISTORINË E SHQIPËRISË

Xhelal GJEÇOVI
PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore
Viti IX 2004 Nr. 3 (34) fq. 15-27
Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë


Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila u zhvillua në kuadrin e Luftës së Dytë Botërore, por nderimi i popullit dhe interesimi i historianëve për këtë ngjarje nuk ka reshtur për asnjë çast. Ne jemi dëshmitarë që, në këto vite të mendimit të lirë demokratik, për luftën, si për asnjë ngjarje tjetër historike, është shkruar dhe është diskutuar mbarë e mbrapsht, megjithatë kjo nuk e ka lëkundur aspak bindjen e shqiptarëve, se Lufta Nacionalçlirimtare dhe gjaku e sakrificat e bëra për fitoren e saj, kanë qenë shpëtimtare për vendin, e se ato kanë patur rëndësi vendimtare për fatet historike të shqiptarëve, për të ardhmen e tyre. Lufta u ktheu shqiptarëve lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar, të shkelur brutalisht nga okupatorët nazifashistë. Ajo bëri të mundur rivendosjen e pavarësisë kombëtare të atdheut, të shpallur në Vlorë më 1912 dhe të mohuar më 7 prill 1939. Lufta na bashkoi me aleatët, me koalicionin antifashist, me fitimtarët, me ata që i kontribuan shkatërrimit të fashizmit dhe ndërtimit të një Evrope të re, demokratike e paqedashëse. Këto janë vlerat e mëdha të luftës, të cilat na bëjnë të jemi krenar edhe sot, kjo është dhe arsyeja që shqiptarët e nderojnë dhe e mbrojnë këtë faqe të ndritur të historisë së tyre.

Fillimet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nisin në ditët e vështira të prillit 1939, kur agresorët fashistë italianë sulmuan dhe pushtuan Shqipërinë. Në këtë mënyrë, Shqipëria u bë ndër viktimat e para të agresionit fashist në Evropë, por dhe ndër vendet e para që nisi luftën me armë kundër tyre. Në atë kohë Lufta e Dytë Botërore ende nuk kishte filluar, por e tërë Evropa jetonte në ankth, pasi në horizont po dukeshin retë e zeza, që po përhapeshin me shpejtësi, për shkak të revanshit marramendës të shteteve fashiste, që paralajmëronin një tragjedi të tmerrshme për njerëzimin.

Në këtë kuadër historik, vendi u ndodh në një udhëkryq të vërtetë, por dhe përballë një sprove dhe shansi historik, nga i cili do të varej e ardhmja e jonë si popull e si komb. Në ato momente historike ishin në ballancë fatet e Shqipërisë, por ishte në provë dhe dinjiteti i shqiptarëve. Kjo sprovë do të përballohej me pjekuri prej tyre. Të bindur se nuk kishte rrugë dhe alternativë tjetër shpëtimi, shqiptarët rrëmbyen armët dhe nisën një luftë të vështirë, që do të kërkonte sigurisht privacione e sakrifica të mëdha, por që ia vlente të bëheshin për një çështje të tillë, siç ishte çështja kombëtare. Zgjedhja që bënë shqiptarët, në ato vite prove, ishte e vetmja zgjedhje e drejtë në interes të vendit.

Patriotët shqiptarë që nisën rezistencën e armatosur në atë prag të tmerrshëm lufte të përbotshme, e dinin që vendet evropiane, të preokupuara e të rënduara në hallet e tyre, nuk i shqetësonte aq shumë fati i Shqipërisë dhe ndonjë ndihmë imediate prej tyre nuk prisnin. Ata e dinin gjithashtu se agresorët ishin të fuqishëm e mizorë, e se forcat që Shqipëria mund të angazhonte në luftë kundër tyre as që mund të krahasoheshin me 8 milionë bajonetat e Musolinit, të armatosura gjer në dhëmbë, me mjetet më moderne të kohës. Mirëpo kjo nuk i dekurajoi e nuk i frikësoi shqiptarët. Nga përvoja historike por dhe nga zhvillimet që po përjetonte vendi dhe bota, ata ishin të bindur se çlirimi dhe shpëtimi i atdheut nuk mund të pritej as nga jashtë e as nga të huajt dhe nuk mund të arrihej pa luftë e pa sakrifica. Mbi bazën e këtyre deduksioneve do të përpunoheshin alternativat, lëvizjet e zgjidhjet, të cilat do të ishin realiste, në përputhje me situatën e krijuar në vend dhe me aspiratat e dëshirat e shqiptarëve. Për rrjedhojë ato, në mënyrë graduale, por të sigurtë, do të përqafoheshin e do të materializoheshin në veprimin politik të forcave që do të viheshin në ballë të procesit historik, si dhe të masave popullore që do t’i ndiqnin ato.

Sapo mbreti Zog kaloi kufirin dhe në Shqipëri u vendos regjimi fashist i pushtimit, mjaft nga kundërshtarët e tij politikë, pjesëmarrës në Revolucionin e Qershorit 1924, u kthyen në vend. Një pjesë e tyre hynë menjëherë në administratën e ngritur nga okupatori. Të njëjtën gjë bënë dhe një numër funksionarësh të regjmit të Zogut. Ndërkohë, pushtuesi fashist u përpoq t`i ruante formalisht institucionet që ekzistonin në vend para pushtimit, për të krijuar përshtypjen se Shqipëria do të vazhdonte të ishte e pavarur, edhe nën kurorën e mbretit Viktor Emanueli III. Mirëpo shqiptarët, nuk do të pajtoheshin as me demagogjinë e pushtuesit dhe as me qëndrimin kolaboracionist të atyre personaliteteve publike shqiptare, partizanë apo kundërshtarë të Zogut, që u pajtuan me okupatorin dhe u integruan në institucionet e ngritura prej tij.

Sigurisht, edhe në këto momente të rënda, Shqipërisë nuk i munguan patriotët nga të gjithë krahët e nga të gjitha krahinat, të majtë e të djathtë, komunistë, zogistë e nacionalistë, si Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Mithat Frashëri, Koço Tashko, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Safet Butka, Hysni Lepenica, Abaz Ermenji, Skënder Muço etj., të cilët qenë angazhuar në veprimtarinë antifashiste që në ditët e para të pushtimit të vendit dhe tani po përpiqeshin të organizoheshin politikisht e ushtarakisht për t`iu kundërvënë me gjithë fuqitë regjimit fashist të pushtimit. Veprimet e tyre mbajtën gjallë shpresën në popull, e cila siç thuhet vdes e fundit. Por që shpresa dhe çështja e shqiptarëve të mos shuheshin, nuk mjaftonin as përpëlitjet apo as veprimet e shkëputura, të veçuara, të cilat nuk e linin të qetë pushtuesin, por nuk shkonin më tej. Vendi kishte nevojë për një forcë të organizuar, për një shtab që ta udhëhiqte rezistencën që po rritej në të katër anët e atdheut. Kësaj kërkese të procesit historik, kësaj nevoje të zhvillimit të lëvizjes kombëtare në vitet e Luftës së Dytë Botërore, nuk qenë në gjendje t’i përgjigjeshin as nacionalistët demokratë dhe as zogistët, pasi si njera dhe tjetra palë u treguan të ngathët, pa iniciativën e pa kurajon e duhur.

Pikërisht plogështia e nacionalistëve dhe zogistëve u dha mundësi komunistëve që të plotësonin vakumin e krijuar në vend. Ndonëse të përçarë, në disa grupe rivale, klandestine, komunistët qenë shquar për shkathtësi e trimëri në organizimin e demonstratave të para kundër okupatorit dhe në ballafaqimin me policinë fashiste. Me qëndrimin e tyre ata tërhoqën shpejt vëmendjen e opinionit publik dhe hynë në skenën politike të vendit si një forcë e konsiderueshme patriotike.

Përballë zhvillimeve që po përjetonte vendi, komunistët lanë mënjanë mosmarrëveshjet dhe në nëntorin e vitit 1941 u bashkuan, duke themeluar Partinë Komuniste të Shqipërisë. PK u formua si parti e tipit të ri, siç thuhej në atë kohë për partitë e Internacionales III të tipit të partisë bolshevike, por e tillë ajo ishte vetëm nga organizimi e militantizmi, por jo dhe nga programi.
Programi i PK1 nuk ishte as komunist e as marksist, por kombëtar e demokratik. Në program nuk shtrohej as kryerja e revolucionit socialist e as vendosja e diktaturës së proletariatit, e aq më pak bërja e shtetëzimeve apo lufta e klasave, masa këto që u radikalizuan pas çlirimit. Në atë kohë, PK shtronte si detyrë parësore çlirimin e vendit, rivendosjen e pavarësisë kombëtare të atdheut dhe ndërtimin e një rendi demokratik në Shqipëri, të cilat do të arriheshin përmes bashkimit dhe luftës të të gjithë shqiptarëve, të gjithë forcave patriotike në vend2.

Siç shihet, një program i tillë, mund të shpallej e të përqafohej nga çdo forcë nacionaliste me ndërgjegje kombëtare, për rrjedhojë ai krijonte premisat për afrimin dhe bashkimin ose bashkëpunimin me të gjithë forcat patriotike pa dallim. Pikërisht kjo bëri të mundur përgatitjen dhe thirrjen e Konferencës së Parë Nacionalçlirimtare të Pezës3, në të cilën u hodhën themelet e një fronti të gjerë, të përbashkët, të të gjithë forcave patriotike e antifashiste në vend. Në këtë mënyrë, që nga Konferenca e Pezës, barrën e organizimit e të drejtimit të luftës e mori Fronti Nacionalçlirimtar, në të cilin, veç komunistëve, bënin pjesë patriotë nga të gjitha krahinat, besimet e orientimet.

Me krijimin e Frontit Nacionalçlirimtar lufta jonë u bë pjesë përbërëse e rezistencës evropiane dhe e luftës antifashiste botërore. Kështu u hodhën bazat e rreshtimit të Shqipërisë në koalicionin anglo-sovjeto-amerikan, çka do të kishte rëndësi për njohjen dhe mbështetjen ndërkombëtare të luftës së popullit shqiptar. Pikërisht këto zhvillime do të çonin në fuqizimin e luftës në vend, por dhe në njohjen e saj nga aleatët e koalicionit antifashist. Në dhjetor 1942 tri Fuqitë e Mëdha aleate, Anglia, BS dhe SHBA bënë deklarata zyrtare4, në të cilat vlerësohej lufta e popullit shqiptar dhe ripohohej pavarësia e Shqipërisë. Me këto deklarata ata korigjonin qëndrimin e “faktit të kryer” që kishin mbajtur ndaj okupacionit fashist të 7 prillit 1939.

Ndër deklaratat e tri Fuqive aleate, njëra prej tyre, ajo e Anglisë, krahas vlerësimit të luftës së shqiptarëve dhe ripohimit të pavarësisë së Shqipërisë, përmbante dhe një rezervë për çështjen e kufijve, duke theksuar se kjo çështje do të jetë objekt shqyrtimi në një konferencë ndërkombëtare të paqes, që do të mbahej pas lufte. Një qëndrim i tillë i rezervuar ndaj kufijve të Shqipërisë lidhej me presionet që bënte në Londër qeveria mbretërore greke në mërgim, si e tillë ajo krijoi shqetësim në opinionin publik shqiptar. Por në rrethanat në të cilat zhvillohej lufta e jonë, kur ndihma dhe mbështetja e aleatëve, përfshi dhe Anglisë, kishin rëndësi shumë të madhe, forcat politike shqiptare e panë, me sa duket, të arsyeshme që të mos reagonin, duke shpresuar që në procesin e komunikimit e të bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, aleaten tonë në Luftën e Dytë Botërore, ky non sens do të kapërcehej.

Pas Konferencës së Pezës nisën të lëvizin dhe qarqet nacionaliste liberale, të cilët nuk qenë pajtuar me okupacionin fashist, por tani po shqetësoheshin dhe nga rritja e shpejtë e ndikimit të Partisë Komuniste në vend, ndikim ky, që në fakt ishte rrjedhojë e angazhimit total të Frontit Nacionalçlirimtar në luftën patriotike. Në rrethana të tilla nacionalistët demokratë, me Mithat Frashërin në krye, themeluan organizatën e Ballit Kombëtar5. Balli nuk lindi si një parti politike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ata që e formuan Ballin synonin ta kthenin organizatën e tyre në një front politik, ku do të bënin pjesë të gjithë nacionalistët, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre, mjafton që të ishin demokratë, antikomunistë, antifashistë e antizogistë. Programi i Ballit6 shtronte zgjidhjen e tri detyrave themelore, rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë, vendosjen e një regjimi demokratik, pas çlirimit të vendit, dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Forcat që morën pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar kishin si qëllim e si preokupim kryesor të përbashkët luftën kundër Frontit Nacionalçlirimtar dhe Partisë Komuniste. Në një raport që majori anglez Antoni Kuajli i dërgonte Londrës, duke bërë fjalë për organizatën e Ballit Kombëtar, ndër të tjera shkruan: “Balli Kombëtar mendon se rreziku i komunizmit është më kërcënues se sa pushtimi fashist, prandaj sipas ballistëve këtej, me luftën kundër PK, e jo kundër pushtuesit, duhet të nisin veprimet tona” 7. Në këtë mënyrë, siç vë në dukje studiuesi amerikan Edwin Jacques për Ballin Kombëtar “antikomunizmi doli mbi antifashizmin” 8 dhe kontradikta me PK dhe Frontin Nacionalçlirimtar doli në plan të parë. Në rrethana të tilla, qëllimi dhe preokupimi kryesor i Ballit, mbeti deri në fund lufta kundër Partisë Komuniste, mënjanimi i saj nga lëvizja nacionalçlirimtare e po qe e mundur dhe nga skena politike shqiptare, që të evitohej kështu vendosja e komunizmit në Shqipëri. Në këtë pikë ballistët ishin të tërë të një mendimi.

Por, përsa i përket aspektit taktik, rrugës që duhej ndjekur për të arritur këtë synim, në organizatën e Ballit, siç ka shkruar prof. Kristo Frashëri, u përvijuan dy qëndrime të ndryshme9. Njëra palë mendonte se roli dhe ndikimi i Partisë Komuniste mund të eleminoheshin vetëm në qoftë se nacionalistët demokratë do të zhvillonin një luftë më të efektshme e më dinamike kundër pushtuesit fashist. Sipas tyre, vetëm kështu forcat demokratike do të akumulonin kapitalin e nevojshëm politik, për të dobësuar simpatinë dhe mbështetjen që kishte fituar Partia Komuniste pikërisht në saj të luftës së armatosur. Këtij krahu i përkisnin nacionalistët demokratë të njohur si Safet Butka, Hysni Lepenica, Abaz Ermenji, të cilët kishin krijuar çetat e para balliste në Kolonjë, në Vlorë e në Skrapar10.

Pala tjetër, përkundrazi, ngulte këmbë që, tani për tani, Balli Kombëtar nuk duhej angazhuar në luftën e armatosur, por t’i ruante forcat për t’u dhënë goditjen vendimtare komunistëve, pasi ata të ishin dobësuar e raskapitur nga ballafaqimi me ushtritë e okupatorit. Në këtë krah bënin pjesë pjesëtarët e gardës së vjetër të nacionalistëve antizogistë, që e kishin pranuar okupacionin fashist, si Ali Këlcyra, Qazim Koculi, Hasan Dosti, Faik Quku etj. me të cilët për fat të keq u bashkua dhe Mithat Frashëri. Sipas tyre qëllimet e nacionalistëve mund të arriheshin pa u angazhuar në luftën me armë kundër pushtuesve fashistë, çka do të bënte të mundur që vendit t’i kurseheshin sakrificat që kërkonte lufta. Drejtimi i Ballit Kombëtar ra pikërisht në duart e këtij grupimi, i cili qysh në fillim shpalosi flamurin e pritmënisë11, me arsyetimin se nuk kishte ardhur ende koha për të luftuar me armë kundër okupatorit.

Megjithë dallimet jo të vogla midis dy forcave politike më të mëdha në vend, Frontit Nacionalçlirimtar dhe organizatës së Ballit Kombëtar, ekzistonin dhe interesa të përbashkëta që i afronin e ndoshta dhe mund t’i bashkonin ato. E tillë ishte në radhë të parë çështja kombëtare, një çështje e përbashkët, zgjidhja e së cilës figuronte në programin e të dy organizatave. Një tentativë serioze për të arritur në afrimin e pikëpamjeve e më pas dhe në bashkimin ose në bashkëpunimin midis tyre ishte Mbledhja e Mukjes e zhvilluar në ditët e para të gushtit të vitit 194312. Në Mukje u arrit të kapërceheshin për momentin divergjencat midis dy palëve, çka bëri të mundur dhe marrjen e një sërë vendimeve të rëndësishme13, të cilat pa dyshim ishin në të mirë të unitetit e të bashkimit kombëtar, për rrjedhojë dhe të fuqizimit të luftës kundër okupatorit.

Ndër vendimet e marra në Mukje, ai që shkaktoi diskutime e që do të çonte dhe në anullimin e marrëveshjes, pa u tharë ende boja e nënshkrimit të saj, ishte padyshim vendimi për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë14, organizëm që do të drejtonte luftën dhe pas saj do të organizonte zgjedhjet e lira në vend. Në këto rrethana zhvillimet pas mbledhjes morën papritmas një kthesë të paparashikueshme, e cila binte ndesh me vendimet e me frymën e saj. Të dy palët, si PK ashtu dhe Balli Kombëtar, treguan se nuk ishin të gatshëm të përballonin sfidën e Mukjes. Partia Komuniste tregoi se ishte e papërgatitur për të pranuar ndarjen e udhëheqjes së luftës e të pushtetit me organizatën e Ballit Kombëtar, megjithëse kjo do të çonte në fuqizimin e luftës, po të abstragojmë nga ajo çka ndodhi në të vërtetë pas Mukjes. Kurse Balli Kombëtar, nga ana e tij, me qëndrimin që adoptoi tregoi, se, pavarësisht nga zotimi i marrë në Mukje, nuk ishte i përgatitur që të hidhej në luftë. Këtë e treguan zhvilimet pas Mukjes, e sidomos pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes së pushtuesve gjermanë.

Në këtë mënyrë, pas Mukjes do të krijohej një situatë paradoksale për shkak të hapave, jo në drejtimin e duhur, që hodhën të dy palët. Hapin e parë, siç thamë, jo në drejtimin e duhur, e hodhi Partia Komuniste, duke anuluar marrëveshjen e nënshkruar në Mukje15. Arsyet e këtij hapi kanë qenë objekt diskutimi të vazhdueshëm. Ka autorë që anulimin e Marrëveshjes së Mukjes e lidhin me ndërhyrjen jugosllave. Në fakt Enver Hoxha nuk kishte nevojë që ta mësonin jugosllavët për të kuptuar se vendimi për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë vinte në pikëpyetje pushtetin e tij e sigurisht dhe të partisë që ai drejtonte. Sipas pikëpamjes së Partisë Komuniste krijimi i një organizmi të tillë, siç ishte Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë, nuk figuronte në platformën e përpunuar për këto bisedime, të cilën delegacioni i Frontit Nacionalçlirimtar nuk kish ditur ta mbrojë. Partia Komuniste mendonte gjithashtu se krijimi i komitetit do të çonte më së paku në plogështinë, por ndoshta dhe në likujdimin, e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët e kishin udhëhequr me sukses luftën dhe kishin korrur deri atëherë fitore të rëndësishme. “Ne, - ka deklaruar Mustafa Gjinishi në Konferencën II Nacionalçlirimtare të Labinotit, shtator 1943, - me vendimin që nënshkruam në Mukje, realisht vulosëm likujdimin e Frontit Nacionalçlirimtar dhe ky qe gabimi ynë i pafalshëm”16.

Sipas PK edhe po të pranohej krijimi i një organizmi të tillë, përfaqësimi në të duhet të ishte në raport me luftën që këto dy forca kishin zhvilluar kundër okupatorit dhe se ajo, me luftën që kishte bërë deri atëherë, duhet të kishte aty peshën kryesore. Përfaqësimin e barabartë të Frontit dhe të Ballit Kombëtar në Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë, Partia Komuniste e konsideronte të padrejtë. Në këto rrethana, Fronti Nacionalçlirimtar, me iniciativën e PK, e denoncoi Marrëveshjen e Mukjes, por, pavarësisht nga kjo, ai e vazhdoi me ritme edhe më të mëdha luftën kundër okupatorit, në mënyrë të veçantë kundër okupatorit të ri gjerman që erdhi pas kapitullimit të Italisë.

Balli Kombëtar e shfrytëzoi denoncimin që Fronti Nacionalçlirimtar i bëri Marrëveshjes së Mukjes për të lëshuar kundër tij një breshëri të tërë akuzash, në themel të të cilave ishte qëndrimi ndaj Kosovës, të cilën Fronti dhe PKSh, sipas krerëve të Ballit, e kishin neglizhuar për të mos u prishur me jugosllavët. Megjithatë Balli Kombëtar nuk diti të përfitojë nga situata e krijuar për të fituar kapitalin e nevojshëm politik. Ky kapital do të fitohej në qoftë se krahas fushatës politike dhe lumit të akuzave kundër PK dhe Frontit Nacionalçlirimtar, Balli Kombëtar do ta vazhdonte dhe luftën e armatosur kundër pushtuesit fashist. Mirëpo deri këtu, Balli nuk mundi të arrijë. Madje pas këtij momenti delikat, Balli Kombëtar dalëngadalë nisi të heqë dorë dhe nga ajo luftë e dimensioneve të vogla që kishte zhvilluar deri atëherë. Kjo qe tërheqja e parë, e pajustifikuar, sepse Ballin Kombëtar askush s’e pengoi që të vijonte luftën kundër okupatorit pavarësisht nga fati i marrëveshjes së Mukjes dhe qëndrimi i PK ndaj saj. Fusha e luftës kundër okupatorit, që ishte dhe fusha e nderit dhe e dinjitetit kombëtar mbeti e hapur edhe pas Mukjes për forcat që kishin vullnetin e duhur për të luftuar.

Mirëpo, pas vrasjes së Safet Butkës dhe Hysni Lepenicës, dy nga figurat e rrymës që ishte për luftë kundër okupatorit, në udhëheqjen e Ballit Kombëtar fitoi terren krahu që, i shqetësuar nga rritja e kapitalit politik të Frontit Nacionalçlirimtar, mendonte se këtë kapital mund ta fashitte duke hequr dorë nga lufta kundër okupatorit dhe duke e përqëndruar gjithë fushatën e vet politike kundër Partisë Komuniste. Partia Komuniste, nga ana e saj, iu përgjigj me të njëjtën monedhë, duke e intensifikuar luftën politike kundër Ballit Kombëtar, por ajo, siç thamë, nuk hoqi dorë nga lufta e armatosur kundër okupatorit. Këtu qëndrojnë diferencat në mes tyre, e sigurisht dhe rrënjët e procesit historik që do të zhvillohet pas vendosjes së okupacionit gjerman, i cili ka si karakteristikë jo vetëm largimin e forcave të Ballit nga lufta, por dhe afrimin e tij dalëngadalë me qeverinë kuislinge të Tiranës e me okupatorin nazist gjerman. Edhe lëvizja e Legalitetit me ardhjen e pushtuesve gjermanë do të bënte gjithashtu një rrëshqitje të pajustifikuar, duke thelluar aleancën me Ballin e me forca të tjera nacionaliste, por dhe lidhjet me regjencën e me qeverinë e Tiranës. Duke karakterizuar qëndrimin e Ballit Kombëtar e të Legalitetit në këtë periudhë, Nojbaher, i plotfuqishmi gjerman për Evropën Juglindore, në kujtimet e botuara pas lufte, ndër të tjera, shkruan: “Lëvizja e Ballit Kombëtar kurrë nuk ka luftuar kundër forcave tona. Ajo kishte ndërmarrë sulme të gjithanshme kundër partizanëve në jug”. Kurse Abaz Kupin “e kemi lënë të qetë, por dhe ai neve nuk na ka trazuar fare”17. Në këtë mënyrë, me hezitimin për të luftuar krerët nacionalistë shqiptarë, ka shkruar Rexhinald Hibert, humbën shansin për të luajtur një rol në Shqipërinë e pasluftës18.

Si konkluzion mund të thuhet se arsyeja kryesore që Fronti dhe Lëvizja Nacionalçlirimtare korrën fitore në luftën nacionalçlirimtare dhe forcat e djathta, që bashkëpunuan hapur ose fshehurazi me okupatorin, pësuan disfatë dhe ikën, qëndron pikërisht tek lufta e vendosur që ata zhvilluan kundër pushtuesit nazist. “Partizanët, shkruan Hibert, luftuan me trimëri dhe efikasitet kundër gjermanëve dhe pikërisht kjo u dha fitoren”19. Pa hyrë në hollësi të veprimeve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, apo të sakrificave të popullit, mjafton të sjellim në vëmendjen tonë, dy operacionet e mëdha të ushtrisë hitleriane, Operacionin e Dimrit 1943-1944 dhe atë të Qershorit 1944, të cilët janë nga faqet më të ndritura të historisë së Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore. Me rezistencën heroike të forcave partizane e të popullit që i mbështeti, lëvizja nacionalçlirimtare jo vetëm nuk u asgjesua, siç shpresonin armiqtë, por arriti të dalë, nga kjo provë, më e fortë e më e organizuar dhe ta çojë e sigurtë vendin drejt fitores përfundimtare. Është rasti të kujtojmë këtu pohimet e njërit prej oficerëve të misionit britanik të atashuar pranë Frontit Nacionalçlirimtar, që vepronte në Shqipërinë e Jugut, kolonelit N.T. Uiler, i cili në raportin që u dërgonte, pas Operacionit të Dimrit, eprorëve të vet në Londër, ndër të tjera shkruante: “një komb që marshon zbathur në borë, një komb që i janë djegur e plaçkitur shtëpitë, që vuan nëpër male pa bukë e pa mjetet më të domosdoshme, e megjithatë vazhdon të rezistojë, ai komb meriton të fitojë”20. Pikërisht në saje të luftës heroike që zhvilluan, Fronti dhe Ushtria Nacionalçlirimtare, me mbështejtjen dhe sakrificat e popullit, u bë e mundur arritja e objektivave themelorë të luftës, çlirimi i vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe rivendosja e pavarësisë kombëtare të atdheut.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte një provë që tregoi vlerat morale e luftarake të shqiptarëve, por dhe orjentimin e drejtë politik të Frontit Nacionalçlirimtar. Në këtë luftë populli shqiptar dëshmoi se ishte i mbrujtur me idealin e lirisë e të pavarësisë së atdheut. Ndërkohë Fronti Nacionalçlirimtar tregoi zgjuarsi dhe pjekuri politike, duke u rreshtuar në krahun e forcave më përparimtare të kohës, me koalicionin anglo-sovjeto-amerikan. Më në fund, për të realizuar idealin e lirisë e të pavarësisë së atdheut, populli shqiptar i bashkuar në Frontin Nacionalçlirimtar, nuk kurseu asgjë, bëri çdo sakrificë e pranoi çdo privacion. Në këtë mënyrë Fronti dhe Ushtria Nacionalçlirimtare, i kryen obligimet ndaj popullit e atdheut, duke çliruar vendin, si dhe ndaj koalicionit antifashist, duke i kontribuar luftës së përbashkët për shkatërrimin e fashizmit. Shqipëria, një vend i vogël, me mundësi të pakta njerëzore e luftarake, u bë vendi i vetëm në Evropë që u çlirua me forcat e veta. Në territorin e saj nuk hynë e nuk vepruan forca ushtarake të vendeve të tjera.

Pikërisht për këto vlera, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare zë një vend të veçantë dhe është një ndër faqet e ndritura në historinë e shqiptarëve. Pavarësisht se kush e organizoi dhe e udhëhoqi, Lufta Nacionalçlirimtare është vepër e gjithë popullit, e gjithë forcave patriotike, që vepruan në jug e në veri të vendit e që, pavarësisht nga bindjet e orientimet ideologjike, u bashkuan për një çështje e qëllim të shenjtë, siç ishte liria dhe pavarësia e atdheut. Prandaj dhe trashëgimia e vlerave të luftës nuk i përket e nuk është pronë e një partie apo një pjese të shoqërisë, por e gjithë popullit, gjithë forcave demokratike në vend. Në këtë vështrim nuk ka kuptim e nuk ka arsye që sot, pas 60 vjetëve, të mos kemi një mendim e një vlerësim unik për këtë ngjarje të madhe të historisë kombëtare, për vlerat e saj, që të mos çmohen e të mos nderohen ato siç e meritojnë, nga të gjithë shqiptarët. Kjo s’ka të bëjë fare me pikëpamjet e ndryshme për çështje të caktuara të historisë së kësaj periudhe, të cilat janë çështje të historianëve e në një rend demokratik janë krejt normale. Por lufta nuk u bë që të na mbajë të mbërthyer, edhe pas kaq vitesh, në diskutime që na ndajnë e na përçajnë edhe aty ku duhet të jemi të bashkuar. Evropa ka kohë që i ka kapërcyer qëndrimet primitive, ekstreme, të djathta e të majta, mllefet e grindjet e vjetra për këtë çështje.

Lufta Nacionalçlirimtare, nga largësia e 60 vjetëve, na fton t’i lëmë mënjanë mllefet e spekullimet në kurriz të historisë, siç është bërë deri tani dhe me 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të Shqipërisë, e me disa ngjarje të kësaj periudhe, të cilat synojnë të krijojnë mjegull për çështjet thelbësore të luftës e t’i fryjnë përçarjes në vend. Interesat e vendit e të demokracisë që po përpiqemi të ndërtojmë, kërkojnë e na ftojnë, në këtë jubile të shënuar, që të punojmë së bashku për të saktësuar, evidentuar e mbrojtur vlerat e luftës, për t’i kontribuar kështu mbajtjes gjallë të traditave kombëtare, të ndjenjave atdhedashëse dhe idealeve progresiste e demokratike, që frymëzuan e udhëhoqën Luftën Nacionalçlirimtare. Përvoja e vendeve të qytetëruara tregon se një shoqëri demokratike nuk mund të ndërtohet ndryshe, veçse duke çmuar, e duke ruajtur si sytë e ballit vlerat e Luftës II Botërore, antifashizmin, frymën dhe idealet antifashiste, e në këtë kuadër dhe respektin e nderimin për dëshmorët e për luftëtarët antifashistë, që derdhën gjakun e tyre për ta parë Shqipërinë të lirë, të pavarur e demokratike.

Me zhvillimet demokratike që ndodhën në Shqipëri, pas përmbysjes së regjimit komunist, populli shqiptar u rikthye përfundimisht tek vlerat e mëdha politike të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi Shqipëria u kthye në radhën e aleatëve të kohës së Luftës, sidomos aleatëve perëndimorë anglo-amerikanë, të cilët e ndihmuan politikisht, moralisht e materialisht që të fitojë luftën kundër agresorëve fashistë, ashtu siç po ndihmojnë edhe sot për të ndërtuar një Shqipëri të re, demokratike, evropiane.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Aleksandër
Regular Member
Regular Member
Posts: 62
Joined: Tue Aug 25, 2009 10:53 pm
Gender: Male
Location: Tiranë

Re: LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#7

Post by Aleksandër » Mon Dec 07, 2009 10:27 pm

Gjatë kohës së luftës u formuan rreth 28 brigada partizane ku një divizion kishte afërisht 850 deri në 1500 partizanë. Kalimi tek shifra 70 mijë është hiperbole siç është hiperbole edhe legjenda e 28 mijë dëshmorëve të rënë që mendoj se është në përpjesëtim të drejtë me hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë -itsok-

Nejse le të shohim pak numrin e veteranëve.
Me rastin e 50 vjetorit të krijimit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullt Shqiptar
Gazeta “Kushtrim Brezash” Botim i Organizates së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar
30 Mars 2007 NR. 12 (762) e përjavshme

…Në kudhërën e zjarrtë të LANÇ e të vlerave të saj të larta u formuan kuadro e udhëheqës të Frontit NÇL e të Shtabit të Përgjithshëm, të Këshillave NÇL. Në këtë luftë dolën dhe u kalitën komandantë e komisarë të shquar të njësive e të reparteve të UNÇSH, të cilët, pas çlirimit, mbajtën me nder emrin e veteranit dhe derdhën përsëri, djersë e energji me plot përkushtim në frontet e rindërtimit dhe të ndërtimit të vendit e në atë të forcimit të sigurisë dhe të mbrojtjes së Atdheut, duke fituar me këtë admirimin dhe respektin e të gjithë popullit.

(...)

Në Konferencën e parë të Themelimit, Organizata e Veteranëve u quajt: “Organizata e Veteranëve të Luftës’’ dhe përmblidhte në gjirin e saj rreth 70.000 veteranë, ish partizanë e partizane.

Në Konferencën e dytë, deri në Konferencën e tretë Kombëtare, ajo mbajti po këtë emërtim dhe përmblidhte në strukturën e saj edhe mjaft patriotë të luftërave të mëparshme për liri e pavarësi, si ata të Çetës së Çerçiz Topullit, të Bajram Currit etj., ata të Luftës së Vlorës të vitit 1920 dhe patriotë të Rezistencës kundër pushtimit fashist të prillit të vitit 1939 dhe, po kështu, edhe të gjithë ish të burgosurit e të internuarit nëpër burgjet e kampet nazifashiste. Numëri i përgjithshëm i tyre arrinte në rreth 90.000 veteranë.

Pas Konferencës V Kombëtare Organizata u rimiratua nga Ministria e Drejtësisë me Vendimin Nr. 71/2, datë.13 gusht 1992 dhe mori emrin: Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar. Në përbërjen e saj u futën, veç ish partizanëve, edhe ata që kishin luftuar në terren, si në përbërjen e njësiteve guerile të qyteteve e të fshatrave, në srukturat e Frontit Nacionalçlirimtar, të Gruas, të Rinisë e të Pionierëve, të Këshillave Nacionalçlirimtare të qytetit e të fshatit, të çetave vullnetare të LANÇ, të Komandave të Vendit të UNÇSH etj. Numri i tyre, duke marrë parasysh ndarjen nga jeta të shumë shokëve e të shoqeve, në këtë kohë arrinte në rreth 60.000 veteranë, nga të cilët thuajse të gjithë morën Statusin ligjor të Veteranit, që ishte propozuar nga Komiteti Kombëtar i Organizatës së Veteranëve të LANÇ dhe i miratuar nga Komisioni Qëndror pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në Konferencat VI, VII e VIII Kombëtare Organizataka mbajtur po atë emërtim, ndërsa në këtë periudhë në përbërjen e saj janë pranuar edhe mijëra pasaradhës veterani, me prejardhje nga familje dëshmorësh e veteranësh, ish oficerë në lirim dhe të tjerë aktivistë të moshave më të reja, që nderojnë e mbrojnë vlerat e LANÇ të popullit shqiptar dhe që me vullnetin e tyre të lirë pranojnë programin e saj. Aktualisht Organizata ka në gjirin e saj afro I7 mijë veteranë dhe 25 mijë pasardhës, këta - të moshave, të shtresave dhe të nivelit të ndryshëm arsimor e kulturor.

Ideja për plotësimin e organizatës me plejadën e pasardhësve u hodh që në Konferencën VI Kombëtare dhe vazhdoi pastaj të realizohet, gjithnjë e më gjërësisht, pas konferencave VII dhe VIII. Numri i pasardhësve në gusht të vitit 2006, të pranuar në radhët e Organizatës, deklaruar në Konferencën VIII, arriti në mbi 24.000 vetë. Kjo nismë, që ka të bëjë me jetëgjatsinë e vazhdimësinë organizative, është vlerësuar si një gjetje historike jo vetëm brënda vëndit tonë, por edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Rezistencës (FIR). Në një konferencë të FIR-it, zhvilluar në Berlin në vitin 2005, dhe në dhjetëra mbledhje të organizatave të tjera homologe europiane është ndjerë nevoja e natyrshme e mbajtjes gjallë të organizatave antifashiste të veteranëve, për t’u përtërirë me pasardhës më të rinj në moshë.

http://www.albveterans.infoalb.net/12/historiku1.htm
:?

Nqs llogarisim një numër prej 163 të rënësh për brigadë (ku 163 të rënë kishte Brigada e V gjatë operacionit të dimrit dhe është shifër mjaft e ekzagjeruar) kemi të bëjmë me 163 X 28 brigada që çon në afërsisht 4500 të rënë në luftën kundër Ballit dhe gjermanëve.
Nacionalizmi është vullneti për të dashur vetveten

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#8

Post by Arta » Mon Dec 07, 2009 11:44 pm

Aleksandër wrote:Gjatë kohës së luftës u formuan rreth 28 brigada partizane ku një divizion kishte afërisht 850 deri në 1500 partizanë. Kalimi tek shifra 70 mijë është hiperbole siç është hiperbole edhe legjenda e 28 mijë dëshmorëve të rënë që mendoj se është në përpjesëtim të drejtë me hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë -itsok-

Nejse le të shohim pak numrin e veteranëve.

Nqs llogarisim një numër prej 163 të rënësh për brigadë (ku 163 të rënë kishte Brigada e V gjatë operacionit të dimrit dhe është shifër mjaft e ekzagjeruar) kemi të bëjmë me 163 X 28 brigada që çon në afërsisht 4500 të rënë në luftën kundër Ballit dhe gjermanëve.
Nuk u vrane vetem partizane qe ishin ne batajone, por edhe popull dhe rini te cilet benin nje lufte aty ku jetonin! C'fare thashe vetem per nje rast ne fshatin e gjysherve te mi, e sa nga ato raste, qe i merrnin i rreshtonin dhe i pushkatonin.

Kupton tani! :roll:
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: LANÇ-Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare

#9

Post by Mallakastrioti » Sat Sep 05, 2015 7:33 am

Dokument i CIA i deklasifikuar si "top secret" ne vitin 2007 ku ne tete pika sillen te dhena per grupet politike shqiptare antikomuniste ne emigracion. Raporti eshte i dates 18 Nentor 1949.

Image

Image
Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”