Page 1 of 1
Mukja , nje shanc i humbur
Posted: Thu Jun 25, 2009 2:56 am
by Lazarati
Eshte thene e sterthene shum kohet e fundit rreth konferences se Mukjes dhe deshtimit te saj.Megjithate une verej se ka ende shume njerez qe u besojne akoma perallave me partizane duke identifikuar Ballin Kombetar dhe Legalitetin si organizata tradhetare.Do te ishte me interes qe ta trajtojme edhe kete moment historik te Shqiperise ku shenohet si pike kthese duke e zhytur vendin ne luften e pa shpallur civile 1943-1945.
Re: Mukja , nje shanc i humbur
Posted: Thu Jun 25, 2009 4:21 pm
by Arta
Nqs nuk dalin te gjitha dokumentacionet, gjithnje do te kete nje mjegull mbi kete pjese te historise, per c'fare arsye deshtoi! Pa diskutim duhen marre ne interviste te gjitha palet qe kane marre pjese ne kete konference, por jo vetem intervista pa fakte, mbasi shume mund te perdorin menyren emocionale ne vend qe vertet te hedhin drite mbi kete pjese te historise se vendit tone.
Kjo ka qene nje nga problemet e vendit tone, ne i tregojme historite ne nje meyre emocionale, dhe leme ato detaje qe jane me te rendesishme per tu mbetur ne histori per brezat e ardhshem, gje qe ka bere gjithmone te dyshojme ne historine tone.