"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
Promovohet libri i Anna Di Lellio-s "Beteja e Kosovës 1389 - një epikë shqiptare"
Nga Gazeta Express
Në Prishtinë u promovua libri “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic”, i përgatitur nga Ana Di Lelio. Kopjet e librit nuk kanë arritur ende në Prishtinë pasi që qëndrojnë të ngujuara në Beograd.
“N’Fushë Kosovë Murati i parë,
kamturqisht rrin fitimtarë.
Prej Drenice del një djalë,
fluturon mbi kalë të bardhë,
mespërmes i bjen ushtrisë,
shkon e i falet naltmadhnisë.
Tungjatjeta naltmadhni,
jam një arbër vendali,
shpata jote nuk u theka,
hovi yt prapë s’u ktheka
, kurrë ma mirë ti s’ke dhanë provë sesa sot në Fushë Kosovë.
Jam ardhë pa vonue ta puth dorën me t’nerue.
Zgjatët mbreti i jep kamën, ngrihet djali i ban gjamën,
mik pa thirrë ki ardh prej Azie n’Dardani,
me na marrë magjet e miellit,
me na zanë hiset e diellit,
gjithë ushtrinë e paq me shnet,
kjo Arbni ka bijt e vet,
ta vej kryet maje kapices,
jam Miroshi prej Drenicës,
mbret e krajl shpesh gabohen,
t’bijtë e Arbnit nuk poshtohen”.
Kështu, sipas kësaj kënge epike, vargjet e së cilës i recitoi aktori dhe politikani Lirak Çelaj, i ka thënë Millosh Kopiliqi Sulltan Muratit pak para se ta vriste.
Kjo është njëra prej tetë këngëve epike që janë përfshirë në librin “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic” (Beteja e Kosovës 1389 – një epikë shqiptare), i cili u promovua të hënën mbrëma në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në Prishtinë, edhe pse asnjë libër nuk ndodhej në tavolinë. Ana Di Lelio, autore e librit, tregoi arsyen pse nuk ndodhej asnjë libër. Ajo tha se botuesi i ka dërguar librat me Fedex në Beograd dhe Beogradi i ka bllokuar. Ajo shprehu bindjen se ky bllokim të jetë i përkohshëm dhe tha se do ta kemi shumë shpejt librin. Më pas ajo shpjegoi se si është përgatitur ky libër si dhe i falënderoi bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar.
“Libri “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic” është koleksion i tetë këngëve në shqip për Betejën e Kosovës. Përkthimi në anglisht është nga Robert Elsie dhe ka një ese timen si parathënie. Me këtë libër unë nuk mendoj të propozoj një lloj historie të vërtetë të Betejës së Kosovës. Unë dëshiroj të diskutoj disa fakte për Betejën e Kosovës që janë pak a shumë të panjohura” tha Di Lelio.
Ajo theksoi se është e vërtetë që Princ Llazari dhe Sulltan Murati janë vrarë atje. Sipas saj, gjithashtu është e vërtetë se shqiptarët kanë luftuar në Fushë Kosovë kundër ushtrisë otomane para 620 viteve.
“Dokumentet e ndryshme zbulojnë këto fakte si dhe që Sulltan Murati është vrarë nga ushtari i krishterë Kobila, Kopiliq ose Kobiloviq. Askush nuk e di sigurisht kombësinë e Kopiliqit nëse ishte shqiptar ose serb ose hungarez. Sipas Noel Malcolm ai ishte hungarez. Për mua është më e rëndësishme për të kuptuar pse shqiptarët besojnë se Kopiliq ishte shqiptar ndërsa serbët besojnë që Obiliq ishte serb. Emri Obiliq është shpikur nga historianët nacionalistë serbë në shekullin e tetëmbëdhjetë”, shtoi Di Lelio.
Ajo tha gjithashtu se këto rrëfime janë shumë të rëndësishme për të krijuar hapësirë për debat rreth përvojave të ndryshme të historisë shqiptare, e cila, siç u shpreh ajo, është shumë e pasur dhe komplekse.
***
Na e morën Milosh Obiliqin
Publikuesi njujorkez Palgrave MacMillan për 7 korrik paralajmëron botimin e librit “Beteja e Kosovës, 1389: Miti Shqiptar’, në të cilën përshkruhet beteja mes sulltan Muratit të I dhe kalorësit shqiptar, Miloshit, njoftoi ditë më parë gazeta beogradase ‘Politika’. Teksti atje nxiti reagime të panumërta të lexuesve të gazetës. Tekstin e njëjtë dhe të pandryshuar, gazeta Express e sjellë për lexuesit e saj.
Beteja e Kosovës, në mes të ushtrisë turke dhe asaj serbe, përvjetorin e së cilës sapo e kremtuam, vrasja e sulltan Muratit, vepra heroike e Milosh Obliqit dhe miti që e përcjellë atë deri më sot, tani kanë edhe versionin shqiptar.
Sipas paralajmërimeve të shtëpisë botuese Palgrave MacMillan, më 7 korrik do të publikohet libri i Anna Di Lellio, ‘Beteja e Kosovës, 1389: Miti Shqiptar’, i cili, sipas përshkrimit të botuesit, ofron “një rrëfim fantastik për sulmin e Muratit në Kosovë dhe për vrasjen e tij, të kryer nga kalorësi shqiptar, Milosh Kopiliqi”.
Në vazhdim të prezantimit të librit në internet, botuesi sqaron se Miloshi shpeshherë ishte prezantuar nga perspektiva serbe, e cila nënvizonte nderin e kalorësit serb, Milos Obilic.
“Përmes ofrimit të një versioni alternativ, ‘Beteja e Kosovës’, ofron një rrëfim të nuancuar më mirë për kuptimin e këtij miti të fuqishëm për nacionalizimin dhe përkatësinë”, sqaron botuesi Palgrave MacMillan.
Libri që, sipas paralajmërimit të botuesit, merret me analizën e këngëve epike shqiptare, por dhe atyre më të reja që lidhen me betejën e Kosovës, përmban edhe tekste të autores, të cilat hulumtojnë rëndësinë e rrëfimit epik dhe të betejës në kontekstin e luftës së fundit në Kosovë, me qëllim që “të forcohet identiteti kolektiv, i cili potencon rezistencën ndaj forcave të huaja dhe që identifikohet fuqishëm me kulturën dominonte krishtere evropiane”.
“Beteja e Kosovës është një libër i rëndësishëm, i cili ndihmon që ta kuptojmë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e kësaj popullata t5ë komp0likuar ballkanike, por edhe shqyrtimin e çështjeve siç janë kujtimet nacionale dhe identiteti”, përfundon botuesi.
Ndryshe, në parathënien e librit botuesi pohon se Beteja në Kosovë, e vitit 1389, ka një simbolikë enorme në krijimin e shteteve moderne ballkanike, posaçërisht në mesin e qarqeve nacionaliste të sllavëve të jugut, e në veçanti të serbëve.
Rrjedhimisht, shtrohet pyetja: “Çka ishte ajo që kësaj beteje i dha kaq jehonë, madje, edhe gjashtë shekuj pas saj, dhe çka zbulon ajo në rrjetin kompleks të identiteteve të Ballkanit modern?”
Në biografinë e autores, Anna Di Lellio, emri i së cilës shfaqet edhe në varietetet Di Lillio dhe De Lillio, shkruan se ajo është profesoreshë inordinare në programin diplomatik të bashkëpunimit ndërkombëtar në New School University në New York, dhe se punon në Institutin E Kosovës për Gazetari dhe Komunikime (KIJAC), në Prishtinë.
Ajo është një sociologe, gazetare dhe analiste politike, që ka punuar në Kosovë në dhjetë vitet e fundit, posedon doktoraturën nga sociologjia në Columbia University dhe magjistraturën nga lëmi i politikës së përgjithshme, të fituar në Vagner’s School for Public Action, të New York University. Në biografinë e saj thuhet se ka qenë edhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, dhe përkthyese e librit të albanologut të njohur, Robert Elsie.
Përveç tekstit reklamues për libër, nuk ka detaje të tjera rreth këtij “versioni” autentik të miti serb me heronjtë shqiptarë në plan të parë, i cili së shpejti do të jetë në duart e miliona lexuesve amerikanë. Në internet mund të lexohet edhe përmbajtja e librit, gjegjësisht e këtyre kapitujve: “Na ishte njëherë një Murat...”, “Shënime Historike: Protagonistët Shqiptarë në Kampin e Krishterë”, “Milos Obilici Kundër Milosh Kopiliqit”, “Variantet Shqiptare të Këngëve Për Betejën e Kosovës”, dhe “Përzgjedhje e Këngëve për betejën e Kosovës në Gjuhën Shqipe, të Kënduara dhe të Incizuara mes viteve 1923-1998”.
Botuesi Palgrave MacMillan është një shtëpi botuese që ekziston që nga viti 1843 dhe që publikon libra nga lëmi i shkencave shoqërore.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Milosh Nikollë Kopiliqi - Heroi që sfidoi historinë
E Diel, 12-07-20.
Kujtesa historike
Në 618 vjetorin e rënies së trimit të parë drenicar mesjetar Milosh Nikollë Kopiliqi
Nga Bedri TAHIRI
Qershor 1389. Java e dytë. Vapë e madhe, përvëluese. Toka e çarë si pjepëri. Thatësi e paparë dhe e padëgjuar. Nuk e mbanin mend as më të moshuarit. Moti s'kishte rënë asnjë pikë shiu. Edhe dimri i shkuar ishte i pa borë. Miloshi ishte zgjuar herët. Pasi ua hodhi një sy pronave të shumta në Kopiliq të Drenicës, shkoi edhe poshtë, te mullinjtë. S'punonin të bekuarit, se nuk kishte ujë, kishin shteruar puset. Nuk qëndroi shumë aty dhe vrik u kthye në shtëpi. U ngjit lart në kullë. Me nga një gllënjke piu radhazi tri kafe pa sheqer. Kjo nuk i kishte ngjarë moti. Ishte shenjë trazimi e shqetësimi të thellë shpirtëror. Dje e kishte hidhëruar i vjehërri, car Llazari. Kishin biseduar për organizmin e një koalicioni antiturk. Të gjithë do të bëheshin bashkë: shqiptarët, serbët, boshnjakët, vllehtë, hungarezët, bullgarët etj, për t'ia ndalur turrin bishës aziatike, e cila si një masiv përmbytës po rrokullisej drejt tokave të tyre. Do të bëheshin rreth pesëdhjetë mijë veta karshi njëqindmijë trupave pushtuese turke. Mirëpo, tek ky e kishte shfaqur një mosbesim. Disi të gjithë i druheshin. Dyshonin në besnikërinë e tij. Mendonin se do t'i tradhtonte. Edhe pa i thënë, i kishte kuptuar fare mirë.
Zemërimi i princit
Dhe, e gjithë kjo pa asnjë arsye. Vetë Sulltan Murati I Miloshin e njihte për sundimtar të Dardanisë (Kosovës) dhe si kundërshtarin më të rrezikshëm. Para se të nisej këndej, atij i dërgoi letër, ku i kërkonte "haraçin e shtatë vjetëve" dhe "çelësat e shtatë kullave në Qyqavicë". Madje i kishte propozuar që të shkëputej nga Koalicioni i krishtër, me kusht që të siguronte pushtetin e plotë në Kosovë. "Për këto letra dinte edhe kronisti grek Joan Dukas. Madje, ky kishte konstatuar se Miloshi letrat e mbretit ia kishte treguar vazhdimisht car Lazarit, i cili e kishte këshilluar Miloshin t'i pranonte propozimet e Sulltanit. Por Miloshi ishte i vendosur për fillimin e luftës dhe për sakrificat supreme"(Prof. Dr. Qemal Haxhihasani; Beteja e Kosovës (1389), ASHSH, Tiranë, 2005, fq. 161).
-Do ta shini kush është Milosh Nikollë Kopiliqi!- u kishte thënë troç darkën e fundit princërore. Dhe, i nevrikosur në kulm, kishte dalë nga Kuvendi. Si me flatra dragoi kaptoi bjeshkën dhe u kthye në vendlindje, në Drenicë. Kishte ndarë mendje që të mos dukej më andejpari deri në fillimin e betejës. Nuk ia kishin besuar asnjë formacion ushtarak e asnjë krah të fushëbetejes. Luftëtarët e tij, drenicarët, do të radhiteshin përkrah atyre të Gjergj Balshajt të Dytë (sundimtar i Shkodrës), Dhimitër Jonimasë (sundimtar i Përdhanës që përfshinte rrethin e Lezhës dhe Rrëshenit) e të Theodor II Muzakës (sundimtar i Beratit dhe Myzeqesë). Ky i fundit njihet edhe me emrin Musa Arbanasi, gjegjësisht Musa Kesexhia. Ky trim shqiptar i doli përballë princit serb, Kraleviçe Markut, i cili, pas rënies së të atit, Vukashinit, në betejën e Maricës (1371), qe bërë mbret i Maqedonisë. Në fund, pas përpjekjesh të shumta arrin ta mund kundërshatarin, por tradhtohet prej tij dhe e pëson, mbetet në fushëbetejë. Emri i tij, me ngjyrime të tjera etnike, zuri vend në të gjitha shkrimet dhe këngët serbe. Ai është skalitur edhe në Përmendoren e Gazimestanit, të ngritur më 1953.
"Pjesëmarrjen e Musa Arbanasit (Todor II Muzakës) në Betejën e Kosovës nuk e dëshmon vetëm epika popullore serbe, por edhe kronikat mesjetare shqiptare. Nipi i tij, Gjon Muzaka, pos tjerash shkruan: "Teodor Muzaka, biri i dytë i shtëpisë sonë dhe zotërinj të tjerë të Shqipërisë, të lidhur midis tyre shkuan së bashku në betejë, por aty u thyen të krishterët dhe mbeti i vrarë i përmenduri Teodor, i cili kishte marrë me vete reparte të mëdha shqiptarësh" (Prof. Dr. Kristo Frashëri; Beteja e Kosovës (1389), ASHSH, Tiranë, 2005, fq. 148).
Marshimi kobtar
Se do të bëhej luftë e madhe merrej vesh nga përgatitjet e palës kundërshtare... ...Fiset endacake të oguzëve turanikë nga Azia Qendrore lëviznin në grupe sa andej sa këndej. Kërkonin dhe zaptonin vende të reja. Një grup i madh zuri vend në rethin e Anadollit. Ishte shekulli XI. Në mesin e tyre shquhej njëfarë Osman beu, i biri i Ertogrullit. Ai e themeloi edhe emiratin e vet. Me shpatë i zgjeronte kufijtë çdo ditë. Banoret e këtij emirate u quajtën turq-osmanë ose shkurt osmanlinj. Ata si fara e keqe shtoheshin shpejt. Si hithrat, mbinin kudo. Më 1326 e formuan edhe Dinastinë e tyre me qendër në Brusë. Kështu lindi shteti Osman, shtet feudalo-ushtarak e despotik, i cili pas luftërash e betejash të shumta do të zgjerohet në të dy kontinentet.
Në vitin 1355 ata i kaluan Dardanelet dhe iu vërsulen Ballkanit. Pushtetin e vendosen ne Andreopojë, që e pagëzuan Edrene. Marshimet e tyre nuk kishin të ndalur. S'kishte forcë që i pengonte. Shkatërronin, digjnin e përmbysnin çdo gjë. Nënshtronin popuj, krahina, principata e shtete. Shkombëtarizonin e asimilonin. Pa pengesa të mëdha arritën deri në Shkup. Dhe, pas tij radhën e kishte Dardania (Kosova).
Trojet dardane nga të "pafetë" do t'i çlironte vetë Padishahu, sulltan Murati I. Perëndia sikur e kishte ngarkuar me këtë mision të shenjtë. Përmes ëndrrës i arriti urdhëri hyjnor. Dhe, fill u bë gati. Tuboi njësitet nga territoret evropiane e aziatike të Perandorisë. I ftoi edhe të gjithë vasalët (në mesin e tyre edhe princerit serbë; Kraljeviçe Markun e Konstantin Dojakoviçin) dhe i grumbulloi gjeneralët më të shquar të kohës. Me vete i mori edhe dy djemtë: Pajazitin dhe Jakupin.
Edhe viti kishte qëlluar i mbarë. Kështu parashikonin edhe astrologët, edhe shpjeguesit e ëndrrave pranë Pallatit Mbretëror. Këto e gëzonin pa masë Lartmadhërinë, andaj frymëzohej� entuziazmohej�ngazëllehej.
Sa me kënaqësi po nisej drejt fushatës! Fare nuk mëdyshej për fitore. Edhe të tjerët mundohej t'i brumoste me idenë e sakrificës. "Shehitë do të shkonin të gjithë ata që kishin fat të binin në logun e mejdanit! Këtë ua përsëriti dhumë herë, derisa filloi zvarritja e tundimshme e lubisë përbindëshe...
Këto u mundonin trimin vazhdimisht dhe nuk i zihej vendi vend. E torturonin papra. Koka i ziente si zgjua bletësh. Nuk qetësohej dot. T'pfu pjellë e keqe!- mallkoi tërë inat. Nuk i dihej, e kishte me ata që po mësynin këtej apo me këta që ishte zënë dje?! Zbriti poshtë në bodrum. U vesh mirë e mirë, me përkrenare e me parzmore prej çeliku. E përgatiti edhe kalin e mejdanit, Sharanin. U përshëndet me nënëloken, duke e përqafuar fort e përmallshëm. Të shoqes, Vukosavës nga inati, nuk i bëri zë fare. I vetëm fillikat doli në Majën e Zeze, në Qyqavicë. Me kujdes e shikoi Rrafshin e Kosovës. Ç'të shihte, o Zot! Mizëri çmendësie!. çadrat si kërpudhat pas shiut. Larushi ngjyrash e madhësish. Lëvizje njerëzish si thneglat. Turmë amorfe. Paqartësi e plotë
Sakaq, si dallgë deti, ktheu kalin prapa. Sonte do të buajë në Kalanë e Gjytetit (Dubocit) e nesër do ta dërgojë fjalën në vend. Fjala fjalë e besa besë. çudi, as aty s'e zuri gjumi fare. Mendonte e mendonte. Si do të vepronte nesër? A do t'ia dilte mban? Si do të depërtonte deri te sulltani?...
Përleshja fatale
Mëngjesi i 15 qershorit 1389 gdhiu ngjyrë gri. Ditë e martë, ditë ters. Zëri i thekshem i myeizinëve çallëkuq çau heshtjen e agut freskues në Fushën e Mëllenjave. Pas tyre tamtamet e daulleve të mëdha dhe lutjet çoroditëse të dervishëve marroçë. Edhe dy ushtritë ballë për ballë. Në krye kalorësitë me flamujt e ngritur lart. Shqipja dykrenare shikonte vëngër gjysmëhënën e zbehur dyll. U dha edhe shenja për sulm. Pas kryqëzimit të heshtave dhe shigjetave në qiellin e përloshur, nisi përleshja. Luftohej fyt më fyt. Luftohej me thika, me hanxharë, me sëpata, me kmesa, me shpata. Kokat e prera notonin në rrëket e gjakut. Kuajt e tërbuar qëndronin vetëm në këmbët e prapme. Hingëllonin e turfullonin nga frika. Turqit po përparonin dukshëm. Murati në mes e djemtë përanësh. Ai, i kënaqur dhe i dehur nga sukseset, u tërhoq për të pushuar pakëz. Vajti në çadrën e tij ngjyrë qielli. U shtri mbi minderin e butë kadifeje. Dy vasha të bukura, si shtojzovalle, me gishtërinjtë e hollë e të bardhë dëborë, ia lëmonin mjekrën dhe e gudulisnin ngeshëm. Ai qeshte dhe gajasej me thellësinë e shpirtit. Sytë i vezullonin si të maces në terr, sepse nga beteja i vinin lajme të gëzuara...
Dhe, tamam kur po kotej e lajmëruan se një princ shqiptar po kërkonte të përshëndetej me të.
- Lëshojeni, - tha, por kini kujdes! çarmatoseni dhe e përcillni mirë! Nuk u besohet kaurrëve. Të çuditshëm janë ata. Për atdhe bëjnë çmos, edhe vetëflijohen.
I largoi vashat dhe e thirri Sadriazemin. Gjithmonë këshillohej më të, i besonte se kishte lexuar shumë. "Nëse shqiptari ta jap dorën- e mësonte ai, ti zgjatja këmbën, që t'i tregosh së është nën pushtetin tënd..."
Sakaq dera e çadrës u hap. Trimi, kokëlart dhe përplot krenari, ecte drejt tij. Përanash roje të shumta. Ç'më pandeh mua, mendonte me vete. Tradhtar! Dezertor! Puthakëmbës! Njeri të lig! Frikacak që kam ikur nga fushëbeteja dhe vij për t'ia uruar fitorën! Sigurisht po, ashtu mendon. Shiko si qeshet nën mustak. Jo, jo more plak matuf. Nuk e shes unë vendin tim. Nuk i korisë trojet dardane dhe varret e të parëve. Nuk po vij për urime jo, por për mort. Me thikën që e kam fshehur nën parzmore do të ta marrë shpirtin e zi si futa. Ç'kujtove ti, tashti ke hyrë në vendin e shqipeve. Keq i ke trazuar ato, ua ke prekur folenë. Ato nuk janë mësuar të ua zë diellin askush dhe me thonjë do të të shqyejnë e do t'i nxjerrin sytë
Dhe, afrohej e afrohej. E zgjati dorën ta përshëndesë. Ai nuk luajti nga vendi. Plot qesendi e zgjati këmbën për t'ia puthur, siç bënin zakonisht të gjithë të tjerët. Ky shpejt e nxori thikën dhe ia nguli thellë në zëmër. O Perëndi! Ai nuk lëvizi fare. I doli shpirti pa arritur mjekët. Rojat u mbërthyen vrasësin. E lidhën këmbë e duar. Shpejt e thirrën Pajazitin, të mbiquajtur �Rrufeja". Katili, menjëherë urdhëroi ta ekzekutonin trimin, që t'ia lehtësonin shpirtin të porsa vrarit.
Papritmas i polli mendja e ligë. Duhej sigurar edhe froni mbretëror. E lajmëroj të vëllanë, Jakupin. Po të thërret babai,- i thanë. Me vrap erdhi i gjori. Dhe, posa hyri brenda e ngulfatën. Përdhunshëm ia morën shpirtin, pa zhurmë. Pajzaiti u çlirua. çdo gjë mbeti në duart e tij. Kufomën e babait, pa të brendshmet, e përcolli për në Brusë. Të tjerat i përpiu dheu i zi i qullur me gjak
Kadiut, që e përcillte kufomën, ia dha edhe një ferman, ku shkruante: "Me të zhvilluarit e betejës, e cila ndodhi në Fushë-Kosovë, babai im Sulltan Murati, jeta e të cilit ishte e lumtur, vdiq si martir �plotësisht i shëndoshë u kthye nga mejdani, në çadër e vrau një me emër Milosh Nikollë Kopiliqi �në vend që t'ia puthë këmbën nxori hanxharin e fshehtë dhe duke i shkaktuar plagë të rëndë, e lagu me ujë të ëmbël prej martiri, me shërbet. Miloshi, i cili tentoi të ikte, u zu nga rojet dhe u pre copë-copë. Unë s'isha aty, por më të dëgjuar arrita. Arriti edhe vëllai, Jakupi, por shkoi në amshim" Edhe kronisti turk Ashik Zade Pasha e shënoi këtë ngjarje në fletët e zverdhura e të zhubravosura, që mezi lexoheshin. Ai përfundonte: "Betejën e fituam. Kaurrët i thyem keq. Llazari u vra. Dhe kur po e gëzonim fitoren, nga Qyqavica zbriti një i pabesë, i quajtur Milosh Kopili dhe e theri Padishahun me hanxhar të helmuar".
Kronisti tjetër osman, Enveriu, këtë trim e quan "Princ" dhe "Ban". Humanisti raguzan, Feliks Petançi, i thotë "Princ ilir", ndërsa humanisti ynë, Marin Beçikemi, e pagëzon "Perandor i Mizisë".
Hakmarrja dhe shtrembërimi i historisë
Heroizmi i princit drenicar mori dhen. Trupin e tij, të bërë copë �copë, ia bartën shokët deri në Rezallë. Aty e varrosen, pranë një bungu njomëzak. Përbindëshi i përtej Dardaneleve nuk u mjaftua me kaq. Ende donte gjak. Dogji dhe shkretoi mbarë vendin. Mllefin hakmarrës e shfreu mbi Drenicën e panënshtruar. Kopiliqin e zhbëri me gjithë ç'kishte. Me javë e muaj e mbajti të mbërthyer në rreth. Jeniçerët e lodhur veç me kunguj të zier mbanin shpirtin gjallë. Shumë prej tyre u bënë ushqim për korbat e uritur. Këtë e dëshmojnë toponimet Kodra e Kungujve dhe Lugu i Korbave, që edhe sot i gjejmë në këtë vendbanim. Të vëllain e princit, Hilë Kopiliqin, me gjithë familje i burgosin në kalanë e Vushtrrisë. E shtrënguan, e torturuan dhe e munduan derisa një ditë u bë Hysk...
"Sidoqoftë, Beteja e Fushë-Kosovës shënon fundin e pavarësisë së shtetit serb",- konstaton Prof. Dr. Luan Malltezi (Beteja e Kosovës, Tiranë, 2005, fq. 54). Serbët pranuan vasalitetin. Milica, gruaja e Llazarit, vajzën e vet trembëdhjetë vjeçare, Oliverën, ia dhuroi "haremit të Pajazitit". Historiografia serbe, në përgjithësi, e mohoj vazhdimisht përkatësinë kombëtare shqiptare të këtij trimi, por edhe gjithë pjesëmarrjen e shqiptarëve në Betejën e Kosovës. I vetmi serb që e përmend realisht është Kostantin Mihajoloviqi nga Ostrovica në librin "Kujtime jeniçerësh ose kronikë turke", i shkruar në gjuhën polake. Megjithatë faktet flasin krejt ndryshe.
Sipas Fahredin beut, i cili mbështetet në një letër të Pajazitit dërguar fill pas betejës kadiut të Brusës:"Shqiptarët mbushnin edhe radhët e shigjetarëve të koalicionit dhe qenë të parët që filluan betejën..."
Në anën tjetër, Gjergj Balsha i Dytë ishte njëri nga shtatë krerët kryesorë të Këshillit të Luftës. Bazuar në kronikat osmane ai hodhi poshtë mendimin e Llazarit që turqit të sulmohen natën për terr. "Gjergji i Dytë propozoi që ata të sulmoheshin ditën dhe ky mendim u miratua nga të gjithë"- shkruan Bitlisi.
"Në të vërtetë interesimi i serbëve për Miloshin u ngjallë vonë, në fund të shekullit 18, kur koha kishte errësuar tashmë përkatësinë etnike shqiptare të tij, atëherë i ndryshohet edhe emri Kopiliq- Kobiliq- Obiliq"- konstaton M. Hasluck.
Po ç'bëri epika jonë popullore, përcjellësja më besnike e të gjitha ngjarjeve historikë?
Si zakonisht edhe këtë ngjarje e përjetësoi në lahutë. Dhe, këngëtari i krishtër e paraqiti shumë realisht:
N'Fushë-Kosovë Murati i Parë,
Kambturqisht rrin fitimtar.
Prej Drenice del një djalë,
Fluturon me kalë të bardhë,
Mes për mes i bjen ushtrisë,
Shkon e i falet Naltmadhnisë:
-Tungjatjeta, Naltmadhni,
jam një arbër, vendali.
E jam ardhë ktu pa vonua,
Me t'puth dorën, me t'nderua.
Zgjatet mbreti, i jep kamben,
Ngrihet djali, i ban gjamen.
Mik pa thirrë ke ardhë, dai,
Prej Azie n'Dardani,
Me na marrë magjet e miellit,
Me na zanë hisen e diellit,
Gjithë ushtrinë e paç me shndet,
Kjo Arbni ka bijt e vet,
Ta ven kryet maje kapicës,
Jam Miloshi prej Drenicës...
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Po hap kete teme pasi gjeta diçka interesante si me poshte(gjithmone duke u nisur nga ato qe propaganda serbe kerkon te manipoloje duke mos permendur qe ne ate beteje moren pjese edhe SHQIPTARET):
AMURATH (or Morad) I. sultan of the Turks, succeeded his father Orchan in 1360. He pursued with vigour the plan of his predecessor in making conquests upon the Greek empire ; and, in the first year of his reign, completed the subjugation of the whole province of. Romania, or Thrace, and fixed his European capital at Adrianople. He afterwards subdued the Sclavonian nations between the Danube and the Adriatic ; and, on this occasion, having made a great number of hardy captives, the chief spoil afforded by these rustic tribes, he was advised by his vizir to select from them the fifth part, which, by the Mahometan law, was the loyal share, and educate them in religion and arms for his service. This ivas the origin of the famous military body of janizaries. The new militia was named and consecrated by a celebrated dervis, who, standing in the front of the ranks, and stretching his sleeve over the head of the foremost soldier, said, " Let them be called Yengi-cheri (new soldiers) ; may their countenance be ever bright ; their hand victorious ; Iheir sword sharp ; and, wheresoever they go, may they return with a white face!" Bv their aid, Amurath extended his conquests in Europe and Asia. He gave assistance to the emperor, John Palsologus, against the Bulgarians. This prince frequently attended at the sultan's court with his four sons, and followed his camp when summoned. A rebellion is said, by the Greek •writers, to have been concerted against their fathers by the eldest sons of these two sovereigns, which Amurath punished in his own by depriving him of sight, and insisted on the same being inflicted on the son of the Greek emperor. After a long series of success, the arms of Amurath were opposed by a formidable league of the Walachians, Hungarians, Dalmatians, Triballians, and Arnauts, under the command of Lazarus, prince of Servia. The sultan met the confederates in the plain of Kossova, where a. fierce battle was fought, which terminated in. the defeat and capture of Lazarus.
The Battle of Kosovo of 1389 holds enormous significance in the formation of modern Balkan nation states, especially among South Slav and Serbian nationalist circles. What has given this single battle such resonance, even more than six centuries later, and what does it reveal about the complex tangle of identity in the contemporary Balkans?
Robert Elsie’s beautiful new translation brings a little-known Albanian epic account of the battle between the Ottoman Sultan Murat I and a coalition of Balkan forces brilliantly to life. The fantastic tale of Murat’s campaign in Kosovo and his assassination by the Albanian knight Millosh Kopiliq is more often presented from the Serb perspective, which extols particularly the valour of the Serbian knight Milos Obilic. By proposing an alternative narrative, The Battle of Kosovo offers a more nuanced understanding of this powerful myth of nationalism and belonging. Anna Di Lellio’s sensitive commentary explores the significance of this epic poem and of the battle more generally in post-war Kosovo in reinforcing a collective identity that emphasises resistance against foreign oppression and identifies strongly with a European, predominantly Christian culture. The Battle of Kosovo is an important addition to our understanding of the past, present and future of this complex Balkan nation as well as the broader issues of national memory and identity.
An Albanian Epic
Anna Di Lellio; With translations by Robert Elsie http://us.macmillan.com/thebattleofkosovo1389
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
"...observing, " that his force, assisted by the neighbouring states, would be more than equal to resist the Turkish power, which had been much overrated; in proof of which, the great success in Asia was entirely attributable to the superior courage of the Servians, whom Amurath had so cruelly treated." By these continued remonstrances, Lazarus was at length influenced to try the event of arms; and he accordingly effected a league among the formidable Sclavonian tribes, which had hitherto preserved their independency. The confederacy comprised Hungary, Wallachia, Dalmatia, Servia, Croatia, and Albania; and the army thus supplied has been swollen to the estimate of five hundred thousand men, for it was, indeed, the grand struggle of Christendom, many warriors having joined their forces evenfrom Italy. Amurath repassed the Hellespont, and placing himself at the head of his army, he met this immense body in the plains of Cassovia, and voluntarily accepted the battle, which they boldly offered him. The conflict was terrible on both sides...
Amurath, being assured that the contest was over and the battle gained, alighted from his horse, and walked over the field. It was covered with vast mounds of the dead and dying. He remarked, with astonishment, that most of the dead bodies of the enemy were young men without beards. The Vizir replied to him in a manner calculated to please his prince, when the latter, continuing his discourse, said, " It is still more strange how I could be deceived by a vision last night in my sleep ; for methought I saw myself slain by the hand of an enemy.'' At that instant an Albanian, who lay biting the ground in the agony of death, being concealed among the dead, perceiving by the richness of his dress and the great respect paid to him by his followers, that he was the Sultan, animated by the thoughts of revenging his country, suddenly started up, and plunged his dagger into the victor's belly.* The Albanian was instantly cut into minute pieces in the presence of Bajazet; and Amurath, dying, was borne to his couch, where he survived but two hours."
Nga kjo faqe e wikipedias Sërbe , Millos Kopilicin e kendonin edhe Shqiptarët .
Miloš Obilić (alb. Milush Kopiliqi) je bio srednjevekovni vitez, kojeg slave i srpska i albanska narodna epska poezija.[4][5] Najpoznatiji je po tome što je tokom Kosovske bitke ubio turskog sultana Murata I.
Kurse (pak më vonë se viti 1389) për Karagjorgje kan filluan edhe me libra Serbe , nga autor Serb ta pranojn që ishte Shqiptarë .! Karagjorgje ishte shqiptarë . tash më edhe vetë serbët pranojnë ,
Gjyshi i mbretit Karagjorgje ka qene shqiptar dhe eshte thirur Gjin Marash Klementi thuhet ne librin me te ri ''Karagjorqevitet -historia e meshehur'' e cila eshte botuar para disa diteve shkruan gazeta kroate Jutarnji list.
Botuesit e librit dhe autori kane publikuar edhe dokumente, shkrime dhe fakte te tjera qe deshmojne se Karagjorgjevitet kane prejardhje katolike nga nje fis i rrethit te Shkodres. Autori i librit eshte Milorad Boshnjak dhe Sllobodan Jakovljevic i cili eshte pasardhesi direkt i Jakova Obrenoviqit vellait te princit serb Millosh Obrenoviqit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Mallakastrioti wrote:Po hap kete teme pasi gjeta diçka interesante si me poshte(gjithmone duke u nisur nga ato qe propaganda serbe kerkon te manipoloje duke mos permendur qe ne ate beteje moren pjese edhe SHQIPTARET):
.
nuk jame njohes shume i mire i anglishtes edhe nuk munde te nxjere perfundime te sakta nga c shkruhet,vetem se do doja tju kujtoja se per serbet e per greket edhe per turqit, nuk ekzistonin shqiptaret.C ishin te krishtere ortodoks, quheshin greke ose serbe,ndersa myslimanet quheshin turqe.Te gjitha librat e historis se epirit te njejten gje thone.
Autori thot se Millos Kopiliq ishte shqiptarë , edhe natyrishtë që është ashtu se këndojn qe qindra vite shqiptarët kengët për te ..
Tregojnë edhe vizatimet nëpër kisha të vjetra me plisa Shqiptarë ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Këta mundohen të bëjnë histori me luften e Kosovës të vitin 1389 , se tjetër kund skan ku kapen ..
Pse ka kisha të vjetra prej Kosove e në Shqipëri e deri në Greqi , e pse nuk paska pra në Sërbi ,por të gjitha qenka vetëm në Kosovë ?
Këta vehtes i bien në bark , se gënjeshtra i ka këmbët e shkurta .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Edhe ky autor eshte interesant dhe vepra qe ka shkruar "I fatti d'arme famosi successi tra tutte le natione del mondo" (Giovanni Carlo Saraceni) i perket fundit te shek. 16 (1580)...Vetem se ne kete pjese te tekstit shoh nje gabim te autorit ku betejen e Fushe Kosoves na i jep ne vitin 1373(?)
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Mallakastrioti wrote:Edhe ky autor eshte interesant dhe vepra qe ka shkruar "I fatti d'arme famosi successi tra tutte le natione del mondo" (Giovanni Carlo Saraceni) i perket fundit te shek. 16 (1580)...Vetem se ne kete pjese te tekstit shoh nje gabim te autorit ku betejen e Fushe Kosoves na i jep ne vitin 1373(?)
Kjo është shumë me vler , po të mundesh edhe më shum të postosh nga i njëjti link , edhe pse shkruan viti ndryshe ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Mallakastrioti ,ajo vjershë mundet të jetë maniplum , edhe fjala vojvodë është fjal serbe do të thotë udhëheqës ushtarak ..
Një këngë e vjetër për betejën e Kosovës :
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Pra edhe nga vetë autorët Serb para 70 vitesh , Millosh Kopliq ishte me origjinë Shqiptare , këta emra nuk njifen ke serbet në vitin 1389 , tamam si thotë Zeus , këta nuk kanë ekzistur fare si komb serb atëher .
60. Dragutin, Kostic, "Milos Kopilic — Kobilic — Obilic," Revue Internationale des etudes balkaniques, 1935, I, pp. 232-254. According to Kostic, the absence of the hero’s name from Serbian docments may be attributed to the chroniclers’ habit of mentioning merely names of well-known nobles. Evidently, Milos did not come from a prominent family.
The Balkan word Kopil (non-Slavic) is considered by F. Miklosic (Etym Worterb. d. Slav. Spr.) and by Skok (Juznoslav Fil XII p. 142) as being of Albanian origin. In Albanian it also has the meaning of smart, skilled. Kostic has indicated two localities by that name.
Surprisingly, Kostic attributes also to the first name of the hero an Illyro-Albanian ongin. Duje Rendic-Miosevic has shown clear evidence that some old Croatian names have an Illyrian origin: e.g. Licca, Pleto (Illyr. = Liccavus, Pletor), among many others (see D. Rendk-Miocevic, "Prilog proucavanju nase ranosredovjecne onomastike," Starohrvatska pros vj eta, ser. III, 1949, 1, pp.9-21). Considering that the Illyrians inhabited the Dalmatian coast before the coming of the Slavs, this fact might seem perfectly normal—the very name of Dalmatia is of Illyrian origin. But to attribute to Milos, which has eventually become so popular a name among the Slavs seems curious. Yet Kostic remarks that the name does not appear in Serbian documents before the 13th century and even then is not used by people of high rank. Kostic argues that Milos may be the Slavized form of the Albanian mir and osh. Kostic links the suffix osh (and ush) to Albanian. He points out that it is added to adjectives; thus bardb-bardbosh; kuq-kuqalosh; vogel-voglush, voglosh. The suffix is also used with names; thus Belush, Tanush, Mirush, etc.
Obilic’s hypersensitiveness to suspicions expressed by others as to his word of honor (besa), also reveals, in Kostic’s opinion, his Albanian origin. Finally, Kosticc refers to Elezovic who has pointed out the cult professed by the Albanians for Obilic.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman