Page 1 of 1

Histori/Gjeografi: Qytetet Shqipetare

Posted: Fri Jun 26, 2009 5:58 pm
by Adriana
Flisni mbi historit e qyetetit Tuaj.



Cfar dini nga historia e qytetit Tuaj?
Cfar ndryshimesh kan ndodhur ne qytetin Tuaj?

Re: Qytetet Shqipetare

Posted: Fri Jun 26, 2009 8:19 pm
by Adriana
Për tju shoqëruar nëpër Shqipëri apo për tju sugjeruar një itinerar, është e natyrshme që ta fillojm këtë nga kryeqyteti i saj, Tirana.
Eshtë një ndërmarrje e vështirë ta përfshish të gjithë hapësirën e kryeqytetit shqiptar me një udhëtim të vetëm, por me një përzgjedhje të vendeve më të bukura të tij, ( se nuk mund te themi qe nuk ekzistojn dhe vende ne kryeqytetin tone qe jan ne gjendje te pa miresuara).

Le ta fillojmë pra udhëtimin nëpër Shqipëri, duke eksploruar më parë kryeqytetin e saj Tiranën.


Tirana sot



Tirana - sot kryeqyteti i Shqipërisë - u themelua në vitin 1614, nga Sulejman Pash Bargjini, një feudal i pasur i kohës, nga fshati Mullet. Ai ndërtoi fillimisht një xhami dhe një hamam, që u bën pastaj bërthama e qytetit të ardhshëm. Mendohet që Tirana të ketë qenë një qendër e banuar, qysh në kohën e Ilirëve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrënojat e qytetit gjenden akoma sot në këmbët e malit të Dajtit, ku mendohet të ketë ekzistuar një kështjellë. Një nga burimet e emrit të Tiranë, është pikërisht emri i kështjellës, Tirkan, e cila përmendet për herë të parë në historinë e bizantinëve nga historiani Prokopius.

Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos të bëhej kryeqyteti i përkohshëm i Shqipërisë.
Statusin e saj përfundimtar e mori në vitin 1925. Sot, Tirana është një qytet që rritet dhe ndryshon përditë dhe është qendra më e madhe tregtare dhe administrative në Shqipëri. Eshtë një qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argëtimi, që mundsojn një jet aktive dhe të shumëllojshme për të gjitha shtresat e popullsisë dhe për të gjith të huajt që vizitojnë Tiranën për arsye nga më të ndëryshmet.
Gjithashtu Tirana është një qendër aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare të rënëdësishme, seminare, simpoziume, konferenca, festivale, spektakle etj, që e bëjnë një qytet tashmë të njohur dhe të hapur me botën.

Po të na duhej të bënim një listë të plotë të atraksioneve të kryeqytetit shqiptar që vlen të vizitohen, kjo listë do të ishte shumë e gjatë. Nga kjo list ne po ju shkëpusim ato që ju kurrsesi nuk duhet t'i lini pa i parë ose vizituar:

Monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, në qendër të Tiranë, një sërë ndërtesash historike, Xhamia e Ethem Beut, Kulla e Sahatit, 35 m e lartë, ndërtuar më 1830. Nga maja e kullës, që është e hapur për vizitorët, mund të shijohet një pamje fantastike e sheshit Skënderbej.
Urën e Tabakve, (shek XVIII), një fragment të kështjellës së Justinianit, Pranë Kinema Milenium 2.
Monumentin Nëna Shqipëri, në Varrezat e Dëshmorëve, që ndodhet në pjesën juglindore të kryeqytetit.
Teatrin e Operas dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Galerin e Arteve Figurative, Qendrën ndërkombtare të Kulturës, Pallatin e Kongreseve, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave të Natyrës, etj.

Në pjesën jugore shtrihet Parku i Madh i Liqenit, me një sipër faqe prej 230 ha dhe liqeni artificial në mes të tij me një siPër faqe prej 55 ha. Në pyllin e Parkut të Madh, rriten 120 lloje pemsh dhe bimësh dekorative dhe një numër i madh lulesh.
Jo shumë larg prej qytetit, mund të ushtroni turizmin malor. 25 km nga Tirana, ngrihet Mali i Dajtit, ku mund të kalohen pushime shumë të bukura, të mbushura me aktivitete, si trekking, ekskursione, ski, etj. Tashmë ju mund të shfrytëzoni edhe transportin e teleferikut, i cili e përshkon hapsirën për 15 min dhe ju jep mundësinë të shijoni pamje të mrekullueshme të natyrës nga lart. Kjo shkurton shumë kohën dhe krijon mundësi më të mëdha për të preferuar turizmin ditor që ofron zona e malit të Dajtit. Në Parkun Kombëtar të Dajtit, rriten një numër i madh bimësh dhe kafshësh dhe është e ndaluar rreptsisht gjuetia jashtë sezonit.

Një mundësi tjetër e mirë jashtë Tiranës është Mali me Gropa, ku njerëzit mund të shkojn të clodhen, larg zhurmave të metropolit.
15 km në jug të Tiranë, ndodhet Kalaja e Petrelës, me një moshë dymijë vjeare, e ndërtuar nga fiset ilire të Albanëve, me Prijës Glaukun. Kështjella ngrihet në majë të kodrës, duke ofruar një panoram të mahnitëshme të të gjithë zonës. Në kohën e Skënderbeut, kështjella është komanduar nga Princesha Mamica, motra e Gjergj Kastriotit dhe ishte pjesë e Principatës së Krujës.
15 km në veriperëndim të Tiranës, ndodhet kalaja e Prezës, edhe kjo pjesë e Principatës së Krujës. E ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, kalaja është një pikë mjaft e frekuentuar nga turistët, për pamjet unike që ofron.

Një tjetër vend interesant, është Shpella e Pëllumbasit, ose “Shpella e Zezë”, e zbuluar vetëm kohët e fundit, 18 km larg Tiranës, në zonën e Skoranës. Me muret e brendshme të veshura me stalaktite dhe stalagmite, ajo është jo vetëm një vend tërheqës për vizitorët por edhe për studiuesit dhe speleologët.


Faleminderit

Re: Qytetet Shqipetare

Posted: Sun Dec 11, 2011 1:19 pm
by Sally
Shkoder:


Re: Qytetet Shqipetare

Posted: Sun Dec 11, 2011 1:29 pm
by Sally
Tropoje:





Re: Histori/Gjeografi: Qytetet Shqipetare

Posted: Mon Dec 12, 2011 1:08 pm
by Adriana
Shkodra është një nga qytetet e Shqipërisë me tradita të pasura në fushën e historisë dhe kulturës kombëtare. Disa nga lagjet e vjetra të qytetit vazhdojnë të ruajnë gjurmët e këtyre figurave, duke u bërë kështu pjesë e historiesë së tyre.



Re: Histori/Gjeografi: Qytetet Shqipetare

Posted: Thu Mar 15, 2012 10:54 am
by Stilian
VLORA NE VITE





HISTORIA E VLORËS

Vlora në lashtësi quhej Aulona. Ajo përmendet nga shumë udhëtarë dhe kronikanë të huaj, si një nga qytetet - skelë kryesore të Ilirisë së Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apollonisë dhe Orikut.
Emri i Vlorës është ndër të paktët emra gjeografike të bregdetit lindor të Adriatikut që i ka qëndruar kohës qysh nga lashtësia. Në bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare, ky emër gjeografik del i një lashtësie pak a shumë të përafërt me ato të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Ulqinit. Këta emra gjeografik nuk do t'i kishin rezistuar kohës në rast se vendbanimet e emërtuara prej tyre nuk do të kishin pasur një vazhdimësi përdorimi në radhë të shekujve… Një pjesë e mirë e popullsisë së trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve mundi t'i rezistonte proçesit të romanizimit dhe më pas të sllavizimit, që përfshiu pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik", nënvizon në studimet e veta akademiku Prof. Shaban Demiraj.

Sipas materialeve arkeologjike, dëshmohet se në bregdetin e Vlorës, ashtu edhe në prapavijën e tij, për vendbanime parahistorike e zhvillime ekonomike-kulturore të shumë qytezave e qendrave urbane dallohej karakteri i tyre fortifikues-mbrojtës.
Të tilla janë ato të "Shpellave të Velçës", "Shpellave të shkruara të Lepenicës" (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesë" (Himarë) apo "Mozaikët e Mesaplikut", pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, "Pitosa" të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimesinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit.
E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.

Amantia, e themeluar në shek. V p.e s., është një nga qytetet e pakta të Ilirisë jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare, ku spikat më shumë ndërtimi në terren malor i stadiumit antik madhështor, i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh.
Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më të lashte të bregdetit të Vlorës, i themeluar si vendbanim në shek. VI-V p.e s.
Oriku u bë port i fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në Adriatik dhe në shek. II-I p.e.s ishte kantier i rëndësishëm detar për ndërtim e riparim anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës. Në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftrash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime. Në shek.II p.e.s., Oriku u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e tij, pa mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha kur në gjirin e Vlorës del në pah një tjetër qytet-Skelë, që ishte "Aulona - Vlora e sotme". Dëshmi arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë është edhe vetë simboli i saj - "Vajza aulonase", një skulpturë "hyjnesh" 87 cm., e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që simbolizon veshjen e grave ilire.

Emrin e qytetit - Skelë të Aulonës së lashtë e gjejmë të përmëndur në shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Këto të dhëna burimore përputhen me të dhënat e tjera të përafërta, siç janë dëshmitë arkeologjike për një kështjellë, port e bankinë të madhe (kështjella e Jangjeçit, Triport), që kanë ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykëderdhjen aty në Lagunën e Nartës. Por,ndoshta kur Vjosa u largua në drejtimin verior,Triporti humbi mundësinë dhe rëndësinë. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë origjinën Aulona port i spostuar në JL, e cila del si skelë - qëndër tregëtare - dhe Kanina - qëndër administrative - ushtarake në shek. VI e.s. Fakti që në shek.V-VI e.s., ka pasur në Vlorë edhe një peshkop,varur nga metropoliti i Durrësit, tregon se Aulona ka qenë vendbanim me rëndësi. Këtë e mbështet edhe zbulimi i viteve të fundit i traktatit të murit rrethues mbrojtës, fortifikues në qëndër të qytetit të sotëm të Vlorës (pranë monumentit të Pavarësisë) si dhe zbulimi i disa dëshmive të reja për ekzistencën e molit të vjetër, në afërsi të stacionit të trenit.

Gërmimet e fundit në Kaninë dhe Himarë kanë dhënë dëshmitë e tjera për kulturën ilire të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, për autoktoninë dhe vazhdimesinë iliro-arbërore dhe mesjetare shqiptare. Në shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatë mesjetës, Aulona përmëndet në listën e qyteteve bregdetare si port i rëndësishëm, me detari të zhvilluar, që tregëton vaj ulliri, kripë, valanidh, lëndë drusore, ullinj si dhe panairet që bëheshin në afërsitë e Vlorës, ashtu edhe në vende të ndryshme të Europës. Edhe në grykën e Vjosës ishte skela e Spinaricës, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin të pranishëm edhe konsuj tregtarë të Raguzës, Venedikut etj.
Në mesjetë Vlora dhe viset e saj ranë nën pushtimin normand më 1081, më pas nën pushtimin e Venedikut më 1205 dhe atë të sundimit të Hohenstaufenëve gjerman, siç e përshkuan edhe Jireçeku në studimin e tij.
Si një qëndër e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe në mbrëtërinë e Arbërisë më 1272, ku kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e zejtarisë, tregëtisë, blegtorisë dhe pemtarisë, të përfshirë si despotat më vete.


Një rol të madh në jetën politike, ushtarake e shoqërore të Vlorës, ka lozur edhe familja e madhe Arianitët, të cilët përmënden në shek.XI, nëpërmjet të parit të tyre Arianit Komnen Golemi Topisë, sidomos në shek. XV-XVI. Një nga figurat e shquara të shek.XV është Gjergj Arianiti, i cili organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman më 1431-1432 e më pas në grykat e Labërisë. Me bëmat e tij, Gjergj Arianiti mori përgëzimet e Fuqive të Mëdha të Europës të asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skënderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur në zoterimet e tij në jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Në Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, për t'i bërë ballë rrezikut të pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndër të parët krerë sundimtarë shqiptarë, në këtë lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Në shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorës në një nyje të rëndësishme të Adriatikut për pushtimin e Italisë.
Në regjistrin turk të vitit 1520 shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje çifute. Kjo dëshmon për një klimë paqësore e tolerancë ndaj çifutëve në qytet në një kohë kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu qyteti përmblidhte 6300-6500 banorë. Nga Vlora u nisën fuqitë ushtarake osmane kundër Italisë së Jugut, më 1480, kundër kryengritjes së himarjotëve më 1492 dhe shërbeu si bazë e sulltan Sulejmanit kundër Korfuzit, më 1537. Po në këtë vit u ndërtua kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"), gurët e së cilës u morën nga kështjella e Jangjeçit në Zvërnec dhe nga muri rrethues i Aulonës.


Në shek.XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rëndësishëm të Shqipërisë së Jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në skelën e Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve buqësore e blegtorale të fshatarësisë, ku përfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Në eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti më Triesten, Venedikun, Vjenën, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinën, Maltën e Qipron. Në portin e Vlorës hynte rregullisht çdo javë vapori austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja", të cilët vetëm për vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuçi, ullinj të vjelur - 11.000 barrë, kripë - 1.5 milion kilogram, lesh të palarë - 15.000 okë, lëkurë qengji e lepuri - 20.000 copë, breshka - 40.000 copë, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish të therur, peshk të kripur, vezë peshku, serë, asfalt, misër, tërshërë, thekër, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltë të bardhë Kanine, verë të Nartës dhe verë "Vlosh" të Vlorës.


Një artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores së Drashovicës, që përgatitej me blloqe dhe ashkla. Për eksport, gëzofet prej lëkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft të preferuar për Istrien, Triesten dhe vendet alpine...Ulliri i markës "Vlonjak", që ishte më i lashtë se marka italiane dhe frënge, dallohej për prodhueshmëri të lartë, vaji dhe regjie lëkure. Në vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrënjë ullinj.
Vlora njihet si një vatër e rëndësishme e patriotizmit ndër shekuj, ku përpjekjet për liri, pavarësi dhe prosperitet kanë qenë në shpirtin e çdo vlonjati.
Luftrat kundër pushtimeve të huaja dhe përpjekjet për përhapjen e arsimit shqip bënë që në Vlorë të krijoheshin shumë shoqëri patriotike.
Në vitet 1908-1912 klubi "Labëria" u bë një vatër e ndezur e përpjekjeve për pavarësinë e vendit dhe luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i këtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Çelja e shkollës shqipe të Muradies (7 Gusht 1908) ishte një ngjarje e shënuar në jetën arsimore të Vlorës.
Por ngjarja më kulmore e qytetit të Vlorës ishte 28 nëntori 1912 kur plaku i urtë e diplomati i shquar Ismail Qemali, së bashku me delegatët e ardhur nga vise të ndryshme të vendit, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar në Vlorë. Kështu Vlora u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur.


Më 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italianë. Pas zgjerimit të pushtimit italian nisi rezistenca kundër pushtuesve. Në vitin 1920, pas Kongresit të Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja Kombëtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake në Luftën e Vlorës. Lufta e Vlorës është një nga epopetë më të lavdishme të shqiptarëve. Vlora u kthye në "Termopilet" e Shqipërisë, siç thoshte patrioti Halim Xhelo.
Në vitet 1920-1924 Vlora u përfshi në rrjedhën e proçeseve të demokratizimit të jetës së vendit. Këtu u krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqërisë "Bashkimi" (1922). Një rol të madh në këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika", "Mbrojtja Kombëtare", "Fjala e Lirë", "Shpresa Kombëtare" etj që botoheshin në Vlorë.
Në Luftën e Dytë Botërore Vlora u bë një nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti një barrë të madhe të Luftës dhe kontributi i saj ishte i shquar.

Re: Histori/Gjeografi: Qytetet Shqipetare

Posted: Thu Mar 15, 2012 11:05 am
by Stilian



Korça është një qytet në Shqipërinë jug-lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar.

HISTORIA
Themeluesi i qytetit të Korçës është Iljas Mirahori. Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku nodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër varrimi e vjetër diku rreth 7 mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra.

EKONOMIA
Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve të BE-së.

KULTURA
Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.