Page 1 of 1

Te Rrapi në Mashkullorë

Posted: Mon Dec 28, 2009 11:02 am
by Sally
Si mund të paqtojmë simpatite pro-osmane me ndjenjën e patriotizmit etnik?




Qe thoni ju, unë kam një pikë të dobët për jeniçerët. Arsyet do t’i sjell me vonë, kur të njihemi më mirë. Por mbrëmë e kapa veten duke kënduar "Te Rrapi në Mashkullorë". Mos u habisni, ka edhe jeniçerë lebër. Siç e dini, thuajse të gjithë ishin nga Ballkani dhe një pjesë e mirë ishin shqiptarë. Dakord, habia është e justifikuar, sepse lebërit u bënë myslimanë në masë pak para se korpusi i jeniçerëve të shpërndahej (bëri apo nuk bëri gallatë Mahmuti II duke i rënë kazermave me top), por jeniçerë individualë ka gjasa të ketë patur. Ndryshe s'ka si shpjegohet përhapja e Bektashizmit jo vetëm ndër tosket, por edhe lebërit. Tarikati Bektashi ishte, fund të fundit, tarikati i korpusit të jeniçerëve për 400 vjet. Merret vesh, në një formë më pak panteiste e më të ngjashme me atë të tarikateve të tjera sunite nga ç'është sot.

Po nejse, le te kthehemi te kënga pa u shpërndarë shumë. Pse një jeniçer këndon tërë qejf një këngë për vrasjen e binbashit nga komitët arnautë? A nuk ishin jeniçerët lulja e ushtrisë, tmerri i europianëve, "marinsat" e osmanëve, garda pretoriane e sulltanit? Atëhere, pse kjo bukëshkalësi?

Unë mund t’i bie shkurt dhe të them që Çerçizi dhe Hito labi i ranë binbashit në 1908, dhe korpusi i jeniçerëve u shpërbë në 1826, por kjo do ishte hile historike. Pyetja thelbësore është: si mund të paqtojmë simpatite pro-osmane me ndjenjën e patriotizmit etnik?

Të jemi të qartë; unë mbështes pa asnjë rezervë idenë e rishikimit të historisë se shqiptarëve gjate periudhës osmane. Gjendja e tanishme është absurde, një "vrime e zezë", nga 1478 deri në 1912, e zbukuruar me kryengritje çdo gjysëm shekulli. Fakti që shqiptaret nuk kishin një shtet etnik të tyrin nuk është justifikim për këtë injorance të qëllimtë; hebrenjtë nuk kanë pasur një shtet të tyrin për 2000 vjet, por kjo nuk i ka penguar të ndërtojnë një histori të elementit etnik hebre. Dhe nëse do t’i afroheshim çështjes nga ana e historisë etnike, mund fare mirë të arrijmë në përfundimin që periudha osmane ka qenë periudha më produktive për elementin etnik shqiptar.

Mjaft te përmendësh rreth 35 kryeministra, qindra guvernatorë që qeverisnin provinca nga Danubi deri në Oqeanin Indian, mijëra pashallarë e funksionarë dhe një administratë të tërë ku shqiptaret ishin element dominant. Bullgarët e etiketojnë periudhën osmane si periudha e sundimit turko-shqiptar, arabët e kanë të qartë që perandoria ishte osmane, por guvernatorët shqiptare (një nga këta guvernatorë, Mehmet Aliu nga Kavalla, është themeluesi i Egjiptit modern) dhe një pjesë e mirë nacionalistësh turq fajësojnë ballkanasit në administratë për prapambetjen e provincave të Anadollit. Për më tepër, ndërkohë që Çerçizi me Hito labin "ia bënin bam" maleve te Jugut, kryeministri i Perandorisë Osmane ishte një tjetër lab, Ferit bej Vlora, xhaxhai i Ismail bej Vlorës. Historia është e çuditshme.

Shembujt e mësipërm ilustrojnë rëndësinë e një rishikimi dhe rishkrimi i historisë sonë gjatë Periudhës osmane, që do të ishte një ndërmarrje intelektuale që do të mbushte boshllëqe të rëndësishme dhe do të kontribuonte ndjeshëm në një proces më realist të formimit të identitetit tonë historik.

Nga ana tjetër, çdo rishikim ka andrallat, ekseset dhe dilemat e veta. Për shembull, nuk është e vështirë të parashikosh lindjen e një rryme apologjetike në ekstrem, që do të glorifikonte gjithçka që ka lidhje me periudhën osmane dhe do të anashkalonte problemet e asaj periudhe. Që na sjell te tema e fillimit; sa osmane ishte Perandoria Osmane në fund të shek. XIX?

Përgjigja është e thjeshtë; jo dhe aq. Universalizmi i hershëm që integroi shqiptarë, çerkezë, boshnjakë, turq e arabë ishte në grahmat e fundit. Nacionalizmi kishte kapluar të gjitha etnitë pa dallim feje dhe i kishte vënë me pushkë në dorë përballë njëra-tjetrës. Toleranca etnike dhe fetare, unike në gjithë boten deri atëherë, ishte në venitje, cilësia e qeverisjes kishte rënë nën zero dhe korrupsioni mbretëronte suprem.

Për shembull, turqit (deri diku me të drejtë) fajësojnë arabët për naivitet përballë intrigave të Lorencit të Arabisë (agjent i shërbimeve angleze të inteligjencës) që solli goditjen pas shpine nga ana e arabëve dhe tërheqjen e përhershme të osmaneve nga Lindja e Mesme. Nga ana tjetër, rrallëkush flet për trajtimin e arabëve në dekadat e fundit të Perandorisë Osmane. Ndër të rrallët është Mustafa Armagan, që në të përditshmen turke "Zaman", në një artikull me titull "Si e humbëm Jeruzalemin", flet për qeverisjen brutale të guvernatorit osman, Xhemal pashait (shqiptar, sigurisht) dhe përfundon me fjalinë "edhe unë po të isha në vend të arabëve do kisha ngritur krye".

Andaj dhe unë uroj që rishikimi i historisë, jetik siç është, të jetë realist dhe larg reaksionarizmit romantik. Perandoria Osmane në fund të shek. XIX ishte një mishmash etnik dhe nuk është e lehtë të marrësh pozicione morale mbi "të drejtën" dhe "të gabuarën". Është më mirë të vlerësojmë figurat historike mbi qëllimet dhe objektivat, dhe të jemi të gjerë në gjykim. Vetëm ashtu mund të paqtojmë Ferit bej Vlorën qe qeveriste Perandorinë Osmane me Çerçizin që ngrinte krye. Çerçizi, meqë e nisëm me të, u vra nga malazezët ne Shtoj. Zoti i dhëntë rahmet!





Analisti: Hito Labi http://www.gazetastart.com/analist.php? ... ABI&nr=921

Re: Te Rrapi në Mashkullorë

Posted: Mon Dec 28, 2009 12:08 pm
by Sally
Duke vene re qe ne komentet qe behen rreth artikullit qe ka shtruar Hito Labi http://www.gazetastart.com/analist.php? ... ABI&nr=921, nuk kemi aspak te dhena ose komente qe mund te na drejtojn ne nje sqarim pak a shume te vertet ose me te qarte.
A mundet dikush nga anetaret tane te forumit te na sqaroj dicka me shume rreth kesaj historie?!

Re: Te Rrapi në Mashkullorë

Posted: Mon Dec 28, 2009 12:15 pm
by Mallakastrioti
Sally wrote:Duke vene re qe ne komentet qe behen rreth artikullit qe ka shtruar Hito Labi, nuk kemi aspak te dhena ose komente qe mund te na drejtojn ne nje sqarim pak a shume te vertet ose me te qarte.
A mundet dikush nga anetaret tane te forumit te na sqaroj dicka me shume rreth kesaj historie?!

Persa i perket jetes dhe veprimtarise se C.Topullit apo prejardhjes dhe veprimtarise se Topullareve diçka interesante per biografine e tyre ka shkruar nipi i Topullareve qe ka emrin Bajo Topulli.

Ketu po sjell nje pjese nga ky shkrim:

http://www.youtube.com/watch?v=Olge2w0XLU4

Re: Te Rrapi në Mashkullorë

Posted: Tue Jan 05, 2010 2:03 pm
by Mallakastrioti
Nje foto e re e Cerçiz Topullit ?...


Image


Fotoja titullohet: Banda e Njazi Beut ne Bitole,viti 1908

Cili ishte Njazi Beu.

(Rruga drejt alfabetit

Një rrugëtim historik në më shumë se 100 vjet më parë

Revolucioni i turqve të rinj tashmë kishte filluar. Korriku dhe gushti i 1908-ës kishte dhënë kushtrimin, ideatorët, përpos të tjerash ishin edhe intelektualët dhe atdhetarët shqiptarë, ishte vetë populli shqiptar. Ideatorë shpirtëror si Ibrahim Temo, një shqiptar i devotshëm dhe i pakompromis, Njazi Beu i Resnjës, njeri shumë i vendosur që me armë në dorë të ndryshojë historinë, gatishmëria e më se 20000 luftëtarëve kryengritës shqiptarë mbledhur në Ferizaj po ato ditë, shtrënguan perandorinë të premtonin "diçka" në të mirë të shqiptarëve, një "diçka" që do të shkrihej si kripa në ujë po të mos ishin në koherencë forcat më largpamëse intelektuale e militante dhe të më qenësishmes - vendosmërisë së vetë shqiptarëve.

Re: Te Rrapi në Mashkullorë

Posted: Mon Jan 11, 2010 8:56 pm
by alfeko sukaraku
Altari i shenjte i shqiptarve qe luftuan per perhapjen e gjuhes shqipe nuk ka asnje kuptim pa emrat Bajo e Cerciz Topulli.

Gjakun e perhapsit te gjuhes shqipe, Papa Kristo Negovanit, e mori Bajo Topulli,ndersa i biri e shtriu bimbashin ..

leri djemt e mi te shkojn=leri te mesojn abetaren shqipe
se te kuq te bej me boj

Lere te mos harrojm se kendimi i greqishtes ne kishat shqiptare ka per te rilindur edhe shume Bajo e Cerciza ne te ardhmen.

kujtojm se legjenda edhe krenaria shqiptare =heroj i fundit legjendar i kombit tone=Adem Jashari , ishte ai i cili krenonte Bajon e Cercizin si edhe moton "Liria a vdekje".