"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#1

Post by Arbëri » Mon Dec 28, 2009 9:05 pm

Gjenocidin , masakra , shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullësisë shqiptare nga ana e fqinjëve tanë sllavo-greko-ortodoksë .
Fqinjët grabitqarë lakmonin të copëtonin gjithë Shqipërinë
.
"’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!"Correspondence de Lord Byron",Paris,1825

New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, publikon ,
Vrasjet si sport ditor

Reportazhi i publikuar në gazetën New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, tregon se si mijëra shqiptarë, mes tyre gra e fëmijë, u masakruan prej ushtrisëserbe.

Image
Ushtria Serbe 1912



Londër, e martë, 31 dhjetor 1912

I dërguari i 'Daily Telegraph' në Budapest tregon detale në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të mbledhura për autoritetet e Austro-Hungarisë. Korrespondenti thotë: Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë, të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve musliman por nuk u kursyen as katolikët shqiptar. Kjo thënie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim.
Në mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në vdekje. Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të pajustifikueshme. Për t'i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën metoda
të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj. Burrat u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me bajoneta.
Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.
Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiatch thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve.
Rruga për në Gjakovë ishte si "rrugë e varjeve". Por tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bëra në
Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.
Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi në Austri, si i ri, tregon: "Kushdo që e denonconte një shqiptar te serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej. Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin
si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim absurd të lirë".
Në Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari vritej pa mëshirë.
Në Verisoviç komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t'i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë.
Në tërë Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur.
Në Pana, serbët vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.
Vetë oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq, ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për shkak të mosbindjes.
Një doktor i Kryqit të Kuq thotë: "Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë.
As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë."
Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin me mitraloz.
Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.

Publikuar më
31 dhjetor 1912
The New York Times
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#2

Post by Arbëri » Mon Dec 28, 2009 9:11 pm

Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën gazetari i gazetës “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor-nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tani, pas 100 vitesh, janë lejuar për botim. “Express” sjell disa nga rrëfimet e gazetarit Magnussen.

Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor-nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit një pjesë rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari Palle Rossen Brenderup.

Masakrat në Shkup e mërkurë

Lufta serbe ne Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe më pas iu vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë, njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje, 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje, një oficer serb me tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë, ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë nëntë arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçantë nga Yskyb në Semlin, për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vonë që të dërgoj korrespondencën.

*Yskyb është Shkupi.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#3

Post by Arbëri » Mon Dec 28, 2009 9:14 pm

Masakrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë

“Në Prishtine dhe në rrethinat e Kumanovës është bërë ç’është e mundur për të shfarosur popullsinë shqiptare. Sipas atyre që thonë oficerët dhe ushtarët, janë 3.000 arnautë të varrosur në fshatrat e shkatërruara dhe që del akoma tym midis Kumanovës dhe Yskyb-it. Akoma më tepër janë qëlluar për vdekje në zonën e Prishtinës. Në rrethinat e Yskyb çdo ditë qahet nga një fshat. Fshatrave u vihet zjarri dhe njerëzit dalin nga shtëpitë e tyre për t’iu shmangur tymit të dendur dhe kur dalin qëllohen për vdekje si kafshë të egra”, shkruan gazetari. Fritz Magnussen flet edhe për një pemë të madhe, ku ishin varur shumica e arnautëve shqiptarë. Edhe në kohë të Turqisë kishin ndodhur varje në këtë pemë. “Shumë gjak ka rrjedhur nën këtë pemë në kohët e tmerrshme të sundimit turk”, shkruan gazetari, shkrim të cilin e kishte censuruar gazeta dhe nuk e kishte botuar.

Ai tregon edhe për masakrat që i kishte parë nga udhëtimi i tij prej Shkupit në Prizren. “Demat tërheqin ngadalë qerret e tyre të mëdha të mbingarkuara me familje arnautë të shpërngulur. Gratë, që janë të mbuluara në fytyre, janë ulur midis lloj-lloj sendesh kuzhine, me fëmijët e tyre qe thanin se ftohti dhe të mbështjellë rreth gjoksit me copa te ndryshme. Kasollet vazhdojnë të digjen dhe t’u dalë tym”, shkruan ai.

“Një familje e vogël kërkon një strehë për të kaluar natën nën qerre. Një burrë i vjetër shtrihet i vdekur për toke, gishtat e tij janë ngulur thellë në baltën e rrugës. Gruaja e familjes është ulur e kërrusur dhe dy fëmijët e vegjël me fytyrat e tmerruara shikojnë nga shalli që i mbështillte. Burri i familjes, një arnaut i ri, punon në mënyrë të dëshpëruar për të rregulluar rrotën e shkatërruar”.

Ai tregon se si kishte parë në sheshin e burgut të Prizrenit dy trupa shqiptarësh të vdekur nga sulmet e natës. “Pothuajse e gjithë popullsia e frikuar muhamedane ka ikur nga qyteti. Ku janë arratisur? Pyes një komitac i cili pasi ngre shpatullat - drejton me gisht drejt maleve, ku është rruga për në Gjakovë.
“Në malet e larta ndodhet Gjakova, gjë që sinjalizohet nga disa pika të kuqe mbi male. Dëshmitarë të ndryshëm na thonë shqiptarët e shkretë janë në gatishmëri tërë kohës”, shkruan Magnussen në shkrim e tij të ndaluar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#4

Post by Arbëri » Mon Dec 28, 2009 9:25 pm

Kryeshtabi në Vranjë - Të burgosurit e parë arnautë
Nga korrespondenti ynë i dërguar në Vranjë, 24 tetor 1912

“Kur u zgjova në Vranjë, gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmëaziatik në mes të maleve të larta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.

Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel “Vranja” është selia e shtabit gjeneral. Këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.

Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. “Karakteristike, - thotë princi, - është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, ku normalisht në mënyrë jovullnetare kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistë qytetin. Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur.

Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu. Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.

Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Ndërkohë, këta persona janë refuzuar si shkak i numrit të madh të ushtarëve serbë. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit te njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty, më në fund, pas shumë përpjekjesh, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve vullnetarëve. Nga ana tjetër, studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllavë dhe në veçanti rusë, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek, Klofatsch, që po ashtu është entuziast për luftën, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatë, asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak të kemi dëgjuar diçka nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e di a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Edhe pse jo komforte për të qëndruar, Vranja do të ishte në kushte të tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta.

Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri. Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje, si shkak i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin trengjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’iu dorëzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak në Kumanovë, pasi nga këtu shihen trenat që bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë, marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta! Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, të cilët akoma nuk kanë arritur te pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg. Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonët që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën”.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#5

Post by Arbëri » Mon Dec 28, 2009 9:31 pm


Masakrat serbe në Vushtrri

Shqiptarët nga 1919 deri më 1956 në një libër

Ka dalë në librari libri “Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956” i autorëve Fahri S.Buçinca dhe Ferid B.Dibrani. Ky është një libër voluminoz me 397 faqe dhe pos prezencës dhe presioneve të përhershme ndaj shqiptarëve vendorë dhe të pafajshëm, autorët kanë veçuar tri periudha më të vështira të mizorive serbe 1918-1941 pastaj 1944-1966 dhe 1981-1999.
Image Image
Sipas këtij libri vetëm gjatë periudhës janar-shkurt 1919 në Kosovë janë vrarë 12.373 shqiptarë dhe mbi 8.000 shqiptarë të shpërngulur në Turqi janë asimiluar.

Gjatë tërë kohës së shtypjes dhe represalieve, patriotët shqiptarë kanë rezistuar në organizata të ndryshme politike e programe ndaj këtyre mizorive e veçmas dallohet në këtë aspekt patrioti Hasan Prishtina.

Autorët më angazhim permanent dhe një kohë të gjatë përmes hulumtimeve të literaturës,bisedave e deklaratave të personaliteteve të shumta, kanë arritur me sukses t’i ofrojnë lexuesit shumë të dhëna për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve në Vushtrri dhe rrethinë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#6

Post by Arbëri » Mon Dec 28, 2009 10:17 pm

GJENOCIDI GREK MBI POPULLSINË ÇAME NË ÇAMËRI
Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit
shqiptar në Greqi lindi me vendimin e Konferencës së
Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë
shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë
fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë
sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme
ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve.
Për këtë qëllim, u përdorën të gjitha mënyrat, si
tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i
popullsisë nga pjesëmarrja në administratën
shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën
amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet,
burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e
përgjakshme
.

Hyrja e ushtrise greke ne Janine ne 1913
Image
Më 1913, u krye masakra në përroin e Selamit
(Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të
tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim
të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani
i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të
ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në
Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në
Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të
mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjëve ullinj, të
cilat u bënë prona të elementëve grekë.
Image
Grat çame te perdhunuara ne Paramithi


Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste
në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta
raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në
injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave
fetare. Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta
shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi,
shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër
shoviniste greke.

Bilanci ishte shumë tragjik për popullsinë shqiptare.
Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat
triumfoi fashizmi nacionalist. Në gusht të vitit 1936,
Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e
parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë,
tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë
Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat,
Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U
shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me
violencë të fliste në gjuhën shqipe.

Masakrimi i cameve me sepata
Image
Last edited by Arbëri on Tue Dec 29, 2009 6:59 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#7

Post by Arbëri » Tue Dec 29, 2009 3:01 pm

Masakra serbe e vitit 1913 në Kabashin e Anamoravës /Kosovë

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjyqit të “drejtësisë.”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet... Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot.



Fshati Kabash ndodhet rrëzë maleve të Kopilaçës, tani i bashkuar plotësisht me qytezën e Vitisë, në anën jugore me hapësirë kodrinore-malore, kurse në anën veriore me sipërfaqe të rrafshët bujqësore. Në anën lindore kufizohet me lumin Morava, kurse në anën perëndimore me fshatin Smirë. Kabashi është një ndër fshatrat më të reja në Moravën e Epërme. Kabashin e themeluan kabashët e ardhur nga Kabashi i Prizrenit në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, mes viteve 1780-1785. Sot Kabashi është një ndër fshatrat më të mëdha në Komunën e Vitisë me afro 400 shtëpi dhe me 3000 e më tepër banorë.

Në pjesën e dytë të muajit tetor të vitit 1913, një grup kaçakësh, të udhëhequr nga Rrustem Kabashi, zbresin nga mali në katund, hetohen nga rojat serbe dhe thirrjeve të tyre për t’u dorëzuar, për të treguar se kush janë, kaçakët u kundërpërgjigjen me armë, duke vrarë dy serbë.

Ngjarja ndodh në mbrëmje vonë, në anën perëndimore të xhamisë së fshatit, në largësi prej 20 metrash. Pushtuesi serb me kohë e priste një rast të këtillë për t’i shfryrë epshet shoviniste mbi popullin shqiptar. Atë natë u rrethua i tërë fshati nga forca të shumëfishta të xhandarmërisë, ushtrisë dhe civilëve serbë. Sipas dëshmive të atyre që mbetën gjallë, që e përjetuan llahtarinë, në mëngjes të asaj vjeshte u arrestuan të gjithë meshkujt mbi moshën 15-vjeçare. Së pari të arrestuarit i ngujuan në xhaminë e fshatit, me pretekst se janë duke bërë hetime. Të njëjtën ditë të arrestuarit i dërgojnë (i ngujojnë) te Kulla e Mbretit në Viti. Kulla ishte te udhëkryqi ku ndahet rruga, që vjen prej mëhallës së debelldasve, për te tregu i sotëm i pemë-perimeve. Këtë kullë para 1912-tës e shfrytëzonte xhandarmëria turke, kurse më vonë xhandarmëria serbe si postëkomandë.

Atë që nuk arriti ta bënte ushtria serbe më 1912, siç veproi në fshatrat fqinje, kur u dogjën, u masakruan, u pushkatuan edhe fëmijët: në Smirë, në Goshicë, në Lugishtë (Lubishtë), në Mogillë, në Mollëkuq (Trestenik) etj., ky rast u desh të shfrytëzohej që t’i zhdukte nga faqja e dheut banorët e fshatit kryeneç dhe të “realizohej plani i Serbisë për kolonizimin, më mirë të thuhet për serbizimin e vendeve ku popullata ishte më tepër shqiptare” * Dr. Millovan Obradoviq, Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë, 1918-1941, Prishtinë, faqe 5.

Fshati ende nuk kishte arritur t’i shëronte plagët që ia kishte shkaktuar Shefqet Turgut Pasha (1910), kur u dogj gati gjysma e fshatit dhe u vranë me tradhti, vëllezërit Adem e Mustafë Kabashi, frymëzues, organizatorë dhe pjesëmarrës të luftës në Grykën e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës kundër Turgut Pashës, dhe ja tani erdhi okupatori tjetër edhe më i egër e më mizor.

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjygjit të “drejtësisë”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet, me përjashtim të dy shtëpive, të cilat i përballuan zjarrit ose u lanë me qëllim (shtëpia e Rexhep Çaushit dhe ajo e Hetem Hasanit).

Në plevica, ku ishin fshehur, u dogjën Zenel Rexhepi, 40-vjeçar, Qazim Shabani, 20-vjeçar, Rrustem e Shaban Sallahu, njëri 19 e tjetri 17-vjeçar në praninë e nënës së tyre, e cila u kacafyt me xhandarët për t’i shpëtuar djemtë, Ibish Jakupi, 48-vjeçar u vra në fshat, Agush Ahmeti, 30-vjeçar po ashtu u vra në dalje të fshatit. Murat Salih Abdylin, 50-vjeçar, të sëmurë, veshur në këmishë e done (brekë), e vret shërbëtori i dikurshëm i tij, pasi e lirojnë si të sëmurë. I vrari u varros në vendin e ngjarjes, 250-300 metra larg Kullës, skaj rrugës në hyrje të fshatit Kabash, 30 m. afër mullirit të Miftijajve. Fshati u plaçkit. Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot. Jahi Selmani (1896-1968), person i cili i shpëtoi pushkatimit, pas shumë vitesh, në rrojtoren e Misin Kabashit, në Gjilan, Gata Veleshanit nga Velekinca, xhelat në plojën e madhe të kabashëve, ia ka parë në dorë kutinë e argjendtë për duhan dhe qelibarin e Aziz Abdylit (hoxhë i fshatit, i pushkatuar). Çfarë mjerimi, të vrarët janë plaçkitur! Plaçkitësit i morën me vete të gjitha, duke lënë pas vetëm vajin e nënave për djemtë, vajin e nuseve për burrat, vajin e fëmijëve për prindërit dhe mallkimin e grave drejtuar vrasësve, barbarëve. Fshatit i vinte era shkrumb me javë të tëra. Gjëma e të vrarëve u dëgjua me ditë të tëra. U vranë, u therën me thika dhe u groposën aty 54 veta, disa për së gjalli, në një humnerë të përgatitur më parë te Zabeli i Sahit Agës, në afërsi të Kllokotit (tash pronë e Banjës së Kllokotit). Sipas Jahi Selmanit, i cili e pa me sy ngjarjen, aty ku u masakruan bashkëvendësit e tij thoshte se u krijua një tollovi e paparë. Xhandarët e ndihmuar nga ushtarët dhe civilët vendës serbë shtinin pa ia nda duke përdorur edhe bajonetat. Aty pati të vrarë edhe serbë. Siç duket, ata vranë njëri-tjetrin pas rebelimit të të arrestuarve. Në mesin e të vrarëve pati edhe mysafirë që u gjetën atë natë të kobshme në odën e Sylë Jasharit. Ata ishin tre veta, njëri prej tyre dhëndër i xha Sylës nga Ballanca, fshat në komunën e Vitisë. Në këtë plojë u vra edhe një mysafir tjetër nga Mogilla, Misin Luzha.

Fshati mbeti në duar të grave dhe fëmijëve. Shumica e nënave i rritën fëmijët në gjini, për t’u kthyer pas tre vjetësh, e për të filluar jetën në fshatin e djegur. Me mund të madh arritën t’i shërojnë plagët sadopak dhe t’u dalin zot trojeve që ua lanë amanet të parët. Ata nuk i harruan fjalët, mesazhin e Bajram Currit, Isa Boletinit, Mustafë Kabashit, në vitin 1909 para se të çlirohej Shkupi, ku qëndruan dy net në Kabash për ta mobilizuar popullin në luftë kundër turqve. Që atëherë u kishin thënë të tubuarve në oborrin e xhamisë së fshatit: “Ky truall është i yni. Ta ruajmë e ta mbrojmë si sytë e ballit” (sipas Saqip Misin Salihut 1882-1961).

Peripecitë nuk kanë të sosur. Duhej të ndërtoheshin shtëpitë dhe gjithçka tjetër që u nevojitej për jetë. Disa familje u shuan, disa të tjera u shpërngulën në Turqi. Pastaj filloi kolonizimi i fshatit me serbë të ardhur nga Vllasina. Toka u merret, po dëshira për të jetuar në trojet e të parëve nuk u shua kurrë.

Pas një hulumtimi kemi gjetur emrat e 44* kabashasve të vrarë dhe tre mysafirëve, kurse të tjerët janë të familjeve të shuara, të shpërngulura ose numri i të vrarëve ka qenë më i vogël se sa flitej. Është për të ardhur keq që vendi ku janë groposur të masakruarit e kanë mbuluar ferrat dhe nuk është i shënuar me asgjë. Kjo papërgjegjësi ndaj së kaluarës, të të vrarëve nuk falet, kjo papërgjegjësi është e porositur nga vrasësit, është e dëmshme, kundër vetvetes, kundër interesave tona kombëtare, kundër të së ardhmes. Asnjë nga varrezat masive (mbi 350 viktima) të vitit 1912/1913 në komunën e Vitisë nuk është e shënuar. Turp i madh! Njerëzit e përgjegjshëm, të mirë, duhet të ndërhyjnë një orë e më parë. Të shënohen këto vende të plojës, se gjaku i derdhur edhe pa dëshirën e të masakruarve na ndëshkon. Të shkruhet historia e të të pushkatuarve, t’i tregojmë vetes, gjeneratave, botës se masakrat, plojat mbi shqiptarët janë të hershme që nga periudha e ngritjes së shtetit serb.

*Emrat e të ekzekutuarve: 1. Misin Salih Cenaj, 52-vjeçar, 2. Murat Salih Cenaj (50), 3. Avdyl Salih Cenaj (34), 4. Hysen Jakup Cenaj (35), 5. Ibish Jakup Cenaj (52), 6. Isak Jakup Cenaj (31), 7. Agush Ahmet Cenaj (30), 8. Hamëz Nezir Cenaj (18), 9. Qerim Ali Cenaj (50), 10. Alush Ali Cenaj (26), 11. Hafiz Qerim Cenaj (22), 12. Halit Qerim Cenaj (20), 13. Azem Kamer Cenaj (48), 14. Sefedin Azem Cenaj (16), 15. Aziz Elez Cenaj (47), 16. Rexhep Çaush Veselaj (63), 17. Smajl Bajram Veselaj (60), 18. Bajram Smajl Veselaj (39), 19. Hamit Selaman Veselaj (50), 20. Jashar Islam Muçaj (60), 21. Islam Jashar Muçaj (30), 22. Murtez Brahim Muçaj (52), 23 Hamdi Murtez Muçaj (17), 24. Kadri Brahim Muçaj (37), 25. Isuf Brahim Muçaj (22), 26. Qamil Osaman Muçaj (18), 27. Zenel Rexhep Muçaj (40), 28. Hazir Shaban Muçaj (45), 29. Qazim Hazir Muçaj (20), 30. Shabi Sadik Muçaj (37), 31. Ramadan Ramadan Kuklubeci (30), 32. Rrahim Sallah Trakalaçi (53), 33. Ali Sallah Trakalaqi (50), 34. Hebib Ali Trakalaçi (25), 35. Aziz Avdyl Trakalaçi (47), 36. Faik Aziz Trakalaçi (19), 37. Abaz Sallah Trakalaçi (65), 38. Veli Abaz Trakalaçi (45), 39. Rrustem Veli Trakalaçi (19), 40. Shaban Veli Trakalaçi (17), 41. Hysen Abaz Trakalaçi (18), 42 Misin Luzha (mysafir, fshati Mogillë), 43. Shefki Qerimi (mysafir, fshati Ballancë), 44. Tahir Musliu (mysafir, fshati Ballancë).

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#8

Post by Arbëri » Tue Dec 29, 2009 3:12 pm

Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
Shpalime historike *

SI NDODHI MASAKRA E TIVARIT - MË 1 PRILL 19145 ?!

Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve...dhe ripushtimi i Kosovës...,nga ushtria e UNÇJ-së,

në janar – prill 1945

Shqiptarët marshojnë drejt vdekjes – Tivarit (fundmars 1945)

Image
Pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e saj ushtarak, në formimin e sa më shumë formacioneve të armatosura në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare. Për këtë qëllim më 9.IX.1943 SHK i UNÇJ-së për Kosovë e Metohi lëshoi një thirrje, ku kërkohej që popujt e kësaj krahine (e veçanërisht populli shqiptar) të radhiten në njësitë partizane, për të luftuar kundër ushtrisë naziste gjermane e bullgare. Prej shtatorit 1943 (dhe më herët) e deri në nëntor 1944 në Kosovë..., u formuan njësite të shumta të UNÇJ-së, duke filluar nga çetat, aradhat, batalionet e deri në brigada. Kështu brenda kësaj periudhe u formuan: Aradha Nacional-Çlirimtare Partizane (ANÇP) e Kosovës dhe Metohisë (22.X.1943); ANÇP e Shalës (gusht 1944); ANÇP e Rakoshit (në fillim të tetorit 1944);ANÇP e Drenicës (nga mesi i muajit tetor 1944); ANÇP” Curri-Rexhepi” (e formuar nga Aradha ”Perlat Rexhepi” e UNÇ të Shqipërisë dhe aradha ”Bajram Curri” e UNÇJ-së për Kosovë e Metohi (12.I.1944); ANÇP e Ibrit (4.XI.1944); ANÇP e Kosmetit (7.XI.1944); ndërkaq në nëntor 1943 u formuan Çeta Partizane e Krajës dhe e Tuzit; më 13.IV.1944 - Çeta e Kosovës; më 16.IX.1943) Çeta e Lumës, e Hasit dhe Batalioni i Parë kosovar ”Ramiz Sadiku”; në fund të tetorit 1943 – Batalioni ”Boris Vukmiroviq” dhe Batalioni i Parë i Dibrës ”Nazmi Rushiti”; më 21.XI.1943 Batalioni i Parë dhe më 29.XII.1943 Batalioni i Dytë kosovar; në gjysmën e majit 1944 Batalioni ”Kosova”; në fund të majit 1944 Batalioni Sulmues i Kosmetit; më 28.IX.1944 Batalioni Partizan ”Meto Bajraktari etj.1

Po kështu deri në dhjetor 1944 u formuan edhe 8 Brigada, si: Më 24 qershor 1944 në fshatin Zbazhdi (afër Strugës) u formua Brigada I-rë e UNÇ për “Kosovë e Metohi”, nga luftëtarët e Brigadës së I-rë Kosovare-Maqedone, me 3 batalione dhe 1 çetë përcjellëse. Më 9 shtator 1944 në fshatin Lilanc afër Bujanocit, u formua Brigada II e UNÇ-së për KM-në, me 4 batalione dhe 450 ushtarë. Më 16 shtator 1944 në rajonin e Vranjës,u formua Brigada III e UNÇ-së për KM-në - me 3 batalione. Më 13 tetor 1944 në Krumë të Hasit u formua Brigada IV e UNÇ-së për KM-në - me 2 batalione dhe 400 ushtarë. Më 24 shtator 1944, në fshatin Tullar u formua Brigada V e UNÇ-së për KM-në - me 4 batalione. Më 13 dhjetor 1944, u formua Brigada VI e UNÇ-së për KM-në. Më 11 nëntor 1944 në Gjakovë u formua Brigada VII e UNÇ-së për KM-në, e cila më vonë u shpall si brigadë sulmuese. Më 20 dhjetor 1944 në fshatin Ramno të Preshevës u formua Brigada e VIII e UNÇ-së për KM-në - me 3 batalione. Po në dhjetor të atij viti u formua edhe Brigada e Korpusit të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë për KM-në.2

Këto formacione partizane edhe pse u formuan në gjeografinë etnike shqiptare, ngjarjet e mëvonshme do të dëshmojnë se ato, nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve.

Synimet e Shtabit Suprem të UNÇJ-së për ripushtimin e Kosovës

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Shtabi Suprem i UNÇJ-së duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara, në fillim të shtatorit të atij viti Shtabin Kryesor të UNÇJ-së për “Kosovë e Metohi”e degradoi në Shtab Opertativ dhe me 14 shtator ia nënshtroi Shtabit Kryesor të UNÇJ-së për Sërbi. Dhe për çudi në emër të Shtabit Operativ të “Kosmetit” do të nisin përgaditjet luftarake gjoja për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, a në të vërtet SHS i UNÇJ-së kishte për synim ripushtimin e tyre.

Në vjeshtën e atij viti, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi... Derisa ushtria gjermane tërhiqej nga shumë fronte të luftës, ideja e Shtabit Suprem të ushtrisë gjermane për forcimin e vijës së frontit në Ballkan, u bë e parealizueshme dhe në këto rrethana armata ”E” gjermane e cila ishte e dislokuar në Greqi, mori urdhërin që të tërhiqet nga ky rajon. Tërheqjen do ta bëjë nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Sangjak, për të kaluar mandej në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë në drejtim të veriut. Armata ”E” për çudi nuk u pengua, (përkundër propagandës së bërë nga strategët e UNÇJ-së), por kaloi me shumë pak humbje në veri - perëndim të Jugosllavisë, ndërkohë që luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t´i zhvillojnë gjoja “kundër forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë..!!!”3



Binomi antishqiptar Rankoviq - Tito

Për të argumentuar këtë qëndrim, po i referohemi letrës së Miladin Popoviqit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë. Në letër ndër të tjera M.Popoviq shkruan: ”Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhet likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim – vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhet gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t´i gjykojë menjëherë e fshatarët t´i çarmatosë...” 4

Sipas marrëveshjes UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë. Më 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis për Kosovë, ndërkohë që atje (Kosovë) dhe në viset tjera etnike shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, i kishin përfunduar përgaditjet për ofensivë, njësitet e Korpusit të 13-të të UNÇJ-së (Divizioni i 22-të, i 24-të, i 25-të dhe i 46-të serb), Divizioni i 41-të maqedon, brigada e 9-të malazeze dhe të gjitha brigadat e UNÇJ-së për “Kosovë e Metohi”. Operacionet ushtarake të këtyre forcave, filluan ofensivën pushtuese në tri drejtime: 1.Kurshumli – Përpallac – Podujevë - Prishtinë; 2.Lebanë – Medvegjë - Prishtinë; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtinë.5

Barbarizmi i UNÇJ-së kundër popullit shqiptarë

Gjatë këtyre operacineve të përgjakshme këto forca kryen krime më të shëmtuara që njeh historia e njerëzimit, ndaj popullatës shqiptare, si dhe konfiskuan, plaçkitën, dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e tyre.

Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore 47.300 shqiptarë. Kështu në:,

1. Gjilanë janë vararë 7854 veta,

Prishtine 3.675
Drenicë 4.820
Mitrovicë,1.970
Pejë 3.540,
Ferizaj 1.260,
Podujevë 1.670,
Prizren 1.200,
Gjakove 800,
Rahovec 750,
Suharekë 420,
Dragash 500,
Preshevë 690,
14. Shkup 1.450 (vetëm në Bllacë të Shkupit u masakruan mbi 130 burra gra fëmijë e pleq!!!),

Kumanovë 780,
Tetovë 4100,
Gostivar 715,
Kërcovë 490,
19Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,

Tutin 900,ne
Bihor 3820,
Plavë e Guci 710,
Ulqin 515 dhe
24. Tivarë e Dalmaci 2.600 shqiptarë.

Në këtë situatë e tërë pasuria e shqiptarëve të vrarë ishte konfiskuar, asgjësuar ose ishte plaçkitur nga kolonistët serb, që qenë kthyer sipas direktivave të Byrosë politike të KQ të PKJ-së.6

Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve dhe Kryengritja e Drenicës

(janar-shkurt-1945)

Derisa Brigadat e UNÇSH-së marshuan drejt Sanxhakut, (me urdhëresën e Shtabit Operativ te Kosmetit (2.12.1944) të miratuar edhe nga Shtabi Kryesor i UNÇ të Serbisë), të gjitha brigadat e UNÇJ-së në Kosovë morën detyra konkrete për çarmatosjen…e popullatës shqiptare, në emër të gjoja ”spastrimi të terenit nga bandat kriminale shqiptare”. Kjo urdhëresë vinte si përgjigje në konfirmimet e Shtabit të Divizionit 46 të Serbisë, ku thuhet, se :”Shqiptarët e Drenicës e gjetiu...masovikisht po u bashkohen Brigadave të Shqipërisë dhe jo atyre të UNÇJ-së”. Ndërkohë, për t´i realizuar me lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, fillon urgjentisht organizimin mobilizues të brigadave të “Kosmetit” për në Frontin e Sremit. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944 u përqëndrua në Drenicën heroike, Shtabi Operativ i „kosmetit“ urdhëroi komandën e vendit në Skenderaj të iniconte formimin e një brigade të autorizuar për mobilizimin ushtarak me ”vullnet” të mashkujve të aftë për luftë (për në front të Sremit) dhe me pas t´i bashkohet Brigades VII të „kosmetit“, që komandohej nga Shaban Haxhia.

Në mbledhjen themeluese të kësaj brigade (më 6 dhjetor 1944) ku mori pjesë edhe kryetari i Rrethit Hilmi Zariqi me të gjithë parinë e vendit (shumica prej tyre ish-veprimtarë politikë e ushtarak të Lidhjes së II-të të Prizrenit) dhe për komandat të brigadës u emrua Shaban Palluzha nga Llausha. Në përbërjen e shtabit Shaban Palluzha përfshiu shumë personalitete të Drenicës, si: Imer Fazliun, Isa Zymerin nga Prekazi, Ramë Sejdiun nga Llausha, Bajram e Miftar Bajraktarin të Llaushës, Mulla Ibrahimin të Hasanprishtinës, Mulla Ilazin të Burojës, Rexhep Gjelin të Likoshanit, Azem Aruqin të Makërmalit, Beqë Çubrelin, Jetullah Muharremin të Rrezallës, Sadik Zenelin, Feriz Bojiqin, Zeqir e Sadik Lutanin të Turiçecit, Shaban e Rifat Kotorrin, Hazir Gjakjen nga Akrashtica e Artakollit, Istref Temën e shumë të tjerë.7

Në Brigadën e Drenicës që quhej Brigada e ”Shaban Palluzhës” populli shihte shpresën për të parandaluar masakrat serbe mbi popullsinë e Drenicës dhe të rrethinës. Kjo Brigadë kishte shtatë batalione dhe fillimisht numri i luftëtarëve arrinte nga 500 deri në 700 veta, të cilët përbënin elitën komanduese dhe të luftëtarëve të Brigadës.

Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”, urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban Palluzhës, të lëshonte Denicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, ku duhet të bashkohej me Brigadën e VII të “Kosmetit”, për të vazhduar rrugën për në Sërbi (Kurshumli - Banjë e Kurshumlisë – Prokuple - Srem). Udhëheqja më e lartë politike dhe ushtarake serbo(jugo)sllave, krahas qëllimit për largimin e Brigadës së Shaban Palluzhës nga Kosova, kishin planifikuar edhe nxitjen e incidenteve për të gjetur si pretekst intervenimin ushtarak kundër forcave të rezistencës së armatosur shqiptare.

KNOJ-i për Kosovë në emër të spastrimit të terenit nga “bandat shqiptare...” veçanërisht në rajonin e Drenicës, ndërmorri një operacion të gjerë ushtarak kundër popullatës së pafajshme shqiptare. Në këto operacione antishqiptare morën pjesë:

1. Brigadat I-VI të kosmetit, të cilat përbënin Divizionin 52 të UJ-së;

2. Forcat e Divizionit 24, 26, 44 dhe 46 të Serbisë;

3. Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë;

4. Brigadat e Malit të Zi (brigada e I-rë e Bokës dhe brigada e VI) 8 dhe

5. Repartet speciale të OZN-ës të drejtuara nga famëkeqi Spasoje Gjakoviq.*

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova në njërën anë do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarëve jugosllavë, ndërkohë që në anën tjetër vuri lidhje me personalitetet dhe me grupet e arratisura në Dukagjin, në Shalë të Bajgorës dhe në Kosovën Lindore, me qëllim të konsolidimit të radhëve për një ballafaqim të mundshëm ushtarak me pushtuesit jugosllavë. Nga mesi i janarit 1945 përfaqësuesit e Shtabit Operativ të Kosmetit: Fadil Hoxha dhe Kërsta Filipoviq ”Grofi”, i garantuan Shaban Palluzhës se do të plotësohen të gjitha kërkesat e shtruara dhe e urdhëruan ta lëshonte Drenicën dhe t´i bashkohet Brigadës VII të Kosovës9, që ishte nisur për në Sremë të Serbisë. Largimi i Brigadës së Shaban Palluzhës nga Drenica deri në Podujevë zgjati katër ditë. Duke kaluar nëpër Artakoll, fshatra të Vushtrrisë, të Permalinës dhe të Llapit, njësive të Brigadës iu bashkuan rreth 3.500 veta, të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ushtria jugosllave. Brigada e VII e “Kosmetit” (të cilës ishte planifikuar t´i bashkohet Brigada e Drenicës) sipas urdhërit 151/45 (pa datë) të lëshuar nga Shtabi Operativ i “Kosmetit”, ishte planifikuar që e ndarë në tri grupe (eshallone), të marshojnë 9.500 veta për në Frontin e Sremit (në dokumentat ushtarake evidentohen vetëm 7.500 të mobilizuar!!).

1. Eshaloni i parë me 3.300 veta, do të niset më 21.01.1945, në krye me Qamil Brovinën;

2. Eshaloni i dytë me 3.100 veta, do të niset më 22.01.1945, në krye me Shaban Haxhin;

3. Eshaloni i tretë me 3.100 veta, do të niset më 25.01.1945, në krye me Miqa Mijushkoviqin.

Këto eshallone do të udhëtojnë këmbë prej Podujevës deri në Kurshumli. Edhe brigadat VI dhe VIII të “kosmetit” me 9.000 shqiptarë, do të ndahen në dy eshalone sikurse më poshtë:

1. Eshaloni i parë me 4.300 veta do të niset më 20.01.1945 në krye me major Popoviqin dhe kapiten Vllado Simiqin.

2.Eshaloni i dytë me 4.700 veta do të niset më 21.01.1945 në krye me Glisho Sharanoviqin dhe Sllobodan Filipoviqin (në dokumentet ushtarake evidentohen vetëm 3.100 veta /vërejtja ime Sh.B !!). Këto eshalone, pasi do të udhëtojnë këmbë në rrugën: Gjilan - Bujanovc, nga Ristovci do të vazhdojnë rrugën me tren për në Srem. Për këtë rrugëtim të brigadave kosovare, Shtabi i Divizionit 46 serb më 17.01.1945 do të lëshojë një dokument (urdhër) sekret, në të cilin do t´i njoftonte brigadat e veta 25, 26 dhe 27 të dislokuara në Kosovë, për udhëtimin e njësive shqiptare të Brigadës VII, në rrugën Podujevë - Kurshumli... dhe u theksonte se në ato njësi konsiderohet se ka shumë dezertorë dhe kriminelë të njemendët, ndaj u urdhëruan që t´u vihej roje përgjatë rrugës (në të dy anët e Grykës së Llapit) në mënyrë që të pengojnë dezertimin e tyre.10

Kryengritja e Drenicës

Qëndresa dhe rënja heroike e Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës

Derisa makineria ushtarake jugosllave vriste popullsinë e pafajshme shqiptare gjithandej Kosovës11, sipas kujtimeve të martires shkodrane Marije Shllaku, shtabi i Brigadës së Drenicës, më 21 janar 1945 në Gryk të Llapit, mbajti një mbledhje, në të cilën ishin ftuar rreth 100 personalitete shqiptare të arratisur (në mesin e tyre ishin edhe Prof.Ymer Berisha dhe Ukë Sadiku) për të vendosur, lidhur me shkuarjen apo mosshkuarjen e Brigadës nga Kosova dhe për kahet që duhet të mirrte Lëvizja e Rezistencës Shqiptare. Në shenimet e saj (për këtë mbledhje) Marije Shllaku saktësoi: ”Bëmë një bisedë paria, për gjendjen e ngushtë që na paraqitej, të vdesim dhe të mos biem nën Serbi: edhe në paqim mundësi të shpëtojmë pa luftë. Në qoftëse jo, të çohemi të gjithë dhe të mbrojmë, por të mos e lëshojmë Kosovën”.12

Në një takim të fundit, të mbajtur më 23.01.1945 në Gllamnik, në mes Shaban Palluzhës dhe përfaqësuesit të Shtabit Operativ të“Kosmetit”: Ismet Shaqirit, këtij të fundit iu kumtua kundërshtimi i shkuarjes së Brigadës për në Srem (Serbi), për shkak të vrasjeve dhe masakrimeve të popullsisë shqiptare që kryenin brigadat jugosllave anë e këndë Kosovës.

Pas dështimit të bisedimeve, Shtabi i Brigada së Drenicës më 23 janar 1945 i bëri përgatitjet e mundshme për daljen nga rrethimi i shumëfisht i ushtrisë jugosllave me humbje sa më të vogla. Më 24 janar 1945 brigada la Grykën e Llapit dhe marshoi drejtë djepit të qëndresës shqiptare-Drenicës. Fillimisht Brigada dislokohet përreth Gllamnikut ndërsa Shtabi i saj vendoset në Gllamnik. Në orën 16 të asaj dite, gjatë marshimit të Brigadës nga Gllamniku në drejtim të Barilevës për të depërtuar në malet e Qiqavicës, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha, urdhëroi njësitë e veta të shtinin 14 predha topi 13 në mesin e ushtarëve të Brigadës së Drenicës. Mirëpo, luftëtarët e brigadës u mbrojtën me sukses nga sulmet e tilla dhe pa kurrfarëë humbjesh vazhduan rrugën. Ndeshja e parë ballore e Brigadës me Ushtrinë pushtuese jugosllave ndodhi më 25 janar 1945, në Artakoll. Ndonëse më 26 janar Shaban Palluzha me 500-700 luftëtarë besnikë, deperton në Drenicën qëndrore, pjesa tjetër e luftëtarëve që vinin nga Llapi, Permalina, Artakolli... u shkëputën (nga brigada) për të depërtuar në Shalë të Bajgorës e gjetiu, me qëllim të organizimit të rezistencës në ato rrethe.

Nga luftimet e përgjakshme deri me 31.01.19145 krijohet një “Zonë e Lirë” në të cilën do të përfshihen 20 fshatra të Drenicës, si: Tërsteniku, Bajica, Palluzha, Shtutica, Dashevci, Mikushnica, Luboveci, Oshlani, Obria e Epërme, Obria e Poshtme, Açareva, Obiliqi i Epërm, Obiliqi i Poshtëm, Krushevica dhe disa fshatra përreth. Gjatë këtyre betejave Brigada e Shaban Palluzhës ka shpartalluar disa njësi serbo-malazeze si dhe 1/3 e Brigadës 25 serbe. Brigadat jugosllave, në kuadër të të cilave ishin mobilizuar mbi 40 mijë ushtarë, ato ditë morën urdhër që të shkatërrohen tërësisht me artileri të rëndë, të gjitha fshatrat e fortifikuara e që bëjnë rezistencë të armatosur. Në zbatim të këtij urdhëri u dogjën e u rrënuan me tokë fshatrat: Tërstenik, Obria e Epërme, Obria e Poshtme, Plluzhina, Tica, Likoci ,Rezalla, Palluzha, Krushevci dhe Dashevci, ndërsa pjesërisht u rrënuan: Polaci, Kozhica, Prelloci, Gradica dhe disa lagje nga fshatrat tjera.

Gjatë këtyre operacioneve këto urdhëra nuk do t´i zbatoi “Batalioni i Rinisë” i cili drejtohej nga Isuf Ibrahimi, e ku ishin të gjithë shqiptarë. Ky batalion me 1 shkurt 1945 (për të mos u vrarë vëlla me vëlla) do ta lëshoi frontin e hapur në Prekaz, Klinë e Mesme, Klinë e Epërme në drejtim të fshatit Polac. Për këtë dezertim, Gjyqi Ushtarak i SHO të Kosmetit, të kryesuar nga Fadil Hoxha, më 25 prill 1945 do t´i dënojë 5 veta me pushkatim dhe dy të tjerë me nga 2 vjet burgim të rëndë. Ata që u denuan me pushkatim ishin:

1. Komandanti Isuf Ibrahimi nga Gjilani;

2. Xhafer Lladova nga Lladova;

3.Abdyl Hyseni,

4.Shaban Cernica dhe

5. Raif Halimi,që të tre nga Cërnica.

Ekzekutimi i tyre u bë në burgun e Pejës, ndërsa nga pushkatimi shpëtoi vetëm Raif Halim - Cërnica, i cili do t´i mbaj 18 vjet burg të rëndë nëpër kazametet famëkeqe të regjimit komunist jugosllavë.

Më 18 shkurt 1945, pas një rezistence heroike, kur bashkëluftëtarët e Sh.Palluzhës mbeten pa municione, veshmbathje e pa bukë, me urdhër të Mehmet Gradicës një pjesë e madhe e tyre u shpërnda për t´i shpëtuar vdekjes, ndërsa rreth tyre do të mbesin vetëm 70 - 100 luftëtarë. Natën e 20/21 shkurtit 1945 Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica me një efektiv luftëtarësh prej 17-29 veta u gjetën të rrethuar në Kullat e Fekë Zenunit në Berzhenik. Më këtë rast dolën nga rrethimi me luftë të pakompromis, duke lënë 6 ushtarë serb të vrarë dhe një të plagosur. Nga aty gjatë ditës arritën të fortifikohen në Kullat e Dvoranëve në Tërstenik me një efektiv të përgjithshëm prej 16-20 luftëtarësh. Dhe natën e 21/22 shkurtit 1945 kullat u gjetën në rrethim të hekurt nga njësitë e Divizionit 52 të UJ-së, të udhëhequr nga Petar Brajoviq. Shaban Palluzha me bashkëluftëtarët e tij me sukses i përballoi sulmet e këmbsorisë duke vrarë disa ushtarë serb. Meqë pa ndihmën e artilerisë së rëndë, kulla nuk do të pushtohet lehtë, u gjet renegati shqiptar Kadri Mehmeti nga Klina, i cili duke gjuajtur me top u shkatërrua kulla dhe nga trarët e saj u plagosën për vdekje dy kreshnikët: Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica. Zëvendëskomandanti i brigadës Rexhep Xheli, i ndihmuar nga pesë-gjashtë bashkëluftëtarë, me sukses shpërthyen rrethimin dhe u tërhoqën duke i bartur Shaban Palluzhën dhe Mehmet Gradicën. Ata do të vdesin mbi krahët e bashkëluftëtarëve dhe kufomat e tyre do të fshihen, për ta mbajtur kështu nën ethe të frikës ushtrinë pushtuese edhe për një kohë te gjatë.14

Kryengritja e Drenicës u shua me gjak, por në historinë tonë mbeti një nga epopetë më të lavdishme të saj, që për gjeneratat e reja u bë burim frymëzimi deri në epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendosja e administrimit ushtarak në Kosovë dhe mobilizimi dhunshëm i shqiptarëve në mars 1945

Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin, të cilëve ju foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komandues. Në krye të pushtetit ushtarak, përkatësisht të Shtabit të Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatës së I-rë kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllavë), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1945 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52 etj.15

Kjo makineri pushtuese ushtarake në Kosovë, duke i marrë të gjitha masat për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e këndë Kosovës. Veçmas pas vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritëse, Shtabi Operativ i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së nisi mobilizimin e shqiptarëve për t'i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës (në veriperëndim të Jugosllavisë), ndonëse mobilizimi i shqiptarëve kishte filluar qysh në fund të dhjetorit 1944 (me dërgimin e tyre në frontin e Sremit, në veri të Sërbisë). Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një demonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë, të djemëve, vëllezërve dhe burrave të tyre.

Si ndodhi masakra e Tivarit - më 1 prill 1945?!

Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të ”Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë.

Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish - Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.16

Sipas kujtimeve të pleqëve, që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm..., të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptar, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni !
Çarmatosja, atyre ju ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejt ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikoz u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptar dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar.

Rrugëtimi i përgjakur

Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar, nga kazermat e Prizrenit u bë në tri grupime (eshalone):

1.Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas 5 - 6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX - të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptar nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku.

2.Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze 18. Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren – Zhur – Kukës – Puk - Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë... si, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit.

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptar që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë - Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo – malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27/28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrrasin mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek... 19

Edhe pse të lodhur e të rraskapitur nga rruga e gjatë dhe uria, do të vazhdohet me rrugëtimin dhe natën e 28 / 29 marsit të mobilizuarit do ta kalojnë në një luginë të rrethuar me pyje në periferi të Pukës. Të nesërmen shumë veta për shkak të torturave, helmimeve me ushqim, veshmbathjes së dobët... nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën dhe mëngjesi i gjeti të vdekur. 20 Në mbrëmjen e 29 marsit, gjatë kalimit të një kanioni (lugine të thellë) te “Ura e Zogut” përmes një vagonete - teleferiku të improvizuar, u hodhën në greminë rreth 50 veta dhe shumica prej tyre gjetën vdekjen. 21

Në mëngjesin e 30 marsit Eshaloni i dytë është nisur në drejtim të Shkodrës dhe në “Vaun e Spasës” meqë ishte ura e shkatërruar, lumi është kaluar me anije të improvizuar. Rreth orës 16:00 kolona është futur në Shkodër ku në të dy anët e rrugëve janë përshëndetur nga mijëra shkodranë. Meqë shkodranët sollën ushqime dhe ujë për vëllezërit e tyre nga Kosova, xhelatët serbo-malazezë e ndaluan një gjë të tilë dhe me shpejtësi kolona e të mobilizuarve u vendos në një kazermë në kodrën e lartë në Shkodër. Aty kah mesi i natës 30/31 mars eshaloni është nisur në drejtim të Ulqinit dhe me të kaluar kufirin (afër Ulqinit) kolona është ndalur gjoja për të pushuar. Me këtë rast të gjthë të sëmurët dhe të plagosurit ndahen në një vend të caktuar, me arsyetim për të evituar ndonjë epidemi të mundshme, dhe me premtimin se ata do të shërohen në ndonjë spital të Malit të Zi janë ndaluar aty dhe kurrë më nuk është mësuar për fatin e tyre, ashtu sikurse nuk dihet as për fatin e qindra shqiptarëve të tjerë që u ekzekutuan gjatë këtij rrugëtimi.

Pas këtyre peripetive, eshaloni i dytë, nën përcjelljen e malazezëve - në mesditën e datës 1 prilli 1945 arriti në Tivar. Atë ditë të kobshme rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo - malazez, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes të rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyri masën e shqiptarëve që të shtrihen për toke, ndërkohë që ajo hapsirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe terracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth . 22

Azem Hajdini njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë nga Masakra e Tivarit, kështu e përkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit:

"Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katshe, i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt , me maje të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marr parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit - kujton A.Hajdini - ishin 10 - 15 ushtarë të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh... dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100 - 150 veta. "Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.200 - 2.500 veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me te gjitha llojet e armëve të zjarrit si: me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kështu që brenda një ore, gjithë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj. Kësaj masakre makabre arritën t'i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të filloj sulmi. 23
Xhelatët e pashpirt, për të identifikuar të plagosurit që kishin shpëtuar nga trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” lëshuan një proklamatë në të cilën thuhej:
“a) Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarësisht prej gabimeve që i kanë bërë !!!
b) të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore dhe sipas nevojës do të dërgohen në shërim, prandaj të gjithë ata të ngriten në këmbë dhe të skajohen.
c) kërkojmë të brohoritni parullat: ”Rroftë shoku Tito” , ”Rroftë bashkim-vëllazërimi” , ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”... !!!24
Duke menduar se thirrjet e proklamatës ishin të vërteta, shumica e të plagosurve do të ngriten nga vendi për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.., çka ndodhi...?! Ushtarët mizorë në vend të ndihmës mjekësore, u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pamëshirshëm. Ky asgjësim barbarë zgjati deri në orët e mbrëmjes, të datës 1 prill, kur në vendin e krimit do të vijnë një grup oficerësh të prezentuar si dalmatinë.

Këtë ngjarje dhe ajo çka pason A.Hajdini e kujton kështu: “ Pas kontaktit që vuri(Isuf Halili nga Radisheva që kishte dal i pari për të kontaktuar me njërzit që u prezentuan si dalmatin e që apelonin për té dalë nga ndërtesa), si dhe pas premtimeve që morëm se nuk do të ketë vrasje, edhe ne të tjerët vendosëm ta léshojmë ndërtesën. Para se të fillojë dalja, në ndërkohë serbët dhe malazezët vunë roje në çdo kat të ndërtesës dhe askush s'mund ta lëshonte atë pa u kontrolluar detajisht. Prej nesh kanë konfiskuar çdo gjë të vlefshme, si unaza ari, orë dore ose xhepi, të holla etj. Kur dolëm jashtë, vërejtëm se oficeret që na kishin përcjellur dhe ata të paraqitur si dalmatin, edhe më tutje diskutonin me tone të larta dhe plotë nervozizëm. Mësuam se të parët përpiqeshin ta arsytojnë masakrin andaj prej ushtarëve dhe oficirëve të ardhur kërkonin që të largoheshin prej vendit të ngjarjes. Nuk vonoi edhe ata u tërhoqën, sigurisht në aradhat e veta e neve na lanë prap në mëshirën e gjakatarëve. Derisa dilnim nga ndërtesa, pas nesh mbeteshin një numër i madh i të plagosurve, duke qarë e kërkuar ndihmë.“ 25

Në vijim dëshmitari Hajdini përkujton:“Me të dalur në oborr, vërejtëm një rrethim të madh nga ushtarët serbë e malazezë, por edhe një skenë të llahtarshme para nesh, ku shtriheshin me mijra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronim sidomos gjësendet e mprehta si bajonetat, sëpatat, tërfurqit shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitura në gjoks, stomak apo gjymtyrë të tjerë trupit. Në atë grumbull njerëzish të kryqzuar si kubiku i druve një mbi një, nuk mund të dallohej se kush është kush, ku e ka kokën e ku këmbët apo trupin. Kishte shumë të plagosur që vuanin duke vajtuar, kërkonin ndihmë, klithnin e çka jo tjetër. Është vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë e tmerrshme, kur të plagosurit që u shkonte gjaku rrëke, kërkonin ndihmë e nuk ishin në gjendje t'u ndihmojmë. Ishte shumë vështirë për ne që mbetëm gjallë detyrimi të qëndrojmë në këmbë mbi kufoma. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit të cilët shpesh klithnin:„ ndihmom vëlla, e mos shkel mbi varrën time“, „vëlla, ma jep një pikë ujë“, „ma hiq sopatën, tërfurkun, thikën nga gjoksi“, „më nxirrë prej kufomave“ etj, etj „. Nuk ishin të rralla edhe lutjet: „vëllazër, mos na leni në duar të këtyre xhelatëve“, „na mytni ju“…!! Të shtërnguar nga të gjitha këto kërkesa, edhepse ishim të rrethuar nga qindra ushtarë të armatosur, ne megjithatë u përpoqëm që sado - pak t'u japim ndihmë duke i nxjerrur të plagosurit nga kufomat. Por, atë moment kur na kannë diktuar se po u ndihmojmë, ushtarakët dhanë urdhër të ri kërcnues se çdo kush që tenton t'ju ndihmojë ose që shmanget nga turma që qëndronim në këmbë, do ta zë plumbi. Poashtu dënohet me vdekje çdo i plagosur që tenton t'u bashkangjitet atyre që kanë mbetur gjallë në ndërtesë.“ Në kërë rrëfim rrënqethës plaku Hajdini thotë se i ka njohur disa të plagosur dhe të vrarë në këtë masakër barbare: „…të plagosurit duke kërkuar ndihme njoha Asllan Mustafën nga Tërnavci, Bislim Pajazitin nga Krasimovci, Bejtë Bislimin nga Kryshefci e disa të tjerë emrat e të cilëve tani nuk më kujtohen. Ndër kufomat në oborr njoha Sinan Avdiun nga Tërnavci, Hysen Zeqën nga Kuçica, një djal të ri nga Rakinica, tre të tjerë nga Kopiliqi, dy shokë nga Prekazi e të tjerë.“…26

Mobilizimi i kryesve të krimit për zhdukjen e krimit

Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo - malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së ½ prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimish dogjën dhe pastaj u hudhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen ...!!!

Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar, më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë,27 ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh...28

Kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë ngjarje do të përpiqet ta cilësoj si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve !! 29

Edhe pas masakrës së Tivarit, mobilizimi i Shqiptarëve
nuk u ndalë dot...!!!

Edhe pas kësaj masakre që ndodhi me grupin e dytë, dërgimi i shqiptarëve për në Frontin e ashtuquajtur të Adriatikut vazhdoi edhe më tutje.

3.Grupi (Eshaloni) i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famkeqe XXVII. Shumë shqiptarë të mobilizuar në këtë grup, gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higjienës u sëmunë rëndë nga tifoja dhe për pasojë dhjetra prej tyre vdiçën rrugës. Më 1 prill (ditën kur në Tivar - u masakruan pamëshirë shqiptarët e grupit të dytë) këtij grupi gjatë kalimit të lumit Buna, iu përgatit një incident me ç'rast u vranë disa prej tyre. Ndërkaq në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të IX-të dalmatin. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik,ku u vendosën në disa objekte me destinime të ndryshme,mirëpo një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baroti,në një mëngjes u gjetën të ngulfatur nga një lloj helmi dhe vdiçën të gjithës sa ishin aty 30.

Duke u bazuar në shifrat e sipërthëna delë se gjatë muajit mars 1945, për në front të Adriatikut janë mobilizuar 11.100 shqiptarë, ndërkohë që organet zyrtare evidentojnë një numër më të vogël (7.420 veta). Gjatë muajit mars 1945 (për këtë front) u mobilizuan dhunshëm edhe dy grupe shqiptarësh, nga trevat etnike të Maqedonisë perëndimore.

Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve në prill 1945

Mobilizimi i shqiptarëve të Kosovës dhe dërgimi i tyre për në Frontin e ashtuquajtur të "Adriatikut", ka vazhduar edhe gjatë muajit prill 1945.


Që në fillim të këtij muaji, Shtabi Operativ i Kosovës i përbërë kryesisht nga serbo-malazezët, lëshoi urdhëresën (Zonave ushtarake) për ndjekjen dhe kapjen e të gjithë dezertorëve shqiptarë (nga Brigadat Kosovare) por edhe të tjerëve që ishin të aftë për luftë dhe prëgatitjen e tyre për t'u rreshtuar (moblizuar) në repartet e Armatës së IV-të jugosllave. Ky aksion i ndërmarrë në emër të "spastrimit të terrenit nga forcat reaksionare" pasoi me vrasje e likuidime të shqiptarëve kudo që ishin, ndërkohë që radhët e grupeve nacionaliste në shumë anë të Kosovës u rikonsoliduan për ta mbrojtur popullatën nga ekspeditat e përgjakshme të divizioneve serbo-malazeze. Ato ditë prilli, Prizreni (me rrethinë) si një nga qytetet me peshë mbarëkombëtare në histori,meqë ishte epiqendër e mobilizimit-kalonte momente tepër dramatike që të kujtonin barbarinë serbe të viteve 1912-13, të bëra ndaj fshatrave të Vërrinit, Opojës dhe të Lumës.

Sipas dokumenteve arkivore në Zonën Ushtarake të Prizrenit (ku përfshiheshin Suhareka, Rahoveci dhe Dragashi) operonin Brigadat II dhe IV kosovare dhe Brigadat serbe të Divizionit 46-të. Në rrethinat e Prizrenit, në Vërri, Has e në Kabash, operonin batalionet e Brigadës së IV-të kosovare dhe repartet e Brigadës XXV serbe, të cilat shtriheshin edhe në Rrafshin e Opojës (komuna e Dragashit). Këto Brigada famëkeqe, duke i zbatuar urdhërat e “Shtabit Operativ të Kosmetit” - për mobilizimin e shqiptarëve, pasi vunë në një shetrrethim të plotë Prizrenin dhe fshatrat e Vërrinit, të Hasit, Përdrinit, Kabashit dhe të Opojës, terrorizonin egërsisht popullatën e pafajshme dhe arrestonin të gjithë meshkujt prej moshës 18-60 vjeç.

Në këtë fushatë të egër, vetëm më 17 prill në Prizren u dogjën shumë shtëpi dhe u arrestuan mbi 400 veta, të cilët iu dorëzuan organeve të OZN-së. Listat e të arrestuarve përpunoheshin nën mbikqyrjen e Komitetit të PKJ të Prizrenit. Deri më 19 prill nga fshatrat e Prizrenit u arrestuan mbi 1300 veta 31, dhe sipas të dhënave të mbledhura në teren prej tyre 195 mashkuj ishin nga fshatrat e Vërrinit. Arrestimet më të mëdha të përcjella me dhunë, rrahje e vrasje, u bënë në Zhur, Billushë, Kobajë, Lybeçevë, Jeshkovë, Leskovec, Vlashnje dhe Vërmic 32.

Në këtë periudhë të mobilizimit u arresutan edhe shumë kuadra shqiptar, që përbënin organet e pushtetit lokal dhe në vend të tyre emroheshin njerëzit e dëgjueshëm. Shumë shqiptar duke iu shmangur mobilizimit iu bashkuan radhëve të grupeve të rezistencës (Çetave nacionaliste). Ta zëmë në trevën e Vërrinit pjesa më e madhe e mashkujve (që iu shmangën kthetrave serbe) iu bashkuan Çetës nacionaliste të udhëhequr nga Destan Berisha nga fshati Kushtrim (ish-Billushë).

Në këto rrethana të jashtëzakonshme, në muajin prill 1945, në kazermën ushtarake të Prizrenit u grumbulluan (nën tytat e pushkëve) mijëra shqiptarë, të cilët të ndarë gjithashtu në tri grupe (eshalone) u nisën drejtë brigjeve të Adriatikut.

“ 1. Grupi (eshaloni) i parë - me 1.506 veta, nga Prizreni për në Tivar u nis më 19 prill, i shoqëruar nga repartet e batalionit të I-rë të Brigadës XXVI dhe Kompanisë së zbulimit të Divizionit të 46-të serbë. Gjatë rrugës, në Shkodër dy veta vdiqën nga tifoja, me ç´rast së bashku me shqiptarët e pësoi edhe një roje serbe nga repartet përcjellëse.

2. Grupi (eshaloni) i dytë - me 2.601 veta, u nis më 20 prill nën mbikqyrjen e Brigadës XXV dhe të kompanisë së zbulimit të Divizionit 46 serbë. Rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm bëri që disa shqiptar të dezertojnë. Ndërsa gjatë kalimit të lumit Buna u mbytën 17 shqiptarë dhe 1 ushtar serb nga repartet përcjellëse.

3. Ndërkaq, më 24 prill u nis grupi (eshaloni) i tretë - me 1.216 veta, i përcjellur nga Brigada XXVI “ 33.

-Nga këto shifra rezulton se gjatë prillit, janë mobilizuar 5.323 shqiptarë, ndërsa pushteti serb, evidenton vetëm 4.300 veta.

Të gjitha këto grupe - eshalone (të marsit – prillit 1945) u dorëzuan në repartet e Armatës së IV-të jugosllave dhe me anije u deportuan në shumë vija të frontit në Slloveni e Kroaci, prej nga qindra – mijëra shqiptarë nuk u kthyen kurrë në shtëpitë e tyre

Sa shqiptarë u mobilizuan dhunshëm në janar-prill 1945...?!

Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren – Kukës – Shkodër - Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar (mobilizuar) 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u dërguan nga viset etnike shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq, në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadave kosovare dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar - prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike,për frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të”Adriatikut”.

*Sigla "Tivari 1945" dhe disa foto, janë huazuar nga libri " Tivari 1945 - Kalvari i Kosovës" të prof.dr.Muhamet Pirraku

____________________________________

R E F E R E N C A T



1Dr.I.Hoti - Formimi i njësiteve të armatosura të LNÇ-së dhe veprimtaria e tyre, (fejtoni) Zëri 15.X.2003,fq.25.

2 Historia e popullit shqiptar II, Prishtinë 1967, fq.808. /Dr.I.Hoti-artikulli i cituar, fq.25.

3 Dr.D.Bislimi - Formacionet politik-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997, fq.209 /.Prof.ddr.Izber Hoti-Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare nga kapitullimi i Italisë fashiste deri në fund të nëntorit 1944 (Fejtoni) Zëri 16.X.2003, fq.18 /Dr.Daut Bislimiepra e cituar, fq.196.

4 Dr.I.Hoti-Të dhëna të panjohura për Luftën e Dytë botërore në Kosovë (1941-1945), Prishtinë 1999, fq178. (k.nr.21/69,dok.nr.1281)

5 Dr.I.Hoti-artikulli i cituar, fq15.

6 Dr.H.Bajrami-Kosova (20 shekuj te identitetit te saj) Prishtine 2001, fq.86.

7 Dr.M.Pirrakuumtesë- Revolta e“Brigadës së shaban Palluzhës“- kthesë historike në luftën e popullit shqiptar për liri, ALK-„Kosovapress“10 mars 2001, fq.5.

8 Dr.M.Pirraku-Kryengritja e Drenicës 21.01-21.02.1945 (Kumtesë 21 shkurt 2001,Prishtinë)

* OZN-a - Odelenje za Zastitu Naroda (Dega e Mbrojtjes së Popullit) - u formua me 14 maj 1944. Ajo veproi në kufirin e seksionit të Mbrojtjes Popullore të KANÇJ, e cila kishte të drejtat dhe detyrat e Qeverisë. OZN-a ishte e organizuar në parime ushtarake. Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u formua më 1 shtator 1944 nga Aleksandër Rankoviqi, i cili për këtë qëllim kishte ftuar në Vis Miladin Popoviqin, Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviqin. Në radhët e OZN-ës ishin edhe tre anëtarë të Komitetit Krahinor të Kosovës: Ali Shukriu, Çedo Mijoviq dhe Sahit Bakalli.

Pas formimit të të ashtuquajturës Qeveri e Jugosllavisë Demokratike në mars 1945-OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse më 1946 u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavne Bezbednosti-Drejtoria e Sigurimit të Shtetit) që tani quhet DB (Drzhavna Bezbednost-Sigurimi i Shtetit). OZN-a qe dhe mbeti një mekanizëm monstruoz për luftimin e veprimtarive liridashëse të të gjithë popujve të ish-Jugosllavisë pa përjashtim, por në mënyrë të veçantë kundër atyre shqiptarë.

9 Sh.Braha-Rifat L.Berisha, figurë e shquar kombëtare, Tiranë 1998, fq.165.

10 / A.Bytyqi-Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878-1991, Prishtinë 2001, fq.83/85; /Dr.M.Pirraku-Kumtesë e cituar, fq.6.

11 Po aty, fq.102/102 dhe Dr.H.Bajrami-Vepra e cituar fq.86

12 Dr.M.Pirraku-Kumtesa e cituar, fq.7.

13 Po aty

14 Dr.M.Pirraku-Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992 fq.106.

Dr.M.Pirraku-Kumtese /Revolta e”Brigades se Sh.Polluzhës…”, Kosovapress 10.03.2001.

15 Sh.Braha - Gjenocidi serbomadh... fq.458

16 A.Hajdini - Tragjedia e Tivarit, 1990 fq.3

18 M.Shatri-Kosova në LDB, fq.224

19 Revista Koha-Nr.144,12 mars 1997, f.39

20 Po aty

21 Po aty

22 A.Hajdini - Tragjedia e Tivarit, fq.13

23 Po aty, fq.15-17

24 Revista Koha, nr.146,26 mars 1997, fq.41

25 A.Hajdini- vepra e cituar

26 Po aty

27 Në raportin e prof.Ymer Berishës dërguar Misionarit anglez Hadson më 22.X.1946 në Tiranë, thuhet se në Tivarë janë vrarë 1670 veta.

Më 20.IX.1996 TV norvegjeze ka kumtuarnjë lajm për zbulimin e një varrete masive afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqiptarëve të vrarë më 1 prill 1945.

28 –Azem Hajdini, që kishte përjetuar Masakrën e Tivarit, deklaron se me 26 mars 1945 nga Prizreni për në frontin e Trieshtës (në eshalonin e dytë) janë nisur 4.700 shqiptarë dhe masakrës së kryer në Tivarë më 1 prill 1945, i kanë shpëtuar 810 veta. Nga kjo dëshmi del se gjatë marshutës nga Prizreni - deri në Tivarë janë vrarë e zhdukur pa gjurmë 3.890 shqiptarë...!!!

29 L.Nasi - Ripushtimi i Kosovës..., fq.177

30 AIHU, k.1341, dt. 8.VI.1945

31 Dr.M.Pirraku - Ripushtimi i Kosovës..., fq.144

32 Më 16 prill 1945 njësit e Brigadës së 25-të serbe, në bashkveprim me komandën e vendit në Prizren bënë konfiskimin e pasurisë së të katër të mobilizuarve zhurjanë. Me këtë rast u morën: "1 ka, 16 dele, 14 qengja, 3 dhi, 1 cap, 100 kg. misër dhe 20 kg grur". (Po aty fq.136 - nga AVII Nr.9-1/4-9-6/4, K-1341, 10.IV.1945)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#9

Post by Arbëri » Tue Dec 29, 2009 3:17 pm

MASAKRA E TIVARIT DHE TRADHËTIA E ENVER HOXHËS

Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individ, por më duket ende nuk është folur mjaft për mos angazhimin tonë moral dhe njerëzor. Unë po përpiqem të ofroj diçka që mendoj se të tjerët ende nuk e kanë thënë.

Nga Xhafer Leci

Enver Hoxha dhe revolucionari Milladin Popoviç, 1943

Image
Komunistet shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i benë serbo-malazezet gjatë L2B. Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e pa parë ndonjëherë në historinë njerëzore. Për këtë masakër Enver Hoxha ka qenë dashtë ta padisë Jugosllavinë në gjyqet ndërkombëtare, mendoj se edhe pse është vonë ende një denoncimi i tillë është i mundur. Gjenocidi i mijëra shqiptarëve të mobilizuar dhe të dërguar në armatën e Katërt të Ushtrisë Jugosllave e cila e ka pas për detyrë ta marrë Rijekën, Istrinë, Triesten dhe Korushken, të cilat edhe i ka marrë. Tivari ka qenë tabu-temë në atë kohë. Fadil Hoxha me kompani heshtën nga frika, por pse heshti Enver Hoxha me kompaninë e vetë komuniste, këtë nuk mund ta kuptojë logjika e shëndosh, as sot dhe as kurrë. Rezoluta e Bunjajt (1943/44) ka pas për qëllim krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por në fakt në Bunjaj është aprovuar Rezoluta në të cilën është thënë: “… arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës më Shqipërinë….” Kjo rezolutë është e shkruar në gjuhen shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo Rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare si Balli Kombëtarë, NDSH-eja etj, për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike. Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt politbyroja e PKJ-së i ka shpallur të pavlefshme këto vendime dhe kështu Kosova është ka mbetur me dhunë si pjesë e Jugosllavisë me një autonomi tejet të zbehtë. Në Bunjaj vetëm Xhavit Nimani ka kërkuar që KNÇ i Kosovës, i formuar në këtë Konferencë të lidhet me Jugosllavinë, dhe për këtë qëndrim të tij (tradhtar) është emëruar si shef i OZN-s famëkeqe e cila ka dërguar në vdekje mijëra shqiptarë. Në letrën e Politbyrosë të PKJ, dërguar Komitetit Krahinor të PK të Kosovës të cilën e ka nënshkruar Millovan Xhillas, e më të cilën hedhen poshtë vendimet e Bunjajt, është edhe direktiva që orientimi për veprim në Kosovë është diskutimi i Xhavit Nimanit. Kështu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltë për 45 vite në Kosovë, dhe sot ka njerëz që e adhurojnë siç e adhurojnë edhe Enver Hoxhën,i cili më 1944 i dërgon 2 brigada të ushtrisë shqiptare për të siguruar Kosovën si pjesë të Jugosllavisë.

Historiani prof.dr. Zekeria Cana në librat e tij „Ditari i Robërisë“ 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoj Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim. Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhë kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta “reaksionare”, me qëllim që pastaj komunistët jugosllav dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë, etj.

Po të bisedonim me kroatët dhe t’u thoshim atyre se ne shqiptarët jemi të parët në demonstratat e vitit 1981 që ia dridhen Jugosllavisë themelet, ata do të na thoshin; kujtoni demonstratat tona të vitit 1971 në Zagreb, Split dhe qytete tjera kroate, dhe luftën të cilën e kemi bërë ne me serbët pa ndërpre që nga viti 1928-1945 e deri më sot..?

Unë nuk mendoj t’i nënvlerësojë demonstratat tona dhe luftën tonë heroike për çlirimin e Kosovës, por duhet t’i kemi parasysh edhe sakrifikicat e të tjerëve që luftuan për pavarësinë e shtetit të tyre, sikur që luftuan edhe shqiptarët. Po përmendi vetëm disa raste të luftëtarëve të hershëm kroat, të cilët luftonin kundër komunistëve serbo-jugosllav për krijimin e shtetit të pavarur kroat, pra për Kroacinë e sotme sovrane.

Në Norvegji më 25 prill 1971 nga kroatët Miro Barishiç dhe Angjellko Brajeviç u vra ambasadori i Jugosllavisë malaziasi Vlladimir Rolloviç. Rolloviç ka qenë komisar politik i njësisë që e ka bërë masakrën në Tivar, që donë të thotë se ka qenë njeriu kryesor. Ju doli rend që atë ta vrasin kroatët e jo shqiptarët, që kanë pasur arsye më të madhe. Ka qenë dashur që ne të veprojmë në mënyrë të organizuar e jo individualisht, vetëm duke i kënduar njeri tjetrit elegji dhe të shesim lavd..! Pse e vranë kroatet Rolloviçin; jo pse Rolloviç kishte dhënë urdhër për masakrën e Tivarit, por pse Rolloviç zbuloi bashkëpunimin e komunistëve kroat me ish forcat e ustashve në Perëndim, të cilët luftonin për bërjen e Kroacisë shtet të lirë. Kroatët, për dallim nga komunistët shqiptarë titoistë dhe enveristë, të cilët fyenin Ballin Kombëtar dhe NDSH-në, si forca të errëta dhe tradhtare, që ndiqeshin këmba-këmbës kudo që ishin edhe në Perëndim. Kroatët komunist bashkëpunonin me forcat reaksionare, kështu që ata që drejtonin Kroacinë më 1971 si Savka Dapçeviç Kuçar, kryetare e Kroacisë, Mirko Tripallo, ministër i jashtëm i diplomacisë Jugosllave, i cili kishte folë në një rast në institucione, për mos besimin anti-serb:“ Të gjallët nuk mund t’u s`qajrojnë të vdekurve, kurse të vdekurit të gjallëve munden shumë. Në shtator 1986 në Shtokholm në ora 23.23 minuta pas përcjelljes së një filmi u vra kryetari i Suedisë Olaf Palme dhe plagoset gruaja e tij Lisbet, si vend demokratik që ishte Suedia. Olaf ishte pa roje dhe pa përcjellje të policisë. Policia suedesze gjatë hulumtimeve ka ardhur deri në përfundim se vrasja e Olaf-it ka lidhje me me aparat-hejdin e Afrikës së Jugut dhe me luftën e Vietnamit.

Ndërsa disa media të huaja patën shkruar se vrasja e Olaf Palme u krye nga agjentë jugosllav në shenjë hakmarrje për vrasjen e ambasadorit jugosllav Rolloviç, dhe se vrasësi pas dy javëve qëndrimi ilegal në Suedi, pa u hetuar nga policia suedeze kishte udhëtuar për Beograd bashkë me ekipin e futbollistëve jugosllavë të cilët atë kohë kishin zhvilluar një ndeshje në Suedi.

Gjithashtu me 10 shtator me thikë u plagos rëndë dhe vdiq me 11 shtator 2003 ministrja e jashtme suedeze zonja Anna Lindh, nga serbi Mihajilo Mijaloviq, i lindur në Stokholm me 6 dhjetor 1978. Ministresha suedeze u vra vetëm se ajo përkrahu bombardimet e NATO-s për të mbrojtur gjenocidin dhe spastrimin serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Pas shumë përpjekjeve se Mihajlo ishte i sëmuar psikik, ai më në fund nga gjykata supreme e Suedisë u dënua me burg të përjetshëm. Ndërsa vrasësi i ambasadorit Rolloviç, Miro Barishiq pasi kreu burgun në Suedi, pati marrë pjesë në luftën e forcave kroate kundër atyre serbe, ku heroikisht ra ne frontin e nderit me 1993.

Siç e dimë shumë nga ne se UDB-ja jugosllave ka vra me qindra kroat në gjithë boten, por edhe kroatët janë hakmarrë gjithherë.

Kujtojmë vrasjen e Radishiqit, kryeministër në Qeverinë Jugosllave Serbo-Kroato-Sllovene me 1928 në Beograd në Parlament, serbët, popoviqët e Gjilan-it, bërtasin këtu duhet të kërcas pushka, dhe Radiq vritet, por kroatet për këtë vrasje pak më vonë në shenjë hakmarrjeje vrasin Kralin serb Aleksandër Karagjorgjeviçin në Marsej të Francës. Vlen të përmendim babë e djalë Toma dhe Vllada Popoviq, urdhër dhënësit xhelatë të masakrës së Gjilanit në dhjetor 1944, ku u pushkatuan mbi 4 mijë shqiptarë burra, gra, fëmijë, pleq e plaka.

Shtrohet pyetja se kur dhe cilin funksionar serb e vranë shqiptarët në shenjë hakmarrjeje për gjithë ato masakra dhe gjenocide që kanë ushtruar serbët ndaj ne shqiptarëve, sidomos prej viti 1912 e këndej..?!

Pra, në këtë shkrim i bëra disa krahasime për të vënë në pah disa të vërteta historike dhe politike rreth masakrës së Tivarit, me dëshirën që historianët tanë kur të shkruajnë për historinë tonë kombëtare, të mos i harrojnë disa fakte politike të asaj kohe që ndërlidhen edhe me popujt tanë miq, siç janë kroatët dhe ndikimi i tyre në shembjen e komunizmit dhe ngrehinës ish jugosllave të udhëhequr kryesisht nga çetnikët serbë, të konvertuar rrejshëm në komunist.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#10

Post by Arta » Tue Dec 29, 2009 4:01 pm

Arberi, faleminderit per kete teme te qelluar. Nje teme ku te tregojme se c'fare ka hequr kombi yne ne shekuj!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#11

Post by Arbëri » Tue Dec 29, 2009 7:15 pm


Përkujtimi i viktimave çame

Për përkujtimin e viktimave çame nga gjenocidi grek për gati një javë radhazi u zhvilluan aktivitete nga më të ndryshmet, të cilat si fjalë bazë kishin “Çamërinë”.
Përkujtimi u hap me një koncert me këngë dhe valle çame në qytetin e Sarandës, duke u pasuar më pas nga përurimi i varrezave të Kllogjerit ditën e diel, dhe në po të njëjtën ditë u bë dhe një rikujtim i kalvarit të “masakruar” ndodhur 63 vjet më parë në pikën kufitare të Qafë-Botës, nga të përndjekurit e komunitetit çam, kalvar përkujtimor ky, që përveç mesazhit të vuajtjeve dhe dhimbjeve përçonte sikur të kishte kthyer rrotën e historisë pas, më qartë se kurrë dhe lidhjen jetësore, fizike dhe shpirtërore të këtij komuniteti me gjysmën tjetër përbërëse të tij, tokat e Çamërisë.
Vazhda vijoi me bërjen e një lutje ndërfetare në nder të viktimave të pafajshme çame, i pasuar më pas me hapjen e një pavijoni për këtë krahinë të Shqipërisë në Muzeun Kombëtar, me fotografi, publikime, punime artizanale, veshje çame etj., të cilat më vonë do të ekspozohen në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.
Këto përkujtime që u bënë për hir të atyre që u vranë dhe u dëbuan nga trojet e tyre padrejtësisht nuk janë as gojëdhëna e as hiperbolizma historike, por me një efekt shëmbëllimi të njëjtë do të pasqyrojmë të vërtetën e gdhendur në dokumentacione të vitit 1948, për shërbim të shtypit, të marra nga arkivat e Ministrisë së Jashtme.

Persekutimi i çamëve në Greqi

Më 3 dhjetor 1946, zoti Kostandin Caldaris, atëherë (Ministër i parë) i Greqisë, i paraqiti Këshillit të Sigurisë, një memorandum, nëpërmjet të cilit akuzohej Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqipëria, me pretendimin se këto vende nxisin luftën civile në Greqi, duke organizuar dhe furnizuar me armë kryengritësit. Komisioni i hetimit, i caktuar më 19 dhjetor 1946 nga Këshilli i Sigurisë, shkoi në Greqi dhe e konstatoi vetë të vërtetën. Përpara këtij komisioni nuk qenë vetëm përfaqësuesit e udhëheqjes jugosllave, bullgare dhe shqiptare që hodhën poshtë një nga një akuzat e rreme të grekëve dhe pohimet e dëshmitarëve të rremë të paraqitur nga kjo udhëheqje, por edhe populli grek, demokratët e persekutuar, të burgosurit të internuarit, të dënuarit me vdekje, familjet e viktimave të tmerreve të Xitos dhe xhandarmërisë, partizanët që luftonin në mal, organizatat sindikale dhe partitë politike demokratike, që u ngritën dhe akuzuan (Caldarisin) dhe regjimin e terrorit të vendosur nga monarko-fashistët dhe trupat britanike të pushtimit, si përgjegjës të situatës së vështirë që kalon Greqia dhe një rrezik për paqen në Ballkan. Akuzat e udhëheqjes greke ndaj Republikave Popullore fqinje e kanë burimin në urrejtjen që regjimi aktual grek ushqen ndaj këtyre regjimeve demokratike dhe mbi të gjitha janë synimet imperialiste të këtij regjimi, i cili ëndërron te pronësojë territore të reja në kurriz të fqinjëve.
Persekutime ndaj komunitetit shqiptar çam në Greqi

Konferenca e Londrës, që në 1913 vendosi kufijtë e shtetit të pavarur shqiptar, i la Greqisë, krahinën e Çamërisë ku banonin 60.000 shqiptarë. Qysh atëherë, gjithë udhëheqjet greke kanë ndjekur kundër këtij komunitetin një politikë të egër, të shkombëtarizimit dhe shfarosjes. Ata nuk i njohën kurrë të drejtën të kishin funksione të përbashkëta. Ju mohua edhe e drejta për të folur gjuhën amtare. Ajo u persekutua tmerrësisht. Në 1923, me gjithë protestat e çamëve dhe ndërhyrjes së Shoqërisë së Kombeve, mijëra çamë myslimanë u dërguan në Turqi dhe u ndërruan me grekë të Anadollisë. Gjatë Luftës së 2 Botërore, çamët morën pjesë në luftë krah për krah me EAM-in. Për këtë arsye, në qershor të 1944 dhe mars 1945, ata u persekutuan dhe u masakruan nga bandat fashiste të gjeneral Zervës, gjithë fshatrat dhe qytetet e Çamërisë u plaçkitën, dhe iu vu zjarri, popullsia u masakrua, gratë dhe fëmijët u përdhunuan dhe u vranë në mënyrë shtazarake, 23000 çamët që i shpëtuan vdekjes, u arratisën dhe emigruan në Shqipëri, ku jetojnë me mundime.
Deklaratat e emigrantëve çamë

Emigrantët çamë të Konispolit deklarojnë çka vijon, mbi masakrat e kryera nga bandat e Zervës. “Në maj të 1944-s bandat zerviste të komanduara nga Kolonel Kranja, Kapiten Lefter Strugari, Vasil Bardhuli, Koço Nikolla etj., në lidhje me komandën e qytetit, hyjnë në Paramithi në ora 10 të mëngjesit, të shoqëruara nga peshkopi i Paramthisë dhe u mblodhën në selinë e Greqisë, ku dhe vendosën masakrën e popullatës. “Me daljen nga mbledhja, në orën 3 të pasdites, ushtarët e Zervës mblodhën burrat e gratë, të parët në shkollën e qytetit, gratë në shtëpinë e Sali Hafuzit”. Këtu filloi tortura e burrave dhe përdhunimi i grave nga oficerët e ushtarët zervistë (emrat e të përdhunuarave nuk bëhen publike për arsye etike të gazetës). Të gjithë njerëzit që u gjendën nëpër shtëpitë e tyre, u masakruan shtazërisht nëpër rrugë. I quajturi Hasan Abdullah Mufiti, pasi u torturua u vra bashkë me gruan dhe dy fëmijët pranë një burimi. Fiq Abazi, dhe dy nga shokët e tij u therën në shtëpinë e këtij të fundit, Shazo Rustemi dhe vjehrra e saj u rrahën dhe u vranë në oborr të shtëpisë së tyre, duke u varur me kokë poshtë.
Thanas Rafti dhe pesë zervistë, pasi përdhunuan A. K. dhe motrën e saj i vranë, duke iu marrë gjithçka që kishin. Gruas Bibeko ia therën fëmijën në krahët e saj kur ajo po i jepte gji. Rreth muzgut, burrat e grumbulluar në shkollë, u nxorën grupe-grupe dhe u vranë në mënyrë çnjerëzore nëpër rrugë. Qazim Rexhepi me gruan, Besime Rexhepi dhe Tehat Nuhu u vranë pas shtëpisë së Halit Meqanit, Abedin Basko, Qani Basko, Omer Murati, Muhamet Kronjo, Jusuf Kronjo, Merushe Mershani, Gani Bolati u therën në vende të ndryshme të qytetit. Sanije Balati u dogj e gjallë me benzinë. Luf Balati dhe djali i tij 13 vjeç u vranë në oborr të shtëpisë. Gratë e mbyllura në shtëpinë e Sali Hafuzit, edhe pse vuanin nga uria, qenë rrahur dhe përdhunuar nga oficerët zervistë, derisa u sollën në Shqipëri një pjesë nga oficerët anglezë, kurse pjesa tjetër u soll në Shqipëri nga ushtarët zervistë. Gjatë rrugës, zervistët vranë dhe rrahën shumë gra, midis tyre Gjulo Brahimin. Para kalimit të kufirit shqiptar, në fshatin e quajtur Koskë, Jorg Konja dhe vëllai i tij, Grigor Koçua, Cel Koçua dhe Ilia Dakuqi, të gjithë nga fshati Pleshavicë, në lidhje me ushtarët, i mbyllën gratë në fermë, ku pasi i dhunuan, ata i morën gjithçka që ato kishin. Abedin Kronjon, 17 vjeç, e vranë dhe e bënë pjesë-pjesë. Një pjesë e kafkës së tij është ende në posedim të mbesës së tij, Fatije, që banon në Delvinë. Në këtë mënyrë janë shfarosur qytete dhe fshatra të tëra.

Në Parga u shfarosën 40 gra dhe fëmijë, midis të cilëve Izet Haxhi Mufiti, Hasan Sejini, Shyqyri Buredini dhe katër fëmijët e tij, Braho Duho dhe tre fëmijët e tij, Omer Bugjini me 9 anëtarët e familjes së tij, Abas Shuajipi dhe 2 djemtë, Xhelo Mulazini dhe dy fëmijët e tij.
Në Dermicë, Musa Çumani, Sulejman Diko, Demir Veizi,
Beshir Rustemi, Danush Hasimi, Izet Hamiti etj.
Në Vrahonë: Asim Abedini, Sali Nuredini dhe të tjerë.
Në Margëllëç: Qamil Abazi dhe Merjen Abazi.
Në Lops: Isuf Faiku, Sahko Braho dhe gruaja e tij Nurene.
Në Smartë: Dervish Vingo, Riza Shabani, Hysen Shabani,
Jakup Shabani, Mustafa Muharremi dhe Njazi Duro.
Në Koskë Shazije Shumani dhe djali i saj 3 vjeç, Abaz Jusufi, Elmas Rafati.
Në Shqefar: Isa Nushi.
Në Skropinë: tre gra dhe tetë burra.
Në Kardhiq, Karbunarë dhe Graboni 160 vetë të masakruar,
Në Skllaf, 12 vetë. Në Dollan, 22 vetë. Në Kallbam, 30 vetë. Në Shulash, tre gra, katër fëmijë dhe tetë burra. Në Riadul një plak 68 vjeç.
Pas masakrave të Paramithisë, në shtator 1944 bandat zerviste të komanduara nga Kolonel Kronjo, Ilia Koço, Aidhon Koço, Kalogjeropulo dhe të tjerë rrethuan Filatin. Natën e 15 shtatorit bandat zerviste hynë në qytet dhe menjëherë filluan dhunimin dhe vjedhjen e familjeve çame.

Pasi shuan instinktet shtazarake dhe vodhën me qetësi të plotë, ato mbyllën burrat në një shtëpi dhe nga ana tjetër dhe përdhunuan po me qetësi të plotë gratë dhe fëmijët. Gjithçka u vodh deri te skutinat e fëmijëve, ata përdhunuan edhe një grua 70 vjeçe të quajtur Xh., që e vranë pas pak. Ushtarët zervistë të armatosur me thika, shqepnin në dru gratë dhe burrat dhe i vrisnin pas i kishin rrahur. Gjatë gjithë natës dëgjoheshin veçse thirrjet dhe qarjet e vuajtjeve të grave dhe fëmijëve. Të nesërmen në mëngjes burrat u grumbulluan dhe u dërguan në Shtëpinë e Koçonit, ku u rrahën dhe u torturuan gjatë tri ditëve në vazhdim. Ditën e katërt 43 çamë u dërguan në Filat, në pronën e Xhelo Metos, ku 20 vetë të armatosur me kazma e bele i varrosën gjysmë të gjallë. Ja disa emra të personave të varrosur në këtë gropë: Maliq Turku, Brahim Loçka, Qazim Puso, Sulo Bere, Refat Karvani, Hilmi Goxhili, Sulo Ruço dhe djali i tij, Rexhep Ceka, Mero Mobili, vëllai i tij dhe i kunati, Hajredin Muharremi dhe djali i tij, Sani Halili, Duro Halimi, Qazo Galimi, Abdyl Sulejmani dhe vëllai i tij 15 vjeç. Ata që mundën t’i shpëtojnë këtij fati, u masakruan rrugëve të qytetit. Mete Ali, Xheko Kile dhe Arif Sorpi kanë qenë vrarë dhe hedhur në pusin e Xhelal Katerit. Malo Muka plak, 70 vjeç, i sëmurë, u vra në oborr të shtëpisë së tij. Fehim Osmani, Jusuf Osmani, Ali Beduli dhe djali i tij, Qazim Zaimi e Xhafer Petrovi, u therën pranë kishës. Tahir Musani që qe i sëmurë u çua nga nëna e tij deri në vendin ku u ekzekutua në prani të saj. Muharrem Shabani u sëmur qysh prej 6 muajsh, pasi i morën 10 lirat që kishte, e vranë në shtratin e tij. Abaz Laçen, pasi e zhveshën dhe e shpuan me goditje thike, e hodhën gjysmë të vdekur në oborrin e Jusuf Danes dhe pak më vonë në kabinet. Haxhi Capuli dhe Hilmi Beqiri, pasi iu hoqën dhëmbët e floririt, u vranë duke u goditur me thikë në oborrin e Hamit Musait. Këtij fati i qenë destinuar gjithashtu shumë fëmijë dhe gra të ardhur nga fshatra të tjerë. Zanë Muhameti, pasi u rrah nga 6 ushtarë zervistë, u vra në Vaner. Në të njëjtën mënyrë u vranë Dine Turku, Refat Çuko, Sami Tare, Riza Gallapi, Tafil Haxhi, Jusuf Lame, Esat Sejko (tuberkuloz), Haxhi Shameti, Adil Kili (i çmendur) Halit Muladini dhe motra e tij, të dy u vranë: i pari nën një fik, ku rrinte shtrirë i sëmurë, ndërsa e dyta para syve të të gjitha grave të Hikotrofios. Dy djemtë e Zenel Haxhiut u varrosën nën rrapet e Çerçizit, dhe të nesërmen kur zervistët mësuan se ata kishin dhëmbë prej floriri i nxorën nga varri dhe ua morën ato. Braho Babura dhe Mustafai u lidhën dhe i shponin me thika dhe gjatë kohës që i çonin te kopshti i Ziko Vetos, Mustafai, edhe pse kishte 12 plagë të shkaktuara nga thikat, mundi të shpëtonte dhe të kalonte kufirin. Në shtëpinë e Selfo Muhametit u gjendën 20 vetë të vrarë. Gratë e mbyllura në Hikotrofia kishin për ushqim veçse disa bizele të vogla të paziera dhe rriheshin dhe përdhunoheshin 45 ditë rresht. Më shumë se gjysma vdiqën nga shkaku i vuajtjeve, ndërsa të tjera që kishin arritur në një gjendje të padurueshme gjysmë të kalbëzuara u hodhën në kopshtin e shkollës ku dhe vdiqën. Gjendeshin më shumë se tre ose katër fëmijë të vdekur çdo ditë në oborr. Ushtarët dhe oficerët zervistë i merrnin me forcë gratë dhe vajzat që ju pëlqenin. Ata përdhunuan dhe një vajzë të vogël 12 vjeçe dhe shumë të tjera të kësaj moshe.

Pas 45 ditësh një komision i formuar nga Jorgji Camo, Panajot Strugari, Kalo Riqoti, Niko Fati dhe të tjerë, të shoqëruar me ushtarë zervistë, u dërguan deri në kufirin shqiptar. Në rrugë, dhe sidomos në fshatin Koskë ata vranë Azis Kapunin, fëmijë 10-vjeçar dhe përdhunuan të gjitha gratë, pasi ua morën të gjitha, ata i lejuan të kalonin kufirin. Një ditë pas arritjes në Filat, zervistët hynë në fshatin Spatar, ku banorët pësuan të njëjtin fat si të fshatrave të tjerë. P.C., pasi i prenë gjiret dhe e përdhunuan, e rrahën dhe e vranë në pronën e saj tek Guri i Muços. Në shtëpinë e Safo Grafës u vra një fëmijë 12 vjeç, si dhe një familje e përbërë nga 12 vetë. S.B. e përdhunuan dhe ia shpuan gjinjtë me thikë, por në sajë të errësirës ajo mundi të shpëtojë, duke u futur në territorin shqiptar. Kaso Telha, Jusuf Faik, Muço Cergani, gruaja e Zeno Meros, Taip Rustemi, Musa Rako, Hoto Musa dhe djali i tij, Servet Lare, Lul Meçe, Shasp Kalesha, Bahire Zeneli, Sulejman Vrimiça dhe gruaja e tij, Kele Nurçe, Sulo Saqe, Skënder Saqe 15 vjeç, Emin Dauti (i çmendur), Hainza Ismaili, Adem Beço dhe tre gra, Aishe Koçoni dhe djali i tij, Hava Rapi, Aishe Harapi, dhe shumë të tjerë u vranë në shtëpitë e tyre, ose nëpër rrugë. Në Voshtinë u gjenden 30 vetë të vrarë në shtëpinë e Mero Brahos 15 vetë, gra, burra e fëmijë, të ardhur nga fshatra të tjerë. Në shtëpinë e Meto Brahos 20 vetë u dogjën. Abdyl Myrçe, plak, 60 vjeç, u vra në Filat dhe u varros gjysmë i gjallë. Shumë të tjerë u sollën në Filat në shtëpinë e Koçanit, në rrugë Madan Arkif, Shaban Qafa, Sherpik Xhelo dhe të tjerë u vranë. Ata që nuk u vranë gjatë rrugës, u ekzekutuan 3 ditë më vonë në rrethinat e Filatit dhe u varrosën gjysmë të gjallë. Ja disa emra: Dine Haxhi Zeneli, Omer Hamiti, Refat Baçi, Hamza Ismaili, Hajro Jaho, Ceta Daqi, Qero Zoto, Liaki Duli, Feim Isufi, Daut Mihori, Saho Banushi dhe dy djemtë e tij, Ismail Telenzhe dhe djali i tij 10 vjeç, Shaban Isufi. Gratë u dërguan në Filat, të përdhunuara, të rrahura, të torturuara gjatë 45 ditëve dhe, më pas u çuan në kufirin shqiptar. Gjatë rrugës, ato pësuan të gjitha mundimet e mëparshme. Në janar po të këtij viti bandat zerviste u kthyen në Filat, ku gjetën popullsinë çame që ishin kthyer nga Shqipëria. Kësaj radhe ata vepruan më keq se më parë. Në Vaner i zunë rrugën popullsisë çame dhe kjo e tmerruar u kthye mbrapsht, duke u rikthyer sërish në Shqipëri. Pasi e kishin lënë popullsinë çame që të hynte, ata e pritën me të shtëna mitralozi duke e vrarë, dhe ushtarët zervistë u hodhën mbi popullsinë, e masakruan si kafshë të egra. Pas këtij sulmi, nuk shihje veçse krahë, koka fëmijësh, grash, burrash, si ajo e Zenel Tahirit dhe djalit të tij, Haki Bena dhe nënës së tij, Adem Lelja, Dalip Hamzali dhe më shumë se 100 vetë të tjerë. Tellalli lajmëronte se asnjë nuk duhet të priste në shtëpi familje çame. Kush mundi të shpëtonte kësaj kasaphane arriti në kufirin Shqiptar. Shumë nëna për të qenë të lira dhe që të ecnin shpejt hodhën fëmijët e tyre nëpër gëmusha. Asnjë grua, vajzë dhe fëmijë 12 vjeç nuk i ka shpëtuar përdhunimit nga ana e zervistëve grekë. Frika dhe ndjenja e vazhdueshme, zervistët që vrisnin ata që gjenin nëpër rrugë, bënë që të mos merrnin asgjë çka kishin në shtëpitë e tyre, që të vinim të zhveshur në Shqipëri.

Deklaruesit

Xhafer Abazi
Sulejman Zeneli
Halil Mahmuti
Servet Hoxha
Abdyl Hasani
Rexhep Gjylyka
Hakse Sulo
Kaho Xhaferri
Vehib Muço
Shahe Jusufi
Xhevde Riza
Skënder Mushi
Hava Riza
Tefik Sulejmani
Gjyslime Muharremi
Fuat Jahja
Isuf Shaqiri
Salo Xhaferi
Dervish Sulo
Muharrem Bejo
Sadik Zeta

Në deklaratat e bëra nga:
1- Rasat Resuli, me origjinë nga fshati Sollopi i nënprefekturës së Filatit.
2- Servet Selimi, nga po i njëjti fshat.
3- Rushit Abedini, me origjinë nga fshati Vallo i nënprefekturës së Gumenicës.
4- Dine Mani, me origjinë nga Filati, deklaruan midis të tjerave: Më 29 shtator 1944 në mëngjes filluan ekzekutimet në Spatar, si në Filat. Në Spatar u vranë personat e poshtëpërmendur:

1-Cafa Shaban Nuhu
2-Medan Arifi
3-Selman Koçomo
4- Halil Dine (i çmendur)
5- Emin Dauti Isa (i çmendur)
6-Aden Besho
7-Skënder Ahmet Isa
8-Hetem Xhelo Sulejmani
9-Hajredin Zenel Haxhi
10-Haxhi Zenel Haxhi
11-Omer Hamit Alushi
12-Refat Fejzo
13-Kaso Telha Seiti
14- Sul Emin Meçi
15-Shefqet Bako Hani
16-Qerim Zote Haruni
17- Shaban Çelo
18- Ferim Isufi
19- Musa Rako
20-Haki Kaso Avduliai
21-Avdul Nurçe
22-Gruaja e Ismail Koçanatit
23-Bahrije Zenel Haxhi
24-Pashe Fetah Çaluni
25-Gruaja e Myrteza Omerit
26-Nazu Mehmet Haruni
27-Kije Avdul Nuredin
28-Jaho Hajro Kroburi

Përveç këtyre, grekët vranë shumë të tjerë të nënprefekturës të Gumenicës, emrat e të cilëve s’i kujtoj dot. P.sh., në shtëpinë e Omer Shuaipit vranë 10 vetë, tek ajo e Mete Brahos vranë 14 vetë dhe i dogjën me benzinë; vranë 10 të tjerë në shtëpinë e Jasim Mehmetit, 36 vetë u vranë mbi vendin Vesht Zulës, 4 u vranë në Muzhaq, si dhe një fëmijë 8 vjeç.

Përveç këtyre ka pasur të tjerë të vrarë, të cilëve nuk u dimë emrat. Këtu më poshtë shënojmë disa vetë, me origjinë nga fshati Skopinë i Nënprefekturës të Gumenicës të vrarë në Filat.

1-Sako Baho
2-Bajram Sako
3-Myrteza Sako
4-Yzeir Selo
5- Refat Mehmet Haxhia
6-Xhemo Malo
7-Beqir Shabani
8-Hamdi Yzeir Selo

Këtu më poshtë po shënojmë emrat e të vrarëve në Filat, me origjinë nga fshati Sklave i Nënprefekturës së Filatit. Pasi i torturuan, atyre iu prenë hundën, veshët, iu nxorën sytë dhe më në fund i vranë.

1-Ali Hamiti
2-Hysnie Ali Hamiti
3-Kadri Ali Hamiti, 2 vjeç
4-Remba Ali Hamiti
5-Zenel Saliko
6-Sejdo Zeneli, 10 vjeç
8-Fetih Zenali, 6 vjeç
9-Bedrije Zejneli, 4 vjeç
10-Merushe Saliko, 18 vjeç
11-Hazbije Tahiri, 30 vjeç
12-Adile Tahiri, 5 vjeç
13- Refat Veii


Përveç këtyre, ka pasur edhe 10 vetë të vrarë në pyllin e Abaz Mero Cimos, të cilëve nuk u dimë emrat. Ne firmosëm gjithçka deklaruam:

1-Servet Zehimi
2-Ismail Halili
3-Reshat Resuli
4-Reshit Abedini
5-Murat Hamiti
6-Ismail Haliti
7-Dine Mani

E nënshkruara Zajo Tafil Haxhiu, nga Filati, ka asistuar në masakrat e shtatorit 1944, të kryera nga bandat e armatosura të qytetit;
“Pasi e sulmuan dhe e pushtuan fshatin e Filatit, bandat e armatosura filluan masakrat, vjedhjet dhe përdhunimet. Atëherë isha 12 vjeç, kur këta kriminelë pa zemër pushtuan vendin tonë. Isha një vajzë e vogël dhe isha e detyruar të ndërroja emrin dhe të quhesha Leni. Duke mbajtur këtë emër, munda të qarkulloja lirisht dhe të asistoja në prapësitë e këtyre bandave. Të premten pashë Abaz Laçon të shoqëruar nga Shuajip Metja, me qëllim që të merrte një hua, por me të dalë nga shtëpia ai u godit me thikë dhe u shfaros nga breshëria e automatikëve. Mua m’u kall tmerri nga thirrjet e tij dhe më shumë, kur dëgjova fjalët e tij të fundit!
Oh nënë! Kur arrita në pazar pranë hanit të fshatit, pashë Abdyl Nuçe, plak 85-vjeçar, që e rrihnin dhe e tërhiqnin si një qen të ngordhur, duke e zhveshur të tërin. Gjatë rrugës takuam shumë vetë të masakruar, fshatarë, fëmijë dhe burra. Në Cimati (Filat) pasi vranë tre burra, fashistët i hodhën në një pus. Dymbëdhjetë vetë gra, burra dhe fëmijë u masakruan në pyllin e Fotobelit. Të dielën babanë tonë e arrestuan, pasi e zhveshën përpara meje dhe vëllait tim Azis, ata e fotografuan dhe e lanë duke na thënë: “Mbajeni këtë për ta kujtuar! Ky qe lajmërimi me vdekje i babait tonë. Por kjo nuk mjaftoi, sepse pasi nuk mundën të hiqnin unazën nga gishti, ata ia prenë gishtat dhe rreth muzgut e ekzekutuan. Më pas ndodhi shpërngulja në masë e grave drejt Shqipërisë, kurse për sa më përket mua ndenja pranë tezes sime. Unë kam qenë e pranishme në skenat e lemerishme gjatë masakrave të shkurtit 1945. Masakrat më të mëdha, në të cilat kam qenë e pranishme, kanë qenë ato të shkurtit 1945. Të martën e shkurtit të 1945-s, Tasho Çifutin dhe shokët e tij na grumbulluan në shesh, dhe kështu morëm rrugën e mërgimit më shumë se 3500 vetë burra, gra dhe fëmijë. Bandat e armatosura na ndaluan në kodrat e Filatit, ata na ndanë, nga një anë gratë dhe nga ana tjetër burrat. Ata vranë burrat, duke i therur me thikë ose me shpatë. Tmerri bëri kërdinë, dëgjoheshin veçse thirrjet e agonisë të të vrarëve, të thirrurat e lemerishme të fëmijëve dhe grave që kërkonin njëri-tjetrin. Një tmerr më kapi kur pashë bandat e komanduara nga Kristo Kaçi, që rrinin si qenë të tërbuar, por më shumë u tmerrova kur pashë kokën e Haki Benes, që u lëkund një moment pastaj u rrokullis përtokë. Kam parë gjithashtu trupin e Dalip Hamzait të Verselës të bërë copa-copa dhe të vendosur në thes. Banditët shoqëroheshin nga gratë dhe fëmijët e tyre që mbanin shënim personat e vrarë. U tmerrova kur pashë tre të rinj të lidhur, të cilëve u kishin prerë veshët, hundën, u kishin nxjerrë sytë dhe rrjepur lëkurën. Gjatë këtyre masakrave gratë kishin për detyrë të merrnin gjithçka që gjenin në trupin e viktimave, deri rrobat dhe këpucët. Për mrekulli arrita të shpëtoja veten edhe vëllanë tim, Azisin. Disa nga ne arritën deri në Koskë. Të vonuarit pësuan një sulm të ri të bandave, ku burrat vriteshin, ndërsa gratë dhe fëmijët përdhunoheshin. Kur arritëm në territorin shqiptar ne gjetëm qetësinë dhe mirëqenien.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#12

Post by Arbëri » Sat Jan 02, 2010 11:54 pm

MARSI DHE PRILLI I VITIT 1981 PËRBËNIN RUBIKONIN E KOSOVËS
DHE PRELUDIN E LËVIZJES SË RE KOMBËTARE, DERI NË EPOKËN
E LAVDISHME TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Në mbarim të çerekut të tretë të shekullit të kaluar, në Kosovë po ngjizej një opinion publik iluzor i dyfishtë për statusin e ardhshëm të saj. Një palë e iluzionistëve, duke fetishizuar rolin e demonstratave të vitit 1968, besonin që Kosova do të avancohej në republikë, mbasi kjo ishte kërkesa dhe parulla qendrore e tyre, kurse pala tjetër u besonte premtimeve zyrtare dhe jozyrtare të udhëheqësve shqiptarë, se ata do ta realizonin atë në tavolina të institucioneve. Kompromisi tashmë i njohur ishte një zgjidhje gjysmake dhe dualiste, e cila Kosovës i dha një status të krahinës autonome, si element konstituiv i federatës, por në kuadër të Serbisë. Në plan kombëtar, popullit shqiptar, ndonëse i treti nga madhësia në federatë, nuk i njihej statusi i kombit a popullit, por i pakicës kombëtare që me eufemizëm quhej kombësi, në plan politik e juridik, Kosova nuk ishte as mish as peshk, kurse në plan ekonomik, vazhdoi shfrytëzimi shumëdimensional kolonial. Propaganda e pompuar e plotë folklor e filistinëve politikë dhe “shkencorë” shqiptarë, për ta bindur, apo më mirë, mashtruar popullin shqiptar, se Kosova paskësh fituar tashmë të gjitha të drejtat kombëtare, politike, shtetërore dhe historike, se ajo ishte bërë de fakto republikë, etj, nuk pati jetë të gjatë, sepse siç thoshte John Locke, “...ju nuk mund të mashtroni gjithë popullin për gjithë kohën”.

Image
Foto: Pamje nga demonstratat e 1 - 2 prillit 1981

Lëvizja kombëtare shqiptare nuk u nanuris, sepse organizimi i saj edhe pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 1974, kishte rëndësi, jo vetëm pse populli shqiptar nuk barazohej me popujt tjerë, por për më keq, Serbia përgatiste procese retrograde ( të përvijuara në të ashtuquajturin “Libër i kaltër” ), për t’ia suprimuar Kosovës edhe atë autonomi, siç bëri pesëmbëdhjetë vjet më vonë. Në vigjilje të demonstratave të vitit 1981, lëvizja kishte një bilanc të shkëlqyer të punës edukuese dhe mobilizuese të potencialit çlirimtar të Kosovës. Ndonëse objektiv i saj programor ishte bashkimi i kombit, propagandohej edhe ideja e republikës, si një zgjidhje e ndërmjetme drejt vetëvendosjes deri në shkëputje.



Shkaqet historike që çuan në ngjarjet tashmë të njohura të vitit 1981, ishin, statusi prej robi i popullit shqiptar, pozita diskriminuese e tij në bashkësinë e popujve të ish Jugosllavisë, gjendja e rëndë dhe e pa perspektivë e ekonomisë së Kosovës dhe puna e madhe që kishte bërë lëvizja ilegale për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Lëvizja kombëtare e Kosovës po kalonte nga veprimi në konspiracion të thellë, në sheshet e hapura të qyteteve e të fshatrave, nga strukturat e kufizuara të veprimtarëve tashmë profesionistë, në masa qindra mijëshe, që përfshinte shtresat e shoqërisë së Kosovës dhe përtej saj. Baza shoqërore e lëvizjes kombëtare po zgjerohej me të shpejtë.



Klasa politike zyrtare kishte rastin historik të riparonte dëmin e vitit 1974, sepse përveç forcës së argumentit tani kishte edhe argumentin e forcës së popullit të kryengritur, por ajo nuk u vu në ballë të tij, mbasi ishte në bisht të regjimit pushtues, prandaj në vend të shpalljes së republikës më 1981, Kuvendi i Kosovës e aprovoi suprimimin e autonomisë më 1989. Fatin e vendit e mori në dorë vetë populli, duke siguruar iniciativën vepruese dhe duke u bërë dalzotës suprem i tij.

Rëndësia historike e Pranverës shqiptare të vitit 1981 qëndron në zgjimin shqiptar dhe në sensibilizimin e solidaritetin e gjerë ndërkombëtar. Duke qenë gati e harruar në pluhurin e historisë dhe problem i brendshëm jugosllav, çështja e Kosovës me gjak e sakrifica u shfaq para botës me gjithë mprehtësinë e saj.



Kosova e demaskoi fytyrën e vërtetë të politikës pushtuese të Jugosllavisë, duke lëkundur themelet e saj dhe sistemin e kalbur të vetadministrimit. Pavarësisht dëmeve të rënda që pësoi lëvizja e organizuar kombëtare, efektet e demonstratave në ngritjen e ndërgjegjes së qytetarëve për çlirim nga robëria, qenë të barabarta me dhjetë vjet të punës së saj. Marsi dhe prilli i vitit 1981 përbënin rubikonin e Kosovës në luftën çlirimtare, përparimin e ndërgjegjes së Lirisë, siç do të thoshte Hegel dhe preludin e ngritjeve, sasiore e cilësore të lëvizjes së re kombëtare, deri në epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Foto: Pamje nga gjykimi i Mehmet Hajrizit…10.VII.82

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurori NJAZI BURGIDEVA, më 10 korrik 1982 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Trupi Gjykues i kryesuar nga gjykatësi ISAK NISHEVCI…, sipas „nenit 136 par.1 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ-së“…, „në emër të popullit“ i dënoi këta veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare:



1. HYDAJET HYSENI, me 15 vjet burgim të rëndë,
2. JAKUP KRASNIQI, me 15 vjet burgim të rëndë;
3. MEHMET HAJRIZI, me 12 vjet burgim të rëndë;
4. GANI SYLA, me 15 vjet burgim të rëndë;
5. NEZIR MYRTAJ, me 12 vjet burgim të rëndë;
6. BERTA LUZHA , me 12 vjet burgim të rëndë;
7. SHERAFEDIN BERISHA, me 5 vjet burgim të rëndë;
8. ISMAIL SYLA, me 12 vjert burgim të rëndë;
9. JAHIR HAJRIZI, me 11 vjet burgim të rëndë;
10. SHEQIR ZENELI, me 4 vjet burgim të rëndë;
11. FEHMI PLAKIQI, me 5 vjet burgim të rëndë;
12. AZEM SYLA, me 5 vjet burgim të rëndë;
13. XHEVDET SYLA, me 4 vjet burgim të rëndë;
14. FATMIR KRASNIQI, me 4 vjet burgim të rëndë ;
15. FERID ÇOLLAKU, me 8 vjet burgim të rëndë ;
16. HYSNI HOTI, me 6 vjet burgim të rëndë ;
17. KADRI LUZHA, me 5 vjet burgim të rëndë ;
18. MUSTAFË ADEMI, me 6 vjet burgim të rëndë ;
19. JASHAR ALIJAJ, me 6 vjet burgim të rëndë;



(...)



Ndërkaq më 25 nëntor 1983 aktgjykimi i shkallës së parë u shqyrtua, në Gjykatën Supreme të Kosovës nga kolegji i përbërë nga:




1. AQIF TUHINA - kryetar i trupit gjykues,
2.TADEJ RODIQI - anëtër i trupit gjykues,
3. SHEFQET BYTYQI - anëtar i trupit gjykues,
4. MIODRAG BËRKLAQ - anëtar i trupit gjykues,
5. HALIL HALILAJ - anëtarë i trupit gjykues.



- Ky trup gjykues dhe shumë gjyqtarë të tjerë, që kanë punuar në gjykatën supreme të Kosovës, por edhe në gjykatat e qarkut nëpër komuna, gjatë viteve të 80-ta kanë denuar mijëra intelektualë shqiptarë, vetëm pse janë angazhuar për realizimin e kërkesës “Kosova Republikë”, dhe për çudi të tillët edhe sot punojnë në të gjitha nivelet e gjykatave të Republikës së Kosovës !!!

Image
Foto: Hydajet Hyseni, duke folur para demonstruesve më 01. 04. 81

Por, mrekullia nuk zgjati shume. Fiks ne ora 19:15 minuta filloi sulmi i pameshirshem i policise, me bomba gazi lotesjelles dhe shkopinj. Njerezit iknin nga mundnin prej policeve te terbuar. Vala e njerezve me mori me vehte, dhe, te shtepia e pleqve kam arritur te shkeputem prej mases se tmerruar. Mbërrijta vone ne banese. Vetem Arta e vogel po flinte. Arta kishte lindur ne janar. Sot kur me pyet se ne ç’kohe ka lindur, une i them se, ti ke lindur bashke me Republiken e Kosoves, dhe shpresoj shume, se ti do ta gezosh ate. Por, ajo qe ndodhi te nesermen, me dy prill, ishte diçka e papritur. Ajo dite i perngjante luftes se vertete. Sulmet beheshin edhe gjoks me gjoks. Dallimi ishte vetem se ne ishim duarthate, ndersa policet te armatosur gjer ne dhembe. Ate dite rane edhe viktimat e para (numri i sakte i te vrarve kurrë s’eshte treguar).



Me dy prill, une isha kryesisht te halla e sporteve ”25 Maj”. Per te gjuajtur policine, gur kishte mjafte, sepse pikerisht ato dite shtrohej rruga para halles se sporteve. Me ka mbetur ne kujtese, shtepia e Delibashiqeve, nga e cila pa nderprere, shtihej me pushke ne drejtim tonin, me ç’rast vritet nje i ri dhe plagoset nje femije. Pas kesaj demonstruesit tentojne me vinçin qe ishte aty, ta rrezojne kete shtepi, por pasi s’munden, ia shtine flaken. Drejtuesi i vinçit, nje punetor i "Ramiz Sadikut" ( gjithnji mendoj se ishte Rrahman Bahtiri ), kercen nga kabina, duke leshuar vinçin mbi pizgaueret e policise, me ç’rast i shkatrron tre prej tyre. Eshte interesant se kjo shtepi, me vite te tera, eshte lene ashtu, me dritare te thyera e tymosur nga zjarri, me te vetmin qellim, qe keshtu te akuzoheshin shqipetaret, per kinse "dhunen" të ushtruar mbi serbet e "gjore".



Kjo dite, ishte e rende per Prishtinen, dhe per tere Kosoven. Ate dite u pa, se pushteti komunist, serbo-jugosllav, ishte po ai qe kishte qene gjithmone: i eger, shovenist dhe i pa meshireshem. Po ate dite, diku kah ora 21, ne emer te udheheqjes se Kosoves, doli me nje deklarate per opinion, kryetari i Kryesise se Kosoves, z.Xhavit Nimani. Ne ate deklarate, ai tha per here te pare, se eshte fjala per "tentim kunderrevolucionar", dhe per forca armiqesore, qe deshirojne te shkaterrojne vllazerim-bashkimin e kombeve dhe te komesive te Jugosllavise. Udheheqja e pavendosur e Kosoves, te cilen ngjarjet 81 e kishin gjetur ne nje gjumë te thell, filloi t’i kryente detyrat, qe ia kishte imponuar qendra ne Beograd. Ndersa te nesermen, permes radios, popullit iu drejtua edhe "prijesi dhe heroi i Kosoves", z.Fadil Hoxha i cili e tha atë "margaritarin" e tij te njohur, ku studentet dhe rinine e Kosoves i pagezoi me epitetin "plehu i Kosoves", qe "bira e minit do tu kushtoj 300 grosh". Vertete, mijera shqiptarve iu gjet bira e minit. I shkreti xha Fadil, vertete kishte rastin te behej hero i Kosoves. Por jo, tani ishte e qarte se heronjet e vertete te Kosoves siç ishin Shaban Polluzha, Gjon Serreçi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Ymer Berisha, Marije Shllaku, hoxha Idriz Velekinca e shume te tjere, qe moti hanin dhe. Me fjalet e udheheqjes se pavendosur dhe qyqare te Kosoves u hap rruga e ndjekjes se pameshirshme te shqiptarve, dhe te sulmit mbi çdo gje shqiptare, e cila ndjekje po vazhdon edhe sot, dhe nuk dihet se kur do te ndalet. Menjehere, partia, me aminin e qeverise federale, filloi aksionin famoz te diferencimit dhe te burgosjeve masive te shqiptareve. Bartes te ketyre aksioneve ishin edhe shume shqiptare, qe aso kohe mbanin pozita te ndryshme ne organet partiake dhe shteterore.



Diferencimi mori hov, sidomos, pas nderrimit te Z.Bakalli, dhe ardhjes se z.Azem Vllasi ne krye te Komitetit Krahinor. Ky diferencim se pari filloi ne Universitet. Pjesa me e madhe e intelektualve ne Universitet rrinte ne heshtje, ose pa bere ze i ngrinte gishtat per ti denuar demonstratat si kunderrevolucionare. Te paket ishin ata ( si Prof Gani Jashari e dr Skender Karahoda etj.) qe i denonin demonstratat ne menyre energjike. Akademiket Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Mark Krasniçi kurrë si denuan demonstratat si kunderevolucionare ( kujto Akademik Hadrin kur i thotë A.Vllasit, vellaçko, ruaje njerin gisht per vehte, se per mua njeri te mjafton ), ndersa, mund te thuhet lirishte, se intelektualet e vetem qe atehere e mbrojten hapur kerkesen per Republike ishin: i nderuari Mr.Ukshin Hoti (intelektuali dhe luftetari me i sakrifikuar per Republiken e Kosoves), Mr.Halil Alidemaj, rexhisori Ekrem Kryeziu e ndonje tjeter, por ata u burgosen menjehere.

Image
Viti 81, do te mbetet i shenuar ne histori, sepse pikerisht ketu ndodhi ajo thyerja e domosdoshme e diskursit te imponuar politik nga pushtetmbajtesit komunist, mbi zgjidhjen e drejte te çeshtjes nacionale te shqiptarve ne Jugosllavi, sepse, pikerisht ngjarjet e vitit 81 e bene me dije se çeshtja e shqiptarëve nen Jugosllavi nuk ishte e zgjidhur. Per shkak se pushtetembajtesve të Kosovës, pranvera e vitit 81 ua hoqi maskat e "baballarve te kombit", ata edhe sot e kesaj dite, edhe pse rralle flasin, mundohen ti njollosin keto ngjarje dhe drejtuesit e demonstratave i denoncojne si njerez te shitur.



Sipas strukturave shteterore Jugosllave te Kosoves, ngjarjet e vitit 81, jane veper e pushtetit Serb, me qellim qe Kosoves t’i merret autonomia politike. Keto struktura kishin filluar te besonin ne idene e jugosllavizmit, dhe ne bindjen e rrejshme, se Kosova ne federaten Jugosllave e kishte statusin e Republikes, asaj i mungonte vetem emri. Nuk e kuptonin dot, se Jugosllavia e Titos kishte vdekur dhe ishte varrosur bashke me Titon ne Dedinje. Me apo pa ngjarjet e vitit 81, Beogradi do t’ia merrte Autonomine Kosoves (siç e quante Ukshin Hoti, autonomi e brishte, te cilen edhe nje fllad vere e rrezon per toke). Ata kishin pritur vetem vdekjen e Titos.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#13

Post by Arbëri » Sun Jan 03, 2010 12:04 am

11 marsi i vitit 1981 shënoi epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar.
Demostratat e 81 janë goditja e parë e rëndësishme qe i dhan Shqiptaret ish-jugosllavisë.
Image
Image
Image
Image
http://www.youtube.com/watch?v=v8Te3lePJpY
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

MALSORE
Junior Member
Junior Member
Posts: 2
Joined: Mon Jan 18, 2010 6:43 am
Gender: Female

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#14

Post by MALSORE » Mon Jan 25, 2010 12:41 am

kur nuk i del zot popolit tan-nuk del kush i huj zot...

Lati
Junior Member
Junior Member
Posts: 6
Joined: Sat Feb 06, 2010 7:25 pm
Gender: Male

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

#15

Post by Lati » Sun Feb 21, 2010 8:37 pm

TË VRARË NË USHTRINË JUGOSLLAVE



Këta jane vetem disa nga ushatarët shqiptarë të vrarë në ish-Jugosllavi, të cilët i janë prezantuar lexuesit boshnjak ne nje librer te perbashket te botuar ne Sarajevë ne vitin 2004.







Shkruan: dr. Begzad BALIU, Prishtinë



1. Asllan Ukë Gashi, lindur në Suharekë më 17. 09. 1969. Rekruat në APJ më 12 shkrut 1980, në VP nr. 1266/20, Vipavë, Slloveni. Transfer më 3 korrik 1980 në VP nr. 2950, në Snezhanë. U vra më 9. 11. 1981. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

2. Agron Haxhi Ferizi, u lind më 1957 në Deçan. U mobilizua në Ushtrinë Jugosllave më 6 janar 1984 në Novi Sad. Më vonë e transferojnë në Baçka Topollë, ku vritet më 25 gusht 1984. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

3. Aziz Sadik Kelmendi u lind më 15 janar 1967 në Kraçicë të Lipjanit. Më 1986 mobilizohet në ushtrinë Jugosllave në Leskovc të Serbisë. Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e Masakres së Paraqinit të bërë nga sigurimi Jugosllav, në shenjë të krijimtit të urrejtjes mes popujve të federates Jugosllva kundër popullit shqiptar. Për Azizin u tha se ditën e fundit të lirimit nga armata kishte vrarë dhe plagosur disa ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Megjithëse dhoma ishte plotë nuk doli asnjë dëshmitarë, prandaj u akuzua Azizi dhe u vra pas shpine në të njëjtën ditë më 3 shtartor 1987 jashtë kazerme.

4. Abedin Sahit Krasniqi, u lind në Bardh të madh të Fushë Kosovës më 1970. Më 15 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Manastir të Maqedonisë. Më 14 shtator 1991 e dërgojnë në VP 13-18/6 në Knin të Kroacisë. Abedinin edërgojnë në loogoret e luftës, por pasi ai nuk ishte i sigurtë që të dërgohej në fronte sepse nuk pranonte të shkonte u vra nga Radolub Danoviç, i biri i komandantit të të garnizonit të Shkupit Aleksandër Danoviç, më 11 .02. 1992. Në shtëpi ju thane se është vrarë në frontin e luftës kroate.

5. Agim Salih Gllareva u lind më 7 korrik 1971 në Vërbovc të Glogovcit. Në Armaten Jugosllave shkon më 1990 në Kërçovë të Maqedonisë. Prej këtu e transferojnë në Dvor na Uni të Kroacisë. Aty vritet më 14 tetor 1991. Nuk ka shënime. U vra në luftë.

6. Besim Xhemë Bajraktari u lind më 1958 në Junik të Deçanit. Më 1980 mobilizohet në Kazermen e Bihaçit (Bosnje e Hercegovinë). Më 5 gusht 1981 pranë Aeroportit të Ri të Banjallukës e vrasin eprorët e tij. Familjes së tij iu tha se ishte vrarë në një aksident komunikacioni, por pas hapjes së arkivolit u pa se trupi i tij ishte i mbushur me plimba automatiku.

7. Fadil Selim Berdynaj lindi më 1973 në Radavc të Pejës. Më 7 maj 1985 mobilizohet në Armaten Jugosllave në prilep të Maqedonisë. Më 23 qershor 1985. Nga presioni psiqik e fizik, thuhej se Fadili beri vetvrasje, por fjala ishte për një vrasje medhunë, sepse nuk kishte shenja të tjera.

8. Jetullah Haxhi Desku u lind më 15. 05. 1970 në Siçevë të Klinës. Më 18 mars 1990 mobilizohet në ushtrinë jugosllave VP 5920/12D të Suboticës (Vojvodinë). Pas dy muajve vritet në Kazermen “14 vojvigjanska divizija”, më 18 maj 1990.

9. Nazmi Abdullah Muja lindi më 25 maj 1962 në Gradicë të Gllogovcit. Në Armaten Jugosllave shkoi në shtator 1981, në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/15. Më 25 maj 1982 oficerët e KOS-it e hodhën nga kati i tretë dhe thane se bëri vetvrasje. Vrasës të tij ishin officerët: Kapiteni Ante Allajbeg (VP 73-94 Mostar), nënkolonel Simeon Tumanoviç (VP 3945 Sarajevë), dhe nënkolonel Aleksandër Vasilieviç (VP 945 Sarajevë).

10. Raif Adem Isufi u lind më 5 maj 1960 në Kotorr të Skënderajt. Në tetor të vitit 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Bileçe të Bosnje Hercegovinës. U aktivizua komandant reparti në Bohinjsko Bello të Sllovenisë. Më 5. 12. 1987 në ora 22 e njoftojnë se gjoja ushtarët shqiptar në Kazermen e Bohinjsko Bello po rrahen me ushtarët tjerë. Raifi gjendej në kazermen e Bledit. E urdhërojnë të shkoj atje por veturë nuk i japin. Niset këmbë me dy shokë të tjerë. Rrugës e sulmojnë me një xhip ushtarak dhe e mbysin ndërsa plagosin rend një ushtar tjetër nga Koshutova e Mitrovicës mbetet invalid i përjetshëm dhe me plagë më të lehta ushtari nga presheva.

11. Shaban Sadik Prushi u lind më 1961 në Prush të Gjakovës. Në ushtrinë jugosllave u mobilizua në postkomandën e Garnizonit të banjallukës, VP 6372/3. Në vitin 1981 u soll i masakruar nga ushtria dhe u varros pa dhënë asnjë informat për familjen.

12. Osman hajdar Ismajli lindi më 20 gusht 1968 në Gërbavc të Medvegjës. Në armatën Jugosllave në kazermen “Marshali Tito” në Titograd të Malit të Zi. Më 8 korrik 1988 u gjet i masakruar në lumin Moraça. U tha se kishte bër vetvrasje!

13. Setar Mustafë Ramadani u lind më 1972 në Osek Hilë të Gjakovës. Më 1991 u mobilizua në Armatën Jugosllave, të cilin e dërguan në frontin e luftës serbo-kroate. Nga mbrapashpina u vra më 1 shtator 1991 në Trebinje të Krtoacisë, “sepse nuk kishte zbatuar urdhërat serbe!”

14. Yzeir rrustem Sadiku u lind në fshatin Rahovicë të Preshevës më 25 janar 1957. Në vitin 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, garnizoni “Lora” të Splitit. Më 12 prill 1982, sipas një informate të tërthortë të oficerit Franjo Tot, ofeiceri i lartë i shërbimit ushtarak Frane Dobravqiç e ka thirrur Izeirin në raport dhe e ka hedhur nga kati i tretë, ku ka pësuar lëndime për vdekje.

15. Haki Rexhep Shatri, u lind më 9.07.1958 në Tomoc të Istogut. Më 2 shkurt 1985 mobilizohet në Armatën Jugosllave. Ishte stomatolog në VP 2667/9 të Novi Sadit. Pastaj e transferojnë në Garnizonin Ushatrak të Sarajevës. Ditën e fundit të shërbimit e vrasin në pabesi. U tha se bëri vetvrasje në gjendje të rend nervore!

16. Hamit Jahë Haxhiu u lind më 1. 5. 1957 në Batushë të Gjakovës. Ishte kapiten i klasit të pare në Garnizonin e Nishit. Më 1 .2. 1990 një ekspeditë tankiste nga Nishi pa pjesmarrjen e Hamitit ishte hyrë në Podujevë dhe kishte vrarë një qytetar para shtëpisë (Fadil Tallën). Në shenjë aktiviteti për të mbuluar reagimin e mëvonshëm të Hamitit, ate e helmojnë dhe vdes më 22 qershor 1990.

17. Ejup Fejzë Sahiti u lind më 2.2. 1961 në Papaz të Ferizait. Më 1984 mobilizohet në shërbimin ushtarak në Valevë të Serbisë VP 2666. Disa ditë pa mbaruar ushtrinë, me të marrë rrobet civile vritet. Nuk kishte asnjë shpjegim nga ushtria. Edhe gjyqi ushtarak u mbajt por nuk u dhanë informacione për familjen.

18. Rasim Ramadan Zeka lindi më 1.5.1961 në Metërgofc të Podujevës. Më 4 nëntor 1981 mobilizohet në Garnizonin e Komandës Ushtarake të Sinjit (Kroaci), në VP 2427/12. Më pare familja kishte informata se ai po torturohej nga sigurimi ushtarak dhe shkojnë ta vizitojnë por nuk u lejohet. Nënatën në mes të 6 dhe 7 prillit 1982 ushtarakët Kapiteni Filipoviç, koloneli Zdravko Barac, majori Janko Janko Milobratiq dhe kapiteni Ivan Kovaqeviç e varen në kabllon e rrymës në kuzhinën e kazermës.

19. Xhavit Alush Berisha u lind më 16. 11. 1967 në Prugovc të Prishtinës. Më 17 shtator 1989 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Sombor të Kroacisë, VP 3065/4-3. Vetëm dy muaj më vonë e dërgojnë në klinikën ushtarake të Beoradit. Më 12.12.1989 vdes dhe dërgohet pa asnjë shënim për varrim. U helmua.

20. Sami Daut Shabani u lind më 21..1961 në Zaskok të Ferizajit. Në maj të vitit 1985 shkon ushtar në Kazermen ushtarake të Koprivnicës (Kroaci), VP 3790/42. Më 9 janar 1986 vritet pas shpine. U varros pa asnjë dëshmi dhe nënmbikqyrje ushtarake.

.Ismet Muharrem Bojku lindi më 3 prill 1962 në Gjakovë. Jetonte në Deçan. Më 8 tetor 1981 e dërgojnë urgjentisht në shërbim në Garnizonin Ushatarak të Shtipit VP 444/4 VE-1, në Maqedoni. Më 19 shtator 1982 është helmuar nga komandanti Zvonimir Kostiq dhe me të ardhur në shtëpi vërejti pasojat e helmimit. Komanda ushtrake nuk pranoi rishikimin as Spitali i Shkupit. Vdiq në përjekje për të jetuar më 7 tetor 1982 në spitalin e Pejës.

22. Sami Ali Gashi u lind më 1961 në Prishtinë. Në Armaten Jugollave është mobilizuar në shtator 1980, Garnizonin e Kikindes (Vojvodinë), e pastaj është transferuar në garnizonin Ushtarak të Vërshacit (Vojvodinë). Pas disa ditë bisedash në sigurimin ushtarak më 8 gusht 1981 vritet duke marrë një breshëri plumbash në gjoks.

23. Ali Nazif Sahiti lindi më 1971 në Komogllavë të Ferizait. Më 15 mars 1991 është mobilizuar në armatën jugosllave në Garnizonin e Shtipit(Maqedoni) VP 6381/3 ndërsa më 22 mars 1991 në VP 6381/22. Më 14 shtator 1991 e transferojnë në frontet e luftës në Sllunj të Kroacisë VP 7260/5. Ali e ndiente rrezikun nga Brenda më shumë se nga jasht dhe për këtë i shkruante edhe familjes dy muaj më pare. Më 19. 12. 1991 një ushtar nga Rashka (Serbi) e vret në mes të poligonit të kazermes por ushtria e mbajti në morg 26 ditë me radhë pa e njoftuar familjen.

24. Sefer Bislim Çukoci lindi më 1976 në Cërnillë të Ferizait. Në vitin 1993 organet shtetrore e kërkojnë ushtarë për ta dërguar në frontet e luftës, por Seferi nuk përgjigjet dhe del në ilegalitet. Më 23 gusht 1993 policia dhe ushtria rrethojnë fshatin e tij të lindjes dhe e vrasin Seferin ende pa i veshur rrobet ushtarake.

25. Fahrush Emrush Emini lindi më 1.12.1971 në Zhiti të Vitisë. Më 16 mars 1991 mobilizohet urgjentisht në ushtrinë jugosllave në Derventa të Bosnje Hercegovinës, VP 8840/10. Më vonë e transferojnë në banjallukë. Nga Banjalluka e dërgojnënë frontet e luftës në Staragradishka. Më 16 shtator 1991 goditet me një predhë nga mbrapa në kokë dhe vdes. Në shtëpi u dërgua pa shjegime.

26. Bedri Nimon Bajgora lindi më 5.3.1959 në Vushtrri. Më 1986 mobilizohet ushtar në Garnizonin ushtarak të Pirotit (Serbi) VP 8297/39. Në tre muajt e fundit Bedriu merret vazhdimisht në biseda informative. Më 14 janar 1987 gjendet i varur në parkun e makinave.

27. Halil Halim Binaku lindi më 1952 në Gllobar të Gllogovcit. Më 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Shibenik të Kroacisë. U tregua shumë i zoti në ushtri dhe mori graden edhjetarit. Në mesnatën e 26 nëntorit 1982 u vra në tradhëti.

28. Tahir Azem Gashi lindi më 25. 7. 1971 në Vërbovc të Gllogovcit. Më 16 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Osjek të Kroacisë, VP 5530/10. Vetëm një javë pas fillimit të ushtrimeve dërgohet në frontet e luftës kundër forcave çlirimtare të kroate, por ushtria jugosllave humb luften dhe fortifikohet në kazermë duke i detyruar vetëm ushtarët shqiptarë që të bëjnë roje. Më 16 shtator Tahiri plagoset rëndë dhe pas tri ditë vuajtje vdes në një veturë, kue gjejnë ushtarët kroat dhe e varrosin në varrezat qëndrore të Osjekut.

29. Tafil Zahir Hyseni lindi më 7. 5. 1962 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 3 dhjetor 1984 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, por i dërmuar nga jeta në burgje lirohet përkohësisht . Më 17.12.1986 regrutohet në Ajdovqinë të Slolovenisë VP 1266/8B. Nuk e lejojnë të vizitohet asnjëherë nga familja, prandaj më 4 shtator 1985 largohet nga kazerma pa leje drejt shtëpisë. Sigurimi ushtarak e kap dhe e kthen në kazermë ku ushtrohet dhunë deri në vdekje. U tha se bëri vetvrasje.

30. Afrim Bahtir Hyseni lindi më 1. 7. 1970 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 17 mars 1991 mobilizohet dhunshëm në armatën jugosllave në Vernik të Vojvodinës. Në ndërkohë në kazermë kupton se do t’i dërgojnë në luft në fronton e Vukovarit. Në fillim të prillit heq uniformen ushtarake dhe ik nga kazerma dhe vjen në vendlindje. Dy javë qëndron në ilegalitet por pas dy javësh policia rrethon fshatin dhe ekzekuton Afrimin me refal automatiku në mes të fshatit duke e lënë kështu dy ditë për ta parë të gjithë.

31. Shefqet Avdyl Prekazi lindi më 1952 në Prekaz të Gllogovcit. Më 1982 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Novi Sad. Më 22 tetor 1982 në vizitë i shkon i vëllau dhe vendosen në Hote “Novi Sadi”. Më 24 tetor 1982 policia speciale e godet Shefqetin në lift me një mjet të fortë dhe e hedh në gropen e liftit.

32. Ibrahim Isuf Kastrati lindi më 1962 në Turjakë të Rahovecit. Më 1984 mobilizohet në Garnizonin e Suboticës. Pas një perleshje ushtarësh Ibrahimi intervenon dhe shuan rrahjen por pasi kjo rrahje mes ushtarësh ishte e programuar nga policia sekrete Ibrahimi denohet me pesë vjet burg të rëndë. Më 30 shtator 1987 vritet në qelinë e burgut në Pozharevc.

33. Miftar Sylë Tali lindi më 15.2.1965 në Babaj të Bokës, Malsia e Gjakovës. Më 20 qershor 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Garnizonin e Pazinit në Istri të Kroacisë, VP 6116/11, ndërsa më 15.1.1987 transferohet në VP 4969 të Pazinit. Për shka se ishte familje kufitare në Miftarin bëhet presion që të bashkëpunoj për nevoja ushtarake kundër popullatës kufitare. Miftari nuk pranon dhe e njofton familjen se ka kaq shumë presion sa nuk beson të kthehet gjallë në shtëpi. Qëndon më shumë në burgje e spitale se sa në ushtri. Më 23 prill 1987 e njoftojnë familjen dhe e lëshojnë Miftarin me shumë plagë në trup. Në trenin Zagreb –Beograd Miftari ishte bashkë me vëllaun Haxhiun. Policia speciale u hodhi sprej syve dhe tërhoqi Mitarin duke e hedhur për dritare nga treni afër qytetit të Kutinës (Kroaci). Haxhiu e kupton këtë vetëm pasi arrijnë në Beograd, por policia ushtarake nuk e lejon ta kërkoj as në kupetë e trenit dhe e urdhërojnë që të shkoj në shtëpi. Vetëm tri ditë më pas trupi i shkatrruar i Miftarit kthehet në shtëpi.

34. Adem Binak Osmanaj lindi më 29. 12. 1963 në Turbuhovc të Istogut. Më 9. Tetor 1982 mobilizohet në Garnizonin e Lublanës (Slloveni). Me të arritur në kazermë fillon dhuna mbi te. Në një letër familjes, i njofton se nuk e di a do të mund të kthehem i gjallë në shtëpi. Në natërn 5 qershorit 1983 e hedhin në hekurudhen e trenit dhe e vrasin.

35. Abedin Selman Bala lindi më 30. 12. 1960 në Korreticë të Gllogovcit. Ishte mnjeri me një intelektualitet të jashtëzakonshëm Njihte shumë gjuhë. Më 4. 1. 1981 mobilizohet në Maribor të Sllovenisë VP –3672/1. Më vonë e dërgojnë në Postonje (Slloveni) VP 1427. Ditën që lirohej u organizua një proces policor dhe u arrestuan 15 shqiptar gjoja të organizuar të cilët pas nëntë muajve u dënuan nga 3 deri në 13 vjet burg të rëndë. Abedini mbajti burgun në disa vende të Jugosllavië, deri në natën ndërmjet 11 e 12 janarit 1985 kur policia ushtarake hyri në qelnë e burgut dhe e mbyti përdhunshëm. U tha se bëri vetvrasje!

36. Afrim Muhamet Lushtaku lindi më 21 janar 1966 në Prekaz të Skënderajt. Më 14 qershor 1998 mobilizohet në Kranj të Sllovenisë VP 1098. Më 28 qershor 1998 në poligonin e Kazermes fshehtas u sulmua me thikë nga mbrapa. U tha se vdiq nga infrakti!

37. Ali Sinan Rrustemi u lind më 1972 në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Më 16 qershor 1991 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Treninjes (Bosnje e Hercegovinë), VP 6143/8. Më tej e transformojnë në Prevllakë. Pastaj në nëntor 1991 shkon në Knin VP-1318/31. U vra nga prapa (oficeri i tij) në fshatin Puhin Han të Kluçit të Bosnje e Hercegovinës.

38. Besim Hashim Fazliu u lind më 15 janar 1967 në Prishtinë. Më 19. 1. 1987 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Lublanës, VP 50028. Më 13. 12. 1987 u dërgua për të ngrënë më heret se gjoja kishte punë në magazinë. Me të ngrënë lugët e para të gjelles kuptoi se ishte helmuar ndërsa arriti t’i shoh edhe sigurimin ushtarak që po e përcillte. Vdiq më 31 dhjetor 1987.

39. Enver Salih Maksutaj lindi më 12 shkurt 1970 në Orrobërd të Istogut. M{ 18 nëntor 1990 mobilizohet në Garnizonin e Gjakovës (Kroaci) VP-6318/18. E detyrojnë të qëndrojë roje tek porta e garnizonit. Më 15 shtator 1990 e godet një predhë nga forcat e armatorura kroate dhe vdes.

40. Fadil Xhafer Gashi lindi më 21 dhjetor 1965 në fshatin Dobërdol të Podujevës. Në gusht të vitit 1984 mobilizohet në Garnizonin e Kralevës (Serbi), VP 8977/6. Më 7 maj 1985 e dërguan roje në Ratina, afër Vërnjaçka Banjes ndërsa mbrapa e ndoqen dhe e vranë pas shpine. U tha se bëri vetvrasje!.

LISTA E USHTARËVE TË VRARË NË "APJ" GJATË VITEVE 1981-1991 Vizitorë
të nderuar, në armatën ish-jugosllave, jane vrarë shumë bijë të
popullit tonë. Është shumë i madh numri i djemëve shqiptarë që janë
kthyer në arkivol. Prandaj kërkojmë nga Ju dhe nga familjet e
ushtarëve shqiptarë të vrarë nëpër kazermat ushtarake të ish- APJ-
së,që të na dergojnë biografitë dhe fotot e tyre që t'i publikojmë ne
faqen tonë. I presim biografinë dhe nje foto ne postën elektronike.
webmaster@kp- afrim-zhitia. com

Me rrespekt! Klubi Politik
"Afrim Zhitia"

LISTA E USHTARËVE TË VRARË NË "APJ" GJATË VITEVE 1981-1991

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut
në Prishtinë,gjatë viteve 1981 – 1991 janë vrarë në forma të ndryshme
këta ushtarë shqiptarë:

1.Sami Ali Gashi(1961)- student në Prishtinë.Shërbente në Vërshac-
Vojvodinë.Vdes në Beograd më 06.07.1981.

2.Besim Xhemail Bajraktari(1958) -Gjakovë.Vdes në Banjallukë-Bosnjë ,më
05.08.1981.

3.Halil Abib Hajrullahu(1958) ,fshati Banullë-Lipjan. Vdes në Split,më
02.09.1981.

4.Shaban S.Prushi(1961) ,fshati Zylfaj-Gjakovë .Vdes në Banjallukë.më
22.09.1981.

5.Sami Shani Krasniqi(1956) ,fshati Buqe-Dragash. Vdes në Novo Mesto-
Sllovenio,më 16.09.1982.

6.Rasim Ramadan Zeka,fshati Metergovc-Podujevë .Vdes në Sinj-Kroaci, më
07.06.1982.

7.Izeir Rrustem Sadiku,student( 1957),fshati Rahovicë-Preshevë .Vdes në
Split-Kroaci, më 11.04.1982.

8.Nazmi Abdullah Muja,fshati Gradicë-Gllogovc. Vdes në Mostar-
Bosnje,më 11.04.1982.

9.Hasan Talat Sezairi(1959) Gostivar-Maqedoni. Vdes në Krivolak,më
15.07.1982.

10.Musë Ramadan Hoxhaj(1963) fshati Bellanicë.Vdes në Split,më
03.05.1983.

11.Adem Binak Osmanaj,bujk( 1964)fshati Prekallë-Istog. Vdes në
Prokuple më 30.05.1983.

12.Enver Selman Elezi,student( 1964) Shkup.Vdes në Divulle-Split, më
04.06.1983.

13.Murat Muharrem Jusufi,maturant( 1965) fshati Haraçinë-Shkup. Vdes në
Lubjanë më 04.06.1983,një javë pas shkuarjes në ushtri.

14.Mustafa Arif Pantina(1963) fshati Glarevë-Klinë. Vdes në Derventë,më
01.08.1983.

15.Naser Shaqir Gashi(1962) fashati Kopiliq i Poshtëm-Skënderaj. Vdes
në Shetinska Gora-Slloveni, më 10.06.1984.

16.Agron Haxhi Ferizaj(1957) fshati Kodrali-Deçan. Vdes në Baçka
Topolla,më 23.08.1984.

17.Abedin Selman Balaj(1954)fshati Korrotocë e Epërme-Gllogovc. Vdes
në Cele-Slloveni më 07.03.1982.

18.Mujë Rexhë Muçaj,vdes në Benkovc,më 23.04.1985.

19.Fadil Selim Bërdynaj,maturant fshati Radavc-Pejë.Vdes në Mitrovicë
të Kroacisë,më 24.06.1985.

20.Ejup Fezë Sahiti(1958) e vrasin 12 ditë para se ta kryente
shërbimin në ushtri.

21.Sami Daut Shabani,student( 1962)fshati Zaskok-Ferizaj. Pjesëmarrës i
kryengritjes të vitit 1981.Vdes në spitalin e Zagrebit,më 07.02.1986.

22.Haki Rexhep Shatri,stomatolog i diplomuar(09. 07.1958)fshati Tomoc-
Istog.Vdes në Sarajevë ,më 02.02.1986.

23.Inajet Istrefi(1966) fshati Veleshtë-Strug. Vdes në Petro Varadin-
Vojvodin,më 12.06.1986.
24.Erdogan Alajdin Morina(1959) ,Prizren. Vdes më 02.12.1986.

25. Niman Zymer Bajgora(1959) Vushtrri. Vdes në Nish,më 14.01.1987.

26.Miftar Sylë Tali(1960),fshati Babaj i Bokës-Gjakovë. Vdes në
Kutina,më 22.04.1987.

27.Mustafa Mumin Ramadani,fshati Bozofc-Tetovë .Vdes në Strumic,më
27.04.1987.

28.Aziz Sadik Kelmendi(1967) fshati Karaçicë-Lypjan. E vrasin në
Paraqin më 03.09.1987.
29.Ibrahim Jusuf Kastrati(1961) fshati Turjakë-Rahovec. Vdes në
Pozharevc më 03.09.1987.

30.Qani Muharrem Shabani(1965) Rahovec.Vdes në Pulë,më 05.11.1987.

31.Raif Muharrem Isufi(1960)fshati Kotorr-Skënderaj. Vdes më
05.12.1987.

32.Naim Ramadan Ajgeri(1968) .Vdes në spitalin e Beogradit,më 1988.

33.Naser Xhafer Gashi(1969)fshati Orrobërdë-Istog. Vdes në Ribnic-
Slloveni,më 15.05.1988.

34.Afrim Muhamet Lushtaku(1966) fshati Prekaz i Poshtëm-Skënderaj. Vdes
në Ribnic-Slloveni, më 28.06.1988.

35.Osman Hajdar Ismaili(1968) fshati Gërdovc-Medvegj. Vdes në
Podgoricë,më 08.07.1988.

36.Enver Shaban Ramadani(1970) fshati Brojë-Skënderaj. Vdes në
Viroviticë-Kroaci, më 15.01.1989.

37.Xhavit Alush Berisha-vdes në vitin 1988.

38.Halim Shaqir Litaj(1970)Klinë .Vdes në Doboj,më 04.09.1989.

39.Vahidin Xhemshit Hajrizi(1969) fshati Kuklibeg-Dragash. Vdes në
Divule-Split.Ë shtë vrarë më 26.04.1990.

40.Jetullah Haxhi Desku,vdes në vitin 1990.

41.Xhevdet Haradin Aruçi(1986)Rezallë -Skënderaj. Vdes në Tuzëll,më
26.06.1990.

42.Fatmir Adem Tafaj(1970)fshati Grajkovc-Suharë kë.Vdes më
25.08.1990,në Velika Goricë.

43.Ivan Pashko Perishiq,Janjevë (kroat).Vdes më 13.10.1990 në Kërçovë.

44.Rexhep Ismet Blakaj(1963) fshati Jabllanicë e Vogël-Pejë.Vdes në
Virovitcë-Kroaci, më 1985.

45.Enver Hasi,fshati Poroj-Tetovë. Vdes më 1985.

46.Izet Bedri Bushi(1971)fshati Pustenik-Kaçanik. Vdes në Qupri,më
11.01.1991.
47.Lulzim Faik Rexhepi(1967) fshati Zabel i Poshtëm-Gllogovc. Vdes në
Virovitic-Kroaci, më 16.01.1991.

48.Burim Sherif Behramaj(1972) Mitrovicë. Vdes në Beograd,më
25.10.1991.

49.Abedin Sabit Krasniqi(1970) Bellaqevc- Fushë-Kosovë .Vdes në
Beograd,më 03.11.1991 ...

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”