"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#121

Post by Arbëri » Sun Jan 06, 2013 1:56 pm

Gazeta hollandeze , 06-12-1912

Bombardement.

Bombardim

Nga Roma njoftohet se dy anije luftarake greke kanë bombarduar Vlorën, në jug të Shqipërisë. Granatat u hodhen pranë konsullatave italiane dhe austriake. Anijet u tërhoqën vetëm pas protestës.

Uit Rome wordt gemeld, dat twee Grieksche oorlogschepen Walona, in Zuid Albanië, hebben gebombardeerd. De granaten vielen tusschen de Italiaansche en Oostenrijksche consulaten. Op protest trokken de schepen sich terug.
Per me shume : http://kranten.kb.nl/view/article/id/dd ... 03%3Aa0046

Dydrinas .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#122

Post by Adriana » Sun Jan 06, 2013 3:09 pm

Arbëri wrote:Gazeta hollandeze , 06-12-1912

Bombardement.

Bombardim

Nga Roma njoftohet se dy anije luftarake greke kanë bombarduar Vlorën, në jug të Shqipërisë. Granatat u hodhen pranë konsullatave italiane dhe austriake. Anijet u tërhoqën vetëm pas protestës.

Uit Rome wordt gemeld, dat twee Grieksche oorlogschepen Walona, in Zuid Albanië, hebben gebombardeerd. De granaten vielen tusschen de Italiaansche en Oostenrijksche consulaten. Op protest trokken de schepen sich terug.
Per me shume : http://kranten.kb.nl/view/article/id/dd ... 03%3Aa0046

Dydrinas .


Arberi tek linku qe ke sjell , anash mund te klikosh tek Afbeelding butonin poshte qe thote Opslaan, dhe me mire ti sjellim te shoqeruar me pjesen e gazetes qe te mbeten ne forum... si thua?
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#123

Post by Arbëri » Sun Jan 06, 2013 4:38 pm

Adriana , beje ti ate qe thua te aj linku qe e solla nga Holanda pasi qe e din edhe gjuhen e tyre me mire , nuk eshte problem .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#124

Post by Arbëri » Sun Jan 06, 2013 9:05 pm

Gazeta hollandeze

Tilburgsche courant 05-03-1929

Kryepeshkopi i Kishës Greko-Ortodokse dëbohet nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare e kanë urdhëruar kryepeshkopin e Kishës Greko-Ortodokse të Durrësit, që të largohet nga Shqipëria brënda 24 orëve. Kryepeshkopi protestoi kundër këtij akti të qeverisë shqiptar
e, por megithatë ai u dërgua në kufirin greko-shqiptar. Kjo masë u vendos pas themelimit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare.
Grieksch-orthodoxe aartsbisschop uit Albanië verbannen.
De Albaneesche autoriteiten hebben den Grieksch-orthodoxen aartsbisschop van Durazzo gelast, het grondgebied van Albanië binnen 24 uur te verlaten. De aartsbisschop protesteerde hiertegen bij de Albaneesche regeering, doch hij werd naar de Grieksch- Albaneesche grens gebracht. Deze maatregel staat in verband met het feit, dat dezer dagen een onafhankelijke Albaneesche orthodoxe kerk is opgericht
Per me shume : http://kranten.kb.nl/view/article/id/dd ... fullscreen


Dydrinas .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#125

Post by Arbëri » Sat Jan 12, 2013 3:58 pm

Masakrat serbe gjatë luftës në Kosovë u munduan të mshifen duke i marr kufomat në Serbi. Një kamion me kufoma i gjuajtur në lumin Donau u gjind rastesisht.

Ekskluzive:Serbi rrefen per vrasjet ne Kosovë
Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... v9pDh6-r3Y#!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#126

Post by Adriana » Tue Jan 15, 2013 11:08 am

Mbushen 14 vjet nga Masakra e Reçakut


Fshatarët e Reçakut të martën kujtojnë të afërmit e tyre të cilët para katërmbëdhjetë viteve u vranë e u masakruan barbarisht nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë patën filluar të granatojnë fshatin, shkruan KP. Në ato momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë dhe pikërisht në atë ditë në Reçak janë vrarë e masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Të nesërmen pas masakrës që pati ndodhur, Reçaku është vizituar nga ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale.

“T’i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them”, pati deklaruar ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Menjëherë në konferencën për gazetarë, Walker atë që ka ndodhur në Reçak e ka quajtur masakër dhe krim kundër njerëzimit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#127

Post by Arbëri » Tue Jan 15, 2013 2:31 pm

Adriana wrote:Mbushen 14 vjet nga Masakra e Reçakut


Fshatarët e Reçakut të martën kujtojnë të afërmit e tyre të cilët para katërmbëdhjetë viteve u vranë e u masakruan barbarisht nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë patën filluar të granatojnë fshatin, shkruan KP. Në ato momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë dhe pikërisht në atë ditë në Reçak janë vrarë e masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Të nesërmen pas masakrës që pati ndodhur, Reçaku është vizituar nga ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale.

“T’i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them”, pati deklaruar ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Menjëherë në konferencën për gazetarë, Walker atë që ka ndodhur në Reçak e ka quajtur masakër dhe krim kundër njerëzimit.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak dhe rrethinë u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

1. Lute Asllani
2. Banush Azemi
3. Ragip Bajrami
4. Halim Beqiri,
5. Rizah Beqiri
6. Zenel Beqiri
7. Lutfi Bilalli
8. Ajet Emini
9. Bujar Hajrizi
10. Myfail Hajrizi,
11. Skënder Halili
12. Haqif Hysenaj
13. Hajriz Ibrahimi
14. Hakip Imeri
15. Murtez Imeri
16. Nazmi Imeri
17. Mehë Ismajli
18. Muhamet Ismajli
19. Ahmet Jakupi
20. Eshref Jakupi
21. Hajriz Jakupi
22. Mehmet Jakupi
23. Xhelal Jakupi
24. Jashar Jashari
25. Raif Jashari
26. Shukri Jashari
27. Fatmir Limani
28. Nexhat Limani
29. Salif Limani
30. Bajram Mehmeti
31. Hanumshah Mehmeti
32.Arif Metushi
33. Haki Metushi
34. Ahmet Mustafa
35. Asllan Mustafa
36. Muhamet Mustafa
37. Sadik Osmani
38. Jashar Salihu
39. Shukri Salihu
40. Bajrush Shabani
41. Ahmet Smajlaj
42. Sheremet Syla
43. Shyqëri Syla
44. Bajram Xheladini
45. Njazi Zymeri
Image

Lavdi !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#128

Post by bardus » Thu Jan 17, 2013 12:02 pm

Serbia theri 70.000 shqiptarë dhe dogji 600 fshatra shqiptare


Jam i nderuar që, në emër të Kryesisë së Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për organizimin e kësaj tryeze kushtuar dëbimit masiv të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës. Ne, pra, jemi mbledhur sot që të përkujtojmë këtë ngjarje të dhimbshme, 130-vjetorin e dëbimit masiv të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës, me ç’rast Serbia, përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe spastrim etnik mbi 700 vendbanime dhe mbi 300.000 shqiptarë, të cilët asokohe jetonin në trojet e veta etnike, apo në një hapësirë sa territori aktual i Kosovës.

Spastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare në mënyrë masive ndodhi pas Kongresit të Berlinit, më 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, kur pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Në pronat e ligjshme të shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe malazezët besnikë ndaj regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme dhe në një pjesë në territorin e Maqedonisë.

Shumë nga të dëbuarit përfunduan përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e me gjerë në Turqi. Në një shkrim të postuar në internet me titull “Spastrimet etnike serbe ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit” nga një bashkëpunëtor i Akademisë Diplomatike të Londrës konstatohet se vetëm në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe u vranë dhe u masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë (dokumentet osmane e vërtetojnë praninë e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit) u plaçkitën dhe u dogjën 300 shtëpi.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike të shqiptarëve flasin madje edhe vetë burimet dhe autorët serbë: “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova”, konstaton Stefan L. Popoviq, në librin e tij “Putovanje po novoj Srbiji”, i botuar në Beograd në vitin 1950.

Ndërkaq, shkrimtari serb Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj etnisë shqiptare, shkruan (citojmë) “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova”.

Në disa shkrime të botuara në shtypin perëndimor të kohës, gjithashtu theksohet se pushtuesit serbë në Sanxhakun e Nishit dhe në rajonin e Toplicës kanë zbatuar strategjinë e tokës së djegur me përkrahjen morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë Cariste e të Evropës. Madje, vetë princi i Serbisë, Milan Obrenoviç, kishte urdhëruar ushtarakët serbë, duke u thënë se merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë”.

Burimet e kohës flasin për rreth 70.000 shqiptarë të therur, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878. Këto burime, gjithashtu, thonë se, asokohe, nuk ishte vërejtur disponimi i fuqive të mëdha për të parandaluar këtë gjenocid serb mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit. Pohimet e sipërshënuara i theksuam qëllimisht, ngase, sipas spekulimeve të albanofobëve serbë Jovan Cvijiç, Dushan Popoviç, Luba Stojanoviç, Vlladimir Stojanoviç, Anastasije Urosheviç e shumë të tjerë, familjet shqiptare si kolonizuese kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoç, Vranjë e gjetiu pas “Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690.

Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb, deri në mesin e shek. XIX, vetëm në rrethinë të Leskoçit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu, nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut.

Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se, pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiçin kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonisë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: “Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna”. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra.

Se çka, në të vërtetë, kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit, për këtë flet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviç, ku, ndër të tjera, shkruante: “Ato netë shumë familje shqiptare, duke ikur me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit.”

Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999, ku Serbia edhe kësaj radhe kishte tentuar që nga Kosova të krijojë Sanxhakun e Nishit dhe Toplicën e dytë, duke zbatuar elaboratin e saj për spastrimin etnik edhe të territorit të sotëm të Kosovës. Por, për fatin e mirë të popullit tonë, në dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë që përjetonte populli shqiptar i Kosovës, po e përcillte bota e qytetëruar, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, si dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, u vunë në krah të drejtësisë dhe e ndihmuan këtë popull që të kthehej në trojet e veta etnike. Shkrimtari i njohur serb, Jovan Haxhi

Vasiljeviç, në librin “Albanska liga” (Beograd, 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në gusht të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas vendimeve të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Që ironia të jetë më e madhe, pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi, duke propaganduar nëpër Evropë se gjoja shqiptarët që jetonin në trojet e tyre etnike në Sanxhakun e Nishit ishin shpërngulur nga Shqipëria, gjë që nuk i përgjigjet aspak të vërtetës.

Në realitet, askund, në asnjë arkiv apo bibliotekë botërore, nuk gjendet ndonjë dokument apo e dhënë mbi ndonjë shpërngulje nga Shqipëria në Kosovë apo në trojet etnike në Sanxhak të Nishit dhe në rajonin e Toplicës. Pse të mos theksohet se kësaj ngjarje të dhimbshme i kontribuuan edhe vendimet e Kongresit të Berlinit, në të cilin nuk u morën parasysh kërkesat e delegatëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që shqiptarët e dëbuar nga Sanxhaku i Nishit të kthehen sa më parë në trojet e tyre etnike.

Ndonëse Kongresi i Berlinit në kuadër të vendimeve të veta kishte krijuar Komisionin ndërkombëtar për t’i kthyer edhe shqiptarët e dëbuar në Sanxhakun e Nishit, mjerisht kjo nuk ndodhi kurrë. Këtë vlerësim e mbështesim në vendimet e Kongresit të Berlinit, përkatësisht në paragrafin 39 në të cilin thuhet (citojmë): “Ata që kanë prona në territoret e aneksuara nga Serbia dhe të cilët duan të jetojnë jashtë Principatës mund ta bëjnë një gjë të tillë dhe njëkohësisht të mbajnë pronat e tyre, ose t’i mbyllin nëse janë dyqane, apo t’ia japin për administrim një pale të tretë” (mbarim citati).

Mbështetur edhe në këtë fakt, ne e kemi themeluar Shoqatën e Muhaxhirëve të Kosovës, e cila po vepron në sensibilizimin e opinionit vendor e ndërkombëtar, që shqiptarëve muhaxhirë të dëbuar nga trojet e tyre etnike nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës t’u njihet e drejta e pronës, e cila në bazë të konventave ndërkombëtare është diçka e shenjtë. Me këtë qëllim, kohë më parë, Shoqata e Muhaxhirëve të Kosovës ka botuar librin me titull: “E drejta mbi vatrat dhe pasuritë reale dhe autoktone nuk vjetrohet” të doajenit dhe historianit të shquar, prof. dr. Sabit Uka, kryetar nderi i kësaj shoqate, i cili sa ishte në këtë jetë, me përkushtim është marrë me ndriçimin e fatit të muhaxhirëve të Kosovës, të cilët fati i ka katandisur në pjesë të ndryshme të botës.

Këto ditë po punojmë intensivisht që kjo vepër të botohet edhe në gjuhën angleze dhe, të njëjtën, së bashku me programin e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, me qëllim të ndërkombëtarizimit, do t’ia dërgojmë misioneve diplomatike në Kosovë dhe qendrave ndërkombëtare të vendosjes. E gjithë kjo bëhet me qëllim që muhaxhirëve shqiptarë të dëbuar nga Sanxhaku i Nishit t’u njihet e drejta e pronës dhe që, njëkohësisht, ata, përmes faktografisë shkencore dhe historike, të njihen jo vetëm me spastrimin etnik që Serbia ka ushtruar mbi 700 vendbanimet shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni Toplicës, por edhe me politikën e saj të vazhdueshme destruktive dhe gjenocidiste mbi shqiptarët.

Ndërkohë, më lejoni t’ju njoftoj se Shoqata e Muhaxhirëve të Kosovës po punon në përgatitjen e dokumenteve për realizimin e obligimeve nga protokolli i vendimeve të Kongresit të Berlinit, paragrafi 39, për aktivizimin e këtij paragrafi mbi njohjen e të drejtës së pronës për të gjithë muhaxhirët shqiptarë të dëbuar me dhunë nga Sanxhaku i Nishit. Kjo nismë e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës do të duhej, ndërkaq, të pasohej edhe me disa nisma të tjera, të tilla si: ngritja e një Memoriali Përkujtimor kushtuar shqiptarëve të dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore në Sanxhakun e Nishit dhe në rajonin e Toplicës dhe, njëkohësisht, përjetësimi i kësaj kaptine tragjike në librat dhe në tekstet shkollore të nxënësve tanë. Të nderuar zonja dhe zotërinj. Në fund të kësaj fjale rasti, më lejoni që edhe njëherë t’Ju falënderoj për organizimin e kësaj tryeze, përmes të cilës ne së bashku rikujtojmë me dhembje, respekt e pietet një nga ngjarjet më të prekshme dhe më tragjike të historisë sonë kombëtare, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Fjala e autorit, kryetar i Shoqatës së Muhaxherëve të Kosovës e mbajtur në Tribunën, “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-78”

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#129

Post by CERMENIKASI » Thu Jan 17, 2013 8:53 pm

Siç më ka tregue nji Shqiptar nga Kosova, në shumë qytete të Kosovës ka muhalla që quhen "muhalla e muhaxhirëve" sepse aty janë strehue shumë familje që u dëbuen prej vatrave të tyne në viset e Nishit,Toplicës ,Kurshumlisë,Leskovac....

Kam mendue gjithëmonë se për ketë tragjedi vërte duhet ngrit nji memorial ku sëpaku të shënohen emnat e katundëve prej nga u vranë dhe u dëbuen të gjithë Shqiptarët , të njajtin mendim për memorial kam dhe për masakrën e Tivarit.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#130

Post by Arbëri » Thu Jan 17, 2013 10:24 pm

Me shume Shqiptare kishte ne ate ragjion (sot Serbi) se sa ne Kosove , dhe kete e pranojne vet serbet .
Toplica pershfinte shume vendbanime , njihej si regjion/krahine e gjere : viewtopic.php?p=35530#p35530
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#131

Post by Arbëri » Sat Jan 19, 2013 5:27 pm

"Shperngulje e Muhaxhirëve "


Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#132

Post by Arbëri » Thu Jan 24, 2013 11:14 pm

Citat i shkurter por ja vlen te mbetet ne kete teme si dokument :

Anglezi John Ross (ishte Komisioner serb në kufi ) shkruan: "Pothuajse të gjithë pjesa perëndimore e sanxhakut të Nishit ishin shqiptare musliman... Të gjithë ata kanë ikur në vilajetin e Kosovës , duke e lënë të gjithë vendin e tyre .

Image
Englez Džon Ros zabeležio je sledeće: “Gotovo svo stanovnišvo zapadnog dela Niškog sandžaka, koji je predat Srbiji, bili su Albanci muslimanske veroispovesti ... Svi oni su izbegli u Kosovski vilajet, napuštajući čitavu zemlju.
http://www.google.com/search?q=Englez+D ... e&ie=UTF-8
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#133

Post by CERMENIKASI » Thu Jan 24, 2013 11:29 pm

Në regjistrimin e 2002-shit në qytetin e Nishit vetëm 99 veta janë regjistrue me kombësi shqiptare
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#134

Post by Mallakastrioti » Sun Jan 27, 2013 1:54 pm

Image

Dokument i rendesishem per shqiptaret! (Masakrat serbe nder shqiptar)
----
Shkruan Aleksandar Obradoviq, një analist politik në Beograd.

Data e publikimit 1 Dhjetor 2012

"100 vite te rrethit te Durresit

Foto: Ekzekutimi i të burgosurve shqiptarë nëper rruget Beogradit , viti 1912

Me njëzet e nëntë nëntor 2012.kane kaluar plot 100 vite nga themelimi i Mbretërisë së Serbisë ne rrethin e Durresit .Kjo datë nuk do të jetë e shenuar si feste .Historiografia serbe është përpjekur për të "mos informuar " këtë aventurë neper Shqiperi të Pashiqit neper shkollat e tyre dhe te kaluaren e tyre , per keto tekste nuk jane te informuar tek nxnensit dhe gjeneratat serb .

Në fillim të shekullit të njëzetë, Perandoria Osmane miratoi kërkesën e fiseve shqiptare për krijimin e një vilajeti të veçantë shqiptare në kuadër të Perandorisë.Për Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë, të cilat kanë pasur plane për pushtimin e ketyre tokave ishte sikur thirrje per alarm ne kete pjese Turqise . Lufta e Parë Ballkanike, te cilen këto ditë në Serbi festojmë me krenari të madhe, nuk ishte asgjë tjeter vetem se nje lufte pushtimi te shteteve te vogla Ballkanike .
Sipas dëshmisë të disa ushtarëve serbë të shkolluar në këtë fushatë, veçanërisht Dimitrije Tucović dhe Kosta Novakoviç, Serbia ka treguar brutalitetin e forcave pushtuese. Nuk ka kursyer as civile por te njejten metode ka perdorur edhe ushtaret e vet dhe jane keqtrajtuar , mijera ushtare serb kane lene jeten e tyre atje pa u vrare nga plumbi (nga vet ushtria serbe ( shkaku qe kane kundershtuar padrejtesit te ushtris se tyre, shenimi im ). .
Ata te cilet kan shkrpeur zjar ose kane perdorur thika , kane lene historine me te turpshme te sebise te historise moderne srbe .
Nuk kishte donje rezistence te madhe nga ana e shqiptareve ne ate kohe , por si avansonte ushtria serbe gjate luftes , së pari në Kosovë dhe më pas në Shqipëri , krime dhe mizori te panumerta jane kryer ne emer "kinse" po kunderivihemi kryengriteseve .

Ndër krimet më të mëdha të kryera nga ushtria serbe në vitin 1912 është masakriimi i popullates civile shqiptare ne Lume ne krye me Jankoviq .B . ( emri i nje qyteti ne kufirin me Maqedoni - Jankovic , pas pavarsise te Kosoves quhet Hani e Elezit,shenim i im)
Trupat serbe masakruan civilë duke përfshirë gratë, fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët dhe dogjën 27 fshatra. Sipas raportit të Komisionit Ndërkombëtar për luftërat e Ballkanit, ne ate raport Ndërkombëtar eshte thene per krime të veçanta mizorike, duke përfshirë edhe djegien gjallë të grave dhe fëmijëve para syve te baballareve dhe burrave te tyre .

Pas kësaj, 400 njerëz vullnetarisht u dorëzuan tek autoritetet serbe, por ata u dërguan në Prizren dhe u ekzekutuan aty. Krimi në pyje u përsërit në shtator 1913, në fund e të ashtuquajtur "aventura shqiptare". Edhe pse Konferenca e Londrës u vendos që Luma ti përkas në Shqipërise, ushtria serbe nuk tërhiqet prej saj.

Për dy orë u zhduken 500 shpirtra ", thotë Tucoviç. Raporti i Komisionit Ndërkombëtar konstaton : "Unë nuk guxoj të them më shumë, por unë mund të them se Luma (zona shqiptare pranë lumit me te njejtin emer Lume) nuk ekziston më. Nuk ka asgjë, por vetem kufoma, pluhur dhe hi. Ka fshatra prej 100, 150, 200 shtëpi, ku nuk ka më një njeri . . Grabitje në të gjitha anët. Oficeri u tha ushtarëve për të shkuar në Prizren dhe shesin gjërat që ishin vjedhur ".

Pas masakrës në Lume, në vitin 1912, ushtria serbe "në stilin e njëjtë," vazhdoi penetrimin në Shqipërinë qendrore dhe qëllimi i saj kryesor - Deti Adriatik. Më 29 Nëntor 1912, duke fituar Shqipërinë veriore dhe qendrore,
Mbretëria e Serbisë shpalli rrethin Durres nën kufijte e Serbise. Ky qark është i përbërë nga katër rrethe: Durrës, Lezh, Elbasan dhe Tiranë. Ata menjëherë kane ngritur të gjitha organet administrative në kete rrethin.

Ne krye te kesaj rrethine ishte Ivan Ivanoviç, dhe kryetari qytetit te Durrësit, ishte Pjetri Đurašković. Pas entuziazmit fillestar te popullates Ortodokse ne këtë fushë (kryesisht greke dhe të krishterët shqiptarë), sistemi i qeverisjes despotike e autoriteteve serbe, arroganca e tyre , detyruan per mbledhjen e taksave nga popullsia e varfër, si dhe raprezaljet brutale qe provokoi reagim dhe rezistenca e të gjithë popullatës. Pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare.

Megjithatë, vendimi i Fuqive të Mëdha, Serbia u detyrua të largohet së shpejti nga Shqipëria. Në prill 1913, anijet ushtarake serbe u transferuar në Selanik, ku ata kthehen përsëri në Serbi.
Në ate gjysmë vit të qëndrimit të serbeve në Shqipëri, autoritetet serbe kanë mbjellë vetëm, grabitje frikë dhe vdekje. Dhe çfarë do të presim më vonë, pas 100 vitesh ? - mosbesim dhe urrejtje në mes të popullit serb dhe shqiptar.
Ky episod në historinë e Serbisë është përjashtuar plotësisht nga tekstet e historisë serbe."

Aleksandar Obradoviq
----

Ky artikull u perkthye ne shqip prej "Arberi" per Arberiaonline.com

Burimi: http://aleksobradovic.wordpress.com/201 ... og-okruga/
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#135

Post by Arbëri » Tue Jan 29, 2013 9:09 pm

Krimet e Serbisë gjatë periudhës 1998- 1999.

Forcat serbe kanë masakruar në mënyrë të tmerrshme gra dhe fëmijë.
Mbi 11,000 të vrarë e të masakruar gjatë luftës në Kosovë 1271 janë fëmijë


Image
Serb forces massacred so terrible women and children.
Over 11,000 were killed during the war in Kosovo, 1271 are children.



============================================================

Përkujtohet sakrifica e Zymberajve (Maqedoni)

Image

Janë përkujtuar sot në Sllupçan të komunës së Likovës 10 të rënët e familjes Zymberi. Ata humbën jetën gjatë konfliktit të vitit 2001 në bodrumin e shtëpisë së tyre, por kujtimet ndaj tyre nuk janë shlyer.

Për të përkujtuar 10 martirët e familjes Zymberi, në varrezat e dëshmorëve i pranishëm ka qenë edhe kryetari i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu. Ai tha se këtë ditë, 24 majin kjo Shoqatë e luftës e ka shpallur si dita e martirëve të kombit.

Nga shpërthimi i predhës në bodrumin e shtëpisë, mu në këtë datë të 2001-shit jetën e kishin humbur Selvije, Mersim, Hisnije, Neale, Jenuz, Suzane, Valbona, Nerimane, Fitore dhe Fitim Zymberi. Për të përkujtuar të rënët, homazhe në varrezat e dëshmorëve mbi fshatin Sllupçan, bërën familjarët e tyre.

Ata kujtojnë momentet e shpërthimit të predhës në bodrumin e shtëpisë ku ata ishin strehuar, ditët të cilët nuk do t’i harrojnë kurrë. “Unë kam qenë aty në momentin e aktit, por mua nuk më gjeti gjë. Rreth meje kishte të vrarë të plagosur. Ajo ditë nuk më harrohet kurrë”, ka thënë njëri nga familjarët Zymberaj te të cilët ka pasur dhjetë viktima.

Por, kjo rënie sa e dhimbshme aq edhe madhështore ka lëvizur historinë tonë më të re. Familja Zymberi, madje i tregoi botës dhe gjithë shqiptarisë se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri te fëmija në djep.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”