"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#151

Post by Zeus10 » Wed Jul 17, 2013 8:36 pm

[quote2="Fatos Lubonja"]Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun ........[/quote2]

Po sigurisht Z.Lubonja, qe gjithkush duhet te sakrifikoj per atdheun, po u cenuan interesat kombetare, jane cenuar automatikisht interesat e cdonjerit prej nesh. Vetem po mos ta ndjesh vehten shqiptar(ose cfaredo lloj kombesie), mund te mos ta mendosh qe duhet te sakrifikosh per kete atdhe.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#152

Post by CERMENIKASI » Wed Jul 17, 2013 9:21 pm

Meqenëse Shqiptarët qenëkanë skizofrenik po ç'dreqin ka ky që nuk ikën prej Shqipnie ???
Në ketë botë, thoshte plaku im (rr.p.),ka gomar me katër kamb por ka dhe asish me dy kamb!!!!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#153

Post by erix77 » Thu Jul 18, 2013 7:49 am

aty ja ka fut kot Lubonja,per mendimin tim nje pjese e mire e shqiptareve vene gjithmone te parin interesin personal dhe nje pjese tjeter e madhe behen patriot vetem kur fiton kombetarja e futbollit apo kur festohet 100 vjet pavaresi.Per te mos permendur klasen politike qe eshte gjithnje e gatshme te bashkepunoje me armiqte tane historike kunder interesave te vendit dhe kombit.

Shqiptaret jane me pak te dhene mbas kombit se pjesa me e madhe a kombeve te botes.

Nuk do te ishte keq qe gjerat te ishin ashtu si thot Lubonja por fatkeqesisht nuk jane.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#154

Post by Zeus10 » Thu Jul 18, 2013 3:52 pm

Nuk eshte kaq e zeze situata erix, vete egzistenca e kombit tone e tregon kete. Ne momentet e duhura njerez shume te mire brenda dhe sidomos jashte Shqiperise, bejne diferencen e nevojshme, per te ndryshuar raportet e disfavorshme. Shqiptaret ne pergjithesi e duan Shqiperine, ne menyre te pavetedijshme, por per ta dashur ne menyre te vetedijshme, duhet te edukohen me shume, te shohin pak me shume dhe sidomos te punojne me shume. Eshte per te ardhur keq nderkohe, qe atje ku feja eshte shume e fuqishme, ndjenja kombetare bie. Pastaj jane keta bukeshkalet, nje pjese e vlleheve dhe ca pseudogreke(per cudi minoritaret e vertete jane shume dinjitoze), qe megjithese e kane mjelur mire kete komb, jane ata qe e urrejne dhe mallkojne me shume.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#155

Post by bardus » Thu Jul 18, 2013 7:13 pm

Shkrimi i plotë i Lubonjës që tronditi Kosovën
Ky shkrim është botuar në anglisht në numrin e majit 2013 të revistës SUDOSTEUROPA Mittelungen

Afro dhjetë ditë pasi u çlirua nga Gjykata për Krimet në ish-Jugosllavi (29 nëntor 2012) prej akuzave për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri një vizitë triumfale në Shqipëri. Atij iu dedikua një seancë e Parlamentit shqiptar ku mbajti një fjalim të shkurtër; u prit nga Kryeministri Sali Berisha me shumë nderim, kurse më 10 dhjetor u dekorua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në fjalën e tij Nishani e quajti kënaqësi që në emër të qytetarëve të Shqipërisë i shprehte mirënjohjen njërit prej burrave shqiptarë më të përkushtuar të kohëve moderne: “Ai kurrë nuk u iku përballjeve, rezistencës, – tha Nishani, – duke bërë të mundur që edhe përmes transparencës, kurajës, përballjes me Gjykatën e Hagës, të ruante të pacenuar dinjitetin e një lufte rezistence, dinjitetin e një lufte çlirimtare që ne e bëmë së bashku me partnerët më të mirë të shqiptarëve”.1

Kryeministri Berisha, po në ato ditë bëri një deklaratë në të cilën, pasi e nderoi të shfajësuarin, u shpreh se “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do t’u kërkojë instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë ndërmarrjen e një hetimi të pavarur ndaj ish-prokurores Carla Del Ponte, për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj”. Në deklaratën e tij ai i kërkoi sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë “të nisin menjëherë një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje”.2

Edhe kreu i opozitës, socialisti Edi Rama, manifestoi të njëjtin respekt në pritjen që i bëri Haradinajt. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama, i cili e kishte përshëndetur çlirimin e tij nga akuzat që ditën që kjo ndodhi, tha se i shprehu atij mirënjohje për mbrojtjen dhe sakrificat e bëra në vite për popullin e Kosovës dhe se me të biseduan për bashkimin e shqiptarëve “nën qiellin e Bashkimit Europian” për unifikimin e arsimit dhe sistemit doganor etj.

Akuzat ndaj Haradinajt

Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta. Pra, se në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë. Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin.3 Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt.

Atëherë si do ta shpjegojmë këtë glorifikim nga shqiptarët të Haradinajt në kthimin e tij nga Haga, me gjithë këto fakte të tmerrshme? Si ta shpjegojmë se në Kosovë, mu pas kthimit të tij, ai u shpall si Kryeministri i mundshëm i ardhshëm i Kosovës. Si t’i shpjegojmë iniciativa kaq kurajoze si ajo e Berishës për të hapur hetime mbi Carla Del Ponten?

Së pari, kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar. Mbajtja gjallë e këtij lavazhi trushplekset gjithashtu me faktin shumë më prozaik se Haradinaj me shokë, meqenëse kanë në Kosovë jo vetëm pushtetin politik, por edhe atë ekonomik, kanë arritur, duke i ngritur edhe monumente vetes, t’u imponojnë njerëzve në Kosovë mitin e tyre, i cili pastaj i shërben pushtetit të tyre në një rreth vicioz. Fati i dëshmitarëve që pësuan “vdekje të parakohshme” e lehtëson edhe më punën e tyre.

Së dyti, mbrojtja e Haradinajt nga ana e shqiptarëve është e lidhur edhe me mbrojtjen e imazhit të vendit të tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar. Akuza si ato të Carla Del Pontes duhen përgënjeshtruar dhe refuzuar, pasi ato dëmtojnë çështjen kombëtare, pasi i delegjitimojnë shqiptarët, madje duke u dhënë të drejtë armiqve të tyre, që i akuzojnë si rrezik në rajon me idenë e bashkimit kombëtar, që kohët e fundit është bërë kryefjala e retorikës politike në Shqipëri. (Në një nga fjalimet e tij të fundit, Kryeministri Berisha tha se është e papranueshme që shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme, duke nënkuptuar Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë (Preshevën) dhe Maqedoninë.)4

Gjuha e dyfishtë

Në deklarimet e tij, veçanërisht ato drejtuar partnerëve dhe mediave ndërkombëtare, kur flet për çështjen e nxehtë të “problemit të pazgjidhur kombëtar”, Haradinaj e paraqet veten si një politikan i moderuar. “Çështja shqiptare është zgjidhur me pavarësimin e Kosovës”, – i deklaroi Haradinaj një medieje greke kohët e fundit. – “Gjithkund ekzistojnë minoritete. Nëse fillon të projektosh kufij ‘etnikisht të pastër’, nuk do të ndalosh kurrë”. “Unë konsideroj se sot është koha e arsyes. Do t’i ftoja të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, të veprojnë në drejtim të integrimit europian”. “Ne do të shikojmë përpara, nuk do të merremi me gjërat që tashmë kanë kaluar”.5

Kjo gjuhë, megjithatë, nuk e pengon atë të përdorë një tjetër gjuhë brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Në një ceremoni ku iu dha titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Lezhës, ai tha: “Ne jemi një komb, një gjuhë, një flamur, një rrugë (është fjala për autostradën e ndërtuar nga Berisha, që lidh Shqipërinë me Kosovën), e cila na mundëson për të qenë një”.

Kjo gjuhë e dyfishtë është shprehje e ideologjisë dominuese të pushtetit që kanë adoptuar politikanët shqiptarë gjatë njëzet viteve të fundit. Kjo ideologji, që e kam quajtur nacional – europeizëm (si kalim i retorikës së elitës politike shqiptare nga nacional-komunizmi në diskursin nacional-europeist, që nënkupton instrumentalizimin e integrimit europian6) pretendon ta zgjidhë çështjen kombëtare të bashkimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan nëpërmjet integrimit europian duke përzierë kështu vizionin nacionalist të Shqipërisë së madhe etnike me vizionin postnacionalist të Bashkimit Europian të qytetarëve në një lloj Shqipërie të madhe europiane. Sipas kësaj ideologjie, serbët, grekët, maqedonasit, malazezët do të mbeten të njëjtët armiq që kanë qenë në të shkuarën.

Po cili është Haradinaj i vërtetë? Ç’përfaqëson ai për shqiptarët; po për europianët? – Carla Del Ponte përshkruan në librin e saj La Caccia – io e i criminali di guerra (Feltrinelli 2008) se si ndërkombëtarët e UNMIK-ut, në vend që ta ndihmonin Tribunalin për një hetim më të thellë të çështjes “Haradinaj”, i krijuan asaj pengesa me argumentin se politikanë si ai ishin shumë të fuqishëm në Kosovë dhe, kësisoj, dëmi që do të pësonin do të ishte më i madh sesa përfitimi, sepse këta njerëz mund të destabilizonin rajonin. Ky fakt flet shumë për Haradinajn. Ai u përket atyre kafshëve politike në Shqipëri dhe Kosovë që u intereson vetëm pushteti personal dhe përfitimet që nxirren prej tij. Ai e di shumë mirë se për momentin ai nuk mund ta mbajë këtë pushtet pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, kur flet me europianët ai tund flamurin me gjashtë yje të Kosovës, ndërsa kur flet me politikanët dhe bashkatdhetarët e tij shqiptarë, mbështillet me flamurin kuqezi.

Ambiguiteti i Europës

Etien Balibar, duke shkruar për situatën në ish-Jugosllavi, thotë se ajo nuk është atipike, përkundrazi, është një projektim lokal i formave të konfrontimit dhe konflikteve të të gjithë Europës që Balibar nuk heziton t’i quajë “marrëdhëniet raciale europaine.”7 Europa e sotme, më tepër se kurrë po shfaq kontradiktën e saj të brendshme midis një Europe të egoizmit të shteteve kombe dhe një Europe postnacionaliste të qytetarëve, duke konfirmuar fjalët e Balibarit mbi Europën si një “projekt politik i pazgjidhur”: “Fati i identitetit të ri europian si i tërë po luhet në Jugosllavi dhe më në përgjithësi në Ballkan. (…) Europa duhet të pranojë se situata në Ballkan nuk është një monstruozitet në gjirin e saj (…) por një pamje dhe reflektim i vetë historisë së saj dhe duhet të ndërmarrë masa për ta përballuar dhe zgjidhur atë, çka do të thotë ta vërë edhe vetveten në diskutim dhe të transformojë vetveten. Vetëm atëherë Europa do të fillojë ndoshta të bëhet e mundshme përsëri.”8 Nëse disa vjet më parë ne mund të thoshim se europianoperëndimorët shikonin drejt së ardhmes, ndërsa europianolindorët po shihnin drejt së kaluarës, siç po ndodhte në ish-Jugosllavi, kjo nuk duket se është më e vërtetë. E ardhmja e projektit europian nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më në krizë se gjatë këtyre kohëve. Gjuha e dyfishtë e Haradinajt dhe e politikanëve më të rëndësishëm si në Shqipëri dhe në Kosovë është, pa dyshim, edhe pasqyrim në Ballkan i mëdyshjeve dhe ambiguitetit të europianëve përsa i përket projektit të së ardhmes së tyre.

Rasti i shfajësimit të Haradinajt është shumë sinjifikativ në këtë kontekst. Dështimi i dhënies së një vendimi të drejtë ndaj tij hap një diskutim të madh jo vetëm mbi problemin e raportit të politikës me drejtësinë, d.m.th. mbi atë se si pushteti politik krijon pengesa ndaj drejtësisë, por edhe mbi atë se sa mund të funksionojë normalisht një gjykatë ndërkombëtare e Europës postnacionaliste kur ajo ka kundër interesa të ashtuquajtura kombëtare. Vetëdija se ekziston një gjykatë krimesh, një drejtësi përtej pushtetit të tyre, si ajo e Hagës, ka penguar shumë nga këta njerëz, që kanë arrogancën të thonë në vendin e tyre se “ligji e drejtësia janë ata vetë”, të kryejnë krime të tjera. Por pandëshkueshmëria e tyre, edhe si rezultat i dobësisë së kësaj Europe të qytetarëve ndaj Europës së shteteve kombe, është një inkurajim për ta që t’u fryjnë erërave nacionaliste në vendet e tyre dhe të mbajnë gjallë ndjenja urrejtjeje ndaj fqinjëve.

Kjo pandëshkueshmëri nuk është vetëm një kërcënim për paqen dhe integrimin e vërtetë europian, por është edhe një kërcënim për zhvillimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës brenda vetë Kosovës. Niveli i kriminalitetit është shumë i lartë në Kosovë, veçanërisht korrupsioni dhe krimi i organizuar. Elita politike ku bën pjesë edhe Haradinaj dhe Limaj, akuzohet fort për këtë. Nuk është rastësi që Kodi i ri i Procedurës Penale i janarit 2013 e bën më të vështirë se ai që ishte më parë, madje edhe më të rrezikshme, mundësinë për të thërritur dëshmitarë.9 Politikanët kosovarë, megjithëse kanë shtetin në duart e tyre, në vend që të bëjnë ligje që t’i mbrojnë më mirë dëshmitarët duke lehtësuar kështu përdorimin e tyre nga ana e Prokurorisë, bëjnë të kundërtën. Dhe statusi i tyre si mbrojtës të bashkatdhetarëve, – paçka se Carla Del Ponte shkruan se “nuk ka asgjë fisnike apo heroike në ato krime” duke ngulmuar se pandëshkueshmëria e tyre mund të shkaktojë luftëra të reja, – ua bën më të lehtë hartimin e këtyre ligjeve.

“Racizmi triumfon kur identifikohet me shtetin, kur bëhet vetë shteti.” (Foulcauls). Nën qiellin e një Europe që resht së shikuari të ardhmen e saj si një Europë e qytetarëve dhe kthehet mbrapsht në Europën e egoizmave të shteteve kombe, ky leksion mbetet kuptimplotë, veçanërisht në rajone të tilla si Ballkani.

* Ky shkrim është botuar në gazetën Panorama ndërsa në anglisht në numrin e majit 2013 të revistës SUDOSTEUROPA Mittelungen, që ka vënë në fokus (me kontributet e Andreas Ernst, Florian Bieber, Natasha Kandiç, Karl – Peter Schvarz, Adelheid Wolfi, Sonja Biserko, Fatos Lubonja) çështjen e çlirimit nga Gjykata për Krimet në ish-Jugosllavi të Gatovinës dhe Haradinajt dhe pasojat e saj.

/Portalb/

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#156

Post by Mallakastrioti » Thu Jul 18, 2013 7:18 pm

"Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe Ramush Haradinajn vrasës"
Skizofrene quhen njerezit te cilet humbasin identitetin sikurse rrenjet e tyre etnike. Dhe Vllehet si rasti Lubonja kane treguar me se miri si kalohet ne skizofreni kur dje ishe komunist dhe sot nje kozmopolitan i rendome dhe pa peshe!!
Lidhur shqipove te UCK te cilet bene nje lufte per trojet e tyre, personalisht mendoj se eshte disi veshtire te kuptoje disa gjera fisnore, farefisnore, klanore si dhe kombetare, mendja e nje VLLAHU si Fatos Lubonja! Vllenjte nuk kane qene per lufte ne mbrojtje te territoreve amtare, pikerisht sepse nuk kane patur troje amtare!
Ketu gjerat jane shume te thjeshta dhe shqipot kerkojne ndonjehere ti nderlikojne vet. Ky zoteria me mbiemrin Lubonja, nje klan vllehesh qe i perkiste numenklatures komuniste, ka vite qe hedh dhe kerkon te injektoje vrer kunder shqiptareve. Ne sot çuditemi me Lubonjen, ku rraca Lubonjane e Vlleheve ka te pakten 200-vjet qe e ka bere lemsh dhe fuçi baruti jo vetem Shqiperine Londineze por tere Ballkanin. Juve ketu me flisni per rraca Vllehesh te perbashket me shqiptaret e dokrra te tilla, kur une ju them qe keta vlleh te djeshem mbanin ne pushtet demone si Enver Hoxha dhe vrases shqiptaresh. Keta vlleh mbas viteve '90 rimorren ne dore pushtetin dhe po keta vlleh kontrollojne gati gjithçka ne Shqiperi. Kur shqiptari te hapi syte dhe te shohe si endacaket e Ballkanit (çobanet) u bene zoterinje jo vetem ne Shqiperi, por gjithe shtetet qe rrethojne Shqiperine, atehere do kuptoje hilene vllahe 200-vjeçare!
Mos me derterrisni me Mihal Grameno e me Asdrena e me ndonje tjeter, se ishin po aq shqiptar sikurse Jani Koletet qe ishin me grek se greku!
Shqiptaret duhet te rimarrin ne duar fatin e tyre!
Sot jane vllenjte si Lubonja e Vehbiu sikurse politikane baritor e endacake te djeshem qe kontrollojne Shqiperine dhe kete duhet te kuptojne shqiptaret.
Shqiptar lind e nuk behesh, pasi po u bere quhesh shqipfoles!
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#157

Post by Zeus10 » Wed Jul 24, 2013 5:07 pm

Sigurisht, nuk do te mungonin dhe pergezimet nga Beogradi, per vllehun me mbiemer sllav:
BEOGRAD– Mediat e Beogradit transmetojnë sot shkrimin e publicistit shqiptar, Fatos Lubonja, sipas të cilit “Prishtina e Tirana kanë mbajtur mbyllur sytë ndaj krimeve të UÇK-së” nga frika.

Në të përditshmet serbe përmenden fyerjet dhe kërcënimet që i janë bërë Lubonjës “nga zyrtarë të Kosovës e të Shqipërisë”. Ato citojnë gazetën serbe me pikëpamje ekstremiste nacionaliste, “Vjesti”, që botohet në Frankfurt, sipas të cilës Lubonja ia ka konfirmuar asaj se “elita ka mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së për shkak të retorikës nacionaliste, përvetësimit të legjitimitetit dhe të kontekstit të arsyetimit të krimeve të UÇK-së kundruall krimeve serbe”.
Bile media serbe, e merr ne mbrojtje ""shqiptarin"" Lubonja, pas "sulmeve" te "shqiptareve nacionaliste".
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#158

Post by erix77 » Thu Jul 25, 2013 1:08 pm

Do tju lutesha te mos ja vinit re Lubonjes dhe mos e merrni shume zeriozisht sepse me aq vite burg te enverit sa ka bere Fatosi mir edhe kaq,zor se dilte njeri i sakte nga trajtimi qe i rezervohej armiqve te pushtetit popullor.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3795
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#159

Post by Arbëri » Thu Jul 25, 2013 3:02 pm

Nuk eshte e para here qe mbrojne Lubonjen serbet dhe sllavet e Maqedonise , dhe nuk eshte i vetmi ky qe perbuz kombin !
Eshte Max Velo , ishte Klozi , eshte tinzari Blushi , eshte "historiani" nga Himara njekohesisht edhe deputet qe spo me keujtohet emri tij e as qe dua tja di , dhe shum e shum te tjere ..
Pasi qenka ky Lubonja ashtu siq eshte bashke me te tjeret , atehere mediat ne Shqiperi pse i nxjerrin ne qender te vemendjes vazhdimisht keta persona si ky Vllehu ?!

Me vjen keq qe shumica nuk e kane kuptuar qe Shqiperia nuk udheheqet nga shqiptaret , dhe kete duhet thene haptas dhe nuk eshte turp te thuhet , dhe jo vetem te ankohemi neper net por duhet marr masa .

Mund te ju sjell dhjetra shkrime nga serbet dhe video te tyre se si i kopjojne keta TV kanalet ne Shqiperi me persona te njejte dhe njekohesisht tallen me ne :(
Sikur e ndien vehten superior keta rob... , dhe sikur vetem keta dijne me shume se tjeret ?.. ashtu ndihen dhe ashtu mbajne vehten me ndihmen e TV-eve ,por mos me rafshin ne dore njiher se vertet kam per tju .. robt se eshte mjafte me keta , se paku , te shiqojne punen e tyre keta bashke me mediat ne Shqiperi nese nuk marrin mundin te na ndihmojne dhe jo te na demtojne se po kalohen te gjitha kufijte dal ngadal ..!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#160

Post by Sally » Thu Jul 25, 2013 6:31 pm

Arbëri wrote: Pasi qenka ky Lubonja ashtu siq eshte bashke me te tjeret , atehere mediat ne Shqiperi pse e nxjerrin ne qender te vemendjes vazhdimisht keta ?!


Sepse jo vetem ne kete kohe, por dhe ne kohen e komunizmit keta kane pasur ( nje % te mire) gisht ne drejtimin e mediave shqiptare, ka qene arma me e cmuar qe kan perdorur per qellimet e tyre. Nese hedhim nje sy per te pare kush kane qene keta (apo paraardhesit e tyre ) ne ate kohe te gjithe dalin me profesione, pozita, te tilla, me kete kuptojme qe Enveri nuk vrau dhe masakroj tradhetaret e kombit, po ata qe e donin kombin, tradhetaret na i la si ferre nga pas.
erix77 wrote:Do tju lutesha te mos ja vinit re Lubonjes dhe mos e merrni shume zeriozisht sepse me aq vite burg te enverit sa ka bere Fatosi mir edhe kaq,zor se dilte njeri i sakte nga trajtimi qe i rezervohej armiqve te pushtetit popullor.


Mua dita dites po me duket ndryshe, qe keta qe i paskan shpetuar regjimit te tij paskan qene me tradhetar se sa ata qe i kan vrare...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#161

Post by erix77 » Sat Jul 27, 2013 9:45 am

Mua dita dites po me duket ndryshe, qe keta qe i paskan shpetuar regjimit te tij paskan qene me tradhetar se sa ata qe i kan vrare...
Po kjo dihet shume mire,komunistet i likujduan patriotet qysh ne vitet 45-50 pasandaj kur nuk kishin ngelur me "armiq" per te luftuar filluan te eleminonin njeri-tjetrin,kot nuk thone shoku ta fut.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#162

Post by Phoenix » Mon Jul 29, 2013 5:29 pm

Mallakastrioti wrote:", ku rraca ... Vlleheve ka te pakten 200-vjet qe e ka bere lemsh dhe fuçi baruti jo vetem Shqiperine Londineze por tere Ballkanin. Juve ketu me flisni per rraca Vllehesh te perbashket me shqiptaret e dokrra te tilla, kur une ju them qe keta vlleh te djeshem mbanin ne pushtet demone si Enver Hoxha dhe vrases shqiptaresh. Keta vlleh mbas viteve '90 rimorren ne dore pushtetin dhe po keta vlleh kontrollojne gati gjithçka ne Shqiperi. Kur shqiptari te hapi syte dhe te shohe si endacaket e Ballkanit (çobanet) u bene zoterinje jo vetem ne Shqiperi, por gjithe shtetet qe rrethojne Shqiperine, atehere do kuptoje hilene vllahe 200-vjeçare!
Shqiptar lind e nuk behesh, pasi po u bere quhesh shqipfoles!
Më thënë të drejtën, nuk gjej arsyen pse duhen bërë këto dallime të rrezikshme! Këtu, po të ndërrosh fjalën "Vlleh" me "Hebre" duket sikur ngelemi në temë, por kthehemi në disa kohë të përgjakshme të njerëzimit dhe të vetë Shqipërisë.
Ndër të tjera janë fjalë të dënueshme! Më vjen keq që e them, por duhet jemi të qartë që nuk duhet mbjellë dhunë dhe papërgjegjshmëri me fjalë. Mendoni se forumi është i lirë dhe lexohet nga të gjithë, të përgjegjshëm e të papërgjegjshëm. Njerëz që i përtypin mendimet dhe ata që as i përtypim dhe as i tresin.


Ka një cilësi të qartë që ndan një intelektual nga një profesionist.
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në radhë të parë! Pa këtë cilësi dikush është thjesht një profesionist, gjithmonë nëse është i aftë.

Sa për zhurmën që çlirohet nga fletët e shtypit në Shqipëri, një At i kombit ka dhënë shpjegimin e tij shumë kohë më parë! Aq më parë sa është fatkeqësi të jemi ende në vendnumëro! :
Image
Image
Image

p.s Faleminderit për mirëkuptimin!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#163

Post by Mallakastrioti » Fri Aug 09, 2013 9:47 am

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3795
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#164

Post by Arbëri » Fri Aug 09, 2013 11:07 pm

MANASTIRI

Marrëveshje e Titos dhe Menderezit !

Sot, qyteti i Manastirit i emërtuar Bitolë, është në gjendje tmerrësisht të rëndë. Kjo qendër e Vilajetit që dikur kishte rreth 90 % shqiptarë , sot me mezi 5% shqiptare .
Dhe, sot (pas 105 vjetësh nga Kongresi i Manastirit) me dhimbje të thellë themi se, në këtë qytet ku u vunë bazat e alfabetit shqip, nuk flitet shqip!

Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pas kësaj periudhe vazhdon spastrimi etnik dhe dyndjet e mëdha të shqiptarëve nga Manastiri dhe rrethina e tij. Ata, gjatë viteve të pasluftës hasin në shtypje të mëdha duke ua uzurpuar pronat dhe pasuritë e patundshme, por edhe arin, duke ua ndaluar veshjen tradicionale, dhe më pas me planin dhe marrëveshjen e Titos dhe Menderezit nga pala turke, shqiptarët u shpërngulën për në Anadoll, duke i detyruar ata që të deklaroheshin turq.

Që nga viti 1951 e deri vitin 1968, nga Manastiri dhe rrethi i tij janë shpërngulur për në Turqi, SHBA, Itali, Kanada, Australi dhe Evropë, mbi 38 000 shqiptarë. Por nuk mbeti me kaq. Shqiptarët nga këto anë vazhduan të emigronin në vendet e lartpërmendura akoma, përmes martesave, dhe mënyrave të ndryshme.

Nga këto dyndje, pasojat janë të parapara dhe tronditëse. Disa fshatra nuk ekzistojnë më dhe si struktura urbanistike. I ka ngrënë dhëmbi i kohës. Fshatrat Snegovë, Armatush, Drevenik, Zllakuqan nuk kanë më asnjë banorë.

Shpërngulja e Shqiptarëve nga Manastiri me dhune !
(gazeta serbe para kohes se Titos , diku nga viti 1912 )
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirs

#165

Post by Mallakastrioti » Mon Sep 02, 2013 7:27 pm

Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”