Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Wed Jul 08, 2009 12:47 am
by Arta
Kroniku i përpjekjeve të Grekëzimit të trojeve Shqiptare nga 1600 deri sot
Procesi i grekëzimit në trojet shqiptare filloi në shekullin të 17(1600) kur kishat dhe manastiret greke thoshnin te shqiptarët të flasin “greqisht sepse ajo është gjuha e krishterëve”. Deri atëhere e shumë më vonë, gjuha e vendit ishte shqipja, gjurmët e së cilës ruhen ende në fjalorin e vendësve. Në shekullit të 18, Kosma i Etolisë, një prift grek, bënte propagandë kundër gjuhës shqiptare në Çameri e trojet të tjera shqiptare. E mirënjohur është “këshilla” e tij të Shqiptarët: “Lini shqipen, e flisni greqisht, dhe unë do marrë gjithë mëkatet tuaja, mbi supet e mija”.
Shkollat greqishtperdoruese u shtuan shumë kur shqiptarët filluan të veprojnë atdhetarisht për lirinë e Shqipërisë, prej 1878-s e mbrapa. Kryesisht qeveria greke nëpërmjet perfaqësive te saj, priftërinjve ortodokse të të gjitha shkallëve dhe agjentëve të saj shqiptarë, hapën shkolla ne çdo fshat krishterësh brënda tokës shqiptare, prej Preveze e deri ne Durrës e Tirane, pa marrë parasysh kombësine. Më 1883 agjenti filogrek Kristaq Zografi ne fshatin e vet hapi një shkolle normale me konvikt me emrin “Zografia”, ne të cilën mësonin dhe strehoheshin 30 nxënës e 30 nxënëse. Në Tepelenë, me fondet e filogrekëve Kostandin e Vangjel Zhapa u hap një shkollë qytetëse 5-klasëshe. Mbi hyrjen e shkolles ishte shkruar; “Çdo krishter është grek”. Këto fjalë përsëriteshin në klasë nga mësuesit dhe nxënësit para uljes në banka,(Kujtime të Filip Niko Spiros, dtl. 1905 nga Këllëzi(Lunxheri). Në Përmet u hap një shkollë 6-klasëshe dhe 2 klasa përgatitore. Me fondet e Pavllo Mellait u hap në Sopik të Pogonit një 7-klasëshe. Në Janinë propaganda greke vazhdonte të derdhej nëpërmjet “Zosimesë” dhe shkollave të tjera dhe në rrethinat e saj nëpërmjet manastirit të ngritur në Vëlla. Krahas dhe në mbështetje të shkollave greqishtpërhapese në viset shqiptare vepronin shumë shkolla greqishtpërdoruese jashtë tokës shqiptare: “I Megali tu Jenus Skoli(Η Μεγάλη του Γένους Σχολή)(Shkolla e Madhe e Kombit)” dhe “Zaption”(Ζάπτειον) në Stamboll. Universiteti i Athines, normalja “Metekpedhis”, seminari teologjik “Rizon”(Ρίζον), “Marsalion”(Μαρσσάλιον) e shkolla të tjera në Athinë. Normalja e Serezit, shkolla teknike në Patër, “Elisavetion”(Ελισαβέτιον) dhe shkolla të tjera në Janinë etj. dhe normalja për vajza “Arsakios”(Αρσάκειος), e ngritur nga agjenti filogrek Apostol Jan Arsaqi prej Hotovës së Përmetit.
Përpjekjet greke ishin kaq të mëdha që në Shqipëri hapeshin 18% më shumë shkolla sesa në Skandinavi, pjesën më të shkolluar të Europës të asaj kohe. Propagandën greke e vuri në dukje dhe ish-studenti i universitetit të Athinës Aleksandër Xhuvani. Në letrën e tij me dt. 25/06/1910 e botuar në fletoren “Rrufeja” shqiptare në Egjipt midis të tjerave shkruante: “Ika andjeza, pasi u zuna me grekët të cilët duan qi shqiptarët t’i thonë vetes grek”.
Re: Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Wed Jul 08, 2009 12:51 am
by Arta
Pjesa e II
Pas shpalljes së pavarësisë edhe pas vendosjes së kufirit shtetëror greko-shqiptar, kisha greke bënte çdogjë të mundur që në shkollat e vendbanimeve krishtere brënda Shqiptare -sidomos të pakicës greqishtfolese- të ruheshin të njëjtat të drëjta si ato të koheve të perandorisë Bizantine dhe të Sulltanatit Osman. Por sepse në krahinat brënda shtetit shqiptar nuk kishin më fuqi politike, në Janinë ngritën një komision kryesisht për përdorimin e greqishtes brënda shtetit shqiptar. Në krye të atij komisioni u vë dhespoti i mitropolise së Janinës, Spiridhon Vllahu -anëtar i së vetëquajturës qeveri veriepirite, të kryesuar nga guvernatori i Janinës, shqiptari filogrek Jorgj Kristaq Zografi- dhe me anetarë: Halevren dhe prof. Ahjilene, inspektor i pergjithshëm i arsimit te guvernatoriatit dhe mesimdhënës në gjimnazin e Janinës. Sekretar u vu Thanas Nathanail nga Dhrovjani, ish-mësues ato vite në shkollën greqishtpërdoruese në Delvinë. Degët e atij komisioni ishin: Këshilli Arsimor në mitropolinë e Gjirokastrës, përfaqësuesit e qeverisë greke në Gjirokastër e Sarandë, “Eforoepitropite”(komisionet arsimore bashkiake) dhe silloget(këshillat) arsimore në fshatra grekfolëse.
Në dorë të këshillit qendror grek në Janinë vetëm nga përqindjet e “krerëve” të arkëtuar nga hapa në një bankë athinase, çdo vit viheshin 12.500 lira angleze ari. Kësaj shume i shtoheshin të hollat e dhëna nga qeveria greke, ato të prejardhura nga detyrime shkollore të vendbanimeve të ashtuquajtura veriepirite etj. Jan K. Minga në shkresën me dt. 10.7.1930 dërguar shtetit shqiptar rikujtonte se “propaganda greke “shfaqej në mënyra të ndryshme, një prej te cilave ishte edhe pagimi i rrogave dhe pensioneve të mësuesve vetjakë(private) dhe shtesë rrogash të mësuesve qeveritarë në shkollat greqishtpërdoruese. Madje, veç rrogës dhe pensionit, atyre u jepej edhe një shpërblim mujor prej 1000-1500 dhrahmish, baraz me disa napolona ari. Gjithnjë në vartësi të përfaqesuesve të qeverisë greke në Gjirokastër e Sarandë, sipas udhëzimeve dhe me te hollat e tyre ata herë pas herë ndërmerrnin udhëtime në Greqi dhe nëpër shkollat e atjeshme përkatëse, regjistronin nxënësit e fshatrave të tyre.
Këahtu p.sh. vetëm në vitin mësimor 1929-1930 në normalen e Janinës, seminarin e Vëllait, gjimnazetë Janinës, Korfuzit, Selanikut, Voshtinës, në qytetësën për vajza në Janinë, “Elisavetion” dhe në universitetin e Athinës mësonin 43 nxënës pogonitë e pogonite, kurse në shkollat shqiptare 14; vetëm nga Poligani në ato shkolla mësonin 20 nxënës e studentë. Pogonitët parapëlqenin më shumë “Marasilion” dhe tregtaren e Korfuzit. Ε njëjta pamje si e Pogonit vihej re edhe në fshatrat e Dropullit. Vetëm nga katundaria e Jergucatit(Dropulli i Sip5rm), e cila perveç vetes përmblidhte fshatrat Ajnikollë-Katuna, Bularat, Bodrishtë, Kakavjë, Kallogoranxi, Kerr, Klishar, Koshovicë, Llongo, Lluvinë, Pepel, Selo, Sotire, Vodhinë e Zervat, në shkollat e Greqisë mesonin 70 nxënës e studentë; kurse në ato te shtetit shqiptar vetem 3. Nga fshatrat e Rrezës se Zezë: Glinë, Peshkepi e Vllahogoranxi në shkollat e shtetit grek mesonin 17 nxënës, nxënëse e studentë. Me qellim që shkollat e Greqisë te ishin sa më tërheqëse per nxënësit dhe studentët e krishtere shtetas shqiptarë, qeveria greke i perjashtonte ata nga çdo shpenzim shkollor. Madje edhe librat ua jepnin falas. Për nxënësit dhe studentët në fjalë, veç të tjerave, shërbenin kryesisht: Akademia Pedagogjike dhe Instituti Pedagogjik ne Janinë, shkolla e atjeshme normale, seminari normal r i Vellait dhe ata ne Korfuz e Nartë, normalja e ngritur në Filat dhe Shkolla e Gjuhës e Tregtisë në Stamboll.
Re: Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Wed Jul 08, 2009 12:58 am
by Arta
Pjesa e III
Të mbështetura fuqimisht, moralisht dhe financiarisht nga komisioni shqipëmbytës në Janinë dhe të furnizuara nga një armatë e vërtetë greqishtmbjellëse, shkollat greqishtpërdoruese në fshatrat e greqishtfolësve u bënë -shkruante Jan K. Minga në njërin nga raportet e vet dërguar qeverisë.-”gazërma të ushtrise së ardhëshme greke në Shqipëri”. Kaq hapur veprohej propaganda në ato shkolla, sa nxënësit në klasa këndonin me drejtim të mësuesve: “Tani na japin librat,/ nesër pushkën e shpatën/ dhe nga shkollat e tua të ndritura,/ ushtri e ndritur do dalë(hidhet)/. Të përzërë kundërshtarët/ nga trashëgimia,/ të mos lërë të tjerë,/ në asnjë nga qytetet e tu”.-Treguar nga Nakije Qeka(Sejko). Mbështetur dhe në te dhena te tjera, Jan K. Minga në shkresën me dt. 10.7.1930, në pikën “Propaganda greke dhe masat luftarake kundër saj”, shënonte:
“Jemi në dijeni të plotë të organizatës greke dhe të propagandës së kësaj; e pra,para fakteve
te gjalla per veprimtarine e saj brenda shtetit tone, nuk mbetet as me i vogli dyshim. Po, kunder kesaj veprimtarie te vazhdueshme te mirenderthururkunder nesh, g’masa duhen marre nga ne sishteti Hreei pavarur?”.
Ne kundershtim te plote dhe te hapur me urdheresat e M.A. ne shkollat e pakices grekfolese perdorej vetem greqishtja; vec kesaj programet mesimore nuk i nenshtroheshin kontrollitte drejtorive arsimore shqiptare. I shqetesuar nga sa po ndodhte, kryemesuesi i shkolles se qendres se qarkut arsimor te n/prefektures se Camerise, Haki Tahiri, ne shkresen me dt. 12.1.1930 drejtuar M.A. shenonte: “Nuk duhet qeneato shkolla te jete i gjalle dhe te levrohet vetem mesimi i gjuhes greke -si ne kohen e qeverimit turk- kurse mesimi i gjuhes shqipe te jete i vdekur…Ne veprimtarine e tyre shkollat private grekofone qendrojne plage e pasherueshme kombetare…Kemi te drejte te veprojme jo vetem si zoter te tokes, por edhe si e lypin interesat e gjalla arsimore kombetare”(A.Q.SH. F.M.A., dos. 8. dok. 50/16). Hasan Rami(Tatezati), kryemesues i shkolles se qendres ne Konispol, ne shkresen me dt. 10.12.1930 derguar M.A., pasi vinte ne dukje se ne te kaluaren “qellimi i shkollave te huaja ishte ς’kombetarizimi i shqiptareve”, tani “keto paraqesin nje rrezikpernjesimin e edukimit dhe te ndergjegjjes kombetare dhe, deri diku, paralizojne veprimtarine e saj”. Kryeinspektori i Oborrit Mbreteror ne raportin me dt. 8.8.1932, duke bere fjale per inspektimin e vet ne qarkun e Gjirokastres, kerkonte qe shkollat vetjake ne fshatrat greqishtfolese te behehin shkolla zyrtare, duke pakesuar sa me teper shkollat vetjake, te cilat “jane folete qe ngjallin ndjenjat e kombesise greke e qe zhvillojne propaganden e njejaneksimit te deshiruarprejgrupeve Veriepirite”. Lluke Karafili, kryemesues ί shkolles qendrore, ne shkresen me dt. 3.7.1933 derguar M.A., vinte ne dukje veshtiresite e krijuara atij qarku mesimorte “rrethuar nga 3 ane prej shkoflave greke” te pertej kufirit shteteror. Ai numeronte nje per nje, sidomos institucionet arsimore greke te ngritura ne Korfuz e ne Qamerine e roberuar, te cilat zbraznin panderprerje kendej kufirit helmin grek.
Te gjalla per veprimtarine e saj brenda shtetit tone, nuk mbetet as me i vogli dyshim. Po, kunder kesaj veprimtarie te vazhdueshme te mirenderthururkunder nesh, g’masa duhen marre nga ne sishteti Hreei pavarur?”.
Te gjalla per veprimtarine e saj brenda shtetit tone, nuk mbetet as me i vogli dyshim. Po, kunder kesaj veprimtarie te vazhdueshme te mirenderthururkunder nesh, g’masa duhen marre nga ne sishteti Hreei pavarur?”.
Të gjalla për veprimtarinë e saj brenda shtetit tonë, nuk mbetet as më i vogli dyshim.
Po, kundër kësaj veprimtarie të vazhdueshme kundër nesh, ç’masa duhen marrë nga ne si shtet i pavarur?”. Në kundërshtim të plotë dhe të hapur më urdhëresat e vendimeve ndërkombëtare në shkollat e pakicës grekfolëse përdorej vetëm greqishtja; përveç kësaj programet mesimore nuk i nënshtroheshin kontrollit të drejtorive arsimore shqiptare. I shqetësuar nga sa po ndodhte, kryemësuesi i shkollës së qendrës së qarkut arsimor të n/prefekturës se Çamërise, Haki Tahiri, në shkresën me dt. 12.1.1930 shënonte: “Nuk duhet që në ato shkolla të jetë i gjallë dhe të jepet vetëm mesimi i gjuhës greke -si në kohën e qeverimit turk- kurse mësimi i gjuhës shqipe të jetë i vdekur…Në veprimtarinë e tyre shkollat private grekofone qëndrojne plagë e pashërueshme kombëtare…Kemi të drejtë të veprojmë jo vetëm si zotër të tokës, por edhe si na drejtojnë interesat e gjalla arsimore kombëtare”(A.Q.SH. F.M.A., dos. 8. dok. 50/16). Hasan Rami(Tatëzati), kryemësues i shkollës së qendrës në Konispol, në shkresën më dt. 10.12.1930 , pasi vinte në dukje se në të kaluarën” qellimi i shkollave te huaja ishte ς’kombëtarizimi i shqiptarëve”, tani “këto paraqesin një rrezik për njësimin e edukimit dhe të ndërgjegjjes kombëtare dhe, deri diku, paralizojnë veprimtarinë e saj”. Kryeinspektori i Oborrit Mbretëror ne raportin më dt. 8.8.1932, dukë bërë fjalë për inspektimin e vet në qarkun e Gjirokastrës, kërkonte që shkollat vetjake në fshatrat greqishtfolese të bëheshin shkolla zyrtare, duke pakësuar sa më tepër shkollat private, të cilat “jane foletë qe ngjallin ndjenjat e kombësise greke e që zhvillojnë propagandën të dëshiruar prej grupeve Veriepirite”. Llukë Karafili, kryemësues ί shkollës qendrore, në shkresën me dt. 3.7.1933, vinte në dukje veshtirësitë e krijuara në atë qark mesimor të “rrethuar nga 3 anë prej shkollave greke”. Ai numëronte institucionet arsimore greke të ngritura në Korfuz e në Çameri, të cilat zbraznin pandërprerje helmin e propagandës greke.
Re: Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Tue Jul 21, 2009 6:26 pm
by alfeko sukaraku
Sa mire e trajtoni ceshtjen....duket qe nga fjala e e pare...PROJEKTI.Ceshte projekti????pikerisht kete nuk po mundemi te kuptojm dote ne shqiptaret..projektin.Serbia me greqin kane kohe qe kane nje projekt te caktuar ne deme te shqiptarve...ndersa ne nuk e dime akoma se c do te thote projekt.
Nuk kemi as politike edhe as dijetare qe te ndertojn nje projekt per mbrojtjen e shqiptaris nga projektet antishqiptare qe mbreterojn edhe sote ...edhe e coptojn akoma me shume shqiptarin duke hapur shkolla greke edhe duke paguar shqiptaret te deklarojn kombesi greke.
Re: Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Sat Jul 25, 2009 5:03 pm
by Mallakastrioti
Mos te harrojme kurre qe kjo organizate e tyre eshte akoma aktive dhe e finanuar nga lobe greke ne mergate si Amerike dhe Australi.
Re: Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Sat Jul 25, 2009 5:08 pm
by Mallakastrioti
mallakastrioti wrote:Mos te harrojme kurre qe kjo organizate e tyre eshte akoma aktive dhe e finanuar nga lobe greke ne mergate si Amerike dhe Australi.
Ketu jane emrat dhe mbiemrat e atyre cubave nga Himara(si dhe te dy grekeve) qe vrane dy oficeret shqiptar e kufirit ne Peshkepi te Gjirokastres
Re: Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Sat Jul 25, 2009 7:50 pm
by alfeko sukaraku
Problemi eshte se ata punojn te organizuar,ndersa ne jemi gjithmon te percare edhe anjeher te bashkuar ne ceshtjet kombetare.
p sh...kaq vite me radhe kerkohet leje per hapjen e nje xhamie ne Athine...edhe politka dredharake greke i mbane me vaje e uthull myslimanet..por kurre nuk ju hap xhami...ndersa ne shqiperi bithshqyerat i ndertojn me lehtesin me te madhe kishat greke..edhe ku tju doj qejfi grekeve...neser keto kisha do quhen monumente kulture greke..ashtu si kishat serbe sote ne Kosove.
Egjina me Salaminen kerkuan shqipen ne administrat..pergjigjia erdhi nga Genc ruli ..me inagurimin e shkolles greke ne himare.
na mungon strategjia mbarkombetare qe do punoj per bashkimin e kombit...na kane mbytur maskarenjet qe e kane mare ne dore fatin e se ardhmes sone.
Re: Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Tue Jul 28, 2009 3:03 pm
by Arta
Eqrem Çabej - Mbi shkollat e Himarës, paraqitun prej Ministris s’Arsimit
Eqrem Çabej - Mbi shkollat e Himarës, paraqitun prej Ministris s’Arsimit 1936 Lutja e të tre katundeve:
Himarë – Dhërmi e Palasë Të tri katundet e nënprefekturës së Himarës: Himarë,Dhërmi e Palasë me shkresat Nr.1256 dt. 7.V. 1936 e Nr.1256/II dt. 16.V.1936 i janë drejtuar kryesisë së Këshillit ministruer që t’u apin leje për çelje shkollash greke minoritare. Lutja e Himarës përmend 144 nënshkrime: nga këto janë 64 greqisht e 80 shqip. Lutja e Dhërmiut përmban 121 nënshkrime nga këto janë 26 greqisht e 95 shqip. Lutja e Palasës përmban 88 nënshkrime nga këto janë 34 greqisht e 54 shqip. Prej kësaj rrjedhë se nënshkruesit nuk dijnë të gjithë greqisht ose së paku zotnojnë shqipen për nji pjesë të mirë. Nji tjetër pikë me randësi në këtë lutje asht edhe fakti se janë shkrue prej nji dore dhe janë kopjet e njana tjetrës. Pra rezulton se lutjet i ka shkrue po nji dorë.
Shqiptarizmi i Himarës
Fakti që të tre katundet në fja përdorin greqishtë si gjuhë të përgjithshme në këto brezat e fundit asht rjedhja e marrë dhanjeve të ngushta sidomos tregtare qi ka pas Himara me ishujt grek, asht edhe rjedhja e propagandës së vazhdueme sistematike të kishës greke. Këjo kishë ka qënë sidomos qysh prej kohës së Katerinës së II. të Rusisë (shekulli XVII - vegla e parë e nacjonaliste e grekve për greqizimin e 4 popujve ballkanikë e sidomos të shqiptarëve të jugut). Por Hirama në tanësinë e sajë ka qënë dhe asht një krahinë shqiptare, ku sundojnë edhe sot cilësit e racës shqiptare ma fort se në disa krahina të tjera të Shteti t’onë. Për origjinën shqiptare të tre katundeve të Himarës në fjalë flasin qartë zakonet krejt shqiptare labe të tynë, për këtë origjinë flasin emrat e familjeve dhe të vendeve (toponomastik). Sidomos flasin këngët e vajtimet e tyne të cilat janëë shqip, zakonet ndër lindje, martese e vdekje si edhe festat e ndryshme të vjetit. Thash me qënë se në folklorë përgjithësisht ruhen sekretet e vjetra të jetës etike, rezulton pra se gjuha greke që ata kanë adoptue ma vonë asht pa dyshim ma e re se zakonet e vjetra shqiptare që kan, sepse zakonet janë shprehje ma konservatore të jetës shpirtënore të nji populli se sa gjuha. Me gjithë këtë duhet shtue se grat e mocme flasin dhe dijnë sot shqip në katundet në fjalë.
Të tri këto katunde e dinë vetë fare mirë shqiptarzimin e tyre dhe e kanë me çdo rastë këtë të vërtetë. Ata e dijnë se janë një fie me labrit e Vlorës e të Kurveleshit, me të cilët bajnë edhe sot krushqi me gjith ndryshimin e fes. Banorët e Palasës kallxojnë edhe sot se rrjedhin prej Dukatit të Vlorës, banorët e lagjes Gjilok të Dhërmi-ut krenohen e thonë se rjedhin prej Kruje dhe kanë qenë ushtarë të Skënderbeut.
Të tre katundet e dijnë edhe sot se kan far’e fisin e vet në Labri, në Progonat, në Nivicë të Kurveleshit dhe në katundet Velcë, Trajas e tjera të Vlorës. Nga keto fakte rezulton pra në mënyrë të pa dyshimtë se të tria katundet janë origjinë shqiptare. Ato nuk mund të quhen jo minoritet I plotë si Camërit t’onë në Greqi, por as edhe minoritet gjuhe aq race. Për këto arsyet të tria katundet nuk mund t’ u aplikohet rregullorja e shkollave minoritare greke. Ky vendim shtojmë se pajtohet me dëshirën e flakët të një pjese të kosiderueshme të popullsisë së Himarës, Palasës e sidomos të Dhërmiut, e cila don vetëm shkolla shqipe. Asht për t’u shënue se partija e shkollave shqipe përbahet ma tepër prej të rinjve dhe intelektualëve,kurse partia grekofono prej gjeneratës së djeshme prej pleq dhe priftnash.
Mësimi i Greqishtes dhe i fes Greqishtja: me qenë se këto tri katunde kanë desherue disa vjet ma parë që të mësojnë edhe gjuhën greqishte, Ministria e Arsimit, me gjithë faktet që permenden ma nalt, ka dhanë lejen, qyshë prej vitit 1930 për mësimin e nji ore greqisht në ditë për çdo klasë të çdo shkolle në tre katundet në fjalë, d.m.th 6 orë në javë për çdo klasë. Ministria këto 6 orë në javë greqisht për çdo klasë vazhdon t’i lejoj edhe sot, edhe ky mësim vazhdon të jepet. Mësimi i greqishtes epet prej mësuesish t’emnuem e të paguem prej Ministris s’Arsimit. Në lagjen Spile të Himarës mësuesi i Shqipes Zot.Nikolla Burbo, prej Spile-s në vjetin 1935-36 ka dhanë në çdo klasë 5 orë shqip me nji orë greqisht në ditë. Në shkollën Mashkullore të Himarës ka nji mësues të veçantë të greqishtes, Zot.Kost Çollaqi, grekofon nga Kat. Çerkoviç, komunë e Dhrovianit afër Delvinës. Ky ep nga nji orë në ditë greqisht për çdo klasë. Në shkollën femnore të veçantë të Himarës deri sot nuk asht dhanë mësim greqisht. Në Dhërmi ka nji mësues të veçantë të greqishtes,Zot.Kristofor Kondi nga Vuno i Himarës. Ky ep nga nji orë greqisht në ditë në çdo klasë të kësaj shkolle. Në shkollën femnore të Dhërmiut nuk asht dhanë ndonji orë mësim greqisht. Në shkollën e Përzieme të Palasës mësuesi i Shqipes Zot. Spiro Fotiadhi nga Dhërmiu ka dhanë në vjetin 1935-36 në çdo klasë nga 5 orë shqip dhe nga një orë greqisht.
Mësimi i fes: Përvec të mësimit të greqishtes epet dhe mësimi i fes i lejuem prej Ministris s’Arsimit dhe i dhanë prej mësuesish që kan dhanë dhe mësimin e greqishtes. Mësimi i fes asht dhanë jashta lokalit të shkollës edhe jashtë orarit të mësimit, me anën e qarkores të Ministris s’Arsimit Nr.1641:9 dt.14.XI.1930. Por mbas shkresës të Ministris së P. Mbrendeshme Nr.23:70 Resdt.29.4.1936 drejtue Nenprefekturës së Himarës, në marrëveshje me Ministrin e Arsimit u vendos që të tolerohet mësimi i fes brenda lokaleve të shkollave shtetnore, prej mësuesve që mësojnë greqishten dhe në ditën e mërkurë dhe të shtunë jashta orarit shkolluer. Për shkak të numrit të pakët të nxanësve mësimi i fes asht bamë kolektiv në të gjitha klasat dhe në këto shkolla: Shkolla e Spiles, Mashkullorja e Himarës, Mashkullorja e Dhërmiut dhe shkolla e Përzime e Palasës, prej mësuesve të greqishtes që përmenden ma nalt. Mësimi i fes asht bamun në gjuhë greqishte.
VI. Bursat: Ministrija e Arsimit ka marrë sivjet dhe do të marrin edhe në vjetin e ardhëshëm shkolluer nji numër bursistash djelm e vajza kë kësaj krahine nga familje të vobekta dhe arsimdashëse.
Përfundim: Përfundimisht kemi nderin të shënojmë dhe pikat që vijojnë: jemi të mendimit se nji sjellje tepër e butë e autoriteteve qeveritare nuk asht fort me vend për arsye se inkurajon grekomanët. Tue pasë parasysh dhe paren e shumtë që derdh Greqija në Himarë dhe në Jugë përgjithësisht për qëllime propogande, mendojmë se asht e arsyeshme të studjohen dhe të merren disa masa të reja:
I.Të detyrohet populli të paguajë rregullisht taksat qeveritare,
II.Të ndalohen të hyjnë lirisht në Himarë propogandistët grekomanë,
III. mbi disa persona që janë agjenta të konsullatave greke të Vlonës e të Sarandës si Thanas Babi në Vlonë, Dhimitër Muço në Dhërmi, Vangjel Rusi në Dhërmi, ish kryeplak i lagjes Gjilek, Niko Milo dhe Sokrat Palaj në Himarë, Jorgji Bollano në Himarë e Miho Zhonga në Sarandë, si edhe mbi të tjerë që njef administrata t’ushtrohet nji kontroll i fortë dhe të mos u lihet dorë e lirë. Gjithashtu të mbikëqyren shoferët që shpiejnë e bien postën dhe gazeta prej Himare në Vlonë e në Sarandë dhe prej këtyne qyteteve në Himarë.
IV. Mbi këta persona të damshëm për interesat e nalta të Shtetit t’onë mund të zbatohen eventualisht e si mbas rastit dispozitat ligjore pr ndëshkimin eksemplarë të tyne.
V. Nxanësit që janë në moshë prej 6 vjeç e nalt, do të tërhiqen të shkojnë në shkollat shqipe me masat dhe mjetet që asht tu e marrë Ministrija e Arsimit. Në rasë se do të dështoshin këto masa, vijimi në shkolla do të bahesh detyrueshëm si mbas nenit 28 të D.L.O të t’arsimit.
VI. Nxanësit që venë në shkollat t’ona si dhe besnikët t’onë duhet të gëzojnë lirinë e vet të plotë dhe të privilegjohen në çdo mënyrë si me bursa të mbrendëshme e të jashtëme nëpunësina e tjera.
VII. Pasunija e konsiderueshme e Kishës së Himarës, sot asht tue u përdorë për mjete propogandiste greke. Do të duhet të kontrollohesh prej autoriteteve përkatëse.
VIII. Nëpunësit e Administratës të Drejtësis e të Gjindarmëris duhet të jenë të zgjedhun nga çdo pikpamje, të jenë njerz me kulturë dhe me eksperiencë në jetën e administratës,dhe të provuem në pikpamje kombëtare. Me sjellje të mirë, me takt dhe me energji në rasë nevoje këta do të fitojnë pak nga pak simpathin e banorve dhe do të baj për vedi sidomos brezin e ri e shkolluer.
Ministrija e Arsimit asht e mendimit se në qoftë se nuk merren masa të shpejta e adapte, këjo çështje do të ket dy konseguenca: e para të tre katundet në fjalë do të bahen minoritet grek kuptimin e vërtetë e të plotë të fjalës: e dyta gjuha greke do të fillojë të përhapet dhe në katundet e tjera të Himarës, Vuno, Qeparo, Pilur dhe Kudhës. Jemi së fundit të mendimit se me fillimin e vjetit shkolluer qeverija duhet të caktojë nji program veprimi në Himarë, program i cili të drejtojë veprimet e atyne dikastereve të cilat janë t’interesuem në Himarë. Tiranë, me 18.IX.1936.
Keto jane vitet kur Mbreti Zog ishte ne fuqi, qe ka shkruar Eqerm Cabej, e njeta politike po behet edhe tani, por edhe me e perhapur.
Re: Kroniku i përpjekjeve të grekëzimit të trojeve Shqiptare
Posted: Tue Jul 28, 2009 3:44 pm
by Patush
alfeko sukaraku wrote:Problemi eshte se ata punojn te organizuar,ndersa ne jemi gjithmon te percare edhe anjeher te bashkuar ne ceshtjet kombetare.
Shume bukur na kallzo se ku qaloikna ne bashkim?
p sh...kaq vite me radhe kerkohet leje per hapjen e nje xhamie ne Athine...edhe politka dredharake greke i mbane me vaje e uthull myslimanet..por kurre nuk ju hap xhami...ndersa ne shqiperi bithshqyerat i ndertojn me lehtesin me te madhe kishat greke..edhe ku tju doj qejfi grekeve...neser keto kisha do quhen monumente kulture greke..ashtu si kishat serbe sote ne Kosove.
Po pse mos hapia e xhamise ne Athine keka problemi i jone? e kush jane kto mysliman i nderuar alfeko? turqit, sirianet, arabet, libanezet iranet apo Shqiptaret?
Pse ato kisha katolike ne Kosove serbet ortodokse i paskan ndertuar sipas qefit ashtu siq po i ndertojne "grekerit" sot?
Le te falenderoime grekerit nje here te cilet kane luajture dhe vazhoine te luajne rrolin e murit mbroites persa i perket ndalimit te kafsheve turkoarabe aziatiko afrikane per ne Shqiperi.
Egjina me Salaminen kerkuan shqipen ne administrat..pergjigjia erdhi nga Genc ruli ..me inagurimin e shkolles greke ne himare.
Qe nuk jemi ne gjendie akoma ti siellim "grekerit" sipas deshires politike tonen kete e dime, por ama ju "patriotet" qe shani e viellni vrer per "grekerit" dhe keqedashesit tone pse kerkoni qe dhe ne te ulemi ne nivelin e tyre?
Ka pakica ne Shqiperi dhe te drejtat e tyre nuk duhen muhuar sado qe ato te drejta na mohohen neve tani per tani.
Po ta shikosh thelle mos angazhimi i pakicave ne gjuhen e vendit do te thote mos angazhim ne institucionet e vendit.
Mos valle kerkon qe gjdo pakice ti bejme shqiptare me zor dhe ta quajme vendin tone 100% homogjen dhe te tallet bota me neve siq tallen me "grekerit"?
Nqoftese ato Shqiptare qe e therrasin vedin greke ndihen te lumtur nga ato pak para qe e kan shitur bythen, e nesermia a dite e re dhe i takon se vertetes, turqit e krishtere nuk jan te mbrojture me me gardhin me gjemba komunist qe mbante Shqiperin/Shqiptaret ne mjerim dhe injorance.
na mungon strategjia mbarkombetare qe do punoj per bashkimin e kombit...na kane mbytur maskarenjet qe e kane mare ne dore fatin e se ardhmes sone.
E mira ashte me pastru shpine tone ne fillim dhe pastaj te tierat vijne me rralle, ke te dreite qe maskarenjte, gjakprishur, bythshiturit jane shtuar por ama te ardhmen tone nuk na e ka kerkushe ne dore perpos vetes tone.