"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#1

Post by Arta » Mon Jul 13, 2009 8:22 pm

Himara nuk mund të quhet tokë greke! Nga Prof. Kristo Frashëri

a) Himara labe, aq dhe labëronjëse.


Himara si krahinë, që në lashtësi është banuar nga popullsi ilire rrënjëze e fisit të Kaonëve. Termi fis, veç kuptimit të përgjithshëm të popullsisë së një hapësire me të njëjtën prejardhje, ka dhe kuptimin e trungut të një gjaku. Ky është kuptimi më i ngushtë i saj, që përmbledh njerëzit e një gjaku, të të njëjtit trung. Në traditën iliro-arbërore ky lloj organizimi ka qenë parësor në ngritjen e vendbanimeve, të katundeve të hershëm dhe më pas të fshatrave dhe të lagjeve të një fshati në rritje. Këto fshatra e lagje mbanin emrin e fisit që banonte në të.

Në Labëri e Himarë vërehen dukshëm gjurmë të jetës së dikurshme fisnore, në kuptimin e barkut. Bile në pikëpamje të gjeografisë së banimit, "katundi lab është më shumë katund fisi dhe toponimia e vërteton këtë. Emra katundesh si Çorraj, Sinanaj, Tatzat, Zhulat, Progonat, Kallarat, Luzat, Lazarat, Dhoksat, etj. përmbajnë në vetvete emra fisesh (Eqrem Çabej, "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes", fq.22). Edhe pse në krahinën e sotme të Himarës, shumica e fshatrave nuk shpjegohen me emra fisesh, kjo nuk e përjashton nga kjo traditë. Përkundrazi, do të thoshin se është në po ato përmasa, se ndër të tetë fshatrat që mbijetojnë deri sot me atë emër, që përbëjnë Himarën e sotme, dy prej tyre kanë emra fisesh, "Pangalladhet" dhe "Ilehates".

Siç theksuam, shumica e fshatrave që përmend Çabej, dikur kanë qenë pjesë e "Lidhjes Himariote", dhe në këtë këndvështrim me të drejtë pohon se "Himara është sa krahinë labe, aq dhe labëronjëse", (po aty).
Në se do të bëhej një studim demografik i të dy krahinave të sotme, që dikur ishin një, në shumicën e fshatrave të të dyja anëve do të gjenden shumë familje e fise me emra të njëjtë, si p.sh. Ruci-Rusi-Ruçi, Bifsha-Bisha, Kondi-Kondo, Gjikondi, Kongjini, Dhima, Gjoka, Gjika, etj. Është ky një tregues, jo vetëm i lëvizjeve të mundshme të banimit, por dhe i prejardhjes së përbashkët prej të njëjtit trung fisnor, të cilët, koha dhe ngjarjet, i distancuan. Megjithatë, gojë më gojë e nga brezi në brez, është ruajtur e kujtohet emri i fshatit dhe i krahinës së prejardhjes.

Atë që ruajnë sot emrat e fshatrave labe, në krahinën e Himarës e ruajnë lagjet që në esencë përbëjnë bërthamat e krijimit të fshatrave. Ato dallojnë nga njëra-tjetra nga emri i fisit që banon apo që ka banuar aty, se emri në shumë raste ruhet edhe kur ai është shuar, larguar ose shpërbërë (zgjeruar).

Kështu ndodh në Dhrimadhe me emrat fise të lagjeve "Pangalladhe", "Vllade", "Karra", "Kakajava", "Gjinloli", "Petashi", të cilat sot janë thjesht toponime. Të tilla toponime të prejardhjes patronimike (fisnore), që dikur kanë qenë lagje, duhet të ketë çdo fshat i krahinës.
Qëndruam në traditën labe të vend-emrit të fisit, sepse këto emra të fiseve-lagje, lidhen me prejardhjen e tyre dhe origjinën e të parëve të tyre, të cilën nuk duhet ta harrojmë e ta humbasim kurrë. Kjo në krahinën e Himarës është më e dukshme, se demografia e saj ka qenë, ndoshta, më e ndryshueshmja se çdo pjesë dhe krahinë tjetër e hapësirës arbërore. Kjo dukuri i ka rrënjët e saj që në lashtësi, sipas disave, dhe më e theksuar në shekujt e pushtimit serbo-bullgar dhe turk.


b) Ardhjet

Vendosja gjeografike e Himarës dhe e banorëve të saj të lashtë, si dhe historia e saj, nuk japin hapësirë mendimit se demografia e krahinës nuk ka ndryshuar në kohë. Përkundrazi, një mendim i tillë do të ishte sa antihistorik dhe i pavërtetë, aq dhe metafizik. Vetëm se, ardhjet ashtu si dhe largimet, nuk kanë qenë të njëkohshme e masive, sa të tjetërsonin e të asimilonin tërësisht vendasit.

Himarjoti, që në lashtësi, ka qenë njeri me temperament dinamik dhe tepër i lëvizshëm, kurajoz e i guximshëm, armëtar dhe luftëtar i tokës dhe i detit, e për rrjedhojë, dhe një mërgimtar i pasionuar në kërkim të një jete më të mirë. Një shtysë për këtë të fundit ka qenë dhe vedeta, por dhe për bujtjet, nga mund të kenë prejardhjen shumë fise të sotme të krahinës. Kjo, edhe pse himarjoti ka qenë po aq bujar e mikpritës e u ka dhënë strehë, bukë e qetësi, jetë e vijimësi, shumë e shumë të ardhurve në këto male e brigje. Të ardhurit, në të gjitha kohët, kanë qenë herë në formën e dallgëve të detit, në brigjet e shtrëngata e herë gurë-gurë. Dallgët sillnin shumë, nga të cilët një pjesë mbetej e një pjesë i merrte ajo në rrugën e detit, në perëndim, ose më poshtë në jug. Pjesa që mbetej, bujte e vëllazërohej me të vendit. Kurse gurët, që zbrisnin një nga një, shumicën prej tyre i sillte fati për t'u ngulur. Dhe nguleshin në këtë tokë, sa të egër në natyrë e të ashpër në reliev, aq të ëmbël e bujarë në njerëz e në bukë. Kjo është një pjesë e historisë e banorëve të kësaj krahine, që e ka zanafillën e saj që në agimet e jetës njerëzore.

Historianë të lashtësisë, si dhe shumë kalimtarë e studiues, na njoftojnë për valë të ardhurish nga vende të largëta në brigjet e Akrokerauneve. Bile Paparigopulli na flet edhe për koloni greke në Himarë. Studiues të tjerë grekë, ndër ta dhe Ll.Spiru, duke cituar atë, pohojnë se "ndërmjet viteve 736-625 p.e.re. dhe konkretisht në Luftrat Mesinike, u bë shpërngulje e madhe e spartanëve drejt zonës së Akrokeraunëve, ku u vendosën dhe zhvilluan kulturën dhe etnitetin e tyre që çoi në asimilimin e popullsisë vendase". Dhe më poshtë, "himarjotët e sotëm, pa mohuar prejardhjen e tyre kaone, mburren që në deje e tyre, rrjedh gjak spartan ("Himara", fq.21-22).

Nuk duam të vëmë në dyshim këtë të dhënë, që na jep Spiru nëpërmjet Paparigopullit, por si historia e Greqisë, ashtu dhe e Shqipërisë, por dhe të gjithë studiuesit e tjerë grekë dhe evropianë, nuk përmendin koloni greke në Akrokeraune, e konkretisht në zonën e Himarës ose të Himarës, veç ORIK-ut, që shënon dhe kufirin verior të tyre.

Megjithatë, edhe pse historia nuk dëshmon për koloni dhe vendosje spartanësh në Akrokeraune, duhet të pranojmë se lëvizje njerëzish ka patur, për vetë labirintin e arsyeve që kanë vepruar për këtë, në lashtësi e më pas, e për këtë, model të parë përbëjnë vetë grekët. Por kjo nuk ndryshoi asgjë, kudo ku u ngulën ata. Kjo nuk ndryshoi asgjë, nuk tjetërsoi as trungun, as racën edhe në ato raste, kur këto vendosje ishin në përmasa të mëdha e të organizuara dhe vazhduan të determinojnë në jetën e përditshme të këtyre qyteteve koloni. Por edhe sikur të ketë ndodhur një zhvendosje e tillë, ajo ka qenë një pakicë e bujtur nga vendasit, e që nuk mundën të luanin ndonjë rol e të linin gjurmë në emër e kohë. Si pakicë, ata janë thithur nga vendasit dhe kështu kaluan "pa nam e nishan", – siç thotë populli.

Historia na dëshmon, se atje ku u vendosën kolonistët grekë, ndikuan në jetën e përditshme dhe, kur u asimiluan gradualisht nga vendasit, lanë prapa gjurmët e qytetërimit të tyre, në kulturë, art e shkrim, që u kujtojnë brezave, se atje dikur kaluan si kalimtarë, "që humbën si uji në pendët e rosës" (Edit Dyrham, "Brenga e Ballkanit", fq.104). Dëshmi e gjallë janë qytetet shqiptare, që dikur u kolonizuan nga helenët, të cilët lanë prapa vetëm mermerët me shkrimet e tyre.

"Qytetet që në kohën e vjetër lulëzonin në bregun lindor të Adriatikut e të Jonit, i kanë themelet ilire, më vonë marrin trajtën helene e në kohën e mesme, kanë fytyrë romake. Toka që shtrihej përgjatë bregut të Adriatikut me Epirin e deri në Panoni në veri, ishte krejt ilire… Në lindje ata kufizoheshin me trakët…" (Milan Shuflaj, "Serbët dhe Shqiptarët", fq.165).
Ndryshe me të mërguarit e të vendosurit e organizuar në vitet e mesjetës, në territore e sipërfaqe të djerra e të papopulluara, siç ndodhi me arbrit e mërguar ose të thirrur nga paleologët bizantinë, sundimtarë krahinash e zotërimesh të ndryshme greke. Atje ata, të papërzier, mundën për shekuj të tërë të ruajnë e të zhvillojnë traditat, zakonet, doket, kulturën e tyre, që përbën shtratin e traditës mbarë greke të neo-helenëve të sotëm." Deri në vitet 25 të shekullit të kaluar, arvanitët përbënin shumicën e popullsisë greke dhe pothuaj kudo, në tërë Greqinë flitej gjuha shqipe" (A.Kola, "Arvanitët dhe prejardhja e grekëve", fq.3). Me përjashtim të të vetmit rast që na përmend Spiru, nëpërmjet Paparigopullit, sikur dhe e vërtetë të jetë, siç thamë më parë, nuk mund të flitet e jo më të pretendohet për popullsi e demografi greke në këtë krahinë.

Krahina e Himarës nga ana demografike është e përbërë tërësisht prej himarjotësh rrënjës, që kanë dhënë e marrë me bashkëkombës të tyre, të ngulur këtu në kohë të ndryshme, për arsyet që njihen. Ata kanë ardhur kryesisht nga krahinat e veriut e të Labërisë së Brendshme, dikur fshatra të së njëjtës "Lidhjeje".
Pozicioni gjeografik i Krahinës dhe faktorë të tjerë parësorë, e kanë bërë atë të bëhet stacioni i parë i ndalesës dhe i përqendrimit të të gjithë arbërve që zgjidhnin mërgimin. Himarjotët janë të dëgjuar si detarë, që përshkonin jo vetëm Jonin dhe Adriatikun, por dhe gjithë Mesdheun dhe Detin Egje. Lundrat e tyre konkurronin Republikën e Shën Markut, që ishte Zot i Mesdheut, prandaj dhe Venediku i vu për detyrë vetes, që ta vinte nën sundim dhe kontroll Himarën. Prej këtu, të ardhurit vazhdonin udhën e mërgimit, disa në Itali e disa në Greqi, ca më këmbë e ca me det, të ngulur pothuaj në tërë Greqinë e deri dhe në ishujt e Egjeut.

Nuk ishin të paktë dhe ata që zgjodhën të qëndronin këtu. Venomet u siguronin atyre kushte për të vazhduar jetën pa peripeci të tjera drejt së panjohurës. Bile, jo pak herë, ndodh dhe shpërbërje të trungut të familjes e të fisi. Një pjesë mbetën këtu, aq sa mbante vendi e të tjerët vijonin udhën e nisur drejt jugut ose të detit. Emrat e njëjtë të shumë familjeve arvanite të Greqisë dhe arbëreshë të Italisë, me fise e familje, që sot gjejmë në Himarë, në Labëri dhe në tërë Shqipërinë, vetëm kështu mund të shpjegohen. Për ilustrim do të sjellim vetëm disa prej patronimeve që gjenden kudo në tabela dyqanesh dhe shtëpish të Athinës, si Koka, Zoto, Shkurti, Bixhili dhe Bixhilkas, Dede, Gjoni, Gjini, Varfi, Guma, Dhima e Dhimu, Duka a Dhuka-s, Duni, Gjika, Kondi, Leka, Pali, Qesari, Mërkuri, Mërtiri, Malo, Mai, Kuci a Kuçi, Vera, Biçio (Biça), Gjoka, Peçuli, Hunda, Sorra, Kadere, Shishko, Çukalla, Liku, Veshi, Beli, Nezha, Çali, etj.

Mos të mërziten himariotët, dukaqotët dhe labët e shumtë, që nuk kanë këtu patronimet e tyre, se nuk është kjo objekti i këtij studimi.


Siç kemi analizuar edhe më parë, në krahinën e Himarës, kryesisht janë vendosur të ardhur nga zonat e Shqipërisë Veriore, më pak nga ajo e Mesme dhe Lindore. Gjithashtu shpërngulje fisesh, familjesh dhe individësh të shkëputur, të cilët mbetën këtu dhe krijuan familje, kemi nga fshatrat e Labërisë dhe kryesisht nga ato fshatra, që dikur bënin pjesë në "Lidhjen Himariote". Emrat familjare e të fiseve, si Deda a Dede, Gjoni e Gjini, Mëhilli e Marku, Gjika e Gjoka, Koka, Duni, Ndreu, Martini a Martino, Kokuri, Paço, Peçi, Çaçi e Çeço, Çurri e Çurra, Gjergji e Gjeçi, Gjokria e Gjikuria, Leka e Leshi, Kushta, Sava e Papsava, Pali, Bala, Dabo e Dena, Grillo, Skura, Nini e Nina, Lesko, Lazari a Lazri, Maraçi a Marashi, Pani, Dani, Nika e Ndrenika, Tava; emrat e përbërë e të përngjitur si, Likoka (Alikoka), Gjidede (Gjikdede e Gjindede), Kokushta, Konduka, Gjonvasi, Gjonmili, Gjiknuri, Kokëdhima, Gjikondi, Gjomemo (GjonMemo), Kongjini, Dhimegjoka e Dhimogjini, Gjipali, (Star(-o)) Marko, Kosta, Gjika, Gjoka, (Star-i vjetër, plak-serb.) – plaku Marko, Kosta, Gjika, Gjoka, etj. si dhe Kallushi, Lekushi, etj. janë emra shqiptaroveriorë.

Për këtë bindemi dhe nga një dokument të nxjerrë nga Arkivi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tapive dhe të Kadastrave të Ankarasë (Defteri nr.91, fq.73) për familjet dukatase në vitin 1507. Në këtë listë reflektohen dhe mjaftë patronime të fiseve të sotme të krahinës së Himarës.

Që në vështrimin e parë, gjithkush i dallon si "emra katolikë", por nuk është kështu, se si katolicizmi dhe ortodoksizmi, janë sekte të krishtera që dolën në dritë pas ndarjes së kishës së krishterë, pas përçarjes së saj dhe më saktë pas Kryqëzatave, pas të cilave, si perandorët bizantinë, ashtu dhe patriarkët, nuk e quajtën më veten "romakë", por grekë, dhe "rreziku nga perëndimi, zëvendësoi patriotizmin romak me atë grek", (Ferdinand Schevill, "Ballkani – historia dhe qytetërimi", fq.166-167). Këto emra janë, pra, të kohës së krishtere para ortodokse dhe katolike, që më pas, edhe pse i përfshiu zona lindore e krishterimit ortodoks, brumi i tyre mbeti i pandryshuar. Megjithatë, duhet të theksojmë se emrat Nikoll, Mark, Lekë Ndre, Dodë, Ndue, Gjin, Gjon, Duk, Menksh, Gegë, Pal, etj. janë emra para kristiane të trevës iliro-arbërore, që i përvetësoi dhe i mirë njohu sekti katolik, në bazë të dialektit fonetik të folësve të tij dhe i celebronte ashtu si i donte tradita e çdo vendi.

.


Veç kahjes veriore e të ardhurve, në këtë krahinë njihen edhe vendosje masive e të grupuara, siç është rasti i Kudhësit, që i dha vendit pritës, emrin e vendit të origjinës.

Gjithashtu kemi edhe shpërngulje të veçuara fisesh, si ai i Dhimëve të Progonatit, që të shpërndarë në disa drejtime, si Himarë, Kudhës dhe Dhrimadhe, edhe pse ruanin deri vonë lidhjet fisnore, brezat e vonët kishin ndërruar patronimin e prejardhjes në fshatin e Dhrimadhes, nga Milo në Zhupa. Por ka mundësi që, ata të Himarës të kenë ndërruar nga Zhupa në Milo, se Zhupa është më i lashtë, përderisa lidhet me serbët. Emrat Kokaveshi, Duka, Lesko, Bifsha, Tava, Zoto, Tato, Gerdhuqi, Çeço, Shia, Mërtiri, Beno, Muço, Goro a Gore nga vjen dhe Goreci, Dani (Dane, Danaj), Kaçi, Loli, Malo, Thano, Vito, Vjerro, etj. janë emra që i gjejmë në këtë formë, ose me ndonjë alternim fonetik në përshtatje me të folurit dialektor të trevës së atjeshme, kudo në Shqipëri. Emra të tjerë të shumtë janë të fondit leksikor të shqipes, që tregojnë cilësi, epitetime të fisit ose të të parit të tij, punën ose mjeshtërinë e ushtruar, etj. Të tilla emra janë si, Kocani, Boji, Kara(i), Kabuci, Kumi, Andruci, Bashi, Bejleri, Beli, Biça, Brigo, Bubuni, Buço, Bixhili (Bixë-li), Çulla, Gorre (Goro), Goxhi, Grillo, Guma, Kazneci, Kashta, Kutulla, Late (Lati), Maji, Nina (Nini), Qesari, Qirici, Shishko, Duni (Tuni), Martino (Martini), etj. Ka dhe pak emra që shpjegohen nëpërmjet një gjuhe të huaj, ose që dokumentohen në mesjetën e parë e të mesme, në hapësira jo himariote, që mbajtësit e tyre dokumentohen si funksionarë të huaj. Edhe në Himarë këta i ka sjellë ose ndonjë detyrë e tillë, ose një "lëvizje e detyruar" për mbijetesë.
Në krye të kapitullit shpjeguam shkaqet e lëvizjeve veri-jug dhe lindje-perëndim të arbërve, si dhe arsyen, pse Himara pret pothuajse të gjitha dallgët e këtyre lëvizjeve. Ato kryesisht ishin të imponuara nga rrethanat dhe më të pakta ato të karakterit të organizuar nga pushtuesi dhe disa sundimtarë vendas. Për lëvizje të organizuara bëhet fjalë edhe në Historinë e Shqipërisë (bot. 1959, fq.170-171), por dhe nga mjaftë studiues grekë e të huaj, sidomos gjatë sundimit të mbretit serb Stefan Dushani, (Kosta Biri, "Arvanitët-Dorët e helenizmit më të ri", fq.57; K.Dede, "Dhrimadhes", fq.18; M. Shuflaj, Vepër e cituar, fq.13-14). Gjithashtu, në vitin 1409 ndodh një tërmet i fuqishëm në Himarë me shumë viktima, me shkatërrime dhe të pastrehë. Himariotët e mbetur pa strehë, marrin mërgimin. Boshllëku i krijuar plotësohet natyrshëm nga banorë mërgimtarë brenda Labërisë dhe të Shqipërisë së Brendshme. (K.Dede, po aty).

Në vitin 551 para Krishtit, në Iliri zbresin fiset gote, me mbretin e tyre, Totila. Ata arrijnë deri në Himarë e prej këtej hidhen në Italinë Jugore; Gotët e kthyen qytetin Alkiamo në gërmadhë. Shumë banorë të tij, me despotin e qytetit, vijnë dhe vendosen në Himarë. (K. Dede, po aty). Shekujt që vijnë pas, do të jenë të pasur me të tilla lëvizje, qoftë në formën e pushtimit të përkohshëm, por dhe shekullor, si ai turk. Kështu në vitin 877 kemi inovacionin saraçin në Himarë, gjurmët e të cilit gjenden në disa toponime, si Al Evra, Rusman, etj. (P.Marko, "Shpella e Piratëve", fq.116-122). Në vitin 1034 vjen pushtimi bullgar, më 1071 ai norman dhe më 1085 ai ventikas.

Gjatë periudhës së sundimit turk, si rend feudal i tipit ushtarak, pashallarët dhe bejlerët, ishin jo vetëm zotër të tokës, por dhe të njerëzve që e punonin dhe banonin në të. Kapedanët e Bregut, – siç pohon Grigori Ars, – grumbullojnë shumë bashkatdhetarë nga Labëria dhe Shqipëria e Brendshme, për ushtarë rrogëtarë në ushtritë e Napolit, të Venedikut, të Francës dhe Spanjës. Familjet e këtyre ushtarëve, gjenin strehë e siguri në këtë krahinë, nën hijen e këtyre kapedanëve aristokratë, të barasvlershëm me pashallarët turq", (Shqipëria dhe Epiri në fund të shek. të 18-të dhe fillim të shek. të 19-të", fq. 140-141).

Lëvizje, vendosje e zhvendosje të organizuara, në përmasa më të kufizuara, kemi edhe në periudhën e Pashallëqeve Shqiptare në shek. e 17-të -19-të. Për këto lëvizje bëjnë fjalë, jo vetëm mjaft studiues e historianë grekë, por dhe mjaft evropianë, si: Ars, Pukëvil, Holland Laeke, Shuflaj e Schevill. Të dhënat gojore flasin për zbritje familjesh të pakta, në këtë periudhë, nga Dukati dhe nga Labëria, si Nikdedajt, në Palasë, Tavajt, Vitot e Betiotë në Dhrimadhe, etj. Ndërsa nga jug, po në Dhrimadhe vijnë dy-tri familje, si Xhaku, Dhimopulli, nga Konica. Burrat e tyre vijnë si muratorë dhe mbeten këtu, u martuan me vajza të vendit dhe krijuan familje.

A.Çapo, në librin e tij me mjaft interes për Dukatin, duke folur për tri lagjet e këtij fshati, na informon, i përgjegjshëm për të dhënat që na jep, për familje dhe fise të shpërngulura nga Dukati drejt krahinës së Himarës. Kur flet për lagjen "Mazo", citojmë: "I kësaj lagjeje ka qenë dhe fisi DEDA-j. Një nga bijt e këtij fisi, Nik Deda, djali i katërt i Dedës, u vendos në Palasë të Himarës. Në krahinën e Himarës janë vendosur 74 familje dukatase me mbiemrat Gjini, Paço, Babe, Stefani, Mëhilli, Laluçi, Koka, Maçi, etj. Nga Lagje "Gjinbit" janë zhvendosur familje me mbiemrat Tava, Bala, Rruci, etj., kurse nga lagje "Thilpat", familje me mbiemrat Gjini, Gjikoka, Kushta, Naço, Qesari, Çoku, Trako (Treko-?), Zoto, Gjomertiraj, Kulo, si dhe Kukuri në Dhërmi dhe Palasë" ("Dukati Ynë", fq. 264-273).

"Largimet e para nga Dukati, – thotë Çapo, – janë bërë me ardhjen e osmanëve, si dhe gjatë Luftës 15 vjeçare (1477-1492). Një largim i dytë, ka ndodhur në vitet 1570-1590, gjatë reprezaljes së dytë, që bënë turqit në trevën e Shqipërisë së Jugut. Kjo u përsërit në vitet 1830-1850, si dhe në Luftën e Parë Botërore, në vitet 1913-1914)"
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#2

Post by Arta » Mon Jul 13, 2009 8:25 pm

Protagonizem himariot ne historinë e Shqipërisë

Historia na thotë edhe te tjera motive shumë te cuditeshme. Himarioti Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjesë ne Kuvendin e Lezhes dhe u vra ne betejen e Torviollit me 40 trima te tij me 1444. Me 31 gusht 1431, i biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, Gjoni zbret nga Italia ne Himare dhe cliron tërë zonen dhe keshtjellen e Borshit. Madje u kap rob dhe komandanti osman Sulejman Pashe Eunuku, qe Gjon Kastrioti ja dhuroi mbretit te Napolit. E kush e ka shkruar valle historinë e robit te luftës, gjeneralit eunuk ne Napoli te Italise? Askush! Dhe një tjetër histori është magjepse. Princi Balsha i II ka qenë zoterues I Himares, pas vdekjes se tij zoteruese qe gruaja Komita Muzaka. Ne perfytyrimin tim gjithnjë ka qenë shqetesues motivi se si ka jetuar dhe çka bërë kjo femër qe historia e përmend jo rastesisht. Jeta e Balshes II dhe e Komita Muzakes mund të kishte zanafilluar një roman te shkelqyer për mesjeten. Po për c'arsye valle shkrimtaret shqiptare i dijnë kaq pak këto histori te vendit të tyre? Pushtimi osman është një histori kryengritjesh te himarioteve. Himariotet nuk kanë reshtur për te patur lidhje em Evropen Perendimore. Me 12 korrik 1577 pleqte e Himares dergojne një leter për Papen, te cilën e derguan ne Rome Gjik Kola me Gjergj Katasin. Ne këtë leter ata i thonë Papes se janë arber, se krenohen me Skenderbeun dhe se kërkojnë qe Europa t'u jape arme për te luftuar kundër pushtuesve. Një leter e dytë I është dërguar Papes me 1581, ku i thonë se janë gati 50.000 luftetare shqiptare te ngrihen ne kryengritje. Papati i Romes bëri diçka ejashtezakonshme: nisi misionare katolike gjatë shekujve XVI-XVIII. Për dy shekuj me rradhë këta misionare te ditur, pjesa me e madhe me origjinë shqiptare, bene te mundur qe te gjallerohej shqiptaresia, te levrohej gjuha shqipe. Shenimet e këtyre misionareve mund te botoheshin ne një libër të madh, qe mund te quhet Libri Evropian I Himares. Ky libër duhet botuar edhe ne shqip sepse janë te pakta vendet ne Shqipëri, qe mund ta kenë këtë deshmi monumentale. Ne shek.XVIII himariotet derguan ne Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusise Elisabeta Petrovna. Ne letren qe ju dergua caresesh "Flasim shqip, atë gjuhe qe flitet ne tërë Shqipërinë deri ne Bosnje". Me vonë janë po himariotet, qe i dergojne leter mbret Ferdinandit te IV ne Itali. Të tera këto letra janë një nga korrespondencat me te cuditeshme ne kohera qe kanë bërë shqiptarët me Evropen.

Historia e kapetanatit bregas

Por shumë himariote edhe kanë merguar. Shqiptare nga Himara shkuan ne ishujt Hidra, Speca, Poro, si dhe ne keshtjellen e Peloponezit. Kapedan Kristo Bega nga Vunoi, u vra ne Mesolongj me 40 himariote ne fillim te Revolucionit Grek. Shumë nga trimat dhe heronjte e këtij revolucioni qenë nga Himara. Me 1818 Regjimenti Shqiptar ne Korfuz luftoi për mbrojten e Psares. Anglezi Millingen ka shkruar "Himariotet kishin pamje me luftarake ne tërë ushtrine. Nuk kanë dallim nga shqiptarët e tjerë. Veshja dhe gjuha - krejt e njëjtë". Kush e ka shkruar këtë histori kaq te cuditeshme dhe te nderthurrur? Për fat te keq askush. Trimat e Himares u bene te famshem ne botë. Merkur Bue Shpata qe gjeneral i pathyeshem deri ne Spanje, Zhonopulli arriti dhe gradën e Feldmarshallit ne Spanje, Konstandin Kasneci qe gjeneral i shquar I Austro-Hungarise, Pano Vixhili u be Konsull i Rusise ne Arte. Ndoshta shqiptarët nuk e dinë qe e motra e Heroit te revolucionit grek, suliotit shqiptar Marko Bocari, qe martuar ne Dhermi te Himares dhe lindi Jan Kocanin, komandant gjithashtu i shquar. Gjeneral Dhimiter Leka qe himariot ne Napoli. Pikërisht Dhimiter Lekes Jeronim De Rada kushton kryevepren e tij "Milosao". Ruhet korrespondenca e nipit te Dhimiter Lekes, Gjergj Bazile me De Raden. Një djalë nga Vunoi qe ne truprojen e Bajronit me 1921 ne Mesolonji, siç dëshmon ne shkrimet e tij Eduard Lir. Andrea Pavllo Vreto nga Dhermiu ka shkruar dhe botuar ne Napoli librin "Histori e Skenderbeut". Odise Kasneci dhe Sokrat Leka kanë qenë veprimtare te Lidhjes se Prizrenit, dega e Gjirokastres. Jani Minga dhe Halim Xheloja qenë nismetaret e pare te shkollave shqipe ne Bregdet. Petro Marko dhe Stefan Duni nga Dhermiu morren pjesë ne Luften e Spanjes. Madje një himariot tjetër ka marrë pjesë ne luftën për clirimin e Kubes. Himariote te tjerë kanë luftuar edhe ne Egjipt edhe ne Moldavi. Mbi Viktor Emanuelin e II gjatë pushtimit fashist ne Shqipëri qelloi një djalë I ri, qe ishte edhe poet, Vasil Laci nga Piqerrasi. Gaqo Trola nga Vunoi krijoi me 1942 elegjine e kenduar për vrasjen e Qemal Stafes. Mos ju duket e paket dhe e shpifur kjo histori Është absolutisht e vërtetë.

Dua te skicoj diçka edhe për një institucion shekullor luftetaresh qe quhet Kapetanata e Himares. Me trimat himariote kishin gradën Kapetane. Ata njiheshin te tillë ne Napoli, Venedik dhe Korfuz. Ata u shquan si kapetane ne disa breza si Kasnecajt ne Vuno, Gjikajt dhe Lekajt ne Qeparo, Rexhajt ne Himare. Edhe studimi i këtij institucioni ushtarak i familjeve te përmendura himariote meriton një libër me vehte. Himara i ka patur lidhjet me Evropen te perjeteshme. Jano Kasneci u shkollua ne Padova, Kosta Ndruci dhe Spiro Kasneci u shkollua ne Napoli, Llambo Rexho dhe Kole Mishili u shkolluan ne Venedik etj.

Historia e Kishes katolike ne Himare

Ata gershetonin kulturën evropiane me shqiptaresine. Nuk është e rastit, qe Papa Dhimitri nga Dhermiu perktheu ne shqip katekizmat, u hapen shkolla shqipe gjatë shek.XVI-XVIII. Historia e Kishes Katolike ne Himare nuk mund te zhduket dhe nuk mund te mohohet. Po kështu as ajo e Kishes te Ritit Lindor, te monumenteve kishtare me afreske te mrekullueshme, madje dhe me
shënime kronikore, qe për fat te mirë i ka botuar I ndjeri Theofan Popa. Për shkak te levizjes nëpër botë, ne Itali, Spanje, Greqi, Francë, ne Rusi, ne Amerikë, ne Meksike, Argjendine, Australi dhe Kube ndodhte qe gjatë kthimit të tyre ne atdhe himariotet te flisnin përveç shqipes gati të gjitha gjuhët e tjera te mëdha te botës. Kjo poliglosi, te kujton diçka nga bota e sotme globale, shpreh interesa te shumfishta kulturore dhe gjuhësore. Ne këto brigje kanë qëndruar figura te mëdha te kombit shqiptar si Ali Pashe Tepelena, Hoxhe Tahsimi, Abdyl Frasheri, madje dhe Naim Frasheri, i cili gjatë kohës qe qe nepunes dogane ne Sarande erdhi dhe ne Llogara dhe ne Himare, Ismail Qemali, Cerciz Topulli dhe Mihal Grameno (prej Gramenos ruhen disa pershkrime te bukurive natyrore te Himares). Gjatë Luftes Antifashiste, himariotet u treguan trima. Nga gjiri i tyre lindi një nga mjeshtrit e paharruar dhe te shqetësuar te gjuhës shqipe, i mrekullueshmi Petro Marko. Jo rastesisht, Petro Marko la amanet qe t'i varrosej trupi ne Dhermi, ne vendlindje. Sa e pafundme qe qenka Himara!

Dramat e gjeneruara nga shovinizmi i te tjerëve

Por Himara ka dhe drama te mëdha. Shovinistet greke e kanë synuar pambarimisht, madje e kanë deklaruar Himaren "krahine autonome", kanë bërë masakra. Këto gjëra ndodhin ne histori. Shqiptarët e Dhermiut kanë emigruar ne ishullin e Korfuzit, ata te Himares ne Krete, ku mesuan dhe gjuhën greke. Dhermiu e ruan dhe sot dialektin grek te Korfuzit dhe himariotet intonacionin e greqishtes se Kretes. Shkollat greke kanë ndikuar ne greqizmin e Himares. Ka shumë beteja politike, tepër arkaike. Ne epoken globale këto beteja janë jashtë kohe dhe te sforcuara. Nuk mendoj qe te mos flitet greqisht ne Himare, nisur nga një vizion kulturor i shumefishte me duket se greqishtja, qe përdoret ne Himare është një element kulturor, qe krijon një element gjuhesor pasurie te veçantë. Meqenëse kjo ka ndodhur historikisht ne nuk mund ta c'bëjmë historinë. Po nuk është njerëzore dhe as e drejtë te zhduket gjuha shqipe ne Himare. I ndjeri miku im Petro Marko e ka shprehur këtë shqetësim si askush. Petro Marko do ta apostoloje shqip këtu përherë. Të gjitha partite politike duhet te kenë parasysh botën globale dhe jo koncepte qe sjellin tension te kotë. Bota është e lirë dhe e hapur, por nuk duhet te këtë deformim te lirisë te askush, qoftë tek ai qe flet shqip dhe qoftë tek ai qe flet greqisht. Ky është një problem delikat, qe mbart disa here edhe probleme te mëdha, madje dhe hakmarrje politike. Kjo është ne kundërshtim me vizionin e ri emancipues te botës. Nuk besoj se këto gjëra do të zgjidhen me politika te sforcuara. Besoj ne një realitet ku etnite dhe popujt do të vellazerohen dhe nuk do të shpikin kufinj te rinj. Populli shqiptar është mik I popullit grek, por unë besoj thellesisht dhe pa lekundje se edhe populli grek është mik I popullit shqiptar. Është e papranueshme nxitja e urrejtje etnike dhe ideja e kantonizimit, pikërisht ne epoken e madhe te hapjes se kufijve, madje te zhdukjes se kufijve.

Asnjëherë nuk më ka mahnitur Kalaja e Himares si këtë here. Brenda rrethit te saj është një lagje ndertesash prej guri me dritare te mëdha, te stilit dalmato-venecian. Ndikimi i Venedikut këtu ka qenë shekullor. Deri me 1947 ka ekzistuar reliefi me figuren e luanit te Shen Markut, qe me pas e cuan ne fondet e Muzeut Arkeologjik te Tiranës. Ky reliev nga Vunoi i duhet rikthyer Vunoit. Shtepite e stilit dalmato-venecian te keshtjelles se Himares duhen restauruar, banoret qe i kanë braktisur shtepite duhet te rikthehen. Një lagje me shtepi te tilla ndodhet ne Ulqin, shtepi te ngjashme ka ne Budva, ne Tivar, dy te tilla janë ende dhe sot ne Durrës. Ky stil arkitekturor është një deshmi e fortë. Shtepite e keshtjelles se Himares mund te kthehen ne shtepi muzeore, fjala vjen Muzeu i Tradites fetare, I etnografise dhe kenges popullore, i shkolles shqipe, I bashkejeteses se traditave gojore greke, i traditave ikonografike ne shekuj, i heronjve himariote etj. Pa harruar edhe një muze arkeologjik, qe do të kishte një ekzotike te pashlyeshme.

Ne Vuno pashë shtepine e tipit kulle, te Odise Kasnecit, qe është një kryeveper. Përse të mos kthehet ne muze te rrallë? Të tërë kishat e zones se Himares kanë vlera artistike. Pse mos te publikohen me albume afreskat dhe ikonat e shkelqyera? Pse mos te ngrihet ne Palase një skulpture bronxi e Jul Qezarit, i cili ka qenë aty ne vitin 48 para Krishtit?

Ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje sytë


Asnje zone e Shqipërisë nuk ka për ta arritur shkelqimin e k`nges popullore dhe polifonise shqiptare, sidomos te Pilurit. A mund te harrohen kengetaret e medhenj dhe te pazakonte si Neco Muko, qe botoi dhe dy libra muzikore te quajtura "Lyra himariote"? Ai i kendoi dertit te perjetshem erotik, qe e metaforizon si "Lulja jeshile". A mund te harrohet Nase Beni dhe poeti popullor me i shkelqyer dhe i famshem i Shqipërisë se sotme, pilurioti Lefter ipa? A mund të harrohet Katina Bejleri kjo këngëtare e madhe e Himares? Ne shtepine e Lefter ipes pashë me sytë e mi pllaken matrice te gramafonit, ku me 1924 ne Paris Neco Muko incizoi kryevepren "Vajza e Valeve".

M'u drodhen duart kur e preka këtë pllake. Ai një ëndërr perralle kam ne kokë idenë qe te bëhet një skulpture vigane e "Vajzes se Valeve" për t'u vendosur mbi një platformë mbi siperfaqen e Detit Jon. Kjo do te bënte përshtypje te jashtezakonshme ashtu siç bën edhe Statuja e Sirenes se Anderstenit e vendosur mbi ujerat e Amsterdamit. Kjo statuje do të na kujtonte mallin, apoteozen e dashurisë, tragjedite e shpresen.


O Zot, ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje sytë nga Himara. Kjo Princeshe ne Gjume padyshim qe do te zgjohet. Amen!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#3

Post by Arta » Mon Jul 13, 2009 8:26 pm

Fakte Interesante

Himarjotet e 1759 Një letër perandoreshës Elizabeta Petrovna


21/04/2008 - 10:42
• Auron Tare aurontare@gmail.com


Letra e botuar sot, e gjendur në arkivin rus (Arkivat Ruse katalogu 95/1 - 1759 Zarfi 35, f 7-8 origjinali në italisht) është një dëshmi
historike shumë e veçantë mbi një krahinë nga më të njohurat, si ajo e Himarës. Letra vjen e përkthyer nga origjinali në italisht dhe hedh dritë mbi disa ngjarje historike, të cilat pasurojnë jo vetëm të kaluarën e kësaj zone por edhe historinë shqiptare në përgjithësi, duke shprehur qartë se krahinat e papushtuara nga otomanët janë rreshtuar përkrah ushtrive europiane në çdo betejë të rëndësishme të asaj kohe.

Letra i jepet e plotë lexuesit, duke e lënë të lirë atë të gjykojë vetë mbi përmbajtjen e saj. Në këtë dosje, nga është marrë ky dokument, janë edhe një seri letrash të tjera, të cilat do të botohen në ditët në vazhdim. Gjithsesi, ia vlen për të ndaluar në disa pika shumë të rëndësishme të këtij dokumenti unikal. Letra e shkruar në emër të popullit të Himarës, në fakt na jap një të dhënë shumë të rëndësishme historike. Në kohën e shkrimit të kësaj letre, pra më 1759-ën, Himarë quhej i gjithë territori i njohur edhe si Labëria e sotme. Popullata e kësaj zone në letrën që i dërgojnë Perandoreshës ruse, janë shumë të saktë në përcaktimin e koordinatave të tyre gjeografike, të cilat pak a shumë përkojnë me territorin e Labërisë së sotme. Në koshiencën e tyre këta banorë të Labërisë, apo Himarës e identifikojnë krahinën e tyre me Kaoninë antike dhe njohin si prijësa legjendarë, Piron e Epirit dhe Skënderbeun, kujtimi i të cilit me sa duket ruhej mjaft fort në një pjesë të banoreve të kësaj zone, të ardhur nga Kruja e pushtuar prej otomanëve.


Nga lista e detajuar e fshatrave të përshkruara në këtë letër, kemi një datë shumë të saktë të vazhdimësisë së krishterë në këtë zonë. Pra, zona e Labërisë deri më 1759 ka qenë një popullsi e krishterë në përgjithësi, sigurisht me përjashtime të veçanta për pjesëtarë të cilët tashmë ishin futur në shërbimin e ushtrive otomane. Pra datën e konvertimit islam të një pjese të popullsisë së Labërisë duhet ta kërkojmë pas datës 1759, datë ku konfirmohet nga ky dokument se kjo popullsi është akoma e krishterë. Se çfarë ka ndodhur që kjo popullsi u konvertua në fenë islame, është një temë e veçantë, e cila kërkon vëmendje për studiuesit e kësaj periudhe. Për herë të parë kemi një listë të saktë të betejave ushtarake që trupat e Lebërve të Himarës kanë marrë pjesë përkrah ushtrive evropiane, duke filluar që nga Holanda e deri në betejën e famshme të Lepantos, ku flota otomane pësoi një humbje të rëndë. Me sa duket bashkë me dekoratat për shërbime të çmuara këta luftëtarë kanë edhe tituj fisnikërie ashtu si çdo pjesëtar i aristokracisë europiane të kohës. Dokumenti ka një rëndësi shumë të madhe gjithashtu për faktin se banorët e kësaj zone (Lebërit e Himarës) theksojnë se flasin gjuhën shqipe dhe vetëm disa prej familjeve të pasura dinë greqisht. Italishtja me sa duket është edhe gjuha kryesore që flitet në këtë zonë dhe fakti që letra e drejtuar Perandoreshës Ruse është shkruar në italisht konfirmon më së miri këtë fakt. Kjo është një e dhënë e rëndësishme për të kuptuar vazhdimësinë e traditës së përdorimit të gjuhës italiane në këtë krahinë.

Piktori i famshëm anglez Eduar Lear kur vizitoi këtë krahinë gati 90 vjet më vonë shkruan se banorët e zonës flasin shqip dhe gjuha e kulturës është italishtja duke theksuar se shumë pak familje flasin greqisht. Pra në gjatësinë kohore të 90 vjetëve kemi të njëjtën dëshmi nga dy burime të pakundërshtueshme. Përdorimi i italishtes si gjuhë e dytë në këtë krahinë, ka kuptim në se do të marrim parasysh se burrat e Labërisë shërbenin si mercenarë në ushtritë italike, përdorimi i italishtes në Korfuz apo në të gjitha territoret e kontrolluara nga Venecianët, ndikimi i priftërinjve uniatë që vinin nga kolonitë shqiptaro-ortodokse të Italisë së Jugut si dhe edukimi i rinisë në Universitetet italiane. Fakti se banorët lebër të Himarës kërkojnë mbrojtjen dhe nën shtetësinë ruse tregon një pragmatizëm tipik shqiptar. Trupat ruse të cilat kishin mundur otomanet në disa beteja të përmendura edhe në këtë letër, ishin fuqi tashmë e rëndësishme në politikën europiane dhe lebërit e Himarës shpresonin se me përmendjen e faktit se ata kishin mundur të ruanin besimin ortodoks mund të përfitonin një farë vëmendje dhe përkrahje nga kjo fuqi. Gjithsesi ky dokument është një dëshmi e rëndësishme e lavdisë së kësaj krahine dhe shpresoj se bashkia e Himarës do ta botojë në faqen e saj zyrtare në internet duke i shtuar edhe një kapitull të rëndësishëm historisë së Labërisë.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#4

Post by Arta » Mon Jul 13, 2009 9:44 pm

Ju rrëfej Himarën time (Kujtime të Petro Markos për Himarën dhe shkollat e saj).

Kur ka zgjedhje, e kujt eshte Himara


Himara eshte e Himares. Kjo parasegjithash duhet te jete ne kokat e te gjitheve, qe ne keto dite te nxehta zgjedhjesh, po e shfrytezojne problemin e saj per te derdhur lloj-lloj gjerash. As me shume e as me pak, po te shfletosh historine, do te mesosh se himariotet kane qene ata qe ia kane dale, si pakkush represionit turk. Mbase jane te vetmit, ne historine e gjalle ballkanase, qe do te meritonin emrin Epirote. Ata kane qene luftetaret, qe kane ndihmuar fqinjet greke ne Revolucionin e tyre. Sepse ate qe dinin ta benin me mire se te gjitha gjerat e tjera ishte pikerisht ajo: Lufta. Po vitet shkonin dhe himarjotet pane se atje ku shkonin per te shpetuar, apo atje ku dergonin thirrje per ndihme se cfare kishte bere kultura. Dhe, vendosen qe te kultivonin gjuhen shqipe, madje edhe ritet fetare t'i benin shqip. Packa, se shkollat shqipe, qe ata i mbajten me dashuri, u antemuan shume here nga fqinjet e tyre helene.
Fatkeqesisht, gjithmone pasi ftoheshin gjakrat: shqiptaret i harronin, ndersa greket i shfrytezonin. Kjo i beri ata, qe te mbeteshin gjithmone indiferente dhe syte t'i derdhnin nga deti. Fundja, kur i duhej qe te shpetonin: Iknin prej andej; me ate siguronin ushqimin; po me detin ishin dhe te pavarur.

Ne kete speciale te bazuar nga libri me kujtime i Petro Markos do te vije edhe njehere per publikun, ajo qe ka shkruar shkrimtari i madh per Himaren. Ndersa, ne nje shkrim te tij, te vitit 1962, do te sillet nje kujtese per shkollat e para shqipe te tyre.

Kaq mbase do te mjaftonte per te kuptuar se kush jane himarjotet ne te vertete dhe pse politikanet i shfrytezojne nga ana tjeter. Nuk kane kaluar shume kohe, qe kur Marko, i shkruan keto kujtime. Duket sikur eshte ende i gjalle, ashtu si jane dhe himarjotet e tij, qe permend. Himara eshte me shume se nje krahine e Shqiperise, ajo eshte nje krenari per te gjithe rajonin. Eshte krenaria e dinjitetit te mbrujtur me vetmohimin e vet dhe me mbijetesen e ashper. Ja pse greket kane qene kaq xheloze, pavaresisht marredhenieve te jashtezakonzhme me himarjotet. Dhe, ja pse edhe shqiptaret, jane aq te prekshem, kur kujtohen ata. Ndersa, ata pak veta, qe bertisnin me flamurin e fqinjit tone ne ditet e zgjedhjeve, do te mbeten per mbushjen e kronikave te medias dhe kalkulimeve te skuthave politike.

Ben Andoni
Shkolla Shqipe tre shekuj me pare


Nga Petro Marko*

Tani qe nisem te shkruajme vete historine tone, dalengadaledo do te cfletojme gjithe shekujt e kaluar, do t'u heqim pluhurin qe u kane hedhur ata, qe mohonin egzistencen e nje populli, qe ka care rrugen e tij me shpate ne dore dhe do ta nxjerrim ne shesh, me fakte, perpjekjet e panderprera te gjysherve dhe stergjysherve tane per ruajtjen e lirise se tyre, per ruajtjen e traditave dhe te gjuhes se tyre.
Une nuk jam historian, po, meqe ne te gjithe e kemi per detyre t'i ndihmojme historise sone, me rastin e pesedhjete vjetorit te Pavaresise sone, do te them disa fjale per SHKOLLAT E PARA SHQIPE NE HIMARE.
Dua te shtoj se Himare, para disa shekujsh, sidomos pas vdekjes se Skenderbeut, quhej gjithe krahina e Laberise se sotme, domethene duke nisur nga Radhima, ne Lekel e ne Butrinto. Dhe, sic, dihet nga historia, ajo krahine qe nder zonat qe i rezistoi turkut shekuj me rradhe. Aty sulltanet kane thyer koken e tyre, aty gjeten strehe shume nga shqiptaret, qe nuk duruan dot zgjedhen turke. Dhe, pasi aty, vendi ishte i varfer dhe nuk mund te mbante nje popullate te madhe, qe c'perngulej nga te kater anet e Atdheut tone, e vecanerisht nga veriu, andej iknin per ne Itali e vendoseshin ne tokat e mbretit te Napolonit, me te cilin Himariotet qysh nga Gjon Kastrioti kishin aleance.

Po nuk ishin vetem te pushkes, banoret e Himares. Ata ishin dhe te penes. Dhe sipas dokumentave qe do te paraqesim shkurtimisht ketu, do te shohim se ne fshatrat e Himares jane celur shkolla shqipe para tre shekujsh.
Gjate viteve tridhjete, revistat "STUDI ORIENTALI"; "STUDI ALBANESI", dhe vecanerisht Nilo Borxha, kane nxjerre nga arshivat e Vatikanit dokumenta te rendesishme per Himaren, sidomos per shekujt XVI, XVII, XVIII.

Po c'jane keto dokumenta? Jane relacionet dhe letrat e misionareve baziliane ne Shqiperi. Keta misionare baziliane, shumica arbereshe ose me kombesi te tjera, po qe dinin shqipen, me shume per interesa politike se sa fetare, erdhen ne Himare. Them politike, se aso kohe Himara, ishte ne lufte te perhershme me Turqine dhe kerkonte ndihma ngadoqe te mundte, per te luftuar shkelesin qe kercenonte edhe Italine dhe Evropen. Bezdisja qe u jipte Himara turqve, ishte patjeter nje pengese per ndermarrje te medha pertej kanalit te Otrantos. Prandaj shohim kreret e Himares t'i drejtohen mbretit te Napolit, Papes se Romes, Spanjes, Polonise, Rusise per ndihme materiale dhe jo bekime apostolike e lavderime.

Duke pare kete gjendje ne Himare, Papa dergoi misionaret unike qe meshonin me ritin ortodoks.

Nga te paret, qe erdhi ne fshatrat e Himares, ishte njefare Neofat Rodino. Ky ndenji aty pak a shume nga viti 1630-1642. Himariotet i kerkuan te celte shkolla per te mesuar femijet e tyre. Per kete shkruan Nino Borxha fragmente nga relacionet e misionareve: "Sa per popullin e tij te dashur, ishte e kollajshme qe te kujtohej kurdohere ky prift i mire, nga librat qe ky i shkruante edhe i botonte me te hollat e tij dhe i shperndante falas..." Kjo do te thote se ky ne shkolle kishte pregatitur njerez qe i kendonin librat e tij. Nje nga nxenesit e tij, qe me vone u be prift, ishte papa Dhimitri nga Dhermiu (gjilek)... "Nga nxenesit e mi,- thote Neofi Rodino, - eshte nje me emerin Dhimiter, nga Dhermiu, i cili e njeh fare mire dhe ne menyre elegante gjuhen shqipe, pasi eshte i atij kombi dhe katolik i vertete". Me ndihmen e tij ai perktheu shqip katekizmin , po, sic duket, nuk u botua, se nga Roma u pergjegjen "Doktrina Kristiane eshte perkthyer dhe botuar shqip.." (nga Pjeter Budi).

Ne nje leter Neofit Rodino, midis te tjerave thote "Jam kurdohere midis malesoreve te mi te dashur gjithnje i zene per t'i evangjelizuar dhe per te mesuar femijet e tyre....".
Sipas Rodotas, Rodinoja "ka qene i pari mesonjes dhe drejtonjesi i misionit ne kete krahine ,,,. Keto banore nuk shkonin ne meshe, nuk dinin as formulen e pagezimit...shkonte fshat me fshat, punonte e lodhej shume, e vecanerisht me punen e perditshme te shkolles...".
Pas Neofit Rodinos, punoi ne shkolla edhe Kostantin Onofrio, "Dergoi ne Palase doctor Krisafiden per te celur shkolle ne shtepine e kapedan Lekes, mik i at Onofrios, qe ishte ne Dhermi, ku jipte mesim ne shkollen e atyshme. Ne Dhermi at Onofrio shkollen e mbronte me anen e kavalier Ninas. Ketu mirrte pjese nje numer i madh i rinise..."
Kurse misionari Stanilas, shkruan ne relacionin e tij per shkollen e Dhermiut... "Ketu u themelua nje shkolle e Vertete Misonare nga Kostandin Onofrio...dhe kjo shkolle ka dhene frutet e saj te para. Kur iku Onofrio, duallne nende prifterinj te rinj, ndryshe nga te tjeret, qe mezi shkruanin e lexonin..."

Me vone ne Dhermi arriti De Kamilis Xhovani, qe jipte mesim ne shkolle ku mirrte pjese nje numer i madh nxenesish...Ky i shkruante leter Kolegjit e midis te tjerave thoshte: "Himarjotet me kane shkruar lutje e me shume kercenime, qe te shkoje tek ata per te dhene mesime ne shkolle, por une do te qendroj ketu ne Dhermi..." Me vone, "De Kamilis edhe ne Himare dh a mesim ne shkolle.. "edhe si mesonjes kishte nje reputacion te madh andej vinin nxenes nga Saranda, Lukova, Nivica, Piqerasi, Kudhesi e te tjere.." "Edhe une u mesoja nxenesve te mi letra (gramatike)..." - thote vete ne relacion De Kamilis.
Edhe imzot Stanilas ka dhene mesime ne shkollen e Dhermiut. Po ky, u luftua ashper si dhe De Kamilis nga peshkopi ortodoks, i cili kur shkoi ne Dhermi dhe pa femijet te shkonin ne shkolle e te mesonin, i mallkoi. Po pse i mallkoi? Pse dhespoti i Janines ose i Delvines qe vareshin nga Fanari, mallkoi shkollat e atjeshme? Sepse ata mesonin shqip. Se librat qe lexonin, ishin shqip dhe jo greqisht, sic ishin librat e Patriarkanes, qe i sherbente verberisht sulltanit. Sepse librat e Rodines ose dhe Nilo Katalanos, sic do ta shohim me poshte, ishin shqip se flisnin fshatrat e Himares. Po te ishin greqisht, ata do te lexonin librat e Fanarit, po sic e thane edhe misionaret, fshataret kishin harruar edhe formulen e pagezimit, qe do te thote se ata nuk dinin te lexonin librat e Patriarkanes, qe ishin greqisht, se s'kishin bere shkolle.

E misionaret baziliane, nuk bene punen e Patrarkanes t'u mesonin nxenesve greqisht per te lexuar librat fetare te Fanarit! E pame qe katekizmi i Papa Dhimitrit "nuk u botua, mbase ishte botuar ai i Pjeter Budit". Dhe, per te lexuar nxenesit librin e Pjeter Budit, patjeter u duhej te te mesonin shkollen shqip.
Po dokumenti me i sakte, qe verteton se ne ate shkolle mesohej vetem gjuha shqipe, eshte puna e madhe e Nilo Katalanit.. Ne kohen e tij, ne Dhermi, shkolla ishte zgjeruar shume. Aty vinin nxenes nga Dukati, Terbaci, etj.

"Gramatiken shqipe Nilo Ktalanua e beri per 80 nxenesit e tij te shkolles se Dhermiut". Ate perdorte per mesim. Ky beri edhe nje fjalor shqip-italisht...Sipas Zef Skirioit, kjo gramatike dhe ky fjalor gjenden ne duart e Skirojve.Ne kohen e Nilo Katalanos, qe vdiq atje ne dhe varrin e ka ne Shen Thanas te Dhermiut, Patriarkana e ndezi me shume luften kunder shkollave shqipe. Dhespoti i Janines, qe shkonte rralle ne fshatrat e Himares, mallkonte dhe cpifte kunder atyre qe ndiqnin shkollat shqipe. Kjo lufte pershkruhet shume ne relacionet e bazilaneve.
Me vone misionari Zef Skiroi, midis te tjerave shkruante..."nderhyrja e misionareve midis ketyre njerezve kryelarte, qe i duan dhe i nderojne, ne kundershtim me ortodokset (greket) qe i luftojne, ka rendesi...Se atyre u intereson per te patur mesonjes, qe i mesojne femijet e tyre falas..katekizmin dhe gramatiken...".

Ne letrat e vete himarioteve, qe u benin misionareve edhe vete Papes, i luteshin qe "Pervec ndihmave materiale, sidomos ne arme, duhej t'u dergonte edhe njerez me shkollat e tyre te celura dhe per tu mesuar femijeve te tyre dijeni dhe kulture.."
Kam shkruar dhe kam pare varrin e Nilo Katalanos qe eshte Brenda ne Ajovime te Shen Thanasit, nje kishe e vogel nja pesedhjete metra nga shtepia ku kam lindur....Akoma e mbajne ne goje, brez pas brezi emerin e Papa Dhimitrit, sterniperit e tij ne Gjilek. Gogua me tha kete vere: "Ne kishin ne karselle nje ungjill te motcem shqip...dhe disa shkrime te tjera shqipe, qe i ruanin brez pas brezi si gjera te shenjta, po ne luften italo-greke, kur u cperngulem, nuk i muarrme me vete...Kur u kthyem, nuk i gjetem. i kishin marre italianet..."

Me keto pak gjera, del se si para tre shekujsh ne Dhermi dhe ne gjithe fshatrat e Himares (Himare, Vuno, Palase) kishte shkolla shqipe. Stergjysherit tane luftonin me pushke ne dore duke mbrojtur lirine dhe nderin e tyre, po ishin dhe ne lufte per shkollat shqipe, per te mesuar shkrim e kendim, per te levruar gjuhen stergjysherore, gjuhen trime. Qysha atehere, Patriku i Stambollit, me anen e dhespotit te Janines mallkonte dhe ckisheronte gjithe ata qe mesonin ne shkollat shqipe, aq sa nje nga misionaret shkruan midis te tjerave:" Kur erdhi Dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga Onofrio, iu versul dhe e kapi nga mjekrra brenda ne kishe..."

Vetekuptohet egersia e agjenteve te Fanarit, qe s'lane gje pa bere per te c'kombetarizuar krahinen heroike te Shqiperise, Himaren e Laberine.

Me rastin e pesedhjete vjetorit te pavaresise sone, ne perkujtojme me mburrje treqindvjetorin e celjes se shkollave te para shqipe ne Himare.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#5

Post by Mallakastrioti » Sat Jul 25, 2009 12:43 pm





Image

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#6

Post by alfeko sukaraku » Thu Jul 30, 2009 8:27 pm

Mallakastrioti

mbetem nje fans i punes suaj te shkelqyer qe keni bere edhe po vazhdoni te beni.

Ju ndjek edhe kenaqem me punen tuaj pasi edhe une kam kerkuar shume ne kete drejtim.

nuk e fsheh kenaqsin time per mundesin qe me eshte dhene te shkruaj ne te njejtin forum me ju.

Ne shqiperi edhe ne politiken shqiptare nuk eshte aspak e qarte "strategjia kombetare greke" per greqizimin e shqiperis...strategji shume e vjeter.Por kjo nuk do te thote aspak se shqiptaret nuk e kane kuptuar nje gje te tille akoma....por thjesht shkenca shqiptare e ditve tona na ka futur ne nje rruge qorre.

Ne nje nga jutubet tuaja fantastike do kisha deshiren e madhe qe te analizoje Pashko Vason...O moj shqypni.....ne lidhje me c nenkupton Vaso...kush ishim...sa hijerend-sa burreror..edhe si na i futen priftnijt me hoxhet......vetem do te lutesha qe te mos ti shaje fete edhe perse na u sollen shume ndyre....thjesht kaloje ate iden e dinakeris fetare ne percarjen e shqiptarve.....prift ishte edhe Fishta..por gojemjalte per shqiperin.A munden prifterinjet edhe hoxhallaret te jene kaq gojemjalte per shqiperin???Ky eshte celsi qe na shpeton nga gangrena fetare e cila komandohet nga athina e stambolli.

Po te njejten gje na tha edhe Naim Frashri ne vjershen "tradhetoret"...po keshtu edhe Gjergj Fishata...koha eshte e maskarenjve.

Lidhja me jutubet qe ke sjell me larte eshte kjo :

Feja luajti rolin e saj ne percarjen e shqiptarve.....Lidhja shqiptare e Prizrenit edhe perse ishte me vlera te medha atdhedashese edhe patriotike..nuk ja arriti qellimit ti bashkonte shqiptaret ne nje kombe me vete per gabimin fatal te nenit nr 1...."Jemi me porten e madhe ..kush e sulmon ,na ka sulmuar ne".

kjo plage duhet te gervishet qe te largohet gjaku i qelbur edhe te mos perhapet me gangrena fetare antishqiptare....shume pak kohe nga lidhja e prizrenit...Ndre Mjeda do shkruante nje petencion..per mevetsi...ne se kjo nuk ndothte..ateher Mjeda kercenonte se do ju drejtohej per ndihme vendeve te krishtera....per inat te sime vjerre...

Ju e dini shume mire nga c do kush tjeter se cilet e bene greqin...ashtu sikurse e dini qe arvaniti edhe Cami suliot,si edhe himarioti ,ishin edhe mbeten shqipetare...por kishin priftin ortodoks nen koken e tyre edhe nuk do ta pranonin kurre qe te rrinin nen zgjedhen turke...........kaq edhe kaq e thjesht eshte ceshtja e himares.Ne se ne himare prifterinjet me sal berishen do vazhdojn te hapin shkolla greke...harroje himaren..por ne se prifterinjet mesojn ne shkollen e Gjergj Fishtes edhe at Zef Pellumbit.........ateher e ardhmja eshte e lumtur edhe paqsore.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#7

Post by Mallakastrioti » Thu Jul 30, 2009 9:07 pm

alfeko sukaraku wrote:Mallakastrioti

mbetem nje fans i punes suaj te shkelqyer qe keni bere edhe po vazhdoni te beni.

Ju ndjek edhe kenaqem me punen tuaj pasi edhe une kam kerkuar shume ne kete drejtim.

nuk e fsheh kenaqsin time per mundesin qe me eshte dhene te shkruaj ne te njejtin forum me ju.

Ne shqiperi edhe ne politiken shqiptare nuk eshte aspak e qarte "strategjia kombetare greke" per greqizimin e shqiperis...strategji shume e vjeter.Por kjo nuk do te thote aspak se shqiptaret nuk e kane kuptuar nje gje te tille akoma....por thjesht shkenca shqiptare e ditve tona na ka futur ne nje rruge qorre.

Ne nje nga jutubet tuaja fantastike do kisha deshiren e madhe qe te analizoje Pashko Vason...O moj shqypni.....ne lidhje me c nenkupton Vaso...kush ishim...sa hijerend-sa burreror..edhe si na i futen priftnijt me hoxhet......vetem do te lutesha qe te mos ti shaje fete edhe perse na u sollen shume ndyre....thjesht kaloje ate iden e dinakeris fetare ne percarjen e shqiptarve.....prift ishte edhe Fishta..por gojemjalte per shqiperin.A munden prifterinjet edhe hoxhallaret te jene kaq gojemjalte per shqiperin???Ky eshte celsi qe na shpeton nga gangrena fetare e cila komandohet nga athina e stambolli.

Po te njejten gje na tha edhe Naim Frashri ne vjershen "tradhetoret"...po keshtu edhe Gjergj Fishata...koha eshte e maskarenjve.

Lidhja me jutubet qe ke sjell me larte eshte kjo :

Feja luajti rolin e saj ne percarjen e shqiptarve.....Lidhja shqiptare e Prizrenit edhe perse ishte me vlera te medha atdhedashese edhe patriotike..nuk ja arriti qellimit ti bashkonte shqiptaret ne nje kombe me vete per gabimin fatal te nenit nr 1...."Jemi me porten e madhe ..kush e sulmon ,na ka sulmuar ne".

kjo plage duhet te gervishet qe te largohet gjaku i qelbur edhe te mos perhapet me gangrena fetare antishqiptare....shume pak kohe nga lidhja e prizrenit...Ndre Mjeda do shkruante nje petencion..per mevetsi...ne se kjo nuk ndothte..ateher Mjeda kercenonte se do ju drejtohej per ndihme vendeve te krishtera....per inat te sime vjerre...

Ju e dini shume mire nga c do kush tjeter se cilet e bene greqin...ashtu sikurse e dini qe arvaniti edhe Cami suliot,si edhe himarioti ,ishin edhe mbeten shqipetare...por kishin priftin ortodoks nen koken e tyre edhe nuk do ta pranonin kurre qe te rrinin nen zgjedhen turke...........kaq edhe kaq e thjesht eshte ceshtja e himares.Ne se ne himare prifterinjet me sal berishen do vazhdojn te hapin shkolla greke...harroje himaren..por ne se prifterinjet mesojn ne shkollen e Gjergj Fishtes edhe at Zef Pellumbit.........ateher e ardhmja eshte e lumtur edhe paqsore.
Pershendetje alfeko.
Jane disa video qe kam bere lidhur ketyre ceshtjeve(ndoshta jo te analizuara me imtesi)...ndoshta jo direkt thuhen gjerat qe nenvizove me lart,por mendoj se kane ne thelb ato qe shkrove.

http://www.youtube.com/watch?v=ZSTyP_gRiGA

http://www.youtube.com/watch?v=ZSuFYdjFtI8

http://www.youtube.com/watch?v=VKmz_0Nie_4

http://www.youtube.com/watch?v=7zKO13nQ ... onse_watch

http://www.youtube.com/watch?v=pWBO7s7oAKQ
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4190
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Himariotet

#8

Post by Zeus10 » Fri Nov 13, 2009 10:22 pm

Kjo teme i kushtohet krahines dikur labe te Himares, dhe "shakase" qe po behet rendom nga qarqet greke, per ti paraqitur ata si greke.

in English
A few days after our arrival in this village , Spiro Milio presented himself to Mavrocordato,with a corps of two hundred picked Chimariots,the most martial-looking men in the whole army.They are not to be distinguished from Albanians,their dress and language being perfectly similar;but though their religion is Greek,they do not understand one syllable of Greek".

in Albanian
Pak dite pasi ne arritem ne fshat, Spiromilo u paraqit perpara Mavrocordatit, me nje cete prej 200 himariotesh te zgjedhur, me pamjen me luftarake pergjate gjithe ushtrise. Ata nuk i dallon dot nga Shqiptaret, veshja dhe gjuha e tyre jane egzaktesisht te ngjashme, por edhe pse besimi i tyre eshte Grek (dmth ortodoks-shenimi im), ata nuk kuptojne asnje rrokje greqisht(dhe kjo ndodhte me 1830, duke na treguar se ne c'interval kohor e kane mesuar himariotet gjuhen-shenimi im)

J.Millingen (Memoirs of the affairs of Greece,London,1831,page.208-20 9)
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#9

Post by Arta » Fri Nov 13, 2009 10:38 pm

Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut

Reportazh nga Laureta Petoshati


Nuk ka motiv më të bukur se sa të shkosh në Himarë për një promovim libri e aq më tepër kur ky libër është i një autori si Kristo Çipa që njëkohësisht është poet dhe këngëtar i Bregut, të kësaj treve që është e shquar për penat e shenjtëruara të vjershërimit dhe të ligjërimit shqip. Dhe nuk janë pak...Bregu është panteon i apostujve të letrave shqipe, i atyre njerëzve që magjepsjen e natyrës së Bregut e shndërruan në një tjetër magjepsje, në një tjetër dehje, në atë të këngës, në atë të shkronjave dhe të letrave shqipe. Shpirti i Lekë Matrëngës, Petro Markos, Andrea Varfit, Aleks Çaçit, Spiro Çomorës, Odhise Grillos, Enriko Veizit, Janko Palit, Anastas Kondos së bashku me këngët e pavdekshme të Neço Mukos, Nase Benit e Jani Janjajt, vijnë dhe zgjojnë nga gjumi të gjallët e pafjetur për të dhënë më shumë, për të kënduar më shumë. Dhe ja tashmë pas princit të polifonisë Lefter Çipa, një tjetër vëlla i tij më i vogël, Kristo, jo vetëm që ka hyrë në botën e këngës, por tashmë dhe në atë të poezisë me anë të librit “Guri i rëndë në vend të vet”. “Në Jal do ta bëj promovimin”- më thotë Kristoja kur më bëri ftesën. Dhe nuk ka vend më të bukur në të gjithë Bregun se Jali që ka mbledhur bashkë gjithë yjet e bukurisë : të detit, të tokës, së shpirtit e që nuk të lë vend për refuzime. Gjithë rrugës për tek ky vend madhështor në gji të detit, më ngeli në buzë, ajo kënga polifonike që i ka kënduar populli që kur nuk mbahet mend: “O Jali grykë me derte, / Gryk’ e bukur në Bregdete, / Gjithë ç’i bëre për vete / O nuri në vilajete.” Me librin e Kristos në dorë, kur lexon, fjalë pas fjale, ato poezi të mrekullueshme dhe sheh rrugën gjarpëruese mbasi kalon Qafën e Llogorasë që kreh qiellin me pishat e gjelbra, po aq reale sa dhe mitike, aty, ku fillon të vagëllohet dhe të firojë pak nga pak mjegulla, të del përpara një det i mrekullueshëm dhe mendon se janë pikërisht dallgët e tij, me të cilat ka shkruar ky poet. Vishat, ilqet, fiqtë e detit, selvitë, valanidhet dhe vetullorja e brezareve që bregasit e quajnë Gajtanika, shkëlqejnë nga shiu i disa ditëve më parë të këtij fundshtatori e në këtë shkëlqim bashkëshoqërojnë diellin që varet mbi ujërat e paqme të Palasës e zgjaten përfund përtej Dhëmiut të Petro Markos, tek Shpella e Piratëve për të vazhduar më tej me atë të Parashqevisë që humbet në shkëmb, tek stalagmitet e Shpellës së Qiricit, e zhytet thellë nëpër thellësitë e koraleve e xhixhivalleve të fjetura ku gjallon e lëvrin natyra. “Hapu vetëtimë se shkova / Pritmëni malet e flakës / Si zogu nga deti dola / Unë jam Damjani i Himarës. / Dhe guri më njeh / Shpirt e gjak i kësaj nëne / Amanet për këto vënde” – shkruan e këndon Kristo Çipa, i cili padyshim ka pasur në mend këto bukuri të pafre që kanë nxjerrë trima të pafre si Damjan Himarjoti. Me këto mendime arrijmë në Vuno, që dikur, sipas kadastrave turke quhej “Vunë”, pikërisht se shtëpitë janë të vendosura njëra mbi tjetrën, aq sa të kujtojnë Beratin. Shohim bokërimat e zhveshura dhe të thata, të cilat tek – tuk kuqojnë nga shqopa që përthyhet me maret e gjelbra e me lule të bardha të mbledhura vile. Kanionet mbi valë të detit të shoqërojnë në rrugën për në Jal, një rrugë e ngushtë nëpër ullinjtë që sapo kanë lidhur kokrra, e cila herë-pas here kalonte nëpër livadhe të vegjël e me bagëti të imta që përzienin zilet e këmborët me flladin dhe erën e detit.

Në Jal, në një mjedis të hapur, por tërësisht mahnitës, në një tavolinë të rrumbullakët si ato të burrështetasve, poeti Kristo Çipa, kishte ftuar në promovimin e librit të tij poetë, shkrimtarë, artistë, këngëtarë të polifonisë, familjarë, madje dhe njerëz të politikës, dashamirës të kulturës dhe të Bregut, si deputetët Bujar Leskaj dhe Nikollaq Nerenxi, kryetarin e PDK-dega Vlorë, zotin Baki Jazaj, etj. Një takim në një monument natyror, që të detyronte të dëgjojë me shumë përfillje çdo fjalë që thuhej për librin poetik me përmbajtje tërësisht atdhetare “Guri i rëndë në vend të vet”. Botuesi i librit dhe njëkohësisht president i Shtëpisë Botuese “Toena”, zoti Fatmir Toçi, i cili bëri dhe hapjen e këtij tubimi, tha ndërmjet të tjerash se “Kristo Çipa e ka shkruar vëllimin poetik me një ndjesi të jashtëzakonshme, duke thënë se është një vëzhgues i shkëlqyer i fenomeneve shoqërore që ka shoqëria shqiptare sot. Ka një ndjesi tepër të madhe ndaj njerëzve, ndaj personave të ndryshëm, ndaj trevave, që këtu, në këtë libër, janë të shprehura edhe me vende të veçanta, duke filluar që nga Piluri i tij i famshëm, por dhe Himara, dhe Vlora, dhe Saranda, edhe Kosova nuk mungojnë në këtë libër, dhe qytete të tjera, dhe Labëria në tërësi pjesë e së cilës është dhe Himara për ata që nuk janë shumë të qartë në këtë pikë. ...Kristo Çipa duket si një njeri që ka hipur në majë të Pilurit, atje ka marrë një grusht dhé dhe e ka hedhur mbi fushën ku shtrihet Himara.” Ndërsa sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve –dega Vlorë, zoti Albert Abazi, në diskutimin e tij mbi këtë libër, foli dhe për vlerat letrare, personalitetet e përmasave të mëdha që Bregu ka dhënë në kulturën shqiptare dhe janë udhërrëfyes jo vetëm për bregasit, por për të gjithë poetët dhe shkrimtarët e kombit tonë, duke thënë më tej se “Kristo Çipa shkroi librin “Gur i rëndë në vend të vet”, por ky libër nuk është më i Kristos, ai është yni, sepse ne po i shijojmë poezitë e tij, të çiltra, të ngarkuara me ndjenja të pastra, të mbushura me figuracione që përcjellin mesazhe të larta njerëzore, artistike dhe atdhetare.”


I kujdesshëm, për të mos munguar asnjëherë në takimet ku flitet për artin dhe kulturën shqiptare, aq më tepër në promovimin e librit të Kristo Çipës, i dëgjuar tashmë për këngët e tij legjendë kushtuar kombit, Kosovës, Çamërisë, Shqipërisë natyrale, e sidomos me strofën legjendë “Ne s’kemi ëndërr të madhe / aq sa ka folenë Shqiponja/ Shqipëria natyrale / katër vilajetet tona” deputeti Bujar Leskaj, u shpreh se “për një moment imagjinoja debatet që mund të ketë pasur botuesi me poetin Çipa për titullin e këtij libri “Guri i rëndë në vend të vet”. Në fakt, natyrshëm, ka triumfuar poeti. Ka triumfuar se ky titull është thelbi i poezisë së Kristo Çipës, është thelbi i epizmit dhe i lirizmit të tij, por mbi të gjitha është thelbi i njerëzve të ndritur të Himarës dhe krejt Bregdetit, ndaj në këtë vëllim padyshim spikat mbi të gjitha poema “Himarë o dheu im.” Me një çiltërsi mjaft të përzemërt, që i shkon më tepër një poeti se sa një politikani, me një shaka e hollë, për të vënë në sedër dhe në garë dy vëllezërit Lefter e Kristo Çipa, deputeti Leskaj, thotë se “Në thelb problemi që ne kemi sot me njëri-tjetrin, pavarësisht se ne nuk e shprehim, është ajo që ne në vetvete pyesim që a po e arrin, e ka arritur, apo do ta arrijë Kristo Çipa patriarkun e këngës labe, vëllain e tij të madh, Lefter Çipa?! Unë mendoj se edhe dy, edhe tre jetë të ketë Kristo Çipa, Lefterin nuk e arrin dot.” Kjo ishte një shaka që bëri të shpërthejnë në duartrokitje dhe të qeshura të pranishmit në promovimin, që herë pas here shoqërohej nga këngët e mrekullueshme të grupit të Himarës, ku këndonte edhe vetë Kristo Çipa e vargjet e tij shoqëroheshin edhe nga dy këngëtarë, tejet të njohur të polifonisë si Nazif Çela i grupit të Lapardhasë dhe Hyso Xhaferi i grupit të Kallaratit, tashmë të dy me banim në Tiranë. Deputeti i LSI, Nikollaq Nerënxi, i cili kishte qenë shok fëmijërie e shkolle me poetin Kristo Çipa tregoi se “që Kristo Çipa do të bëhej poet, unë e dija shumë vite para, për të mos thënë se sa vite para. Kam qenë në shkollë të mesme, në gjimnaz me Kriston dhe ia kam shprehur :”- Kristo Çipa, - i kam thënë-do të bëhesh një ditë poet i dëgjuar.” Këndonim këngë himarjote dhe kishte momente që harronim tekstin dhe Kristoja bënte bejte aty për aty, që na tërhiqnin vëmendjen dhe në ato momente, i kam thënë se do të bëhej i dëgjuar.

Më lejoni, që në emër të qytetarit të Himarës, ta falënderoj përzemërsisht Kristo Çipën se ai shkruan për vendin e tij dhe nëpërmjet poezisë, bën të njohur këtë vendlindje, që quhet Himarë.” Në këtë takim u përcollën përshëndetjet e deputetit dhe shkrimtarit Besnik Mustafaj, i cili ka bërë parathënien e librit, të Pr. As. Dr Bardhosh Gaçes, që ka shkruar pasthënien, u lexua nga mësuesi i letërsisë Pirro Mërkuri dhe shkrimi i zotit Enver Memishaj për librin e Kristo Çipës, i botuar në një të përditshme. Zakonisht, në zonën e Bregut, gëzimi i botimit të një libri, është si gëzimi i lindjes së një fëmije, apo si hareja e një dasme që i mbledh të gjithë. Në këtë promovim ishte pothuajse gjithë familja e madhe e Çipajve, madje dhe nëna e Kristos, nipat e tij, gazetari i mirënjohur Aleksandër Çipa me disa kolegë të vet që kishin ardhur që nga Tirana, ndërsa Arben Çipa kishte ardhur enkas që nga Korfuzi. “Ju falënderoj njëherë në emër të Pilurit, fshatit tim dhe të familjes sonë nga kemi origjinën, në emër të Bregdetit se është një nder i madh i Bregut sot. (Flas pak me rezerva, se kam hënën përballë, se më erdhi hëna e më dëgjon) Është, një nder i madh, jo i neve, poetëve, është një nder i madh i patriotizmit himarjot, i shqiptarizmit himarjot. Ne jemi poetë, poezia nuk krahëzohet, nuk i takon partive dhe as politikës. Poezia është e kombit, kënga është e kombit dhe i ngelet trashëgimi kombit. Dhe ta lavdërojmë njëri-tjetrin dhe ta përgëzojmë njëri-tjetrin, por kur jemi të dobishëm për kombin dhe Atdheun, të gjithë jemi të lavdërueshëm.”- thotë Lefter Çipa, i emocionuar. Ndërsa protagonisti i këtij aktiviteti, Kristo Çipa, pasi falënderoi të pranishmit, sponsorizuesin e librit, zotin Agron Sharra dhe të gjithë ata njerëz që e kanë ndihmuar në realizimin e tij, për të shpjeguar më mirë, pse ishte kaq e selitur krijimtaria e bregasve, tha : “Para disa kohësh ishte një emision në një nga TV-të dhe kishte debate. Po them diçka pikante, për të shpjeguar se si vjen problemi që ne në Himarë kemi një krijimtari më brilante. Ishin për debat dy palë shumë të njohura, një palë ishin gazetarët tanë dhe një pjesë nga PBDNJ. Midis tyre ishte kryetari aktual i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano dhe një nga Gjirokastra që quhej Orfea Beci. Ishte dhe një gazetar tjetër, emri i të cilit nuk më kujtohet për momentin, po nga PBDNJ. Ishte në emision dhe Artur Zheji dhe një gazetar tjetër. Të gjithë flisnin në shqip. Bollanua e fliste shqipen më të mirë nga të gjithë të tjerët. Nga ky emision kaluam në një mendim tjetër: Të gjithë spikerët që kemi pasur ne në televizion, që nga Kiço Fotjadhi nga Dhërmiu, Dhimitër Gjoka që është sot, Ilir Paço që është sot, nuk e di në se harroj të tjerë, shikoni sa bukur që e flasin gjuhën shqipe? Ai , Orfea Beci, nuk e fliste dot shqipen, ata nuk e flasin dot shqipen si ne, se ata nuk i kanë në gjuhën greke të gjitha shkronjat që i ka shqipja, ata e kanë problem të folurit dhe të shkruarit në shqip. Neço Mukua që ishte paraardhësi i këngës polifonike ka shkëlqyer në shqip aq bukur sa vështirë të krahasohet me ndonjë poet tjetër nga vendi ynë.” Nuk e di, po sa herë që përmendej fjala det, të gjithë i hidhnin sytë nga valët si për tu ardhur e gjallë kënga “Vajzë e valëve” e Neço Muko-Himarjotit. Aty, në gji të detit, në atë ndërtesë të flotës detare ku flitej për libër të ri, por me vlera të mëdha, ishin përzgjedhur në diskutim, dy elementë të fortë të himarjotëve : trimëria dhe shpirti i madh poetik. Tërë krahina e Himarës, e tkurrur nga 50 në 7 fshatra, është e dëgjuar për bukurinë dhe për kapedanët e saj, siç u këndonte dhe Nase Beni : “ Kush është lule vilajetit/ që i ka bota sevdanë? /Himara në breg të detit,/ Stisur n’Akroqeranë/ Rreth e rreth anës së detit, / shtatë fshatra që janë /Të penës e të dyfekut /Aman trima, kapedanë”. Kapedanët e Bregut, njerëzit e zotë e me shpirt luftarak janë nderuar në të gjitha kohërat. “Unë të desha e ti më deshe / Unë të mora për nam që keshe / Për atë pallën që zhveshje / Mbi taborr e shesh për sheshe”- kështu e qau kapedan Gjikë Thanasin nga Qeparoi, gruaja e tij, Sotirea, se nuk kishte kuptim shtëpia pa kapedan, por nuk ka kuptim as Bregu pa këta trima. Ata janë të gjallë edhe sot, ruajnë akoma virtytet luftarake së të parëve të tyre. Aleksandër Çipa më prezanton një të tillë, ai quhet Kiço Bollano. “Unë, ata që dalin nga rruga e Zotit, që duan të më ndryshojnë mua gjakun, nuk i dua, ata unë, në një kohë tjetër, do t’i kisha vrarë”- thotë burri i moçëm me sytë blu si qielli e si këmisha që mbante veshur. “Punët nuk zgjidhen me të vrarë, xha Kiço”- i përgjigjem unë. “Hudhrat, moj bijë, sa më të rralla të jenë, aq më të mira e të shëndetshme bëhen”- ma kthen plaku me një filozofi popullore që më la të kuptohej se asgjë nuk e eklipson dot shqiptarizmin e bregasve, madje as kryetari i Bashkisë së Himarës kushëriri i tij Bollano, nuk mund ta tjetërsonte dot fisin e vet me prejardhje labe. Dhe kur fliste për udhën e Zotit, babaxhani Bollano, më kujtoi ato që kishte shkruar një njeri i Zotit, mësuesi shpirtëror i At Gjergj Fishtës dhe At Shtjefën Gjeovit, At Lovro Mihaçeviq, nga Bosnja, mbi një shekull më parë kur kishte ardhur në Himarë. “Himara numëron vetëm 2 mijë banorë, të gjithë janë shqiptarë. Në secilin qytet bregdetar ka himarjotë, pasi shumica e tyre janë marinarë lundërtarë.”- shkruan ai në librin e tij “Nëpër Shqipëri” (1883-1907) . Kjo, është një e vërtetë e florinjtë. Por dhe dollitë në Himarë kanë një tjetër tingëllimë, ashtu si peshku ka tjetër shije, ashtu si mishi i rritur në merá të kripura.

Studiuesi nga Dhërmiu, Foto Bixhili, tashmë dhe botues i shumë librave që flasin për prejardhjen e Himarës, na shpjegon aq shumë gjëra sa na lë gojëhapur. Ai thotë se “Himera nuk është Kimera. Himera apo Himara me këto ndryshimet fonetike dhe tingëllore të gjuhës, është një fjalë që vjen nga gegërishtja. Hi vjen nga Hyu, që në gegërisht i thonë Perëndisë, kur thonë gegët se i falen Hyut, pra i falen Perëndisë. Dhe Hyu të merr, pra Hyu të djeg, Hyu të vdes, Hyu të shuan, pra Perëndia të shuan. Pra hyu, ajo kuçedra që nxjerr zjarr nga goja që tek Mali i Qorres në Dukat dhe Maja e Çikës, prandaj quhet çikë- shkëndijë që niset zjarri, pra Zeusi kundërshtarët e tij i digjte me anë të rrufeve dhe i shuante.” Nuk ka të përshkruar dita në Jal të Himarës, po ashtu dhe rruga për në kthim. “Bregu i ka shtëpitë, njëra mbi tjetrën me fytyrë nga deti dhe nga Europa” – më thotë poeti Albert Abazi. Ajo që më çuditi më shumë ishte se në Himarë ndodhej një humnerë me emrin Zallongu, si humnera e famshme me të njëjtin emër në Sul të Çamërisë, ku gratë me foshnjat u hodhën nga shkëmbi për të mos rënë në duart e armikut. Po në Himarë ka dhe një përrua që quhet Thyami, si lumi me të njëjtin emër në pjesën jugore të Çamërisë. Po e dini çfarë kishte të shkruar në muret përgjatë rrugës që ktheheshe për në Llogora?! E fiksova në aparatin fotografik shprehjen : “Nga Mitrovica në Prevezë – Shqipëri Etnike”, apo “Çamëria – jashtë grekët” apo “Duam shkolla shqipe në Çamëri”. Aty kuptova dhe arsyen nga kishte ardhur zmbrapsja e turravrapit e Janullatosit, për të hapur shkolla publike greke e për ti zëvendësuar ato me private, gjë, që kritikohej nga publicisti i minoritetit grek, Panajot Barka. Buzëqeshur, padashur, nis e këndoj këngën e Kristo Çipës që thotë se “Edhe bota të humbasë /Dielli të mbyllë synë, / E drejta dorën do zgjasë / Ta ribëjmë Çamërinë / Çamëria, Çamëria, / Bie në gjunjë perëndia,/ Mëkatet lan historia / Guri shkon në vend të tija.” I buzëqeshur si unë dhe Dhërmiu, vendi i të mëdhenjve Petro Marko e Lekë Matrënga. “Bashkë me deputetin Nerenxi ia kemi përgatitur varroshin Neço Mukos”- më thotë Aleksandër Çipa, duke më ftuar në ceremoninë që do të zhvillohet së shpejti, po ashtu ai më thotë se është duke mbledhur fonde për të bërë një shtatore mbi një rrënjë ulliri, në Dhërmi, për Nderin e Kombit Petro Marko. Nuk kishte lajme më të mira se këto. Ashtu si dhe kjo ditë në Himarë, në Himarën që tundet në shumë dete : në atë të historisë, në atë të trimërisë, në atë të këngës dhe të bukurisë. “Flake tutje ti, Himarë/ Valëzimin e mendimit,/ Vetë dilemën e tundimit / Turbullim i detit /Të ka rrudhur shpirtin,/ Të marrë amanetin / Por jo identitetin” – këndon Kristo Çipa për Himarën e tij. Ai ka të drejtë. Identitetin e saj, nuk ia tjetërson dhe nuk ia merr dot askush. Ajo, duket dhe shkëlqen shqip në çdo gjë, në çdo fjalë, në çdo gur, në çdo këngë. Por ky identitet shkëlqente kuq e zi, atje në Majë të Fajesë, ku në bordin e rrugës ishte shkruar, po në atë gegërishte, për të cilën fliste Foto Bixhili : “O sa mirë me ken shqiptar!” Por ishte shkruar edhe anglisht “Welcome to Albania”, si për tu treguar të huajve se këtu është tokë shqiptare, dhe kështu do të ngelet sa të jetë jeta.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#10

Post by Arta » Fri Nov 13, 2009 11:29 pm

HIMARA ESHTE DHE MBETET SHQIPTARE HIMARA ESHTE DHE MBETET SHQIPTARE NGA PETRO MARKO *

”Himarjotet nuk paguanin taksa, nuk shkonin ushtare. Ishin si autonome. Kur u shporr Italia nga vendi dhe dua te shtoj dhe kete, po me keqardhje: himarjotet nuk moren pjese sic duhej ne Luften e Njezetes, pervec disa patrioteve si, Nase Beni, qe ishin kapedan;une isha i vogel, por mbaj mend shume mire kur erdhen ne bregun e fshatit luftanije greke. Shume fshatar u rane kembanave dhe thirren: “Zito Ellas! Rrofte Greqia”!. “Zito Ankesartisia, zito i aftonomia”!;Rrofte pavarsia, rrofte autonomia”!.
Madje u shpall nga paria nje fare autonomie dhe burrat shkonin e benin roje ne Llogora. Pas pak ditesh erdhi ushtria shqiptare dhe populli doli ne xhade me raki, me petulla, me flamuj. Theren mishra dhe hodhen valle. Por disa arhond nuk dolen nga shtepite. Ne krye te ushtrise ishin; Riza Cerova, Azis Cami, e te tjere...Ishte hera e pare qe Himara inkuadrohej ne pushtetin shqiptar dhe letrat qe vinin nga mergimtaret, nuk vinin me adresen; Drimades;Himara ;Epir, por Dhermi; Himare; Albania...
Shkollat ishin greke. Disa mesues patriote si, Naqe Konomi, Foto Vitoja, Gaqo Kaporra, Ibrahim Kushta, e te tjere, u mblodhen ne shtepine e mesuesit tim te pare, Pavllo Vretos dhe me keshillat, udhezimet e ndihmat qe u dha Halim Xheloja, shkolla u be shqipe. Benim dhe greqishte, por vetem shkrim e lexim me tekste greke. Halimi u dha mesuesve librat; “Bageti e bujqesi” te Naimit, qe ishin dhe leximet e para te shqipes ne shkollen time. Pasi ra fjala per shkollat, ketu dua te zgjatem ca.

Me 1630 hapen te paren shkolle shqipe

Ne shekullin e XVII, me 1630, ne Dhermi prifterinjte baziliane qe kishte derguar Papa ne Himare, hapen te paren shkolle shqipe seminar per prifterinjte ne gjuhen shqipe; kjo sipas raporteve qe i dergonin prifterinjte baziliane Papes, nje pjese e te cilave jane botuar (doemos ato qe u interesonin atyre) te Noli Borigas, i cili permbledh nje pjese te veprimtarise se prifterinjve unite (biziliane) qe ndenjen ne Himare per rreth tre shekuj...

Pyetje: Pse fole per shkollat shqipe, pa me thuaj pse fshati juaj e humbi gjuhen pse flet greqishte?!

Pergjigje: Kete do ta zgjidhin me mire kompetentet; historianet, gjuhetaret.
Une jam interesuar dhe kam qene shume kureshtar. Shume shok me kane pyetur: Po ju, jeni shqiptare apo jeni greke? Te jesh i cdo kombesie nuk eshte turp, por une, para disa vjetesh, kur isha ne fshat, dhe pasi kampistet (punetoret qe shkonin ne kampin e Dhermiut per te pushuar) me pyeten nese ishim shqiptare apo grek, u pergjigja me siguri: “Ne jemi shqiptare”. Me pyeten pastaj pse flisnim greqisht. Me sa munda u thash arsyet.
Te nesermen provokova nje mbledhje te gjere ne fshat. U mbush oborri i shkolles me burra dhe gra. Menjane ishin nxenesit dhe gjithe te rinjte, se e kishin marre vesh qe une do te flisja rreth temes:

C’jemi, c’kombesi kemi...
“Jemi shqiptare apo jemi greke”? Biseden e nisa pak a shume keshtu:
Duhet te dime mire se c’jemi, c’kombesi kemi, se degjohen poshte e larte fjalese keta jane greke, keta nuk dine se c’jane! Pra fillojme:

Ti, shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinen?
Familja jone si gjithe Gjileku, jemi krutane. Erdhem ketu pas vdekjes se Skenderbeut.

Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinen e familjes sate?


Ne vijme nga Terbaci. Ketu erdhen tre vellezer nga Terbaci. Dhe nga te tre vellezerit u shtuan lagjet, Lizaj, Cacedhimitret dhe Trekot.

Po ju, o Koste, nga vini?

Ne vijme nga Velca! Jemi Tavajt, dhe qeshi. Ju e kini degjuar ate bregshkemb atje larte, qe quhet Trapeza ose Kont Tava. Rrjedhem nga Kontet, si ju nga Buajt. Aty tek Trapeza paguanim venecianet, prandaj quhet dhe sot e kesaj dite Kont Tava ose Trapeza...
Keshtu me radhe te gjitha familjet e thane se nga rrjedhin. Na doli se vetem nje ishte i huaj: Josif Averbahu, me origjine cifute, nga Austria. Kjo e ketij eshte nje histori e cuditeshme: Nje konsull i Austro- Hungarise, qe ishte ne Vlore, dashuroi nje fshatare tonen qe mblidhte myshnje ne Llogora me shoqet e saj. Erdhi ne Dhermi dhe e kerkoi per grua. I thashe te nderronte fene. U be ortodoks dhe banor i fshatit. Pra c’jemi ne? Shqiptare. Po pse e humbem gjuhen?

Une do te them ato qe di: Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mire shqipen se greqishten? Pse qajme dhe kendojme shqip? Pse fjalet e urta i themi shqip ?... Sic duket, qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim politik nga vet Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine as Shqiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun.
Erdhi koha qe Himara u nda; Himara bregdetare mbeti e lire dhe krishtere, kurse Himara e brendshme, Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores Dukati u myslymanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe, nuk humben kurre lidhjet e gjakut dhe te fisit. Cdo fshatar kishte te tijet ne nje fshat te myslimanizuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes.

Kur beheshin operacione ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin me pertej maleve; ne Mesaplik e ne Kurvelesh, per t’u mbrojtur, sic gjer ne ate kohe, por iknin me varka per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojten e venecianeve. Aty shkuan pleq e palka dhe femije. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne ishull, flasin si korfjajtet, kurse himarjotet si gjiritllinjte. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kendohej greqishte. Tregetine e benim me Korfuzin, Janinen. Pak nga pak u shkeputen lidhjet me Laberine, me Dukatin.

Greqia qe u clirua e para thoshte; se kudo ku jane ortodoks, jane greke, myslymanet jane turq. Nisi anatagonizmi turq e kaur! Propoganda bente punen e saj. Kjo u thellua ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, i cili dergoi nje delegacion ne Himare qe dhe Himara te myslimanizohej. Paria e Himares delegacionin e prite ne Qeparo, se kishte me shume kapedane.

Delegatet e Ali Pashe Tepelenes e thane mendimin dhe qellimin e vizites. Me plaku i kuvendit himarjot u tha delegateve:
E falenderojme pashane, qe mendon per te miren tone. Po i thoni pashait se ketu poshte, ne fshat, kemi nje fushe qe s’ka uje. Thahet ne vere dhe nuk jep asgje. I jemi lutur Krishtit dhe Shen Merise, Shen Kozmait dhe Shen Spiridhonit, po s’na dhane uje. Ne na dhente Muhameti je, menjehere behemi myslymane. Keshtu i thoni pashait.

Kur vajten i thane pashait pergjigjen e bregasve, ai qeshi me zemerim dhe tha: Eh kauret e dreqit, do te ma paguajne!Pastaj duke qeshur;Pizevenget, jane te zgjuar, s’ke c’thua, jane rrufjane te medhenj! Pak nga pak propoganda greke behej me e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina me heroike e Greqise.

Shume kapedane, paria kishte privilegje

Shume kapedane, sidomos paria kishin privilegje. Dhe parate e mireberesve himarjot, qe kishin lene ne banken greke per shkollat e Himares, ishin nje shkak shume serioz per propoganden greke. Gjike Bixhili nga Dhermiu kishte fituar shume para ne Rusi, ku e kishte marre Pano Bixhili, perfaqesues i himarjoteve prane carit, ne Peterburg. Mesuesit dhe shpenzimet per shkollen merreshin nga fondi i Gjike Bixhilit.
Gjike Bixhili ndertoi dhe nje shkolle, qe eshte edhe sot e kesaj dite. Ne kur ishim te vegjel, ne shkollen e fshatit shihnim potretin e tij, varur ne klase.

Sic i la gjike Bixhili parate ne banken greke, ashtu lane dhe shume mireberes te tjere te jugut, si Zhapa me shoke. Ishin miliona, te cilat u bene burim per te ushqyer propoganden greke ne vendin tone, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qe merrej me “clirimin” e Vorio Epirit, domethene te Shqiperise se Jugut.

Parate u vune ne dispozicion te parise, e cila merrte njemije dhe shpenzonte per nje shkolle nje.... Paria merrte parate nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeverrite reaksionare nacionaliste te Megali Idhese ( Megali Idheja: qe Greqia te behej e madhe, duke perfshire ne kufijte e saj, jugun e Shqiperise dhe vende te Ballkanit ku jane ortodoks).

Himarjotet qe emigronin ne Greqi, kishin privilegje, perkraheshin si bije te nje “krahine heroike, greke” me histori trimerie dhe burrerie. Fatekeqesia ishte se Shqiperia u clirua e fundit ne Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartise, autonomise si Suli, i cili pak e nga pak u greqizua. Dhe pasi u clirua Shqiperia, me kufij te cunguar shume, propoganda greke e ushqeu shume idene e autonomise se Himares; as Shqiptare, as greke! Kishte hedhur rrenje te thelle kjo propogande ne shpirtin e hiamarjoteve, te cilet i mbanin syte nga Greqia. Krere himarjote si; Spiro Miloja, nje luftetar qe ndihmoi shume Greqine, ishte ne krye te kesaj propogande, me gjithe farefisin dhe sojin e tij te perhapur ne Dhermi, Vuno e gjetke.

Spiro Miloja ishte nga Progonati. -haha- Ne fshatin tone ai kishte farefis Lluke Zh.e te tjere, qe propogandonin ndarjen e Himares nga Shqiperia. Si baze kryesore te propogandes perdornin edhe kete: Pse Laberia u be turke?! E pse te mos behemi edhe ne me Greqine qe eshte armike e betuar e Turqise, sic jemi edhe ne armiq te betuar te turkut?
Shume fanatike ishin fshataret e mi! Njezetegjashte kisha kishte. Mbaj mend une se kishin tete prifterinj.

Lidhjet ekonomike, privilegjet nga Greqia


Lidhjet ekonomike, privilegjet ne Greqi, interesimi i Greqise per himarjotet, si sillogu vorioepirit, ndikuan shume per t’i bere himarjotet t’i kthenin syte nga Greqia dhe te enderronin per nje autonomi. Pastaj edhe ne kohen e pavarsise himarjotet pane se asnje qeverri e Tiranes nuk kujdesej asnjehere per ta. Nuk shkonin as xhandar dhe nuk merreshin as ne pune. Ata pelqyen te mergonin, heren e pare ne Llavrion, ku kishte miniera, ne Korint, per t` hapur kanalin, ne Vllahi te Rusise, pastaj ne Amerike, ne France, Meksike, ne Argjentine, Australi, Kanada e gjetke.

Keshtu qe ne dinim me mire se ku binte Buenos Ajresi se sa Kukesi, qe nuk ja kishim degjuar kurre emrin! Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi, se sa Tirana dhe Shkodra. Ishim pa asnje lidhje me atdheun tone. Disa percares, vet regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka na percau.
U ndam ne fshat ne dy parti; pendekuqet qe deshen Shqiperine dhe shkollat shqipe dhe pende bardhet qe deshen Greqine dhe shkollat greke ne fshat. Kete percarje e ushqeu shume Musa Juka, duke na armiqesuar vella me vella. Familja jone bente pjese ne partine e pendekuqve dhe mbanim ne ballkon kurdoher falmurin e Shqiperise. Kapedanet e Spiro Milos na kishin ardhur disa here ne shtepi, duke na thene se Andrea Markoja ishte vrare per Greqine, Marko Jani ishte internuar nga italianet per Greqine, e te tjera.
Deshen qe ne te linim shtepine dhe te shkonim ne Korfuz, ku do t’na mbante me shkolla dhe me pension Athina. Qofte im vella, Fotoja, qofte kusheriri im, Jani i sikterisem duke u thene: Andrea Markoja u vra per Himaren dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta per Himaren dhe jo per Greqine. Himara sot eshte dhe mbetet shqiptare. Prandaj dhe mbajme flamurin dite e nate te ngritur ne ballkon. Ne e dime gjakun tone nga buron”!...
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#11

Post by Arta » Fri Nov 13, 2009 11:32 pm

Himara ka qene gjithmone shqiptare, dhe e populluar me shqiptare. Nga te gjitha dokumentat dalin se nuk ka ekzistuar ndonje minoritet grek aty. Gjuha Greke qe ata mesuan neprmjet tregetise dhe me vone u vendosem shkolla greke aty nga patriakana otodokse, per asimilimin e popullsise orthodokse shqiptare, nuk i bene ata minoritet. Ketu po ju dergoj nje artikull Nga Prof.Kristo Frasheri
Ne perforcim te perkatesise etnike shqiptare te himarioteve ne shek. XVI, po sjellim ketu nje burim dokumentar te panjohur deri sot.

Eshte fjala per regjistrin e hollesishem (Defter-i Mufasal) te sanxhakut te Delvines te hartuar nga administrata perandorake osmane ne vitin 991 te hexhires (1583). Kete rradhe sanxhaku i Delvines ishte i ndare ne pese kaza. Njera prej tyre ishte kazaja e Kurveleshit, e cila perfshinte edhe krahinen e Himares50. Defteri eshte hartuar per efekte administrative, feudale dhe detyrimesh fshatare. Duhet thene se ne kete defter Himara nuk figuron me si ne vitin 1431-1432 si njesi administrative-feudale me vete (nayeti-i Himara), ndonese edhe atehere nuk i perfshinte te shtate fshatrat e sotme te saj, por tani ishte integruar krejtesisht ne kazane e Kurveleshit. Sic dihet, defteret mufasal permbajne emrat e kryefamiljareve te cdo fshati me detyrimet qe kishte fshati ne teresi ndaj spahiut te vet. Ne ketu do te botojme vetem listen e kryefamiljareve te shtepive te tri fshatrave te ashtuquajtura “greqishtfolese” te kesaj krahine - Himares, Dhermiut, Palases - ne fac-simile, sebashku me perkthimin dhe transkriptimin ne shqip nga Prof. dr. Petrika Thengjilli, ashtu sic figurojne ne regjistrin e hollesishem (Defter-i Mufasal) te vitit 1583. Si ne te gjithe defteret Mufasal edhe ketu jane shenuar ne cdo fshat numrat e shtepive dhe emrat e kryefamiljareve te tyre. Emrat e kryefamiljareve te regjistruara ne kete defter te Himares jane keto:

Ne vete Himaren:

1.Lirbo? Mujo - 2. Todor Kudhes? - 3. Gjoka Boga - 4. Andrea Musica - 5. Balsh Dhima - 6. Komin Voja, Doja? - 7. Gjoka Dhamo - 8. Petri Gjoni - 9. Todor Brati, Perlin? - 10. Mitri… - 11. Mark Gjoni - 12. Gjika Gjoni - 13. Todor Lumadhi - 14. Dhimo Papa - 15. Kondi Petri - 16. - Andon Ajas - 17. Todor Kondavik? - 18. Meksi Palloshi - 19. Gjon Palloshi - 20 - Dede Kola - 21. Dhuman Gjipali, Gjikalli? - 22. Nikola Gjin Miri? 23. Gjek Leka - 24. - Gjoka Nika - 25. Mark Suvari? - 26. Gjon Palloshi - 27. Kondi Camije? - 28. - Petri Gjini - 29. Petri Petri - 30. Todor Gjinok? - 31. Pteri Gjoni - 32. Gjik Llanka - 33. - Gjin Gjon Aleksi - 34. - Mihran? Levendari? - 35. Kond Martini - 36. Dembllar? Dimitrie - 37. Nike Martini - 38. Gjok Alemdari - 39. Gjok Dhim Gjini - 40. Dole Mandashi - 41. Martin Zylkader? - 42. Kondaramo Muka - 43. Si i pari - 44. Aleks Peci - 45. Gjini Gjorzaj - 46. Gjika Llazari - 47 Dhimo Tanushi - 48. Pali Dhjako - 49. Martin Tanushi, Janushi? - 50 Gjika Mehilli - 51. Emeklu? Dhjako - 52. Gjon Pavllari Mehilli - 53. Dhimo Gjon Vllasi - 54. Petri Dhima - 55. Dhima Emelkuri? - 56. Thanas Jorgonllu? - 57. Nika Kallandori - 58. Aleks Menko, Nenko? - 59. Dhimo Dermali - 60. Leka Dermali - 61. Kuka Leondari - 62. Selka Ulmi, Almi? - 63 Todor Gjini - 64. Gjok Gjini - 65. Simon Nika - 66. Dhimo Mamija? - 67. Meks Mamija - 68. gjon Leondari - 69. Kond Andredo? - 70 Gjin Todori - 71. Pal Melani - 72. Meks Mitrije - 73. Andrea Gjomija? - 74. Pali Panajoti - 75. Kont Lela, Della? - 76. Gjurka Kondi - 77. Gjika Dhima - 78. Dhima Gjon Meshi - 79. Nika Dhima - 80. Kont Gjoni - 81. Dhima Mihallo? Limarho? - 82. Andrea Zota, Voja? - 83. Dhima Nika - 84. Papa Thanasi - 85. Todor Nika - 86. Kond Todori - 87. Gjoka Jorgo - 88. Papa Aleksi - 89. Andrea Petri - 90. Leondar Meksi - 91. Todor Meksi - 92. Nika Plaku - 93. Gjon Menika, Mnika? - 94. Gjin Meksi - 95. Meks Mnika, Menika? - 96. Gjok Pali - 97. Kond Papa - 98. Dhimo Papa - 99. Muji… - 100. Gjin Pali - 101. Todor Gjin Gjoni - 102. Dhimo Gjin Dhima - 103. Nika Leka - 104. Dhimo Andrea - 105. Andrea Menkuli - 106. Gjok Menkuli - 107. Bardho? Ali Kopalli? - 108. Gjin Jorga - 109. Gjok Gjin Pjetri - 110. Nikolla Gjoni - 111. Kont Premti - 112. Papa Nikolla - 113. Kont Gjoni - 114. Nika Gjin 115. … Zoto - 116. Gjok Jorgo - 117. Dhimo Pelikani - 118. Menkul Gjoni - 119. Kont Panomllu - 120. Andrea Jorgo - 121. Kond Andrea - 122. Petri … - 123. Todor Mirdemko - 124. Dhimo Andrea - 125. Todor … - 126. Aleksi Papa - 127. Zot Gjoni - 128. Niko Mirini? - 129. Dhimo Kondi - 130. … Bardhi - 131. Dhimo Leka - 132. Gjoka Dhimo - 133. Lika Kondi - 134. Petri Todori - 135. Jorgo Andrea - 136……. - 137. Martin Gjini
Gjithsej 137 shtepi: hane (me kryefamiljare) 130, me myxhered (me jetime) 7. Tatimet nga fshati Himare: Ispenxhe - 3425 akce, Hinta (drithe) - 2250 akce, Musht (Shaire) - 6000 akce, E dhejta e ullinjve - 1600 akce, e dhjeta benakut - 600 akce, resm-i bostan - 260 akce, badihava - 13 akce.

Fshati Dhermi:

1.Leka Gjini - 2. Petri Dhima - 3. Andrea Caco Caco? - 4. Zot Dhimo - 5. Kristo Dhimo - 6. Manush Adeti - 7. Gjin Gjoni - 8. Gjin Kondi - 9. Kondi Zoto - 10. Leka Gjini - 11. Gjin Mavllari? - 12. Kondi Streli - 13. Papa Jorgi - 14. Vojo Jak - 15. Vojo Kondi - 16. Todor Stimaqi? - 17. Todor Mehilli - 18. Dhimo Kondi - 19. Vaso Damo - 20 Llazar Petro - 21… Kondi - 22. Gjin Piro? Poro? - 23. Kondi Dhima - 24. Gjika Todor - 25. Leka todor - 26. Gjin Dhima - 27. Zot Todori - 28. Gjin Ruqi? Zhuqi? - 29. Pal Nika - 30. Gjoka Qezari - 31. Gjin Dhima - 32. Nikoll Kosta - 33. Todor Kosta - 34. Gjika Pano - 35. Leondar Pali - 36. Gjon Panoja - 37. Kristok Pano - 38. Andorce Pano - 39. … Deda - 40. Gjin Demi? Remi? - 41. Leka Nika - 42. Todor Andrea - 43. Papa Patro - 44. Kondi Merkuri - 45. Brumo Madhima? - 46. Kondi Bukali? Bucali? Mucali - 47. Gjin Bucali? Bukali, Mucali? - 48. Dhimo Dhamo - 49. Todor Pali - 50. Nikolla Livrani? Lehrani?
Gjithsej 53 shtepi: hane (me kryefamiljare) 50, me myxhered (me jetime) 3. Tatimet nga fshati Dhermi: ispenxha 1325 akce, hinta (drithe) 900 akce, shair (theker) 290 akce, e dhjeta e mushtit 840 akce, e dhjeta e alef 28 akce, e dhjeta e ullinjve 23 akce, resm-i bennak 250 akce, resm-i bostan 100 akce, badihava 1138 akce, shuma 4999 akce.

Fshati Palase

1.Papa Nikolla - 2. Dhimo Jorgo, Bojko? - 3. Gjin Gjoni - 4. Dhimo Nasto - 5. Pali Lihori? - 6. Meks Sinani - 7. Nika Thanasi - 8. Papa Meksi - 9. Miro Petro Kasto? Marito? 10. andrea Stavro - 11. Gjon Lehamo? - 12. Aleks Paskali - 13. Lehamo? Dhimo - 14. Dhrako? Kola - 15. Dhimo Jari? Pari, Nari? 16. Pal Lehkani? - 17. Qezar Nikolla - 18. Kostri… 19. Qirjako Paskali - 20. Nika … 21. Kond Panuci - 22. Dhimo Pobrat - 23. Leka Kosta - 24. Zot Demka - 25. Dhimo Jorgji - 26. Dhimo Kondi - 27. Jorgo Pali - 28. Nika Pali - 29. Jorgo Medrosi? Drosi? - 30. Paskal Dhimaqi - 31. Dhimo Petro - 32. Lika … 33. Nika Marko - 34. Dhamo Marko - 35. Andrea Qezari - 36. Todor Lohomo? - 37. Gjon Lohomo? 38. Gjon Gjirace - 39. Gjika Gjirace - 40. dhimo Musuni? - 41. Gjon Mihali - 42. Dhimo Mastro? - 43. Dhimo Nikolla - 44. Kosta Kondi - 45. Dhimo Mihali - 46. Niko Dhimo - 47. Thanas Lehamo? 48. Todor Zagori - 49. Gjon shiko 42 - 50. Gjik Todori - 51. Andrea Komnini - 52. Jorgji Komnini - 53. Dhimo shiko 42 - 54. Todor Bojko - 55. Kondi Kosta Nasto - 56. Nika Lindo - 57. Nika Marini - 58… Kodheli - 59. Dhimo Sinani - 60. Gjin Sallaja - 61. Deliro …62. Dhimo Muja - 63. Andrea Andoni - 64. Pali Papa - 65. Dhimo Paskali - 66. Dhimo Bojko - 67. Andrea Dumani - 68. Dhimo Pali? Jani? - 69. Jorgo Kristuli - 70. Pali Paskali - 71. Pali Dhimo - 72. … Bero? - 73. Mano si 72 - 74. Miho Thanasi - 75. Andrea Lihamoqi? - 76. Lika Gjuhamoli? - 77. Jorgji Memlima? - 78. Gjoka … - 79. Menko Paskali - 80. Gjoka Pali? Jani? - 81. Todor Dhimo - 82. Konti Dhimo - 83. andrea Vasili - 84. Vaso Dhimja - 85. Kosta Nenko? Petko? - 86. Qiro Nikolla - 87. Apostol Petro - 88. Petko Mihali - 89. Deliro Mihali - 90. Qezar Damiani - 91. Jorgji … - 92. Dhimo Vasili - 93. Petko Sima - 94. Petko …95. Vaso Petko

Tatimet nga fshati Palase: ispenxhe 1250 akce, hinta (drithe) 1350 akce, e dhjeta e shairit 580 akce, e dhjeta e mushtit 360 akce, resm-i bennak 400 akce, resm-i bostan 1600 akce, resma i kovan (blet) 200 akce, e dhjeta e ullinjve 400 akce, e dhjeta e Pallamudhit 65 akce, badihava 861 akce, shuma 6629 akce.

Sikurse shihet kryefamiljaret e te tre fshatrave te ashtuquajtura “greqishtfolese” (helenofone), mbajne ne pergjithesi emra dhe mbiemra te onomastikes shqiptare dhe nese nuk gabojme, asnje prej tyre nuk i perket onomastikes greke. Madje me kete rast nuk eshte pa vend te thuhet se nga regjistri mufasal i kazase se Gjirokastres, hartuar ne vitin 1520, del se edhe ne fshatrat e krahine se Dropullit, ku sot banon nje bashkesi minoritare greke ne shek. XVI kishte vetem banore shqiptare51. Po ashtu, sipas regjistrimit mufasal te kazase se Delvines hartuar ne vitin 1583 del se ne fshatrat e minoritetit te sotem grek qe ndodhej ne juridiksionin e kesaj kazaje kishte vetem banore shqiptare.52
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#12

Post by Arta » Fri Nov 13, 2009 11:42 pm

http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=30&t=919

^^^^
Ketu eshte ne forumin anglisht te dhena nga Himara.

Disa nga fiset Labe Labëria (Arbëria) ku ndodhej?

Ka gjasa se emigrantët e tregonin Labërinë (Arbërinë) tek toka më e afërt përtej detit nga kishin ardhur (Vlora dhe Himara).

Natyrshëm një pjesë shumë e madhe e Mirditasve (Dukagjinëve), nuk arritën të kalonin detin për të prekur “tokën e kërkuar” Italinë. Për më tepër se 200 vjet radhazi nga 1468 e deri në fillim të shek XVIII-të mirditasit mbetën në bregun e Jonit duke themeluar atje fshatra e qendra të tjera banimi.

Nuk është qëllim kryesor i këtij libri shtjellimi i çështjes së formimit të zonës etno-kulturore të Labërisë apo qëndrave kryesore të banimit të kësaj treve. Por nuk mund të mos përmenden sipërfaqshëm ngjashmëritë etnokulturore të një zone të gjërë të labërisë nga Himara (kryeqendër e dikurshme e Labërisë), deri në afërsi të Karthiqit, nga Vlora e deri në Sarandë. Kjo zonë si dhe mirditasit e Dukagjinit janë vetëqeverisur me një Kanun që nuk ndryshon shumë me atë të “Lekës” dhe ate të “Skënderbeut”, atë të Labërisë.

Mënyra e jetesës, shumë rite, zakone, janë si në Mirditë dhe në Labëri. Pirateria qe jo vetëm mënyrë jetese për trevat respektive por në radhë të parë ishte nje rebelim dhe një formë e luftës antiosmane si për lejbërit dhe mirditasit e margjinalizuar nga pushteti feudal ushtarak turk dhe kjo pronësi feudale lulëzoi kryesisht në ultësirën perëndimore shdqiptare.

Këta shqiptarë Piratuan pasurinë që krijohej në tokat e tyre prej të cilave ishin përzënë padrejtësisht dhe në mënyrë të dhunshme.

Zgjuarsia, kryeneçësia, bujaria, trimëria, burrëria, dinakëria, besa etj janë virtyre që karakterizojnë këta dy treva të të njëjtes origjine. Virtytet e malsorit shqiptar si në jug dhe veri nuk ishte dhe nuk është një tipar apo virtyt që ua “dhuroi” mali por përkundrazi kur sheh skemën e transplatimit të popullsisë nga fusha në mal vërteton se kemi të bëjmë me lëvizjen e njerëzve me fisnik shqiptar, bashkë me virtytet më të larta. Malësorët e dinë mirë se mali është më i vështirë se fusha për të jetuar por ato e duan malin dhe janë krenarë për të, veçse mali i ndihmoi të mbijetonin bashkë me virtytin e tyre shqiptar. Toponomia në përgjithësi është e ngjashme. Ka dhjetëra e qindra emra nga Labëria (mbiemra, fise vende etj) si ato të Mirditës e Kurbinit si:

Koleka = Kolë Leka, Gjondeda = Gjon Deda, Lekdushi = Lekë Dushi, Gjokgjini = Gjokë Gjini, Bardhgjini = Bardh Gjini, Dodbiba = Dodë Biba, Gjinushi = Gjin Nushi, Gjipali = Gjin Pali, Gjonika = Gjon Nika, Doda, Lleshi, Kola, Nika, Nushi, Nikolli etj. Gjithë këto mbiemra të zonës së Labërisë e të Bregut janë bashkime emrash ose emra të mirëfilltë shqiptarë dhe janë prezent kudo dhe aplikohen edhe sot e kësaj dite si emra që u vihen në gjithë trevat e Kurbinit, Kthellës, Mirditës, Lezhës e të Dukagjinit.

Në historinë e lavdishme të popullit shqiptar spikat qartë bashkveprimi (ndonëse në një largësi jo të vogël të trevave) dhe patriotizmi specifik në momentet kulmore të historisë së shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut. Po përmendim vetëm disa prej tyre.

Sipas Shuflajt, metropoliti i Kthellës Atanasiu udhëhoqi në 1595 10000 shqiptarë në Himarë të veshur të gjithë me të kuq …, çka tregonte se nuk kishte humbur lidhja e kësaj popullsie e ardhur në Himarë dhe zonat përreth me udhëheqesit e saj shpirtëror që vinin herë pas here nga Kthella dhe Mirdita.

Në vitin 1602 kemi kuvendin e zhvilluar në kishën Shënllezhdrit (shën Aleksandrit) në Orosh të Mirditës ku morën pjesë dhe prijës fisnorë nga Himara, Kurveleshi dhe zona të tjera të Labërisë. Kjo ishte përpjekja I e madhe shqiptare për të rilindur qëndresën antiosmane.

Në historinë e popullit shqiptar përveç rezistencës antiosmane në përgjithësi, vërehet qartë se 2 janë epiqendrat që ruajtën autonominë brenda trojeve, Mirdita dhe kryeqendra e Labërisë Himara.

Nuk është e rastit që këto dy degë të të njëjtit trug-shqiptar janë protoganistë në formimin e dy organizmave shtetrore brenda P Osmane Pashallëkut te Janinës (ka patur mjaft mirditas) dhe Pashallëkut të Shkodrës.

Nuk është rastësi që Lidhja e Prizrenit ( 10 qershor 1878 ) e ndërroi dhe e transformoi përmbajtjen e saj nga Lidhje Islamike e Prizrenit (për te mbrojtur zotrimet turke në Ballkan) në lidhje patriotike shqiptare pas marrjes pjesë në të të delegacionit të vilajetit të Janinës dhe atij të Shkodrës ( korrik 1878 ) .

Lëkundja e besimit e shfaqur në shekullin XX dhe ditët tona në veçanti në Himarë tek atdheu i tyre nuk përbën thelbin dhe përkatsinë kombëtare të kësaj treve shqiptare të pastër, por një histori përcarje që në kohën e Ali Pashës si dhe ndarjes fetare aty ku shqiptarët ortodokse për të mbrojtur përkatësinë e tyre fetare siç thote Pashko Vasa ngritën Çështjen Helene e cila ishte një çështje e varrosur në shekuj. Këta shqiptarë qenë protagonistët e luftës për pavarësi të Greqisë. Deri në ditët tona feja dhe politika (qarqe të caktuara) greke janë munduar ta përdorin përkatësinë fetare në favor të tyre duke arritur deri në absurdin se bregasit në Himarë dhe rreth saj janë grek.

Nga ana tjetër ka dhe dallime e veçori që lidhen si me vendim ashtu dhe me kohën dhe që shfaqen në artin dhe kulturën popullore të trevave. Polifonia labe është unike në këngët e folklorit. Mbrojtja kolektive është tipar i ri i komunitetit lab. Kjo ndoshta dhe për faktin se këto banorë ku mbizotëruan të ardhurit duke qenë në vënde larg zonave nga erdhën qenë të detyruar të ndërtonin qendra banimi ku shtëpitë të ishin afër njëra-tjetrës, të linim çdo hasmëri me njeri-tjetrin, kur i kërcënonte rreziku jashtë sojit të tyre etj. Kultura e varrimit dhe shumë rite të tjera janë të ngjashme në të dy trevat etnokulturore. Dialekti iu përshtat popullsisë indogjene (vendase) toske.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#13

Post by Arta » Fri Nov 13, 2009 11:43 pm

b-Dyndjet e Shqiptarëve për në jug mbas pushtimeve sllave dhe pastaj Turke.

Pushtimet sllave nga Veriu i kishin detyruar shqiptarët të shtegtojnë në jug që në shekullin VIII.

Ndërsa në kohën kur Shqipëria ra nën pushtimin turk pati një valë të re emigrimi për në vëndin helen, duke krijuar koloni të tëra shqiptare nga mesi i shekullit XV deri në fillim te shekullit XVIII.

P Vasa shkruan: “Në Shqipëri ngjan ajo që kishte ngjarë në Greqi: një pjesë e popullsisë shtegtoi në Itali dhe Greqi, të tjerë pranuan islamizimin dhe resti ndejti në Shqipëri duke ruajtur fenë kristiane, ortodokse dhe katolike” 5.

“… kapedanët shqiptarë ortodoksë (Krishterë shqiptare dhe arvanitas) që ndodheshin në shërbim të Ali Pashë Tepelenës qenë ata që i përgatiten Greqisë së Re trimat më të shquar të luftës së indipendencës së saj. Bocari, Karajuskeqët, Xhovellat, Mianlet si dhe kaq luftëtarë të tjerë, të gjithë qenë shqiptarë që morën pjesë me mish e me shpirt në favor të Greqisë, duke qenë të udhëhequr pikë së pari nga shpirti luftëtar lakmitar ngjarjesh dhe luftërash, dhe pastaj prej ndjenjave fetare që kishin të përbashkëta me grekërit” 6.

Kolonitë e para shqiptare në Greqi në shekullin XV i ngriti Gjin Bue Shpata. Duke qenë se vinin nga Arvania ata e quanin veten “Arvanitë”.

“Historiani bizantin Kanteku vuri në dukje se grindjet midis fisnikëve bizantinë dhe princave latine pas kryqezatës së katërt (1202-1204) e kishin shkretuar fshatin grek. Mirëpo “arvanitet” ose shqiptarët e sapoardhur u vendosën në tokat djerr, prenë pyjet dhe happen toka të reja të punueshme. Shumë krahina greke të cilat kishin qenë vetëm strofka të banditëve, falë punës së këtyre bujqëve me përvojë u lëruan dhe me drithëra” 7.

Si bazë nisje për këta emigrantë këtë kohë ka qenë bregu i Jonit nga Vlora e deri në Sarandë. Sipas të dhënave rezulton se gjysma e Peloponezit ose Moresë ishte e banuar me shqiptare “Arvanitas”. Duhet theksuar se shqiptarët nuk shkuan në Greqi në asnjë kohë si pushtues por të detyruar për të lënë Atdheun e tyre ata u ngulitën në tokën helene dhe e bënë atë atdheun e tyre të dytë. Kaq e vërtetë është kjo sa arvanitasit jo vetëm punonin për të jetuar atje por qindra e mijëra prej tyre dhanë jetën e tyre për çlirimin e Greqisë duke u bërë bashkë me prijësit e tyre dhe faktor kryesor në çlirimin dhe fitoren e pavarësisë së Greqisë në fillim të shek. XIX. Protoganizmi i arvanitasve në tokën dhe shtetin grek nuk është i shprehur vetëm tek numri i madh i arvanitasve atje (sot mbi 2.5 milion) por në radhë të parë ai mishërohet në heronjtë (me origjinë shqiptare) të Greqisë, personalitetet politike, kulturore, artistike deri në ditet tona.

c-Drejtimi i Dyndjeve të Shqiptarëve Drejt Italisë së Veriut.

Fluksi më i madh i emigrimit drejt veriut për në Venedik, Gjenova etj, ka qenë pas rënies së Kalasë së Shkodrës në duart e turqve më 1479. Banorët që shpëtuan këtu por dhe nje numër i madh njerëzish që vashdonin të lëviznin drejt Venedikut u bashkuan duke lënë përgjithmonë atdheun e tyre. Në këtë kohë kanë emigruar bashkë me një garnizon (grup luftëtarësh) edhe vellezërit Gjon Gazulli, Andrea Gazulli dhe Pal Gazulli (nga Gazulli i Dibrrit te Mirditës të cilët i kishin dhënë një ndihmesë të madhe Gj. Kastriotit Skënderbeut veçanërisht në fushën diplomatike dhe politike. Refugjatët u pritën mirë dhe u dhanë pension pune dhe shumë prej tyre u vendosën në zonën e Gradiskës (një zonë që preferohej në mënyrë të veçantë). Toka u nda në 150 pjesë kaq sa u vendosën atje dhe familje. Venedikasit i vendosën kolonitë shqiptare këtu (në lindje të Venedikut) për të patur një mburojë nga ndonjë sulm i mundshëm turk sesa për të privilegjuar shqiptarët (Turqit në 1476 kishin arritur një herë atje). Një komunitet i madh shqiptarësh u vendos pranë lagunës së Venedikut, ku ata ngritën spitalin e tyre, shkollën e famshme shqiptare, fasada e së cilës është edhe sot me basorelievet e saj që tregon episode të betejave dhe luftrave shqiptare” 8.

Një nga refugjatët që u vëndos pranë kësaj kolonie ishte dhe humanisti i madh shqiptar Martin Berdheti (Marin Barleti) mirditasi (Q. Malit) që u shkollua për prift dhe shërbeu në Shkodër. Po kështu në këto familje të kësaj Kolonie ishte dhe Leonik Tomën.

Vdërsa një valë emigrimi diçka më e vogël ka ndodhur në drejtimin e Durrësit për Halinë Veriperëndimore. Keshtu u krijua një koloni shqiptarësh në Gjenova por dhe koloni të tjera në bregdetin e “Rivieres Italiane”.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#14

Post by Arta » Fri Nov 13, 2009 11:44 pm

E vendosa kete pjese te Mirdites ketu, mbasi ka shume lidhje me Himaren!

MIRDITA – REALITETI ME AUTENTIK I KËSAJ MBIJETESE


RËNIA E QËNDRESËS PAS PUSHTIMIT TURK. EMIGRACIONI DHE HUMBJA E PRIJËSVE DHE ARISTOKRACISË VËNDASE


1. Internerari dhe destinacioni i Emigracionit të Shqiptarëve Mirditas e Dukagjinas nga fundi i shekullit XV deri në fillim të shekullit XVIII.

Është e kuptueshme se pas pushtimit turk hakmarrja turke mbi shqiptarët që luftuan dhe fituan për më tepër se 25 vjet do të ishte barbare. Kjo shtypje dhe hakmarrje rëndoi më tepër provincat dhe vendet ku ishin epiqendra të luftës antiosmane si Mirdita e Dukagjini (zotërimet e Dukagjinëve dhe Kastriotëvë), që përfshin dhe korespondon në territoret e sotme nga Tirana në Shkodër, nga Durrësi në Prizren dhe nga Dibra në Shëngjin. Reprezalejet e ushtrisë barbare turke detyruan popullsinë heroike të Mirditës dhe Dukagjinit të braktiste trojet e veta dhe të emigronte në disa drejtime kryesore:

Drejtimi kryesor i kësaj lëvizje u bë drejt jugut të Shqipërisë duke u grumbulluar në territoret e Himarës dhe e bregut jonian dhe jugut të Adriatikut (Vlorë-Himarë).

a- Destinacioni i popullatës së shpërngulur këtu nuk ishte ky por kalimi i Otrantos për në Italinë e Jugut (në tokat e Alfonsit V të Napolit).

“Mërgimtarët e parë në Itali thuhet se janë vendosur me 1443 në kohën kur Alfonsi i V të Napolit pajtoi për luftë trupat shqiptare nën komandën e Dhimitër Rërës. Pas luftës ai u bë guvernator i Kastra Rexhios duke themeluar 13 fshatra shqiptarësh afër Katanzaros dhe disa të tjerë në Siqili” 1.

Ndërsa pas fushatës së Skënderbeut në Itali, më 1462, atij i falen toka të shumta ku u vendosën disa nga familjet e veteranëve të lodhur nga betejat e shumta.

“Më 25 Prill 1467 dy katolikë Shkodranë, nga frika e perparimit të turqëve morën imazhin e “Zonjës së Këshillit të Mirë” e njohur më shumë si “Zonja e Shkodrës” dhe e kaluan përtej Adriatikut në Genacano, Itali rreth 27 km në lindje të Romës. Aty imazhi u bë i njohur në basimin popullor arbëresh. Edhe sot e kësaj dite çdo 25 prill, në orën 900 të mëngjesit, të gjithë këmbanat Genacanos bien në përkujtim të mërgimit dhe të pranisë saj mbrojtëse” 2.

Por dyndjet më të mëdha të shqiptarëve nga territoret e lartpërmendura për në Itali ndodhen në periudhën 11-vjeçare (nga vdekja e Gj. Kastriotit 1468 deri në rënien e Shkodrës më 1479.

Në një letër që i dërgon Filipit (Duka i Burgonjës), Papa Pali II bën këtë përshkrim:

“Është e dhimshme t’i shohësh këta aventurierë pa atdhe që kalojnë adriatikun me varka të lehta dhe përpiqen të gjejnë buzë brigjeve të Italisë një strehë kundër barbarizmave të të pafeve"”3.

Shumica e mërgimtarëve kërkuan strehë në Italinë e Jugut ku miku i madh i tyre Ferdinanti (mbreti i Dy Sicilive) mirënjohës i mirëpriti në tokat që i kishte falur Fj. Kastriotit – Skënderbëut. Në gjithë trojet e Italisë Jugut sidomos në Kalabri u vendosën emrat e fshatarëve në gjuhën shqipe. Po kështu edhe në Sicili etj.

Madje ekziston idea se edhe Rajoni i Kalabrisë ka emrin për shkak të emigracionit te ilirëve dhe më vonë të shqiptarëve drejt gadishullit Italik. Pra Kalabria përbëhet:

Ka = Nga

Albëria = Arbëria

Kështu vendasit e Italisë së Jugut (edhe ata të ardhur kohë më parë nga Iliria filluan ti quanin “Kolonët” e rinj të ngulitur në Italinë e Jugut si njerëz të ardhur ka (nga) Albëria ndërsa vendi i tyre i ri Kalabëria.



“Mbreti i Napolit Frederiku që në vitin 1482 u premtonte toka të lira shqipëtarëve dhe grekëve të cilët shkonin në Brindizi.

Këta ishin kryesisht shqiptarë nga Greqia dhe Shqipëria.

Emigrimin në Itali e përfundojnë emigrantet e Himarës në vitin 1744.

Në vitin 1886 në 79 Komuna të Italisë kishte 196 768 shqiptarë”4.

2.Vala e emigrimit merr me vete prijësit dhe aristokracinë e Mirditës dhe Dukagjinit.

Duhet theksuar se gjatë periudhës së sundimit 25 vjeçar të shtetit shqiptar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu krahas aristokracisë së lartë të trashëguar më parë u zhvillua dhe u formësua një fisnikëri e re siç ishin nënpunësit e këtij shteti, politikanë, diplomatë, u konsolifua më tej inteligjenca kryesisht e edukuar në universitetet katolike perëndimore etj. Kështu klasa e fisnikëve dhe aristokracisë në këte shtet deri në fundin e shekullit XV ishte e kosoliduar dhe me mentalitete e kulturë si kudo në vendet më të civilizuara perëndimore. Këtu, në këtë kohë spikat aristokracia mirditase, veçanërisht shtresa e politikanëve dhe e intelektualëve që më vonë spikasin dhe bëhen të famshëm në mendimin intelektual e humanist europian.

Pas vdekjes së Gj. Kastriotit – Skënderbeut prijësat dhe shtresa intelektuale që përbënte dhe “trurin” dhe “palcën” e “Kombit” që kishte nisur të formohej u godit, u “kosit” u islamizua dhe pjesa më e ndritur emigroi për në Itali, Greqi dhe Dalmaci etj, duke shkëlqyer dhe ndihmuar në evoluimin e civilizimit të popujve europianë në pamundësi për t’i kontribuar progresit të atdheut dhe kombësisë shqiptare.

“Mërgimtarët e parë në Itali thuhet se janë vendosur atje 1443, në kohën kur Alfonsi V i Napolit pajtoi për luftë trupat shqiptare nën komandën e Dhimitër Rërës. Pas luftës Dhimitër Rëra u bë guvernator i Kastra Rexhios dhe këtu u themeluan 12 fshatra shqiptare afër Katanzaros, në skajin Jugor të Italisë dhe në Sicili” 9.

Pas fushatës së Skënderbeut, prijësit mirditas dhe gjithë arbërisë, në Italinë e Jugut më 1462 atij i falën toka të shumta në të cilat u vendosën ushtarakë të lartë të plakur e të lodhur nga lufta.

Po në Italinë e Jugut u vendos pas 1469 familja e Gj. Kastriotit, i biri i tij Gjoni etj ndonëse për këtë familje në fillim u hezitua të pronohej nga Ferdinanti i Napolit jo se nuk donte por u frikësua se mos për këtë shkak mund të bëheshin zotërimet e tija objekt sulmi i P Osmane. Më vonë ndërhyri dhe Papa dhe e pranoi.

“Në vitin 1387 një familje tregtare nga Durrësi mërgoi në Republikën e Gjenovës brenda një shekulli ajo u bë nga më të pasurat në rajon. Dazhi apo presidenti i parë i Republikës së Gjenovës ishte Xhakomo Durazzo, kurse gjashtë presidentë të tjerë dhe dy kardinalë mbanin mbiemra që dëshmonin për origjinën e tyre shqiptare”

Më 1479 pas rënies së Shkodrës falë marrveshjes së kapitullimit shpëtuan një pjesë e mirë e garnizonit luftarak dhe disa prijës të tyre ndër to dhe familja e shquar mirditase nga Gjazi i Kacinarit, Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli (me banim në Shkodër).

Andrea, Gjon dhe Pal Gazulli i kishin dhënë një ndihmesë të madhe diplomatike dhe politike shtetit të Gj Kastriotit – Skënderbeut. Gjoni i cili më 1430 ishte diplomuar për matematikë dhe Astronomi në Universitetin e Padovës. Pikërisht ky universitet e ftoi tani si petagog i Astronomisë dhe u bë mjaft i njohur si “Joannis Gini Gazuli da Albania”

Marin Barleti (Martin Bardheti – ka mundësi të jetë nga Berdheti i Q Malit) u bë i njohur në gjithë Evropën me dy veprat e tij në latinisht “Jeta dhe vepra e Skënderbeut” dhe “Rrethimi i Shkodrës”, rrethim të cilin e kishte përjetuar vetë.

Leonik Tomeu (1456 – 1531), mërgoi në Venedik dhe u ftua në vitin 1497 të jepte filozofi në Universitetin e Padovës. Për 30 vjet Tomeu u dallua për dhënien në origjinal të filozofisë së Aristotelit. Ndër nxënësit e petagogut L Tomën ka qenë dhe Astronomi i famshëm Nikolla Kopernikut i cili ndër të tjera ka thënë se arritjet e tija në shkencë ia dedikonte petagogut të famshëm Leonik Tomën.

Një tjetër refugjat që mbërriti në Venedik më 1479 (pas rënies së Shkodrës) ka qenë Marin Bicikemi (1468-1526) i cili në moshën 11 vjeçare prej 30 pjestarëve të familjes së tij, 26 i kishte parë tek vdisnin duke mbrojtur Shkodrën.

Marin Bicikemi shkruajti komedinë mbi Ciceronin romak, Plinin etj dhe dha mësim në retorikë në Universitetin e Padovës.

Andrea Aleksi (Ndre Lleshi) (1425-1505) i ardhur në Milano dhe kontributin kryesor në bërjen e veprës së “Altarit Shqiptar” prej mermeri dhe që u vendos në katedrën e Milanos. Ky ishte arkitekt, skulptor dhe piktor i shquar.

“Prej këtyre refugjatëve të shekullit XVI është dhe familja e ndritur Albani në Romë (me origjinë nga Laçi). Kjo familje i dha kishës katolike shumë prelate të njohur ndër të cilët dhe Papa Klementi XI (1700-1721) dhe shumë kardinalë.

Aleksander Albani kujdestar i librarisë së Vatikanit ndërtoi në vitin 1758-1760 shtëpinë e tij të mrekullueshme në fshat, Villa Albani, për të vendosur aty koleksionin e tij të pasur me kryevepra të artit modern e antik, të cilat tani zbukurojnë muzeumet kryesore të Evropës. Një tjetër kontribut ishte piktori i talentuar Francesko Albani” 12.

Edhe Franca përfitoi nga mërgata shqiptare. Konti Zhyl Tomeu qe një nga filantropët më të mëdhenj të Francës dhe perkthyes i shkëlqyer i veprave të Aristotelit, të veprave të keshilltarit të Aleksandrit të Madh etj.

Shumë mërgimtarë të tjerë u bënë princër Katolik në shumë vende perëndimore, drejtues luftarak në ushtrine Spanjolle etj.

“Në pjesën më të madhe këta mërgimtarë përfaqsonin eliten e Kombit shqiptar, udhëheqjen e tij. Ata dhanë ndihmesin e tyre në zhvillimin e vendeve të tjera. Mirëpo, fatkeqësisht, këta mërgimtarë varfëruan Shqipërinë” 13.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Himara,pse themi që ajo është zanafilla e Labërisë!

#15

Post by alfeko sukaraku » Sun Nov 15, 2009 11:22 am

ne se nuk mesojme te shkuaren ,nuk munde te gjejme ilacin e se ardhmes.Lexova nje liber nga nje mesues i merituar me emrin Minella Gjoni per bregun ne pergjithsi.Ai sjelle disa dokumente sipas kendveshtrimit te tij...qe ne shumicen e tyre jane krejt injorante por shpesh te bazuara edhe ne shkencetare bashkekohore edhe te shkuar.

Aty gjejme lidhjet e himariotve me gjithcka te krishtere perreth...por mbi te gjitha vrejme nje idiotizem te papare ne lidhje me dhjetra ishuj greke qe banohen nga arbereshet.Sipas ketij qesharaku keto ishuj qe te banuar me arvanitas edhe qe flasin gjuhen shqipe ,jane te banuar me te ardhur nga Himara = fushata e re greke me arvanite vorioepiriot edhe jo shqiptare.Vetem Hidra ka pasur nje popullsi aq te madhe sa dhjete Himara bashke , edhe te mos flasim per Peloponez ,rrethinat e athines evro thesali ,cameri edhe epire kryesishte te banuar nga shqiptaret.Idiotsia e ketij mesuesi te merituar i kalon caqet e dashakeqies kur ai pa analizuar aspak historin e ardhjes se greqishtes ne epire na njohka se himara dhermiu edhe nje fshate tjeter paskeshin qene greke...edhe aq me shume flliqsia e tij shkon edhe me tej kur kerkon ti nxjerre heronjet kombetare te "greqis" te gjithe me prejardhje nga Himara=fushata e re greke me arvanite vorioepirioter...p sh Theodhor Kolokotronin ai e quan nga Vunoj edhe nga familja Kolo Kotroni=Bithe Guri.Ne se ne shqiperi ka pasur emra te tille si Bithe-Eqol-trap...a ku di une ateher mesuesi te na falin ,por nuk jetoka shpirterisht ne shqiperi.

edhe perse flet per Kolokotronin e Ali Farmqin ,serisht ai nuk permend gjekundi faktin qe kolokotroni me ali farmaqin donin te benin nje omospondi arberesh me shqipen si gjuhen e kesaj oomospondie,por mjaftohet ne perrallat nacionaliste greke ,shpesh i mbeshtetur edhe tek injoranca edhe tradhetia e historianve te tiranes tradhetare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”