Page 1 of 4

Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:16 am
by Patush
Roli Pellazgo-Ilir
në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane
Libër nga Elena Kocaqi


Hyrje
Historianët flasin dhe shkruajnë për kulturat e krijuara nga popuj prehistorik dhe
historik, por në lidhje me etnicitetin e popujve që krijuan këto qytetërime, ata flasin pak ose
aspak. Me ose paqëllim ata e trajtojnë problemin e etnisë së këtyre popujve si çështje jo
parësore. Duke lënë pas dore një temë të tillë, shpesh janë bërë edhe gabime trashanike në
histori, pasi nuk janë studiuar kultura dhe gjuha e kombeve, që janë pasardhës direkt të këtyre
popujve antik, me qëllim që të nxirret në pah e vërteta historike.
Kanë qënë historianët e huaj dhe veçanërisht austriakët, gjermanët dhe së fundmi
amerikanët, që i kanë mëshuar me të drejtë rolit të etnisë më të vjetër evropiane. Kjo çështje
fatkeqësisht nuk është parë fare nga historiografia shqiptare, pasi historianët shqiptarë janë
marrë më tepër me vërtetësinë se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, gjë që nuk diskutohet
fare nga qarqet e historisë botërore, duke lënë pas dore shtrirjen dhe rolin etnik pellazgo-ilir
dhe kulturën e tyre.
Historianët shqiptar duhet të jenë të parët që të shkruajnë, pasi një mangësi e
historianëve të huaj është mosnjohja e gjuhës shqipe, e cila është çelësi i zbërthimit të kësaj
historie. Edhe nëse ata do të dinin shqipen, nuk do njihnin dot dialektet dhe nëndialektet e saj të
cilat edhe unë që jam shqiptare, nuk i njoh në nivelin e duhur.
Sigurisht që historianët dhe gjuhëtarët e huaj, nuk dinë se shqipja gjendet në të gjitha
gjuhët e Evropës dhe në të dy gjuhët klasike antike, të cilat pa shqipen shpesh nuk kanë kuptim.
Kjo gjetje e shqipes në këto gjuhë është justifikuar nga disa historianë që nuk dinë asnjë fjalë
shqip, si huazim që ka bërë shqipja dhe në mënyrë tepër naive edhe gjuhëtarët e Shqipërisë,
vazhdojnë t’u mbajnë këngën duke mos bërë asnjë studim serioz në lidhje me këtë çështje.
Fakti që shqipja, ndodhet në të gjitha gjuhët evropiane dhe në të gjitha gjuhët e quajtura
nga studiuesit si indo-evropiane, tregon se është gjuha mëmë e tyre. Ajo gjendet kudo dhe ka
rolin shpjegues të kuptimit të këtyre gjuhëve, të emrave të vendeve, maleve dhe lumenjve.
Të dhënat arkeologjike kanë treguar se kultura e bronzit në Evropë ka qënë uniforme.
Varrimi me tuma dhe sëpata dytehëshe dhe shumë materiale arkeologjike, gjenden në të gjithë
Evropën dhe Azinë Qëndrore, madje gjurmë të tyre janë gjetur deri në kontinentet Amerikane
dhe Aziatike. Sipas të gjitha të dhënave historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike,
popullsia që krijoi këtë kulturë të bronzit ishte e etnicitetit pellazgo-ilir.
Edhe në Bibël thuhet për një popull që lundron të gjitha detet e botës dhe që lidhet me
një popullsi të racës evropiane, e thënë më qartë atë pellazgo-ilire, që themeloi edhe kulturën
më të vjetër evropiane. Pa frikë mund të thuhet se epoka e bronzit, ishte periudha e dominimit
të kësaj popullsie në të gjithë territoret e zhvilluara të botës antike, nga Gjibraltari deri në Indi e
ndoshta më tej. Ata janë krijuesit e qytetërimeve të para etnike evropiane si atij të Kretës,
Trojës, Mikenës dhe Etrusk. Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur
qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia,
tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende.
Pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga substrakti pellazgoilir.
Këtu, nuk bën përjashtim as Greqia e Roma, pasi të dhënat tregojnë se popullsia paragreke,
por edhe ajo antike greke, ka qënë e një prejardhje pellazgo-ilire, po ashtu dhe ajo romake.
Qytetërimi greko-romak, do ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit
pellazgo-ilir. Ai nuk është gjë tjetër, veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar. Njihet qytetërimi
antik, pasi ai ishte më afër historisë dhe kështu të gjitha mrekullitë e një kulture mijëra vjeçare
etnike Evropiane, me pa të drejtë mbështillen në një epokë, në atë greko-romake.
Kombet antike evropiane, janë krijuar mbi bazën e këtij substrakti pellazgo-ilir, nga
lëvizjet e fiseve të njëjta etnikisht brenda këtij territori, gjatë epokës së bronzit, por edhe të
hekurit. Nga Atlantiku deri në Kaukaz, Evropa e bronzit ka folur një gjuhë pellazgo-ilire, nga
trungu i së cilës do krijoheshin dialekte dhe më pas gjuhë dhe kombe.
Ky substrakt ka luajtur rol vendimtar në krijimin e kombeve moderne evropiane.
Emigrimi në masë, i popullsisë ilire, drejt perëndimit, njihet në histori me emrin dyndjet
gjermanike. Territoret që popullsia ilirike u detyrua të lë bosh, u mbushën nga dyndjet e
popullsive iraniano-mongoliane, të cilat janë quajtur si avare, sllave, turke dhe që përfunduan
në pjesën lindore të Evropës vetëm në shekujt XIII.
Ajo që kam trajtuar në këtë studim, është roli i ilirëve në krijimin e kombeve të
Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane.
Pra katër janë tezat që kam si qëllim të vërtetoj:



1 – Substrakti pellazgo-ilir i Evropës prehistorike dhe antike.
2 – Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke përfshirë atë romake dhe
atë para-greke dhe antike-greke.
3 – Origjina ilire e shumë kombeve moderne evropiane.
4 – Shqipja apo dialektet e saj, ka qënë gjuha që ka folur ky substrakt evropian, nga u
krijuan gjuhët moderne.

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:17 am
by Patush
Për të vërtetuar këto teza kam shfrytëzuar të gjitha burimet historike që vijnë nga
antikiteti si dhe kronikat mesjetare. Jam mbështetur dhe në të dhënat arkeologjike dhe
antropologjike, për të nxjerrë ngjashmëritë kulturore dhe antropologjike. Risia e këtij studimi
është fakti se kam analizuar edhe gjuhët më kryesore evropiane antike dhe moderne për të
nxjerrë në pah, ngjashmëritë që ato kanë me shqipen dhe kam shpjeguar kuptimin e fjalëve të
tyre me anë të shqipes.
Këto përkime dhe përkthime gjuhësore i kam realizuar nga gjuhët letrare aktuale të
këtyre kombeve, se nëse do të njihja dialektet e tyre pa frikë mund të thuhej se nga ato mund të
dilnin thesare. Siç do e shikojmë, shqipja luan rol kryesor në formimin e këtyre gjuhëve, pasi
ajo është pasardhësja direkte e substraktit pellazgo-ilir të Evropës. Fal maleve dhe krenarisë së
shqiptarit, sot bota ka të gjallë gjuhën substrakt, që mendon se është zhdukur, por që për shumë
gjuhëtar dhe historianë, ashtu si dhe për mua, ajo është e gjallë dhe ruhet tek gjuha shqipe dhe
atyre që dyshojnë iu themi ta mësojnë shqipen dhe pastaj të flasin.
Manjani e quan shqipen si: “... ajo gjuha e mrekullueshme që i përngjan një
vendburimi të pasur, mbi të cilin mjafton të përkulesh dhe të mbledhësh kokrriza ari
filologjik” (Z.Manjani, Fund i Misterit Etrusk, 1973, f.69)
Roli pellazgo-ilir, në krijimin e kombeve antike evropiane
Territoret e mirëfillta pellazgo-ilire
Për të kuptuar më mirë se kush ishin popujt më të vjetër të Evropës dhe lidhjet etnike që
ekzistonin midis tyre, së pari do ta fillojmë me popullin e parë evropian, atë pellazgo-ilir.
Pellazgët, sipas burimeve historike, janë populli më i vjetër i Evropës. Ata konsiderohen
nga autorët antik si të parët që kanë banuar Greqinë. Ndoshta për vjetërsinë dhe fisnikërinë, ata
janë quajtur nga autorët antik me një fjalë “të shenjtë”.
Dionisi i Halikarnasit, thotë se pellazgët afër Dodonës, janë të shenjtë dhe askush nuk
guxon të bëj luftë me ta. Madje autorët antik thonë se ata kanë qënë në territorin e Greqisë së
sotme edhe para përmbytjes së madhe. Për herë të parë pellazgët përmenden në Iliadë si aleatë
të Trojanëve.
Homeri i vendos pellazgët në Azi të Vogël në Larisën pjellore (Ilirët dhe Iliria f.9), në
Argon pellazgjike (Ilirët dhe Iliria f.9), në Dodonë (Po aty f.9) dhe në Kretë. Ai e quan
Zeusin e Dodonës si Pellazgjik.
Herodoti i vendos pellazgët në Arkadhinë pellazge, (Ilirët dhe Iliria. f.16), në
Krestonë të Thrakisë (Po aty), në Thesali (Po aty), në Athinë dhe Helespont (Po aty).
Plini një autor romak, shkruan për pellazgët se: “Peloponezin e quanin më parë Apia
dhe Pellazgjia. Arkadhia, më parë, quhej Drymode dhe pastaj Pelasgia. Vjen pastaj
Haimonia që ka ndryshuar shpesh emrin duke u quajtur Pelasges dhe Argo Pellazgjike
(Po aty f.195)
Ishulli i Samothrakës ka qënë banuar më parë nga pellazgët. (Herodoti lib.II f.51)
Ishulli i Samosit ku ka lindur Pitagora, është quajtur si ishull ku kanë banuar pellazgët.
(Herodoti lib. I. f.142) Ishulli i Lesbos që lindi burra si filozofët Pitakus, Theofrasti
historianët Helaniku dhe Theofan si dhe poeteshën Safo, është quajtur Pellazgjia. (Strabon
lib. V. f.2, 4; Herodoti lib. V f.26) Ishulli i Rodos ku ndodhej një nga shtatë mrekullitë e
botës antike, kolosi i diellit, ishte pellazg. (Diodor Sicialini lib. V f.55; Strabon lib. X f.3) Po
kështu edhe në ishullin e Kosit dhe Eubes (Strabon lib. XIII f.3.3)

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:18 am
by Patush
Straboni thotë se: “Pellazgët kanë qënë një popull madhështor, i cili mund të
dokumentohet edhe nga burime të tjera. Sa për pellazgët, të gjithë janë të mendimit se
ishin një fis i vjetër i përhapur në të gjithë Heladën e sotme, e sidomos në vendin e Eolëve
afër Thesalisë. Për më tepër Thesalia, e cila gjendet midis grykës së Pineit dhe
Thermopileve, quhet Argo Pellazgjike. Shumë autorë i kanë quajtur edhe Epirotët
Pellazgjik, sepse ata shtriheshin deri atje në Epir.
Menecratos Elaita na tregon se e gjithë zona detare që quhet Jonia duke filluar nga
Mykale dhe ishujt fqinjë, kanë qenë banuar dikur nga pellazgët (Straboni lib. XIII 3.3,
Herodoti lib. VII f.94).
Në Efes ndodhej tempulli i Dianës që Jordanes thotë se e kanë ndërtuar Mysët. Ky
tempull që ishte një nga mrekullitë e botës së vjetër, paraqet një nënë që ushqen të gjitha
qeniet njerëzore dhe për idetë fetare pellazge, ajo e kishte kraharorin të mbuluar me
gjinjë.(Pausania libr. IV f.31.6 dhe VII 5.2).
Muret si ato që quhen pellazgjike gjenden nga Azia e Vogël deri në Spanjë dhe quhen
ciklopike, që do të thotë se ata janë shtrirë deri në Spanjë ashtu siç tregojnë edhe burimet e tjera
historike. Një pjesë e madhe e pellazgëve të Atikës së quajtur Jonë, u shpërngulën për në
vendet e tjera brenda botës pellazgo-ilire, midis të cilëve themeluan edhe qytete apo koloni për
shkak se toka e Atikës ishte e pakët dhe nuk mund t’i ushqente. Brenda territorit ku ka qënë
banuar me pellazg, ka pasur lëvizje të këtyre fiseve.
Herodoti thotë se: “Pellazgët u detyruan të braktisin Atikën dhe u shpërndanë në vende
të ndryshme ku një pjesë e tyre shkoi në Lemn...”. (Po aty).
Dionis Halikarnasi, tregon gjithashtu për shpërnguljen e një pjese të pellazgëve. Ai
thotë se: “... duke u shpërndarë gjatë ikjes një pjesë e pellazgëve shkuan në Kretë, të tjerët
pushtuan disa nga ishujt ciklade, një pjesë zunë vendet rreth Olimpit dhe Osës, të tjerët shkuan
në Beoti, Fokidë dhe Eube kurse ata që u hodhën në Azi, zunë vende pranë brigjeve të
Helespontit. Pastaj pellazgët që banonin në të quajturën, Thesali të detyruar të lënë vendin e
tyre shkuan dhe u vendosën pranë aborigëve. Aborigët i pranuan ata më tepër se ishin të afërt
nga raca. Raca e pellazgëve ishte nga Peloponezi dhe ishin autokton. (Po aty f.166)
Jonët-pellazg, ndërtuan atë që quhet qytetërimi i Athinës, ku mbizotëronte forma
demokratike e drejtpërdrejt e qeverisjes, në të cilën merrnin pjesë vetëm burrat. Ky kuvend, i
cili ishte më i madhi, është tipik me kuvendin e malësive të Shqipërisë, që gjithmonë kryesohej
nga një pleqësi, që merrte dhe vendimet më të rëndësishme. Pavarësisht se ajo ishte më e
zhvilluar se kaq, pasi kemi formimin e një qytet-shteti, ngjan me kuvendet e maleve shqiptare,
të cilat ishin për një zonë të caktuar. Jonët-pellazg, i kanë dhënë qytetërimit botëror arritje tepër
të larta kulturore dhe mendje të mëdha, të cilat kanë hedhur bazat e shkencave të ndryshme
shoqërore dhe natyrore.
Pra, pellazgët, janë shtrirë në të gjithë territorin e Greqisë antike, Maqedonisë, Epirit,
ishujve të Egjeut, Azisë së Vogël si dhe në Itali, siç do e shikojmë më pas ku do jepet më qartë
shtrirja dhe kultura e tyre. Shohim shtrirjen e ilirëve sipas autorëve antik.
Mendoj se emri Ilir, për ilirët është një emër shqip dhe do të thotë i-lirë, pasi ata ishin
një popull luftarak që nuk vihej dot nën pushtetin e të tjerëve dhe shpesh kanë pushtuar botën.
Disa studiues mendojnë se kështu i kanë quajtur helenët e lashtë ndaj dhe nuk mund të jetë një
fjalë shqipe. Studiuesit duhet të dinë mirë se helenët e lashtë ishin të gjithë pasardhës të fiseve
pellazgo-ilire dhe patjetër kanë folur shumë mirë këtë gjuhë. Por lidhur me etnicitetin pellazgoilir
të Grekëve antik, do të flasim më pas.

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:19 am
by Patush
Apianit, i cili është i vetmi studiues romak që ka shkruar një vepër për Ilirinë, thotë se:
“Bijtë e Ilirit janë Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij ishin
Partha, Daortha, Dasara dhe të tjera nga kanë rrjedhur Taulantët, perrebejt, enhelejt,
autariatët, dardanët, parthinët, dasaretët, dhe darsejt. Thonë se Autari pati për bir
Panonin ose Paionin dhe ky i fundit pati për bir Skordiskun dhe Tribalin nga të cilët
morën emrat fiset.
Sa për fiset Ilire këta janë edhe tani shumë të dëgjuara siç është e natyrshme në
një vend kaq të gjerë, këta banojnë ndër krahinat e Skordiskëve dhe Tribalëve. Pas
Ardianëve janë Liburnët, një tjetër fis ilir. (Apiani, Illyrike f.2-3).
Apiani vazhdon: “…Thashë gjer këtu se cilët konsideroheshin ilirë prej helenëve,
ndërsa për romakët, jo vetëm ilirët po edhe paionët që janë afër tyre edhe retët, edhe
morikët edhe myzët që janë në Evropë edhe tërë fiset që janë kufitare me këta që banojnë
nga e djathta e atij që lundron nëpër Istër nga lart-poshtë, i dallojnë nga helenët siç bëjnë
edhe helenët vet dhe i quajnë secilin me emrat e tyre të veçantë, por viset e gjithë këtyre i
quajnë me emrin e përbashkët Ilir. (Po aty f.6)
Pra Apiani e shtrin konceptin Ilir, në të gjithë Ballkanin deri në Norikum që është edhe
Austria e sotme. Ilirët kanë banuar edhe në Itali si Mesapët, Japigët, Daunët, Venetët, Retët,
Vendolikët etj. Autorët gjermanë i konsiderojnë ilirët si një etni që janë formuar në Lusace
krahinë në Polonin perëndimore, pasi ka ngjashmëri kulturore midis ilirëve, të kulturës së
vjetër Hungareze dhe asaj të Luzacit (Arsim Spahiu, Ilirët dhe Pellazgët në Greqin e vjetër
2006, f.31) Disa studiues e lidhin krijimin e tyre në Ilirinë e veriut në territoret e sotme
Hungareze.
Por siç do e shikojmë, ata gjenden kudo në Evropë dhe është e vështirë të përcaktosh se
ku u krijuan saktësisht ata. Ilirët patën një nivel të lartë shtrirje në epokën e bronzit dhe ata
dallohen për varrimet tumolare si dhe për sëpatën dytehëshe, të cilat nga të dhënat
arkeologjike tregohen se ndodhen në të gjithë Evropën, nga Skandinavia në Mesdhe dhe nga
Anglia deri në Azi të Vogël dhe Ukrainë, madje deri në Azinë Qëndrore.
Kultura e hekurit e Hallshtatit në Austrinë e shekullit të VII p.k., ka ngjashmëri me
kulturën ilire. Ajo është quajtur iliro-kelto-venete, pasi këto popuj ishin të njëjtë nga pikpamja
etnike dhe kjo duket edhe nga kultura materiale. Ka ngjashmëri në metalurgji midis ilirëve dhe
Bohemëve, Moravës e Bavarisë. Nga të dhënat tregohet se ilirët kanë populluar të gjithë
Evropën gjatë periudhës së bronzit dhe në ato territore që janë quajtur Kelte më pas. Por keltët
çfarë janë?
Keltët nuk janë gjë tjetër veçse ilirë të cilët mund të jenë quajtur më pas me këtë emër,
pasi ata dalin në histori shumë vonë. Edhe dakët nuk quheshin ilirë, por siç do e shikojmë, ata
ishin të një etniciteti me ilirët. Vetëm disa studiues e pranojnë se Hallshtati i shekullit të shtatë
ishte edhe kulturë kelte, pasi nuk ka pasur të dhëna më para për një kulturë arkeologjike kelte.
Pra, mendoj se kanë qënë një degë e ilirëve dhe siç do e shikojmë më pas kjo vërtetohet, jo
vetëm nga të dhënat arkeologjike, por dhe nga ato historike.
Sot nuk janë vetëm shqiptarët pasardhës të ilirëve pasi, siç do e shikojmë, shtrirja e tyre
ishte gjigande dhe nga ata kanë gjak, pothuajse të gjitha kombet e Evropës së sotme. Evropa në
antikitet ka patur një substrakt etnik dhe mesa del, të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e popullsisë
që ka folur pjesa më e madhe Evropës, janë shqiptarët e sotëm. Pra, me një fjalë shqiptarët,
janë të vetmit që ruajnë gjuhën e ilirëve më pastër se të tjerët, ndërsa, kombet e tjera kanë
trashëguar nga ilirët përsa i përket gjakut dhe gjuhës. Shumë studiues e lidhin këtë me faktin se
shqiptarët i ruajtën malet nga mosasimilimi nga popullsitë barbare që emigronin nga Azia në
drejtim të Evropës.
A kanë lidhje pellazgët me ilirët?

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:20 am
by Patush
Të dhënat tregojnë se kanë qënë të një etnie. Kështu epirotët, maqedonasit, thrakët,
dakët quheshin me emra të ndryshëm, por ishin etni e njëjtë. Kjo ndodh edhe me pellazgët.
Maqedonët antik, janë quajtur nga autorët antik si Pellazg, pra automatikisht të një etnie
me epirotët.
Kështu Justini thotë se: “Maqedonasit ishin Pellazgë. (Justinin lib.VII 1.1)
Maqedoni del në gjenealogjinë e dhënë nga autorët antik, si pasardhës i Pellazgut”
(Apollodorus lib.II. 8.1)
Herodoti thotë se pellazgët që jetojnë në rajonin e Pindusit janë quajtur
Maqedon(Herodoti lib. I f.56).
Nga ana tjetër Maqedonia është quajtur edhe Paioni pra Ilire, kjo do të thotë se nuk ka
pasur dallim etnik midis pellazgëve dhe ilirëve, thjesht ata janë quajtur me emra të ndryshëm,
por kanë qënë etni e njëjtë.
Disa kërkime bashkëkohore i lidhin Dryopët si me pellazgët dhe me ilirët. Disa
autorë i konsiderojnë si pellazg që kanë zënë vend në jug të Thesalisë dhe disa, si ilirë pasi
kanë prapashtesën iop. Ky emër ka lidhje me fjalën shqip dru.(Arsim Spahiu, Pellazgët dhe
Ilirët në Greqin e vjetër, f.36)
Jazoni është vëllai i Pellazgut sipas legjendës së Argosit. Por sipas një tradite tjetër
ai është vëllai i Dardanit Ilir. Jazi është quajtur dhe një krahinë e Panonis së Ilirisë.
Pellazgët njëlloj si ilirët, aplikonin fenë Druide, ashtu siç aplikonin në atë kohë e gjithë
Evropa.
Hesiodi thotë se nga i biri pellazgut, nga hyjnori Lykaon, lindën gjashtë djem”.
Thesproti ishte i biri i Lykaonit dhe se nga ai rrjedhim nipi i Pellazgut. Kaonët
dalin si fis Trojan, por edhe epiroto-pellazg, edhe si fis ilir në Itali.
Haemoni është banori i Haemonis dhe është i biri i Pellazgut dhe ati i Thesalit.
(Straboni, IX, 5.23) Nga ana tjetër ai është nipi i Polidorit dhe është ilir, pasi Polidori është
vëllai i Ilirit.
Të dhënat gjuhësore që janë të pakta nga gjuha që kanë folur pellazgët, janë vetëm disa
fjalë apo emra vendesh të cilat kanë lidhje me shqipen, si fjala aspet që përdoret për Akil
këmbë shpejtin dhe që lidhet po me fjalën shpejt të shqipes që ka po këtë kuptim. Fjala pelia
për pleqtë, e cila lidhet me fjalën pleq të shqipes. Kodra që quhet po një qytet pellazgjik që
lidhet me fjalën kodra të shqipes. Shumë studiues serioz kanë përkthyer mitologjinë dhe emrat
e heronjve dhe toponimisë së pellazgëve me shqipen e sotme.
Shqiptarët e sotëm, janë popull pellazgo-Ilir, flasin në të njëjtën gjuhë, që tregon se në
antikitet pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë etnikisht. Kështu, kombi shqiptar është epirot,
pra pellazg pasi Epiri antik zë pjesën më të madhe të atij që quhet shtet shqiptar, është
Maqedon, pasi shqiptarët etnik banojnë në një territor të gjerë në Maqedoninë antike. Pra meqë
janë maqedon, janë pellazgë, pasi maqedonët quhen si pellazg. Nga ana tjetër nga të dhënat e
tjera, maqedonët janë quajtur edhe si paion që nga Homeri, Herodoti, Straboni etj. Por paionët
ishin një fis ilir, që do të thotë se maqedonët janë edhe ilirë. Dardanët ishin një nga fiset më të
rëndësishme të ilirëve, që janë autokton dhe sot quhen shqiptar ashtu si dhe epirotë dhe
maqedonët pellazg. Kjo tregon se nga etniciteti, pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë.
Lidhur me autoktoninë e shqiptarëve në këto territore nuk ka diskutim nga historianët
që ata janë pasardhës të popullsisë së vjetër ilire, por edhe pellazge, përderisa një pjesë e
shqiptarëve të sotëm rrjedhin nga ata. Faktet historike dhe gjuhësore tregojnë se shqiptarët si
komb janë krijuar në territoret që kanë. Lidhur me këtë çështje do flasim veç.
Disa studiues sllav, të cilët me doemos duan të nxjerrin sllavët si pasardhës të ilirëve,
sulmojnë origjinën ilire të shqiptarëve, duke pretenduar se shqiptarët në këtë territor kanë
ardhur me turqit, pra pas sllavëve. Se gjoja shqipja nuk ka fjalë tek greqishtja dhe latinishtja
dhe kjo tregon se shqiptarët nuk kanë qënë këtu në kohët e lashta. Kjo tingëllon sa absurde aq
dhe qesharake. Pse?

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:20 am
by Patush
Shqipja sot ka fjalë si tek greqishtja dhe latinishtja dhe siç do e shohim në këtë studim
shumë fjalë të latinishtes së vjetër dhe të re si dhe greqishtes së vjetër dhe të re janë të
përbashkëta me shqipen.
Por ajo që është edhe më e madhja nga të gjitha shqipja i shpjegon kuptimin e këtyre
fjalëve që tregon qartë se ato janë gjuhë derivative të shqipes. Shqipja jo vetëm ka qënë krijuar
këtu, por është ajo që lindi këto gjuhë. Ndaj disa historian amator bëjnë mirë të studiojnë
shqipen përpara se të flasin për të. Pasi të mësojnë shqip, të flasin për shqipen se aty i kanë të
gjitha misteret historike dhe gjuhësore të gjuhëve dhe qytetërimit Evropian.
Kjo që pamë më sipër ishte shtrirja e pellazgo-ilirëve sipas të dhënave direkte të
autorëve antik, pra shtrirja de jure.
Për të parë shtrirjen e vërtetë të ilirëve, atë de facto, duhet të studiojmë të dhënat
historike dhe gjuhësore që tregojnë lidhjen midis tyre dhe popujve të tjerë të Evropës antike si
thrakët, dakët, skithët, trojanët.
Do analizojmë një për një të gjitha faktet e shumta historike për të nxjerrë lidhjet etnike
midis këtyre popujve të antikitetit për të përcaktuar qartë shtrirjen e etnisë ilire në kuptimin më
të gjerë, në atë real. Iliria që njihet nga autorët antik me emrin Iliri, ka një koncept më të gjerë
nga kufijtë që i kanë vendosur historianët e më vonshëm. Shumë popuj si maqedonët, epirotët,
dakët, thrakët nuk janë quajtur ilirë, por të dhënat tregojnë se ato kanë qënë të një etniciteti me
to.
Fillojmë duke trajtuar së pari qytetërimet më të ndritura të epokës së bronzit dhe
etnicitetin pellazg të tyre.
Etniciteti pellazgo-ilir i Kretës dhe Mikenës.
Kretasit prehistorik kanë krijuar një nga qytetërimet më të vjetra të botës dhe sigurisht
qytetërimin më të vjetër Evropian. Shkalla e nivelit kulturor të qytetërimit Kretas ka qënë e
përmasave të larta dhe paraqitet me cilësi origjinale Evropiane. Qytetërimi i Kretës i zhvilluar
rreth 3000 deri në 1400 vjet p.k. paraqet një nga shkallët më të larta të historisë së qytetërimit
botëror. Ai është quajtur ndryshe dhe si qytetërim pallator pasi jeta e qytetit organizohej rreth
disa pallateve madhështore dhe tepër luksoze edhe për kohën që jemi sot. Qytetërimit të Kretës,
përsa i përket etnicitetit, nuk i është vënë emri se kujt i përket, pasi në këtë kohë nuk ekzistonte
nocioni grek, pasi nëse do të kishte ndonjë shenjë edhe më të vogël, padyshim do e kishin
quajtur Grek.
Cila është etnia që ka ngritur këtë qytetërim?
Qytetërimi i Kretës ka qënë një qytetërim pellazg. Nga të gjitha burimet antike,
Pellazgu mbahet si njeriu autokton dhe që ka lindur nga dheu. Meqë kjo kulturë është kaq e
lashtë nuk ka se si të mos jetë ndërtuar nga i vetmi popull i lashtë, që kanë njohur autorët antik
në atë dhe. Le të shikojmë të dhënat historike në lidhje me etnicitetin e Kretës së vjetër. Homeri
përmend në Iliadë, midis disa fiseve të tjera dhe pellazgun, i cili është autokton në territoret e
Egjeut.
Me të vërtetë vazhdon Straboni, shikojmë pellazg në Kretë sikur dëshmon Homeri duke
i vënë Odiseut në gojë këto fjalë: “Në këtë ishull ku banojnë Akejtë, eteokretët trima,
kydonët, dorët trefish edhe pellazgët hyjnorë”. (Straboni, gjeografia lib. V, f.152)
Kreusi, sundimtari që i dha emrin Kretës ishte i biri i Tegetit nipit të Lykaonit
(Pauzania, lib. VIII, f.53.2). Pra me origjinë pellazgo-ilire, pasi Kaonët janë quajtur dhe pellazg
dhe ilirë.

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:21 am
by Patush
Minosi, themeluesi i qytetërimit Minoan, është i biri i Zeusit dhe i Evropës, motrës
së Ilirit, pra ai është nipi i Ilirëve.
Të dhënat që japin autorët antik, tregojnë se në Kretë kanë banuar disa fise të tjera ilire
si Mesapët, Japigët, Daunët, Peuketët.
Pasi Dedali u arratis në Itali, Minosi iu vu në ndjekje. Kretasit organizuan një
ekspeditë ndëshkimore ndaj Italisë, por u mundën dhe në kthim e sipër i nxori stuhia në
brigjet e Italisë ku u quajtën Mesap. (P.Grimal vep. e cit. f.298).
Pra Mesapët e Kretës quhen ilirë në Itali. Siç thuhet Japyksi dhe të vëllezërit, Dauni e
Peuketi eponime fisesh ilire janë bijtë e Ilirit Lykaonë të birit të Pellazgut (A.Spahiu,
Pellazg. f.126).
Dardani stërgjyshi i Trojës dhe Romës ka lindur në Kretë, por Dardani del fis ilir në
Iliri.
Ashtu si pjesa e bronzit, e Ilirisë dhe gjithë Evropës, Kreta nuk ka qendra fetare, pasi
praktikohej besimi fetar druid, i cili ashtu si dhe në Dodona e deri tek Baltët dhe Britanikët,
nuk kishte tempuj, por vende në natyrë apo shpella. Varrimi në Kretë, zhvillohej si në pjesën
tjetër të Evropës me tuma, për shkak të ngurtësisë së tyre të madhe, pasi atje dominon guri,
janë quajtur tholosi.
Disa autorë mendojnë se Tholosi i Kretës ka ardhur nga ngurtësimi i tumës dhe varri me
dhomëza, nga zhvillimi i natyrshëm i kisteve dhe gropave të mëparshme. Pra edhe ceremonitë e
varrimit janë si të ilirëve.
Perëndeshat mbanin titullin potnia që shqip është zotnia që tregon dhe zotin apo
perëndeshën. Hyjnitë që adhuroheshin, ishin pellazge. Simbol është gjarpri, një simbol ilir, të
cilët shqiptarët me emrin gjarpri i shtëpisë, e nderojnë edhe sot. Kreta ka pasur dy lloj
shkrimesh, në fillim atë piktorografik më pas atë linear A. Të dy këto lloje të shkrimeve nuk
janë deshifruar, megjithëse për linearin janë bërë përparime në identifikimin e disa shkronjave.
P.Fauer nga 100 emrat e qyteteve të Kretës, 93 janë pellazg. Në listën e tij ai paraqet
emrat si: Albe, Arbis, Istron, Lisos, Malla, Kidonia etj. (G.Rachet, 1993, f.253).
Fjala Kretë mund të shpjegohet edhe me fjalën Kret e shqipes, që tregon kryet apo
kokën, pasi ajo ishte edhe komanduesja e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, ndoshta mund ta ketë
marrë këtë emër se është në krye të të gjithëve. Drer, quhet një vend në Kret që lidhet me fjalën
drer të shqipes që edhe kaprolli, Thes me thesin, Fest me fest, Rethimno ka kuptimin si rrethim
etj.
Edhe të dhënat që japin autorët antik tregojnë se ishin pellazgët që e ngritën këtë kulturë
nga zero.
Kështu Diodor Siçiliani thotë se: “Në Kretë tregohet se fiset pellazge qenë të parat
që u mësuan njerëzve të ndërtonin anije dhe të zbusnin kafshët, u mësuan njerëzve artin e
shigjetës dhe të jetonin në një shoqëri të përbashkët. Ata kanë qenë iniciatorët e zakoneve
të mira dhe të një jete të rregullt dhe të moderuar.” (Diodor Sicilius lib. V f.64).
“… Ata ishin të parët që kanë bërë sakrifica dhe ceremoni fetare për zotat.
(Herodoti lib. II f.52) – thotë Herodoti – grekët i huazuan këto tradita nga Pellazgët”
(Herodoti libr. II f.51-53).
Pauzania thotë se: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i
dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e
tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin
shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e
deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm”. (Pausania lib.
VIII. 1.4)

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:22 am
by Patush
Herodoti thotë se: “Grekët nuk e dinë sot, që unë kam shkruar këto se nga e ka
origjinën çdo zot, ose nëse ata kanë jetuar gjithmonë dhe se çfarë forme kanë patur.
Emrat e shenjtorëve të cilët egjiptianët thonë se nuk i njohin, grekët i kanë marrë nga
pellazgët”.(Herodoti, lib. II f.50-53).
Pra edhe për autorët antik, pellazgët, janë të parët që shpikën dhe ndërtuan qytetërimin e
Kretës. Pellazgo-ilirët e Kretës, arritën t’i japin botës një nga qytetërimet më të lavdishme, që
shërbeu si baza ku u mbështet qytetërimi i Mikenës dhe ai Antik.
Mikena
Mikena ishte një qytet në veri-perëndim të Argos Pellazgjike në Peloponez. Ky qytet
nuk dihet kur është themeluar, por mendohet se më herët se 1500 vjet p.k. Termi qytetërim
Mikenas, është vendosur nga autorët e mëvonshëm, pasi popullsia e asaj kohe quhej si akease,
danaj, argiane. Mikena zhvilloi shkrimin linear B, i cili është deshifruar, por nuk është
përkthyer ende. Janë bërë përpjekje që ta shpjegojnë me greqishten, por nuk kanë arritur
rezultat. Madje disa studiues naiv, ende dhe sot e quajnë shkrim grek, por pa përkthyer asnjë
fjalë nga greqishtja. Askush nuk di edhe sot, të thotë se kush është greqishtja që nuk përkthen
dialektet e antikitetit dhe jo më të flitet për të përkthyer shkrimin e Mikenës.
Aty janë gjetur disa maska prej ari të quajtura të Atreut dhe Agamemnonit, por ato
datojnë rreth shekujve XVII-XVI, pra shumë herët. Në këto shekuj ka një teknikë të mirë të
përpunimit të arit, por dhe në ndërtim siç shihet tek varret me kupolë. Mikena e ngritur pranë
Argos Pellazgjike nuk ka se si të mos jetë veçse një qytetërim pellazg dhe të dhënat e tregojnë
qartë këtë.
Të dhënat antropologjike dëshmojnë që në Mikenën e kësaj kohe popullsia ishte
brachycefalas, ashtu siç ishte e gjithë popullsia e Evropës së vjetër. Sot, brachycefalas në
Evropë janë shqiptarët, gjermanët, austriakët, zviceranët si dhe disa zona të veçanta malore.
Kjo tregon se shqiptarët janë pasardhës të tyre.
Pra, edhe nga të dhënat antropologjike, tregohet se popullsia e Mikenës e asaj kohe ka
qënë e njëjtë nga etniciteti me gjyshërit e shqiptarëve apo me shqiptarët sot.
Të dhënat arkeologjike tregojnë se në Mikenë dhe në Peloponez, ku u shtri ky
qytetërim, është gjetur varrimi me tuma, i cili në këtë kohë lulëzoi në të gjithë Evropën.
Tumat në Greqi janë zbuluar në Kersoneza, Lerna, Argolid, Peloponez, Kos. Gjatë epokës së
bronzit të mesëm tumat përhapen në Greqinë kontinentale si në Mesinë, Argolidë, Atik,
Fokid. Varrimi me tuma vazhdon edhe në bronzin e vonë në Beoti dhe në Peloponez pranë
Mikenës. Ato nuk ndryshojnë nga tumat Ilire. Kjo është një provë e fortë se Mikena ka pasur
një kulturë të njëjtë me pellazgo-ilirët.
Në epokën e bronzit, në Mikenë, nuk ka faltore si në epokën klasike dhe disa studiues
mendojnë se nuk ka fe. Në fakt fe ka patur në epokën e bronzit në të gjithë Evropën, por ajo
është quajtur me emrin shqip si fe druide nga emri dru, që tregon se drurin e lisit, ata e kishin
si të shenjtë.
Heroi i Mikenës është Mikeneu nipi i Froneut, që ishte pasardhës i Pellazgut
(Pauzania, II 15.5). Pra, meqë heroi nga ka marrë emrin Mikena, është pellazg, atëherë
sigurisht, që e kanë themeluar pellazgët, popullsia që në Peloponez ka lindur nga dheu.
Në Spartë ndodhet faltorja e Zeus Messapeus që tregon se edhe në Spartë ka patur
fise ilire. Kjo faltore ndodhej edhe tek fisi ilir i Mesapëve.
Tek Homeri, skena e vendetës dhe mbledhja e kuvendit të pleqve për të vendosur për
pagimin e gjakut, i cili në kohën e Homerit edhe blihej, është i njëjtë me atë të shqiptarëve sot
në disa zona të veriut ku gjaku edhe blihet. Këtë e ka vënë në dukje Nikolla Hamond.
(N.Hamond 1993, f.217-218). Kjo tregon se ata kanë pasur zakone si të ilirëve, të cilat janë
ruajtur në Shqipëri në disa zona të thella malore, të cilat dallohen për ruajtjen e traditave
prehistorike.

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:24 am
by Patush
Siç e pamë, popujt, që gjatë luftës së Trojës kanë banuar në Peloponez ishin Akejt,
Argejt dhe Danajt. Le të shikojmë me radhë origjinën e tyre sipas të dhënave historike.
Akejt
Me emrin Akej quhen Mikenasit gjatë luftë së Trojës. Kështu quhet Ake, Atreu,
Menelau, Agamemnoni. Por të dhënat që jep Straboni, tregojnë se dinastia e Mikenës, ishte me
origjinë nga Frigjia në Trojë të Azisë së Vogël. Kështu ai e sqaron qartë se gjatë luftës së Trojës
në Mikenë qeverisin pellazgo-ilirët.
Ai citon Hekateun, nga Mileti, i cili thotë për Peloponezin se “... këtu para helenëve
kanë banuar barbar. Kështu Pelopi solli popullin nga Frigjia në vendin e quajtur sipas tij
Peloponez, Danau erdhi nga Egjipti, kurse dryopët, kaukanët, pellazgët, lelegët e të tjerë,
ndanë midis tyre viset brenda Ismit. Atikën, e pushtuan thrakët.”(Ilirët dhe Iliria f.157).
Siç dëshmon Straboni në kohën e luftës së Trojës nuk ka fare koncept grek, pasi vet
dinastia e Mikenës ishte nga Frigjia dhe pjesa tjetër e saj ishte nën pushtetin e fiseve të tjera
pellazgo-ilire. Homeri e quan Menelaun leshverdh dhe Ake. Nëse këta Akej do ishin jashtë
botës pellazgo-ilire dhe me origjinë aziatiko-afrikane, sigurisht që nuk ka sesi të ishte Menelau
me lesh të verdha, pasi që andej nuk ka popullsi të tillë.
Akeu është vëllai i pellazgut dhe i Fthiut.(Herodoti, f.56). Pra, Akeasit janë pellazgë.
M.Saqellariu vë në dukje se: “... është e pamundur të jepen shpjegime për gjuhën e akeasve
me anë të greqishtes dhe të dhënave greke. Gjuha e akeasve vjen nga substrakti parahelenik
indo-evropian.”(M.Saqellariu 1977, f.321)
Argejt
Ishin një popull që banonte në Argo të Peloponezit. Të dhënat që japin autorët antik e
quajnë Argon Pellazgjike. Pra të dy këto fise të epokës së luftës së Trojës ishin pellazge. Eskili,
në Iktidet dhe Danaidet thotë se: “… raca e pellazgëve kishte dalë nga Argo pranë Mikenës.
Efori pretendon se dikur Peloponezi kishte mbajtur emrin Pellazgjia.”(Straboni,
Gjeografia, lib. V f.152)
Danau
Ky është i vetmi fis në Greqinë e lashtë që nuk është pellazg, por egjiptian. Të dhënat
tregojnë se danajt kanë emigruar nga Egjipti për në Pellazgji.
Eskili pranon prejardhjen egjiptiane të danajve, pasi ai tregon se ata ishin krejt të
ndryshëm fizikisht, nga popullsia vendase.(Eskili, Lutset f.219-237). Kur Danau mbërrin nga
Egjipti në Pellazgji, mbreti i vendit Pellazgu iu tha: “Si mund të jeni ju të një race me ne? Ju
ngjasoni me shumë libianë, pra jo grave të vendit tonë, sepse vetëm Nili mund të ushqejë
një racë të tillë. Më tregoni që të bindem më mirë si mund të jenë argiane zanafilla dhe
gjaku yt”.(Euripidi Suppliantes 277-290). Danai, ishte i biri i Belit mbretit të Egjiptit dhe vëlla
binjak i Aegipti. Mbreti i Egjiptit para se të vdiste e bëri Danaun mbret të Libisë, pasi kishte
ngritur në Libi faltoren e Amonit.
Danajt kur erdhën nga Egjipti, i thonin Pellazgut, që ata ishin të një race me Argët, por
ai u tregonte atyre se ata ishin një racë afrikane, që nuk kishin të bënin me pellazgët. Për këtë
mund të ketë edhe një shpjegim tjetër.
Nga burimet historike, raca pellazgo-ilire, ka qënë krijuesja e dinastive të vjetra si në
Egjipt, por edhe në Mesopotami e Indi. Ndoshta Danau që ishte bir mbreti mund të pretendonte
se origjinën e kishte nga këto vende, por me qëndrimin e dinastisë së tij atje ata ishin
afrikanizuar, pasi ishin përzier me popullsinë vendase. Ndaj dhe pellazgu i thotë se gratë tuaja
nuk ngjajnë si gratë e Argosit që ishin të bardha, por si gratë e Libisë, që dalloheshin për
lëkurën e tyre, të zezë midis të kuqes dhe kjo sigurisht nuk e bindte dot Pellazgun që ta
pranonte atë si të një race me veten. Vetë Danau, mund të pretendonte një origjinë pellazge, se
ishte bir mbreti, por populli që ai solli mbas ishte i racës egjiptiane.

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:32 am
by Patush
I vetmi element i huaj etnik në Mikenën apo Peloponezin antik, janë danajt, të tjerët
janë pellazgët. Kështu që Mikenasit dhe qytetërimi i tyre ishte pellazg.
Euripidi, tek Arhelau, thotë se: “Danau, i ati i 50 vajzave, si erdhi në Argo u vendos
në qytetin Inah dhe urdhëroi që pellazgët të linin emrat e tyre dhe të quheshin danaj”.
(Straboni, lib. V, f.4) Pra një pjesë e pellazgëve mund të jenë përzierë me këtë racë egjiptiane
dhe sigurisht dhanë dhe morën nga kulturat e njëri-tjetrit. Se sa janë përzierë pellazgët vendas
me këtë popullsi me origjinë egjiptiane dhe sesa ndikoi kjo në krijimin e kombit antik Grek, kjo
mbetet për t’u verifikuar nga të dhëna të tjera. Shumë studiues mendojnë se veprat e Homerit
janë shkruar shumë vonë dhe ndoshta janë shtuar disa gjëra që kanë ndodhur më pas. Ajo që
vlen të theksohet është fakti se Mikenën e themeluan dhe ndërtuan pellazgo-ilirët dhe ishin ata
që krijuan atë qytetërim.
Megjithatë sërish pjesa më e madhe e pellazgëve e ruajtën identitetin e tyre dhe
vazhduan të quheshin me emrat e tyre si Arge, Pellazg apo dhe emrat e fiseve të tjera.
Po japim disa fjalë nga gjuha Homerike të cilat nuk kanë lidhje me greqishten e sotme,
por me shqipen e sotme.(A.Kola, Arvanitët, f.171).


Image
Image

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:33 am
by Patush
Siç e pamë, Kreta dhe Mikena prehistorike dhe ajo Homerike, kanë qënë banuar nga
raca pellazge. Kultura dhe qytetërimi i Kretës, Mikenës dhe më pas ai i Athinës që ishte derivat
i tyre, ishin qytetërime pellazgo-ilire. Le të shohim se sa kanë ndikuar pellazgo-ilirët, në
krijimin e etnisë dhe qytetërimit antik grek.
Roli pellazgo-ilir në krijimin e etnisë dhe qytetërimit antik grek
Deri pas luftës së Trojës në atë territor kanë banuar pellazgët, të cilët patën një
qytetërim tepër të zhvilluar. Në shekullin e X, Greqia ka një regres kulturor dhe mendohet se ka
dyndje të një popullsie të huaj. Mund të ketë dyndje të popullsive të tjera që kanë patur edhe
nivel kulturor më të ulët. Mund që edhe ky regres të ketë ardhur edhe si pasojë e rënies së
fuqisë së pellazgëve që kishin dominuar gjatë bronzit të gjithë botën e atëhershme. Ajo që na
intereson në këtë studim është etniciteti i fiseve që quheshin me emrin Grekë, në antikitet.
Shumë studiues bashkëkohorë, mendojnë se nuk ka një etnos grek në antikitet. Një nga
ata është edhe Th. Harrison, i cili shkruan se: “Helenët nuk përbëjnë një trung etnik e
kombëtar të veçantë, por janë grupe kulturor i disa popujve. Në kohët klasike, helenët e
konsideronin veten një ansambël familjesh. Ata nuk përbëjnë një etnos.”(Th.Harrison.
1988, f.24)
Grenier thotë se: “Helenët përbëjnë një larmi të madhe etnike të shkaktuar nga
origjina e tyre”(J.de la Grenier, 1995, f.39)


Le të shikojmë me radhë të gjitha fiset e Greqisë antike dhe origjinën e tyre etnike.
Origjina pellazge e jonëve
Origjina e grekëve të vjetër është një çështje e debatueshme, por ajo që është mëse e
sigurtë dhe e qartë në këtë mes, është origjina pellazgo-ilire e tyre. Shumë autorë antik, i quajnë
helenët si pellazg. Eforit, thotë për pellazgët se: “… ishin me prejardhje nga Arkadia të dhënë
pas jetës luftarake, të cilët u shtuan nga ata që morën anën e tyre dhe të cilëve ata u dhanë
emrin e tyre. U bënë të famshëm ndër helenët dhe në të gjithë vendet ku vajtën.”(Straboni,
Gjeografia, liv V f.152). Edhe Tukididi thotë se emrin helen ia kanë dhënë Helladës, fiset
pellazge. Edhe Halikarnasi i quan pellazgët si helen dhe thotë se: “Edhe raca e lashtë e
pallazgëve, ishte helene nga Peloponezi. Në fillim, banonin pranë qytetit Argo e Ahes dhe
ishin autoktonë (D.Halikarnasi Lib. If.17) Pra emri pellazg helen identifikon po pellazgët e atij
territori, që është quajtur Hellad dhe jo ndonjë nocion etnik abstrakt siç e emërojnë disa
historianë sot.
Athinën e kanë banuar fiset iliro-pellazge të lapëve, molosëve, thesprotëve,
dardanëve.(Homeri, Iliada f.72).
Në shekullin e V, Herodoti vëren se athinasit, arkadasit dhe argianët janë me prejardhje
pellazge. Ai thotë se: “Banorët e Atikës në kohën kur quheshin kranej, nën mbretin
Kekrops ata u quajtën Kekropide, sipas emrit të këtij të fundit kur pushteti kalonte në
duart e Erekteut, ata i thoshin vetes athinas dhe kur patën për shef Jonin birin e Ksuthit,
morën emrin jonas.”(Herodoti, VIII.44)
Po ky autor sqaron se: “... pellazgët morën emrin jonas dhe eolasit ashtu siç thonin
grekët, quheshin pellazgë. Pellazg ishin gjithashtu dhe arkadasit dhe argianët.”(Herodoti,
VII. 9)
Kështu Herodoti thotë se: “... pellazgët kishin gjuhë barbare dhe del se popullsia e
Atikës, me prejardhje pellazge, harroi të folurën e saj dhe u kthye në helene prej të cilëve
mësoi edhe gjuhën”(Ilirët dhe Iliria f.16)
Athinasit ishin autokton, kjo dëshmohet nga Isokrate tek Panegjiriket, ku athinasit thonë
për veten e tyre kështu: “Ne nuk e fituam vendin, por ne e mbajtëm atë duke dëbuar të
tjerët nga ai. Nuk jemi një racë mikse e përzier me shumë kombe. Paraardhësit tanë janë
kaq fisnik dhe gjeni, sa që ne kemi vazhduar për të gjithë kohën posedimin e vendit nga
ku u shpërndamë duke qënë fëmijë të tokës që na lindi dhe në gjendje t’i drejtohemi
qytetit tonë me të njëjtat tituj që ne iu japim të afërmve tanë. Nga të gjithë helenët, ne
kemi të drejtë ta quajmë qytetin tonë atdhe e nënë.”(Sokrates, Panegjiriket 23-5)
Pra të dhënat e historianëve antik tregojnë qartë se athinasit që ishin jonë, ishin një racë
autoktone, jo e ardhur nga diku me origjinë pellazge dhe e papërzierë me asnjë racë tjetër.
Mendoj se Herodoti dhe Isokrati e kanë shpjeguar qartë origjinën pellazge të athinasve dhe nuk
ka nevojë për shumë komente. Duhet sqaruar se emri “jonë” është shqip dhe do të thotë po
jonë, por edhe ion.
Origjina ilire e dorëve
Dori quhet i biri i Fthiut, por ky është një nga bijtë e Lykaonit, të birit të pellazgut.
(Apollodor, Bibliotheque, II, 8,1) Dorët mbaheshin si pasardhës të Herkulit, të cilëve iu ishte
rrëmbyer froni mbretëror nga Pelopi Frigas. I ati i Atreut dhe ata po riktheheshin ta merrnin.

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:34 am
by Patush
Ylli ishte një nga udhëheqësit e Dorit. Hyllasi ishte një gadishull i Ilirisë. Fjala “dorë” do të
thotë në shqip po dorë dhe fjala “yll” po yll.
Në lidhje me vendbanimin e Hyllëve, autori Scylacis Cariandenis tek Periplus thotë:
“Banojnë aty, (në një pjesë të Ilirisë) popuj barbarë që quhen me një emër lotofagë, këta
janë hierastamnët, bulinët, hyllët. Hyllët, thonë se aty kishte banuar Hylli, i biri i
Herkulit. Këta janë barbar dhe banojnë në një gadishull pak më të vogël se Peloponezi.
Prej këtij gadishulli gjatë bregut të detit ngjitur me ta, banojnë bulinët që janë
ilirë.”(Scylaksi, Illyroi, f.22)
Yllët, janë ilirë që kanë banuar afër Bulinëve para se një pjesë e tyre të emigrojë për në
Peloponez, pra ata janë larguar nga Iliria. Bulinët, sot janë një krahinë e quajtur Mallakastër, në
Shqipëri dhe afër tyre kanë qënë yllët që më vonë dalin si dorë. Pra, dorët kanë emigruar nga
Iliria, që sot ndodhet në territorin e shtetit shqiptar. Ka disa mendime se mund të jenë edhe ku
është sot Mali i Zi, që në atë kohë ka qënë Iliri. Është interesante se ai e quan fisin e yllëve të
Ilirës si vend nga doli Ylli i dorëve, por nga ana tjetër ai i quan barbar, por këta barbar quheshin
helen, pasi dorët ilirë quheshin jo barbar, në Peloponez. Është tepër e pasigurtë përdorimi i
termit barbar nga historianët antik, nëse do të thotë i huaj apo personi që nuk ka një shkallë
zhvillimi me ato fise që quheshin helene.
Herodoti thotë se dorët ishin me prejardhje nga Maqedonia dhe se i pari i popullit
të tyre ishte Pellazgu. (J Burckhardt, 1998, f.287) Ai thotë gjithashtu për dorët, se ata në
fillimet e tyre ishin të dobët e bredharak dhe u shkëputën herët nga pellazgët...
Macedon është emri i heroit që i vendosi emrin Maqedonisë. Ai është i biri i Lykaonit
stërgjyshit të Arkadasve Pellazg. Temeni, një nga gjyshërit e Maqedonasve, është një nga
udhëheqësit e Heraklideve. Pasardhësit e tij janë përzënë nga Argosi dhe në Maqedoni
themeluan mbretërinë e Maqedonisë.
Herodoti thotë se: “Perdika, i biri i shtatë i Aleksandrit, është ai që ndërtoi në këtë
mënyrë shtetin e Maqedonasve. Prej Argoje shkuan tek ilirët tre vëllezër pinjoll të
Temenit: Guani, Aeropi dhe Perdika, dhe duke ikur nga ilirët u vendosën në Maqedoninë
e sipërme, në qytetin Lebae.”(Herodoti, VII f.138). Disa studiues thonë se, meqë dinastia
Maqedonase është themeluar nga Argo e Peloponezit, atëherë dinastia antike Maqedone është
me prejardhje Greke. Justifikim tepër i gabuar. Pse?
Këtu bëhet fjalë, kohë para luftës së Trojës, ku pushtetin e merr Atreu Frigas në
Peloponez, pra kohë kur i gjithë vendi ishte pellazgo-ilir dhe nuk ka mbi dhe, ndonjë komb
grek. Siç po e shikojmë edhe kombi grek antik, ishte pellazg dhe autorët nuk duhet të
ngatërrojnë grekët antik me ata modern. Këtu bëhet fjalë për lëvizje të popullsive nga territoret
pellazgo-ilire në territoret e tjera pellazgo-ilire.
Së dyti ata ishin bijtë e Temenit, që në gjenealogjinë e shkruajtur nga autorët antik, janë
pasardhës të Pellazgut. Atëherë tre djemtë e një pellazgu të Temenit, ikën nga Argo Pellazgjike
e Peloponezit tek pellazgo-ilirët që atë kohë quheshin me emrin Paioni apo edhe Maqedoni dhe
aty formuan këtë dinasti mbretërishë, që mori fund me Aleksandrin e Madh. E parë në këtë
prizëm, Filipi i II ishte gjysëm ilir dhe gjysëm maqedon, por maqedonët quheshin ndryshe
pellazgo-ilirë. Atëherë nga një baba pellazgo-ilir dhe nga një nënë epiroto-pellazge, lindi
Aleksandri i Madh që ishte 100% pellazgo-ilir.
Edhe Platoni e thekson zbritjen e dorëve, por shton se ata nuk janë gjë tjetër veçse
akej që ndërruan emrin, ndërsa Pindari i quan këta pasardhës të spartanëve, pasardhës
të Herkulit dhe disa prej tyre të rekrutuar në ushtri.

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:36 am
by Patush
Pra ka tre variante në histori lidhur me origjinën e dorëve se ata ishin racë pellazge dhe
që emigroi nga territoret e Ilirisë, të Maqedonisë apo Paionis, drejt Peloponezit, për të marrë
pushtetin që iu kishin marrë Akejt. Tjetra është se, ishin Akej pellazgë që ndryshuan emrin në
dorë.
Si do të jetë ajo, i sigurtë është fakti se ata ishin pellazgo-ilirë. Dorët megjithëse erdhën
të fundit në Greqi, dalloheshin nga helenët e tjerë jo nga qytetërimi, por nga shkalla e
zhvillimit, duke u kujtuar për këtë qëllim, helenëve të këtushëm, rregullat e trashëguara të jetës
shoqërore dhe zakonet e tyre të lashta.(Po aty, f.92)
Lidhur me dorët thuhet se ata zbritën në Peloponez 80 vjet pas pushtimit të Trojës.
Dorët erdhën në dy valë. Së pari me pasardhësin e Herkulit Hyllin dhe vala e dytë
mendohet se i ka prirë Teutam, ku sipas Saqellariut ky është emër ilir.(M.Saqellariu 1977,
f.131).
Herodoti bën dallimin midis tunikes së hollë të jonëve peplosit doras, të bërë prej leshi.
Herodoti thotë se dorët e kanë marrë këtë emër, pasi janë vendosur në Peloponez. Dorët
ndaheshin në tre fise: në yllë, dymanët dhe pamfilët. Yllët e kishin prejardhjen nga Herkuli.
Ylli sot është shqip, sepse nuk përdoret në ndonjë gjuhë tjetër në këtë formë, e i thuhet yllit dhe
përdoret në emra djemsh. Po kështu edhe emri Teuta që përdoret edhe sot për vajzat. Yllasi ka
qënë edhe perëndia e dritës e Frigolidasve. Këto ishin të dhëna që ata ishin me origjinë ilire.
Nga ana tjetër ka disa të dhëna të tjera që tregojnë se ata ishin me origjinë egjiptiane ose
kananite. Në testamentin e vjetër, përmendet një fis i dorëve në Izraelin e sotëm, të cilët u
shpërngulën që aty me forcë në kohën e Davidit, pra rreth shekullit X p.k.
Edhe Herodoti arrin t’i quajë dorët si pasardhës të Danaut që ishte egjiptian.(Herodoti,
lib VII f.53-54 dhe lib. VIII, f.73). Këtu ka dy kontradikta, pasi nuk mund të qartësohet nëse
ishte paria mbretërore me origjinë egjiptiane apo populli, pasi populli na del si ilirë.
M.Aref mbron idenë se popullsia dore ishte pellazgo-ilire, pasi dhe emri dorë
përkthehet nga shqipja dorë, por ata që e sundonin atë ishin egjiptian, pra pushtuesit e saj ishin
racë afrikane.
Disa studiues modern grekë, si Kordati dhe Saqelariu thonë se pellazgët nuk kanë asnjë
lidhje me kombin grek, pasi grekët janë me origjinë nga Egjipti dhe nga Lindja e Mesme.
Kordati thotë se dorët nuk është fare e vërtetuar se zbritën nga Ballkani.(Po aty, f.92)
Padyshim që ka një racë jo-evropiane me origjinë egjiptiano-kananite në Greqinë e asaj
kohe. Ajo që nuk dimë me siguri është fakti nëse u përzjenë apo jo me popullsinë pellazge apo
thjesht ata ishin sundues, ndoshta dhe skllevër?! Kjo mbetet për t’u vërtetuar.
Megjithatë nuk duhet të ngatërrojnë formimin e kombit të sotëm grek, që është
konglomerat popujsh dhe që sigurisht ka popullsi egjiptiano-semite, pasi nga të dhënat
antropologjike një përqindje e madhe e racës së sotme greke, ngjan me ata të Lindjes së Mesme
dhe një pjesë që janë arvanitët apo shqiptarët, janë racë Evropiane.
Dorët ngritën shtetin e Spartës dhe përdorën formën oligarkike në qeverisje, ku
qeveriste një mbret në bashkëpunim me një klasë aristokratike.
Aristidh Kola, jep disa fjalë spartane, pra dore dhe i krahason me gjuhën shqipe të
arvanitasve.(A.Kola, Arvanitët..., f.)


Lakonike ............................... shqip
Laros ................................lara
Balios ...............................bala
Ekso-vathia .............................vath ku futen delet
Kalarines .............................kaloj

Irenes ..............................i ri që ishin ushtarakët e rinj të Spartës
Vagaron ..............................i vakët

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:39 am
by Patush
Eolët, etolët, amfilohët, tebanët, eubeasit, beotët
Herodoti thotë gjithashtu se: Eolët janë pellazgë.(Herodoti, Histories, Lib.II.171)
Etol ët , Tukididi i përkufizon si një etnos, ku pjesa më e madhe duhet të ketë folur
një gjuhë të panjohur.(Tukididi, I,5)
Polibi thotë se “…çfarë kuptoni ju me fjalën grek dhe cilët janë për ju kufijtë e saj?
Vetë, etolianët, në pjesën më të madhe nuk janë grek. As krahinat e banuara nga apodët
dhe amfilokët nuk janë greke.”(Polibi, 18, 1.5) Ka një krahinë ku përfshihet Lokriga, Etolia,
Akarnania, Eritanët, Dolopëve dhe Amfilokëve nuk ishin quajtur me emrin helen dhe këto
territore ndodheshin midis Maqedonisë, Epirit dhe botës së quajtur me emrin “grek” në
antikitet. Teban ët , kanë patur një etnicitet ilir. Kadmi, që themeloi Tebën ishte babai i ilirëve.
Kadmi nuk erdhi nga Fenikia, por i ati i tij, kishte ikur nga territoret pellazgo-ilire për në
Feniki, kështu që ishte nga etniciteti pellazgo-ilir. Burimet tregojnë se i grihë Mesdheu në
prehistori ka qënë sunduar nga raca pellazgo-ilire dhe ata duhet të kenë ndërtuar koloni atje.
Edhe të dhënat antropologjike, madje edhe sot, tregojnë se në bregdetin lindor të Mesdheut ka
mbetje të një popullsie evropiane. Ai u kthye për shkak, se si thotë legjenda, motrën e tij
Evropën e rrëmbyen dhe themeloi Tebën.
Kadmi është ai që solli alfabetin në Pellazgji nga Fenikia. Teba që ai themeloi, është
quajtur edhe Enkelida, pra me emrin e një fisi ilir.
Stefan Bizantini në veprën “Kombëtarja në shekullin e VI”, thotë se: “Miti i Kadmit
dhe Harmoniasit ruhej në Iliri deri në atë kohë dhe saktësisht në qytetin Butoj, ku
banorët e qytetit i tregonin dhe varrin ku ishte varrosur Kadmi dhe Harmonia.”(Vep e
cituar A.Kola, Arvanitasit 58).
Ky qytet duhet të ketë lidhje me fjalën Buaj dhe ndodhet në vendin e Kaonëve ku edhe
vdiq Kadmi. Homeri e quan malin, në qytetin e Tebës si Plako Ypoplakia.(Iliada VI 397).
Disa e lidhin Tebën me Egjiptin se ata ishin Fenikas dhe egjiptian, por qyteti ka patur
emrin tepi ose tep dhe më vonë e quajtën Tebë. Nga ana tjetër tregohet se faraonët pellazg ishin
ata që themeluan Tebën, kështu që nuk mund të jetë emër egjiptian. Në territorin pellazg nuk
është përmendur kurrë ndonjë koloni fenikase, por përkundrazi në territoret fenikse ka patur
koloni pellazge.
Nga ana tjetër në gjenealogjinë antike, Tebe është e bija e Pellazgut Adramis.
(P.Grimal 1951, f.447) Teba që sot quhet Thiva, flet aktualisht një shqipe të pastër, që Tebanët e
kanë ruajtur nga gjuha pellazgjike. Teba sot, është një qytet që i gjithi flet shqip madje dhe
fëmijët e vegjël.
Euben, thonë se banojnë një popullsi ilire. Helopët ishin banorë të helopisë së
Epirit. (Po aty, f.69) Homeri i quan eubeasit me origjinë nga Thrakia. Pas luftës së Trojës
një pjesë e aubeasve, pra amantë, u zhvendosën për në Iliri, me kryeqendër Bylisin, ku
dhe u quajtën si fis ilir.
Tukididi i quan Beotët emigrant nga zona e Epirit të veriut>(Po aty, f.59).
Termin helen për të emëruar këto fise iliro-pellazge, e përdor Herodoti në
shekullin e V p.k.(Herodoti Histories, lib I f.57)
Tukiditi e shpjegon qartë origjinën pellazge të termit Helen: “Para luftës së Trojës
Hellada mesa duket nuk ka bërë asgjë me forcat e përbashkëta. Mua më duket se ajo si
tërësi nuk e mbante akoma këtë emër, se një emërtim i tillë as nuk ekzistonte para
Helenit, birit të Deukalionit, dhe se emrin ia kanë dhënë asaj sipas emrave të tyre, fise të
ndryshme, më tepër pellazgët”(Thucididis, Historiae Lib I, f.3)

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Posted: Fri Jan 15, 2010 1:40 am
by Patush
Pra, Helenët janë një popull që kanë patur origjinë pellazgo-ilire dhe që kanë folur një
gjuhë pellazge që sot është shumë afër shqipes.
Kultura e quajtur greke antike është një nga fazat e zhvillimit të kulturës pellazge,
ndoshta e gërshetuar me një element të huaj dhe në këtë rast semito-kananit. Por mund të jetë
edhe një përzierje pellazge me pellazgë, që kishin qënë zotërues të territoreve të Egjiptit dhe
Fenikis dhe kthehen pasi bie fuqia e tyre apo dhe humbasin pushtetin. Një gjë e tillë duket edhe
tek Danau, që pretendon se ka të njëjtën racë me pellazgun. Por kjo popullsi, që mund të ishte
me origjinë pellazge dhe kishte jetuar në kolonitë pellazge në këto territore, mund të ishte
përzier me një element jo-pellazg, pasi vet mbreti i pellazgëve i quan ato gratë që kishte Danau,
si femra të Nilit, pra jo si ato pellazge. Edhe numri i egjiptianëve nuk ka qënë i madh, pasi
vetëm danajt janë nga Egjipti, të gjitha fiset e tjera ishin pellazgo-ilire, kështu që nuk kanë
ndikuar në krijimin e etnisë antike greke.
Nuk ishte rastësi që në atë territor të quajtur Greqi, të krijohej një kulturë e përparuar,
pasi po të hedhim sytë pas, do shohim se pellazgët ishin ata që ngritën në Kretë dhe Miken një
qytetërim tepër të lart, madje për shumë aspekte dhe më të lart se ai antik.
Çështja e gjuhës greke antike
Siç e pamë, pjesa më e madhe e fiseve apo popujve që kanë banuar në Greqinë antike,
ishin pellazgë dhe ilirë.
Disa studiues mund të thonë se ka një komb grek antik dhe një gjuhë greke. Problemi
sot, është se ne nuk dimë se çfarë gjuhe ka folur populli që quhej grek. Pse?
Ka një gjuhë që quhet greke e vjetër, por kjo gjuhë nuk përkthen dialektet që ka folur
populli. Sot nuk dihet se çfarë gjuhe ka folur Athina, pasi dialekti jonik, nuk përkthehet nga
greqishtja e vjetër dhe as nga ajo e re. Si ka mundësi që greqishtja e vjetër të mos përkthejë
dialektet, gjoja greke?
Pra se çfarë gjuhe ka folur Athina, nuk e di askush dhe është aq mister sa dhe shkrimet e
padëshiruara, por kjo fshihet nga historianët dhe nuk i vihet theksi fare. Madje bëhet analiza
gjuhësore gramatikore, që do t’i quaja skandaloze, pasi nuk ka një gjuhë të përkthyer. Si mund
të bësh analizë gramatikore kur nuk di fjalët e kësaj gjuhe? Deri këtu kanë arritur marrëzitë e
shkencës së gjuhësisë dhe historisë. Madje marrëzitë arrijnë deri aty, sa ta quajnë gjuhën greke,
të krijuar në atë territor si 2000 vjet para-krishtit, kur ne shikojmë greqishtja artificiale e vjetër
dhe e re nuk përkthen gjuhën e popullit të ashtuquajtur grek antik.
Përse greqishtja e vjetër nuk përkthen dialektet e saj?
Greqishtja e vjetër, nuk është gjuha e popullit, sepse do ta kishte përkthyer jonishten.
Kjo tregon se populli i quajtur grek, ka folur një gjuhë që nuk është greke. Atëherë çfarë gjuhe
ka folur populli grek antik? Le të shikojmë të dhënat.
Kur flet për origjinën e grekëve, Herodoti thotë se: “Raca helenike nuk e ka
ndryshuar gjuhën kurrë, që nga origjina e parë e saj. Ishte një krah i pellazgëve që u nda
nga trupi kryesor dhe që në fillim ishte e pakët në numër dhe me pak fuqi, por që
gradualisht u zgjerua dhe u rrit në disa kombe, nga hyrja vullnetare në shumë fise
barbare. Unë mendoj, se pellazgët, nga ana tjetër, ishin një racë barbare, që kurrë nuk u
shtua në numër.(Herodoti lib. I p.57). Duke u nisur nga një pakicë e ikur, helenët u shtuan
derisa u bënë një popullsi e madhe, sidomos që nga koha kur shumë fise të tjera barbare
u bashkuan me ta.(Po aty).