"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#1

Post by pirro » Fri Jan 29, 2010 3:50 pm

Ne kete teme jeni te ftuar te sillni fakte mbi perkatesine shqiptare te Kosoves Dardanise!!!
Pune te mbare!!!

Njeri nga moderatoret mund ta vej Sticky kete teme!
faleminderit!
Last edited by pirro on Fri Jan 29, 2010 4:09 pm, edited 1 time in total.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#2

Post by Arbëri » Fri Jan 29, 2010 4:04 pm

Deri më vitin 1878 në Sanxhakun e Nisit këto fshatra poshtë ishin 100% Shqiptare :
Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Eperme, Bajshtica Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjes, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, bujanovci, Bugujevci(ne rrethin e Jabllanices), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Bud eci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Eperm, Byqmeti i Poshtem, Byqmeti i Mesem, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Eperm, Cerrcavci i Poshtem, Cerrnatova; Çestelina, Çiftliku, Çokoti, 9nje ne qarkun e Nishit e nje ne Jabllanic), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Eperme, degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, dobridolli, Dragideli, Dragusha e Eperma, dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, draganci, drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, dukati, Druga levci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri(ne Jabllanic), Gerguri(ne rrethin te Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, gurivica, Gubetini, gurgurofci, gurgurova, Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Eperme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Eperme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta(e Vranjes), Igrishta (e Pusta Rekes), Ivankulla, Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Eperme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina(rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, kerqmara e Eperme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i eperm, Kutllovci I Poshtem, Kuqi, krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtem, Kordinci i Eperm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Eperme, Lebana, leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna, Lumeqi, Lepenica, lipovica, Lusha;Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci I Vogel, merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlak u, Merkoviqi), te gjith keta emra ne kllapa jan me (e paza pas M), Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Eperm, Neredovci i Poshtem, Negosavla, Novosella( nje ne qarkune e Toplices e nje ne at te vranjes), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte, Orana, orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa(Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, pevatica, Perunika, Pestishi, pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica , Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogel, Plakova, Plloqniku, perkatesishtPllashniku i Eperm, Pllashniku i Poshtem, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi(nje ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples), Prebeza e Eperme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, P iskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla; Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, rashka, Rashica, Rastelica, raqa, rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, rastavica, Ruman ovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Eperme, Reqica e Poshtme(ne Toplic), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Eperm, Retkoceri i Poshtem, Resinci, Ribinci, Rudari, rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova , Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svin jarina, Sfarqa e eperme, Sfarqa Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, shatra e Eperme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, perkatesisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, (Ternava e Poshtme, Ternave e Eperme, Ternava(Nish), terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Eperme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) te gjithë keta emra ne kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari, (Jabllanic), Tullari(Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) keta emra ne kllapa jan me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Eperme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa(e Prokuples), Vllasa(e qarkut te Vranjes), Vllahova, vova, Vojllovci i Eperm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Eperm, Vrezhina ePoshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish); -Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipoyoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi
Këto vendabinime janë 200 km brenda në Sërbi .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#3

Post by Arbëri » Fri Jan 29, 2010 4:13 pm

Në këtë link paska diçka në lidhje me këto vendbanime : http://sq.wikipedia.org/wiki/Lokalitete ... 1817-1865)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#4

Post by pirro » Fri Jan 29, 2010 4:19 pm

Image

Image

Image

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#5

Post by pirro » Fri Jan 29, 2010 4:32 pm

Image

Image

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#6

Post by pirro » Sun Jan 31, 2010 2:31 am

Image

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#7

Post by Arbëri » Mon Feb 01, 2010 8:20 pm

"SHQIP" - Historia e Kosoves nga viti 1389 deri ne 1999
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#8

Post by pirro » Mon Feb 01, 2010 9:52 pm

Image


NJE DOKUMENT I VITIT 1937 TREGON PLANIN PER ELIMINIM FPERFUNDIMTARE TE SHQIPETARVE. pROTOKOLLI ESHTE KRIJUAR NGA NACIONALISTI VASA CUBRILOVIC. DEBIMI I SHQIPETARVE TE KOSOVES DO FILLONTE QE NGA FSHATRAT DUKE I DHENE PARA APO SHPERBLIME: VETEM KESHTU IKEN NE MASE. fASA E DYTE ARDHJA E KOLONEVE SERB.
http://archiviostorico.corriere.it/1999 ... 6586.shtml

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#9

Post by pirro » Mon Feb 01, 2010 10:42 pm

Image

Image

Image

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#10

Post by pirro » Mon Feb 01, 2010 11:26 pm

Image

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#11

Post by Arbëri » Thu Feb 04, 2010 5:01 pm

Skupi, uskub is an Dardanian- Illyrian city, founded by Dardans.

Image
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#12

Post by Arbëri » Thu Feb 04, 2010 5:04 pm

.............
Image
Image
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#13

Post by Arbëri » Sun Feb 21, 2010 6:21 pm

Kosova sipas Shqiptarit të Bukureshtit më 1889



(Riprodhim nga versioni shqip, që u botua krahas variantës rumune)

Festa pansllaviste në Kosovë të Shqipërisë

Në këtë dakikë që shkruajmë këto rradhë, bëhet festa në Kosovë të Shqipërisë, festa e pansllavistëve që për 500 vjet që në kohë të luftës ndër mes të turkut dhe serbit, lufta të cilën e fituanë turqit në Ballkan. Më shumë komitete sllave ngaj Bullgaria, ngaj Serbia, ngaj Male Ziu, dhe ngaj më shumë vise të ujëdhesës të Ballkanit, ngaj Rusia dhe ngaj Austro-Ungaria, thonë (se) janë ardhur në Shqipëri për këtë niet. Për çudi është kjo festë ndër shqipëtarë, vëllehtë dhe turqit ngaj ujdhesa e Ballkanit ...: Kjo festë që del në shesh sot bje më shumë erë orthodhoksie pansllaviste, se sa festë e kombit, dhe me zemër të qëruarë ngaj anë e Serbisë, sikur duket ngaj ditëtoret sllave!...Se: Çduanë serbrit të rëfejnë botës me këtë sebep, i cili nuku ka asnonjë niet të qëruarë? Çkanë mbuluarë serbrit në Kosovë, që të kenë sebepnë të (n)dreqnë e ta sbulojnë tani me kaqë panair? Lavdinë e kombit? Po kjo e knaz Lazarit, që u vra në Kosovë, nuku është më: ajy humbi, që atëherë, vetëm njëherë më parë kur vdiq prenci (i) tyre, Dushan. Mësim? Nuku kanë pasur serbrit as një herë. Lavdinë e luftës? Dhe kjo nuku është për veç lavdia e turqve që muntnë sllavët dhe elinët, në (si)ujëdhesën e Ballkanit. Ç’niet ka të fshehur në gjith kjo festë pansllaviste me kaqë donoma?

Po të mentohet dhe të gjuanjë si cili do, të gjitha të punuarat e shoqërisë të panserbëve që quhet “Shën Sava”, atëherë e gjen kollaj nietnë e tyre, për të keqen e kombeve të Ballkanit. Me gjithë këto do mbajnë sebep të tjerë(t), në të punuarat e sllavëve në tërtipet e tyre, në të sjellat e tyre, et(j)., et(j).; atëhere do ta shohë gjithëkush, çtë mëdha munafikllëke ka në bark kjo festë! Jo vetëm kombet e vogëla nga Ballkani, po edhe kombet e mbëdha të Evropës s’janë rehat dhe gjuajnë gjithënjë të marën vesh të kësaj mahanae. Mbretëria e turkut, sikundër shëkojmë ngaj ditëtoret e Evropës, bëri dhe dërgoj për këtë punë nota (haber) në të gjitha mbretëritë e mëdha, duk u thënë atyreve lartësinë e kësaj feste; vetëm Rusia i dha një të përgjegjur që s’është gjësen(d); të tëra ato të tjerat, i dhanë të kuptohenë në faqe, dhe sënfshehur në të përgjegjurit të tyre kanë një frikë, më pak a më shumë është e madhe, dhe mos ngjasë më aksafish, me këto sebepe të tanishme, që gjenden azër, mund të ndizet në ujëdhesën në një zjar(r) i keq i përghithçim! Dhentë Zoti që frika të (n)dalë erënë: gjer tani, për fat të mirë, nuku kemi nonjë haber të keq.

Sllavizmi vjen në Kosovë me qibritin në xhep

Çkërkojnë serbrit në Kosovë? Ha(haha)!...mbesojmë, Evropa nuk munt të jetë kaqë qorkë, sa të mos kupëtohet një niet kaqë të dukur, me sy dhe me qepalla, kush ta fshehë një sher(r) politik që duket! Sllavizmi vjen në Kosovë me qibrit në xhep. Ajy kërkon në Ballkan mashë të zerë zjarrë...! Ajy e di që kombi luftar(ak) në Ballkan është shqipëtari, i cili gjithënjë ngaj që gjendet në terët mendja e tij, dhe fuqia, qe masha dhe krahu i fortë, për kombet që janë të dëlira sot në Ballkan! Shqipëtari është në errësirë, pa dritë, dushmanët e gënjejnë kollaj ngaj e padia, shqipëtari nuk është i zoti të bënjë probë të drejtë në rojtjen e tij, dhe ndër rojtjen e kombeve të tjera të botës, që ta mbesonjë ëndërrën, shqipëtari nënë turkun r(r)on i dëlirë dhe pa rëndësira (pagime), dhe jo si rojnë kombet e tjera në komshitë, me rëndësira të mëdha dhe si ropër.

Po kur vjen sllavi, dhe i thotë ca gënjeshtra të mëdha në vesh, duke thënë që kombi sllav r(r)on shumë më mirë, dhe është më (i) dëlirë, dhe ka gjithë të mirat, et(j), et(j), shqipëtari (i) mbeson nga sebepi që është qor. Këtu është plaga, me intrigat munt të hedhë shkëndijat në mes të Ballkanit: sllavizmi e di këtë ngaj istoria e kohës së shkuarë! Sllavizmi ka shumë shpresë ta harrimë nietnë e tij, ajy mbeson që punën e ka gati; se Apostojtë e tij nuk rinë me duar në gji: kanë futur shumë intrika në vesh të shqipëtarëve; një nga këta Apostuj është mbuluar në Manastir (Bitolia). Shumë musulmanë shqipëtarë janë intriguar ngaj sllavët: ja u kthyenë mendjen me të taksurat të rena. Feja e padija ku e shpie të mjerin njeri, në çenem, intrika edhe mbretërinë e humb! Na vjen shumë keq që Evropa, e cila r(r)ëfehet që interesatet për ujëdhesën e Ballkanit, dhe më tepër Turqia, nuku ju bënë mësime të ngjarat që shkuanë në Ballkan! Thamë gjithënjë, dhe do të thomi se nuku ësht as Serb, as Bullgar, as Rus, as Orthodhoks, as Grek, për veç Shqipëtar i qëruarë. Shqipërtari ka nevojë për mësim, që të kupëtonjë vetë të mirën, që asnonjë tjatër komb a mbretëri, s’mund të ketë dlirësinë të fisit, të zakoneve dhe të dhëna më pak, se si gjendet tani në krahun e qiverisë Turkut! Shqipëtarit i lipset gjuha e tij që të këndonjë, dhe ta dijë sa të mira gëzon shqipëtari, më tepër se ngaj ato kombet e tjera, që quhen më vehte...në ujëdhesën e Ballkani!

Po të sqohet shqipëtari, është i zoti ta ruanjë gjithënjë ujëdhesën të mos turbullohet kur(r)ë, nga çdo milet sado i fortë që të jetë, dhe nga çdo anë që të vinjë: Po, kështu qor, dhe pa dije, shqipëtari do ndeznjë zjarrë, dhe do apë dorën me dushmanët fort kollaj, për të keqen e fisit dhe të mbretërisë (së) turkut, si dhe interesave të gjithë Evropës që kanë në Orjent! E ngasim gjenë përsëri, Mbretërinë e Turkut, Austro-Ungarinë dhe Anglinë, që ti mbarojnë këto sebepe që thamë. Më në funt, i lutemi qeverisë tonë Otomane, të bënjë skoli të gjuhës të tyre, (të) shqipëtarëve, që serbi është dushman, bullgari dushman, maleziu dushman, moskovi, greku dushman, dhe të gjithë punojnë që të sjellin qiverinë Rus(e) në ujëdhesën e Ballkanit, dhe të na bëjnë ropër, e të shuajnë fisin shqipëtar!”
](Kosova, artikulli i botuar në të përjavshmen Shqipëtari / Albanezul, nr.24, Bukuresht, 1889. Varianta rumune mban titullin Cossova. E riprodhoi me përmirësime të imta ortografike: B. Ymeri)
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#14

Post by Arbëri » Sun Feb 21, 2010 6:26 pm

Nikolla Naco(1843-1913)

Image
Plagët e shpirtit t’im u shëruan! Tashi le të vdes. Zot’ i math më paska falur një vdekje të ëmbël. Rroftë Shqipëria!...

Ishte data 24 prill 1913. Nikolla N. Naço ndodhej i shtruar në spitalin “Coltei” në Bukuresht. Këto fjalë ishin dëshmia e përpjekjeve të tij, përpjekjet e një jete, për përparimin e atdheut të tij dhe rrugën drejt lirisë. Nikolla N. Naço më 7 shkurt 2008 shënoi 165 vjetorin e lindjes. Xha Naço që s’rrinte dot pa vepruar, me vullkanin shqiptar që mbyllte në zemër mundi mefshtësinë dhe në shtypshkronjën “Kuku”, në shëtitoren më të madhe të Bukureshtit nxorri në dritë më 1888, me shkronja krejt latinisht gazetën e tij të famshme “Albanezul”, më e para gazetë shqipe e Kolonisë shqiptare të Rumanisë.

Jeta e këtij njeriu me pasuri të mëdha, me vullnetin e hekurt, intuitën gjeniale, dashuri të patundshme për Shqipërinë, është një dramë e madhe njerëzore, është përpjekje e pandërprerë e vullnetit për të bërë diçka të bukur, fisnike, për të fituar pavdekësinë. “Kam gëzim të bëhem Apostull, që ta shikoj të ngritur Flamurin e Indipedencës dhe të bashkuar gjithë vellëzërit e mi prej një gjaku, të ndarë me pahir nga njëri-tjetri aty para 400 vjetësh dhe atëhere plumbi i parë dëshiroj të më godasë mua dhe të bëhem lajmëtari i parë i stërgjyshërve tanë, të cilët na vërejnë me brenga së largu, duke pritur prej nesh lirinë e Atdheut dhe kësisoj bashkë me ta të vetë pranë Skënderbeut, t’i them se Atdheu me anën e Bashkimit, të Urtësisë dhe të Besës së shenjtë shqiptare, ngriti Flamurin kundër tiranit dhe po lirohet…”.

Ngriti shkolla nga hiçi, asnjë shkollë s’mban emrin e tij Pas hapjes së Shkollës së Parë Shqipe të Korcës (7 Mars 1887) dhe të shkollës së vashave(1891), në vitin 1892 Nikolla Naço hapi dhe 6 shkolla të tjera shqipe në Kolonjë e Vakëfe. Hapja dhe puna e tyre ishin ngushtë të lidhura me veprimtarinë e mësuesit atdhetar Petro Nini Luarasi. Shkollat u formuan dhe materialisht u ndihmuan nga Nikolla Naço. Petro Nini Luarasi në një letër drejtuar Naços nga Sofia më 31 gusht 1894 i shkruan “...

këtu shoqëria “Dëshira” në kanonizmën e vet e ka për të mbajtur mësonjëtoret në Shqipëri, por ndihmën që ua kërkova unë gjer më sot thonë se “ato shkolla janë të Naços dhe quhen të atij”. Shkollat u hapën në Rehovë, Gostivisht, Vodicë, Selenicë e Pishës, Treskë dhe Luaras me mësues Kristo Luarasi (i biri i priftit patriot Papa Stefani), Vasil Thanas Duro, Nuçi Naçi, Koço Ilia Postenani, Balil Tahiri. Në Rehovë mësuesi i dërguar nga Korça qëndroi tri javë. Veçmas u dallua shkolla e Treskës, ku shërbente mësuesi i talentuar dhe më i riu Nuçi Naçi. Si vizionar që ishte Nikolla N. Naço më 10 Maj 1892 shpalli të hapur Shkollën Normale në gjuhën shqipe e vllahe në kryeqytetin e Rumanisë. Kjo shkollë kishte dhe konvikt të saj “Për nxënësit që vinin nga Shqipëria e Maqedonia”.

Rregullorja e shkollës u botua në formë të një librezë në gjuhën shqipe, rumune e frënge. Në nenin e parë dhe në dokumentat që pasojnë del se Naço ishte kryetar i shoqërisë “Drita”, drejtor i shkollës dhe i gazetës “Albanezul”. Naço këtë kanonizëm të parë të natyrës shkollore shqiptare ua dërgoi burrave të shtetit së pari në Rumani, Gjermani, Austro-Hungari, Itali, Francë si dhe shkencëtarëve e dijetarëve të tjerë me letra shoqëruese në formë memorandumi. Më 24 korrik 1892 në letrën që ia dërgoi D. Butculelscut, kryetar nderi i shoqërisë “Drita”, deputet i parlamentit rumun dhe mik i madh i tij dhe i popullit shqiptar midis të tjerave shkruan: “Shoqëria jonë e re “Drita” pati guxim të themelonte të parën shkollë me konvikt në Bukuresht e njëherit për drejtor të saj është zgjedhur Akademiku rumun B. P. Hazhdeu...”.

Më 26 korrik 1892 Naço iu drejtua Kancelarit gjerman Bismark dhe Perandorit Vilhem II-të në emër të shoqërisë “Drita”, me ç’rast i njoftonte për gjendjen jashtëzakonisht të rëndë politike, kulturore dhe ekonomike në të cilën jetonte populli shqiptar. “Shkëlqesia juaj, patëm guximin t’ju njoftojmë për qëllimin dhe për administrimin e shkollës sonë me bindjen se Perandoria gjermane do t’ia tërheqë vërejtjen Turqisë për të drejtat tona të shenjta...”. Më 27 korrik 1892 Naço i bëri apel edhe Mbretit të Italisë po në këtë frymë. Më 16 gusht 1892 ia dërgoi një kopje të Rregullores me një letër përcjellëse gjuhëtarit të madh dhe albanologu të njohur cek Jan Urban Jarnik, profesor i Universitetit të Vienës dhe Pragës.

Në lidhje me nevojën e themelimit dhe të funksionimit të kësaj shkolle ja ç’shkruan Nikolla Naço:”... pas një vështirësie të madhe në vitin 1892 arrita të hap me mjetet e mia të parin Institut shqiptaro-rumun, këtu në Bukuresht, një shkollë normale për të përgatitur apostuj (mësues) dhe propagandistë. I hapa dyert e shkollës duke pritur nxënës orthodhoksë, muhamedanë e katolikë, ku do të merrnin mësues dhe ushqim, që më vonë e nderuan atdheun, sepse e ngritën Flamurin e kulturës e të atdhetarisë në vend, duke vuajtur edhe në burgje e internime...” (N.Naço Vitorul Romanismuliui in Balcan f 66). Filip Shiroka shkruante për shkollën normale shqipe të Bukureshtit:”... që ka nisë me themelue për me u mësue djemve shqiptarë gjuhën shqipe dhe mësime të tjera të nevojshme për t’u hapur sytë dhe mendjen.

Unë jam gëzue që tue pa që Z. jote ashtu dhe e ndershmja shoqëria “Drita” keni mendue me ndritun vendet tona, me ja dhanë Shqipnisë atë udhë që një ditë të përparojë sikur shtetet e tjera të Evropës”. (Bejrut, 14 shtator 1892). Më 3 shtator 1892 nga Berati i shkruan Naços Jorgji Dudë Karbunara për pengesat që hasnin për të dërguar nxënës në Bukuresht. Jani Vreto, edhe pse ishte kundërshtar i Naços, në një letër dërguar mikut të tij, Sotir Kolesë në Ohër i shkruan:”... më thanë para ca ditësh, që i erdhën edhe dy cuna nga Elbasani, një i krishterë e një muhamedan” (Bukuresht, 23 tetor 1894). Po ashtu Gjergj Qiriazi e njofton Naçon nga Manastiri, më 1 tetor 1899, se për në Bukuresht ishin nisur nga Konstandin Kristoforidhi dy nxënës, Aleks Buda dhe Dhimitër A. Pano. Ndërsa poeti Lasgush Poradeci në një artikull të vitit 1932 botuar në Kostancë me titull “Një fatos i veteranerisë shqiptare-fytyra urdhëronjëse dhe aktiviteti heroik i Kryeveteranit N. N. Naço- Korça” shkruan: “I madhi Naço qëndron kryelartë mu në thelbin e kësaj përpjekjeje trimërore.

Ai, i cili atavizmën e thellë të gjakut, me temperamentin entuziast të natyrës së vet, me vullnetin e patundur të një shpirti që u pat gatuar me zjarr dhe hekur, ngriti me vete nga labirinti kombëtar Institutin Indipendent më të parë të Veteranerisë sonë tradicionale, shoqërinë e mësimit shqip në mërgim “Drita”, pikërisht Ai pat formuar objektin e atakeve më të rrepta nga ana e armiqve zemërthatë, nga ana e atyre që të vegjël, njëkohësiht nga shpirti dhe mendja, për shkak të ulësisë ideologjik dhe për shkak interesash materiale, ishin dënuar moralisht të mos mund të kuptojnë kurrë nacionalizmin e tij të inspiruar... Nuk ka personalitet më dinamik për gatimin e Njeriut shqiptar sesa Burri i madh i kombit, Dekani i flamurtarëve të Veteranerisë, krijonjësi dhe shpirtëzonjësi plot me famë i shoqërisë “Drita” Nikolla N. Naço- Korca”. Veprimtarinë e shoqërisë “Drita” e ndiqte me vëmendje të posacme ambasadori i Austro-Hungarisë në Bukuresht, Suzzara.

Ai në raportin interesant nr.7115 drejtuar ministrit Golluhovski në Vienë, më 22 qershor 1893, i njoftonte të dhëna të rëndësishme për shoqërinë “Drita”, gazetën “Albanezul” dhe shkollën e parë normale shqipe të Bukureshtit. Një Kishë Orthodhokse shqiptare në Bukuresht Statuti i shoqërisë “Drita” kryesisht parashihte përhapjen e kulturës shqiptare, botimin e librave shkollorë dhe të gazetave shqipe. Çështje tjetër me rëndësi kombëtarë ishte futja e gjuhës shqipe në kishat orthodhokse. Lidhur me këtë Nikolla Naço kishte vepruar edhe më parë në Egjipt. Kërkesën për Kishën orthodhokse shqiptare, të redaktuar greqisht dhe shqip drejtuar Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, Nikolla Naço deshi t’ia dorëzonte vetë në dorë Patrikut. Për këtë Naço iu drejtua Mareshallit Nusret Pasha, mikut të tij të ngushtë, që të ndërhynte tek ai për ta pritur.

Kështu Naçon zyrtarisht e pranoi në audiencë vetë Patriku i Stambollit, Dhionis, si paraqitës të kërkesës zyrtare të formuluar nga ai. Patrikut, Naço i bëri përshtypje të madhe me burrërinë e tij, e vecanërisht njohja e greqishtes “në mënyrë të shkëlqyeshme, të kulluar, në trajtat më klasike të saj”. I tërëshenjtë, po ju sjellim nga një ngazëllim pë orthodhoksizmin, duke ju lajmëruar ngjalljen e Krishtit me popullin shqiptar dhe ngjalljen e popullit shqiptar me Krishtin. Krishti gëzohet se erdhi koha që të lavdërohet sipas Urdhërit të Tij ndër gjithë popujt edhe në gjuhën e popullit të Tij besnik shqiptar”. (N. Naço: Vitorul Romanismului f.50). Kisha shqiptare dhe kombëtarizimi i saj ishte njëra nga kurorat e përpjekjeve të rilindasve tanë që vepruan në mërgim. Së bashku me atë të Bostonit, të formuar nga shoqëria “Besa-Besë”, kjo e Bukureshtit u bë gur graniti i ngritjes së Kishës Autoqefale Orthodhokse shqiptare. F.S. Noli dhe Nikolla Naço mbetën sinonim i saj në historinë e Rilindjes Kombëtare. Mbledhja historike e 5 nëntorit 1912

Me dhembje të madhe Nikolla Naço i përcillte ngjarjet në Ballkan, sidomos kur filloi Lufta Ballkanike në gjysmën e dytë të tetorit 1912. Në vjeshtën e 1912, derisa Ismail Qemali ndodhej në Stamboll, ambasadori i Austro-Hungarisë në Turqi e nxiti atë të shkonte në Bukuresht e që andej në Shqipëri, me qëllim që të shpëtohej vendi. Më 5 nëntor 1912, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe një numër patriotësh shqiptarë u mblodhën në hotel “Continental” në qendër të Bukureshtit. Zisi Stavre në “Mbledhja e Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë” shkruan: “... N.Naço më tha t’u jepja sihariqin gjithë anëtarëve të shoqërisë “Drita”, se qe afruar dita e ndarë për të shpallur lirinë e vendit. Të bisedojmë me të se ç’mund të bëjë për Shqipërinë shoqëria “Drita”, se sot është dita ta ngrejmë Flamurin Tonë lart e më lart dhe ta mbajmë fort e më fort”. Rezoluta e 5 nëntorit, e paraqitur nga Luigj Gurakuqi u pranua nga të gjithë plot entuaziazëm. Nga një kopje të saj morën Ismail Qemali, Pandeli Evangjeli dhe Nikolla Naço.

Me Ismail Qemalin u nisën për në Shqipëri dhe delegatët e shqiptarëve të Rumanisë Pandeli Cali, Pandeli Evangjeli, Dhimitër Emanueli, Dhimitër Zografi, Dhimitër Berati dhe Spiridon Tasi Ilo. Kjo mbledhje ishte dalja e fundit në publike e Nikolla Naços. Ditët e fundit të jetës së tij ishin të vështira, i sëmurë dhe i varfër. Më 28 nëntor 1938, plot 24 vite pas vdekjes së Nikolla Naços, duke vlersuar veprimtarinë patriotike të tij në Rilindjen Kombëtare Ilo M. Qafëzezi te “Gazeta e Korcës” shkruan: “Pas Naum Veqilharxhit, Nikolla Naço-Korca është me të vërtetë një nga Kryetrimat e veteranëve të gjuhës shqipe e të Rilindjes shqiptare. Ka pasur armiq politikë dhe ka edhe sot, 24 vjet pas vdekjes, njerëz që përpiqen t’ia shëmtojnë Emrin e Shenjtë atij që të tëra pasuritë e fituara me punë të rëndë i prishte për propagandën shqiptare,
për botimin e gazetave e të librave shqip dhe që vdiq i vobektë, i këputur..”.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Dardania/Kosova- Fakte mbi perkatesine shqiptare

#15

Post by pirro » Mon Aug 02, 2010 1:35 pm

Image

Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”