"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#1

Post by ALBPelasgian » Fri Jan 29, 2010 5:34 pm

Kjo temë është e përcaktuar mbi grumbullimin e dëshmive dhe fakteve mbi shqiptarësinë e Kishave ortodokse shqiptare në Kosovë!

Vazhdim të këndshëm!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#2

Post by Zeus10 » Fri Jan 29, 2010 7:12 pm

Manastiri i Decanit shek. 19.

Image

Pjesemarresit e meshave ne Kishen ortodokse Decan, me .....qeleshe:

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#3

Post by ALBPelasgian » Fri Jan 29, 2010 9:38 pm

Falemnderit Zeus

Do të përpiqem nga web-i i Lëvizjes Vetëvendosje! t'i sjell këto fotografi të ikonave të Manastireve Ortodokse Shqiptare të Kosovës!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#4

Post by Arbëri » Fri Jan 29, 2010 11:25 pm

Përkatësia e kishave dhe manastireve në Kosovë
Shkruan: Fatos Aliu

Kujt i përkasin kishat dhe manastiret në Kosovë? Kjo është një çështje esenciale dhe ekzistenciale për identifikimin e lashtësisë së një etniteti dhe entiteti të një kombi, e kulturës dhe historisë së tij. Çështje e të vërtetës së lashtësisë dhe autoktonisë së kombit shqiptar, të Ilirisë dhe Shqipërisë Natyrale, qëndron para çfarëdo vendimi rreth statusit politik të Kosovës. Neglizhenca e trajtimit shkencor dhe historik të trashëgimisë historike-kulturore shqiptare të kishave dhe manastireve në Kosovë, paraqet turpin më të madh të qarqeve tona akademike shqiptare, sidomos në kohën kur kemi të bëjmë me ringjalljen e pansllavizmit, me pretendimet për përvetësimin e trashëgimisë shqiptare për interesa të hegjemonizmit serbomadh. Përgjegjësinë do ta bartin ata që në këto kohëra jetike për ardhmërinë e Kosovës, gjenden në ballë të këtyre proceseve politike, si dhe institucionet e heshtura akademike të Kosovës dhe e Shqipërisë. As politika e Kosovës, as edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nuk e kanë kryer obligimin që u takon, në të mirë të vërtetës shkencore e historike, përderisa kishat dhe manastiret e Kosovës po trajtohen si serbe nën kontroll të Kishës Ortodokse Serbe. Si mund të bëhet një politikë reale dhe e qëndrueshme duke e heshtur dhe falsifikuar historinë? Çfarë politike për shtet bëjnë shqiptarët duke mohuar kulturën dhe trashëgiminë autoktone të popullit të vet? Si mund të heshtet uzurpimi dhe tjetërsimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Kosovës gjatë kohës së sundimit të regjimeve pansllave të Kosovës. Serbia dhe Kisha serbe nuk ka as të drejtë as legjitimitet të thirret e t’i uzurpojë ato, duke u sjellë si patron ndaj tyre; Serbo-jugosllavia ka qenë vetëm një pushtues i përkohshëm, falë pansllavizmit ruso-evropian. Ato nuk i takojnë Serbisë as serbëve, por janë pasuri e Kosovës, me themele të kohës së Perandorisë Bizantine, e cila, jo vetëm që nuk ka njohur Serbi në Kosovë, por në atë kohë
as që ka ekzistuar, as kombi serb, as gjuha serbe. ( këtë e kemi lexuar te postimet e Zues10 )
Krishtërimi në këto troje është autokton, me vendlindje dhe themele në Iliri, atë nuk e solli as Serbia nga stepet e Karpateve, as nga Rusia. Para se të arrinte në Evropë, krishtërimi ishte zhvilluar në trevat e Ilirisë, me qëllim dhe mision ta kultivonte shpirtëroren e mbronte njerëzoren dhe të mirat e përparimit e kulturës, nga sulmet dhe plaçkitjet e hordhive ardhacake të hunëve, gotëve, avarëve e fiseve tjera të egra, që asokohe ishin vërsulur drejt tokave të Ilirisë së begatshme me kulturë, dijeni dhe zhvillim. Dyndjet e hordhive sllave janë të kohës së mëvonshme, të intensifuara vetëm në mesjetë, në kohën e dobësimit dhe rënjes së Perandorisë Bizantine, por sllavët nuk kanë qenë asnjëherë me supermacion etnik, si serbë, por si përzierje e shumë etnive. Pas rënjes së Perandorisë Osmane, Serbia me mbështetjen e fuqive të mëdha ka arritur të infiltrohet dhe pozicionohet në Ballkan, pikërisht nga shkaku i kësaj përzierje e madhe të përkatësive të ndryshme etnike, ku rol të madh kanë pasë vetë prijësat shqiptarë. Edhe emrat e serbëve janë emra shqiptare të deformuar në gjuhë sllave; si Boris (Bora), Mira (Mirë), Dhimitri (Dimitar), etj. Gjuha është themeli, shpjeguesi i të vërtetës, sado të çirren pansllavistat e botës. Historianët dhe shkencëtarët e kanë për detyrë t’i sjellin argumentet se kush ishin vërtet rindërtuesit e kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, a ishin serbë apo shqiptarë ortodoksë. Ku i kanë rrënjët gjuhësore emërtimet “sllavizuara” ortodokse si të njërëzve edhe objekteve fetare?
Fatkeqësisht, sot për këto çështje më shumë flasin historiografët e botës dhe krijues shqiptarë jashtë vendit, se sa ata brenda. Kjo indeferencë dhe kjo heqje dorë nga kultura dhe historia, nga shpirti krijues dhe etnik, është tragjedia dhe turpi që po ndodhë në trojet e Ilirisë së stome - të Shqipërisë Natyrale! Ky është turpi i intelegjecës, turp i politikës, turp i kombit. Për këtë qesh e po qesh bota me ne, përderisa mohojmë identitetin tonë, të kaluarën tonë, kulturën tonë! Nëse kështu vazhdon, vërtetohet teza e pushtuesve se, pa marrë parasysh lashtësinë e shqiptarëve, shqiptarët nuk dijnë të përcaktohen dhe mbrojnë të vërtetën, dhe, duke heqë dorë nga trashëgimia kulturore-historike e të parëve të tyre, nuk e meritojnë as ardhmërinë si komb e si shtet. Si duket, për këto shkaqe është krijuar (apo ka ndryshuar) edhe strategjia e bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjes shqiptare, edhe po të supozonim se një strategji e këtillë nuk ka qenë e kurdisur që nga fillimi. Harresa kaq e shpejtë e krimeve dhe gjenocidit serbomadh, tregon papjekurinë tonë më ekstreme dhe më të turpshme për shtet e sovranitet.

Historiografët e ndryshëm dëshmojnë me dokumente se shqiptarët kanë dhënë katër papë të Romës (shiko http://www.frosina.org). Sa paska dhënë Serbia, e cila akoma guxon të sillet si zot shtëpie, në shtëpitë shpirtërore dhe kulturore të Kosovës? Serbia e di mirë këtë, prandaj zhvillon fushata anë e mbanë botës, për t’i mbrojtur pronat e uzurpuara dhe fshehë të kaluarën gjenocidale, për t’i mbuluar gjurmat e krimit me falsifikime të historiografisë dhe uzurpimin e kulturës iliro-shqiptare. Prandaj nuk thuhet kot “krimineli kthehet gjithmonë në vendin e krimit”. Kjo po ndodh në Kosovë, me klerikët e vendosur në kishat dhe manastiret e Kosovës, si drejtues të saj. Jo vetëm që i kanë uzurpuar ato, por brenda mureve të këtyre kishave serbet kanë bërë krime gjenocidi, jo vetëm në të kaluarën e largët por edhe në luftën e fundit. Ky ka qenë misioni i tyre kryesor në këto objekte fetare. Prandaj, edhepse në rrethana të reja, të prezencës ndërkombëtare, liderët serbe, si Koshtunica etj., gostiten nëpër festa në Kosovë, në Mitrovicë, Shtërpce e Graçanicë. Krimineli nuk e harron vendin e krimit, po kthehet gjithmonë sa herë që t’i mundësohet. Serbia i ka aktivizuar kollaboratorët shqifolës në interes të politikës së copëtimit të Kosovës, kontrollit të enkllavave me shumicë serbe, kishat dhe manastiret ortodokse të Kosovës, duke siguruar nyjet kryesore për kontrollin ndaj Kosovës në tërësi, dhe synimet e hegjemonizmit për të ardhmen. Faktori i sapoardhur ndërkombëtar nuk brengoset për luftën e supermacionit të njërës apo tjetrës palë, se do të jenë serbët apo shqiptarët prioritet i saj në Ballkan, meqë ka interesat dhe fuqinë globale. Ajo nuk shikon drejtësinë, por krahun e atij që është më i vendosur, që tregon fuqinë e organizimit dhe unitetit të brendshëm, si garanci për sigurinë e interesave strategjike në përmasa më të gjëra lindje-perëndim e veri-jug. Kosova u duhet vetëm si një vatër multietnike e koklavitur etnikisht, nën kontroll, derisa të realizohen këto interesa, mëpastaj mbeten këtu popujt për t’ia filluar serish me konfliktet e luftrat e pambarim.
Kah po shkon Kosova, kah po shkon Shqipëria?
Shqiptarët i kanë bërë llogaritë gabim, (vet)mashtrimi i fundshekullit XX dhe fillimi i atij XXI do t’i kushtojë, me aventurat dhe proceset vetëshkatërruese në emër të demokracisë, vrapin marramendës për përfitime, duke ikur nga qenësorja, nga identiteti e nga bashkimi si komb e si shtet. Tashmë kemi hyrë në fazën përfundimtare të këtij procesi, me logjikën e pandryshuar të iluzioneve për integrime me BE përmes dezintegrimit kombëtar. Këtë e tregon pikërisht mospërfillja e vatrave të trashëgimisë së lashtë të kishave dhe manastireve në Kosovë, sikur këto të ishin diku në qiell e jo në tokën e Kosovës. E kujt pra është Kosova, nëse shpërfillet historia dhe kultura e saj nga vet shqiptarët?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#5

Post by Arbëri » Sat Jan 30, 2010 12:07 am

Katër Papë me origjinë Shqiptare -eek- :shock: ??

The Four Albanian Popes

Pope Saint Eleutherius (175-189)
Pope Saint Caius (283-296)
Pope John IV (640-642)
Pope Clement XI (1700-1721)


In the official newspaper of the Vatican in Rome, L'Osservatore Romano*, Giovanni Armillotta published an article titled "Pope Clement XI and the Albani Family" in which he stated that the prominent Albani family in Italy was founded by two Albanian brothers, George and Filip of Michele dei Lazi, who fought the Turks alongside the 15th century Albanian folkhero, Gjergj Kastrioti, known in Europe as Scanderbeg (1405-1468). As a military leader of outstanding capabilities, Scanderbeg united hitherto warring Albanian clans into a common army to battle the invading Turks thus preventing the Ottoman Empire from extending into Europe.

The Albani brothers took the name "Albanesi" that George's son, Altobello (1454-1564) had changed to "Albani". In addition to Pope Clement XI (1700-1721), Armilotta states that the Albani family produced other illustrious personages who became cardinals, diplomats, and important statesmen including Giovanni Girolamo (1509-91) cardinal, Orazio (1576-1653) statesman, Anibale (1682-1751) cardinal, Alessandro (1692-1779) cardinal, and Guiseppe (1750-1834) cardinal.

Armallota concludes his article in L'Osservatore Romano by stating that "even before Clement XI (1700-1721), we find there were three other Pontiffs of Albanian origin: Saint Eleutherius (175-189), Saint Caius (283-296), and Pope John IV (640-742)".

Pope Saint Eleutherius (175-189)**
Eleutherius spread the Bible to many countries of the Roman Empire. While the legend that an English king Lucius sought baptism from Eleutherius may be fiction, the pope sent a mission to the British which was then a Roman province. He is believed to be the first Albanian pope.

Pope Saint Caius (283-296)
Caius decreed that before a man would be bishop, he must first be porter, reader, exorcist, acolyte, sub-deacon, deacon, and priest. He divided the districts of Rome among the deacons. It was during the pontificate of Caius that Diocletian ascended the imperial throne.

Pope John IV (640-642)
John IV did not forget his native land which was being harried by Serbs. He sent funds to Dalmatia to help redeem the poor natives who had been carried off by barbarians. He also secured relics from the its troubled churches and built a church in Rome to house them.

Pope Clement XI (1700-1721)
Born in Urbano, Italy, of the Albani family whose forebears fought for the Turks for 25 years alongside the 15th century folkhero of the Albanians, Scanderbeg thus preventing the Ottoman Turks from overunning Europe. Clement XI also fostered foreign missions but was unsuccessful in converting Czar Peter the Great.

* L'OSSERVATORE ROMANO Year CXL -N 139 (42.777), Vatican City, Wednesday, June 20, 2001
** See Frosina infobit: Saint Eleutherius: the First Albanian Pope
.

http://www.frosina.org/about/infobits.asp?id=182
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Picasso`
Senior Member
Senior Member
Posts: 146
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:18 am
Gender: Male

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#6

Post by Picasso` » Sat Jan 30, 2010 1:48 am

Kjo eshte nje teme e mire qe duhet te perpunohet thellesisht dhe na duhen referenca te mira nga shkencetare qe i kane studijuar thellesisht keto pyetje historike, si ne shqiperi ashtu edhe ne trojet ku sot jetojne shqiptare.
Kishat jane nje e largeta e jone, edhe pse ne fund nje % i madh i shqiptareve nderuan konfesionin, pa kishat, ne nuk mund te ndertojme historine e mesjetes.

Me intereson me shume per kishen e Decanit, dhe kishen Gjon Vladimiri ne Elbasan, ose si qe e quajne sllavet JOVAN VLLADIMIR.

Ka dikush do te dhena per kete?

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#7

Post by ALBPelasgian » Sat Jan 30, 2010 11:24 am

Picasso` wrote:Kjo eshte nje teme e mire qe duhet te perpunohet thellesisht dhe na duhen referenca te mira nga shkencetare qe i kane studijuar thellesisht keto pyetje historike, si ne shqiperi ashtu edhe ne trojet ku sot jetojne shqiptare.
Kishat jane nje e largeta e jone, edhe pse ne fund nje % i madh i shqiptareve nderuan konfesionin, pa kishat, ne nuk mund te ndertojme historine e mesjetes.

Me intereson me shume per kishen e Decanit, dhe kishen Gjon Vladimiri ne Elbasan, ose si qe e quajne sllavet JOVAN VLLADIMIR.

Ka dikush do te dhena per kete?
Do t'i jap disa të dhëna të përmbledhura mbi këtë Manastir (dmth të Deçanit). Është i ndërtuar nga muratorë shqiptarë që erdhën nga Ulqini e Tivari dhe stili ndërtimor i kësaj kishe është kryekëput shqiptar. Këtë Manastir e ka ruajtur ndër shekuj fisi Gash. Të paktën këto janë të dhënat që i kam marrë nga prof.dr. Skënder Rizaj.
Siç kam lexuar te Edith Durham, rojtarët e këtij manastiri ishin gjithherë shqiptarë, dhe popullsia shqiptare e Deçanit edhe pse e muslminizuar në masë shkonin e kryenin liturgji e lutje në manastir, ose për ndonjë hall a sëmundje.

Image
Image


Image
Image

Ja edhe emrat e Keshillit Kishtar jane shqip, pervecse qe e kane ndonje prapashtese sllave prapa:

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#8

Post by Arbëri » Sat Jan 30, 2010 11:48 am

AlbPelzgian
Pse janë ato emra e sidomos mbiemra me kuptim Serb , te fotoja e fundit ?
Do të thotë se qenkemi qen afër asimilit po vazhdonim në atë drejtim ?

.......................................................
Këtu një dokumentar në lidhje me manastiret e Kosovës , si ishin e si duken sot : http://www.youtube.com/watch?v=SKqwY9gRfFg
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#9

Post by ALBPelasgian » Sat Jan 30, 2010 12:27 pm

Arbëri wrote:AlbPelzgian
Pse janë ato emra e sidomos mbiemra me kuptim Serb , te fotoja e fundit ?
Do të thotë se qenkemi qen afër asimilit po vazhdonim në atë drejtim ?
Arbër, emrat nuk janë në serbisht. Edhe pse serbishten e lexoj shumë me vështirësi, emrat e dhënë (disa prej tyre) janë thjesht shqip përveç që kanë të përngjitur ndonjë sufiks -iq si psh Blakaj - Blakiq e kështu me rradhë. Fotografinë e solla që të dëshmoj se Këshilli Kishtar i Manastirit të Deçanit ka qenë i përbërë prej shqiptarëve ortodoks.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#10

Post by Socio » Sat Jan 30, 2010 12:43 pm

ALBPelasgian wrote:
Arbëri wrote:AlbPelzgian
Pse janë ato emra e sidomos mbiemra me kuptim Serb , te fotoja e fundit ?
Do të thotë se qenkemi qen afër asimilit po vazhdonim në atë drejtim ?
Arbër, emrat nuk janë në serbisht. Edhe pse serbishten e lexoj shumë me vështirësi, emrat e dhënë (disa prej tyre) janë thjesht shqip përveç që kanë të përngjitur ndonjë sufiks -iq si psh Blakaj - Blakiq e kështu me rradhë. Fotografinë e solla që të dëshmoj se Këshilli Kishtar i Manastirit të Deçanit ka qenë i përbërë prej shqiptarëve ortodoks.
Jo, nuk eshte 'Blakiq' por 'Blagiq' dhe vjen nga fjala serbe 'Blago' qe do te thote 'pasuri'
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#11

Post by ALBPelasgian » Sat Jan 30, 2010 12:50 pm

Socio wrote:
Jo, nuk eshte 'Blakiq' por 'Blagiq' dhe vjen nga fjala serbe 'Blago' qe do te thote 'pasuri'
Ka mundësi edhe ajo të jetë Socio. Mirëpo, unë prapë këmbëngul se është megjithatë korruptim sllav (duke i përngjitur sufiksin -iq) i mbiemrit shqip Blakaj, i cili është tepër i pranishëm në Rrafshin e Dukagjinit, dhe sidomos në Deçan.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#12

Post by Arbëri » Sat Jan 30, 2010 12:54 pm

Edhe Luk-iq = Qep
Edhe Angel-koviq = Engjëll
Edhe Jaksimoviq etj ..
Ka mundësi edhe që janë manipuluar nga vet gazeta Serbe emrat e mbiemrat por , asimilin nga kisha sllavo-greke i dimë fort mirë ..
Mos ta cekim Dibrën e Gostivarin se sa Shqiptarë janë Sllavo-Maqedonas sot , mbajen mend mirë ato familje se nuk është kohë e largët .
Nga tjetra anë , edhe komuniteti Musliman në këto treva ka punuar dobët për komb , duke mos i ruajt vëllezërit krishter , duke i konsideruar sikurse të tjerë .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#13

Post by Arbëri » Sat Jan 30, 2010 8:09 pm

Arbëri wrote:Katër Papë me origjinë Shqiptare -eek- :shock: ??

The Four Albanian Popes

Pope Saint Eleutherius (175-189)
Pope Saint Caius (283-296)
Pope John IV (640-642)
Pope Clement XI (1700-1721)


In the official newspaper of the Vatican in Rome, L'Osservatore Romano*, Giovanni Armillotta published an article titled "Pope Clement XI and the Albani Family" in which he stated that the prominent Albani family in Italy was founded by two Albanian brothers, George and Filip of Michele dei Lazi, who fought the Turks alongside the 15th century Albanian folkhero, Gjergj Kastrioti, known in Europe as Scanderbeg (1405-1468). As a military leader of outstanding capabilities, Scanderbeg united hitherto warring Albanian clans into a common army to battle the invading Turks thus preventing the Ottoman Empire from extending into Europe.

The Albani brothers took the name "Albanesi" that George's son, Altobello (1454-1564) had changed to "Albani". In addition to Pope Clement XI (1700-1721), Armilotta states that the Albani family produced other illustrious personages who became cardinals, diplomats, and important statesmen including Giovanni Girolamo (1509-91) cardinal, Orazio (1576-1653) statesman, Anibale (1682-1751) cardinal, Alessandro (1692-1779) cardinal, and Guiseppe (1750-1834) cardinal.

Armallota concludes his article in L'Osservatore Romano by stating that "even before Clement XI (1700-1721), we find there were three other Pontiffs of Albanian origin: Saint Eleutherius (175-189), Saint Caius (283-296), and Pope John IV (640-742)".

Pope Saint Eleutherius (175-189)**
Eleutherius spread the Bible to many countries of the Roman Empire. While the legend that an English king Lucius sought baptism from Eleutherius may be fiction, the pope sent a mission to the British which was then a Roman province. He is believed to be the first Albanian pope.

Pope Saint Caius (283-296)
Caius decreed that before a man would be bishop, he must first be porter, reader, exorcist, acolyte, sub-deacon, deacon, and priest. He divided the districts of Rome among the deacons. It was during the pontificate of Caius that Diocletian ascended the imperial throne.

Pope John IV (640-642)
John IV did not forget his native land which was being harried by Serbs. He sent funds to Dalmatia to help redeem the poor natives who had been carried off by barbarians. He also secured relics from the its troubled churches and built a church in Rome to house them.

Pope Clement XI (1700-1721)
Born in Urbano, Italy, of the Albani family whose forebears fought for the Turks for 25 years alongside the 15th century folkhero of the Albanians, Scanderbeg thus preventing the Ottoman Turks from overunning Europe. Clement XI also fostered foreign missions but was unsuccessful in converting Czar Peter the Great.

* L'OSSERVATORE ROMANO Year CXL -N 139 (42.777), Vatican City, Wednesday, June 20, 2001
** See Frosina infobit: Saint Eleutherius: the First Albanian Pope
.

http://www.frosina.org/about/infobits.asp?id=182
Arise , Kolivilor,Alfeko.
Sa mund të jet i sigurtë ky text , që katër Papa ishin me orgjinë Shqiptarë , keni dëgjuar për këtë ?
Nëse është ashtu siq po shkruan , mendoj që shum punë historike do na kryen ?
Për njërin shkruan ''mendohet '' por aj tjetri si ka ndihmu banorët e Dallmacisë nga sllavët e ardhur , mendoj se duhet jetë vërtetë Shqiptarë ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#14

Post by Kolivilor » Sun Jan 31, 2010 8:33 am

I pari është Niqa Blagiq, që mund të jetë Blakaj siç tha AlbPelazgu.
I dyti është Jovan Angjellkoviq pop shkja.
I treti është Staka Llukiq, që i përgjigjet mbeiemrit shqip Llukaj. Një vëllazëri e Kabashit të Pukës thirret Llukaj.
I katërti Zarko Shabiq.
I pesti është Aleksandër Vuliq, që i përgjigjet mbiemrit shqip Vulaj.
I gjashti Arsa Joksimoviq.

Unë menoj që këta nuk janë afër asimilimit, po veç janë asimilu, dhe nipërit e këtyre mund të na kenë vrarë në luftën e fundit.

Serb njësoj sikurse grek, dmth shqiptar i asimiluar e i përzier me jevgj.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: KISHAT DHE MANASTIRET ORTODOKSE - TRASHEGIMI SHQIPTARE!

#15

Post by Arbëri » Sun Jan 31, 2010 12:01 pm

Ata në foto që i postoi AlbPelazgian pa dyshim që janë Shqiptarë .. Emrat , mbiemrat e ndruar nuk është rast që na habitë .
Ja një shembull i një komentuasi para ca ditësh në një gazet dhe TV sllave :
Thotë: Jamë shqiptar-katolik . Neve ishim mbi qindra mijë në Shkup , shumica prej nesh u asimiluan , mbiemri im është Markovski kurse më herët ishte MARKU , jam nip i Zef Lush Markut ( shkolla e mesme shqipe në Shkup ) .. Familja Bojacievski është familja Bojagjiu ( e nënës Terezë).
Jemi shumë , na vie turp që jemi asimiluar
.
http://www.a1.com.mk/vesti/default.aspx?VestID=118080
Albomakedonec од Shkup, Istocna Albania на 30.12.2009 во 02:18 напиша:
Jas sum Albanec Katolik. Nas ne imase nad sto iljada vo Skopje. Mnogu od nas se Slavomakedoniziraa vo komunizam za podobri rabotni mesta.
Moeto prezime e Markovski inace bese Marku. Sum vnuk na Zef Ljush Marku
Markovski - Marku
Bojacievski - Bojaxhiu (semjsvoto na Majka Tereza)
Ne ima uste mnogu, sram ni e sto sme asimilirani!
Zef Lush Marku është e vetmja shkolle e mesme ne gjuhën shqipe në Shkup që mban atë emër , dhe e njofim familjen e tij , që do të thotë ky koment i ketij komentuesi është i sakt .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”