"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arbereshet e Italise.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arbereshet e Italise.

#16

Post by Arbëri » Sun Jun 27, 2010 10:53 pm

Jeronim De Rada
KUSHTUAR 107 VJETORIT TE VDEKJES
SE POETIT ARBERESH


ImageImage
Një vizitë në shtëpinë e De Radës,
ATJE KU LINDI Jeronim De Rada
Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i ynë i madh, De Rada, lindi ne Maq, katund karakteristik Arbëresh, i cili ndodhet në Kalabri në Italinë e Jugut, pranë Komunitetit më të madh Arbëresh në San Demetrio Corone - ose Shën Mitri i Koronit, siç i thërrasin vendasit arbëreshe

http://www.uri.edu/international/study_abroad/photo%20contest/2007/Places/An%20evening%20on%20the%20main%20street.jpg
Pamje nga Shën Mitri i Koronit


Ky toponim është ruajtur prej arbëreshëve të Italisë së Jugut dhe e ka origjinën nga More-ja, Peloponezi i sotëm në Greqi. Është një nga elementët bazë historik, që tregon prejardhjen e vërtetë të shumicës së arbëreshëve të Italisë së Jugut.

Gjate këtyre fjalëve,menjëherë të shkon nëpër mend pyetja: Çlidhje ka Peloponezi i sotëm Grek - Moreja, me Arbëreshët?

Sipas të dhënave dhe dokumenteve historike tregohet se arbëreshët, bij të të tokës Arbërore, ndosheshin në këto zona për t'u shërbyer perandorëve bizantine, pasi ishin luftëtarë shumë të mirë dhe trima. Ka të dhëna se ata janë vendosur aty rreth viteve 1200, domethënë 200 vjet para se të largoheshin prej andej, për t'u vendosur në Italinë e Jugut, duke e vleresuar More-ne si atdhe të tyre. Fakte historike të ndryshme, përbëjnë një element të vërtetë studimi, në lidhje me këtë çështje.

Prej këtyre vendeve pikë referimi është Koroni, i cili ndodhet në Messini-Peloponez të Greqisë, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite Kalaja e Koronit. Prandaj edhe Arbëreshët e larguar prej andej, kanë ruajtur toponimin e tyre, duke e quajtur njërën prej qendrave më të rëndësishme dhe komuniteteve më të mëdha arbëreshe: Shën Mitri i Koronit-San Demetrio Corone.

Nga qendra e Shën Mitrit, ndodhet vetem 4 kilometra larg, katundi arberesh Maq, ku lindi dhe vdiq De Rada. Unë shkova atje dhe pashë nga afër shtëpinë e De Radës e përgjatë rrugës, ashtu pa u menduar gjatë e si duke folur me vete, po pëshpërisja nën zë: - "Askush nuk mund të më ktheje nga rruga që jam nisur, askush nuk më ndalon dot të shkoj ndër arbëreshtë, atje më janë vellezërit e mi të lashtë, atje më janë vëllezërit e mi antike, bijtë e arbërit me gjak të pashprishtë".

Ndaj rrugës që të conte për në Shën Mitër, shikoje plantacione të mëdha me limone dhe portokalle, gjithkund ndihej aroma e mirë e tyre. Një diell i bukur, që ngrohte ëmbël, ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parë për mua që shkoja në Kalabri, por sa herë që shkoj atje, ndjehem shumë i lumtur dhe gjithmonë më duket sikur shkoj për herë të parë. Pranvera është e bukur gjithkund, por jo më e bukur se në “Arbëri”-kështu i thonë arbëreshët, vendëthit të tyre, Shën Mitrit të Koronit. Tabelat ndër rrugë të urojnë në shqip “Mirë se na Erdhët”. Nuk ka sesi të mos ndjehesh si në shtëpinë tënde, madje edhe me mirë akoma. Shteti Italian, qysh në kohën e Garibaldit, i ka lejuar komunitetet arbëreshe të kenë një liri të plotë, për sa i përket të folmes dhe të shkolluarit në gjuhën e tyre ametare. Kjo u bë qe asokohe, në shenjë falenderimi, për t'i shpërblyer luftëtarët trima arbëreshe, të cilët morën pjesë në luftë, duke luftuar heroikisht për Italinë. Më duhet të theksoj se askund tjetër, nuk ka ndodhur kjo gjë, me komunitetet e tjera shqiptare.

Arbëreshët, të cilët me prezencën e tyre na bëjnë të krenohemi, mbajnë dhe ruajnë gjallë atje, çdo nocion dhe identitet kombëtar, bazuar thellë në origjinë. Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku gjuhë e dytë është gjuha jonë e bukur e Arbrit - Arbërishtja.

Nder ta flitet arberisht. Pershendeten arberisht dhe ne kishë flasin arberisht. Ne restorantet e tyre, menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar dhe e ruajtur brez pas brezi, per me shume se 500 vjete me rradhe, e cila u ruajt nepermjet kengeve, pasi shqipja deri vone nuk mund të shkruhej. Duke folur me njeri-tjetrin, duke u rrefyer fëmijëve të tyre për Arbërinë-vendin e largët, për të cilin me me aq mall flasin.
Sheshi kryesor i qytetit mban emrin dhe bustin e heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriotit. Në ketë komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi, që të dy, nxënës të De Radës. Ky kolegj është ruajtur dhe është i funksionueshëm edhe sot e kësaj dite.

Kur shkon atje, eshte njësoj si të kthehesh 500 vjete ne kohe. Degjon gjuhen e arbrit, siç flitej para 500 vjetesh, me disa ndryshime dhe deformime, si rrjedhoje e kohes se gjate qe ka kaluar, por megjithate, ajo ekziston e paster, arberore dhe tepër origjinale e vjen të na rrëfeje shumë sekrete të historise dhe të ekzistencës se popullit dhe të kulturës shqiptare.

Pamje e Maqit


Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i madh De Rada, lindi ne Maq, katund karakteristik Arbëresh. Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso, i cili ndodhet në Shën Mitër, duket e qarte ne majë të një kodre. Katundi që ndodhet në kodër është Maqi, ndërsa në pjesën e poshtme shtrihet Shën Mitri, kjo qytezë arbërore, me rreth pesëmijë banorë arbëreshe.
Poeti arberesh është mjaft i njohur nga shqiptarët anekend, me "Kenget e Milosaos", “I canti del Milosao”, publikuar ne vitin 1836, e cilesuar nga kritika, si nje nga poemat me romantike te De Rades. Ai shkroi në gjuhën e memes: "Krutan i Mërguar', ''Odiseu'', ''Imotoe'', ''Parayllja'', ''Vantisana'', ''Nasta'', ''Agata e Pravatës'', ''Miloshini, Nata e Krishtlindjeve'', ''Diana'', ''Serafina Topia', ''An Maria Kominiate'', ''Frosina Vantizana'', ''Adina, Videlaida'', ''Skanderbegu i Pafan'', ''Rënia e Mbretërisë së Arbrit'', ''Gjon Huniadi'', si edhe dramat: ''Numidët'', e cila u botua në vitin 1846 dhe më vonë, u ribotua me emrin ''Sofonsisba'', më 1891.

Jeronim De Rada (1814-1903)


De Rada, ky njeri i pendës dhe i pushkës, duke marrë pjesë ndër kryengritje dhe duke qenë një ndër udhëheqësit e arbëreshëve, jetoi dhe mendoi pa u kursyer, për të mirën e shqipes dhe të kombit. Ai u rrit duke shkuar ndër shkollat italiane dhe pohon se ka qenë një nxënës i keq, pasi nuk kuptonte mire italishten deri në moshën 8-10 vjeç. Më vonë, studioi në Napoli, megjithese nuk dinte të fliste mire italisht. Bashkëpunoi me Torelin, i cili botonte "Omnibus''-in në atë kohë, qe ishte arbëresh. Në vitin 1825, i vdes e ëma, kohë në te cilen, ai, sapo ishte njohur me poetin francez, La Martin.

De Rada njohu diplomacinë e huaj dhe shkruan konkretisht për të : - "Ata që i nxisin shqiptarët kundër Turqisë, nuk e bëjnë sepse janë të krishterë dhe nga dashuria e madhe që ata të huaj kanë për kombin tënë që dashkan medemek ta shihkan zot të vetvetes, ata kanë qenë dhe janë gënjeshtarë të poshtër, lakmiqarë të drejtësisë së pinjojve të shtëpive bujare shqiptare, e në mënyrë shumë të ulët dishrakë për token e lumtur që kanë, prandaj për t'i zhbi dhe për ti zhdukur i shtyjnë shqiptarët drejt flamurit të vdekjes, duke i cilësuar kështu fqinjët tanë të sotëm dhe të djeshëm:- shovinistë fqinjë, lakmitarë dhe grabitqarë".

Më 1850, poeti arbëresh u martua me arbëreshën Madalena Melikji, me të cilën lindi katër djem dhe gëzoi për disa vjetë, një lumturi të vërtetë familjare. E shoqja i vdes vite më vonë e sëmurë nga "'pika'' (damllaja), humbet të birin e tij 18-vjeçar, Mikelangjelon dhe të gjithë pjesëtarët e familjes. De Rada pohon se ne fund të jetës së tij, ndjehet i dërrmuar nga humbja e të gjithë pjesëtarëve të familjes dhe se e ka dërmuar varfëria e madhe, skamja dhe mizerja, gjendja e ekonomike shume e keqe, duke thënë pak para se të mbyllte sytë: Jetoj me vështirësi dhe në mjerim.

-Mbërrita të nesërmen ne Maq, shume prej vendasve më njohin tashmë, edhe nga koncertet edhe nga këngët dhe disku im me këngë arbëreshe, qe qarkullon tek arbëreshët e në radiot e tyre. Me një dashuri të madhe, më presin me fjalë të ngrohta dhe nëpër rrugica dëgjoj arbërisht : "ardh Lirjo në katund" dhe e dinë që unë do të shkoj patjetër, të çoj një tufë lule në shtëpinë e De Radës. Kjo do të ndodhe sa here të shkoj e gjer' sa të më rrahe zemra.
Image
Shtëpia e De Radës


Shtëpia e De Radës, në hyrje të saj; e thjeshtë dhe madhështore.
Nga pas është ballkoni, ku shkruante vjershat e tij, poeti ynë i madh.
Në bodrumin e shtëpisë është shaptilografi i vjetër, ku botoheshin shkronjat shqip.
Ndërsa guri përpara shtëpisë, ekziston edhe sot e kësaj dite, aty ku De Rada hipte çdo mëngjes për t'iu ngjitur gomarit të tij e për të shkuar në Shën Mitër, në Kolegjin ku ai punonte si mësonjës, për shumë vite me rradhë.
Sa shumë u lodhën dhe sa pak u shbërblyen, ata që mbajtën dhe ngritën në këmbë, kombin shqiptar.
Dëgjohet një këmbanë. Është këmbana e kishës së Shën Adrianit, në Shën Mitër. Duke u kthyer, njeri prej miqve të mi arbëreshe, Pino Cacozza, pa hyrë mire në qytet, ndalon makinën poshtë një bliri dhe më rrëfen: Ishte pranverë kur vdiq De Rada. Ishte një ditë shumë e bukur e plot diell, ja si sot! Lulet e këtij bliri kishin çelur më shumë se çdo herë tjetër. Kortezhi i përmortshëm, kalonte duke mbajtur De Radën në krahë e duke e shoqëruar atë, për në banesën e tij të fundit. Në të kaluar, sapo trupi i De Radës u gjend poshtë blirit, një erë e forte fryu si s'kishte fryrë kurrë here tjetër dhe e mbushi arkivolin e hapur të De Radës, plot me lule. Njërëzit të tronditur nga kjo përkujdesje hyjnore, lëshuan një britmë dhe njëzëri thanë:
De Rada ynë i madh dhe hyjnor, po ikën
në krahët e zotit!
AI QOFTË I PAVDEKSHËM!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arbereshet e Italise.

#17

Post by Arbëri » Wed Jun 30, 2010 10:38 am

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#18

Post by Arban Blandi » Wed Jun 30, 2010 12:44 pm

Arbëri wrote:Pamje nga Shën Mitri i Koronit
Arbëri, në mundesh, do ishte mirë me e zvogëlue këtë pamje se zgjeron tërë ekranin dhe lexohet me vështirësi e me ba levizje majtas-djathas lodhesh..
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#19

Post by Arban Blandi » Wed Jun 30, 2010 12:51 pm

Emanuele është edhe sternipi i albanologut Birnard Billota, siç e quajnë ata, i cili ka lënë mjaft vepra edhe me vlerë albanologjike.

[quoteemBernardo Bilotta, Opere Albanologiche]1893, Circa i Pelasgi [53p.]
1897, Gli Enti Sacri della Bibbia ne'numi mitologici venerati dai Pelasgi Albanesi, pt. I [127p.]
1899, Gli Enti Sacri della Bibbia ne'numi mitologici venerati dai Pelasgi Albanesi, pt. II[128p.]
1908, Dottrina [26p.]
1911, Nota compendiosa circa l’Eden [23p.]
1911, Le mie opinioni archeologiche e preistoriche [58p.]
1912, Archeologia di Romolo e Roma [107p.]
1913, Studio filologico circa Dardano e Corinto [111p.]
1915, Studio filologico circa gli Eroi preistorici [151p.][/quoteem]

Shqipja e diasporës, sidomos ajo e Arbëreshëve të Italisë, tek e cila, mes shumë barbarizmave latine dhe greke, gjinden thesare të vërtetë, format (glosat) më të vjetra të shqipes: këto duhet të rigjejnë vendin e tyre në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe nga ku janë zbuar me dhunë tridhjetë vjet më parë, dhe kështu ato të rizënë vendin e merituar në gjuhën e kultivuar shqipe.

Drejtshkrimi i shqipes nuk ka ndjekur rigorozisht etimologjinë dhe historinë e fjalëve. Shumë fjalë shqipe, nuk ruajnë lidhjen me trajtën nga vijnë duke reflektuar në të shkruar gabime, që gjuhëtarë dhe përdorues të shqipes sot nuk arrijnë t’i kuptojnë. Mbase një ditë, shqipja do të detyrohet të respektojë historinë e krijimit të fjalëve të veta dhe drejtshkrimi do të reflektojë më drejt historinë dhe etimologjinë e çdo fjale të veçantë të shqipes[1].Por, kjo do të arrihet kur gjuhës shqipe t’i plotësohen dy kushte:

1. të hartohet fjalori historik i saj
2. të hartohet fjalori etimologjik i saj

Në Institutin e Gjuhësisë kanë bllokuar Kartotekën e Leksikut të Gjuhës Shqipe duke e shndërruar këtë pasuri leksikografike për të cilën kanë derdhur djersë gjuhëtarë të paguar me djersën e këtij populli në një thesar të vdekur, që është shfrytëzuar e vazhdon të shfrytëzohet vetëm për projekte studimesh liliputësh[2].

[1]Ndryshe nga vende si Franca, Anglia, Italia etj. ku duke filluar nga shekulli i 17-të u ngritën akademi, që u morën e vazhdojnë të merren posaçërisht me zhvillimin e gjuhëve kombëtare, shqiptarët pengohen të punojnë për gjuhën e tyre. Gjuha shqipe është frut, kryesisht, i punës vetëmohuese diturore të patriotëve shqiptarë, i një pune individuale dhe në grup, e cila prapëseprapë, deri shumë vonë, qe një punë jo e institucionalizuar. Kur kjo punë diturore u institucionalizua, para dhe pas 1944-ës, gjuha shqipe kishte marrë tiparet e saj kryesore, evoluimi i mëtejshëm i saj, e sidomos drejtshkrimi, ndoqi në vija të trasha gjendjen e shqipes letrare të kësaj periudhe dhe jo historinë e krijimit të leksikut të saj.

[2]Një përpjekje të lavdërueshme për t’ia bërë të njohur publikut një pjesë të kësaj pasurie leksikografike e gjejmë te Fjalori i Gjuhës së Ismail Kadaresë të Natasha Sotirit (bot. 2007, Tiranë) ku, siç thuhet me të drejtë nga botuesi, Kartotekës të Leksikut të Gjuhës Shqipe “i ngrihet një përmendore e vërtetë”. Me këtë libër të Natasha Sotirit Kartoteka e Leksikut të Gjuhës Shqipe, që në kohën e hartimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe më 1980-ën përfshinte 150 mijë fjalë nga gjuha e folur dhe e shkruar (të dëshmuara dhe të zbërthyera në rreth tre milionë skeda"), fillon të luajë rolin për të cilën është ngritur, duke u bërë të njohur shqiptarëve pasurinë dhe historinë e leksikut të gjuhës së tyre, kontribuesit kryesorë të saj, si dhe për të mundësuar krijimin e një fjalori historik e etimologjik të gjuhës shqipe. Institutet e Gjuhëve në vende të huaja kanë shkuar më tej, ato kanë hapur faqe në internet duke bërë publike për lexuesin vendas dhe të huaj të gjithë pasurinë e tyre leksikore të vjelur ndër vite e shekuj. Një gjë të tillë duhet të bëjë edhe Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, të publikojë në internet këtë thesar gjuhësor për lexuesin dhe studjuesin shqiptar, por edhe atë të huaj. Pasuria leksikore e gjuhës shqipe nuk mund të jetë pronë e një grushti njerëzish. Ajo është një pasuri kombëtare dhe atë duhet ta shfrytëzojnë lirisht shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, arvanitas të Greqisë dhe arbëreshë të Italisë, etj., si dhe studjues dhe lexues të huaj. Për fat të keq, ne do të jemi dëshmitarë sesi realizimi i një detyre të tillë do të pengohet edhe për shumë kohë nga shteti shqiptar, një pengim që u shkon për shtat e për mide vetë gjuhëtarëve meskine, që popullojnë Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë.


[quoteemLeonardo Savoia]E’ noto che le idee e gli schemi interpretativi della scienza riflettono almeno in parte le dinamiche culturali della società in determinati momenti storici. In particolare i procedimenti etimologici e la ricostruzione linguistica che caratterizzano gli studi linguistici nell’Europa dell’800 si correlano esplicitamente alle istanze romantiche, di cui anzi concorrono a rafforzare o in certi casi a creare i presupposti storico-culturali. Questo, come vedremo nelle pagine seguenti, è valso anche per le indagini linguistiche di De Rada e di altri autori arbëreshë.[/quoteem]Shqiptarët, dhe diaspora e tyre në Itali e Greqi, që guxuan dhe arritën të ruajnë identitetin e tyre, vihen në shënjestër nga një shtresë studjuesish alabakë. Ne, shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves, kujtojme se jemi me pak te rrezikuar nga zhdukja sesa shqiptaret e Greqise, Italise, Malit te Zi, Maqedonise. E kemi shume gabim. Ndryshe Evropa nuk ka perse i lufton egersisht si Historine dhe Gjuhen e shqiptareve dhe ate te mbare Ballkanit.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arbereshet e Italise.

#20

Post by Arbëri » Wed Jun 30, 2010 1:46 pm

Giulio22 wrote:
Arbëri wrote:Pamje nga Shën Mitri i Koronit
Arbëri, në mundesh, do ishte mirë me e zvogëlue këtë pamje se zgjeron tërë ekranin dhe lexohet me vështirësi e me ba levizje majtas-djathas lodhesh..
Nuk di as vetë si u rit aq e madhe ajo foto -hahaha-
Tash është vonë për ta zvogëluar , adminat vetëm kanë hyrje ose Soci dhe Orakulli .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arbereshet e Italise.

#21

Post by Arbëri » Thu Jul 01, 2010 11:33 am

Ne trojet e Hores se Arberesheve

Hora e Arbereshevet, e njohur si Piana degli Albanesi eshte nje qyteze e vogel ne pjesen veriore te ishullit te Siçilise, e vendosur ne kembet e nje mali. Banoret jane shperngulur ne kete zone ne fund te viteve 1400, kohe kur Perandoria Osmane pushtoi Ballkanin. Sipas censusit te fundit te popullsise, rreth 6000 banore jetojne ne kete bashki, dhe pjesa derrmuese e tyre jane me origjine shqiptare. Shqiptaret e ketushem flasin nje arbereshe te veshtire per t’u kuptuar por aspak te huaj per çdo bashkekombes. Njerezit jane teper te afrueshem dhe bujare dhe mes tyre komunikojne njelloj ne shqip dhe italisht. Shumica mbajne emra italiane, madje disa edhe mbiemra te tille, por me krenari deklarojne origjinen e tyre te lashte dhe e quajne veten shqiptare.

Nje shqiptar i Siçilise, Michele Cuçia thote se ne zone ka shume mbiemra shqiptare, te cilet nuk kane ndryshuar me kalimin e shekujve, si Skiro, Dorangrikja e te tjere. Michele punon si konsulent financiar ne nje rrjet bankar te njohur italian. Duke folur me pasion per historine e zones, ai tregon se ne festat tradicionale, banoret e Hores e sidomos grate veshin kostume tradicionale, te qendisura ende me besnikeri, sipas stilit te hershem, te trasheguar nga eterit e vjeter arbereshe e te stolisur me gure te çmuar. Ne fakt, ne argjendarite e ketushme sheh te ekspozuara kostume tradicionale ne ngjyra njeheresh te mbyllura por mjaft te gjalla. Nje element qe bie ne sy eshte brezi i kuq, i stolisur me qendisma arbereshe. Gjithashtu, nder objektet e ekspozuara spikatin gjerdane me gure te çmuar. Njeri syresh ne veçanti eshte teper mbreselenes, me gure te medhenj me ngjyre te kafenjte ne te kuqerremte dhe safire blu qe krijojne nje kontrast te forte por tejet elegant.


Image
Ne trojet e Hores se Arberesheve

Stolite kane nje natyre te dukshme bizantine, çka ne disa raste komunikohet ne menyre te drejtperdrejte permes kryqeve te punuara sipas stilit ortodoks, por te kuruar ne nje menyre qe i japin hijeshine e bizhuterive femerore. Shumica e shqiptareve te ketushem jane te besimit ortodoks dhe Eparkia e Hores se Arbereshevet eshte nje nga tre kishat te ritit bizantin ortodoks ne krejt Italine.

Ndertimi i qytezes ekspozon nje pjerresi te forte dhe shtrihet nga kembet e malit deri ne nje te treten e lartesise se tij. Perveç disa rrugeve kryesore te asfaltuara, te tjerat jane te shtruara me kalldrem e gjarperojne lagjeve duke u ngjitur vazhdimisht drejt faqeve malore, çka e ben ecjen te kendshme por edhe te veshtire per nje te huaj. Te gjitha tabelat orientuese jane ne dy gjuhe, italisht dhe shqip, ndersa shqipen e zeze dykrenore mbi fushen e kuqe e sheh kudo, perfshi ketu edhe institucionet publike.

Ne trojet e Hores se Arberesheve
Image
Hora e Arbereshevet, e njohur si Piana degli Albanesi.

Ndertimi i qytezes ekspozon nje pjerresi te forte dhe shtrihet nga kembet e malit deri ne nje te treten e lartesise se tij. Perveç disa rrugeve kryesore te asfaltuara, te tjerat jane te shtruara me kalldrem e gjarperojne lagjeve duke u ngjitur vazhdimisht drejt faqeve malore, çka e ben ecjen te kendshme por edhe te veshtire per nje te huaj. Te gjitha tabelat orientuese jane ne dy gjuhe, italisht dhe shqip, ndersa shqipen e zeze dykrenore mbi fushen e kuqe e sheh kudo, perfshi ketu edhe institucionet publike.

Çatite e shtepive, te para nga nje fare largesie jane dukshem te pozicionuara mbi njera-tjetren, çka te kujton diçka nga vendosja e shtepive ne Gjirokaster. Ndonese shtepite e ketushme jane me te reja, ne menyren e ndertimit e ne ornamente nuk mungojne motive te lehta tradicionale, ndersa disa prej tyre jane ndertuar me blloqe guri. Nje pjese e madhe e ndertesave jane vila qe kryesisht ngrihen deri ne tre kate. Pothuaj te gjitha jane teper elegante, pa teprime dhe me veçori te dukshme dalluese nga njera-tjetra. Vlen te theksohet se ne qytezen e arberesheve eshte shume e veshtire te gjesh ndertesa te shemtuara. Hijeshia e pjeses urbane te Hores kombinohet me se mire me bukurine e malit dhe rrafshinen qe shtrihet e gjere qe shtrihet deri ne brigjet e liqenit qe mban te njejtin emer me ate te qytezes.

Giuzeppe Comandè, nje djalosh teper i sjellshem me origjine nga Piana degli Albanesi, por qe punon ne Palermo, ndonese nga i ati eshte me origjine franceze, preferon qe me krenari ta quaje veten shqiptar. Giuzeppe eshte shofer ne autobuset e kompanise Prestia e Comandè, nje linje e shpejte e transportit nderurban qe lidh mes tyre, qytetet e fshatrat e Siçilise. Ai tregon se nje pjese e madhe e te rinjve nuk qendrojne ne Piana, por largohen per te punuar ne Palermo, si dhe ne veri te Italise. Megjithate, ai kthehet shpesh ne qytezen e lindjes per te takuar te afermit e miqte e vjeter. “Do te kisha jetuar atje, por mundesite e punesimit jane te pakta”, rrefen ai. Giuzeppe shton se eshte shume i kenaqur me punen qe ben. “eshte diçka qe me pelqen dhe ndihem mire kur i sherbej njerezve”.

Historia

Hora e Arbereshevet u themelua ne 30 gusht te vitit 1488, fale te drejtes se dhene nga kardinali Giovanni Borgia Monreale per t’u vendosur ne tokat e Mercu dhe Aydingli, ne rrethinat e Palermos. banoret u shperngulen ne ishull ne vitet 1480, kur osmanet sulmuan trojet shqiptare ne Adriatik. Fillimisht mendohet te kene jetuar ne çadra, deri kur bujarisht iu dha e drejta per toke ne vitin 1488.

Me vone, ne vitet 1530, nje numer familjesh te njohur si Koroni - arvanitas nga Koroni ne zonen shqiptare te Moreas, sot pjese e Greqise - u vendosen ne fshat. Ne fakt, himni kombetar i arberesheve ne Piana degli Albanesi eshte kenga “O e bukura Morea”.

Duke qene se besimi fetar i te shperngulurve ishte ai ortodoks, çka identifikohej si grek, qyteti i vogel mbajti emrin e Piana dei Greci. Ky emer u mbajt deri ne vitin 1941, kur u ndryshua ne Piana degli Albanesi, me kerkese te vete banoreve. Pas themelimit te fshatit, banoreve iu kerkua permes nje dekreti te papes qe ta ndryshonin fene e tyre nga greko-ortodokse ne katolike bizantine. Ne fakt, ritualit pothuaj nuk ndryshuan.
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/ ... beresheve-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arbereshet e Italise.

#22

Post by Arbëri » Tue Jul 20, 2010 5:16 pm

Interview with Dr. George Maria Castriota Scanderbeg !!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Arbereshet e Italise.

#23

Post by Socio » Mon Oct 04, 2010 8:18 pm

Disa nga letrat e grupeve patriotike Arbereshe derguar krereve qeveritare te Evropes per pamvarsine e Shqiperise, ne fillim te shek. 20.


Image

Image


Shkeputur nga 'Historia e Shqiptarevet t'Italise nga Petro Scaglione, me 1919
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Arbereshet e Italise.

#24

Post by Sally » Thu Oct 21, 2010 9:47 am

Përfundoi në Shkodër Konferenca Shkencore kushtuar rolit dhe ndihmesës së arbëreshëve në kulturën kombëtare shqiptare. Konferenca u organizua nga Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" në bashkëpunim me studiues arbëreshe.


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Arbereshet e Italise.

#25

Post by Phoenix » Sun Oct 24, 2010 3:37 am


User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#26

Post by Mallakastrioti » Sun Oct 24, 2010 9:05 am

Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arbereshet e Italise.

#27

Post by Arbëri » Mon Dec 12, 2011 8:59 pm

Poesie albanesi del secolo XV. Canti di Milosao figlio del despota di Scutari
Tipografia del Guttenberg, Napoli 1836, pp.96

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arbereshet e Italise.

#28

Post by Arbëri » Mon Dec 12, 2011 9:03 pm

I Numidi, tragedia di G. De Rada, tradotta dall’albanese per l’autore
Tipografia dell’Urania, Napoli 1846, pp. 73

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arbereshet e Italise.

#29

Post by Arbëri » Mon Dec 12, 2011 9:05 pm

Rapsodie d’un poema albanese
Tipografia Federico Bencini, Firenze 1866, pp. 105

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arbereshet e Italise.

#30

Post by Mallakastrioti » Sun Feb 12, 2012 9:23 am

A San Demetrio Corone, un paese in provincia di Cosenza, i morti vengono festeggiati durante il Carnevale, vero e proprio Capodanno agricolo. Tutti i riti di questa festa sono collegati al cibo e culminano, dopo una processione durante la quale le donne cantano nenie in ricordo dei morti, in un banchetto al cimitero del paese dove uomini e donne pranzeranno sulle tombe dei propri defunti in loro onore. Nelle case private un prete celebra con rito bizantino la "paneghia" cioè l'elevazione del pane sacro, spezza il pane e lo offre ai presenti (parenti e vicinato), mettendovi sopra un cucchiaio di grano bollito, quindi riceve pane e una bottiglia di vino.



...

Ketu ku paganizmi nderthuret me fene monoteiste. Sigurisht "capodanno agricolo", apo "kryevit bujqesor", vetem popullsite e lashta rurale mund ti kryejne keto rite te sterlashta.
Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”