"1448 - Familja Reres e Epirit
Në vitin 1448 Mbretit të Napolit, Alfonsit të Aragonit, iu desh të shtypte një kryengritje të disa baronëve në zonat fshatarake të mbretërisë së tij në Italinë e Jugut.
Ai kishte nevojë për ushtarë të aftë që të mund të mposhtnin kryengritësit dhe kështu i bëri thirrje aleatit të tij Gjergj Kastriotit për ndihmë. Skënderbeu, në përgjigje të thirrjes, dërgoi atje një trupë ushtarake të komanduar nga gjeneral Dhimitër Reres. Kjo trupë thuhet se ka qenë johomogjene, d.m.th e përbërë nga ushtarë të fiseve të ndryshme shqiptare, të cilët sollën me vete gratë dhe familjet.
Këta arbëreshë e shtypën me sukses kryengritjen dhe rivendosën rendin. Mbreti Alfonso e shpërbleu Dhimitër Reres për shërbimet e tij ndaj Napolit duke e caktuar atë Guvernator të Kalabrisë. Ndërsa ushtarëve të tij u dha tokë në zonën malore të provincës së sotme të Catanzaro-s (Katanxaros). Bëhet fjalë për 12 qytetet e mëposhtme: Amato; Andali; Arietta;Caraffa d' Catanzaro; Carfizzi; Gizzeria; Marcedusa; Pallagorio; S. Nicola dell'Alto; Vena; Zagarise; dhe Zangarona.
Mbas dy vjetësh, një trupë tjetër ushtarake shqiptare u dërgua në garnizonin e Siçilisë për të luftuar një kryengritje si dhe çliruar ishullin. Këto trupa u udhëhoqën nga Gjergj dhe Bazil Reres, djemtë e Dhimitrit. Kjo trupë ushtarësh u ngunjua në fushime ushtarake të ndara në provincën e Palermos duke formuar më vonë fshatrat Contessa Entellina; Mezzojuso; dhe Palazzo Adriano. .."
I pari studiues arberesh i cili nxori ne drite keto fakte, pra pranine e familjes Reres (Dhimiter Rere dhe dy djemte tij Bazili dhe Gjergji), ishte Pietro Pompilio Rodotà ne vepren e tij me titull "Dell'origine, progresso e stato presente del rito greco in Italia".
Disa studiues te sotem arberesh e kane kritukuar duke arritur edhe ta cilesojne si jo te vertet, apo falso, nje ngjarje te tille, apo edhe vet dokumentin ne fjale.
Ne se do mbeshteteshim ne vepren "Annuaire des Voyages de la Geographie pour l'année ..., Volume 3 ", ff. 220-221, viti i botimit 1809, ndeshim ne diçka interesante lidhur ketij fakti (shih imazhin e bashkangjitur).
Ne se do lexonim ne fund te citimit (1) kemi kete shenim:
"Nxjerrja e kesaj diplome eshte bere me 24 shtator te vitit 1665, prej akteve te noterit publik Diego Barretta".
Pra, nuk do kishim arsye te dyshonim autenticitetin, apo vertetesine si dokument, i cili ka ekzistuar dhe eshte bere i njohur me 24 shtator te vitit 1665. Rodotà thjesht nxorri ne drite nje dokument interesant dhe te rendesishem. Lidhur permbajtjes se ketij dokumenti, mendimi im eshte se, sigurisht qe mund te diskutohet dhe te analizohet, por kurresesi nuk mund ta klasifikojme si jo autentik.
