"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqiptaret e Lugines së Preshevës dhe Heshtja e Tiranes Zyrt

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Leutrim
Member
Member
Posts: 16
Joined: Thu Jan 07, 2010 2:13 pm
Gender: Male

Re: Shqiptaret e Lugines së Preshevës dhe Heshtja e Tiranes Zyrt

#16

Post by Leutrim » Mon Mar 15, 2010 1:12 pm

Zëvendës kryeminsitri Ilir Meta ka vizituar Luginën e Preshevës

Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Image

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Shqiptaret e Lugines së Preshevës dhe Heshtja e Tiranes Zyrt

#17

Post by Arta » Tue Mar 16, 2010 1:15 pm

UPDATE - Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm Ilir Meta, deklaroi dje se ekzistenca ose jo e minoritetit serb në Shqipëri do të provohet nëpërmjet regjistrimit të popullsisë, ku secili mund të shprehë besimin e tij fetar dhe përkatësinë etnike. Megjithëse pretendimi i shfaqur nga qeveria e Serbisë, gjatë vizitës së ministrit shqiptar në Beograd, për ekzistencën e një minoriteti serb në vendin tonë, është hedhur poshtë nga historianët shqiptarë me argumente historike, se as në të kaluarën nuk ka ekzistuar një pakicë e tillë etnike, kreu i diplomacisë shqiptare artikuloi se në të shkuarën ka ekzistuar ky minoritet.


Gjatë një pronocimi për shtyp, Meta vuri në dukje se nëpërmjet regjistrimit të popullsisë, do të qartësohet edhe identiteti kombëtar i minoriteteve. Sipas Metës, gjithmonë ka pasur probleme përsa i takon pakicave etnike dhe mënyrës sesi janë cilësuar ato, për shkak të ndryshimit të emërtimit të shetit serb gjatë gjithë periudhës së shndërrimit të tij, që nga një shtet shumëkombësh e deri në Serbinë e sotme. "Lidhur me çështjen e pakicave ju e dini që ka patur disa probleme përsa i takon mënyrës se si janë quajtur ato, për arsye se në të kaluarën kishim Jugosllavinë, më pas kemi pasur Serbinë dhe Malin e Zi si subjekt pasues dhe sot janë disa vende të ndara. Ne, pa marrë përsipër për t'u shprehur në emër të cilitdo jemi treguar të hapur dhe jemi të hapur për të realizuar regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë, për ti dhënë mundësinë çdo qytetari të shqiptar, që jeton në Shqipëri që të shprehë edhe përkatësinë e tij etnike",- tha dje Meta.

Pavarësisht zërave të historianëve se në vend nuk ka ekzistuar një minoritet serb, as edhe në periudhën e viteve 1944-1948 kur Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me Ish-Jugosllavinë, Meta theksoi se ka ekzistuar një minoritet i tillë, por që emërtimi i tij është transformuar me kalimin e viteve. "Kjo është një gjë që është bërë shumë e qartë, sepse në të kaluarën kemi pasur një pakicë që është quajtur jugosllave, më pas është quajtur pakicë serbo-malazeze dhe më pas malazeze", - u shpreh ai. Megjithatë, sipas ministrit të Jashtëm askush nuk ka të drejtë të përcaktojë identitetin kombëtar të çfarëdo lloj minoriteti, ndërsa shtoi se ky përcaktim do të bëhet nëpërmjet regjistrimit të popullsisë. "Nuk është e drejta ime dhe e askujt që të përcaktojë identitetin kombëtar të çdo lloj pakice. Kjo do të bëhet përmes regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë. Ne jemi të hapur në këtë drejtim dhe nuk mendoj se ky standard që Shqipëria ka vendosur, që është detyrim i stadit në të cilin ndodhet vendi ynë, të përbëjë ndonjë problem apo ndonjë shqetësim për cilindo",- nënvizoi Meta.
Ai shtoi se, pavarësisht qëndrimit diametralisht të kundërt për çështjen e Kosovës, Shqipëria dhe Serbia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre rajonal.





WOW ne jemi i vetmi vend qe nxjerrim minoritete nga vetja jone!!!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Leutrim
Member
Member
Posts: 16
Joined: Thu Jan 07, 2010 2:13 pm
Gender: Male

Re: Shqiptaret e Lugines së Preshevës dhe Heshtja e Tiranes Zyrt

#18

Post by Leutrim » Tue Mar 16, 2010 4:08 pm

I polli mushka Ilir Metës në Beograd

Vizita dy ditore e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në Beograd, na solli qartazi përpara syve tanë bërthamën e politikës shqiptare në raport me fqinjët.

Kjo vizitë që ishte edhe strumbullari i aktiviteteve politike të zotërisë Meta qysh se ka rimarrë detyrën e shefit të diplomacisë shqiptare, na solli parasysh veçoritë specifike të diplomacisë së Tiranës në raport me botën por edhe me njerëzit e brumit të vet, pra shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Megjithëse personalisht zotëri Meta, dhe ndonjë nga këshilltarët e tij e cilësuan këtë vizitë si shumë të suksesshme, në mendimin tim personal, profesional dhe akademik, jo vetëm që ishte e gabuar, por kjo vizitë do ti hapë edhe telashe në të ardhmen Republikës së Shqipërisë.

Zotëri Meta, shkoi në Beograd në cilësinë e një ministri fuqiplotë të një shteti sovran, por u soll përpara pritësve të tij, si një këshilltarë i një komune të harruar në kohë jashtë kontinentit tonë. Takimi me presidentin Tadic, ishte një përunjësi e pa cipë e një shqiptari i cili i shtrëngoi dorën presidentit të një shteti kriminel, fajtor për katër luftëra gjakatare gjatë një dekadë, i cili as që ka kërkuar ndjesë, e as që e përfillë ekzistencën e popullit shqiptar në Kosovë dhe Luginën e Preshevës.

Deklaratat e zotëri Metës për integrime euroatlantike të Shqipërisë dhe Serbisë tingëllonin si tentim për të vajosur një ide shumë të ndryshkur në Beograd, sepse Serbia vet akoma nuk është përcaktuar qartazi se a do të ofrohet me BE-në apo Rusinë, dhe këshillat e Ilir Metës dukeshin sikur fjalë të pa kripë.

Zotëri Meta, e para e punës gaboj edhe në orientimin e tij gjeografik. Aj e quajti disa herë Serbinë shtet fqinjë, kur dihet se qysh pas shkëputjes së Kosovës nga Serbia, tashmë Shqipëria nuk ndan as edhe një centimetër kufi me Serbinë.

Përunjësia e ministrit të Jashtëm shqiptar u tregua edhe me rastin e pyetjes së gazetarëve për Kosovën, temë që ai u mundua ta shmang me çdo kusht. Zotëri Meta foli për Kosovën në veten e tretë, pra sikur të ishte një çështje që i përket një konstelacioni tjetër të universit politik. Ai nuk mori guximin e diplomatit që t’i thotë Tadicit se Kosova duhet të njihet edhe nga Serbia nëse duam që rajoni njëmend të përparojë, ose nuk e gjeti guximin e homologut të tij Francez dr.Kushner, i cili vetëm para pak javësh ia tha jo vetëm presidentit, por edhe gjithë popullit serb, se Kosova është shtet dhe ky realitet nuk zhbëhet.

Sa i përket problemit të Luginës së Preshevës, zotëri Meta prapë me lajka nga më të ndryshmet, sillej si kameleon, duke mos gjetur guximin që t’u thotë autoriteteve serbe se vërshimi i shqiptarëve vendas të këtyre trojeve autoktone shqiptare drejt perëndimit javëve të fundit, është si pasojë e diskriminimit ekonomik dhe shkombëtarizimit sistematik të tyre që Serbia po bën me dekada me radhë. Pse për shembull zotëri Meta, nuk kërkoi investime të njëjta nga qeveria e Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Mjaltëzës (Medvegjës) sikur që ndodhin me komunat e përafërta me banorë me to?

Sa për ilustrim, buxheti i sivjetmë i komunës së Vlasotincës, ka marrë 1 miliard e 300 milion dinarë investime nga qeveria qendrore e Beogradit më shumë sesa Mjaltëza, qytete këto gjeografikisht jo fort larg mes tyre.

Përpos kësaj, zotëri Metës i polli edhe mushka, kur Vuk Jeremic, duke treguar agresivitetin dhe mospërfilljen historike karakterizuese të diplomacisë serbe ndaj Shqipërisë, i nxori edhe minoritet serb në Shqipëri. Jeremic, ndryshe nga Ilir Meta, që s’bëzante fare rreth çështjes së pa zgjidhur shqiptare me fajtor kryesor pikërisht Serbinë, kërkoi “të drejta të pa kufizuara për bashkëkombësit e vet në veriun e Shqipërisë”, dhe as që lëkundi qerpikun nga frika se mos po trazohej Meta apo dikush tjetër nga delegacioni shqiptar kur e bëri këtë deklaratë.

Trajtimi me inferioritet që i bëri diplomacia serbe zotëri Metës, u dëshmua edhe me rastin e vizitës së delegacionit shqiptar në Luginën e Preshevës, kur në vend që Meta të shoqërohej nga homologu i tij Jeremic, si njeriu që edhe zyrtarisht e ka ftuar atë me protokoll në Beograd, atij i dhanë si shoqërues ministrin e Pushtetit vendor, duke neglizhuar nivelin e tij dhe të detyrës që Meta përfaqëson në qeverinë e Shqipërisë .

Dhe çështja e fundit, me sjelljen e tij prej një nxënësi të urtë që i bindet fëmijëve ngucagjinjë, zotëri Meta e çoi lart pozitën e Serbisë në arenën ndërkombëtarë duke e bërë qendër të diplomacisë rajonale, dhe duke quar drejt përdorimit të vizitës së tij nga diplomacia serbe si faktor i hapjes së Serbisë ndaj fqinjëve dhe ndaj botës.

Në studimet e mia të shumta për çështjen shqiptare, vend të rëndësishëm zënë edhe epoka e komunizmit dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Kështu unë para disa muajsh po lexoja një dokument arkivor ku Tito e përçmonte Enver Hoxhën kur ky po vizitonte Beogradin në vitin 1946, duke e quajtur “kalama i politikës, fshatar, langua dhe të pa edukatë”.

Nga sjellja e tyre, gjuha trupore që tregonin, dhe deklaratat që i lëshuan zyrtarisht pas takimeve me Ilir Metën, kam përshtypjen se zyrtarët e Beogradit mes vete kanë pëshpëritur po të njëjtat fjalë si edhe Tito dikur për Enver Hoxhën, në mos më keq bile.

(Autori është pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Glasgow, Britani e Madhe, bashkëpunëtor i Qendrës për Studime të Evropës Lindore në Glasgow, hulumtues shkencor në Universitetin e Varshaves, dhe anëtar korrespondent në Qendrën për Studime Strategjike në Londër)

Leutrim
Member
Member
Posts: 16
Joined: Thu Jan 07, 2010 2:13 pm
Gender: Male

Re: Shqiptaret e Lugines së Preshevës dhe Heshtja e Tiranes Zyrt

#19

Post by Leutrim » Thu Apr 01, 2010 5:02 pm

Nuk ka diskutime me shum per luginen?

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shqiptaret e Lugines së Preshevës dhe Heshtja e Tiranes Zyrt

#20

Post by Zeus10 » Thu Apr 01, 2010 6:11 pm

Leutrim wrote:Nuk ka diskutime me shum per luginen?

Nuk ka Leutrim, sepse jemi te gjithe ne nje mendje per te, sidomos per faktin qe politika e Tiranes dhe Prishtines jane fare te perulura para Beogradit. Ç'te thuash me?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Medvegja me vetëm 450 shqiptarë dhe Heshtja e Tiranës Zyrt

#21

Post by rrëqebull » Sun Feb 22, 2015 5:21 pm

Fati i vetëm i mundshëm i njerëzve pa Shtet kombëtar është zhdukja.
Pa një Shtet të vetëm që të mund të përfaqësojë, mbrojë e fuqizojë Kombin Tonë, ky fat do t'i takojë, me radhë dhe pa ndalim, të gjitha vendbanimeve shqiptare, edhe atyre që ende nuk e ndjejnë frymën e pushtuesit mbi qafë sepse banohen nga etnomazokistë e mendjelehtë të gjilpëruar me ideologjira kundra-nacionaliste globaliste që e mbajnë veten me ujë të ngrohtë duke bërë "selfi", duke u zhgapërryer me tallavara e regetona, e duke u shkundur me skedina, siç i kurdis e programon televizioni dhe partitë politikalbësira që përfitojnë prej syleshësísë së tyre.

Pa Bashkim Kombëtar në një Shtet Shqiptar, të udhëhequr e të banuar nga shqiptarë syshqiponjë e vullnetndezur, nuk kemi të ardhme.
Çdo prapësi e deritanishme, përgjatë këtyre 70 vjetëve të fundit nën totalitar-bolshevizëm e liberal-bolshevizëm (se "demokraci" e "tranzicion" janë veç eufemizma), është shkaktuar, shkaktohet dhe do të shkaktohet nga mungesa e shtetndërtimit të përbashkuar kombëtar.




Medvegja me vetëm 450 shqiptarë
, 17 02 2015


User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shqiptaret e Lugines së Preshevës dhe Heshtja e Tiranes Zyrt

#22

Post by Zeus10 » Thu Feb 26, 2015 5:14 pm

"Pastrimi" nga shqiptaret, po behet ne heshtje te plote dhe 'politika e faktit te kryer', u zbatua dhe njehere me sukses, nen miratimin e heshtur te evropianeve dhe indiferencen totale te Tiranes dhe prishtines zyrtare.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”