"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#421

Post by Zeus10 » Mon Jan 18, 2016 4:15 pm

bardus wrote:Sipas Dhimiter Frengut, Skenderbeu shkoi ne ndihme te mbretit te Napolit i cili kishte muaj qe ishte rrethuar nga ushtrite franceze dhe italiane .
Para betejes Gjergj Kastrioti u tha ushtareve te vet :
''Italianët dhe francezët luftojne të mbuluar me parzmore veten dhe kuajt , me armatim nga me modernet ,me kaloresi te shquar e me pervoje lufte krejt ndryshe nga turqit qe luftojne lakuriq pa përvojë dhe qe i kemi mundur pothuajse gjithmonë , .. por duke u ndeshur me kombe totalisht ne numer jo te barabarte me ne, me ushtri me eksperience dhe force te madhe, duhet tu tregojme qe jo vetem i mundim por edhe se ushtaret Arbenore jane sot te paret ne bote..''
Falemnderit per perkthimin Bardus. Sa per saktesim, fragmenti qe ju keni perkthyer eshte marre nga libri:

Image

Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal Sign. D Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, PRENCIPO D'EPIRO
year 1584
faqe41
Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#422

Post by Mallakastrioti » Wed Jan 20, 2016 8:46 pm

-"Regina ad templum. forma pulcherrima Dido
Incessit ..... magna comitante caterva."-
Virg. AEn., lib. 1.
"Chi ricorda oggidì la città di Croja? Memfi e Tebe dalle cento porte, Ninive e Babilonia più non sono ;Tiro e Cartagine, Persepoli e Palmira scomparvero da secoli d'in su la faccia della terra, e non pertanto empiono ancora la fama del loro suono ; ogni secolo che passa le innalza d'un grado più alto in quello sconfinato ideale che si chiama il mondo antico. Croja sta sublime ancora tra'suoi dirupi come il nido dell'aquila, ma triste e solitaria vive oscura quasi non fosse; inconscia di sè, immemore del suo passato, tutto ha perduto, perfino il nome! Alle vendette del vincitore ottomano non è bastato di strapparle lo scettro, demolirne i baluardi, gittarne a terra le torri, profanarle le chiese mutate in moschee, che le invidiò anche il nome, e volle che si chiamasse non più Croja, ma Akserai alla turca, per ricordarle sempre, ogni giorno, ogni ora, nel barbaro nome la sua schiavitù..."
( Antonio Zoncada, 1874)

----

Kruja ne nje gravure te shek. XVI:
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#423

Post by Mallakastrioti » Wed Feb 03, 2016 7:15 pm

Luigi Groto per Skenderbeun.
Prej nje vepre e vitit 1584, rishtypje e nje vepre me te hershme dhe pikerisht e vitit 1545

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#424

Post by Mallakastrioti » Sun Mar 27, 2016 8:37 pm

Gli albanesi e la questione Balkanica

Giuseppe Schirò
Ferd. Bideri, 1904

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#425

Post by Mallakastrioti » Wed May 18, 2016 9:10 am

Qe te kuptojme Shtetin e Skenderbeut, fillimisht duhet te dime zoterimet e Princerve Arber te cilet moren pjese ne kete Lidhje Arberore, ndoshta me e rendesishmja e gjithe historise sone.
---

Arberia (Albania) e pavarur.
Lidhja absolute e Princerve te saj.
".... midis tyre paraqitet Arianit Topia Golemi, i cili ishte vjehrri i te pèavdeksmit Skenderbe, personazh me nje emer dhe autoritet te madh si per bashkepatriotet e tij ashtu edhe per peripecite e luftes. Zoterimet e tij shtriheshin prej lumit Vjose deri ne gjirin e Ambrakise ku perfshihehej ne te edhe gjithe bregdeti: prej Arberoreve (Albanesi) ketij iu dha emri i Madh (Magno). Andre Topia ishte zoterues midis Tira ose Tirana (Tiranes) e vogel dhe Durresit ne krahinat qe njihen si Skuria (Skuraj?), Musachiema (Myzeqeja?), Cherabi (Korabi?) dhe Himares. Gjergj Stresi i biri i Balshes kishte nje shtet te gjere midis Krujes dhe Lezhes. Pal Dukagjini zoteronte tokat e ashpra pertej lumit Drin, te quajtura Drima, deri ne Misine e siperme. Lek Zakaria mbante qytetin e Danjes dhe nje krahine te gjere te Zadrimes se siperme. Pjeter Spanit dhe Lek Dushmanit i qendronin nen varesi Peonet, Pelagonet dhe vendet perreth Balea (?) dhe Drishtit.
Por midis gjithe ketyre me teper zoterime kishte e ndritura familja e Kastrioteve. Ata ishin ne te vertet zoterinjte e Emathise apo Matit, quajtur keshtu pasi lagej prej lumit Mat. Kufijte e saj shtriheshin prej Dibres se siperme deri ne Triballi: dhe shtatedhjete milie ishte largesia prej Krujes kryqendres se shtetit, ose me mire te gjithe Arberise (Albania)...." ( Rapporti tra l'Epiro e il Regno Delle Due Sicilie memorie del dott. Giovanni ...
Di Giovanni Schiro,Borbone di Napoli casa, 1834, f. 150-151)

----
Ne baze te ketyre deshmive mund te ndertohet fare mire nje harte mesjetare lidhur jo vetem Principatave Arberore (shek.14-15), por edhe Shtetit te Skenderbeut i cili funksionoi per 25 vite me radhe!
Image

User avatar
Kastrioti1443
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Thu Jan 03, 2013 10:35 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#426

Post by Kastrioti1443 » Sat May 21, 2016 10:06 am

Mallakastriot, mire se te gjeta edhe nje here vella dhe shpresoj te jesh mire!

Sidoqofte me beri pershtypje ky postimi yt i fundit, dhe une disa dite me pare kam haour nje teme per kete ceshtje

viewtopic.php?f=38&t=6383

Ju lutem kontriboni te gjithe atje, sepse kemi boshlliqe te medha te jashtezakonshme ne harta dhe te dhena mbi shtrirjen e principatave shqiptare, e shekullin e 14.

Gjithashtu a nuk kishin gropjat me Muzaken edhe Ohrin, rajonin e Pologut nder ne Shkup dhe biles edhe Kosturin nen Zoterim?

Po Balshajt dhe me pas Dukagjinet a nuk kishin shumicen e Kosoves nen Zoterim? ( sikur nuk permendet me siper?)

A nuk moren Balshajt ( qe ne wikipedia i trajtojne si sllav) gjithe Kosoven Perendimore dhe qendrore n'en zoterim ne vitet 1360? ( dhe pse na dilka ne wikipedia se mbas vdekjes se Blashes se II ne betejn e Savres, mbas vitit 1389, keto zoterime Balshajt ja kalojne Deppotatit te Serbise, sa e vertete eshte kjo, cfare dokumentash kemi per kete, sepse si reference jepet vetem Fine dhe nje gazete serve?)

A nuk e bene Dukagjinet Prishtinen kryqytet te tyre ne fund te viteve 1300?

Cfare eshte kjo principata e Valones qe nuk e kam degjuar ndonjehere me perpara?

Ku shtirhehsin princapatat Shqiptare para vitit 1385 ( pra para betjes se Savres?)

Kus shtirheshin principatat Shqiptare ne vitet 1430 ( para luftes se madhe te sukseshme te Arianitit kunder Osmaneve)

Pse ne wikipedia trajtohet lufta e 1431-1436 si fitore Osmane, kur Gjergj Arianiti del fitimtar dhe siguron pavaresine e pricipatave Shqiptare der ne srdhjne me vone te Gjergj Kastriotit ne 1443?

Cfare eshte despotati i Epirit dhe ai ishte gjithe Epiri, bashke me Korinthin dhe Akreonine n'en Shqiptaret pergjate viteve 1358-1460 ose me tutje?


Te gjitha keto duhen sqarime shume te forta.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#427

Post by Mallakastrioti » Fri Jul 15, 2016 1:07 pm

Fictional portrait of Gjergj Kastrioti (1405-1468), called Skanderbeg

Technique: steel engraving

Artist: unknown

Date: published between 1834 and 1840

Original Size: c. 6×4,5 cm


Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#428

Post by Mallakastrioti » Mon Oct 24, 2016 11:43 am

Prapaskenat Venciane-Romake ne dem te Skenderbeut.
(Ne vitin 1466 territori dhe i keshtunjohuri si "shteti i Skenderbeut" ishin tkurrur per efekt te lufterave te shumta qe Osmanet ndermorren ne gati 25-vite. Sipas dokumentave te kohes kishte ngelur vetem Kruja (dhe rrethinat) dhe Skenderbeu ishte ne kerkim te burimeve si financiare ashtu edhe ndihmave te tjera luftarake per te vazhduar qendresen dhe luften e tij. Por, Venecia si dhe Papa Pali II po kerkonin te benin nje traktat jo lufte me Osmanet. Fillimisht, sipas dokumentave, Papa dhe disa kardinal romak kerkuan qe Skenderbeut ti hiqej titulli i tij "athleta et propugnatore nominis Christiani", me pretekstin pasi Skenderbeu po humbiste territoret qe kishte patur nen varesine e tij. Por nga çka na sillet ne keto dokumenta arsyet ishin te tjera, pikerisht sepse si Vatikani ashtu edhe superfuqia tjeter e kohes, Venediku, po kerkonin nje traktat paqe me Osmanet, ku pikerisht Venediku kishte interesat e veta ne Ballkan pasi kerkonte te vendoste supremacine e vet dhe Skenderbeu, siç duket, Republikes nuk i nevojitej me dhe te njejten politike ndoqi edhe Vatikani.)
---
" Në verën e vitit 1466 Skënderbeu kishte humbur pothuajse çdo gjë. Tokat e tij ishin ose shkatërruar , ose thjesht pushtuar prej Mehmeti II, por qe nuk kishte arritur të marrë Krujen, qendra e pushtetit te Skënderbeut, apo për të kapur atë. [...]. Sulltani kishte shkatërruar pjesën më të madhe të fuqisë së shqiptarit, “Dei Athleta (nga viti 1457) ose Athleta et propugnatore nominis Christiani “ Prestigji dhe fuqia e Skënderbeut si pasardhëse i Gjon Huniadit (si Athleta) dhe kampion i Romës ishte zbehur shpejt. Në korrik te vitit 1466, Papa Pali II kishte konsideruar tashmë mundësinë e heqjes së titullit Athleta, pasi ishte në kundërshtim me humbjet e tij kundër osmanëve. Shqetësimi kryesor i papës ishte në atë kohë kriza e re italiane që pasoi mbas vdekjes në maj të Francesco Sforza, Duka i Milanos. Nga fillimi i papatit të tij (gusht 1464), Pali II ishte më i interesuar të shnderronte mekanizmin politik dhe financiar të kryqëzatës kundër Mbretit Gjergj Podiebrad të Bohemisë (i cili kishte qenë shkisheruar/debuar dhe qe sapo kishte bërë një apelim "evropian" kundër shkishërimit të tij), se sa për të forcuar kryqëzatën drejtpërdrejtë kundër sulltanit. Ky ndryshim i politikës me së shumti goditi Venecian (në luftë me osmanët qe prej vitit 1463), por edhe Hungarine, aleaten e saj (në atë kohë), e cila kishte humbur Vllahine në favor të sulltanit dhe kishte frikë për sigurinë e pozicioneve të saj boshnjake. Megjithatë, në 1466 Pali II dukej në gjendje të kompensonte mbi te gjithaVenecien, dhe madje edhe Budva, për dizavantazhet e shkaktuara nga ndryshimi në politikën papnore. Duke u përpjekur për të "përmbysur" Skënderbeun, Pali II, ishte me sa duket, duke iu përgjigjur disa "sugjerimeve" që vinin nga vendlindja e tij, Venecia.(Hurmuzaki 1891, f. 62, n° 50, Radonic 1942, f. 97, n° 160, Theiner 1859, f.. 303, n° 472, Babinger 1 )
Marrëdhëniet veneciane me shtetasin e vet Pali II kishin qenë kryesisht negative. Megjithatë, për të arritur një marrëveshje me Papen, Venecia, kishte gjetur nje gjuhë te përbashkët në lidhje me Shqipërine. Këta nuk do të vazhdonin të financonin aktivitetet e Skënderbeut (për pakënaqësi edhe të Mattia Corvinus, një pjesë e rëndësishme e fondeve romane te fushatave anti-osmane te Skënderbeut vinte nga të dhjetat e Kroacisë, në ate kohë nje tjeter mbretëri e Mattia Corvinus). Venecia kërkonte të zinte (pushtonte) fortesat te cilat mbaheshin ende nga Skënderbeu, për të forcuar pozitat e tyre ne Shqipëri. Mbreti i Napolit, Ferdinandi i Aragonës, djali i paligjshëm i Alfonso V (sovrani i Skënderbeut dhe aleat i Gjon Huniadi prej nje kohe të gjatë), donte të distancohej nga Skënderbeu. Nga ana tjetër, Bianca Maria Gian Galeazzo Sforza kishin frikë se Napoli dhe Republika e San Marco mund të fitonin shumë, në zonen adriatike dhe italiane, nga rënia e Skënderbeut. Në kurine papale ekzistonte edhe një parti (fraksion) në favor të Skënderbeut, nje parti e cila formohej nga kardinal te nderuar dhe me influence të kryqëzatës, të tille si Juan de Carvajal (+1469), Giovanni i tretë fitimtari i Beogradit (me Giovanni Capistrano dhe Giovanni Hunyadi) dhe Bessarione (+1472) mik i Venecias, patriarku (latin) i Konstandinopojës dhe bazantini ndoshta më me ndikim si asnjëherë qe nuk ka hyrë në gadishullin italian qe nga koha e Belisariut...[...] (Marinescu 1923, f. 124-130, Schmitt 2004-2005, Mureşan 2006, f. 184-204, Simon 2009 B, f. 493-496.)
Një rol të rëndësishëm në mbrojtjen romake të Skënderbeut duket se ka qenë ajo e Jacopo Ammannati Piccolomini (+1479), mik i ngushtë i ish-Papa Piu II dhe një mik i kardinalëve të kryqëzatës. Kardinali dhe peshkopi i Pavia ishte edhe një admirues praktikisht i pakushtëzuar i Mattia Corvinus dhe një armik i deklaruar i Podiebrad ...[...]...Tre kardinalet (Ammannati Piccolomini, Bessarione e Carvajal ) ishin ithtarët kryesor të mbijetesës së Skënderbeut si një atlet, por shumica e punës së tyre në këtë drejtim (një punë shumë e shtrenjt), duket se eshte bërë prej vet Skënderbeut dhe kontekstit. Skënderbeu arriti një marrëveshje me Venedikun. Republika, me nje deshire ta madhe për të arritur ne një mirëkuptim me Stambollin, e pranoi këtë zgjidhje, sepse nga njëra anë ajo nuk mund ti besonte vullnetit te mirë të Mehmetit II, dhe nga ana tjetër përpjekjet e saj për të bërë paqe me osmanët ishin zhdukur prej sulmit planifikuar nga Habsburgët - Huniadi (bekuar nga Papa Pali II) kundër Perandorisë Osmane, të planifikuara për vitin 1467 (fillimisht sulmi ishte planifikuar te niste në vitin 1466, por u shty). Efekti kryesor i menjëhershëm i sulmit do të kishte ndodhur në Shqipëri, duke çliruar presionin e madh që Skënderbeu kishte hasur. Në këmbim, Skënderbeu pranonte per të marrë përsipër detyren si komandant ushtarak për llogari të Mattia Corvinus në Adriatik... (Raynaldus 1643, f. 178, ad annum 1466, §2. Vedi Pall 1938, f. 219, n.1, Iorga, 1915, p. 205, 242,)
Me kardinalet dhe dy mbretërit e Hungarisë (Frederiku dhe Mattia ishin bashkë-regjent qe nga viti 1463 deri në 1464) në anën e tij, dhe me Venecian e detyruar të pranojë ekzistencën e tij politike, Skënderbeu shmangu shkarkimin. Në fund të të njëjtit vit 1466, përmes një letre të Ammannati Piccolomini, Pali II kerkoi ndihmën e Dukes Filipi III te Borgogna.[...]. per birin e dashur, Skënderbeun, kampionin e guximshëm te Krishtit. Edhe Venecia gjithashtu iu përshtat situatës se re. Emri i Skënderbeut është përmendur në Traktatin për tre projektuar nga Republika mes vete, Budves dhe Stambollit (nëntor 1466), së bashku me vojvodët e dy Valakive, në mes të mbrojturve (rekomanduarve) te Matta Corvinus [...]. Në vitin 1467 Mehmeti II sulmoi përsëri Skënderbeun. Mattia nuk ishte në gjendje për ti ardhur në ndihmë (Federiku III i kërkoi Reichstag për të dërguar trupa gjermane sa më shpejt të jetë e mundur në jug, por pa efekt). Ndersa osmanët ishin duke sulmuar atë që kishte mbetur prej pozicioneve të Skënderbeut në gusht shpërtheu "rebelimi i Transilvanisë", duke paralizuar gjysmën lindore të Hungarisë. Roli i madh ishte ai i Stefanit III të Moldavisë, ai ndryshoi aleancën në momentin e fundit, duke lënë Mattia. Skënderbeut iu desh të shkonte në Itali dhe në "pelegrinazhin Romak" te tij të fundit , e përuli vetveten duke kërkuar ndihmë, por ishte e kotë ( kjo ndihme ishte vetëm per 2,000 dukate). I plakur dhe i sëmurë, ai u kthye në Shqipëri, ku vdiq ne Alessio (Lezhe) në mes të janarit 1468. Dy muaj më vonë Matthia përfundoi një armëpushim me Mehametin dhe ne qershor, për gëzimin e Ammannati dhe te Palit II u nis për në kryqëzatën e tij fatkeqe ne Bohemi.(SM, Archivio Ducale Sfrozesco, Potenze Estere, Venezia 354, fasc. 2, nn (18 Febbraio1468, edito in...)

Autor: Alexandru Simon , Titulli origjinal:Pellegrini ed atleti del Signore ai confini della cristianità: Skanderbeg, Stefano III di Moldavia e le loro relazioni con Roma e Venezia


Image
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#429

Post by Zeus10 » Wed Nov 02, 2016 12:27 am

Sir James Emerson Tennent ne librin e tij te botuar me vitin 1830
The History of Modern Greece, from Its Conquest by the Romans B.C, duke permendur rezistencen e Heroit tone kunder turqve ne kete paragraph faqe 129:

The latter years of Amurath were occupied chiefly in his wars with the Albanians, and his fruitless and reiterated attempts to reduce the fortresses held by the immortal Scanderbeg, or George Castriottis; whose exploits are still the theme of Albanian songs, and whose name has far eclipsed, in modern estimation the deeds of Alexander and of Pyrrhus. His biographer, have not scrupled to affirm, that amidst all his successes, the death of Amurath was in no slight degree accelerated by the chagrin arising from the defeat of his armies by this mountain chief: but in ad 1451 the bravest of the Sultans was gathered to his fathers and his son Mahomet the Second ascended the throne of Adrianople.



e quan Skenderbeun te pavdekshem dhe bemat e tij frymezim te kengeve te eposit shqiptar, ne ate permase, qe ato eklipsojne ne shkalle te madhe bemat e Aleksandrit te Madh dhe Piros. Mesa duket krahasimi, me keta dy heronj te lashte nuk eshte i rastesishem, ata nenkuptuhen prej autorit si heronje te shqiptareve, fama e te cileve u zbeh nga Skenderbeu legjendar dhe ne mes te races qe i rriti te gjithe keta heronj.
Me pas autori aludon, se vdekja e shpejtuar e Muratit, mund te kete ardhur nga marrazi qe e kaptoi, nga disfatat e njepasnjeshme, ne luften e pabarabarte me Skenderbeun.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#430

Post by Mallakastrioti » Wed Nov 30, 2016 9:23 pm

1603

Image
Image

Si1ri
Member
Member
Posts: 23
Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#431

Post by Si1ri » Tue Dec 06, 2016 5:41 pm

Image
Ne foto,kalaja e Kastrit,Vig(Mirditë)
Marre nga faqe FB "MIRDITA"
"Letra qe Zef Nekaj nga Domgjoni i Fanit i dergonte Mustafa Krujes.Disa gojedhena qe rihapin qeshtjen per origjinen e Kastrioteve,por dhe per perplasjet qe kishin Kastriotet me Dukagjinet.Shume fakte interesante per Kalane e Kastrit ne Vig te Mirdites.
Pjesa me e madhe e letres eshte e shkruar ne dialekt(Mirditor).

"Romë, 14 Shtatuer 1952

I ndershmi Zotni Mustafa Merlika (Kruja),

Kureshta e dishira për t′u njoftë e pasë punë me disa njerëz shfaqet gjithnduerësh, por ato të shumtën e herëvet nuk mvaren prej vullnetit tonë. Shka bjen koha e rasti, thonë kah na, nuk e bjen mendja as parja. Po kurr njeri nuk e din se në ç′brigje do ta përplasi trapi i fatit, sado të kujtojë se asht “ndjet” e vullnetmirë, pse shka u mendueka se asht e mirë dhe e drejtë, shpesh herë dalka aq e keqe e e shtrembët, sidomos ke na, sa me rrezikue gjith zbatuesat; vetëm se në këtê lak kryq tfillohen udhët. Disa ethëzohen me iu hŷ kalorësvet nën setulla, sidomos kur ata turren termaleve e kjo në praktikën e jetës materjale asht pika vetë, “testja”; përkundrazi ndokuj i kandet me ndigjue kangën në heshtje dhe i shkon vaji parë me të gjith ata që qajnë e ankojnë, qoftë edhe me ata që kënduen nji ditë ma parë. Kahdo të sillet bota, prap e ze nata. E, në rast se këtu shkita e iu rrasa breshtës së pashtek, prap po marr vetin e rrij zgriptas, që të dijë me u kthye në ksollën teme të vorfën, por të dashtun.
Veçse m’anë tjetër më nguci njifarë kërcuq zekthi kur pashë artikullin t’Uej të fundit, shtypë këto ditë e po më duhet me Ua vra sŷt, për shka qysh tash Ju kërkoj ndjesë.
Si gjithkund në botë, edhe në malsinat tona brén e mundon sëmundja që të kqijat e bame me i mohue e me ua lëshue të tjervet me përbuzje dhe të mirat e bame e të pabame me i përvetsue me krení; ashtu ndodhë edhe për njerzit: për të mirët rrifet parzem, për të kqijt mshifet dora. Do t′ishin bâ blej bukur të rrastë, vërtè hokatarë a humoristikë sa me përlotë e shkoklue së qeshuni sikur ndokush t′ia kishte hy me përshkrue se shka thotë ndër né njani bark për tjetrin, katundi për katundin, krahina për krahinën, malsori për fusharin, qytetasi për katundarin dhe anasjelltas pa zanë gojesh emna vendesh; por m′anë tjetër kjo mbledhje njiherit do të grumbullonte edhe municjon e mitroloza në duert e Vllada Gjorgjeviqit me shokë për të sharrue shtyllat, mbi të cilat qindron kombsija e jonë dhe domethanja e qenjes së saj; kështu do të tërmhazte tue grumbullue muranë e gërmadhë mbi lirín tonë, aq fort të dishrueme pa dijtë me e mprojtë.
Nuk po synoj prandej me thye ndonji harasan të çimentuem e me prishë punë, pse edhe artikujt e Z. S′Uej mbi emnin e vërtetë shqiptar – larg qoftë – nuk e kanë atë qëllim; por rrekin me zdritë të vërtetên shkencore e pra të pamohueshme që edhe na si komb i vjetér me historí të përdjerrun me e ndër rrymat e popujvet të tjerë fqij e pushtues kemi historín tonë, gjuhën tonë, njerzit e prijsat tonë e pra edhe vendin tonë; por, me pasë me e vû vetin në vendin e mbrojtsavet të të drejtavet të shovenizmit sllavo – greko – madh, duhet pranue se ata kanë të drejtë -shka nuk e kursejnë se nuk iu kushton gjâ e madje u shkon për lajlesh-, të thonë: “Ç′janë e ç′liri kërkojnë këta farë shqiptarësh, të cilët ende sod nuk e dijnë si duhet as emnin e tyne?” Po ashtu mund të thonë edhe për emnin e rrjedhën e Kastriotve, që shkoqitni n′artikullin Tuej të fundit.
Si arsimtar kam pasë rastin fatkeq e fatlum njiherit – për shka ndiej njifarë lehtsimi në ndërgjegjen teme – të jetoj mâ se katër vjet në burgjet e Jugosllavis q′prej 1945 deri në fillim të 1950 e atë gjuhë që e urrejshe mâ parë me aq pezëm e fanatizëm trashanik, m′u desht me e nxanë përdhuni e m′u thanë “molim lepo” kur plotsojshem normën e zbatuesavet të të vet′ e pavetdijshëmvet sllavokomunista, por ashtu mrrijta edhe me kuptue të grahmet e qejvet mbi lkurë t′ukut, ushtima e të cilëvet po më cingron në vesh e brén në zemër edhe tash këtu në Romë.
Prej gojës së tyne, prej botimeve e shkrimeve, pak të kalueme e mâ fort të tashme të jetueme mësova në përgjithsí e u binda se parimi i tyne ishte; “me e bâ mrrelën pelë e mandej me shkue pezull mbi tê tue bërtitë pa dijtë me u lodhë – Pelë! Pelë! Pelë! – tue i bâ edhe të tjerët deri sa të mërziten e të binden aq sa me mësue gojën nji herë me thanë edhe ata Pelë mrrelës e mandej shkon goja vetë. “Mbi ligjin e tmershëm përbîs të sugjestionimit e konvinkcjonit të turmës gjithmonë brumë – tue i lanë m′anash interesë e forcë- e kanë bazue ata pjesën mâ të madhe të veprimtarís, ndërmarrjen e historis së tyne, shka iu çelikon traditat e ndërgjegjen kombtare dhe u gdhen ligjin e shejtë, qe na s′dij a e kemi?! Po me atë tufan mbushamendjeje çajnë edhe sod rrugë udhëheqsat e tyne, dalin të zotët për të mprojtë me ngulmim çdo tezë për të cilën kapen, pse të gjitha i pshtjellin në lamshin e dredhës ellastike misterjoze të matjes së kufinit të tyne dhe të gjitha bahen pompa për të frŷ kamerdaren e shukut, që shkon e vjen për bukuri si shuku i Don Ndre Mjedës n′abetaren e Z. Ndue Palucës.
E këtu, jo pse jam krejt fyzë sa mos me kuptue randësin e hulmëtimit e të bubrrimit shkencuer, për shka hyjnisht e pa kurrfarë përlkurje e interese Ju adhuroj – pse tekembramja tash nuk jeni kaluer -, por pse për me u ndie rropama e zdatkut prej atyne që i qesin veshët në lesh, do të duheshin cupila nyjorë e dhajçorë dhe do të duhej me gjetë njaso vegzash, sa me i skajue shtërnguetas skundijt e shgunit t′endun prej ne shqiptarëve. Mos ma zeni pra për të madhe në thansha se rruga ma e thjeshtë asht ajo që kuptohet ma shpejt, që mbush mênden e nuk e lodh profanin, që bje në sy se mund të jetë e vërtetë pa stërhollime lodhëse teorinash e teoremash shkencore, pse për ate që asht në terr, mjafton edhe nji qiri me pa e kush asht në dielli, s′ka nevojë për qiri; dhe se ma në fund ajo që pranohet prej të gjithvet, ose po thom shumicës – e kjo përsa i përket historís -, bahet edhe shkencë, se ma dogmë po se po; animâ shkencë ballkanike!…
Tue u mbështetë në shka këtu fatalisht përfundova për anën shkencore, do të bijshe në kundërthanje të pafalëshme me vetin tue Ju dërgue pjesën gojdhanore, qe do të vijojë ma poshtë, por qëllimi i em këtu asht që mbasi Ju keni fatin me qenë me e ndër gurrat e dijes e të historis, do të mundeni me e shkritue letë, ose me e lëshue lmuq ku të ketë vendin. Ai do të jetë peshimi i Juej e un, edhe në paça birue n′ujë, anishka se jam shpuprishë.
Shtoj se këtu nuk synoj ndonji gja që ndoshta nuk Ju ka ra në vesh a në sŷ, as paraqes ndonji vërtetim historik për të kërkue me ethëzim shqyrtimin t′Uej, as asht ba kjo për shkak cytjeje nga dikush, as asht edhe ndonji trillim vegues i emi a hamêndje, por, tue pasë fitue bindjen – e më qortoni se kam nevojë në mos paça dijtë me marrë vesht – se nji pjesë thalbore e artikullit t′Uej të fundit bazohet në vërtetime afër të vërtetavet, por që nuk e kanë marrë ende lejen e thadrimit në pllakën përkujtimore, jo për tjetër, po prej periudhës së shkurtë të jetës sonë kombtare – mu njashtu si thoni edhe Ju -, tue iu zgërdhî kompleksit t′inferioritetit tem, mora guximin t′U shkruej gojdhanën që përflitet në Mirditë për emnin e rrjedhën e Kastriotvet, kunorës e nderës sonë kombtare.
E pyeta Z. Kapidan Gjonin se si e në se dinte ai ndonji gojdhanë mbi këte çâshtje, por nuk m′u zotue me më kthjellue gja ashtu si e kam ndie e po e parashtroj para Jush. Gilxue për këte çashtje, pyeta Z. Kap. Nduen, i cili tha se çdo tezë përsa i përket prejardhjes s′emnit të Kastriotvet e rrjedhjes së tyne në lidhje me katundin Kastër të Mirditës e me Kastratin e Malsís së Mbishkodrës, âsht shkartue si hipotezë e zbetë. Un përkundrazi jam në kundërshtim me te e me Z. t′Uej, që as nuk e keni përmendë si gjodhanë n′artikullin e fundit që shënon Hammer-i e që Ju e keni përmendë; ndonse teza e Z. Kaloshit dhe e Z. Kolgjinit që duket se janë përputhë, u paskan dhanë aq landë se me ju bindë. Tue qenë kureshtarë për këtê, pamë bashkë me z. Kapidan Nduen historín e Athanas Gegës, e cila ndoshta pse Ju ka mungue gjatë hartimit t′artikullit, ka ba që të mos e çekshit aspak këte tezë, jo në mënyrën që mtoj un, por së paku si e ka çekë ai. Shtoj se kurr ma parë historija e Z. Gegës nuk më ka pasë ra në dorë, mbassi mjerisht frangjishten nuk e njifshe. Dijshe vetëm se Z. A. Gega ka shkrue nji histori për shqiptarët, por jo se të çfarë periudhe. Tue e lidhë shka pashë në librin e tij prej faqes 31 – 34, ku flet për temën që kemi para në shqyrtim me atê që do të shënoj, u krepatova e mora zemër me Ju shkrue. Prandej edhe po Ju shënoj adresën e librit, të cilin ndoshta jeni në gjendje me e porositë: “L′ALBANIE ET L′INVASION TURQUE AU XV siécle – ATHANAS GEGA – Paris 1937- Librairie orièntaliste PAUL GETHNER 12 Rue 12 Paris”. Prej vargut të shënimevet që jep poshtë pasqyrohet mirë se âsht bazue në mjaft burime, për shka e lavdoni edhe Ju. Shënon edhe se për këte çashtje shkruhet në “Hylli i Dritës′ vj. 1931-1934, të cilët besoj se i keni. Për t′ardhë n′atê që mton gojdhana e Mirditës mu mbi këte çashtje, për hir të gjetjes së të vërtetës kishem me thanë se do t′ishte mirë, sikur ta kishit edhe Ju atë libër, mbasi mendoj se krahasimi e ballafaqimi janë mbulimi i të vërtetavet.
Urdhnoni pra këtu mâ poshtë të lexoni shka kam ndie e shënue (natyrisht tash shënime nuk kam këtu, pse kam dalë prej vendlindjes q′prej 1942, por mbajtë mend) prej plakut 89 vjeçar të katundit tem Domgjon i Fandit të Mirditës, Pal Gjikës; prej gojës së Tuc Përkolës nga katundi Lum i Bardhë i Qafës së Malit edhe ai plak 80 vjeçar e deri në nji shej vendi vërtetue edhe prej 95 vjeçarit Ndue Dod Marka Kolës së Grykës s′Oroshit:
“Heret dera mâ e madhe e Shqipnês s′Epër paska pa qân Dera e Prêncit Dukagjin, si e kapte prí ujit t′Matit Mjé m′uj t′Llapit si bje m′Kosovë. Si gjithnjeri t′zot e si e ka nêm Zoti njerin, ene ajo derë ka qân ngrânë me krent qera t′vokla e t′mdhoa; veqsi ka pas pushtet e urtojke gjithkâ i merrke mênja m′thue. Qahû u bâ ene me t′parin e Kastrës, si ka qân gjytet′i vjetër i Mêrditës e si e kan pa shem tërmetet qyshse s′mahet mên. Fërkêmet e tíj jan në sod m′Vigj t′Dibrrit, ku bregju i zallit t′Xhadrit. I Zoti i Kastrës si i thojshin Kastri s′i diti ví veti prí ni gatrrese a gjaku me bark t′Dukagjinve ene m′nifar shej veni u que e duel ene e lá. Miq e dashamêr vón ke i pari Dukagjin m′u hî nërmjet ene e lún tu i thânë: “Tei si jë Prênci in Dukafjin, ene Kastri âsht joni, ene na jimi t′ut: n′na desh nè, ene aj asht joti, asht Kastri-joti1)” Po asi shteku Dukagjinit s′ju theie mênja m′u nreq me Kastrin.
1) Si sod e mbaj mend kur, si me dashtë me ma shtî në krye me zort, Lal Pali (se ashtu e thirrte gati krejt katundi), m’u gërmush: “Ma men biro: Kastri – joti.”
kap për kepa t′Krûs, nepse atohere Kastra paska pa qan me t′tana t′mêrat e Zotit. Si hiku Kastri aqe, sun lipi mâ cucë knej ka Shqipnêja.
Po ni gjâ se Kastrijotit i shkoi már me fushakët, se ata i ngjuen mâ mêr se malcakët. Aj vét nuk mêjt m′fúsh, po m′Krû ene kur erdh Turku me zaptue Shqipnên, aj i duel përbáll mâ fort se Prênci Lek Dukagjin. Po Turku hini me urdina t′mdhoa ene atohere Kastrijoti i qoi fjál Lek Dukagjinit: “tei si je Prênc Dukagjini po t′qoj t′falmeshndet un si jam Kastrijoti si ka ardh Turku me na pushtue dhén e me na nrrue fén, pratâ duhet me lidh bes e em e luftue m′njâ”. Ene Leka tu ju tút Turkut t′húej dau me luftue mnjâ. Qysh at′here ka met ene m′Kanu si gjaksort besatohen e luftójn mnjâ anmêkun e húj. Po kur itte Kastrijoti pa bés, ka pas mâ freik Lekën se turkun, pratâ gjithhér i ka pa nej gjati m′i lip bés Lekës; po ki u mërzeit me bés tash e bés mastashi ene i dha bés t′pacak e t′gjat mjé ke ta treisshin Turkun. Pratâ ka met fjala e moqme: “Me lidh bés si Leka me Kastrijotin1)”.

E shkrova kështu në dialektin Mirditçe, fjalë për fjalë si m′a kanë pasë rrëfye pleqt qe përmenda parez, pse kujtoj se kësisoji bje në vesh mâ mirë. U pëlqen edhe Jú.
Sa për vendin e kshtjellin e Kastrës po Ju lëshoj në dorë disa shënime që dij un me sa kam pae që m′i kthjelloi z. Kapidan Gjoni.
Kastra ndodhet në Bajrakun e Dibrrit, mu kundruell gojës që sajon lumi Giadër (Merditçe: Xhadri) me Vomën që âsht deg′e tij, e cila vjen prej Kalivaçit.
1) At’here pa o tregon se asht dishka mâ ngiat nesh, ose, shka mund të jetë mâ me vend: kur ndajfoljes së kohës atohere i prinë ndonji fjalë me rroken e fundit ë zgjatueme, o-ja bjen, pse dialekti i Mirditës, si kujtoj un âsht mâ lakoniku; prandej na thotë me kuptimin e dyfishët: “Merditasit i hanë fjalët”, që këtu do me thanë germat.
të diftojmë ma poshtë tash âsht zallinë, i thojshin deri vonë “Fusha e Kastrit” e mâ vonë “Fusha e gjytetës”, kuptohet gjytetës, kalas së Kastrit a të Kastrës. Disa te na i thonë vetëm “Gjyteta”, shka tregon se aty ka qenë qytet, si do të shofim mâ poshtë.
Më dimnin e vjetit 1937, atëhere kur u bâ përmbytja e Myzeqès, e Fushës së Matit dhe e Zadrimës prej vërshimevet të lumejve përkatës edhe Giadri pat qenë tërbue e pat çue në hall të qenit katundin Mnelë, Kalivaç, Vig e krejt Dibrrin e Ulët. Mbasi lumi në fjalë i përbini me rrëmbim tokët e buta e të plleshme, i përplasi shkulmat përlás edhe mbi kalán e Kastrës tue rrëmbye përpara nji pjesë të madhe të saj me naltsí 4-5 metrash e me gjansi mâ se 30 metrash, tue lanë tullac pjesën tjetër gati me aq naltsí e rrethsjellës. Asht interesant me përmendë se gurët e pjesës s′epërme nuk bâjshin ndonji përshtypje të jashtzakonshme, por kur u zbulue pjesa e mesme (ndoshta brezi i mesëm i kështjellës), ajo duel e ndërtueme prej tullash shum të pjekuna e të forta si guri me përmasat afër 15-25-35 cm. Mbi to, si asht zakon në krejt vendet tona me iu rá më qafë kuajve të coftë, porsá flejti lumi n′amë të vet prej grafullimit, rranën sekush ma para shoqit e me shka mujtën shkapën e bajtën deri ke s′mujtën mâ. N′at valë ethesh, tue kujtue se mos gjejnë ndonji vjetërsinë, disa katundarë ia hynë me grrye, por kërçiku i vocërr, shpresa e vokët, si edhe lakmija e smira i nguci dhe hyni grindja midis Vigasve, Mnelasve e Kashnjetasve, të cilët i mtuen dy katundet e para me u dhanë pjesën e gjithatyne qe do të gjejshin rreth kalas e në nëntokë. Atëhere shtikan peng e pleqni dhe z. Kapidan Gjoni i paska pasë nda së keq me këto fjalë; “Xhadri e ka dá vétë pleqnên e as un as ju nuk kimi qa dájmë”.
Mandej; në rranzen e kvatundit Vig të Dibrrit duken edhe sod e kësaj dite murana e rrenore, shejet e njij qyteti të dikurshëm, qe simbas Z. (tash shokut) Prof. Petraq Peppo prej Korçe, të cilin besoj se e njifni edhe Ju si zelltar të çashtjeve historike, dikur paska qenë qyteti Kastra.
Në shqyrtimin e ekspozès (mâ fort pëshkrim fizik) që i pata dorëzue profesorit në fjalë për vendlindjen t′eme Mirditën me 1938, nji vjetë para se të mbarojshe Shkollën Normale t′Elbasanit, Z. Peppo ilustroi për atë vend se paska pasë qenë burim i pasun xehesh, sidomos në serm. Ky fakt arsyeton zejen e vendasve të parë, që kanë qenë argjentarë. Kështu Kastra, tue pasë qenë burim pasunije shum mâ me vleftë se Drishti e Zadeja e vonëshme, ka pasë nevojë m′u mprojtë e mprojtsi e rojtsi i saj e ka ruejtë thesarin në kasat1) e trasha “kastrasha” ashtu si do të ketë qenë sajue së pari kjo fjalë prej të parësh sonë. Rojtsi i kastrashës u thirr Kastri e kshtjella e tij Kastra2).
1) Fjala duhet përligjë me ndikimin e gjuhës latine, folsat e së cilës Rromakët duket se kanë hapë edhe xehen e ndërtue kshtjellën e mprojtjes s’arkës së thesarit. Në se merret që fjala “kastër” vjen prej castrum – castro – kështjellë, ku kanë dimnue e janë shqutue kuartjeret ushtarake, atëhere kishem me thanë se duhet kthjellue se kur i asht dorzue Kastrijotit kështjella për ruejtje e mprojtje, i kanë thanë: “qe, Kastra jote, ose si ngatrrohen gjinít, qe Kastri (i) joti, kështjelli yt.
2) Mbrapashtesa “joti” në mos qoftë sajue si puna e fjalës “ha, mer e ikë” Amerikë prej shqiptarësh, mbasi malsorët do t’i spjegojnë fjalët me gjuhën e vet që dijnë, atëhere duhet dyshue se mos asht ndonji mbrapashtesë e huej, mundësisht greqisht, si te fjalët Himarë – himar – jot – i, Pano – Pana – joti etj. Ndikim që mund të ketë mbetë prej kolonive greke, ose mâ drejt prej tregtís me tregtarët grekë edhe në viset bregdetare të Shqipnis së Veriut. Kështu me këtê shqiptarët kanë dashtë me nderue ndonji të parë, si puna e Kastri – jotve?
Me shkeljet sllave xehet e Kastrës u shfrytzuen e u shterrën aq fort, sa rojtsi i kastrës mbet vetëm zot i kshtjellës e zejtarët, mbasi nuk patën shka me punue mâ aty, shkuen e zunë vend në Prizren, ku ruejnë edhe sod e kesaj dite artin e argjentaris1), gati mâ të përmendun në Ballkan.
Z. Peppo pat qenë kënaqë tejet për gojdhanën që i kallxova e ai e lidhi ngjarjen kështu; tue kujtue Princët Dukagjin se mos Kastri kishte ende pare në Kastërashë (Kastër), lejuen cubat e tyne me rrëmbye thesaret që dyshojshin se ruen ende Kastri. Mirpo ky duket se vrau nji prej t′afërmvet të Dukagjinve dhe kështu del anmiqsija midis Dukagjinve e Kastrijotve, që simbas gojdhanës së Mirditës e bani Kastrin me u dyndë, fill e fill grindjesh për të cilin shkruen edhe historija, por që nuk merr para sysh gojdhanën tonë, porse shtimin e namit e të dhanavet, si edhe zilín e sundimit nga të dy palët.

Zef Vorf Nekaj".

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#432

Post by Mallakastrioti » Thu Dec 22, 2016 8:40 pm

Ne vitin 1651 shkrimtari spanjoll Francisco Borja i Aragonit (princ i Squillace dhe kont i Rebolledo, 1581-1658) publikon poemen epike me titullin "Naples recuperada por el Rey Alfonso". Vepra eshte e ndare ne 12 kenge dhe kenga e nente i kushtohet qendreses arberore nen Skenderbeun kunder Osmaneve.

Pjese prej kenges se nente

Image
Image

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#433

Post by Zeus10 » Fri Dec 23, 2016 12:30 am

Aty permendet Tirana, a ishte ajo ne egzistence ne kohen qe eshte shkruar kjo poeme?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#434

Post by Mallakastrioti » Fri Dec 23, 2016 8:40 am

Zeus10 wrote:Aty permendet Tirana, a ishte ajo ne egzistence ne kohen qe eshte shkruar kjo poeme?
Mendoj se autori eshte mbeshtetur tek vepra e Barletit, pasi, ne mos gaboj, Tiranen e permend edhe Barleti ne vepren e tij (kur osmanet ngriten kampin ushtarak ne fushen e Tiranes).
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#435

Post by Mallakastrioti » Sun Jan 08, 2017 9:01 pm

Rrethimi i Shkodres dhe sulmi mbi te. Gravura shoqeruse te vepres se M Barleti me titull "De Scodrensi obsidione, et expvgnatione".

Image


Image
Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”