Page 32 of 33

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Sun Mar 04, 2018 1:07 am
by Arbëri
Në Zajaz të Maqedonisë.

28577598_1563451900435325_4627639730282954752_n.jpg

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Sun Mar 04, 2018 2:46 am
by TeuAL
Gjuhetari Arber Mateo Renzi

Mateo Renzi, nga familja e Skenderbeut, lindur ne Keln ne 1577, ishte gjuhetar dhe qendroi tre vjet ne Irlande(Athlone) ku studjoi gjuhen vendase dhe shkroi tre vepra per kete gjuhe. Monumenti ne Athlone shkruan per te (ngjitja).

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Tue Jun 12, 2018 6:48 pm
by Mallakastrioti
TIRANË,12 qershor /A.ALLA ATSH/ – Aktivitetet shkencore të mbajtura në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, vazhdon të ngjallë interes jo vetëm nga publiku por edhe nga studiues të shquar të huaj dhe shqiptarë që prezantojnë për herë të parë studimet e tyre shkencore, mbi vlerat e paçmueshme që figura e heroit ka tejçuar në shekuj në letërsinë por jo vetëm.

Ndërsa për disa kjo figurë mbetet frymëzuese dhe simbol i lirisë dhe luftës ideale, për të tjerë Skënderbeu mbetet hero jotipik për shkak të karakterit dhe simbolikës që ai mbart përtej kufijve.

Pas ligjëratës së mbajtur sot në nder të figurës së Skenderbeut, albanologu Titos Jochalas tha në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ndjehet i nderuar që është ftuar zyrtarisht nga kryeministri i vendit, për të folur mbi veprën e tij albanologjike ”Skënderbeu në historiografinë dhe letërsinë greke moderne”.

”Skënderbeu është një figurë e madhe jo vetëm për Shqipërinë por dhe për Europën. Kam konstatuar se shtatorja sot e Skënderbeut ka ende shpatën e tij të diplomacisë ndoshta për të bërë beteja të tjera fitimtare për Shqipërinë dhe popullin e tij shqiptar”, u shpreh Jochalas.

Ai tha se ”figura e Skënderbeut është simbol uniteti midis grekëve dhe shqiptarëve pikërisht e epiriotëve. Grekët e kanë vënë Skënderbeun si një figurë që bashkoi grekët gjatë revolucionit kombëtar dhe si një figurë me fitoret kundër turqve, ka mbetur një simbol unik. Për këtë gjë heroi kombëtar ka emocionuar grekët dhe janë shumë libra që janë shkruar deri sot të cilat janë një thesar i unitetit ballkanik”.

Image


---
PERGJIGJE E THJESHTE DHE E DREJTPERDREJTE:

"Ne kohen e Skenderbeut, i duhet kujtuar Akademikut Tito Johalas, Greket si Ethnos nuk ekzistonin, pra si nje popullsi ne kuptimin empirik te fjales. Ne se ekzistonin dhjetra etni te tjera, e pra, Greket ishin nje katrahure popujsh te quajtur "Romei=Romak" (qe nuk do te thote asgje). Gjate Revolucionit te keshtuquajtur Grek gjithe ata qe luftuan nuk luftuan ne emer te Greqise pasi nuk kishin nje vetdije te keshtuquajtur "greke" (do duheshin dekada qe Romeite mesjetar te beheshin Grek). E fundit, gjate ketij Revolucioni (Grek) figura e Skenderbeut nuk njihej prej revolucionareve arvanitas qe mbajten barren kryesore ne anen luftarake dhe kjo per aarsye qe tashme dihen ( Skenderbeu si figure e cila u ruajt ne Perendim dhe qe u zhduk ne Lindje ku Ballkani hyri koke e kembe mbas vdekjes se Heroit Arberor-Shqiptar). Akademiku i nderuar, pike se pari te merret me ate çka po humbet nder Arvanite (ndergjegja dhe Gjuha) , pasi per nje Skenderbe qe lidh Shqiptar e Grek, eshte paksa e ekzagjeruar si teze, edhe pse e guximshme, por qe nuk ka asnje baze si historike ashtu edhe shkencore!
...dhe nje shtese: i duhet kujtuar Akademikut Johalas qe: ne mesjete dhe ne kohen e Skenderbeut me Epirote jane percaktuar dhe nenkuptuar perhere Arberoret dhe Shqiptaret, pikerisht sepse nuk ekzistonin Greket!

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Sun Jun 17, 2018 6:22 pm
by Arbëri
PULLA E PARË POSTARE ME SKËNDERBEUN U SHFAQ MË 1913
34176570_1003931396436845_5132763334952615936_n.jpg

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Fri Aug 17, 2018 7:15 am
by Arbëri
Letra e Sulltan Muratit II, i kërkonte Skënderbeut t’ia kthejë tokat Serbisë

(C. C. Moore George Castrios pp. 63-7 as quoted from Knolle’ “History of the Turks”).

Image

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Tue Aug 28, 2018 1:50 pm
by Zeus10
Pierre de Ronsard (1524-1585), i mbiquajtur “Princi i Poetëve”, shkroi në vend të parathënies një sonet kushtuar Zhak de Lavardinit, në të cilin e portretizon Skënderbeun si më poshtë (cituar nga libri i shqiptaro-francezit Aleksandër Zoto, Ed., Anthologie de la prose albanaise. Fayard, 1984):
ku pa medyshje autori deshmon per lidhjet e shqiptareve me te kaluaren, duke mos lene vend per ekujvok.

LXXXVII.
A JACQUES DE LAVARDIN, Sieur du Plessis-Bourrot.

L'Epire seulement en chevaux n'est fertile
Bons à ravir le prix au cours Olympien;
Mais en hommes guerriers dont le sang ancien
Brave se vante issu du valeureux Achille.
Pyrrhe m'en est tesmoin, qui razant mainte ville
Eut enfin pour tombeau le vieil mur Argien,
Et Scanderbeg, vainqueur du peuple Scythien,
Qui de toute l'Asie a chassé l'Evangile.
O tre grand Epirote ô fatal Albanois!
Dont la main a desfait les Turcs vingt et deux fois,
La terreur de leur camp, l'effroy de leurs murailles
Tu fusses mort pourtant, englouty du destin,
Si le docte labeur du sçavant Lavardin
N'eust, en forçant ta mort, regagné tes batailles.



Epiri nuk eshte vetëm vendi i kuajve të mirë
Me te cilet jane fituar çmimet e lojrave olimpike,
Por ka luftëtarë si nga një gjak i lashtë,
Qe mburren se rrjedhin nga trimi Akili.
Pirrosi , dëshmitar i plaçkitjeve të shumë qyteteve,
pati me në në fund varrin e tij në murin e lashtë Argian,
Dhe Skënderbeun, plot urrejtje për popullin skith,
Që zhduku nga e gjithë Azia Ungjillin.
- O Epirot i madh! O Shqiptar trim !
Dora jote njëzetedy herë Turqit shpartalloi


Image

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Thu Nov 29, 2018 5:59 pm
by TeuAL
Shqiptaret me Papen ne Kongresin e Mantoves te vitit 1459
TeuAL wrote:
Sat Jun 06, 2015 9:49 am
Po ngjis panelet nr. 8 dhe nr. 10 nga ky cikel.

Teksti qe shoqeron panelin #8 thekson pjesemarrjen e Shqipetareve ne kongresin e Mantoves.

===========================
Papa Piu II ka lene autobiografi (his Commentarii). Dhjete panelet ne "Piccolomini Library, Duomo, Siena" paraqesin ngjarje nga kjo autobiografi. Kete e thote fleta www e Bibliotekes.

Per panelin nr.8 thuhet qe paraqet kongresin e Mantoves(viti 1459) ku shenohet edhe pjesemarrja e delegateve nga ALBANIA. Ne kete panel Papa tregohet duke diskutuar me despotin Thomas Palaiologos te Peloponnesit (vella i perandorit bizantin Constantine). Despoti kerkon ndihme per te mbrojtur Peloponnesin, pra njeri nga pjesmarresit eshte identifikuar. Do ngjis fleten nga biografia e Papa Piut II(fleta 454) qe flet per Shqipetaret ne kongresin e Mantoves, citoj, " . . . & Epiro, atque Illyrio, . . . ".

Si mund te mesojme emrat e delegateve nga ". . . &Epiro, atque Illyrio, . . . " ne kongresin e Mantoves( viti 1459) dhe cilet jane ata ne pamjen e panelit #8 ? Mund te kemi Skenderbeun ne kete panel ! Po e risjell kete panel ngjitur.

vijon . . .

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Thu Nov 29, 2018 6:21 pm
by TeuAL
. . . vijon

Po ngjis fleten nr.454 nga autobiografia (Commentarii, nga www) e Papa Piut II qe flet per Shqiptaret ne kongresin e Mantoves, citoj, " . . . & Epiro, atque Illyrio, . . . " .

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Fri Nov 30, 2018 1:18 am
by Bana
-bravo-

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Sat Dec 01, 2018 7:00 pm
by Zeus10
Bana wrote:
Fri Nov 30, 2018 1:18 am
-bravo-
Mireserdhe Bana.


Harte e vitit 1455.
Aq i madh ishte impakti, i kesaj figure ne historine e Europes, saqe territoreve shqiptare, ku ai udhehoqi qendresen kunder osmaneve, ju dha emri i tij. Ky eshte nje rast unikal, ne historine e Europes, ndoshta gjithe Botes, ku nje territory, i jepet emri i nje njeriu. Prandaj ai eshte figure kyçe ne historine tone, eshte nje ikone qe ju mungon te tjereve.

Image

Por perpos kesaj, autoreve te hartes, nuk ju ka shpetuar pa vene emrin Albania, qe eshte emri i etnise, ku ky fenomen njerezor zhvilloi gjithe aktivitetin e tij te pashlyeshem:

Image

Vlen per tu permendur, qe te pakten ne kete harte, emri Albania, qendron ne te njejten vend ku dhe sot banojne shqiptaret, kurse emri Grecia, gjendet "cuditerisht" larg nga cduhej te ishte, ose me sakte, pikerisht aty ku ka qene vertete.

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Tue Dec 04, 2018 5:55 pm
by Bana
Historia jone eshte gjithmone simbol i te madhit Skenderbe. Por duke e mos e ndjekur shume historine, kenaqem, qe adhetar kudo brenda e jashte shperndajne informacione per historine. Sidomos per te madhin Skenderbe, qe gjithone na ben krenar. Faleminderit

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Wed Jan 02, 2019 3:52 am
by TeuAL
Eshte peruruar nje bust i Gergj Kastriotit, prane Napolit, ne vendlindjen e Arbereshit Jozef DioGuardi, kryetar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Presidenti Ilir Meta pershendeti te pranishmit ne ceremoni. Ngjitur eshte lajmi nga AACL.

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Sat Mar 02, 2019 9:00 pm
by TeuAL
" Shqiptari Skenderbe-Aleksander, heroi legjendar dhe mbrojtesi i shquar i qyteterimit Europian . . . " , shkroi Henry Hallam (1777 – 1859 , English historian).

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Tue Mar 05, 2019 1:50 pm
by Zeus10
Falemnderit TeutaAL
Image

Ne fjaline e fundit thuhet:
....to this day the name of Skanderbeg is heard in songs among the mountains of Epirus
Pra: " edhe sot(SHEKULLI I 17) emri i Skenderbeut kendohet ne kenge, ne mes te maleve te Epirit"

Pyetja eshte : " Cilit Epir dhe ne ç'gjuhe, kendohet emri i tij, ne shekullin e 17, ne ate greke?!"

Natyrisht qe jo, Epiri, eshte emri i vjeter i huaj per Shqiperine, Skenderbeu eshte nje hero shqiptar, qe epirotet trashegimetaret e tij, i kendojne ne gjuhen e atij vendi, gjuhen shqipe.

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Posted: Thu Mar 07, 2019 2:56 am
by TeuAL
Zeus10 wrote:
Tue Mar 05, 2019 1:50 pm
Falemnderit TeutaAL
Image

Ne fjaline e fundit thuhet:
....to this day the name of Skanderbeg is heard in songs among the mountains of Epirus
Pra: " edhe sot(SHEKULLI I 17) emri i Skenderbeut kendohet ne kenge, ne mes te maleve te Epirit"

Pyetja eshte : " Cilit Epir dhe ne ç'gjuhe, kendohet emri i tij, ne shekullin e 17, ne ate greke?!"

Natyrisht qe jo, Epiri, eshte emri i vjeter i huaj per Shqiperine, Skenderbeu eshte nje hero shqiptar, qe epirotet trashegimetaret e tij, i kendojne ne gjuhen e atij vendi, gjuhen shqipe.
Autori e spjegon shume qarte qe po flet per " the Albanian Scanderbeg ". Epirin e ka "copy-paste" nga Barleti te cilin e ka cituar(shih shenimin (i)). Marin Barlet Shkodrani ka shkruajtur vetem per bashkpatriotet e vet, pra Shqiptaret.