"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#16

Post by Mallakastrioti » Sun Aug 22, 2010 9:25 am

Zeus : a study in ancient religion (1914)


Author: Cook, Arthur Bernard, 1868-1952
Volume: 2, Pt. 2

Image
Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#17

Post by Mallakastrioti » Tue Mar 15, 2011 7:47 pm

Gezuar Diten e Veres :)

Image

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#18

Post by Adriana » Tue Mar 29, 2011 11:49 am

ARKIVAT DHE BIBLIOTEKAT E BOTËS FLASIN ÇAMËRISHT
Nga: Ervin FETAHU


Sigurisht një arkeologu i nevojitet të gërmojë nëntokën për të zbuluar fakte në tezat e tij, ose për të eksploruar qytetërime dhe civilizime që i kanë rezistuar fenomenit kohe. Por gjuetarëve të diamanteve do i duhej të futeshin në barkun e tokës për të gjetur gurin e vockël me vlerë të madhe, mund të themi se peshkatarët e perlave do të notonin dhe do zhyteshin në thellësitë e detit në kërkim të molusqeve, ku brenda mantelit tyre ruhet margaritari i çmuar. Por çfarë na lipset ne shqiptarëve dhe çamëve në veçanti? Me plot gojën mund të them se ne duhet të zhytemi në arkivat dhe bibliotekat e kohës,për të legjitimuar dhe mbrojtur me fanatizëm te drejtën e Zotit dhe atë njerëzore që ne jemi pasardhës direkt të qytetërimit pellazgo-ilir, dhe nuk më duket se e ekzagjeroj nëse them, se Thesprotia në konceptin e saj te gjerë, pra (Çamëria) është djepi i kulturës pellazgo-ilire,dhe burim inspirimi për botën greko-latine,dhe do të parashtroj fakte dhe teza në disa sfera të historisë, etimiologjisë, kulturës dhe identitetit tonë fisnik. Po e nis me antikitetin e hershëm ku po i referohem burimeve nga historianët dhe gjeografët më të njohur të lashtësisë si më poshtë:
1-Herodoti, historiani i lashtësisë tregon se ”Thesprotia në kohët e lashta është quajtur Pellazgji”, pra ishte e banuar nga pellazgët, por historiani i antikitetit nuk mjaftohet me kaq, ai përmend se Thesprotia ishte vend frymëzimi dhe pelegrinazhi për gjithë botën e njohur të asaj kohe, aty ndodhej tempulli me i lashtë në Evropë (tempulli mistik i Dodonës) dhe rëndësia e këtij rajoni ishte më shumë se sa një pozicion gjeografik. Po ashtu ai thotë se thesalianët dhe fiset e tjera që u përkisnin atyre, e kishin origjinën nga Thesprtotia. Ndërsa Straboni shkruante, se nga gjiri i Ambrakisë e sipër banohej nga (barbar), pra, popullsi jo greke, që do të thotë se në Epir kishte popullsi ilire dhe aspak greke. Sërisht Herodoti, shprehet se lidhjet e hershme midis Epirit dhe gadishullit Apenin (Italisë) ekzistonin shumë kohë më parë se emri Helen të dilte në skenë, dhe kjo kuptohet nga vetë emigrimet e fiseve Pellasge në drejtim të Italise”.
2-Duke iu referuar mitologjisë “Kur Odisea u kthye në botën reale, ai kërkoi të kthehej tek toka e tij (Thesprotia), pra, kishte një lidhje gjaku dhe marrëdhënie shpirtërore midis Itakës-Thesprotisë-Dodonës, sepse në territorin e Theprotisë ndodhej tempulli i Dodonës ku ai orientohej dhe lajmërohej për profecitë. Veç kësaj kur ai donte të kthehej nga tempulli i Dodonës për në Itakë, mbreti i Thesprotisë, Pheidoni e përcolli për në Itakë me një anije Thesprote nga flota e tij”.
3-Mbreti i mirmidonëve, Neptolemi (Pirro-i parë) dhe djali i Akilit, morri me vete pasuesit e tij, ushtarët më besnik të Akilit dhe u vendos ne Epir. Ata dalloheshin nga flokët e tyre biondë, dhe sipas studimeve të antropologjisë dhe racave, çamët e sotëm kanë një dominim të flokëve gështenjë apo biondë, pra, Neptolemus ishte mbret i Epirit dhe djali i Akilit, nga kjo prejardhje ishte edhe Pirro i Epirit pra (Pirro burri) stërnip i kësaj trashëgimënie, nga dhe morri emrin e tij, i cili sulmoi dhe tmerroi romakët në shtëpinë e tyre me elefantët e tij gjigantë. Nuk mund të lemë pa përmendur udhëheqësin trojan siç njihet ndryshe (Enea i Trojës) i cili pasi drejtoi popullin e tij në eksodin masiv të trojanëve pas djegies Trojës, iu drejtua brigjeve të Thesprotisë (Epirit), ku dhe ndërtoi qytete si (Buthrotu) Butrinti antik, dhe la gjurmë qytetërimi në këto vise. Po ashtu vetë Aleksandri i madh fliste gjuhën e vjetër Pellazgo-Ilire dhe nëna e tij Olimbia ishte Epirotase,dhe kjo dëshmohet nga shumë studiues.
4- Një nga diskutimet e sotme është edhe lashtësia e emrit Çamëri,por disa mendje shkurtër e sfumojnë dhe e injorojnë si terminologji këtë emër,ndërsa disa të tjerë thonë që vjen nga lumi (Thyami) që ndan përmes Çamërinë, por faktet na tregojnë se ky emër është më i lashtë se vetë lumi e mali bashkë. Por le të shohim se çfarë thotë historiani i lashtësisë Tukididi kur dëshmon para 2500 vitesh, ”se emri Çamëri është përmendur me të njëjtin konetacion siç përmendet sot e kësaj dite pra (chimerium) ai thotë se ”Në vendin e Thesprotisë (Chimerium) ishte një parajsë që nuk kishte tjetër si ajo “ai dëshmon se të gjithë limanet apo portet në bregdetin e Epirit,përballë Korfuzit quheshin Chimerium apo Chimara,nga ka marrë edhe vetë emrin Himara e sotme,vini re të dashur lexues se sa lidhje e vjetër është mes porteve të Epirit me njëri-tjetrin, që në lashtësi. A s’më thoni që në tokën ilire ruhen emrat më të vjetër të botës.?Ndërsa gjeografi i lashtësisë Pausanias thotë: ”Chimeriumi ishte një gji detar me shumë porte e limane,dhe përshkohej nga dy lumenje, Thyamis dhe Acheron.
5-Në shumicën dërrmuese historianët dhe albanologët dëshmojnë se raca ilire ishte dominante, p.sh: Von Hahn kishte 3 teza:
1-Epiriotët-Makedonasit-Iliret ishin popuj barbarë,pra jo greke sipas Strabonit.
2-Përsëri sipas Hahnit, (Ilirët-Epirotasit-Makedonasit) ishin e njëjta racë, por me emërtime të ndryshme dhe flisnin gjuhë të njëjtë.
3-Dhe se këto rraca ishin te gjitha ne thelbin e tyre pellazgo-ilire.
Po ti referohemi edhe një gjeografi gjerman Heinrich Kiepert, kur argumenton tezën e tij në librin (Manuali i gjeografisë antike)ai citon”se raca Epirotase nuk ka asnjë lidhje me racën Helene, por ajo i përket familjes iliro-pellage”.
6-Pasi lashtësia na tregoi kodet gjenetike, se ne jemi drejtë për drejtë trashëgimtarë të pellazgëve,s ‘ka se si të ngelë në hije gjuha jonë shqipe, ku Naimi i madh thoshte, Dallëndyshe bukuroshe..a mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen prej Çamërie, me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie…është gjuha pellazgjike, gjuha e Homerit, është gjuha e heronjve të Trojës. Eduard Shnajder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” më 1894, ku gjuha shqipe paraqitet si “tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge”. Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën “Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe” më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një ndër gjuhët më të vjetra në botë. Ne çamërishte thuhet pikërisht “klaj”. Në vende të qaj, njësoj si në rastin tjetër “klumësht” në vend të qumësht, “gluha” ne vend te “gjuha” dhe “gola” në vend të “goja”, në dialektin çam deshifrohen edhe disa shkrime të zbuluara në Perugia (Itali), ku ka mbishkrime në gjuhën etruske te shkruajtura mbi pllaka guri, ku shumë fjalë marrin kuptim vetëm ne çamërisht, sipas autorit Niko Stillo. Nuk mund te anashkalojmë rolin e albanologut të shquar danez Holger Pedersen, që gjithë jetën e tij e kaloi me studimin e gjuhëve indo-europiane dhe në veçanti me gjuhën shqipe, ai i jep një rëndësi të veçantë dialektit të zonës së Çamërisë. Pederseni kërkoi dhe mblodhi shumë përralla dhe gojëdhëna në atë zonë me një rëndësi të veçantë lingustike, ku vinte theksin dialektit të Shqipërisë së poshtme dhe në veçanti çamërishtes. Interesante është se në bibliotekën mbretërore të Kopenhagenit është ruajtur në origjinalin e saj një citat i shkruar nga vetë ai në dialektin çam: O shokë, aman, aman, / arritëm këtë zeman, / si e gjem, ashtu e lamë. Ai ruante dhe një korrespondencë me albanologun e shquar shqiptar Eqrem Çabej, ku ishte në dilemë për etimiologjinë e shprehjes habitore ne dialektin çam” çklata” ku Çabej ia zbërthen në mënyrën mjeshtërore ç-kle-ata…pra ç’qenë ata/ç duan ata, pra edhe njëherë, dialekti çam ruan format më arkaike të shqipes vjetër. Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, ai iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime “Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë”, duke nxjerrë përfundimin se shqipja e sotme rrjedh nga ilirishtja, dhe kjo e dyta e ka burimin nga pellazgjishtja. Pse nuk mendojmë pak?! Çfarë e shtyu William Shekspir,ai kurrë nuk e kishte vizituar Shqipërinë e asaj kohe (Albania) që të bazonte komedinë e tij (Twelfth night in Illyria) “Natën e dymbëdhjetë ne Iliri” ku ai i konsideronte Ilirët simbol të forcës dhe burrërrise, vërtet kemi një vend që na krenon.
7-Fustanella Ilire,duke hequr pak nga modestia jonë,mund të themi se është veshja më e bukur në botë, por as këtu grekët nuk kanë hezituar të përvetësojnë këtë stil veshje. Ja si shprehet autorja Eugenia Paulicelli në librin e saj duke ju referuar studimit te Mikale Skafidas ”fustanella shqiptare është një veshje që trashëgohet prej ilirëve, stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm,ai i referohet sociologut dhe palenteologut të shquar hungarez Baron Nopsca,i cili mbron tezën e tij me argumentin se edhe Keltët (skocezët) kanë trashëguar këtë veshje nga legjionet romake të mbushura me ushtar ilirë, të cilët pushtuan Britaninë. Sërish ky autor konfirmon se grekët e huazuan këtë veshje në luftën Turko-Greke, nga luftëtarët Suliotë të krahinës së Çamërisë, dhe e bënë veshjen e tyre kombëtare ”kjo fustanellë i jep finesën dhe vitalitetin Çam valles legjendare të Osman Takës, duket sikur ata Levent kërcejnë ne majën e gjërit. Por kjo fustanellë s’mund të mos shoqërohej nga “Qeleshja e bardhe” që bën pjesë tek elementët dallues dhe interesantë ,e mbajtur nga populli shqiptarë nga lashtësia deri ne ditët e sotme,ajo është unikale për nga forma dhe ngjyra e saj e bardhë si dëbora. Mund të quhet pa frikë një nga simbolet predominant të racës sonë,shumë popuj si latinet,që kishin kontakte me viset e Ilirisë i dallonin Shqiptarët nga kjo qeleshe e bardhë dhe i quanin Alban vjen nga latinishtja (Alba-ngjyrë e bardhë) edhe kjo ngjante shume me Alpet,dhe emëroheshin të atilla sepse në majat e tyre rrezet e diellit ndesheshin me dëborën stoike,po kështu e bardhë si bora qëndronte edhe Qeleshja në kryet e shqiptarëve përmbi kokat e malësorëve”
8- Do doja të ndalesha në karakteristikat dhe antropologjinë e racës çame që nuk lë pa ngacmuar asnjë udhëtar të atyre anëve duke i përshkruar në kujtimet e tyre,ja si shprehet Tomas Kambell në një nga revistat mujore londineze te vitit 1856, për finesën dhe elegancën e racës çame. “Çamët janë paqësore, dhe të parët e fiseve janë të përkushtuar pas tregtisë dhe bujqësisë. Pastërtia e racës ka bërë të mundur mungesën e skrupulozitet, në pjesën më të madhe të tyre janë me flokë gështenjë, Ata vishen me gusto dhe me sharm, rrobat e tyre shkëlqejnë duke u zbukuruar me dantella të qëndisura prej ari”.
9-Në një ekspedite që bën Björn Forsén në Thesproti (Çamëri) konstaton një gjendje shumë të mirë ekonomike të banorëve të Çamërisë duke theksuar si më poshtë: “Në Çamëri kishte shumë njerëz të pasur, pra një shtrese fisnikësh dhe feudalësh(bejlerë dhe agallarë) ata jetonin nga qeratë dhe të ardhurat që u vinin nëpërmjet tokave të shumta që ata kishin trashëguar, Aravantini tregon se ”20 familjet më të mëdha të Çamërisë kishin një rivalitet me ç do regjim që vinte”sepse ata posedonin territore me sipërfaqe të mëdha tokash dhe kullotash, dhe me këtë moto shteti grek më vonë kreu reforma agrare në dëm të latifondistëve shqiptarë, per ti ulur kokën dhe nënshtruar.
10-David Urquhart, një udhëtari dhe kronikani i viteve 1830-1840,kur viziton zonën e Epirit bie në kontakt me një zonjë fisnike të klasës feudale të kohës, dhe mahnitet nga inteligjenca e saj, por jo vetëm, ai magjepset nga stili i veshjes që mbante ajo zonjë dhe i bën një përshkrim shumë elegant: “Veshja e saj e punuar në stilin e quajtur Çamiko(Tsamiko), e cila, ishte qëndisur nga artizanët e Janinës, kishte një përbërje pambuku dhe ngjyra relaksuese, qëndisur me fije ari dhe argjendi që të verbonin,dhe padyshim ishte gjëja më e përsosur që kam parë ndonjëherë”.
11-Ndërsa autorja Rozana Mozaki shprehet kështu për çamët në librin e saj( Vallet greke për amerikanët): “Në kohët e sotme vallja çame është bërë pan-helenike, ajo kërcehet si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat,emri i kësaj valleje vjen nga Çamët,banorët që kanë jetuar në rajonin e Çamërisë pra në Epir. Ajo po ashtu quhet edhe kleftiko, sepse është kërcyer edhe nga kaçakët apo luftëtarët suliotë të cilët kontribuuan në çlirimin e Greqisë më 1821.”
12-Në librin (Greqia )te Paul Hellander,citohet dinjiteti dhe krenaria e valles çame: “Vallja, shpesh herë karakterizon nuancat dhe natyrën e atyre që e kercejnë,dhe s ka si të ndodhë ndryshe dhe në Epir,aty ku kërcehet vallja (çamiko) me një dinjitet dhe burrërri,thua sikur u ngjan maleve që ka përreth për nga madhështia.”
13-Sërish shohim kontradiktën dhe absurditetin e shtetit grek që e përvetëson vallen çame dhe e quan atë greke,por emrin dhe origjinën nuk mundet t’ia tjetërsoi,por sa herë që pyet një grek se çfarë valle po kërcen…?ai me krenari thotë që po kërcej çamiko,dhe sërish e pyet,ç do të thotë çamiko? I habitur ngre supet dhe nuk di ti përgjigjet. Ju ftoj të lexojmë me kujdes se si shprehet Tullia Magrini, ish profesor i antropologjisë në fakultetin e Bolonjës: “Natyra e valles Greke virtuoze (solo) të tilla si (squats) apo hapa, te mbështetura nga personi i dytë në linjë, i ndeshim tek vallja çamiko (tsamiko), emri i së cilës buron nga shqiptarët-çamë.”
Në konkluzionin tim, në fund të këtij shkrimi dua tu drejtohem shqiptarëve: Ja përse është kaq i rëndësishëm edhe esencial Epiri për grekët,sepse aty vuloset historia e Mesdheut dhe e botës antike. Pra,grekët e kanë ndarë në dy plane platformën e tyre për helenizimin e Epirit, në planin A dhe B, pasi mbaruan dhe plotësuan synimin e tyre me planin (A) pra me shpërnguljen, tjetërsimin e pronës, kombësisë dhe territorit, me format më barbare kundër një popullsie myslimane të Çamërisë, dhe jo vetëm te saj,ata tashmë po mundohen të konkretizojnë planin (B) ,pra helenizimin e të ashtuquajturit vorio-epir. Këtu marr shkas të perifrazoj një varg “Në vendin tim, në vendin tënd, na vjen një grek na bënë kuvend”, por kjo do të jetë vetëm një ëndërr e mbetur në sirtarët e atyre që shohin ëndrra me sy hapur. Në përfundim do doja të theksoja se kjo është vetëm maja e ajsbergut, ka shumë e më shumë dokumenta dhe argumenta që vërtetojnë autoktoninë tonë në trojet stërgjyshore epirotase. Do doja që të vështronin ata që kanë sy, dhe të dëgjonin ata që kanë veshë përpara fakteve që na bëjnë zot në trojet tona. Historia jonë i ngjan lisit të Dodonës Pellazgjike.

”Mijëra sëpata i ranë dot s’e prenë, mijëra zjarre i vunë dot s’e dogjën”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#19

Post by Mallakastrioti » Wed Aug 24, 2011 8:00 pm

Image

Syri i keq.

Besimi ne syrin e keq eshte shume i perhapur ne te gjitha viset ku banojne shqiptaret. E kane syrin e keq, sidomos njerezit me sy te kalter. Keta ne Kurvelesh i quajne "Verdhome". perveç tyre, syrin e keq e kane edhe ata njerez qe kane pire gji dy here. Besohej se nje syresh mund te rrezonte vetem me te pare kaloresin, te shembte themelet e shtepise, etj.
Sipas besimeve popullore, syri i keq bie mbi njerezit, kuajt e bukur e pelat, mushkat e lopet etj. Keshtu, qe te mos i marrin me sysh femijet e bukur, shqiptaret e kane zakon qe t'i peshtyjne.
Kunder syrit te keq, perveò formulave te llojit "xhu, xhu, te plaçin syte, ç'pe ketu, ketu laç"., perdorin edhe hajmali te ndryshme: femijeve u vene ne qafe ose nder jeleke sumbulla argjendi, pak dru bushi apo ndonje thelb hurdhre. Ne Smokthine u varin ne qafe eshe nje gozhde te shtypur prej gurit te mullirit, kurse ne Terbaç nje kryq. Veç kesaj, i lene pa lare e me petka te vjetra, ose i nxijne ballin me blozen e tiganit. Nder hajmalite tjera mund te permendim rrashtat e breshkave dhe eshtrat e iriqit, nuskat trikendeshe etj. Nje nga hajmalite me te fuqishme kunder syrit te keq dhe kunder te gjitha magjive behet kesisoj:
"Kapet nje gjarper, duke ia mberthyer koken me nje kerrabe. Pastaj ia presin koken me argjend, me buzen e mprehur te nje monedhe te madhe. Pastaj e thajne dhe e vene midis dy monedhave prej argjendi dhe e bekon prifti." (Durham, Prejardhja e disa fiseve... VII, 1, f. 511.
Ne Jug, kuajve, e sidomos mushkave, qe jane te bukura, u vene ne balle nje dhemb derri te stolisur me rruaza ose nje cope lekure ujke. Ne Veri u varin rruaza te kaltra (prej bronzi), tufeza floku ose qeska trikendeshe lekure me te shkruara. per te mbrojtur arat dhe shtepite perdorin kafka te kuajve. Kuajve te shales u varnin ne qafe nje pale dhembe derri, ne trajte gjysmehene. (Durham, Prejardhja e disa fiseve... VII, 2, f 513-514)
Kur ndonje femije eshte marre me sysh marrin nje ene me uje dhe hedhin brenda thengjinj te ndezur. Per ç'do thengjill qe hedhin ne uje, permendin emrin e njeriut qe ka pare femijen ate dite. ne qofte se ndonje thengjill bie ne fund te enes, atehere besojne se se ai jeri qe permenden kur u fundos thengjilli e ka patur syrin e keq. Per ta sheruar, me ate uje i njomin floket, duart e kembet, duke thene: "Si shkon uji, shkofte e liga jote"
Plini shkruan me bindje se ne mesin e ilireve kishte prej atyre njerezve, te cilet mund te vrisnin te tjeret vetem duke i pare. "Eshte e rendesishme te thuhet,-shkruan ai, -se keta njerez kane nga dy bebeza ne secilin sy" (Historia naturalis, VII, 16.)
Image

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#20

Post by CERMENIKASI » Mon Aug 29, 2011 10:35 pm

Syri i keq në Rugovë

Syri i keq,ose mësyshi në Rugovë shpjegohet si në viset e tjera,por këtu ka disa imtësira të veçanta.Kështu,p.sh.,sykeq bëhet edhe ai njeri të cilin si fëmijë nëna e ka ndarë nga gjiri,por ky ka qarë shumë dhe kështu nëna ka vazhduar t'i japë gji përsëri.Njeriu i tillë,kur sheh ndonjë fëmijë të bukur,të shëndoshë,nëse nuk i thotë "mashalla",fëmija sëmuret,dridhet si të kishte ethe.Kur ngjan me kafshën,ajo ngordh.

Nga mësyshi,ose syri i keq,mbrohen e shërohen me veprime të ndryshme magjike si p.sh.me një pe që merret nga rrobat e sykeqit.Këtë pe e ndezin dhe me tymin e tij tymoset fëmija,ose bagëtia.Për ta bërë të pamundshëm ndikimin e dëmshëm të sykeqit,merret një grusht dheu të cilin e gjuajnë mbrapa sykeqit duke thënë:"mësa mundesh me i bâ keq këtij dheu,aq mundesh me i bâ keq edhe NN."Më parë ka pasur shumë njerëz sykëqinj;madje,shumë nga këta as nuk kanë qenë të vetëdijshëm që e posedojnë këtë fuqi të dëmshme.Besohet se edhe tash ka njerëz të tillë.Kështu,një grua i thotë nipit të vet(të cilin nuk e kishte parë një kohë më të gjatë):"Uh,sa kânke rritë!",pa thënë më parë "mashalla".Prej kësaj dite fëmija sëmuret fort.Në Kuqishtë,na tregon Hysen Ymeri Gjovukaj,njëherë kishte bër "zjafet" me rastin e të qethurave të deleve.
Duke dalë mysafirët për t'u shpërndarë,njëri nga këta e sheh një qengj të madh e të bukur dhe thotë:"A âsht ky kingj,a dash?",pa thënë "mashalla".Mbas një ore ky qëngj ngordh,duke qenë më parë shëndosh e mirë.
Se sa fuqi ka sykeqi shihet nga ky shembull.Një rugovas (sykeq) e ka çarë dy copash fundin e bukës ( përdorëse në të cilën gatuhet buka)vetëm me një shikim të tij të rreptë.

Burimi:
Akademia e shkencave dhe e artëve e Kosovës
Seksioni i shkencave shoqërore
Libri 6
RUGOVA -monografi etnografike-
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#21

Post by CERMENIKASI » Sun Nov 20, 2011 8:18 pm

En Albanie, pour toute maladie causée par le
mauvais oeil, on trempe dans de l'eau puisée sans pro-
noncer une parole trois branches d'ortie avec lesquelles
on asperge le patient ou l'on dépose dans cette eau
trois feuilles de la même plante; on asperge les animaux,
dans les cas graves, avec de l'eau puisée à trois fon-
taines et mélangée, dont l'efficacité est considérée
comme triple.
PERKTHIM:
Në Shqipni,për çdo sëmundje që vjenë prej synit të keq,futen 3 cop hidhënash në nji ujë që asht marrë pa folë asnji fjalë.Hidhënat përdoren për të stërkat me ujë njeriun e sëmun ose futen në ujë tri gjethe të të njajtit lloj dhe stërkaten kafshët.
Në raste të randa,merret ujë në tri burime tê ndryshme dhe përzien kështu besohet që efikasiteti trefishohet.

Burimi:Revue MELUSINE Tome IV 1892-1893
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Marku
Honored Member
Honored Member
Posts: 331
Joined: Mon Sep 20, 2010 4:45 pm
Gender: Male

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#22

Post by Marku » Sun Nov 20, 2011 9:41 pm

CERMENIKASI wrote:
En Albanie, pour toute maladie causée par le
mauvais oeil, on trempe dans de l'eau puisée sans pro-
noncer une parole trois branches d'ortie avec lesquelles
on asperge le patient ou l'on dépose dans cette eau
trois feuilles de la même plante; on asperge les animaux,
dans les cas graves, avec de l'eau puisée à trois fon-
taines et mélangée, dont l'efficacité est considérée
comme triple.
PERKTHIM:
Në Shqipni,për çdo sëmundje që vjenë prej synit të keq,futen 3 cop hidhënash në nji ujë që asht marrë pa folë asnji fjalë.Hidhënat përdoren për të stërkat me ujë njeriun e sëmun ose futen në ujë tri gjethe të të njajtit lloj dhe stërkaten kafshët.
Në raste të randa,merret ujë në tri burime tê ndryshme dhe përzien kështu besohet që efikasiteti trefishohet.

Burimi:Revue MELUSINE Tome IV 1892-1893
bravo, bravo, bravo dhe bravo! t'lumt vlla!
"Sihariq, moj Bubullinë
se vran' Mustabej Dangllinë
T'ma kesht pruarë të gjav
u' burr' tim doj të marr."
[/b]

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#23

Post by Arbëri » Mon Nov 21, 2011 1:42 pm

Mallakastrioti wrote:Gezuar Diten e Veres :)

Noah i pari që prodhoi verë në Iliri
Titulli: A treatise on the art of making wine from native fruits
Autori: Friedrich Christian Accum
Botues: Longman, Hurst, Rees, Orme, and Brown,
Viti: 1820
Na thuhet nga Athenæus, që Oresti, i bir i Deukalionit, erdhi që të mbretërojë në Ethna, ku ai mbolli hardhi. Historianët bien dakord në konsiderimin, e Noas si i pari që prodhoi verë në Iliri, Saturni në Kretë, Bakusi në Indi dhe Ozirisi në Egjipt. Një poet, i cili e përcakton çdo gjë si me burim hyjnor, priret të besojë, se pas përmbytjes, Perëndia i dha njeriut verën për ta ngushëlluar atë në mjerimin e tij.
Image
Christian Accum or Frederick Accum (March 29, 1769 – June 28, 1838) was a German chemist, whose most important achievements included advances in the field of gas lighting, efforts to keep processed foods free from dangerous additives, and the promotion of interest in the science of chemistry to the general populace. From 1793 to 1821 Accum lived in London. Following an apprenticeship as an apothecary, he opened his own commercial laboratory enterprise. His business manufactured and sold a variety of chemicals and laboratory equipment. Accum, himself, gave fee based public lectures in practical chemistry and collaborated with research efforts at numerous other institutes of science.
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#24

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 24, 2012 3:24 pm

Ja perse nder arberor-shqiptar prishja e foleve te Dallandysheve eshte nje mekat i madh dhe ne se behet diçka e tille, kjo gje asaj shtepie do i sjelli jo fat.
Kulti i Dallandyshes eshte i lidhur me Zoje Prenden (Shen Premten).
----
Dallandyshja

Shpend i shenjteruar i Zojes Prende. Kur endej neper hapesiren qiellore, zoja futej brenda nje shkolke detare, te cilen e terhiqnin Dallandyshet.
Haset ne keto trajta:
Dellendyshe (Bardhi)
Dejke (Malesi e Madhe, Nikaj Mertur)
Dallandushe (arbereshet e Greqise)
Dallandoshe, Dallnyshe, Dallnyshte (Bultice-Tirane)
Dellendyshe, Delendryshe (sipas P. Tase)
Tagantishe (M. Marchiano-studiues arberesh)
Ndallanyshe (sipas E. Giordano-Fjalor)
Ndollanyshe ( E. giordano, Fjalor)
Dallanoshe, Ndollandyshe (E. Giordano, Fjalor)
Dolanyshe (E. Giordano-Fjalor)
Ndallandroshe (Il cristiano Albanese)
Talandushe (G. Meyer)
Valandrushe (Legraphia II)
Gjellendryshe (La Piana)
Qellendryshe (La Piana)
---
(Fakt tjeter interesant eshte qe absolutisht nuk duhet te shohesh vezet e dallandyshes apo ti prekesh ato, pasi kjo gje do sjelli gjarperin ne shtepi, pra eshte diçka ogurzeze ne besimet tona)
Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#25

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 24, 2012 3:51 pm

Gjithashtu nje shpend tjeter i cili nderohej ka qene Lejleku, i cili ne se ngrinte folene ne nje vend, ne asnje menyre ajo nuk duhej prishur apo demtuar. Nje fakt te tille e kemi ne kete foto te viteve '40, ku ne rikonstruktimin e kesaj ndertese, ustallaret shqiptar e ndaluan punen dhe refuzuan ta vazhdonin, pikerisht sepse nje lejlek kishte nisur te ndertonte folene e vet aty.

Image
Image

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#26

Post by Patush » Sun Jun 24, 2012 9:02 pm

Mallakastrioti wrote:Ja perse nder arberor-shqiptar prishja e foleve te Dallandysheve eshte nje mekat i madh dhe ne se behet diçka e tille, kjo gje asaj shtepie do i sjelli jo fat.
Kulti i Dallandyshes eshte i lidhur me Zoje Prenden (Shen Premten).
----
Dallandyshja

Shpend i shenjteruar i Zojes Prende. Kur endej neper hapesiren qiellore, zoja futej brenda nje shkolke detare, te cilen e terhiqnin Dallandyshet.
Haset ne keto trajta:
Dellendyshe (Bardhi)
Dejke (Malesi e Madhe, Nikaj Mertur)
Dallandushe (arbereshet e Greqise)
Dallandoshe, Dallnyshe, Dallnyshte (Bultice-Tirane)
Dellendyshe, Delendryshe (sipas P. Tase)
Tagantishe (M. Marchiano-studiues arberesh)
Ndallanyshe (sipas E. Giordano-Fjalor)
Ndollanyshe ( E. giordano, Fjalor)
Dallanoshe, Ndollandyshe (E. Giordano, Fjalor)
Dolanyshe (E. Giordano-Fjalor)
Ndallandroshe (Il cristiano Albanese)
Talandushe (G. Meyer)
Valandrushe (Legraphia II)
Gjellendryshe (La Piana)
Qellendryshe (La Piana)
---
(Fakt tjeter interesant eshte qe absolutisht nuk duhet te shohesh vezet e dallandyshes apo ti prekesh ato, pasi kjo gje do sjelli gjarperin ne shtepi, pra eshte diçka ogurzeze ne besimet tona)
Image
Nder te tjera Dallendyshet quhen dhe pulat e Zojes(nga kotoliket Shqiptare).
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#27

Post by Mallakastrioti » Fri Aug 17, 2012 9:51 pm

Nimfeu i lashte i Apollonise dhe mitologjia nder shqiptar
---
Teksti imazh shkeputur prej:
"Dizionario mitologico, ovvero della favola storico, poetico ..., Volume 2"-viti i publikimit 1820
Autor:Andre De- Claustre
Image
---
Lidhur mitologjise dhe besimeve popullore shqiptare
Prej K. Kamsi, "Besime te popullit..., "
viti i publikimit 1928.
" Dita e Veres
Naten e Vitit te Ri, djemte dhe vajzat e Laberise shkonin ne pyll per te keputur dege te njoma me gjeth perralli, hilqje, thirrmije, therpeleje apo gema ullinjsh. Ne mbremje e gjithe familja mblidhej rreth vatres dhe, me biseda e perralla, priste ardhjen e Vitit te Ri. Ne gjithe kete kohe, nje i familjes e pastronte mire e mire vatren, merrte gjethe thirrmije ose therpeleje dhe e hidhte ne zjarr, duke permendur ne fillim emrin e te zotit te shtepise. po qe se gjethja, duke u djegur, hidhej perpjete dhe kerciste, thonin se i zoti i shtepise do te kishte shendet e hare gjate gjithe vitit dhe se do te jetonte gjate. po qe se gjethja s'kerciste, po digjej pa zhurme, atehere viti i ri do ishte i keq per te. Kjo gje perseritej per gjithe pjestaret e familjes..."

---
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#28

Post by Mallakastrioti » Sun Oct 21, 2012 10:18 pm

" "Kore" ose "Kora" (Persefoni) , eshte nje figure e mitologjise se lashte (keshtuquajtur greke te lashte), kryesisht lidhet me "Misteret e Elefsines", e cila me vone hyn ne mitologjine romake si Proserpina. Duke qene nusja e Hadit (Ἅδης , vellai i Zeus dhe zoti i Ferrit), ishte perendesha e Ferrit si dhe mbreteresha e pertej-varrit."
----------------------

"KORET"
Figura te bestytnive dhe perrallave popullore, Zana demtare, qe ne Kelmend i djegin naten e Pashkeve me flakadanj. Hahni
(Studime shqiptare., III-IV, f. 222) i pershkruan si shtriga te keqija qe hane femijet e vegjel.
-----------------------
Ne se kjo apo keto figura te cilat perveç ngjashmerise ne emrin qe mbartin midis tyre, pra "Kore" ne mitologjine e keshtuquajtur greke dhe "Koret" ne mitologjine shqiptare, sikurse negativiteti i tyre qe mbartin ne te dyja rastet, pasi "Kore" e mitologjise "greke" eshte perendeshe e Ferrit dhe "Koret" ne mitologjine shqiptare jane figura po ashtu qe perfaqesojne vdekjen, pyetja qe do na lindte vetvetiu do ishte e thjeshte:
Si ka mundesi qe ne kujtesen popullore te Kelmendasve ngelen kjo apo keto figura te cilat u zhduken prej kujteses popullore ne Greqine e sotme sikurse gjetke ne Itali? (A po mos valle keto figura linden diku midis popujve te Veriut te cilet ne dyndjet qe bene gati tre mije vjet me pare drejt Atikes dhe Peleponezit i moren me vete duke i çuar ne keto vende?)

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#29

Post by Mallakastrioti » Mon Oct 22, 2012 9:02 pm

Personalisht jam LAHUTAR e jo i çiftelise. Rapsodet lahutar kane qene dhe jane ata te cilet mbarten kulturen e vertet te paster proto-shqiptare.
Lexoja nje liber te nje filoheleni disa kohe me pare, i cili me teje zell shkruante se ne "Greqine e lashte" ne kohe te moçme mbaheshin apo kryheshin Olimpiada (tip Koncertesh) Rapsodesh te cilet kendonin disi ne menyre "Homerike" mitet apo kenget rapsodike.
Ngelet "enigme" qe keta Rapsode ndodhen sot per sot shume larg "tokes meme te rapsodeve" te Greqise se sotme, me nje popullsi e cila as nuk di çka jane kenget rapsodike, sikurse kenget homerike ne menyren e te kenduarit si mund te ishin!
NUK NDRYSHONIN KENGET HOMERIKE PREJ KENGEVE TE LAHUTAREVE TANE

Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#30

Post by bardus » Thu Nov 15, 2012 1:56 pm

Hera, jeton akoma.


Image

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”