"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2933
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#31

Post by Mallakastrioti » Mon Oct 07, 2013 9:32 pm

Image

ZJARRI dhe Hena e Re.

"Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Personi qe kujdesej per zjarrin kundrohej si roja prifterore e tij ( R. W. Lane, Majat e Shales, III, f.35)"
Profesori dhe historiani anglez i historise, artit dhe arkitektures Bizantine, Cyril Mango ne vepren e tij me titull "Qyteterimi Bizantin" (-Byzantium. The Empire of the New Rome. -Weidenfeld and Nicolson, London, 1980) ne faqen 106 te vepres, kur pershkruan luften e monoteizmit (protokrishterimit) kunder paganizmit, na sjell nje element interesant.
Citojme si me poshte:
"Ne fund te shekullit te shtate burra dhe gra vallezonin ende ne nder zotash te rreme, vazhdohej te thirrej emri i Dionizit ne kohen e keputjes se rrushit; per henen e re njerezit ndiznin zjarrin perpara shtepise dhe e kapercenin..."
---
Nje ritual i tille, pra ndezja e zjarrit (kryesisht ne mbremje) dhe kapercimi i tij, nder shqiptar ka ekzistuar deri vone dhe perkon me kalendarin e vjeter bujqesor shqiptar, apo siç njihet "Kryet e Vitit". Datat jane 12 apo 14 Mars dhe ndryshojne sipas krahinave.
Kjo dite ka te beje me "Henen e Re", pra nderrimin e vitit ne kalendarin e vjeter bujqesor shqiptar, dhe ishte nje feste pagane e cila nder shqiptar vazhdoi dhe vazhdon te kremtohet deri ne ditet tona.
---
C. Mango shkruan:"... per henen e re njerezit ndiznin zjarrin perpara shtepise dhe e kapercenin..."
Shqiptaret vazhdojne te kremtojne kete feste pagane dhe ndezin ende zjarre sot ne mbremje gjate Dites se Veres, duke i kapercyer keto zjarre.
Koherat nuk ia arriten te çrrenjosnin besimet pagane nder shqiptar.
---
E. C
Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

#32

Post by bardus » Tue Aug 19, 2014 5:19 pm

Shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane ne librin e saj
''The peaks of Shala'' , tregon rreth nje qyteti te rrenuar ne malet e Shales i cili quhej POG nga vendasit.

Ketu poshte eshte nje pjese nga libri qe ben fjale per kete qytet.

..."Po ne qytetin POG , a shkon kush ndonjëherë atje? A mund të shkojmë ne atje? "
''Ndonjëherë shkojne'' tha ai ,'' barinjtë gjithmonë shkojne për të prerë degët e pemëve që
i përkasin fisit të Pultit''.
''Sa larg eshte nga ketu ?''
Ai u mendua pak, dhe tha: "Katër orë."
Shqiptarët nuk masin distancën, por kohën që duhet për të ecur deri atje, dhe kjo kohë nuk korrespondon me matjet tona.
Ai tha se me shpejtesine tonë te sotme i bie te jetë një orë e gjysmë larg .

"Çfarë do gjejme nese shkojme atje?"

"Shumë pak. Do te shohesh nje mur te vjetër dhe në shkëmb mund të shohesh linjat e mureve te shtëpive, te ndërtuara katrore dhe me shumë dhoma, dhe nga guret e rënë,duhet te kenë qenë shtëpi të larta . Kjo është e gjitha, përveç se në disa nga gurë të mëdhenj mund të shohesh se Rrethi i Diellit eshte i gdhendur. Çdo gjë tjetër është gerryer nga vitet. Por ka ende thesare te varrosur atje. "

"Nga e di ti ? *"

"Unë e di, sepse unë kam takuar njerëz që kanë parë qytetin. Njoh njërin nga Pulti që një ditë me dhitë e tij,shkoi në qytetin e vjetër të POG . Pas nje stuhie te madhe, një pjesë e murit ishte rrëzuar. Aty ku muri kishte rënë, ishte nje statuje e artë e një njeriu qe shkëlqente në diell dhe me permasa te njeriut normal. Bariu nga Pulti i harroi dhite duke pare atë. Statuja ishte shumë e rëndë për tu transportuar, kështu që ai mori një gur dhe ja theu katër gishta, i futi ne brez dhe shkoi për të marrë vëllezërit e tij për të ndihmuar atë të transportonin statujen. Por u be natë para se te arrinte në shtëpitë e tyre, dhe ata i thanë se ishte më mirë të mos shkonin në atë qytet deri mëngjes. Në mëngjes ata shkuan, dhe aty ku kishte qenë statuja nuk kishte vecse gurë. Më pas, i fiksuar pas statujes bariu u çmend, dhe tani ai jeton i vetëm dhe i zhveshur nëper male, duke folur me ORAT dhe kerkon ta shohe përsëri atë statuje. Me perpara ai shiti gishtat e arte tek argjendarët në Shkodër, dhe ata i thanë se ato gishta ishin prej arit me të kulluar, jo i perzjere si ari i sotem . Unë nuk i kam pare gishtat, por shumë te tjere po, para se te kthehen në stoli. "

"Çfarë mendoni se u bë me statujen?"

"Pa dyshim ajo kishte një zog apo gjarpër qe e ruante dhe se shpirti erdhi e mori atë përsëri, "tha Qeremi..

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”