"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dokument serioz për shqiptarët !

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Dokument serioz për shqiptarët !

#1

Post by Arbëri » Mon Apr 19, 2010 7:17 pm

Burimet dokumentare zbërthejnë sfondin e një drame të dhimbshme, e cila vazhdonte të luhej edhe në territoret shqiptare, që ishte pikëtakimi i interesave të fuqive të kohës, Perandorisë Osmane në njërën anë, dhe në anën tjetër të fuqive perëndimore si Austro-Hungaria, Selia e Shenjtë...
Image
Dorëshkrimi i Zmajeviqit në 1703, dokument serioz për shqiptarët

Studimi i epokave të caktuara his torike, veçanërisht të fundshekullit XVII dhe fillimshekullit XVIII është shumë sfidues për studiuesit e historianët, pasi kjo periudhë është shumë komplekse,
e ngatërruar dhe e mbushur me ngjarje të shumta në rrafshin gjeopolitik
dhe historik të popujve të Gadishullit Ballkanik. Burimet dokumentare zbërthejnë sfondin e një drame të dhimbshme, e cila vazhdonte të luhej edhe në territoret shqiptare, që ishte pikëtakimi i interesave
të fuqive të kohës, Perandorisë Osmane në njërën anë, dhe në anën tjetër të fuqive perëndimore si Austro-Hungaria, Selia e Shenjtë, Venediku të mbështetura edhe nga Rusia. Janë të njohura ngjarjet e
viteve nëntëdhjetë të shekullit XVII, disfatat dhe sëmundjet vdekjeprurëse të kohës, të cilat ndikuan në mënyrë të ndjeshme në strukturën etnike të disa viseve shqiptare, nga ku ndodhën
shpërngulje masive për në territore më të sigurta, nga e ka burimin edhe keqinterpretimi dhe shtrembërimi i servirur nga historiografia sllave, që ngriti dhe ngre mite të rreme dhe të paqëndrueshme, që
vazhdojnë të jenë të zëshme edhe sot e kësaj dite, përkundër fakteve bindëse që vërtetojnë një realitet krejt tjetër nga ajo e servirur prej tyre për atë kohë. Megjithatë, zhvillimet politike të fundshekullit XVII
ishin të favorshme për popujt e Gadishullit Ballkanik për çlirimin e
tyre nga sundimi osman. Disfata që pësuan turqit para Vjenës nga forcat aleate të Lidhjes së Shenjtë, që udhëhiqej nga Vatikani, dhe përbëhej nga Venediku, Rusia, Malta, Toskana dhe ushtria polake, bëri që
ndikimi dhe pushteti i tyre të dobësohet në territoret ku ata sundonin, veçanërisht në Hungari, Bosnjë, Serbi, Ukrainë, por edhe në
Dalmaci e More. Archivio di Propaganda Fide në Romë, në Archivio
Segreto Vaticano në Vatikan dhe në Biblioteca Apostolica Vaticana, po
në Vatikan, ruajnë burime shumë të rëndësishme për këtë periudhë, respektivisht shek. XVII dhe XVII, burime këto kryesisht
të pabotuara, ose të botuara si fragmente, pra jo komplete. Burimet në fjalë janë përpiluar nga personalitete të larta kishtare, siç ishin vizitatorët apostolikë, persona këta me përvojë dhe që zakonisht
ishin të shoqëruar nga një ekip i posaçëm ndihmësish të specializuar, kryesisht të sjellë nga Roma, për të hetuar dhe vlerësuar situatën në vendet që vizitonin. Atyre u vihej në dispozicion e gjithë baza
materiale, d.m.th të gjitha burimet e shkruara të kryeipeshkvive, ipeshkvive, famullive, kuvendeve dhe kishave të territoreve
që ata vizitonin, si dhe burimet njerëzore: klerikët e të gjitha rangjeve, të zgjedhur nga ata vetë. Përveç këtyre burimeve
të cilave iu referoheshin, ata vëzhgonin edhe gjendjen reale dhe bënin përshkrimin e saj, në momentin që bëhej vizita. Në këtë mënyrë, ata bënin krahasime dhe analiza me burimet e shkruara që dispononin
dhe në të njëjtën kohë, propozonin zgjidhje të reja, ide dhe opinione
konkrete për secilën nga njësitë hierarkike vendore të territorit që ata vizitonin. Të gjitha këto burime njihen me një emër në arkiva dhe biblioteka: relacione (Relationes). Relacione të tilla për dioqezat
shqiptare në shek. XVII dhe XVIII, ka në numër të konsiderueshëm. Disa nga këto janë të njohura për studiuesit dhe historianët si p.sh.: Relacioni i Marin Bicit. Po kështu relacionet e Pjetër Mazrekut,
nga vitet 1623, 1624 dhe 1625, të Pjetër Budit, Gjergj Bardhit nga vitet 1629, 1631, 1634, 1637 dhe 1638, Frank Bardhit më 1637, F. Leonardit më 1638, Mark Skurajt më 1641, 1644-1645 dhe 1652-1656, i Shtjefën Gasparit më 1671, Pjetër Bogdanit etj. Të gjitha këto relacione janë botuar nga studiues të huaj, të cilët nuk njohin
ose e njohin pak gjuhën shqipe dhe toponimet shqipe, shpesh herë, duke sjellë ngatërresa dhe pasaktësi të theksuara.

Në hyrje të çdo kapitulli, imzot Zmajeviqi përshkruan me saktësi gjithçka që ka të bëjë me jetën sakrale dhe fetare të popullit dhe klerit, për toponiminë e dioqezave, famullitë, gjendjen e objekteve të kultit...

Në këtë shkrim do të flasim për relacionin e Vinçenc Zmajeviqit nga viti 1703. Është koha kur në Selinë e Shenjtë pontifikonte si Papë Klementi XI (1700-1721), Françesk Albani, me origjinë shqiptare, i
cili në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me veprime konkrete ndikoi në mbrojtjen e të krishterëve të tjerë të Gadishullit Ballkanik
në përgjithësi dhe të shqiptarëve në trojet etnike në veçanti. Në fillimin e pontifikatit të këtij pape, (1700) në trojet shqiptare
kishte një kryeipeshkëv dhe vetëm tre ipeshkëv, Pjetër Zymini,
Kryeipeshkëv i Durrësit, Nikollë Vlladanji, ipeshkëv i Lezhës, Gjergj Theodori, ipeshkëv i Sapës dhe Pjetër Karagiqi, ipeshkëv i Pultit, të cilëve më vonë ju shtohen edhe dy ipeshkëv: Anton Babi, ipeshkëv i
Shkodrës, Marin Gjini ipeshkëv i Pultit, sepse në Shkup transferohet Pjetër Karagjiqi dhe Kryeipeshkvi Vinçenc Zamjeviqi në Tivar, kështu që plotësohen selitë vakante kryeipeshkvnore dhe ipeshkvnore më të rëndësishme shqiptare. Numri i përgjithshëm i famullive ishte
87, të cilat mbulonin 279 fshatra, ku shërbente një kler prej 98 meshtarësh shekullarë, 32 misionarësh françeskanë të reformuar, si dhe 7 rregulltarë françeskanë observantë shqiptarë, ku numri i
përgjithshëm i frymëve të krishtera ishte 65.159. Duke njohur të gjithë situatën nga afër, Papa Klementi XI, fillimisht e emëron Vinçenc Zmajeviqin Kryeipeshkëv të Tivarit (në vitin 1701), por edhe administrator të Ipeshkvisë së Budvës si dhe primas të Serbisë dhe vizitator apostolik për Shqipëri, Maqedoni, Bullgari dhe Serbi. Me
bulë të veçantë, më datë 8 qershor 1702, Papa Klementi XI e emëron Vinçenc Zmajeviqin vizitator apostolik në të gjitha dioqezat
shqiptare dhe misionet françeskane (Vicentius Zmajevich, archiepiscopi Antibarensis 8 Iulii 1702 deputavit visitatore apostolico eçlesiarum et missionum provincie Epiri seu Albaniae iuxta...) duke i dhënë kështu mundësinë që të vizitonte


Kush është imzot Vinçenc Zmajeviqi?
Image
Vinçenc Zmajeviqi rrjedh nga një familje me traditë, e cila për herë të parë në dokumentet arkivore përmendet në vitin 1543 (arkivi i Kotorrit). Në fillim të shek. XVII, një degë e familjes nga Kotorri shpërngulet në Perast. Nga kjo familje dalin emra të njohur si Andre Zmajeviqi, prelat i lartë kishtar dhe Kryeipeshkv i Tivarit; istofori, i ati i Vinçencit, që ishte kapetan në marinën detare
dhe tregtar i njohur i kohës, pastaj i vëllai më i madh i Vinçencit, Mateo, ishte admiral në flotën detare ruse, etj. Vinçenc Zmajeviqi lindi më 23 dhjetor të vitit 1670, në Perast (Mali i Zi) nga prindërit Kristofori dhe Helena. U pagëzua nga i ungji, imzot Andre Zmajeviqi, i cili edhe ndikoi shumë në formimin dhe përcaktimin e së ardhmes së Vinçencit të ri. Në moshën 15-vjeçare u dërgua në Romë pranë Kolegjit të Propagandës Fide, ku studioi teologji dhe filozofi. Gjatë qëndrimit dhe studimeve në Romë, takoi shumë personalitete të jetës kishtare dhe publike, por dy ishin më me ndikim te studenti i ri: kardinali Françesk Albani (më vonë Papa Klementi XI) dhe profesori i kolegjit ku ai studioi, Gjon Pashtriqi. Në Romë fitoi gradën doktor në shkencat teologjiko-filozofike dhe për disa vjet u bë pedagog pranë këtij kolegji. Në vitin 1695 kthehet në atdhe, ku me propozim të Senatit të Venedikut, praktikë e kohës, Vinçenci emërohet abat në abacinë e Shën Gjergjit pranë Perastit, që ishte abaci titullare e abacisë së mirënjohur të Shën Sergjit e Bakut, në Shirgj të Bunës, nga e cila administrohej edhe famullia e Shën Nikollës në breg të Bunës (1695-1701). Me vdekjen e Kryeipeshkvit të Tivarit, Marin Gjorgës, Papa Klementi XI, Zmajeviqin e ri, në moshë vetëm tridhjetë e një vjeçare, më 18 prill të vitit 1701, e emëron Kryeipeshkëv të Tivarit. Pas një shërbimi prej dymbëdhjetë vitesh si Kryeipeshkëv i Tivarit, imzot Vinçenci emërohet nga Papa Klementi XI, si kryeipeshëkv në Selinë Metropolitane të Zarës, më 23 maj të vitit 1713. Arsyet e një
transferimi të tillë ishin krejt personale, nga frika e një hakmarrje të mundshme nga njerëzit e kontit Bujoviq, i cili u vra nga vëllai
i imzot V. Zmajeviqit. Në kryeipeshkvinë e Zarës qëndroi deri në vdekje, më 11 shtator 1745. Edhe pse fizikisht larg shqiptarëve, ai gjatë gjithë kohës u kujdes dhe ndoqi nga afër çfarëdo që ndodhte atje. P.sh. në vitet 1721 dhe 1726, u kujdes që një pjesë e popullsisë shqiptare të shpërngulej nga trojet e tyre rreth Liqenit të Shkodrës, nga Brisku, Shestani, Lajra dhe Arbëneshi dhe të vendosej në paralagjen e Zarës Arbanasi dhe ne Zemunik e Plloçe. Imzot Zmajeviqi në moshën
15- vjeçare shkroi veprën "Razgovor duhovni", ndërsa më vonë shkroi
edhe një vëllim me poezi me titull "Musarum chorus in laudem
Antonii Zenii" (1694), dhe po këtë vit botoi në Romë edhe "Corona
poetica," pastaj ishte autor i traktateve: "Ogledalo istine-Speçhio
della verita" (1721) të një letre për vëllain Mateo, një "Dëshirë" për
Koncilin Provincial të Francës, mbi bulën e Papës Klementi XI Unigenitus
(1713), pastaj "Quenselle" traktat kundër herezive, etj. Me rëndësi të veçantë është botimi i dokumenteve të "Kuvendit të Arbnit", më 1706, në gjuhën latine dhe shqipe, pastaj edhe "Relacioni...", si dhe një vëllim i lidhur me letërkëmbim prej 52 copë letra nga viti 1700-1729 që ruhen në Zagreb, por relacione të tjera, dorëshkrime e korrespondencë e shumtë që ruhet në ASV, BAV, AFP, Zarë, etj.,
dhe që ende është i pabotuar.
Last edited by Arbëri on Mon Apr 19, 2010 7:28 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: dokument serioz për shqiptarët

#2

Post by Arbëri » Mon Apr 19, 2010 7:22 pm

Relacione të tilla për dioqezat shqiptare në shek. XVII dhe XVIII, ka në numër të konsiderueshëm. Disa nga këto janë të njohura për studiuesit dhe historianët si p.sh.: Relacioni i Marin Bicit. Po kështu relacionet e Pjetër Mazrekut, nga vitet 1623, 1624 dhe 1625, të Pjetër Budit, Gjergj Bardhit nga vitet 1629, 1631, 1634, 1637 dhe 1638, Frank Bardhit më 1637, F. Leonardit më 1638, Mark Skurajt më 1641, 1644-1645 dhe 1652- 1656, i Shtjefën Gasparit më 1671, Pjetër Bogdanit etj

të gjitha territoret shqiptare dhe të raportonte për to në relacionet që do të hartonte gjatë qëndrimit të tij në këto territore.
Relacionet e Zmajeviqit janë sot burime të jashtëzakonshme për historinë e trojeve shqiptare të asaj periudhe. Në Biblioteca Apostolica Vaticana, në Vatikan, në sektorin e dorëshkrimeve, ruhet
njëri nga relacionet autografë të Vinçenc Zmajeviqit në dorëshkrim me titull:
"Notizzie Universali dello Stato di Albania, e dell'operato da Monsignore Vincenzo Zmajevich Arcivescovo di Antivari isitatore Apostolico dell'Albania. Esaminate nelle Congregationi Generali di Propaganda Fide de 3 e 18 dicembre 1703., 7, 21, e 28 Genaio e 12 febraio 1704. Si come vede dal Foglio delle Risolutioni posto in
fine Segnato Letera A," me signaturë: Mss.Barber. Lat. 4577, sign. e vjetër: Mss. Lat. 126. (Faksimilen e frontespicit po e botojmë). Ky dorëshkrim, mjaft i vëllimshëm, i kësaj biblioteke, nuk është botuar
deri më sot me sa kemi informacione ne. Në fakt, një kopje tjetër e këtij dorëshkrimi, e cila ka ndryshime të theksuara jo vetëm në formë, duke filluar që nga titulli, por edhe në përmbajtje, si toponimet,
mikrotoponimet, renditja e lëndës burimore, shënimet statistikore, etj., ruhet në Archivio de Propaganda Fide në Vatikan, dhe mban titullin "Relatione dello stato d'Albania e Servia visitate da Vincenzo
Zmaievich Arcivescovo d'Antivari. Nell Anno MDÇII in III (1702-1703), (faksimilen e frontespicit po e botojmë), me sign. APF. SCR, Albania, v.5, f.535r 661v, dhe është botuar nga albanologu gjerman Peter Bartl në vitin 1979, i cili gjithsesi duhet krahasuar me origjinalin për disa
gjëra që janë të diskutueshme dhe të pasaktësuara. Puna e bërë nga
albanologu P. Bartl, gjithsesi është për t'u lavdëruar dhe përkon me
pohimin tonë, se relacionet janë botuar qoftë edhe të pjesshme, si
regesta ose në ndonjë rast janë bërë përpjekje të editohen të plota, vetëm nga të huaj, nëse kemi parasysh, se historiani shqiptar
Injac Zamputi, përktheu relacionet, por pa pasur asnjëherë
gjatë jetës së tij, origjinalin e ndonjërit syresh, por shërbehej vetëm
me ato që botonin të tjerët, në shumë raste, me plot mangësi e gabime të
shumta. Dorëshkrimi që ruhet në BAV, sipas mendimit tonë, është autograf i vetë Vinçenc Zmajeviqit, dhe sipas të gjitha gjasave duhet të jetë origjinali i parë, nga ku është përpiluar kopja e dytë me disa
plotësime dhe ndryshime që ruhet në AFP, dhe që është dorëshkrimi i At Gallanit, sekretarit personal të imzot Zmajeviqit. Krahasimet e të dyja dorëshkrimeve i bëjmë me siguri të madhe, sepse ato i kemi konsultuar në vend, por në të njëjtën kohë i kemi riprodhuar në kopje të skanuar dhe të stampuar nga BAV dhe AFP, të cilat na mundësojnë nxjerrjen e përfundimeve logjike dhe të sakta, duke eliminuar gabimet e mundshme ose të ngjashme me ato të ndonjërit që është marrë me studimin
e njërës apo tjetrës kopje të dorëshkrimit.

Image
Dorëshkrimi i relacionit që ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit Dorëshkrimi i BAV-it është i lidhur në vëllim më vete, ka kopertina pergameni të fortë. Duke filluar me f.1 deri në f.227,
është dorëshkrimi i relacionit, ndërsa nga f.228 deri në f.231 vazhdon shtesa "Folium A" që përmban "Rescripta in Congregatione Generali 3a Decembris 1703; In Congregatione 18 Decembris 1703; 7 Januarii
1704; 21 Januari 1704; 28 Januari 1704; 12 Februarii 1704 dhe është një
regjistër në gjuhën latine i dokumenteve në lidhje me vizitën apostolike të vitit 1702, por edhe dokumente që kanë të bëjnë me Kuvendin e Arbërit të vitit 1703, me botimin e akteve të Kuvendit dhe me
masat e tjera që kanë të bëjnë me meshtarët, misionarët dhe famullitë e ipeshkvitë e vizituara, etj. Faqet 98, 107, 108, 136 dhe 170, në pjesën ku është dorëshkrimi i vizitës, janë boshe, por të paginuara, ndërsa në mes të faqeve 118-119 është futur një fletë, e cila përmban disa shënime
që kanë të bëjnë me kapitujt e relacionit. I tërë vëllimi është i shkruar nga një dorë e vetme, që është dora e Kryeipeshkvit
V. Zmajeviq. Këtë e pohojmë me siguri, sepse kemi bërë krahasime të shumta me letërkëmbimin e bollshëm që ruhet në ASV, BAV dhe AFP të Zmajeviqit me të tjerët. Sipas shënimeve të marra në BAV,
dorëshkrimi është restauruar në vitin 1890, në kohën e Papës Leone XIII (1878- 1903), kur kardinal dhe prefekt i BAV-it ishte Joseph Hergenröther (1879-1890). Dorëshkrimi është në gjendje të rëndë,
sepse ka dëmtime të shumta, për shkak të cilësisë së dobët të letrës, dhe gërryerjes së ngjyrës gjatë shekujve. Në disa vende nuk lexohet ose lexohet me shumë vështirësi. Në BAV ka arritur së bashku me
dorëshkrimet e tjera të kardinal Barberinit, që ruhen në këtë bibliotekë dhe i tërë fondi mban emrin e tij. Frontespici i
dorëshkrimit mban titullin që shënuam më lart, ndërsa faqja në vazhdim është bosh dhe e papaginuar. Në f.1-18, imzot Zmajeviqi bën një përshkrim të përgjithshëm, historik dhe gjeografik të Shqipërisë
dhe dioqezave të saj, duke shkruar për historinë e shqiptarëve, origjinën e tyre, historikun përmbledhës të dioqezave dhe
shtrirjen hapësinore të tyre (kufijtë e secilës), gjendjen ekonomike, informacione mbi pagimin e taksave dhe punën angari që bëjnë të krishterët të detyruar nga turqit. Pastaj shkruan për veset dhe
virtytet e shqiptarëve, mungesën

Image
e klerit, injorancën e madhe të klerit që shërben në tërë territorin e Shqipërisë, si dhe propozon masat konkrete që duhen
ndërmarrë, e ajo më kryesorja është thirrja e një Kuvendi gjithëshqiptar sa më parë që të jetë e mundur. Në vazhdim, në hyrje
të çdo kapitulli, imzot Zmajeviqi përshkruan me saktësi gjithçka që ka të bëjë me jetën sakrale dhe fetare të popullit dhe klerit, për toponiminë e dioqezave, famullitë, gjendjen e objekteve të kultit,
kishave, duke saktësuar se cila është në gjendje të mirë, cila është gjysmë e rrënuar dhe cila e rrënuar krejt dhe kanë mbetur
vetëm si rrënoja apo gërmadha; bën përshkrimin e mbishkrimeve, pastaj sjell shënime për reliktet, orenditë, ikonat kishtare, të ardhurat e famullive, administrimin e sakramenteve, pastaj kujdes të veçantë i kushton praktikës dhe shmangieve që janë në kundërshtim me jetën e
krishterë dhe ajo më kryesorja, sjell numrin e saktë të popullsisë së gjithë territorit shqiptar. Në fund të çdo kapitulli shënon
masat konkrete për të shmangur keqpërdorimet, pastaj propozon mundësitë për rindërtime, restaurime dhe ngritje të reja të kishave të dioqezave përkatëse, shënon me saktësi se cilat janë pajisjet që u nevojiten kishave, rrobat, orenditë e shenjta dhe gjëra të tjera. Meqenëse titulli i dorëshkrimit të BAVit ndryshon nga ai i AFP, në vazhdim sjellin në mënyrë përmbledhëse secilin veç e veç, të përkthyer në gjuhën shqipe, duke shënuar edhe numrin e faqeve të dorëshkrimit,
për të bërë të mundur orientimin e studiuesve dhe historianëve shqiptarë
dhe të tjerë që dëshirojnë të merren me studimin e këtij dorëshkrimi. Kështu
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: dokument serioz për shqiptarët

#3

Post by Arbëri » Mon Apr 19, 2010 7:25 pm

Image
kemi: Gjendja e kryeipeshkvisë së Tivarit nga lashtësia deri më sot, Gjendja e dioqezës së Shkodrës; Gjendja e ipeshkvisë së Pultit; Gjendja e ipeshkvisë së Sapës; Gjendja e ipeshkvisë së Lezhës; Gjendja e
kishës së kryeipeshkvisë së Durrësit; Gjendja e kishës së Budvës; Gjenda e kishave të Serbisë nën administrimin e Kryeipeshkvit të Shkupit; Gjendja e krishterimit në Bullgari; Propozime konkrete
për tejkalimin e situatës në Shqipëri dhe Serbi; Të dhëna të sakta statistikore për fshatrat, famullitë, shtëpitë dhe besimtarët
e krishterë, skizmatikët e turqit që banojnë në secilën prej dioqezave të Shqipërisë; Dorëshkrimi i APF është i lidhur me dokumente
të tjera në një vëllim mjaft voluminoz, që përmban dokumente për vitet
1696-1707, si vëll. V, për Shqipërinë, me titull Scriture Referite nei Congressi, Albania. Po ashtu, në këtë dorëshkrim, gjejmë një vizatim shumë të bukur të kapakut të arkës ku ruhen reliket e shenjta, që
gjendej në kishën e Oroshit të Mirditës, me pamje të ndryshme shenjtorësh dhe mbishkrime të përziera në gjuhët greke dhe sllave-qirilicë, që nuk ndodhet në dorëshkrimin e BAV-it dhe sipas mendimit
tonë dhe të arkivistëve të AFP, është punim i bërë pasi është dorëzuar relacioni, por që i përket viteve të relacionit. Një ndryshim tjetër kemi në fletën 589r ku gjejmë të dhënat dhe sqarimet përkatëse për
vizatimin dhe mbishkrimet e kapakut të arkës ku ruhen reliket e shenjta, të relikeve të argjendit të kishës së Oroshit, ku shënjohet se në qendër është vendosur Shën Lleshi, sipër ka një engjëll që duhet
të jetë Shën Gabrieli ose Shën Mihaili, majtas janë Jezu Krishti, Shën Mëria dhe një martir, ndërsa djathtas Shën Prokopi, Shën Dhimitri dhe Shën Nestori, poshtë mbishkrimi në greqisht dhe sllavisht-qirilicë. As ky shënim nuk ndodhet në dorëshkrimin e BAV-it. (Ne sjellim si ilustrim
këtë vizatim të bukur). Duke studiuar me kujdes të dyja kopjet e
Relacionit të Vinçenc Zmajeviqit, natyrisht duke pasur parasysh edhe dallimet e cekuara më lart, mendojmë se ky Relacion, në mënyrë shumë të qartë, me objektivitet dhe saktësi paraqet regjistrimin e popullsisë shqiptare në fillimshekullin XVIII, por njëherësh, pasqyron edhe gjendjen ekonomike, politike, kulturore dhe shpirtërore-fetare të popullit shqiptar, që ndodhej nën sundimin turk, duke nxjerrë në pah, mendojmë ne, me objektivitet edhe dobësitë, injorancën, deformimet dhe shpërdorimet e ndryshme të
klerikëve shqiptarë që shërbenin
në dioqezat shqiptare, që njëherësh është edhe tregues për një nga
momentet më të rëndësishme të jetës së Kishës Shqiptare, në kohën kur po
bëheshin përpjekje të pareshtura për të zbatuar dekretet e reformës kishtare. Në anën tjetër, ky dorëshkrim në dy kopje të ndryshme, në dy vende të ndryshme, ka vlerë të jashtëzakonshme historike, sepse
në masë të konsiderueshme mundëson njohjen e rrethanave të përgjithshme qofshin ato gjeopolitike, historike, ekonomike, kulturore apo fetare, të
mbajtjes së Kuvendit të Arbërit dhe është dëshmi burimore arkivore para-rendëse e këtij Kuvendi, nga viti 1703. Ndërsa At V. Malaj për dorëshkrim shkruan: "Përmes rreshtave të Vizitës ne kuptojmë për gjendjen e padurueshme të klerit dhe të besimtarëve. Nga kuadri i dhënë nxjerr krye një bashkësi e krishterë jo pa njolla morale, megjithëse në thelb besnike e traditave stërgjyshore e fetare, në mjaft raste
të ngjyrosura medevocion të veçantë për këtë apo për atë shenjt protektor, që jo gjithmonë ishin të motivuara nga ana teologjike mbi një bazë të shëndoshë katekistike kryesisht nga kujdesi i pamjaftueshëm
pastoral që kishte mbetur në dorë të pak meshtarëve dhe misionarëve".

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#4

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 7:02 pm

Image

Tirane
RETH KETI FLAMURI KY KOMITETI KERKOI ME 1919-1920 PANVARSINE E KOSOVES


Image
EDHE PAS 100 VJETESH SIMBOLET E DARDANISE TENTOJNE TE SHENDROHEN NE NJE YLL NE FLAMURIN EVROPIAN SI VULLNET I POPULLIT TE KOSOVES

FLAMURI I KOSOVES
Image

Image

DARDANET
KOSOVARE
Jovan Tomitch, Publicist serb ne parathënien e një libri¹) që publikonte më 1913, thoshte tekstualisht:

“Në letrën e tij, të publikuar në “le Temps”, të datës 3 Janar 1913, Z. Gregoire Jakschitch ka gjetur një formulë të këndshme për të shprehur atë që paraqet si anormale fenomeni i ekspansionit shqiptar, jashtë kufijve të Shqipërisë së vërtetë, sanxhakut të Novi Bazar-it, fushës së Kosovës, Serbisë së Vjetër dhe Maqedonisë.

“Ky ekspansion është krahasuar me një lumë shkatërrues që del nga shtrati, në mungesë të çdo force rregullatore. Ka ardhur momenti që ky lumë të çohet në shtratin e tij dhe të bëhet i qetë dhe i mirë. Këtu qëndron misioni i fuqive të mëdha të shqetësuara. Meqë ato duhet të prononcohen për kufijtë e Shqipërisë, iu takon atyre të çojnë lumin në shtratin nga i cili është larguar, duke qenë se brigjet e tij i caktojnë Shqipërisë kufijtë e saj të vërtetë.”

Asgjë më tepër se kaq.

Në fakt që të nesërmen e luftës ballkanike pati një moment, kur çdo sllav – ose me mirë do serb – i vinte detyrë vetes të publikonte diçka kundër Shqiptarëve.

Gazeta pariziane “le Temps” i kishte vënë kollonat e saj në dispozicion të këtyre vlerëmohuesve ashtu siç i kishte lënë të hapura për grekët, thellësisht e lumtur që mund te shprehte urrejtjen e saj kundër Shqipërisë.

Nga ana tjetër, ministra të rinj dhe të vjetër serbë i viheshin punës me një zell të madh, Z. Protitch, me pseudonimin “Balkanikus”, villte helmin e tij, dhe një plak i nderuar, që mban tituj të lartë, Dr. Vladan Georgevitch, na shpërblente me një kryevepër të vërtetë.

Për të krijuar një ide rreth natyrës së kësaj literature, mjafton të lexosh pasazhin e këndshëm të mëposhtëm ²):

“Tipi arnaut është i dobët dhe trupvogël; tek ai gjen diçka prej cigani, prej Fenikasi³). Dhe shqiptarët nuk të kujtojnë vetëm Fenikasit, por edhe njerëzit primitivë që flinin nën peme, ku lidheshin me bishtin e tyre. Në shekujt që vijnë, kur njerëzit nuk e kanë bishtin, ky i fundit u mblodh kruspull në mënyrë të tillë sa njerëzve të sotëm s’iu ka mbetur veçse një mbetje e vogël në kockat e kërbishtes. Mes shqiptarëve, duket se ka akoma njerëz me bisht në shekullin e XIX-te. Z.v.Hahn (f.63) thotë:”Janë dy llojesh, disa me bisht dhie dhe të tjerët me bishta te vegjël kali.” Ata që e kanë janë burra shumë të fuqishëm dhe veçanërisht 1)Shqiptarët në Serbinë e Vjetër dhe në sanxhakun e Novi – Bazar, tek Hachette, Paris.

2)Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha nga Dr. Vladan Georgevitsch, ish – president i këshillit të ministrave të Serbisë, ish – ministër i plotfuqishëm, etj, i përkthyer nga gjermanishtja nga princi Alexis Kara – Georgevitsch, Paris, Calman Levy, 1913, faqe 8-9.

3)Shih Yastrebov, Spomenik Srp. Krajl. Akademie, XLI., f.334.)

me një konstrukt të fortë; ata janë gjithashtu këmbësorë të shkëlqyer. Disa vjet më parë, një njeri i tillë vdiq, dhe ai kishte përshkuar në një ditë hapësira shumë të mëdha. Për nevojat e tij, ai ishte i detyruar ta merrte bishtin në dorë për të mos e ndotur.”

Nuk dimë për cilën vepër të J. Georg, von Hahn bën aluzion, por nëse bëhet fjalë për të famshmet e tij “Albanesische Studien”, ky autor, në faqen 63 të sipërpërmendur, nuk thotë asgjë të tillë, veçse në faqen 163 ai flet vetëm për besimet popullore në shqiptarët e jugut (jo në ata të veriut), të cilët besojnë në kukudhët, në lugetërit, në zanat, etj.,pikërisht për ekzistencën e njerëzve që lindin me një bisht te vogël; por nuk bëhet fjalë aspak për atë që dëshiron të nënkuptojë ish ministri dinjitoz serb. Ndoshta, plaku i nderuar, duke shkruar pasazhin e mësipërm, ka pasur një reminishencë te origjinës së tij simieske në një nga pyjet e një te ashtuquajtur Lemuri? Në çdo rast, është interesante të dihet se cili është universiteti që i jep titujt e doktorit dijetarëve të një kalibri të tillë!

Por nuk janë vetëm shkrimtarët sllavë që janë frymëzuar të vjellin të tilla trashanikllëqe kundër shqiptarëve. Kolonia serbe e Parisit ka mbledhur në një vëllim të vogël dhe me titullin “çështja shqiptare” artikuj të publicistëve francezë: Cheradam, Bianconi, etj. (botuar në Hachette, 1913).

Të ndalemi për një çast tek emri i fundit. Ky Z. Bianconi, i cili ka publikuar letra në “le Temps” (no8 të datës 26 dhjetor 1912 dhe 10 janar 1913) është autori, nëse e mbajmë mend mirë, i dy hartave tregtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë, që përbëjnë kënaqësitë e një shkencëtari. Por ai është njëkohësisht, gjithnjë nëse nuk gabohemi, autori i një broshure më pak të njohur, të publikuar në Paris më 1877, të titulluar “Etnografia dhe statistika e Turqisë së Evropës”. Veç kësaj, në këto faqe dhe në hartën që i shoqëron, F. Bianconi njeh grekë dhe vetëm grekë në të gjithë Maqedoninë si dhe në pjesën më të madhe të Bullgarisë. Si shpjegohet që i njëjti autor që nuk i njihte sllavët disa vite më parë, duket se papritur i sheh ata kudo tani? Shkenca e këtij gjeografi do të kishte dy pesha, dy masa, dhe sidomos dy arsye?

Dijetarët dhe pseudo dijetarët serbë, historianët, gjeografët, publicistët, janë përpjekur të provojnë një gjë, të dihet se nuk ka aspak shqiptarë në krahina të njohura me emrat Kosovë dhe Maqedoni perëndimore, ose, në qoftë se ka, ata nuk janë veçse të ndërfutur, dallgë që kanë dalë jashtë shtratit të përroit.

Duke rivalizuar ne këtë gjë me grekët, serbët kanë shpikur me këtë rast sipas modelit të dhënë nga politikanët e Athinës, një nomenklature të tërë groteske; për shembull ata quanin “Shqiptarë” ata shqiptarë që ushtronin fenë katolike dhe që banojnë veçanërisht në Mirditë dhe në rrethinat e Shkodrës; shqiptarët e Kosovës janë quajtur “Arnautë”, fjalë turke që përcakton të gjithë shqiptarët në përgjithësi, por që serbët (dijetarë e pseudo – dijetarë) i jepnin një kuptim të veçantë. Veç kësaj, vetë këta Arnautë nuk do të ishin veçse sllavë, do me thënë serbë të shqiptarizuar dhe serbë të myslimanizuar. Ka vepra të tilla midis atyre të shkruara për këtë qëllim nga serbët,si ato të Spiridon Gopcevic, për shembull (Makedonien und Altserbien) leximi i të cilave të bën të qeshësh me zor.

Në këtë, serbët janë ndihmuar nga dijetarë rusë ose të ashtuquajtur të tillë:Macouchef, Florinsky, Hilferding, autorë, opinionet e të cilëve mbajnë,pa dyshim, erën e tendencave të politikës moskovite. Këta zotërinj kanë parapëlqyer gjithashtu të ngatërrojnë shqiptarët me turqit, dhe kështu, duke i konsideruar si të huaj, si myslimane që duhet, herët a vonë dhe në mënyrë fatale të kalojnë në Azi, në djepin e tyre të origjinës. Dhe atje ku ata kanë gjetur një sllav të vetëm, një fshat të vetëm, sado i paralizuar qoftë, ata s’kanë hezituar aspak të deklarojnë sllave të gjithë krahinën.

Dhe për t’i dhënë më shumë peshë politikës së tyre – mbasi në fakt s’bëhej fjalë veçse për një përgatitje për sllavizmin e madh – është shpikur një term gjeografik, ai i Stara Serbia (Serbia e Vjetër) për të quajtur një pjesë të mirë të Shqipërisë së veriut. Ne themi “shpikur”, sepse ky term i ri shfaqet për herë të parë vetëm më 1845, në “Hartën e principatës së Serbisë” nga Jean Bugarsky, e shtypur në atë vit në Beograd, dhe ku krahina e Bielopolit, në jug – perëndim të Serbisë është quajtur me emrin e “Serbisë së Vjetër, ose Shqipërisë aktuale” ndërsa në gjeografinë e Vouk Karadjitch, shtypur gjithashtu në Beograd, më 1827, një term i tillë nuk figuron aspak¹).

Dhe hartografët dhe gjeografët e tjerë ndjekin në mënyrë mekanike këtë shembull! Ku do të na çonte pra kjo, në qoftë se do të donim të përdornim gjithandej fjalën “i vjetër”? Atëherë do të duhej të quanim “Turqi e vjetër” një pjesë të mirë të Evropës juglindore dhe të Rusisë jugore, dhe “perandori të vjetër romake” ose “perandoria e vjetër e Aleksandrit”, një pjesë të mirë të botës së njohur nga të vjetrit ! Absurdja do ishte qesharake. Po përse kjo gënjeshtër dhe ky trillim; mbi ç’bazë mbështetet një legjendë e tillë? Sigurisht, jo mbi gjendjen etnografike të vendit, që është mirë e bukur një vend shqiptar, i banuar nga shqiptaret. A bëhet kjo për arsye historike? Për kënaqësinë e disa udhëheqësve serbë të cilët kanë shtrirë sundimin e tyre drejt perëndimit dhe ku ky sundim nuk ka zgjatur më shumë se disa kohe. Ose më mirë – dhe do të ishte më e ndershme të pohohej hapur - për kënaqësinë e diplomacisë moskovite dhe të disa²) serbëve megalomanë!

Përpara se të cekim çështjen e “Arnautëve”, “Serbëve të shqiptarizuar” dhe shqiptarëve të dalë nga shtrati i lumit, etj., të shqyrtojmë në fillim gjendjen aktuale të asaj që “dijetarët” quajnë Serbia e vjetër dhe, pjesërisht, Maqedoni, dhe që ne e quajmë thjeshtë me shprehjen Shqipëri e Veriut.

Në fushën e statistikës, ne jemi para një vështirësie shumë të madhe, nga fakti se Turku, do me thënë zotëruesi i këtyre krahinave deri më 1912, nuk kishte bërë asnjëherë statistika të sakta, duke u kënaqur me një vlerësim shpeshherë në vija të trasha. Administrata otomane ka injoruar sidomos klasifikimin e banorëve sipas gjuhës së tyre, duke marrë parasysh përgjithësisht vetëm fenë e tyre dhe kjo e bërë në mënyrë empirike. Por nuk duhet lënë në harresë që shqiptarët s’e kanë pëlqyer asnjëherë regjistrimin e popullsisë dhe që kanë zbritur sa më shumë njerëz nga regjistri i gjendjes civile, në mënyrë të tillë që edhe kur autoritetet otomane arritën të bëjnë një statistikë, numri i shqiptarëve është më i ulët se në realitet.

Ne do te fillojmë, gjithsesi, studimin e këtyre krahinave nga shqyrtimi i statistikave turke duke u bazuar kryesisht në vlerësimet otomane më pak të vjetra dhe për rrjedhojë ato që largohen sa më pak nga realiteti.

Nga koha e inspektorit të përgjithshëm Hussein Hilmi pasha;popullsia totale e vilajetit të Kosovës – është pikërisht pjesa e Shqipërisë së veriut që na shqetëson – ishte vlerësuar me 1,063.666, nga e cila 754,631 myslimanë³); duhet të theksohet këtu që turqit i kane quajtur gjithmonë shqiptarët me emrin e përgjithshëm “myslimanë”, kështu që vilajeti i mësipërm do të numëronte një përpjesëtim prej tre të katërtash shqiptarë dhe një të katërt sllavë (serbë ose bullgarë sipas zgjedhjes, ose më mirë sipas politikës !) Nuk duhet harruar gjithashtu që vilajeti i Kosovës përfshinte Kaza (nënndarje administrative) që ishin jashtë kufirit të Shqiptarëve, të tilla si Egri – Palanka, Malechovo, Ichtib, Kotchani, Karatova, Radovichta,



1)Shih Ichirchoff )Prinos kem etnografiiata na Maknedonskite Slavini (në bullgarisht), Sofie 1907, faqe 9.

2)Themi “disa”, sepse, kur në vazhdim të luftës turko – ballkanike, serbët shkuan deri në Durazzo, ushtarët serbë pohuan me një naivitet të hijshëm habinë e tyre që nuk takuan asnjë bashkëkombës në të gjithë Shqipërinë. – “Na ishte thënë në fillim të luftës që, sa të kalonim kufirin, do të gjenim “vëllezër” sllavë në këto krahina, dhe ne u gjendëm në një vend krejtësisht shqiptar, ku askush nuk kuptonte më gjuhën tonë!”Këto janë tekstualisht fjalët e një ushtari serb.

3)Shih RENE PINON, Evropa dhe Perandoria Otomane, Paris 1913, faqe 143.)

Novi Bazar, Novi – Varoch, Senitza dhe Tachlidje të cilat janë të banuara nga Sllavë (të krishterë dhe myslimanë) dhe nga Turq. Në qoftë se nuk i marrim parasysh këto Kaza, numri i Shqiptarëve do të jetë edhe më shumë se 85% e popullsisë globale të Kosovës.

Në këtë vilajet, ka krahina si Ipeku, që janë shpallur si vende të pastra serbe, në të cilat nuk ka realisht vetëm 20,000 sllavë (serbë) përkundrejt 162,000 shqiptarëve! Voutchitrin, mbi kufirin e vjetër të Serbisë do të numëronte vetëm 3000 serbë përkundrejt 42,771 shqiptarëve.¹)

Statistikat e fundit turke të bëra disa muaj para luftës turko – ballkanike që i dha fund sundimit otoman në këto krahina, mund të konsiderohen relativisht si më të mirat të bëra në këtë gjini dhe më pak të prekurat nga gabimet. Popullsia është klasifikuar atje sipas Kishës dhe fesë dhe aspak sipas racës. Gjithsesi do të vërejmë që – atë që kemi sinjalizuar gjithashtu edhe për krahinat shqiptare ku janë futur grekë – që numri i popullsisë shqiptare rritet të paktën me një të njëqindtën dhe ai i popullsisë alogjene zvogëlohet po aq, ndërkohë që shqiptarët bëjnë gjithnjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të shmangur një regjistrim të saktë, ndërsa racat e tjera – priftërinjtë dhe prijësit e komuniteteve të të cilave kanë vlerësuar rëndësinë politike të çështjes – kanë pasur interes të rrisin sa më shumë shifrën e përfaqësuesve të tyre.

Ja ç’na mësojnë statistikat turke:

I gjithë vilajeti i Kosovës (Uskub),përfshirë këtu krahinat e pabanuara nga shqiptarët, si Egri –Palanka, Ichtib, Kotchani, Radovichta, Karatova, në lindje, si dhe Senitza dhe Plevioje në veri, i gjithë vilajeti, të themi, ka një popullsi totale prej 1,314,499 frymë, e ndarë kështu sipas besimit të tyre:
vazhdon..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#5

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 7:11 pm

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#6

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 7:14 pm

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#7

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 7:17 pm

Pasi të studiojmë të dhënat e statistikave të bëra nga turqit dhe shifrat zyrtare austriake, do të shohim ç’thonë bullgarët e Shqipërisë së veriut dhe asaj lindore.

Instituti hartografik i Sofjes ka litografuar tre harta të mëdha të vilajetit të Selanikut,Kosovës dhe Manastirit, ku çdo qytet është ngjyrosur ndryshe sipas përbërjes së popullsisë së saj;bashkë me këto harta, i njëjti institut publikuar një shkrim që përbën një vëllim të vërtetë i cili përmban statistikë të hollësishme të tre vilajeteve të përmendura. Libri nuk ka datë, por di që është botuar më 1903.

Të dhënat e kësaj statistike janë shumë interesante sepse ato janë të tilla që shkatërrojnë jo vetëm pretendimet serbe – qëllim i dukshëm i veprës – por veç tyre edhe vetë pretendimet bullgare.



Ja çfarë thuhet për vilajetin e Kosovës:

Qyteti i Uskubit:4474 shtëpi, nga të cilat 2336 turke (d.m.th. shqiptare), 1687 bullgare (d.m.th.sllave), 200 cigane, 100 izraelite, 60 vllahe.

Kazaja numëron 2727 shtëpi sllave;970 shtëpi të përziera (d.m.th. sllave dhe shqiptare); 561 shtëpi pomacs (sllave myslimane); 162 shtëpi turke; 1461 shtëpi shqiptare.

Pra në gjithë kazanë e Uskubit, ndër 10355 shtëpi nuk ka veçse 4414 tërësisht sllave (bullgare ose serbe, sipas politikës së ditës), dhe 5941 shtëpi janë shqiptare, turke, vllahe, çifute; një pjesë e vogël e këtyre shtëpive i takon fshatrave me popullsi të përzierë, gjë që nuk ndryshon aspak raportin sllave jo – sllave.

Kumanova, qytet: 2425 shtëpi, nga të cilat 1100 bullgare (d.m.th. sllave, si serbe ashte edhe bullgare); 1110 turke (d.m.th. shqiptare mbasi nuk ka turq në Kumanovë); 130 shqiptare (d.m.th. katolike); 68 cigane; 17 vllahe. – Pra popullsia sllave si pakicë.

Kazaja e Kumanovës përmban 3562 shtëpi bullgare (d.m.th. sllave); 555 shtëpi bullgare, shqiptare, turke, cigane;85 shtëpi pomacs; 25 shtëpi turke;618 shqiptare; 180 te përziera (shqiptare dhe cigane; 30 cerkeze (?)

Sipas këtyre shifrave, në të gjithë kazanë – përfshirë këtu edhe qytetin – ndër 7480 shtëpi, 4662 do të ishin sllave dhe ato që mbetën jo – sllave; kjo do t’i jepte mazhoritet elementit të parë, në qoftë se të dhënat ishin të sakta, por do të tregojmë më poshtë se statistika bullgare s’i shpëton kritikës; pjesa më e madhe e fshatrave sllave të mirëfilltë gjendet në rajonin oriental të kazasë dhe për pasojë në kufi me bllokun që formon elementi shqiptar.

Kazaja Ohrane (Katchanik) numëron 830 shtëpi, nga të cilat 713 shqiptare dhe 77 shqiptaro – serbe.

Kazaja e Lumës numëron gjithsej 2950 shtëpi (përfshirë këtu 150 shtëpitë e qendrës) të gjitha shqiptare.

Prizreni, qytet: 9787 banorë, nga të cilët2035 serbë; 6874 shqiptarë;389 shqiptarë katolikë;489 ciganë.

Kazaja, ndër 12,764 shtëpi, numëron 10898 shqiptare, 370 shtëpi serbe, 1866 shtëpi të fshatrave të përziera, ku shumica e madhe e popullsisë është shqiptare.

Presheva, qytet:: 200 shtëpi shqiptare.

Kaza,5803 shtëpi (përfshirë këtu qendrën), 3837 bullgare (d.m.th.sllave sepse e gjithë popullsia e këtyre shtëpive, duke qenë e nënshtruar ndaj juridiksionit shpirtëror të patriarkut merrej për serbë); 860 shtëpi të përziera;906 shtëpi shqiptare. (Statistikat turke dhe shqiptare, shih f.8 na provojnë se shifrat e mësipërme janë të gabuara)

Gjilan, qytet: 2341 banorë, nga te cilët 887 serbë;1081 shqiptarë;373 ciganë.

Kaza, gjithsej 9058 shtëpi, nga te cilat 6451 shqiptare; 430 te përziera; 2137 serbe;40 cekreze; pra më shumë se tre të katërtat e kazasë janë të formuar nga shqiptarë dhe s’ka asnjë bullgar.

Prishtina, qytet: 12375 banorë, nga të cilët 1776 serbë, 8362 shqiptarë, 1539 ciganë muhamedanë, 383 ciganë të krishterë, 305 çifutë.

Kazaja e Prishtinës numëron 7274 shtëpi, nga të cilat 6022 shtëpi shqiptare;912 shtëpi serbe;340 të përziera.

Mitrovica, qytet: 1100 shtëpi serbe dhe shqiptare (siç); kazaja përmban gjithsej (përfshirë edhe qytetin) 3586 shtëpi, nga të cilat 1334 shtëpi serbe; ajo që mbetet, d.m.th. 2252 shtëpi janë shqiptare ose të përziera.

Vucitrin, qytet: 650 shtëpi, nga të cilat 100 serbe dhe 550 shqiptare.

Kazaja, gjithsej (përfshirë edhe qytetin), 8684 shtëpi, nga të cilat 610 shtëpi serbe; 105 shtëpi të përziera serbo – shqiptare;90 shtëpi cekreze, ajo që mbetet, d.m.th. 7319 shtëpi krejtësisht shqiptare (7869 duke numëruar ato të qytetit, dhe duke mos llogaritur shtëpitë shqiptare të fshatrave të përzierë).

Novi – Bazar, qytet:1749 shtëpi serbe dhe shqiptare(siç).

Kazaja e tërë (përfshirë edhe qytetin) numëron 4566 shtëpi, nga të cilat 1748 serbe, çfarë mbetet është shqiptare ose e përzierë.

Kalkandelën (Tetova), qytet: 3000 shtëpi, nga të cilat 1000 bullgare, 1800 turke, 200 shqiptare.

Kazaja e tërë përmban (përfshirë edhe qytetin e Kalkandelën dhe atë të Gostivarit, si dhe fshatrat të cilët kanë formuar me vonekazane e Gostivarit), 13224 shtëpi, nga të cilat 1833 bullgare;4268 të përziera; 3825 shqiptare;298 pomacs.

Midis 1000 shtëpive të qytetit, 850 njohin juridiksionin fetar te priftit bullgar eksarkut (d.m.th. janë bullgare) dhe 150 shtëpi juridiksionin e patriarkut (për pasojë ato e pretendojnë veten serbë).Gjithashtu nga 90 shtëpi të kazasë 61 i janë nënshtruar juridiksionit fetar të eksarkut; 21 juridiksionit të patriarkatit; dhe 8 i njohin të dyja juridiksionet.

Jo më kot e kemi lënë për në fund kazanë e Kalkandelën, edhe pse në librin bullgar, është trajtuar përpara kazasë së Prizrenit. Shkaku është se qyteti i Kalkadelen dhe gjithë kazaja në përgjithësi duke qenë një nga qendrat më aktive të propagandës nacionaliste shqiptare, ku vullneti për të luftuar kundër tendencave panturiste dhe pansllaviste është manifestuar me kohë, kemi dashur t”ia nënshtrojmë shifrat e dhëna nga qeveria bullgare – sepse tre hartat dhe libri në fjalë janë publikime zyrtare, për pasojë shprehje e aspiratave qeveritare bullgare – një analizë më të hollësishme.

Statistika e kazasë së Kalkandelenit *së bashku me qytetin e vogël të Gostivarit dhe fshatrat që më vonë kanë formuar nënndarjen administrative turke të Gostivarit), ndodhet në faqet 37 deri 42 të pjesës së dytë të tekstit shpjegues të hartave etnografike të vilajeteve të Selanikut, Kosovës dhe Manastirit.

Së pari qyteti i Kalkandelenit vetë numëron, jo 3000, siç thuhet në librin e Sofjes, por 4000 shtëpi, dy të tretat e të cilave janë të banuara nga shqiptarët, mbasi jo vetëm popullsia muhamedane e qytetit është e racës shqiptare, por edhe një pjesë e banorëve ortodoksë, meqenëse ata përdorin në vatrat e tyre vetëm gjuhën shqipe.

Autoritetet bullgare kanë gjykuar si të nevojshme për politikën e tyre të lënë të besohet se kazaja e Kalkandelenit dhe ajo e Gostivarit së bashku do të numëronte vetëm 3825 shtëpi krejtësisht shqiptare, në një total prej 13224 shtëpish., Sipas informacionit tonë personal,vetëm kazaja e Tetovës numëron 52000 shqiptarë 20000 bullgare, 6000 serbë, nga një total prej 78000 banorësh.

Gjatë zgjedhjeve për Dhomën Turke, shqiptarët kanë pasur gjashtë zgjedhës të kolegjit të dytë, dhe bullgarët dy;Turqit e Rinj i kanë dhënë pa të drejtë – dhe me shumë përpjekje – një zgjedhës tjetër serbëve.

Statistika bullgare numëron 47 fshatra si të banuara krejtësisht prej bullgarëve (ose sllavëve).Në fakt, katër nga këta fshatra, ata të treguar me numrat 9,11,34,43, në tekstin e statistikës, të quajtur Otouchichta, Gloghi, Galati, Jelezno –Retchani, janë fshatra të përzierë të banuar prej shqiptarëve dhe bullgarëve, gjysmë për gjysmë dhe fshati i pestë (no 36, Novo –Selo, Paptrad) është një fshat krejtësisht shqiptar.

Nga 42 fshatrat që janë krejtësisht bullgare, 14 janë “cifliks” d.m.th. njerëz që s’kanë pronë por që punojnë tokën e shqiptarëve¹).

Në katalogun e 43 fshatrave të quajtura të përziera bullgare, turke, shqiptare,etj. do të përmendnim 9 fshatra (no 54,71,76,77,79,80,83,89,90 të quajtura ndryshe Jadjinzi, Negotine, Dolno Elovtzi, Gorno Elovtzi, Douh, Orkouche, Ghinovitza, Florino dhe Forino) të cilët janë fshatra të pastër shqiptare. Megjithatë, është e vërtetë se pesë fshatrat e parë numërojnë mes popullsisë së tyre të krishterë, por këta janë shqiptarë dhe aspak sllavë.

Veç kësaj, shtatë fshatra²) midis atyre të përzierë, nuk numërojnë as edhe një të dhjetën bullgare, nëntë të dhjetat e tjera janë shqiptarë.- Vetë qyteti i Gostivarit, të cilin libri i Sofjes e bën të figurojë për 750 shtëpi të përziera, përmban në të vërtetë 1000 shtëpi nga të cilat 900 shqiptarë; pjesa tjetër, gati njëqind, është formuar nga shtëpi bullgare, serbe dhe vllahe.

Për më tepër, gjashtë nga këto fshatra, ose më mirë minoriteti sllav që banon këto fshatra të përzierë, janë njerëz pa prona dhe jo me tokë të zënë, fermerë që kultivojnë tokën e shqiptarëve.

Në të kundërt, autorët e katalogut janë gabuar duke bërë listën e 65 fshatrave shqiptare, ku ata kanë bërë të figurojnë dy fshatra që përmbajnë një minoritet të vogël sllav: këta janë fshatrat e Tchelopekut (no 29) dhe Gorno sedlartzi (no 35):kjo është një pjesë e vogël aktive në llogarinë e tyre.

1)Do t’i kthehemi më poshtë përsëri kësaj çështjeje e cila ka vlerën e saj dhe një rëndësi shumë te madhe në qoftë se studiohet seriozisht.

2)Të treguara me numrat 48,

49,52,65,67,69,74:Tearizi,Djebtchict,

Dobrochte, Goirani, Gradetz, Dolno

Paltichinta, Debrichte.



Shihet pra që pavarësisht nga gjithë gabimet – të vullnetshme ose jo – që përmban statistika e institutit hartografik të Sofjes, shumica në veri –lindje të Shqipërisë është larg përkatësisë ndaj elementit sllav.

Por, nuk na duhet të luftojmë vetëm kundër pretendimeve serbe. Paralelisht me serbët - edhe pse duket sikur kanë një drejtim të kundërt – ka bullgarë që, edhe ata kanë ngritur pretendime dhe kanë shpifur për të ndërtuar atë që ata quajnë Bullgari e madhe, një lloj perandorie që shtrihet pothuajse në të gjithë gadishullin Ballkanik, të famshmen e tyre tselocoupna Blgariya. Është një ëndërr e frymëzuar nga më të mëdhenjtë e tyre, rusët, që prej dyzet vitesh, të cilës traktati i Shën Stefanit ka mjaftuar për ta paraqitur disi si të vërtete:pikërisht ky projekt i famshëm moskovit për të dëshiruar krijimin e një pararoje në Ballkan ushtron akoma një efekt joshës tek politikanët bullgarë, njerëz pa dyshim shumë të respektuar dhe me një patriotizëm të lavdërueshëm, por oreksi i të cilëve nuk njeh kufi.

Ata që janë marrë me çështjen maqedonase e dinë shumë mirë që tendencat e dy qeverive, bullgare dhe serbe, ndeshen për terrenin perëndimor dhe veriperëndimor të asaj që quhet Maqedoni, d.m.th. krahinat lindore dhe veri –lindore të Shqipërisë. Uskub, Tetova, Dibra, Manastiri janë kërkuar gjithashtu si nga Beogradi ashtu edhe nga Sofja. Prej këtej një lufte e tërë e ashpër midis dy grupeve sllave dhe një literature shumë interesante mbi etnografinë e këtyre vendeve.

Por ajo që është e rëndësishme për shqiptarët nuk është të dihet nëse është elementi bullgar apo serb ai që ka prioritet; sllav për sllav, natyra e saktë e gjakut që rrjedh në venat e tyre nuk na intereson shumë dhe nuk duam aspak të përzihemi në zënkat e tyre pothuajse të brendshme. Ajo që na intereson në fakt është të dimë nëse vërtet këto vende janë sllave apo shqiptare, nëse janë këta të fundit ose serbo bullgarët ata që kanë të drejtë mbi këto krahina.

Për momentin, vazhdojmë të konsultojmë hartat etnografike të institutit hartografik të Sofjes.

Për kazanë e Ohrit, në një total prej 8893 shtëpish, ka 4609 shtëpi bullgare, ajo që mbetet shqiptare, vllahe dhe të përziera. Ja ndarja e këtyre shtëpive:

Qyteti i Ohrit nga 2610 shtëpi numëron 1600 bullgare, 900 shqiptare, 110 shtëpi vllahe. – Në fshatrat: 3009 shtëpi bullgare, 991 shqiptare, 125 shtëpi vllahe, 2158 të përziera.

Këto janë shifrat e dhëna nga statistika e Sofjes, statistikë që duhet të drejtojë të gjitha reagimet politike bullgare, të ndihmuara nga kleri exarchiste dhe sidomos nga bandat terroriste.

Këto shifra, megjithatë, nuk janë të paprekura nga kritika dhe na duken me gabime;një doze ekzagjerimi ka hyrë në to (e vullnetshme? E pavullnetshme?)

Në fillim qyteti numëron 3700 shtëpi (dhe jo 2610);nga këto 3700 shtëpi, 2100 janë shqiptare myslimane;150 shqiptare të krishtera ortodokse; 900 bullgare;300 vllahe,210 serbe dhe 39 greke (ndoshta vllahe, bullgare ose shqiptare te greqizuara).

E gjithë kazaja numëron 38000 banorë shqiptarë, dhe 36500 jo - shqiptarë;këto shifra janë ato të autoriteteve turke të dhëna gjatë ditëve të fundit të pushtimit otoman; midis këtyre jo – shqiptarëve ka bullgarë, serbë, vllahë,por gjithashtu shqiptarë ortodoksë – të krishterë që njohin exarchat dhe që turqit e zotë ngulnin këmbë t’i shihnin si bullgarë dhe t’i regjistronin si të tillë në regjistra.

Statistika e Institutit hartografik të Sofjes jep 73 fshatra bullgare, me 3009 shtëpi.

Duke shqyrtuar pak më me kujdes këto të dhëna, ndjehemi të detyruar të bëjmë korrigjimet e mëposhtme:

Dy nga këto fshatra janë krejtësisht shqiptare, Trapezitza (no45) dhe Brejani (no 69), të banuara nga shqiptarë të krishterë – ortodoksë; trembëdhjetë të tjerët (Trebenichta, Livada, Tach – Marounichta, Globotchitza, lokvo, konsko, Elchani, Loubanichta, Vranichta, Vechtani, Godivle, Varbeni, Tourie) janë fshatra të përzierë me një popullsi me më shumë shqiptarë sesa sllavë;feja e banorëve shqiptarë të këtyre fshatrave të përzierë është ortodokse, përveç asaj të banorëve të Trebenichtas të cilët janë myslimanë.

Nga 73 fshatrat bullgare të sipërpërmendur, 44 janë tchifliks, d.m.th. që e gjithë toka ose të paktën pjesa më e madhe i takon pronarëve shqiptarë.

Statistika na kishte dhënë 12 fshatra të përzierë, me 2158 shtëpi. Në numrin e sipërpërmendur të fshatrave të përzierë,do duhej të hiqnim pesë, Podgotzi, Labounichta, Radojda, Lin dhe Daboviani, të cilët janë fshatra krejtësisht shqiptare; të gjithë të tjerët kanë një shumicë shqiptare.

Qyteti i Strugës mbi liqen, në vendin ku ujërat e mrekullueshme të liqenit të Ohrit derdhen në Drin, ka një popullsi të përzierë, dy të tretat e së cilës janë shqiptare.

Për sa i takon 14 fshatrave të njohur si shqiptare nga harta dhe statistika e Sofjes, me një total prej 991 shtëpish, ata numërojnë në të vërtetë, sipas informacioneve tona personale të mbledhura në vend dhe të dhëna me shumë saktësi, këta 14 fshatra numërojnë, themi ne, jo 991 shtëpi por 2400 të tilla.

Pas këtyre korrigjimeve, për kazanë e Ohrit, përfshirë këtu edhe qytetin, përftojmë një total prej 5336 shtëpish shqiptare;4347 shtëpi sllave,d.m.th. serbe ose bullgare dhe vllahe; 1549 shtëpi te përziera me një shumicë të madhe shqiptare;dhe 125 shtëpi vllahe të vendosura në dy fshatra krejtësisht vllahe.

Jemi larg pra, shumë larg nga shumica bullgare (mbasi statistikat e Sofjes nuk pranojnë sllavë të tjerë), dhe minoriteti shqiptar; na duhet tani të ndryshojmë termat dhe të arrijmë në një rezultat diametralisht të kundërt.

Për sa i takon tokës, ajo i takon pothuajse totalisht (nëntë të dhjetat) pronarëve shqiptarë; bullgarët kanë vetëm një të dhjetën e tokës së punueshme.

Larg nesh ideja e të qenit partizanët e sistemit feudal; vetë shqiptarët duan ndarjen e tokës, shitjen e saj fshatarëve; por derisa kjo dëshirë unanime të mund te realizohet, jemi të detyruar të mos harrojmë një të drejtë. Është në fakt një e drejtë që njihet nga ligjet e Anglisë, Rusisë, Rumanisë, Austro – Hungarisë dhe Greqisë.

Duke qenë se toka, shtëpitë, prona e paluajtshme dhe pasuria janë të shqiptarëve, dhe këta në shumicë numerike, na duket pak si shumë e guximshme që të pretendosh që kazaja e Ohrit është bullgare.- Ne na duket, përkundrazi, se çdo gjë që ajo ka është shumë shqiptare.

Ajo që do të habisë sidomos lexuesit tanë, është se ne quajmë shqiptarë, të krishterë ortodoksë. Diderot pyet veten nëse mund të jetë persian. Lexuesit tanë ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë duke pyetur veten nëse mund të jesh i krishterë dhe shqiptar. Emri i fundit, në fakt,shqiptar ose arnaut, nuk është sinonim i njeriut me çallmë, njeriut gjysmë të egër, që mban në dorë një jatagan në formë të një hëne të ngrënë, gati për të prerë kokat e krishterëve të pafajshëm? Të tillë janë të paktën portretet e vijëzuara nga sllavofilët apo fil helenët të mbushur me një ndjesi përdëllenjëse dhe një imagjinatë të dobët.

Megjithatë në kazanë që po flasim në jemi të detyruar të vëmë në dukje praninë e shqiptarëve të krishterë ortodokse të cilët konsiderohen pa të drejtë si sllavë, për arsyen e thjeshtë se frekuentojnë kishën bullgare, meqë s’kanë kishë shqiptare; e njëjta gjë është me ortodoksët që janë pak më në jug dhe që grekët i quajnë gjithnjë grekë në statistikat e tyre; por ata (d.m.th. grekët) janë ngandonjëherë të drejtë dhe i quajnë këta shqiptarë ortodoksë me epitetin alvanophonoi (që do të thotë grekë që flasin shqip), ndërsa statistikabërësit e Sofjes nuk kanë menduar as në nevojën e një shprehjeje të tillë, duke i quajtur shqiptarët ortodoksë bullgarë!

Midis këtyre të ashtuquajturve bullgarë, njohim disa që do të ndjeheshin të fyer, nëse do t’iu vihej ky emër; ata janë tmerri i bullgarëve, ndoshta me te urryer nga ata se shqiptarët myslimanë, arnautë. Por ata menaxhohen shumë mirë midis tyre, ne duam të dëgjojmë marrëdhëniet midis shqiptarëve të krishterë ortodoksë dhe myslimanë; ata merren vesh mes tyre, respektohen, sepse ata e ndjejnë se kanë dalë nga e njëjta shtresë, flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat zakone, të njëjtat kujtime të një të shkuare të largët, të njëjtat aspirata dhe të njëjtat ide.

Ekzistenca e këtyre shqiptarëve ortodoksë të shpërndarë midis bashkëpatriotëve të tyre myslimanë dhe pranë elementëve të huaj (bullgarë ose serbë) duket se është injoruar nga të gjithë ata që janë përpjekur të shkruajnë për gjërat e Maqedonisë. Megjithatë është një rast shumë i natyrshëm, përderisa shqiptarë ortodoksë ka në Elbasan, Durrës, Berat dhe në të gjithë Shqipërinë e jugut, deri në Janinë dhe Prevezë. Autorët e huaj konsiderojnë shqiptarë vetëm katolikët, dhe çdokush që është ortodoks iu duket sllav (ose grek). Por ne që po bëjmë këtë shkrim,i kemi gjetur gjithandej, në Voutchitrin (ku të gjithë ata që merren për serbë janë shqiptarë ortodoksë)dhe në Ipek. Ne i dallojmë ata fare lehtë nga sllavët ortodoksë (bullgarë ose serbë), nga veçantia që kanë në përdorimin e të folurës shqipe në shtëpitë e tyre, me gratë dhe fëmijët e tyre, gjë që s’do ta bënte kurrë një sllav i ardhur nga brigjet e Danubit.

Kemi hapur një parantezë, disi shumë të gjatë, dhe t’i kthehemi statistikave:

Kaza Kirtchevo: Në një total prej 5881 shtëpish, 2795 shtëpi bullgare;859 shtëpi shqiptare; 1263 shtëpi pomake (pomaques); 784 shtëpi të përziera.

Në të vërtetë, kazaja e Kirchevos numëron 38000 frymë nga të cilët 19000 shqiptarë, 10000 bullgarë dhe 9000 serbë. Bullgarët janë larg të qenit në shumicë këtu.

U ndalëm pak më shumë në kazanë e Kertchovos sepse është një nga krahinat që kanë vuajtur më shumë nga intrigat sllave, si serbë ashtu edhe bullgarë, pas luftës turko – ballkanike. Statistika jonë , d.m.th. ajo e Institutit hartografik të Sofjes, ka shumë gabime në katalogun e fshatrave. Për shembull, midis fshatrave të treguar si të banuar vetëm me bullgarë, ka pesë që janë të përzierë, d.m.th. banorët e të cilëve janë bullgarë dhe shqiptarë: Lazarovtzi (no1), Retchani – Zayats (no 5), Popaljani (no 23), Brod (no 48), Topolnitza (no 57). Midis pesëmbëdhjetë fshatrave të përcaktuar si të përzierë, ka tre që janë të banuar vetëm nga shqiptarë: Krouchitsa (no 87), Archangel (no 90), dhe Kolari (no 96). – Një i pestë, Touhin, nga 150 shtëpi (dhe jo 120), ka vetëm 15 shtëpi serbe; dhe një i gjashtë, Novoselo, nga 65 shtëpi, numëron 50 shqiptarë dhe 15 serbë – bullgarë. – Nga tetë fshatra që autorët e hartës etnografike duan të quajnë pomakë (bullgarë muhamedanë), të paktën gjashtë, d.m.th. Sarbitza, Batchista, Stregomichta e sipërme, Stregomichta e poshtme, Tvarivtzi, Mahmoudovtzi, janë fshatra të banuar nga vetëm nga shqiptarë dhe jo nga pomakë.- Nga 81 fshatra të quajtur bullgare në statistikën e Sofjes, të paktën shtatë janë çifliks. d.m.th. prona që iu takojnë në pjesën më të madhe shqiptarëve.

Toka e kazasë së Kirtchevos i takon në pjesën më të madhe shqiptarëve (më shumë se 70%).

Statistika na ka dhënë 2795 shtëpi bullgare; nuk duam t’i diskutojmë, por duhet të zbresim nja gjashtëdhjetë, që kemi dalluar si shqiptarë, në pesë fshatrat që kemi përmendur më lart.

Përkundrejt 2735 shtëpive, shtuar me nja pesëdhjetë shtëpi serbe dhe bullgare të fshatrave të përzierë, kemi një total prej 2390 shtëpish krejtësisht shqiptare; në fshatrat gjejmë gjithashtu nja njëqind shtëpi pomake.

Banorët e qytetit të Kirtchevos, të marra si pomake nga harta e përmendur, janë në të vërtetë shqiptar, nëse merret mundimi të shihen zakonet e tyre, mënyra e jetesës, kostumi i tyre, fizionomia dhe konfiguracioni i kafkave të tyre; vetë ata nuk bëjnë asnjë dallim midis tyre dhe shqiptarëve (shih më poshtë arsyet që na bëjnë të besojmë që këta gjysmë të turqizuar në pamje nuk janë veçse shqiptarë në realitet).



*



Një vepër bullgare dhe që citohet shumë shpesh, është ajo e Vasil Kentchoff¹); autori kujdeset të na thotë në faqen e parë të parathënies që ai është nxituar të shtypë librin e tij ndërsa ka parë që një vepër e mirë mungonte për Maqedoninë. Ne riprodhojmë në fund të këtij vëllimi hartën etnografike të bërë nga Kentchoff, por të dhënat e tij statistikore na duken të jenë pak ose aspak të sakta;ne po i riprodhojmë ato megjithatë për kuriozitet dhe me qëllim që të vëmë në dukje kontradiktat që mbizotërojnë midis vetë bullgarëve, midis Kentchoff dhe autorëve të hartave etnografike të Institutit hartografik të Sofjes, për shembull.

Për të gjithë kazanë e Uskubit, Kentchoff jep 34862 bullgarë, 17024 turq dhe vetëm 9032 shqiptarë myslimanë (plus 150 shqiptarë të krishterë).
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#8

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 7:19 pm

Pasi të studiojmë të dhënat e statistikave të bëra nga turqit dhe shifrat zyrtare austriake, do të shohim ç’thonë bullgarët e Shqipërisë së veriut dhe asaj lindore.

Instituti hartografik i Sofjes ka litografuar tre harta të mëdha të vilajetit të Selanikut,Kosovës dhe Manastirit, ku çdo qytet është ngjyrosur ndryshe sipas përbërjes së popullsisë së saj;bashkë me këto harta, i njëjti institut publikuar një shkrim që përbën një vëllim të vërtetë i cili përmban statistikë të hollësishme të tre vilajeteve të përmendura. Libri nuk ka datë, por di që është botuar më 1903.

Të dhënat e kësaj statistike janë shumë interesante sepse ato janë të tilla që shkatërrojnë jo vetëm pretendimet serbe – qëllim i dukshëm i veprës – por veç tyre edhe vetë pretendimet bullgare.



Ja çfarë thuhet për vilajetin e Kosovës:

Qyteti i Uskubit:4474 shtëpi, nga të cilat 2336 turke (d.m.th. shqiptare), 1687 bullgare (d.m.th.sllave), 200 cigane, 100 izraelite, 60 vllahe.

Kazaja numëron 2727 shtëpi sllave;970 shtëpi të përziera (d.m.th. sllave dhe shqiptare); 561 shtëpi pomacs (sllave myslimane); 162 shtëpi turke; 1461 shtëpi shqiptare.

Pra në gjithë kazanë e Uskubit, ndër 10355 shtëpi nuk ka veçse 4414 tërësisht sllave (bullgare ose serbe, sipas politikës së ditës), dhe 5941 shtëpi janë shqiptare, turke, vllahe, çifute; një pjesë e vogël e këtyre shtëpive i takon fshatrave me popullsi të përzierë, gjë që nuk ndryshon aspak raportin sllave jo – sllave.

Kumanova, qytet: 2425 shtëpi, nga të cilat 1100 bullgare (d.m.th. sllave, si serbe ashte edhe bullgare); 1110 turke (d.m.th. shqiptare mbasi nuk ka turq në Kumanovë); 130 shqiptare (d.m.th. katolike); 68 cigane; 17 vllahe. – Pra popullsia sllave si pakicë.

Kazaja e Kumanovës përmban 3562 shtëpi bullgare (d.m.th. sllave); 555 shtëpi bullgare, shqiptare, turke, cigane;85 shtëpi pomacs; 25 shtëpi turke;618 shqiptare; 180 te përziera (shqiptare dhe cigane; 30 cerkeze (?)

Sipas këtyre shifrave, në të gjithë kazanë – përfshirë këtu edhe qytetin – ndër 7480 shtëpi, 4662 do të ishin sllave dhe ato që mbetën jo – sllave; kjo do t’i jepte mazhoritet elementit të parë, në qoftë se të dhënat ishin të sakta, por do të tregojmë më poshtë se statistika bullgare s’i shpëton kritikës; pjesa më e madhe e fshatrave sllave të mirëfilltë gjendet në rajonin oriental të kazasë dhe për pasojë në kufi me bllokun që formon elementi shqiptar.

Kazaja Ohrane (Katchanik) numëron 830 shtëpi, nga të cilat 713 shqiptare dhe 77 shqiptaro – serbe.

Kazaja e Lumës numëron gjithsej 2950 shtëpi (përfshirë këtu 150 shtëpitë e qendrës) të gjitha shqiptare.

Prizreni, qytet: 9787 banorë, nga të cilët2035 serbë; 6874 shqiptarë;389 shqiptarë katolikë;489 ciganë.

Kazaja, ndër 12,764 shtëpi, numëron 10898 shqiptare, 370 shtëpi serbe, 1866 shtëpi të fshatrave të përziera, ku shumica e madhe e popullsisë është shqiptare.

Presheva, qytet:: 200 shtëpi shqiptare.

Kaza,5803 shtëpi (përfshirë këtu qendrën), 3837 bullgare (d.m.th.sllave sepse e gjithë popullsia e këtyre shtëpive, duke qenë e nënshtruar ndaj juridiksionit shpirtëror të patriarkut merrej për serbë); 860 shtëpi të përziera;906 shtëpi shqiptare. (Statistikat turke dhe shqiptare, shih f.8 na provojnë se shifrat e mësipërme janë të gabuara)

Gjilan, qytet: 2341 banorë, nga te cilët 887 serbë;1081 shqiptarë;373 ciganë.

Kaza, gjithsej 9058 shtëpi, nga te cilat 6451 shqiptare; 430 te përziera; 2137 serbe;40 cekreze; pra më shumë se tre të katërtat e kazasë janë të formuar nga shqiptarë dhe s’ka asnjë bullgar.

Prishtina, qytet: 12375 banorë, nga të cilët 1776 serbë, 8362 shqiptarë, 1539 ciganë muhamedanë, 383 ciganë të krishterë, 305 çifutë.

Kazaja e Prishtinës numëron 7274 shtëpi, nga të cilat 6022 shtëpi shqiptare;912 shtëpi serbe;340 të përziera.

Mitrovica, qytet: 1100 shtëpi serbe dhe shqiptare (siç); kazaja përmban gjithsej (përfshirë edhe qytetin) 3586 shtëpi, nga të cilat 1334 shtëpi serbe; ajo që mbetet, d.m.th. 2252 shtëpi janë shqiptare ose të përziera.

Vucitrin, qytet: 650 shtëpi, nga të cilat 100 serbe dhe 550 shqiptare.

Kazaja, gjithsej (përfshirë edhe qytetin), 8684 shtëpi, nga të cilat 610 shtëpi serbe; 105 shtëpi të përziera serbo – shqiptare;90 shtëpi cekreze, ajo që mbetet, d.m.th. 7319 shtëpi krejtësisht shqiptare (7869 duke numëruar ato të qytetit, dhe duke mos llogaritur shtëpitë shqiptare të fshatrave të përzierë).

Novi – Bazar, qytet:1749 shtëpi serbe dhe shqiptare(siç).

Kazaja e tërë (përfshirë edhe qytetin) numëron 4566 shtëpi, nga të cilat 1748 serbe, çfarë mbetet është shqiptare ose e përzierë.

Kalkandelën (Tetova), qytet: 3000 shtëpi, nga të cilat 1000 bullgare, 1800 turke, 200 shqiptare.

Kazaja e tërë përmban (përfshirë edhe qytetin e Kalkandelën dhe atë të Gostivarit, si dhe fshatrat të cilët kanë formuar me vonekazane e Gostivarit), 13224 shtëpi, nga të cilat 1833 bullgare;4268 të përziera; 3825 shqiptare;298 pomacs.

Midis 1000 shtëpive të qytetit, 850 njohin juridiksionin fetar te priftit bullgar eksarkut (d.m.th. janë bullgare) dhe 150 shtëpi juridiksionin e patriarkut (për pasojë ato e pretendojnë veten serbë).Gjithashtu nga 90 shtëpi të kazasë 61 i janë nënshtruar juridiksionit fetar të eksarkut; 21 juridiksionit të patriarkatit; dhe 8 i njohin të dyja juridiksionet.

Jo më kot e kemi lënë për në fund kazanë e Kalkandelën, edhe pse në librin bullgar, është trajtuar përpara kazasë së Prizrenit. Shkaku është se qyteti i Kalkadelen dhe gjithë kazaja në përgjithësi duke qenë një nga qendrat më aktive të propagandës nacionaliste shqiptare, ku vullneti për të luftuar kundër tendencave panturiste dhe pansllaviste është manifestuar me kohë, kemi dashur t”ia nënshtrojmë shifrat e dhëna nga qeveria bullgare – sepse tre hartat dhe libri në fjalë janë publikime zyrtare, për pasojë shprehje e aspiratave qeveritare bullgare – një analizë më të hollësishme.

Statistika e kazasë së Kalkandelenit *së bashku me qytetin e vogël të Gostivarit dhe fshatrat që më vonë kanë formuar nënndarjen administrative turke të Gostivarit), ndodhet në faqet 37 deri 42 të pjesës së dytë të tekstit shpjegues të hartave etnografike të vilajeteve të Selanikut, Kosovës dhe Manastirit.

Së pari qyteti i Kalkandelenit vetë numëron, jo 3000, siç thuhet në librin e Sofjes, por 4000 shtëpi, dy të tretat e të cilave janë të banuara nga shqiptarët, mbasi jo vetëm popullsia muhamedane e qytetit është e racës shqiptare, por edhe një pjesë e banorëve ortodoksë, meqenëse ata përdorin në vatrat e tyre vetëm gjuhën shqipe.

Autoritetet bullgare kanë gjykuar si të nevojshme për politikën e tyre të lënë të besohet se kazaja e Kalkandelenit dhe ajo e Gostivarit së bashku do të numëronte vetëm 3825 shtëpi krejtësisht shqiptare, në një total prej 13224 shtëpish., Sipas informacionit tonë personal,vetëm kazaja e Tetovës numëron 52000 shqiptarë 20000 bullgare, 6000 serbë, nga një total prej 78000 banorësh.

Gjatë zgjedhjeve për Dhomën Turke, shqiptarët kanë pasur gjashtë zgjedhës të kolegjit të dytë, dhe bullgarët dy;Turqit e Rinj i kanë dhënë pa të drejtë – dhe me shumë përpjekje – një zgjedhës tjetër serbëve.

Statistika bullgare numëron 47 fshatra si të banuara krejtësisht prej bullgarëve (ose sllavëve).Në fakt, katër nga këta fshatra, ata të treguar me numrat 9,11,34,43, në tekstin e statistikës, të quajtur Otouchichta, Gloghi, Galati, Jelezno –Retchani, janë fshatra të përzierë të banuar prej shqiptarëve dhe bullgarëve, gjysmë për gjysmë dhe fshati i pestë (no 36, Novo –Selo, Paptrad) është një fshat krejtësisht shqiptar.

Nga 42 fshatrat që janë krejtësisht bullgare, 14 janë “cifliks” d.m.th. njerëz që s’kanë pronë por që punojnë tokën e shqiptarëve¹).

Në katalogun e 43 fshatrave të quajtura të përziera bullgare, turke, shqiptare,etj. do të përmendnim 9 fshatra (no 54,71,76,77,79,80,83,89,90 të quajtura ndryshe Jadjinzi, Negotine, Dolno Elovtzi, Gorno Elovtzi, Douh, Orkouche, Ghinovitza, Florino dhe Forino) të cilët janë fshatra të pastër shqiptare. Megjithatë, është e vërtetë se pesë fshatrat e parë numërojnë mes popullsisë së tyre të krishterë, por këta janë shqiptarë dhe aspak sllavë.

Veç kësaj, shtatë fshatra²) midis atyre të përzierë, nuk numërojnë as edhe një të dhjetën bullgare, nëntë të dhjetat e tjera janë shqiptarë.- Vetë qyteti i Gostivarit, të cilin libri i Sofjes e bën të figurojë për 750 shtëpi të përziera, përmban në të vërtetë 1000 shtëpi nga të cilat 900 shqiptarë; pjesa tjetër, gati njëqind, është formuar nga shtëpi bullgare, serbe dhe vllahe.

Për më tepër, gjashtë nga këto fshatra, ose më mirë minoriteti sllav që banon këto fshatra të përzierë, janë njerëz pa prona dhe jo me tokë të zënë, fermerë që kultivojnë tokën e shqiptarëve.

Në të kundërt, autorët e katalogut janë gabuar duke bërë listën e 65 fshatrave shqiptare, ku ata kanë bërë të figurojnë dy fshatra që përmbajnë një minoritet të vogël sllav: këta janë fshatrat e Tchelopekut (no 29) dhe Gorno sedlartzi (no 35):kjo është një pjesë e vogël aktive në llogarinë e tyre.

1)Do t’i kthehemi më poshtë përsëri kësaj çështjeje e cila ka vlerën e saj dhe një rëndësi shumë te madhe në qoftë se studiohet seriozisht.

2)Të treguara me numrat 48,

49,52,65,67,69,74:Tearizi,Djebtchict,

Dobrochte, Goirani, Gradetz, Dolno

Paltichinta, Debrichte.



Shihet pra që pavarësisht nga gjithë gabimet – të vullnetshme ose jo – që përmban statistika e institutit hartografik të Sofjes, shumica në veri –lindje të Shqipërisë është larg përkatësisë ndaj elementit sllav.

Por, nuk na duhet të luftojmë vetëm kundër pretendimeve serbe. Paralelisht me serbët - edhe pse duket sikur kanë një drejtim të kundërt – ka bullgarë që, edhe ata kanë ngritur pretendime dhe kanë shpifur për të ndërtuar atë që ata quajnë Bullgari e madhe, një lloj perandorie që shtrihet pothuajse në të gjithë gadishullin Ballkanik, të famshmen e tyre tselocoupna Blgariya. Është një ëndërr e frymëzuar nga më të mëdhenjtë e tyre, rusët, që prej dyzet vitesh, të cilës traktati i Shën Stefanit ka mjaftuar për ta paraqitur disi si të vërtete:pikërisht ky projekt i famshëm moskovit për të dëshiruar krijimin e një pararoje në Ballkan ushtron akoma një efekt joshës tek politikanët bullgarë, njerëz pa dyshim shumë të respektuar dhe me një patriotizëm të lavdërueshëm, por oreksi i të cilëve nuk njeh kufi.

Ata që janë marrë me çështjen maqedonase e dinë shumë mirë që tendencat e dy qeverive, bullgare dhe serbe, ndeshen për terrenin perëndimor dhe veriperëndimor të asaj që quhet Maqedoni, d.m.th. krahinat lindore dhe veri –lindore të Shqipërisë. Uskub, Tetova, Dibra, Manastiri janë kërkuar gjithashtu si nga Beogradi ashtu edhe nga Sofja. Prej këtej një lufte e tërë e ashpër midis dy grupeve sllave dhe një literature shumë interesante mbi etnografinë e këtyre vendeve.

Por ajo që është e rëndësishme për shqiptarët nuk është të dihet nëse është elementi bullgar apo serb ai që ka prioritet; sllav për sllav, natyra e saktë e gjakut që rrjedh në venat e tyre nuk na intereson shumë dhe nuk duam aspak të përzihemi në zënkat e tyre pothuajse të brendshme. Ajo që na intereson në fakt është të dimë nëse vërtet këto vende janë sllave apo shqiptare, nëse janë këta të fundit ose serbo bullgarët ata që kanë të drejtë mbi këto krahina.

Për momentin, vazhdojmë të konsultojmë hartat etnografike të institutit hartografik të Sofjes.

Për kazanë e Ohrit, në një total prej 8893 shtëpish, ka 4609 shtëpi bullgare, ajo që mbetet shqiptare, vllahe dhe të përziera. Ja ndarja e këtyre shtëpive:

Qyteti i Ohrit nga 2610 shtëpi numëron 1600 bullgare, 900 shqiptare, 110 shtëpi vllahe. – Në fshatrat: 3009 shtëpi bullgare, 991 shqiptare, 125 shtëpi vllahe, 2158 të përziera.

Këto janë shifrat e dhëna nga statistika e Sofjes, statistikë që duhet të drejtojë të gjitha reagimet politike bullgare, të ndihmuara nga kleri exarchiste dhe sidomos nga bandat terroriste.

Këto shifra, megjithatë, nuk janë të paprekura nga kritika dhe na duken me gabime;një doze ekzagjerimi ka hyrë në to (e vullnetshme? E pavullnetshme?)

Në fillim qyteti numëron 3700 shtëpi (dhe jo 2610);nga këto 3700 shtëpi, 2100 janë shqiptare myslimane;150 shqiptare të krishtera ortodokse; 900 bullgare;300 vllahe,210 serbe dhe 39 greke (ndoshta vllahe, bullgare ose shqiptare te greqizuara).

E gjithë kazaja numëron 38000 banorë shqiptarë, dhe 36500 jo - shqiptarë;këto shifra janë ato të autoriteteve turke të dhëna gjatë ditëve të fundit të pushtimit otoman; midis këtyre jo – shqiptarëve ka bullgarë, serbë, vllahë,por gjithashtu shqiptarë ortodoksë – të krishterë që njohin exarchat dhe që turqit e zotë ngulnin këmbë t’i shihnin si bullgarë dhe t’i regjistronin si të tillë në regjistra.

Statistika e Institutit hartografik të Sofjes jep 73 fshatra bullgare, me 3009 shtëpi.

Duke shqyrtuar pak më me kujdes këto të dhëna, ndjehemi të detyruar të bëjmë korrigjimet e mëposhtme:

Dy nga këto fshatra janë krejtësisht shqiptare, Trapezitza (no45) dhe Brejani (no 69), të banuara nga shqiptarë të krishterë – ortodoksë; trembëdhjetë të tjerët (Trebenichta, Livada, Tach – Marounichta, Globotchitza, lokvo, konsko, Elchani, Loubanichta, Vranichta, Vechtani, Godivle, Varbeni, Tourie) janë fshatra të përzierë me një popullsi me më shumë shqiptarë sesa sllavë;feja e banorëve shqiptarë të këtyre fshatrave të përzierë është ortodokse, përveç asaj të banorëve të Trebenichtas të cilët janë myslimanë.

Nga 73 fshatrat bullgare të sipërpërmendur, 44 janë tchifliks, d.m.th. që e gjithë toka ose të paktën pjesa më e madhe i takon pronarëve shqiptarë.

Statistika na kishte dhënë 12 fshatra të përzierë, me 2158 shtëpi. Në numrin e sipërpërmendur të fshatrave të përzierë,do duhej të hiqnim pesë, Podgotzi, Labounichta, Radojda, Lin dhe Daboviani, të cilët janë fshatra krejtësisht shqiptare; të gjithë të tjerët kanë një shumicë shqiptare.

Qyteti i Strugës mbi liqen, në vendin ku ujërat e mrekullueshme të liqenit të Ohrit derdhen në Drin, ka një popullsi të përzierë, dy të tretat e së cilës janë shqiptare.

Për sa i takon 14 fshatrave të njohur si shqiptare nga harta dhe statistika e Sofjes, me një total prej 991 shtëpish, ata numërojnë në të vërtetë, sipas informacioneve tona personale të mbledhura në vend dhe të dhëna me shumë saktësi, këta 14 fshatra numërojnë, themi ne, jo 991 shtëpi por 2400 të tilla.

Pas këtyre korrigjimeve, për kazanë e Ohrit, përfshirë këtu edhe qytetin, përftojmë një total prej 5336 shtëpish shqiptare;4347 shtëpi sllave,d.m.th. serbe ose bullgare dhe vllahe; 1549 shtëpi te përziera me një shumicë të madhe shqiptare;dhe 125 shtëpi vllahe të vendosura në dy fshatra krejtësisht vllahe.

Jemi larg pra, shumë larg nga shumica bullgare (mbasi statistikat e Sofjes nuk pranojnë sllavë të tjerë), dhe minoriteti shqiptar; na duhet tani të ndryshojmë termat dhe të arrijmë në një rezultat diametralisht të kundërt.

Për sa i takon tokës, ajo i takon pothuajse totalisht (nëntë të dhjetat) pronarëve shqiptarë; bullgarët kanë vetëm një të dhjetën e tokës së punueshme.

Larg nesh ideja e të qenit partizanët e sistemit feudal; vetë shqiptarët duan ndarjen e tokës, shitjen e saj fshatarëve; por derisa kjo dëshirë unanime të mund te realizohet, jemi të detyruar të mos harrojmë një të drejtë. Është në fakt një e drejtë që njihet nga ligjet e Anglisë, Rusisë, Rumanisë, Austro – Hungarisë dhe Greqisë.

Duke qenë se toka, shtëpitë, prona e paluajtshme dhe pasuria janë të shqiptarëve, dhe këta në shumicë numerike, na duket pak si shumë e guximshme që të pretendosh që kazaja e Ohrit është bullgare.- Ne na duket, përkundrazi, se çdo gjë që ajo ka është shumë shqiptare.

Ajo që do të habisë sidomos lexuesit tanë, është se ne quajmë shqiptarë, të krishterë ortodoksë. Diderot pyet veten nëse mund të jetë persian. Lexuesit tanë ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë duke pyetur veten nëse mund të jesh i krishterë dhe shqiptar. Emri i fundit, në fakt,shqiptar ose arnaut, nuk është sinonim i njeriut me çallmë, njeriut gjysmë të egër, që mban në dorë një jatagan në formë të një hëne të ngrënë, gati për të prerë kokat e krishterëve të pafajshëm? Të tillë janë të paktën portretet e vijëzuara nga sllavofilët apo fil helenët të mbushur me një ndjesi përdëllenjëse dhe një imagjinatë të dobët.

Megjithatë në kazanë që po flasim në jemi të detyruar të vëmë në dukje praninë e shqiptarëve të krishterë ortodokse të cilët konsiderohen pa të drejtë si sllavë, për arsyen e thjeshtë se frekuentojnë kishën bullgare, meqë s’kanë kishë shqiptare; e njëjta gjë është me ortodoksët që janë pak më në jug dhe që grekët i quajnë gjithnjë grekë në statistikat e tyre; por ata (d.m.th. grekët) janë ngandonjëherë të drejtë dhe i quajnë këta shqiptarë ortodoksë me epitetin alvanophonoi (që do të thotë grekë që flasin shqip), ndërsa statistikabërësit e Sofjes nuk kanë menduar as në nevojën e një shprehjeje të tillë, duke i quajtur shqiptarët ortodoksë bullgarë!

Midis këtyre të ashtuquajturve bullgarë, njohim disa që do të ndjeheshin të fyer, nëse do t’iu vihej ky emër; ata janë tmerri i bullgarëve, ndoshta me te urryer nga ata se shqiptarët myslimanë, arnautë. Por ata menaxhohen shumë mirë midis tyre, ne duam të dëgjojmë marrëdhëniet midis shqiptarëve të krishterë ortodoksë dhe myslimanë; ata merren vesh mes tyre, respektohen, sepse ata e ndjejnë se kanë dalë nga e njëjta shtresë, flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat zakone, të njëjtat kujtime të një të shkuare të largët, të njëjtat aspirata dhe të njëjtat ide.

Ekzistenca e këtyre shqiptarëve ortodoksë të shpërndarë midis bashkëpatriotëve të tyre myslimanë dhe pranë elementëve të huaj (bullgarë ose serbë) duket se është injoruar nga të gjithë ata që janë përpjekur të shkruajnë për gjërat e Maqedonisë. Megjithatë është një rast shumë i natyrshëm, përderisa shqiptarë ortodoksë ka në Elbasan, Durrës, Berat dhe në të gjithë Shqipërinë e jugut, deri në Janinë dhe Prevezë. Autorët e huaj konsiderojnë shqiptarë vetëm katolikët, dhe çdokush që është ortodoks iu duket sllav (ose grek). Por ne që po bëjmë këtë shkrim,i kemi gjetur gjithandej, në Voutchitrin (ku të gjithë ata që merren për serbë janë shqiptarë ortodoksë)dhe në Ipek. Ne i dallojmë ata fare lehtë nga sllavët ortodoksë (bullgarë ose serbë), nga veçantia që kanë në përdorimin e të folurës shqipe në shtëpitë e tyre, me gratë dhe fëmijët e tyre, gjë që s’do ta bënte kurrë një sllav i ardhur nga brigjet e Danubit.

Kemi hapur një parantezë, disi shumë të gjatë, dhe t’i kthehemi statistikave:

Kaza Kirtchevo: Në një total prej 5881 shtëpish, 2795 shtëpi bullgare;859 shtëpi shqiptare; 1263 shtëpi pomake (pomaques); 784 shtëpi të përziera.

Në të vërtetë, kazaja e Kirchevos numëron 38000 frymë nga të cilët 19000 shqiptarë, 10000 bullgarë dhe 9000 serbë. Bullgarët janë larg të qenit në shumicë këtu.

U ndalëm pak më shumë në kazanë e Kertchovos sepse është një nga krahinat që kanë vuajtur më shumë nga intrigat sllave, si serbë ashtu edhe bullgarë, pas luftës turko – ballkanike. Statistika jonë , d.m.th. ajo e Institutit hartografik të Sofjes, ka shumë gabime në katalogun e fshatrave. Për shembull, midis fshatrave të treguar si të banuar vetëm me bullgarë, ka pesë që janë të përzierë, d.m.th. banorët e të cilëve janë bullgarë dhe shqiptarë: Lazarovtzi (no1), Retchani – Zayats (no 5), Popaljani (no 23), Brod (no 48), Topolnitza (no 57). Midis pesëmbëdhjetë fshatrave të përcaktuar si të përzierë, ka tre që janë të banuar vetëm nga shqiptarë: Krouchitsa (no 87), Archangel (no 90), dhe Kolari (no 96). – Një i pestë, Touhin, nga 150 shtëpi (dhe jo 120), ka vetëm 15 shtëpi serbe; dhe një i gjashtë, Novoselo, nga 65 shtëpi, numëron 50 shqiptarë dhe 15 serbë – bullgarë. – Nga tetë fshatra që autorët e hartës etnografike duan të quajnë pomakë (bullgarë muhamedanë), të paktën gjashtë, d.m.th. Sarbitza, Batchista, Stregomichta e sipërme, Stregomichta e poshtme, Tvarivtzi, Mahmoudovtzi, janë fshatra të banuar nga vetëm nga shqiptarë dhe jo nga pomakë.- Nga 81 fshatra të quajtur bullgare në statistikën e Sofjes, të paktën shtatë janë çifliks. d.m.th. prona që iu takojnë në pjesën më të madhe shqiptarëve.

Toka e kazasë së Kirtchevos i takon në pjesën më të madhe shqiptarëve (më shumë se 70%).

Statistika na ka dhënë 2795 shtëpi bullgare; nuk duam t’i diskutojmë, por duhet të zbresim nja gjashtëdhjetë, që kemi dalluar si shqiptarë, në pesë fshatrat që kemi përmendur më lart.

Përkundrejt 2735 shtëpive, shtuar me nja pesëdhjetë shtëpi serbe dhe bullgare të fshatrave të përzierë, kemi një total prej 2390 shtëpish krejtësisht shqiptare; në fshatrat gjejmë gjithashtu nja njëqind shtëpi pomake.

Banorët e qytetit të Kirtchevos, të marra si pomake nga harta e përmendur, janë në të vërtetë shqiptar, nëse merret mundimi të shihen zakonet e tyre, mënyra e jetesës, kostumi i tyre, fizionomia dhe konfiguracioni i kafkave të tyre; vetë ata nuk bëjnë asnjë dallim midis tyre dhe shqiptarëve (shih më poshtë arsyet që na bëjnë të besojmë që këta gjysmë të turqizuar në pamje nuk janë veçse shqiptarë në realitet).



*



Një vepër bullgare dhe që citohet shumë shpesh, është ajo e Vasil Kentchoff¹); autori kujdeset të na thotë në faqen e parë të parathënies që ai është nxituar të shtypë librin e tij ndërsa ka parë që një vepër e mirë mungonte për Maqedoninë. Ne riprodhojmë në fund të këtij vëllimi hartën etnografike të bërë nga Kentchoff, por të dhënat e tij statistikore na duken të jenë pak ose aspak të sakta;ne po i riprodhojmë ato megjithatë për kuriozitet dhe me qëllim që të vëmë në dukje kontradiktat që mbizotërojnë midis vetë bullgarëve, midis Kentchoff dhe autorëve të hartave etnografike të Institutit hartografik të Sofjes, për shembull.

Për të gjithë kazanë e Uskubit, Kentchoff jep 34862 bullgarë, 17024 turq dhe vetëm 9032 shqiptarë myslimanë (plus 150 shqiptarë të krishterë).
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#9

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 7:20 pm

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#10

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 7:46 pm

vazhdim ..

Do të riprodhojmë këtu disa nga korrespondencat më interesante diplomatike angleze që kanë të bëjnë me Shqipërinë, menjëherë pas luftës ruso – turke të v. 1878 dhe që i marrim nga Librat Blu te kohës:

Image
Image
Image


Lord E. Fitzmauruce për Earl Granville

kur disa orë më në veri, në Novi – Bazar flitet vetëm sllavisht dhe ndihesh vetëm boshnjak?

Për arsyen e thjeshtë që ata të Kosovës, Mitrovicës, Ipekut, si dhe ata të Uskubit janë shqiptarë, dhe ata të Novi – Bazarit janë sllavë.

Nuk mund të flitet për forcën asimiluese dhe thithëse të shqiptarëve, forcë që mund t’i bënte këta sllav shqiptarë, mbasi, sipas dijetarëve serbë, Kosova do të kishte formuar në atë kohë, d.m.th. përpara fitores otomane, një bllok kompakt serbësh; si mund të pranosh influencën asimiluese dhe thithëse të minoritetit shqiptar që nuk ka as për vete avantazhin e të qenit fitues?

Influenca e turqishtes, në të kundërt, është ushtruar në mënyrë shumë të ndjeshme në racat e nënshtruara. Kështu bullgarë të Kotchanës dhe të Karatovës kanë marrë gjuhën e pushtuesit së bashku me fenë e tij. Në Bullgari, veç pomakëve - që janë bullgarë renegatë që flasin gjithnjë bullgarisht – ka turq që janë me origjinë bullgare, krejtësisht të turqizuar tashmë.

Ky efekt është ushtruar gjithnjë mbi shqiptarët: Në qytetet e mëdha të lindjes dhe të veri lindjes së Shqipërisë – Prishtinë, Uskub, Tetovë, Ohër, Manastir – turqit kanë bërë një përpjekje të madhe në fillim të pushtimit të tyre për të ndryshuar fizionominë etnike të vendit dhe t’i impononte gjuhën e tij; atje ata kanë çuar një të katërtën e trupave të tyre, në këto qytete ata janë përpjekur të krijojnë organizatat e tyre administrative dhe ushtarake. Rezultatet e këtyre përpjekjeve nuk vonuan të ndjehen gjatë pesë shekuj pushtimi: një pjesë e mirë e shqiptarëve të këtyre lokaliteteve filluan të përdorin gjuhën turke duke mos hequr dorë nga gjuha e tyre amtare. Kjo është arsyeja që janë konsideruar nga udhëtarë sipërfaqësorë dhe keqdashës, si turq banorët e këtyre qyteteve. Por pak më shumë kujdes dhe ndërgjegje do të bënte shumë shpejt të zbulohej karakteri i vërtetë etnik. Këta gjysmë të turqizuar quheshin vetë në fillim shqiptarë dhe turqit quanin ata me origjinë nga Uskubi, Manastiri ose Prishtina arnautë. Ky gjysmë turqizmi është veçse në dukje dhe sipërfaqësore; në thelb, jo vetëm këta “turq” ruajnë zakonet dhe doket e tyre shqiptare të paprekura, por edhe ndërgjegjen e tyre kombëtare. Ka një dallim shumë të madh, një hendek të thellë midis këtyre gjysmë të turqizuarve në dukje dhe turqve të vërtetë të cilët jetojnë disa hapa larg tyre¹).

1)JOS.MULLER ne “Albanien. Rumelien und die Ostrumelien” e tij, Pragë, 1844, f.83, jep këto shifra për qytetin e Manastirit:

2400 osmanlinj;5800 sllavë myslimanë; 8000 shqiptarë; 9000 sllavë të krishterë; 3500 grekë; 1400 çifutë; 700 vllahë; 1200 shqiptarë katolikë; 2000 ciganë. (Statistika e 1838)

Vepra anonime “Der Aufstand der Griechen in Epirus, Pesth, Vjenë dhe Leipzig, 1854, f. 22, e vë Manastirin midis qyteteve shqiptare me të njëjtin status si të gjitha qytetet që shtrihen deri në gjirin e Artës.



Dihet që fare pranë Manastirit, ka dy fshatra të mëdhenj – Mesdjidli dhe Kenali – popullsia e të cilëve është turke, turq autentikë të ardhur dhe të vendosur aty gjatë pushtimit: ata quajnë veten turq – osmanllinj dhe vendasit i quajnë “Konialis” ose “Koniaris”, d.m.th. me origjinë nga Konia, nga pjesa e poshtme e Azisë së Vogël; më në jug gjendet një grup kompakt Koniaris në kazanë e Kaialarit; më në veri, pranë Dibrës, ka një ishull të vogël të mbyllur në një krahinë krejtësisht shqiptare, janë fshatrat e Kodjadjikut, turq autentikë. Një shikim i sipërfaqshëm dhe i pavëmendshëm mjafton për të dalluar pa vështirësi këta turq të vërtetë nga popullsia vendase; e pamundur t’i ngatërrosh ata si në doket e zakonet, ashtu edhe mënyrën e të folurit turqisht; ndërsa te parët flasin një turqishte të vërtetë, të dytët, meqenëse janë të detyruar nga nevojat e jetës, flasin keq një lloj turqishte që mund të quhet një turqishte “negri” dhe ku thelbi shqiptar bie në sy, aq shumë zhargoni turk i ka huazuar format, ndërtimet e frazave, shprehjet, madje edhe fonetikën.

Jo më kot autorët sllavë kanë injoruar këto veçanti. Ata nuk shohin veçse turq që duhet të kthehen në Azi, ose sllavët e myslimanizuar dhe të shqiptarizuar që duhet të kthehen në vatrën e madhe sllave!

Por një fakt edhe më domethënës dhe që është në favor të pretendimeve të dijetarëve serbë, ai që shqiptarët e Kosovës i përkasin fiseve (fiss). Dihet se me këtë emër quhen klanet e Shqipërisë së Sipërme dhe dihet gjithashtu se ka fise vetëm tek shqiptarët dhe aspak tek serbët. Veç kësaj të ashtuquajturit serbë të myslimanizuar dhe të shqiptarizuar të Kosovës, ata të Ipekut si dhe të Mitrovicës ose të Gjilanit, i përkasin fiseve: Krasniqi, Shala, Klementi, Fandi... Dhe këta shqiptarë ndjehen dhe janë ndjerë të gjithë gjithmonë solidarë, nga Vrania deri në Shkodër, mes myslimanëve po ashtu edhe mes myslimanëve dhe të krishterëve, pa dallim feje. Në të kundërt, asnjëherë banorët e Novi – Bazarit ose të Kotchanas nuk janë ndjerë solidarë me ata te Lumës dhe Gjakovës.

Duke folur për fiset, nuk mund të rri pa përmendur që është mjeti më i saktë për të dalluar një sllav nga një shqiptar, sidomos në pjesët veriore të Shqipërisë; është një tregues i pagabueshëm, një kriter shumë i sigurt. Por për krahinat e lindjes dhe verilindjes, ky mjet nuk na ndihmon, meqenëse fiset nuk ekzistojnë në të gjithë Shqipërinë. Ata janë më mirë të përkufizuara në veri – perëndim të Shqipërisë, afër Shkodrës.

Ka një fis, Koutchi, anëtarët e të cilit flasin sllavisht sot dhe ata i konsiderojnë përgjithësisht si malazezë, territori i tyre është i përfshirë në kufijtë e asaj që formon mbretërinë e Malit të Zi. Megjithatë tradita është akoma e gjallë tek 700 shtëpitë e fisit Koutchi që kanë folur shqip në shtatë breza. Fisniku i Cattaros, mariano Bolizza, në relacionin e tij datuar më 25 maj 1614, i quan më shumë se një herë Koutchi (Cuzzi ne shkrimin e tij) shqiptarë, gjë që tregon edhe njëherë vërtetësinë e traditës dhe origjinës shqiptare të të gjithë pjesëtarëve të këtij fisi¹).

Ne jemi këtu në prani të një procesi shumë të ndryshëm nga ai që pretendojnë dijetarët serbë, dhe diametralisht i kundërt me të; nuk bëhet fjalë më për sllavë, serbë “të myslimanizuar dhe shqiptarizuar”, por shqiptarë të sllavizuar nën ndikimin shekullor të një dyndjeje malazeze si dhe nga efekti i ngadalshëm i administratës së përbashkët²).

1)Relacioni i Mariano Bolizza është botuar midis të tjerash në librin e Lenormart-it :Turq dhe malazezë, Paris 1866, Didier.

2)Studiuesi, por me një papajtueshmëri aq shoviniste, vetë Cvijici pranon që Koutchi është një fis shqiptar:

Es befindet sich sogar innerhalb der Grenzen des heutigen Montenegro der stamm Kuci, der jetz serbisch ist, hochstëahrscheinlich aber zu einem bedeutenden Teile aus Albaniern hervorgegangen ist, und daher auf meiner Karte als serbisierter Albanier stamm bezeichnet ëurde.”



Ky ndikim është ndjerë gjithashtu edhe jashtë veriut të Shkodrës: Echo e Bullgarise, e Sofies, në një studim që ia kushtonte Dibrës, në një nga numrat e parë të saj të vitit të parë të botimit (1913) pohonte se “nën ndikimin e propagandës aktive të bullgarëve, jo vetëm sllavët e Dibrës, por edhe shqiptarët e krishterë kanë filluar të quhen bullgarë”.Autori bullgar Jordan Ivanoff thotë që “në Gostivar popullsia shqiptare e krishterë është bullgarizuar, pra minoritetit bullgar¹).”

Do të riprodhojmë më poshtë, faqe 32, pasazhin e Echo të Bullgarisë.

Është një pohim që duhet vënë në dukje dhe duhet mbajtur mend sepse aty mund të gjendet çelësi i shumë enigmave.

Nën këtë ndikim, të krishterët e Tetovës dhe Ipekut janë konsideruar shpesh si sllavë. Me ndikim nënkuptojmë këtu edhe atë të Kishës, klerit dhe shkollave. Statistikat serbe dhe bullgare – e përsërisim – flasin vetëm për shqiptarët që ushtrojnë fenë myslimane ose katolike; pjesa tjetër, d.m.th. ortodoksët janë konsideruar si serbë ose bullgarë²).Kështu popullsia ortodokse e qytetit Ipek që flet në vatrat e saj shqip (rreth pesëdhjetë shtëpi) ngatërrohet me ortodoksit sllavë që flasin serbisht në shtëpitë e tyre (gati 250 shtëpi).Po kështu në statistikën zyrtare të Institutit hartografik të Sofies, katër fshatra të kazasë së Kalkandelenit, popullsia ortodokse e të cilave flet shqip, janë numëruar si fshatra të përzierë: këta janë Jadjintzi, Elovzi i sipërm, Elovzi i poshtëm, Douh.

Nuk po përmendim këtu 25 fshatrat e Rekës, në Dibër, ku popullsia, edhe pse ortodokse, flet vetëm shqip dhe konsiderohet vetëm si e tillë³).

Një nga argumentet e konsideruar si më me peshë nga bullgarët në pretendimet e tyre, është sfera e influencës së kishës bullgare,themeluar në Konstatinopol nën patronazhin e Rusisë së shenjtë, më 1870; bullgarët duket se duan të besojnë se kudo ku shtrihet juridiksioni i exarchat, ky vend është bullgar dhe duhet të bëhet i tillë. Kjo na kujton pretendimet e grekëve që bëjnë të njëjtën gjë me juridiksionin e patriarkut oecumenique). Ky është një fakt aspak i rëndësishëm, meqë sfera e një juridiksioni është në të shumtën e rasteve e rastësishme dhe meqë shqiptarët nuk kanë mundur kurrë të kenë një kishë autoqefale, dhe janë ndeshur me këmbënguljen energjike të autoriteteve otomane.

Veç kësaj,që Kisha nuk mund të konsiderohet si një kriter i pagabueshëm për përcaktimin e kombësisë, e pranojnë vetë sllavët



Petermanns Mitteilungen, 1913, vell. 59; Cvijici: Die etnographische abgrenzung der Volker auf der Balkan – halbnisel; f. 117, kollona 1.

Shih gjithashtu me poshtë (f..34) pasazhin që kemi marrë nga vepra “Der Neue eroffneten Ottomemichen Pforten”.

1)Blgarite v Makedoniya, nga JORDAN IVANOFF (në bullgarisht), Sofie, 1915, f. LXIII.

2)Shih më tej një citim që kemi marrë nga G.-L.JARAY, f. 40.

3)Po riprodhojmë këtu si dokument një nga telegramet e shumta që janë bërë nga shqiptarët e këtyre krahinave gjatë luftës ballkanike:Shkëlqesisë së Tij Sër Edëard Gray, sekretar shteti, president i Konferencës së ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, Londër. Ne, të nënshkruarit, shqiptarë me origjinë nga Dibra, që banojmë në Rumani, të deleguar nga bashkëkombasit tanë në asamblenë e datës së sotme 12 janar (1912) protestojmë energjikisht kundër presionit të ushtruar mbi bashkëkombasit tanë, të cilët ju shprehën juve telegrafisht se janë të kënaqur nga administrata serbe, duke refuzuar të bëjnë pjesë në Shtetin shqiptar. Njohja e gjuhës serbe në lokalitetet e përmendura, të njohura universalisht si shqiptare, nuk provon aspak origjinën serbe,meqë kjo gjuhë është mësuar nga punëtorët shqiptarë që shkuan në Serbi për të ushtruar zanatet e tyre. Hedhim poshtë si të padenja veprimet serbe dhe deklarojmë kundërshtim të prerë ndaj çdo dominimi të huaj.(Firmosur) Neofit Simeon, Manoli Georges, Manoli Boshko, Nicephore Panteli, Ilia Rafael, Gregoire Petre, Vasil Constantin, Hamdi Bej Dibra, Feizi Ali, Ismail Fetah.

4)Shih LUMO SKENDO, Popullsia e Epirit, Sofie, 1915, f. 8 e në vazhdim.



Në shënimin që shoqëron hartat etnografike të vilajeteve të Selanikut, Kosovës dhe Manastirit, për të cilat kemi folur shumë herë, lexojmë në faqen 24 të pjesës së 3-te, si më poshtë vijon: “E gjithë popullsia bullgare e qytetit të Ohrit, si dhe gjysma e popullsisë vllahe e po këtij qyteti, është nën juridiksionin fetar të Exarkut bullgar. Kjo është vërtetuar nga Ichirkoff¹).

Pra fakti se i përket këtij apo atij juridiksioni fetar nuk tregon aspak se i përket – etnografikisht – kombësisë, shefi shpirtëror i së cilës është në krye të tendencave. Kisha nuk mund të jetë sinonim i ndërgjegjes kombëtare. Autorët serbë dhe bullgarë pranojnë që kjo ndërgjegje është shumë shpesh e lëkundshme. Vetë Ichirkoff konstaton se “sllavët e Maqedonisë ndryshojnë bindje etnike sipas prejardhjes së parasë, duke u quajtur herë bullgarë, herë serbë, dhe grekë më pas²).”

Teza e mbrojtur nga Cvjici, që provon se sllavët e Maqedonise nuk kanë karakter etnik të tyre dhe se janë të zhveshur nga ndjenja kombëtare, është diçka mjaft e njohur nga ata që janë marrë me çështjen maqedonase. Ky autor thotë tekstualisht: “Masa e popullit tek sllavët e Maqedonisë nuk ka një ndërgjegje kombëtare të pastër; ajo nuk ka të kaluar historike që i përket, ajo nuk ka gjuhë letrare...³)” Ichirkoff e pranon këtë), duke thënë me dhimbje që ndjenja kombëtare mungon tek një pjesë e madhe e sllavëve të Maqedonisë. Maqedonasi Misirkoff) pranon që sllavët e Maqedonisë janë sa bullgarë aq edhe serbë, por nuk janë as bullgarë dhe as serbë: ata janë një racë më vete.

Deri në njëfarë mase ka qenë kisha që iu ka ngulitur këtë ndjenjë – dhe përsëri shumë sipërfaqësisht – e cila mungon brenda tyre. Cvijici thotë me shumë të drejtë:”Në qoftë se gjen tek sllavët maqedonas ndjenjë kombëtare bullgare ose serbe, ajo iu është imponuar përgjithësisht nga propagandistët. 6)”Dhe një autor bullgar, i cili për një kohë shumë të gjatë ka qenë mësues shkolle, më pas konsull në Maqedoni, thotë që ndjenja kombëtare mungonte totalisht tek sllavët e Maqedonisë, para krijimit të exarchat-it (kishës bullgare) ).

Ndërsa serbëve dhe bullgarëve iu ka shërbyer kisha, bandat e armatosura, dinamiti dhe grushti për të futur ndërgjegjen kombëtare, dhe ajo që është edhe më efikase, mbështetjen e fuqive të huaja, të afta për t’i imponuar Turqisë vullnetin e tyre; ndërsa sllavët, të themi, dispononin shumë mjete, shqiptarët nuk kanë veçse diçka që iu takon vetëm atyre, d.m.th. ndjenjën e vetëlindur.

Mund të thuhet pra se në Ballkan, feja ka rëndësi dhe bashkë me të dhe kombësia dhe propaganda e kishës dhe priftërinjve. Kur pyet dikë cili është ai, ai do t’iu përgjigjet para së gjithash se është i krishterë, ose patriarkist apo exarchiste. Ju duhet ta merrni me mend nëse është serb, bullgar apo grek. Po kështu ndodhte – dhe ndodh akoma deri në njëfarë mase – në Rumani: të moshuarit thonë akoma, edhe sot, se janë thjeshtë chreshtin, d.m.th. të krishtere, dhe një turk do të ndjehej i poshtëruar dhe i çnderuar nëse do të thoshte që është turk:

1) ICHIRCHOFF: Zapadnata Kraichta na Blgarskata Zemya (në bullgarisht), Sofie, 1915, f. LXXXII, na bën të ditur se elementi vllah ka shërbyer shumë shpesh për të forcuar dhe për të rritur numrin e bullgarëve.

2) Shih “Prinos Km etnografiyata na Makedonskite Slavini”(në bullgarisht), Sofie, 1907, f.92

3)Shënime mbi etnografinë e Maqedonisë, nga J. CVIJICI, botimi i 2-te, Paris 1917,f.5.

4) ICHIRCOFF, vep.cit.

5) Cituar nga ICHIRCOFF. Vep.cit. ,f.30

6)CVIJICI, Shënime mbi etnografinë e Maqedonisë, f.11.

7) OFFEICOFF, Maqedonia nga pikëpamja etnografike, historike dhe filologjike, Philip-popoli 1887, f.45



ai do të thotë shkurt që është mysliman. Në të kundërt një shqiptar – qoftë mysliman, katolik apo ortodoks – do të thotë para së gjithash që është “shqiptar”. Kjo është aq e njohur sa që banorët e Stambollit kur shohin një shqiptar të ri që zbret nga anija e pyesin: Arnaout – misin, musliman – misin (je shqiptar apo mysliman) vetëm nga kënaqësia për të parë shqiptarin që përgjigjet me padurim: Arnaout¹).



II



Shqiptarët përbëjnë bazën e popullsisë së vilajetit të Kosovës dhe të Manastirit, d.m.th. – në këtë të fundit – të kazave të Dibres, Ohrit, Kertchevos, Manastirit dhe Florinës. Është elementi autokton, indigjen dhe më i rëndësishmi. Është kombësia që ka të drejtën më të madhe në zotërimin e këtij vendi, element të cilit i takon e drejta e zotërimit në këto krahina. Ai ka të drejtën historike dhe nevojën politike, këtë të drejtë të natyrshme për jetën.

Ndërsa sllavët (si serbët ashtu edhe bullgarët) kane synime të larta, ambicie rritjeje dhe prosperiteti në më shumë se një drejtim, shqiptarët mund të pretendojnë vetëm të kenë atë që duhet t’iu takojë, atë që do te formojë Shqipërinë njëherë e përgjithmonë, pa asnjë shpresë për shtrirje të mëtejshme në të ardhmen:ajo do të ketë kufijtë e saj natyrorë – si etnografike ashtu edhe ekonomike – në qoftë se ajo nuk është e

dënuar të përbëjë një shtet dështak, me embrionet e vdekjes që në lindje.

Kjo Shqipëri që mund të jetojë duhet të ketë si kufij: në perëndim detin Adriatik; - në veri liqenin e Shkodrës, malet e Tergovishtës, duke përfshirë Shkodrën, Hotin, Groudin, Gucinë, Plavën, Ipekun dhe të gjithë fushën deri në veri të Mitrovicës, saktësisht në fshatin Belotchitza, në kufirin e vjetër serb të paraluftës turko – ballkanike; - në lindje kufiri duhet të ndjekë kufirin e vjetër (d.m.th. të paraluftës se vitit 1912) të Serbisë deri në Zibeftche; prej andej të shkojnë në jug – perëndim deri në liqenin Kaplan, në lindje të Uskubit: në këtë mënyrë kazatë e Kumanovës, Gjilanit dhe Preshevës do të mbeten në Shqipëri; që nga liqeni i Kaplanit ai do të shkojë në jug drejt lartësive të Babounas (duke lënë Kuprili [Veles] jashtë Shqipërisë) për të shkuar në vargun e kodrave të Morihovos, në lindje të Manastirit, në mënyrë që ky qytet dhe fusha përreth të mbeten brenda kufijve të Shqipërisë; më në jug vija e kufirit do të përfshijë Florinën, dhe, duke kaluar në perëndim të Kastorias, d.m.th. duke lënë këtë të fundit jashtë kufijve të Shqipërisë, ai do të kapë të gjithë kazanë e Bilishtit për të shkuar në vargmalin e Gramozit dhe për të ndjekur kreshtën e këtyre maleve deri në Metzovo, në Pinde, në kufirin e vjetër turko – grek të paraluftës së vitit 1912. – Nga Metzovo vija e kufirit do te zbresë në gjirin e Artës duke shkuar përgjatë lumit të Artës për të takuar kufirin natyral jugor të Shqipërisë që është gjiri Ambracik.

Veçse brenda këtyre kufijve mendohet të ekzistojë, të jetojë dhe të mbahet një Shqipëri. E zvogëluar dhe e mbledhur, Shqipëria mund të bëhet veçse vasal i shteteve Ballkanike, e kërcënuar pa pushim nga ata dhe e mbytur në një rreth të ngushtë. Një Shqipëri ashtu siç e përcaktojmë ne, do të ketë tre milion banorë, nga të cilët më pak se një e dhjeta do të përbëhet nga elementë të huaj (grekë, serbë,bullgarë, vllahë, ciganë) ajo që nuk do të jetë dhe nuk do të mund aspak të konsiderohet si një peshë e vdekur për një vend të ri, në qoftë se do mendosh se gjatë krijimit të saj Bullgaria kishte rreth pesëdhjetë për qind turq në kufijtë e principatës së saj.

1)”Nga shqiptarët, disa mbeten të krishterë, shumica u kthye në myslimane; por myslimani shqiptar mbeti shqiptar, i vetmi përjashtim në Ballkan ndaj fjalës së urtë se kombësitë atje janë fetë; dhe shembull i shquar i thellësisë dhe forcës së ndjenjës kombëtare shqiptare”Gabriel –Louis JARAY, Mbretërisë së re të Shqipërisë, Paris, Hachette, 1914, f. 198.



Një Shqipëri e tillë do të jetojë, të themi, në sajë të kufijve të saj etnografikë dhe ekonomikë. Si do të mund të mendohej se Shqipëria me kufij të prekur nga konferenca e ambasadorëve në Londer më 1913, do të ishte një Shqipëri e shëndetshme dhe e fortë? Asaj i mungonte toka e saj më e mirë, fushat e saj më të bukura, qendrat e saj më të rëndësishme, dhe i ishin rrëmbyer dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës, kullotat e famshme të Çamërise, i ishin dhënë Greqisë; Serbia merrte fushat e Manastirit, Ohrit, Kalkandelenit, Uskubit; fusha e bukur e Kosovës ndahej midis malazezëve dhe serbëve, duke i lënë Shqipërisë një zonë të ashpër malore, pa mjete komunikimi, të rrethuar nga dëborërat gjashtë muaj në vit. Qe bërë kujdes gjithashtu të liheshin jashtë kufijve shqiptarë qytete, qendra natyrore që furnizonin këto male.

Nga pikëpamja etnike dhe kulturore këta kufij janë të domosdoshëm, mbasi, pikërisht popullsia që banon në qytetet e jugut, e lindjes dhe veriut, në sajë të një vendi të bukur e të shëndetshëm në të cilin banojnë dhe të kushteve ekonomike, formon, nga gjithë shqiptarët, elementin më aktiv, më të begatë dhe më të nevojshëm; ta privosh Shqipërinë nga kjo do të thotë ta privosh nga stabiliteti; do të thotë të bësh një grumbullim populli në vend të një kombi, do të thotë që një popull që ka lindur dhe që ka shumë nevojë për mirëqenie për t’u zhvilluar, të durojë mjerimin dhe të gjitha privacionet.

Kjo Shqipëri, e formuar nga katër vilajetet e vjetra të Janinës, Manastirit, Uskubit dhe Shkodrës, është ajo që kërkohet që prej fillimit të zgjimit kombëtar të shqiptarëve. Ka më shumë se dyzet vjet që këto aspirata kristalizoheshin qartë dhe merrnin një formë mjaft të përcaktuar në të famshmen lidhje shqiptare, të quajtur Lidhja e Prizrenit; kërkesat e kësaj organizate kombëtare të bëra ndaj Portës dhe ndaj fuqive të mëdha synonin autonominë administrative të Shqipërisë d.m.th. të katër vilajeteve të Janinës, Manastirit, Uskubit dhe Shkodrës (Scutari) me Manastirin si rezidencë të qeverisë së vetme të përgjithshme (vali – i – oumoumi) që do të vihej në krye të kësaj Shqipërie autonome, e cila gëzonte privilegjin të kishte idiomën e saj si gjuhë të administratës dhe milicisë kombëtare.

Që prej atëherë, shqiptarët nuk kanë reshtur as edhe një çast të konsiderojnë si territor të tyre këto katër vilajete. Fuqitë e mëdha kanë bërë sikur kane pranuar të drejtën e shqiptarëve mbi këtë Shqipëri të plotë, do të thoshim madje normale: është e vërtetë që në konferencën e Berlinit, copa toke i janë rrëmbyer Shqipërisë:Vrania, Kourshoumli, Nich dhe Leskovats i janë dhënë Serbisë; dhe është dashur t’i lihen Malit të Zi distriktet e vogla te Plavës dhe Gucisë, që janë këmbyer – në sajë të rezistencës së ashpër të shqiptarëve – me Ulkun (Dulcigno) dhe Antivarin, humbje kjo shumë e dhimbshme për Shqipërinë. Por nga ana tjetër, fuqitë e mëdha bënë përsëri të njëjtin gabim duke i lënë Greqisë Janinën dhe për territorin që i lanë Malit te Zi ata vunë në përdorim mjetet e kombinuara të forcës së armatosur otomane dhe manifestimit detar të flotës ndërkombëtare në brigjet shqiptare; ishte një nevojë politike që i bënte të vepronin kundër ndërgjegjes së tyre, sepse burrat e shtetit ishin të bindur që Dulcigno dhe Antivari, si dhe Varnia dhe Nich ishin territore shqiptare dhe aspak sllave.

Burri i shtetit anglez lordi Fitzmaurice ishte më i binduri për këtë të vërtetë; ai mbajti një qëndrim mjaft fisnik gjatë krizës orientale nga 1878 deri më 1880, dhe korrespondencat e tij me Zyrën e Jashtme – që gjenden në Librat Blu të kohës – meritojnë admirimin dhe mirënjohjen e çdo shqiptari. Ja sesi një broshurë e vogël mbi çështjen e Orientit përmbledh veprën e Fitzmaurice:

“Lordi Fitzmaurice ishte paraqitësi dhe mbrojtësi më i zjarrtë i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve. Dhe në takimin e parë që ai pati me Savas Pacha, ministrin e punëve të jashtme, ai insistoi që perandoria turke të merrte parasysh këto të drejta duke shtuar që Shqipëria nuk ishte vetëm ajo që ishte bërë zakon të quhej me këtë shprehje gjeografike, d.m.th. dy vilajetet e Scutarise dhe Janinës, por ajo shtrihej drejt lindjes deri në kufirin e vargmalit që ndan rrjedhën e ujërave që shkojnë në Adriatik dhe detin Egje, duke përfshirë një pjesë të madhe të vilajetit të Manastirit dhe të atij të Prishtinës ose Kosovës, dhe drejt verilindjes (siç edhe është treguar veçanërisht në hartën e Kiepert, e cila është konsideruar përgjithësisht si e favorshme ndaj elementëve sllave dhe në atë të Z. Stanford, të bërë në interes të grekëve) deri në Prishtinë dhe qytetin e Vranias.

“Lordi Fitzmaurice, këmbëngulës në pikëpamjet e tij dhe në hedhjen poshtë në mënyrë të prerë të pretendimeve serbe mbi origjinën e banorëve të Mitrovicës dhe Kosovës, në letrën e tij dërguar Zyrës së Jashtme në datë 22 korrik 1880, përsëriti se të gjitha hartat që ai kishte konsultuar provonin origjinën shqiptare dhe jo sllave të këtyre krahinave, dhe se, edhe pse këto distrikte, në fund të shekullit të XVII të, qenë të banuara nga serbët dhe të përfshira në mbretërinë e vjetër serbe, vendasit e këtyre vendeve, sipas Hahn, konsull austriak në Janinë, ishin shqiptarë të cilëve serbët iu kishin marrë pronat në shekullin e XIVtë.

“Pas përcaktimit të qartë dhe kategorik të territorit shqiptar, çështja e ekzistencës politike u diskutua me jo me pak forcë dhe përpikëri. Lordi Fitzmaurice, i mbështetur nga qeveria e tij dhe i ndihmuar nga lordi Goshen, ambasador i jashtëzakonshëm në këtë kohë pranë sulltanit, insistonte pranë kolegëve që të bëhej e njohur nevoja e krijimit të një province të madhe shqiptare, të ndarë në katër vilajete ose sanxhakë,që do të ishin Scutari, Janinë, Kosovë dhe Manastir.

“Kabineti i St-James miratonte plotësisht mënyrën e veprimit të lordit Fitzmaurice dhe pikëpamjet e mëdha dhe largpamëse të lordit Goshen, që paraqiten në mënyrë të përmbledhur në letrën e tij për lordin Granville në datë 26 korrik 1880.

“Atij iu duk mjaft i natyrshëm zemërimi i shqiptarëve që krijuan lidhjen e famshme të 1879; ja se çfarë thoshte Kryesia e saj: “ Kjo racë e vjetër dhe e shquar ka parë kombësinë e racave të tjera fqinje të njohura dhe të mbrojtura në dëm të saj nga fuqitë e ndryshme evropiane dhe aspiratat e tyre të realizuara pjesërisht nga një ekzistencë e pavarur. Ajo ka parë bullgarët tërësisht të emancipuar në Bullgari dhe pjesërisht në Rumelinë orientale. Ajo ka parë që dëshira e ndezur e Evropës ishte të çlironte territorin e banuar nga grekët nga zgjedha turke. Ajo ka parë që sllavët në Malin e Zi ishin te mbrojtur me qëndrueshmëri dhe entuziazëm nga perandoria e madhe sllave e veriut. Ajo ka parë që çështja e Orientit dukej se po zgjidhej sipas parimit të kombësive dhe që gadishulli i Ballkanit ishte gradualisht i ndarë në raca sipas të njëjtit parim. Duke pritur, ajo sheh se vetëm ajo nuk ka një trajtim të ngjashëm. Kombësia e saj është kërcënuar në veri nga malazezët, të mbrojturit nga Rusia, dhe në jug nga grekët, të mbrojtur nga Anglia dhe Franca.”

“Pas kësaj mbrojtje kaq të paanshme dhe të sinqertë, lordi Goshen vlerëson avantazhet politike që një Shqipëri e fortë do t’i jepte të ardhmes dhe ai shton: “Në qoftë se një Shqipëri e fortë do të formohej, motivet e pushtimit nga një fuqi e huaj, në rastin e shpërbërjes së perandorisë otomane, do të zhdukeshin. Një Shqipëri do t’i priste rrugën në veri dhe do të mbante gadishullin ballkanik në duart dhe nën autoritetin e atyre që e zotërojnë. Ndryshe fuqia e shqiptarëve do të përbënte një vështirësi të pakapërcyeshme në momentet kur do të lindnin turbullira. Një popullsi me shumicë myslimane do të ishte një burim vështirësish të mëdha për vendet sllave dhe greke që do ta pushtonin. Unë konsideroj se probabiliteti i ndërhyrjes evropiane në gadishullin ballkanik do të ulej në përpjesëtim me vendosjen e kombësisë shqiptare¹).”

1)”Shqipëria dhe çështja e Orientit” nga Princi Albert GHICA, Paris, 1904, Do të sjellim më tej fragmente të plota të Librit Blu anglez mbi çështjen shqiptare dhe nga ku lindin qëllimet dashamirëse të Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë.



Lidhja e famshme shqiptare nuk mundi – siç e kemi thënë – veçse të shpëtonte disa pjesë të territorit shqiptar; por ajo dështoi në mënyrë më të tmerrshme në tentativën e saj për të fituar një autonomi për të gjithë Shqipërinë, për t’i bërë të njohur zyrtarisht Turqisë ekzistencën e kësaj kombësie shqiptare duke bashkuar të katër vilajetet në një. Turqia u tremb nga lindja e këtyre aspiratave të reja dhe besoi me të drejtë se po humbte pikën e fundit të mbështetjes së saj në Evropë, nëse ajo pranonte kërkesat e shqiptarëve. Pa dyshim, këshillat e fuqive të mëdha evropiane nuk kanë munguar dhe jo vetëm një ambasador “dashamirës” i ka pëshpëritur ne vesh Abdul Hamidit të shkretë, ta kurdisnin edhe më shumë kundër shqiptarëve, ta shtynin atë të përdorte forcën e armatosur kundër “rebelëve”.

Gjithsesi, rishikimi i traktatit të Shën Stefanit dhe zvogëlimi i Bullgarisë së madhe të ëndërruar nga Rusia e shenjtë, nuk është një mirënjohje e heshtur e të drejtës së shqiptarëve në Maqedoninë orientale?

Që nga ajo ditë, shqiptarët kanë regjistruar në programin e tyre autonominë e katër vilajeteve¹), një administratë që do t’iu jepte mundësinë të përdornin gjuhën e tyre kombëtare në mekanizmat e ndryshme të administratës, të ushtronin një kontroll mbi buxhetin dhe të bënin shërbimin ushtarak – në kohë paqeje – në vend. Më vonë shqiptarët do të mendonin të kishin kishën e tyre autoqefale me qëllim që të çliroheshin nga ndikimi greqizues i patriarkut të Konstantinopolit.

Njihej seria e persekutimeve ndaj të cilave Shqipëria ishte objekt, të kryera nga i pabesueshmi Abdul Hamid. Ky monark,që kishte frikë nga hija e tij, i cili dukej se kishte njëfarë dobësie për shqiptarët si individë dhe si racë, kishte një lemeri gati supersticioze kur bëhej fjalë për kombësinë e tyre, për veprimet e tyre për idetë kombëtare; ai mori të gjitha masat dhe përqendroi të gjithë inteligjencën e tij - që askush s’thotë të ketë qenë gjeniale – për të kthyer mendjen e shqiptarëve nga ky drejtim dhe ai s’u spraps përpara asnjë mjeti për të shtypur çdo manifestim që tentonte drejt këtij qëllimi:internime, burgime, të gjitha mjetet ishin të mira, madje dhe ai i shtypjes me gjak ndonjë kundërshtim të mprehtë; personat e aftë për të qenë liderë të nacionalizmit thirreshin në Konstantinopol ku sulltani tepër dinak, i mbante të mbikëqyrur, nën dukjen e rreme të ndereve dhe posteve honorifike.

Megjithatë ideja e një autonomie të tillë për të katër vilajetet nuk ka pushuar kurrë së ngacmuari shpirtin e shqiptarëve;veprat e shoqërive letrare dhe patriotike të krijuara jashtë vendit – jashtë sferës së ndikimit të sulltanit – gjenin jehonë në zemrën e të gjithëve dhe botimet patriotike përpiheshin nga rinia. Puna e fshehtë, e ngadaltë, e durueshme, por jo më pak efikase dhe depërtuese, vazhdonte të bënte punën e saj, pa u dekurajuar asnjë çast, pavarësisht persekutimit turk dhe intrigave sllave, bullgare dhe serbe të drejtuara nga Rusia e madhe, duke ndërlikuar tmerrësisht çështjen, duke pasur tre për të luftuar në vend të një armiku. Shqiptarët, shumë shpesh pyesnin veten me të drejtë se cili nga ata të dy, turku apo sllavi është më i rrezikshëm për Shqipërinë, dhe shumë herë atyre iu është dashur të bashkohen me turqit për t’i drejtuar kundër shkia²) – s së papajtueshëm, aq të rrezikshme janë dukur pretendimet e tyre për ekzistencën kombëtare. Autorët e huaj kanë vërejtur fenomenin dhe e kanë kuptuar atë shumë mirë.” Urrejtja e sllavit në Kosovë është një çështje race”, thotë Dr. Jaekh¹),

1)Për të qenë krejtësisht të qartë, duhet të themi se është bërë fjalë në fakt vetëm për dy vilajete me territorin e tyre të plotë – atë të Janinës dhe të Shkodrës – plus pjesët lindore të vilajeteve të Manastirit dhe Uskub-it; kuptohet që shqiptarët nuk kanë shprehur kurrë pretendime mbi krahinat e këtyre dy vilajeteve të fundit, të banuara nga grekë ose sllavë, për dijeni në Elassona, Serfidje, Kotchana, Rodovichta, etj. ; kërkesat shqiptare kanë synuar vetëm distriktet e banuara krejtësisht ose në pjesën më të madhe nga shqiptare, ato që kemi përcaktuar më lart.

2) Është termi i përgjithshëm me anë të të cilit shqiptarët quajnë sllavët ( bullgarët, serbët ose malazezët); ky term është përdorur si nga myslimanët ashtu edhe nga katolikët dhe shqiptarët e Greqisë – të gjithë ortodoksë - e përdorin për të quajtur grekët në formën e shkias.



shumë pak dashamirës, ndër të tjera, ndaj shqiptarëve; por ai insiston, një faqe më lart, në mungesën e fanatizmit tek shqiptarët. “Unë vërtetoj se asnjëherë, dhe asgjëkund, shqiptari s’ka qenë fanatik; fanatizmi ekziston në Bosnjë, në Bullgari, në Kretë, por jo tek shqiptarët.”

Konfliktet që shqiptarët kanë pasur me sllavët që minonin ekzistencën e tyre në fillesat e saj, nuk ishin aspak konflikte fetare, as thjeshtë hajdutëri - siç kanë dashur ta bëjnë të besohet telegramet e agjencive sllave apo sllavofile – por pasojë e natyrshme e një lufte të një populli që do të jetojë në vendin e tij dhe sllavëve pushtues dhe të pangopur.

Dy zonjat angleze G. Muir Mackenzie dhe A.-P.Irby, të cilat kanë udhëtuar në pjesën lindore dhe veriore të Shqipërisë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX të, pohojnë që kjo urrejtje është reciproke dhe e bazuar vetëm në dallimin e racës. Në faqen 166 të librit të tyre², ato pyesin një tregtar në Uskub, me origjinë nga Mali i Zi se cili është më i keq ndaj sllavëve, myslimani boshnjak apo ai shqiptar. – Shqiptarët, përgjigjet sllavi, që flasin një gjuhë të ndryshme nga e jona, janë armiku ynë edhe sikur të mos ishin myslimanë. Por cili nga ata mban fjalën e dhënë, besën e mbrojtjes? – pyesin përsëri udhëtaret që mbron Gladstone. – Shqiptari, i cili nuk është kurrë në kundërshtim me vetveten, ndërsa nuk mund t’i besosh një myslimani boshnjak.” Veç kësaj duhet të kujtojmë se të krishterët shqiptarë (katolikë është e vërtetë) janë kundërshtarët për vdekje të sllavëve, si malazezë ashtu edhe serbë.

Për të pasur një ide më të qartë të vullnetit të të gjithëve, duhet të studiohen sidomos ngjarjet që kanë ndjekur menjëherë atë që turqit e rinj e quajnë kushtetuta e tyre. Atëherë pati një shpërthim të vërtetë ndjenjash kombëtare, të fshehura deri atëherë dhe shumë të shtypura nga regjimi hamidian. Nuk qe veçse shqetësimi për të konfirmuar të drejtën që çoi këtë herë në një përgatitje për lufte të hapur, të nxitur për të kapur kohën e humbur, të alarmuar tashmë nga pretendimet e zhurmshme të elementëve sllavë, këta të huaj të cilët e kishin bërë zakon të bënin llogaritë pa pronarët e vërtetë.

Nga Florina në Mitrovicë, një seri klubesh shqiptare u përshkallëzuan përgjatë kufirit të territorit shqiptar. Ishin shumë fortesa për të ruajtur trashëgiminë e stërgjyshërve; organizimi i klubeve duhej të luftonte kundër shovinizmit të turqve të rinj që ëndërronin një turqëzim të të gjitha racave, si dhe kundër ambicieve të tre fqinjëve dashakeqës ndaj Shqipërisë, Greqia, Serbia dhe Bullgaria. Qe një seri e gjatë luftërash të ngadalshme, të durueshme, shpesh pa asnjë shenjë të jashtme e tillë që të tërhiqte vëmendjen. Pjesëmarrja në këto qendra ishte e madhe dhe të gjithë ishin të apasionuar, duke kuptuar që këtë herë bëhej fjalë veçse për një luftë të ashpër për jetën dhe të asaj jo më pak të ashpër për supremacinë. Çdo qytet, çdo fshat i madh deshi të ndihmonte në këtë, duke marre pjesë në luftë. Klubi i Florinës ishte një nga më të suksesshmit; ai i Manastirit një nga më të fuqishmit. Lokalitet si Veles (Kuprili), për shembull që kishte një numër të vogël shqiptarësh në qytet, por që kazaja kishte disa fshatra shqiptare, donte gjithsesi të zinte një vend në pararojë, duke qenë i ndërgjegjshëm për detyrën e tij dhe shumë i prekur thellë për rëndësinë e seriozitetit të ndërmarrjes. “Klubet janë armatura e nacionalizmit shqiptar”, vëren me shumë të drejtë Gabriel Louis –Jaray³).

Në vjeshtën e vitit 1908 (viti i famshëm dhe fatal i revolucionit të të rinjve turq)në Manastir u mblodh një kongres i madh. Të gjitha klubet morën pjesë në të, sepse duhej të konfirmohej përpara shovinizmit turk vullneti për të përdorur alfabetin latin për të shkruar gjuhën shqipe. Turqit luajtën çdo gur për të mbjellë grindjen dhe përçarjen;

1)D ERNST JAEKH: “Im Turkischen Kriegslager durch Albanien, Heilbronn, 1911, f. 122.

2) Udhëtime në krahinat sllavonike të Turqisë në Evropë, botimi i 2-të, Londër, 1877.

3) G.-L. JARAY, Mbretërisë së re të Shqipërisë, ç’ka qenë, ç’është. Paris, 1914, faqe 78.



ata shpresonin ose të bënin të adoptohej një ditë alfabeti “katolik” arab (me origjinë çifute) ose të linin sterile veprën nacionaliste të rilindjes shqiptare. Përpjekje të kota, mbasi të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë këtu sidomos myslimanët dhe hoxhët, delegatë të klubit, votuan edhe njëherë për alfabetin latin, jo vetëm se – siç e kemi thënë – ky alfabet është më i përshtatshmi për të shkruar një gjuhë indo – evropiane e afërt me latinishten, por edhe se, dhe para së gjithash , bëhej fjalë për perëndizimin, për ndarjen nga Lindja dhe traditat e saj skolastike¹).

Ishte një ngjarje së cilës i mbahet mend jehona që pati kjo mbledhje e Manastirit , kryeqendra e ëndërruar e katër vilajeteve shqiptare të bashkuara. Por një kongres që pati edhe më shumë efekt ishte ai i Dibrës, ku të rinjtë turq kishin thirrur gjithë kombësitë ballkanike të Turqisë Evropiane. Bëhej fjalë, në thelb, d.m.th. në mendjen e oficerëve të Rinj Turq, për imponimin e pikëpamjes turke ndaj të gjithë këtyre elementëve dhe për shpalljen osmanli të të gjitha kombësive. Por kongresi shumë shpejt mori një fizionomi krejtësisht shqiptare, dhe Turqit e Rinj u gjendën përballë aspiratave shqiptare të shprehura qartë dhe me forcë. Nga ajo që duhej të ishte ndërkombëtar dhe turk i ri, kongresi i Dibrës mbaroi si një kongres krejtësisht shqiptar, megjithë zemërimin e madh të Turqve te Rinj dhe sllavëve që kishin marrë pjese në të.

Një anglez, gazetar dhe vëzhgues i mirë që njeh mirë problemet e Turqisë në përgjithësi dhe të Ballkanit në veçanti, nuk ka munguar të verë në pah rëndësinë e këtij kongresi të famshëm. Ja se çfarë Charles Ëoods²) – është emri i gazetarit anglez mjaft të njohur – thotë edhe pse versioni i tij mbi origjinën e mbledhjes së Dibrës ndryshon pak nga ai që kemi dhënë më sipër:

“Kongresi i Dibres që u mbajt në korrik, ishte organizuar nga anëtarët e komitetit shqiptar për t’iu treguar vendasve të tij, mundësinë e diskutimit nga pikëpamja shqiptare të çështjeve të mëdha politike. Rëndësia e këtij kongresi qëndron jo vetëm në disa nga vendimet që ai mori, vendime që provuan pa dyshim se populli shqiptar nuk mund të shtypet lehtë, por edhe për mënyrën se si u trajtua nga Turqit e Rinj...ndoqi në fillim raportin e përgatitur nga Turqit e Rinj në vazhdim shtoi aty klauzolat shtesë duke treguar mirë ndjenjat e vetë shqiptarëve. Në rezolutat e nxjerra nga kongresi figuronte kërkesa për më shumë drejtësi në gjykatat, dhe krijimi i shkollave të veçanta në Shqipëri. Fjalime energjike u mbajtën gjithashtu mbi nevojën e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri dhe për përcaktimin përfundimtar të kufirit turko – malazez...”

Pak më vonë, një mbledhje e tretë u mbajt në Elbasan, këtë herë për të menduar për mënyrën e organizimit të shkollave shqiptare. Të gjitha klubet kishin përfaqësues atje,

1) Duhet të kujtojmë këtu se kongresi i madh shqiptar vetëm konfirmoi alfabetin latin; në fakt ai nuk duhej të merrej me çështjen se cili nga alfabetet, latin apo turk, do zgjidhej; punimet e tij duhej të konsistonin në vendosjen e drejtshkrimit dhe çështja e alfabetit as që u shtrua, meqë qe vendosur tashmë 30 vjet më parë, nga një shoqëri letrare, e cila ishte themeluar më 1878, në Konstantinopul, e udhëhequr nga Sami bej Frashëri, dhe ku bënin pjesë shqiptarë ortodoksë, katolikë dhe myslimanë. Shoqëria letrare e Konstantinopulit kishte caktuar vetëm gërmat latine, tashmë në përdorim në Shqipërinë e Veriut, që prej tre shekujsh. Është e padrejtë të thuhej dhe të vazhdojë të thuhet se shqiptarët kanë përdorur herë alfabetin turk dhe herë atë grek; këto gërma janë përdorur vetëm rastësisht dhe nuk kanë qenë kurrë në përdorim të vazhdueshëm: të parat janë përdorur në përkthimin e Shkrimeve të shenjta në dialektin tosk; kurse gërmat turke kanë shërbyer vetëm për transkriptimin e dy ose tre vëllimeve me poezi. Viktor BERARD gabohet kur thotë se (faqe 282 – 283 e veprës së tij “Turqia dhe helenizmi bashkëkohor”, Paris 1893) se Albanofonet (d.m.th. shqiptarët nacionalistë dhe militantë) kishin adoptuar gërmat turke dhe më vonë të krishterët kanë përdorur gërmat latine, duke pritur që vllahët të shpiknin për shqiptarët një alfabet ad hoc!. Autorit i është dashur pa dyshim të krijoje konfuzion, meqë nuk e kishte studiuar mirë çështjen shqiptare, që i dukej domosdoshmërish e pavlerë për të qenë e tillë.

2) Në veprën e tij: “Turqia dhe fqinjët e saj” , e përkthyer nga anglishtja; Guilmot, botues, Paris, pa datë, f.101.



madje dhe ato të qyteteve të largëta si Karaferia, Katerina dhe Drama¹), në vilajetin e vjetër të Selanikut. Kongresi shpërndahej për të lënë takim vitin në vazhdim (1910) në Janine. Dihet se çfarë qe ky vit. Njihet verbëria e turqve dhe këmbëngulja e tyre e çmendur për të shtypur frymën kombëtare shqiptare. Ishte një seri ekspeditash që kishin për mision të qetësonin Shqipërinë sipas eufemizmit të Çezarit që ata kishin adoptuar; ishte një mënyrë për të vendosur rendin në Varshavë. Për tre vjet shqiptarët nuk patën asnjë çast qetësi. Përveç priftit grek, që ka qenë gjithnjë një nga kundërshtarët e betuar të shqiptarëve dhe të ideve kombëtare shqiptare²), u panë këtë herë sllavët të lidhen me autoritetet turke dhe të denoncojnë për persekutim të verbër qeveritar, shqiptarët fajtorë se duan të lexojnë gjuhën e tyre me karaktere latine apo se duan të hapin shkolla!

Vitet 1910,1911 dhe 1912 ishin një seri luftërash, përleshjesh midis shqiptarëve dhe turqve: Xhavid pasha, Shefqet Durgut pasha, Fadil pasha, për të përmendur këtu më të mëdhenjtë, të gjithë të besuar të të famshmit Mahmud Shefqet, nderoheshin të luftonin me shqiptarët, në Kosovë, Shkodër a Lumë. Ishte një fatalitet që e bënte Turqinë të tërbohej se minoheshin themelet e sundimit të saj në Turqinë Evropiane. Në një moment të dhënë shqiptarët ishin më të fortët:ata hynin ngadhënjimtarë në metropolin e tyre në brigjet e Vardarit, në të bukurin Uskub dhe atje iu diktonin vullnetin e tyre Turqve të Rinj, të detyruar këtë herë të dorëzoheshin përpara argumenteve aq te dukshëm³). Partia Bashkim dhe Zhvillim ishte përmbysur dhe qeveria e re që formonte Ahmed Muktar pasha, dhe më vonë Qamil pasha, shkruante në programin e saj se do të pranonte të gjitha kërkesat e shqiptarëve.

Sa keq! Ditën kur besohej se çështja shqiptare do të hynte në një fazë normale paqeje dhe organizimi, kur shpresohej se kishte ardhur ora që të mbyllej tempulli i Janus dhe të fillonte një epoke e jetës aktive kushtuar kulturës dhe begatisë, vetë kjo orë, të themi, lajmëronte ndalimin e shprehur nga armiqtë e përbashkët të Turqisë dhe Shqipërisë kundër kombit shqiptar. Ishin shqiptarët që kishin mundur Turqinë, dhe tani ishin armiqtë e kësaj Shqipërie që do të vepronin për ta copëtuar atë, që do të hidheshin në rrokullimë pa marrë parasysh pasojat. Triumfi i shqiptarizmës kishte përshpejtuar aleancën ballkanike¹).

1) Në territorin shqiptar, kishte klube në çdo qytet, nga Preveza në Shkodër dhe nga Mitrovica në Janinë. Kishte gjithashtu klube edhe jashtë tokës shqiptare: në Konstantinopul, në Smyrne, në Selanik, në Drama, në Katerina, në Elassona, në Caraferia, kudo ku kishte koloni shqiptare të njëfarë rëndësie. Duhet t’i themi lexuesve tanë se në Caterina dhe në Elassona (pranë kufirit të vjetër turko – grek) gjenden dhjetëra e dhjetëra familje shqiptare që janë vendosur aty që prej një kohe shumë të gjatë dhe që zotërojnë prona të mëdha. Në Caraferia, përveç pronarëve të tillë gjen më shumë se 200 shtëpi shqiptarësh myslimanë , me origjinë nga Lala në Greqi, vend të cilin iu është dashur ta lënë gjatë revolucionit grek (1821-1827) dhe persekutimeve që vazhduan më pas.

Në të njëjtën kohë me lulëzimin e jashtëzakonshëm të klubeve, duhet vënë re lulëzimi i gazetave dhe tipografive ku shtypeshin libra didaktike;kishte gazeta shqiptare: dy në Konstantinopul, një në Selanik (edhe një revistë)një në Uskub, një në Manastir (edhe një revistë), dy në Korçë, dy gazeta dhe dy revista në Shkodër, një gazetë në Janinë. Në të gjitha këto qytete kishte, veç këtyre, shoqëri letrare dhe muzikore.

2) V. BERARD (vep. cit. f.282) ka thënë me të drejtë: “Midis toskëve, ndërkaq, një parti albanofone ishte përpjekur të organizohej rreth 1879, Korça ishte selia e saj, drejtimi bëhej nga Konstantinopuli. Por e denoncuar nga prifti grek, shih gjithashtu veprën: “Popullsia e Epirit” nga LUMO SKENDO, Sofie 1915, f. 37.

3)“Por një fatalitet i jashtëzakonshëm dëshiron ta humbë Turqinë; me një çmenduri të çuditshme ajo thyen forcën e vetme që mbante sundimin e saj në Maqedoni: turku lufton shqiptarin; është fundi; nacionalizmi turk bëri revolucionin, nacionalizmi turk humbi Turqinë e Evropës; arnautët për katër vjet rezistojnë, luftojnë,tërhiqen, rivijnë, dhe, në kohën e duhur hyjnë fitimtarë në shesh të Konakut (në Uskub) ku vendosin prijësin e tyre.” (G.-L. JARAY, Mbretërisë së re të Shqipërisë, f. 189)



Pa përpjekjen e tre viteve luftë të shqiptarëve kundër turqve, aleatët ballkanikë nuk do të guxonin kurrë të deklaronin luftë ndaj Turqisë. Autori i këtyre rreshtave ka vizituar Serbinë pikërisht të nesërmen e deklarimit të mobilizimit, dhe e di që qeveria serbe u detyrua të bënte njoftim në gazeta zyrtare se shqiptarët, jo vetëm që s’do të marshonin kundër Serbisë por përkundrazi ata do të marshonin kundër Turqisë së bashku me serbët. Sigurisht kjo ishte një gënjeshtër, por kjo mjaftonte për të dhënë zemër; as Greqia nuk do të mund të mobilizonte, në qoftë se Turqit e Rinj nuk do të krijonin një hendek të thellë midis vetë atyre dhe shqiptarëve. Mund të thuhet pra se lufta turko – ballkanike kishte filluar në fakt, jo në vjeshtën e v.1912, por tre vjet më parë, më 1909, kur ekspedita e famshme turke filloi në Kosovë. Ishin shqiptarët që e përballuan luftën e pabarabartë dhe të ashpër: të katër aleatët erdhën vetëm në përfundim kur më e madhja e punës ishte kryer, dhe ata vinin jo për të copëtuar të mundurin, Turqinë e sëmurë të carit, por fituesin e së djeshmes, këtë Shqipëri, e cila dhe ajo kishte të drejtën e jetës në tokën e këtij gadishulli ballkanik, me cilësinë e dyfishtë të kombit më të vjetër dhe të luftëtarit të së djeshmes.

Kur duhej pra të laheshin hesapet, aleatët parapëlqyen më mirë të mos njohin të drejtat e shqiptarëve; ata dukej se injoronin të kaluarën e tyre, shumë të afërt megjithatë, dhe asnjë nuk pyeste veten nëse kishte në fakt një Shqipëri në globin tokësor, dhe bënin sikur habiteshin që shqiptarët shpallnin pavarësinë e tyre pak ditë pas shpërthimit të luftës, dhe që Italia dhe Austro – Hungaria ishin të vendosura për të mbështetur shtetin e ri.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#11

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 8:02 pm

1) Die ethnographische Abgrenzung der Volker auf der Balkanhalbinsel,, nga CVIJICI, Petermanns Mitteilungen 1913, ff. 113 -118, 185-189,224-246 me një harte te bukur me tendence panserbe.

2)Kjo harte shihet në faqen 48 te vell.I-re te veprës “Osnove za gheografijou i gheologhijou Makedonije i Stara Serbije (ne serbisht), Beograd 1906.

1) Die ethnographische Abgrenzung der Volker auf der Balkanhalbinsel,, nga CVIJICI, Petermanns Mitteilungen 1913, ff. 113 -118, 185-189,224-246 me një harte te bukur me tendence panserbe.



Harta e pushtimeve te vilajeteve te Shqipërisë 1913 i cili eshte shoqeruar me masakra te tmerrshme deri ne gjenocid ndaj ndaj popullcise se pambrojtur shqiptare.

Image

HARTA FOREIGN OFFICE BRITANIK

viti 1913


Image
Burimi foreign office Britanik harta 910.05 . letra e kufinjve Shqiptar

tregon kufinjtë të përfshirë dhe të paperfshirë në përkufizmin e vitit 1913.



Te flasis me gojen e hidhur të armikut e megjithse të thena para 100 vjetësh prap e drejta është me shqiptarët. http://www.grafikablar.com/shqiperia/da ... SOVA22.htm
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#12

Post by Arbëri » Fri Apr 23, 2010 3:28 pm

ZBULIMI I DORËSHKRIMEVE NGA ILO MITKË QAFËZEZI

-I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë
-230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje )
Ilo Mitkë Qafëzezi dhe zbulimi i dorëshkrimeve


Ilo Mitkë Qafëzezi ,rruga që zbuloi korçari , dorëshkrimet e rrallë shqipe në bibliotekat greke .

-“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.

Në vetvete siç kërkon të shprehi rrodhana e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës ,një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës i cili rrëfen atje gjithë historinë të mirat dhe të këqijat

-Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit ,sekretar i Ismail Pasho Beut

-Dorëshkrimi 5000 vargje të Abdyl Saidit .

-Borshura :”Shqiptarë dhe e pastajmja e tyre “ botuar në Athinë në 1878 . Duhet të jetë broshurë politike citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një profesor Thoma Pasko.

-Trimërita e Kapedan Mërkur Bua,origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës s perandorit bizantin .Janë 4500 vargje ,16 rrokëshe ku një arbëresh i Elladhës himnizon kapedanin Mërkur Bua ‘stradiot-kordhëtar i shquar .

Duke vendosur në krye të rrodhanës gazeta jep një lajm të mirë ngase nga Bukureshti i vijnë dy copë :”Protopiri”, të Kavalliotit .


.......

Ilo Mitkë Qafëzezi shkruan gazeta ‘Drita” 26 Mars 1939 ,faqe 4 se javën e shkuar dhashë fjalën se do të ekspozonjë te libraria “Argus” dorëshkrimin shqip me alfabet elenisht të Abdyl Saidit do ti botojmë në klishe duke disa faqe duke bërë përshkrimin,historikun e tij dhe nëse ky dorëshkrim mundet të ketë lidhje e një proze shqip politike, e cila ka të bëjë drejtpërdrejte me besën e Prizrenit . Më tej I.M.Qafëze thotë:Të flasim për dorëshkrimin shqip:”Muhtarname”prej 5000 vargje I shkruar me shkronja elenisht të Abdyl Saidit pastaj edhe për prozën politike të Abdyl be Delvinës pas të cilit fjala vjen për Abdyl bej Frashërin me shokë thotë Qafëzezi. Ma do puna të përsërit se dorëshkrimin Muhtarname” ia kam hua zbulonjësit Abdulla Ferhati në Berat dhe prozën shqipe z Profesor Linos Politis të Bibliotekës Kombëtare të Elladhës .duke shqyrtuar kohën kur është ka rënë në gjurmë të këtij dorëshkrimi Qafëzezi shprehet se ka qenë mëngjesi i vitit 1938 kur miku A.Ferhati i ka dërguar një pusullë për zbulimin e një dokumenti shqip me rëndësi dhe në pusullë ai i kërkonte të mos shkonte në kala. Qafëzezi shprehet se ai atë momenti ishte duke punuar në bibliotekën e Shëmërisë së kalasë , për të kataloguar e inventarizuar e selektuar katalogët dorëshkrimet më ët vjetra që nga Kodex Beratinues (Ungjilli i Pashkës) e gjer te Autografi”Metafizika e Kavliotit “1750 me dy ungjill shqip të Grigor Gjirokastritit 1827,1858. Duke folur për marrjen e dorëshkrimit në Berat z Ilo shprehet për pasioni që ka zotëruar Z. Ferhati zbulonjësi i këtij dorëshkrimi dhe sipas Ilos ai vjen pas Hamdi Bushatit të Shkodrës që di të gjuaj me mbarësi dokumentet shqipe e shqiptare të vjetra të shkruara sipas tij nga shqiptarë myslimanë. Është i pari qytetar beratas ,thotë Ilo, që më shfaqi gëzimin me letër , kur këndoj vjet te Drita mbi dorëshkrimin shqip të Kostë Beratit 1765 .Duke shqyrtuar dorëshkrimin z Ilo thotë se që në syrin e parë ky dokument linguistik shqip ishte një fenomen, sepse dija me siguri që së paku vargje apo prozë fetare myslimane nuk ka qenë e lejuar të shkruhen veçse me abc arabe ose turqisht . Zbulonjësi na thotë I. M. Qafëzezi ,duke trajtuar kompetencën e transkriptimit ,pranuam hipotezën e z.Ferhati që vargjet do të jenë shkruar ja prej sheh Muhamet Kolonjës nga Labëria, apo të Sheh Azis Delvinës prej Hasan Zyko Kamberit , dhe se Abdyl Saidi është vetëm kopjuesi në vitin 1885.



Përshkrimi i dorëshkrimit



“Në drekë të datës 10 korrik ma ka prurë zoti Abdullah dorëshkrimin shqip shkruar me alfabet greqisht “. Këtë dorëshkrim Ilua e merre me vete në Korçë. “E studiova mirë ,shprehet ai , dhe pasi transkriptova 1000 vargje nga të 5000 fletët , që kanë mundur të shpëtojnë duke krahasuar me “Qerbelanë” e Naimit , vepra del pra quhet ‘Muhtarname” vepër shqip-bektashiane ,shoqe e Handikasë që këndohet në teqe . Z. Ilo thotë se Abdyli e ka ditur mirë turqishten ka qenë poliglot,i gjezdisur njeri që zotëronte shumë gjuhë të huaja.

Dorëshkrimi i publikuar

Dorëshkrimi përbëhet nga nga 230 fletë apo 460 faqe me 10,14,16 vargje tetërrokëshe ku secilës i mungojnë fletë.

Formati i dorëshkrimit është 17x10 .Data e shkrimit është 1885. Fillon Ego avdul saitis ,kjia egrafon artaneon .Në krye radhë dhe për fundi të kësaj flete quhen 4 myhur ,vula turqisht . Abdyl Saidi e ka pasur të shkruar defterin sipas mënyrës arabe nga djathta mbi të mëngjër shprehet z.Ilo.

Alfabeti shqip me germa elenisht i A.Sadidit i krahasuar me alfabetin smilar të Kostë Beratit ,Kavaliotit,Dh.Voskopojarit ,Grigor Gjirokastritit e të tjera na del një alfabet variant i bukur e të 4 linguistëve shqiptarë të qindvjetëshit XVIII e fillesë së XIX.

Nga shumë vargje të sjella në gazetën Drita 26 Mars 1939,faqe 4.

Ja një strofë e tij ;

E gjec me Perëndinë,/sot për sot në këtë zaman/nuk ja gjen dot akranë/xhane vuxhut bëri kurban......



DORËSHKRIMI SHQIP



-I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë

-230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje )

-dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbulua në Athinë



Kurse Gazeta “Drita” e 15 marsit te viti 1939 ka përcjell një lajm që përmban interes për studiuesit e shqipes . Gazeta në kronikën e reporterit I. M. Qafëzezi shkruan se dorëshkrimi :I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë,230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje )dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbulua në Athinë . Në kronikë përmendet edhe emri i një ndër krijuesit e shuar dhe fetarit bektashian Ali Tomorri, patrioti që shkoi deri në Egjipt për të siguruara libra për shkollat shqipe .Duke cituar këtë material mund të themi se lëvizja bektashiane ka qenë një faktor kryesor në Lidhjen e Prizrenit . Baba Alush Frashëri hapi teqenë malore në Frashër. Flitet se nga koha e Nasibi babait një gen i shqiptarizmit,filloi të lëviz tek dervishët e teqesë. Ky gen sa erdhi ,por u forcua duke u ruajtur i shenjtë tek dervishët pasardhës. Numërohen të këtij geni të shqiptarizmës i përkasin :Baba Alushi, Baba Abedini, Baba Mustafai, Baba Shemja. Njihet dhe një kryegjysh botëror që i përket derës së teqesë së Frashërit. Baba Abazi,që u martirizua në dyert e shenjta të kryegjyshatës botërore. Baba Alush Frashëri,ishte një patriot, që ushqeu ,shqiptarizmin gjatë gjithë kohës së ndritshme të përndritjes tonë kombëtare..Baba Alush Frashëri është organizatori i disa mbledhjeve të rëndësishme ,për fatin dhe çështjen shqiptare,që u mblodhën në drejtimin e tij dhe të Abdyl bej Frashërit në teqenë malore të Frashërit. Baba Alush Frashëri ,ka vendosur në dispozicion të Lidhjes së Prizrenit një shumë të hollash,nga të ardhurat e teqesë për ti përdorur për realizmin e qëllimeve të Lidhjes. Baba Alush Frashëri dërgoi në këtë qytet dervishin e tij, Adem Vehxhin duke e graduar baba. Dërgimi në Prizren, aty nga viti 1877,një vit përpara aktit final të lidhjes është fakt i pakundërshtueshëm,që tregon se baba Alushi e kishte paracaktuar vendin,pra qytetin dhe kohën kur do të mbahej kuvendi i lidhjes shqiptare. Adem Vehxhi,ndoqi të gjitha udhëzimet e Baba Alushit,kur u realizua lidhja në Prizren,nga shqiptarët e mirë.



Pjesë nga kronika



Dorëshkrimi shqip –bektashian i Abdyl Said it .Kjo pasuri që drithëron shqiptarët sipas medies në fjalë nuk po ekspozohej dot tek libraria Argua e kryeqytetit sikundër u paralajmërua tek ;Drita; e së dielës për arsyen që pason . Meqenëse dorëshkrimi në fjalë shprehet korrespodenca e gazetës , do të bëhet pronë e Ministrisë së Arsimit ,ka qenë në pjesën më të madhe tepër i katërruar dhe tani rregulluar prej të nënshkruarit :I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë ka nevojë të ruhet me shumë kujdes sikurse çdo dorëshkrim tjetër i vjetër . Disa miq t mëdhenj të këtyre arkivave dhe veçanërisht “Drejtoria e ‘Dritës” e pan mynasyp të mos e ekspozojnë dhe në vend të kësaj të bëjnë një gjë tjetër më të mirë dhe të marrë anë bota shqiptare në të shijuar të dorëshkrimit e sidomos në të shfaqur mendimin ata që u mundet , përsa i përket Baba Ali Tomorit .Gazeta në fjalë me koripsodencën e I. Qafëzezit shkruan se në të ekspozuar nuk do të ish e mundur të paraqiteshin veç 7 fletë të së shtatë pjesëve të dorëshkrimit që përmban 230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje ).

Drejtoria e ‘Dritës’ morri përsipër në klishe disa nga këto fletë së bashku me një artikull 4-5 shtyllash të së dielve të ardhshme ,me anë të së cilit do të kërkojmë për të mirë për gjuhën dhe historinë ,të bisedohet dhe të vendoset .Ai është një dhe vetë një person Abdyl Saidi i dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina I prozës politike që zbuluam në Athinë ,siç u njoftua tek “Drita: e 12 Marsit .I.M.Qafëzezi .






ILO MITKË QAFËZEZI DHE ZBULIMI I DORËSHKRIMEVE




Ilo Mitkë Qafëzezi është kthyer në Korçë nga Athina ku kishte bërë një sërë zbulimesh në dorëshkrime shqip e në bibliotekën e Kamura të kryeqendrës greke . Setenca e këtij shqiptari të mira ka qenë shprehja e tij thënë gazetës në fjalë:

”Njeriu sa ka shpirt ndër dhëmbë duhet dhe diç të punojë”.

Sipas Z. Ilo ,bibliotekat e Athinës duhen shënuar si çerdhet më të begata për kërkime studime shqiptare , historike,letrare. Flitet për nj zbulim që ai ka bërë për:

1-Një dorëshkrim prej 12 fletësh, bërsi anonim ,rrënjë origjinar nga fshatrat e Pogonit.

2-Një varg fjalësh shqipe në një dorëshkrim autograf të Dhaskal Thanas Paskalidhës i akademisë Mauricion të ditëvet të Ali Tepelenës në Janinë . Ky dorëshkrim titullohet : ”I Arheoloja ton Alvaniton me 37 fletë i mbetur pa ju dhënë fund.

3-Në Ethniki Vivliothiki prej koleksionit të pasur të revistës :“ Nea Ellas” të Zavirës ,shënohet me siguri ndodhja e një dorëshkrimi shqip në manastirin e Shën Gjergjit të Limbozit me datë 1750 domethënë dorëshkrim,që thyen rekordin vjetërsie shkrimi të toskërishtes si i shkruar 18 vjet përpara dorëshkrimit të Kostw Beratit dhe 20 vjet përpara Protopirisë së Kavaliotit . Ky dorëshkrim sipas kësaj gazetë gjendet tek Manastiri ën fjalë dhe jo në Athinë.




DOKUMENTA QË ILO MITKË QAFËZEZI ZBULOI

Ilo Mitkë Qafëzezi ky korçarë i shquar në këtë periudhë ka punuar intensivisht duke transkriptuar , duke zbuluar dorëshkrime të cilat janë dorëshkrime shqipe të shkuar në gjuhë të ndryshme por që për fatin tonë gjendeshin nëpër biblioteka të huaja. Ndër këtë kontribut të Ilo Mitkë Qafëzezi janë dorëshkrimet e mëposhtme qe i ka gjetur në shtetin helenë .



-“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.

Në vetvete siç kërkon të shprehi rrodhana e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës ,një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës i cili rrëfen atje gjithë historinë të mirat dhe të këqijat

-Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit ,sekretar i Ismail Pasho Beut ,një burrë më ditur ië t mirë sipas kohës.


-Dorëshkrimi 5000 vargje të Abdyl Saidit .

-Broshura :”Shqiptarë dhe e pastajmja e tyre “ botuar në Athinë në 1878 . Duhet të jetë broshurë politike citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një profesor Thoma Pasko.

-Trimëritë e Kapedan Mërkur Bua,origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës s perandorit bizantin .Janë 4500 vargje ,16 rrokëshe ku një arbëresh i Elladhës himnizon kapedanin Mërkur Bua ‘stradiot-kordhëtar i shquar .
Duke vendosur në krye të rrodhanës gazeta jep një lajm të mirë ngase nga Bukureshti i vijnë dy copë :”Protopiri”, të Kavalliotit .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#13

Post by Arbëri » Tue Apr 27, 2010 6:05 pm

Image

Dokumenti i famshëm, i njohur si Constitutum Constantini dhe i përbërë nga elementë të ndryshëm (mbi të gjitha Jeta apokrifale S. Silvestrit) u fallsifikua në Romë
aty nga mesi dhe fundi i shekullit të 8-të, u përfshi në shekullin e 9-të në koleksionin e njohur si Dekrete të Rreme, dy shekuj më vonë u përfshi në Decretum nga nxënësi i Gracianit, dhe akoma në ditët e Gibonit ishte ende "i përfshirë në dekretet e Ligjit Kanonik", me pëlqimin e heshtur dhe modest të avoketërve të Kishës Romane." Ai "dokument" është pranuar nga të gjithë si një mashtrim i trashë.

Sa më shumë depërton në burimet shkencore dhe ato kerkimore ne arkiva te hershem të botuara kudo dhe ne internet, aq më shumë të dhëna interesante dalin mbi fallsifikimet e mundshme, që mund të jenë bërë në shkrimin e Historisë.

Shkrime të tilla mungojnë krejtësisht në Shqipëri, dhe asnjë redaktor gazete apo libri nuk merr përsipër të botojë shkrime të tilla. Kanë frikë te botojne shkrime mbi historine e Mesjetes,nen driten e ketyre zbulimeve te reja,qe jane fallsifikuar historikisht.

Jam i bindur se shpejt a vonë, të gjitha gazetat dhe i tërë shtypi e televizioni shqiptar do të hapë temën e fallsifikimeve, që janë bërë në historiografinë evropiane që në shekullin e 12-të, një temë e cila po zien në tërë Evropën e deri në Amerikë, duke filluar që nga shekulli i 17-të.

Të gjitha këto fallsifikime kanë lidhje të ngushtë e të pazgjidhshme me Historinë e Shqipërisë dhe origjinën e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë.

Librat dhe shkrimet e autorëve evropianë, të cilët e vënë theksin në përpjekjet e shumta që janë bërë në Evropë gjatë mesjetës për të fallsifikuar historinë, fillojnë ose mbarojnë me këto dy pyetje:

Përse të jenë bërë këto fallsifikime? Kush kishte interes t'i bënte ato?

Mbështetur në studimet e disa autoreve etimologjike eshte deklaruar, se në gjuhët evropiane të reja e ato të vjetra ka paradokse, duke aluduar se gjuhët e vjetra nuk janë më të vjetra se ato të reja.

Studimet e mëtejshme kanë krijuar bindjen se jo vetëm gjuhët, por e tërë historia e Evropës është paradoksale, se historia evropiane e para shekullit të 16-të të erës tonë mban vetëm VULEN E GJUHES SHQIPE,, se s'ka patur as Greqi të Lashtë dhe as Perandori Romake, se jo vetëm latinishtja, greqishtja e vjetër dhe hebraishtja, por, edhe gotishtja, sllavishtja kishtare, arabishtja janë sajesa mersjetare, që morën formën e tyre të plotë vetëm gjatë dhe pas shekullit të 16-të të erës tonë.

Eshte rënë në gjurmë të studimeve të mjaft autorëve evropianë, autoritete shkencore me emër në Evropë dhe në Amerikë, të cilët duke u nisur nga konsiderata shkencore historike vijnë në përfundimin se Mesjeta nuk ka ekzistuar, se ngjarje e dokumente si Dhurata e Konstandinit, apo figura si Karli i madh janë mite të sajuara.

Ja ç'thuhet në faqen e Michael Hoffman, historian dhe shkrimtar amerikan, i cili boton në Amerikë revistën e tij shkencore "Revisionist History", te http://www.egodeath.com/newchronology.htm nën titullin "The New Chronology: The Dark Ages Didn't Exist – Uwe Topper, Herbert Illig" "Kronologjia e Re: Shekujt e Errësirës nuk ekzistojnë – Uve Toper, Herbert Illig"

Johnson doesn't provide an effective summary of what exactly he is proposing. I won't know until my third thorough reading and summarization of Johnson, but it seems that he's saying -- at the extreme -- that the entire corpus of ancient Greek, Roman, Jewish, and Christian writings was written in the monasteries around 1550 – or something like that but more moderate.

[Edvin] Xhonson nuk bën ndonjë përmbledhje të asaj se çfarë kërkon të propozojë saktësisht. Unë nuk do ta zbuloj pa e mbaruar leximin tim të tretë dhe të kem bërë përmbledhjen e Xhonsonit, por më duket se ai don të thotë se – në fund të fundit – i TËRË KORPUSI i SHKRIMEVE GREKE, ROMAKE, CIFUTE dhe TE KRISHTERA është shkruar në manastire rreth vitit 1550 – ose diçka të tillë, por me ton më të zbutur.

Kjo faqe interneti përmban referenca interesante mbi subjektin për të cilin po flasim, autorë si Edwin Xhonson, Anatoli Fomenko, Nimic, Topper, Illig, apo dhe figura të Mesjetës si Harduin.

Burime në internet
http://en.wikipedia.org/wiki/Michael_A._Hoffman_II
http://www.egodeath.com/newchronology.htm#_Toc101541525
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#14

Post by Arbëri » Thu Apr 29, 2010 7:01 pm

Bukureshti Shqiptar

Image

ARNAUTI I KISHTE MAGJEPSUR TË GJITHË
A S’E SHIHNI SE ÇFARË BIJSH TË SHENJTË,KA LINDUR NËNA SHQIPËRI!
(Përkitazi me librin e zt. Adrian Majuru, Bucureştiul albanez (Bukureshti shqiptar), Editura Ararat, Bukuresht, 2002)

Dalja në dritë e një libri të ri lidhur me shqiptarët e qytetit që mban emrin më të bukur të të folurit shqip, dhe atë nga ana e një autori joshqiptar, s’është tjetër veçse një ngjarje e mirëseardhur, që meriton të përshëndetet. Libri i zotit Majuru (shqip Mazhuru), që pa dritën e botimit falë zemërgjerësisë së një shqiptareje me prejardhje nga Liseci (dr. Xhemile Susliu), përpiqet ta zgjojë kujtesën e fjetur të Bukureshtit. Ai mundohet të na i zgjojë skajet e rrugëve prej nga na shikojnë shqiptarët: të shqetsuar, nostalgjikë, energjikë, të ashpër, të etshëm për një pistoletë, punëtorë të zellshëm, besnikë e të ndershëm, krenarë për kombin e vet. Është një libër që na i ringjall rrugët dhe lagjet bukureshtare, nëpër të cilat shekuj me rradhë, mund të dëgjoje një shprehje të butë, hijerëndë dhe krenare: “Edhe unë jam shqiptar!”. Dy ditë para Ditës së Flamurit (2002), mu në qendër të metropolës rumune, në kuadrin e Muzeut të Qytetit të Bukureshtit, të cilin e ruanin shqiptarët para një shekulli, promovohet libri “Bukureshti shqiptar” i një autori rumun: Adrian Mazhuru. Ishin prezentë veprimtarë dhe anëtarë të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, kryeredaktori i revistës “Shqiptari”, ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, zonja Xhemile Susliu, prezidente e BKSHR-së, zonja që sponsorizoi me 14 milionë leja botimin e kësaj vepre, e vogël përnga numri i faqeve (128), por e madhe përnga përmbajtja dhe cilësia. Dalja në dritë e një libri të ri lidhur me shqiptarët e qytetit që mban emrin më të bukur të të folurit shqip, dhe atë nga ana e një autori joshqiptar, s’është tjetër veçse një ngjarje e mirëseardhur që meriton të përshëndetet. Autori i tij, Adrian Mazhuru (i lindur në vitin 1968), është doktorant i Universitetit të Bukureshtit, hulumtues në Muzeumin e Qytetit të kësaj metropole, dhe autor i një numri të konsideruar studimesh shkencore, në të cilat reflektohet Bukureshti që nga mesjeta e këndej, multikulturaliteti i tij, Ballkani nën zotërimin e tregtarëve, hebrenjtë, historia dhe etnografia e Transilvanisë, etj. Libri i parë i tij, që pa dritën e botimit në prag të kremtimit të Ditës Kombëtare të Shqipërisë, dëshmon pjekurinë intelektuale të një hulumtuesi që nxjerr në pah një mori elementesh të reja e të panjohura deri më sot. Fjala është për deshifrimin dokumentar të fenomenit shqiptar, që nga periudha e Vasile Luput, e deri te ajo e ditëve tona. Për një afirmim të këtillë shkencor, që ua bën sivëllezërve tanë në veri të Danubit, autori meriton të konsiderohet, si filoshqiptar.

Image

Qysh në fillim, autori u shpreh falënderime, atyre që i kanë ofruar përkrahje për t’u njohur me zhvillimin historik të Sheshit të Bukureshtit, që ka një lashtësi 500 vjeçare, dhe në të cilin elementi shqiptar, zë një vend të rëndësishëm. Mirënjohje prioritare autori u jep zonjave Andrea, Maria, dhe sidomos zonjës Elena Siupiur, bashkëpunëtore e lartë shkencore e Institutit të Studimeve të Evropës Jug-lindore në Bukuresht, shkencëtare e shquar rumune me prejardhje shqiptare nga fshati Karakurt. Zonja Elena është njëherit edhe autorja e parathënies “Shqiptarët e “Qytetit të Bukur”, të cilën e fillon me moton: “Unë jam arnaut”, thonë edhe sot me një krenari dinjitoze, banorët e të vetmes koloni shqiptare të Besarabisë, të ardhur atje tani e dyqind vjet më parë”. “Shqiptarët sipas saj, i japin Bukureshtit një aromë të kohërave të shkuara, Bukureshtit të dikurshëm, një të shkuare të kahershme prej disa shekujsh”. Ajo e përshkruan Bukureshtin e dikurshëm si një qendër kozmopolite, e fisnikëruar nga hebrenjtë bankierë që i vërtisnin finansat, nga gjermanët dhe austriakët, që respektonin rregullin dhe moralin e lartë të punës, të mahnitur nga pasuritë shpirtërore të banorëve të këtushëm, nga tregtarët e shumtë grekë, armenas, bullgarë, shqiptarë etj., të cilët ia dhuronin kësaj qendre mikpritëse, frytin e punës së tyre dhe erëtimën e botës nga e cila vinin.

Zonja Siupiur, si dhe lexuesi i rëndomtë, pas lekturimit të kësaj vepre interesante, konstaton se Bukureshti, shekuj me rradhë, ka qenë për të shpërngulurit e Ballkanit, për ata që iknin nga Perandoria Osmane, një vatër strehuese që u siguronte një jetë më të mirë. Shqiptarët e botës rumune janë ruajtur nga kujtesa kolektive si do ushtarë, tregtarë, rrogtarë, rojtarë të paguar apo mbrojtës të ligjit. “Pitoreskë përnga veshja e tyre: me fes dhe brez të kuq, me fustanellë, pistoleta e shpata, kalëruar për bukuri mbi do kuaj të bukur, këta ballkanas të mistershëm, të denjë, krenarë dhe kryengritës, të ashpër në mëri, por trima dhe besnikë të pronarit deri në flijim, duke mbëltuar respekt dhe frikë, arnautët kanë mbetur definitivisht në kujtesën e botës rumune si një përfytyrimi i vetëm, i besnikërisë, korektësisë dhe trimërisë shqiptare. Pas shpinës së kësaj bote prej uniforme dhe parade të forcës, gjendet ndërkaq një botë shqiptare numerikisht shumë më e madhe, më paqësore, mjaft aktive dhe e zellshme, lojale dhe e adaptueshme, për qytetin që iu përkushtua” (f.8).

Bukureshti i bukur, i ka pritur të gjithë me zemërgjerësi

Vlerësimet e motrës sonë nga Karakurti, lidhur me arnautët e Bukureshtit, me të cilët ballafaqohet në faqet e këtij libri, janë të qarta dhe impresionuese: “Gjejmë në shekujt e shkuar, mijëra shqiptarë, në mjeshtritë e praktikuara jo vetëm nga ata, por nga krejt bota ballkanike, nga e cila dhe me të cilën vinin në Bukuresht: bakallë, tregtarë, kërçmarë, kafexhinj, simitaxhinj, ëmbëltorë, bozaxhinj, hallvaxhinj, petëbërës, bukëpjekës, duhanxhinj, lëkurtarë, hanxhinj, rojtarë, bankierë etj. I gjejmë shkallë-shkallë të avansuar në funksione ushtarake, ndërsa më vonë edhe në si funksionarë institucionesh të ndryshme. Më vonë, kur modernizmi evropian e anuloi identitetin etnik dhe shëmbëlltyrën e këtij qyteti duke ia imponuar identitetin profesional, hasim shqiptarë të adoptuar si inzhenierë, mjekë, arkitektë, avoketër. Para së gjithash, shqiptarët u kanë dhënë rumunëve zotërues dhe familje të mëdha bojerësh (bujarësh, apo fisnikësh).
Image
Që nga i dyshimti për të qenë shqiptar-epirot Mihai Viteazul, e deri te Vasile Lupu, sunduesit e Gjikajve dhe Shucu, në kohërat fanariote apo të zotërinjve vendalinj, Bukureshti, “qyteti i bukur”, apo “i bukuri është”, i ka pritur të gjithë, pa marrë parasysh mjeshtrinë apo rangun. I ka pritur me ngazëllim për risitë, apo me hidhërim dhe frikësim prej saj. I ka mbajtur mend sipas emrave të tyre kombëtarë, dhe ua ka respektuar zellshmërinë dhe nderin. Shkallë-shkallë, Bukureshti i ka gëlltitur me dashuri, duke haruar se cilit komb i përkasin, duke i ruajtur emrat e tyre me të cilët ia kanë pagëzuar do rrugë, apo do lagje” (8). Po i përkujtojmë vetëm dy prej tyre, që edhe sot i mbajnë pagëzimet e dikurshme: zona Bukur Obor dhe pylli Bëneasa. Bukureshti i sotëm i ka harruar të gjithë. Nuk e din, rrugëve të tij, kush është shqiptar, kush bullgar, kush armen apo hebre, kush është gjerman dhe kush është grek…Dhe me ta, është degdisur edhe bota materiale dhe kulturore, e prurë prej tyre. Dhe është degdisur edhe kujtesa e krejt asaj që është ngritur dhe ndërtuar në këtë qytet të bukur. Por, mos vallë janë zhdukur?-pyet zonja Siupiur. Mos vallë i mbajmë me ne?

Libri i zotit Mazhuru, përpiqet ta zgjojë kujtesën e fjetur të Bukureshtit. Dhe përpiqet të na i zgjojë qoshet e rrugëve prej nga na shikojnë të shqetsuar, nostalgjikë, energjikë, të ashpër, të pamëshirshëm, të etshëm për një pistoletë, të zellshëm, besnikë e të ndershëm, krenarë për kombin e tyre, shqiptarët. Është libri që na i ringjall rrugët dhe lagjet bukureshtare, nëpër të cilat shekuj me rradhë mund të dëgjoje një shprehje të butë, hijerëndë e krenare: “Edhe unë jam shqiptar”. Kështu pra, vetëm të dihet! Dhe të mos harrohet!

Shqiptarët në shërbim të besnikërisë

Lidhjet linguistike rumuno-shqiptare, i ka shkoqitur me përkushtim, brenda një gjysmëshekulli, filoshqiptari më i madh i këtij vendi: prof.univ. dr. Grigore Brënkush. Për shqiptarët në historiografinë rumune, kanë shkruar disa autorë. Lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, si dhe Shëmbëlltyra e shqiptarit në letërsinë rumune, janë subjekte ende e paprekura, njësoj siç ishte i paprekur edhe subjekti: Arnautët në shërbim të besnikërisë. “Bukureshti shqiptar” i Adrian Mazhurut, është përpjekja e parë, e sinqertë dhe produktive, në këtë drejtim. Ndoshta do t’i kujtohet dikujt që të shkruajë një ditë për Berlinin shqiptar, Hamburgun shqiptar, Cyrihun shqiptar, apo Beogradin shqiptar; për prezencën dhe kontributin e sivëllezërve tanë, në këto e qendra tjera botërore. Libri ka strukturën e një disertacioni të mirëfilltë, që reflektohet madje, edhe në kuadrin e përmbajtjes: “Arnautët – Shqiptarët e “Qytetit të Bukur”; Prolog. Lasgush Poradeci drejtuar Asdrenit; Bukureshti shqiptar. Nga elita tregtare e deri te ajo kulturore; Epilog: Asdreni drejtuar Lasgush Poradecit; Bukureshti shqiptar: Arnautët; Bukureshti shqiptar: Bojerët dhe zotëruesit; Bukureshti shqiptar: Tregtarët; Një univers ballkanik: Bukureshti”, si dhe pasthënia: “Das albanische Bukarest: Von Handlereliten zu kulturellen Eliten”.

Një nga risitë e shumta me të cilat ballafaqohet lexuesi në këtë vepër, është veprimi i shoqërive të fshehta të masonerisë, kontributi i tyre për çrobërimin e popujve të skllavëruar nga tirania e sundimit osman dhe pansllavist, si dhe ndërlidhja e shqiptarëve me to. “Nikolla Naço nuk refuzoi të përkrahë komunitetin shqiptar të Egjiptit dhe lozhën e parë masonike shqiptare. Kështu, në vitin 1885, bëri “katër udhëtime në Stamboll nën emrin kosnpirativ Joanid. Arriti kështu, përmes mareshalit Nysret-pasha, ti dërgojë Këshillit Shtetëror të Patriarkisë Ekumenike, një memorje përmes së cilës kërkonte anulimin e tutelës greke mbi kishën ortodokse shqiptare dhe futjen në kishë të gjuhës shqipe” (36). Burimet që shfrytëzon autori, lidhur me vitalitetin e shqiptarit më energjik të diasporës së atëhershme shqiptare, Nikolla Naços, vijnë nga ana e do shkencëtarëve të mirëfilltë rumunë, si Sava Jancovici, Victor Papacostea, Cătălina Vătăşescu, Dinu Giurescu etj.

Prej nga erdhën gjithë këta shqiptarë në Rumani?

Duke filluar që nga viti 1764, kur Vlad Boculesku përktheu nga gjermanishtja Jetën e Skënderbeut, e deri në këto çaste, janë shkruar një varg librash mbi shqiptarët dhe Shqipërinë, në gjuhën rumune, ndër të cilat edhe disa teza dizertacionesh të autorëve Rusu, Balota, Brënkush... Libri më i ri që doli këto ditë me këtë subjekt, Bukureshti shqiptar, mund të konsiderohet ndër më të suksesshmit. Ai ka syzheun dhe sharmin e vet shkencor, që të shtyn ta lexosh dhe rilexosh, duke patur parasysh faktin se brenda kopertinave të tij, defilon jeta e mërgimtarëve tanë, përgjatë një periudhe pesëqindvjeçare. “Po qe se u bëjmë një radiografi këtyre rasteve, duke u ndalur vetëm te sunduesit rumunë, shohim se prezenca e tyre mbulon shekujt XVII-XIX. Kështu pra, 300 vjet traditë zotërimi në familjet bujare me prejardhje shqiptare”. Statistika e parë komplete e Bukureshtit, është ajo e vitit 1898/1899, kur qenë regjistruar këtu 3.698 shqiptarë si kryefamiljarë. Shqiptarët formonin asokohe, grupin më të madh ballkanik të Bukureshtit, në kohën kur kish 938 bullgarë, 308 serbë apo 245 turq (f.116). Edhe sot e kësaj dite, katalogjet telefonikë të Bukureshtit e qendrave tjera të këtushme, janë të vërshuar me mbiemra shqiptarësh, si Arnautu, Arnaucoju, Eftimiu, Anastasiu, Kantili, Dodani, Kardo, Zografi etj.

Prej nga erdhën gjithë këta shqiptarë në Rumani? Burimet e para ndërlidhen me lashtësinë trako-ilire. Pastaj vijnë ato mesjetare, kur në vitin 1595, për të rishpëtuar nga invazioni osman, në bazë të një raporti diplomatik, kalojnë Danubin 15.000 shqiptarë, dhe vendosen në trojet rumune të Oltenisë. Themi “për të rishpëtuar”, duke patur parasysh faktin se pas vdekjes së Skënderbeut, për ta shpëtuar fenë dhe identitetin kombëtar, shqiptarë të shumtë shpërngulen në Itali dhe dhe Bullgari. Në bazë të burimeve shkencore, autori konstaton se “Në shekullin XIX, erdhi rradha e komuniteteve shqiptare nga Bullgaria të vijnë në Rumani, në një numër të madh, sidomos si pasojë e luftërave që, në fillim të shekullit XIX, u transferuan nga Principatat rumune në territorin e Bullgarisë veriore dhe të Serbisë. Ky eksponim i papritur, në në një varietet rreziqesh ekstreme, të pasigurisë totale të jetës kolektive, shkaktoi shpërngulje masive të shqiptarëve të gjendur në fshatrat kompakte në veri-lindje të Bullgarisë. Këto fshatra ishin: Arnautlar, Eskiarnautlar (pranë Varnës), Turkarnautlar (pranë Pllovdivit), Kara Arnaut dhe Bejatnaut (pranë Razgradit). Lokaliteti Beitnaut quhej dhe Arbënash (sot Poroishte). Po shtojmë dhe fshatin Arnëut Kujushi (sot Dloina, pranë Dobriçit, sot, Tolbuhin). Fshati Kara Arnaut quhej Arbënashi i vogël”(90), burime këto, të konfirmuara edhe nga ana e studjuesit bullgar Gjorgje Barbalov (Shqiptarët e shpërngulur në Rumani përmes Bullgarisë, në shek.XIX-të, në Historia e Komunitetit Shqiptar të Rumanisë, vëll.I-rë, Bukuresht, 2000, fq.161-1622.

Skënderbeu e meriton nga një përmendore, në çdo metropolë evropiane

Shqiptarët i kemi kahmos këndejpari. Ata janë prezentë madje, edhe në mikpritjet zyrtare të sunduesve të mëdhenj, apo të bojerëve, duke qenë rojtarë të ashpër të hapsirave publike, në raste revoltash spontane. Ata i kemi të pranishëm si roje fabrikash, institucionesh shtetërore, madje edhe në Pallatin Mbretëror të Bukureshtit, duke patur përparësi në krahasim me të tjerët, për besnikërinë dhe fuqinë e tyre morale, fizike dhe ushtarake. Ndaj edhe s’duhet të na habitë fakti, se si një grusht shqiptarësh, qysh me rastin e krisjeve të para në Kala, ua kallën datën, qindra policëve sllavë të Maqedonisë, apo fakti se si gjashtëmijë ushtarë shqiptarë, i mundën tri herë me rradhë, gjashtëdhjetëmijë forca të rregullta e rezerviste, ushtarako-policore maqedonase (2001). “Sot çdo gjë është luftë. Më mirë vonë se kurrë. Arnauti i kishte magjepsur të gjithë”, thoshte Skënder Drini, para 30 vitesh, kur e pat shkruar romanin “Shqipja e kreshtave tona”. Shënimet i shkëpusim nga një ditar i vitit 1973, që e patëm shpëtuar nga bastisjet e parreshtura, të udbashëve të xhindosur. Vetëm Zoti i jep luftërat e këtilla: të shkurtëra dhe lavdiprurëse. Dikurë për mbrojtjen e Ballkanit nga shërbëtorët e Sulltanit, ndërsa tani për çrobërimin e Maqedonisë nga hegjemonia pansllaviste, e do ligjeve të kurdisura për diskriminimin kombëtar, të kombit shqiptar. Nuk duhet të na mahnisë fakti se proporcione të këtilla të triumfit, kanë ndodhur edhe në kohën e Skënderbeut, kur dhjetëmijë shqiptarët e Tij, i mundnin dyzetmijë turq. A s’e meriton vallë, që këtij Atleti të krishtërimit, që me trupat e të parëve tanë e mbrojti Evropën nga invazioni osman, t’i ngritet nga një statujë, në çdo metropolë evropiane? Dhe jo vetëm kaq. Por edhe të shpallet si i Shenjtë. Por, për konkretizimin e një ideje të këtillë, duhet të nxehen foteljet qeveritare, institucionale dhe diplomatike shqiptare. Duhen projekte, programe, sponsorizime, përkthime, afirmime, akte, kontakte e fakte, për ta bindur Evropën se çfarë bijsh të shenjtë, ka lindur, ka rritur dhe ka kalitur, nëna Shqipëri.

Duke parafrazuar udhëtarin francez Le Cler, i cili gjen shqiptarë rrugëve të Bukureshtit në vitin 1866, autori thekson se asokohe, ishte një luks i madh të kesh (për roje) një arnaut, i veshur në kostum kombëtar, i qëndisur me fije prej ari, me shpatë dhe me pistoleta në brez. Në përgjithësi, çdo prijs fanariot, kishte në gardën e vet shqiptarë, madje edhe në suitën e Aleku Shucut, bënte pjesë edhe një gardë shqiptarësh, ”të prurë nga Konstantinopoja për t’i zëvendësuar Arnautët e Karaxhasë, për të cilët dyshohej se kishin ndjenja filoruse” (53). Çdo burim, autori e regjistron në kuadrin e fusnotave, të cilat u përkasin studjuesve të ndryshëm, shumica të përkthyer nga frëngjishtja, dhe të botuara në revistën mbretërore Balcania të Bukureshtit, përgjatë viteve ‘30-të.

Një vlerë e rrallë, që meriton ta shohë dritën e botimit, edhe në gjuhën shqipe

Ja se si e përshkruan portretin e një arnauti, dr. Veniamin Poçitan Bërlëdeanu, në vitin 1930: “(…) Rojtar i mirë, gjuetar, ushtar i zellshëm dhe kaçak i gatshëm për gjah. Ai nuk don të dijë për punë të detyrueshme, që e shndërron njeriun në skllav. Për nga natyra është dashamir i lirisë, që çon një jetë patriarkale. (…) Shtëpitë e tyre, ngriten përgjatë rrugëve, me do dritare të vogla për mbrojtje. Gjithmonë janë të armatosur dhe të gatshëm për sulm. Lumturia e shqiptarit është të mbajë armë, mos ti paguajë askujt, dhe të mos kryejë shërbimin ushtarak. (…) Shqiptari është një kryengritës i atillë, që askush nuk mund t’ia kalojë. E ndjek armikun e vet, deri në vdekje. Nëqoftëse nuk ia ka marrë hakun vetë, ia lë këtë detyrë, përmes një testamenti, bijve dhe pasardhësve të vet. Hakmarrja e tyre është njëra nga plagët e Shqipërisë. (…). Vetëm klerikët mund ta ndërmjetësojnë besën, domethënë ndërprerjen e hakmarrjes. Shqiptari është njeri i besës. Ai nuk e shkel fjalën e dhënë. Për atë shqiptarët janë të kërkuar si rojtarë të mirë, të shtëpive dhe pasurive të pasanikëve të sotëm” (64).

Ka edhe shumë elemente tjera të paprekshme, të shtjelluara për herë të parë në faqet e një libri ku bëhet fjalë për vlera morale dhe profesionale, për familjet e përzjera shqiptaro-vllahe, për emigrantët e parë, që u shpërngulën nga trojet shqiptare që erdhën në Bukuresht, për tregtarët me prejardhje shqiptare: manastiras, tetovarë, kërçovarë, korçarë, elita kulturore shqiptare, korporatat shqiptare, mjeshtritë dhe dinamismi finansiar i shqiptarëve të këtushëm, të cilët para se ta prekë diktatura komuniste këtë zonë, kanë patur jo vetëm një numër të madh dyqanesh, restoranesh, deposhë për mallra dhe tipografishë, por edhe një bankë: Banca Albano-Greco-Romana, që gjendej në rrugën e Diellit (Soarei, nr.8), atje ku sot gjendet Muzeumi i Oborrit të Vjetër (Muzeul Curtea Veche).

“Nga rradhët e elitave tregtare, do të ngriten, në një gjeneratë të vetme, elitat financiare dhe liberale shqiptare dhe arumune, që do të konturojnë shkallë-shkallë, një komunitet ideshë lidhur me kombin shqiptar dhe Shqipërinë moderne”(107). Vitet e dy luftërave botërore, sollën transformime të mëdha, në strukturën e përditshmërisë bukureshtase. Pasojnë falimentime tregtare, shkëputje lidhjesh ekonomike, çthemelime organizatash të minoriteteve nacionale, rikthim i kurbetçinjve në vendlindje, shpërngulje në Turqi, Amerikë e gjetiu. Dhashtë Zoti që, përmes përkrahjes së gjithëmbarshme të diplomacisë shqiptare, libri i Adrian Mazhurut “Bukureshti shqiptar”, ta shohë një ditë dritën e botimit, edhe në gjuhën shqipe.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#15

Post by Arbëri » Sat May 22, 2010 2:00 pm

Si u vra Hasan Prishtina në Selanik

KUSH E VRAU HASAN PRISHTINËN!?! NË ARKIVAT E

SELANIKUT ZBULOHET MISTERI I VRASJES !


Më 13 gusht u mbushën 74 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-Kryeminsitri i Shqipërisë Hasan Prishtina. Gjatë viteve të qëndrimit tim në Selanik në arkivat e këtij qyteti zbulova një gazetë të vjetër që përshkruante ngjarjen e vrasjes së atdhetarit të shquar Hasan Prishtina. Në gazetën “Maqedonia e Re” e datës 14.8.1933, ishte botuar fotografia e Prishtinës i vdekur dhe fotografia e vrasësit Ibrahin Çelos.
Image
( Shih kopjen e gazetës „Maqedonia e re“ Μακεδονικα Νεα,vrasësin dhe kufomën e Hasan Prishtinës ) Gazeta e asaj kohe shkruante për jetën, veprimtarinë dhe pasurinë në Selanik të Hasan Prishtinës dhe na sjell një fakt të vërtetë për datën e vrasjes së tij që deri më sot shumë historianë shqiptar që janë marrë me figurën e tij e kanë gabuar duke shkruajtur si datë të vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetës së kohës është data 13 gushti i 1933.



Hasan Prishtina ka qenë shumë i pasur, por pasurinë ai e shkriu për çështjen kombëtare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën normale të Elbasanit djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht është një ndërtesë tre katëshe që ndodhet në qendër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga dikur zonë e privilegjuar. Ndërtesa trekatëshe rrethohet prej një oborri gjigant me sipërfaqe rreth 1500 m katrorë, vlera e saj në tregun e shitjeve të banesave me truall arrin në shumë milion dollarë amerikanë. Thuhet se mjaft vite më parë pronën e kërkoi e mbesa e Hasan Prishtinës, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Instuticion bamirës për personat shurdhmemecë dhe të verbër. Kjo ndërtesë për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllake memoriale është gjëja më elementare për indentitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti. Është e drejtë dhe detyrë që përfaqësuesit e Kosovës të kërkojnë që kjo pronë e njeriut që nuk e ndali luftën për bashkimin e trojeve shqiptare të njihet dhe të zotërohet. Hasan Prishtina pranoi më mirë të vdesë nëpër malet e Kosovës, se sa në kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Dhe fitimi i së drejtës do të ishte një shpërblim i merituar, një peng nderimi për këtë burrë të shquar shteti.

Image

Hasan Prishtina nëpër faqet e historisë


Hasan bej Prishtina ka qenë njëri nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurinë e dha për çështjen kombëtare shqiptare. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatitën ngritjen e Flamurit në Vlorë. Hasan Prishtina lindi në vitin në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, Polaci (tani Hasanprishtina). Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci.



Mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përsëri, por kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Studimet politiko-juridike i kreu në Stamboll. Shovinizmi i xhonturqve kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, nxiti një urrejtje të deputetëve shqiptarë, antarë të Kuvendit Popullor turk, të cilët ndërrmorën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes (1909-1912) në Shqipëri. Esat Pashë Toptani mori përsipër krahinën e Shqipërisë së Mesme dhe krahinën e Mirditës, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morën përsipër krahinën e Toskërisë. Ismail bej Qemali u nis për në Europë, për të mbledhur të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina mori përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin.



Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912 me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë së zvogëluar. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës. Hasan Prishtina ka qenë drejtor i së përditshmes “ZUKRE” (Afërdita) që ka dalë më 1911. Për arsye të gjendjes së jashtëzakonshme brenda dy vjetëve gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; “Pessembe Mebusu Hasan” (deputeti së enjtes). Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipërinë princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministër i punëve botërore në qeverinë e Durrësit.



Më 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhë Kadriu), Bajram Curri dhe shumë të tjerë formojnë Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me përfaqësuesit e tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipëri, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris, ku kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mori pjesë në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjes (1920) dhe në prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luftëtar për mbrojtjen e “zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës kundër sundimit serb. Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministër dhe ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen pas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.



Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate - Sllovene më 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z.Ninçiç më 1922. Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar. Në fund të muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi.


“Tradhëtari” Hasan Prishtina



Më 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë. Përfaqësuesit e Kosovës Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërshtuan për genocidin që kryente Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit në dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmën e serbëve, Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut. Deri në vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilësuar tradhëtar i kombit shqiptar. Kështu mbreti Zog e vrau, ndërsa qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhës e rivrau, sepse pseudohistorianët shqiptarë shfrytëzuan deri më 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse për të bërë historinë e Shqipërisë dhe vlerësimet e disa figurave të ndritura politike shqiptare. Shumë dekada pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarosur në një copë tokë në Kukës, pranë kufirit me Kosovën.



Përshkrimi i atentatit nga gazeta greke e kohës

“Maqedonia e Re” (Μακεδονικα Νεα)



“Maqedonia e Re” e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, shkruante për ngjarjen që tronditi Selanikun më 13 gusht të vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shënonte se Hasan Prishtina është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve”.( Shih ndërtesën- shtëpinë e Hasan Prishtinës në Selanik) Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Në faqet e gazetes shkruhej: “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën. ( Shih foton e vrasësit të Hasan Prishtinës, Ibrahim Çelos )


Vrasja u krye në orën 2 mbasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. ( Shih kufomën e Hasan Prishtinës në morgun e spitalit në Selanik )



Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregëtores “Beharnae” të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turrur drejt rrugës “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojes së policisë. Por nuk mundi t’i shpëtojë egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vijë skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasësin. Ndërsa polici më kot përpiqej të shpëtonte antentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysëm vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën “Paleon Patron”, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara. Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia. Në orën 2.50 minuta mbasdite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke.

Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjet ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogu. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit të mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhëtar. Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të shlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kishte treguar për rininë, vërshtirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Mori pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare”.



· Autori ëshët anëtar i Këshillit Shkencor i Institutit të

Studimeve të Çamërisë
http://www.beepworld.de/memberdateien/m ... a81007.htm
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”