vazhdim ..
Do të riprodhojmë këtu disa nga korrespondencat më interesante diplomatike angleze që kanë të bëjnë me Shqipërinë, menjëherë pas luftës ruso – turke të v. 1878 dhe që i marrim nga Librat Blu te kohës:
Lord E. Fitzmauruce për Earl Granville
kur disa orë më në veri, në Novi – Bazar flitet vetëm sllavisht dhe ndihesh vetëm boshnjak?
Për arsyen e thjeshtë që ata të Kosovës, Mitrovicës, Ipekut, si dhe ata të Uskubit janë shqiptarë, dhe ata të Novi – Bazarit janë sllavë.
Nuk mund të flitet për forcën asimiluese dhe thithëse të shqiptarëve, forcë që mund t’i bënte këta sllav shqiptarë, mbasi, sipas dijetarëve serbë, Kosova do të kishte formuar në atë kohë, d.m.th. përpara fitores otomane, një bllok kompakt serbësh; si mund të pranosh influencën asimiluese dhe thithëse të minoritetit shqiptar që nuk ka as për vete avantazhin e të qenit fitues?
Influenca e turqishtes, në të kundërt, është ushtruar në mënyrë shumë të ndjeshme në racat e nënshtruara. Kështu bullgarë të Kotchanës dhe të Karatovës kanë marrë gjuhën e pushtuesit së bashku me fenë e tij. Në Bullgari, veç pomakëve - që janë bullgarë renegatë që flasin gjithnjë bullgarisht – ka turq që janë me origjinë bullgare, krejtësisht të turqizuar tashmë.
Ky efekt është ushtruar gjithnjë mbi shqiptarët: Në qytetet e mëdha të lindjes dhe të veri lindjes së Shqipërisë – Prishtinë, Uskub, Tetovë, Ohër, Manastir – turqit kanë bërë një përpjekje të madhe në fillim të pushtimit të tyre për të ndryshuar fizionominë etnike të vendit dhe t’i impononte gjuhën e tij; atje ata kanë çuar një të katërtën e trupave të tyre, në këto qytete ata janë përpjekur të krijojnë organizatat e tyre administrative dhe ushtarake. Rezultatet e këtyre përpjekjeve nuk vonuan të ndjehen gjatë pesë shekuj pushtimi: një pjesë e mirë e shqiptarëve të këtyre lokaliteteve filluan të përdorin gjuhën turke duke mos hequr dorë nga gjuha e tyre amtare. Kjo është arsyeja që janë konsideruar nga udhëtarë sipërfaqësorë dhe keqdashës, si turq banorët e këtyre qyteteve. Por pak më shumë kujdes dhe ndërgjegje do të bënte shumë shpejt të zbulohej karakteri i vërtetë etnik. Këta gjysmë të turqizuar quheshin vetë në fillim shqiptarë dhe turqit quanin ata me origjinë nga Uskubi, Manastiri ose Prishtina arnautë. Ky gjysmë turqizmi është veçse në dukje dhe sipërfaqësore; në thelb, jo vetëm këta “turq” ruajnë zakonet dhe doket e tyre shqiptare të paprekura, por edhe ndërgjegjen e tyre kombëtare. Ka një dallim shumë të madh, një hendek të thellë midis këtyre gjysmë të turqizuarve në dukje dhe turqve të vërtetë të cilët jetojnë disa hapa larg tyre¹).
1)JOS.MULLER ne “Albanien. Rumelien und die Ostrumelien” e tij, Pragë, 1844, f.83, jep këto shifra për qytetin e Manastirit:
2400 osmanlinj;5800 sllavë myslimanë; 8000 shqiptarë; 9000 sllavë të krishterë; 3500 grekë; 1400 çifutë; 700 vllahë; 1200 shqiptarë katolikë; 2000 ciganë. (Statistika e 1838)
Vepra anonime “Der Aufstand der Griechen in Epirus, Pesth, Vjenë dhe Leipzig, 1854, f. 22, e vë Manastirin midis qyteteve shqiptare me të njëjtin status si të gjitha qytetet që shtrihen deri në gjirin e Artës.
Dihet që fare pranë Manastirit, ka dy fshatra të mëdhenj – Mesdjidli dhe Kenali – popullsia e të cilëve është turke, turq autentikë të ardhur dhe të vendosur aty gjatë pushtimit: ata quajnë veten turq – osmanllinj dhe vendasit i quajnë “Konialis” ose “Koniaris”, d.m.th. me origjinë nga Konia, nga pjesa e poshtme e Azisë së Vogël; më në jug gjendet një grup kompakt Koniaris në kazanë e Kaialarit; më në veri, pranë Dibrës, ka një ishull të vogël të mbyllur në një krahinë krejtësisht shqiptare, janë fshatrat e Kodjadjikut, turq autentikë. Një shikim i sipërfaqshëm dhe i pavëmendshëm mjafton për të dalluar pa vështirësi këta turq të vërtetë nga popullsia vendase; e pamundur t’i ngatërrosh ata si në doket e zakonet, ashtu edhe mënyrën e të folurit turqisht; ndërsa te parët flasin një turqishte të vërtetë, të dytët, meqenëse janë të detyruar nga nevojat e jetës, flasin keq një lloj turqishte që mund të quhet një turqishte “negri” dhe ku thelbi shqiptar bie në sy, aq shumë zhargoni turk i ka huazuar format, ndërtimet e frazave, shprehjet, madje edhe fonetikën.
Jo më kot autorët sllavë kanë injoruar këto veçanti. Ata nuk shohin veçse turq që duhet të kthehen në Azi, ose sllavët e myslimanizuar dhe të shqiptarizuar që duhet të kthehen në vatrën e madhe sllave!
Por një fakt edhe më domethënës dhe që është në favor të pretendimeve të dijetarëve serbë, ai që shqiptarët e Kosovës i përkasin fiseve (fiss). Dihet se me këtë emër quhen klanet e Shqipërisë së Sipërme dhe dihet gjithashtu se ka fise vetëm tek shqiptarët dhe aspak tek serbët. Veç kësaj të ashtuquajturit serbë të myslimanizuar dhe të shqiptarizuar të Kosovës, ata të Ipekut si dhe të Mitrovicës ose të Gjilanit, i përkasin fiseve: Krasniqi, Shala, Klementi, Fandi... Dhe këta shqiptarë ndjehen dhe janë ndjerë të gjithë gjithmonë solidarë, nga Vrania deri në Shkodër, mes myslimanëve po ashtu edhe mes myslimanëve dhe të krishterëve, pa dallim feje. Në të kundërt, asnjëherë banorët e Novi – Bazarit ose të Kotchanas nuk janë ndjerë solidarë me ata te Lumës dhe Gjakovës.
Duke folur për fiset, nuk mund të rri pa përmendur që është mjeti më i saktë për të dalluar një sllav nga një shqiptar, sidomos në pjesët veriore të Shqipërisë; është një tregues i pagabueshëm, një kriter shumë i sigurt. Por për krahinat e lindjes dhe verilindjes, ky mjet nuk na ndihmon, meqenëse fiset nuk ekzistojnë në të gjithë Shqipërinë. Ata janë më mirë të përkufizuara në veri – perëndim të Shqipërisë, afër Shkodrës.
Ka një fis, Koutchi, anëtarët e të cilit flasin sllavisht sot dhe ata i konsiderojnë përgjithësisht si malazezë, territori i tyre është i përfshirë në kufijtë e asaj që formon mbretërinë e Malit të Zi. Megjithatë tradita është akoma e gjallë tek 700 shtëpitë e fisit Koutchi që kanë folur shqip në shtatë breza. Fisniku i Cattaros, mariano Bolizza, në relacionin e tij datuar më 25 maj 1614, i quan më shumë se një herë Koutchi (Cuzzi ne shkrimin e tij) shqiptarë, gjë që tregon edhe njëherë vërtetësinë e traditës dhe origjinës shqiptare të të gjithë pjesëtarëve të këtij fisi¹).
Ne jemi këtu në prani të një procesi shumë të ndryshëm nga ai që pretendojnë dijetarët serbë, dhe diametralisht i kundërt me të; nuk bëhet fjalë më për sllavë, serbë “të myslimanizuar dhe shqiptarizuar”, por shqiptarë të sllavizuar nën ndikimin shekullor të një dyndjeje malazeze si dhe nga efekti i ngadalshëm i administratës së përbashkët²).
1)Relacioni i Mariano Bolizza është botuar midis të tjerash në librin e Lenormart-it :Turq dhe malazezë, Paris 1866, Didier.
2)Studiuesi, por me një papajtueshmëri aq shoviniste, vetë Cvijici pranon që Koutchi është një fis shqiptar:
Es befindet sich sogar innerhalb der Grenzen des heutigen Montenegro der stamm Kuci, der jetz serbisch ist, hochstëahrscheinlich aber zu einem bedeutenden Teile aus Albaniern hervorgegangen ist, und daher auf meiner Karte als serbisierter Albanier stamm bezeichnet ëurde.”
Ky ndikim është ndjerë gjithashtu edhe jashtë veriut të Shkodrës: Echo e Bullgarise, e Sofies, në një studim që ia kushtonte Dibrës, në një nga numrat e parë të saj të vitit të parë të botimit (1913) pohonte se “nën ndikimin e propagandës aktive të bullgarëve, jo vetëm sllavët e Dibrës, por edhe shqiptarët e krishterë kanë filluar të quhen bullgarë”.Autori bullgar Jordan Ivanoff thotë që “në Gostivar popullsia shqiptare e krishterë është bullgarizuar, pra minoritetit bullgar¹).”
Do të riprodhojmë më poshtë, faqe 32, pasazhin e Echo të Bullgarisë.
Është një pohim që duhet vënë në dukje dhe duhet mbajtur mend sepse aty mund të gjendet çelësi i shumë enigmave.
Nën këtë ndikim, të krishterët e Tetovës dhe Ipekut janë konsideruar shpesh si sllavë. Me ndikim nënkuptojmë këtu edhe atë të Kishës, klerit dhe shkollave. Statistikat serbe dhe bullgare – e përsërisim – flasin vetëm për shqiptarët që ushtrojnë fenë myslimane ose katolike; pjesa tjetër, d.m.th. ortodoksët janë konsideruar si serbë ose bullgarë²).Kështu popullsia ortodokse e qytetit Ipek që flet në vatrat e saj shqip (rreth pesëdhjetë shtëpi) ngatërrohet me ortodoksit sllavë që flasin serbisht në shtëpitë e tyre (gati 250 shtëpi).Po kështu në statistikën zyrtare të Institutit hartografik të Sofies, katër fshatra të kazasë së Kalkandelenit, popullsia ortodokse e të cilave flet shqip, janë numëruar si fshatra të përzierë: këta janë Jadjintzi, Elovzi i sipërm, Elovzi i poshtëm, Douh.
Nuk po përmendim këtu 25 fshatrat e Rekës, në Dibër, ku popullsia, edhe pse ortodokse, flet vetëm shqip dhe konsiderohet vetëm si e tillë³).
Një nga argumentet e konsideruar si më me peshë nga bullgarët në pretendimet e tyre, është sfera e influencës së kishës bullgare,themeluar në Konstatinopol nën patronazhin e Rusisë së shenjtë, më 1870; bullgarët duket se duan të besojnë se kudo ku shtrihet juridiksioni i exarchat, ky vend është bullgar dhe duhet të bëhet i tillë. Kjo na kujton pretendimet e grekëve që bëjnë të njëjtën gjë me juridiksionin e patriarkut oecumenique). Ky është një fakt aspak i rëndësishëm, meqë sfera e një juridiksioni është në të shumtën e rasteve e rastësishme dhe meqë shqiptarët nuk kanë mundur kurrë të kenë një kishë autoqefale, dhe janë ndeshur me këmbënguljen energjike të autoriteteve otomane.
Veç kësaj,që Kisha nuk mund të konsiderohet si një kriter i pagabueshëm për përcaktimin e kombësisë, e pranojnë vetë sllavët
Petermanns Mitteilungen, 1913, vell. 59; Cvijici: Die etnographische abgrenzung der Volker auf der Balkan – halbnisel; f. 117, kollona 1.
Shih gjithashtu me poshtë (f..34) pasazhin që kemi marrë nga vepra “Der Neue eroffneten Ottomemichen Pforten”.
1)Blgarite v Makedoniya, nga JORDAN IVANOFF (në bullgarisht), Sofie, 1915, f. LXIII.
2)Shih më tej një citim që kemi marrë nga G.-L.JARAY, f. 40.
3)Po riprodhojmë këtu si dokument një nga telegramet e shumta që janë bërë nga shqiptarët e këtyre krahinave gjatë luftës ballkanike:Shkëlqesisë së Tij Sër Edëard Gray, sekretar shteti, president i Konferencës së ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, Londër. Ne, të nënshkruarit, shqiptarë me origjinë nga Dibra, që banojmë në Rumani, të deleguar nga bashkëkombasit tanë në asamblenë e datës së sotme 12 janar (1912) protestojmë energjikisht kundër presionit të ushtruar mbi bashkëkombasit tanë, të cilët ju shprehën juve telegrafisht se janë të kënaqur nga administrata serbe, duke refuzuar të bëjnë pjesë në Shtetin shqiptar. Njohja e gjuhës serbe në lokalitetet e përmendura, të njohura universalisht si shqiptare, nuk provon aspak origjinën serbe,meqë kjo gjuhë është mësuar nga punëtorët shqiptarë që shkuan në Serbi për të ushtruar zanatet e tyre. Hedhim poshtë si të padenja veprimet serbe dhe deklarojmë kundërshtim të prerë ndaj çdo dominimi të huaj.(Firmosur) Neofit Simeon, Manoli Georges, Manoli Boshko, Nicephore Panteli, Ilia Rafael, Gregoire Petre, Vasil Constantin, Hamdi Bej Dibra, Feizi Ali, Ismail Fetah.
4)Shih LUMO SKENDO, Popullsia e Epirit, Sofie, 1915, f. 8 e në vazhdim.
Në shënimin që shoqëron hartat etnografike të vilajeteve të Selanikut, Kosovës dhe Manastirit, për të cilat kemi folur shumë herë, lexojmë në faqen 24 të pjesës së 3-te, si më poshtë vijon: “E gjithë popullsia bullgare e qytetit të Ohrit, si dhe gjysma e popullsisë vllahe e po këtij qyteti, është nën juridiksionin fetar të Exarkut bullgar. Kjo është vërtetuar nga Ichirkoff¹).
Pra fakti se i përket këtij apo atij juridiksioni fetar nuk tregon aspak se i përket – etnografikisht – kombësisë, shefi shpirtëror i së cilës është në krye të tendencave. Kisha nuk mund të jetë sinonim i ndërgjegjes kombëtare. Autorët serbë dhe bullgarë pranojnë që kjo ndërgjegje është shumë shpesh e lëkundshme. Vetë Ichirkoff konstaton se “sllavët e Maqedonisë ndryshojnë bindje etnike sipas prejardhjes së parasë, duke u quajtur herë bullgarë, herë serbë, dhe grekë më pas²).”
Teza e mbrojtur nga Cvjici, që provon se sllavët e Maqedonise nuk kanë karakter etnik të tyre dhe se janë të zhveshur nga ndjenja kombëtare, është diçka mjaft e njohur nga ata që janë marrë me çështjen maqedonase. Ky autor thotë tekstualisht: “Masa e popullit tek sllavët e Maqedonisë nuk ka një ndërgjegje kombëtare të pastër; ajo nuk ka të kaluar historike që i përket, ajo nuk ka gjuhë letrare...³)” Ichirkoff e pranon këtë), duke thënë me dhimbje që ndjenja kombëtare mungon tek një pjesë e madhe e sllavëve të Maqedonisë. Maqedonasi Misirkoff) pranon që sllavët e Maqedonisë janë sa bullgarë aq edhe serbë, por nuk janë as bullgarë dhe as serbë: ata janë një racë më vete.
Deri në njëfarë mase ka qenë kisha që iu ka ngulitur këtë ndjenjë – dhe përsëri shumë sipërfaqësisht – e cila mungon brenda tyre. Cvijici thotë me shumë të drejtë:”Në qoftë se gjen tek sllavët maqedonas ndjenjë kombëtare bullgare ose serbe, ajo iu është imponuar përgjithësisht nga propagandistët. 6)”Dhe një autor bullgar, i cili për një kohë shumë të gjatë ka qenë mësues shkolle, më pas konsull në Maqedoni, thotë që ndjenja kombëtare mungonte totalisht tek sllavët e Maqedonisë, para krijimit të exarchat-it (kishës bullgare) ).
Ndërsa serbëve dhe bullgarëve iu ka shërbyer kisha, bandat e armatosura, dinamiti dhe grushti për të futur ndërgjegjen kombëtare, dhe ajo që është edhe më efikase, mbështetjen e fuqive të huaja, të afta për t’i imponuar Turqisë vullnetin e tyre; ndërsa sllavët, të themi, dispononin shumë mjete, shqiptarët nuk kanë veçse diçka që iu takon vetëm atyre, d.m.th. ndjenjën e vetëlindur.
Mund të thuhet pra se në Ballkan, feja ka rëndësi dhe bashkë me të dhe kombësia dhe propaganda e kishës dhe priftërinjve. Kur pyet dikë cili është ai, ai do t’iu përgjigjet para së gjithash se është i krishterë, ose patriarkist apo exarchiste. Ju duhet ta merrni me mend nëse është serb, bullgar apo grek. Po kështu ndodhte – dhe ndodh akoma deri në njëfarë mase – në Rumani: të moshuarit thonë akoma, edhe sot, se janë thjeshtë chreshtin, d.m.th. të krishtere, dhe një turk do të ndjehej i poshtëruar dhe i çnderuar nëse do të thoshte që është turk:
1) ICHIRCHOFF: Zapadnata Kraichta na Blgarskata Zemya (në bullgarisht), Sofie, 1915, f. LXXXII, na bën të ditur se elementi vllah ka shërbyer shumë shpesh për të forcuar dhe për të rritur numrin e bullgarëve.
2) Shih “Prinos Km etnografiyata na Makedonskite Slavini”(në bullgarisht), Sofie, 1907, f.92
3)Shënime mbi etnografinë e Maqedonisë, nga J. CVIJICI, botimi i 2-te, Paris 1917,f.5.
4) ICHIRCOFF, vep.cit.
5) Cituar nga ICHIRCOFF. Vep.cit. ,f.30
6)CVIJICI, Shënime mbi etnografinë e Maqedonisë, f.11.
7) OFFEICOFF, Maqedonia nga pikëpamja etnografike, historike dhe filologjike, Philip-popoli 1887, f.45
ai do të thotë shkurt që është mysliman. Në të kundërt një shqiptar – qoftë mysliman, katolik apo ortodoks – do të thotë para së gjithash që është “shqiptar”. Kjo është aq e njohur sa që banorët e Stambollit kur shohin një shqiptar të ri që zbret nga anija e pyesin: Arnaout – misin, musliman – misin (je shqiptar apo mysliman) vetëm nga kënaqësia për të parë shqiptarin që përgjigjet me padurim: Arnaout¹).
II
Shqiptarët përbëjnë bazën e popullsisë së vilajetit të Kosovës dhe të Manastirit, d.m.th. – në këtë të fundit – të kazave të Dibres, Ohrit, Kertchevos, Manastirit dhe Florinës. Është elementi autokton, indigjen dhe më i rëndësishmi. Është kombësia që ka të drejtën më të madhe në zotërimin e këtij vendi, element të cilit i takon e drejta e zotërimit në këto krahina. Ai ka të drejtën historike dhe nevojën politike, këtë të drejtë të natyrshme për jetën.
Ndërsa sllavët (si serbët ashtu edhe bullgarët) kane synime të larta, ambicie rritjeje dhe prosperiteti në më shumë se një drejtim, shqiptarët mund të pretendojnë vetëm të kenë atë që duhet t’iu takojë, atë që do te formojë Shqipërinë njëherë e përgjithmonë, pa asnjë shpresë për shtrirje të mëtejshme në të ardhmen:ajo do të ketë kufijtë e saj natyrorë – si etnografike ashtu edhe ekonomike – në qoftë se ajo nuk është e
dënuar të përbëjë një shtet dështak, me embrionet e vdekjes që në lindje.
Kjo Shqipëri që mund të jetojë duhet të ketë si kufij: në perëndim detin Adriatik; - në veri liqenin e Shkodrës, malet e Tergovishtës, duke përfshirë Shkodrën, Hotin, Groudin, Gucinë, Plavën, Ipekun dhe të gjithë fushën deri në veri të Mitrovicës, saktësisht në fshatin Belotchitza, në kufirin e vjetër serb të paraluftës turko – ballkanike; - në lindje kufiri duhet të ndjekë kufirin e vjetër (d.m.th. të paraluftës se vitit 1912) të Serbisë deri në Zibeftche; prej andej të shkojnë në jug – perëndim deri në liqenin Kaplan, në lindje të Uskubit: në këtë mënyrë kazatë e Kumanovës, Gjilanit dhe Preshevës do të mbeten në Shqipëri; që nga liqeni i Kaplanit ai do të shkojë në jug drejt lartësive të Babounas (duke lënë Kuprili [Veles] jashtë Shqipërisë) për të shkuar në vargun e kodrave të Morihovos, në lindje të Manastirit, në mënyrë që ky qytet dhe fusha përreth të mbeten brenda kufijve të Shqipërisë; më në jug vija e kufirit do të përfshijë Florinën, dhe, duke kaluar në perëndim të Kastorias, d.m.th. duke lënë këtë të fundit jashtë kufijve të Shqipërisë, ai do të kapë të gjithë kazanë e Bilishtit për të shkuar në vargmalin e Gramozit dhe për të ndjekur kreshtën e këtyre maleve deri në Metzovo, në Pinde, në kufirin e vjetër turko – grek të paraluftës së vitit 1912. – Nga Metzovo vija e kufirit do te zbresë në gjirin e Artës duke shkuar përgjatë lumit të Artës për të takuar kufirin natyral jugor të Shqipërisë që është gjiri Ambracik.
Veçse brenda këtyre kufijve mendohet të ekzistojë, të jetojë dhe të mbahet një Shqipëri. E zvogëluar dhe e mbledhur, Shqipëria mund të bëhet veçse vasal i shteteve Ballkanike, e kërcënuar pa pushim nga ata dhe e mbytur në një rreth të ngushtë. Një Shqipëri ashtu siç e përcaktojmë ne, do të ketë tre milion banorë, nga të cilët më pak se një e dhjeta do të përbëhet nga elementë të huaj (grekë, serbë,bullgarë, vllahë, ciganë) ajo që nuk do të jetë dhe nuk do të mund aspak të konsiderohet si një peshë e vdekur për një vend të ri, në qoftë se do mendosh se gjatë krijimit të saj Bullgaria kishte rreth pesëdhjetë për qind turq në kufijtë e principatës së saj.
1)”Nga shqiptarët, disa mbeten të krishterë, shumica u kthye në myslimane; por myslimani shqiptar mbeti shqiptar, i vetmi përjashtim në Ballkan ndaj fjalës së urtë se kombësitë atje janë fetë; dhe shembull i shquar i thellësisë dhe forcës së ndjenjës kombëtare shqiptare”Gabriel –Louis JARAY, Mbretërisë së re të Shqipërisë, Paris, Hachette, 1914, f. 198.
Një Shqipëri e tillë do të jetojë, të themi, në sajë të kufijve të saj etnografikë dhe ekonomikë. Si do të mund të mendohej se Shqipëria me kufij të prekur nga konferenca e ambasadorëve në Londer më 1913, do të ishte një Shqipëri e shëndetshme dhe e fortë? Asaj i mungonte toka e saj më e mirë, fushat e saj më të bukura, qendrat e saj më të rëndësishme, dhe i ishin rrëmbyer dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës, kullotat e famshme të Çamërise, i ishin dhënë Greqisë; Serbia merrte fushat e Manastirit, Ohrit, Kalkandelenit, Uskubit; fusha e bukur e Kosovës ndahej midis malazezëve dhe serbëve, duke i lënë Shqipërisë një zonë të ashpër malore, pa mjete komunikimi, të rrethuar nga dëborërat gjashtë muaj në vit. Qe bërë kujdes gjithashtu të liheshin jashtë kufijve shqiptarë qytete, qendra natyrore që furnizonin këto male.
Nga pikëpamja etnike dhe kulturore këta kufij janë të domosdoshëm, mbasi, pikërisht popullsia që banon në qytetet e jugut, e lindjes dhe veriut, në sajë të një vendi të bukur e të shëndetshëm në të cilin banojnë dhe të kushteve ekonomike, formon, nga gjithë shqiptarët, elementin më aktiv, më të begatë dhe më të nevojshëm; ta privosh Shqipërinë nga kjo do të thotë ta privosh nga stabiliteti; do të thotë të bësh një grumbullim populli në vend të një kombi, do të thotë që një popull që ka lindur dhe që ka shumë nevojë për mirëqenie për t’u zhvilluar, të durojë mjerimin dhe të gjitha privacionet.
Kjo Shqipëri, e formuar nga katër vilajetet e vjetra të Janinës, Manastirit, Uskubit dhe Shkodrës, është ajo që kërkohet që prej fillimit të zgjimit kombëtar të shqiptarëve. Ka më shumë se dyzet vjet që këto aspirata kristalizoheshin qartë dhe merrnin një formë mjaft të përcaktuar në të famshmen lidhje shqiptare, të quajtur Lidhja e Prizrenit; kërkesat e kësaj organizate kombëtare të bëra ndaj Portës dhe ndaj fuqive të mëdha synonin autonominë administrative të Shqipërisë d.m.th. të katër vilajeteve të Janinës, Manastirit, Uskubit dhe Shkodrës (Scutari) me Manastirin si rezidencë të qeverisë së vetme të përgjithshme (vali – i – oumoumi) që do të vihej në krye të kësaj Shqipërie autonome, e cila gëzonte privilegjin të kishte idiomën e saj si gjuhë të administratës dhe milicisë kombëtare.
Që prej atëherë, shqiptarët nuk kanë reshtur as edhe një çast të konsiderojnë si territor të tyre këto katër vilajete. Fuqitë e mëdha kanë bërë sikur kane pranuar të drejtën e shqiptarëve mbi këtë Shqipëri të plotë, do të thoshim madje normale: është e vërtetë që në konferencën e Berlinit, copa toke i janë rrëmbyer Shqipërisë:Vrania, Kourshoumli, Nich dhe Leskovats i janë dhënë Serbisë; dhe është dashur t’i lihen Malit të Zi distriktet e vogla te Plavës dhe Gucisë, që janë këmbyer – në sajë të rezistencës së ashpër të shqiptarëve – me Ulkun (Dulcigno) dhe Antivarin, humbje kjo shumë e dhimbshme për Shqipërinë. Por nga ana tjetër, fuqitë e mëdha bënë përsëri të njëjtin gabim duke i lënë Greqisë Janinën dhe për territorin që i lanë Malit te Zi ata vunë në përdorim mjetet e kombinuara të forcës së armatosur otomane dhe manifestimit detar të flotës ndërkombëtare në brigjet shqiptare; ishte një nevojë politike që i bënte të vepronin kundër ndërgjegjes së tyre, sepse burrat e shtetit ishin të bindur që Dulcigno dhe Antivari, si dhe Varnia dhe Nich ishin territore shqiptare dhe aspak sllave.
Burri i shtetit anglez lordi Fitzmaurice ishte më i binduri për këtë të vërtetë; ai mbajti një qëndrim mjaft fisnik gjatë krizës orientale nga 1878 deri më 1880, dhe korrespondencat e tij me Zyrën e Jashtme – që gjenden në Librat Blu të kohës – meritojnë admirimin dhe mirënjohjen e çdo shqiptari. Ja sesi një broshurë e vogël mbi çështjen e Orientit përmbledh veprën e Fitzmaurice:
“Lordi Fitzmaurice ishte paraqitësi dhe mbrojtësi më i zjarrtë i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve. Dhe në takimin e parë që ai pati me Savas Pacha, ministrin e punëve të jashtme, ai insistoi që perandoria turke të merrte parasysh këto të drejta duke shtuar që Shqipëria nuk ishte vetëm ajo që ishte bërë zakon të quhej me këtë shprehje gjeografike, d.m.th. dy vilajetet e Scutarise dhe Janinës, por ajo shtrihej drejt lindjes deri në kufirin e vargmalit që ndan rrjedhën e ujërave që shkojnë në Adriatik dhe detin Egje, duke përfshirë një pjesë të madhe të vilajetit të Manastirit dhe të atij të Prishtinës ose Kosovës, dhe drejt verilindjes (siç edhe është treguar veçanërisht në hartën e Kiepert, e cila është konsideruar përgjithësisht si e favorshme ndaj elementëve sllave dhe në atë të Z. Stanford, të bërë në interes të grekëve) deri në Prishtinë dhe qytetin e Vranias.
“Lordi Fitzmaurice, këmbëngulës në pikëpamjet e tij dhe në hedhjen poshtë në mënyrë të prerë të pretendimeve serbe mbi origjinën e banorëve të Mitrovicës dhe Kosovës, në letrën e tij dërguar Zyrës së Jashtme në datë 22 korrik 1880, përsëriti se të gjitha hartat që ai kishte konsultuar provonin origjinën shqiptare dhe jo sllave të këtyre krahinave, dhe se, edhe pse këto distrikte, në fund të shekullit të XVII të, qenë të banuara nga serbët dhe të përfshira në mbretërinë e vjetër serbe, vendasit e këtyre vendeve, sipas Hahn, konsull austriak në Janinë, ishin shqiptarë të cilëve serbët iu kishin marrë pronat në shekullin e XIVtë.
“Pas përcaktimit të qartë dhe kategorik të territorit shqiptar, çështja e ekzistencës politike u diskutua me jo me pak forcë dhe përpikëri. Lordi Fitzmaurice, i mbështetur nga qeveria e tij dhe i ndihmuar nga lordi Goshen, ambasador i jashtëzakonshëm në këtë kohë pranë sulltanit, insistonte pranë kolegëve që të bëhej e njohur nevoja e krijimit të një province të madhe shqiptare, të ndarë në katër vilajete ose sanxhakë,që do të ishin Scutari, Janinë, Kosovë dhe Manastir.
“Kabineti i St-James miratonte plotësisht mënyrën e veprimit të lordit Fitzmaurice dhe pikëpamjet e mëdha dhe largpamëse të lordit Goshen, që paraqiten në mënyrë të përmbledhur në letrën e tij për lordin Granville në datë 26 korrik 1880.
“Atij iu duk mjaft i natyrshëm zemërimi i shqiptarëve që krijuan lidhjen e famshme të 1879; ja se çfarë thoshte Kryesia e saj: “ Kjo racë e vjetër dhe e shquar ka parë kombësinë e racave të tjera fqinje të njohura dhe të mbrojtura në dëm të saj nga fuqitë e ndryshme evropiane dhe aspiratat e tyre të realizuara pjesërisht nga një ekzistencë e pavarur. Ajo ka parë bullgarët tërësisht të emancipuar në Bullgari dhe pjesërisht në Rumelinë orientale. Ajo ka parë që dëshira e ndezur e Evropës ishte të çlironte territorin e banuar nga grekët nga zgjedha turke. Ajo ka parë që sllavët në Malin e Zi ishin te mbrojtur me qëndrueshmëri dhe entuziazëm nga perandoria e madhe sllave e veriut. Ajo ka parë që çështja e Orientit dukej se po zgjidhej sipas parimit të kombësive dhe që gadishulli i Ballkanit ishte gradualisht i ndarë në raca sipas të njëjtit parim. Duke pritur, ajo sheh se vetëm ajo nuk ka një trajtim të ngjashëm. Kombësia e saj është kërcënuar në veri nga malazezët, të mbrojturit nga Rusia, dhe në jug nga grekët, të mbrojtur nga Anglia dhe Franca.”
“Pas kësaj mbrojtje kaq të paanshme dhe të sinqertë, lordi Goshen vlerëson avantazhet politike që një Shqipëri e fortë do t’i jepte të ardhmes dhe ai shton: “Në qoftë se një Shqipëri e fortë do të formohej, motivet e pushtimit nga një fuqi e huaj, në rastin e shpërbërjes së perandorisë otomane, do të zhdukeshin. Një Shqipëri do t’i priste rrugën në veri dhe do të mbante gadishullin ballkanik në duart dhe nën autoritetin e atyre që e zotërojnë. Ndryshe fuqia e shqiptarëve do të përbënte një vështirësi të pakapërcyeshme në momentet kur do të lindnin turbullira. Një popullsi me shumicë myslimane do të ishte një burim vështirësish të mëdha për vendet sllave dhe greke që do ta pushtonin. Unë konsideroj se probabiliteti i ndërhyrjes evropiane në gadishullin ballkanik do të ulej në përpjesëtim me vendosjen e kombësisë shqiptare¹).”
1)”Shqipëria dhe çështja e Orientit” nga Princi Albert GHICA, Paris, 1904, Do të sjellim më tej fragmente të plota të Librit Blu anglez mbi çështjen shqiptare dhe nga ku lindin qëllimet dashamirëse të Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë.
Lidhja e famshme shqiptare nuk mundi – siç e kemi thënë – veçse të shpëtonte disa pjesë të territorit shqiptar; por ajo dështoi në mënyrë më të tmerrshme në tentativën e saj për të fituar një autonomi për të gjithë Shqipërinë, për t’i bërë të njohur zyrtarisht Turqisë ekzistencën e kësaj kombësie shqiptare duke bashkuar të katër vilajetet në një. Turqia u tremb nga lindja e këtyre aspiratave të reja dhe besoi me të drejtë se po humbte pikën e fundit të mbështetjes së saj në Evropë, nëse ajo pranonte kërkesat e shqiptarëve. Pa dyshim, këshillat e fuqive të mëdha evropiane nuk kanë munguar dhe jo vetëm një ambasador “dashamirës” i ka pëshpëritur ne vesh Abdul Hamidit të shkretë, ta kurdisnin edhe më shumë kundër shqiptarëve, ta shtynin atë të përdorte forcën e armatosur kundër “rebelëve”.
Gjithsesi, rishikimi i traktatit të Shën Stefanit dhe zvogëlimi i Bullgarisë së madhe të ëndërruar nga Rusia e shenjtë, nuk është një mirënjohje e heshtur e të drejtës së shqiptarëve në Maqedoninë orientale?
Që nga ajo ditë, shqiptarët kanë regjistruar në programin e tyre autonominë e katër vilajeteve¹), një administratë që do t’iu jepte mundësinë të përdornin gjuhën e tyre kombëtare në mekanizmat e ndryshme të administratës, të ushtronin një kontroll mbi buxhetin dhe të bënin shërbimin ushtarak – në kohë paqeje – në vend. Më vonë shqiptarët do të mendonin të kishin kishën e tyre autoqefale me qëllim që të çliroheshin nga ndikimi greqizues i patriarkut të Konstantinopolit.
Njihej seria e persekutimeve ndaj të cilave Shqipëria ishte objekt, të kryera nga i pabesueshmi Abdul Hamid. Ky monark,që kishte frikë nga hija e tij, i cili dukej se kishte njëfarë dobësie për shqiptarët si individë dhe si racë, kishte një lemeri gati supersticioze kur bëhej fjalë për kombësinë e tyre, për veprimet e tyre për idetë kombëtare; ai mori të gjitha masat dhe përqendroi të gjithë inteligjencën e tij - që askush s’thotë të ketë qenë gjeniale – për të kthyer mendjen e shqiptarëve nga ky drejtim dhe ai s’u spraps përpara asnjë mjeti për të shtypur çdo manifestim që tentonte drejt këtij qëllimi:internime, burgime, të gjitha mjetet ishin të mira, madje dhe ai i shtypjes me gjak ndonjë kundërshtim të mprehtë; personat e aftë për të qenë liderë të nacionalizmit thirreshin në Konstantinopol ku sulltani tepër dinak, i mbante të mbikëqyrur, nën dukjen e rreme të ndereve dhe posteve honorifike.
Megjithatë ideja e një autonomie të tillë për të katër vilajetet nuk ka pushuar kurrë së ngacmuari shpirtin e shqiptarëve;veprat e shoqërive letrare dhe patriotike të krijuara jashtë vendit – jashtë sferës së ndikimit të sulltanit – gjenin jehonë në zemrën e të gjithëve dhe botimet patriotike përpiheshin nga rinia. Puna e fshehtë, e ngadaltë, e durueshme, por jo më pak efikase dhe depërtuese, vazhdonte të bënte punën e saj, pa u dekurajuar asnjë çast, pavarësisht persekutimit turk dhe intrigave sllave, bullgare dhe serbe të drejtuara nga Rusia e madhe, duke ndërlikuar tmerrësisht çështjen, duke pasur tre për të luftuar në vend të një armiku. Shqiptarët, shumë shpesh pyesnin veten me të drejtë se cili nga ata të dy, turku apo sllavi është më i rrezikshëm për Shqipërinë, dhe shumë herë atyre iu është dashur të bashkohen me turqit për t’i drejtuar kundër shkia²) – s së papajtueshëm, aq të rrezikshme janë dukur pretendimet e tyre për ekzistencën kombëtare. Autorët e huaj kanë vërejtur fenomenin dhe e kanë kuptuar atë shumë mirë.” Urrejtja e sllavit në Kosovë është një çështje race”, thotë Dr. Jaekh¹),
1)Për të qenë krejtësisht të qartë, duhet të themi se është bërë fjalë në fakt vetëm për dy vilajete me territorin e tyre të plotë – atë të Janinës dhe të Shkodrës – plus pjesët lindore të vilajeteve të Manastirit dhe Uskub-it; kuptohet që shqiptarët nuk kanë shprehur kurrë pretendime mbi krahinat e këtyre dy vilajeteve të fundit, të banuara nga grekë ose sllavë, për dijeni në Elassona, Serfidje, Kotchana, Rodovichta, etj. ; kërkesat shqiptare kanë synuar vetëm distriktet e banuara krejtësisht ose në pjesën më të madhe nga shqiptare, ato që kemi përcaktuar më lart.
2) Është termi i përgjithshëm me anë të të cilit shqiptarët quajnë sllavët ( bullgarët, serbët ose malazezët); ky term është përdorur si nga myslimanët ashtu edhe nga katolikët dhe shqiptarët e Greqisë – të gjithë ortodoksë - e përdorin për të quajtur grekët në formën e shkias.
shumë pak dashamirës, ndër të tjera, ndaj shqiptarëve; por ai insiston, një faqe më lart, në mungesën e fanatizmit tek shqiptarët. “Unë vërtetoj se asnjëherë, dhe asgjëkund, shqiptari s’ka qenë fanatik; fanatizmi ekziston në Bosnjë, në Bullgari, në Kretë, por jo tek shqiptarët.”
Konfliktet që shqiptarët kanë pasur me sllavët që minonin ekzistencën e tyre në fillesat e saj, nuk ishin aspak konflikte fetare, as thjeshtë hajdutëri - siç kanë dashur ta bëjnë të besohet telegramet e agjencive sllave apo sllavofile – por pasojë e natyrshme e një lufte të një populli që do të jetojë në vendin e tij dhe sllavëve pushtues dhe të pangopur.
Dy zonjat angleze G. Muir Mackenzie dhe A.-P.Irby, të cilat kanë udhëtuar në pjesën lindore dhe veriore të Shqipërisë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX të, pohojnë që kjo urrejtje është reciproke dhe e bazuar vetëm në dallimin e racës. Në faqen 166 të librit të tyre², ato pyesin një tregtar në Uskub, me origjinë nga Mali i Zi se cili është më i keq ndaj sllavëve, myslimani boshnjak apo ai shqiptar. – Shqiptarët, përgjigjet sllavi, që flasin një gjuhë të ndryshme nga e jona, janë armiku ynë edhe sikur të mos ishin myslimanë. Por cili nga ata mban fjalën e dhënë, besën e mbrojtjes? – pyesin përsëri udhëtaret që mbron Gladstone. – Shqiptari, i cili nuk është kurrë në kundërshtim me vetveten, ndërsa nuk mund t’i besosh një myslimani boshnjak.” Veç kësaj duhet të kujtojmë se të krishterët shqiptarë (katolikë është e vërtetë) janë kundërshtarët për vdekje të sllavëve, si malazezë ashtu edhe serbë.
Për të pasur një ide më të qartë të vullnetit të të gjithëve, duhet të studiohen sidomos ngjarjet që kanë ndjekur menjëherë atë që turqit e rinj e quajnë kushtetuta e tyre. Atëherë pati një shpërthim të vërtetë ndjenjash kombëtare, të fshehura deri atëherë dhe shumë të shtypura nga regjimi hamidian. Nuk qe veçse shqetësimi për të konfirmuar të drejtën që çoi këtë herë në një përgatitje për lufte të hapur, të nxitur për të kapur kohën e humbur, të alarmuar tashmë nga pretendimet e zhurmshme të elementëve sllavë, këta të huaj të cilët e kishin bërë zakon të bënin llogaritë pa pronarët e vërtetë.
Nga Florina në Mitrovicë, një seri klubesh shqiptare u përshkallëzuan përgjatë kufirit të territorit shqiptar. Ishin shumë fortesa për të ruajtur trashëgiminë e stërgjyshërve; organizimi i klubeve duhej të luftonte kundër shovinizmit të turqve të rinj që ëndërronin një turqëzim të të gjitha racave, si dhe kundër ambicieve të tre fqinjëve dashakeqës ndaj Shqipërisë, Greqia, Serbia dhe Bullgaria. Qe një seri e gjatë luftërash të ngadalshme, të durueshme, shpesh pa asnjë shenjë të jashtme e tillë që të tërhiqte vëmendjen. Pjesëmarrja në këto qendra ishte e madhe dhe të gjithë ishin të apasionuar, duke kuptuar që këtë herë bëhej fjalë veçse për një luftë të ashpër për jetën dhe të asaj jo më pak të ashpër për supremacinë. Çdo qytet, çdo fshat i madh deshi të ndihmonte në këtë, duke marre pjesë në luftë. Klubi i Florinës ishte një nga më të suksesshmit; ai i Manastirit një nga më të fuqishmit. Lokalitet si Veles (Kuprili), për shembull që kishte një numër të vogël shqiptarësh në qytet, por që kazaja kishte disa fshatra shqiptare, donte gjithsesi të zinte një vend në pararojë, duke qenë i ndërgjegjshëm për detyrën e tij dhe shumë i prekur thellë për rëndësinë e seriozitetit të ndërmarrjes. “Klubet janë armatura e nacionalizmit shqiptar”, vëren me shumë të drejtë Gabriel Louis –Jaray³).
Në vjeshtën e vitit 1908 (viti i famshëm dhe fatal i revolucionit të të rinjve turq)në Manastir u mblodh një kongres i madh. Të gjitha klubet morën pjesë në të, sepse duhej të konfirmohej përpara shovinizmit turk vullneti për të përdorur alfabetin latin për të shkruar gjuhën shqipe. Turqit luajtën çdo gur për të mbjellë grindjen dhe përçarjen;
1)D ERNST JAEKH: “Im Turkischen Kriegslager durch Albanien, Heilbronn, 1911, f. 122.
2) Udhëtime në krahinat sllavonike të Turqisë në Evropë, botimi i 2-të, Londër, 1877.
3) G.-L. JARAY, Mbretërisë së re të Shqipërisë, ç’ka qenë, ç’është. Paris, 1914, faqe 78.
ata shpresonin ose të bënin të adoptohej një ditë alfabeti “katolik” arab (me origjinë çifute) ose të linin sterile veprën nacionaliste të rilindjes shqiptare. Përpjekje të kota, mbasi të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë këtu sidomos myslimanët dhe hoxhët, delegatë të klubit, votuan edhe njëherë për alfabetin latin, jo vetëm se – siç e kemi thënë – ky alfabet është më i përshtatshmi për të shkruar një gjuhë indo – evropiane e afërt me latinishten, por edhe se, dhe para së gjithash , bëhej fjalë për perëndizimin, për ndarjen nga Lindja dhe traditat e saj skolastike¹).
Ishte një ngjarje së cilës i mbahet mend jehona që pati kjo mbledhje e Manastirit , kryeqendra e ëndërruar e katër vilajeteve shqiptare të bashkuara. Por një kongres që pati edhe më shumë efekt ishte ai i Dibrës, ku të rinjtë turq kishin thirrur gjithë kombësitë ballkanike të Turqisë Evropiane. Bëhej fjalë, në thelb, d.m.th. në mendjen e oficerëve të Rinj Turq, për imponimin e pikëpamjes turke ndaj të gjithë këtyre elementëve dhe për shpalljen osmanli të të gjitha kombësive. Por kongresi shumë shpejt mori një fizionomi krejtësisht shqiptare, dhe Turqit e Rinj u gjendën përballë aspiratave shqiptare të shprehura qartë dhe me forcë. Nga ajo që duhej të ishte ndërkombëtar dhe turk i ri, kongresi i Dibrës mbaroi si një kongres krejtësisht shqiptar, megjithë zemërimin e madh të Turqve te Rinj dhe sllavëve që kishin marrë pjese në të.
Një anglez, gazetar dhe vëzhgues i mirë që njeh mirë problemet e Turqisë në përgjithësi dhe të Ballkanit në veçanti, nuk ka munguar të verë në pah rëndësinë e këtij kongresi të famshëm. Ja se çfarë Charles Ëoods²) – është emri i gazetarit anglez mjaft të njohur – thotë edhe pse versioni i tij mbi origjinën e mbledhjes së Dibrës ndryshon pak nga ai që kemi dhënë më sipër:
“Kongresi i Dibres që u mbajt në korrik, ishte organizuar nga anëtarët e komitetit shqiptar për t’iu treguar vendasve të tij, mundësinë e diskutimit nga pikëpamja shqiptare të çështjeve të mëdha politike. Rëndësia e këtij kongresi qëndron jo vetëm në disa nga vendimet që ai mori, vendime që provuan pa dyshim se populli shqiptar nuk mund të shtypet lehtë, por edhe për mënyrën se si u trajtua nga Turqit e Rinj...ndoqi në fillim raportin e përgatitur nga Turqit e Rinj në vazhdim shtoi aty klauzolat shtesë duke treguar mirë ndjenjat e vetë shqiptarëve. Në rezolutat e nxjerra nga kongresi figuronte kërkesa për më shumë drejtësi në gjykatat, dhe krijimi i shkollave të veçanta në Shqipëri. Fjalime energjike u mbajtën gjithashtu mbi nevojën e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri dhe për përcaktimin përfundimtar të kufirit turko – malazez...”
Pak më vonë, një mbledhje e tretë u mbajt në Elbasan, këtë herë për të menduar për mënyrën e organizimit të shkollave shqiptare. Të gjitha klubet kishin përfaqësues atje,
1) Duhet të kujtojmë këtu se kongresi i madh shqiptar vetëm konfirmoi alfabetin latin; në fakt ai nuk duhej të merrej me çështjen se cili nga alfabetet, latin apo turk, do zgjidhej; punimet e tij duhej të konsistonin në vendosjen e drejtshkrimit dhe çështja e alfabetit as që u shtrua, meqë qe vendosur tashmë 30 vjet më parë, nga një shoqëri letrare, e cila ishte themeluar më 1878, në Konstantinopul, e udhëhequr nga Sami bej Frashëri, dhe ku bënin pjesë shqiptarë ortodoksë, katolikë dhe myslimanë. Shoqëria letrare e Konstantinopulit kishte caktuar vetëm gërmat latine, tashmë në përdorim në Shqipërinë e Veriut, që prej tre shekujsh. Është e padrejtë të thuhej dhe të vazhdojë të thuhet se shqiptarët kanë përdorur herë alfabetin turk dhe herë atë grek; këto gërma janë përdorur vetëm rastësisht dhe nuk kanë qenë kurrë në përdorim të vazhdueshëm: të parat janë përdorur në përkthimin e Shkrimeve të shenjta në dialektin tosk; kurse gërmat turke kanë shërbyer vetëm për transkriptimin e dy ose tre vëllimeve me poezi. Viktor BERARD gabohet kur thotë se (faqe 282 – 283 e veprës së tij “Turqia dhe helenizmi bashkëkohor”, Paris 1893) se Albanofonet (d.m.th. shqiptarët nacionalistë dhe militantë) kishin adoptuar gërmat turke dhe më vonë të krishterët kanë përdorur gërmat latine, duke pritur që vllahët të shpiknin për shqiptarët një alfabet ad hoc!. Autorit i është dashur pa dyshim të krijoje konfuzion, meqë nuk e kishte studiuar mirë çështjen shqiptare, që i dukej domosdoshmërish e pavlerë për të qenë e tillë.
2) Në veprën e tij: “Turqia dhe fqinjët e saj” , e përkthyer nga anglishtja; Guilmot, botues, Paris, pa datë, f.101.
madje dhe ato të qyteteve të largëta si Karaferia, Katerina dhe Drama¹), në vilajetin e vjetër të Selanikut. Kongresi shpërndahej për të lënë takim vitin në vazhdim (1910) në Janine. Dihet se çfarë qe ky vit. Njihet verbëria e turqve dhe këmbëngulja e tyre e çmendur për të shtypur frymën kombëtare shqiptare. Ishte një seri ekspeditash që kishin për mision të qetësonin Shqipërinë sipas eufemizmit të Çezarit që ata kishin adoptuar; ishte një mënyrë për të vendosur rendin në Varshavë. Për tre vjet shqiptarët nuk patën asnjë çast qetësi. Përveç priftit grek, që ka qenë gjithnjë një nga kundërshtarët e betuar të shqiptarëve dhe të ideve kombëtare shqiptare²), u panë këtë herë sllavët të lidhen me autoritetet turke dhe të denoncojnë për persekutim të verbër qeveritar, shqiptarët fajtorë se duan të lexojnë gjuhën e tyre me karaktere latine apo se duan të hapin shkolla!
Vitet 1910,1911 dhe 1912 ishin një seri luftërash, përleshjesh midis shqiptarëve dhe turqve: Xhavid pasha, Shefqet Durgut pasha, Fadil pasha, për të përmendur këtu më të mëdhenjtë, të gjithë të besuar të të famshmit Mahmud Shefqet, nderoheshin të luftonin me shqiptarët, në Kosovë, Shkodër a Lumë. Ishte një fatalitet që e bënte Turqinë të tërbohej se minoheshin themelet e sundimit të saj në Turqinë Evropiane. Në një moment të dhënë shqiptarët ishin më të fortët:ata hynin ngadhënjimtarë në metropolin e tyre në brigjet e Vardarit, në të bukurin Uskub dhe atje iu diktonin vullnetin e tyre Turqve të Rinj, të detyruar këtë herë të dorëzoheshin përpara argumenteve aq te dukshëm³). Partia Bashkim dhe Zhvillim ishte përmbysur dhe qeveria e re që formonte Ahmed Muktar pasha, dhe më vonë Qamil pasha, shkruante në programin e saj se do të pranonte të gjitha kërkesat e shqiptarëve.
Sa keq! Ditën kur besohej se çështja shqiptare do të hynte në një fazë normale paqeje dhe organizimi, kur shpresohej se kishte ardhur ora që të mbyllej tempulli i Janus dhe të fillonte një epoke e jetës aktive kushtuar kulturës dhe begatisë, vetë kjo orë, të themi, lajmëronte ndalimin e shprehur nga armiqtë e përbashkët të Turqisë dhe Shqipërisë kundër kombit shqiptar. Ishin shqiptarët që kishin mundur Turqinë, dhe tani ishin armiqtë e kësaj Shqipërie që do të vepronin për ta copëtuar atë, që do të hidheshin në rrokullimë pa marrë parasysh pasojat. Triumfi i shqiptarizmës kishte përshpejtuar aleancën ballkanike¹).
1) Në territorin shqiptar, kishte klube në çdo qytet, nga Preveza në Shkodër dhe nga Mitrovica në Janinë. Kishte gjithashtu klube edhe jashtë tokës shqiptare: në Konstantinopul, në Smyrne, në Selanik, në Drama, në Katerina, në Elassona, në Caraferia, kudo ku kishte koloni shqiptare të njëfarë rëndësie. Duhet t’i themi lexuesve tanë se në Caterina dhe në Elassona (pranë kufirit të vjetër turko – grek) gjenden dhjetëra e dhjetëra familje shqiptare që janë vendosur aty që prej një kohe shumë të gjatë dhe që zotërojnë prona të mëdha. Në Caraferia, përveç pronarëve të tillë gjen më shumë se 200 shtëpi shqiptarësh myslimanë , me origjinë nga Lala në Greqi, vend të cilin iu është dashur ta lënë gjatë revolucionit grek (1821-1827) dhe persekutimeve që vazhduan më pas.
Në të njëjtën kohë me lulëzimin e jashtëzakonshëm të klubeve, duhet vënë re lulëzimi i gazetave dhe tipografive ku shtypeshin libra didaktike;kishte gazeta shqiptare: dy në Konstantinopul, një në Selanik (edhe një revistë)një në Uskub, një në Manastir (edhe një revistë), dy në Korçë, dy gazeta dhe dy revista në Shkodër, një gazetë në Janinë. Në të gjitha këto qytete kishte, veç këtyre, shoqëri letrare dhe muzikore.
2) V. BERARD (vep. cit. f.282) ka thënë me të drejtë: “Midis toskëve, ndërkaq, një parti albanofone ishte përpjekur të organizohej rreth 1879, Korça ishte selia e saj, drejtimi bëhej nga Konstantinopuli. Por e denoncuar nga prifti grek, shih gjithashtu veprën: “Popullsia e Epirit” nga LUMO SKENDO, Sofie 1915, f. 37.
3)“Por një fatalitet i jashtëzakonshëm dëshiron ta humbë Turqinë; me një çmenduri të çuditshme ajo thyen forcën e vetme që mbante sundimin e saj në Maqedoni: turku lufton shqiptarin; është fundi; nacionalizmi turk bëri revolucionin, nacionalizmi turk humbi Turqinë e Evropës; arnautët për katër vjet rezistojnë, luftojnë,tërhiqen, rivijnë, dhe, në kohën e duhur hyjnë fitimtarë në shesh të Konakut (në Uskub) ku vendosin prijësin e tyre.” (G.-L. JARAY, Mbretërisë së re të Shqipërisë, f. 189)
Pa përpjekjen e tre viteve luftë të shqiptarëve kundër turqve, aleatët ballkanikë nuk do të guxonin kurrë të deklaronin luftë ndaj Turqisë. Autori i këtyre rreshtave ka vizituar Serbinë pikërisht të nesërmen e deklarimit të mobilizimit, dhe e di që qeveria serbe u detyrua të bënte njoftim në gazeta zyrtare se shqiptarët, jo vetëm që s’do të marshonin kundër Serbisë por përkundrazi ata do të marshonin kundër Turqisë së bashku me serbët. Sigurisht kjo ishte një gënjeshtër, por kjo mjaftonte për të dhënë zemër; as Greqia nuk do të mund të mobilizonte, në qoftë se Turqit e Rinj nuk do të krijonin një hendek të thellë midis vetë atyre dhe shqiptarëve. Mund të thuhet pra se lufta turko – ballkanike kishte filluar në fakt, jo në vjeshtën e v.1912, por tre vjet më parë, më 1909, kur ekspedita e famshme turke filloi në Kosovë. Ishin shqiptarët që e përballuan luftën e pabarabartë dhe të ashpër: të katër aleatët erdhën vetëm në përfundim kur më e madhja e punës ishte kryer, dhe ata vinin jo për të copëtuar të mundurin, Turqinë e sëmurë të carit, por fituesin e së djeshmes, këtë Shqipëri, e cila dhe ajo kishte të drejtën e jetës në tokën e këtij gadishulli ballkanik, me cilësinë e dyfishtë të kombit më të vjetër dhe të luftëtarit të së djeshmes.
Kur duhej pra të laheshin hesapet, aleatët parapëlqyen më mirë të mos njohin të drejtat e shqiptarëve; ata dukej se injoronin të kaluarën e tyre, shumë të afërt megjithatë, dhe asnjë nuk pyeste veten nëse kishte në fakt një Shqipëri në globin tokësor, dhe bënin sikur habiteshin që shqiptarët shpallnin pavarësinë e tyre pak ditë pas shpërthimit të luftës, dhe që Italia dhe Austro – Hungaria ishin të vendosura për të mbështetur shtetin e ri.