Page 14 of 15

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Tue Jun 21, 2016 2:02 pm
by TeuAL
TeuAL wrote:
Ngjitja ne postimin qe citova me lart lidhet me kroniken e George Sphrantzes Protovestiaris (1401 – c. 1478) dhe ka spjegime rreth "Librit #1, Kreut_#4" te kesaj kronike te Sphrantzes.
vijon . . .
Gabim shtypi : emri i autorit te kronikes eshte George Phrantzes Protovestiaris

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Wed Sep 21, 2016 9:03 pm
by ALBPelasgian
Duket se une jam fatlumi qe kreditohem si zbuluesi i pare nder shqiptarë i nji dokumenti venician te vitit 1204 mbi ndamjen e zoterimeve te ish-Perandorise Bizantine ne Ballkanin Perendimor. Ajo cka nguc vemendjen asht se Arbani quhet vetem prapatoka ngjitun me Durresin kurse per rajonet e tjera arberisht-folese perdoren emra lokal si Glauiniza, Bagenetia, Drinopoli e keshtu me radhe. Kjo, sic e kemi zene n'gojesh gjetke, duhet te lidhet me faktin qe koncepti 'Arbani' duhet te jete ngushtu ne hinterlandin e Durresit, pikerisht ne principaten autonome te Progonit qe kishte sfiduar edhe Bizantin sa e kishte detyruar te njihte nje shkalle mevetesie por edhe kontraktualiteti (mbante titullin ''archon'' kurse birit, Dhimitrit i rezervoi titullin panhypersebastos).

Shpjegim per burimin venecian te 1204-es

Image

Dokumenti

Image

Nje shpjegim i vyeshem i editoreve gjermanë per termin Arberi/Albani:

Image

Nje shpjegim tjeter per termin Vageneti (Çameri):

Image

Marre nga: Urkunden zur älteren Handels- und Staatsgeschichte der Republik Venedig, 1856

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Mon Apr 24, 2017 12:30 pm
by Mallakastrioti
Ne nje dokument i cili gjendet ne Biblioteken e Vatikanit, datuar si i vitit 1250, permendet "Arbania" (Arberia) si dhe "Albanenses populi" (populli Arberor), ku, keta te fundit, ne anen e besimit, paraqiten si "Grek Shizmatik" te cilet vareshin prej Kryepeshkopates se Tivarit se bashku me "Unaviam=Hungaria". Metropolitet e tyre gjendeshin si ne gjithe Epirin ashtu edhe ne nje pjese te gjere ne Maqedonine Perendimore ku benin pjese keto qendra: Metropolia e Albanopolis, Aulon (Vlora), Butrotum (Butrinti), Croja (Kruja), Dyrrachium (Durresi), Larta (Arta), Lissus (Lezha), Ochrida (Ohri), Scodra (Shkodra). Sipas Baudrandius i cili citon Leunclavio: Albania si krahine apo province ndahej ne dy pjese; ajo e Siperme dhe ajo e Poshtme ku, ne te paren hynte nje pjese e madhe e Maqedonise apo me sakte gjithe pjesa perendimore e Maqedonise dhe perfundonte ne veri ne kufijte e Mbreterise se Serbise dhe Dalmacise, sikurse kishte dalje ne detet Adriatik dhe Jon. Ne jug shtrihej deri ne Livadhja.
"Albania Inferior" (Arberia e Poshtme) apo "Australis" kishte keto qendra kryesore: Kanina, Himara dhe Arta, ndersa "Albania Superiore" (Arberia e Siperme) apo "Borealis" kishte Shkodren ku ne te benin pjese; Dukagjini, Dibra, Kelmendi, "Ibalia", "Benda", "Canovia", "Spatania", "Mussia", "Mons Niger=Mali i Zi", "Pulatensis=Pulati", Zadrima. Zenta, Shasi," Zappa". Qytetet kryesore ishin: Ohri, Albanopoli, Ambrakia, Tivari, Aulona (Vlora), Butrinti, Kerkyra, Ulqini, Durresi. Lezha dhe Shkodra.

"Dat. Lugduni Vi. Idus Augusti, Anno VIII. & Epistola 61. ejusdem libri VIII.idem Innocentius Papa ad summum Praedicatorum in Ungaria Magistrum scribit, Episcopos, Sacerdotes, & Clericos in Provinciis Philot, Arbania, & Unavia..."

Pra qe ne shekullin XIII, Papa Innocenzo IV (Manarola, 1195 circa – Napoli, 7 dhjetor 1254)kishte shkruar nje leter priftit, predikatorit si dhe klerit dhe kryepeshkopit me emrin"Philot" te Hungarise, ku perdor emrin "Arbania". Ky term (Arbania), sipas ketij dokumenti qe gjendet ne vatikan, nuk lind apo gjendet ne shek. XV-XVI, perkundrazi, ka rrenjet qe ne shek. XIII.


Image

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Tue Apr 25, 2017 3:07 am
by TeuAL
Zeus10 wrote:
Wed Oct 19, 2016 10:11 pm
Keto emrat e qyteteve, ne librat e gjeografise, duan nje studim te vecante. Ne librin e sjelle prej jush, une gjeta nje qytet qe therritej Arberie, ne zonen e Dalmacise:

http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 790#p43790
Risjell postin nga:
---------------------------------------------------
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
#110 Post by Zeus10 » Wed Oct 19, 2016 4:11 pm
Keto emrat e qyteteve, ne librat e gjeografise, . . .
-------------------------------------------------

Ky qytet Arberie(ne bregdetin Dalmat) permendet ne shek.VII pas Krishtit ne harten nga Ravena.

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Wed May 31, 2017 12:31 am
by TeuAL
Johannes Laurentius Lydus(490-ca.- 565) dhe Ammianus

Johannes Laurentius Lydus(490-ca.- 565), historiani i periudhes se Perandoreve Ilire Anastas - Justinian, shkruan per lidhjet e tij familjare me Ammianus-in qe ishte nje burre shteti i fuqishem ne Constantinopojen e kohes se tij. Lydus shkruan per ndihmen qe Ammianus i dha per tu ngjitur ne karieren e tij ne administraten shteterore. Lydus vinte nga nje familje e nje punonjesi te administrates shteterore ne provincen Romake te Lydias ne Azine e vogel. Keto lexohen ne < Liber_1 >. Duke kerkuar per Ammianus Marcellinus Illyricianus (kronikani i Perandorit Justinian dhe kusheri i tij) dhe konkretisht per lidhje te tij me Lydus-in, gjeta referenca per <Liber_2: Fonti per la storia d'Albania> te cilin nuk munda ta gjej. Desha te di nese ka ndonje info per kete burim.

Vijojne skedat per librat qe permenda:

========== Liber_1 =========
Title: On powers, or, The magistracies of the Roman state
Volume 149 of Memoirs of the American Philosophical Society, American Philosophical Society
Volume 149 of Memoirs Series
On powers, or, The magistracies of the Roman state

Authors: Johannes Laurentius Lydus, Anastasius C. Bandy

Editor: Anastasius C. Bandy
Translated by Anastasius C. Bandy

Publisher: American Philosophical Society, 1983
ISBN 0871691493, 9780871691491
Length 446 pages
Subjects History › Ancient › Rome

Byzantine Empire
History / Ancient / Rome
Magistrates, Roman
Philosophy / General

========== Liber_2 =========
Fonti per la storia d'Albania.
Corporate Author: Accademia nazionale dei Lincei.
Language(s): Italian
Published: Rome, 1942-
Subjects: Albania > History > Sourc es.
Physical Description: v.
------------------------------------------------

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Sun Jul 09, 2017 12:19 pm
by Mallakastrioti
Pak numra dhe statistika lidhur Shqiperise se Eperme dhe Shqiperise se Poshtme te fundshekullit te Nentembedhjete.
Ne shekullin e Nentembedhjete Shqiperia ndahej ne ate te Siperme (Eperme) dhe ate te Poshtme dhe disa here eshte paraqitur vetem ne tre Vilajete dhe respektivisht: Vilajeti i Kosoves, Vilajeti i Shkodres dhe Vilajeti i Janines.
Ne vitin 1885 F. Bianconi publikon nje veper te rendesishme ku sjell te dhena jo vetem ne aspektin tregetar dhe te prodhimeve te kohes (te cilat teregetoheshin) sikurse porteve dhe tregjeve ne Shqiperi dhe Epir, por me teper, na sjell edhe nje statistike te rendesishme lidhur popullsise qe banonte ne keto treva.
Ne Vilajetin e Kosoves, sipas autorit, popullsia ishte 580.000 banore ku perbehej prej 110.000 shqiptar geg te besimit myslyman, 220.000 shqiptar me origjine serbe,140.000 serb dhe serbo-boshnjak, 40.000 shqiptar te besimit katolik dhe 70.000 prej pakicash te tjera etnike .
Kjo e dhene eshte me te vertet interesante pasi 220.000 individe te cilet banonin ne keto treva autori i quan shqiptar por me origjine serbe. Do lindte pyetja perse diçka e tille? Eshte shume e thjeshte pergjigja pasi kemi te bejme me popullsite shqiptare te Sanxhakut te Novi-Pazarit sikurse me shqiptar te cilet ishin debuar prej Nishit dhe Serbise disa vite me pare (Spastrimet shqiptare sipas Naçertanije te Garashanin & Obrenoviç e vitit 1844). Ne se keta shqiptar do kishin qene serb te asimiluar atehere autori nuk kishte arsye ti quante "Arnaoutes=Shqiptar" dhe nuk do i veçonte prej serbeve dhe serbo-boshnjakeve te krishter te cilet ne gjithe territoret e Kosoves, Lumes dhe Sanxhakut te Novi Pazarit kapnin nje numer prej vetem 140.000 individe.
Siç shohim qarte ne gjithe kete territor shqiptaret perbenin shumicen e popullsise duke patur 370.000 individe perkunder 140.000 serbeve dhe 70.000 pakicave te tjera (Novi-Pazar, Luma, Metohija dhe Fushe Kosova).
Vazhdojme me tej.
Ne jug, ajo qe njihej si Shqiperia e Poshtme si kryeqender kishte Janinen, pra, Vilajeti i Janines apo Epiri.
Sipas statistikave mbledhur prej studiuesit, Vilajeti i Janines (Shqiperia e Poshtme) niste prej Myzeqese dhe perfundonte ne Gjirin e Artes dhe benin pjese: Cameria, Himara, Pogoni, Zagoria, Kolonja, Annaselitza (Selenica?), Mallakastra, Parakalamos (Kallamata?), Skrapari, Myzeqeja dhe Fanari.
Ne gjithe kete territor te madh, popullsia e pergjitheshme ishte 698.000 individe, ku edhe ne kete rast ajo shqiptare eshte perhere me e madhja, pikerisht perbere prej me teper se 300.000 individe ndjekur prej asaj vllahe qe perbehej prej 180.000 individesh.
Por kjo qe bie ne sy eshte pikerisht popullsia greke, pikerisht sepse ishte vetem prej 110.000 individesh ne gjithe kete territor te madh. Jo vetem kaq, por autori shkruan qarte qe ishin te pakte greket qe posedonin prona toke pasi gati te gjithe merreshin me tregeti apo me lundrim dhe shumica derrmuese e pronareve ishin pikerisht bejleret shqiptar.
Vepra te tilla sot mund te gjenden pikerisht neper arkiva greke dhe ne kete rast ne arkivat e Universitetit "Aristotel" te Selanikut (Αριστοτέλειο Πανεπιστήμιο Θεσσαλονίκης, ΑΠΘ).
Vepra: Carte commerciale des provinces d'Albanie & d'Épire (Turquie d'Europe) : comprenant le vilayet de Scutari, le vilayet de Janina et la majeure partie du vilayet de Kossovo. 1885, F. Bianconi


Image

Image

Image

Image

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Thu Aug 31, 2017 3:24 am
by TeuAL
Kujtimet e Francesko Krispit ne tre vellime

Pashe ribotimin ne tre vellime te kujtimeve te arbereshit te madh Francesko Krispi. Une nuk kam mundur ta shfletoj. Ka ndonje studim tek ne per kete veper?
(skedat ne vijim jane nga googlebooks)

============= Vol_1 ================
Title The Memoirs of Francesco Crispi Part One

Kessinger Publishing's rare reprints
Volume 1 of The Memoirs of Francesco Crispi, Tommaso Palamenghi-Crispi

Author Francesco Crispi
Translated by Mary Prichard Agnetti
Edition reprint

Publisher Kessinger Publishing, 2005
ISBN 141917617X, 9781419176173
Length 516 pages
============= Vol_2 ================
Title The Memoirs of Francesco Crispi: The Triple Alliance

Kessinger Publishing's rare reprints
Volume 2 of The Memoirs of Francesco Crispi, Tommaso Palamenghi-Crispi

Author Francesco Crispi
Translated by Mary Prichard Agnetti
Edition reprint

Publisher Kessinger Publishing, 2005
ISBN 1419184636, 9781419184635
Length 496 pages
============= Vol_3 ===============
Title The Memoirs of Francesco Crispi: International Problems

Kessinger Publishing's rare reprints
Volume 3 of The Memoirs of Francesco Crispi, Tommaso Palamenghi-Crispi

Author Francesco Crispi
Edition reprint

Publisher Kessinger Publishing, 2004
ISBN 141795468X, 9781417954681
Length 368 pages
-------------------------------------------------

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Fri Sep 01, 2017 12:20 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Thu Aug 31, 2017 3:24 am
Kujtimet e Francesko Krispit ne tre vellime

Pashe ribotimin ne tre vellime te kujtimeve te arbereshit te madh Francesko Krispi. Une nuk kam mundur ta shfletoj.
============= 3 Vellime ================
Titulli: The Memoirs of Francesco Crispi
. . . vijon

qenka tek arkivat 'online' nje botim i vitit 1912 i kujtimeve te Arbereshit tone te madh

Re: Dokument serioz për shqiptarët ! Shen Mercuriale

Posted: Mon Mar 25, 2019 8:43 pm
by TeuAL
Shen Mercuriale i Forlit me origjine nga Albania?
Tek nje permbledhje shkrimesh historike, ngjitur, me terhoqi vemendjen permendja e faktit qe shenjtori i shekullit te V, San Mercuriale i Forlit, eshte me kombesi nga "Albania [Albanie]". Munda vetem te mesoj qe ky shenjt ishte peshkopi i pare i Forlit dhe i martirizuar po aty. Shenjt mbrojtes i qytetit te Forlit ka qene Shen Stefani.

Kapela ne amfiteatrin e Durresit eshte e Shen Stefanit dhe eshte e shekullit V, pra e kohes kur ka jetuar San Mercurialis. Jemi ne periudhen e perandoreve Ilire te Bizantit. Ku mund te mesojme me shume per Shen Mercurialus-in?

Re: Dokument serioz për shqiptarët ! Shen Mercuriale

Posted: Wed Mar 27, 2019 4:55 pm
by Hymniarber
TeuAL wrote:
Mon Mar 25, 2019 8:43 pm
Shen Mercuriale i Forlit me origjine nga Albania?
Tek nje permbledhje shkrimesh historike, ngjitur, me terhoqi vemendjen permendja e faktit qe shenjtori i shekullit te V, San Mercuriale i Forlit, eshte me kombesi nga "Albania [Albanie]". Munda vetem te mesoj qe ky shenjt ishte peshkopi i pare i Forlit dhe i martirizuar po aty. Shenjt mbrojtes i qytetit te Forlit ka qene Shen Stefani.

Kapela ne amfiteatrin e Durresit eshte e Shen Stefanit dhe eshte e shekullit V, pra e kohes kur ka jetuar San Mercurialis. Jemi ne periudhen e perandoreve Ilire te Bizantit. Ku mund te mesojme me shume per Shen Mercurialus-in?
Mercurialis (Italian: Mercuriale) was the Christian bishop of Forlì, in Romagna. The historical figure known as Mercurialis attended the Council of Rimini in 359 and died around 406. He was a zealous opponent of paganism and Arianism.

He has come to be venerated as Saint Mercurialis, around which fanciful legends have sprung. The legend states that he was the first bishop of Forlì, during the Apostolic Age, and saved the city by killing a dragon. He has often been depicted in this act, imagery that resembles that associated with St. George. His feast day is May 23.[1][2]

The cathedral of Forlì is named after him.

Re: Dokument serioz për shqiptarët ! Shen Mercuriale

Posted: Wed Mar 27, 2019 7:58 pm
by TeuAL
Hymniarber wrote:
Wed Mar 27, 2019 4:55 pm

Mercurialis (Italian: Mercuriale) was the Christian bishop of Forlì, in Romagna. The historical figure known as Mercurialis attended the Council of Rimini in 359 and died around 406. He was a zealous opponent of paganism and Arianism.

He has come to be venerated as Saint Mercurialis, around which fanciful legends have sprung. The legend states that he was the first bishop of Forlì, during the Apostolic Age, and saved the city by killing a dragon. He has often been depicted in this act, imagery that resembles that associated with St. George. His feast day is May 23.[1][2]

The cathedral of Forlì is named after him.
Ne mos gaboj kjo thuhet ne enciklopedi pa dhene hollesi rreth jetes se shenjtorit. L. Muratori deklaron origjinen Shqiptare [Albanian] per San Mercuriale, Po ngjis vepra arti te piktoreve Italiane te shek XV per St Mercurialis (periudha e Skenderbeut). Ve re qe nen kapelen e peshkopit shenjti mban nje tjeter veshje qe ngjason me ate te "Albanians te shek. XVI" qe tregohet tek dokumenti nga biblioteka e Spanjes te cilin e kam sjelle tek rubrika "Album".

vijon . . .

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Wed Mar 27, 2019 8:31 pm
by TeuAL
San Mercuriale

Shenjti ka jetuar deri ne vitin 406 (shek V) dhe ka punuar per kishen ne Forli. Kisha e Forlit varej(edhe varet) nga e Ravenes. Jemi ne periudhen e Perandorit Ilir Justinian i cili ndertoi kishat e famshme me mozaike murale ne Ravena. Kapela e Amfiteatrit te Durresit eshte e po kesaj periudhe dhe ka mozaike murale te njejte me mozaiket e Ravenes. Per kete periudhe jane te vetmit ne rajon. Ngjitja tregon qe kodiket ligjore te Justinianit jane shoqeruar me punen e St. Mercurialis ne Forli. Arkivat e katedraleve te Forlit dhe Ravenes duhet te jene shume te vyera edhe per ne.

Re: Dokument serioz për shqiptarët ! Shen Mercuriale

Posted: Wed Mar 27, 2019 8:48 pm
by TeuAL
TeuAL wrote:
Wed Mar 27, 2019 7:58 pm

Ne mos gaboj kjo thuhet ne enciklopedi pa dhene hollesi rreth jetes se shenjtorit. L. Muratori deklaron origjinen Shqiptare [Albanian] per San Mercuriale, Po ngjis vepra arti te piktoreve Italiane te shek XV per St Mercurialis (periudha e Skenderbeut). Ve re qe nen kapelen e peshkopit shenjti mban nje tjeter veshje qe ngjason me ate te "Albanians te shek. XVI" qe tregohet tek dokumenti nga biblioteka e Spanjes te cilin e kam sjelle tek rubrika "Album".

vijon . . .
Po e ngjis perseri pamjen me veshje Shqiptare te shek XVI qe permenda me lart (e kisha postuar tek <Valle dhe kostume ne lashtesi dhe tani> jo tek <Album>). Veshja qe mbajne burrat nen kapele eshte e njejte me ate te St. Mercurialis.

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Fri Mar 29, 2019 7:06 am
by TeuAL
TeuAL wrote:
Wed Mar 27, 2019 8:31 pm
San Mercuriale

Shenjti ka jetuar deri ne vitin 406 (shek V) dhe ka punuar per kishen ne Forli.

Kisha e Forlit varej(edhe varet) nga e Ravenes. Perandori Ilir Justinian ndertoi kishat e famshme me mozaike murale ne Ravena. Kapela e Amfiteatrit te Durresit eshte e po kesaj periudhe dhe ka mozaike murale te njejte me mozaiket e Ravenes. Per kete periudhe jane te vetmit ne rajon.

Ngjitja tregon qe kodiket ligjore romake (qe me vone u reformuan nga Justiniani) jane shoqeruar me punen e St. Mercurialis ne Forli. Arkivat e katedraleve te Forlit dhe Ravenes duhet te jene shume te vyera edhe per ne.
shenim-korigjim:
Justiniani kodifikoi jurisprudencen dhe legjislacionin Romak te me shume se 700 vjeteve, nga Cato Censori deri ne kohen e tij. Shenjti Mercuriale ka jetuar deri ne vitin 406, pra shume kohe para Anastasit dhe Justinianit pra ai ka punuar me ligjet e Romes qe pas mese nje shek. u reformuan nga Justiniani.

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

Posted: Sat Mar 30, 2019 10:17 am
by TeuAL
Statutet e lashte te qyteteve te Shqiperise

Mendoj qe qytetet tona kane patur statute juridike te pakten qe nga shek. VI i eres sone . Per qytete si Durresi ka deshmi te institucioneve juridike edhe ne shek II pas Krishtit ( juristi Gaius ) dhe me heret, ne shek III para Krishtit( komediani Latin Plautus ). Ne gjysmen e pare te shek VI Perandori Justinian botoi disa vepra me kode ligjore te cilat i shperndau ne te gjitha rajonet e perandorise dhe kerkonte zbatimin me rreptesi te tyre nga administratoret. Deri ne shek. XIX keto vepra te Justinianit, ishin mbeshtetja kryesore per institucionet juridike ne vendet e qyteteruara te botes. Keto lexohen ne libra. Po ngjis flete nga libri :