"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dokument serioz për shqiptarët !

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#61

Post by alfeko sukaraku » Sat Jun 26, 2010 10:22 pm

Socio wrote:Jo, Mallakastrioti. Ne luften e dyte Ballkanike, Turqia vecse ishte shporur nga tokat shqiptare. Keto toka i kishin Sllavet dhe Greket tani.
edhe fuqit evropiane me rusin.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#62

Post by Arbëri » Tue Jun 29, 2010 12:23 pm

Shkrime të vjetra të shqipes

Pal Ëngjëlli ''Formula e Pagëzimit'' viti 1462

Image





Gjon Buzuku viti 1555

A northern Albanian Catholic cleric, who probably lived in or around Venice, was the author of the first book written and published in Albanian, a 188-page translation of the Catholic missal. Since the frontispiece and the first sixteen pages of the only copy of the book we possess, preserved in the Vatican Library, are missing, we unfortunately know neither its exact title nor its place of publication. In Albanian, it is known simply as the Meshari (The Missal), and was written in 1555. The scant information we do possess about the author comes from the colophon (postscript) of the missal which Buzuku wrote himself in Albanian, not unaware of the historic dimensions of his undertaking.
Image



Lukë Matrangës, ''E Mbësuamë e Krështerë'', Romë, 1592.

Image



Frang Bardhi (1606 - 1643)

Image



Pjetër Bogdani (rreth 1625 Lindi në Gur i Hasit afer Kukësit - 1689 vdiq në Prishtinë)

Image
Image
Image
Image
Image




Gjergj Nikollë Brankatit, shek. i XVIII.
këngë fetare për Zonjën Mari , ruhet në fondit Albansk Samling të Bibliotekës Mbretërore të Kopenhagës

Image



Nikollë Filja viti 1755
Unë quhem zot Antonino Elmi nga vendi i Munxifsit,

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#63

Post by Arbëri » Tue Jul 06, 2010 9:11 pm

Xhorxh Fred Uilliams më 1914 ishte Ministri i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës, komision i cili do të udhëhiqte dhe do të bashkëpunonte me qeverinë e Vidit.

Image
(George Fred Williams 1914) - If we return to pre-history, before rapsodik homer sang to godesses and methodology heroes, before greek language was written, one well known nation lived with the name of Pellazg. Albanians are the only ancestors who have the origins from this powerfull prehistoric race. Recently has been established that Pellazg - et were ancient Ilirs. Albanian was the true language of Homer, as the Greeks have copied from rapsodian Pellazg their wealthy epos. Kujtim Shehu, Kacanik - translated from the book by Dhimitri Pilika "Pellazg - Our Denied Origin" who has completed an extensive research on the origins of Pellazg.
"Më pas vëzhgimet e rrugëtimit të tij i ka botuar në një revistë për lajmet e përbotshme. Artikujt ne i disponojmë dhe do të jenë pjesë e librit që do botohet për të. Williams ka shkuar në Durrës, Tiranë, Vlorë ku ka jetuar me dhimbjen e madhe të atyre që shihte. Amerikani, që u bë mik i Shqipërisë, protestoi në mënyrën më të ashpër ndaj masakrave në shtypin e kohës", - thotë Mehmet Gëzhilli, botues i "Argeta LMG". Sa i takon ndarjes së vendit, ai asokohe do të shprehej se "Europa do ta vuajë këtë padrejtësi që po i bën Shqipërisë, deri sa ta vërë në vend atë". Mendimi i tij duket se qe profetik. Ai dha dorëheqjen si ambasador në Greqi e Mal të Zi.

"Më pas vëzhgimet e rrugëtimit të tij i ka botuar në një revistë për lajmet e përbotshme. Artikujt ne i disponojmë dhe do të jenë pjesë e librit që do botohet për të. Williams ka shkuar në Durrës, Tiranë, Vlorë ku ka jetuar me dhimbjen e madhe të atyre që shihte. Amerikani, që u bë mik i Shqipërisë, protestoi në mënyrën më të ashpër ndaj masakrave në shtypin e kohës", - thotë Mehmet Gëzhilli, botues i "Argeta LMG". Sa i takon ndarjes së vendit, ai asokohe do të shprehej se "Europa do ta vuajë këtë padrejtësi që po i bën Shqipërisë, deri sa ta vërë në vend atë". Mendimi i tij duket se qe profetik. Ai dha dorëheqjen si ambasador në Greqi e Mal të Zi.


Në Amerikë
Pas arritjes në Amerikë, ai së bashku me Faik Konicën e Fan Nolin organizoi mitingje për të mbrojtur çështjen shqiptare. "Në nëntor të vitit 1915, George Fred Williams organizoi në Boston të SHBA-së një miting me mbi 2000 veta për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar", - thotë Gëzhilli. Ai do të thoshte se dita më e lumtur e tij kishte qenë dita kur do të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadorit në Greqi e Mal të zi e kur do të fillonte të mbronte kombin shqiptar.

Në fjalën e mbajtur në nëntor të 1915-ës ai tha: "Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën. Shqipëria do të jetë e lirë. Ajo i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar gjakun e kombeve të tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje e të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj, se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime... tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time..."

Sipas Gëzhillit, ka informacione se ai është përpjekur të vijë edhe tri herë të tjera në Shqipëri, por nuk dihet nëse ka ardhur. Ajo që dihet është se ai ka dërguar një anije me ndihma, një anije që mbante ermin "Albania". Në vitet 1920 është zgjedhur këshilltar i presidentit amerikan për politikën ndërkombëtare. Kjo zgjedhje u mirëprit nga shqiptarët, sepse e dinin se në krah të presidentit amerikan ishte një mik i tyre. Edhe në këtë kohë, ai vijoi të ishte i interesuar për "racën shqiptare që e donte shumë". Një tjetër ndihmë që u dha ai shqiptarëve, kishte të bënte me emigrimin. "Ai i dërgoi një promemorie qeverisë amerikane, ku i thoshte se shqiptarët duhet të kenë lehtësi emigrimi në këtë vend", - thotë Gëzhilli.
Image

"The shkypetars"
Ky është titulli që mban libri i tij, për vendin e shqiponjave. Aty ai shkruan se, "Shqipëria zë pozitën gjeografike më të mirë në Europë dhe është çelësi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje". Më tej shprehet se, "në kohët parahistorike, para se rapsodët homerikë t'u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull me emrin Pellazg. Atyre ua atribuon Herodoti historinë që parapriu qytetërimin e grek. Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme".

Sipas tij, vetëm në kohë të vona u mor vesh se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. "Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta ilirë që jetojnë ende në Shqipëri si toskë, shkuan edhe në Itali ku njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë. Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj", - shkruante Williams.

Sipas tij, etimologjia e emrave të perëndive greke është e qartë në gjuhën shqipe. "Kur bota diturore të ketë mësuar shqip dhe të ketë nxjerrë nga toka reliket e saj, atëherë do të rishihen njohuritë homerike", - mendonte ai. Sa i takon popullit, ai thotë se nuk gjenden në asnjë vend gra më të virtytshme se në Shqipëri, e shton se gjaku i shqiptarëve është gjak burrërie. "Shqipëria i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Kur Europa e gjakosur, brengosur, e shkatërruar, e falimentuar dhe e sakatuar të shkelë çalë-çalë drejt qytetërimit të ri, e mësofshin vuajtjet e veta të ketë mëshirë për kombin e vogël të malësorëve, thirret e agonisë dhe të vdekjes së të cilit e kanë zbavitur atë në ditët kur asnjanësia e armatosur ka qenë pulpa e saj e mbuluar me bronz".

Sipas Willimas, është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. "Nuk është për t'u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t'i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme".

Image

Image
Ballina e librit –“Shqiptarët”, të George Fred Williams

Image
Image

Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelli e thërriste atë me emrin përkëdhelës ALBI. Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht është si veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin deri ke gjuri, çorape të bardha mbulojne puplat e këmbëve, këpuce me maja të kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armë, xhamadani me mëngë të lëshuara mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetëm bregun e jugor të Shqipërisë, prandaj përshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shën. përkth.). Ky popull rron në formën prindërore, domethënë plaku i shtëpisë nderohet dhe shquhet përmbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnë dhe ndigjojnë nanën. Iu mbarohet më parë çdo dëshirë prindëve e pastaj të tjerëve. Tek ky popull nderimi për moshën është një tipar i veçantë. Janë shumë zemër mirë për njëri tjetrin, ndihmojnë shoqi shoqin në rast rreziku apo nevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e me ndërgjegje të pastër. Në mes të tyre flasin një gjuhë të zbukuruar, përdorin shprehje të pastra dhe të prishurit e gojës shpaguhet pa vonesë e ngadonjëherë shumë rëndë. As me qeshje nuk përdoret gjuhë përdhosëse.

Mikpritja është në kulmin e saj në Shqipëri. Një sulm po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë, është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Ai që grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit të vendit dënohet shumë rëndë, ose me vdekje ose nxirret jashtë fisit. Burrat janë të gjatë, Gegët në Veri janë më të gjatë se Toskët në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtar e përshkruan lëvizjen e malësorëve të Veriut si të dhive të egra që i ngjiten majave e shkëmbinjëve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende, që kur i sheh thua se asgjë e gjalle s’mund të shpëtoje nga ato. Besa është tradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njërit fis, çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej personit të atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, por Shqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të mbajtur besën e dhënë. Një udhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojtje të shenjtë.

Zakone gjakmarrje

Gjakmarrja është një traditë e Shqiptarëve, por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve të vendit që caktojnë kur, kush dhe si është e drejtë një gjakmarrje. Në këto raste qeveria nuk përzihet, edhe në qoftë se ndërhyn do të ndjekë zakonin e vendit më tepër se ligjin. Ky “lex talionis”, rregull që jep të drejtë që të shpaguhet një dëm i ndërsjelltë ose si i thonë, një sy për një sy e kokë për kokë, jo vetëm që hyri nëpër ligje gjatë shekujve, por edhe nëpër besime. Gjykohej se shpirti i të vrarit nuk ka qetësi deri sa të vritet gjaksori. Në Shqipëri familjes ose trashëgimtarve nuk u mbetet gjakmarrja vetëm për vrasje, por edhe për çeshtje nderi grash. Gjaqet shpesh herë shtrihen deri në bajraqe, fise, dhe shpagime gjaqesh shumë herë kanë kapërcyer katunde e krahina. Ligjet turke në këtë vend nuk jepnin ndonjë farë drejtësie; madje i nxitnin këto zakone pasi ato shkaktonin përçarje, grindje dhe armiqsira të mbrendshme ndërmejt Shqiptarëve, gjëra që i lehtesojnin barrën Turqisë për të zbatuar më tepër tiraninë dhe robërinë. Me ardhjen në fuqi të ligjit të krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohë sikurse në rastin e Malit të Zi.

Gratë Shqiptare

Ndërsa, si dhe në shtetet tjera të Ballkanit, gruaja bën të gjitha punët, si në fushë ashtu edhe në shtëpi, ajo shikohet më me respekt dhe zë një pozitë më të lartë se gruaja e Lindjes. Një grua mund të shëtisi prej një ane të Shqipërisë në tjetrën pa farë dyshimi, bile edhe një burrë që mund të ndodhet me të, nga shkaku i gruas është i sigurtë. Në qoftë se një vajzë e fejuar le të fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me një gjak të cilin e ka të drejtë i fejuari i saj. Përveç atyre të qytetit, nusja nuk merr pajë nga ati i saj, përkundrazi dhëndri i paguan një shumë të hollash të atit të vajzës; për gratë e veja paguhet gjysma. Ndër gratë Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol me rëndësi. Ç’ka ia shton rëndësinë gruas pranë burrit është të pjellurit; dukë shtuar femijët, shtohet edhe pozita. Nuk egzistojnë gjëkundi gra më të virtytshme se në Shqipëri.

Brez i fuqishëm

Gjaku i Shqiptarëve është gjak burrërie. Shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Vëllezërit e tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet e vertetë të madhështisë së Romës. Pesë perandorë të Romës qenë bij malësorësh Ilirianë; ata e forcuan racën Italiane. Në grykat dhe në malet e Atikës gjuha Shqipe është në përdorim edhe sot. Në përpjekjet e Greqisë për liri, Shqiptarët lanë emra fame. Ata trazohen me të tjerët, por në trazim nuk bashkohen, domethënë nuk i përziejnë gjakun dhe zakonet e tyre. Të ruajturit e gjuhës dhe të zakoneve të veta nën thembrën dhe tiraninë e shekujve tregon mundësitë e një race të fortë e të pamundëshme. Do të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkaneve për të mbajtur mbyllur dyert e mëshirës e të dritës mbi një popull, i cili tani po lutet për pavarësi e liri.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#64

Post by Arbëri » Sat Jul 31, 2010 11:34 pm

Kladha, arvaniti që u rezistoi osmanëve në vitet 1400

Image

"Të parët, prindërit e tij ishin shqiptarë, nga Himara!" Këtë fakt, qenien e tij shqiptare, e pohojnë pothuaj të gjitha dokumentet
bizantine, ato veneciane, burimet osmane të kohës, si dhe ato greke. (2) Jo vetëm kaq, por siç do të shohim
më poshtë, në tërë jetën e tij si udhëheqës i rezistencës antiosmane, ai qëndroi vetëm në krye të forcave dhe luftëtarëve kryengritës shqiptarë, që popullonin territore të tëra në More-Peloponez. Pra, trupat e tij përbëheshin nga burra të kësaj fare. (3) E para figurë e njohur e këtij fisi,
Kladhajve, që përmendet në këto dokumente historike, është Teodor Kladha, babai i Krokodilit. Përmes kronikave bizantine, ai shfaqet dhe bëhet i njohur në vitet e fundit të
sundimit të perandorëve bizantinë, Paleologëve. Madje, burimet
e kohës na njoftojnë se "Teodor Kladha kishte ofruar shërbimet
dhe ndihmën e tij Perandorit të Bizantit, Paleologut, gjer ditët e fundit të qëndrimit të tij në fron, në Mistra të Peloponezit". Këto dokumente evidentojnë gjithashtu se
Teodor Kladha ishte komandant i trupave të armatosura - Armatollëve, të krahinës së Manit dhe territoreve të tjera më gjerë, me qendër qytetin dhe kështjellën e njohur të Koronit, në Peloponez. (4) Teodori, nga martesa e tij pati lindur dy djem, Krokodilin dhe Markon e Famshëm!!! Vetëm kaq na thotë dokumenti që edhe djali tjetër Markua ishte bërë i "famshëm",
"i njohur", por se përse ai ishte bërë "i famshëm", ne ende
nuk e dimë. (5) Dimë vetëm disa fakte që na vijnë përmes kancelarive veneciane, të cilat na bëjnë të njohur se edhe ai pati luftuar krah venecianëve kundër forcave pushtuese osmane në ofensivat e para të tyre, ndërsa ato shtriheshin mbi tërë Ballkanin.

FILLESAT E RRUGËS TË NJË KRYENGRITËSI TË PAEPUR

Duhet të ketë qenë viti 1445-parë edhe emri i të riut Krokodil
Kladha, ndërsa trupat osmane shtriheshin në ofensivat e tyre më të përgjakshme në territoret kontinentale greke. Kronikat e kohës bëjnë të njohur qëndresën e dëshpëruar dhe të paorganizuar të popullsisë greke dhe asaj shqiptare në ato anë. Në këto kohë luftërash, familja e Kladhajve, babai
Teodori dhe dy djemtë e tij, përmenden herë si luftëtarë në
frontet e luftës antiosmane dhe herë në aleancë dhe në shërbim të venecianëve në qëndresën për të mbrojtur fortesat veneciane të Peloponezit.Për shkak të aftësive të tij të
veçanta luftarake, shumë shpejt, Krokodilin e gjejmë, në dokumentacion venecian të kohës, si "capo di albanezi" - komandant të trupave të luftëtarëve shqiptarë. Ai kishte marrë kështu udhën dhe profesionin e të atit, ndoshta
në mbështetje të Paleologëve, gjer në ditët e fundit të rezistencës së despotëve bizantinë. Por, në vitin
1460, kur Despotati i Moresë ra përfundimisht në duart e osmanëve, Kladha i ri vazhdoi të qëndronte në krye të luftëtarëve arvanitë, që aso kohe ishin rreshtuar të gjithë në fushat e betejave kundër turqve. Kronikat sporadike
na bëjnë me dije se aty nga fundi i viteve 1460, ai gjendet në "komandën e një force prej 1000 luftëtarësh, që kishte bërë emër dhe ishte dalluar në betejat në shërbim të princit (despotit) të Peloponezit, duke ngritur emrin dhe famën me një çmim të lartë të qëndresës dhe kurajës së tij".(6)
Kur rrokopuja e ngjarjeve tragjike, pushtimet e njëpasnjëshme
të territoreve nga forcat osmane tanimë po përcaktonin fatin e popullsisë ballkanase, rrethanat dhe realitetet kërkuan bashkëpunimin e luftëtarëve kryengritës për të mbrojtur lirinë e tyre. Por, duket se forcat e përçara nuk e kishin gjetur dot gjuhën e përbashkët për një qëndresë të unifikuar.
Duke përfituar nga kjo situatë, me një shpejtësi marramendëse,
turqit kishin arritur të shtinin në dorë një numër fortesash të rëndësishme të këtyre anëve. Ndoshta i vetmi kapedan i vendosur dhe i palëkundur që vazhdonte ende qëndresën, në rrethanat e frikshme dhe tragjike, kishte mbetur Krokodil Kladha, i cili, me kurajë dhe shpejtësi, kishte shtënë
në dorë dhe mbante me forcat e tij një kështjellë të fuqishme
në krahinën e Lakedemonës, atë të Shën Gjergjit. Por, ofensivat e mëdha osmane nën drejtimin e vetë Sulltan
Mehmetit dhe pushtimi nga ana e tij i tërë territoreve greke, e detyruan Krokodilin të largohet nga betejat frontale. Por, siç treguan zhvillimet e ngjarjeve më vonë, duket se kjo lëvizje e Kladhës, ka qenë vetëm një tërheqje taktike, e
përkohshme, për t‘i shpëtuar furisë së ofensivës osmane. E themi këtë sepse aty rreth viteve 1463-1464, në luftën turko-veneciane, e gjejmë Kladhën përsëri si komandant të forcave kryengritëse të spartiatëve (krahina e Spartës-Peloponez), duke luftuar kundër forcave osmane, por pa u dukur të japë shërbimet e tij të rezistencës, interesave veneciane.

KONFLIKTI TURKOVENECIAN DHE KONTRIBUTET E KLADHËS NË ALEANCË
ME VENECIANËT


Por turqit prisnin me padurim rastin e volitshëm për të realizuar synimet e tyre edhe kundër bazave veneciane në territoret e Peloponezit dhe duket se pritmërisë
së tyre i dha fund një çështje e rëndomtë, por që turqit e përdorën si një rast ideal për të justifikuar fillimin e operacioneve ushtarake kundër këtyre bazave. Ajo që i dha shkas fillimit të luftimeve mes dy fuqive më të mëdha të kohës, forcave osmane dhe reparteve të Republikës Veneciane,
më 1462, ishte "arratisja e një skllavi arvanit, që vodhi disa
gjëra te komandanti i forcave pushtuese osmane të Athinës,
Omer Pasha, dhe që mbas aktit u largua në Methoni dhe u strehua në shtëpinë e këshilltarit venecian, Valaresi". Turqit e kërkuan nga venedikasit ta arrestojnë arvanitin
e akuzuar dhe t‘ua dorëzojnë reparteve ushtarake osmane
të Athinës. Por, komanda ushtarake veneciane e Methonit
refuzoi ta bëjë këtë gjë, duke pasur bindjen se kjo ishte një skenë e stisur qëllimisht. Në kundërpërgjigje të këtij
akti, në nëntor të po atij viti, niset për fushatë drejt Peloponezit dhe Etolisë vetë Omer Pasha, i cili mbërrin dhe rreshton formacionet e ushtrisë së tij përpara mureve të
Nafpaktos, qytet-kështjellë që mbrohej nga venecianët. Duket
që përballja mes dy fuqive ishte bërë kështu një realitet.
Pikërisht, përpara një realiteti, pra një lufte tanimë të filluar prej ushtrive osmane, më 1463, Republika Veneciane i shpalli luftë Turqisë. Për t‘ju përgjigjur menjëherë dhe në kohë konfrontimeve ushtarake të pritshme dhe luftës së shpallur, Republika e San Markos dërgoi në Nafplio një flotilje nën komandën e kryegjeneralit Bartoldo de Este,
me 25000 burra, për të bashkërenduar veprimet e tyre ushtarake
me admiralin Loredano. Lufta turko-veneciane vazhdoi rreth 14 vjet dhe u shtri nga ishulli i Rodosit gjer në brigjet e
Adriatikut. Të dyja fuqitë e mëdha rivalizuese pretendonin
zotërimin e Lindjes dhe Mesdheut, duke ndërmarrë operacione
reciproke ku me sulme e ku me presione, në zona të ndryshme
që shtriheshin nga Athina në Imbro, në Nafpakto, Siro,
Halkidhë, Dalmaci, Friuli, Smirni, Nafplio, Shebanik, Arbëri, në Shkodër, Lezhë e gjetkë. Por sa më shumë avanconin luftimet dhe kalonin vitet, aq pa lavdi dukeshin perspektivat për palën veneciane. (8) Duhet thënë qartë se në betejat
e përgjakshme për mbrojtjen e territoreve dhe kështjellave
veneciane në Peloponez, një rol të rëndësishëm luajtën repartet e stratiotëve, që në masën dërrmuese ishin të mbushura me luftëtarë shqiptarë. Në informacionet
e përcjella në mënyrë periodike për këto luftime, nga "rettorët" dhe "proveditorët" venecianë përmendet shpesh edhe Krokodil Kladha, madje në njërin nga ata flitet për dhjetë pjesëtarë të familjes së tij të vrarë dhe sakrifikuar,
si dhe dëme të konsiderueshme ekonomike që kish pësuar ai nga ky konfrontim i ashpër dhe i përgjakshëm me turqit.
Për këto kontribute të shquara, ky burrë i jashtëzakonshëm,
Krokodil Kladha, më 4 shtator 1479, u thirr në Venecia dhe me vendim të Senatit u dekorua me "Urdhrin e Kalorësit të San
Markos" dhe u vesh në petka të arta, titull që u jepej njerëzve për merita dhe shërbime të veçanta. (9) Por, Pallati i Dozhëve tashmë kish arritur të dallonte mirë fuqinë
osmane, si dhe kërcënimin e papërmbajtur të hyxhymeve lindore,
që synonin muret e Evropës Qendrore. Në këto rrethana, në
vitin 1479, ajo i kërkoi palës kundërshtare uljen në tryezën e
bisedimeve për të nënshkruar një traktat paqeje, padyshim me
kushte të disfavorshme për latinët. Në fillim të janarit 1479, përfaqësuesit e Senatit venedikas nënshkruan një Marrëveshje (Traktat) Paqeje me Sulltanin. Sipas detyrimeve (kushteve) të përcaktuara definitivisht në këtë marrëveshje, venecianët detyroheshin të paguanin për dëmet e shkaktuara turqve 100000 dukatë brenda dy viteve dhe në vazhdim 10000 dukatë çdo vit, duke u njohur turqve zotërimin e kështjellës së Shkodrës, të Limnosit dhe një numër kështjellash dhe territoresh që ata kishin marrë dikur nga turqit në Peloponez,
por që tanimë ishin në duart e kryengritësve arvanitë.
Kjo marrëveshje urdhëronte që banorët në vendet dhe territoret
e kështjellave që i zotëronin venedikasit, "...ose të qëndrojnë dhe t‘i binden pushtetit osman, ose të largohen ku të dëshirojnëme gjithë ç‘kanë nëse nuk duan të qëndrojnë në vendet dhe kështjellat ku tanimë jemi të vendosur ne..." (10) 10. (Burime osmane, 1470-1510, Marino Sanuto, diari.) Me pak fjalë, luftëtarët arvanitë që kishin derdhur gjak në betejat
disavjeçare ose të qëndronin dhe t‘u bindeshin pushtuesve, pra
pushtetit osman, ose të largoheshin ku të donin!!!

REAGIMI I KROKODIL KLADHËS PËRPARA TRADHTISË VENECIANE

Përpara kësaj braktisjeje, përpara këtij pazari me fatin e kaq e kaq njerëzve; për arvanitët e Peloponezit kishte dy rrugë, ose nënshtrim pa kushte, kthim në një robëri poshtëruese, ose vazhdim i një lufte akoma më të egër,
më të përgjakshme, pa kompromis për të fituar lirinë.
Çuditërisht, i pari që reagoi në mënyrë demonstrative kundër
këtij akti të turpshëm të venedikasve, nënshtrimit të tyre pa
kushte para pushtuesve, ishte arvaniti i njohur Krokodil Kladha.
Më datë 9 tetor 1479, nën dritën e hënës, Kladha së bashku
me 160 luftëtarët e tij ("tutti albanezi...), (10) doli jashtë mureve të qytetit të Korronit dhe kapërceu malet për në drejtim të Manit. Ishte fillimi i një kryengritjeje
të gjatë dhe të përgjakshme që do të vazhdonte për gati njëzet vjet të tjera dhe do të trondiste jo vetëm Perandorinë Osmane, por edhe venedikasit, të cilët do të rreshtoheshin krah turqve për të mposhtur këtë tribun të lirisë. Në udhën e betejave të tij, forcat e Kladhës brenda vitit 1480,
arritën shifrën e 6000 vetëve dhe shtinë në duart e tyre një numër fortesash dhe krahinash, si Shën Gjergjin, Bardhunën, Lakoninë, Lakedemonën, tërë krahinën e Manit, etj. Për të frenuar këtë njeri dhe "rebelimin e tij tronditës" venecianët
arrestuan dhe burgosën gruan dhe dy djemtë e tij të vegjël.
Për arrestimin, vrasjen apo kokën e tij, venecianët ofruan
10000 florinj, sikundër vetë Sulltan Mehmeti dhe Bajziti rritën shumat e majme për dorëzimin e këtij "banditi të tmerrshëm". E megjithatë, asgjë nuk mundi të frenojë vrullin e këtij njeriu drejt shtigjeve të luftërave. Betejat dhe luftimet e arvanitit të famshëm u bënë të njohura dhe morën emër të madh nga Kostandinopoja në Venedik, nëpër Ballkan e më gjerë. Ato mbushin faqe të tëra urdhrash ushtarake,
qarkoresh veneciane, defterësh osmanë dhe kronikash bizantine.
Por, ajo që e bën edhe më dimensionale hartën e fushëbetejave të këtij kryengritësi të papërkulur, janë ngjarjet e vitit 1481.
KROKODIL KLADHA NË DHEUN E TË PARËVE NË NDIHMË TË GJON
KASTRIOTIT


Pa dashur të zgjatemi në kronikat e betejave të këtij luftëtari të panënshtruar, do të ndalemi në një ngjarje interesante dhe pikërisht në zhvillimet politiko-ushtarake
të vitit 1481. Në pranverën e këtij viti, Krokodili gjendej në brigjet puljeze, në territoret e Mbretërisë së Napolit. Pikërisht këtu, arvaniti i famshëm takon të birin e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, Gjon Kastriotin, i cili pritej të ndërmerrte një zbarkim në territoret arbërore, për çlirimin
e atdheut të të parëve. Nën mbështetjen e Mbretit Federiku II të Napolit dhe i dekoruar prej tij, në këtë fushatë reshtohet edhe Krokodil Kladha me kryengritësit e tij arvanitë. Dhe fronti ku ai do të godiste forcat osmane ishin territoret e tij stërgjyshore, Vlora dhe Himara, ndërsa Gjon Kastrioti zbarkonte në drejtim të Veriut. (11). I mbështetur nga kryengritësit vendas, kronikat e kohës na bëjnë të njohur
për betejat e suksesshme të Kladhës krah luftëtarëve kryengritës vendas. Mbas betejave të ashpra, kronikat latine na bëjnë të njohur se "...kundër një force osmane prej 3000 këmbësorësh, popujt e malit të thënë (Labërisë)… që janë më shumë se 50 fshatra… së bashku me Kladën prej Korone, forcat e tij dhe shumë balestjerë të galereve të thëna, shkuan
tek një qafë mali dhe i mundën osmanët. U kapën shumë turq dhe shumë të tjerë i vranë...". Kryengritësit mundën të shtien
në dorë kështjellën e Himarës dhe të Sopotit (Borshit) dhe të
kapin të gjallë komandantin turk të garnizonit të Himarës, Sulejman Pashën ... Mbas gati gjashtë muajsh në këto anë, fillimi i vitit 1482 e ka gjetur Kladhën përsëri në territoret e Peloponezit, në luftën dhe qëndresën e tij të vendosur.

FUNDI I NJË LEGJENDE…!!!

Padyshim që kronika e bëmave të këtij burri të paepur është e
gjatë. Brenda saj gjen shpirtin e njeriut që rend pa u lëkundur dhe pa mëdyshje drejt lirisë, cilado qofshin
pengesat dhe vështirësitë që bien shtigjet e luftërave. Do të përmendim këtu që qëndresa e këtij luftëtari vazhdoi pas kësaj pothuaj edhe dhjetë vite të tjera, ngarkuar me bëma nga më të çuditshmet. Për to do të flasim gjatë në botimin e afërt që bëjmë gati për shtyp. Por, do të kujtonim këtu vetëm fundin e këtij luftëtari, i cili i thyer në moshë, aty rreth 74 viteve, kapet tradhtisht nga turqit dhe nën shenjë hakmarrjeje dhe të pamëshirë - ekzekutohet publikisht -
në mënyrën më barbare - duke u rrjepur i gjallë. Miti i këtij njeriu mbeti nëpër shekuj duke kalëruar revan luftërave, simbol i qëndresës dhe betejave të pakompromis për idealin
e lirisë, pavarësisht se kush ishte fuqia apo kundërshtari, kush ishte tereni apo kohët, cilat qenë shtigjet dhe pengesat. Ende kronikat e kësaj legjende nuk janë shpalosur tërësisht, inventari i tyre është aq i madh sa duket që do të
duhen kohë për të gjetur tërësisht rrënjët e tyre. Ndoshta kështu, sepse legjendat nuk e heqin asnjëherë plotësisht mantelin brenda të cilit ruajnë përherë të panjohura
të shtrenjta, që i duhen aq shumë historisë dhe dimensionit
human.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#65

Post by Mallakastrioti » Sat Aug 21, 2010 5:00 pm

Nje ndihme ju lutem per perkthimin e ketij dok. ku tregohet bashkpunimi midis forcave Zerviste dhe gjermaneve:

Image

Kurse ky eshte perkthimi i bere ne greqisht tekstit dhe nuk di sa eshte i sakte nga ai origjinali me siper:

ΜΕΤΑΦΡΑΣΙΣ:

Περιγραφή των γεγονότων

(Σημαντικό: Αξιολόγηση της θέσεως [εχθρική και δική μας],
είσοδος και εκδόσεις από ειδήσεις και διαταγές)

Η ομάδα του Ζέρβα.

Έγγραφο.

Ο Ζέρβας είναι αρχηγός μιας εθνικής (αντικομμουνιστικής) ομάδας στην βορειοδυτική Ελλάδα. Έκανε την πρώτη εμφάνισή του στις αρχές του 1944. Η ομάδα αποτελείται από 4 μεραρχίες (3, 8, 9 και 10) και έχουν συνολική δύναμη περίπου 7–8.000 ανδρών. Είναι καλά οπλισμένοι, κατέχουν ελαφρά, μεσαία και βαριά όπλα μεταξύ αυτών και ορεινά πυροβόλα. Η ενίσχυσης με όπλα και μηχανήματα γίνονται με πτήσεις εφοδιασμού κυρίως από τα βορειοδυτικά με προσόρμιση στον χώρο της Πάργας. Ο χώρος συντήρησης τους κρίνετε ως σίγουρος.

Στις 01.02.44 ο Ζέρβας στέλνει στο Gen.Kdo.XXII.Geb.AF (Στρατηγείο του ΧΧΙΙ Σώματος Στρατού) έναν εξουσιοδοτημένο αξιωματικό με μια προσφορά-πρόταση για συνεργασία με βάσει τα ακόλουθα:

Α) Καμιά εχθροπραξία
Β) Συνεργασία στον αγώνα ενάντια του ΕΛΑΣ με συνεχή ενημέρωση για τις προθέσεις του ΧΧΧΧΧΧΧΧΧΧΧ και για τον τόπο της ομάδας του και των εχθρικών δυνάμεων.

Η πρόταση δόθηκε στις 02.02 από τον OΚdoHGr.E [1] στο ΟΒ [2] Νοτιοανατολής, για να παρθεί απόφαση. Το ΟΒ Νοτιοανατολής με την σύμφωνη γνώμη του ειδικού απεσταλμένο του Ράϊχ-υπουργού Neubacher έκανε γνωστό ότι οι συνομιλίες μέχρι την τελική απόφαση πρέπει να συνεχιστούν, αλλά για μια όμως τοπική, περιορισμένη συμφωνία. Στις 09.02 ήρθε η έγκριση για το κλείσιμο της συμφωνίας με τον Ζέρβα. Η συμφωνία αυτή έγινε βάσει αιτήσεως του Ζέρβα, όπου τα δύο μέρη υποχρεώνονται να σταματήσουν τις μεταξύ των εχθροπραξίες.

Ήταν γνωστό τον τελευταίο καιρό ότι βρισκόταν μια αποστολή με δύναμη 150 Άγγλους και 30 Αμερικανούς κοντά στον Ζέρβα. Η επιρροή όμως αυτής της αποστολής στο αρχηγείο του Ζέρβα δεν μπορούσε να επιβεβαιωθεί.

Ο Ζέρβας διατηρούσε μια στάση ουδετερότητας. Στήριζε όμως φανερά μια πολιτική όπου οι δύο πιθανότητες (ουδετερότητα με τους Γερμανούς από την μία και ταυτόχρονα επαφές με τους Άγγλους από την άλλη) να είναι ανοιχτές. Κατά πόσο όμως σε περίπτωση αποβίβασης των συμμαχικών δυνάμεων, και κάτω από Αγγλική πίεση, οδηγηθούν σε εχθροπραξίες εναντίον του Γερμανικού στρατού δεν μπορεί να προβλεφτεί.


[1] Kdo: Kommandeur der Ordnungspolizei (Αρχηγείο Αστυνομίας Τάξεως)
[2] OB: Oberbefehlshaber (Διοικητικό Αρχηγείο Στρατού)
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#66

Post by Arbëri » Sat Aug 21, 2010 6:11 pm

Mallakastrioti wrote:Nje ndihme ju lutem per perkthimin e ketij dok. ku tregohet bashkpunimi midis forcave Zerviste dhe gjermaneve:

Image

Kurse ky eshte perkthimi i bere ne greqisht tekstit dhe nuk di sa eshte i sakte nga ai origjinali me siper:

ΜΕΤΑΦΡΑΣΙΣ:

Περιγραφή των γεγονότων

(Σημαντικό: Αξιολόγηση της θέσεως [εχθρική και δική μας],
είσοδος και εκδόσεις από ειδήσεις και διαταγές)

Η ομάδα του Ζέρβα.

Έγγραφο.

Ο Ζέρβας είναι αρχηγός μιας εθνικής (αντικομμουνιστικής) ομάδας στην βορειοδυτική Ελλάδα. Έκανε την πρώτη εμφάνισή του στις αρχές του 1944. Η ομάδα αποτελείται από 4 μεραρχίες (3, 8, 9 και 10) και έχουν συνολική δύναμη περίπου 7–8.000 ανδρών. Είναι καλά οπλισμένοι, κατέχουν ελαφρά, μεσαία και βαριά όπλα μεταξύ αυτών και ορεινά πυροβόλα. Η ενίσχυσης με όπλα και μηχανήματα γίνονται με πτήσεις εφοδιασμού κυρίως από τα βορειοδυτικά με προσόρμιση στον χώρο της Πάργας. Ο χώρος συντήρησης τους κρίνετε ως σίγουρος.

Στις 01.02.44 ο Ζέρβας στέλνει στο Gen.Kdo.XXII.Geb.AF (Στρατηγείο του ΧΧΙΙ Σώματος Στρατού) έναν εξουσιοδοτημένο αξιωματικό με μια προσφορά-πρόταση για συνεργασία με βάσει τα ακόλουθα:

Α) Καμιά εχθροπραξία
Β) Συνεργασία στον αγώνα ενάντια του ΕΛΑΣ με συνεχή ενημέρωση για τις προθέσεις του ΧΧΧΧΧΧΧΧΧΧΧ και για τον τόπο της ομάδας του και των εχθρικών δυνάμεων.

Η πρόταση δόθηκε στις 02.02 από τον OΚdoHGr.E [1] στο ΟΒ [2] Νοτιοανατολής, για να παρθεί απόφαση. Το ΟΒ Νοτιοανατολής με την σύμφωνη γνώμη του ειδικού απεσταλμένο του Ράϊχ-υπουργού Neubacher έκανε γνωστό ότι οι συνομιλίες μέχρι την τελική απόφαση πρέπει να συνεχιστούν, αλλά για μια όμως τοπική, περιορισμένη συμφωνία. Στις 09.02 ήρθε η έγκριση για το κλείσιμο της συμφωνίας με τον Ζέρβα. Η συμφωνία αυτή έγινε βάσει αιτήσεως του Ζέρβα, όπου τα δύο μέρη υποχρεώνονται να σταματήσουν τις μεταξύ των εχθροπραξίες.

Ήταν γνωστό τον τελευταίο καιρό ότι βρισκόταν μια αποστολή με δύναμη 150 Άγγλους και 30 Αμερικανούς κοντά στον Ζέρβα. Η επιρροή όμως αυτής της αποστολής στο αρχηγείο του Ζέρβα δεν μπορούσε να επιβεβαιωθεί.

Ο Ζέρβας διατηρούσε μια στάση ουδετερότητας. Στήριζε όμως φανερά μια πολιτική όπου οι δύο πιθανότητες (ουδετερότητα με τους Γερμανούς από την μία και ταυτόχρονα επαφές με τους Άγγλους από την άλλη) να είναι ανοιχτές. Κατά πόσο όμως σε περίπτωση αποβίβασης των συμμαχικών δυνάμεων, και κάτω από Αγγλική πίεση, οδηγηθούν σε εχθροπραξίες εναντίον του Γερμανικού στρατού δεν μπορεί να προβλεφτεί.


[1] Kdo: Kommandeur der Ordnungspolizei (Αρχηγείο Αστυνομίας Τάξεως)
[2] OB: Oberbefehlshaber (Διοικητικό Αρχηγείο Στρατού)
Contacts of Ze'rva with the 22nd Body of German Army (from the Martial Timetable of Army E).


FAKT

Contacts of Ze'rva with the 22nd Body of German Army (from the Martial Timetable of Army E).

Description of makes

(Important: Evaluation of place [ hostile and our own ],
entry and publications by news and orders)

The team of Ze'rva.

Document.

The Ze'rvas is head of national (antjkommoynjstjki's) team in the north-western Ella'da. Made his first appearance in the beginnings 1944. the team is constituted by 4 divisions (3,.8,.9 and 10) and has total force roughly 7-8.000 andrw'n. Is well armed, possesses light, intermediate and heavy arms between these and mountainous pyrovo'la. aid with arms and instruments becomes with flights of supply mainly from north-western with moorage in the space of Pa'rgas. their space of maintainance judges as sure.

In the 01.02.44 the Ze'rvas sends in the Gen.Kdo.XXII.Geb.AF (Headquarters of XXII Body of Army) a permitted officer with a offer-proposal for collaboration with va'sej following:

A) No hostility
V) Collaboration in the fight of adversely ELAS with continuous briefing on the intentions of HHHHHHHHHHH and on the place of his team and hostile forces.

The proposal was given in 02.02 by OKdoHGr. E [ 1 ] in OV [ 2 ] Notjoanatoli's, in order to is taken apo'fasi. OV Notjoanatoli's with the conform opinion special envoy of ra'j!h-Minister Neubacher made known that the discussions up to the final decision should be continued, but for however local, limited symfwnj'a. In 09.02 came the approval for the closure of agreement with the Ze'rva. this agreement became va'sej application of Ze'rva, where the two parts are compelled to stop between hostilities.

It was known the last time that was found a mission with force 150 English and 30 American near in the Ze'rva. the influence of however this mission in the headquarters of Ze'rva could not be confirmed.

The Ze'rvas maintained a attitude oydetero'titas. It supported however obviously a policy where the two probabilities (neutrality with the Germans from the one and simultaneously contact with the English from the other) they are anojhte's. How much however to case of apovj'vasis of allied forces, and under English pressure, they are led to hostilities against the German army it cannot be forecasted.
[ 1 ] Kdo: Kommandeur der Ordnungspolizei (Headquarters of Police of Order)
[ 2 ] OB: Oberbefehlshaber (Administrative Headquarters of Army)

edhe kjo foto është ngjitur sëbashku me ate dokument :

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#67

Post by Arbëri » Fri Sep 03, 2010 7:13 pm

Milosh Nikollë Kopiliqi - Heroi që sfidoi historinë .. Shqiptare ?

Image
Dhe, e gjithë kjo pa asnjë arsye. Vetë Sulltan Murati I Miloshin e njihte për sundimtar të Dardanisë (Kosovës) dhe si kundërshtarin më të rrezikshëm. Para se të nisej këndej, atij i dërgoi letër, ku i kërkonte "haraçin e shtatë vjetëve" dhe "çelësat e shtatë kullave në Qyqavicë". Madje i kishte propozuar që të shkëputej nga Koalicioni i krishtër, me kusht që të siguronte pushtetin e plotë në Kosovë. "Për këto letra dinte edhe kronisti grek Joan Dukas. Madje, ky kishte konstatuar se Miloshi letrat e mbretit ia kishte treguar vazhdimisht car Lazarit, i cili e kishte këshilluar Miloshin t'i pranonte propozimet e Sulltanit. Por Miloshi ishte i vendosur për fillimin e luftës dhe për sakrificat supreme"(Prof. Dr. Qemal Haxhihasani; Beteja e Kosovës (1389), ASHSH, Tiranë, 2005, fq. 161).

-Do ta shini kush është Milosh Nikollë Kopiliqi!- u kishte thënë troç darkën e fundit princërore. Dhe, i nevrikosur në kulm, kishte dalë nga Kuvendi. Si me flatra dragoi kaptoi bjeshkën dhe u kthye në vendlindje, në Drenicë. Kishte ndarë mendje që të mos dukej më andejpari deri në fillimin e betejës. Nuk ia kishin besuar asnjë formacion ushtarak e asnjë krah të fushëbetejes. Luftëtarët e tij, drenicarët, do të radhiteshin përkrah atyre të Gjergj Balshajt të Dytë (sundimtar i Shkodrës), Dhimitër Jonimasë (sundimtar i Përdhanës që përfshinte rrethin e Lezhës dhe Rrëshenit) e të Theodor II Muzakës (sundimtar i Beratit dhe Myzeqesë). Ky i fundit njihet edhe me emrin Musa Arbanasi, gjegjësisht Musa Kesexhia. Ky trim shqiptar i doli përballë princit serb, Kraleviçe Markut, i cili, pas rënies së të atit, Vukashinit, në betejën e Maricës (1371), qe bërë mbret i Maqedonisë. Në fund, pas përpjekjesh të shumta arrin ta mund kundërshatarin, por tradhtohet prej tij dhe e pëson, mbetet në fushëbetejë. Emri i tij, me ngjyrime të tjera etnike, zuri vend në të gjitha shkrimet dhe këngët serbe. Ai është skalitur edhe në Përmendoren e Gazimestanit, të ngritur më 1953.

"Pjesëmarrjen e Musa Arbanasit (Todor II Muzakës) në Betejën e Kosovës nuk e dëshmon vetëm epika popullore serbe, por edhe kronikat mesjetare shqiptare. Nipi i tij, Gjon Muzaka, pos tjerash shkruan: "Teodor Muzaka, biri i dytë i shtëpisë sonë dhe zotërinj të tjerë të Shqipërisë, të lidhur midis tyre shkuan së bashku në betejë, por aty u thyen të krishterët dhe mbeti i vrarë i përmenduri Teodor, i cili kishte marrë me vete reparte të mëdha shqiptarësh" (Prof. Dr. Kristo Frashëri; Beteja e Kosovës (1389), ASHSH, Tiranë, 2005, fq. 148).

Marshimi kobtar

Se do të bëhej luftë e madhe merrej vesh nga përgatitjet e palës kundërshtare... ...Fiset endacake të oguzëve turanikë nga Azia Qendrore lëviznin në grupe sa andej sa këndej. Kërkonin dhe zaptonin vende të reja. Një grup i madh zuri vend në rethin e Anadollit. Ishte shekulli XI. Në mesin e tyre shquhej njëfarë Osman beu, i biri i Ertogrullit. Ai e themeloi edhe emiratin e vet. Me shpatë i zgjeronte kufijtë çdo ditë. Banoret e këtij emirate u quajtën turq-osmanë ose shkurt osmanlinj. Ata si fara e keqe shtoheshin shpejt. Si hithrat, mbinin kudo. Më 1326 e formuan edhe Dinastinë e tyre me qendër në Brusë. Kështu lindi shteti Osman, shtet feudalo-ushtarak e despotik, i cili pas luftërash e betejash të shumta do të zgjerohet në të dy kontinentet.
Në vitin 1355 ata i kaluan Dardanelet dhe iu vërsulen Ballkanit. Pushtetin e vendosen ne Andreopojë, që e pagëzuan Edrene. Marshimet e tyre nuk kishin të ndalur. S'kishte forcë që i pengonte. Shkatërronin, digjnin e përmbysnin çdo gjë. Nënshtronin popuj, krahina, principata e shtete. Shkombëtarizonin e asimilonin. Pa pengesa të mëdha arritën deri në Shkup. Dhe, pas tij radhën e kishte Dardania (Kosova).
Trojet dardane nga të "pafetë" do t'i çlironte vetë Padishahu, sulltan Murati I. Perëndia sikur e kishte ngarkuar me këtë mision të shenjtë. Përmes ëndrrës i arriti urdhëri hyjnor. Dhe, fill u bë gati. Tuboi njësitet nga territoret evropiane e aziatike të Perandorisë. I ftoi edhe të gjithë vasalët (në mesin e tyre edhe princerit serbë; Kraljeviçe Markun e Konstantin Dojakoviçin) dhe i grumbulloi gjeneralët më të shquar të kohës. Me vete i mori edhe dy djemtë: Pajazitin dhe Jakupin.
Edhe viti kishte qëlluar i mbarë. Kështu parashikonin edhe astrologët, edhe shpjeguesit e ëndrrave pranë Pallatit Mbretëror. Këto e gëzonin pa masë Lartmadhërinë, andaj frymëzohej� entuziazmohej�ngazëllehej.
Sa me kënaqësi po nisej drejt fushatës! Fare nuk mëdyshej për fitore. Edhe të tjerët mundohej t'i brumoste me idenë e sakrificës. "Shehitë do të shkonin të gjithë ata që kishin fat të binin në logun e mejdanit! Këtë ua përsëriti dhumë herë, derisa filloi zvarritja e tundimshme e lubisë përbindëshe...
Këto u mundonin trimin vazhdimisht dhe nuk i zihej vendi vend. E torturonin papra. Koka i ziente si zgjua bletësh. Nuk qetësohej dot. T'pfu pjellë e keqe!- mallkoi tërë inat. Nuk i dihej, e kishte me ata që po mësynin këtej apo me këta që ishte zënë dje?! Zbriti poshtë në bodrum. U vesh mirë e mirë, me përkrenare e me parzmore prej çeliku. E përgatiti edhe kalin e mejdanit, Sharanin. U përshëndet me nënëloken, duke e përqafuar fort e përmallshëm. Të shoqes, Vukosavës nga inati, nuk i bëri zë fare. I vetëm fillikat doli në Majën e Zeze, në Qyqavicë. Me kujdes e shikoi Rrafshin e Kosovës. Ç'të shihte, o Zot! Mizëri çmendësie!. çadrat si kërpudhat pas shiut. Larushi ngjyrash e madhësish. Lëvizje njerëzish si thneglat. Turmë amorfe. Paqartësi e plotë
Sakaq, si dallgë deti, ktheu kalin prapa. Sonte do të buajë në Kalanë e Gjytetit (Dubocit) e nesër do ta dërgojë fjalën në vend. Fjala fjalë e besa besë. çudi, as aty s'e zuri gjumi fare. Mendonte e mendonte. Si do të vepronte nesër? A do t'ia dilte mban? Si do të depërtonte deri te sulltani?...
Këngë të moçme historike dhe legjendare shqiptare për Luftën e Kosovës dhe Milush Kopiliqin
Në eposin epiko-heroik shqiptar, këngët për Luftën e Kosovës, janë të shumta dhe të thurura me një mjeshtëri të veçantë artistike. Edhe studiuesit serbë, si Bajraktareviq, Glisha Elezoviq e të tjerë kanë pranuar se variantet shqiptare vende-vende janë më të spikatura se sa variantet homonime serbe.
Kemi shënuar për fillim këngën më të shkurtër, por shumë kuptimplote për Luftën e Kosovës, e cila ka disa veçanti krijuese tipike që nuk i gjejmë në variantet e tjera, por as në krijimet popullore serbe, të cilat po ashtu janë të gjata, me përsëritje të shumta dhe me përmbajtje kryesisht mitike.
Kjo Kosovë vdekjen ta ban dasëm

Paska ardhë ai sulltan Murati,
Yjtë në qiell dritën e kanë ndalë,
Diell e hanë në det qenkan mbytë.
Shum asqer sulltani ka bashkue,
Për Shqipni, ai, i paska fillue
Ka marrë Shkupin, ka marrë Selanikun,
Krej në gjak e lau Kaçanikun.
Në Prishtinë sulltani ka ndalue
Aty ishte trimi, Milush Kopiliqi
Ti qi je or Milush Kopiliqi
A don armët ti me i dorëzue,
Ja Kosovën krejt kam me farue?
Thotë Milushi,-qysh po më thoni, vllazën?
Kjo Kosovë, Murat, vdekjen ta ban dasëm!
Në pancir Milushi rrobat i ka veshë
S dalke topuz në to për mu ngulë,
S dalke shpatë Milushin me pre.
Te sulltani Milushi ka msy
Në Fushtë të Kosovës kanë mbetë të dy
Njani pllumb e tjetri asht ba korb
Mbi Kosovë atë ditë e deri sot.
Fragment nga kënga shqiptare për Luftën e Kosovës, vepra e cit, f.263-275.)

Rrëfimi gojor shqiptar mbështet pa rezervë Milush Kopiliqin. Edhe në momentin dramatik, kur krerët ushtarakë të Aleancës marrin qëndrim për të sulmuar ushtrinë turke, hetohet mëdyshja e mbretit Llazar e sidomos mëdyshja dhe frika e Vuk Brankoviqit. Sipas përmbajtjes që na rrëfen memoria kombëtare për Luftën e Kosovës, pasi mbreti Llazar provon epërsinë morale dhe epërsinë në numër të ushtarëve turq, dhe duke qenë se konsideron të pamundshme fitoren kundër ushtrisë armike shumë më të madhe në numër, ai shkruan një letër dhe ia dërgon sulltanit;
Menjiherë letrën mbretit ja ka que,
Unë ty, mbret du me t u dorëzue,
Edhe raje unë due me mbetë!
Kqyr çka bajke Vuku, Brankoviqi,
Edhe ai letrën mbretit po ja qojke
Prej sot turk, unë du me t u bamun,
Vetëm guhen mue mos ma prish,
Ashikinë mue me ma lanë…
Kqyr shka thojke Milush Kopiliqi,
Ndigjo kha mor, Vuko Brankoviqi,
Pa ndigjo ti mbret, o dielli ynë!
Ju tradhtar mue më kini thanë,
Sot po e shihni Milush Kopiliqin,
Sot po i dal un‘ mretit në mejdan.

… Kqyr shka bajke Milosh Kopiliqi
Ma shtëngojke ai kalin me lara,
Në kmishë të çelikut ai koka farkue
Marrke rrugën drejt në Kosovë ka shkue
N‘ Fushë të Kosovës ai dalke n‘ mejdan…
Po aty…

Varianti i këngës për Luftën e Kosovës të vitit 1389, kënduar nga rapsodi shqiptar, Hamëz Xhemë Bojkoviqi

Varianti më i fuqishëm për nga përmbajtja dhe më i ndërtuari astistikisht për Luftën e Kosovës, është shënuar nga studiuesi serb Glisha ( Gligorije) Elezoviq, në rrethana paksa të çuditshme. Duke qenë në njohuri se këngët për Luftën e Kosovës ishin shumë të përhapura te shqiptarët, Elezoviq kishte dëgjuar për një rapsod që ndodhej në burg, i dënuar me vdekje nga regjimi serb. I kishin thënë se rapsodi Hamëz Xhemë Bojkoviqi këndonte variantin më të plotë të kësaj kënge. Ai merr leje nga autoritetet e burgut dhe kontakton rapsodin shqiptar, asokohe rreth shtatëdhjetëvjeçar, i lindur mbase rreth vitit 1860. Ai pranon t‘i ia rrëfejë tekstin e këngës, ”daskalit serb”, pa pasur mundësi ta përcjellë me lahutë apo çifteli. Elezoviq shënon 513 vargjet epike heroike të këngës, i vetëdijshëm se teksti nga ana artistike stilistike kishte pësuar shumë në mungesë të përcjelljes me ndonjë instrument. Duke folur për mënyrën si e kishte shënuar këngën Elezoviq thotë:
( Visaret e Kombit I Shtypshkronja Nikaj, Tiranë, 1937. fq. 18.)
Rrëfimi për Luftën e Kosovës në këtë këngë, sipas studiuesit Elezoviq, është më i fuqishëm se variantet homonime serbe. Elezoviq ka konstatuar kështu, por nuk ka bërë krahasime dhe nuk i ka shqyrtuar veç e veç motivet e kësaj kënge, e cila pa dyshim se mbetet krijimi popullor më i përmbaruar për Milush Kopiliqin dhe për Luftën e Kosovës të vitit 1389.
Në mënyrë që lexuesi të ketë sa më shumë të dhëna për kryetrimin e Drenicës, Milush Kopiliqi, po marrin në shqyrtim dhe po i analizojmë të gjitha vargjet ku spikatet figura dhe veprimet e këtij trimi të mesjetës. Kjo këngë është botuar në numrin e parë të vëllimit Visaret e Kombit në Tiranë, në vitin 1937, në vigjilje të shënimit të 550- vjetorit të kësaj beteje.

Betimi i Milush kopiliqit

Milosh Kopiliqit ( mbreti) letër i ka çue,
Drynat e nantë kralave, ti, me mi dorëzue,
E teslim me m’i ba mue,
Ose kemi me luftue,
Ose luftë unë me ty kam.
Letra Miloshit po i shkon,
Mori letrën Miloshi po e k’non,
Kqyr grueja çka i ka thanë:
Ç’ ka Milosh letra shka po t’ kallxon?
E Miloshi letrën ja ka kallxue:
Sulltani thotë n’ Kosovë na ka ardhë,
Ai po lypë me ne me luftue,
Edhe hallit nuk di si t’ ja bajmë.

Shpejt Miloshi koka çue
Se në Pejë ai paska shkue,
Aty kralit i ka kallxue
Në Prishtinë Sulltani ka ardhë,
Luftë po lypë, ti qysh po thue,
Qysh po thue, kralit i ka thanë,
Kqyre krali çka i ka thanë
Ma mirë na bjen me u dorëzue
Se me ta nuk mujmë me luftue
Ai Miloshi çka ka thanë:
Kurrë teslim unë nuk i bahna
Pa e therë tybe s’ kam me e lanë!
( po aty fq 13.).


Na te krali kur të shkojmë,
Po batë drejt ju me i kallxue
T’ tanave kryet kam me jau shkurtue,
Por ju kralit keni me i thanë:
Dergjë e madhe asqerit i ka ra,
Ishin lodhë të tanë me dekë,
Ne asqeri na ka kapë,
Edhe paret na i ka marrë…
Bashkë me to Miloshi te mbreti ka shkue.
Qysh ish Turku oj çika i ka pvetë:
Aty çikat çka i kanë thanë:
Dergjë e madhe iu kish ra, Ishin lodhë asqeri me dekë,
Edhe neve na kanë kapë,
Edhe dukatin na kanë marrë.

Intriga që kishte përgatitur Milush Kopiliqi, na jep të kuptojmë jo vetëm urrejtjen që shprehte ai kundër ushtrisë invaduese turke, por edhe dëshirën e madhe që të nxiste prijësin Llazar dhe aleatët ballkanas për luftë.
Motivi i Milush Kopiliqit për të luftuar kundër turqve, sipas përmbajtjes së kësaj kënge është i veçantë dhe në asnjë nga këngët e tjera nuk është interpretuar decidivisht. Atë e quajnë tradhtar, ndërsa ai ishte tepër sedërtar për të pranuar atë përbuzje. Ai kishte kërcënuar vajzat se do t’ ua shkurtonte kokat po t‘i tregonin drejt mbretit, nga frika se Llazari do të dorëzohej pa luftë. Milushi e dinte se ushtria turke ishte e fortë, e moralshme dhe më e madhe në numër. Ai, ishte një trim popullor shqiptar që nuk e pranonte përuljen, teslimin, e as përbuzjen dhe intrigat që kurdiseshin nga princërit e korruptuar dhe qyqarë të asaj kohe. Fiksionit të tij për ta vrarë sulltan Muratin fillimisht askush nuk i beson, edhe pse në darkën e fundit të princave më 14 qershor të vitit 1389, prijësi Llazar, vjehrri i tij, i kishte dhënë për të pirë verë nga kupa e tij e artë dhe i kishte thënë:
-Pi nga kupa ime edhe pse po të thonë tradhtar!

Milush Kopiliqi therr me hanxhar Sulltan Muratin

Gjithnjë duke interpretuar këtë variant të këngës shqiptare për Luftën e Kosovës, këngëtari popullor rrëfen momentin kritik kur Milush Kopiliqi ishte dukur te çadrat e Sulltan Muratit, në kohën kur ende nuk dihej finalja e betejës, ndërsa binin kokat e ushtarëve të palëve ndërluftuese. Këngëtari popullor shqiptar Hamëz Xhemë Bojkoviqi në variantin e kësaj kënge nuk përshkruan mënyrën e depërtimit të Milush Kopiliqit në kapim armik. Ai në një moment të caktuar ndodhet para çadrave të mbretit dhe i drejtohet sulltanit, i cili qëndronte në pëlhurat e tij të buta, i freskuar me ajrosje nga hyzmeqarët:
E Miloshi te mbreti ka shkue,
Çojke kambën mreti me ja dhanë,
Hanzxhar mretit Miloshi i ka ra,
Dekun n vend mretin e kish lanë
Mirë atkijes në shpinë i ka ra
Ka marrë udhën edhe ka tfillue,
Shumë asqeri mbrapa po e ndjekin
Nuk po mujnë Miloshin me pre
( po aty fq.16.).

Zbulimi i fshehtësisë së paprekshmërisë fizike të Milush Kopiliqit nga një “shkinë plakë”
Rapsodi martir, Hamëz Xhemë Bojkoviqi shtjellon edhe fundin tragjik të heroit të tij. Milushi, sipas tij, ishte trim mbi të gjithë trimat. Ai kishte veshur rroba në pancir hekuri. Edhe ati i tij ishte farkuar në pancir, kështu që ai bënte kërdinë mbi ushtarët turq të cilët e ndiçnin, por nuk arritën ta therin. Në një moment të caktuar ushtarëve turq iu drejtohet një shkinë plakë, e cila iu bën me dije se Milushi është i paprekshëm në çdo pjesë të trupit por e meta e fshehtësisë ishte thembra e këmbës së atkijës së tij. Po të goditej në thembër, atkija do të përplasej për tokë, ndërsa Milushi mbante në mustaqe çelësat e rrobave të hekurta.
Ja si e rrëfen këngëtari popullor fundin tragjik të Milush Kopiliqit
Shumë asqeri mbrapa po e ndjekin…
Po mundohen Miloshin me pre,
Nuk po mujnë ata për me pre,
Kur po shkojnë në Babimos
Nji shkinë plakë turqit e kanë gjetë,
Ata shkinës i kanë kallxue,
Ata shkinës i kanë thanë,
Miloshi, Sulltanin na e ka therrë,
Nuk po mundemi Miloshin me pre.
Aty shkina çka ju ka thanë,
Ju Miloshin nuk mundeni me e pre,
Se i veshun në hekur ai asht,
Edhe atkinë veshun n’ hekur e ka,
N’ thundër të kambës atkinë ju me pre,
Atëherë Miloshin ju të gjallë e zini,
Ju si n mujshi Miloshin me nxanë
Çelësat e rrobeve n’ mustaqe i ka…
( po aty fq.17.)
Këngëtari popullor Hamëz Xhema, ndër të tjera, në këngën të cilën nuk e kishte hartuar vetë, por e kishte mësuar në fëmijëri nga rapsodët, ka veçuar këtë element të tradhtisë që një shkinë plak i bën kryetrimit të Drenicës dhe të mbarë Kosovës. Ajo rrëfen fshehtësinë e Milushit, dobësinë e vetme, ashtu sikur ishte thembra e Akilit në Iliadën e Homerit. < id="6/" style="font-weight: bold;">Burimet për Betejën e Kosovës të vitit 1389 ..

http://www.google.com/books?id=fs8DAAAA ... utput=text

Vazhdon...
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#68

Post by Arbëri » Fri Sep 03, 2010 7:27 pm

Kenga serbe qe perkujton trimerine e shqiptare ne betejen e fushe Kosoves marr nga revista
Image
Kenge per Millosh Kopliqin
  Historiani serb Dragutin Kostic, i cili në publikimin francez "Revue Internationale des etudes balkaniques" 1935, I, faqe 232-254 , e pranon se emri Millosh nuk haset para shekullit 13-të tek familjet prominente (princërish) serb.

Sipas F. Mikloshicit ( Etym Worterb. ..) emri "kopil" nuk i përket sllavishtes, por e jep me origjine iliro-shqiptare, që do të thotë "i menqur". Cuditrisht Kostici , edhe pse serb, edhe ai ia atribon emrin e parë të heroit , pra emrin "Millosh" origjinën iliro-shqiptare.
Tjetër, historiani kroat Duje Rendic-Miosevic i evidenton shumë qartë disa fjalë të vjetra kroate që kanë origjinë ilire: Licca,Pleto(Illirisht = Liccavus, Pletor, dhe shumë të tjera fjalësh (shih D.Rendk-Miocevic : "Prilog proucavanju nase ranosredovjecne onomastike", Starohervatska prosvjeta, ser.III.1949,1.faqe 9-21).

Mendohet, sipas Kosticit serb, se emri Millosh , që është prezent me të madhe tek serbet pas shek. të 14-të, është huazuar nga shqipja, sepse nuk gjendet në asnjë dokument serb para shekullit të 13-të, duke e argumentuar me sufiksat e shqipes "osh" dhe "ush" duke iu bashkangjitur mbiemrave (adjevtiveve) : mir-mirosh;bardh-bardhosh; kuq-kuqalosh; vogel - voglush. Keta sufiksa hasen edhe tek emrat, si: Belush,Tanush,Mirush, etj. Êshtë e qartë se Kostici i referohet edhe hostorianit të njohur Elezovic.  
  60. Dragutin, Kostic, "Milos Kopilic — Kobilic — Obilic," Revue Internationale des etudes balkaniques, 1935, I, pp. 232-254. According to Kostic, the absence of the hero’s name from Serbian docments may be attributed to the chroniclers’ habit of mentioning merely names of well-known nobles. Evidently, Milos did not come from a prominent family.

The Balkan word Kopil (non-Slavic) is considered by F. Miklosic (Etym Worterb. d. Slav. Spr.) and by Skok (Juznoslav Fil XII p. 142) as being of Albanian origin. In Albanian it also has the meaning of smart, skilled. Kostic has indicated two localities by that name.

Surprisingly, Kostic attributes also to the first name of the hero an Illyro-Albanian ongin. Duje Rendic-Miosevic has shown clear evidence that some old Croatian names have an Illyrian origin: e.g. Licca, Pleto (Illyr. = Liccavus, Pletor), among many others (see D. Rendk-Miocevic, "Prilog proucavanju nase ranosredovjecne onomastike," Starohrvatska pros vj eta, ser. III, 1949, 1, pp.9-21). Considering that the Illyrians inhabited the Dalmatian coast before the coming of the Slavs, this fact might seem perfectly normal—the very name of Dalmatia is of Illyrian origin. But to attribute to Milos, which has eventually become so popular a name among the Slavs seems curious. Yet Kostic remarks that the name does not appear in Serbian documents before the 13th century and even then is not used by people of high rank. Kostic argues that Milos may be the Slavized form of the Albanian mir and osh. Kostic links the suffix osh (and ush) to Albanian. He points out that it is added to adjectives; thus bardb-bardbosh; kuq-kuqalosh; vogel-voglush, voglosh. The suffix is also used with names; thus Belush, Tanush, Mirush, etc.

Obilic’s hypersensitiveness to suspicions expressed by others as to his word of honor (besa), also reveals, in Kostic’s opinion, his Albanian origin. Finally, Kosticc refers to Elezovic who has pointed out the cult professed by the Albanians for Obilic.

According to Prof. S. Skendi (Balkan Cultural Studies, East European Monographs, Boulder, dif. Columbia Univ., 1980, p. 147, no. 13), M. Budimir has expressed a similar opinion in "Digenis und Marko Kraljevic," Extrait des Actes de 4e Congres international des etudes byzantines (Bul. de l’irist. archeol. bulgare, tome 10, 1936, Sofia, 1936, p. 17. — I have not been able to consult this study.). http://forum.politik.de/forum/balkan/34 ... lfeld.html  
  Anmerkung zu Milosh Kopiliqi:

The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents
By Dr. S.S. Juka edited in New York in 1984

http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/footnotes.htm

60. Dragutin, Kostic, "Milos Kopilic — Kobilic — Obilic," Revue Internationale des etudes balkaniques, 1935, I, pp. 232-254. According to Kostic, the absence of the hero’s name from Serbian docments may be attributed to the chroniclers’ habit of mentioning merely names of well-known nobles. Evidently, Milos did not come from a prominent family.

The Balkan word Kopil (non-Slavic) is considered by F. Miklosic (Etym Worterb. d. Slav. Spr.) and by Skok (Juznoslav Fil XII p. 142) as being of Albanian origin. In Albanian it also has the meaning of smart, skilled. Kostic has indicated two localities by that name.

Surprisingly, Kostic attributes also to the first name of the hero an Illyro-Albanian ongin. Duje Rendic-Miosevic has shown clear evidence that some old Croatian names have an Illyrian origin: e.g. Licca, Pleto (Illyr. = Liccavus, Pletor), among many others (see D. Rendk-Miocevic, "Prilog proucavanju nase ranosredovjecne onomastike," Starohrvatska pros vj eta, ser. III, 1949, 1, pp.9-21). Considering that the Illyrians inhabited the Dalmatian coast before the coming of the Slavs, this fact might seem perfectly normal—the very name of Dalmatia is of Illyrian origin. But to attribute to Milos, which has eventually become so popular a name among the Slavs seems curious. Yet Kostic remarks that the name does not appear in Serbian documents before the 13th century and even then is not used by people of high rank. Kostic argues that Milos may be the Slavized form of the Albanian mir and osh. Kostic links the suffix osh (and ush) to Albanian. He points out that it is added to adjectives; thus bardb-bardbosh; kuq-kuqalosh; vogel-voglush, voglosh. The suffix is also used with names; thus Belush, Tanush, Mirush, etc.

Obilic’s hypersensitiveness to suspicions expressed by others as to his word of honor (besa), also reveals, in Kostic’s opinion, his Albanian origin. Finally, Kosticc refers to Elezovic who has pointed out the cult professed by the Albanians for Obilic.

According to Prof. S. Skendi (Balkan Cultural Studies, East European Monographs, Boulder, dif. Columbia Univ., 1980, p. 147, no. 13), M. Budimir has expressed a similar opinion in "Digenis und Marko Kraljevic," Extrait des Actes de 4e Congres international des etudes byzantines (Bul. de l’irist. archeol. bulgare, tome 10, 1936, Sofia, 1936, p. 17. — I have not been able to consult this study.).  
Vazhdon...
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#69

Post by Arbëri » Fri Sep 03, 2010 7:32 pm

The Battle of Kosovo 1389: An Albanian Epic
Libri i Anna Di Lellio; With translations by Robert Elsie
Image
  The Battle of Kosovo of 1389 holds enormous significance in the formation of modern Balkan nation states, especially among South Slav and Serbian nationalist circles. What has given this single battle such resonance, even more than six centuries later, and what does it reveal about the complex tangle of identity in the contemporary Balkans?

Robert Elsie’s beautiful new translation brings a little-known Albanian epic account of the battle between the Ottoman Sultan Murat I and a coalition of Balkan forces brilliantly to life. The fantastic tale of Murat’s campaign in Kosovo and his assassination by the Albanian knight Millosh Kopiliq is more often presented from the Serb perspective, which extols particularly the valour of the Serbian knight Milos Obilic. By proposing an alternative narrative, The Battle of Kosovo offers a more nuanced understanding of this powerful myth of nationalism and belonging. Anna Di Lellio’s sensitive commentary explores the significance of this epic poem and of the battle more generally in post-war Kosovo in reinforcing a collective identity that emphasises resistance against foreign oppression and identifies strongly with a European, predominantly Christian culture. The Battle of Kosovo is an important addition to our understanding of the past, present and future of this complex Balkan nation as well as the broader issues of national memory and identity  
http://www.amazon.co.uk/Battle-Kosovo-1 ... 1848850948
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#70

Post by Arbëri » Sat Sep 04, 2010 5:38 pm

Arbëri wrote:nga Flori Bruqi:Florimont, i biri i Dukes se Durresit,konsiderohet si gjyshi i Aleksandrit te Madh

Duke bere nje kerkim ne goggle ne internet mbi subjekte shqiptare ne letersin boterore gjeta ne nje shkrim te Moikom Zeqo i cili shkruan si me poshte :

Me e pabesueshmja dhe me e papritura lidhet me romanin poetik ne frengjishten e vjeter, prej afro 17 mije vargjesh me emrin "Florimont", te shkruar nga poeti francez Aimon de Varaneses. Ky roman unikal, i takon shekullit XII.

Tregon historine mitike te heroit Florimont, i biri i Dukes se Durresit, pra nje personazh i cuditshem qe konsiderohet edhe si gjyshi i Aleksandrit te Madh te Maqedonise, nje gjenealogji kjo teper e cuditshme.

U mundova te kerkoja per me teper , por eshte e pamundur ,sepse sic me tha dhe nje antar i forumit , i cili kerkoi ne gjuhen Franceze per kete roman ,po e citoj me poshte :

Citim:

Ne nje liberne forme doreshkrimi ne Biblioteken Kombetare Franceze (BnF) ne Paris, doreshkrim i cili i perket shekullit te XII ne vargje dhe me pas (viti 1376) eshte rishkruar ne forme proze.

Titulli i librit eshte :

Livre du roy Florimont, filz du duc d'Albanie, et de la naissance du roi Philippe, son fils, père du roy Alexandre le Grant , vers 1460
Paris, BnF, département des Manuscrits, Français 12566, fol. 28v.Autor:Aimon de Varennes.

Liber i mbretit Florimont, i biri i dukes se Shqiperise, dhe i lindjes se mbretit Filip, i biri i tij, babai i mbretit Aleksandri i Madh.

Por ky dokument, per fat te keq, nuk gjendet ne frengjishten e sotme (pra i ribotuar).


Nga titulli del qe mbreti Filip i Maqedonise ka qene i nipi (nga ana e atesise) i dukes se Shqiperise.



Si perfundim gjeta nje faqe ku nuk jep shume te dhena , por ka nje faqe te atij romani ku aty eshte dhe nje foto .

Image
http://translate.google.com/translate?h ... D%26sa%3DG
http://floart-press.blogspot.com/2009/1 ... dukes.html
Ta shtoj edhe kete pjese nga origjinali i ketij Historiani shume te vjeter qe nga viti 1180 , kjo duhet te jete libri me i vjeter ne forum ?
Vula e Librarise Mbreterore Franceze ne liber :
.
Image
Image

Ne shume ne shqip ketu : http://lajme.shqiperia.com/lajme/artiku ... -Florimont


Falemnderit nga Cyclotomic !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

“Homeri, Aleksandri i Madh dhe Pirrua i Epirit flisnin Shqip

#71

Post by Patush » Thu Sep 09, 2010 9:24 pm

“Homeri, Aleksandri i Madh dhe Pirrua i Epirit flisnin gjuhen Shqipe"

Ilir Cenollari

Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata gjeografike është folur, si ka evoluar, cilët popuj janë marrë vesh përmes saj dhe dialekteve, cilat janë raportet e saj historike me greqishten e vjetër dhe latinishten..? Larg pretendimeve hipotetike dhe të paargumentuara, larg dëshirës së ndikuar nga nacionalizmi, më poshtë po japim vlerësimin e disa prej studiuesve më në zë të globit në lidhje me prejardhjen dhe vjetërsinë e gjuhës shqipe. Faktet janë tronditëse nëse do të vihen përballë asaj pjese të pranuar “zyrtarisht” deri tani nga gjuhëtarë, historianë e studiues shqiptarë e të huaj. As më pak dhe as më shumë historiografia shqiptare përballë fenomenit të vjetërsisë, prejardhjes, mbase edhe kohës së shkrimit të shqipes, ka nevojë të jetë më e qartë dhe këtë e kanë pohuar edhe gjigantë të kalibrit të Çabej. Gjithsesi brezi i ri, por edhe i vjetër i studiuesve shqiptarë tashmë ka dhënë shenja se janë duke dalë nga kornizat e vjetra. Fatmirësisht shenjat janë të mira dhe të dukshme. Këtë duket ka pasur parasysh edhe akademiku Shaban Demiraj, kur ka shkruar në veprën e tij monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, se: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve ‘pellasgjike’ (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet ‘nënës’ së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”. Po le të shohim se në ç’përfundime kanë dalë kolegët e Demirajt në të gjithë globin, kur janë përballur me faktet për shqipen e lashtë.
Franz Bopp-i përcaktoi i pari se gjuha shqipe “i përket në mënyrë të sigurt familjes indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sanskrite (= indoevropiane) të kontinentit tonë”.
Vinçenc Xoberti, filozof italian (1801–1852) nënvizon: “Latinishtja është një gjuhë pellazgjike, që rrjedh nga eolishtja dhe e afërt me ato gjuhë që përdoreshin në Greqi para vërshimeve “Deukalonike”, d.m.th., me ata të huaj që flet Herodoti”.
Nieburi shkruan: “Në latinisht gjendet një fond gjysmë grek dhe se origjina e tij nga pellazgjishtja nuk duket e dyshimtë”.
Johan Seferin Fater (1771–1826) shpreh mendimin se përputhjet e shqipes me latinishten mund të kenë një origjinë të përbashkët të bartësve të këtyre gjuhëve.
Jernei Bartolomeo Kopitar ka arritur në përfundimin: “Kështu, pra, deri në kohën e sotme, në veri të Danubit, në Bukovinë, Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të Danubit, në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e Alpeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij vargmali, nga njëri det në tjetrin, në vargmalet e Maqedonisë, në Pind dhe përmes Shqipërisë sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore (nga të cilat një është vendase, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur nga Perëndimi dhe nga Lindja”.
Xylanderi shkruan: “Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër e greqishten e re, në latinishte, në gjuhët romane, gjermanishten e vjetër, të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër”. Xylanderi shton se prapashtimi i nyjës shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet në ndonjërën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori. Të njëjtën dukuri vë re edhe Franc Bopp-i.
Vicens Dorsa (studiues arbëresh) shkruan se në shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) eolik parahomerik.
Jeronim De Rada shkruan: “Analiza gjuhësore e përligj opinionin se në greqishten e vjetër gjendet një shtresë fjalësh, e cila i përgjigjet një periudhe më të vjetër të shqipes. Teza e Blumentalit rezulton e saktë”.
Elia Lates pohon se nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet origjina ilire e popujve italikë.
Alfredo Trombeti pohon se fiset ilire u përhapën në tërë Gadishullin Italik, nga Venediku gjer në Pulia e Kalabri.
Ribezzo gjen përputhje të shumta mes onomastikës venete, japigje, ilire e shqiptare.
Jani Vreto thekson se rrënjët e fjalëve shqipe nuk gjenden as tek Homeri dhe as tek Hesiodi, sepse janë më të vjetra se ato.
Eqrem Çabej shprehet se në greqishten e vjetër ka disa fjalë, që shpjegohen vetëm me anë të shqipes. Një degë e shqipes vjen nga Egjeu, është egjeane, por nuk e shtjellon më tej këtë ide.
Adelungu te “Mithridati” shkruan: “Meqë trakishtja është një nga gjuhët e njohura më të lashta, ajo do të ketë ruajtur gjurmë më të shumta të një gjuhe nënë të lashtë, sesa gjuhët e fqinjëve të saj të afërt e të largët. Në gjuhën e mëvonshme greke nuk duken shumë fjalë rrënjë të keltishtes, gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk u ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë me këta popuj, ajo duhet parë si një mbeturinë e trakishtes; trakët ishin fqinjët më të afërt të këtyre popujve jo vetëm në Evropë, por edhe në vendbanimin e tyre të parë në Azi, ku duhet të jenë formuar prej një burimi të përbashkët”.
Willy Borgeau në veprën “Ilirët në Greqi dhe në Itali” këmbëngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë krijime ilire, d.m.th., pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe gjuhëtari italian Bonfante.
Albrech Blumental ka gjetur gjurmë të shumta gjuhësore ilire në territorin e Greqisë. Kretçmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanë gjetur fosile të shqipes së moçme (të periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.
Maks Myler profetizon: “Do të vijë dita kur kjo gjuhë do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.
Malte-Brun përcakton: “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.
Johan Georg von Han, hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve, epirotëve e maqedonasve, të cilët formojnë një degë të veçantë të rëndësishme të lashtësisë, krahas grekëve e romakëve. Hani nga mitologjia greko-romake përqas me gjuhën shqipe këto fjalë: Uranus, Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge, Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas, Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris, Nemesis, Ruana, Pales.
M. Saqellari, gjuhëtar i sotëm grek, pranon se ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, pellazge, të hyjnive të Olimpit”.
N. P. Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike.
Jakov Thomopullo dëshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nëpërmjet gjuhës shqipe.
Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… “.
Historiani francez Kantu shkruan: “...Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës pellasgjike… ata përbëjnë një racë mitike, si titanët dhe ciklopët... Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë”.
George Fred Uilliams, studiues amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”.
Robert d’Angely shkruan: ”...Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.
Eqerem Çabej vërente me mprehtësi se kontributi i shqipes për gjuhët e tjera ballkanike do studiuar më gjerë. Pyetja trashëgim a huazime shtrohet sot e gjithë ditën për një sërë fjalësh. Ka emra visesh me një pamje mjaft të moçme, fjalë që s’u dihet kuptimi. Nisur nga gjendja e njohurive të atëhershme, Çabej shprehej se ka një kundërvënie mes historisë dhe gjuhësisë përsa i përket vendit dhe kohës së formimit të gjuhës shqipe.
Nuk shohim asnjë kundërvënie mes arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë; këto shkenca përputhen në përfundimet e tyre, duke ndjekur secila rrugën e vet të pavarur të studimit. Çabej shprehte pikëpamjen se prehistoria e shqipes mund të ketë vazhduar në Gadishullin e Ballkanit, veçse gjuhësisht ajo s’mund të ndiqet.
Akademiku Shaban Demiraj në veprën monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, shkruan: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve “pellasgjike” (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet “nënës” së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”.
Si përfundim, mund të themi se shqipja përfaqëson zhvillimin gradual të gjuhës së lashtë vendase, autoktone ilire, përgjatë mijëvjeçarëve e dhe shekujve deri në ditët tona. Mendimi i Miklosiçit, gjuhëtar i dëgjuar, se: “…kështu, ne jemi të prirë, që, në mos të gjitha, të paktën shumicën e dukurive të shqyrtuara këtu t’ia atribuojmë elementit të vjetër vendas dhe besojmë që ky element të ketë qenë i një rrënje me shqipen e sotme, të cilën ne e shohim si vazhduese të ilirishtes”, është i bazuar dhe i drejtë.
G. Meyer pranonte se shqipja përfaqëson një fazë të re të ilirishtes së moçme, ose më saktë të njërit prej dialekteve të moçme ilire. Ndërsa Kretchmeri shtonte se kjo është kaq e vërtetdukshme, saqë njeriu duhet të sillte arsye shumë të rëndësishme për ta kundërshtuar atë. Duke bërë një sintezë të këtyre veçorive gjuhësore, Çabej arrin në përfundimin e sigurt se shqipja buron prej shkallës më të lashtë, pavarësisht se me cilën gjuhë jo greke të Gadishullit Ballkanik të kohës antike është identike ajo shkallë e lashtë.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#72

Post by Arbëri » Sat Sep 11, 2010 6:21 pm

''Castriotto d’Albanie'' nga Michael Schmidt-Neke
Dr. Michael Schmidt-Neke është një mik i shqiptarëve dhe merret prej dekadash me historinë dhe me zhvillimet aktuale të Shqipërisë. Michael Schmidt-Neke u lind në vitin 1956 në Baden-Baden në jugun e Gjermanise. Në vitin 1975 e vizitoi Shqipërinë për herë të parë. Pastaj studioi historinë dhe gjuhët klasike në Universitetin Freiburg, ku filloi në menyrë autodidaktike të mësonte gjuhën shqipe. Në kuadrin e provimeve për lëndën e historisë shkroi - si përpjekjen e parë në fushën e albanologjisë - një trajtesë mbi revistën „Albania“ të Faik Konicës. Një koleksion të plotë të kësaj reviste të rrallë dhe shumë botime të tjera të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e gjeti në fondet e Institutit të Gjuhësisë të këtij universiteti.
Stepan Zanoviç – „Princi i Shqipërisë“
Image
Rasti Stepan Zanoviç është temë, e cila në mediat shqiptare është e shpalosur shumë pak, ndaj t’i japim hapësirë dhe ta shtjellojmë, duke sjellë material historik nga përzgjedhja e shkrimeve të Z. Schmidt-Neke.
Zanovich ushtroi një „influencë“ në qarqe të larta evropiane me identitete të falsifikuara dhe qëllimi i tij mbetet një mister: mund të marrim me mend se ka qenë me prapavijë politike, sidomos kur te qeveritarët evropianë prezantohet si Castriotto d’Albanie!
Shqiptarë të rremë në operën e Moxartit
Në vitin 1790 në Vjenë u mbajt opera komike e Moxartit „Cosi fan tutte“ (Kështu veprojnë te gjitha (gratë)). Në këtë vepër, venedikasi Lorenco da Ponte në fokus vë besën e dashnorëve të dy djelmoshave Guglielmo e Ferrando,të cilët maskohen me maska të fisnikëve shqiptarë, që të joshin dashnoret e tyre Fiordiligi e Dorabella. Sipas së ndjerës Konstance Natosheviç, kjo ide i lindi da Pontes nga kujtesa e tij mbi gjoja dy mashtruesit shqiptarë me përmasa evropiane Primislav e Stepan Zanoviç.

STEPAN ZANOVIÇ - Një djalë nga Shqipëria Venedikase
Primislav, Hanibal dhe Stepan e Miroslav janë bijtë e Kontit Antun Zanoviç. Tituj të tillë si kont shpërndaheshin lirisht nga senati venedikas për të siguruar lojalitetin e të parëve në provincat e tij, edhe pse Antuni është vetëm një lojtar famëkeq. „Corriger la fortune” (korrigjoj fatin) ka një kuptim mjaft të qartë në këtë epokë: të luash letra bixhozi.
Image
Kjo histori fillon me 18 shkurt 1751 në krahinën Pashtroviç në jugperëndim të Buduas, sot në Malin e Zi, në këtë kohë këndi i largët i Republikës së Venedikut, i quajtur si Shqipëria Venedikase.
Vitet e rinisë Stepani i kalon në Venedik. Ne moshën 14 vjeç boton poemën e parë mbi dasmën e dy fisnikëve venedikas, në një libër. Në moshën 18 vjeç, ai dhe vëllai i tij dëbohen nga Venediku, sepse sulmojnë dhunshëm një tregtar.

Për Stepanin fillon një jetë pa siguri, pa shtëpi e familje, një jetë ku çdo gjë vihet në bixhoz, një luftë kjo për fat, për pasuri, duke u zgjeruar në tërë Evropën. E takojmë për pak kohë në Romë, Torino, Firence, Paris, Lyon, Rotterdam, Amsterdam, e prapë në Bolonjë, Ferrare, Trieste, Napoli gjoja për studime, por gjithmonë për një kohë të shkurtë: me muaj, në mos javë – tepër pak për studime të mirëfillta. Në këto vite të rinisë Primislavi është ortaku dhe instruktori i tij, por Stepani do të tejkalojë instruktorin e tij në përmasa veprimi dhe për paturpësi.

Në vitin 1773 të dy dëbohen edhe nga Milano, kryeqyteti i Dukatës së Madhe të Toskanës, me urdhër të Dukës së Madh Leopold, i cili nga 1790 deri 1792 do të bëhet perandor i Austrisë.

Dy vëllezërit në bixhoz kishin mashtruar një lord të ri anglez dhe pastaj e kishin detyruar familjen e lordit që të paguante borxhin. Këtë veprim e kupton Duka dhe të dy vëllezërit së bashku me aventurierin më të njohur të shekullit, Xhakomo Kazanovën, i dëbon nga qyteti, edhe pse Kazanova nuk kishte pasur përfitim në këtë paturpësi.
Çështja Chomel-Jordan – një mashtrim deri në luftë!
Image
Të dy vëllezërit, duke përdorur identitetin e ri të rremë me emër Peovic, ia dalin që të marrin një letër rekomandimi nga përfaqësuesi diplomatik i Venedikut në Napoli, nga Simone Kavalli, drejtuar bankës Chomel e Jordan në Amsterdam. Duke e mbuluar me një dëftesë mbi borxhin e lordit anglez, kanë sukses fillimisht të marrin një kredi në këtë bankë.

Natyrisht, familja e lordit anglez refuzon këtë pagesë, që ishte shlyer një vit më parë. Duke lozur nën maskën e mirësjelljes së rreme, dy vëllezërit kërkojnë falje për këtë „keqkuptim“ dhe arrijnë që të përmbyllin një bisnes tjetër, duke bindur bankierët holandezë ,që të investojnë në anijen „Minerva“, e cila do të bartte verë dhe aroma të shtrenjta nën marrëveshjet tregtare të ndërmarrjes Peovic dhe vërtet Chomeli e Jordani paguajnë 33.000 flori holandezë. Këtu lind një konflikt i rëndë ndërkombëtare: Holandezët presin më kot anijen „Minerva“, e cila nuk do të vinte kurrë, sepse ajo nuk ekzistonte aspak.

Në ndërkohë, Zanovichët janë larguar nga Holanda, kurse bankierët e tradhtuar i drejtohen diplomatit të Venedikut, i cili tani ishte një ambasador në Londër. Kavalli refuzoi çdo zhdëmtim dhe akuzoi holandezët për pakujdesi dhe neglizhencë.

Chomeli e Jordani atëherë i bëjnë apel Senatit të Venedikut dhe kërkojnë zhdëmtim nga arka e shtetit, sepse Kavalli në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të Republikës së Shën Markut i kishte rekomanduar „Peoviçët”. Por, qeveria venedikase nuk pranon të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Identiteti i „Peoviçëve” me vëllezërit Primislav e Stepan Zanoviçh qartësohet shumë shpejt dhe 1777 dëbohen përjetë jo vetëm nga qyteti i Venedikut, por edhe nga gjithë territori i Republikës; trojet e tyre të pakta shiten me ankand të detyrueshëm në vitin 1782. Autoritetet vëzhgojnë edhe përgjegjësinë e Kavallit dhe e shpallin të pafajshëm.

Konflikti diplomatik ashpërsohet edhe me shumë. Drejtuesit e diplomacisë janë Senatori Andrea Tron dhe kryekëshilltari Engelbert van Berckel, si drejtues të diplomacisë, dëshirojnë që çështjen ta çojnë deri në fund. Në fund, pas bllokimeve të anijeve venedikase nga ana a Holandës, shpallet edhe lufta, por për fat të mirë krejt formale, pa asnjë pikë gjaku të derdhur. Të dyja palët e angazhojnë perandorin gjerman, Jozefin II, si ndërmjetësues, por konflikti do të varroset përfundimisht vetëm në vitin 1785, duke lënë gjurmë në kanalet e historisë diplomatike. Kërkesat e Chomelit e Jordanit mbesin pa ndonjë përgjigje.

Pas këtij mashtrimi, të dy vëllezërit mbarojnë bashkëpunimin e tyre aq të frytshëm. Gjurmët e Primislavit humbin Pas një dënimi me burg disavjeçar në Rusi për falsifikim parash në bashkëpunim me vëllanë tjetër, Hanibal, gjurmët e Primislavit humbin dhe flitet se vdiq si mercenar në Indi.

Vazhdon ..
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#73

Post by Arbëri » Sat Sep 11, 2010 6:22 pm

vijon..
Princ Kastrioto i Shqipërisë
Image
Stepani është në kulmin e energjisë kriminale dhe të krijimtarisë letrare. Prezanton veten si „filozof”, jo në kuptimin e sotëm, por si njeri i dijes e i letërsisë dhe trillon identitete të rremë njërin pas tjetrit. Deri në vitin 1775 ka botuar disa vëllime të vogla poezish me emrin e vërtetë „Stefano Zannovich”; pastaj shpërndan lajmin e rremë për vdekjen e vet. Në një letër drejtuar Volterit ai vetë e paralajmëron se është në prag të vdekjes së sigurt dhe boton edhe „Vepra post mortore”.

Me „vdekjen” e kont Zanoviçit lind një hero i ri: Stjepan Hanibal - princ Kastrioto i Shqipërisë, princ i Malit të Zi, pinjoll i Skënderbeut, i dëbuar prej turqve nga atdheu. Për njëmbëdhjetë vjet me radhë kjo fantazmë do të udhëtojë nëpër oborret mbretërore të Evropës, duke krijuar një rrjet kontaktesh me pushtetmbajtësit e kohës, duke përfshirë mbretin prusian Frederikun e Madh e perandoreshën ruse Katarina e Madhe dhe Kontin Mihail Oginski, kandidat i dështuar për fronin e Polonisë, i cili shndërroi pallatin e tij në Slonim, në një qendër ndërkombëtare të kulturës bashkëkohore.

Suksesi më i madh është një biografi e shkurtër e Skënderbeut „Kastrioti i Madh i Shqipërisë”; libërth që u botua frëngjisht, gjermanisht edhe rusisht dhe, pas vdekjes së autorit, edhe suedisht. Si përmbledhje e shkurtër e jetës së Gjergj Kastriotit nuk është i rëndësishëm, por tregimi kombinohet më përhapjen e parimeve të iluminizmit. Në shtratin e vdekjes, Skënderbeu këshillon të birin të ruajë lirinë e qytetarëve ndaj klerit katolik dhe të themelojë një gazetë të lirë!

Njëkohësisht, përdor edhe identitete e tituj të tjerë. Shfrytëzon faktin se nga 1767 deri 1773 në Malin e Zi ka sunduar një burrë (identiteti i vërtetë i të cilit edhe sot është krejt i panjohur) me emrin Stiepan Mali (Shtjefën i Vogël), i cili nga malazezët u njoh si ish-cari rus Petar III. Ky car ishte rrëzuar nga bashkëshortja e tij, Katerina e Madhe, në vitin 1762; në rrethana të paqarta u vra ca ditë pas rrëzimit. Zanoviç pretendon se ai ishte ky Stjepan Mali, vrasja e të cilit ishte vetëm një kamuflazh; duke botuar edhe biografinë e tij. Në Evropë kuptohet se Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy vende të ndryshme dhe se një tregim i tillë nuk përputhet as me faktet, as me logjikën.
Image
Shumë monarkë të Evropës janë rritur me kulturë të gjerë, me frëngjishten si gjuhë të kulturës e të diplomacisë, dhe i kishin oborret e tyre derëhapura për intelektualë të huaj, njerëz të filozofisë e të letërsisë. Frederiku, jo vetëm se mban një korrespondencë të pasur me Volterin, por edhe diskuton çështje financiare më Kazanovën. E pret edhe princin Kastrioto, por me zgjuarsinë tipike merr vesh shumë shpejt së ky është një sharlatan.

Zanovich me zgjuarsinë e tij dinake përqendrohet në trashëgimtarin Frederik Guilelm, që ishte djalë i vëllait të Frederikut. Princi i ri, për dallim nga mbreti, kishte një natyrë të butë dhe karakter që mund të ndikohej.

Stepani i dedikon një varg poemash e librash (Kurani i princërve të parashikuar për fronin), në të cilat idealizon princin si monarkun e ardhshëm ideal. Mund të supozohet se ka pasur qëllim që të emërohej oborrtar i lartë, pasi që princi i ri të merrte fronin, por nuk do të gëzonte këtë ditë . Princi i adhuruar nga Stepani përfundon si mbreti më i dobët në historinë e Prusisë. Frederik Guilelm II në fillim quhet „i Shumëdashuri” e në fund tallet nga populli si „Bredharaku i Trashë”.

Mbreti në fund jep urdhër të arrestojë Stepanin, por ai u arratis nga Prusia dhe gjeti strehim në Slonim te konti Oginski. Marrëdhënia me motrën e kontit, Genofeva Bzhostovska-Oginska përjetësohet në poema të panumërta për „Geltruden e Polonisë”. „Princi i Shqipërisë” botoi e ribotoi një libërth për të ardhmen e Polonisë me titull „Horoskopi politik i Polonisë, i Prusisë dhe i Anglisë”.

Shpeshherë vjershat e Zanoviçit, zakonisht të shkruara ne italisht a frëngjisht, lavdëroheshin për elegancën e përsosurinë poetike, por ka edhe zëra të tjerë. Johann von Mannlih, piktori zyrtar i oborrit të dukës së Cvajbrykenit, vëren se vjershat e porsadala nga shtypshkronja, të cilat princi i rremë u shpërndante lirisht vizitorëve të tij, janë jo gjë tjetër, pos plagjiatura të poemave të markezit Pompinjon. Kjo tregon vështirësinë e madhe të vlerësimit të krijimtarisë së Zanoviçit, sepse nuk njihen mirë burimet e tij. Ai shkruan në një epokë tepër të frytshme në të gjitha degat e letërsisë dhe ka shumë pak specialistë, të cilët njohin akoma autorë të tillë të humbur.
Odiseja vazhdon
Image
Zanoviçi rifillon një odisejadë nëpër Evropë. Përsëri paraqitet në Holandë, ku burgoset për borxhe të pashlyera, por jo për çështjen Chomel e Jordan . Nga burgu lirohet pas intervenimit të njerëzve me ndikim. Thellon miqësinë me personalitetet e Polonisë dhe udhëton si shoqërues i kontit Oginski.



Por, me kohë aktivitetet e tij mashtruese po zbeheshin dhe nuk tregonin rezultate në oborret mbretërore. Tash me ai jetonte në shtëpi borgjeze dhe implikonte në aktivitetet e tij mashtruese miq të rinj, të cilët edhe disa vjet pas vdekjes së Stepanit vazhduan me pamfletet dhe gjyqet kundër njëri-tjetrit.



Në përpjekjet e fundit përpiqet të shfrytëzojë koniunkturat politike. Në fund të vitit 1784 qeveria e Vendeve të Ulëta i kishte ofruar një shpërblim, nëse ishte në gjendje të ndalonte hyrjen e forcave malazeze në ushtrinë austriake në konfliktin me Holandë, por në nëntor të vitit 1785 konflikti u mbyll.



Megjithatë, Zanoviçi merr edhe një herë rrugën drejt Amsterdamit, ku takon baronin prusian Zhan Baptist Kloots (Cloots), simpatizues i flaktë i iluminizmit dhe më pas i revolucionit francez, ku do të marrë pjesë si zëdhënës i rrymës me radikale.

Karizma e Zanoviçit josh e verbëron një njeri tjetër; Klootsi magjepset nga personaliteti misterioz . Vetëm ca muaj më pas, Klootsi boton një polemikë të rreptë kundër Zanoviçit.
Fundi i padenjë i „princit”
Zanoviçi kërkon dëmshpërblim nga ana e qeverisë holandeze për gjoja shpenzimet e larta te ndërhyrjes që malazezët nuk morën anën austriake kundër holandezëve, duke pretenduar se kjo ishte meritë e tij. Autoritetet e Amsterdamit shqyrtojnë këtë kërkesë, por e refuzojnë. Zanoviçi zhytet në borxhe të mëdha dhe për shpenzimet e jetës nuk paguan asnjë flori. Një kreditor e denoncon dhe princi i rremë arrestohet më 4 prill 1786, paguan këtë borxh të vogël, por denoncimi i parë lëshon një ortek kërkesash të tjera. Edhe më keq: ringjallet kujtimi për çështjen Chomel-Jordan. Policia dyshon mos është ky princ ai Zanoviç, i cili kishte thithur arkat e bankës në Amsterdam, duke shkaktuar konfliktin shumëvjeçar midis Vendeve të Ulëta e Venedikut. Transferohet nga burgu i debitorëve në atë të kriminelëve. Në procesverbalet e hetimit del se provon të fshehë identitetin e vet, por pa sukses.
Bilanci



Çfarë mbetet?

Një jetë e shkurtër e një aventurieri, një varg librash e broshurash, sot shumë të rralla për shkak të pseudonimeve të autorit vështirë të identifikueshme, hija e një figure të dyshimtë në librat e kujtimet e bashkëkohësve më të njohur se ai, nga Kazanova deri Klootsin.

Por, mbetet edhe më shumë: Kemi përmendur në fillim jehonën e Zanoviçëve në operën „Cosi fan tutte” të Moxartit.

Autori gjerman Alfred Doeblin botoi romanin ndoshta me te rëndësishëm gjerman të këtyre viteve, „Berlin, sheshi Aleksandri”, në vitin 1929. Krejt në fillim heroi i romanit, Franc Biberkopfi, përballohet me jetën e Zanoviçit si parabolë për mundësitë pozitive, si dhe negative, të cilat jeta i ofron njeriut.

Milo Dori, shkrimtar jugosllav në mërgim në Austri, i dedikoi Stepan Zanoviçit një roman të plotë, „Të gjithë vëllezërit e mi” në formën e kujtimeve fiktive të vëllait të vogël të Stepanit, Miroslav.

Dhe, përfundimisht, edhe pse ishte manipulues karizmatik dhe mashtrues i shkallës së parë dhe faktikisht nuk kishte lidhje me Shqipërinë, Stepan Zanoviç, princi i rremë dhe i pafat i Shqipërisë, mbetet një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e traditës mbarëevropiane për Skënderbeun dhe Shqipërinë në një kohë kur në Evropë nuk kishte më ide të qarta për kuptimin e nocionit „Shqipëri”.

Nëse ka ekzistuar një „princ i Shqipërisë”, publiku evropian mund ta sillte konkluzionin se ai ekzistoi në një vend konkret me emrin SHQIPERIA, që një ditë të bukur do të çlirohej nga sundimi osman?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#74

Post by Arbëri » Thu Oct 07, 2010 3:25 pm

Arnold von Harfit 1469
Fjalori i Arnold von Harfit (English: Arnold Ritter von Harff vocabulary), which dates 1469.

Dokumenti i dytë i gjuhës shqipe është "Fjalorthi" i Arnold fon Harfit (Von Harf) i vitit 1497. Ky shtegtar gjerman, qe nisur nga Këlni i Renanisë në vitin 1496 për një udhëtim të largët nëpër Itali, Siri, Egjipt, Arabi, Etiopi etj. Gjatë atij udhëtimi ai u ndal diku edhe në brigjet tona. Ato që pa e dëgjoi gjatë udhëtimit të tij Harfi i renditi në një vepër, e cila asokohe nuk qe botuar. Vetëm mbas shumë vjetësh, më 1860, do të botohej në Këln "Die Pilgehrfart des Ritters Arnold Von Harf...", në f.65 të të cilit, autori sjell disa fjalë shqipe së bashku me disa fraza e me disa numërorë, që u mblodhën prej tij në vendin to-në dhe po prej tij u përkthyen në gjermanisht. Së këtejmi, edhe quajtja e tyre "Fja-lorth shqip-gjermanisht" i vitit 1497. Nga shqyrtimet e shpjegimet e imëta të Ashtës del se Harfi, së pari, do të jetë ndalur në Ulqin, për të cilin thotë se "ky është një qytet i bukur, i vogël, pronë e venedikasve dhe është tokë shqiptare". Prej andej ka-lon nëpër det dhe del në Durrës e aty, mbledh disa fjalë dhe mban shënime që, më vonë, do të ngjallnin aq interesim. Në të vërtetë, përtej interesimit të mirëfilltë për historinë e shqipes së shkruar, ato pak fja-lë të Harfit, do të meritonin edhe një he-tim e analizë të hollë dialektologjike, sep-se, bash qysh aty, mund të vinim re edhe ndonjë dukuri dialektore karakteristike për të folmet bregdetare të Shqipërisë së Mesme dhe të toskërishtes, përderisa dihet se, gjatë udhëtimeve të tij në Shqipëri, ai qëndroi edhe në Sazan. Porse, puna është se teksti origjinal nuk na ka mbërritur, kemi në dorë vetëm kopjimin sipas botimit që ka bërë Mario Roku (Roques). Të interesuarit, studiues apo studentë të le-trave shqipe, në studimin e prof. Kolë Ashtës kanë tërë listën e fjalëve shqip-gjermanisht të Harfit, bashkë me disa shpje-gime kritike në kllapa. Aty kemi, gjithashtu, alfabetin e shqipes të nxjerrë nga "Fjalorthi". Sa thotë Ashta rreth veçorive gjuhësore-historike të "Fjalorthit" si dhe të dhënat leksikore të nxjerra së andejmi kanë pasur e do të kenë edhe më tej rëndësi të madhe për studimet rreth fonetikës historike të shqipes, si dhe përgjithës-isht rreth morfologjisë e leksikut të gjuhës sonë.
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3819
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dokument serioz për shqiptarët !

#75

Post by Arbëri » Thu Nov 04, 2010 2:01 pm

Pasuria Shqiptare në Vatikan
SHQIPTARËT DHE SHQIPËRIA SIPAS DORËSHKRIMEVE QË RUHEN NË BIBLIOTEKËN APOSTOLIKE E VATIKANIT

iblioteka Apostolike e Vatikanit është një ndër bibliotekat më të pasura në botë për historinë e krishterimit, dhe ndoshta më e pasura në botë për sa i përket historisë së trojeve shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të sotëm politik-administrativë. Në të gjenden të gjitha veprat monumentale që ndihmojnë për të shkruar një histori të plotë të trojeve shqiptare, dhe pothuajse të gjitha librat e shkruar për krishterimin e këtyre trojeve. Nuk e teprojmë aspak po të themi që nuk ka vend tjetër në botë, ku të gjitha veprat monumentale të shkruara që nga shek. XV-të e deri më sot, të gjenden të gjitha në një vend dhe në rafte të hapura për përdorim të lirshëm për studiuesin, dhe nuk ka kënaqësi më të madhe për një studiues që të punojë i papenguar nga burokracitë institucionale me një material të tillë burimor dhe sekondar, pa llogaritur pastaj kënaqësinë që mbart me vete zbulimi i një dorëshkrimi apo inkunabule të shfrytëzuar pjesërisht ose të pashfrytëzuar që mund të dhurojë puna me dorëshkrimet që ruhen në këtë bibliotekë. Deri më 1 janar të vitit 1996, Biblioteka Apostolike e Vatikanit zotëronte 1, 600.000 libra të botuar, 8.300 inkunabula (nga të cilat 65 janë të shtypur në vellum, pergamenë), 150.000 vëllime dorëshkrimesh, 100.000 shtypshkrime dhe gravura, 300.000 monedha dhe medalje, dhe rreth 20.000 objekte arti.
Image
Si u grumbullua kjo pasuri e paçmuar në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit?
Koleksione librash në Romë ose Vatikan kanë ekzistuar që prej antikitetit, por ato përdoreshin ekskluzivisht nga papët dhe nga Kuria, dhe ishin të mbyllura për publikun e gjerë. Në përgjithësi, ekzistenca e këtyre koleksioneve është bërë e njohur nga referenca të gjendura aty-këtu. Megjithatë, biblioteka e papës Bonifaci VIII (Benedetto Caetani, 1294-1303), katalogu i të cilit u hartua në vitin 1295, është mjaft e famshme, ashtu siç është edhe biblioteka e Avinjonit, e cila pjesërisht u transferua në Romë nga Gregori XI (Pietro Roger de Beaufort, 1370-1378) në vitin 1377.
Papa Nikolla V (Tommaso Parentucelli, 1447-1455), humanist dhe pronar i një koleksioni jashtëzakonisht të madh, ishte i pari që duke përdorur edhe koleksionin e tij privat vendosi të hapte një bibliotekë publike në Vatikan. Biblioteka filloi me 350 dorëshkrime latine, që deri në atë kohë ishin përdorur kryesisht për nevojat e Kurisë Papnore, të cilave iu shtua dhe biblioteka personale e papës, në të cilën përfshiheshin shumë vëllime që ai kishte blerë, kopjuar apo dhuruar. Madhështia e kësaj sipërmarrjeje mund të shihet nga inventari i përpiluar me rastin e vdekjes së këtij pape, ku janë regjistruar rreth 1.500 kodikë.
Iniciativa e Nikollës V, u përkrah nga pasardhësit e tij, dhe veçanërisht nga papa Siksti IV (Francesco della Rovere, 1471-1484), i cili i dha bibliotekës formën juridike me bulën Ad decorem militantis ecclesiae të 15 qershorit 1475. Ai gjithashtu bëri një zgjerim të bibliotekës dhe caktoi një fond të ardhurash fikse për të. Në të njëjtën bulë, ai emëroi edhe bibliotekarin e parë, i cili ishte Bartolomeo Patina, gjithashtu edhe prefekt i bibliotekës. Si ndihmës iu dhanë tre asistentë dhe një libralidhës. Vendi i tyre i punës i kishte dritaret mbi oborrin e Belvederes, dhe përbëhej nga katër dhoma të zbukuruara me afreske të pasur. Këtu ruheshin edhe dorëshkrimet greke, latine dhe shumë nga kodikët më të çmuar. Në atë kohë ishte e mundur që librat të huazoheshin dhe për këtë dëshmojnë regjistrat e ruajtura nga vitet 1475-1547. Brenda një kohe shumë të shkurtër, nga viti 1475-1481, numri i dorëshkrimeve u rrit aq shumë (nga 2.527 në 3.500) saqë lindi nevoja për hapësira të reja për to, dhe këto hapësira u dhuruan nga papa Gjulio II (Giulianno della Rovere, 1503-1513). Megjithatë shpejt pas kësaj ndodhi fatkeqësia e madhe e plaçkitjes së Romës (1527) dhe koleksionet e Vatikanit u dëmtuan shumë nga kjo plaçkitje, ndërsa duhet theksuarkëtu se një pjesë tepër e madhe dorëshkrimesh dhe librash qoftë në gjuhën shqipe, qoftë që kishin të bënin me Shqipërinë dhe shqiptarët u zhdukën përgjithmonë.
Midis viteve 1587-1589, papa Siksti V (1585-1590) porositi Domenik Fontanën të ndërtonte Sallonin Sistina, ku vëllimet e ruajtura në kabinete posaçërisht të ndërtuar për to, ndenjën deri në kohën e papa Leonit XIII (1878-1903). Salloni Sistina është një sallë e madhe 70 m e gjatë e 15 m e gjerë, e zbukuruar me afreske te shumta dhe me dy nishe. Kabinetet e mbështetura në mur dhe rreth e rrotull shtyllave, në të cilat ruheshin dorëshkrimet, mund të shihen edhe sot e kësaj dite, megjithëse kjo sallë tani i përket muzeut të Vatikanit.
Në kohën e Palit V (Camillo Borghese, 1605-1621), u vendos që dokumentet arkivore të bibliotekës të ruheshin në një vend të veçantë, por fqinj. Në këtë mënyrë u krijua edhe Arkivi Sekret i Vatikanit. Duhet theksuar që sot Arkivi i Vatikanit (Arkivi Sekret) është një institucion i ndarë dhe i pavarur nga biblioteka, me prefektin dhe stafin e tij.
Image
Në shek. XVI, Biblioteka e Vatikanit, e cila në atë kohë ishte më e madhja bibliotekë e botës perëndimore, vazhdoi të rriste koleksionin e saj të dorëshkrimeve, falë shumë blerjeve dhe dhurimeve. Rreth fundit të shekullit, kardinali Guiglielmo Sirleto, i dhuroi koleksionin personal bibliotekës, dhe gjesti i tij u ndoq nga kardinali Antonio Carafa në vitin 1591. Pas kësaj, karakteri humanist i bibliotekës, u pasurua me kalimin e shekujve nga shumë dhurime të rëndësishme si p.sh. Biblioteka Palatine e Heidelbergut (1623), dorëshkrimet e dukës së Urbinit (1657), dorëshkrimet e mbretëreshës Kristina të Suedisë (1690). Papa shqiptar Klementi XI (Giovanni Francesco Albani, 1700-1721) iu drejtua kryesisht lindjes për të pasuruar bibliotekën në fjalë, dhe themeloi një koleksion të pasur oriental, kryesisht me vëllime të sjella nga Siria dhe Palestina, por edhe Shqipëria. Ai u përpoq që të mblidhte edhe dorëshkrimet shqiptare dhe t’i ruante në këtë bibliotekë, por për fat të keq kjo iniciativë e tij u shoqërua me një fatkeqësi të madhe për ato dorëshkrime, të cilat nuk arritën kurrë të shkonin në Itali, ngase në forma të ndryshme ato u penguan për të arritur në destinacionin e duhur. Psh. një pjesë e mirë e tyre u shit, një pjesë tjetër humbi pa gjurmë, siq ishte rasti me një qerre të mbushur plot me dokumenta dhe dorëshkrime origjinale që u mbyt në lumin Drin, etj. etj.
Në shek. XVIII, koleksionet e Markezit Alessandro Giorgio Capponi (1746) dhe papa Aleksandri VIII (Pietro Ottoboni, 1689-1691) shtuan koleksionit me emrin e familjes Ottoboni (1748). Gjatë kësaj periudhe, filloi edhe një projekt për të publikuar një katalog të plotë të koleksioneve të dorëshkrimeve. Nuk ishte mbaruar akoma, kur një zjarr në vitin 1768 shkatërroi variantin e punës së vëllimit të katërt dhe kopjet e tre vëllimeve të parë, ku ndër të tjera, pothuajse ishin indeksuar të gjitha dorëshkrimet që kishin të bënin me Shqipërinë ngase katalogu kishte renditje alfabetike.
Në vitin 1797 dhe 1809, trupat e Republikës Franceze, dhe më vonë ato të Napoleonit, e transferuan një pjesë të madhe të dorëshkrimeve dhe pasurive të tjera të bibliotekës në Paris, të cilat u kthyen pas Kongresit të Vjenës (1815), por me shumë dëme dhe humbje.
Koleksionet e librave të botuar u pasuruan në vitin 1855 nga koleksionet Cicognara, që kryesisht përfshinte libra mbi artin dhe antikitetin. Nga viti 1891 e tutje, duke filluar me dorëshkrimet Borghese, bibliotekës iu shtuan shumë koleksione të tjera kryesisht dorëshkrimesh si fondi Barberini (1902), Chigi (1923), Ferrajoli (1926), arkivat Rospigliosi (1926) dhe Caetani (1935), si dhe arkivat e Kapitullit të Shën Pjetrit (1940) dhe koleksioni Patetta (1945). Vitet e fundit janë shtuar edhe koleksionet persiane dhe etiopiane të Cerulli-t, dhe koleksioni etiopian Raineri.
Në kohën e Leonit XIII (Gioacchino Pecci, 1878-1903), filloi një proces modernizimi. I filluar tashmë nga Kardinali Jean-Batist Pitra, i udhërit të Benediktinëve, puna u udhëhoq nga prefekti (më vonë Kardinali bibliotekar) Franc Ehrle S. J., i cili hapi sallën e sotme të leximit, për librat e shtypur (Sala Leonina) dhe luajti një rol vendimtar për adaptimin e rregullave të detajuara për katalogizimin e botuar të dorëshkrimeve, që akoma është në përdorim sot. Janë rreth 400 vëllime vetem me katalogë librash.
Katalogu i librave të botuar u kodifikua shpejt pas luftës me titullin “Norme per il catalogo degli stampati” i cili është ribotuar disa herë dhe është përkthyer edhe në gjuhë të ndryshme.
Sot Biblioteka e Vatikanit është një bibliotekë kërkimesh shkencore, me koleksione të mëdha të famshme në të gjithë botën, veçanërisht përsa i përket fushës së shkencave humane dhe shoqërore, por edhe të tjerave. Të gjithë librat, duke filluar që nga ato të shek. XVI-të janë në rafte të hapura për përdorim të lirshëm nga ana e studiuesve, dhe janë të organizuara kryesisht sipas emrave të shteteve, dmth., rendit alfabetik dhe brenda për brenda tyre edhe sipas provincave apo sipas subjekteve më të rëndësishme. Përveç këtyre janë edhe ndarjet e mëdha sipas fushës, ndër të cilat më të rëndësishmet janë seksionet e paleografisë dhe papirologjisë, heraldikës e epigrafisë, artit e arkitekturës, hagjeografisë e vjetarëve pontifikë, biografive e bibliografive, e së drejtës kanonike dhe e së drejtës civile, seksionet e koncileve, urdhërave fetarë, patrologjisë e shkrimeve të shenjta, historisë kishtare, por edhe historisë së përgjithshme, teogjisë e filozofisë, studimeve të ipeshkvive, manastireve, papëve e kardinalëve, orientit e bizantit, letërsisë greke e latine, mesjetare e paramoderne etj. etj.
Sigurisht që nuk mungojnë as leksikonet, enciklopeditë, dhe fjalorët më me emër të të gjitha kohërave, në të gjithë vëllimet e tyre seriale, si Fjalori historiko-eklesiastik i Moronit (nga vitet 1840-1861), Enciclopedie d’Islam, Enciclopedia Dantesca, Lexicon des Mittelalters, etj. etj. dhe deri tek botimi i vitit 2003 i The New Catholic Encyclopedia. Ndër fjalorët e të gjitha vendeve dhe kohërave, një vend mjaft të rëndësishëm zënë edhe ato të gjuhëve orientale.
Brenda përbrenda këtyre gjenden koleksione që rrallë mund të gjenden në ndonjë vend tjetër në formë kaq të plotë. Kështu seri të tilla monumentale si: Acta Praedicatorum, Acta Salmanticensia, Acta Sanctorum, Annales de Literature, Annales Ecclesiastici, Annales Ecclesiastique, Basilicon, Bullarium Franciscanorum, Bullarium Praedicatorum, Bullarium Romanorum, Codex Diplomaticus, Codex Theodosianus, Codicem Juris Canonici Orientalis.Corpus Juris Canonici, Du Cange, Fontes Pontificia Commissio ad redigendum,Illiricum Sacrum, Lequin, Monumenta Germaniae, Monumenta Ragusina, Monumenta Slavorum, Muratori, Patrologia Latina dhe Patrologia Graeca, Tabula Peuntigeriana,Theiner, etj. etj. të gjitha janë të plota dhe në rafte të hapura, për përdorim të lirë, ku ndër të tjera, pjesa dërmuese ka të dhëna për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Ndër librat që janë ekskluzivisht për historinë e Shqipërisë, janë veprat e Barletit; 25 vëllimet e Valentinit (Acta Albaniae Veneta), përveç Acta Albaniae Juridica, dhe Saggio di un Regesto Storico dell’Albania, të punuar bashkë me Fulvio Cordignano, veprat e Thalloczy-t, Jirecek-ut, Theineri-t, Ughello-s dhe Šufflay-t: Acta e Diplomata Res Albaniae illustrantis, si dhe studimet e tyre në Illyrisch-albanische Forshungen, Studimet e Borgia-s, të Hahn-it, të Petrott-ës, të Almagia-s, të Fulvio-s, të Tacchella-s, etj. etj.
Në serinë Studi e Testi që sponsorizohet dhe botohet nga vetë Biblioteka Apostolike e Vatikanit, botohen herë pas here edhe studime që kanë lidhje me Shqipërinë si psh. studimi i Matteo Sciambrës për doktrinën e krishterë të përkthyer nga Lukë Matranga, apo ribotimi dhe transkriptimi i Mesharit të Buzukut nga Namik Resuli. Po ashtu është edhe përmbledhja me dokumente latine Acta Albaniae Vaticana i Igantius Parrinos, etj.
Salla e periodikëve përfshin të gjithë periodikët më me zë në botë, duke filluar që nga periodikët e vjetër të École Française de Rome si: Acta orientalia, Analecta Bollandiana, Archivio storico della Calabria, Archivio Storico per la Dalmazia, Ars islamica, Beihefte zur mittelateinischen Jahrbuch, Biblioteca orientalis, Bibliotheque de l’ecole de Chartes, Oriens Christianus, Rivista degli studi orientali, Bolletino di studi latini, Bulletin du Cange, Revue du Moyen age latin, Byzantinische Archiv, Byzantinische Forschungen, Byzantinische Zeitschrift, Civilta Cattolica Archiv für literatur und Kirchengeschichte des Mittelalters,Civilta classica e Cristiana, Classica et mediaevalia, Croatica Christiana periodica, Medieval and renaissance studies, Mélanges d’archéologie et d’histoire, Melanges de l’ecole francaise, Mitteilungen zur geschichte der Medizin, Oientalia Christiana analecta, Orientalia christiana periodica, Revue d’Histoire ecclesiastique, Rivista di studi bizantini e slavi, Rivista Storica Calabrese, Studien und mitteilungen aus dem Benedictiner und dem Cisterciensen Orden,The journal of medieval latin, Zeitschrift für slavische Philologie, e shumë e shumë të tjerë, ku ka me mijëra studime e artikuj që kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekte me Shqipërinë.
Ndër perlat e vërteta të kulturës shqiptare në sallën e periodikëve mund të konsiderohen pa frikë: Lajmtari i Zemers s’Jezu Krishtit, që filloi të botohet në vitin 1891, në Shkodër; Shejzat po ashtu janë të ruajtura kompletë në dy seri, në këtë bibliotekë; Shpirti Shqiptar që ka filluar të botohet që nga viti 1954; Rivista d’Albania, e drejtuar nga Francesco Ercole dhe e botuar në Milano që nga viti 1940 deri në vitin 1943 dhe shumë revista të tjera. Katalogu i librave të botuar mund të kontrollohet edhe online që nga viti 1985, kurse katalogët e botuar dhe ribotuar, indekset e shtypur dhe inventarët me shkrim dore mund të kontrollohen vetëm duke qenë prezent në bibliotekë dhe në dhomat përkatëse të saj.
Fondet e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
Fondi Vatikani Latini është më i vjetri, dhe në të gjenden shumë dokumente për Shqipërinë, sidomos përsa i përket vizitave apostolike të shekujve pesëmbëdhjetë e në vazhdim.
Fondi Alexandrin, Fondi Barberini, Fondi Borghesiana, Fondi Borgia, Fondi Capponiana, Fondi Chigi, Fondi Ferraioli, Fondi Jean-François de Rossi, Fondi Ottoboniana, Fondi Palatin, Fondi Urbinate, fondet e dorëshkrimeve orientale etj. etj. Secili prej këtyre fondeve ka vëllime të tëra indeksesh, me titujt e dokumentave që përmbajnë, dhe që deri më sot janë akoma të paeksploruara nga studiuesit tanë. Kështu sa për të ilustruar mund të japim disa shënime nga dokumentat që kemi gjetur në këto fonde.
Codex Ottobanianus 2536 ndër të tjera përmban edhe një dorëshkrim nga shek. XVII që është një relacion i kryeipeshkvit të Tivarit për gjendjen e krishtërimit në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bulgari nën sundimin turk. Codex Ottobanianus nr. 1941 sjell relacione për Shqipërinë nga shek. XVII. Në Codex Borgiani Latini nr. 749, flitet për martirizimin e Antonio Negrit, ipeshkvit të Shkodrës, më 2 shkurt të vitit 1698. Nën emrin Codex Barberini Latini nr. 3454 ruhet në formë tripleksi përkthimi në shqip i Doktrinës së Krishterë i Lekë Matrangës. Po kështu Codex Ottobanianus nr. 3154, përmban infomacione të gjendjes krishtërimit në shek. XVIII.
Me rëndësi të veçantë janë po ashtu edhe dorëshkrimet në pergamenë nga fund shekulli XV dhe fillim shekulli i XVI, të familjes së Engjëllorëve të Drishtit, pastaj ato të pasardhësve të Gjergj Kastriotit Skënderbeut që jetuan në Itali, qofshin ato në formë kronikash, letërkëmbimesh apo dokumente të tjera.
Gjatë shek. XVIII u krijuan dy sesione të bibliotekës, që iu dedikuan materialeve jo-libra: u themelua koleksioni i medaljeve, ose Kabineti i Numizmatikës, (1738), i cili filloi me koleksione medalionësh romakë dhe grekë që ishin pronë e Kardinalit Aleksandër Albani (1738). Në atë kohë ky koleksion ishte i dyti në botë për nga madhësia, pas koleksionit të famshëm të mbretit të Francës.
U themelua edhe Muzeu i Artit të Shenjtë (1755), i cili që prej atëherë është plotësuar me objekte të ndryshme kryesisht të ardhura nga katakombet romane. Ky Muze më vonë u nda në një sektor tjetër që e mori emrin Muzeu i Artit Pagan (1767). Këto muze të bibliotekës tani janë pjesë e Muzeut të Vatikanit.
Koleksioni i Monedhave ose Medaljeve, i cili është një sektor i bibliotekës, zotëron koleksionin më të plotë të medaljeve dhe monedhave papnore, si dhe një ndër më të plotët përsa i përket monedhave të periudhës së Republikës Romake, kurse koleksioni i gravurave dhe i vizatimeve përfshin, përveç të tjerave, rreth 161 vëllime të lidhura më herët se viti 1793 dhe përmban rreth 42.000 gravura të renditura sipas kritereve të ndryshme, këtu do veçonim dy gravura të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pastaj gravurën e Pjetër Budit dhe atë të Pjetër Bogdanit etj. Në këto fonde ruhen një numër i madh i stemave origjinale të fisnikëve shqiptarë, p.sh. ato të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Engjëllorëve të Drishtit, Dukagjinëve, Muzakajve etj, pastaj një numër i konsideruar medalionesh dhe veçanërisht është i rëndësishëm koleksioni i monedhave, i cili përmban disa qindra monedha të panjohura fare të princërve dhe fisnikëve shqiptarë.
Në BAV ka rregulla shumë strikte, të cilat ruhet të respektohen me përpikëri nga ana e studiuesve, psh. në të gjitha sallat për shfrytëzim dhe konsultim, brenda ditës, nuk mund të futen më shumë se 200 studiues. Në sallat nuk mund të hyjnë më shumë se 200 persona. Kur kërkohet të shfrytëzohet për punë një dorëshkrim apo libër shumë i rrallë, zakonisht, shërbehet me kopje të tij, qoftë ai riprodhim anastatik, mikrofilm apo fotokopje e thjeshtë, në raste të veçanta, me leje speciale mund të konsultohet edhe origjinali, por nën kushte të larta kujdesi e sigurie si dhe nën përcjelljen e specialistëve të BAV-it gjatë tërë kohës. Rast i tillë, psh., pas vitit 2005, është me “Mesharin” e Buzukut.
Kushtimi i vëmendjes së duhur ndaj një institucioni shkencor, dhe pasurie materiali burimor është detyrë e çdo studiuesi serioz, dhe Biblioteka Apostolike e Vatikanit është e hapur për çdo studiues (d.m.th. që ka një titull shkencor dhe të paktën disa studime dhe tituj shkencor të botuar) pa dallim feje, race, kombësie, dhe ne si studiues shqiptarë jemi mirënjohës për këto dyer që na janë hapur për të hedhur më shumë dritë mbi të kaluarën e popullit tonë në çdo aspekt të mundshëm.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”