Page 1 of 1
Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sat Jul 25, 2009 11:41 am
by Mallakastrioti
23-07-2009 22.29.png
23-07-2009 21.51.png
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sat Jul 25, 2009 11:44 am
by Mallakastrioti
Hapa kete teme se me te vertet dihet fare pak si ndodhi vrasja e Boçarit dhe mbi te gjitha neper libra te huaj apo shqiptar nuk permendet kjo gje,ose nuk shpjegohet qarte si ndodhi dhe kush ishte me te vertet ai qe vrau Boçarin.Me poshte po kerkoj te shpjegoj c'thote historiani italin lidhur kesaj ngjarje.
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sat Jul 25, 2009 11:57 am
by Mallakastrioti
"....Ne takim merrnin pjese kryengrites te zellshem midis Cameve dhe mjafton te permendim Boçarenjte.Lufta e Karpenisit(Etolia) vuri perballe tre besimet fetare(religjionet) qe ndajne shpirtin e Shqiptareve.Duke kerkuar Marko Boçari te sulmonte ne menyre te papritur naten pashain e Skodres,gaboi tenden dhe hyri ne ate te princit te Mirdites,Prenk Doda;ku heroi suliot u rrezua nga te shtenat e Lleshit te Zi(Aleksandri i Zi) vellai i princit dhe me i tmerrshmi ushtar i gjithe Gegerise...."
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sat Jul 25, 2009 2:18 pm
by Zeus10
mallakastrioti wrote:".....Lufta e Karpenisit(Etolia) vuri perballe tre besimet fetare(religjionet) qe ndajne shpirtin e Shqiptareve........"
Kjo fjali ka brenda esencen per te kuptuar se cfare e bente diferencen midis paleve nderluftuese:
helene----------shqiptare ortdokse
mirditore--------shqiptare katolike
turq-shqiptare---shqiptare myslimane
ajo qe i bashkon eshte etnia shqiptare, ajo qe i ndan feja ku me fanatiket duket te jene helenet(shqiptaret ortodokse).
Gjuha ""helene"" ju bashkengjit si trup i huaj kesa race(heleneve), duke spostuar gjuhen natyrore(arberishten), nepermjet presionit fetar, shkolles, dhe inkurajimit nga jashte.
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sat Jul 25, 2009 2:20 pm
by Zeus10
Eshte fakt i pamohueshem qe Marko Bocari ashtu si gjithe arvanitasit e tjere ne Greqi, jane shqiptare dhe e njihnin veten per te tille. Por cthote propaganda greke per kete:
Markos Botsaris Greek: Μάρκος Μπότσαρης, Albanian: Marko Boçari; c. 1788 - 21 August 1823) was a leader of the Souliotes who played an important role in the War of Greek Independence.
The Greek War of Independence was a successful insurgency
waged by the Greeks(
) between 1821 and 1827 to win independence from the Ottoman Empire. Markos Botsaris (1788–1823)
was a Greek patriot
exiled from his native Epirus in 1803, who was prominent in th
Many Philhellenes visiting Greece admired Botsaris' courage and numerous poets wrote poems about him.
Se per ke, per cfare luftonte, Marko Bocari mjafton te lexosh kete poeme te vjeter arvanitase, per te evituar komentet e teperta.
MARK BOÇARIT
Bie bor e bie shi
u xi jeta, shum, u xi.
ngrin krie në Graiqi
zjarrë vun ne shum xhami.
Ferman në gjith Turqi...
Prite, prite, o Rumeli
nizamet lloj-lloj.
Pashai me Miriallan
në çader bërdha van.
‘Inshallah” të gjith than
për në Mesollogjill e kan.
“Fuora”, palla e jatagan,
të ndërojn sa jan
të luftoin me Rajan.
Mesollogji me ndigjon
vuri vajete e vajton
Duaj ndihm s’ çon,
Kapetanët kërkon
Zuri rënjën e rëkon
Shqipetarët vëzdon.
Ishin bërdha Shqipetar
shahina, trima pa an
nga Suli u ngren e van
me dufeqë e jatagan.
Ish një bur, trim, iri
i zeshk mustaqezi
po rij me mallengoni
mbaj dorën mbi harmbi
mbaj vesh e s’ flit njeri,
Marko Boçari ish ki.
Mbaj vesh edhe ndigjoj
psheretiu edhe rëkoj
nga trimat e tij vëzhdoj
rëmbeu karjofil e shkoj.
Tha: “Do vdes a do roj
këtë jet, s’ mund te shkoj
nat e dit, “oj” dhe “oj“!
Shoket tij nëmëroj
treqind vet plot i mblodhi.
U thot: “O shok, o asllan
Mos e gëzojm, dinjan
si Raja ne Turkollar!
Sonte do t’ u derdhim gjakun
t’ u ndrojm din e iman.
Sonde t’u biem pran
se kam “Tan a epitan”
të zë nga mjekrët Pashan
Katillar, e Agallar.
T’i pritni me jatagan
asnjë mos lëni të gjall.
të shkulet kjo farr
se na poq, ena vu zjarr
Muhameti me Kuran.
Folni Shqip me Shqiptar
“Bam” pos bëni as mb’ një an.
Gjasht-dhjet eni pran
sa të rëmbejm Pashan.
Ngadale, o kordhetar
vrsini karaull e par.
Vrisni një e vrisni dy,
vrisni sa shihni me si,
si kur ullqët në dhi.
Allah, Allah o Turqi,
at vat ç holqe ti,
at vat në erreshi,
shkrëtove kaqë ordhi.
O shokë “medet-medet,”
shkoi Markoa si Mbret!
Pashan kërkon e s’ flet,
në çader nuk e gjet.
Zu nga mjekrët një lanet,
turqe helqur thërret:
“Aman thuajm kush je;”
“U jam, derk nuk më njeh;”
‘Aman more çili je ti;”
Dar i darit, nuk ë di;
Jam një kapedan i ri
thuhem Marko-Boçari,
erdha vetëm për ty!
Turk i dar e zuri dridhm
shokërit u vu një thirm:
“Turqë të mbesoni din
të më shpëtoni fat-zin,
Se Kaurët më bin!”
Dar i darit, nuk di;
Jam një kapedan i ri
thuhem Marko-Boçari,
erdha vetëm për ty!
Turk i dar e zuri dridhm
Shokërit u vu një thirm:
“Turqë të mbesoni din
të më shpëtoni fat-zin,
Se Kaurët më bin!”
Një Arrap me karabin
u ul e i shtroj syn,
koditi bajrakën e mir,
Marko Boçarin shahin!
E vrau!! “Shokë Shqipëtar
binu qent se më vran.
Më muar plumbi në ball,
mirmëni sa jam i gjall“.
U xi jeta, u bë mugjë
tërë trimat si u ngullën
e bën se duall ujë
djelët e Sulit me vull
Shahinat ne dor e muar
edhe ne Mesollogjë e pruarn.
E pruarn në Mesolloj
te shpëtonin, po s’ shpëtoj.
Mesollogji u helmua,
derdhi lotet si krua.
Mesollogji, po t’a thon,
ku e ke Markon Sulion
Ku lufton si qej zakon
Tërër me jatagan në dor
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sat Jul 25, 2009 2:25 pm
by Zeus10
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sat Jul 25, 2009 2:39 pm
by Tomorr
Pak a shume videot qe solli Zeus10 dhe pasazhi i sjelle prej Mallakastriotit perputhen ne informacion duke e bere ate te besueshem.
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sat Jul 25, 2009 7:26 pm
by alfeko sukaraku
po ju paraqes nje punim nga vrasja e Marko Bocarit
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Sun Nov 29, 2009 8:06 pm
by beyond your dreams
Perpos piktures qe eshte shume ebukur, me pelqen quota ne fund ku thote qe: KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE. Me pelqen shume kjo thenie.
Re: Kush ishte vertet ai qe vrau M.Boçarin.
Posted: Thu May 19, 2016 3:33 pm
by Mirditori
Lleshi i Zi ishte Kapidani i Mirdites dhe jo vellai i Prenk Bib Dodes. Prenk Bib Doda ishte princi i mirdites 2 breza me vone - ka mundesi qe ne 1823 nuk kishte lindur. Pas vrasjes se Leshit te Zi (vella vrasje brenda fisit), kapidanllekun e mori barku tjeter i familes: Bib Dod Pasha dhe pastaj i biri Prenk Bib Dod Pasha; Me vrasjen e Prenk Bib Dodes nje shekull me vone, Kapidanllekun e mori prap barku I Lleshit te zi me Kapidan Gjon Marka Gjoni.
Sipas librit to Ndue Gjon Markut (Leshi I zi eshte fiks gjyshi I gjyshit te autorit), Lleshi i zi drejtone ushtrine e Mirdites qe ishte ne koalicion to ushtrise to Bushatlliut te Shkodres. Marko Bocari ishte ne koalicion me Ali Pashe Tepelenen. Eshte jashte normales, pasi Mirditoret per kohe shume te gjate kane qene ne koalicion me Ali Pashen.
Sipas Ndue Gjon Markut, “Marko Bocari hyri trimerisht ne cadren e Lleshit te zi perte vrare Mustafa Pashen duke menduar se ishte cadra e Bushatlliut, por per fat te zi to Markos, Leshi u ngrit rrufeshem dhe pas nje perleshje fyt a fyt , Marko ngeli e vrare nga shpata e Lleshit.
Eshte fatkeqisi qe nje nga luftetaret me te shquar shqipetare u vra nga nje tjeter shume i shquar luftetar shqipetar.