"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lexoni me vemendje!
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Lexoni me vemendje!
Sepse keta nuk kane per te rreshtur kurre ne synimet e tyre grabitqare!
...........
FEDERATA PANEPIROTE E AMERIKES
MINORITETI ETNIK GREK NE SHQIPERI
2007
Teksti u hartua nga doktor profesor Theofanis Malqidhis në Universitetin Demokriteion të Thrakës për Federatën Panepirote të Amerikës (2007).
Përktheu: Ilektra Qiqi
Faqja e jashtme: APOLONIA
4
..
.. ..
PERMBAJTJA
Parathënie ................................................................................7
Kronologji..................................................................................9
1. Vorioepirotët. Minoriteti autokton grek në Shqipëri ..19
2. Vorioepiri në kohën e pushtimit turk ............................24
3. Krijimi i shtetit shqiptar dhe minoriteti etnik grek ......26
4. Politika shqiptare dhe minoriteti etnik grek gjatë
Luftës së Dytë Botërore ..................................................37
5. Vendosja e sistemit komunist, Lufta e Ftohtë
dhe minoriteti etnik grek ................................................40
6. Marrëdhëniet greko-shqiptare në periudhën
1944-1974 dhe minoriteti etnik grek ..............................47
7. Marrëdhëniet greko-shqiptare pas rivendosjes së
demokracisë në Greqi......................................................59
8. Heqja e gjendjes së luftës ................................................62
9. Minoriteti etnik grek dhe marrëdhëniet
greko-shqiptare që nga krijimi i shtetit shqiptar
deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë ........................62
10. Çështja e arsimit të minoritetit etnik grek ....................73
11. Liria fetare e minoritetit etnik grek dhe
marrëdhëniet greko-shqiptare ........................................75
12. Minoriteti etnik grek pas ndryshimit të sistemit
në Shqipëri ........................................................................81
13. Pasiguria në Shqipëri dhe fryma e terrorit ....................89
14. Arsimimi i minoritetit etnik grek dhe problemet ........91
5
..
15. Liria fetare e minoritetit etnik grek ..............................99
16. Kisha e Shqipërisë ..........................................................101
17. Shteti shqiptar dhe mbrojtja e të drejtave
të minoritetit etnik grek ................................................102
18. Konsolidimi i të drejtave të minoritetit etnik grek ....110
18.1 Mbrojtja ndërkombëtare ............................................112
18.2 Kuadri ligjor i Evropës ................................................115
19. Konkluzione....................................................................123
Shtojcë ..................................................................................127
6
PARATHENIE
Libri është një vështrim i përgjithshëm mbi çështjen Vorioepirote, çështjen e minoritetit grek që jeton në Shqipëri dhe synon evidentimin e kësaj teme sa në mjedisin grek aq edhe në atë ndërkombëtar. Libri përbën një ndihmesë të Federatës Panepirote të Amerikës për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek që jeton në Shqipëri dhe, së bashku me të gjitha nismat që kanë ndërmarrë përfaqësuesit e tij, synon të nxjerrë në pah çështjen. Përmban një vështrim historik të ecurisë së Grekëve që jetojnë në shtetin shqiptar, si një grup etnik autokton, i cili ka përballuar shumë sfida (periudha e krijimit të shtetit shqiptar, periudha e regjimit komunist të Enver Hoxhës) por edhe sfida moderne (periudha kalimtare), përpiqet të konsolidojë të drejtat e tij dhe t’ i ndërkombëtarizojë ato në rast se nuk zbatohen ose shkelen. Probleme të mëdha si arsimimi i anëtarëve të minoritetit grek, liritë fetare, kthimi i pronave private, zonale dhe fetare
atyre që u takojnë, obligimet për të drejtat e njeriut dhe ato minoritare, si dhe terrori jo vetëm nuk janë zgjidhur nga pala
shqiptare por janë bërë më të mprehta. Madje në frymën nacionaliste që kultivohet në Shqipëri, një sërë aktesh të qeverisë shqiptare janë drejtuar kundër minoritetit grek dukesynuar largimin përfundimtar të tij. Në Federatën Panepirote të Amerikës besojmë se çështja
e minoritetit grek, duhet të jetë tema zotëruese në marrëdhëniet greko-shqiptare, në negociatat e Shqipërisë me Evropën e Bashkuar, si gur prove për zhvillimin ose jo të marrëdhënieve midis të dy palëve dhe ecurinë me organizmat e tjerë evropianë
7
..
dhe ndërkombëtare (OKB, NATO, OSBE). Si rrjedhojë, synimi kryesor duhet të jetë respektimi dhe ushtrimi i plotë i të drejtave
politike, kulturore dhe arsimore i minoritetit grek. Minoritetet etnike, dhe më konkretisht minoriteti grek nuk është element
i aneksuar i shteteve të gadishullit Ballkanik dhe i Shqipërisë, por është pjesë krijuese e saj. Në këtë prizëm është i domosdoshëm
respektimi i të drejtave të njeriut të minoritetit grek sikundër i garantojnë organizmat ndërkombëtare, konventat dhe
marrëveshjet, por edhe legjislacioni shqiptar. Në këtë kuadër përfshihet edhe nisma jonë për botimin e këtij libri, nisëm e
cila besojmë se do të gjejë përkrahës të shumtë dhe të rëndësishëm.
Mihalis Servos
Kryetar i Federatës Panepirote të Amerikës
Florida, mars 2007
8 MIHALIS SKLAVOS
KRONOLOGJI
Prezenca e Grekëve Epirote në Shqipëri regjistrohet që nga lashtësia deri sot si grup popullsie autoktone, duke patur veprimtari me vlera të veçanta kulturore të një rëndësie botërore.
28 nëntor 1912
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë
7 dhjetor 1912
Çlirimi i KORÇËS nga ushtria greke
20 dhjetor 1912
Njohja e pavarësisë së Shqipërisë nga ambasadorët e Fuqive
të Mëdha në Londër.
21 shkurt 1913
Çlirimi i JANINËS nga ushtria greke
3 mars 1913
Marrja e GJIROKASTRËS dhe KËLCYRËS nga ushtria
greke.
6 mars 1913
Çlirimi i TEPELENËS dhe i HIMARËS, KURVELESHIT,
PËRMETIT dhe LESKOVIKUT.
17 maj 1913
Nënshkrimi i paqes midis shtetit Otoman dhe Aleatëve të
Ballkanit.
30 maj 1913
Nënshkruhet në Londër Konventa e Paqes. Në bazë të
nenit 3, ngarkohen gjashtë (6) Fuqitë e Mëdha, ANGLIA,
FRANCA, AUSTROHUNGARIA, GJERMANIA, ITALIA
KRONOLOJI 9
dhe RUSIA, të përcaktojnë kufijt e shtetit Shqiptar të porsakrijuar.
Fatkeqësisht, Shtetit Shqiptar të porsakrijuar iu dha i tërë
Vorioepiri, d.m.th. HIMARA, GJIROKASTRA, KORÇA,
PËRMETI, DELVINA, SARANDA etj., krahina në të cilat
shumica e popullsisë ishte greke dhe madje autoktone.
Krahina u quajt Vorioepir dhe Grekët Vorioepirotë.
29 korik 1913
Nënshkruhet në Londër nga gjashtë Fuqitë e Mëdha
protokolli për pavarësinë e Shqipërisë.
8 gusht 1913
Nënshkruhet Protokolli i Londrës, me të cilin njihet se
kufijt veriorë të Shqipërisë me Greqinë do të përfshinin nga
njëra anë zonën e Korçës dhe nga ana tjetër bregdetin deri në
Ftele. Midis këtyre dy vendosjeve, kufijt do të përcaktoheshin
nga një komision në bazë të të dhënave gjeografike dhe
etnologjike. Për këto të fundit si bazë do të merrej gjuha që
fliste popullsia.
17 dhjetor 1913
Komisioni shpall vendimin e tij, i njohur si Protokolli i
Firencës.
13 shkurt 1914
Fuqitë e Mëdha i bëjnë të ditur Greqisë vijën kufitare Greqi-
Shqipëri dhe e ftojnë që të tërheqi ushtrinë e saj.
28 shkurt 1914
Shpallet Republika Autonome e Vorioepirit me Kryeministër
politikanin grek Jeorjio Hristaqi Zografon. Kryengritësit
Vorioepirote me notë të tyre drejtuar Fuqive të Mëdha shprehin
zhgënjimin dhe dhimbjen e tyre për mospërfilljen e të drejtave
të tyre.
17 maj 1914
Nënshkruhet Protokolli i KORFUZIT i cili siguronte
10 THEOFANIS MALQIDHIS
autonominë e Vorioepirit. Teksti i Protokollit të Korfuzit
theksonte sa më poshtë:
1. Vorioepiri është i pavarur.
2. Njeh mbretërinë e Gulielm Vidit si mbretërinë e saj të
ligjshme.
3. Dërgon deputetë në Parlamentin Shqiptar.
4. Gjuha zyrtare e Vorioepirit është greqishtja.
5. Gjuha e detyruar në shkolla është greqishtja, por do të
mësohet edhe shqipja në mënyrë fakultative.
6. Epirotët kanë të drejtë të kenë forcë ushtarake të tyre,
me oficerë të tyre, forcë të cilën qeveria shqiptare nuk mund
ta përdorë jashtë kufijve të Vorioepirit.
20 qershor 1914
Fuqitë e Mëdha detyrohen të miratojnë Protokollin e
Korfuzit.
23 qershor 1914
Merret edhe qarku i KORÇËS. Kryetari i Komisionit
Ndërkombëtar i bën të ditur qeverisë së Republikës Autonome
të Vorioepirit se prijësi suprem i Shqipërisë Gulielm Vidi dhe
qeveria e tij pranojnë tërësisht Protokollin e Korfuzit.
Tetor 1914
Fuqitë e Mëdha i japin porosi Greqisë të rimarrë Vorioepirin
për arësye sigurie.
26 prill 1915
Italisë i jipet VLORA dhe toka në brendësi për mbrojtje
dhe Greqisë i jipet Virioepiri, 16 përfaqësues të së cilës do të
marrin pjesë në Parlamentin Grek që prej 15.12.1915.
17 tetor 1918
Nënshkruhet në MUDRO nga pjesëmarrësit e luftës
armëpushimi. Fundi i Luftës së Parë Botërore. Ambasadori
anglez në Athinë propozon që Greqia përveç Vorioepirit të
KRONOLOJI 11
marrë edhe Dodekanisin dhe QIPRON.
29 qershor 1919
Italia pranon kufijt e rinj Shqipëri-Greqi të cilat i kishin
pranuar më parë edhe Shqiptarët. Marrëveshja Venizelo-
Titoni.
13 janar 1920
Miratohet nga Këshilli i Lartë i Aleatëve marrëveshja
Venizelo-Titoni (Ministër i Jashtëm i Italisë), të cilën ia bëri
të ditur këshillit Venizellos, marrëveshje të cilën më 10 dhe
25 shkurt 1920 e pranon edhe Presidenti i SHBA-së Uilson.
14 janar 1920
Sekretaria e Këshillit i komunikon Notiosllavisë (vend i
Jugosllavisë së vjetër) midis të tjerash se Vorioepiri i jipet
Greqisë.
15 maj 1920
Nënshkruhet marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë
në Kapshticë. Shqiptarët marrin përsipër detyrime deri sa
fuqitë e mëdha të marrin vendimet përfundimtare.
17 maj 1920
Senati Amerikan votoi se Vorioepiri pa përjashtuar KORÇËN
duhet t’ i jipet Greqisë si dhe Dodekanisi dhe ana perëndimore
e Azisë së Vogël.
2 tetor 1921
Përfaqësuesi i Shqipërisë në Komunitetin e Kombeve
(respektivisht O.K.B. pas Luftës së Parë Botërore në Gjenevë)
paraqet një deklaratë përmes së cilës Shqipëria merr përsipër
detyrimin që të respektojë të drejtat fetare dhe arsimore të
Grekëve të Vorioepirit.
Prill 1935
Vorioepirotët detyrohen t’ i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare
12 THEOFANIS MALQIDHIS
të Hagës për shkeljen e të drejtave arsimore dhe fitojnë.
7 prill 1939
Gjendja e Grekëve keqësohet shumë pasi Shqipëria bashkohet
me fuqitë e Aksit dhe lufton si aleate e tyre gjatë gjithë periudhës
së Luftës së Dytë Botërore.
28 tetor 1940
Italia pretendon nga Greqia t’ i lejojë ta pushtojë. Pasi
Greqia nuk pranoi, ushtria italiane e përforcuar me batalione
shqiptare sulmon ushtrinë Greke por nur prapset. Ushtria
Greke kundërsulmon dhe përseri merr dhe çliron Vorioepirin.
Greqia është i vetmi vend që 1940-1941 mund Aksin.
6 prill 1941
Gjermania sulmon Greqinë përmes Bullgarisë dhe e pushton
atë. HITLERI, ngaqë i bëri shumë përshtypje ushtria greke,
urdhëroi të mos arrestohen ushtarët grekë që ishin zënë robë,
ndërsa oficerat të kthehen në shtëpitë e tyre së bashku me
armët që kishin.
Qershor 1942
Qeveria greke e internuar në Egjipt, kërkon marrjen e
Vorioepirit.
12 tetor 1944
Qeveria greke shpall se Vorioepiri përbën pjesë të pandarë
të Greqisë.
Qershor 1945
Komisioni kushtetues për çështjet e jashtme të Greqisë i
propozon qeverisë që ushtria greke të marrë Vorioepirin, që
të mos humbasin të drejtat tona.
Janar 1946
Shpallet Republika Popullore e Shqipërisë. Persekutimi i
minoritetit grek. Shumë minoritarë grekë pushkatohen,
KRONOLOJI 13
përcillen në kampe për punë të detyruar, burgosen, ndërsa
prona e tyre konfiskohet. Vijon gryerja sistematike dhe e
vazhdueshme e minoritetit grek me shpërndarjen e tij në zona
të tjera dhe njëkohësisht vendosja e Shqiptarëve në zonat
minoritare, si dhe krijoi kushte për shkëputje nga tradita
kulturore greke. Internimi i Grekëve kombinohej me internimin
e gjithë familjes apo izolimin e saj në mjediset e vendbanimit
të saj. Zhdukje demografike përmes regjistrimesh të falsifikuara
të popullsisë.
Dhënia tek grekët emra shqiptarë, krijimi i vendbanimeve
të reja me banorë shqiptarë të fesë myslimane brenda zonave
të pastra minoritare. Në krahinat minoritare u vendos regjimi
i zonave në përgjim, i ndalimit të qarkullimit dhe frenimeve
(p.sh.tela me rymë elektrike në kufijt me Greqinë, etj.), gjithashtu
qenia e minoritetit faktor miqësie dhe urrë midis dy popujve,
pa pëlqimin e Greqisë. Kufizimi i prezencës së minoritetit grek
vetëm në 99 fshatra.
26 mars 1946
Komisioni për çështjet e jashtme të Senatit Amerikan voton
se Vorioepiri dhe Dodekanisi duhet t’ i jipen Greqisë. Po
ngjallet një shpresë. Veç kjo përbënte një urim që nuk ishte i
detyrueshëm për Konferencën e Paqes.
15 maj 1946
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, BEBIN pozicionohet
pozitivisht ndaj kërkesës së Greqisë në kongresin e Këshillit
të Ministrave të Jashtëm të shteteve fituese.
29 qershor 1946
Senati Amerikan voton dhënien e Vorioepirit dhe Dodekanisit
Greqisë.
21 korrik 1946
Në Paris fillon konferenca e 21 shteteve fituese.
14 THEOFANIS MALQIDHIS
30 gusht 1946
Në Rendin e Ditës regjistrohet kërkesa e Greqisë për
Vorioepirin, por, me gjithë se u pranua, nuk u diskutua dhe
anulohet që të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.
28 shtator 1946
Shtrohet përsëri çështja e Vorioepirit që nuk ishte diskutuar.
Me ndërhyrjen e BRSS dhe Jugosllavisë, përcillet që të diskutohet
në Këshillin e Ministrave të Jashtëm.
Nëntor 1946
Risillet çështja dhe BRSS bie dakort me ANGLINË, SHBA
dhe FRANCËN, por e përcjell për t’ u zgjidhur përfundimisht
pas zgjidhjes së çështjes Gjermane. Me nënshkrimin e Marrëveshjes
së Paqes me Italinë, Greqia ruan të drejtat e saj në lidhje me
Shqipërinë, derisa të vendosin Ministrat e Jashtëm.
Nëntor 1967
Shqipëria bëhet shteti i parë ateist. Përndjekje të reja ndaj
minoritetit grek.
Maj 1971
Me nismë të Greqisë arrihet rivendosja e marrëdhënieve
diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë.
1984-1988
Prej vitit 1984 dhe deri më 1988 Komisioni i Posaçëm për
të Drejtat e Njeriut i OKB-së dënon Shqipërinë për shkelje të
të drejtave të njeriut të minoritetit grek. Analoge ishte edhe
fryma e raporteve të Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, të
Parlamentit Evropian (rezoluta e datës 9.4.1983 dhe 9.10.1985)
dhe i Amnistisë Ndërkombëtare.
Gusht 1987
Qeveria greke, duke shprehur dëshirën e mirë heq gjendjen
e luftës me Shqipërinë, me gjithë atë kushtet e jetesës së
minoritetit grek nuk përmirësohen.
KRONOLOJI 15
Shkurt 1990 - Mars 1991
Rënia e regjimit në Shqipëri. Përndjekje e minoritetit grek
dhe ikje drejt Greqisë.
1991-1995
Përndjekje të reja të minoritetit grek duke burgosur udhëheqës
të partisë së Omonias, ndjekje, marrje peng kryetarësh këshillash
të rretheve etj.
Mars 1996
Marrëveshje Miqësie, Bashkëpunimi, Fqinjësie të Mirë dhe
Sigurie që Greqia nënshkroi me Shqipërinë në vitin 1996.
“Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri ka dhënë dhe vazhdon të
japë kontribut të rëndësishëm në jetën e shoqërisë shqiptare
dhe është faktor për zhvillimin e miqësisë midis dy vendeve”.
Janar 1997
Përndjekje të reja të komunitetit Grek me pretekst skandalin
ekonomik të bankave piramidale.
1997-deri sot
1. Shpërbërja demografike e popullsisë dhe nxitja e emigrimit
të brendshëm nga Veriu drejt Jugut,
2. pasiguria përbën për komunitetin Grek një nga arësyet
kryesore të largimit drejt Greqisë,
3. venitja e veprimtarisë ekonomike. Rrëmbimet dhe vjedhja
e gjësë së gjallë, vjedhja e pajisjeve, pengmarrjet dhe kërcënimet
e afaristëve Grekë, nuk lejojnë zhvillimin e sektorit ekonomik
të zonës.
4. paralizimi i veprimtarisë së organizmave të minoritetit
grek, përjashtimi nga pjesëmarrja në mekanizmat shtetërore.
Falsifikim në zgjedhje për përfaqësimin e komunitetit Grek
në organet shtetërore.
5. Shkelje e të drejtave speciale që kanë të bëjnë me deklarimin
dhe zhvillimin e identitetit etnik, si arsimimi në gjuhën amëtare,
16 THEOFANIS MALQIDHIS
vetpërcaktimi në lidhje me kombësinë, hallkat penguese lidhur
me ripërfitimin e kombësisë greke, etj., shkelje të cilat lidhen
me shpërbërjen e minoritetit grek si autokton.
6. Shkelja e të drejtave të minoritetit grek, e drejta e
vetpërcaktimit, përzgjedhja në administrim, komunikimi i lirë
ndërkufitar, ushtrimi i të drejtave speciale nga individi dhe
komuniteti, krijimi i shoqatave, pjesëmarrja në jetën e vendit,
pjesëmarrja në vendimarrje lidhur me minoritetet, respektimi
i përbërjes së popullsisë dhe kufijve të zonave minoritare,
krijimi i partive politike, autonomia, të drejat etnike/kulturore,
të drejtat fetare, të drejtat gjuhësore dhe arsimore.
Moszbatimi nga Shqipëria i obligimeve të saj që rrjedhin
nga Karta e OKB-së (1945), Konventa Ndërkombëtare e të
Drejtave të Njeriut (1948), si dhe dy Konventat Ndërkombëtare
të vitit 1966, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile
dhe Politike që hyri në fuqi në vitin 1976 dhe Konventa
Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe
Kulturore, Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit
të Genocidit (1948), Deklaratën për Eliminimin e të gjitha
Formave të Diskriminimit Racial (1963), Konventa Ndërkombëtare
për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor
(1965) dhe Deklarata për të Drejtat e Personave që u Takojnë
Minoriteteve Etnike, Fetare dhe Gjuhësore (1992), Kartën
Evropiane të Gjuhëve Periferike dhe Minoritare (1992) dhe
Konventa-Bazë për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike (1995)
të Këshillit të Evropës, Akti Final i Helsinkit (1975), Rezoluta
Finale e Vjenës (1989), Rezoluta e Kopenhagës për Dimensionin
Njerëzor (1990), Karta e Parisit për Një Evropë të Re (1990)
dhe Rezoluta e Helsinkit (1992) e OSBE-së, kuadri institucional
për mbrojtjen e minoriteteve të Bashkimit Evropian (BE ka
nënshkruar me Shqipërinë më 12 qershor 2006, Marrëveshjen
e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, si fazë e parë
për integrimin e saj).
KRONOLOJI 17
Shkeljeve të të drejtave të minoritetit grek u referohen edhe
raporte të qeverive të huaja (SHBA) dhe të organizmave
ndërkombëtare (Amnistia Botërore).
18 THEOFANIS MALQIDHIS
1. Vorioepirotët. Minoritet autokton grek
në Shqipëri
Grekët e Epirit të Veriut ndoshta janë çështja kryesore
rreth së cilës u zhvilluan marrëdhëniet greko-shqiptare që nga
krijimi i shtetit shqiptar deri më sot. Epeiros ose Apeiros, që
është edhe treva e jetesës së minoritetit autokton grek, do të
thotë tokë dhe ndoshta është emërtimi që i dhanë zonës banorët
e lashtë të ishujve të Jonit1. Kufijt e Epirit që nga lashtësia
mitologjike shtrihen sipas Strabonit nga gjiri i Ambrakisë në
Jug deri në lumin e Shkumbinit në Veri, ndërsa Tukididi i
vendos në Epidamno2, koloni e Korintit (Durrësi i sotëm) dhe
nga Deti Jon në Perëndim deri në vargmalin e Pindit në Lindje.
Sipas shkrimtarëve të lashtë dhe atyre Bizantinë Epiri –në
mitologji përmendet si motra e Penteas, mbesë e Kadmos dhe
e Harmonisë, dhe se mbreti i Tebës, Kadmos, lë frymën e tij
të fundit në lumin Drino3,– përbënte trevën e Helenizmit të
lashtë. Aristoteli e quan “Hellada e lashta”, ndërsa gjeografi
më i madh i lashtësisë, Straboni, thotë lidhur me të: “Duke
ndjekur dikush këtë rrugë e cila kalon nga Epidamnos dhe
Apolonia, në të djathtë të saj janë kombet Epirote që lagen
nga deti i Siçelisë deri në gjirin e Ambrakisë, dhe në të majtë
malet e Ilirisë, të cilat përshkruam më lart edhe kombet
përreth”4. Rruga të cilës i referohet Straboni është Egnatia
19
1. Odiseja e Homerit, f. 83, kënga XIV 100, kënga XXI 109.
2. K. Nikollaidhis, Historia e Epirit të lashtë, Janinë 1995.
3. K. Dhimitropullos, Çështja Epirote, Selanik, Këshilli i Helenizmit të
Diasporës.
4. Straboni Gjeografika 7.74.
që ndjek drejtimin e luginës së Shkumbinit. Stefanos Bizantios
në veprën e tij “Ethnika” përmend se “Hekateos Milisios liman
quan Orikumin e Epirit (koloni eubease në gjirin e Vlorës)
në Evropë”, ndërsa Klaudios Ptolemeu “Fillimi i Helladës
është në Orikum dhe Hellas e lashtë është Epiri”. Prokopios
përmend se “Grekë janë, të quajturit Epirotë, deri në qytetin
e Epidamnosit, i cili laget nga deti”5. Prokopios (shek. i 6-të),
përmend se “Helenët e parë janë të quajturit Epirote deri në
qytetin e Epidamnosit, i cili shtrihet në bregdet”6.
Sipas Teopombos (shek. i 4-t) fiset epirote ishin 14, Straboni
bën fjalë për 11 të tilla, me shumë nëndarje, të gjitha Helene,
të cilat morën pjesë edhe në luftën e Trojës7. Fiset Epirote
ishin Moloset dhe Seloi-Elopaioi (Dodonë)8. Tesprotët dhe
Kasopet (nga lumi Kalama deri në Ambraki), Kaonet dhe
Kestrinët (nga Vlora deri në Kalama), Atamanet, Driopet,
Paravaioi, Ambrakiasit, Atintanët dhe Parauaioi (lugina e
Vjosës), Timfeasit, Paroraioi, Aitekët, Talarët (Pindo), Agraioi,
Apodotitët, Orestët dhe Eordaitët (Voskopojë)9.
Mbretërit Epirote mendonin se origjina e tyre ishte nga
Eakosi dhe nipi i heroit mitik të Iliadës Akili.
Sipas traditës së tyre lokale, nga i biri i këtij të fundit Pirros
(Neoptolemit), lindi Molosi, prijësi i fisit me të njëjtin emër.
Në shekullin e 5-të, mbretërit Admitos dhe Taripas bënë
20 THEOFANIS MALQIDHIS
5. Klaudios Ptolemeos Rrëfim Gjeografik, libri Cã, kap. 13.
6. Prokopios libri V, kap. 15, nr. 24.
7. Iliada e Homerit B 747-750, Odiseja par. 417.
8. Selloi ishin banorët e Dodonës, ku ndodhej edhe Orakulli i famshëm i
lashtësisë. Nga fisi Selloi kishin prejardhjen edhe hierofantët e Zeusit.
Ky vend i ishte kushtuar kultit të Perëndeshës Gjea dhe më vonë, së
bashku me të, edhe kultit të Zeusit dhe Perëndeshës Dionë.
9. Dh. Evangjelidhis, Banorët e lashtë të Epirit dhe studime të tjera, Janinë,
botim i Eterisë së Studimeve Epirotë, 1962.
Molosët fis mbizotërues, duke bashkuar rreth e tij të gjitha
fiset. Konsiderohet se që këtej e tutje vetëm Molosët kishin
mbretëri, ndërsa fiset e tjera kishin “Mbrojtës të një viti”. Nga
fisi i Molosëve kishte prejardhjen Myrtali, e cila më vonë u
quajt Olympiada, u martua me mbretin e Maqedonisë Filipo,
ndërsa bir i tyre ishte Aleksandri i Madh.
Nga Grekët Jugorë, të parët Heleioi dhe më vonë Korintët
në shekullin e 8-të themeluan koloni në brigjet e Epirit, duke
ndërtuar qytetet e Apolonisë, Anaktorion, Epidamnos (Durrësi
i sotëm), Ambrakinë, ndërkohë që qytete të rëndësishëm
konsiderohen Nikopoli, Antigoneia, Apolonia, Butroti,
Antipatreia, etj. Gjatë Luftërave Persike, Ambrakiasit dërguan
7 anije dhe 500 ushtarë në Pllataies.
Në shekulin e 6-të, Korinti kishte arritur të siguronte
kontrollin ekonomik mbi fiset epirotë. Kjo gjendje u ruajt e
pandryshueshme deri në fillimet e luftës së Peloponezit (431-
404 p.K.), kur Molosët me mbretin Taripa u bënë aleatë me
Athinasit. Duke qenë faktorë kryesorë Molosët dhe Taripa,
nga fundi i shekullit të 5-të u bënë ndryshime rrënjësore si
krijimi i vendbanimeve më të mëdha, vendosja e prijësve dhe
Kuvendit, prerja e monedhës lokale, hyrja e alfabetit attikas
dhe shkrimit. Me nismë të Molosëve më 330 u krijua “Koinon
i Molosëve”, lidhja e parë politike e krahinës. Pas largimit me
dhunë edhe të Aikidëve të fundit (232 p.K.) dhe vendosjes
gjerësisht të Demokracisë, me nismë të Kaonëve u krijua
Koinon e Epirotëve (232-168), një lidhje e re, më e gjerë, në
të cilën bënin pjesë të gjitha fiset epirotë. Personalitet i madh
i Epirit ishte mbreti i Molosëve Pirroja, i njohur për fushatën
e tij (shek. i 3-të) në ndihmë të Helenëve të qyteteve greke të
Italisë së Jugut. Me daljen në skenë të Pirros dhe mbretërisë
së tij, Epiri i lashtë fitoi për herë të parë rrezatim shumë më
të gjerë se kufijt e saj. Pirroja bashkoi të gjitha fiset epirote
dhe nxori Epirin nga izolimi dhe zgjeroi influencën e tij në
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 21
Greqi, u drejtua kundër Romakëve, ndërtoi qytete, urra, tempuj
dhe teatro. Fushata e Pirros në Itali dhe më vonë dobësimi i
atdheut të tij për sa i përket popullsisë së aftë për luftë, u bë
arsyeja e shkatërrimeve të mëdha në të, kur mbritën Romakët
fitimtarë pas betejës së përgjakshme të Pydnas10.
Qytetet e lashta greke më të zhvilluara të Epirit të Veriut
ishin Epidamnos, Foiniki dhe Butroti (afër Sarandës), Apolonia
(Pojan-Fier), Amantia (Vlorë), Orikumi etj. Madje, sipas
mitologjisë, katër të fundit ishin themeluar prej Argonautëve.
Grekët e Epirit të Veriut, sikundër edhe Epirotët e tjerë, kishin
si qendër fetare Orakullin e Dodonës (buste të Zeusit të
Dodonës janë gjetur në të gjithë Epirin e Veriut. Burime të
shumta arkeologjike dhe historike tregojnë gjithashtu se merrnin
pjesë në Lojërat Olympike, ishin përkushtuar kultit të Dodekatheit,
jeta e tyre publike ishte e njëjtë me atë të Grekëve të tjerë
–gjimnaze, stadiume, teatro, agore– dhe flisnin gjuhën greke.
Më 167 m.K. Epiri u pushtua nga Romakët, me shkatërrime
të pallogaritshme të qyteteve dhe kulturës së tij, por pas një
shekulli qytetet e tij njohën përsëri lulëzim deri në Antikitetin
e Vonët ku shumica u shuan si rrjedhojë e sulmeve. Gjatë
periudhës së pushtimit romak, Epirotët pranuan predikimin
e Krishterizmit. Deri në shek. e 2-të m.K. i gjithë Epiri pranoi
fenë e re dhe shtoi në listën e shënjtorëve të krishterë shënjtorët
e tij, midis tyre edhe Vorioepirotë, si Shën Asteios, Shën
Dhonatos, Shën Ermias etj.
Më vonë, kur Epiri i Veriut u përfshi në sundimin bizantin,
filloi të lulëzojë arti fetar, me ndikime të dukshme në ndërtimin
e kishave dhe në ikonografi, ku mbishkrimet në të gjitha rastet
janë greke. Pas pushtimit të Konstandinopolit prej Latinëve,
22 THEOFANIS MALQIDHIS
10. K. Vakallopullos, Historia e Helenizmit të Veriut Epiri, Selanik, bot.
Adhelfi Qirjaqidhi 1992.
më 1204, prej Mikael Angjello Komninoit u krijua Despotati
i Epirit, duke u bërë rojë e Perandorisë Bizantine dhe bazë
për dëbimin e Latinëve. Despotati përfshinte edhe Epirin e
Veriut deri në Durrës.
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 23
2. Epiri i Veriut gjatë pushtimit turk
Rreth mesit të shek. të 15-të Epiri pushtohet nga Otomanët.
Në të njëjtën periudhë Otomanët përpiqen të pushtojnë edhe
Shqipërinë. Prijës i shquar i rezistencës së popullsisë ishte
Gjergj Kastrioti ose Skënderbeu, i cili është heroi kombëtar i
Shqipërisë. Ndërkohë, nuk është e sigurt në se origjina e tij
është shqiptare, pasi ekzistojnë shumë të dhëna se është Grek.
Biografi i Ali Pashës, Ahmet Myfiti, shkruan se “më 1443
dezertoi nga kampi otoman i Moravës prijësi Grek Kastriotis”.
Marin Barleti, biografi i parë i heroit, e quan “Princ Epirot”
dhe “Prijës të Epirotëve”. Vet Kastrioti ka thënë se “Paraardhësit
tanë ishin Epirotë, prej të cilëve rrjedh ai Pirroja, hovin e të
cilit Romakët po saqë munden ta përballojnë”11. Gjatë
nënshtrimit shumëshekullor tek Otomanët-Turq, mbështetja
e Grekëve ishin Manastirët, të cilat funksionuan jo vetëm si
qendra fetare, por edhe si shkolla për mësimin dhe artet. Për
të mbijetuar popullsia greke dha ndihmesën e vet edhe kleri,
i cili u përpoq shumë për të penguar islamizimin masiv,
nënshtrimin, vjedhjet, rrëmbimet dhe krijimin e vendbanimeve
përmes lëvizjeve të popullsisë me synim ndryshimet demografike.
Gjatë sundimit turk u zhvillua veprimtari intelektuale në shumë
qytete të Epirit të Veriut, ku funksionuan biblioteka, shkolla
dhe institucione kulturore. Mes tyre shquhet Voskopoja, e cila
në shek. e 18-të u zhvillua si qendër kulmore e kulturës helenike.
Në atë “Athinë të Veriut”, siç u quajt, u themelua “Mësonjëtorja
Greke” (Elinikon Frondistirion), që më vonë ndryshoi emrin
24 THEOFANIS MALQIDHIS
11. N. Hamod, Epiri, Athinë 1985.
në “Akademia e Re” (p.sh., Nea Akadhimia). Gjithashtu, aty
funksionoi shtypshkronjë greke, e dyta në territor grek pas
asaj të Konstandinopolit. Së fundi, banorët e Voskopojës
morën pjesë aktive në lëvizjen e vitit 1770, e quajtura “Orlofike”
dhe përjetuan egërsinë e hakmarrjes.
Gjatë periudhës së pushtimit otoman, numërohen 30 lëvizje
kryengritëse në Epirin e Veriut. Gjithashtu, Vorioepirote
morën pjesë në betejën detare të Nafpaktos (1571), në lëvizjen
e Dhionisiut Filozofit (1611) dhe në Orlofika (1770). Së fundi,
në pragun Revolucionit të 1821-it ishin regjistruar në Filiki
Eteria 30 anëtarë nga Epiri i Veriut.
Me shpërthimin e Revolucionit Grek të vitit 1821, Vorioepirotët
erdhën në ndihmë të vëllezërve të tyre Grekë dhe njëkohësisht
të luftojnë për lirinë e tyre. Përpjekja e parë për mobilizim të
përgjithshëm dhe për revolucionin kundër sundimit turk u bë
në vitin 1821 kur banorë të Himarës u përpoqen të nxisin të
gjithë Epirotët për të luftuar edhe ata sikundër luftëtarët e
tjerë të 1821-it. Përmasa të tilla masive kishte edhe lëvizja e
vitit 1854 kur Epirotët u përpoqen të shfrytëzojnë luftën rusoturke,
që të fitojnë lirinë e tyre duke patur si perspektivë të
afërt bashkimin me Greqinë.
Qeveria e parë greke dhe më vonë udhëheqësi i saj i parë
Ioanis Kapodhistrias, nuk veçonin Epirin e Veriut nga Greqia
sikundër e ëndërronte. Por Vorioepirotët, me gjithë burimet
e tyre të pakta, vazhdojnë të luftojnë për lirinë e tyre, duke
derdhur gjak (1854, 1878). Në të njëjtën kohë, Vorioepirotë
të pasur kontribuojnë pa mëdyshje shtetin grek të sapoformuar
dhe ndihmojnë në mëkëmbjen e tij (Ap. Arsaqis, vëllezërit
Sina dhe vëllezërit Zapa, etj.).
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 25
3. Formimi i shtetit shqiptar
dhe minoriteti etnik grek
Shteti Otoman në rënie në pamundësi për të ruajtur zotërimet
e tij në Ballkan dhe për të penguar ndarjen e tyre midis shteteve
ortodokse ballkanike sipas parashikimeve të Marrëveshjes së
Shën Stefanit (Mars 1878), synoi formimin e shtetit Shqiptar
duke i dhënë për herë të parë dimension kombëtar faktorit
shqiptar. Një ditë para Kongresit të Berlinit, me nxitjen dhe
tolerimin e Turqve por edhe me ndihmën e Italisë, u krijua
në Kosovë “Lidhja Shqiptare për të Drejtat e Kombit Shqiptar”.
(“Lidhja e Prizrenit”) me në krye familjen Frashëri12 me qendër
Konstandinopolin e cila shkallë shkallë zgjeroi veprimtarinë
e saj deri në Janinë dhe në Prevezë. Në Kongresin e Berlinit
(Korrik 1978) që u zhvillua menjëherë pas saj, përfaqësuesit
e Lidhjes u paraqiten për herë të parë si vëzhgues. Në kuadrin
e politikës së përshkruar më lart, Lidhja e Prizrenit kërkoi nga
shteti otoman bashkimin e të gjitha “tokave shqiptare” që deri
atëhere ishin të ndara në Vilaetet (rrethe) e Shkodrës, Kosovës,
Manastirit dhe Janinës në një Vilaet “të pavarur” nën sundimin
e Portës së Lartë. Në këtë fazë konkretizohet tash më edhe
“nacionalizmi shqiptar” dhe shprehen më së pari pretendimet
për krijimin e kombit dhe shtetit shqiptar.
Humbja e Perandorisë Otomane më 1912 prej lidhjes
Ballkanike çliroi Epirin e Veriut (dhjetor 1912 - mars 1913).
26 THEOFANIS MALQIDHIS
12. Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, Athinë, bot. Botime Historike,
1976, f. 123.
Memorandumi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë më13 qershor
1912, thekson se i takojnë Epirit dhe më gjerë Greqisë gjithë
trevat e Prevezës, Igumenicës, Janinës, pjesa më e madhe e
qarkut të Gjirokastrës dhe gjysma e qarkut të Vlorës, nisur
nga vija e Kurveleshit dhe Këlcyrës deri në Vjosë. Sipas
memorandumit Shqipërisë i takonin të plota krahina e Shkodrës
dhe zona e Beratit.
Synimet e Greqisë hasën në reagimin e fortë të Italisë dhe
Austrohungarisë, dy fuqi me synime në Ballkan, të cilat nuk
ishin dakort me krijimin e shteteve të mëdha dhe të fuqishme
në rajon, të cilat do të binin ndesh me realizimin e synimeve
të tyre. Me mbështetjen e Austrisë por edhe të Italisë, në
dhjetor të vitit 1912, pasi më parë ishte formuar në Vlorë
“Asambleja Kombëtare” me në krye deputetin e parlamentit
otoman, Ismail Qemalin14, Fuqitë e Mëdha njohën shtetin
Shqiptar dhe më 1913 (17-30 maj) Fuqitë e Mëdha nënshkruan
në Londër vendimin për krijimin e shtetit të pavarur Shqiptar15,
duke e patur nën mbrojtjen dhe mbikqyrjen e tyre të ngushtë16.
Gjatë diskutimeve përgatitore (Konferenca e Ambasadorëve)
përfaqësuesit Shqiptarë të qeverisë së përkohshme paraqiten
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 27
13. S. Laskari, Historia Diplomatike e Evropës, 1814-1914, Athinë, 1936,
f. 335 dhe P. Pipineli, Historia e Politikës së Jashtme të Greqisë, 1923-
1941, Athinë, bot. Saliveru, 1948, f. 57-74. Shih edhe veprën e po këtij
autori për Shqipërinë, P. Pipinelis, Europe and the Albanian question,
Chikago, Argonautic inc, 1963.
14. Castellan G., Historie des Ballkanas, Paris, Librairie Artheme Fayard,
1991, f. 425.
15. I. Dimitrakopullos, Kufijt tokësorë të Greqisë, Selanik, Instituti i
Studimeve të Gadishullit Ballkanik, 1991, f. 63. Për krijimin e shtetit
Shqiptar dhe çështjen vorioepirote shih edhe H. Pituli - Kitu, Marrëdhëniet
greko-shqiptare dhe çështja vorioepirote gjatë periudhës 1907-1914,
Athinë, bot. Olkos, 1997.
16. A. Korandi, Historia diplomatike e Evropës, Selanik, 1968, f. 97-2006.
pretendime që përfshinin gjithë Kosovën, zonat e Shkupit dhe
të Manastirit që zotëroheshin nga Serbia dhe në Jug, zonën
në veriperëndin të Kosturit, në lindje të Mecovos deri në gjirin
e Ambrakisë, d.m.th. zonën e “Vilaetit të Janinës”, kërkesa
që ishin paraqitur nga Lidhja e Prizrenit më 1878 17. Kufijt e
shtetit të ri u vendosen me protokollin e Firencës (17 dhjetor
1913)18, përmes të cilit Vorioepiri u përfshi në Shqipëri. Që
atëhere termi Vorioepir përmendet për zonën nga lumi
Shkumbin deri në kufijt greko-shqiptarë, me drejtin nga veriu
në jug. Absurditeti i këtij vendimi nuk konsiston thjesht në
faktin se iu dha Shqiptarëve një krahinë (Vorioepiri) duke
injoruar plotësisht të dhënat demografike. Kur Epiri i Veriut
iu dha Shqipërisë, shumica e banorëve ishin Grekë dhe madje
autoktonë. Të dhënat numerike paraqesin interes. Afërsisht
pas 500 vjetësh pushtimi shqiptaro-turk dhe islamizimi, Epiri,
Verior dhe Jugor, në fillimet e shekullit të 20-të, ende ishte
grek. Në një regjistrim turk të popullsisë më 1908, nga 500.000
banorë të Epirit 380.000 deklaruan se janë të Krishterë Grekë.
Nga një statistikë tjetër rezulton se më 1907 në të gjithë Epirin
banonin 452.000 banorë prej të cilëve 297.000 ishin të krishterë
dhe 155.000 myslimanë19. Disa vjet më vonë, më 1914, Komisioni
Ndërkombëtar i Kontrollit Etnologjik, paraqiti të dhëna që
vërtetonin epërsinë numerike –dhe madje dërrmuese– të
28 THEOFANIS MALQIDHIS
17. A. Puto, L’ independance Albanaise et la diplomatie des grandes
puissances, Tiranë 1982, f. 268.
18. S. Pollo - A. Puto, Historia e Shqipërisë, (përkth. M. Akcoglu), Selanik,
bot. “Ekdotiqi Omadha”, x.x., f. 210, A. Tunda-Fergadhi, Çështje të
historisë diplomatike (1912-1934), Selanik 1989, f. 53-54, V. Kondis,
“Çështja epirote dhe vendosja e kufijve”, në Procesverbale të Kongresit,
Marrëveshja e Bukureshtit dhe Greqia, Selanik, bot. Instituti i Studimeve
të Gadishullit Ballkanik, 1990, f. 64.
19. Geografica de Agostini, Roma 1907.
popullsisë greke në Epirin e Veriut. Paraqesim vetëm katër
prej zonave që inspektoi Komisioni për Grekët dhe Shqiptarët
e regjistruar, përkatësisht: Korça 12.500/3.000, Himara 1.000/0,
Delvina 1.700/600, Voskopoja 1.500/0. Akoma edhe në ato
pak zona ku mbizotëronte elementi shqiptar (Tepelenë, Ohër,
Elbasan), grekët përbënin 35% të popullsisë.
Me gjithë këtë, Protokolli i Firencës u zbatua. Ushtria
Greke u detyrua të braktisë Epirin e Veriut dhe u obligua se
nuk do t’ u lë armë Voriepirotëve dhe nuk do të nxisë reagime
kryengritëse20. Greqia, sipas protokollit, u detyrua të tërheqi
(fillim 1914) ushtrinë e vet nga Vorioepiri brenda një afati
kohor të përcaktuar. Kryeministri i Greqisë Eleftherios Venizellos
nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër veçse të pranonte vendimet e
Fuqive të Mëdha, pasi do të rregulloheshin njëkohësisht kufijt
e Epirit dhe çështja e ishujve të Egjeut, të cilat do t’ i merrte
Greqia, përveç Imvros dhe Tenedos. Por këta ishuj do t’ i
zotëronte realisht, vetëm kur ushtria greke do të largohej nga
Vorioepiri. Kundërshtimi i Greqisë ndaj shtetit të ri dhe
krijuesve të tij konsistonte në faktin se Fuqitë e Mëdha përfshinë
në të Vorioepirin. Duke përballuar këtë fakt, Greqia synonte
që shteti i ri të përfshijë sa më pak Grekë dhe në vijim të
jipeshin garanci për dimensionin e Grekëve të përfshirë në të.
Duhet theksuar se faktorë vendimarë për përcaktimin e kufijve
të Epirit ishin: mospranimi i Austrisë që Serbia të ketë dalje
në Adriatik dhe këmbëngulja e Rusisë të marrë Beogradin si
shkëmbim për Kosovën. Kështu, që në momentin që Kosova
iu dha Serbisë, ishte e pamundur që Greqia të merrte Vorioepirin,
pasi Fuqitë e Mëdha besonin se pa të ishte e dyshimtë nëse
Shqipëria do të bëhej shtet i qendrueshëm.
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 29
20. V. Kondis, Helenizmi i Vorioepirit dhe marrëdhëniet greko-shqiptare:
vëllimi 1 (1897-1918), vëll. 2 (1919-1921), Athinë, bot. Estia, 1995.
Ndërkaq, pa u realizuar ende largimi i ushtrisë greke nga
Vorioepiri, përfshi gadishullin e vargmalit Akrokerauna (p.sh.,
Malet e Vetetëtimës), Vlorën, zonat e Gjirokastrës dhe Korçës
(13 shkurt 1914), Konferenca Panepirote në Gjirokastër formoi
qeveri të përkohshme me kryeministër ish Ministrin e Jashtëm
të Greqisë Jeorjio Hr. Zografon dhe vendosi që të kërkojë
nga Fuqitë e Mëdha dhe nga Shqipëria autonomi vendore.
Kështu Grekët e krahinës formuan bashkësinë e pavarur të
Epirit Autonom (17 shkurt 1914)21. Bashkësia e pavarur u
ligjërua me nënshkrimin e Protokollit të Korfuzit (17 maj
1914), i cili jipte autonomi të plotë (arsimore, fetare, gjyqësore,
administrative) rretheve të Gjirokastrës dhe Korçës, njihte
helenizmin e Vorioepirit, përcaktonte se banorët e tij do të
quhen Epirote dhe jo Shqiptarë dhe u nënshkrua nga Shqipëria
dhe gjashtë Fuqitë e Mëdha (Sh.B.A., Franca, Anglia, Austro-
Hungaria, Gjermania dhe Rusia)22.
Ndërkohë, mbreti Gulielm von Vid (Wilhem von Ved), të
cilin e zgjodhën Fuqitë e Mëdha për Shqipërinë23, braktisi
vendin dhe si pasojë u krijua anarki. Në këtë kohë ushtria
Greke, me kërkesë që Venizellos u drejtoi Fuqive të Mëdha,
në Tetor të vitit 1914 rimori Vorioepirin. Aty nga mesi i tetorit
1914 ushtria Greke hyri në Përmet, në Gjirokastër dhe në
30 THEOFANIS MALQIDHIS
21. A. Papatheodhoru, Lufta e Vorioepirit për autonomi 1914, Athinë, bot.
Tinos, 2004, K. Skënderi, Lufta e Vorioepirit (1914), Athinë 1929, P.
Dhelia, Lufta e Vorioepirit 1914-1915, Athinë 1933, G. Dhrinu, Kronikë
e Luftës së Vorioepirit 1914, Athinë 1966.
22. V. Papadhakis, Historie Diplomatique Nord-Epirote,1912-1957, Thessaloniki
1958, f. 37.
23. Konturimi kushtetues dhe ekonomik i shtetit të ri u krye nga një komision
i Fuqive të Mëdha dhe nga një përfaqësues Shqiptar. Ushtrinë e organizuan
oficerë Hollandezë dhe princi Gjerman Gulielm de Vid (Wilhem
de Ved) u caktua mbret i ri, i cili dha shpejt dorëheqje. M. Nystazopullu-
Peleqidhu, Popujt e Ballkanit, Selanik, bot. Vanias, f. 294.
Korçë. Më 24 tetor 1914 u kurorëzua dorëzimi i Vorioepirit
tek ushtria Greke dhe qeveria e Jeorjiu Zografos dha dorëheqje.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Londrës (prill 1915)
udhëheqja e Shqipërisë paraqiti synimet e saj politike: sigurimin
e pavarësinë së Shqipërisë sikundër ishte shpallur në nëntor
të vitit 1912, ruajtjen e integritetit tokësor të shtetit shqiptar
sikundër ishte përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve
të Londrës dhe përfshirjen në kufijt e shtetit e të gjitha krahinave
shqiptare që ishin lënë jashtë, si rezultat i vendimeve të Fuqive
të Mëdha.
Athina pasi vendosi sigurinë, rendin dhe bashkëpunimin
me popullsinë e Vorioepirit, lejoi grekët Vorioepirotë të dërgojnë
më 11 janar 1916 përfaqësues në Parlamentin Grek. Ndërkaq,
kur qeveria Greke në mars të vitit 1916 me Dekret Mbretëror
shpalli zyrtarisht bashkimin e vorioepirit me mbretërinë Greke,
Roma shprehu pakënaqësinë dhe reagoi në mënyrë të tillë që
Fuqitë e Mëdha të detyrojnë Athinën të ndalojë pjesëmmarjen
e mëtejshme të Vorioepirotëve në parlamentin Grek.
Tërheqja e ushtrisë greke i dha rastin ushtrisë italiane që
të kontrollojë gjithë Shqipërinë përveç Korçës, e cila u vu nën
komandën franceze. Në kuadrin e negociatave të vazhdueshme
midis fitimtarëve të luftës për ndarjen e tokave, Venizellos
mposhti kundërshtimet italiane për synimet e Greqisë ndaj
Vorioepirit dhe më 29.07.1919 u nënshkrua Marrëveshja
Venizellos-Titoni, sipas së cilës Korçën dhe Gjirokastrën i
merrte Greqia24, fakt të cilin e pranoi me rezolutë (17.05.1920)
edhe Senati i Sh.B.A., të cilën e paraqiti Senatori Andrew
Loge. Por përmbajtja e marrëveshjes u përmbys shumë shpejt.
Më 28.05.1920 u nënshkrua Protokolli i Kapshticës sipas të
cilit Greqia dhe Shqipëria ranë dakort për përcaktimin e
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 31
24. E. Rukunas, Politika e Jashtme, 1914-1923, Athinë 1983, f. 303.
menjëhershëm dhe përfundimtar të vijës kufitare, ndërsa
Shqipëria obligohej për respektimin e të drejtave arsimore të
minoritetit grek25.
Kongresi i Lushnjës më 1920 shpalli përfundimisht pavarësinë
e Shqipërisë me kryeqytet Tiranën. Në dhjetor 1920, Shqipëria
u bë anëtare e Ligës së Shteteve dhe anëtarësia e saj u lidh me
obligimin e njëanshëm të saj për mbrojtjen e minoriteteve në
territorin e saj, obligim ky që përfshihej në kuadrin më të gjerë
të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve që përcaktonte
Liga e Shteteve. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Fan Noli (Theofanis
Mavromatis), paraqiti Deklaratën e njëanshme të datës 2.10.1921
me të cilën Shqipëria u obligua për mbrojtjen e minoriteteve
në territorin e saj, deklaratë të cilën e miratoi parlamenti shqiptar
më 17 shkurt 1922. Deklarata e njëanshme e vitit 1921 përbën
themelin për njohjen ligjore të minoritetit grek dhe dhënien e
të drejtave26. Greqia nga ana e saj pas rregullimit të kufijve27,
synoi me të gjitha mënyrat bashkëpunimin greko-shqiptar. Më
1926 u nënshkruan marrëveshje tregtare, marrëveshje të tjera
për çështje kombësie dhe një Traktat për ekstradimin e personave
të shpallur në kërkim. Qeveritë shiptare në vitet që pasuan nuk
ishin të fuqishme dhe për këtë nuk ndërmerrnin reforma, deri
sa më 1924 erdhi në skenë Ahmet Bej Zogoli (Zogu), i cili me
ndihmën e forcave serbe dhe bjelloruse përmbysi qeverinë e
32 THEOFANIS MALQIDHIS
25. V. Kondis, “The Albanian question at dhe beginning of dhe 1920 and
dhe Greec Protocol of Kapestica”, Balkan Studies, 20, (1979), f. 393-
416.
26. K. Ciceliqis, D. Kristopullos, (përmbl.), Minoriteti grek në Shqipëri,
Athinë, bot. Kritiqi, 2003, f. 25.
27. Në nëntor të vitit 1921 në Konferencën e Ambasadorëve kur u përcaktuan
kufijt greko-shqiptare sipas vijës së Protokollit të Firencës (1913),
përfaqësuesi i Shqipërisë deklaroi se respektonte të drejtat e popullsisë
Greke.
Fan Nolit, më 1925 u shpall President i Republikës Shqiptare
dhe më 1928 Mbret i vendit me emrin Zogu Aã28. Gjatë viteve
të Ahmet Zogut u vendosen marrëdhënie të ngushta me sistemin
fashist të Musolinit në Itali29. Për sa u përket marrëdhënieve
me Greqinë, Shqipëria, me gjithë obligimet e saj ndërkombëtare,
që në momentet e para filloi të zbatojë sistematikisht një program
antihelen dhe ndjekjesh. Si rezultat i kësaj politike gjatë periudhës
1920-1938 u shtua emigrimi jashtë Shqipërisë me destinacion
kryesor SH.B.A.
Qeveria shqiptare lejoi të funksionojnë shkolla greke vetëm
në zonat ku u njoh zyrtarisht ekzistenca e popullsisë greke dhe
ndaloi mësimin e gjuhës greke në të gjitha zonat e tjera
shqipfolëse. Deri atëhere arsimi nuk ishte i qendrueshëm
ngaqë iu nënshtrua ndikimeve të arsimit grek, italian dhe
otoman30. Synimi ishte të ndalohet arsimi privat dhe të imponohet
monopoli absolut shtetëror, fakt i cili përbënte shkelje flagrante
të detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë.
Në kundërshtim me shkollat e shumta greke që funksiononin
në fshatrat ortodokse të Shqipërisë së Jugut, shkolla e parë
shqipe në jug filloi të funksionojë më 1887 në Korçë. Shkollat
ortodokse greke u ruajtën edhe pasi Shqipëria fitoi pavarësinë
më 1913. Ndërkaq, me gjithë përpjekjet e qeverisë greke, pala
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 33
28. B. Fischer, Kiing Zog and dhe struggle for stability in Albania, New
Zork, 1984.
29. E. Manta, “Peciprocal Relationship between politicis and economics:
the renewal of the 1926 Traty of Tirana”, Balkan Studies, 37, 1996,
309-330. E. Manta, “The evonomic recession in Albania and Italian
infitration: The loan of 1931”, Balkan Studies, 36 (1995), f. 265-296.
P. Milo, “The Balkan Entente”, Balkan Studies, 39, (1998), f. 91-122.
30. Duhet theksuar se Shqipëria deri më 1908 nuk kishte alfabet kombëtar
dhe gjuha shqipe shkruhej me shkronja greke ose latine. Poeti kombëtar
i Shqipërisë N. Frashëri shkruante greqisht dhe vetëm më 1926 u përkthye
në gjuhën shqipe.
shqiptare, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare, mori
një sërë masash kufizuese për funksionimin e shkollave greke31.
Në shkresën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë drejtuar
Ligës së Shteteve (22 gusht 1922) thuhej se zbatimi i detyrimeve
të Shqipërisë ka të bëjë, përveç minoriteteve fetare, me
minoritetin ortodoks grekofon. Në atë periudhë shteti shqiptar
me shpenzimet e veta mban 36 shkolla minoritare grekofone
të cilat kishin 2.614 nxënës. Ndërkohë, në shumicën e rasteve,
administrimi i shkollave rëndon vet minoritetin (shkolla
komunitare), të cilin Greqia e mbështet drejtpërsëdrejti. Në
vijim qeveria shqiptare pushoi mësues Grekë që nuk dinin
gjuhën shqipe dhe i zëvendësoi me shqipfolës të emëruar nga
shteti dhe kufizoi orët e mësimit të gjuhës greke. Gjithashtu
të gjitha godinat e shkollave greke që ndodheshin në zona që
nuk u njohën si minoritare u shndërruan në shkolla shqipe.
Në kushtetutën e vitit 1928 parashikohej se arsimi fillor do të
merrej vetëm në shkollat shtetërore dhe do të ishte i detyruar,
ndërsa komunitetet fetarë do të kishin të drejtë të çelnin32
shkolla vetëm me leje të Ministrit të Arsimit. Që në vitin 1930
shkollat greke fillojnë të përballojnë vështirësi në funksionimin
e tyre, pasi qeveria shqiptare ndalon komunitetet fetare të
pranojnë ndihmë ekonomike nga shtetet e huaja. Në vitin 1914
shkollat ishin 160, më 1927 mbeten 70, më 1931 ishin 40, më
1933 vetëm 10 dhe më 1934 u ndaluan të gjitha33.
Në prill të vitit 1933 Ministria e Arsimit e Shqipërisë vendosi
34 THEOFANIS MALQIDHIS
31. A. Lekkas, Histori e shkurtër e Vorioepirit, botim i 2-të, Athinë, bot.
PASIBA, 1991 dhe G.Gjizelis, Çështja Vorioepirote. Analizë dhe kritikë
e ngjarjeve historike dhe e politikës së jashtme greke, Athinë, bot. K.E.B.A.,
1992.
32. B. Gorxi, “Greqia është e detyruar të mbrojë Vorioepirotët nga shovinizmi
shqiptar”, Hepeiros, 1.11.1927.
33. D. Mihallopullos, Çamët, Athinë, bot. Arsenidhis, 1992, f. 125.
që arsimi fillor të jetë i detyruar dhe falas për të gjithë shtetasit
e saj, por edhe të mbyllen të gjitha shkollat private/komunitare
(të fesë heleno-ortodokse, katolike sunite dhe bektashiane, si
dhe shkolla private shqiptare, gjithsej 67 shkolla, prej të cilave
10 greke) duke zbatuar dispozitat përkatëse të Kushtetutës së
vitit 1928. Këto masa shkaktuan reagimin e minoritetit grek,
ndërsa Greqia paraqiti notë proteste në Ligën e Shteteve.
Këshilli i Ligës së Shteteve përcolli çështjen për gjykim në
Gjykatën e Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare. Gjykata
shqyrtoi përmbajtjen “e administrimit dhe dhënien e garancive
juridike dhe reale”, të cilat Shqipëria ishte e detyruar t’ u
siguronte anëtarëve të minoriteteve dhe u shpreh se përdorimi
i diferencuar ofrohet si zgjidhje alternative dhe se nuk duhet
t’ u imponohet minoriteteve, të cilat duhet të kenë në fund të
fundit mundësinë për të zgjedhur midis masave të ndryshme34.
Gjykata Ndërkombëtare gjatë shqyrtimit të çështjes gjykoi se
Shqipëria shkeli detyrimet e saj që rridhinin nga Deklarata e
Njëanshme35. Nga ana tjetër, Shqipëria u përpoq të justifikojë
masat që mori për sistemin arsimor, duke paraqitur pretendime
të ndryshme36. Këshilli i Ligës së Shteteve përcolli çështjen
në Gjykatën e Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare dhe
kërkoi mendimin e saj. Gjykata shqyrtoi përmbajtjen “e
administrimit dhe dhënien e garancive, juridike dhe reale” që
Shqipëria ishte e detyruar t’ u siguronte anëtarëve të minoriteteve
dhe u shpreh se përdorimi i diferencuar ofrohet si zgjidhje
alternative dhe se nuk duhet t’ u imponohet minoriteteve, të
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 35
34. Permanent Court of International Justice, Minority Schools in Albania,
Advisory Opinion of 6 April 1935, Series A/B, No. 64, f. 20.
35. Më 1939 funksiononin 74 shkolla greke me 5.254 nxënës dhe 141 mësues.
36. Teksti i plotë, G. Papadhopullos, Minoriteti etnik grek në Shqipëri dhe
çështja e saj arsimore, Janinë 1981, f. 89-96.
cilat duhet të kenë në fund të fundit mundësinë për të zgjedhur
midis masave të ndryshme37. Gjykata Ndërkombëtare gjatë
shqyrtimit të çështjes gjykoi se Shqipëria shkeli detyrimet e
saj që rridhinin nga Deklarata e Njëanshme dhe u shpreh se
minoriteti grek ka të drejtë të çelë lirshëm dhe të ketë shkollat
e tij dhe për rastet që nuk ka fonte të japi shteti shqiptar38.
Atëhere, kryeministri i Shqipërisë, M. Frashëri, më 23 gusht
1935 i deklaroi Ligës së Shteteve se pranon kushtet dhe merr
përsipër detyrimin që t’ i respektojë ato. Që atëhere filloi
përsëri funksionimi i shkollave greke të Vorioepirit, veçanërisht
në zonën e Gjirokastrës dhe të Himarës, por në shkallë shumë
të kufizuar.
Në fund të kësaj periudhe Italia ndërhyn edhe ushtarakisht
në Shqipëri, kur në prill të vitit 1939 forca ushtarake italiane
zbarkuan në Shqipëri dhe e pushtuan. Ahmet Zogu iku në
Greqi, ndërsa një vit e gjysëm më vonë Lufta Italo-Greke
(1940-1941) çoi përsëri forcat ushtarake Greke në Vorioepir,
nga ku u tërhoqen në prill të vitit 1941 pas sulmit gjerman
kundër Greqisë.
36 THEOFANIS MALQIDHIS
37. Permanent Court of International Justice, Minority Schools in Albania,

38. Më 1939 funksiononin 74 shkolla greke me 5.254 nxënës dhe 141 mësues.

Re: Lexoni me vemendje!
4. Politika shqiptare dhe minoriteti etnik grek gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore
Pas ikjes së Mbretit Zog dhe pushtimit e vendit nga Italianët dhe Gjermanët, në brendësi të Shqipërisë krijohet situatë e
re. Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare aspiron realizimin e synimeve kombëtare dhe bashkëpunon për pushtimin e
Kosovës, të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa një pjesë tjetër lufton për krijimin e kushteve
për rrezistencë. Të parët mblidhen rreth Ballit Kombëtar, ndërsa të tjerët rreth grupeve të ndryshme me orientim
komunist39. Në këtë kuadër vihen re edhe shumë kontradikta midis dy fiseve zotëruese në Shqipëri, ku rrezistenca kundër
fuqive të Aksit merr karakter fisnor dhe jo ideologjik. Për shembull shumica absolute e anëtarëve të Partisë Komuniste
ishte nga Jugu, Toskë, ndërsa shumica e Gegëve, të cilat krijuan organizatën antikomuniste Balli Kombëtar, në fillim mbështetnin
Italianët dhe Gjermanët dhe, në vijim, deshen të thyejnë monopolin e Komunistëve, duke organizuar veprimtarinë e tyre të rrezistencës40.
Me forcimin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, grupet
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 37
39. M. Vickers, Shqiptarët, Athinë, bot. Odysseas, 1997, f. 45 dhe B. Zogu,
Pozicioni i Shqipërisë në këtë luftë, Athinë 1945, f. 18-25.
40. Lidhur me Partinë Komuniste Shqiptare shih P. Lendvai, Eagles in
Cobwebs, Nationalism and Communism in the Balkans, London, 1969,
f. 180-190. Lidhur me qëndrimin e Gegëve duhet theksuar se përplasja
e tyre me Partinë Komuniste nuk kishte karakter antimarksist por karakter
shovinist e përfshirë në kontradiktat Veri-Jug. M. Hasluk, “The
Muslims of Albania”, Contemporary Review, (cxxvii), (1925), f. 54-65.
komuniste të Shqipërisë –grupi i Shkodrës i themeluar nga
Ali Kelmenti dhe i Korçës nën drejtimin e Enver Hoxhës41–
shkrihen në një organizatë të vetme, tek Partia Komuniste e
Shqipërisë (PKSH), e cila u themelua më 8 nëntor 1941, me
synim “pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar dhe qeverinë
demokratiko-popullore në një Shqipëri të lirë nga fashizmi”42.
E. Hoxha zgjidhet sekretar i komitetit të përkohshëm prej
shtatë anëtarësh dhe në shtator 1942 (Konferenca e Pezës)
P.K.SH. organizon Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar. Deri
në fund të korrikut 1944 Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar
dhe Ushtria Nacionalçlirimtare43 mbizotëruan dhe bashkëpunojnë
me lëvizje të tjera ballkanike me orientin komunist44. Fronti
Antifashist Nacionalçlirimtar zgjedh (Kongresi i Përmetit)
Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar me atribute të qeverisë
së vendit, dhe E. Hoxha bëhet Kryetari i Këshillit dhe Komandant
Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Më 23 tetor 1944 Këshilli Antifashist shndërrohet në Qeveri
të Përkohshme të Shqipërisë dhe E. Hoxha bëhet kryeministër.
Më 17 nëntor 1944 çlirohet Tirana dhe njëmbëdhjetë ditë më
vonë në fjalën e tij drejtuar popullit të kryeqytetit, E. Hoxha
i referohet domosdoshmërisë së reformës agrare45 dhe shtetëzimit
38 THEOFANIS MALQIDHIS
41. E. Dules, Shëmbja e tirranisë, Aã-Bã, Athinë, bot. Euklidhis, 1994, f. 78.
42. Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, f. 72. Gjithashtu duhet theksuar
se një pjesë e popullsisë shqiptare mori pjesë dhe përkrahu marrjen e
Kosovës, një pjesë të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit
të Zi dhe Greqisë, duke u përpjekur për realizimin e synimit të Shqipërisë
së Madhe. Madje në Kosovë Gjermanët krijuan Divizionin Skënderbeu,
i cili veproi në atë krahinë jugosllave.
43. E. Hoxha, Vepra, vëll. 2-të, Tiranë, 1973, f. 416.
44. E. Hoxha, Dy popuj miq, f. 316.
45. Reforma Agrare u mbështet në ligjin e datës 29 gusht 1945, i cili u jipte
ish pronarëve të tokës të drejtën për grumbullimin e taksave. Me ndryshimin
e kryer në maj të 1946 u krye shpronësimi i detyruar i përgjithshëm
të burimeve dhe infrastrukturës, dhe nënvizon se “qeveria
demokratike do t’ i sigurojë minoritetit grek liritë dhe të drejtat
demokratike dhe etnike për të cilat djemtë e minoritetit luftuan
heroikisht në brigadat nacionalçlirimtare”46. Por këto obligime
nuk u bën asnjëherë realitet.
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 39
dhe dhënia 50 dynym tokë çdo familjeje. Është e rëndësishme të theksohet
gjithashtu se kooperativa e dytë bujqësore në Shqipëri u formua
më 1946 në Zervat, fshat minoritar grek.
46. E. Hoxha, Vepra, vëll. 2-të, bot. i 2-të, Tiranë, 1984, f. 4612.
5. Vendosja e sistemit komunist,
Lufta e Ftohtë dhe minoriteti etnik Grek
Në dhjetor të vitit 1944 u zhvilluan zgjedhjet për në Kuvendin
Popullor, por në to mund të merrnin pjesë vetëm kandidatët
e Frontit Nacionalçlirimtar, tani Fronti Demokratik. Paralelisht
komunistët veprojnë shpejt që të konsolidojnë forcën e tyre,
ndërsa mijëra kundërshtarë të tyre përballojnë akuzën e
kriminelit të luftës apo të armikut të popullit dhe pushkatohen,
midis tyre edhe dhëndri i E. Hoxhës, Bahri Omari. Madje,
gjatë dy javëve të para të qeverisë së re u pushkatuan më shumë
se 600 antikomunistë ose të akuzuar si të tillë, ndërsa deri në
gusht të vitit 1945 ishin burgosur 1.600 kundërshtarë të sistemit,
u dënuan me vdekje 115 dhe 125 me burgosje shumëvjeçare.
Shumë dënoheshin me punë të detyruar në vepra brenda
vendit, midis tyre edhe shumë nga minoriteti grek, ndërsa
prona e kundërshtarëve politikë dhe e shtetasve të huaj u
shtetëzua. Në shkurt të vitit 1946 dënohen me vdekje iniciatorët
e organizatës Bashkimi Shqiptar që drejtohej kundër politikës
së Enver Hoxhës, e organizuar një vit më parë me synim të
vetëm bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Rolin kryesor e
ka policia sekrete, Sigurimi, dhe përveç Partisë Komuniste, të
gjitha partitë politike ndalohen me ligj dhe komunistët
monopolizojnë pushtetitn, pasi në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945,
Fronti Demokratik i mbështetur nga Partia Komuniste Shqiptare
mori 93% të votave, fitore që sipas vlerësimeve të Greqisë,
bëri Enver Hoxhën arrogant. Më 11 janar 1946, hiqet mbretëria
dhe Konferenca Kushtetuese shpalli Republikën Popullore
të Shqipërisë, ndërkohë hartohet dhe votohet Kushtetuta e
40 THEOFANIS MALQIDHIS
re, që ishte kopje e asaj jugosllave47. Të gjitha këto inkuadrohen
në domosdoshmërinë e Enver Hoxhës që të konsolidohet dhe
të përballojë rreziqe eventuale ose jo për rrëzimin e tij. Këtu
përfshihet edhe ndërpreja e marrëdhënieve diplomatike me
SHBA dhe Britaninë e Madhe48.
Enver Hoxha bëhet Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe
i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë dhe Sekretar i Parë i Partisë
Komuniste Shqiptare dhe përcakton ndërtimin e socializmit
si misionin më të rëndësishëm49. Ushqehet kulti i individit
dhe buste të tij ngrihen në të gjithë vendin50. Për kryerjen e
reformave Shqipëria kërkoi ndihmën e Jugosllavisë, por gjendja
ndryshon kur më 28 qershor Jugosllavia përjashtohet nga
Kominform51.
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 41
Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Tridhjetë vjet pushtet popullor. Zhvillimi
ekonomiko-social, Selanik, bot. Erevna, 1977, f. 13.
Balli Kombëtar ishte shndërruar në Komiteti Nacional Demokratik
Shqiptar me qëllim që të përmbysë Enver Hoxhën, ndërsa kundërzbulimi
anglez u përpoq për përmbysjen e Enver Hoxhës dhe risjelljen e Zogut.
Shih L. Gardiner, The Eaglespreads his claws. A history of dhe Corfu
chanel dispute and of Albania’s relations with the west 1945-1965,
London 1966 dhe S. Dajos, Dimensioni ndërkombëtar i konfliktit E.
Hoxha-J.B. Tito dhe fundi i luftës civile greke, Selanik, bot. Paratiritis,
2003, f. 56. Me britaninë e Madhe ishte krijuar incidenti në Kanalin e
Korfuzit në fund të vitit 1945 kur ishin fundosur me mina dy anije
britanike. Çështja u paraqit në OKB dhe Shqipëria u dënua nga Gjykata
Ndërkombëtare me dëmshpërblim, ndërsa floriri i vendit i vjedhur
nga fuqitë e aksit që u morr prej aleatëve nuk u kthye.
A. Sherman, Shqipëria. Shqiponja e thyer e Ballkanit, Athinë, bot.
Indiktos, 2000, f. 70.
Parrullat kryesore që zotërojnë në këtë periudhë janë Rroftë shoku
Enver Xoxha dhe Partia mbi të gjitha.
Kominformi ishte zyra e informacionit të Lëvizjes Ndërkombëtare
Komuniste. Për marrëdhëniet e Jugosllavisë me Kominform-in shih
S. Stathi, Jugosllavia dhe Titoja 1919-1953, Athinë, bot. Estia, 1983.
Për përplasjen Shqipëri-Jugosllavi shih veprat e E. Hoxhës, Marksizmi
47.
48.
49.
50.
51.
Shqipëria i afrohet Bashkimit Sovjetik, i cili pranon që ta
ndihmojë. Ndërkohë, E. Hoxha i përforcuar fillon pastrimet
në Parti dhe 14 nga 31 anëtarë të Komitetit Qendror dhe 32
nga 109 të Asamblesë Kombëtare ekzekutohen si mbështetës
të Titos dhe si anëtarë të “fraksionit projugosllav”. Gjithashtu
afërsisht 25% e anëtarëve të PKSHpërjashtohen dhe internohen52.
Në vitin 1949 qeveria nxjerr një “urdhër lidhur me komunitetet
fetare” që kërkonte të respektonin ligjet (e reja) e shtetit.
Komunitetet fetare që kishin qendrën jashtë vendit urdhërohen
të ndërpresin veprimtaritë në Shqipëri, u ndalohet institucioneve
fetare të kenë pjesëmarrje në arsim, në shëndetësi dhe në
kujdesin social, dhe të gjitha komunitetet fetare humbasin
pronat e tyre, me qëllim që të ndërtohet Shqipëria e re53. Sulmi
më i madh drejtohet kundër kishës ortodokse dhe minoritetit
grek.
Në shtator të vitit 1952 del ligji që parashikon dënimin me
vdekje për qytetarët që janë fajtorë për konplot kundër shtetit,
për shkatërrim të pronës shtetërore ose për sabotim.
Në maj të vitit 1955 Shqipëria bëhet shtet themelues i
42 THEOFANIS MALQIDHIS
dhe Leninizmi, Teori dhe Praktikë, Athinë, bot. Na ipiretoume to llao,
1975, f. 6, Titistët, Athinë, bot. Poreia, 1983, e Tëra si dhe Imperializmi
dhe Revolucioni, Athinë, bot. Poreia, 1979, f. 40-50.
Atëhere ekzekutohen edhe shumë bashkëpunëtorë të ngushtë të E.
Hoxhës si Sekretari Organizativ i Komitetit Qendror të PK Shqiptare
me origjinë jugosllave, përfaqësuesi i tij në diskutimet me Partinë
Komuniste të Greqisë dhe Jugosllavisë, Koçi Xoxe, i cili u akuzua për
bashkëpunim me Titon dhe si “agjent i imperializmit” dhe u ekzekutua
më 1948.
E. Hoxha, Kur u vendosen themelet e Shqipërisë së re, Athinë, bot.
Planitis, 1984, f. 23-24. Sipas Komitetit Kombëtar për një Shqipëri të
lirë, nga 93 klerikë katolikë që ishin në vitin 1945, vetëm 10 ishin të
lirë, 24 u ekzekutuan, 35 u burgosen, 10 vdiqen apo u zhduken, 11 u
dëbuan nga vendet e tyre dhe 3 ikën jashtë shtetit. Shih S. Skëndi,
Albania, New Zork, Praeger, 1958, f. 299.
52.
53.
Traktatit të Varshavës, ndërkaq vdekja e Stalinit më 1954 dhe
akuzat e Niqita Hrushovit në Kongresin e 20-të të Partisë
Komuniste të Bashkimit Sovjetik, çojnë në një situatë të re
marrëdhëniet sovjetiko-shqiptare. Zelli i ndjekjeve nga E.
Hoxha intensifikohet, sikundër edhe dyshimet për bashkëpunimin
e Sovjetikëve dhe Jugosllavëve për përmbysjen e tij. Në vitin
1959 kur Hrushovi vizitoi Shqipërinë dhe nxiti Shqiptarët që
të rivendosin marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe kur po atë
vit specialistët Sovjetikë këshilluan Shqiptarët që t’ i mëshojnë
sektorit të prodhimit të lëndëve të para dhe jo sektorit të dytë
të përpunimit të tyre, propozimet u rrefuzuan nga qeveria
shqiptare54 dhe për këtë u ndërprenë marrëdhëniet ekonomike
Shqipëri-Bashkim i Republikave Socialiste Sovjetike. E. Hoxha
deklaron se “populli shqiptar dhe Partia e tij Komuniste do
të jetojnë edhe më bar po të nevojitet, por kurrë nuk do të
shiten për ‘30 të argjendta’, sepse është më mirë të vdesin në
këmbë sesa të rrojnë të turpëruar dhe të gjunjëzuar”55.
Pra, Shqipëria u detyrua të mbështetet plotësisht në ndihmën
ekonomike dhe politike të Kinës. Paralelisht dhe në të njëjtën
periudhë që Mao Ce Duni fillon “Revolucionin e Madh Kulturor
të Proletariatit” në gjirin e popullit kinez, E. Hoxha fillon
“revoluvionin e tij kulturor dhe ideologjik” për formimin e
njeriut të ri56. Forcohet kulti i individit përmes programeve
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 43
54. J. Halliday, The artful Albanian. The memoirs of Enver Hoxha, London
1986, f. 219.
55. E. Hoxha, Fjala më 7 nëntor 1961, vepra, vëll. 22,Tiranë, 1978. Gjithashtu
sikundër thekson G. Mury, f. 78, E. Hoxha vazhdonte të ngacmonte
Sovjetikët që të respektojnë marrëveshjet dypalëshe pasi vështirësitë
pas prishjes së marrëdhënieve me ta ishin të mëdha.
56. K. Sbollopoullos, Politika e jashtme Greke, 1945-1981, vëll. Aã, Athinë,
bot. Estia, 2003, f. 74. Shih edhe librin përkatës të G. Mury, f. 135 e në
vazhdim.
mësimore shkollore, zgjerohet kolektivizimi, ndalohen udhëtimet
jashtë shtetit dhe nis një program ndërtimi veprash fortifikuese
(400.000 bunkerë) përgjatë kufijve të Shqipërisë për mbrojtje
në rast sulmi57. Në vitin 1967 si pjesë e revolucionit kulturor
dhe ideologjik, E. Hoxha i bën thirrje popullit për pjesëmmarje
në luftën kundër “paragjikimeve (besëtytnive) fetare”58.
Deklaron se “feja e Shqipërisë është shqiptarizmi” dhe deri
në maj të po këtij viti mbi dymijë kisha, xhami, manastire dhe
institucione të tjera fetare u mbyllen apo përdoren për
destinacione të tjera. Klerikët burgosen ose detyrohen të
kërkojnë punë në industri apo në bujqësi, krijohet në Shkodër
muzeu ateist dhe sipas Kushtetutës së vitit 1967 Shqipëria
bëhet i pari vend ateist në historinë botërore. Më tej E. Hoxha
i dha shtysë zhvillimit të identitetit të përbashkët kombëtar
shqiptar, bashkimit të Toskëve dhe Gegëve, për zhvillimin e
identitetit dhe ndërgjegjës së përbashkët kombëtare shqiptare,
veç kjo për çelnikosjen dhe mbrojtjen e modelit politikoekonomik
dhe shtresëzimin social. Gjithashtu sulmoi minoritetin
grek me përndjekje të reja.
Më 1976 kur vdiq Mao Ce duni, E. Hoxha kritikon sistemin
kinez dhe marrëdhëniet që zhvillohen midis Kinës dhe
Perëndimit59. Kinezët kundërpërgjigjen duke afruar Jugosllavinë
44 THEOFANIS MALQIDHIS
57. E. Hoxha në atë periudhë fliste për “pretendime të monarko-fashistëve
Grekë për Vorioepirin, të cilin do ta marrin nga Shqipëria vetëm po
të mos mbetet gjallë asnjë Shqiptar”. E. Hoxha, Kur u vendosën ..., f.
178.
58. Th. Beremis, Th. Koulloumbis, I. Nikollakopoullos, Grekët e Shqipërisë
(Athinë: Universiteti i Athinës, Institucioni Grek i Politikës Evropiane
dhe të Jashtme,1995, f. 23.
59. E. Hoxha, Shënime për Kinën 1962-1972. Nga ditari politik, Athinë,
bot. Poreia, 1979 dhe E. Biberaj, Albania and China. A study of unequal
alliance, Boulder/San Francisko/Oxford, 1986.
dhe ftojnë Titon për vizitë zyrtare në korrik të vitit 1978,
ndërpresin ndihmën ndaj Shqipërisë, si dhe marrëdhëniet
ekonomike dhe ushtarake midis dy vendeve. Që në atë moment
Shqipëria vazhdon e vetme përpjekjen e saj politike dhe
ekonomike. E. Hoxha thekson nevojën që vendi të mbështetet
në forcat e veta60 dhe në dhjetor të vitit 1976 vendi bëhet
demokraci socialiste, E. Hoxha nënvizon se marksizëm-leninizmi
është ideologjia zyrtare e vendit61.
Në vitin 1981 vdes Mehmet Shehu, kryeministër i vendit
për më shumë se tre dhjetëvjeçarë62, për të cilin zyrtarisht
thuhet se u vetvra, ndërkaq e vrau sistemi. Vdekja e M. Shehut
pasohet nga dënime në ushtri dhe në shërbimet sekrete. E.
Hoxha, i cili që në vitin 1973 përballon probleme shëndeti të
cilat në vitin 1983 shtohen, vdes në vitin 1985. Vendin e tij në
udhëheqje të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të vendit63 e
zë Ramiz Alia, i cili përpiqet të krijojë kushte për të mbajtur
në këmbë vendin, duke bërë hapje në Perëndim64, veçse ritmet
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 45
Përmirësimet ekonomike të periudhës 1951-1980 përmblidhen si më
poshtë: Shqipëria u industrializua shpejt me pjesëmmarrje në fitimin
mbi prodhimin e materialeve nga 19% më 1951 në 40% më 1980.
Ndonëse prodhimi bujqësor në vija të përgjithshme në këtë periudhë
u dyfishua, duke bërë krahasime dhe duke e parë atë në plan më të
gjerë, u ul nga 80% në 36%, ndërsa ndërtimet, transportet dhe
komunikacionet mbeten afërsisht në 10% të të Ardhurës Kombëtare
Bruto.
E. Hoxha, Kur u vendosen ..., f. 378-379.
M. Shehu ishte Ministër i Jashtëm në periudhën 1948-1953 dhe
Kryeministër nga viti 1953 deri më 1981.
E. Biberaj, Albania, A socialist maverick, Boulder/San Francisco/Oxford,
1990, f. 36.
R. Alia lindi në Shkodër më 1921, në vitin 1941 u përfshi në rininë e
Partisë së Punës të Shqipërisë dhe më 1943 u bë anëtar i saj. Në vitin
1948 u zgjodh anëtar i Komitetit Qëndror dhe më 1949 u bë Sekretar
i Parë i Rinisë. Studioi në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike
60.
61.
62.
63.
64.
janë shumë të ngadalta. Ndërkaq, i ndodhur përpara nevojave
të mëdha të ekonomisë shqiptare, vendos marrëdhënie me
Gjermaninë Perëndimore (të atëhershme), Francën dhe Italinë,
të cilat luajtën rol parësor në ndryshimet që ndodhen në vend.
Në vitin 1990 pas grevave të mëdha, R. Alia pranon reformat
demokratizuese, përfshi sistemin pluralist, dhe në mars të vitit
1991 zhvillohen zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri që nga
1920-a, të cilat i fitoi Partia e Punës e Shqipërisë, por brenda
një viti si pasojë e problemeve të mëdha rrëzohet duke ia
dorëzuar pushtetin Partisë Demokratike.
46 THEOFANIS MALQIDHIS
dhe në vitin 1956 u zgjodh anëtar plotësues i Byrosë Politike dhe më
1961 anëtar. Ngjitja e tij në Partinë e Punës të Shqipërisë konsiston në
marrëdhëniet e tij të mira me E. Hoxhën dhe bashkëshorten e tij
Nexhmije Hoxhën. N. Pano, “The process of democratization in Albania”,
in K. Dawisha - B. Parrit, (ed) Politics power and the struggle for
democracy in South-East Europe, Cambridge University Press, 1997,
f. 285-352.
6. Marrëdhëniet greko-shqiptare
në periudhën 1944-1974
dhe minoriteti etnik grek
Në kohën që Italia i shpalli luftë Greqisë, Shqipëria ishte
pjesë e Mbretërisë Italiane. Greqia u vu në gjendje lufte me
Shqipërinë65, duke përcaktuar si shtete armiqësore Italinë së
bashku me tokat e pushtuara prej saj, tokave të perandorisë
dhe kolonive, si dhe Shqipërinë66. Gjendja e luftës u bë elementi
kryesor në zhvillimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.
Konkretisht deri më 1971, kur u rivendosen marrëdhëniet
diplomatike midis dy vendeve përmes shkëmbimit të ambasadorëve67,
por edhe më vonë deri në vitin 1987, kur Greqia vendosi heqjen
e gjendjes së luftës me Shqipërinë, nga ana formale për Greqinë
vazhdonte të ishte në fuqi kjo gjendje lufte. Greqia pas luftës,
meqënëse kishte përqendruar të gjitha përpjekjet në plotësimin
e pretemdimeve të saj për Vorioepirin68 dhe sigurimin e të
drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nuk lidhi marrëveshje
paqeje e cila do të përfundonte gjendjen e luftës me Shqipërinë.
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 47
65. S. Valden, Greqi-Jugosllavi. Lindja dhe zhvillimi i një krize dhe ndryshimet
në Ballkan, 1961-1962, Athinë, bot. Themelio, 1994.
66. Ligji Emergjent 2636/10/10.11.1940, “Mbi legjitimitetin e pronave të
armiqve dhe garancisë së pronave të armiqve”. Në bazë të Ligjit Emergjent
përmendur më sipër u shpall Ligji Mbretëror “Mbi përcaktimin e
Italisë dhe Shqipërisë si shtete armiq sipas kuptimit të Ligjit Nr. 2636/
1940 dhe zbatimit për këto shtete të dispozitave të këtij ligji”.
67. G. Vallinakis, Hyrje në politikën e jashtme greke, 1949-1988, Selanik,
bot. Paratiritis, 1989, f. 116-117.
68. A. Qiru, Fqinjët tanë Ballkanikë, Athinë, 1962.
Brenda dhe jashtë vendit Greqia u përpoq me relacione
dhe memorandume të vazhdueshme të arrijë reralizimin e
objektivave të saj për minoritetin grek. Më 18 tetor 1944 në
deklaratën e kryeministrit të unitetit kombëtar theksohej se
“Vorioepiri përbën pjesë të pandarë të Greqisë dhe u bekua
tani vonë nga varret e heronjve tanë”, deklaratë e cila shkaktoi
reagimin e palës shqiptare69. Pas përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore qeveria greke i dha rëndësi të posaçme çështjes së
Vorioepirit, ku komuniteti grek rrezikohej me shfarosje. Në
gusht të vitit 1945, zëvendësministri i jashtëm F. Dhragumis
përsëriti se Greqia pretendonte Vorioepirin70, ndërsa në nëntor
1945 qeveria greke i dërgoi shkresë Ministrisë së Jashtme të
SH.B.A për t’ i kujtuar asaj se e drejta e Greqisë për Vorioepirin
mbetet e pacënueshme71. Ministri i Jashtëm, K. Rendis duke
folur në fund të shkurtit 1946 në Këshillin e Sigurimit të OKBsë,
cilësoi Shqipërinë vend armik, duke rrëzuar kërkesën e
Shqipërisë për të hyrë në Organizatë, kërkesë që ishte paraqitur
më 12 shkurt72, ndërsa kryeministri grek përsëriti se Greqia
pretendonte Vorioepirin73.
Në Konferencën e Paqes në Paris, e cila u zhvillua në vitin
1946, qeveria greke përmes ministrit të jashtëm K. Rendi, me
memorandumin e saj të datës 15 shkurt 1946 kërkoi hartimin
e planit të paqes me Shqipërinë për ta paraqitur në Konferencën
e Paqes. K. Rendi tërhiqte vëmendjen se Shqipëria i kishte
shpallur luftë Greqisë dhe nuk përligjej pjesëmarrja e saj pasi
“kreu realisht akte armiqësore kundër Greqisë, duke u bërë
bashkëpunëtore në krimet e kryera nga Hitleri dhe Musolini”.
48 THEOFANIS MALQIDHIS
69. Dajos vepra përmendur më lart (op. cit.), f. 84.
70. Xydis, op. cit., f. 123-125.
71. Arshiva e Ministrisë së Jashtme të Republikës Greke, Ambasada Greke
në Uashington, Memorandumi 1.11.1945.
72. Dajos, op. cit., f. 129 dhe E. Hoxha, Dy popuj miq..., op. cit, f. 20-21.
73. Xydis, op. cit. 196-197.
Në mbyllje të memorandumit Ministri i Jashtëm Grek theksonte
se pretemdimet greke ndaj Vorioepirit “mbështeten në shkaqe
historike, etnologjike dhe ligjore”. Më 25 mars qeveria greke
paraqiti memorandum tjetër drejtuar Këshillit të Ministrave
të Jashtëm, me të cilin kërkonte hartimin e projektit të
marrëveshjes së paqes me Shqipërinë74. Ditën tjetër Komisioni
për Çështje të Jashtme të Senatit të SHBA-së me vendim të
tij unanim (RESOLUTION) numër 82 (26.03.1946) theksonte
sa më poshtë: “VEDNOSET që, sipas gjykimit të Senatit,
Vorioepiri (përfshi edhe Korçën), Dymbëdhjetë Ishujt e Egjeut,
të njohura me emrin Dodekanisi, ku zotëron një popullsi e
fuqishme Greke, duhet që Konferenca e Paqes t’ ia japi Greqisë
dhe të përbëjnë pjesë të territorit të Greqisë”. Më 11 prill 1946
qeveria greke paraqiti memorandum të ri me të cilin kërkonte
nga Këshilli të shqyrtonte pretendimin për Vorioepirin, “me
vete dhe si trup”, por në këtë rast pa përmendur kërkesën mbi
hartimin e tekstit të marrëveshjes së paqes me Shqipërinë75.
Gjatë Mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe më
konkretisht në mbjedhjen e datës 15 maj 1946, Ministri i
Jashtëm i Britanisë së Madhe, Ernest Bevin, theksonte se u
parashtruan nga qeveria greke pretendimet e saj për Vorioepirin
dhe se Këshilli duhet t’ i shqyrtojë76.
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 49
S. Xydis, Greece and the great powers, 1944-1947, Thessaloniki, 1962.
V. Kondis-E. Manda, (ed) The Greek minority in Albania. Selanik,
Institute of Balkan Studies, 1994, Disa ditë më vonë (17 prill) edhe
Ambasada e Greqisë në Uashington paraqiti memorandum në Ministrinë
e Jashtme të SHBA-së, ku së bashku me pretendimet etnike parashtrohej
edhe çështja e shkëljes së kufijve greko-shqiptare (dhe greko-bullgare)
për shkak të luftës civile dhe domozdoshmërinë e rregullimit të tyre.
V. Kondis, “The Greek minority in Albania”, Balkan Sudies, 36, 1995,
85-92 dhe V. Kondis, Politika anglo-amerikane dhe çështja greke, 1945-
1959, Selanik, f. 157-1999.
V. Kondi, Ekuilibre sensible. Greqia dhe Shqipëria në shekullin e 20-
të. Selanik 1994.
74.
75.
76.
Konferenca e Paqes me pjesëmarrjen e 21 shteteve, fitues
në Luftën e Dytë Botërore, më 29 qershor 1946 pranon
propozimin e qeverisë greke për asamblenë, me të cilin kërkonte
nënshkrimin e çështjes vorioepirote. Më 30 gusht 1946 pas
ndërhyrjes së F. Dhragumit kërkesa e Greqisë për Vorioepirin
regjistrohet në Rendin e Ditës, kërkesë e cila u pranua me 12
vota pro, 7 kundër dhe dy abstenime (Belgjika-Norvegjia), por
anulohet që të diskutohet në seancën tjetër. Synimet greke
hasin reagimin e ashpër të përfaqësisë Shqiptare, Jugosllave
dhe Sovjetike, të cilat mbrojnë tezën se duhet të përcillet në
Këshillin e Ministrave të Jashtëm të katër Fuqive të Mëdha
(SHBA, BRSS, Britani e Madhe, Francë).
Në nëntor të vitit 1946, Greqia parashtroi sërish kërkesën
e saj në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, por nuk u mor asnjë
vendim, pasi “çështjen e përcaktimit të kufijve greko-shqiptare”
e përcolli për diskutim dhe zgjidhje në Këshillin e katër Fuqive
Garantuese, kur do të firmosej Marrëveshja e Paqes me Austrinë
(u nënshkrua më 15 maj 1955), ndërsa problemi në fjalë qëndron
deri sot pezull. Këtë çështje e mbrojti edhe përfaqësuesi i
Britanisë së Madhe Berns duke theksuar (dhjetor 1946) se
çështja Vorioepirote do të regjistrohej në rendin e ditës të
Këshillit të Ministrave të Jashtëm.
Duke ratifikuar Traktatin e Paqes të Parisit të datës 10
shkurt 1947, Greqia shprehu rezervat e mëposhtme, të cilat
nuk u përfshinë në shkresën ratifikuese të Traktatit77:
1. Sipas diskutimeve dhe votimeve në Konferencën e Paqes,
neni 27 nuk shqyrton fare çështjen e kufijve me Shqipërinë që
paraqiti përfaqësia greke.
2. Përfaqësia greke pranoi transferimin e çështjes në
50 THEOFANIS MALQIDHIS
77. V. Kondis, Ekuilibre sensible. Greqia dhe Shqipëria në shekullin e 20-
të. Selanik 1994.
mbledhjen e të katërve vetëm për të mos vonuar ecurinë e
punimeve të konferencës.
3. Greqia beson për zgjidhjen pozitive nga mbledhja e të
katërve të çështjes vorioepirote që mbeti pezull gjatë nënshkrimit
të marrëveshjes së paqes me Italinë.
4. Neni 88 nuk bie aspak ndesh me rregullimin e drejtë të
kësaj çështjeje.
Politikanët Grekë kujdeseshin të mbanin aktuale çëshstjen
e Vorioepirit dhe të Virioepirotëve brenda dhe jashtë Greqisë.
Në këtë kuadër përfshihen deklaratat dhe veprimtaritë e
herëpashershme. Kështu p.sh. Konstandinos Caldharis, si
nënkryetar i qeverisë greke dhe kryetar i delegacionit grek në
OKB më 1948, theksonte në Asamblenë e Përgjithshme, se
“për të shmangur çdo dyshim, delegacioni i Greqisë deklaron
se qeveria greke, e cila ka nënshkruar integritetin dhe pavarësinë
e Shqipërisë, nuk do të braktisë në asnjë rast dhe me asnjë
kusht të drejtat e saj shumëshekullore dhe të panegociushme
për një krahinë greke, të cilën gjaku i fëmijëve të saj e bashkoi
me atdheun mëmë, duke ruajtur të plota rezervat e saj, deri
sa çështja vorioepirote të zgjidhet me drejtësi dhe mirëkuptim”78.
Gjatë periudhës 1950-1961, kur BRSS luante ende rolin
kryesor në politikën e Shqipërisë, marrëdhëniet greko-shqiptare
përshkoheshin nga një klimë ftohtësie dhe dyshimi79. Ndonëse
u zgjidhen disa çështje të vogla, siç ishte p.sh. lirimi në vitin
1953 i Grekëve të marrë peng dhe fëmijëve të vegjël nga koha
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 51
78. N. Andonopullos, “Gjendja e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë”,
Procesverbale Aã të Konferencës Shkencore Vorioepiri-Shën Kozmas
Etollos, f. 706-738 dhe E. Hoxha, Raport në Kongresin e Parë të Partisë
Komuniste Shqiptare, Tiranë 1948, f. 35.
79. V. Kondis, “The Greek minority in Albania”, Balkan Studies, 36, 1995,
85-102. Për gjykimin shqiptar lidhur me marrëdhëniet me SHBA dhe
Britaninë e Madhe shih E. Hoxha, Rreziku Angloamerikan për Shqipërinë,
Athinë, bot. Allaji, 1982.
e luftës civile në Greqi, si dhe hapja e Kanalit të Korfuzit më
1958 për lundrim të lirë, marrëdhëniet dypalëshe mbeten mjaft
të tensionuara - u ndërmorr një nismë nga pala shqiptare në
vitin 1955 në OKB për marrëdhënie diplomatike, nismë e cila
u përserit më 1956 80 dhe më 1957 81, ndërsa qeveritë greke
mbanin aktuale çështjen vorioepirote82. Në vitin 1960 S.Venizellos
i kujton udhëheqësit të BRSS, Hrushovit, çështjen Vorioepirote
dhe thekson se me Shqiptarët do të merremi vesh vetëm po
të shtrohet, të diskutohet dhe të zgjidhet kjo çështje me një
formë autonomie. Më konkretisht, përmend se “u referohem
kushteve në të cilat jetojnë Grekët e Vorioepirit dhe nuk
parashtroj në asnjë mënyrë çështje ndryshimi territorial, theksoj
nevojën që qeveria shqiptare t’ i japë minoritetit grek të drejtën
e vetqeverisjes brenda kuadrit të shtetit shqiptar, në formën
e autonomisë së krahinës, deri sa çështja të zgjidhet nga
Ministrat e Jashtëm të katër Fuqive të Mëdha, duke qenë se
qëndron ende pezull83. Hrushovi u përgjigj se në Korçë pa
Grekë dhe Shqiptarë që punonin si vëllezër, këto çështje duhet
të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe se kërkesën do t’ ia
transmetojë palës shqiptare84. Marrëdhëniet e BRSS dhe
52 THEOFANIS MALQIDHIS
80. E. Hoxha, Raport në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës të Shqipërisë,
Tiranë 1956, f. 25.
81. Intervistë e E. Hoxhës tek M. Glezos, Gazeta Avji, 22.11.1957. Udhëheqësi
i Partisë së Punës të Shqipërisë i jipte më shumë rëndësi zhvillimit të
marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, ndërkaq konsideronte se ky
zhvillim do të çonte, me heqjen paralele të “pengesave artificiale dhe
pa bazë”, në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
82. Në vitin 1953 dështoi edhe një përpjekje tjetër për “piramidat” kufitare,
të cilën E. Hoxha e paraqiti si dështim të përsëritjes së marrëdhënieve
diplomatike. A. Qiru, Politika e jashtme Greke, Athinë 1955, f. 200.
83. Gazeta To Vima, 28.6.1960.
84. Andonopullu, Shqipëria dhe marrëdhëniet greko-shqiptare,1912-1994,
Athinë, bot. Oqeanidha 1999, Hrushovi i deklaroi Sofokli Venizellos
se “kuptonte pretendimin e Greqisë për Voriopirin, sepse ai vet kishte
Shqipërisë do të ndërpriten pak më vonë dhe çështja nuk do
të diskutohet më. Në këtë periudhë në vijim të deklaratave të
politikanëve grekë për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe
lidhjen e tyre me kushtet e jetesës së minoritetit grek dhe me
çështjen “Vorioepirote”, Jeorjios Papandhreu duke folur në
Parlamentin Grek (Seanca e 106-të datë 31 maj 1960) thekson:
“Ajo që qeveritë greke duhet të dinë është se çështja (e
Vorioepirit) ekziston. Dhe ajo që nuk duhet lejuar në këtë
shekull, pavarësisht nga arësyet, është mohimi i kësaj kërkeseje
të shënjtë. Ajo që nuk do të lejohet të përsëritet kurrë për
Vorioepirin është ajo që, fatkeqësisht, ndodhi me Qipron,
mohimi i bashkimit. Për sa i përket çështjes së Vorioepirit,
për çështjen e parë, pretendimi është i shenjtë dhe i pashmangshëm.
Por trajtimi, mënyra dhe koha janë çështje të qeverive. Janë
çështje të koniunkturave ndërkombëtare. Janë çështje të
historisë. Dhe koniunkturat ndërkombëtare janë të përshtatshme
sepse vjet u zgjidh përfundimisht çështja gjermane përmes
bashkimit të të dy Gjermanive, kështu ne mund t’ i rikthehemi
dhe të realizojmë marrjen e Vorioepirit sikundër kishin vendosur
të mëdhenjtë në vitin 194685”. Në Konferencën për “Mirëkuptimin
Ballkanik”, e cila u zhvillua në vitin 1961 në Athinë ku morën
pjesë, përveç Greqisë, Rumania, Jugosllavia dhe Bullgaria,
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 53
takuar Grekë në Korçë”. Kishte paraprirë një deklaratë e ambasadorit
të BRSS në Athinë S. Ivanov që këshillonte Shqipërinë të çojë çështjen
në OKB dhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës për gjendjen e luftës
me Greqinë dhe pretendimet territoriale me qëllim që të përmirësojë
marrëdhëniet me vendin fqinj, deklaratë e cila hasi në reagimin e madh
të palës shqiptare. Shih E. Hoxha, Dy popuj miq..., op. cit., f. 96-106,
115-118, po atij, Shqipëria përballë... op. cit, f. 63, dhe G. Gastellan, L’
Albanie, Paris 1980.
85. Procesverbale të gazetës Helenizmi Vorioepirot. Trajtimi Etnologjikhistorik-
juridik-diplomatik i çështjes Vorioepirote, Athinë, bot. SFEVAPASIVA,
2002, f. 100-106.
Shqipëria nuk mori pjesë, duke thënë se vendi organizator
nuk u dha vizë zyrtarëve Shqiptarë.
Në vitin 1962, megjithëse dështoi përpjekja për rivendosjen
e marrëdhënieve dypalëshe në kohën që ishte ministër E.
Averof86, u lejua riatdhesimi nga Shqipëria i Grekëve që
dëshironin të riatdhesoheshin –gjithsej 123– si përgjigje e
deklaratës “së dëshirës dhe fqinjësisë së mirë të qeverisë greke”,
u pastrua Kanali i Korfuzit dhe u bënë propozime për zgjidhjen
e çështjeve kufitare dhe për shkëmbime tregtare87. Duhet
theksuar se në maj të vitit 1962 vizitoi Tiranën deputeti i EDAs
St. Merkuris si kryetar i lëvizjes greke për Mirëkuptimin
Ballkanik88. Merkuri testoi qeverinë shqiptare për çështjen e
54 THEOFANIS MALQIDHIS
E. Averof përmendi se “sot nuk e fsheh se gjatë shtatë viteve që jam
ministër u realizuan kontakte të ndryshme indirekte për normalizimin
e marrëdhënieve tona me Shqipërinë, të cilat sipas meje përplaseshin
kurdoherë tek pengesa e pakapërcyeshme ngaqë Shqipëria fillon me
kusht që pas rivendosjes së marrëdhënieve çështja qëndron në stadin
në të cilin është sot”. Gazeta Apojevmatini, 4.11.1964, në S. Valden,
op. cit. f. 43. E. Hoxha thekson lidhur me këtë në fillimet e vitit 1962
gjatë dorëzimit të Grekëve që dëshironin të riatdhesoheshin, se
delegacioni grek kërkoi të diskutohet vendosja e marrëdhënieve
diplomatike. E. Hoxha, Dy popuj miq..., op. cit., f. 69.
Janë dezertorët e ushtrisë greke të cilët ikën në Shqipëri gjatë periudhës
së luftës civile greke (mbi 400 persona). Ata meqënëse ishin nën
mbikqyrjen e agjentëve Shqiptarë u grumbulluan në fshatin Valias
pranë Tiranës. Shih E. Hoxha, Dy popuj miq..., op. cit. f. 112 dhe po
atij, Raport në Kongresin e 4-t të Partisë së Punës të Shqipërisë, Tiranë
1961, f. 23. S. Agapitidhis thekson se pas përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore erdhen në Greqi 6500 qytetarë shqiptarë. S. Agapitidis,
“Deplacements de population en Grece”, Balkan Studies, vol. 18, 2,
1977, f. 273-283. Shih akoma I. Andonopullos, Shqipëria dhe marrëdhëniet
greko-shqiptare 1012-1949, Athinë, bot. Okeanidha, 1995. Akoma shih
E. Hoxha, Raport në Kongresin e 4-t të Partsisë së Punës të Shqipërisë,
Tiranë 1961, f. 23 dhe A. Kaludhiotis, Robëria ime në Shqipërinë e
Hoxhës, bot. Zaharopullos, 2003.
G. Hristidhis, Ballkani Komunist, Selanik, bot. Vanias, 2003, f. 55.
86.
87.
88.
rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe kur u kthye në
Athinë, u shpreh se Shqipëria dëshironte. Kjo përpjekje nuk
pati vazhdim të mëtejshëm sepse Greqia nuk ishte e predispozuar
të braktiste çështjen vorioepirote. Më 11 shtator 1963 kryeministri
i atëhershëm dhe ministër i jashtëm P. Pipinelis deklaronte se
“përmirësimi i klimës ndërkombëtare përmes përballimit dhe
zgjidhjes së emancipuar të mosmarrëveshjeve ekzistuese,
mjerisht sjell në tryezë edhe çështjen pezull të Vorioepirit...
Një çështje e tillë nuk është e mundur të parashkruhet... Arësye
diplomatike, ushtarake, kombëtare, ekononike përcaktojnë
ekzistencën e kësaj çështjeje të cilat imponojnë gjetjen e
zgjidhjes së përshtatshme”89.
Më 7 dhjetor 1963 S. Venizellos me cilësinë e tij të Nënkryetarit
të Qeverisë dhe të Ministrit të Jashtëm, deklaroi se Greqia
shqetësohet për fatin e Vorioepirotëve, duke thënë se ne do
të merreshim leht vesh nëse ai vend do të pranonte t’ i jipte
autonomi administrative minoritetit grek90. Me gjithë përpjekjet
e bëra në OKB(1961-1966) prej përfaqësuesve të përhershëm
të të dy vendeve, marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë
mbeten të tensionuara, pasi propozimi grek për rivendosjen
e marrëdhënieve dhe në vijim për zgjidhjen me dialog të
çështjeve pezull, gjeti të papredispozuar palën shqiptare91.
Kështu, përpjekjet për përmirësimin e klimës dhe që patën
sukses filluan me marrjen e pushtetit në Greqi nga diktatura
ushtarake më 1967, e cila rivendosi marrëdhëniet diplomatike.
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 55
89. M. Lambrinidhu, Shqipëria sot, Athinë, f. 36.
90. Gazeta, To Vima, 17.12.1963.
91. L. Zanga, “Albanian Fereign Policy in the Wake of 7th Party Congress”,
R. King/J. Braun, Eastern’s Europe’s uancertain future, New Zork 1977,
f. 88-89. Kërkesat e palës greke u parashtruan më 27 mars në OKB
përmes përfaqësuesit të përhershëm Shqiptar, ndërkohë që më parë,
më 25 mars, ishte paraqitur kërkesë nga Ambasadori Grek në Rumani.
Në tetor të vitit 1969 përfaqësuesi i përhershëm i Greqisë në
OKB i propozoi homologut të vet Shqiptar Halim Bunto
shkëmbime tregtare midis dy vendeve, por ai iu përgjigj se për
rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike duhet të hiqet ligji
i luftës. Në janar të vitit 1970 u takuan në Paris përfaqësitë
tregtare të të dy vendeve, ndërsa më 10 shkurt u nënshkrua
marrëveshja përkatëse92.
Më 14 dhjetor 1970 përfaqësuesi i Greqisë në OKBDhimitris
Bicios duke diskutuar me homologun e vet Shqiptar (Sami
Baholli) theksoi se qeveria greke do të përpiqet të përmirësojë
marrëdhëniet deri në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike93.
Në mars të vitit 1971 u paraqit propozimi i qeverisë greke
për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike të cilit qeveria shqiptare
iu përgjigj më 28 prill94.
Qeveria e atëhershme greke në përgjigjen e saj nënvizonte:
“Qeveria shqiptare me të drejtë vlerësoi këmbënguljen e
qeverisë greke për dhënien e garancive në lidhje me minoritetin
grek në Shqipëri. Shpreh mirëkuptimin e saj për mendimin e
56 THEOFANIS MALQIDHIS
Gazeta e Juntës ushtarake Eleftheros Kozmos në numrin e datës
11.2.1970 për këtë midis të tjerash shkruante: Është e domosdoshme
që Shqipëria të konsiderohet ajo që është. Shqipëria nuk është nën
ndikimin e asnjë vendi ballkanik apo evropian që të mund të përdoret
kundër nesh. Greqia nuk e shtron çështjen (e pretendimeve territoriale),
por nuk e ka lënë aspak në harresë dhe ka të drejtë të kërkojë nga
Tirana të merren masa efikase për Grekët që banojnë aty”. Artikulli
i mësipërm ka frymën e kohës ku botoheshin artikuj miqësore ndaj
Shqipërisë, sikundër nënvizon E. Hoxha. Artikullit miqësor të gazetës
Eleftheros Kozmos gazeta e Partisë së Punës të Shqipërisë Zëri i
Popullit më 17.02.1970 iu përgjigj po me ton miqësor, duke lënë të
nënkuptohet se iniciativa për nisma të mëtejshme i takon palës greke.
E. Hoxha, Dy popuj miq..., op. cit., f. 115.
Ministria e Jashtme 1112/Á.57/26.4.1984,f.4 dhe raporti shoqërues i
datës 26..4.1984, f.2.
92.
93.
94.
qeverisë shqiptare se kjo këmbëngulje nuk paragjykon thelbin
e problemit. I jep rëndësi reale qëndrimit të Republikës
Popullore të Shqipërisë ndaj minoritetit grek. I referohet
deklaratës së Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë
në të cilën theksohet: “Partia e Punës e Shqipërisë dhe Qeveria
e Republikës Popullore të Shqipërisë nuk lejuan kurrë që të
mos respektohen të drejtat e minoritetit. Kjo vlen edhe për të
ardhmen”95.
Pas këtyre nismave, të cilat u realizuan kryesisht në OKB
prej përfaqësuesve të të dy vendeve –sikundër përmendem
kishte paraprirë lidhja e një marrëveshjeje tregtare në nivel
jo qeveritar midis dhomave të tregtisë së Athinës dhe Tiranës–
më 6 maj 1971 u shpall njoftim në Athinë dhe në Tiranë, sipas
të cilit qeveritë e të dy vendeve ranë dakort të rivendosin
marrëdhëniet diplomatike dhe të shkëmbejnë përfaqësues në
rang ambasadorësh, pa përballuar asnjë prej problemeve pezull,
për të cilat të dy vendet ruajtën pozicionet e tyre96.
Në vijim të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në
tetor të vitit 1972 97 u nënshkrua marrëveshja e parë tregtare,
vizitat e para të ambasadorit Grek në zonat e njohura minoritare,
MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI 57
Ministria e Jashtme 1112/Á.57/26.4.1984, f. 4-5.
Ministria e Jashtme, raport i datës 26.4.1984, f. 2 Dekreti 947/26 korrik
1971 “Mbi vendosjen e ambasadës në Tiranë dhe përcaktimi i organikës
së saj”. Ambasadori i parë (pas vitit 1939) Grek paraqiti letrat e tij
kredenciale në Tiranë më 25 tetor 1971 dhe respektivisht më 16 nëntor
1971 ambasadori Shqiptar në Athinë.
Ndërkaq në të njëjtën kohë nuk kishte marrëveshje për çështjet kufitare,
pasi pala greke propozoi si zgjidhje modelin e marrëveshjes së vijës
kufitare greko-jugosllave, që do të merrte si të dhënë vijën ekzistuese
kufitare, duke shmangur referimin në marrëveshjet e mëparshme. Pala
shqiptare propozoi t’ i referohen Protokollit të Firencës që të njihet
menjëherë vija kufitare, e cila përcaktohej nga Protokolli. Për pasojë
palët nuk ranë dakort.
95.
96.
97.
ndërsa në vitin 1972 u krijua një komision i përbashkët për
çështjen e kufijve i cili nuk konkludoi në marrjen e vendimeve
sepse, sikundër u vërtetua, pala shqiptare kishte si synim
zgjidhjen e problemeve politike, ndërsa pala greke zgjidhjen
e problemeve kufitare. Kështu deri në rënien e diktaturës në
Greqi, rruga e vetme përmes së cilës u përgatit vendosja dhe
përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe mbeten marrëdhëniet
ekonomike.

- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Lexoni me vemendje!
NUK EKZISTON MINORITET GREKE NE SHQIPERI EDHE NE MES TE SHQIPTARVE.MINORITAR GREKE=ORTODOKSE SHQIPTAR...NE SE FETARET DUAN TA QUAJN VETEN MINORITET FETARE..RRUGET I KAN TE HAPURA.MJAFTE ME !ARVANIT E CAME ORTODOKS I BEM GREKE SEPSE MESUAN GJUHEN E KISHES.GJUHA E MEMES SE TYRE ESHTE GJUHA SHQIPE.GREKE QUHESH KUR GJUHA E MEMES ESHTE GJUHA GREKE EDHE JO SE JE ORTODOKS.GREQISHTJA NE EPIRE ISHTE GJUHA E KISHES..GJUHA E KISHES SOTE KA SHKUAR NE AFRIKE E PO JU MESON GREQISHT ORTODOKSEVE TE BARAK OBAMES..MOS VALLE EDHE "ORTODOKSI"SNOOP DOG ESHTE MINORITAR GREKE???
VETEM MBI KETO BAZA DUHET TE DISKUTOJM NE KETE FORUM
KUSH KA KUNDERSHTIME PER KETE CESHTJE, BUJRUM TA DISKUTOJM DEMOKRATIKISHT

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Lexoni me vemendje!
Hap ore syte qe te plaçin ty me gjithe te bertiturat se keta jane me te organizuar se ty e une bashke e kane parane e dynjase e beja ham-ham kot ti e une se nuk na degjon njeri.alfeko sukaraku wrote:NUK EKZISTON MINORITET GREKE NE SHQIPERI EDHE NE MES TE SHQIPTARVE.MINORITAR GREKE=ORTODOKSE SHQIPTAR...NE SE FETARET DUAN TA QUAJN VETEN MINORITET FETARE..RRUGET I KAN TE HAPURA.MJAFTE ME !ARVANIT E CAME ORTODOKS I BEM GREKE SEPSE MESUAN GJUHEN E KISHES.GJUHA E MEMES SE TYRE ESHTE GJUHA SHQIPE.GREKE QUHESH KUR GJUHA E MEMES ESHTE GJUHA GREKE EDHE JO SE JE ORTODOKS.GREQISHTJA NE EPIRE ISHTE GJUHA E KISHES..GJUHA E KISHES SOTE KA SHKUAR NE AFRIKE E PO JU MESON GREQISHT ORTODOKSEVE TE BARAK OBAMES..MOS VALLE EDHE "ORTODOKSI"SNOOP DOG ESHTE MINORITAR GREKE???
VETEM MBI KETO BAZA DUHET TE DISKUTOJM NE KETE FORUM
KUSH KA KUNDERSHTIME PER KETE CESHTJE, BUJRUM TA DISKUTOJM DEMOKRATIKISHT
Kurse pallavrat e ketyre i degjojne...e cke me te.prandaj e vura ketu kete teme.Qe te dish te japesh mend e ti kundershtosh keta qen bir qena!
E di ti zotrote cfare do ndodhi ne 16 Maj 2010 ne Delvine?...meqenese je andej nga gerxhet...ndoshta provokimi me i madh qe do jete bere integritetit shqiptar ne tere koherat...kete po pregatisin keta!
...prit ca minuta e te jap disa lajme e leri ka apo jo minoritete se ka gomere plot andej nga anet tona!

- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Lexoni me vemendje!
o dermanMallakastrioti wrote:Hap ore syte qe te plaçin ty me gjithe te bertiturat se keta jane me te organizuar se ty e une bashke e kane parane e dynjase e beja ham-ham kot ti e une se nuk na degjon njeri.alfeko sukaraku wrote:NUK EKZISTON MINORITET GREKE NE SHQIPERI EDHE NE MES TE SHQIPTARVE.MINORITAR GREKE=ORTODOKSE SHQIPTAR...NE SE FETARET DUAN TA QUAJN VETEN MINORITET FETARE..RRUGET I KAN TE HAPURA.MJAFTE ME !ARVANIT E CAME ORTODOKS I BEM GREKE SEPSE MESUAN GJUHEN E KISHES.GJUHA E MEMES SE TYRE ESHTE GJUHA SHQIPE.GREKE QUHESH KUR GJUHA E MEMES ESHTE GJUHA GREKE EDHE JO SE JE ORTODOKS.GREQISHTJA NE EPIRE ISHTE GJUHA E KISHES..GJUHA E KISHES SOTE KA SHKUAR NE AFRIKE E PO JU MESON GREQISHT ORTODOKSEVE TE BARAK OBAMES..MOS VALLE EDHE "ORTODOKSI"SNOOP DOG ESHTE MINORITAR GREKE???
VETEM MBI KETO BAZA DUHET TE DISKUTOJM NE KETE FORUM
KUSH KA KUNDERSHTIME PER KETE CESHTJE, BUJRUM TA DISKUTOJM DEMOKRATIKISHT
Kurse pallavrat e ketyre i degjojne...e cke me te.prandaj e vura ketu kete teme.Qe te dish te japesh mend e ti kundershtosh keta qen bir qena!
E di ti zotrote cfare do ndodhi ne 16 Maj 2010 ne Delvine?...meqenese je andej nga gerxhet...ndoshta provokimi me i madh qe do jete bere integritetit shqiptar ne tere koherat...kete po pregatisin keta!
...prit ca minuta e te jap disa lajme e leri ka apo jo minoritete se ka gomere plot andej nga anet tona!
perse nxehesh ta marre vesh une?
Ne se ti ke mendim te kundert per mosekzistencen greke ne epire, ateher bujrum ta diskutojm.
nuk tu drejtova ty personalisht..por ides me vorioepiriota ne shqiperi..me duket mua.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lexoni me vemendje!
Neve vërtet mes veti duhet të diskutojmë për këtë çështje , si mendojnë ata , ëka shkruajnë ata , ku kapen ata etj..alfeko sukaraku wrote:o dermanMallakastrioti wrote:Hap ore syte qe te plaçin ty me gjithe te bertiturat se keta jane me te organizuar se ty e une bashke e kane parane e dynjase e beja ham-ham kot ti e une se nuk na degjon njeri.alfeko sukaraku wrote:NUK EKZISTON MINORITET GREKE NE SHQIPERI EDHE NE MES TE SHQIPTARVE.MINORITAR GREKE=ORTODOKSE SHQIPTAR...NE SE FETARET DUAN TA QUAJN VETEN MINORITET FETARE..RRUGET I KAN TE HAPURA.MJAFTE ME !ARVANIT E CAME ORTODOKS I BEM GREKE SEPSE MESUAN GJUHEN E KISHES.GJUHA E MEMES SE TYRE ESHTE GJUHA SHQIPE.GREKE QUHESH KUR GJUHA E MEMES ESHTE GJUHA GREKE EDHE JO SE JE ORTODOKS.GREQISHTJA NE EPIRE ISHTE GJUHA E KISHES..GJUHA E KISHES SOTE KA SHKUAR NE AFRIKE E PO JU MESON GREQISHT ORTODOKSEVE TE BARAK OBAMES..MOS VALLE EDHE "ORTODOKSI"SNOOP DOG ESHTE MINORITAR GREKE???
VETEM MBI KETO BAZA DUHET TE DISKUTOJM NE KETE FORUM
KUSH KA KUNDERSHTIME PER KETE CESHTJE, BUJRUM TA DISKUTOJM DEMOKRATIKISHT
Kurse pallavrat e ketyre i degjojne...e cke me te.prandaj e vura ketu kete teme.Qe te dish te japesh mend e ti kundershtosh keta qen bir qena!
E di ti zotrote cfare do ndodhi ne 16 Maj 2010 ne Delvine?...meqenese je andej nga gerxhet...ndoshta provokimi me i madh qe do jete bere integritetit shqiptar ne tere koherat...kete po pregatisin keta!
...prit ca minuta e te jap disa lajme e leri ka apo jo minoritete se ka gomere plot andej nga anet tona!
perse nxehesh ta marre vesh une?
Ne se ti ke mendim te kundert per mosekzistencen greke ne epire, ateher bujrum ta diskutojm.
nuk tu drejtova ty personalisht..por ides me vorioepiriota ne shqiperi..me duket mua.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Lexoni me vemendje!
Ore nuk po nxehem me ty po me te tere ne po nxehem...se keta po bejne ate qe as nuk e imagjinojme fare ne.alfeko sukaraku wrote:o dermanMallakastrioti wrote:Hap ore syte qe te plaçin ty me gjithe te bertiturat se keta jane me te organizuar se ty e une bashke e kane parane e dynjase e beja ham-ham kot ti e une se nuk na degjon njeri.alfeko sukaraku wrote:NUK EKZISTON MINORITET GREKE NE SHQIPERI EDHE NE MES TE SHQIPTARVE.MINORITAR GREKE=ORTODOKSE SHQIPTAR...NE SE FETARET DUAN TA QUAJN VETEN MINORITET FETARE..RRUGET I KAN TE HAPURA.MJAFTE ME !ARVANIT E CAME ORTODOKS I BEM GREKE SEPSE MESUAN GJUHEN E KISHES.GJUHA E MEMES SE TYRE ESHTE GJUHA SHQIPE.GREKE QUHESH KUR GJUHA E MEMES ESHTE GJUHA GREKE EDHE JO SE JE ORTODOKS.GREQISHTJA NE EPIRE ISHTE GJUHA E KISHES..GJUHA E KISHES SOTE KA SHKUAR NE AFRIKE E PO JU MESON GREQISHT ORTODOKSEVE TE BARAK OBAMES..MOS VALLE EDHE "ORTODOKSI"SNOOP DOG ESHTE MINORITAR GREKE???
VETEM MBI KETO BAZA DUHET TE DISKUTOJM NE KETE FORUM
KUSH KA KUNDERSHTIME PER KETE CESHTJE, BUJRUM TA DISKUTOJM DEMOKRATIKISHT
Kurse pallavrat e ketyre i degjojne...e cke me te.prandaj e vura ketu kete teme.Qe te dish te japesh mend e ti kundershtosh keta qen bir qena!
E di ti zotrote cfare do ndodhi ne 16 Maj 2010 ne Delvine?...meqenese je andej nga gerxhet...ndoshta provokimi me i madh qe do jete bere integritetit shqiptar ne tere koherat...kete po pregatisin keta!
...prit ca minuta e te jap disa lajme e leri ka apo jo minoritete se ka gomere plot andej nga anet tona!
perse nxehesh ta marre vesh une?
Ne se ti ke mendim te kundert per mosekzistencen greke ne epire, ateher bujrum ta diskutojm.
nuk tu drejtova ty personalisht..por ides me vorioepiriota ne shqiperi..me duket mua.
Ja bujrum e ta diskutojme kete lajm:

- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Lexoni me vemendje!
une nuk e ndihmoj edhe as e reklamoj, por e injoroj shashken e reklamimit te ekzistences greke ne epire.
ketu duhet te mbahemi..apo ke kundershtim zotrote?
ne se nje kurve edhe nje bire kurve flasin per ekzistence greke, ne do ta injorojm, nuk do ta reklamojm.
ndaj. javash njecik edhe merre me shtruar.kelyshet i ke ne tirane edhe jo ne juge te shqiperis.kelyshet jane ne dijen shqiptare, ndaj aty duhet te godasim
te duash te mbrosh interesate vendit tende duhet edhe te dish.
nuk mbrohen interesat e kombit tende duke reklamuar propaganden greke, por duke e injoruar.
INJOROHE! EDHE MOS I JEP ZE.
ME 2007 U BE NJE ANKES ZYRTARE NGA EGJINA ME SALAMINEN PER VENDOSJEN E SHQIPES NE ADMINISTRAT..ASNJE KANAL NUK U NDJE..ASNJE GAZET
QENDRAVE ARVANITE NE GREQI JU KUNDERVIHET ASFALJE GREKE EDHE I KERRCENON ME ZHDUKJE..EDHE ASKUSH NUK NDIHET.

Last edited by alfeko sukaraku on Sun May 09, 2010 8:21 pm, edited 1 time in total.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Lexoni me vemendje!
Last edited by alfeko sukaraku on Sun May 09, 2010 8:29 pm, edited 2 times in total.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Lexoni me vemendje!
E ke gabim...lexoje deri ku arrijne kelyshet e azise se vogel...lexoji me vemendje dhe nxe mend si ti dhe une e te tjere.Se ne bejme fjale ketu po ata kane edhe parane edhe pushtetin si ne Tirane e Athine e amerike e gjetke...lexoji me vemendje e nxirr mesim si ti dhe une,pasi ka hyre krimbi ne Jug!Mbaje mend kete.alfeko sukaraku wrote:une nuk e ndihmoj edhe as e reklamoj, por e injoroj shashken e reklamimit te ekzistences greke ne epire.
ketu duhet te mbahemi..apo ke kundershtim zotrote?
ne se nje kurve edhe nje bire kurve flasin per ekzistence greke, ne do ta injorojm, nuk do ta reklamojm.
ndaj. javash njecik edhe merre me shtruar.kelyshet i ke ne tirane edhe jo ne juge te shqiperis.kelyshet jane ne dijen shqiptare, ndaj aty duhet te godasim
te duash te mbrosh interesate vendit tende duhet edhe te dish.
nuk mbrohen interesat e kombit tende duke reklamuar propaganden greke, por duke e injoruar.
INJOROHE! EDHE MOS I JEP ZE.
ME 2007 U BE NJE ANKES ZYRTARE NGA EGJINA ME SALAMINEN PER VENDOSJEN E SHQIPES NE ADMINISTRAT..ASNJE KANAL NUK U NDJE..ASNJE GAZET
QENDRAVE ARVANITE NE GREQI JU KUNDERVIHET ASFALJE GREKE EDHE I KERRCENON ME ZHDUKJE..EDHE ASKUSH NUK NDIHET.

- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Lexoni me vemendje!
une jam i fryre me propogand greke edhe shashka fanatike fetare.
ndoshta ka ardhur ora te hapet kutia e Pandores edhe te mesojm arsyen se perse kurva e motit ja dha epirin greqis para 97 vjetesh
ndoshta ka ardhur ora te hapet kutia e Pandores edhe te mesojm arsyen se perse kurva e motit ja dha epirin greqis para 97 vjetesh
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Lexoni me vemendje!
Ore nuk kam nevoje te diskutoje fare une per greke ne Shqiperi e deri ne Peloponeze per ate pune se ska kembe nga ajo ane...por une te flas shqip e ti me kupton anglisht me duket...po e ze koken e muhabetit tim ti apo si eshte puna?alfeko sukaraku wrote:TA DISKUTOJM
http://ellines-albanoi.blogspot.com/200 ... _5074.html
mbi keto baza do diskutojm
E publikova kete gje ketu qe te dime me cfare duhet te perballemi ore...propaganda e ketyre eshte aq e madhe sa as nuk kemi idene!Duhen vepra ...sidomos gjerat qe kane nder mend te bejne ne Jug...mos harro se perseritet historia !

- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Lexoni me vemendje!
[youtube]http://it.video.yahoo.com/watch/366315/2256017[/youtube]
shikoni videot nga fundi linkut..une i shohe por nuk po mundem ti hap si jutube.
http://smartwolf73.spaces.live.com/blog ... !161.entry

You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Lexoni me vemendje!
youtubet i keni edhe ne anglisht.
te dyja videot mbajn vulen e "Lidhjes Arvanite te Greqis"
ne nuk jemi te zotet te krijojm ura miqsie sepse na mbreteron haxhiqamilizmi i historianve gjuhetarve edhe politikanve shqiptar.
mos e kerkoni ne Delvin vllehun ortodoks, por kapeni ne qeverri ne tirane edhe shkuljani dhembet nje e nga nje.

Last edited by alfeko sukaraku on Sun May 09, 2010 9:12 pm, edited 2 times in total.