Trimëreshat suliote
Posted: Sat May 29, 2010 8:54 pm
Guximi i jashtëzakonshëm i grave shqiptare ka qenë shfaqur vazhdimisht në historinë e vendit, por një nga shembujt më të shquar ishte ai u bë i njohur për një degë të popullit Shqiptar të përfaqsuar prej Suliotëve, kur ato u rrethuan prej Ali Pashës më 1792. Suliotët formonin një bashkim gjysëm të pavarur që përmblidhte 66 fshatra, të cilët i përkisnin rrethinave të Margaritit, Paramithisë dhe Janinës. Deri në kohën e Ali Pashës, ata ishin krenarë për rregullsinë e pagesave të detyrimeve që i bënin Portës. Por kurthet e mashtruesit plak Ali, i cili dëshironte t'i kishte të gjithë kalorësit e Sulit dhe të ardhurat e tyre në duart e tij të pangopura, shpejt shkaktuan kryengritjen e popullit. Dhe kështu suliotët nisën luftën e tyre të gjatë dhe të lavdishme kundër fuqive shumë herë më të mëdha të Pashait të famshëm.
Me anë të lojrave të dyfishta, i të cilave ai ishte një mjeshtër i përsosur, Pashai lidhi fillimisht në fuqinë e tij Xhavellën, një nga kryetarët e Suliotëve, dhe pastaj rrethoi Sulin. Kështu, ai u përpoq që me ryshfete ta bindte Xhavellën të tradhëtonte Sulin. Këtu mashtrimi u çiftëzua: Sulioti i zgjuar u duk se pranonte t'i bindej Pashait dhe bile la djalin e tij, Foto, në duart e Ali Pashës si peng. Ai u nis për në Sul në dukje se po e tradhëtonte atë, por pa arritur akoma atje ai i dërgoi një letër kundërshtimi Pashait.
Atëhere, Aliu sulmoi Sulin dhe ishte pikërisht këtu që heroizmi i grave Shqiptare u bë kaq i dukshëm. Mosko, gruaja e Xhavellës dhe e ëma e Fotos, tregoi mrekullitë e vlerave të saja gjatë rrethimit. Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekës, ia ngarkoi ato edhe grave të tjera, dhe u sulën drejt llogoreve për t'i shpërndarë ato tek Suliotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ajo ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë, dhe se ajo më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj se sa të tradhëtonte vendin e saj. (Blackwood's Magazine)
The New York Times
8 Shkurt 1880