Page 1 of 2

2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Sat Jul 03, 2010 9:40 am
by Adriana
2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine



Berisha viziton ekspozitën në kujtim të ngjarjes së 2 korrikut ’90
[/size]



Në vazhdim të aktiviteteve që po zhvillohen në Tiranë në përkujtim të ngjarjeve të 2 korrikut të vitit 1990, kryeministri Berisha vizitoi ekspozitën me fotografi dhe dokumente, dëshmi e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Ekspozita, e çelur nën kujdesin e kryeministrit Berisha dhe e përgatitur nga Universiteti Europian i Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, risjell në kujtesën e çdo shqiptari, përmes fotografive dhe pamjeve filmime, dokumenteve të ndryshme dhe raportimeve të strukturave të regjimit të kohës, 2 korrikun e vitit ’90, kur mijëra qytetarë shqiptarë kapërcyen muret e ambasadave të huaja, të akredituara në Tiranë, në kërkim të lirisë. Kjo ekspozitë do të paraqitet edhe në universitete dhe mjedise të tjera. Kryeministri Berisha, duke përshëndetur çeljen e kësaj ekspozite, u shpreh se kjo është një ditë e madhe, një ditë e shënuar në përpjekjen e shqiptarëve për liri dhe dinjitet njerëzor. 2 korriku shënon rënien e murit të Berlinit në Tiranë, rënien e murin të Berlinit në diktaturën më të egër që Europa ka njohur në historinë e saj, në vendin e regjimit më opresiv, më shtypës, regjimit që zhyti Shqipërinë në izolimin më të thellë, mjerimin më të madh, kolektivizmin dhe monizmin më total. “I theksova këto vetëm për të vënë në dukje se cila ka qenë guximi dhe trimëria e atyre qindra e mijëra të rinjve dhe të rejave të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, që në 2 korrik, vendosën të ndjekin shembullin e qytetarëve të Gjermanisë Lindore dhe qytetarëve të vendeve të tjera, por në kushte shumë të pabarabarta. Ritheksoj këtu se regjimi hoxhist burgosi, persekutoi, ekzekutoi dy herë më shumë se të gjitha regjimet komuniste, përveç Bashkimit Sovjetik, të marrë së bashku. Në këtë vend, në një kohë kur qytetarët gjermanë çmontonin murin e Berlinit dhe vende të tjera me radhë ecnin drejt zgjedhjeve të lira, në sheshet e Shqipërisë ekzekutoheshin, vareshin disidentë. Këta të rinj, të cilët në tërësi, në aspektin shoqëror ishin anonimë, ishin djem e vajza të thjeshtë që punonin në punishtet, uzinat dhe fabrikat e vendit dhe ndër ta, të paktë intelektualë të skajuar, ishin të profesioneve të ndryshme, të nivelit të ndryshëm arsimor, por të gjithë ata ishin vëllezër e motra në një guxim të pashembullt. Ata u ngritën me një heroizëm dhe trimëri, e cila zgjoi një popull të tërë, por mesazhi i tyre pati një jehonë të gjerë europiane dhe botërore. Atyre që menduan se shqiptarët nuk do të mund të çlirohen për shkak të indoktinimit të tyre të thellë, varfërisë dhe mjerimit që dobëson më shumë se çdo gjë tjetër qenien njerëzore, gulakëve të panumërta në vendin e tyre, djemtë e vajzat, të rinjtë e Tiranës, më 2 korrik, u dhanë mesazhin tjetër, ne jemi këtu për t’u bashkuar me ju. Është një mirënjohje e madhe ndaj tyre, por mirënjohje e madhe edhe ndaj të gjithë misioneve diplomatike të asaj periudhe, të cilët hapën dyert e ambasadave të tyre, në një akt historik, për të ndihmuar shqiptarët, që ata të ecnin në rrugën e lirisë. Diplomatët gjermanë dhe diplomatët e vendeve të tjera mike, ditë e natë, atë dhjetëditësh të fundit të qershorit dhe fillim korriku, u bënë një me protestuesit, bënë çdo gjë për mbrojtjen e tyre, me dispaçet e tyre, i bënë të qartë botës të vërtetën e madhe të Tiranës së 2 korrikut. Ndaj le t’u shprehim atyre mirënjohjen, sepse pa kontributin dhe angazhimin tyre, 2 korriku do të kish qenë i vështirë të realizohej. Edhe një herë nderim të madh për guximtarët, trimat e 2 korrikut, familjet e tyre dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë datë të madhe, këtë ngjarje të madhe në historinë tonë kombëtare”- vlerësoi kryeministri Sali Berisha.


Kreu i qeverisë viziton familjen e Artin Bashës, i cili humbi jetën, teksa më 2 korrik ’90, përpiqej të hynte në ambasadën Gjermane Kryeministri Berisha vizitoi sot familjen e Artin Bashës, i cili humbi jetën teksa më 2 korrik të vitit 1990, përpiqej të hynte në ambasadën gjermane. Kryeministri Berisha i shprehu nderimet e tij nënës dhe familjarëve të Artinit. “Artin Basha ra 20 vjet më parë, për t’u bërë i pavdekshëm, nga plumbat e policisë dhe Sigurimit të Shtetit, në përpjekjen e tij për t’u bërë i lirë. Artini ishte një i ri si qindra e mijëra të tjerë, të cilët, në një kohë terrori dhe shtypje mizore, guxuan dhe morën vendimin më të mençur, më të guximshëm, të luftojnë për lirinë e tyre”, u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri e cilësoi vrasjen e Artinit në muret e ambasadës gjermane një akt kriminal të shëmtuar dhe përpjekjen e regjimit për të manipuluar këtë ngjarje. “Vrasja e tij në muret e ambasadave ishte një akt kriminal i shëmtuar, por po kaq e shëmtuar ishte përpjekja e diktatorit dhe sejmenëve të tij për të manipuluar, për të fajësuar ambasadën gjermane për vdekjen e tij, e cila në të vërtetë e dërgoi atë në spital që në minutat e para, pas plagosjes dhe nuk e mbajti ditë të tëra, siç u përpoq diktatori Ramiz Alia ta paraqesë atë, në mbledhjen e intelektualëve”, u shpreh Kryeministri. Duke e konsideruar 2 korrikun, një ditë të madhe në historinë e vendit, Kryeministri Berisha u shpreh “sot është një ditë në të cilën djem dhe vajza të thjeshtë, familjarë, njerëz që siguronin kafshatën e gojës me një mundim shumë të madh ose ishin të papunë, u dëshmuan se, pavarësisht nga ky anonimat, ata përbënin guximtarët e kombit, se, pavarësisht nga moshat e tyre, pavarësisht nga profesionet, ata të gjithë ishin vëllezër dhe motra në guximin e madh. Dhe e vërteta është se me atë guxim dhe trimëri, hapën rrugën e lirisë”. Kryeministri Berisha, shprehu përuljen me nderim të madh ndaj Artin Bashës dhe nderoi njëkohësisht edhe sakrificën sublime, trimërinë, guximin dhe heroizmin e djemve dhe vajzave të 2 korrikut të vitit ’90.

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Sat Jul 03, 2010 9:44 am
by Adriana

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Sat Jul 03, 2010 9:58 am
by Adriana
Revolta e 2 Korrikut 1990, shenoi fillimin e nje rruge te pa kthim te vendit drejt demokracis, disa muaj me pas ne dhjetor te 1990 nisi levizja anti-komunste ne qytetin studenti (Tirane).




























Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Sat Jul 03, 2010 3:06 pm
by Adriana
Media gjermane: Si erdhën 3200 shqiptarët në Gjermani



3200 shqiptarë u gjendën në korrik të vitit 1990 në Ambasadën gjermane në Tiranë. Tërheqja e tyre nga Brindizi dhe prurja në Gjermani u bë nga Kryqi i Kuq Gjerman. Disa protagonstë të kësaj ngjarjeje kujtojnë per radion gjermane Deutche Welle


E mërkurë 11.07.1990, ora 07:00 e mëngjesit. Telefoni i familjes Schröder tingëllon, një telefonatë nga kryeqyteti, nga Boni.

Në të njëjtën kohë në ambasadën e RFGJ-së në Tiranë përkeqësohej dita-ditës gjendja e higjenës, sepse sikurse kujton, Werner Daum, asokohe i ngarkuar me punë ad interim, ambasadës i kishin prerë ujin dhe "Punonjës të ambasadës shkonin me bidonë në ndërtesat karshi për të na furnizuar me ujë. Pa dashur të hyj në detaje, ishte një situatë tepër e vështirë dhe kanë ndodhur gjëra të tmerrshme."

Në Shvarcenbek pranë Hamburgut vazhdon telefonata. Zonja Waltraud Schröder, asokohe 54-vjeç, drejtuese e ekipit të gatishmërisë së Kryqit të Kuq për landin e Shlesvig-Holshtajn, ngarkohet të drejtojë misionin për transportimin e refugjatëve shqiptarë që kishin hyrë në ambasadën gjermane. Ajo tashmë kishte përvojë me një mision të ngjashëm. Para nëntë muajsh znj. Schröder kishte manaxhuar me sukses transportimin e 17.000 refugjatëve nga ish-RDGJ-së që kishin kërkuar strehim në ambasadën gjermano-perëndimore në Pragë.


Dy orë më vonë Waltraud Schröder arrin nga Hamburgu në Bonn prej nga niset për në Brindizi një tren i posaçëm. "U nisëm nga Gjermania me një tren të pajisur me kompartamente të posaçme për nëna me fëmijë, për të sëmurë si dhe me të tjera pajisje të nevojshme. Në Bon, ku ishte qendra e Kryqit të Kuq Gjerman, kishim marrë të gjithë informacionin e duhur për realizimin e këtij aksioni, aty blemë edhe ushqime, ujë dhe lëngje, sepse ishin ditë shumë të nxehta."

"Treni ishte shumë i gjatë, rreth 536 metra, më i gjatë se çdo stacion treni. Treni nuk ndalonte dot i tëri në stacionin e Brindizit, sepse nuk mjaftonte gjatësia e peronëve. Këtë e dinim që në fillim dhe për këtë kishim parashikuar që treni do të ndahej në disa pjesë e trenit. Për çdo vagon kishim në dispozicion të paktën nga një vullnetar të Kryqit të Kuq. Po ashtu kishim me vete edhe një ekip sanitarësh, mjekësh dhe mamish. Të them të drejtën sot nuk më kujtohet numri i saktë, por kishim personel të mjaftueshëm për të përballuar dhe për t'u kujdesur për 3200 refugjatët, madje kishim personel të mjaftueshëm edhe sa i përket ndihmës së kualifikuar.

Edhe pse ky ishte mandati i dytë pas angazhimit të mëparshëm në Pragë, zonja Schröder i ka ende të gjalla kujtimet e 13 korrikut 1990: "Nuk e harroj momentin kur pashë, se si kaq shumë shumë njerëz vërshuan nga barku i tragetit, e theksoj vërshuan! Tek ata njerëz më ra në sy nga njëra anë rraskaptija, por nga ana tjetër edhe gëzimi, ndenja e çlirimit që ata ndodheshin në një tokë, ku ekzistonte liria, ajo që u kishte munguar në vendin e tyre, dhe për të cilën ishin larguar."


Kurse Hilmar Mahronit, gjithashtu punonjës i Kryqit të Kuq, i ka mbetur në kujtesë diçka tjetër: "Më bëri përshtypje, se pasi refugjatët hipën nëpër vagona pala italiane i mbylli dyert e trenit dhe i mbajti të bllokuara që gjatë udhëtimit askush nga refugjatët të mos zbriste në Itali. Në Zvicër ishte e njëjta gjë dhe disa nga shqiptarët që donin të zbrisnin patjetër në Zvicër kërcyen si përfundim nga dritaret dhe u larguan duket kaluar shinat nga njëri person tek tjetri."



Habi në radhët Kryqit të Kuq: Shumica e refugjatëve shqiptarë thoshin se ishin me profesion inxhinierë


"Kur vinte policia për të kontrolluar pasaportat, ose për të regjistruar të sapoardhurit, vija re që kjo u ngjallte frikë të madhe shqiptarëve. Kjo frikë kishte arësye nga më të ndryshmet, ndoshta se një pjesë e tyre nuk kishin as pasaporta me vete. Disa prej tyre nuk tregonin as emrin dhe policia ndonjëherë nervozohej prej kësaj situate, kurse mua më duhej t'i qetësoja shqiptarët duke u thënë që të mos kishin frikë, se atyre nuk do t'u ndodhte asgjë. Regjistrimi i të dhënave personale ishte i domosdoshëm edhe sepse gjatë udhëtimit kishte raste që pjesëtarët e familjeve ishin shkëputur nga njëri-tjeri dhe ne duhej të kujdeseshim që ata të strehoheshin në të njëjtin vend." - kujton Waltraud Schröder

"Kur erdhën punonjësit gjermanë të kufirit për të regjistruar të dhënat personale si dhe profesionin e refugjatëve, ne u habitëm shumë, se shumë shqiptarë jepnin si profesion inxhinierinë. Besoj se shumica thonin se ishin me profesion inxhinierë, sepse besonin se kështu do të kishin shanse më të mira për të fituar azilin, ose për të gjetur punë, nuk e di saktë përse." - tregon Hilmar Mahron


Refugjatët shqiptarë do të shpërndaheshin në bazë një numri të caktuar kontigjentesh në lande të ndryshme të Gjermanisë dhe njoftimet vinin nga Boni dhe i transmetoheshin ekipit të Kryqit të Kuq me radiomarrëse. Për shkak të gjatësisë së trenit dhe koordinimit të tij udhëtimit të tij me oraret e qarkullimit të trenave të tjerë, qëllonte që treni të ndalonte nëpër stacionet përkatëse, ku do të zbrisnin refugjatët, natën. Por megjithë përgatitjet të gjithë dëshmitarëve të asaj kohe duket se u ka mbetur e pashlyeshme në kokë një skenë natën e 14 korrikut 1990. Rreth orës 22:00 treni kishte lënë pas kufirin e Zvicrës dhe kishte filluar udhëtimin nëpër Gjermani.

"Papritur treni ndaloi diku në terr dhe refugjatëve të dy-tre vagonave të fundit iu tha se duhet të zbrisnin. Në atë moment filloi një pështjellim se disa prej atyre që kishin ardhur me familjet filluan të kërkonin të afërmit. Shumë familje ishin shpërndarë, gjë që filloi që pas zbritjes nga trageti dhe hipjes në tren. Edhe pse ne u thonim njerëzve që të hipin nëpër vagona me grupe dhe familjet të qëndronin bashkë, kishte lindur një problem, sepse burrat rrinin me burrat apo djemtë e shokët e tyre, ndërsa gratë me gratë dhe fëmijët. Kësisoj familjet u shkëputën dhe kishin hipur nëpër vagonë të ndryshëm." - tregon Adelheid Feilcke, e cila asokohe ishte përkthyese.

"Në këto momente jo vetëm në radhët e vetë refugjatëve shqiptarë, por edhe të personelit të shërbimit të Kryqit të Kuq ndihej një lloj shqetësimi, sepse nuk e dinim me saktësi se ku ndodhemi. Papritur disave u duhej të zbrisnin, duke u ndarë prej të tjerëve dhe ata nuk e kishin të qartë se ku gjendeshin. Sikurse ju tregova treni ishte shumë i gjatë dhe jo të gjithë vagonët ndalonin te zona e peronit. Kështu na u desh që t'i shoqëronim njerëzit nëpër shina me llampa dore apo me mjete të tjera ndriçuese që na u gjendën, deri sa arritën në një vend të sigurtë jashtë zonës së shinave. Megjithë pasigurinë dhe frikën se ç'do të bëhej me ta, apo kur do të bashkoheshin familjet gjatë gjithë udhëtimit refugjatët ishin mjaft të qetë dhe të disiplinuar." - tregon Waltraud Schröder.


"As unë nuk kisha ndonjë informacion, vetëm se na komunikuan, se refugjatët e dy vagonave të fundit duhet të zbresin, sepse po i presin dhe do t'i dërgojnë në vendstrehimet përkatëse," - kujton Hilmar Mahron. Përkthyesja u tha njerëzve që ishin në vagonin e fundit se duhet të zbrisnin. Njerëzit ishin në gjumë dhe na u desh t' i zgjojmë, t'u themi zbrisni shpejt dhe kaloni shpejt shinat se vjen treni tjetër. Megjithatë shqiptarët i kam përjetuar mjaft të qetë. Në asnjë moment nuk shfaqën ndonjë pakënaqësi, agresion apo ndonjë emocion të tepruar. Kam përshtypjen, që së pari ata ishin krejtësisht të raskapitur dhe mjaft të durueshëm, të durueshëm në maksimum, dhe na besonin tërësisht neve. Kisha përshtypjen, se ata ishin të bindur që ishin në duart e Kryqit të Kuq gjerman dhe nuk do t'u ndodhte asgjë."

Pas 36 orësh orësh udhëtimi, pjesërisht në kushte të rënduara për shkak të vagonëve të tejmbushur, lodhjes dhe raskapitjes së njerëzve, plagëve që kishin marrë nëpër këmbë nga një pjesë e refugjatëve nuk kishin këpucë, tualeteve të trenit që brenda një kohe të shkurtër u mbingarkuan dhe u bllokuan duke rënduar edhe më tej kushtet higjenike, vagonët e fundit arritën në destinacionet e fundit në veri të Gjermanisë.




http://www.shekulli.com.al/2010/07/03/m ... rmani.html

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Sat Jul 03, 2010 7:04 pm
by alfeko sukaraku
po jo moj Adriana jo.Lirin nuk e sollen bijet e nenave qe can kufinjet e edhe ata qe u futen ne ambasada.....sipas vendit behet edhe kuvendi ne shqiperi.
2 korriku eshte dita e shenjt e permebysjes se diktatures komuniste.pas dy korrikut te gjithe u bene "gangisterra edhe antikomunist"..biles edhe vete komunisti shoku ramiz alia i shume lavderuar ne sheshin skenderbej.....

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Mon Jul 05, 2010 9:53 pm
by Adriana
2 korriku, befasi për regjimin komunist
Flet Luan Rama, ish-punonjës i Ministrisë së Jashtme në 1990





Ngjarjet e ambasadave në Tiranë, në korrik të vitit 1990, treguan qartë se regjimit komunist në Shqipëri po i rrëshqisnin frerët nga duart. Luan Rama në atë kohë ishte punonjës në Ministrinë e Jashtme. Ishte koha kur Shqipëria po bënte përpjekjet e para për të dalë nga koraca e hekurt e bunkerit komunist. 20 vjet më parë, në korrik të vitit 1990, të rinjtë vërshuan drejt ambasadave të huaja në Tiranë për t'i thënë lamtumirë diktaturës dhe për të dalë në një botë të lirë e demokratike. Strukturat qeveritare nuk mundën ta menaxhonin atë krizë dhe të ndalnin revoltën masive. Luan Rama, ish-punonjës në Drejtorinë e Shtypit, në Ministrinë e Jashtme, flet për këtë tronditje të shoqërisë shqiptare:
“Ne sapo kishim filluar punën në Ministrinë e Jashtme (Drejtoria e Shtypit) dhe po përjetonim një moment mjaft interesant të kohës, një lloj “liberalizimi”. Kishim kontakte të vazhdueshme me gazetarët e huaj dhe me agjencitë e ndryshme : gjermane, austriake, franceze, italiane, greke, angleze, spanjolle, amerikane etj. Në këtë kohe filloi një lloj lëshimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe u pranuan më shumë gazetarë të huaj. Informacioni qarkullonte më lirë. Nga një anë Ramiz Alia kërkonte të jepte pamjen e një liberalizimi të regjimit, por, me sa duket, ai ishte në një lloj dyluftimi me forcat konservatore që nuk pranonin asnjë lloj lëshimi”.




Informacionet vinin nga mediat e huaja
Në shtypin vendas nuk kishte informacion për atë çka ndodhte, megjithatë njerëzit, përmes stacioneve të huaja radiofonike në gjuhën shqipe, si dhe prej televizioneve të huaja : italiane, greke si dhe ish-televizioni jugosllav, merrnin lajmet më të fundit. Kishte disa intelektualë që flisnin me zë të hapur. Kadare jepte informacione të vazhdueshme në intervistat e tij për situatën. Ngjarjet e kohës së rënies së Murit të Berlinit influencuan shumë edhe në Shqipëri. Me gjithë censurën që ekzistonte, një pjesë e informacionit kalonte. Ishin disa akte të “Komitetit te Helsinkit” apo të “Amnesty International”, të cilat e akuzonin Shqipërinë për shkelje të të drejtave të njeriut. Luan Rama pohon se edhe vetë Presidenti Ramiz Alia, u detyrua të bëjë disa lëshime: “Në këtë prizëm ishte edhe kontakti i parë që u zhvillua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Peres Dekuelar, i cili erdhi në Shqipëri. Unë kam qenë në Ministrinë e Jashtme në atë kohë. Kishte një predispozicion për të bërë hapa përpara në drejtim të lirisë së qarkullimit dhe informimit, por duhet thënë se të gjitha këto ishin të detyruara. Ishte një ide dhe një detyrim, që bëhej në bazë të një presioni të madh publik e politik ndërkombëtar. Shqipëria ishte një vend shumë i varfër dhe kishte nevojë për ndihma ekonomike. Në kushtet e një mizerje totale ekonomike, pa dyshim që politikanët shqiptarë nuk kishin se ç'të bënin tjetër veçse të shkonin drejt liberalizimit”.



Tensioni rritet me dyndjen në ambasada
Pikërisht në periudhën e nxehtë të 2 korrikut, gradët e temperaturës u rritën edhe nga një tension tjetër, nga dyndja e shumë qytetarëve, sidomos e të rinjve, në ambasadat e huaja në Tiranë. Luan Rama, jo vetëm në profilin e një zyrtari, por edhe nën peshën e ndërgjegjes së një letrari nuk mund të rrinte pa i fiksuar këto ngjarje edhe në ditarin e tij personal: “Në atë periudhë kam mbajtur një ditar. 1 korrik : “Gjendja është e turbullt. Së shpejti këtu do të publikohet ligji ri i vizave dhe pasaportave. Çdo njeri do të ketë të drejtën për të dalë jashtë. Por shumë njerëz nuk besojnë”. 2 korrik: “Që nga largimi i Popajve njerëzit janë të pakënaqur, kanë marrë krah, e kuptojnë se nuk ka një rrugëzgjidhje për ta dhe rrugëzgjidhja e vetme janë ambasadat. Para dy ditësh ishin futur nja 7-8 vetë tek ambasada turke. U ra dakord që t'i nxirrnin, t'u jepnin pasaporta dhe të iknin etj” Në datën 3 korrik shkruaj : “Sot hyrja u la e lirë, policët u thoshin njerëzve të mos hyjnë nga muret, por nga porta, se nuk do t'i prekte njeri. Doli dekreti që çdo shtetas mund të shkojë në një ambasadë për të marrë viza. Dyndja ishte e madhe”.
Në datën 6-7 korrik në Shqipëri mbërrin suedezi Staffan de Mistura, i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Perez de Cuellar, për të rregulluar të drejtën e lirisë së qarkullimit të njerëzve përtej kufirit. Ndërhyrja e OKB-së ishte vendimtare në atë moment. Ambasadat perëndimore në Tiranë ishin shumë të predispozuara për të ndihmuar, por në pararojë ishte Ambasada Gjermane. Zoti Rama, duke qenë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë nuk mund të linte pa parë nga afër angazhimin e madh të ambasadorit gjerman, Werner Daum : “Tani njerëzit po futeshin me mijëra, sidomos në Ambasadën Gjermane. Kjo e zuri në befasi regjimin. Ishte një lloj tronditje që vinte nga lart, deri në Ministrinë e Jashtme. Aty kishte një pritje të jashtëzakonshme nga ana e autoriteteve gjermane. Kishte familje që kërkonin njerëzit e tyre. Mbaj mend se në datën 10 korrik ambasadori gjerman, Werner Daum erdhi në Ministri dhe bëri një presion të jashtëzakonshëm lidhur me mbrojtjen e refugjatëve, që njerëzve t'u jepeshin pasaportat e vizat. Mbaj mend një skenë mjaft filmike. Një nënë malësore kishte ardhur në Tiranë. Ajo kishte kërkuar të takonte të birin e saj, por nuk arriti dot. Në momentin që Daumi po dilte nga ambasada, kjo nënë, e irrituar, në revoltim e sipër i theu xhamin e makinës se i kërkonte të birin e nuk merrte një përgjigje. Kjo nënë do ta ketë kuptuar më vonë se cili ishte akti i madh i Daumit, i Ambasadës Gjermane dhe i Gjermanisë, që në atë kohë mbronin fatin e refugjatëve. Ata e shikonin këtë lëvizje si një prelud për lirinë e ardhshme të Shqipërisë”.




Spontanitet me burim te revolta popullore
Gjithçka ishte spontane, por ky spontanitet u krijua nga një revoltë dhe zemërim i thellë popullor. Njerëzit ishin të pakënaqur. Kërkonin dritë, kërkonin të lëviznin. Diplomati e publicisti Luan Rama ka shumë mbresa, informacione e fotografi për ngjarjet e asaj kohe. Nga ditari i tij veçojmë njërën prej tyre. : “Në Ministrinë e Jashtme, në atë kohë kur përgatiteshin pasaportat, që këta njerëz të mund të iknin, midis fotografive që kam parë ishte edhe ajo e një spikereje të njohur të Televizionit Shqiptar. Ajo guxoi të largohej nga Shqipëria me idenë se kjo ishte një protestë kundër regjimit. Ja se çfarë unë shkruaj për këtë fakt : E titulloj :” Bonjour tristesse ! “ – “Mirëdita trishtim ! “ Ngjarjet e korrikut tronditën shoqërinë shqiptare. Në to morën pjesë njerëz të thjeshtë, njerëz të vuajtur, njerëz të protestës, njerëz që kishin përjetuar dhunën e një sistemi diktatorial. Ato ngjarje patën një rrezatim shumë të madh dhe, pa dyshim, ishin shkëndijat e para që i dhanë shtytje një lëvizjeje më të madhe drejt lirisë dhe një jete të re.

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Tue Jul 06, 2010 2:42 am
by Arta
alfeko sukaraku wrote:Lirin nuk e sollen bijet e nenave qe can kufinjet e edhe ata qe u futen ne ambasada.....sipas vendit behet edhe kuvendi ne shqiperi.
2 korriku eshte dita e shenjt e permebysjes se diktatures komuniste.pas dy korrikut te gjithe u bene "gangisterra edhe antikomunist"..biles edhe vete komunisti shoku ramiz alia i shume lavderuar ne sheshin skenderbej.....


Pikerisht del e flet Berisha per 2 Korrikun e per nejrezit qe iken edhe para greves se studenteve e na fluturonin plumbat kokes! Berisha ishte ai qe bente listat te denonte familjet e atyre qe u kishin ikur femijet!

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Tue Jul 06, 2010 9:04 pm
by Arta
'2 korriku', Enveri dhe Saliu, shqiptarët pas 20 vitesh 'tranzicioni'

Erjus Mezini

Nuk ka shumë ditë që policia greke organizoi një operacion të ri për kthimin e klandestinëve dhe është për tu habitur që në rrethinën e Grevenasë ishin arrestuar mbi tetëdhjet shqiptarë pa leje qëndrimi. Megjithëse Greqia Veri-Perëndimore njihej,
para zgjerimit të Komunitetit Evropian drejt Lindjes, si zona më pak e zhvilluar në BE dhe megjithëse shteti fqinj po bën bujë në mediat botërore për shkak të krizës ekonomike që e ka pllakosur, duket se kjo nuk përbën problem për të uriturit shqiptar.

Ata ende vazhdojnë të sillen rrugëve të emigrimit dhe ndjehen me fat sapo kalojnë kufirin shqiptar drejt një bote aspak mikpritëse për emigrantët. Se Greqia, si edhe shtetet e tjera të Evropës, është lodhur nga fluksi i klandestinëve afrikan dhe aziatik të cilët luftrat, skamja dhe rrënimi i dërgojnë drejt botës perëndimore. Akoma më habi shkakton fakti i shëmtuar që Shqiptarët pas njëzet vjetësh demokracie ende duan të largohen nga vendi i tyre duke iu bashkangjitur kështu refugjatëve afrikan dhe aziatik. Me përjashtim elitën e qendrave urbane, për pjesën tjetër të popullsisë një martesë jashtë vendit, një bursë studimi në Evropë apo një vizë turistike për në SHBA shpjegohet si "fat i madh".

Vetëm se 2 Korriku i 2010-ës është shumë herë më i hidhur sesa 2 Korriku i 1990-ës. Refugjatët e 1990-ës u larguan nga shteti më komunist i Evropës. Ata iknin me shpresën se do ktheheshin shumë shpejt, do ktheheshin sapo Shqipëria të bëhej demokratike dhe profetët e PD-ës ta bënin atdheun si gjithë Evropën. Kurse Shqiptarët e 2010-ës po largohen nga Shqipëria demokratike.

Këta të fundit nuk largohen përkohësisht, këta po ikin përgjithmonë. Të privuar nga një punë stabël, një shtet proteksionist, një treg i mundësive të barabarta dhe një shtet ligjor, shumë bashkëatdhetarëve nuk i mbetet më gjë për të pritur në këtë vend.
Aq më tepër Shqiptarët janë lodhur me politikën dhe me votimet. Ata kanë njëzet vjet që dëgjojnë të njëjtat premtime dhe që votojnë pro ose kundër të njëjtit person.

Nëse komunizmi shqiptar kishte Enverin e vet, demokracia shqiptare ka Saliun e vet. Çdo emër është i ndryshueshëm në politikën shqiptare përveç Sali Berishës. Rrjedhimisht, nëse të gjithë aktorët politik kanë një përgjegjësi mbi krizën që po kalon
Shqipëria këto njëzet vitet e tranzicionit, Berisha ka përgjegjësinë më të madhe. Ai është gjithmonë aty, duke vjedhur ose lypur votën e popullit. Emri i tij ka kandiduar në të gjitha votimet qysh në 1991-shin dhe jam i sigurtë se në asnjë demokraci normale nuk do hidhte një dështarak si Berisha kandidaturën për të udhëhequr vendin shtatë herë radhazi. Po, Berisha është një dështarak. Ai është simboli i dështimit të demokracisë shqiptare. Kur ai dhe farefisi i tij të largohen nga jeta politike jam i sigurtë se Historia e Shqipërisë do i ruaj Berishës një kënd përkrah Lekë Dukagjinit, Esat Pashë Toptanit, Qazim Mulletit dhe figurave të tjera tragjiko-komike të atdheut.


Enveri dhe Saliu...


Megjithëse doktor Berisha do kishtë dëshirë të mbahej mend si një Enver i dytë, të cilit i shërbeu me vullnet sa ishte në jetë, një paralelizim mbi Enverin dhe Saliun do të ishte i cekët. E para e punës, Enveri ishte burrë në fjalë dhe në vepra. Pavarsisht se veprimtaria e tij i shkaktoi shumë dëme Shqipërisë, Enveri zakonisht e mbante fjalën dhe i shprente mendimet e veta haptazi si në nivel brenda-partiak si në nivel ndërkombëtar. Akoma edhe kur i eliminonte miqtë e vet, ish-diktatori i akuzonte vet ata dhe, si ne rastin e Beqir Ballukut, çështja demonstrohej brenda partisë ose në publikun e gjerë. Në demokracinë e Sali Berishës gazetarët, politikanët dhe qytetarët sulmohen nga forca të padukshme dhe nga agresorë që nuk arrestohen kurrë. Siç do
raportonte Organizata e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (HRW, 1996), në periudhën 1993-1994 mbi 30 gazetarë të opozitës do sulmoheshin fizikisht dhe një anëtar partie do vritej barbarisht nga persona qe nuk u arrestuan kurrë. Megjithëse perjardhja e tij
është nga një zonë ku njerëzit betohen në besë, Sali Berisha nuk duket se e njef këtë zakon. Berisha, në kundërshtim me Enverin që fliste gjuhën e komunizmit, flet shumë gjuhë. Ndryshe ia thotë ndërkombëtarëve, ndryshe Shqiptarëve, ndryshe Kosovarëve dhe Serbëve.


Enveri mbante në krahun e vet bashkëluftëtarët, kurse Saliu jo vetëm që nuk ka luftuar ndonjëherë për të drejtat shqiptare por menjëherë pas fitores të 1992-shit largoi nga postet qeveritare ose syrgjinosi jashtë vendit të gjithë ata politikanë të PD-ës që ishin përpjekur për demokracinë dhe i zëvendësoi ata me njerëz të vetë me aspak përvojë në politikë. Sigurisht që këtë vendim doktori do e tërhiqte mbrapsht kur popullariteti i tij do fillonte të ulej, në ndryshim esencial nga Enveri i cili nuk e kthente më shikimin drejt atyre që kishte shporrur nga partia. Në këtë pikë sigurisht që ngrihet pyetja, pse disa politikanë dhe gazetarë pranojnë pajtimin me Berishën. Përgjigja është: se ata ndajnë të njëjtat vlera me të (aspak idealizëm dhe shumë lakmi
për pushtet dhe pasuri).

Një tjetër pikë ku ndryshojnë Saliu dhe Enveri është tek logjika e internimit. Në komunizëm internimi bëhej brenda shtetit. Njërëz me edukim, kapital, histori dhe parime të caktuara u shvendosnin për shkaqe politike nga qendrat urbane drejt periferisë së vendit. Internimi kishte rregull dhe pasojat ishin tragjike vetëm për personin apo familjen që internohej. Për vendin pasojat nuk ishin negative, sepse në këtë mënyrë inteligjenca e qendrave urbane transferohej në zonat e largëta rurale ku popullsia ishte e pashkolluar. Përkundrazi, një ish-kuadër që demokracia shqiptare e shndërroi në një fshesaxhi të Torontos apo Nju Jorkut përveç dështimit personal përbën edhe dështim shtetëror. Shteti shqiptar nuk mundi ta mbaj atë në Shqipëri dhe administrata humbet eksperiencën dhe njohuritë e dobishme të këtij personi.

Në demokracinë ala-berishiane internimi nuk ka dallim dhe kryesisht kthehet ndaj atyre që nuk kanë asnjëlloj kapitali. Ky internim kryet pa rregull dhe shteti nuk ka asnjëfarë përgjegjësie mbi fatin e të internuarit refugjat. Refugjati mund të vritet,
mund të burgoset, mund të keqtrajtohet, mund të mbetet i papunë dhe i pastrehë në një dhe të huaj dhe shteti shqiptar nuk ka asnjëlloj statusi legal dhe asnjëlloj potenciali tjetër që ti vihet në ndihmë refugjatit. Në kohën e komunizmit ekzistonte mundësia që një i internuar dikur të kthehej në vendlindjen e tij, pasi Partia e Punës të vendoste diçka të tillë, kurse në demokracinë shqiptare një gjë e tillë as që diskutohet. Bile vet Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera kohët e fundit publikojnë raporte "shqetësuese" mbi kthimin e Shqiptarëve në atdhe. Shteti shqiptar jo vetëm që nuk ka një politikë riatdhesimi dhe rehabilitimi për emigrantët por e shikon me mëri kthimin e emigrantëve (rrjedhimisht edhe emigrantët që kthehen në atdhe nuk qëndrojnë gjatë).

Internimi i Enverit përfshinte një pakicë njerëzish, kurse syrgjinosja e Berishës prek një në katër Shqiptarë. Niveli i eksodit shqiptar përbën rekord botëror (shiko United Nations Demographic Yearbook 2006), dhe ky eksod është një nga projektet kryesore dhe suksesi më i madh i ideatorit Berisha. Në intervistën që Sali Berisha do jepte për mediat e huaja, gjatë fushatës elektorale me 20 Mars 1992, ai deklaron se "Evropa duhet të pranoj një numër akoma më të madh emigrantësh" (Vickers and Pettifer, 1997) dhe se ai do bënte çmos që diçka e tillë të realizohej. Treqind mijë Shqiptarët që ishin larguar jashtë vendit para votimeve të Marsit të 1992-shit nuk dukeshin asgjë në sytë e Berishës. Si pasojë, vërejme akoma një ndryshim themelor midis shtetit enverist dhe atij berishian. Byroja komunsite bëri çmos që ta rrisi popullsinë shqiptare kurse kabineti berishian që ta zvogëloj në minimum. PPSH-ja reklamonte autarkinë absolute ndërsa PD-ja ekonominë parazite.

Akoma edhe sot, pas njëzet vjetësh, tranzicioni edhe eksodi masiv nuk duket ta ket ndryshuar linjën e bandës Berisha. Premtimi i radhës është që Shqiptarët të lëvizin pa viza në Evropë. Shtypi berishian nëse nuk ka më gjë për të thënë mbi dosjet komuniste, që pak na interesojnë tani pas njëzet vjetësh me Berishën, atëhere reklamon lëvizjen pa viza të Shqiptarëve. Megjithëse për BE kjo levizje është një formë turizmi nëntëdhjetë ditësh, për bandën e Berishës është një çlirim politik nga presioni i të uriturve. Duke u dërguar jashtë këta njerëz të "pafat" ulin opozitën ndaj grupit që kontrollon vendin dhe, akoma më tepër, kthehen në kontribues të ekonomisë parazite. Për pasojat afatgjate të një ekonomie parazite Berisha dhe partia e tij nuk kanë as pyetje dhe as përgjigje.

Për këto dhe shkaqe të tjera z. Berisha do të hidhërohej që në Historinë e Shqipërisë ai nuk do radhitet përkrah Enver Hoxhës. Është tjetër gjë të jesh tragjik dhe tjetër gjë të jesh tragiko-komik. Berisha mund të jet po aq despotik dhe sulltanik sa idhulli i tij
Enver, por opozitën dhe ndërkombëtarët nuk ka pasur ndonjëherë guximin ti sfidoj si profesori i vet. Ai edhe Shqipërinë do ta zvogëloj sa më shumë të jet e mundur, por edhe PD-ën ka dëshirë ta zvogëloj, se ndryshe nuk e udhëheq dot.


Berisha në akademitë perëndimore...

Pas këtij krahasimi të shkurtër midis atit të komunizmit shqiptar dhe atit të tranzicionit të pafund mirë do ishte të kthejmë shikimin drejt mendimit akademik perëndimor mbi Berishën. Siç të gjithë e mbajmë mend shumë mirë, akoma edhe
ne fëmijët që duartrokisnim kryetarin e PD-ës kur krenosej përbri Xhejms Bejkerit në sheshin Skënderbej nëntëmbëdhjet vjet në parë, Berisha ishte dikur i dashuri i perëndimorëve. Aq e madhe ishte dashuria e tij për perëndimorët saqë ai, si Lekë
Dukagjini dikur, është shkaku që akoma sot e kësaj dite Shqipëria sovrane nuk mer dot një vendim pa pyetur Evropën dhe SHBA-të. Ne Shqiptarët sigurisht që lutemi që Berisha të mos marri vendime pa pyetur BE-në dhe SHBA-të sepse jemi bindur plotësisht se këto vende të huaja interesohen më shumë për ne se sa vet kryeministri. Megjithatë, nëse ky vend një ditë përfundon në formën e një protektorati të perëndimorëve -siç edhe ndodhi në 1997-tën- krediti historik nuk mund ti jepet
kujt tjetri veçse ideatorit Berisha.

Ai ishte personi i parë që thirri Amerikanët dhe Evropianët të bojkotojnë qeverinë Alia-Nano që lindi nga votimet a para të lira dhe pluraliste në 1991-shin, duke i hapur kështu rrugën një shteti hibrid që kurrë nuk do ishte i aftë të zgjidhi problemet e veta pa ndërhyrjen ndërkombëtare. Bile PD-ja i mbante mëri qeverisë Italiane Kraksi pse guxoi të organizonte projektin humanitar "Pelikan", sepse në sytë e Berishës më mirë të vdisnin disa Shqiptarë sesa të ndaheshin ndihma humanitare në një kohë që ai nuk
kishte uzurpuar ende pushtetin. Sot, pas nëntëmbëdhjet vjetësh, historia përsëritet dhe Berisha me mikun e tij Meta na tregojnë se ndërkombëtarët nuk na hyjnë në punë. Megjithëse siç e përmenda, Saliu nuk kishte kurrë guximin e Enverit që të përdori të njëjtën gjuhë si për Shqiptarët ashtu edhe për ndërkombëtarët. Një shtet hibrid dhe parazit si Shqipëria nuk mundet të mbijetoj pa konsensusin dhe ndihmën e ndërkombëtarëve, këtë gjë e di mirë edhe Berisha -ngase e provoi vet në 1996-tën kur i ishte mbushur mendja se ishte sulltan i Shqiptarëve dhe nuk merte parasysh asnjëlloj paralajmërimi. SHBA-të dhe BE e bënë një herë gabimin duke mbrojtur Berishën, ngase ky i fundit përdori faktin se PPSH-ja komuniste po qeveriste akoma vendin, por nuk duket se janë më të gatshme të bëjnë të tilla gabime.

Bota e di shumë mirë se kush është Berisha, dhe farefisi i tij mund të ngjyrosi sa të dojë shtypin berishian apo librat shkollor me "Veprat e Saliut". Kur Berisha farefisi apo banda e tij të braktisin politikën, diçka që pritet të ndodhi vetëm pasi Berisha të
lër këtë botë, e vërteta do triumfoj. Profesori i Universitetit të Kalifornisë, Steven Fish, në një libër të botuar nga Universitetet e Oksfordit dhe Prinsitonit (shiko Anderson et al. 2001), e radhit Berishën përkrah diktatorëve të republikave të Azisë Qendrore dhe pohon se Kushtetuta e 1994-ës do e kishte kthyer Shqipërinë në një diktaturë. Të njëjtin mendim duket se ka edhe Clarissa de Waal (2009), profesore në Universitetin e Kejmbrixhit. Bile ajo shkon akoma më tutje duke argumentuar se është turp që shteti demokratik, me në krye president Berishën, në 1996-tën dështoi të përsërisi votimet e lira që ishin organizuar fillimisht nga qeveria komuniste e Ramiz Alisë. Kurse Miranda Vickers dhe James Pettifer (1997) në një botim të New York University, e përshkruajnë Sali Berishën si një udhëheqës të dhunshëm dhe despotik.


Ne, shqiptarët pas njëzet vitesh 'tranzicioni'...


Duke iu kthyer sërish pikënisjes së këtij shkrimi, do thosha se data 2 Korrik 1990 simbolizon hapjen e Shqipërisë kundrejt Evropës dhe botës perëndimore. Si një foshnje e pafajshme dhe hutaqe -jetime nga udhëheqja komuniste, pas dyzetepesë vitesh e izoluar në vetevete -, Shqipëria nis proçesin e njohjes me botën dhe e vet-identifikimit në arrenën ndërkombëtare. Është fakt tragjik që në këtë përpjekje foshnja shqiptare u rrëmbye nga një grup pionerësh që aspak eksperiencë nuk kishin nga politika. As vet kryetari i këtyre çirakëve të politikës, z. Sali Berisha, nuk duket të ket pasur ndonjë lidhje tjetër me politikën përveçse disa spiunimeve për llogari të PPSH-ës. Megjithatë kjo nuk e pengoi Berishën që të vendosi veten në krye të shtetit, me ndihmën perëndimore sigurisht, dhe të zgjedhi për kabinet vetëm njerëz që kishin më pak eksperiencë se ai në politikë. Kështu nëse Berishës në 1992-shin dikush do i jepte notën xero në politikë, kabineti i tij vetëm me një numër negativ mund të vlerësohej. Ky grup çirakësh, që e ndjente veten disi superior nga pjesa dërrmuese e popullsisë, kishte vetëm dy receta për foshnjen shqiptare. Receta e parë ishte "ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropën" dhe e dyta, që në akademitë perëndimore është
kthyer në sarkazëm, njihet si "Shock Therapy".

Pjesa e parë e Shock Therapy u plotësua me sukses. Pothuajse brenda një viti qeverisjeje nga PD-ja, çdo industri, fabrikë apo strukturë komuniste ishte rrënuar apo shfarrosur nga sipërfaqja shqiptare. Ndërsa pjesa e dytë e kësaj terapie, dmth. ardhja
e investimeve të huaja pas shkatërrimit total të ekonomisë komuniste, nuk duket se është realizuar ende, pavarsisht se z. Berisha na i premtoi para njëzet vjetësh dhe është i gatshëm të na i premtoj edhe njëzet vite të tjera -duke mbyllur kështu, pa sukses, ciklin e tij enverian në politikën shqiptare. Përveç disa investimeve në mbeturinat radioaktive dhe në energjinë bërthamore, të cilat me një gabim teknik mund të shkaktojnë holokaustin e Shqiptarëve, nuk duket në horizont ndonjë projekt ambicioz i cili do plotësonte nevojat shqiptare në industri dhe punësim.

Përsa i përket reklamës kryesore me të cilën PD-ja erdhi në pushtet, pasojat janë shumë herë më të hidhura. Duke i premtuar Shqiptarëve Evropën, Sali Berisha dhe partia e tij kanë arritur me sukses të monopolizojnë çdo dialog të politikës dhe mendimit intelektual shqiptar. Evropianizimi është kthyer në psikozën tonë kombëtare dhe ka kalbur çdo mendim dhe çdo formë frymëzimi. Shqiptarët në mendimin akademik dhe politik nuk janë më heronjtë e Skënderbeut apo ushtarët e Spartës me të cilët PPSH-ja krenohej dhe kultivonte në maksimum ideologjinë e autarkisë dhe vetmbrojtjes. Sa problematik që ishte pozicioni i PPSH-ës mbi historinë dhe rolin e Shqiptarëve po aq problematik është edhe Evropianizimi i mendimit shqiptar. Duke përjashtuar çdo lloj tjetër debati, politika dhe inteligjenca shqiptare i dhuron popullit tonë një rol pasiv dhe e furnizon me një shije dështimi. Shqiptarët nuk janë më ata që "e nxjerrin vet gomarin nga balta", ne presim që Evropa të zgjidhi hallet tona dhe politikani më i mirë për ne është ai që na e premton më shumë Evropën. Çuditërisht ky lloj mentaliteti na ka larguar më shumë nga Evropa dhe na ka bërë pre të populistëve të stilit Berisha.

BE pret që Shqiptarët të zgjidhin vet telashet e tyre, kurse Shqiptarët presin që Evropa të bëj diçka për ta. Nëse Berisha është oratori numër një i Evropianizimit, atëhere kundërshtari i tij duhet të jet poashtu orator i Evropianizimit. Në këtë mënyrë,
fatkeqësisht, Berisha ka mbytur mendimin politik shqiptar të njëzet viteve të fundit dhe populli shqiptar është lënë krahëprerë duke besuar se nuk është në gjendje të dali nga kriza në të cilën është mbytur nëse nuk bëhet pjesë e BE-së. Për sa kohë që Shqipëria nuk është pjesë e BE-së për aq kohë Shqiptarët nuk kanë hyrje në kutinë e Pandorës dhe gënjehen rëndshëm nga ata që ia premtojnë atë.

Hyrja në BE, serioziteti dhe detyrimet që lidhen me anëtarësimin jam i sigurtë se do i jepnin fund karrierës politike të z. Berisha dhe të atyre politikanëve që ndajnë të njëjtat vlera me të. Por siç u përmend më sipër, mentaliteti politik më shumë po e largon se sa po e afron Shqipërinë me BE-në. Ky është edhe shkaku pse mbas njëzet vitesh tranzicioni e ardhmja e Shqipërisë është ende e pasigurtë.

Informacion mbi Shqipërinë e Berishës:

Anderson, Richard, et al. Postcommunism and the Theory of Democracy. Princeton &
Oxford: Princeton UP, 2001.
De Waal, Clarissa. Albania Today: a Portrait of Post-Communist Turbulence. London: Tauris,
Vickers, Miranda, and James Pettifer. Albania: From Anarchy to Balkan Identity. New York:
New York UP, 1997.
Human Rights Watch. Human Rights in Post-Communist Albania. USA: Human Rights
Watch, 1996.

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Tue Jul 06, 2010 9:27 pm
by alfeko sukaraku
Adriana wrote:
2 korriku, befasi për regjimin komunist
Flet Luan Rama, ish-punonjës i Ministrisë së Jashtme në 1990




. [/b][/i]
nuk e di se sa u befasua regjimi komunist, por di me saktesi se kryeja detyren e partis ne qytet te nxensave 88-90..edhe di shume mire se c parrulla shkruheshin-si flisnin ushtaraket me tallje "te rroj partia" -c kerkes llogarie kishte etje etje.

Nuk mjaftonin keto por kisha ne shtepi edhe nje komunist te betuar te partis i cili fatmirsisht ishte shume i arsimuar edhe e donte shume partin..e pra ky komunisti qe kam ne shtepi e quante "gjarper me syze ramiz alin"..bushtra e drodhi..keshtu ulerinte ..eeeee ulerinte ..e thoshte neper dhembe..ka filluar nga pleniumi 8 i ppsh edhe po e dreth -thoshte komunisti ime....tani c por... thuhen e sterthuhen , mos ju a ve shume veshin.Ai komunisti qe kam ne shtepi me eshte bere me sali berishen tani edhe e mban veten per demokrat-ps...na beri legalizimin e pallatit familiar, ndaj e mban veten salist -haha-

lona se mos na denoncon moj??me edushin jemi ne, por prit pak sa te marim tapin -haha-

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Wed Jul 07, 2010 10:34 pm
by Adriana
Të ecësh drejt vdekjes: Ylli Bodinaku çau 20 vjet më parë murin shqiptar të Berlinit

Ylli Bodinaku, që më 2 korrik, çau me kamionin e tij murin e ambasadës gjermane, drejton sot një servis automjetesh në periferi të Tiranës. Sot ai tregon për jetën e tij dhe kthesën që i dha asaj Gjermania.



Ai nuk e quan veten hero. Por kështu e ka quajtur atë, në mbrëmjen e 2 korrikut 1990, ministri i Jashtëm i atëhershëm i Gjermanisë, Hans Dietrich Genscher.

Ylli Bodinaku, kujton si sot, atë mbrëmje, kur i ra murit të pasëm të ambasadës gjermane dhe hyri brenda me kamionin e tij të ngarkuar me gruan, dy djemtë, njërin 11 vjeç dhe tjetrin foshnjë dy muajshe, me shokë, miq, me plot 36 vetë. Dhjetra të tjerë vërshuan më pas në ambasadën gjermane, nga muri që ai rrëzoi. “Atë mbrëmje, në Bon u raportua që në ambasadën gjermane ishin futur menjëherë 86 vetë. Punonjësit e ambasadës na mblodhën dhe na lexuan një faks që kishte dërguar Gensche-ri. Shoferi bashkë me të tjerët janë heronj të demokracisë shqiptare. Ata shembën murin e Berlinit të Shqipërisë. Kështu thoshte fjalë për fjalë Genscher-i në faksin e tij,” sjell ai ndërmend.



Shembjen e atij muri Ylli e kishte projektuar në ëndrrat e tij më të guximshme, që nuk e thyen prej torturave të Sigurimit të shtetit në Tiranë. Ideja se një ditë ai do t'i binte atij muri e mbajti gjallë më pas në qelinë e burgut famëkeq të Spaçit, ku regjimi e çoi si të burgosur politik. “Murit nuk i rashë aksidentalisht. As nuk më shtyu dikush. Ishte një urrejtje e brendshme. Në moshën 27 vjeçare u dënova me 10 vjet burg për politikë. Isha i vendosur t'i bija murit. E dija se ecja drejt vdekjes. Muri ishte i lartë dhe i trashë. Shanset ishin shumë të pakta për të shpëtuar.”


Ai u shpëtoi tullave që binin nga muri i rrëzuar vetëm me një plagë të thellë në krahun e majtë, që ia mjekoi një infermiere çeke, të cilën personeli i atëhershëm i ambasadës gjermane në Tiranë e solli enkas për të nga ambasada çeke, përballë. Shenjat e plagës janë të dukshme edhe sot pas 20 vitesh. Ylli Bodinaku. thotë se nuk u shpëtoi vetëm tullave të murit, që rrëzoi kamioni i tij, por edhe shenjëstrës së snajperave të policicë së regjimit që po jepte shpirt, që kërkonin ta asgjësonin. Personeli i ambasadës gjermane i kishte dhënë udhëzime të prera që të mos dilte në dritare, të mos lëvizte nga dhoma në katin e tretë, ku e kishte vendosur bashkë me familjen e tij. Dy javë më pas ai do të ndodhej në jugperëndim të Gjermanisë, në qytetin Mannheim, ku e caktuan autorittt gjermane.





Jeta e re në Mannheim


Atje, zanati i motoristit i hapi derën e punës në kompaninë e njohur MAZDA. Vitet që punoi në Mannheim, në atë kompani, qenë një shkollë e vërtetë profesioni, kulture dhe formimi personaliteti për Ylli Bodinakun. “U jam shumë borxhli, u jam shumë mirënjohës gjermanëve. Këtë e them me shpirt. Atje mësova çfarë është disiplina e punës, se si nuk pihet duhan në vendin e punës. Atje mësova gjermanisht. Shefi im tek MAZDA më thoshte ik, shko mëso...Çfarë kam parë dhe kam mësuar atje jam munduar t'i vë në jetë këtu, ja siç e sheh me sytë e tu.” thotë Ylli Bodinaku.



Kthimi në atdhe - Shqipërinë duhet ta bëjnë shqiptarët


Ajo që shoh me sytë e mi është një servis, në katin e parë, të shtëpisë së tij trikatëshe në kodrat e Saukut, pranë Tiranës. Katër punëtorë dhe dy djemtë e tij riparojnë automjete dhe motorat e tyre. Syri të zë edhe automjete të viteve 50-të që janë bërë krejt si të reja. Rregullimin e motorëve, Ylli Bodinaku e ka pasion të vjetër; duket si i lindur për të qënë mototrist, dhe në laboratorin pranë servisit sheh një arsenal të tërë veglash dhe motorë automjetesh që duart e tij i kanë bërë sikur sapo kanë dalë nga fabrika.




Për fat të keq kamioni i tij historik nuk gjendet mes automjeteve që ai i ka riparuar. Për fat të keq as në ndonjë muze. Kur ai ishte në Gjermani atë e shitën për hekurishte. Kjo e trishtoi dhe e zhgënjeu kur u kthye përgjithmonë në atdhe. Tani ai përpiqet të kultivojë një kulturë tjetër tek të punësuarit e tij. Vlerësim dhe respekt ndaj asaj që kanë bërë të tjerët, disiplinë, rregull. Si shembuj ai ka përherë në majë të gjuhës episode nga Gjermania. “Kur isha në Gjermani Genscher-it i vunë gjobë vetëm sepse hyri me makinë me shpejtësi në shtëpinë e tij, më kupton? “ pyet ai.

Ai është krenar që ka sjellë në servisin e tij gjithë përvojën që fitoi në vitet e qëndrimit në Gjermani. “Shqipërinë duhet ta bëjnë shqiptarët, thotë ai. Gjermania më bëri të mendoj kështu dhe të jem ky që jam”.

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Wed Jul 07, 2010 10:46 pm
by Adriana
Vitet e ndryshimeve në Shqipëri në sytë e gjermanes Adelheid Feilcke-Tiemann
Si e kujton ajo Shqipërinë e atyre viteve, para dhe pas hapjes së ambasadave? Si e priti Gjermania ardhjen e refugjatëve?




Adelheid Feilcke –Tiemann ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 1988 si etnomuzikologe dhe gazetare dhe për të ndjekur festivalin folklorik kombëtar në Gjirokastër. Më pas në 89' ka qenë studente dhe ka punuar për magjistraturën e saj në fushën e muzikës folklorike shqiptare. Gjithashtu ka ardhur në një ekspeditë të muzeut foklorik të Berlinit, disa ditë para hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990.

DW: Zonja Feilcke, ju keni pasur fatin që Shqipërinë ta vizitoni para 2 korrikut, keni qenë e pranishme ato ditë para 2 korrikut dhe po ashtu gjatë kësaj ngjarje. Si e kujtoni Shqipërinë e atyre viteve sot pas 20 vjetësh? Çfarë ju ka lënë përshtypje?

Adelheid Feilcke: Kur erdha për herë të parë, njerëzit ishin shumë të mirë, por edhe të frikösuar. Ata kishin shumë frikë që të flisnin me të huajt. Nga ana tjetër në 89', kur ndodhi rënia e murit të Berlinit, unë isha në Shqipëri dhe kam parë që njerëzit i kanë ndjekur me vemendje këto ngjarje. Mua më kujtohet shumë mirë që për herë të parë njerëzit ishin ndryshe, të relaksuar, flisnin më haptas me të huajt. Pra ajo fryma e ndryshimeve në lindje të Evropës ndjehej shumë në bisedat me njerëzit. Kishte filluar të ndjehej atmosfera ndryshe. Por kur filluan të hynin njerëzit nëpër ambasada situata përsëri dukej e tensionuar. Unë kam qenë në ambasadën gjermane dhe i kam parë vetë njerëzit e plagosur. Ishte një pasiguri e madhe, frikë, ankth se mos situata dilte jashtë kontrollit.

Mua më kujtohet shumë mirë edhe fakti, kur isha kthyer nga Gjermania dhe ndiqnim lajmet për njerëzit, qö do të largoheshin nga Shqipëria, patëm frikë se mos do të ndërhynte regjimi i asaj kohe. Bëhet fjalë për rastin, kur njerëzit nëpër ambasada do të dilnin me autobusë për të shkuar në aeroport dhe u krijua një lloj frike se mos njerëzit do të arrestoheshin. Pra kishte ankth kudo. Por kishte edhe shpresë për nisjen e tyre drejt perëndimit.

DW: Ju vetë kishit frikë, kur qëndronit në atë kohë në Tiranë ?

Adelheide Feilcke: Më kujtohet lidhur me frikën edhe një tjetër element. Kur nisi fluksi i njerëzve për të hyrë nëpër amabasada, gati të gjithë të huajt ishin larguar nga Shqipëria për shkak të situatës së pasigurisë. Më kujtohet, kur unë vajta në aeroportin e Tiranës për t'u larguar nga Shqipöria dhe hyra në aeroplan. Aty pashë që avioni ishte plot me gazetarë, të cilët kishin ardhur për të ndjekur zhvillimet, por nuk i kishin lënë të hynin për të raportuar, pasi nuk ishin të pajisur me vizë hyrëse.

Biles ata filuan me mikrofona të më pyesnin mua se çfarë po ndodh në Shqipëri, në Tiranë. Pyetjet ishin nga më të ndryshmet: A ka të plagosur? A do të ndryshojë sistemi? Çfarë do të bëhet me ata, që janë nëpër ambasada?

Më kujtohet që unë nga ngarkesa psiqike, që kisha marrë me vete nga Tirana, nuk isha në gjendja të flisja. Vetëm një ditë më pas në Gjermani fillova ta kuptoj se çfarë po ndodhte vërtet atje. Atëherë kuptova se nën çfarë presioni jetojnë njerëzit atje, si ata brenda mureve të ambasadës, por edhe ata jashtë.

DW: Ju zonja Feilcke u ngarkuat më pas të shoqëronit refugjatët nga Brindisi në Gjermani, të cilët u sollën me tren, meqenëse e njihnit edhe gjuhën shqipe. Kjo ju ka ndihmuar që të kuptonit më mirë shqiptarët, të cilët pas gjithë atyre vuajtjeve po shkonin drejt një bote të panjohur?

Adelheide Feilcke: Nuk e harroj kurrë momentin, kur erdhi anija dhe njerëzit po dilnin me furi. Sigurisht që kishte eufori të jashtëzakonshme, por edhe pak kaotike. Njerëzit nuk dinin, ku ishin, disa në një tren disa të tjerë në një tren tjetër, gratë veç, fëmijët veç, burrat veç. Kishte që edhe pjesëtarët e një familjeje ishin të shpërndarë nëpër trena të ndryshëm, apo vagona të ndryshëm. Njerëzit ishin shumë të lodhur, të dobësuar. Rruga dhe kushtet nëpër ambasada kishin qenë jo të mira, dhe të gjithëve iu lexohej lodhja dhe vuajtja. Biles gjermanëve iu ra në sy menjëherë ajo mungesa e shëndetit normal tek ata. Por ata ishin edhe vitalë, sepse në një farë mënyre po i linin të gjitha pas dhe tani po shihnin drejt një të ardhme më të mirë.

DW: Pasi mbërritën në Gjermani, si u pritën nga opinioni ardhja e tyre? Vetë ngjarja e 2 korrikut, pra hapja e ambasadave, në mesin e të cilave dhe ajo gjermane si u komentua nga publiku gjerman?

Adelheide Feilcke: Patjetër që për politikën zyrtare, për mediet, apo për publikun gjerman, hapja e ambasadave, ardhja e refugjatëve ishte shenjë e hapjes së sistemit. Domethënë ne në Gjermani ishim të bindur që me hapjen e ambasadave do të binte regjimi, ose sistemi socialist. Ajo në një farë mënyre ishte dhe përvoja jonë në Gjermaninë Lindore. Për herë të parë mijëra njerëz treguan me largimin e tyre se ishin të pakënaqur nga ky sistem. Pa marrë parasysh se nuk ishte një revoltë politike, por ishte një revoltë e varfërisë, për të gjithë ishte e qartë se ai sistem kishte falimentuar. Njerëzit kishin interes për lirinë e lëvizjes, për lirinë e të shprehurit të mendimit të lirë. Për gjermanët ishte e paqartë, se sa do të zgjasë ky proces dhe a do të shoqërohet ky proces edhe nga dhuna, sepse përvoja e shteteve të tjera e kishte treguar këtë. Rasti i Rumanisë i kishte krijuar të gjithëve dyshime, se i njëjti skenar mund të përsëritet ndoshta edhe në Shqipöri. Megjithatë hapja e ambasadave solli edhe një element tjetër për Gjermaninë. Për herë të parë Shqipëria ishte në fokusin e vemendjes në mbarë botën perëndimore. Deri në atë kohë Shqipëria ishte gati-gati e panjohur, pothuajse një vend i harruar në hartën e Evropës. Ne nuk kishim informacione. Gazëtarët perëndimorë nuk lejoheshin të hynin në Shqipëri. Prandaj me hapjen e ambasadave, me ardhjen e shqiptarëve në Gjermani dhe në vende të tjera u hap një dritare, filloi një dialog i drejtpërdrejtë me njerëzit. Refugjatët, që ishin njerëz të thjeshtë dhe jo funksionarë, flisnin pa rezerva, lirisht pa asnjë cenzurë për situatën në Shqipëri, për të kaluarën e tyre. Mbaj mend që ky kontakt u mirëprit shumë nga Gjermania dhe vendet e tjera.

DW: Sot pas 20 vjetësh, zonja Feilcke, meqenëse keni qenë e lidhur me zhvillimet në Shqipëri si e vlerësoni Shqipërinë sot, zhvillimet e saj demokratike?

Adelheide Feilcke: Hapja e ambasadave ka pasur ndikim tek njerëzit. Padyshim procesi i ndryshimeve politike zgjati për fat të keq relativisht shumë. Megjithatë Shqipëria pati një proces të suksesshëm deri më sot. Po të kemi para sysh se ku ka qenë Shqipëria para 20 vjetësh, ajo vërtet sot ka bërë ndryshime mjaft pozitive. Mungesat kanë qenë të jashtëzakonshme, veçanërisht në infrastrukturë, në hapjen me botën e jashtme dhe në kontaktet me organizmat ndërkombëtare. Ka pasur trazira politike, kriza jo të lehta, por Shqipëria është në rrugë të mbarë. Shqipëria ka pasur sukses në integrimin e të gjitha forcave politike, që nuk është e lehtë. Shqipëria po punon edhe në drejtim të pajtimit të brendshëm, veçanërisht të kampeve rivale politike, por për këtë duhet bërë më shumë. Shqipëria me hapjen e kufijve, me integrimin e ka gjetur veten e saj në Evropë. Tani më nuk vihet në diskutim vendi i saj në NATO, apo në një të ardhme të shpejtë edhe në Bashkimin Evropian.



Autor: Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Wed Jul 07, 2010 11:08 pm
by Adriana
Ramiz Alia: 2 korriku ka lënë vragë në jetën politike të vendit
Pjesa-1


Më 2 korrik 1990 u hapën një sërë ambasadash të huaja në Tiranë e mijëra qytetarë vërshuan në to. Kjo ngjarje historike dha edhe sinjalin e rënies së regjimit komunist dhe të ndryshimeve demokratike në këtë vend.

Por si e përjetoi ish- Presidenti i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia këtë ngjarje dhe si e vlerëson ai tani rrugën që ndoqi kjo udhëheqje për gati 50 vjet? Për këto dhe të tjera ndiqni pjesën e parë të bisedës që Mimoza Cika-Kelmendi zhvilloi me zotin Alia në Tiranë.





Pyetje: Zoti Alia, 20 vjet më parë, në Tiranë, mijëra qytetarë vërshuan në ambasada në shenjë të kundërshtimit të hapur ndaj diktatures komuniste. Si e përjetuat ju atë ngjarje historike?

Ramiz Alia: 2 korriku, futja e 5 mijë vetëve në ambasadat e huaja është një ngjarje që padyshim ka lënë vragë në jetën politike të vendit. Ngjarja e 2 korrikut ishte një paralajmërim, që situata në vendin tonë po acarohej. Natyrisht kjo qe një gjë e papritur për neve, ajo dyndje masive e njerëzve. Edhe shqetësim ngjalli. Problemi ishte që ajo duhej kapërcyer me qetësi. Në mënyrë që të mos ndodhte asnjë konflikt me masën e njerëzve, që të çonte në përdorimin e forcës. Ky ishte dhe shqetësimi kryesor ato ditë. Prandaj ne u morëm vesh në atë kohë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Peres de Kuilar, i cili dërgoi një person të ngarkuar zyrtar të tij, që u mor vesh me ambasadat e huaja për të hyrë ato në marrëdhënie me qeverinë. Pra me ndërhyrjen e zotit de Kular u bë e mundur që ambasadat e ndryshme të na dorëzonin emrat e të gjithë shqiptarëve, që kishin hyrë nëpër ambasadat e huaja dhe qeveria jonë përgatiti pasaporta për të gjithë, të gjithë u pajisën me pasaporta shqiptare në mënyrë që largimi i tyre, i cili u bë në mënyrë të organizuar, të ishte jo më si refugjatë ilegalë, por si njerëz me pasaporta dhe ata shkuan në vendet ku ata dëshironin. Në këtë mënyrë mori fund si të thuash ajo etapë. Por kjo nuk do të thotë që situata në Shqipëri nga ky moment ndryshoi në kuptimin as pozitiv, as negativ.



'Nga socializmi nuk donim të hiqnim dorë'

Pyetje: Zoti Alia, ndërkohë rënia e Murit të Berlinit, vetëm një vit para ngjarjes së ambasadave ne Tirane, kishte ngjallur shpresa të mëdha edhe në Shqipëri. A e kuptuat ju se rënia e atij Muri ishte një sinjal i qartë që edhe socializmit shqiptar po i vinte fundi?

Ramiz Alia: Këtë ide që të hiqnim dorë nga socializmi, nuk e kishim. Rënia e Murit të Berlinit, ose më mirë përmbysja e sistemit komunist në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik krijoi edhe tek ne një shqetësim, flas për udhëheqjen tonë. Unë në atë kohë padyshim mendova që duheshin bërë ndryshime në vend. Dhe ne filluam të marrim disa masa për një demokratizim të mëtejshëm të jetës së vendit tonë. Pra duke hequr dorë nga disa dogma edhe nga fusha e ekonomike dhe nga ajo politike si dhe nga disa vendime, që ishin marrë më përpara. Por e theksoj që të gjitha ato masa, që po mernim për demokratizimin e vendit nuk çonin në likuidimin e shtetit, në likuidimin e sistemit socialist. Midis masave të ndryshme vendosëm që në shtyp të linim mendimet e lira që të publikoheshin, te shfaqeshin mendime te ndryshme, ku pati në atë kohë artikuj të ndryshëm që dolën dhe nuk u morëm masa kundër këtyre njerëzve, përkundrazi pati diskutime mbi to. Natyrisht ishte një rrugë që ne kërkonim të kapërcehej kjo fazë, jo duke forcuar sistemin e diktaturës së proletariatit, por përkundrazi duke e dobësuar atë, duke hequr dorë nga ajo, por pa rrezikuar, pa hequr dorë nga socializmi.

Pyetje: Zoti Alia, komunizmi provoi të ishte një ideologji dhe sistem që dështoi. A mendoni se i hytë një rruge të gabuar?

Ramiz Alia: Unë mendoj që nuk mund të konsiderohet e gabuar; sepse ne i hymë një rruge: ndërtimit të socializmit në vendin tonë.




'Pro izolimit ishte një zgjedhje e jona'

Pyetje: Ajo që ju e quani ndërtimi i socializmit rezultoi në një politikë ekstreme e izolimit të Shqipërisë nga gjithë bota. Pse ju trembnin kontaktet me botën?


Ramiz Alia: Pro izolimit ishte një zgjedhje e jona. Qysh në 48 jugosllavët kërkuan të vënë shtypjen mbi ne. Kërkuan që Shqipërinë ta shndërronin në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Pra nuk iu mjaftonte Kosova, po donin edhe Shqipërinë ta fusnin në suazën e shtetit të tyre, të federatës së tyre jugosllave. Në vitet '60 filloi kontradita tjetër me rusët, e cila nuk ishte vetëm në plan ideologjik, por ishte në plan kombëtar. Ne mbronim lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, sepse Hrushovi u lidh me Titon dhe bashkëpunoi me Titon dhe i dha të drejtë Titos në synimet e tij ndaj Shqipërisë. Pra ne pamë një rrezik, që po i kërcënohej vendit tonë. Tashmë jo vetëm nga Tito, por edhe nga rusët. Dhe ky ishte edhe shkaku që u prishëm me të. Më vonë ndodhi që u prishëm edhe me Kinën , e cila kjo prishje erdhi sipas mendimit tim për fajin tonë. Nga Kina nuk patëm asnjë kërcënim, siç kishim nga jugosllavët apo rusët. Përkundrazi ne u treguam brutalë, sepse ne u zemëruam pse Kina po realizonte marrëdhëniet e saj me SHBA-në.

Pyetje: Por ju nuk e kishit kuptuar që nga izolimi me botën po mjerohej populli, vendi?

Ramiz Alia: Këtë pyetje ma kanë bërë edhe të tjerët lidhur me izolimin. E vërtetë është që ne u izoluam, por edhe italianët, fqinjët tanë, çfarë bënë për ne shqiptarët, iu drejtova disa politkanëve italianë gjatë një takimi. Ne nuk e ndihmonim dot Shqipërinë, sepse e konsideronim Shqipërinë zonë të influencës sovjetike. Dhe nuk na e mbante. Izolimi nuk ishte faktor vetëm i joni. Ne kemi faj, por edhe të tjerët nuk bënë asgjë për të na dhënë dorën.

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Wed Jul 07, 2010 11:12 pm
by Adriana
Ramiz Alia: 2 korriku ka lënë vragë në jetën politike të vendit
Pjesa-2







Vitet '80 - më të vështirat për ekonominë e Shqipërisë

Pyetje: As Gjermania? Si është parë Gjermania federale gjatë kohës së diktaturës? Ju jeni dëshmitar i përpjekjeve tu saj për t'u afruar me Shqipërinë, kam parasysh këtu ardhjen e Shtrausit dhe të Gensherit?

Ramiz Alia: Ardhja e Shtrausit në vitin 1984 sigurisht që ishte një eviniment me rëndësi për ne. Me rëndësi në dy aspekte, edhe në aspektin politik, sepse të vijë nga Gjermania një delegacion i atij niveli ishte një sinjal pozitiv për politikën shqiptare, por ishte me rëndësi edhe nga pikëpamja ekonomike. Sepse edhe në atë kohë mendonim që me Gjermaninë mund të kishin marrëdhënie të mira ekonomike. Gjë që do ta lehtësonte zhvillimin e vendit tonë në atë periudhë, që ishte shumë e vështirë për ne. Vitet '80 kanë qene më të vështirat në ekonominë shqiptare. Në vitin '84 ishte dhe më e keq. E pritëm mirë ardhjen e Shtrausit. Këtu duhet të sqaroj një gjë. Shtrausi nga ana e tij mbajti qëndrim shumë korrekt, si nga ana politike ashtu edhe ekonomike me Shqipërinë. Ne, natyrisht nisur edhe nga interesi jonë, i ngritëm Shtrausit çështjen e reparacioneve të luftës, të dëmshpërblimve. Ju e dini që Shqipëria ka qenë totalisht e angazhuar në luftën kundër fashizmit. Edhe unë që po ju flas, që 15-16 vjeç kam qenë në LANÇ, dhe në atë kohë janë vrarë njerëz dhe janë shkatërruar rrugë, ura fshatra dhe nuk kemi pasur asnjë reparacion nga ana e Gjermanisë. Lufta ka qenë kundër fashizmit dhe ne kërkuam dëmshpërblime që është legjitime, por Gjermania edhe Shtrausi e kundërshtoi, jo pse kundërshtoi luftën tonë, përkundrazi ai ishte shumë dakord me luftën, por ai nisesh me faktin se me mbarimin e luftës, zonat sovjetike duhet t'i plotësonte Bashkimi Sovjetik. Ka qenë një marrëveshje mes tyre. Kjo bëri që të zgjasnin bisedimet me Shtrausin, sepse ne këmbëngulnim me arsyetimet tona. Më në fund Shtrausi i dha me duket 20 milionë marka falas qeverisë shqiptare dhe 20 milionë të tjera si kredi në fushën e industrisë, mjekësisë.




Gensheri e Shtrausi kërkonin integrimin e Shqipërisë

Pyetje: Zoti Alia, nga biseda me Shtrausin, a u fol edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve? Cila palë ishte iniciatore, Shqipëria apo Gjermania?

Ramiz Alia: Në atë kohë kur diskutuam ne e shtruam problemin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe ai ishte dakord me këtë. Bisedimet me Shtrausin ndodhën në vitin 1984 dhe pasojat e saj kanë vazhduar më tej. Ka pasur një grup përfaqësuesish shqiptarë që kanë shkuar në Bon, në Vjenë deri në vitin 1987 kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Në këtë vit erdhi në vendin tonë Hans Ditrih Gensher, ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë.

Unë e takova vetë personalisht. Çështja kryesore e bisedimeve me të ishte që Shqipëria duhet të futet në organizmat ndërkombëtare. Ai këshilloi që ne të futeshim ne KSBE, dhe unë menjeherë i thashë dakord. Fakt është që vitin tjetër, kur u mblodh KSBE –ja, ne dërguam ministrin e jashtëm Reis Malile dhe ne u pranuam si kandidat, sipas rregullit që ishte, dhe pastaj jemi futur përfundimisht. Pra me Gensherin kemi bërë hapin e parë për të dalë nga izolimi. Ky është një eveniment për ne, por edhe për mua personalisht në takimin me Gensherin.

Pyetje: Zoti Alia, pse e shndërruat socializmin, që u përpoqët të ndërtoni në Shqipëri, në një përndjekje të egër me ekzekutime dhe me krijim të armiqve imagjinarë, që rezultoi deri në vrasjen e shokëve tuaj të luftës?

Ramiz Alia: Ka shumë faktorë të ndryshëm. Unë mendoj se edhe faktori i jashtëm luan rol. Pasi në fund të fundit, në vendin tonë hidheshin edhe diversantë. Ne jemi vend i vogël, një bandë diversantësh që vinte turbullonte fshatra të tërë. Por në radhë të parë, kjo e gjitha ka të bëjë me ideologjinë, me konceptin tonë ideologjik. Luftën e klasave ne e kishim, sepse derisa ne thonim që jemi për rrugën socialiste të zhvillimit, përjashtonim borgjezinë, përjashtonim të pasurit, agallarët, pronarët e mëdhenj, ndaj tyre bëhej luftë klase. Unë megjithatë nuk e justifikoj edhe pse bëhej nga rrethanat e vendit. Çfarë nuk justifikoj tjetër? Veçanërisht teprimet që kemi bërë me këtë luftë klasash, zgjatjen e saj. Sepse kjo mund të ishte e tillë në fillimet tona, por më pas mund të mos ishte kështu, mund të ishte ndryshe. Une nuk justifikoj luftën e brendshme, që kemi patur brënda gjirit tonë. Mos harro disa grupe që janë dënuar, pushkatuar apo internuar, për këto mendoj se ishte e tepërt. Nuk është në të mirë edhe të zhvillimit shoqëror. Këto kanë qenë dobësi, gabime tona. Mohimi i institucioneve fetare, ishte e tepruar. Janë bërë gabime. Një nga masat pas '90 ishte rivendosja e institucioneve fetare. Kjo nuk ishte bërë mirë dhe ne menjëherë i rikthyem hoxhallarët, priftërinjtë.

Pyetje: A duhen hapur dosjet e komunizmit? A duhet zbardhur e kaluara komuniste dhe të mësohet e vërteta?

Ramiz Alia: Unë për dosjet nuk mendoj kurrë se duhen mbajtur mbyllur. Dosjet duhen mbajtur hapur dhe që e vërteta të dalë në shesh, por jam i rezervuar në qoftë se njerëzit nisen nga koncepti që të marrin hak. Kjo është e gabuar, nuk na duhet gjë të ringjallim hakmarrjen, grindjet, të cilat nuk kanë më vlerë. Megjithatë unë jam plotësisht dakord që ato dosje të hapen, të njihet kush kanë qenë njerëzit që kanë bashkëpunuar me organet e sigurimit.




Situata ka ndryshuar, por Shqipëria akoma vuan

Pyetje: Ju zoti Alia, e keni nisur procesin e demokratizimit të vendit me Sali Berishën; atëherë një mjek, intelektual, sot Kryeministër, me Fatos Nanon, edhe ai ish-kryeministër, dikur një intelektual, kur ju ishit President. Në këto 20 vite sa ka ndryshuar Shqipëria, kam parasysh këtu kontributin e këtyre dy liderëve, por edhe të të tjerëve si të Ilir Metës, Edi Ramës, Pandeli Majkos etj.?

Ramiz Alia: Për sa i përket këtyre 20 vjetëve nuk ka dyshim që situata ka ndryshuar. Ajo ka ndryshuar në të tëra aspektet, si politike, kulturore, ekonomike. Por unë mendoj se Shqipëria akoma vuan, vuan pikërisht nga njollat e këtyre 20 vjetëve, të këqiat e këtyre 20 vjetëve. Lufta e klasave ekziston edhe sot. Grevë urie 200 vetë, mijëra të tjerë nëpër rrugë. Pra s’ka paqe, s’ka dialog. Këtë nuk e quaj normale në një shoqëri demokratike 20 vjeçare. Në këto 20 vjet populli ynë ka pasur protesta, pakënaqësi dhe kjo sjellje, ky qëndrim, më duket mjaft negativ për zhvillimin e vendit, imazhin dhe realitetin e Shqipërisë. Nga ana ekonomike Shqipëria ka rënë shumë. Tek ne kriza do të jetë më keq. Një situatë tepër e rëndë, nuk e uroj një situatë të tillë.


Autor: Mimoza-Cika Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Thu Jul 08, 2010 10:12 pm
by Adriana
2 korriku, mirënjohje kryeministrore pas 20 vitesh
Nga:Luan Laze



Duke qenë natyrë kritikuese, Zoti më ka falur si kompensim, ndjenjën e mirënjohjes dhe vlerësimit. Kur ndryshon lideri, evoluon mendimi dhe votimi. Sepse nuk jam nga ata që shajnë pafundësisht gjithçka, apo lavdërojnë çdo gjë përjetësisht. Optimisti e sheh botën siç dëshiron ai. Edhe pesimisti po ashtu.Si qytetar dhe gazetar, e kam mbështetur Sali Berishën deri në vitin 1994. Pastaj vijuan kritikat në shkrime, intervista dhe satira. Ardhja në pushtet më 2005 më ngjalli sërish shpresë. Dhe nuk më zhgënjeu. Në 2009 bëri zgjedhjet më të mira që ishin organizuar ndonjëherë në këtë vend.Gjithnjë kam patur kureshtje për simpatinë e theksuar që shkakton kryeministri i vendit, Sali Berisha tek ata që njoh. Deputetë të PD-së, gazetarë apo simpatizantë të thjeshtë thonë fjalët më të mira për liderin e tyre.

Në ambiente publike kjo është e kuptueshme. Por këtë vlerësim e ndjej edhe në ambiente intime me një shok apo mik. Me interes apo pa interes, me pronë e pa pronë, të pa punë apo të punësuar, ish të persekutuar apo socialistë, të gjithë flasin me simpati për të. Si satirik e kisha të vështirë ta kuptoja. Aq më tepër që, një pjesë e satirave të mia i drejtohet klasës politike. Kur me simpati nisën të më flasin edhe deputetë apo drejtues të PS-së, u befasova. Duhet të ketë diçka magnetike në personalitetin e tij. Disa prej tyre thonë se, Berisha duhet luftuar fort politikisht. Ndërsa kanë mendim shumë pozitiv si njeri. Nuk e thonë hapur, sepse e dinë që largohen nga partia nëse vlerësojnë cilësitë njerëzore të kundërshtarit. Harrojnë se, mund të bëhesh më i besueshëm në kritikat politike kur vlerëson cilësitë njerëzore dhe ndershmërinë. Vlerat e kryeministrit të sotëm, janë vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare. Ne duam një familje të shëndoshë, dhe ai e ka. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar, edhe nga ata që shpifjen e kanë profesion, se një pjesëtar i familjes së tij ka këtë ves apo sjellje arrogante. Kjo nuk është pak për ta dashur atë kryefamiljar edhe në krye të qeverisë. Ne duam një burrë shteti pa vese apo gënjeshtar me miqtë dhe shokët. Dhe ai është i tillë. Ne duam një burrë shteti që punon shumë, dhe ai punon. Për përkushtimin e tij në opozitë apo qeverisje, tregohen lloj lloj legjendash apo barsoletash. Të gjitha kanë një moral. Ai njeri do të “vdesë” në punë. Nëse i pari i shtetit luan golf, udhëton për qejf, e nuk pyet për hallet e vendit, merre me mend se çdo të ndodhte me vartësit dhe gjithë administratën. Berisha, për fatin tonë i ka këto vlera dhe cilësi. Një diplomati ynë më pati thënë dikur: gjuha politike e Berishës është e ndryshme me atë të shpirtit dhe natyrës së tij. Kjo nuk ia ka dobësuar cilësitë prej burri shteti. Përkundrazi, Berisha sot ka mbetur me vlera të larta morale. Respekton të tjerët, i vlerëson punën, sakrificat, është mirënjohës dhe gëzon një kujtesë të shkëlqyer. Një ish pacient i tij me bindje të majta, më thoshte në vitin 1993 se, është tepër, tepër i ndershëm, shumë human dhe i përkushtuar. Por inati i tij për Berishën ishte si lider i PD-së!
Dy herë e kam takuar gjatë 20 viteve. Në ekstremet e tyre. Një herë në selinë e PD-së, tek rruga e “Kavajës” gjatë zgjedhjeve të vitit 1992, ku isha gazetar i “Sindikalistit”, dhe së fundi më 2 korrik 2010. Por këtë herë qëndrova gjatë. Jo vetëm unë. Së bashku me një grup protagonistësh të ngjarjeve të ambasadave të vitit 1990, u ftuam nga kryetari i qeverisë. Përfytyroni a do të na priste kryeministri socialist nëse në atë zyrë do të ishte Rama? Përgjigja do të ishte: Zhdukuni, me gjithë ata alabakë! Ndërsa Lideri i Dhjetorit, për fatin e tij ka mbetur po ai. Mirënjohës dhe vlerësues. Njerëzor, komunikues dhe i papërtueshëm. Egdar Çani, Avni Delvina, Armand Xhuli, Vjollca Kolaneci, Arjan Bejko, Agim Seitaj, Majlinda Tufina dhe Luan Laze u ftuan nga kryeministri në përkujtim të 2 korrikut. Seicili nga ne ka një aventurë të ndryshme ato ditë. Por me një qëllim të vetëm: selinë e ambasadave. Si pjesëmarrës i aksionit të 23 qershorit 1990, me miqtë e mi Burhan Kalaja dhe Maksim Rama, e falënderova zotin Berisha për këtë pritje të veçantë. Deklarata e tij se dhjetë ditët e fundit të qershorit, ishin vendimtare për 2 korrikun, është një e vërtetë historike që vetëm ky njeri nuk e mohon. I jam thellësisht mirënjohës kryeministrit të vendit tim, edhe në emër të dy shokëve të mi, njëri prej të cilëve nuk jeton më, ndërsa tjetri lëngon shumë rëndë në shtrat.Takimi me Berishën ishte mbresëlënës. Na lehtësoi nga emocionet, na përqafoi një për një, dhe me një buzëqeshje tepër njerëzore na falënderoi për aktin tonë. Dëgjonte dhe sillte kujtimet e tij. Shumë i dashur, imponues në respekt dhe i thjeshtë. Nëse qëndron pranë tij do i ndjesh doemos këto. Kjo më kishte munguar për ta njohur më mirë. U dhashë të drejtë të gjithë atyre që më kishin folur mirë për Sali Berishën. Tepër i ngrohtë, komunikues, më dukej se e kisha mik prej vitesh. Bënte humor dhe qeshte me të tjerët sinqerisht. Një kafe me kryeministrin dhe disa foto, ishin kujtimi më i bukur për tetë personazhet e atij takimi. Kur dolëm nga selia e kryeministrisë, mbetëm të habitur se si ky njeri na bëri menjëherë për vete. Sjellja e tij, thjeshtësia, respekti ndaj nesh, vlerësimi i sinqertë, ishin cilësitë që na shtuan simpatinë. Edhe më parë, ky burrë shteti ka nderuar dhe vlerësuar kontributin e kujtdo për demokracinë. Që herët përballë Ramiz Alisë, ai ngriti zërin për vrasjen e të riut Artin Basha nga Tirana mbi kangjellat e ambasadës gjermane. Atëherë i vizitoi shtëpinë, dhe tani me rastin e 20 vjetorit ishte sërish atje, pranë nënës së tij. Burrë shteti vlerësues, i ndjeshëm dhe tepër i mençur.Edhe veprimtaria e tij politike e shtetërore ka doza të theksuara drejtësie dhe humaniteti. Por duke u mallkuar gjithnjë nga kundërshtarët. Berisha, si asnjë tjetër, edhe në opozitë i zbërtheu vidat e ndryshkura regjimit diktatorial. Kur u zgjodh President i vendit, deklaroi se nuk do të banonte në Pallatin e Brigadave. Dhe ashtu bëri. Për çudi, socialistët e fyen, u tallën dhe e përçmuan. Ata që i kishin krijuar privilegjet për veten e tyre, qeshnin me vendimin e tij që na ktheu të gjithëve sado pak dinjitetin dhe respektin. Sanksionoi me ligj javën pesë ditore të punës dhe skllavopronarët tanë u tallën sërish. Ndërtoi Rrugën e Kombit Durrës-Prishtinë. Të gjithë ata që kanë urrejtje për kryeministrin e sotëm, dërgojini ta shkelin atë autostradë, dhe do të shikoni si do ndryshojnë mendim për Sali Berishën. Bindja ime për të është: burrë shteti me vlera njerëzore, opozitar i fortë që të kthen shpresën, dhe qeveritar i ndershëm, pa vese dhe i palodhur. Kundërshtarët ngjajnë si liliputë para tij, edhe kur e kanë shtatin më të gjatë se ai. Berisha është fituesi absolut moral i 20 viteve demokraci. Fitore dhe besim, që asnjë tjetër nuk i gëzon si ai. Fitues i dy palë zgjedhjeve, njëra më e ndershme se tjetra. Kritikues i vetes, i gabimeve, dhe korrigjues dinjitoz i tyre. Prandaj njerëzit e duan dhe e kanë votuar. Përbaltja e figurës dhe imazhit të tij, bën efekt të kundërt. Kush ka patur fatin të takojë Berishën, ai voton për të. Kryeministri ka takuar shumë. Prandaj e votojnë PD-në me shumicë. Ai të bind me sinqeritetin e tij, vrullin, cilësitë e larta morale, mirënjohjen, respektin ndaj çdo vlere. Po të mos e njohësh nga afër Berishën dhe të arsyetosh me vrerin e Ramës, sigurisht që nuk mund ta duash. A keni dëgjuar të lavdërojë ndonjë Edi Rama përveç Gramoz Ruçit që i fali çelësat e partisë?
Njerëzit që bëhen të famshëm, me poste apo para, shpesh na neveriten edhe nga paraqitja e jashtme. Sepse shëndoshen deri në neveri. Sali Berisha është shembulli më i shkëlqyer i një modeli fizik, si të administrojmë shëndetin. Veç thinjave, në pamjen e tij kurrë nuk kemi parë shëndoshje të pakontrolluar. Ajo do ishte edhe një fyerje për varfërinë e këtij populli. Kush ka sy, mend e nuk vuan nga xhelozia, le të mësojë edhe për shëndetin nga doktor Berisha. Sidomos, disa deputetë të së majtës që nginjen, jo vetëm me mish, por edhe me gënjeshtrat e Ramës.Kryeministri i vendit nuk ka nevojë për fjalët e mia. Por unë e kam për detyrë të them të vërtetën. Siç kam për detyrë të bëj edhe kritika kur duhen. Të vërteta që janë vetëm mirënjohje për të. Ajo që më rezulton pas 20 vitesh për politikanët shqiptar, është kjo: Sali Berisha ishte dhe mbetet burrë i ndershëm, udhëheqësi karizmatik, opozitar shpresëdhënës, dhe shtetar i palodhur. Dritën me të cilën i shoh vlerat e politikanit Berisha, ma ka dhuruar edhe kryetari i opozitës. Përballë kryeministrit të sotëm, Rama duket opozitar qesharak, i paftë dhe pengues i dhunshëm i ëndrrës tonë për integrim. Kur të ndryshohet trajneri i PS-së, dhe ai tjetri të bëjë më shumë se Berisha, atëherë do e falënderoja. Ai që hap dhe shtron rrugë për qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, është qeveritar i zoti dhe me vizion. Brezat e ardhshëm le të bëjnë më shumë. Ky i sotmi ka siguruar mirënjohjen e shumicës. Edhe timen, sigurisht.

Re: 2 Korriku 1990, nje kapitull i ri per Shqiperine

Posted: Sat Jul 10, 2010 9:43 pm
by alfeko sukaraku
Adriana wrote:2 korriku, mirënjohje kryeministrore pas 20 vitesh
Nga:Luan Laze



Duke qenë natyrë kritikuese, Zoti më ka falur si kompensim, ndjenjën e mirënjohjes dhe vlerësimit. Kur ndryshon lideri, evoluon mendimi dhe votimi. Sepse nuk jam nga ata që shajnë pafundësisht gjithçka, apo lavdërojnë çdo gjë përjetësisht. Optimisti e sheh botën siç dëshiron ai. Edhe pesimisti po ashtu.Si qytetar dhe gazetar, e kam mbështetur Sali Berishën deri në vitin 1994. Pastaj vijuan kritikat në shkrime, intervista dhe satira. Ardhja në pushtet më 2005 më ngjalli sërish shpresë. Dhe nuk më zhgënjeu. Në 2009 bëri zgjedhjet më të mira që ishin organizuar ndonjëherë në këtë vend.Gjithnjë kam patur kureshtje për simpatinë e theksuar që shkakton kryeministri i vendit, Sali Berisha tek ata që njoh. Deputetë të PD-së, gazetarë apo simpatizantë të thjeshtë thonë fjalët më të mira për liderin e tyre.

Në ambiente publike kjo është e kuptueshme. Por këtë vlerësim e ndjej edhe në ambiente intime me një shok apo mik. Me interes apo pa interes, me pronë e pa pronë, të pa punë apo të punësuar, ish të persekutuar apo socialistë, të gjithë flasin me simpati për të. Si satirik e kisha të vështirë ta kuptoja. Aq më tepër që, një pjesë e satirave të mia i drejtohet klasës politike. Kur me simpati nisën të më flasin edhe deputetë apo drejtues të PS-së, u befasova. Duhet të ketë diçka magnetike në personalitetin e tij. Disa prej tyre thonë se, Berisha duhet luftuar fort politikisht. Ndërsa kanë mendim shumë pozitiv si njeri. Nuk e thonë hapur, sepse e dinë që largohen nga partia nëse vlerësojnë cilësitë njerëzore të kundërshtarit. Harrojnë se, mund të bëhesh më i besueshëm në kritikat politike kur vlerëson cilësitë njerëzore dhe ndershmërinë. Vlerat e kryeministrit të sotëm, janë vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare. Ne duam një familje të shëndoshë, dhe ai e ka. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar, edhe nga ata që shpifjen e kanë profesion, se një pjesëtar i familjes së tij ka këtë ves apo sjellje arrogante. Kjo nuk është pak për ta dashur atë kryefamiljar edhe në krye të qeverisë. Ne duam një burrë shteti pa vese apo gënjeshtar me miqtë dhe shokët. Dhe ai është i tillë. Ne duam një burrë shteti që punon shumë, dhe ai punon. Për përkushtimin e tij në opozitë apo qeverisje, tregohen lloj lloj legjendash apo barsoletash. Të gjitha kanë një moral. Ai njeri do të “vdesë” në punë. Nëse i pari i shtetit luan golf, udhëton për qejf, e nuk pyet për hallet e vendit, merre me mend se çdo të ndodhte me vartësit dhe gjithë administratën. Berisha, për fatin tonë i ka këto vlera dhe cilësi. Një diplomati ynë më pati thënë dikur: gjuha politike e Berishës është e ndryshme me atë të shpirtit dhe natyrës së tij. Kjo nuk ia ka dobësuar cilësitë prej burri shteti. Përkundrazi, Berisha sot ka mbetur me vlera të larta morale. Respekton të tjerët, i vlerëson punën, sakrificat, është mirënjohës dhe gëzon një kujtesë të shkëlqyer. Një ish pacient i tij me bindje të majta, më thoshte në vitin 1993 se, është tepër, tepër i ndershëm, shumë human dhe i përkushtuar. Por inati i tij për Berishën ishte si lider i PD-së!
Dy herë e kam takuar gjatë 20 viteve. Në ekstremet e tyre. Një herë në selinë e PD-së, tek rruga e “Kavajës” gjatë zgjedhjeve të vitit 1992, ku isha gazetar i “Sindikalistit”, dhe së fundi më 2 korrik 2010. Por këtë herë qëndrova gjatë. Jo vetëm unë. Së bashku me një grup protagonistësh të ngjarjeve të ambasadave të vitit 1990, u ftuam nga kryetari i qeverisë. Përfytyroni a do të na priste kryeministri socialist nëse në atë zyrë do të ishte Rama? Përgjigja do të ishte: Zhdukuni, me gjithë ata alabakë! Ndërsa Lideri i Dhjetorit, për fatin e tij ka mbetur po ai. Mirënjohës dhe vlerësues. Njerëzor, komunikues dhe i papërtueshëm. Egdar Çani, Avni Delvina, Armand Xhuli, Vjollca Kolaneci, Arjan Bejko, Agim Seitaj, Majlinda Tufina dhe Luan Laze u ftuan nga kryeministri në përkujtim të 2 korrikut. Seicili nga ne ka një aventurë të ndryshme ato ditë. Por me një qëllim të vetëm: selinë e ambasadave. Si pjesëmarrës i aksionit të 23 qershorit 1990, me miqtë e mi Burhan Kalaja dhe Maksim Rama, e falënderova zotin Berisha për këtë pritje të veçantë. Deklarata e tij se dhjetë ditët e fundit të qershorit, ishin vendimtare për 2 korrikun, është një e vërtetë historike që vetëm ky njeri nuk e mohon. I jam thellësisht mirënjohës kryeministrit të vendit tim, edhe në emër të dy shokëve të mi, njëri prej të cilëve nuk jeton më, ndërsa tjetri lëngon shumë rëndë në shtrat.Takimi me Berishën ishte mbresëlënës. Na lehtësoi nga emocionet, na përqafoi një për një, dhe me një buzëqeshje tepër njerëzore na falënderoi për aktin tonë. Dëgjonte dhe sillte kujtimet e tij. Shumë i dashur, imponues në respekt dhe i thjeshtë. Nëse qëndron pranë tij do i ndjesh doemos këto. Kjo më kishte munguar për ta njohur më mirë. U dhashë të drejtë të gjithë atyre që më kishin folur mirë për Sali Berishën. Tepër i ngrohtë, komunikues, më dukej se e kisha mik prej vitesh. Bënte humor dhe qeshte me të tjerët sinqerisht. Një kafe me kryeministrin dhe disa foto, ishin kujtimi më i bukur për tetë personazhet e atij takimi. Kur dolëm nga selia e kryeministrisë, mbetëm të habitur se si ky njeri na bëri menjëherë për vete. Sjellja e tij, thjeshtësia, respekti ndaj nesh, vlerësimi i sinqertë, ishin cilësitë që na shtuan simpatinë. Edhe më parë, ky burrë shteti ka nderuar dhe vlerësuar kontributin e kujtdo për demokracinë. Që herët përballë Ramiz Alisë, ai ngriti zërin për vrasjen e të riut Artin Basha nga Tirana mbi kangjellat e ambasadës gjermane. Atëherë i vizitoi shtëpinë, dhe tani me rastin e 20 vjetorit ishte sërish atje, pranë nënës së tij. Burrë shteti vlerësues, i ndjeshëm dhe tepër i mençur.Edhe veprimtaria e tij politike e shtetërore ka doza të theksuara drejtësie dhe humaniteti. Por duke u mallkuar gjithnjë nga kundërshtarët. Berisha, si asnjë tjetër, edhe në opozitë i zbërtheu vidat e ndryshkura regjimit diktatorial. Kur u zgjodh President i vendit, deklaroi se nuk do të banonte në Pallatin e Brigadave. Dhe ashtu bëri. Për çudi, socialistët e fyen, u tallën dhe e përçmuan. Ata që i kishin krijuar privilegjet për veten e tyre, qeshnin me vendimin e tij që na ktheu të gjithëve sado pak dinjitetin dhe respektin. Sanksionoi me ligj javën pesë ditore të punës dhe skllavopronarët tanë u tallën sërish. Ndërtoi Rrugën e Kombit Durrës-Prishtinë. Të gjithë ata që kanë urrejtje për kryeministrin e sotëm, dërgojini ta shkelin atë autostradë, dhe do të shikoni si do ndryshojnë mendim për Sali Berishën. Bindja ime për të është: burrë shteti me vlera njerëzore, opozitar i fortë që të kthen shpresën, dhe qeveritar i ndershëm, pa vese dhe i palodhur. Kundërshtarët ngjajnë si liliputë para tij, edhe kur e kanë shtatin më të gjatë se ai. Berisha është fituesi absolut moral i 20 viteve demokraci. Fitore dhe besim, që asnjë tjetër nuk i gëzon si ai. Fitues i dy palë zgjedhjeve, njëra më e ndershme se tjetra. Kritikues i vetes, i gabimeve, dhe korrigjues dinjitoz i tyre. Prandaj njerëzit e duan dhe e kanë votuar. Përbaltja e figurës dhe imazhit të tij, bën efekt të kundërt. Kush ka patur fatin të takojë Berishën, ai voton për të. Kryeministri ka takuar shumë. Prandaj e votojnë PD-në me shumicë. Ai të bind me sinqeritetin e tij, vrullin, cilësitë e larta morale, mirënjohjen, respektin ndaj çdo vlere. Po të mos e njohësh nga afër Berishën dhe të arsyetosh me vrerin e Ramës, sigurisht që nuk mund ta duash. A keni dëgjuar të lavdërojë ndonjë Edi Rama përveç Gramoz Ruçit që i fali çelësat e partisë?
Njerëzit që bëhen të famshëm, me poste apo para, shpesh na neveriten edhe nga paraqitja e jashtme. Sepse shëndoshen deri në neveri. Sali Berisha është shembulli më i shkëlqyer i një modeli fizik, si të administrojmë shëndetin. Veç thinjave, në pamjen e tij kurrë nuk kemi parë shëndoshje të pakontrolluar. Ajo do ishte edhe një fyerje për varfërinë e këtij populli. Kush ka sy, mend e nuk vuan nga xhelozia, le të mësojë edhe për shëndetin nga doktor Berisha. Sidomos, disa deputetë të së majtës që nginjen, jo vetëm me mish, por edhe me gënjeshtrat e Ramës.Kryeministri i vendit nuk ka nevojë për fjalët e mia. Por unë e kam për detyrë të them të vërtetën. Siç kam për detyrë të bëj edhe kritika kur duhen. Të vërteta që janë vetëm mirënjohje për të. Ajo që më rezulton pas 20 vitesh për politikanët shqiptar, është kjo: Sali Berisha ishte dhe mbetet burrë i ndershëm, udhëheqësi karizmatik, opozitar shpresëdhënës, dhe shtetar i palodhur. Dritën me të cilën i shoh vlerat e politikanit Berisha, ma ka dhuruar edhe kryetari i opozitës. Përballë kryeministrit të sotëm, Rama duket opozitar qesharak, i paftë dhe pengues i dhunshëm i ëndrrës tonë për integrim. Kur të ndryshohet trajneri i PS-së, dhe ai tjetri të bëjë më shumë se Berisha, atëherë do e falënderoja. Ai që hap dhe shtron rrugë për qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, është qeveritar i zoti dhe me vizion. Brezat e ardhshëm le të bëjnë më shumë. Ky i sotmi ka siguruar mirënjohjen e shumicës. Edhe timen, sigurisht.

c me nxorre mallin e asaj vjershe "Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti"