Page 1 of 1

Besa-kodi i besimit dhe krenarise Arberore-Shqiptare

Posted: Sat Jul 17, 2010 6:02 pm
by Arta

Besa is an Albanian cultural precept, usually translated as "faith", that means "to keep the promise" and "word of honor". The word's origin can be traced to the Kanun of Lekë Dukagjini, a collection of Albanian traditional customs and cultural practices. Besa is an important part of personal and familial standing and is often used as an example of "Albanianism". Someone who breaks his besa may even be banished from his community.The roots of this code sprouted from the Code of Leke Dukagjini, an Albanian cultural code.
BESA eshte nje nga vyrtytet qe na ndan nga fqinjet kudo qe shqiptaret jetojne! Ky vyrtyt e ka orgjinen qe ne lashtesi, por eshte me teper i dukshem ne kohen e Kanunit te Lek Dukagjinit! BESA eshte besimi yne, prandaj edhe ka rezistuar tek shqiptari, sado besime te tjera kane ardhur ne vendin tone!

Re: Besa-kodi i besimit dhe krenarise Arberore-Shqiptare

Posted: Tue Jul 20, 2010 4:09 pm
by Socio
BESA eshte besimi yne, prandaj edhe ka rezistuar tek shqiptari, sado besime te tjera kane ardhur ne vendin tone!

Faleminderit Arta !


'BESA' - Urdheri me i larte shqiptar


Ketu poshte jane disa medalje nderi te urdherit me te larte shqiptar, urdheri 'BESA' (Order of Fidelity) qe do te mund tu dhurohej vetem deri 5 personave (maximumi) qe do te kishin meritat me te larta per sherbim ushtarak apo civil ndaj atdheut dhe kombit.
Ky urdher u krijua me 1926 por fatkeqesisht qendroi ne fuqi vetem deri me 1943, koha e forcimit te ideologjise marksiste ne Shqiperi.
Me hyrjen e komunisteve ne pushtet urdheri u shua dhe neve na mbeti vetem historia:


Image

Image

Image

Re: Besa-kodi i besimit dhe krenarise Arberore-Shqiptare

Posted: Sun Dec 11, 2011 9:19 pm
by Socio
Image

Order of Fidelity -BESA


Image

Image

Order of the Black Eagle - Besa

Re: Besa-kodi i besimit dhe krenarise Arberore-Shqiptare

Posted: Sun Dec 11, 2011 9:24 pm
by Arbëri
Giuseppe Catapano:
L'esaltazione della <Besa> Albanese nell'antica Rapsodia
BESA Shqiptare , nga vepra e Konstantinit & Garentinën

Giuseppe Catapano
L'esaltazione della <Besa> Albanese nell'antica Rapsodia
Autor :Constantino E Garentina
Botimi : 1943
Image

Re: Besa-kodi i besimit dhe krenarise Arberore-Shqiptare

Posted: Mon Dec 12, 2011 9:39 pm
by Arbëri
Fragmente nga
“Besa- Kodi i Nderit. Shqiptaret myslimane qe shpetuan hebrejte nga Shoah”

Image
Histori e foto
Familja e Mbretit Shqiptar Zogu i Pare
Image
Ne koleksionin fotografik te artistit hebre Norman H. Gershman, gjithnje ne stilin karakteristik bardhe e zi te kesaj ekspozite , gjendet dhe foto e mbretit Leka i I. Me veshtrimin e tij karizmatik e me cigaren e pamungueshme ne dore kjo foto shoqerohet me kujtimet personale te tij apo te trasheguar nga i ati Ahmet Zogu i I. “Jam djali i mretit Zog e i mbretereshws Geraldine- thote ai- babai im ishte i pari e i vetmi mbret mysliman ne Europe. Ka pasur shume miq hebrej ne Viene, vecanerisht Wietzman-et. Ata ishin nje familjesh fotografesh te elites e e sovraneve te Europes. Nje foto e mrekullueshme e babait e nenes time eshte realizuar ne studiot e Wietzman e me pas ka mbushur cdo vend publik ne Shqiperi gjate kohes se mbreterimit te tij. Pas ngjarjeve te “Nates se Kristaleve” (qe nata e 9-10 nentorit 1938 gjate se ciles ne Gjermani, Austri e Cekosllovaki u vrane rreth 400 hebrej, u shkaterruan 7500 dyqane e u dogjen 276 sinagoga) babai im ka leshuar rreth 400 pashaporta ndaj hebrejve qe vinin kryesisht nga Viena, midis te cileve familja e Oestereicher, argjendare te famshem qe realizuan dhe bizhuterine e familjes sone mbreterore si dhe trembedhjete anetaret e familjes Wietzman.

Familja e Islam Prosekut

Mban fisnikerine, thjeshtesine e bukurine e nje nene shqiptare qe shpesh e ndeshim neper rruget e Tiranws apo kudo tjeter. Quhet Nadire Proseku, e ulur ne prag te deres e me foton e bashkeshortit te saj ne dore, eshte fokusuar nga objektivi i makines fotografike te Norman H. Gershman se bashku me kujtimet e saj. “Jetonim ne nje shtepi te vjeter prane stacionit te trenit- thote ajo- nje mik i burrit na kerkoi te ndihmonim tre hebrej . Ne nuk i njihnim por i futem brenda e i mbajtem ne shtepi me shume se nje vit. Ata ishin te trembur e kishin frikw se i denonconim. Por ne nuk jo e nuk i denoncuam kurre. Nuk me kujtohen emrat e tyre por mbaj mend se ishin pronare te nje fabrike ne Maqedoni. Pse e kemi bere? Per ne ata ishin si vellezer. Si besimtare mysliman liberale ne po benim vetem detyren tone. Ja sot nipi im eshte i krishtere evangjeslist, por per mua nuk eshte problem. Ekziston vetem nje Zot”.

Familja e Hamid e Xhemal Veselit

Te dy mbeshtetur koke me koke, me ngjashmerine natyrale e miresine e reflektuar ne sy, vellezerit Veseli ndalojne ne fotografine e tyre dhe kujtimet e atyre viteve ne te cilat thuhet: “Kemi mikepritur e mbrojtur familjet hebreje te Josef Ben Joseph e di Moshe Mandil, te ardhura nga Jugosllavia. Gjate pushtimit Italian Joseph punonte ne dyqanin tone te veshjeve e Moshe ne ate te kusheririt tone Refik. Gjate pushtimit nazist situate u be shume e veshtire e u detyruan t’i vishnim si katundare e t’i spostonim ne rezidencwn tone ne Kruje. Beme 36 ore rruge ne kembe. Gjate dites te rriturit I fshihnim ne nje shpelle kurse fwmijet i conim te luanin me banoret e tjere te fshatit. Te gjithe e dinin se po strehonim hebrej e si ne kishte dhe familje te tjera. Kete gje familja jonw e beri per nente muaj te tera. Prinderit tane ishin besimtare e myslimane te devotshem, per ta cdo goditje ne porte ishte nje mireseardhje nga zoti. Shqiptaret u kane hapur dyert grekerve, italianeve, hebrejve e se fundmi dhe vellezerve tane kosovar qe iu shmangen genocidit serb.”

Familja e Hysref e Emine Frasheri e djali i tyre Mehmet



Mehmet Hysref Frasheri kujton se familja e tij ka jetuar perhere me ligjet e Kuranit ne baze te te cilit eshte respekti reciprok ndaj njeri-tjetrit. “Familja ime eshte me shume tradita e ka qene mjaft e respektueshme ne vend, -thote ai – gjyshi im ishte funksionar i Zogut e babai im qe njeri i studiuar e i respektuar. Ne vitin 1943 strehuam familjen hebreje te Sebita Meshon Gershon, gruan e tij Berah me vajzat Hana e Stela. Ne shtwpine tone ne Kamez kemi fshehur Jakov (Jasha) Altarac, i ardhur nga Polonia e i arratisur nga Kampi italian i Burrelit si dhe Joseph Lazer Gertler i ardhur nga Gjermania. Me vitin 1956 babai im mori nje letwr shume te ngrohte nga Joseph Lazer Gertler i cili jetonte ne Londer. Me vitin 1990 une u vura ne kontakt me Hanen e Stelen, vajzat e familjes Gershon e qw sot jetojne ne Brazil e u lidha gjithashtu me Jasha Altarac qe jetonte ne Izrael.

Familja Hasan Kalaja

Fotografia e realizuar nga Norman H. Gershman ka sjelle ne bardhe e zi imazhin e Sadik Kalase prane bibliotekes se mbushur plot me libra, duke vertetuar fjalet me te cilat ai nis kujtimet e tij. “Jemi nje familje studiuesish, nacionaliste e aktivistw politike. Babai im ishte gjykates para se te merrte pushtetin komunizmi e gjyshi im ka marre pjese ne Luften e Pavaresise me vitin 1912. Kur familja ime strehoi hebrejte te ardhur nga Jugosllavia, Davide e Freda Gabaj me vitin 1943-1944 une isha rreth 12 vjec. Mbaj mend mire. E ndihmoja Davide te mesonte gjuhen shqipe e ai me mesoi serbisht. Davide ishte njeri mjaft i pasur nga Beogradi por ne kurre nuk kemi marre leke nga ata. Jetuan e fjetem ne dhomen tone te femijve e shpesh ndiznin qirinje e luteshin ne gjuhen hebre. Freda ishte shume e frikesuar e kurre nuk ka dale nga shtwpia, kurse me Daviden dolem nje dite e ai u shtir si shurdh memec. Kur u pushtuan nga naziste gjermanet kerkuan listen e emrave te personave per cdo shtepi e ne i regjistruam Davide e Freda si kusherinjtw tane. Me 1945 ata u larguan e i humben kontaktet. Gjysherit tane, prinderit e ne fwmijet ishim e jemi myslimane te devotshem e si te tille respektojme urdherin e fese sone: Po trokiti dera merr pergjegjesine tende!”



Sipas dokumentacione historike ne emigrimin e hebrejve ne Shqiperi ka qene i rendesishem roli i Ministrit amerikan Herman Bernstein i cili sherbeu ne Shqiperi gjate viteve 1930-1933. Menjehere me ardhjen ne pushtet te Hitlerit u shfaq qarte rreziku i popullsise hebre ne te gjithe europen e Herman Bernstein kontribuoi ne bisedimet me Zogun per shpernguljen ne Shqiperi te familjeve nga Austria e Gjermani. Po ne baze te dokumentacioneve popullsia hebreje e shtrehuar ne Shqiperi ne 100% te tyre i mbijetuan luftes e sic ka shkruar gjate viteve ‘30’ Herman Berstein “Ne Shqiperi nuk ka asnje gjurme diskriminimi kunder hebrejve sepse Shqiperia eshte nje nder vendet e pakta ne Europw ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojne.”

Pak fjale mbi Norman H. Gershman

Norman H. Gershman konsiderohet jo vetem nje fotograf por dhe nje fotogazetar me aktivitete qe shtrihen pothuajse ne muzete anekend botes. Ka studiuar me fotografe te nivele te larta si Ansel Adams, Roman Vishniac e Arnold Newman qw kane influencuar jo pak ne punen e tij. Konsiderohet gjithashtu dhe nje koleksionist e tregtare i artit te fotografise e gjithckaje qe lidhet me tw. Arti tij ka apasionuar figura internacionale si Kryeministri izraelit Yitzhak Shamir, Presidenti Jimmy Carter, Madam Jehen Sadat, Kongresmeni Tom Lantos, Dr. Mordecai Paldiel of Yad Vashem, Noble Laureate Elie Wiesel, Dr. Akbar Ahmed i American University si dhe Presidentin e Emeritus Cornell Capa, themeluesin e qendres indwrkombetare te fotografise. Po punon aktualisht mbi nje film dokumentar te titulluar “Myslimanet qe shpwtuan hebrejte gjate Luftes se Dytw Botwrore” si dhe po ndjek me sukses hapjen kudo ne bote te ekspozites “Besa- Kodi i Nderit. Shqiptaret myslimane qe shpetuan hebrejte nga Shoah”, qe aktualisht ndodhet ne Bolonja te Italise.
Image

Video :http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... 61RAP4joWU

Re: Besa-kodi i besimit dhe krenarise Arberore-Shqiptare

Posted: Tue Dec 20, 2011 9:52 pm
by Arbëri
Promovohet libri “Besa në traditën shqiptare”
e Mark Krasniqit


Image

Prishtinë, 20 dhjetor - Promovohet libri “ Besa në traditën shqiptare” e akademik Mark Krasniqit. Vepra është e 37-ta me radhë në seksionin e shkencave shoqërore të ASHAK-së. Me këtë rast është vlerësuar lartë puna e akademik Krasniqit për të cilin u tha se veprat e tij ai i ka vënë në funksion të interesit të kombit. Kryetari i ASHAK-së Besim Bokshi ka thënë se Krasniqi ka begatuar vëllimin e gjerë të veprave të tij duke paralajmëruar se vargu i veprave të tij nuk përfundon këtu. Libri “ Besa në traditën shqiptare” ka katër shtresa kuptimore, zbërthimin e kuptimit të “Besës” dhe “Pabesisë” në sjelljet e shqiptarëve në jetën familjare, në kohë të luftërave, në pajtimin e gjaqeve, shtresa e dytë i përket trajtimit të besës te disa autorë të huaj dhe vendet, shtresa e tretë është frymëzimi i krijuesve popullorë nga rëndësia e besës dhe e besnikërisë në raportet ndër shqiptare dhe shtresa e katërt ka të bëjë me karakterin multidisiplinarë të studimeve për besën. Autori e trajton besën si një institucion shumë i rëndësishëm të kulturës popullore që i dallon ata nga të tjerët.. Ky libër është vlerësuar si një libër i etnologjik me vlera të mëdha shkencore i cili shton vlerën shkencore, kulturore e edukative.